A ka kufi varferija,o miliardera socialista dhe kapitalista?

Fenomenet shoqerore te aktualitetit te sotem. Pra gjithcka qe ka te beje me shoqerine e sotme shqiptare. Mirsevini

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

A ka kufi varferija,o miliardera socialista dhe kapitalista?

Postby Laert » 07 Sep 2010, 19:43

A ka kufi varferija në botë, o zotrinjë socialista-kapitalista??????????
ImageImage
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A ka kufi varferija,o miliardera socialista-kapitalista?

Postby Laert » 07 Sep 2010, 19:58

Image
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A ka kufi varferija,o miliardera socialista-kapitalista?

Postby Laert » 08 Sep 2010, 07:22

Sistemi i listave - pjelle e krimit shtetror


Proletariati të ngrihet në këmbe!

Alarm!
Nje pjese e popullit shqiptar vazhdon te marre me lista ushqimet! Asnje nga dy partite e medha si ajo E PD-es dhe ajo E Partise Socialiste nuk i shqeteson Sistemi i ri i Listave, nje trendafil i zi qe po lulezon demokracine dhe plurarizmin shqiptar tash 20 vjet.
Meqe kety dy parti se per parti te tjera as qe e ndjejne jetike ta ngrejne ket problem dhe te tundin boten shqiptare sepse sistemi i pasuroi shtabet e partive si te medha ashtu dhe te vogla. Me thoni more miqe se cili njeri i shtabit te partive esht fukara, nuk ka prona?
Sic shifet edhe keto dite shtatori 2010 nuk ka ndermend klasa politike, shteti dhe presidenti yne i lyer me veze te kuqe Bamir Topi nuk ka ndermend te heqi listat. Heqja e listave te popullit shqiptar shkakton nje rrezik, nje termet ne pronat e tyre.
Prandaj Proletariati jo bollshevik, por nje proletariat i kulturuar dhe pa-prona shqiptare esht e detyruar qe t'u tregoji vendin bashibozukeve te Haxhi Qamilit qe u kane marre kafshaten popullit te nje kombi duke i diskretituar dhe duke i vene ne trekendshe, pasi kushtetuta demokratike shqiptare u ka krijuar statutin e hajduteve pushtetareve dhe politikaneve padallim ngjyre dhe surratit!
Te sesnibilozojme planetin shqiptar per kete aksion human ndaj nje pjse te popullit qe lengojne nen varferine per buken e gojes dhe te nevojave minimale jetike.
Berishes dhe Edvin Kristaq Rames u pelqen sistemi mafioz italian, ku i forti jeton mbi kurrizin e me te dobtit.
Proletariati shqiptar nuk e pranon kategorikisht ket filiozofi mazone.
Perpara shqiptare, t'i shpartallojme me te gjitha mjetet keta ganstera politikane dhe pushtetare shqiptare qe po u shtrengojne me mashtrime rrypin ne qafe!

Po listat e ushqimeve qe vazhdojne tash gati 20 vjet?
A esht varferi e nje mase popullit ne qytete kjo lloj diskriminimi ekonomik sistemi i listave?
Rruget e bukura, te gjata, tunele gjigande, hidrocentrale, lulishte, nje pamje plot progrese.
Nje bote e kamur prej pasurise ne miliona e miliarda si;
- deputete dhe ministra,
- mesues dhe mjeke,
- jurista dhe nenpunesa,
- diplomate dhe profesora
te nje bote te kamur e te qelbur nga pasurija qe i kane xhvate dhe vazhdojne t'i xhvasin akoma popullit shqiptar dhe nje pamje tjeter plot trishtim - bota e listave shqiptare perben nje bote laramane, ku dikush vjedhe ne emer te shtetit dhe tjetri zgjat kilometrin e listave te ushqimeve qe nuk do t'i paguaji kurre.
Ku jeni o shqiptare? A duhet fjete apo duhet ngrite ne kembe dhe duhet t'u tregohet rruga me dhune sepse sistemi i demokracise u krijon kushte plackitjeje dhe i mbron nga penalizimi, u ka dhene statusin e te grabiturit me rroben e shtetit.
Qeshni dhe qani!
Keta qafire, keta despote te kamur duhet drejtuar neper trekendsha dhe duhet t'u pritet koka neper shshet e Shqiperise.
Me vepra vehet demokracia, e drejta e nje popullit dhe jo me ligjet aktuale qe i favorizon dhe i mbron nga krimi i plackitjes sistematike te shtetit ndaj nje popullit.

STOP!
DUHET BRAKTISE KONSTATIMET DHE LUTJET!
DUHET KALUAR NE VEPRIME:
TE NGRIHEN TREKENDSHAT NE CDO MINISTRI DHE NE CDO BASHKI, KUDO KU GRABITET PASURIA E POPULLIT!
DURIMI I LISTAXHINJVE KA SOSUR!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A ka kufi varferija,o miliardera socialista-kapitalista?

Postby Laert » 08 Sep 2010, 07:51

Vendi zhytet në varfëri, shtohen listat e borxheve për bukë e ushqime

Kriza e thellë ekonomike që ka përfshirë vendin sa vjen e po bëhet më e papërballueshme për familjet shqiptare. Ndryshe nga mrekullia ekonomike që vijon të trumbetojë qeveria, gjë e cila u artikulua edhe dy ditë më parë nga kryeministri Berisha në forumin e Crans Montanës, ku foli sërish për imunitetin e vendit tonë nga kriza globale, realiteti ekonomik shqiptar flet qartazi për të kundërtën. Kjo dëshmohet ditë pas dite, jo vetëm në zonat e thella të vendit, por edhe në Tiranë, ku qytetarët po zhyten gjithnjë e më shumë në borxhe. Mjafton që të shohësh listat e gjata të dyqaneve ushqimore të shumicës, të cilat megjithë “prerjen e rrugës” që u bëjnë borxhlinjve me anë të tabelave me shkronja të mëdha “Nuk japim borxh”, sërish për klientët e rregullt e “bëjnë zemrën gur”, pasi në të kundërt, ata vetë pohojnë se malli do tu ngelej stok. “Nëse nuk shesim pa para në dorë, ne do të falimentonim. Jo se kështu dalim me fitim, po të paktën malli konsumohet e nuk na prishet,” tregon një tregtar në qendër, duke na e ilustruar rrëfimin edhe me bllokun e listave të borxheve me emra të familjeve nga gjithë blloku i pallateve aty pranë. Sipas tij, sot është bërë më e vështirë të japësh borxh sesa të marrësh. “Na vjen ndonjëherë neve më keq sesa atyre që na kërkojnë borxh, pasi tashmë është bërë normale që gjithçka ta marrin me të shënuar, e paratë i sjellin kur ti kenë. Lista kanë pothuajse të gjithë, dikush është i rregullt, dikush tjetër mezi i paguan borxhet,” shton më tej, duke folur edhe për shifra gjithnjë e në rritje. “Përveç shtimit të borxheve janë shtuar edhe qytetarët që marrin borxh dhe koha në të cilën e paguajnë. Krizë më të madhe se kaq, kam 10 vjet biznesmen, nuk kam parë. Më parë mund të vinin të merrnin nga fundi i muajit, e me të marrë rrogën na i kthenin paratë, ndërsa sot pa u mbushur java e parë e muajit njerëzit ngelen pa para,” tregon tregtari. Këtë e vërtetojnë edhe vetë qytetarët. Gazeta “Zëri i Popullit” ishte edhe vetë prezentë kur disa klientë hynë dhe blenë me listë deri edhe bukën e gojës. “Nuk na dalin rrogat. Ç’të blej më parë me 15 mijë lekë të reja që më merr djali që punon kamerier. Të paguaj dritat, ujin, apo të hamë. Të gjitha janë rritur, ja kështu mezi ia dalim, presim të vijë një ditë më e mirë që ti harrojmë borxhet,” tregon një kliente. Lista e fundit e borxheve të saj ka nisur në fillim të vitit e sot ka arritur në 23 mijë lekë të reja. Me një llogari të thjeshtë i bie që të birit, i cili është i vetmi anëtar në familje që është në punë, i duhen të paktën dy muaj që të lajë borxhin e akumuluar, pa ngrënë asgjë deri në fund të muajit. Por si kjo familje, për më tepër në një prej blloqeve të pallateve që ndodhen në qendër të Tiranës, në afërsi të tregut çam, ka plot të tjera, të cilat sado të reduktojnë shpenzimet nuk i mbulojnë dot as me të ardhurat që kanë gjithsej.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A ka kufi varferija,o miliardera socialista-kapitalista?

Postby Laert » 08 Sep 2010, 08:15

NVESTIGIMI/ Gazeta zbulon shifrën në dyqanet në periferi të kryeqytetit

Dyqanet ushqimore, 10 % e xhiros me lista borxhesh

25% e popullsisë në varfëri

Mjafton të kalosh unazën e Tiranës për të zbuluar se edhe në kryeqytet ashtu si në të gjithë pjesën tjetër të vendit, të ushqehesh duke shënuar emrin në lista borxhesh nuk është tabu. Duke u përpjekur të zbulojë se në çfarë shifrash ka arritur ky fenomen, Gazeta organizoi ditët e fundit një investigim në disa prej dyqaneve ushqimore në zonën e Kinostudios dhe atë të Laprakës. Mbi bazën e të dhënave të siguruara nëpërmjet këtij investigimi në periferitë e Tiranës, zbulohet se përafërsisht rreth 10 për qind e xhiros ditore të këtyre dyqaneve nuk paguhet drejtpërdrejt, por shënohet në lista. Mbi bazën e këtyre shhifrave, numri i klientëve që përdorin listat në dyqane është i përafërt me numrin e popullsisë që sipas INSTAT jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë.
LAJMI
Në çdo dyqan ushqimor, në skutat më të thella të lagjeve, por edhe në rrugën kryesore të zonës, shitësit janë të detyruar të mbajnë një fletore të vjetër ku rendisin të gjithë ata që paguajnë vetëm në fillim të muajit apo edhe më keq… "kur të sigurojnë ndonjë euro nga fëmijët emigrantë". Më shumë se 10 për qind e xhiros në dyqanet e periferive të Tiranës paguhet vetëm me lista. Të varfrit e paguajnë bukën me emrin e tyre. Mjafton të kalosh Unazën e kryeqytetit për të zbuluar këtë fenomen. Shitësit e bukës, të ushqimeve e perimeve çuditen madje nëse i pyet a ekzistojnë "klientët e listave". Sipas tyre më e pranueshme do të qe një pyetje e drejtpërdrejtë, sa janë të tillë dhe sa e kur i shlyejnë borxhet. Pasi fletorja e veresijeve është në të gjitha dyqanet, në sirtar përbri lekëve të grumbulluar gjatë ditës. Gazeta prej disa ditësh e investigoi këtë çështje duke u interesuar në dyqane nëpër zona të ndryshme të Tiranës. Pothuaj në të gjitha periferitë është e njohur kjo hua e vjetër, duke lënë peng emrin. Diku më shumë e diku më pak në raport me lekët e grumbulluara, në varësi të bujarisë së shitësit. Në investigimin e saj, Gazeta ka pyetur pesë shitës të ndryshëm në dy zona periferike për të zbuluar më shumë mbi "popullin e listave".

Dëshmitë në Kinostudio

( Kandidat per deputet i PS: Shpetim Idrizi shef i doganave te Shqiperise dhe pagues gjate udhetimeve te Fatos Nanos ne udhetimet turistike.
Shenim i Antimafias)

Rreth 60 mijë lekë të reja është totali i borxheve në dyqanin e Hamdi Kaçit, një dyqanxhi ushqimesh e perimesh në rrugën "Aleksandër Moisiu" pranë ish-Kinostudios. Shitësi i vjetër e njeh mirë këtë zonë të varfër, ku ai ia del biznesit duke shtrënguar dorën e duke e rezervuar huanë vetëm për ata më të këputurit. "S'kam ç'bëj, ndryshe falimentoj dhe unë. Vijnë të marrin me lista, janë shumë, s'u jap dot të gjithëve. Vetëm sot shënova 1 mijë lekë të reja dhe të mendosh se është vetëm paradite…". E shoqja, Afërdita që shet bashkë me të, ka llogaritur se në përgjithësi ajo çfarë jepet veresije kap 7 apo 8 për qind të xhiros ditore në ditët më të mira, ndërsa zakonisht mbetet 10 për qind. Mesa duket Hamdiu duket se është më strikt ndaj listave se kolegët e tij. 20 hapa më tej, në të njëjtën zonë, është dyqani i Majlinda Zinës, ku lista, medet, është aq e gjatë sa ajo ngushëllohet ta mendojë se është akumuluar prej dy vjetësh. Dhe ky borxh i madh nuk i ka rënduar njëherësh dyqanit të saj të vogël. Fletorja që ka mbushur me emra ajo vlen 700 mijë lekë të reja dhe, siç shpjegon, është një listë që zgjatet më shumë për së gjeri se për së gjati. Shtohen emra të rinj, por bri tyre shifrat e borxheve ndjekin njëra-tjetrën ditë pas dite. "Kumja… 2.700, 7.500, 4.800…..Hidja…3.200, 5.400…" e kështu me radhë, shitësja mbyll fletoren dhe e justifikon kapakun e saj të vjetër, të djegur me bishta cigaresh, të pistë "s'është dhe aq e vjetër, po kështu bëhet po ta hapësh 700 herë në ditë", shfryn Majlinda, duke u rrekur të gjejë një buzëqeshje për klientin që duket në prag dhe që s'është nga të shumtit e listës. "Ka ditë shumë të vështira dhe kur e shoh veten pisk, sidomos pasi kam derdhur ndonjë këst 600 mijë lekësh te tatimet, i kthej të gjithë. Iu them s'kam më t'u jap pa lekë. Po pastaj më vjen shumë keq, është buka e gojës". Zakonisht paguhet 10-12 për qind e xhiros ditore me lista, por falë zemërgjerësisë së saj, ka ditë që kjo shifër kalon edhe më tej.

Shitësit në Laprakë
Në periferinë tjetër të Tiranës, në zonën e Laprakës fenomeni është gjithashtu aq familjar, sa një shitëse e re pranë Spitalit Ushtarak, Mira Lame, të ndihmon të gjesh dhe dyqanet e vjetër të zonës, ku kalvari i borxheve i kalon të 5 vjetët. "Te unë lista s'është aq e gjatë, sapo kemi filluar. Prandaj edhe klientëve u lëshojmë pak më tepër pe. Japim deri 1 mijë lekë të reja në ditë me lista, ndërkohë që xhiro ditore shkon te 10 mijë lekëshi. Po mund të shkoni në dyqanin e Dritës, atje përtej. Ajo ka ç't'ju tregojë….". Por shitëses tjetër, e cila nuk pranon të tregojë mbiemrin, nuk i duket aq interesante të komentojë borxhet e klientëve të saj, që tashmë janë kthyer në rutinën e së përditshmes. Aq sa ajo i ka diferencuar ata që marrin gjithnjë me lekë dhe ata që vijnë duarbosh e i thonë pasi kanë zënë duart me qese me qepë, domate e tranguj: shënoji… "Nuk mund të them se kur kanë qenë më shumë, janë shtuar, janë pakësuar e të tjera si këto. Ka pasur gjithmonë. Madje unë duhet të ndihem e kënaqur që të paktën, gjatë netëve të festës së Vitit të Ri s'u mor veresije". Ndërkohë, shitësja Hide Mokra, dyqani i së cilës ndodhet disa rrugica më larg po në zonën e Laprakës, tregon se ka ditë që shkruan edhe 4.500 lekë të reja në lista. "Unë nuk di të bëj llogari me përqindje siç doni ju, por zakonisht bëj 10 mijë-14 mijë lekë të reja xhiro në ditë. Varet kur janë ditët e rrogave", thotë Hidja, e cila nxiton të shënojë një tjetër klient në listë.

Shifra e lartë sepse llogariten dhe fshatarët, që marrin pensione minimale
INSTAT: 25% e popullsisë në varfëri
Jetojnë me 5 mijë lekë të reja për frymë
Klientët e listave janë përafërsisht ata shqiptarë që jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë. Sipas një raporti të fundit të INSTAT, Institutit të Statistikave, më shumë se çereku i shqiptarëve jeton nën linjën zyrtare të varfërisë. E thënë shkoqur janë rreth 780 mijë persona që jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të reja në muaj për frymë, ndërkohë kur minimumi i pashpallur jetik vërtitet te 100 dollarëshi. INSTAT veçon brenda kësaj kategorie një tjetër më ekstreme, të ardhurat mujore të të cilëve janë diçka më shumë se 3 mijë lekëshi. Të tillë klasifikohen 5 për qind e shqiptarëve, ose rreth 150 mijë persona. Këta shqiptarë të varfër janë kryesisht të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, numri i të cilave sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror kapin shifrën 120 mijë. Duke iu referuar hartës së varfërisë ekonomike të SHSSH-së, Malësia e Mbishkodrës, pjesa më e madhe e qarkut të Kukësit e Dibrës, disa zona të Lezhës, Elbasanit, Korçës, ku qyteti i Pogradecit paraqitet ekstremisht i varfër, Beratit e Tiranës janë zonat e stacionuara nën nivelin zyrtar të varfërisë. Duke iu referuar kësaj harte, problemet sheshohen drejt perëndimit të vendit. Qytetet e pasura shtrihen përgjatë bregdetit dhe sidomos drejt jugut të vendit, Fieri, Vlora, Saranda. Por ndërkaq ka dhe një shpjegim tjetër për numrin relativizht të madh të shqiptarëve të deklaruar me pak të ardhura. Ka një popullsi të konsiderueshme që jeton në zonat rurale, pensionet e së cilës janë rreth 3 mijë lekë dhe të ardhura të tjera sigurohen privatisht nga bujqësia e blegtoria e tyre.

Deshmia e njërës prej klienteve të ushqimoreve me fletore: Po më mbarojnë dyqanet që më pranojnë

"Si e mbajmë frymën me borxhin e listave"
Rrëfimi i Lumes: Me pensionet s'ushqejmë dot 6 fëmijë


Odeta Halili

Pak para mesdite i takoi dhe dje ajo që për Lume Mënikun është kthyer në ankthin e madh të ditës. Katërqind metra rrugë deri në dyqanin që ende s'ia ka mbyllur dyert dhe vazhdon ta ushqejë, megjithëse me rreth 300 mijë lekë të vjetra të papaguara. Për të do të thotë 400 metra për të cilat s'do donte të mbaronin asnjëherë, pasi gjithnjë më pak gjen forca për të hyrë sërish në dyqan si përditë, pa lekë, me fjalë, buzëqeshje të stisura e urata për shitësen që s'ia kursen bukën e qumështin… Borxhet i janë grumbulluar në pak kohë, pasi ajo është vetë i teti për t'u ushqyer dhe shpenzimet e një dite nuk janë pak. "Po, unë të thashë që shënoji ato që mora, dy kile domate, gjysëm kile djathë e kastraveca", thotë me një frymë ajo sapo duket në derë të dyqanit, duke menduar se shitësja e thirri për këtë arsye, t'i kujtojë se mori diçka dhe harroi t'ia faturonte listës. Lumja është një nga ato që bëjnë pjesë në 10 për qindëshin e lekëve në fletore, që s'mban mend qysh se ka fjetur një natë pa menduar për borxhet e deritanishme dhe të rejat që do shtohen nesër, pasnesër… Eshtë 55 vjeç, pensioniste bashkë me të shoqin, pensionist. Kanë 6 fëmijë, 5 djem dhe një vajzë. Të ardhurat e sigurta janë vetëm pensionet e tyre, 7.600 lekë secili, nga duhet të zbriten faturat e përmuajshme të ujit e të dritave. "Djemtë s'janë bërë ndonjëherë dy në punë, sapo nis njëri, pushohet tjetri, tani janë në shtëpi që të gjithë", rrëfen pensionistja. Jetojnë tetë vetë në dy dhoma, po ajo s'mërzitet shumë për hapësirën jonormale që i takon secilit dhe për vapën e netëve të verës kur iu duhet të flenë dyshe e treshe. "Si t'ia bëj në tre vaktet e bukës? Po më mirë mos fol me mua, më shih emrin te fletorja e Majlindës. Më vjen turp t'i dal përpara, po ju s'e keni provuar ndonjëherë të ndjesh barkun bosh, s'e dini këtë ndjesi që të bën të hash bukë me turp. Më afër shtëpisë kam dhe 3 dyqane të tjera, po ato s'më pranojnë më. E kam emrin te të gjithë. Dhe ajo që mund të bëj është vetëm të pakësoj borxhet, po ato shtohen përditë shumë më tepër nga ç'kam fuqi të paguaj unë me dy pensione". Dhe i ka mbetur vetëm një derë, ku ende mund të trokasë për të siguruar bukën e ditëve të ardhme. Bukë, qumësht, zarzavate. E ka harruar shijen e mishit dhe të frutave. Trembet të mendojë se edhe kjo derë që i mbush këtë shportë të varfër do t'i mbyllet dikur. "Kjo është bërë të ikë 3 orë larg që këtu, thotë për shitësen. Nuk e di si ia del me ne të gjithë". Siç tregon, më parë ka punuar rrobaqepëse, ndërsa i shoqi ka qenë kuzhinier. Po ato ditë i duken aq të largëta dhe të përzëna nga monotonia e gjatë ditëve pa punë e bukë. Nuk mendon se premtimet e mëdha që kanë pushtuar televizionet e posterat e kandidatëve që sheh përditë do të ndihen në shtëpinë e tyre të varfër. "Ç'bëjnë këta? Asgjë. Vetëm të bërtasin gjithë ditën e ditës"…
Fate Dushi është një tjetër nga "ata të listës". Po të ardhurat e saj të vetme janë ç'i siguron djali i vogël duke… lypur. Ka shtatë fëmijë, i shoqi i ka vdekur. "Dhe me ç'sy e faqe vij këtu të shënoj emrin në listë, vetëm unë e di. Pasi s'di në kam për t'i larë ndonjëherë ato që janë shënuar në emrin tim", rrëfen nëna e 7 fëmijëve, që përcjell çdo mëngjes të voglin në rrugët e Tiranës. Gratë e varfra shfryjnë duke treguar për hallet e tyre dhe mundimet e përditshme, por kanë pak besim gjërat mund të zgjidhen po të ngrenë zërin. E ndjejnë dhjetëfish peshën e qeseve të papaguara, që mbushen çdo ditë veresije. Përtypin ngadalë mjerimin pa shpresuar se një ditë do të gdhihen pa borxhe, pa qenë nevoja t'u fshihen shitësve, ku kanë lënë peng emrat…

Ushqime falas deri në 3 korrik
Fushata, kandidatët po paguajnë listat e votuesve
Me bukë, qumësht, qepë e domate. Kaq blihen votat në periferitë e kryeqytetit. Emrat në listat e veresijeve janë shuar në sajë të bujarisë së kandidatëve për deputetë të ardhshëm. Këta të fundit kanë paguar borxhet e dyqaneve, duke fituar dy palë mbështetës: të varfërit që s'kanë para të sigurojnë as bukën e tri vakteve dhe shitësit e ushqimoreve që s'kanë shpresuar se do ta fshijnë nga defterët karvanin e gjatë të klientëve, të cilët e kanë paguar deri më sot bukën me emrin e tyre. 60 mijë i kushtoi kandidatit të zonës lista e njërit prej shitësve që intervistuam. "Po ne nuk kishim shumë, thotë shitësi, duke u munduar të tregojë me keqardhje kolegen përbri, e cila nuk mundi të përfitojë asgjë nga xhepi i kandidatit. "Ata erdhën dhe te unë, thotë shitësja, po unë s'i kisha mbledhur të gjitha borxhet. Iu thashë një shifër të përafërt dhe ata ma kthyen se 'do vijmë nesër'. Po s'u dukën më në dyqanin tim". Fletorja që ka mbushur ajo vlen 300 mijë lekë të reja dhe s'ka gjasa të shlyhet për efekte votash. Për të mos mbetur vetëm te listat e veresijeve, gjatë fushatës janë dëgjuar shpesh bujari të tilla, thasë mielli që iu ndahen familjeve të varfra dhe që llogariten t'i mbajnë me bukë këto familje deri për zgjedhje.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

A ka kufi varferija,o miliardera socialista-kapitalista?

Postby Laert » 08 Sep 2010, 08:20

Mjerimi që vret, kur borxhi zë borxhin

Image

Mbijetesë. Kjo është fjala më e përshtatshme kur përballesh me realitetin e dhimbshëm shqiptar. Mungesa e kushteve minimale të jetesës janë bërë pjesë e këtij realiteti.

Askush nuk e kthen koken te shohe familjet shqiptare qe jetojne vetem me te ardhurat e perkrahjes sociale. Ne çdo qytet te Shqiperise gjen familje qe jetojne duke marre ushqime me liste.

Ne mes te Tiranes gjen familje qe jetojne me liste. Gjen dyqane me lista 13-vjeçare. Ka familje qe nuk dalin asnjehere nga lista e borxhlinjve. Borxhi u ze borxhin.

Defteret jane simboli i varferise. Ata jane shtuar nga zgjedhjet ne zgjedhje. Te marresh ushqime duke te mbajtur leket shenim shitesja, po behet fenomen i gjithe vendit.

“Sapo kalon java e pare e rroges nis dhe mbushet fletorja. Kur marrin rrogen ma kthejne te gjithe shumen, por ka edhe nga ata qe kane nga 4 apo 5 vjet qe nuk mi shlyejne dot te gjitha borxhet”, tregon nje shitese dyqani ne Tirane.
Askush nuk merret me ata që mezi sigurojnë bukën e gojës, që vdesin nga uria. Në një vend që aspiron të hyjë në Europë nuk diskutohet uria, apo ushqimi me lista në dyqane.

TCH
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

FMN: Shqipëria të ulë pagën minimale 22 mijë lek në muej

Postby Laert » 06 Feb 2014, 00:27

FMN: Papunësia e lartë, Shqipëria të ulë pagën minimale
Image

Blerina Hoxha
5.II.2014, E mërkurë
Papunësia e lartë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit rrezikon të dëmtojë kohezionin social, FMNduke dëmtuar rritjen afatgjatë ekonomike dhe duke krijuar një barrë shtesë në buxhet. Alarmin e ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar në një studim të ditëve të fundit për mundësitë që mund të sjellin rritjen e punësimit në Ballkan. Për Shqipërinë, FMN ka rekomanduar uljen e pagës minimale.

Zgjidhja për Shqipërinë

Kostot e punës që janë pagat dhe sigurimet shoqërore në disa vende të rajonit, sidomos në Shqipëri janë bërë pengesë për të krijuar më shumë elasticitet në tregun e punës. Pikërisht për këtë qëllim, FMN në studimin e saj i rekomandon Shqipërisë dhe Serbisë të ulin pagat minimale. Në të kundërt të kësaj këshille, qeveritë shqiptare kanë rritur në dekadën e fundit në mënyrë sistematike pagën minimale duke e çuar në 22 mijë lekë vitin që shkoi. Në fakt ndërmarrjet e fasonit e kanë kundërshtuar këtë politikë të qeverisë, për shkak se sipas tyre, rreth 80 për qind e kostos së aktivitetit rrjedh nga shpenzimet për paga. Gjithashtu, FMN-ja i rekomandon Shqipërisë që të përmirësojë legjislacionin në lidhje me kostot që duhet të paguhen në rast të largimeve nga puna. Ndryshe nga shumë vende të rajonit, Shqipëria ka mbrojtje të lartë në rast të ndërprerjes së kontratave. Duke grupuar në tri njësi faktorët që ndikojnë në punësim, si e kuqja, e cila presupozon që shteti ka krijuar një ambient të rëndë për punësimin; portokallia, që faktorët ekzistues nuk e zhvillojnë punësimin; dhe zona jeshile janë vendet që gjenerojnë punësim. Shqipëria ndodhet tek zona portokalli me më shumë faktorë që nuk ndikojnë në nxitjen e punësimit.

Pasojat

FMN, ashtu si edhe Banka Botërore, vëren se vendet e Ballkanit kanë nivele të larta papunësie tek të rinjtë dhe normat me afatgjata të papunësisë. Sipas FMN-së, performanca e dobët e tregut të punës në vendet e Ballkanit është një shqetësim kyç social që dëmton rritjen ekonomike afatgjatë dhe të afatmesme dhe paraqet sfida të mëdha për politikëbërje. Normat e ulëta të punësimit tregojnë faktin që të papunët rrezikojnë të humbasin aftësitë e tyre, duke e bërë më të vështirë gjetjen e një punë në të ardhmen

Ky cikël, lajmëron FMN-ja, mund të rrisë shkallën natyrore të papunësisë. Gjithashtu, shkalla shumë e ulët e punësimit të të rinjve mund të pengojë procesin e rritjes së kapitalit njerëzor dhe do të rrisë varësinë ndaj skemave mbështetëse sociale. Së fundi, normat e larta të papunësisë kanë krijuar një barrë për financat publike në formën e përfitimeve të pagesave sociale për të papunët. Përfitimet sociale për të papunët janë veçanërisht të larta në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Prandaj, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, përfitimet sociale nuk duket të kenë kontribuar dukshëm në rezultatet e larta të papunësisë në vendet e Ballkanit, thuhet në studimin e Fondit. Në Shqipëri dhe Kosovë më shumë kanë ndikuar remitancat e larta. Sipas FMN-së, Ballkani ka të ardhurat nga emigracioni në nivelet më të larta për frymë në botë. Prandaj, në Shqipëri remitancat kanë ulur nevojën për të kërkuar punë dhe nga ana tjetër kanë ndikuar në rritjen e kostove të punës.
http://mapo.al/2014/02/05/fmn-papunesia ... -minimale/

FMN-ja propozon që Shqipëria të ulë pagën minimale që sot është 22 mijë lekë të reja ose 220 mijë lek të vjetra
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Aktuale

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron