Mafia shqiptare

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 05 Dec 2009, 00:09

Policia publikon akuzat ndaj Aldo Bares - Ekstradohet ne Shqiperi
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 05 Dec 2009, 17:12

Zbulohet plan per te mbushur Tiranen me plehra

Image

Dy kamione te mbushur me plehra qarkulluan mbreme ne Tirane, ne nje perpjekje te dyshuar per t'u hedhur ne qytet dhe deri perreth godines se Kryeministrise. Keto dyshime detyruan policine e Tiranes te nise nje hetim, e nxitur dhe nga telefonata ne sallen operative ku disa banore te alarmuar kane kerkuar nderhyrjen e forcave te rendit. Nderkohe ka qene i menjehershem reagimi i deputeteve ende te pamandatuar socialiste te cilet protestuan ne komisariat per shoqerimin e punonjesve te bashkise.

Gjithcka ka ndodhur mbreme kur policia mori nje informacioni nepermjet telefonit dhe vuri ne levizje sherbimet e patrulles se pergjithshme te Komisariatit ne Kombinat. Keta, kane ndaluar dy automjete te markes "Benz" tip kamion me targa TR 1874 I dhe TR 1882 I. Nga verifikimet e bera ne vend u konstatua se keto dy automjete ishin te Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit Nr.1 Tirane dhe kishin ngarkuar disa thase plastike me plehra dhe pretendonin se po i dergonin ne ambientet e ndermarrjes se tyre.

Policia tha se nga verifikimi i dokumentacionit te mjeteve rezultoi se te dyja kishin mangesi ne dokumentacion. Ne keto kushte mjetet, bashke me drejtuesit e tyre u shoqeruan ne Komisariatin e Policise Nr.6 Tirane.

Nga ana tjeter, pas pyetjes dhe kryerjes se procedurave administrative dy mjetet jane bllokuar administrativisht ne Piken e bllokimit te Policise, ndersa drejtuesit e tyre jane lene te lire.

Sakaq, duke folur mbi marrjen ne pyetje, policia citoi se drejtuesit e mjeteve kane deklaruar se thaset me plehra i kane marre ne Sharre, pasi ishin ngarkuar nga punetoret e Ndermarrjes. Ne Komisariatin e Policise nr.6, Tirane eshte paraqitur edhe Drejtori i Ndermarrjes, Irfan Dashi, i cili ka deklaruar se punetoret e ndermarrjes se tij, jashte orarit zyrtar i kane pergatitur thaset me plehra, te cilat tha do t'i transportonin ne Ndermarrjen e Pastrim-Gjelberimit Nr.1 Tirane. Po keshtu ai ka deklaruar se per kete veprim eshte urdheruar nga eproret e tij.

Duke qene se keto deklarime ishin evazive, nderkohe qe dyshimi i forte ishte se plehrat do te tentohej te hidheshin ne rruget e kryeqytetit, polica shoqeroi ne Komisariatin Nr.6 ne Kombinat edhe 20 punonjes te kesaj ndermarrjeje qe kane pergatitur dhe ngarkuar ne automjete thaset me plehra. "Keta shtetas pasi jane pyetur procedurialisht, jane lene te lire", - sqaroi policia e cila siguroi se materialet procedurale per te gjitha veprimet e kryera do t`i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kreu i Ndermarrjes

Ne Komisariatin e Policise nr.6, Tirane eshte paraqitur edhe Drejtori i Ndermarrjes, Irfan Dashi, i cili ka deklaruar se punetoret e ndermarrjes se tij, jashte orarit zyrtar i kane pergatitur thaset me plehra, te cilat tha do t'i transportonin ne Ndermarrjen e Pastrim-Gjelberimit Nr.1 Tirane. Po keshtu ai ka deklaruar se per kete veprim eshte urdheruar nga eproret e tij.

Kamionet

Drejtuesit e mjeteve kane deklaruar se thaset me plehra i kane marre ne Sharre, pasi ishin ngarkuar nga punetoret e Ndermarrjes. Pas pyetjes dhe kryerjes se procedurave administrative dy mjetet e markes "Benz" tip kamion, me targa TR 1874 I dhe TR 1882 I. jane bllokuar administrativisht ne Piken e bllokimit te Policise, ndersa drejtuesit e tyre jane lene te lire.
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 05 Dec 2009, 18:00

Vëllai dhe djali biznesmenit të rrëmbyer nga SHIK-u në vitin 1995, akuzuan se ka ndikim politik në drejtësinë shqiptare

Image
Remzi Hoxha

Ardian Hoxha: Nuk heq dorë, askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia e rrëmbimit dhe e torturimit të babait tim

TIRANË- Pa kaluar 24 orë nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që shfuqizoi masën e sigurisë "arrest me burg" dhënë ndaj Ilir Kumbaros, të akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, reaguan familjarët e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, i cili rezulton i zhdukur që nga tetori i 1995 nga agjentët e SHIK-ut.

Djali i biznesmenit të zhdukur, Ardian Hoxha, dhe vëllai i viktimës Nexhmedin Hoxha, të kontaktuar nga "Shekulli" shprehën rezervat e tyre për drejtësinë në Shqipëri, duke akuzuar edhe zyrtarë të qeverisë si të implikuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e njeriut të tyre në vitin 1996. "Reagimet familjare janë nga natyra e pengesave në procesin e seancave gjyqësore siç ka ndodhur edhe më parë.

'Duket qartë se politika qeveritare ka direkt gisht ndaj personave që pa kompromis janë të implikuar në krime të papara dhe tani dëshirojnë të lirohen nga proceset gjyqësore",- tha Nexhmedin Hoxha i të zhdukurit.

Ai shtoi se drejtësia në Shqipëri nuk po funksionon. Më tej ai shoi se se pavarësisht rrethanave dhe proceseve gjyqësore familja nuk do ndalet së kërkuari drejtësinë dhe varrin e njeriut të taj të dashur.

"Ne nuk do hakmerremi ndaj atyre që pranojnë të rrëfejnë ngjarjen e vërtetë dhe ndoshta kanë qenë të detyruar ta bënin nga eprorët e tyre, ne do i falim por me një kusht që të na tregojnë eshtrat e tij që ta varrosim",- shprehet i vëllai i të zhdukurit Nexhmedin Hoxha, duke cilësuar çështjen e tyre si një lojë të politikës qeveritare.

I biri i Remzi Hoxhës, Ardiani, në reagimin e tij akuzon drejtësinë dhe politikën në Shqipëri, se po shpërblejnë kriminelet. "Vendimi i Gjykatës tregon edhe njëherë se sa e brishtë dhe jo e drejtë është drejtësia dhe politika në Shqipëri. Krimineli shpërblehet për krimet e kryera.

Avokatët e "të fshehurit, gënjeshtarit dhe kriminelit", kanë arritur që përkohësisht të gjejnë një hapësirë ligjore, të cilën e ka krijuar qeveria Berisha, për t'i falur kriminelet për krimet e kryera",- theksoi Ardian Hoxha.
Ai paralajmëroi se Ilir Kumbaro dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të lirohen nga përgjegjësia.

Djali i Remzi Hoxhës vë në dukje provat e akuzës, të cilat përveç se kanë provuar se babai i tij është rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut të asaj kohe, kanë faktuar se i fundit që është parë më të zhdukurin ka qenë i pandehuri Ilir Kumbaro që në proces gjyqësor ekstradimi në Angli drejt Shqipërisë.

"Ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Ilir Kumbaro ka qenë personi i fundit i që e ka pasur "në dorë" babanë tim para se "t'i mbeste në to". Ky vendim, për mua personalisht nuk ka ndonjë peshë të veçantë, përveçse na tregon edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka drejtësi të mirëfilltë,- theksoi Ardian Hoxha për "Shekullin".

Ai shprehu bindjen se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, ngjarja do të zbardhet dhe autorët do të marrin dënimin e merituar dhe se nuk do ndalen se kërkuari eshtrat e njeriut të tyre të dashur të rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut në tetor të 1995 në punishten e tij në Tiranë.


Ekstradimi
Shuarja e "arrestit" Kumbaro, drejt lirisë

TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, dy ditë më parë shfuqizoi vendimin e masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë në vitin 2003 ndaj ish-drejtuesit të SHIK-ut në kryeqytet, të pandehurit Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopullit, dhe Avdyl Loshajt. Ky vendim erdhi pas rekursit të mbrojtësve ligjorë të të pandehurit Kumbaro, të cilët kërkuan shfuqizimin e kësaj mase për shkak të pushimit të akuzave ndaj tij në vitin 2004.

"Vendimi i datës 18 shkurt 2003 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është caktuar masa shtrënguese e sigurimit "arrest në burg" për të pandehurin Ilir Kumbaro, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar ka patur fuqi ekzekutuese deri në datën 1 korrik 2004, datë në te cilën është vendosur pushimi i akuzave për të pandehurit Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro"-thuhet në vendimin e dy ditëve më parë të dhënë nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Andi Çeliku.

Në vendimin e pushimit të akuzave ndaj tyre në 2004 përcaktohen qartësisht se pushimi i këtyre veprave penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe të "torturës", janë bërë për shkak të ligjit "Për Amnistinë" i vitit 1997, miratuar nga ish- Presidenti Sali Berisha. Pushimi i akuzës për veprën penale "Torturës me pasoja të rënda", është bërë pasi akuza, nuk ka mundur të provojë se vepra penale është kryer nga të pandehurit.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë, do t'i dërgohet autoriteteve angleze për të tentuar të mos ekstradojë të pandehurin Kumbaro për në Shqipëri, ku po gjykohet bashkë me Arben Sefgjinin e Avni Koldashin për rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, i cili figuron i zhdukur që nga ajo kohë.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 06 Dec 2009, 12:51

Ja skaneri i plotë i afera korruptive të mafies që po kërkon pushtet me dhunë

Image


Kryeministri Berisha publikoi dje një dosje voluminoze të pasurive të paligjshme që kanë përfituar anëtarët e aleancës punisto-mafioze, që drejtohen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se janë rreth 500 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, duke filluar nga zemra e Tiranës dhe në pjesë të tjera brenda unazës, që kapin një vlerë 750 milionë euro të përfituara me firmën e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në dhunim të hapur të pronave private dhe publike.
"Sot unë kam para jush një dosje, e cila dëshmon se Tan Dulakët, Leskajt, Kokëdhitë, Besnik Sula, Tom Doshi, ylli i Partisë Socialiste, Fidel Ylli dhe ndonjë tjetër, vetëm dy tre vitet e fundit, kanë marrë, duke dhunuar ligjin dhe pronat e qytetarëve, 500 mijë metër katrorë, sipërfaqe ndërtimi, dhe kjo është akoma e pafinalizuar me një vlerë totale, duke filluar nga zemra e Tiranës, brenda unazës, që shkon 750 milionë euro", tha kreu i qeverisë në një konferencë të posaçme për shtyp. "Më lejoni t'i paraqes.

Do filloj me Ilir Matën, apo kunatin e shokut Xhemal, kunatin e Dashit, që na pastron dhe qytetin, se tenderat e pastrimit të qytetit, Dashi i fiton. Ilir Mata, ka me firmën e Edi Ramës, 21 mijë e 350 metra katrorë leje ndërtimi në njërën, 11 mijë në tjetrën, 9 mijë e 700 metra diku tjetër. Nuk po hyjmë tek tenderat e tjerë që janë fituar, por këto të dyja të gjitha në dhunim të pronave dhe ligjit", theksoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, Kryeministri denoncoi përfitimet që ka marrë kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nga Rama si shpërblim për t'u rreshtuar në kauzën e tij kundër sistemit demokratik. "Tani vjen Nard Konstruktori, keni parë ju Nard Contruction. Ky është demokristiani ateist, i cili ka 27 mijë e 743 metër katrorë. Është një ndërtues. Që të gjitha në dhunim të ligjeve dhe pronave", theksoi më tej Kryeministri.

Më tej, ai renditi një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ramës, i cili ka fituar pothuajse të gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës. "Tani vjen, Koço Kokëdhia, apo Koço Bashkia. Koçua ka 24 mijë e 800 metër katrorë leje të ndryshme ndërtimi, të gjitha me firmën e Edi Ramës, njëra është 6 mijë, tjetra 6 mijë e 700, 5 mijë e 600 tjetra, 6 mijë e 500 një tjetër. Po i tregoj me transparencë të plotë. Koço Kokëdhima: sipërfaqe ndërtimi, 6 mijë e 72 metra, firmosur nga kryetari Edi Rama. Koço Kokëdhima: 5 mijë e 670 metër sipërfaqe ndërtimi firmosur nga kryetari Edi Rama. Koço Kokëdhima: 6 mijë e 950 metra, firmëtari Edi Rama. Koço Kokëdhima, 6 mijë e 108 metra, firmëtari Edi Rama", nënvizoi Kryeministri. Më tej ai theksoi se në listë renditet mafiozi që kërcënon deputetët e PS-së që të mos shkojnë në Parlament, Tom Doshi.

"Pastaj vjen Tom Doshi, me një sipërfaqe prej 29 mijë e 600 metër katrorë leje ndërtimi, Tom Doshi; 16 mijë e 100 në vitin 2007, kryetari Edi Rama. Tom Doshi: 14 mijë e 500 në vitin 2008, kryetari Edi Rama", theksoi Kryeministri gjatë konferencës për shtyp. Më pas në renditje vjen ai që Kryeministri e quajti si ylli i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe 47 mijë e 884 metra. "Këtu është punë kasafortash. Fidel Ylli, 4 mijë e 320 metra katrorë, kryetari Edi Rama. 21 mijë e 532, më 7/6/2008, kryetari Edi Rama, e tëra në dhunim të hapur të ligjeve. Sipërfaqja tjetër e yllit të partisë, Fidelit të Ramës, 21 mijë e 831 metër katrorë, ndërtim, këtu është plani dhe të gjitha kryetari Edi Rama", nënvizoi kreu i ekzekutivit.

Ai nënvizoi se pas Fidelit renditet besniku i Partisë Socialiste, Besnik Sula me 45 mijë e 977 metër katrorë, "Besniku i partisë, në 2008, 9 mijë e 266 metra katrorë, në 2007 26 mijë e 820 metra katrorë, besniku i partisë në 2007, 685 metër katrorë dhe po ky në 2008, 8 mijë e 76 metër katrorë". Më pas në listë renditet deputeti i PS-së, Sadri Abazi me 53 mijë e 800 metër katrorë në dhunim monstruoz me pronat e qytetarëve të Tiranës, por edhe me pronat publike. "Këtu ka sipërfaqe, mijëra e mijëra katrorë të shitura nga Edvini, Besnik Sulës me 3 mijë lekë të reja metër katrorë, brenda vijës së unazës. Tani, zoti Sadri Abazi, 15 mijë e 911 metër katrorë, në 2008, Sadri Abazi 5 mijë e 60 metër katrorë në 2008, Sadri Abazi 21 mijë e 970 metër katrorë", tha Berisha, duke nënvizuar se më lart në kupolë ngjiten të afërmit e kryetares së Grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj.

"Arjan Leskaj me 61 mijë e 840 metër katrorë. Në 2008, 60 mijë e 922 metër katrorë. Në 2007 Arjan Leskaj me 5 mijë e 747 metër katrorë. Në 2007, Arjan Leskaj me 1 mijë e 534 metër katrorë. Në 2008, Arjan Leskaj me 7 mijë e 286 metër katrorë. Në 2005 me 30 mijë e 410 metër katrorë", u shpreh Kryeministri, duke iu referuar dokumenteve përkatëse. Ai theksoi se në krye të kupolës qëndron Tan Dulaku, i cili ka përfituar në kundërshtim me ligjin 145 mijë e 366 metër katrorë, nga të cilat vetëm tokë e vjedhur në zemër të Tiranës, tokë publike, është 54 mijë e 153 metër katrorë, toka e presupozuar, sipas tyre, tek Xhamia e Karapicëve, afër Lidhjes së Shkrimtarëve.

Kreu i qeverisë theksoi se dokumenti e paraqit inaugurimin e saj në vitin 1932, ndërkohë që Dulaku e servirte atë sikur ishte ndërtuar pas lufte dhe sikur Xhani Anieli kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1952 për të shitur tokën që kishte blerë. "Tan Dulaku, në zemër të Tiranës, ky ka përvetësuar me firmën e Edi Ramës, 54 mijë e 153 metra katrorë, ja ku është plani dhe të gjitha dokumentet. Tan Dulaku në 2009 ka marrë 16 mijë e 600 metër katroë, prandaj pushteti i dalë nga zgjedhjet nuk mund të njihet.

Në 2005, 14 mijë e 273 metra katrorë, në 2005, 7 mijë e 843 metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 680 metër katrorë, në 2006, 6 mijë e 7 qind metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 31 metër katrorë, në 2007, 204 metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 344 metër katrorë, në 2007, 11 mijë e 50 metër katrorë, në 2006, 8 mijë e 720 metër katrorë, në vitin 2008, 1 mijë e 340 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi", tha kreu i ekzekutivit, duke theksuar se këto janë arsyet se përse kjo kupolë mafioze nuk mund të njohë zgjedhjet e lira, vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Image
Ilir Mata, kunati i Dash Pezës
42 050 metra leje ndërtimi

Image
Artan(Tan) Dulaku-Tom Dullaku
153 mije meter katrore

Image
Koço Kokëdhima
24 800 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi të gjitha me firmën e Edvin Ramës

Image
Tom Doshi
29 600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi

Image
Fidel Ylli
47 884 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi

Image
Besnik Sula,
45 977 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi

Image
Sadri Abazi
53 800 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi

Image
Nard Ndoka, demokristiani ateist
27 743 metra katrorë të përfituar në dhunim të ligjeve dhe pronave



****

Aleanca punisto-mafioze e ka shndërruar Tiranën në lavatriçe gjigante parash të pista


Kryeministri Berisha denoncoi dje me fakte konkrete lidhjet e aleancës punisto-mafioze të Edi Ramës me përfitimet qindra miliona euro vetëm në Tiranë nëpërmjet uzurpimit të trojeve në mënyrë të paligjshme. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i qeverisë theksoi se Rama dhe pinjollët e tjerë të regjimit komunist përfaqësojnë kupolën mafioze më të rrezikshme jo vetëm në vend, por edhe më gjerë. "Pinjollë të nomenklaturës më në krye nipin e famëkeqit Spiro Koleka, njeriu që paditi dhe rezervoi pushkatimin dhe shembi në burgje dhjetëra e dhjetëra intelektualë shqiptarë të formuar në Perëndim, të birit të të atit, skulptorit, famëkeqit apo njeriut që së bashku me Ramiz Alinë do të firmosnin varjen dhe ekzekutimin e intelektualëve shqiptarë për bindjet dhe liritë e mendimit, dhe kjo në vitet '50 apo '70, por dhe në vitin e rrëzimit të Murit të Berlinit, në vitet '88-'89 bashkë me kupolën mafioze që drejtojnë, kanë vendosur të mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, të mos njohin vullnetin tuaj, të mos njohin qeverinë dhe institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit", u shpreh kreu i qeverisë.

Ai vuri në dukje se këta punistë dhe mafiozë, njëlloj si në kohën e tyre po tentojnë t`i imponojnë pushtetit legjitim të dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë shkeljen e vendimeve të gjykatave. "Këta punistë dhe mafiozë kërkojnë të imponojnë pushtetin legjitim të dalë nga vota juaj, kërkojnë shqyrtim politik, në komision parlamentar të vendimeve të Gjykatës, pasi ata nuk arritën me mjetet e tyre të përcaktonin rezultatin si në kohërat e shkuara.

Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave është ultimatumi i këtyre punistëve-mafiozë, që kërkojnë me çdo kusht të nxijnë, njërën prej arritjeve më të mëdha në rrugën e demokracisë, zgjedhjet e 28 qershorit, kërkon të bllokojë me një donkishotizëm aventuresk rrugën tuaj drejt Europës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit", vijoi më tej Berisha. Gjithashtu, ai theksoi se ky grup punistësh nuk udhëheq Partinë Socialiste, por udhëheq klanet e mafies më të rrezikshme në Ballkan dhe e ka shndërruar Tiranën në një lavatriçe gjigante parash të pista. "Krimi monstruoz ekonomik udhëheq kupolën e mafies shqiptare, Tan Dulakun, Kokëdhimën, Besnik Sulën, Tom Doshin, Yllin e partisë apo Fidel Yllin, Dash Pezën, Leskaj etj. Këta zotërinj nuk kanë asnjë interes demokratik kombëtar njerëzor. Këta që shpenzuan me dhjetëra milionë euro për të dhunuar votën tuaj morën atë që meritonin, në zgjedhjet e fundit, kanë një hall të madh shumë, kanë një hall të paimagjinueshëm. Perandorinë e tyre të krimit e pret fati i Aldo Bareve, ky është zotimi ynë solemn. Nuk kanë këta hallin e kutive, jo, kanë hallin e ekonomisë së tyre të bazuar fund e krye mbi krimin", vijoi kreu i ekzekutivit.

Dara e ligjit do të çmontojë tërësisht perandorinë e krimit

Kreu i qeverisë shprehu vullnetin e hekurt për të çmontuar me ligj të gjithë perandorinë e krimit ekonomik që Rama dhe mafia e tij kanë përhapur në kryeqytet. Berisha konfirmoi gjithashtu se publikisht të gjitha agjencitë përkatëse do të bëjnë transparente dhe me dokumentacionin përkatës faktet se si janë vjedhur e përvetësuar tokat publike dhe ato të qytetarëve shqiptarë në shkelje abuzive të ligjit. "Garantoj kupolën e mafies se darët e ligjit do të çmontojnë tërësisht perandorinë e tyre të krimit.

Vullneti im është i hekurt. Vullneti i kësaj qeverie është i hekurt, ndaj dhe dola këtu të paraqes këtë dosje. Sigurisht, një për një do të paraqitet nga zyrtarët dhe agjencitë e tjera, sepse nuk kam ndërmend të vazhdoj serinë e ekspozeve. Do t'u faktohen me dokumente se si janë vjedhur e përvetësuar, të kuptoni se përse kjo kupolë punisto-mafioze jep ultimatume", tha Berisha. Këto zgjedhje, vijoi ai, nuk i njohin një grusht individësh dhe kjo është vetëm njëra arsye, një kupolë mafioze, e cila vetëm me pronat e këtij kryeqyteti, dhe vetëm me këtë dosje ka vendosur një pasuri prej 750 milionë eurosh. "Nëse në mandatin e parë ne ia dolëm një nga një t'i gozhdojmë nga Aldo Baret tek Dritan Dajti, bandat pa diskutim, që ky është mandati i gozhdimit të Aldo Bareve në pushtet, i Aldo Bareve me pamje xhentelmeni, i Aldo Bareve që kanë vendosur miliarda euro pasuri krimi.

Edhe njëherë deklaroj me përgjegjësi se kjo nuk është e shumta, kjo është e pakta", tha ndër të tjera Kryeministri. Më tej, ai vuri në dukje se në mënyrë të turpshme Rama dërgonte mercenarët e tij për të bllokuar liberalizimin e vizave të shqiptarëve, duke i deklaruar përfaqësuesve të lartë të Brukselit se nëse hiqen vizat në Shqipëri, atëherë BE do të kërcënohet nga kriminelët. Duke theksuar se i vetmi grup kriminelësh i rrezikshëm në vend është kupola mafioze e drejtuar nga Edi Rama, Kryeministri tha se ky grup i rrezikshëm do të ketë të njëjtin fat ashtu si edhe i shumëkërkuari Aldo Bare, që tashmë ndodhet prapa hekurave. "Ndaj dhe këta zotërinj, nuk njohin zgjedhjet, këta zotërinj, shpërndajnë emisarë, ditëzinj, kërkojnë të mos hiqen vizat. 5 ditë më parë do t'i deklaronin përfaqësuesve të Komisionit Europian se po hoqët vizat do lemeriseni nga kriminelët shqiptarë. E vërteta është që kriminelët më të rrezikshëm janë vet ata, këta kriminelë i pret i njëjti fat, i Aldo Bares", vijoi Berisha.

Zgjedhjet u bekuan nga organizmat më të lartë ndërkombëtarë

Në vlerësimin e tij për zgjedhjet e 28 qershorit, Kryeministri theksoi se vota e qytetarëve shqiptarë u bekua me vetë pjesëmarrjen e tyre të lartë në zgjedhje. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se këto zgjedhje i çertifikuan mbi 20 mijë komisionerë të Partisë Socialiste nga qendrat e numërimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët, sipas tij, me një maturi të thellë demokratike e me një përgjegjësi të qartë ligjore, firmosën çdo dokument të këtyre zgjedhjeve pa asnjë vërejtje.

"Votën tuaj të lirë e bekuan gazetarët e të gjitha mediave të lira shqiptare elektronike dhe të shkruara, të cilat me një profesionalizëm të lartë përgjegjësie, raportuan qindra dhe mijëra orë të marra së bashku, u bënë dëshmitarë të procesit më të bukur, më të qetë, më të fisshëm, më ligjor që vendi ka njohur në tërë historinë e tij. Pas zgjedhjeve, Edi Rama deklaroi se kishte një dosje të madhe me falsifikime, mashtrime, ishin mediat shqiptare ato që tallën dhe përqeshën paçavuren e tij. Ëatch Dog-u ndërkombëtar e hodhi në koshin e plehërave si një material të mbushur me falsifikime dhe shpifje. Zgjedhjet tuaja janë çertifikuar nga 510 vëzhgues të OSBE-ODIHR, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat konkluduan se në këto zgjedhje, ndryshe nga ç'pretendon kupola punisto-mafioze, nuk pati asnjë provë për manipulim, asnjë numërim të paregullt dhe se u përmbushën standardet kryesore të OSBE", tha Kryeministri.

SHBA e BE thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin

Berisha tha se zgjedhjet u çertifikuan nga qeveria e SHBA, e cila deklaroi në Vjenë në selinë e OSBE, se këto zgjedhje pasqyrojnë qartësisht vullnetin e shqiptarëve dhe qeveria shqiptare meriton përgëzimet për punën që bëri. Këto zgjedhje, vijoi Berisha, u bekuan nga kryesia e radhës së BE, Presidenca suedeze, bazuar në raportin e OSBE, e cila deklaroi se këto ishin zgjedhjet më të mira që ishin bërë ndonjëherë dhe se opozita duhet të zinte vendet e saj në Parlament.

Në vijim, Berisha shtoi se këto zgjedhje u bekuan nga Komisioni Europian, i cili i vlerësoi ato si më të mirat dhe i kërkoi opozitës të zërë vendet në Parlament. Në mënyrë të veçantë, tha Berisha, këto zgjedhje u bekuan nga Parlamenti Europian, i cili me një rezolutë i kërkoi opozitës shqiptare, para një jave, të ndalojë menjëherë bojkotin. "Këto zgjedhje u çertifikuan nga 27 vende anëtare të BE, që miratuan kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, këto zgjedhje u miratuan, u bekuan nga të gjithë parlamentarët, qeveritë dhe ekzekutivet e vendeve të lira, të cilët i dërguan Kryeministrit të vendit përshëndetjet më të përzemërta dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në të ardhmen", u shpreh ndër të tjera Berisha.
Blerina TOSLLUKU
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 06 Dec 2009, 13:53

Drejtori i Përgjithshëm i Vizion Plus në Shqipëri Genc Dulaku, aksioniere nepermjet "WAZ Meddien Gruppe" i gazetes me antishqiptare serbe "Politika" e Beogradit

Image
Genc Dulaku


Bashkepronari i televizionit lokal "Vizion Plus" eshte bashkepronar edhe i gazetes me antishqiptare ne Ballkan, "Politika", nje e perditshme qe botohet ne Beograd. Kjo gazete njihet boterisht per shkrimet kunder kombit shqiptar, mjafton te kujtojme komentin e saj te fundit ne diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nje ngjarje qe u pershendet edhe nga mbare vendet e rajonit.

Si per cudi, kjo gazete, ne kete dite, shkruante se: "Nese fituesi i luftes ne Kosove eshte mafia shqiptare, e cila zyrtarisht ka fituar shtetin e vet me ndihme te aviacionit te NATO-s, atehere, Aleanca, ne festimin e 60-vjetorit nuk ka ndonje shkas per te fituar. Sepse anetaresimi i Shqiperise ne te, me shume do ta dobesoje sesa do ta forcoje NATO-n, pasi Shqiperia dhe Kroacia jane shfrytezuese te sigurise, e nuk e ofrojne ate". Tjeter sehir do te bente kjo gazete, kur Kosova perkujtonte ngjarjet e dhunshme te 17 marsit te vitit 2004, kur secila nga palet e perfshira ne konflikt ndjente ndoshta pendese per valen shperthyese qe shenoi mbi 20 viktima. Shkrimi i saj ne pervjetorin e katert te kesaj ngjarje do te mbante titullin "Dhuna Shqiptare u shperblye me shtet". Krahas mllefit, faqet e kesaj gazete mbajne shkrime qe nxisin Beogradin te ashpersoje qendrimin e saj ne lidhje me marredheniet e reja mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne 24 janar te ketij viti, gazeta "Politika" e Beogradit, i kerkon qeverise serbe te reagoje ndaj idese per nderprerjen e regjimit kufitar mes Kosoves dhe Shqiperise.

Por bashkepronari i kesaj gazete dhe i televizionit lokal shqiptar, Vizion Plus, eshte gjithashtu pronar i 100 % te aksioneve te nje tjeter gazete antishqiptare ne rajon, "Dnevnik" i Maqedonise. Me 17 maj te vitit te shkuar, ne kohen kur Shqiperia dhe Maqedonia shenonin marredhenie te shkelqyera si partnere ne Karten e Adriatik 3 dhe si vende qe shpresonin anetaresimin e njekohshem ne NATO, gazeta "Dnevnik" e bashkepronarit te "Vizion Plus", kishte ne faqet kryesore edhe shkrimin ku sulmonte Kryeministrin shqiptar pse ky kerkoi qe te festonim se bashku pervjetorin e Lidhjes shqiptare te Prizrenit.

Mesa duket, pronesia e njejte tashme e gazetave me antishqiptare, si "Politika" e Beogradit, apo "Dnevnik" e Shkupit dhe televizionit "Vizion Plus" te Tiranes, shpjegojne edhe qendrimet me te fundit antikosovare te ketij televizioni, qofte kunder rruges Durres-Kukes, qofte kunder licences se celularit te 4-t qe u fitua nga Telekomi i Kosoves ne tenderin e hapur nderkombetar, ku ajo ofroi 7.2 milione euro per kete licence, kundrejt 5 milione qe ofroi firma tjeter qe dyshohet se ka lidhje me nje prej ortakeve te "Vizion Plus".
Erjona Suma
Koha Jone



Nje histori e shkurter mbi themelimin e gazetes serbe "Politika"

Image
Gazeta serbe antishqiptare "Politika"


"Politika" është një gazetë serbe kombëtar. Ajo u themelua me janar 1904 nga Vladislav Ribnikar. Nga fillimi, Politika ka hapur faqet e saj me figura të shquara të shoqërisë serbe dhe më vonë ne Jugosllavi. Ndër figurat qe dhane kontributet e dukshëm janë: Branislav Nušić, Ivo Andriç, Vasa Popoviç, Zuko Džumhur, Ljubomir Vukadinoviç, Miroslav Radojčić, Moisiu Pijade, dhe të tjerët.

Është botuar tani nga Gazetat Politika dhe Magazines (PNM), një ndërmarrje e përbashkët mes Politika AD, një kompani private, dhe "Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ)" i cili mban 50% të aksioneve. PNM gjithashtu boton një te përditshme sportive Sportski Zurnal të Republikës, një gazetë në lidhje me IT dhe teknologjive të reja, Svet Kompjutera, dhe botime të tjera të shumta, duke përfshirë "Zabavnik Politikin" themeluar në vitin 1939. Në Serbi dhe Mal të Zi rreth 1.100 shitësit janë në pronësi të PNM.

RTV politika u themelua në vitin 1990 dhe shumicën e aksioneve zotërohet nga Politika AD e lartpërmendur. Ka ripetitore dhe frekuencave që mbulojnë shumicën e territorit të Serbisë dhe më shumë se 90% të popullsisë së Serbisë.
Me 2 Prill 2007 Politika A.D. është regjistruar në Bursës së Beogradit (Beogradska Berza, Belex).

Copyright Proletari.Com



"WAZ(Westdeutsche Allgemeine Zeitung) Meddien Gruppe" prezente dhe në Shqipëri dhe bashkepunimi me Vizion Plus

Image
Westdeutsche Allgemeine Zeitung - WAZ Meddien Gruppe


Të mërkurën në mbrëmje te dates 02/07/2008 në Tiranë është finalizuar bashkimi i grupimit mediatik shqiptar Vizion Plus me kompaninë e njohur ndërkombëtare "WAZ Meddien Gruppe".

Interesimi nga afër i Grupimit të fuqishëm mediatik ndërkombëtar "WAZ Meddien Gruppe" në Shqipëri ka nisur para më shumë se dy vjetësh. Përfaqësuesit e saj kanë monitoruar performancën në treg të kompanive kryesore mediatke vendase, për të përzgjedhur më të përshtatshem për blerjen e aksioneve. Të mëkurën në mbrëmje në Tiranë, WAZ-i ka shpallur zyrtarisht blerjen e paktës kontrollluese të aksioneve nga kompania mediatike shqiptare Vizion Plus. Sipas drejtuesit të WAZ-it Bodo Hombach, Vizion Plus në Shqipëri ka dhënë prova "për paanshmërinë dhe profesionalizmin në tregun vendas mediatik, si dy elementët thelbësorë për i arritjen e kësaj marrëveshjeje".

Kështu hartës së aktivitetit të WAZ Meddien Gruppe në vende të ndryshme të botës i shtohet dhe Shqipëria. Ky grupim ndërkombëtar kontrollon ose ka aksionet e veta dhe në rreh 500 tituj gazetash e media radiotelevizive si në Gjermani, Vietnam, Rusi, Austri, Hungari, Serbi, Mal të Zi, Kroaci e Ukrahinë. Janë mbi 145 tituj, 16 mijë gazetarë që punojnë për llograi të ëAZ-it, 362 botime periodike, 10 radio, si dhe shumë shërbime të dizhitalizuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Vizion Plus në Shqipëri, Genc Dulaku, e shikon bashkëpunimin me këtë grupim të fuqishëm mediatik një hap cilësor "jo vetëm për kompaninë e tij, por për të gjithë median në Shqipëri, në konsolidimin e standarteve dhe në shërbim të procesve integruese të vendit në strukturat euroatlantike".

Ekspertët e shikojnë hyrjen e WAZ-it në tregun shqiptar si nxitje për konkurencën mes mediave kryesore elektronike dhe ato te shkruara.
VOA te dates 3/07/2008

Perpunuar dhe permbledhur nga copyright Proletari.Com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Mafia shqiptare

Postby I-AMESHUAR » 09 Dec 2009, 01:07

Kakomeja, “pengu” i korrupsionit pa emra….

Image

Agjencia Kombëtare e Turizmit ia ka deklaruar heqjen e statusit të personit të stimuluar pronarit të firmës që po gërmon për fshatin turistik në Kakome. Ndërsa punëtorët e firmës, pas një postblloku vazhdojnë masakrimin e gjirit, komunarët e Lukovës i janë drejtuar me një letër të hapur drejtuesve të lartë të shtetit dhe atyre të opozitës, për veprime konkrete të shpejta për zbatimin e ligjit, largimin e firmës Riviera nga Kakomeja. Kryetari i komunës Lukovë, Vladimir Kumi, pohon se me Kakomenë “abuzuan ish- ministra e deputete… presim veprimin ligjor të institucioneve..”.

Ka përfunduar identiteti i rremë i ndërtuesit të fshatit turistik në Kakome, i bërë publik si presion mbi ish-pronarët, se në Kakome, pas përgjigjes zyrtare të drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, se Çela, drejtues i Rivierës, nuk e gëzon më statusin e personit të stimuluar për ndërtimin në zonën turistike. Kohë më parë, edhe Club Med bëri publike se nuk ka asnjë lidhje bashkëpunimi me Rivierën, për ndërtimin e fshatit turistik. Ndërsa proceset gjyqësore vazhdojnë në gjykata penale mbi banorët që kundërshtuan futjen me forcë të firmës në gji, dhe civile mbi firmën për marrjen e titullit të pronësisë, komunarët e Lukovës kanë firmosur letrën e hapur për drejtuesit e institucioneve shtetërore, që ata të ndërhyjnë me veprime konkrete. “Nisur nga konflikti me pasoja të rënda, bërë publik kohë më parë midis komunitetit të banorëve të komunës Lukovë dhe shoqërisë së ndërtimit Riviera, për ndërtimin e një fshati turistik në Kakome, ju informojmë se përgjigja zyrtare e Club Med, e bërë edhe publike, e përjashton atë nga bashkëpunimi me firmën Riviera. Bashkangjitur, përgjigja e Club Med.

Si dhe nga ana e Agjencisë Kombëtare të Turizmit njoftimi zyrtar, i datës 13 nëntor 2009, provon se Kompania Riviera është njoftuar për ndërprerjen e marrëdhënieve të zhvillimit, në lidhje me ndërtimin e objektit fshat turistik, duke mos e gëzuar më titullin person i stimuluar. Bashkangjitur shkresa zyrtare”. Në letrën e hapur, drejtuar autoriteteve zyrtare më të larta të vendit, rikujtohet se, “duke qenë se në hyrjen e saj me forcë në Gjirin e Kakomesë, më 9 janar 2009, firma Riviera përdori imazhin dhe forcën e policisë së shtetit, dhe atë të Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, kërkojmë veçanërisht nga këto dy institucione ndërhyrje të shpejtë në zbatim të ligjit.

Duke qenë se, faktikisht është duke u zhvilluar një veprimtari antiligjore, që ka dëmtuar interesat e komunitetit vendor, shkatërrimin e dhjetëra hektarëve pyje dhe qindra rrënjë ullinjve, bllokimin e plazhit publik të Kakomesë, ju lutemi juve për të ndërhyrë me veprime konkrete nga institucionet që ju drejtoni, për të normalizuar gjendjen dhe mundësuar lëvizjen e lirë të banorëve në zonën Gjiri i Kakomesë”. Aktualisht, në Gjirin e Kakomesë, aty buzë rrugës nacionale, në dalje të fshatit Nivicë, 6 kilometra në thellësi të pyllit të Brodanit, natyra është shkatërruar. Faqet e zhveshura në dhjetëra hektarë pyje e ullishta pasqyrohen mbi ujërat e Jonit, duke ia humbur bukurinë shekullore. Mes ullinjve, faqeve të malit të Heremecit, buzë detit, deri mbi pistën e dikurshme të betontë ngrihen klonet-kabina rojesh, që kontrollojnë atë sipërfaqe që nuk arrihet të mbahet nën kontroll nga postblloku i vendosur në hyrje të gjirit.

Me postbllokun e vendosur kompania private ka bllokuar kalimin për në plazhin publik, si dhe vendet e shenjta, midis tyre manastiri i famshëm i Shën Mërisë, aktualisht nën ristrukturim nga Mitropolia, si monument kulture dhe besimi. Në bregun me guralecë të bardhë vërtitet një heshtje që prishet nga zhurmat e makinave të betonit që punojnë ngadalë, si për të ruajtur faktin që aty punohet. Sinjalet që vijnë nga pjesa e rrethuar me tela e kabina rojesh janë ato që duan investitorët e lodhur. Kohët e fundit, sinjale alarmi mbërrijnë në shërbimin e policisë nga punëtorët e firmës, sipas të cilëve, mbi ta qëllohet me armë zjarri natën apo ka shpërthime eksplozivi në ndërtimet e sapo nisura. Policia hap hetimet, ndërsa firma nuk publikon dëmin financiar apo përfitimin nga kompanitë e sigurimit, në rastet që ajo firmë kreditore deklaron dëmtime të objekteve të siguruara. Duket një lojë përfitimesh kohe dhe parash, ndërsa banorët e Nivicës, pretendues si pronarë, enden gjyqeve.

Dritan Çelaj, presidenti i “Riviera”-s, ka deklaruar për mediet, një vit më parë, se Kakomeja është tokë shtetërore. Kompania e tij ka marrë të drejtën e përdorimit për 99 vjet, në vitin 2004, për të zhvilluar bregdetin, por projekti 40 milionë euro u pezullua, pas protestave nga banorët vendas dhe ndryshimit të qeverisë më 2005-n. Por disa nga titujt e pronësisë që kanë banorët datojnë nga viti 1870, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane; tjetra kur është lëshuar nga regjistri i tokës së përgatitur nga Mbreti Zog, në vitin 1930, dhe garancia e tretë, kthimi i tokës së kolektivizuar gjatë regjimit në vitin 1994. Konfliktet për pronësinë e tokës janë të përhapura gjerësisht përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë, kryesisht për shkak të potencialeve të tij për zhvillimin, në një nga zgjatimet e paprekura të Mesdheut. Qeveria e qendrës së djathtë e Kryeministrit Sali Berisha e kundërshtoi projektin, në kohën kur ishte në opozitë. Por, pas marrjes së pushtetit heshti, ndërsa firma private përdori imazhin e policisë së shtetit në ngjarjet e dimrit të 2008-2009.

Ngjarjet tetor 2008 – janar 2009
Shoqëria ”Riviera”, pasi tentoi të hynte ne Kakome, u ndalua nga Komuna Lukovë dhe u lajmërua se dokumentacioni i saj ishte i paplotë dhe në kundërshtim me ligjin. Me gjithë insistimin e Komunës Lukovë, si administruese e territorit, shoqëria Riviera u drejtua me tri kamionë, në datën 06.11.2008, për të hyrë në Kakome, ku u ndalua nga punonjësit e komunës dhe banorët e fshatit Nivicë. Sipas procedurave administrative, kamionët u zhvendosën nga komuna në sheshin e Lukovës dhe u morën nga firma, ndërsa tri ditë më pas sërish firma tentoi futjen në gji të kamionëve, këtë herë nën mbrojtjen e personave me probleme me drejtësinë dhe me policë private.

Edhe këtë herë ajo u bllokua nga punonjës të komunës dhe banorët e fshatit Nivicë. Për të mbrojtur pronën e tyre dhe për mos lejuar fillimin e këtij fshati turistik, banorët qëndruan ditën dhe natën, në shi e në të ftohtë, ku nuk pati asnjë lloj dëmi material apo njerëzor. Në datën 22.11.2008, Komuna Lukovë, së bashku me kryesitë e fshatrave Nivicë, Shën Vasil, Lukovë, Piqeras, Borsh etj. (fshatra të Komunës Lukovë ) organizon në këtë vend një miting me temë: “Vetëm komuniteti i Bregdetit është zot në administrimin e territorit”.

Mbas këtij mitingu, forca speciale të Policisë së Shtetit sulmuan banorët, tërhoqën me forcë nga turma kryetarin e fshatit Nivicë, Klemnet Baxherin, u konfrontuan ashpër me banorët, deri në përdorimin e armëve të zjarrit, në kundërshtim të plotë edhe me legjislacionin shqiptar. Për ta vendosur situatën në qetësi, pas konsultimeve me kryetarin e Komunës, Policia e Shtetit, për të përligjur ndërhyrjen brutale u justifikua se kishte mandate arresti për katër persona, që ndodheshin në turmë. Qytetaret e tjerë shkuan vetë në Komisariatin e Policisë. Ata janë: Sokol Munguli, Thanas Vito (kryeinspektor i Policisë Ndërtimore të Komunës), Nevil Papagjika, të cilët akoma janë në burg, me akuza banale, si bllokim rruge, pengim i mjeteve të transportit.

Me gjithë këtë përpjekje, shoqëria Riviera nuk hyri dot në Kakome. Banorët vazhduan të qëndronin aty. Kjo zgjati deri në datën 09.01.2009, kur rreth 400 forca speciale të Policisë së Shtetit, të armatosur me armatim të çdo lloji, nga snajperë deri tek autoblindat, në fshehtësinë e natës, rreth orës 4 të mëngjesit, sulmuan pabesisht banorët, pa pasur asnjë lloj komunikimi me kryetarin e Komunës, në prezencë të tij, dhe pa i dhënë asnjë lloj shpjegimi, arrestuan 15 banorë, së bashku edhe me punonjës të komunës, dhe shoqëruan makineritë e shoqërisë Riviera për të hyrë në Kakome, duke shkelur në mënyrën më flagrante autonominë vendore, të drejtën e komunitetit, të drejtën e pronës, si dhe duke u bërë palë me shoqërinë Riviera, sikur të ishin aksionar.
Laureta Roshi
Libertas
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Mafia shqiptare

Postby Laert » 09 Dec 2009, 01:41

I Ameshuar!

Ndjehem me shqiptar ku mesoj mbi fakte rrenqethese te informacioneve qe ju sjellni ketu per super-mafien shqiptare qe u etiketua nga kryeminstri Sali Berisha sepse di se kush ma kafshon me dhembe armiqesh token time te shtrenjte qe po e shesin ne emer te partive. Dhe keta antishqiptare gjenden ne rrethin e ngushte intim te Edvin Kristaq Rames - kryetar i PS, kryetar bashkije dhe kryeminister ne hije i Shqiperise.

Keta qe punojne nate e dite kunder vendit meritojne varje ne litar gjembash xingate.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Mafia shqiptare

Postby Laert » 12 Dec 2009, 02:55

Mafia reagon
Image
Berisha dhe Artan Dulaku


Padia e Dulakut ndaj Berishës, zgjidhet me short trupa e gjyqtarëve
TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar sot trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Artan Dulaku në ngarkim të Sali Ram Berishës.

Sipas burimeve nga gjykata, sot u hodh shorti me gogla, sipas procedurave të përcaktuara dhe u zgjodhën 5 gjyqtarët që do të merren me dosjen në fjalë.


Pas shortit, gjyqtarët e zgjedhur janë:

1. Mirela Fana, Rel
2. Aleksander Muskaj
3. Irma Bala
4. Guxim Zenelaj
5. Evjeni Sinoimeri


Padia në ngarkim të Sali Berishës u bë nga përfaqësues ligjore të kompanisë së ndertimit Edil Al It, dhe u dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë.
Kjo kompani drejtohet nga Artan Dulaku, të cilin S.Berisha e renditi e në krye të sulmeve të tij të paprecedenta verbale, duke e quajtur "don Dollaku".
Juristet e kompanise ne fjale, nje nga taksapagueset me te medha ne vend, deklaruan për Shekullin, ditën e padisë se ne kerkese eshte bere edhe intepretimi perkates se pse kerkesa eshte derguar ne gjykaten e larte dhe jo ne prokurori.
"Kerkesa per gjykim per shpifje ndaj shtetasit Sali Ram Berisha, aktualisht kryeminister i vendit, mbeshtetet ne nenin 55 te Kodit te Procedures Penale, - thuhet ne deklaraten e juristeve te kompanise".
"Don Dollaku, Tan Dollaku, ne zemer te Tiranes ka pervetesuar me firme te Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore" - tha S.Berisha ne fjalimin e tij mes te tjerash.
Padia u shoqërua atë ditë me nje deklarate per media ku thuhej:
"...Kompania Edil Al shpreh shqetesimin e saj per klimen e krijuar pas sulmeve te pabaza, tendencioze dhe te paskupullta qe kryeministri i vendit, z. Sali Berisha dhe qeveria e tij po ndermarrin ndaj saj. Kompania Edil Al i ben thirrje gjithe opinionit publik ne vend, Presidentit te Republikes, Trupit Dimplomatik, organizmave ne mbeshtetje te biznesit, institucioneve nderkombetare se veprimi i qeverise shqiptare per te sulmuar nje kompani private biznesi per kapital thellesisht politik, eshte nje agresion i mirefillte dhe nje alarm i forte per fatin qe ka demokracia ne Shqiperi"- thuhej në deklaratë.

Kjo kompani ka qenë e para që bëri padi penale për Berishën. Pas kësja, në gjykatë vërshuan edhe të tjera padi në drejtim të kryeministrit. Padi bënë firma ndertuese e pallatit ne qender te Tiranes, firma 2K, e cila iu drejtua gjykates me nje padi per shifje dhe fyerje ndaj kryeministrit te vendit. Më tej, disa padi që Bashkia e Tiranës bëri për vetë kreun e qeverisë dhe zyrtarët e lartë. Vetëm sot lideri socialist Edi Rama deklaroi se ka bërë 20 padi, 10 penale e 10 civile në adresë së Berishës, të cilit i ka kërkuar të faktojë akuzat e bëra ndaj tij.
Shekulli | 11/12/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Mafia; drejtesi, arsim, shendetesi, bashki reagon egersisht

Postby Laert » 12 Dec 2009, 04:18

Zv.presidenti i '2K', Puka: E prisnim sulmin e Berishës
Image
Endri Puka

Zoti Puka, 2K Group dhe zoti Kokedhima jane vene ne shenjestren e Kryeministrit Berisha muajin e fundit. A ndjehen te frikesuar punonjesit dhe bashkepuntoret e 2K Group?

Se pari dua te bej nje korrigjim i cili eshte i lidhur ngushte me pergjigjen. Ne kemi qe nga viti 2005 qe jemi ne shenjestren e Kryeministrit Berisha. Muajt e fundit thjesht eshte shtuar presioni dhe ceshtja i eshte bere e njohur edhe opinionit Publik. Dje ne kemi botuar nje dosje me 20 Fakte per gjithe kete presion per gjithe ato sulme te pastra politike ndaj aktivitetit mediatik dhe sipërmarrës qe 2K Group ushtron. Synimi i Kryeministrit Berisha eshte i qartë Ai deshiron ti kufizoje, kontrolloje pse jo edhe ti likuidoje raportimet e mediave te 2K Group.
Nese presioni ka filluar qe ne 2005 pse nuk e keni publikuar me pare kete dosje?

Nuk e kemi bere me pare kete publikim pasi gjate ketyre viteve kemi zgjedhur rrugen e ankimimeve gjyqesore per shumicen e akteve abuzive dhe te jashtligjshme qe kjo qeveri ka ndermare ndaj 2K Group. Per kete arsye njerzit qe punojne e bashkpunojne ne 2K Group, jane mesuar te zhvillojne aktivitetin duke i marre ne konsiderate dhe perballuar edhe keto veshtirsi. Nuk pati njeri te suprizuar nga sulmet e zotit Berisha, ishte dicka te cilen e kishim parashikuar dhe per te cilen jemi te pergatitur.

Pse nuk vepruat si ne te kaluaren vetem me rrugen gjyqesore por tani keni zgjedhur edhe informimin qofte per publikun shqiptar qofte per personalitete sic ishte rasti i letres se djeshme drejtuar Ambasadorit Amerikan?

Sepse situata ka ndryshuar. Nese gjate viteve te kaluar Qeveria Berisha perpiqej aq sa mundte ti jepte nje nuance ligjore veprimeve te veta abuzive, tashme duket se e ka braktisur fare edhe kete rruge. Shohim se si krijon konflikte te kote, se si shkel e neperkemb institucionet, sesi e drejton shtetin me sms se si shpif e fyen pa pushim se si e dergon Policin e Shtetit per presion se si dergon fadromat per te shkatruar, marrezite skan fund. Kohet e fundit sa here hap shekullin online shoh nje beme te re, nje shkelje te re, nje abuzim te ri. Pra sot qe flasim nuk mund tju them nese jetojme ne nje vend demokratik, me pushtete te ndare e institucione te cilat zbatojne ligjin, apo ne nje shtet policor dhe te kontrolluar ne menyre represive nga nje person i vetem. Kufiri qe ndan shtetin demokratik nga shteti policor dhe diktatorial po shkelet ne shume pika. Kjo pra eshte arsyeja pse ne jemi drejtuar ambasadorit amerikan dje nderkoh qe sot i jemi drejtuar Organizates Botrore te Gazetave dhe Reporterve pa Kufij. Neser do te informojme gjithe ata perfaqesues te cilet perfaqesojne shtete apo organizata te interesuar per lirine e medias dhe lirite e njeriut ne Shqiperi.
Mendoni se Gjykata do ti jap te drejte zotit Kokedhima.

Gjykata mund ti rezoj padit tona nese kryeministri apo kryetarja e parlamentit do te vijne te provojne se cfar kane deklaruar eshte e vertete. Mund tju them se mbrojtja e tyre ne nje proces qe ne kemi hapur ndaj Partis Demokratike 1 muaj me pare ka qene se kto jane deklarata politike ndaj smund te merren per baze dhe nuk duhen provuar. Dmth llogjika e qeveritarve tane eshte se mund te dalin e ti thon dikujt mafjoz apo kriminel, ti thone qe ka vjedhur te dalin ne televizor me dosje ne sfond e te thon ja provat, me keto do ti cojme ne burg. Pastaj kur ju vjen rradha ti deklarojne ne Gjykat keto fakte,i harrojne dosjet qe kishin, bejne te papergegjshmin dhe thon qe jane deklarata politike nuk duhen marre ne konsiderate. Un personalisht nuk di qe legjislacioni shqiptar te barazoj deklaratat e bera nga politikanet me deklaratat e bere nga personat e papergjegjshem ndaj shpresoj qe sistemi Gjyqsor te jete ne lartesin e duhur dhe ti thoj stop njeher e mire ketij abuzimi te ulet me fjalen qe bejne disa politikan shpifes.
Keto dite kemi pare shume reagime kundra deklaratave te Kryeministrit Berisha nga Organizata te ndryshme Biznesi. A mendoni se tashme biznesi eshte i organizuar per reaguar bashkerisht ne momentet kur disa anetar te tij sulmohen ne menyre te padrejte nga qeveria.
Mendoj se jo, Biznesi shqiptar ende nuk me duket i organizuar per te reaguar ne grup. Nese do ishte e kunderta asnje qeveri asnje pushtetar nuk do guxonte te kryente nje padrejtesi apo ti shkaktonte dem ne menyre te qellimshme nje biznesmeni shqiptar. Po te ishin te grupuar sipermarresit, qeveritaret ashtu si ne cdo vend qe ka zgjedhur ekonomin e tregut do te punonin per ti shtuar mundesit biznesit vendas, pasi zhvillimi i biznesit ndikon me teper ne rritjen e mirqenies se pergjithshme sesa ne jeten personale te sipermaresve. Fatkeqsisht ende sot shume biznese i shohin veprimet e paligjshme te Qeverise si variabla tregu. Megjithate dicka ka ndryshuar, eshte e vertete qe si rrallehere ka pasur reagime edhe nga biznese qe nuk e mendojne me veten si me fat qe shpetuan nga sulmi i rradhes por si potencial per sulmin e neserm. Te mos harojme qe edhe situata e keqe ndikon ne rreshtimin ne te njejten ane te biznesit, borxhet e shumta qe qeveria i ka, gjobat abuzive, krijimi i lehtesirave te paligjshme per nje grup gjithnje e me ngushte, gjithnje e me te mbyllur dhe shume faktor te tjere. Po ti shtosh ketyre edhe krizen qe dita dites prodhon pasojat ne Shqiperi apo ligje si ai i justifikimit te te ardhurave qe krijone klime pasigurie dhe kujtime te hidhura per ata emigrant qe i kane humbur njehere kursimet ne Shqiperi do ta kuptosh se perse biznesi eshte gjithmon e me shume i shqetesuar nga kjo menyre qeverisjeje.


Gazetaret tone sot kane sjelle ne Redaksi nje informacion te pakonfirmuar sipas te cilit Ministri i Financave ka thirrur ne zyren e tij Drejtorin e Tatimeve ku me porosi te Kryeministrit Berisha i ka dorezuar ketij te fundit nje list me rreth 40 subjekte dhe i ka kerkuar qe ose te sjell 60 milion Euro gjoba nga keta subjekte ose te dorezoj detyren. Si e komentoni.
Ju thash edhe pak me pare se kufiri mes shtetit ligjor dhe shtetit diktatorial ne Shqiperi po shkelet ne shume pika. Fatmiresisht per ne historia ka treguar se te gjithe shembujt e ngjashem, pa perjashtim, heret a vone kane perfunduar gjithmon njesoj. Eshte vetem ceshtje kohe....


Dt. 10 dhjetor


Kokëdhima, letër Uidhersit: 20 fakte të presionit qeveritar
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers ka reaguar sot pas letrës së hapur të Presidentit të Kompanisë "2K", Kokëdhima.
"Pavarësia e medias është një tjetër çështje e rëndësishme, pasi në një shoqëri demokratike ajo luan rolin e rojtarit të interesit të publikut - u shpreh kryediplomati amerikan në 10 vjetorin e krijimit të Avokatit të Popullit.
Kokedhima, Dulaku dhe disa biznesmene te tjere qe investojne ne media kritike ndaj qeverise jane vene ne qender te horrorit verbal te diteve te fundit te kreut te egzekutivit Sali Berisha. Ky i fundit, nuk ka hezituar te krahasoje disa nga taksapaguesit me te medhenj te shtetit me figura te krimit ordiner si Dajti, apo Bare duke kercenuar se ata do kene te njejtin fat.
Letra e Kokedhimes do ti dergohet edhe pjeses tjeter te trupit diplomatik ne Shqiperi, organizatave nderkombetare te medias, ku ben pjese grupi mediatik qe investohet prej tij, dhe disa organizameve te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut. Nje dite para letres, si kokedhima ashtu dhe Dulaku kane njoftuar se kane depozituar padite perkatese per fyreje, sh[pifje dhe prishje te imazhit te biznesit, ndaj kryeministrit te Republikes

DICITURA E FOTO-GALERI:
1 - Kokedhima dhe vajza e tij e vogel Era, gjate protestes para kryeministrise se 2004, kunder projektit te qeverise Nano per te ngritur ne periferi te Tiranes nje impiant te perpunimit te mbeturinave te Italise qe do importoheshin rregullisht nga porti i Durresit


2- Zv. Presidenti i 2K Group, Endri Puka, duke folur per Shekullin

3 - Koço Kokedhima ne bashkeshorten Brixhida, gjate nje ndeshje te Apolonise se Fierit
****
Letra e z.Kokëdhima drejtuar ambasadorit Withers
Drejtuar: Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, Z. John L. WITHERS II

Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj situatën tejet kritike, në të cilën ndodhet liria ime si botues dhe e gjithë liria editoriale e mediave të "2K Group", prej sulmeve dhe praktikave arbitrare e të paligjshme të drejtuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
Zoti Berisha, fill prej ardhjes në pushtet në vitin 2005, ideoi dhe udhëhoqi një politikë presioni ndaj aktivitetit mediatik dhe sipërmarrës të "2K Group" me synimin e qartë për të kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirinë tonë botuese.
(Është për t'u theksuar fakti se, gjatë viteve 2000-2005 me zotin Berisha kemi pasur komunikime të rregullta, shkëmbime opinionesh dhe respekt të ndërsjellët. Ai, gjithashtu, më ka falënderuar disa herë personalisht për qëndrimin e drejtë të medieve tona gjatë zgjedhjeve të vitit 2005).
Si pasojë e kësaj politike abuzive, kompanitë e "2K Group" sulmohen dhe diskriminohen në çdo marrëdhënie me institucionet shtetërore të kontrolluara nga Qeveria.
Ndaj tyre aplikohen gjoba dhe pengime të shumta të paligjshme e të padrejta, ndërkohë që të mbështetur në një frymë armiqësore, të përçuar direkt nga Kryeministri Berisha, titullarët e këtyre institucioneve lëshojnë urdhra abuziv, duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në aktivitetin tonë mediatik dhe sipërmarrës.
(Një praktikë të 20 fakteve kryesore të presionit të Qeverisë Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipërmarrës të "2K Group" mund ta gjeni në materialin bashkëngjitur)

Kjo politikë represive është përshkallëzuar, sidomos pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, kur Kryeministri Berisha i palumtur me fakte të ndryshme që mediat tona, në veçanti gazeta "Shekulli", kanë raportuar për publikun, ka shtuar presionin ndaj meje, duke arritur deri në atë pikë sa nga foltorja e Parlamentit apo nga karrigia kryeministrore, të kërcënojë lirinë time apo të drejtat e mia themelore kushtetuese si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, zoti Berisha, gati çdo ditë, përmes mediave, komunikon haptazi se do të sekuestrojë bizneset e mia dhe do të më burgosë mua, (bashkë me emra të tjerë biznesmenësh, gjithashtu pronarë mediesh) duke krijuar një shqetësim të madh te nëna ime, e cila ndjek lajmet në televizor në fshat, dhe te të gjithë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e mi që jetojnë e punojnë në Ballkan, Evropë e Amerikë.
Ai nuk ngurron të nxjerrë në prononcime zyrtare funksionarët më të lartë të shtetit në një fushatë fyerjesh, shpifjesh dhe kërcënimesh, ku unë etiketohem si "mafioz" dhe krahasohem me persona të cilësuar si kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri.
Dua të theksoj se veç kësaj, kryeministri ka ngritur edhe një strukturë speciale të drejtuar nga ai vetë, me anë të së cilës planifikon veprimtari represive e kufizuese të strukturave shtetërore ndaj meje dhe interesave të mia të ligjshme, si dhe përndjekjen dhe kontrollimin e paligjshëm të jetës sime private apo jetës private të pjesëtarëve të familjes sime.

I nderuar Zotëri.

Me anë të kësaj letre dëshiroj t'ju informoj Ju, dhe nëpërmjet jush institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të interesuara për gjendjen e lirisë së medias dhe liritë e të drejtat në Republikën e Shqipërisë.

Me respekt,
Koço Kokëdhima
Koço Kokëdhima, President i "2K Group", i diplomuar per matematike, është një nga biznesmenët e parë në Shqipëri, ndërkohë që grupi i tij "2K" listohet sot si një ndër grupet kryesore mediatike në rajon. Grupi kontrollon rreth 50 shoqëri në fusha si media, telekomunikacion, energji, ndërtim, Marketing & Advertising etj.
Z.Kokëdhima është i përfshirë edhe në shumë aktivitete sociale, duke investuar në projekte sportive, kulturore, ambientaliste dhe bamirësie, ku shpenzohen rreth 25% të fitimeve vjetore.
"2K Group" publikon pesë gazeta e revista, editon në web, zotëron aksionet kryesore në njërën prej dy radiove private kombëtare në Shqipëri, si dhe në një televizion lokal në Tiranë.
Gazeta "Shekulli", gazeta më e madhe në Shqipëri është media më e njohur e "2K Group".
Për shpifjet sistematike dhe akuzat politike ndaj tij z.Kokëdhima ka hapur procese gjyqësore civile dhe penale ndaj Kryeministrit Berisha dhe disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrin Sokol Olldashi, Partinë Demokratike etj. Koço Kokëdhima lindur në1959jeton në Tiranë së bashku me gruan dhe tri vajzat e tij.

20 F A K T E K R Y E S O R E

të presionit të Kryeministrit te Shqipërisë Sali Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipërmarrës të "2K Group", me synimin e qartë për të kufizuar, kontrolluar apo edhe likuiduar lirinë tonë botuese!

Në materialin në vijim kemi përmbledhur 20 fakte kryesore të presionit të Qeverisë Berisha ndaj aktivitetit mediatik dhe sipërmarrës të "2K Group". Në këtë dosje është përmbledhur vetëm një pjesë e këtij presioni për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit dhe sigurisë së burimeve.
Pjesë e kësaj dosjeje nuk është as presioni që nuk mund të dokumentohet, pasi vjen nëpërmjet urdhrave me gojë dhe kërcënimeve. Për secilën nga pikat që ju do të shfaqni interes, jemi të gatshëm t'ju vëmë në dispozicion dokumente origjinale provues.

Tiranë - Dhjetor, 2009

1. Qeveria Berisha në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, në kundërshtim me nenet 11, 17, 18, 42 dhe 49 të Kushtetutës, në kundërshtim me mosdekretimin dhe vlerësimin si ligj antikushtetues nga Presidenti i Republikës, si dhe në kundërshtim me premtimet elektorale, miratoi me forcën e kartonit Ligjin nr 9531, i cili në nenin 7 i hiqte të drejtën aksionarëve të medias elektronike të konkurrojnë në tenderë publikë, si dhe të marrin pjesë në procesin e privatizimit të pronës publike.
Në këtë mënyrë, Ai e detyroi Z. Koço Kokëdhima dhe familjarët e tij të shisnin në mënyrë formale aksionet që zotëronin në televizionin "A1 Televizion" dhe Radion Kombëtare "+2 Radio". Z. Koço Kokëdhima ishte i vetmi qytetar në R.SH (Republikën e Shqipërisë), i cili u prek nga ky ligj.

2. Qeveria Berisha nëpërmjet organeve tatimore i bllokoi për gati 2 muaj (nga 17.12.2007 deri në 07.02.2008) llogaritë bankare të shoqërisë "Botimet Periodike Spekter" sh.a., me arsyetimin se kishte gati 35.000 USD detyrime të prapambetura. Në këtë mënyrë, u bllokua çdo pagesë e shoqërisë "B.P.
Spektër", duke vënë në vështirësi marrëdhënien me shtypshkronjën për printimin e gazetave "Shekulli" dhe "Sporti Shqiptar", si dhe duke lënë pa rroga gazetarët e këtyre gazetave për gati 2 muaj.
Pas 50 ditë përpjekjesh, duke ndenjur përditë, drejtori, financieri dhe avokati i shoqërisë në zyrën e tatimeve rezultoi se faktikisht, Dega e Tatimeve i detyrohej shoqërisë "B.P. Spektër" për 40.000 USD. Pas kësaj llogaritë e "B.P. Spektër" u zhbllokuan në mënyrë të menjëhershme.
3. Qeveria Berisha i ka hequr gazetës "Shekulli" të gjitha njoftimet dhe botimet qeveritare, të cilat si rregull botohen në gazetat kryesore në vend. Në këtë mënyrë, ata kanë reduktuar të ardhurat e gazetës nga reklama me 40 % ose rreth 300.000 USD në vit.
4. Qeveria Berisha, nëpërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ndërpreu energjinë elektrike për 3 javë rresht në gazetën "Shekulli". Vetëm 30 minuta iu deshën specialistëve të KESH-it që, pas urdhrit të ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë), ta rregullonin atë që e quanin defekt i rëndë dhe që pengoi për tri javë punën e qetë të gazetarëve të së përditshmes qendrore të vendit.
5. Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ndërpreu energjinë elektrike për rreth 5 muaj në televizionin "A1", pasi ky televizion nuk pranoi të paguante një faturë afrofe e cila, plus interesat kapte vlerën e 80.000 (tetëdhjetëmijë) USD. Nga ky moment "TV A1" transmetoi nëpërmjet gjeneratorit, i cili pas 45 ditë pune "non-stop" pësoi defekt të pariparueshëm.

Për pasojë, televizioni "A1" ndërpreu transmetimet. Drejtuesit e KESH nuk e sollën energjinë, ndonëse morën një urdhër të formës së prerë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), i cili e ka konsideruar faturën afrofe të paligjshme dhe ka kërkuar rilidhjen e energjisë. Vetëm pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës pas pesë muajsh pa energji dhe pa transmetim, KESH e rilidhi energjinë.
6. Qeveria Berisha, në shumicën e rasteve në kundërshtim me ligjin e informimit të publikut refuzon t'iu japë informacione reporterëve të mediave të "2K Group". Janë të shumta rastet kur, megjithëse ne depozitojmë kërkesa zyrtare, nuk marrim dokumentacionin e kërkuar. Për më tepër, zyrtarët e Qeverisë Berisha si rregull refuzojnë të japin prononcime për mediat e "2K Group".
7. Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet zyrave të Hipotekës pengon në mënyrë abuzive dhe të jashtëligjshme procese të ndryshme rutinë lidhur me pasuri të paluajtshme në pronësi të z. Koço Kokëdhima.

8. Që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Berisha, shoqëria "Sirius" sh.a., është skualifikuar nga çdo prokurim publik. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore kryesisht të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve i kanë shpallur të gjitha ofertat fituese të "Sirius" të pavlefshme, duke i shkaktuar kësaj shoqërie dhe buxhetit të shtetit humbje me vlerë mbi 10.000.000 USD.
9. Qeveria Berisha, nëpërmjet organeve tatimore, ka bërë rivlerësim antiligjor dhe tendencioz të të ardhurave në shoqërinë "Planeti X", duke i shkaktuar kësaj kompanie një dëm ekonomik në vlerën mbi 500.000 USD. Për momentin, kjo kompani, dikur një ndër kompanitë kryesore ndërtuese në Shqipëri, ka ndërprerë aktivitetin.
10. Qeveria Berisha nëpërmjet organeve tatimore ka bërë rivlerësim antiligjor dhe tendencioz të të ardhurave në shoqërinë "IDM" sh.a. Ata nuk kanë njohur rreth 90% të faturave të shoqërisë me arsyetimin se shpenzimet për transport, për reklamë, për riparime apo për internet ..."nuk i shërbejnë aktivitetit të shoqërisë"...
Ne e kemi ankimuar këtë vendim dhe Drejtoria e Apelit e kontrolluar nga qeveria, e vlerësoi të drejtë këtë arsyetim të çuditshëm, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e rrëzoi totalisht njoftim-vlerësimin, duke i quajtur 100% të drejta pretendimet e shoqërisë IDM.
Për t'u përmendur është fakti se personi që bëri akt kontrollin u ngrit në përgjegjësi, duke u bërë kryetar i tatimeve të rrethit Mat. Për pasojë, shoqërisë sonë iu bë i pamundur vazhdimi i aktivitetit. Që prej 1 janarit 2008, kombinati i drurit në Burrel, një investim prej 4 milionë USD, i përuruar në vitin 2003, ka mbyllur aktivitetin.
Image

11. Për të dëmtuar interesat e Z. Kokëdhima, Kryeministri Sali Berisha ndryshoi planin rregullues të miratuar nga Bashkia Tiranë. I vetmi ndryshim që bëri Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (K.K.Rr.T.R.SH.) i drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Transporteve, Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, ishte që të përcaktonin si zonë të gjelbër vetëm pronën e zotit Koço Kokëdhima me sipërfaqe 10.000 m2. Ky veprim i shkaktoi kësaj prone një zhvleftësim prej minimalisht 10.000.000 USD.
12. Qeveria Berisha, nëpërmjet Policisë së Ndërtimit, Dega Vlorë, urdhëroi prishjen e një kompleksi turistik në Qeparo i financuar dhe ndërtuar nga Koço dhe Aristidh Kokëdhima, pasi, sipas tyre, nuk kishte leje ndërtimi. Në mënyrë të qëllimtë, ata nuk i kthyen përgjigje ankesës sonë ku ishte bashkëngjitur edhe leja e ndërtimit dhe u organizuan për të ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vetëm për pasojë të një Vendimi për sigurimin e padisë nga ana e Gjykatës Vlorë.
E njëjta Gjykatë u shpreh edhe me vendim përfundimtar, duke e anuluar Vendimin e Policisë Ndërtimore, Dega Vlorë. Pavarësisht kësaj, si pasojë e frikësimit të klientelës, investimi për kompleksin turistik me vlerë rreth 5.000.000 USD është aktualisht i bllokuar.
13. Qeveria Berisha, nëpërmjet Policisë së Ndërtimit, Dega Vlorë, urdhëroi prishjen e një pallati në Himarë i financuar nga Koço Kokëdhima dhe i ndërtuar nga shoqëria "Eklips", pasi, sipas tyre, nuk kishte leje ndërtimi.

Ashtu si në rastin paraardhës, ata në mënyrë të qëllimtë nuk i kthyen përgjigje ankesës sonë, ku ishte bashkëngjitur edhe leja e ndërtimit dhe u organizuan për të ekzekutuar prishjen, e cila u ndalua vetëm për pasojë të një Vendimi për Sigurimin e padisë nga ana e Gjykatës Vlorë.

Në këtë Vendim Gjykata çmoi se ... "Shoqëria Eklips është e pajisur me një leje ndërtimi konform ligjit, për të cilin ka shlyer edhe detyrimet ndaj shtetit."... Shoqëria Eklips i kallëzoi penalisht organizatorët e kësaj vepre penale, pasi u provua se ata në momentin e nxjerrjes se Urdhrit për prishjen e objektit dispononin lejen e ndërtimit dhe se Policia e Ndërtimit dega Vlorë dhe Ministria e Rregullim Territorit e kishin kontrolluar edhe më parë këtë objekt dhe e kishin gjetur të rregullt. Vendimi i prishjes dekurajoi çdo klient dhe nga ky moment shoqëria nuk ka mundur të shesë apartamentet me vlerë prej katër milionë dollarë.
14. Përfaqësuesit e Qeverisë Berisha si rregull refuzojnë çdo lloj takimi për çështje pune me përfaqësuesit "2K Group". Ata gjithashtu refuzojnë çdo aplikim për çështje të ndryshme që shoqëritë e "2K Group" janë të detyruar të bëjnë në administratën shtetërore.
Pengesat e qeverisë, në shumë raste bëhen edhe qesharake, si në rastin e Ministrit Basha, i cili gjatë gjithë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme nuk pranoi t'i firmoste z. Kokëdhima pasaportën e shërbimit (bazuar në legjislacionin Shqiptar botuesi i një gazete me tirazh më të lartë se 5000 kopje përfiton pasaportë shërbimi).
15. Ne kemi konstatuar shumë raste kur përfaqësuesit e Qeverisë kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe kanë ushtruar presion mbi trupat gjykues që kanë gjykuar konfliktet tona me qeverinë, për të dhënë vendime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërive tona.
Ka raste kur gjyqtarët nuk kanë pranuar të japin vendimet e diktuara nga qeveria, por të detyruar nga presioni, kanë preferuar të japin dorëheqjen nga çështjet në proces gjykimi.
Flagrant është rasti i Gjyqtarit të Gjykatës Vlorë, i cili dha dorëheqjen në seancën e parafundit, pas 6 muajsh gjykimi të procesit, duke pranuar kërkesën për përjashtim të palës shtetërore, e cila e kërkoi përjashtimin pasi një ish-punonjëse e Gjykatës Vlorë punonte në një nga kompanitë e zotit Koço Kokëdhima.
16. Qeveria Berisha, nëpërmjet Drejtorisë së Doganave, pengon dhe gjobit për arsye të paligjshme shoqëritë e "2K Group". Flagrant është rasti i Shoqërisë Remonti Elektrik Elbasan, të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bllokon dhe zhbllokon të drejtën për të importuar apo eksportuar, çdo 2 muaj, duke nxjerrë si pretekst një gjobë, të cilën vetë nëndrejtori i doganave e ka quajtur të gabuar, duke kërkuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.
Sa herë dogana bllokon shoqërinë tonë, ne jemi të detyruar të paraqitemi për t'ju treguar për të dhjetën herë të njëjtën histori, e cila sjell për pasojë zhbllokimin, e më pas sërish bllokimin.... për të rifilluar çdo herë nga e para...
Për pasojë Remonti Elektrik sh.a., dikur bashkëpunëtori kryesor i Korporatës Energjetike të Kosovës (rreth 40% e të ardhurave të Remontit Elektrik sh.a.,) sot nuk kryen më asnjë punë me këtë Korporatë.
17. Qeveria Berisha nëpërmjet Ministrit të kaluar të Rendit Publik, z. Sokol Olldashi, pas publikimit në gazetën "Shekulli" të një materiali që e akuzonte zotin Olldashi për lidhjet me krimin e organizuar "rrëmbeu" nga fusha stërvitore e Apollonisë (ekip futbolli i zotëruar nga Z. Koço Kokëdhima dhe Bashkia Fier) 4 futbollistët brazilianë, ligjërisht të punësuar dhe federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Këta futbollistë u izoluan (me uniformen e stërvitjes dhe pa ushqim) për 3 ditë, në stolat e aeroportit "Nënë Tereza" dhe më pas u larguan për në Brazil. Për pasojë, ekipi i Apollonisë pjesëtar i Superligës, kaloi atë vit një kategori më poshtë. Futbollistët kishin hyrë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe kishin aplikuar për leje qëndrimi.
Rasti u trajtua edhe nga media braziliane dhe botërore (Reuters), e cila shprehu indinjatën dhe çudinë, se si një vend që ka aq probleme me shtetasit e tij që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Greqi e Itali, trajton në mënyrë të tillë ata pak shtetas të huaj, për më tepër kur kishin aplikuar për leje qëndrimi.
18. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e parë të Qeverisë pas zgjedhjeve të Qershorit 2009, në kundërshtim me parimin e Autonomisë Lokale dhe me synimin e vetëm për të dëmtuar një biznes të "2K Group" vendosi rritje me 4,5 herë të taksave lokale për reklamat outdoor. Në mbledhjen e Qeverisë, për këtë qëllim, ai e quajti këtë taksë "Taksa e Mëkatit", sepse, sipas tij, politikat editoriale te medieve te grupit tone janë mëkatare.
19. Kryeministri Sali Berisha ka organizuar në muajin Nëntor 2009 e në vazhdim një fushatë sulmesh personale ofendimesh e shpifjesh ndaj presidentit të "2K Group", zotit Koço Kokëdhima. Ai e ka krahasuar Zotin Kokëdhima me persona të akuzuar për vrasje të shumëfishta, trafikim lëndësh narkotike, organizim bandash të armatosura e shumë krime të tjera të rënda.

20. Kryeministri Sali Berisha ka ngritur një të ashtuquajtur, Këshill Ligjor, i cili nën urdhrat e tij, planifikon veprimtari represive e kufizuese të strukturave shtetërore ndaj zotit Koço Kokëdhima dhe interesave të tij të ligjshme, si dhe përndjekjen dhe kontrollimin e paligjshëm të jetës së tij private, apo jetës private të pjesëtarëve të familjes së tij.
Shekulli Online | 11/12/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Mafia shqiptare

Postby Laert » 26 Dec 2009, 11:22

Arrestohet MANOLI IRFAN BEGA ish-presidenti i FK Lushnja. Akuza: 'Ortak i Aldo Bares'


Tiranë, më 24.12.2009

Njoftim për shtyp

Sot më datë 24.12.2009, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar është bërë e mundur kapja në Tiranë e shtetasit Manoli Irfan Bega, 39 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me aktivitet privat, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.
Ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me vendim nr.1157 datë 24.12.2009, për efekt të njohjes së Vendimit Penal nr.1735, datë 22.04.2008, të Gjykatës së Apelit në Torino-Itali, që e ka gjykuar dhe dënuar në mungesë me 13 vjet burg.

Ai është akuzuar dhe dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda si mbajtja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Veprimtaria ku ai është i përfshirë përmban elementet e organizatës kriminale ku bënin pjesë dhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, etj, ku ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinonte aktivitetin e pjestarëve të tjerë të organizatës dhe orientonte mënyrën e shpërndarjes dhe administrimit të parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Pasi u vunë në dijeni mbi arrestimin, autoritetet më të larta policore Italiane kanë dërguar përgëzimet e tyre mbi veprimet e shpejta dhe profesionale të policisë shqiptare lidhur me këtë rast.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për zbardhjen në tërësi të aktivitetit të tij kriminal dhe pasuror.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
http://asp.gov.al/2009/dhjetor/24arrest_manoli_bega.htm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron