Faqe 1 prej 1

KOSOVA DHE SERBIA NËN KOMUNIZËM

PostPostuar: 16 Gusht 2009, 01:58
nga Laert
KOSOVA NË LUFTË ME KOMUNIZMIN
Imazh

PËRPARA ZOTIT DHE HISTORISË SERBËT JANË PËRGJEGJËS PËR MA SE 65.000 KRIME TË PANDËSHKUEME

nga Anton Ashta

Si sot katërmbëdhetë vjet Kosova gjindej në luftë me komunistët serbo-malazez dhe maqedonë, të cilët përveç përkrahjes morale dhe materiale të Rusëvet dhe t'Anglo-Amerikanëvet, nën urdhnat e tyne kishin disa divizione bullgare dhe shumë brigada shqiptare të Shqipnisë. Në Kosovë luftohej shumë përpara kësaj kohe, njëherë me komunistë dhe drazhistë të bashkuem dhe pastaj ndamas me me të parët dhe të dytët. Përleshjet patën fillue qysh më 1941 në Jeni Pazar dhe qenë përsëritë në anët e Podujevës, të Prishtinës, të Gjilanit dhe të Bihorit. Gjatë vjetit 1944 ato ishin të përditshme dhe mbas kapitullimit të Bullgarisë qenë përhapë ne Preshevë, Kumanovë në rrethet e Shkupit dhe në Kaçanik.

Shpejt mbas kapitullimit të saj ushtria bullgare qe rreshtue me komunistat në të gjitha anët e Jugosllavisë dhe në disa divizione në Kosovë. Por, grushtin ma të madh Kosovarëve ja patën dhanë brigadat komuniste të Shqipnisë, të cilat në Kosovë komandoheshin prej Shefqet Peçit dhe në Maqedoni prej Aqif Lleshit, arma ma e fortë e tyne ishte propaganda në gjuhën shqipe për të cilën gjuhë kosovarët luftojshin. Mbas marrjes së qytetevet dhe të vijavet të komunikacionit bullgarët qenë tërheqë dhe brigadat shqiptare e vazhduen bashkëpunimin dhe tradhtinë e Titos dhe për shumë kohë. Lufta me këta shqip-folsa kosovarit të thjeshtë i dukej mjaft i errët dhe i tingllonte si LUFTË E PA NJË ANMIK.

Edhe pa ndihmën e Enver Hoxhës, komunistat serbë sigurisht do të fitojshin, mbasi kishin përkrahje të shumëfishta dhe se një ushtri prej ma se 600.000 vetash. Rusija sovjetike e dëshironte një "TITOKRATI" për ta pasë si bazë kundra kapitalizmit. Dhe perëndimi paqëdashës, i mërzitun nga telashet, nuk donte me i prishë qejfin Stalinëvet, të mëdhej e të vegjël. Bile në këtë drejtim patë shkue aq larg sa që mija e mija ukrainas antikomunist i qenë dorëzue Rusisë dhe ma se 100.000 kroat serbëve për t’u vu ndër tanksa. E natyrisht, në një atmosferë të këtillë asnjeni nuk merr shenim për përpjekjet e Kosovarëvet dhe të popujvet të tjerë që nuk e dojshin komuinizmin ose kishin aspirata kombëtare. Çdo kundërshtim ose përpjekje kundra komunizmit perëndimorëvet "të sinqertë" u dukej e teprueme… u ishte anakronizëm. Pra, në atë kohë fabrikoheshin deklarata për të drejtat e njeriut dhe për vetëvendosje kombëtare… Ato kohë ishin tragjike dhe komike. Fuqitë e mëdha përveç që përkrahshin komunistët e vendit në Shqipni e në Jugosllavi, ato i urdhnojshin Bullgarët dhe Italianët me luftue në anët e Enverit dhe të Titos për t’i mposhtë demokratët dhe antikomunistat e tjerë. E sot, kur aeroplanët e tyne shembën për tokë disa qarqe kërkojnë shlyemjen e Shqipnisë si shtet e si komb!. Sikur komunizmi nuk qe imponue me ndihmën dhe bekimin e tyne! Si do që të jetë puna HISTERIA e grupevet dhe e qarqevet nuk ka me i kalue muret e llogjevet, ku ka lindë dhe qenja e Shqipnisë mvaret nga faktorë të tjerë dhe ma fort prej vetë Shqiptarëve.

E sulmueme prej shumë anëvet dhe prej shumë anmiqvet, në Nandorin e vitit 1944 për herë të tretë Kosova u okupue prej serbëve dhe Bishtat të tyne. Komunistat e Enver Hoxhës edhe për dy vjet të plota, tue u ba shërbetorë shokut të "madh" Tito i luftuen kosovarët deri sa lëvizja kombëtare e tyne qe shue. Roli i koministavet shqiptarë ka qenë i shumëllojshëm: Serbët i quejshin vëlla dhe patriotat kosovarë të gabuem dhe tradhtarë. Kanë ba tradhtina tue marrë kosovarët në besë dhe dorëzue serbëve për pushkatim. Në të gjitha operacionet e mëdha të serbo-komunistëvet, kundra çetavet kosovare ata merrnin pjesë aktive dhe shpeshëherë u venin zjarrin shtëpivet shqiptare. Serviliteti dhe poshtërsia e tyne i pat habitë edhe vetë serbët… Aqif Lleshi e pat pushtue Dibrën e Madhe, Kërçovën, Gostivarin dhe Tetovën … natyrisht jo me luftë por me gënjeshtra patriotike… dhe mbasi i patë çarmatos shqiptarët qe tërheqë për Shkup, tue ja lanë të gjitha këto vende maqedonasve, të cilët, në dy-tri ditët e para të pushtimit patën pushkatue vetëm në Tetovë ma shumë se 4.000 shqiptarë. Historia e njerëzimit asht e gjatë dhe tradhtina kombëtare kanë ndodhë shumë herë, por rrallë ndonjë e shëmtuet sa kjo e komunistve shqiptarë. Karl Marksi do t’i ketë mësue me qenë ateista dhe sigurisht jo me qenë përbuzësa të kombit deri në këtë shkallë!

Siç thashë Kosova patë ra në duart e anmiqve, por mijëra kosovarë e patën vazhdue luftën e tyne edhe për një kohë të gjatë. Në të gjitha anët e saj çeta të mëdha e të vogla luftojshin për liri dhe për të drejtat e tjera që janë të pandashme për çdo kë.Të gjithë luftarët ishin burra të thjeshtë, por me zemër të madhe e të mbushun me dashuni për popull dhe vendin që i ka rritë. Luftojshin me armë të rrëmbyeme prej anmikut dhe pa kvadra të aftë me u spjegue komedinë e kohës… Për ta ilustrue përpjekjen e Kosovarëvet mbas ramjes së Kosovës, këtu ma poshtë po i shenoj disa lufta që i patën ndodhë prej Nandorit të vitit 1944 deri në Tetor të vjetit 1945.

Në Muçibabë të Gilanit me 30 Nandor 1944, Në Ferizaj me 2,3,4 Dhetor 1944, Në Muzhanë të Pejës me 22 Dhetor 1944, Në Novosellë të Pejës me 24 Dhetor 1944, Në Gollak të Gjilanit me 2 Kallnuer 1945. Në Gjilan me 5 Janar 7 e 8 qenë pushkatue ma shumë se 1500 Shqiptarë ( në mes të cilëvet edhe shumë gra). Në Novosellë të Pejës me 7 Shkurt, Në Bare të Vuçitërnës me 16 Shkurt. Në Llukarë të Kumanovës me 27 Shkurt, Në Raincë, në Nasalcë dhe në Bujanovc të Preshevës me 15 Shkurt, Në Zhegoc të Gjilanit me 1 Mars. Në këto tri luftat e fundit çeta Kosovare ka pasë rreth 600 vetavet. Në Drenicë prej 14 Janar deri me fillim të Marsit , do me thanë gjashtë javë të plota, humbjet e komunistëvet çmoheshin rreth 7000 vetash, dhe humbjet shqiptare mund të jenë ma të mbëdha, sepse, mbas luftës, komunistët patën ba masakrime të mëdha . Komandant i Drenicarëvet ishte Shaban Palluzha dhe komandant nominal i komunistavet të bashkuem ishte shqipfolësi Fadil Hoxha. Në Sllatinë të Lubotenit me 1 Mars, në Burrnik të Ferizajt me 3 Mars, në Mal të Gadimes me 3 Mars, në Bellaçec të Prishtinës me 15 Mars, në Gadime të Ferizajt me 18 Mars, në Deçan të Pejës me 20 Mars, në Kaliçan të Pejës me 1 Prill, në Kamogllavë të Gjilanit me 28 Maj, ne Vaçkë të Preshevës me 9 Qershor, në Zllatar të Gjilanit me 30 Qershor, në Keçekollë të GJilanit me 30 Gusht, në Shtedim të Pejës me 23 Gusht, në Livadhe Begoviqe të Ferizajt me 21 Gusht, në Vaçkë të Preshevës me 2 Shtator , në Vasilevë të Drenicës me 7 Shtator,në Llupçe të Podujevës me 20 Korrik, n'Ostrokop me 20 Korrik, në Malet e Prespës me 28 Tetor, në Fushë t'Ohrit dhe në Male të Prespës me 1 Nandor e tjera. Natyrisht, kjo listë luftash as s'afërmi nuk e ilustron rezistencën kosovare gjatë vjetit l945, sepse luftimet kanë qenë shumë ma të shumta. Disa çeta gjat krejt vjetit 1945 kanë pasë qinda njerëz. Populli i çdo krahine u ka dhanë përkrahjen e plotë çetavet sidomos n'ushqime.

Gjatë kësaj kohe terori i komunistavet serb ka qenë i papershkrueshëm. Masakri në krahinat e GJilanit, në Drenicë, në Pejë, në Tetovë, në Preshevë dhe në Prishtinë. Me shumë raste qinda njerëz te vramë vorrosëshin në varre kolektive. Një t'atill me ma se 100 veta e kam pa në katundin Isauk, afër Preshevës. Myezinin e xhamisë së Preshevës, Jusuf Halilin,e patën mbytë me dru, gri me thika , shti në thes dhe dhanë qenëvet përjashta qytetit. Si mbas gazetës franceze "LE MONDE" komunsitët shqiptarë paditkan Titon për 36000 krime të kryeme prej vjetit l944 deri më 1948. Natyrisht numri që japin ata ashtë tepër modest. Na besojmë se ai numër duhet kërkue në mes 45.000 dhe 55,000. Në këtë numër përfshihen viktimat e vjetit 1945 vetëm. Po mija shqiptarë të vramë që prej kohës kur Jugosllavia qe prish deri në vjeshtën e vjetit 1944 sa i madh mund të jetë? Le të na kujtohen mija te vramë në krahinën e Jeni Pazarit, të Bihorit, të Beranës, të Peshterit e të Lebanës. Përpara Zotit dhe historisë serbët janë përgjegjës për ma se 65.000 krime të pa-ndëshkueme.

Përveç viktimavet të shumta, gjatë rrezistencës së vjetit 1945/46, Kosova ka dhanë edhe dëshmorë flamurtarë. Emnat si Mulla Idrizi, Shaban Polluzha, Ajet Rainca, Ymer Muçibaba, Mehmet Gradica, Raqip Kurbalija, Tefik Rahovica, Xhem Gostivari, Sul Hotla, Hasan Kabashi, Hasan Remniku, Beqir Bajgora, prof. Ymer Berisha, prof.Gjon Sereqi, Ajet Gërguri tingllojnë një si ai i Idriz Seferit, Isa Boletinit, Azem Bejtës, Mulla Zekës, Ali Pash Gusinjës e tjerë. Kosovarët duhet të shikojnë prapa dhe me veprat dhe vetmohimin e këtyne burravet të fortë të frymëzohen për përpjekje të reja.

* Besa, Stamboll, 1958, nr. 62-63.
nga AGJENCIONI FLOART-PRESS/WWW.BRUQI.COM/

KOSOVA DHE SERBIA NËN KOMUNIZËM - Miqesia

PostPostuar: 10 Janar 2011, 12:47
nga Laert
Adem Gajtani per Ramiz Sadikun
Imazh
Boro Vukmirović e Ramiz Sadiku - dy Heronje te Popullit te Jugosllavise - Boro Vukmirović e Ramiz Sadiku, Eroi del Popolo della Jugoslavia


Boro Vukmirović i Ramiz Sadiku

Jedno smo nebo
dva lista s iste grane
dva kamička iz iste rijeke
čiste Bistrice
dva tijela iz iste krvi
prečiste krvi Dukađina
prsti sa iste ruke
jedna smo lasta
ja desno krilo njeno
ti njeno lijevo krilo
oči moje tvoje trepavice
tvoji nabori moje čelo
pričaju o putevima u budućnost
pričaju o putevima ka slobodi
Pušketaše nas
od istog srno metka pali —
jer šta sam ja bez tebe
šta je jedno krilo
bez drugog krila.

Adem Gajtani


Ne shqipe

Boro dhe Ramiz Sadiku

Një qiell ne
dy gjethe nga një pemë
dy gure nga e njejta lum
e kthjellte Bistrica
dy trupat e gjakut
Dukagjini ne qartësi
gishtat e një dore ne
Ne krahe nje dallandyshe
qendron n'krah të djathtë
dhe ju jeni n'krah të majtë
janë sytë e mi dhe qerpikët tuaj
rrudhat tuaja mbi ballin tim
përshkruajnë rrugët e së ardhmes
Shprehin shtigjet e lirisë.
Ne te shtëna bataresh
na ra plumb i njëjtë te dyve
sepse, pa ju se çfarë jam une O Boro!
Çfarë është një krah pa Boron!
pa krahun tjeter Sadikun.

Poeti - Adem Gajtani

Ne italishte

Boro e Ramiz

Un unico cielo siamo
due foglie da un albero
due ciottoli dallo stesso fiume
la Bistrica limpida
due corpi del sangue
purissimo di Dukadjin
le dita di una mano siamo
una rondine siamo
l'ala destra son'io
e l'ala sinistra sei tu
gli occhi son miei e tue sono le ciglia
sulla mia fronte le tue rughe
raccontano i sentieri del futuro
raccontano i sentieri per la libertà.
Ci fucilarono
e di medesima pallottola cademmo —
poiché, cosa son'io senza di te
cos'è un'ala senza
l'altra ala.

Adem Gajtani

U krye nen kujdesin e Redaksise Kultures .proletari.com
Me 9 janar 2011
U morre nga; http://www.cnj.it/CULTURA/poesie.htm#bororamiz


Rusia në 20 vjetorine Çlirimit të Kosovës

PostPostuar: 30 Mars 2019, 00:46
nga Laert
Rusia në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Imazh

03.22.1909: 00
Intervistë e Ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov për një film dokumentar nga V. Kobyakov në kanalin televiziv "Përhapja mbi Atlantik",
Moskë, 22 mars 2019

590-22-03-2019

Pyetje: Sergej Viktoroviç, këtë vit shënon 20 vjetorin e bombardimeve të Jugosllavisë. Sipas mendimit tuej, cilat ishin arsyet kryesore gjeopolitike për Shtetet e Bashkueme, që kryen një operacion masiv ushtarak të tillë?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Sipas mendimit tem, ky asht vetëm fillimi i asaj periudhe, kur Uashingtoni sipas atij rregullit, që kush e fitoi Luftën e Ftohtë, vendosë fatet ndaj kampit socjalist, ndaj Bashkimit Sovjetik.
Rusia ishte e dobët, e bindun se donte të bashkohej me proceset demokratike perëndimore, për t'u ba pjesë e botës së civilizuem, siç thanë udhëheqësit e atëhershëm të Rusisë, me sa duket; duke na konsiderue njerëz të pacivilizuem në kohët sovjetike. Por Uashingtoni u tundua për të marrë situatën në mbarë botën nën kontrollin e saj të plotë, t'uj u largue nga parimet e harmonizimit të qasjeve me problemet ndërkombëtare në bazë të Kartës së OKB-së dhe për të zgjidhë të gjitha çështjet që lindin, duke dominue në të gjitha rajonet e botës.
Sigurisht, historia jugosllave ishte e lidhun edhe me dëshirën për të shtyrë NATO-n drejt lindjes, më afër kufijve të Federatës Ruse, nuk ka dyshim për këtë. Zhvillimi i mëpasëm i ngjarjeve dëshmoi se kjo ishte mënyra, që u pasue mëtej aksionet amerikane.

Pyetje: Si u perceptue në Moskë? Madje edhe elita politike si u nda? A keni ndjenjën se ne mund të hynim në një konfrontim ushtarak me NATO-n për shkak të kësaj situate?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Jo, në atë kohë, duke përfshirë edhe OKB-në, ne diskutuem mundësinë e dërgimit të një misioni paqeruajtës për të parandalue përplasjet, për të qetësue situatën rreth Kosovës. Perëndimi refuzoi kategorikisht, mbi të gjitha, Shtetet e Bashkueme.

Pyetje: Pse nuk i donin paqeruajtësit tanë?

SV Lavrov:
Sepse donin të zgjidhnin vetë çështjet. Ata nuk kishin nevojë për një situatë që të qetësohet. Ata kishin nevojë për një situatë që do të shkatërronte Jugosllavinë. Deri në atë kohë, Jugosllavia ishte e shpërbamë, por, me sa duket, jo plotësisht. Jo deri në fund që Perëndimi donte. Aventura e Kosovës synonte pikërisht këtë. Si rezultat, ne kishim një kontingjent të trupave tona atje, por ai hyni atje në nismën tonë, me vendim të udhëheqjes ruse, jo në kontekstin e një misioni të madh ndërkombëtar paqeruajtës. Mbaj mend shumë mirë se si përfaqësuesit perëndimorë u shqetsuen shumë, kur aeroplani Slatina u mor nën kontroll. Falënderoj Perëndinë se kërkesat e "hotheads" në Uashington dhe kryeqytete të tjera, në veçanti, në Londër, për të rrethue rusët, nuk u shfaqën, dhe profesionalizmi i atyne i ushtrisë perëndimore, duke përfshirë edhe anglezët, të cilët ishin "në terren". Kishte një histori kur kontigjenti ynë u ndeshë ngushtë me britanikët, por, përsëris, mbizotëronte profesionalizmi ma i lartë ushtarakë nga të dyja palët.

Pyetje: Po, ka pasë një episod të veçantë ...

SV Lavrov:
Mund të jetë shumë keq. Edhe një herë, ushtria tregoi ma së miri profesjonalizëm.

Pyetje: Le të kthehemi në fillim të vjetit. M. Olbright në kujtimet e saj shkruen se në kohën e janarit të vjetit 1999, magjia për diplomatët amerikanë ishte shprehja "serbët - larg, NATO - në Kosovë, refugjatët - shtëpi". A mendoni se diplomatët rusë kishin ndonjë mundësi tjetër të papërdorun për ta bindë Uashingtonin të braktiste bombardimet?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
M. Albright personalisht telefonoi të gjithë ministrat e vendeve anëtare të NATO-s, duke i bindë, duke i thirrë dhe duke e detyrue dikë që të mbështeste bombardimet. Vetëm Greqia nuk ju bindë - vendi i vetëm i aleancës që jo vetëm që nuk mori pjesë në këtë aventurë, por gjithashtu e dënoi atë.
Sa për mundësitë për të ndalue katastrofën, ne bamë gjithçka që ishte në fuqinë tonë. Kryesisht në nismën tonë, u formue një mision i OSBE-së, i cili u zbulua në këtë rajon, kryesisht në Kosovë dhe në zonat përreth. Pas kësaj, tashmë në fillim të vjetit 1999, u mbajt një konferencë në Rambojet afër Parisit, ku amerikanët u përpoqën të shtynin ultimatumin e tyne tek Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë - S. Millosheviç në lidhje me nevojën për t’i dhanë dorëheqjen dhe transferimin e pushtetit, që asht e pakjartë se kujt. Ata u përpoqën ta formulonin këtë ultimatum si kërkesë të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Nuk e lejuem që konferenca në Rambuje të përdorej për këtë qëllim dhe mbrojti normat e së drejtës ndërkombëtare, e cila kërkonte zgjidhjen paqësore të çdo mosmarrëveshjeje. Sigurisht, ata a realizuen ma vonë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pyetje: Ju keni punue atje në atë moment. Çfarë thanë ata aty?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Jo vetëm në periferi: të dy takimet dhe diskutimet publike u mbajtën atje. Natyrisht, të gjitha vendet perëndimore - anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) - Shtetet e Bashkueme, Britania e Madhe dhe Franca - përkrahën me zell përdorimin e forcës. Ato u mbështetën nga Kanadaja, Holanda që ishin anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në atë kohë. Protesta ma aktive kundër një skenari të tillë, që kërkohej të përdorej forca ose të miratohej përdorimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishin Rusia, Kina dhe anëtarët jo të përhershëm të Argjentinës dhe Brazilit.
Si përfundoi gjithçka, ju e dini. Amerikanët tashmë ishin të pandalshëm. Ata morën një vendim shumë kohë ma parë dhe u përpoqën ta "shenjtërojnë" atë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thue se asgja nuk kishte ndodhë, ata shkuen drejt agresionit unilateral kundër një shteti sovran, në kundërshtim me Kartën e OKB-së, me parimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe, në parim, rendit botnor, i cili u krijue në fund të Luftës së Dytë Botnore.
Tashme vazhdon ajo gjithashtu të manifestohet. Pastaj filloi procesi i zëvendësimit të koncepteve dhe amerikanët u drejtuen për shkatërrimin e së drejtës ndërkombtare dhe zëvendësimin e saj me rregulla të caktueme mbi të cilat duhet të bazohet rendi. Në ditët e sotme, vendet perëndimore gjithnjë e ma shumë po përdorin termin "rendi sipas rregullave" në vend të thirrjeve për të respektue ligjin ndërkombëtar. Dhe ndryshimi asht i kjartë. E drejta ndërkombëtare asht rezultat i negociatave konsensuale dhe vetë perëndimorët shpikën rregullat dhe kërkojnë që të gjithë të tjerët t'i ndjekin ato. Filloi vetëm atëherë - 20 vjet ma parë.

Pyetje: Atëherë, arsyeja për luftën ishte të ndëshkonin serbët për Masakrën e Raçakut? Të paktën diplomatët amerikanë folën për këtë.

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Nuk ishte një arsye, por një justifikim i sajuem artificialisht. Fakti që ajo ishte një provokim, ka kenë prej kohësh i njohun. Kjo u tha në mënyrë të përsëritun, me shkrim dhe me dëshmi të cituem. Civilët e vramë shqiptarë dyshohet se ishin burra ushtarakë, militantë e të ashtuquajturës Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ishte e veshur thjesht me uniformë civile. Ka kenë prej kohësh e njohun se kjo ishte një "setup"(struktura) i tillë. Kjo provokim u organizue fatkeqësisht nga kreu i atëhershëm i misionit të OSBE-së, amerikani W. Walker, i cili, duke arritë në vendin e ngjarjes dhe gjetjen e kufomave që ishin, siç thashë, të veshun mirë me rroba civile, atje, në vend, thanë se kishte një akt gjenocid. Pavarësisht nga ajo që ai pa atje - dhe ai pa një dramatizim provokues atje - ai nuk kishte të drejtë të bante deklarata të tilla nga autoriteti i tij. Vetëm Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mund të shpallte konkluzione për atë që po ndodhte, për të cilën ishte përgjegjës dhe ishte e detyruem të raportojë atje. Në përgjithësi, ai luajti të njëjtin rol që i ashtuquajturi po luajnë edhe tashmë me "Helmeta të bardha" në Siri, duke organizue vazhdimisht shfaqje që i japin Perëndimit një arsye për të arritë në një shtet sovran.

Pyetje: Sipas të gjitha syresh, pati edhe një raport me ekspertizën e patologëve mjeksor finlandezë. Ju u përpoqët ta përdorni atë. A asht i humbun, a i klasifikuem?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Kërkova në Këshillin e Sigurimit të OKB, me mbështetjen e shumë kolegëve të mi, që raporti të publikohej. Kjo, fatkeqësisht, nuk na asht ofrue plotësisht. Por prokurorja e tanishëm i Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, Carla Del Ponte, shpërndau një përmbledhje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u pastrua dhe u paraqitë përgjithësisht neutral. Por teksti i plotë nuk na asht ofrue.

- Pyetje: Në fillim të vjeteve 2000, në Tribunalin Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë, ata u përpoqën të ngrenë akuza kundër komandës së NATO-s: për shkak të vdekjes së civilëve, sulmeve ndaj objekteve civile dhe përdorimit të municioneve me përbamje të uraniumit. Pastaj ky mekanizëm u zvarrit. A ka ndonjë shpresë për rifillimin e një hetimi ndërkombtar mbi këto çështje?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Më duket se Perëndimi po ban dhe do të bajë gjithçka për të parandaloji që kjo të ndodhë.
Sa i përket municioneve të ndalueme, vetë serbët po kryejnë hetimet e tyne. Sipas rezultateve të saj, ne do të shohim se çfarë mund të bahet në mënyrë që ky krim të mos mbetet i pandëshkuem. Po e përsëris, nuk shoh ndonjë shans që autoritetet ndërkombëtare, ku perëndimi asht i pranishëm do të bahen shurdhë. Ata do të bajnë gjithçka për të parandalue.
Ja një shembull: në vjetin 2010, parlamentari zviceran Dick Marty botoi një raport që zbulonte faktet monstruoze të krimeve të militantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët rrëmbyen njerëz dhe pastaj i përdorën ato për trafikimin e organeve njerëzore. Sipas rezultateve të këtij raporti, nuk kemi lejue "ngutjen" e këtij problemi. Një fushatë shumë serioze u organizue me kërkesa për hetimin dhe ndëshkimin e atyne që merreshin me krime të tilla. Pas konflikteve dhe grindjeve shumë të gjata, Perëndimi ende duhej të pajtohej për të detyrue udhëheqjen e Kosovës që të binte dakord për krijimin e një gjykate të posaçme për të hetue krimet e përshkrueme në raportin e D. Marti. Gjykata u krijue zyrtarisht, por nuk ka funksionue për disa vite. Një prokuror u emnue, nga rruga, një qytetar amerikan. Amerikanët banën gjithçka për të sigurue që ky post "të shkoi" tek një qytetar amerikan. Që atëherë, prokurori ka ndryshue tashmë dy herë, tash i treti asht duke punue (përsëri një amerikan) dhe akoma nuk asht ngritë një akuzë e vetme. Unë dyshoj se edhe hetimi po ecën në çdo mënyrë të kuptueshme. Pra, Perëndimi do të fshejë "nën qylym" ato fakte që e akuzojnë atë dhe akuzat e tij për krime kundër njerëzimit.
- Vetë operacioni, kur ata bombarduen Serbinë, u krye me shkelje të randa të të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare, sepse ata bombarduen objekte thjesht civile. Për shembull, ekziston një rast kur një tren pasagjerësh që kaloi mbi një urë iu nënshtrue grevave nga aviacioni i NATO-s. Dhe bombardimi i qendrës televizive asht plotësisht përtej të gjitha kufijve. Tashmë kjo asht gjithashtu "auksing" - ata po përpiqen të përdorin atë përvojë kur mediat e caktueme nuk quhen media, por "mjete propaganduese". Me fjalë të tjera, në Francë, ata e quajnë "Rasha Toaday(Rusia Sot)" dhe "Sputnik", atyre u ndalohet të shfaqen në ngjarjet ku akreditohen mediat e tjera. Ishte atëherë një linjë që filloi me akuzën e gazetarëve nga një numër mediave se ata ishin "zëdhansi i propagandës" - kështu ata shpjeguen nevojën për sulme kundër qendrës televizive në Beograd.

- Pyetje: Por pastaj edhe ambasada kineze mori ...

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Unë mendoj se ka pasë, në fund të fundit, një lloj aksidenti, por unë nuk jam plotësisht i sigurt.

Pyetje: Si ndodhi që bombardimet e Jugosllavisë në vjetin 1999 të kenë ndikim në zhvillimin e matejshëm të ngjarjeve në politikën botnore?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Në përgjithësi, Perëndimi nuk mësoi asgja, në se, e kishte serjozisht të studionte, për të cilën unë dyshoj. Prej pësimit nuk u mësua, atëherë me një shenjë minus, sepse shumë shpejt pas vjetit 1999 në 2003 u vendos që të pushtonte Irakun nën një pretekst të tejkaluem - posedimin e Irakut me armë kimike dhe biologjike. Po, dhe armët bërthamore ishin përpjekje për të vënë në pikëpyetje raportin, i cili konfirmoi mungesën e tillë në Irak. Këtu asht agresioni kundër një vendi tjetër sovran. Vendi asht shkatërrue. Tani asht e vështirë të mblidhen në një tërësi të vetme, por problemet mbeten. Ka qindra mijëra njerëz të vrarë që nga viti 2003 - nuk ka dyshim këtu.

Pas kësaj, në vitin 2008, Perëndimi, duke ndjekë të njëjtën linjë, duke u përpjekë të justifikonte agresionin e saj kundër Jugosllavisë, njohu në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës, megjithëse nuk kishte arsye për ndërprermen e procesit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e OKB. Askush nuk ka sulmue askënd dhe deklaratat e Perëndimit se ata janë të detyruem të njohin pavarësinë e shpallun të njëanshme të Kosovës, për shkak se serbët po i kërcënojnë shqiptarët në Kosovë, ishin absolutisht të paarritshëm dhe të pabazë. Linja për minimin e kushteve ligjore ndërkombëtare vazhdoi edhe në vjetin 2011, kur, duke shkelë randë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB, anëtarët e NATO-s kryen një agresion kundër Libisë. Në këtë rast, vendi u shkatërrue, si Iraku, por asht ende e pamundun të "mbledhësh" atë, ka shumë probleme.
Rezultati i të gjitha këtyne aventurave ishte rritja e terrorizmit ndërkombëtar në përmasa të papame, krimi i organizuem, trafikimi i drogës, migrimi ilegal ...

Pyetje: A po flet për Kosovën?

Ministri i Jashtëm Lavrov:
Jo, unë do të shprehë rezultatet e të gjitha aventurave, duke përfshirë edhe në Lindjen e Mesme. Dhe në Kosovë, njerëzit që nuk kanë vlerë edhe këshilla shumë të ndrojtuna, të cilat Perëndimi po përpiqet t'u japë atyne për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, tani po udhëheqin. Bashkimi Europian për shumë vjete u përpoq të vepronte si ndërmjetës. Sidoqoftë, marrëveshjet e arrituna, të cilat në një farë mënyre, si hap i parë, kishin për qëllim të siguronin të drejtat e serbëve në Kosovë, Prishtina injorohej krejtësisht dhe Bashkimi Europian, në përgjigje, tregon pafuqinë e plotë.
Pak ditë ma parë, në dekadën e parë të marsit 2019, Prishtina shpalli platformën e saj negociuese, e cila asht një ultimatum dhe thotë se pa asnjë kusht pavarësia e Kosovës duhet të njihet plotësisht dhe serbët nuk kanë asnji të drejtë të ndikojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në Uashington, "gëlltitet". Unë madje mendoj se Uashingtoni ka më shumë gjasa të mbetet pas këtij hapi të papranueshëm nga Prishtina. Europa asht ende e heshtun, por mendoj se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të ndryshojë qëndrimin që udhëheqësit aktual në Prishtinë janë krejtësisht arrogantë.

Banda e aventurave filloi të vazhdojë sot. Asht e kjartë se vija për të zëvendësue të drejtën universale ndërkombëtare me rregullat e shpikuna në interes të Shteteve të Bashkueme dhe aleatëve të saj po bahet gjithnjë e ma e fortë dhe ma e fortë. Ne duhet ta përballojmë atë.

U pregatitë në shqip prej Bep Martin Pjetrit
Landa u morë prej arkivës së Ministris Jashtme të Federatës Ruse
E enjte, 28.III.2019

Rusia në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

PostPostuar: 30 Mars 2019, 01:10
nga Laert
Kopertina/Postfestum për idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë

Shaban Murati
https://alb-spirit.com/2019/03/28/koper ... ne-tirane/
Dikujt mund t’i duket rastësi që në prag të 24 marsit, 20 vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Serbi për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri disa politikanë të majtë dhe të djathtë, disa media dhe portale dhe disa ojq-ista të sponsorizuar, filorusë të vjetër dhe të rij, nxituan të krijojnë tabllon e rreme idilike, që nuk ekziston ndonjë rrezik rus.
Djallëzia e kësaj fushate të orkestruar qëndron në atë që kërkon të ndajë Shqipërinë me Kosovën dhe të legalizojë konceptin diabolik, që ka dominuar shpesh herë edhe diplomacinë shqiptare, se çfarëdo që të bëjë Serbia apo Rusia me Kosovën, Shqipëria të vazhdojë thellimin e miqësisë me to.
Idiotët e dobishëm të Rusisë në Tranë nuk e shohin as ndërhyrjen ruse në Shqipëri e as rrezikun, që përbën Rusia për pavarësinë e Kosovës, siç nuk kanë parë as ndërhyrjen ruse në protestat e organizuara në Greqi vitin e kaluar kundër marrëveshjes së Prespës, as ndërhyrjen ruse në grushtin e shtetit në Podgoricë në tetor 2016 dhe as nxitjen ruse të protestave aktuale të forcave politike proserbe dhe proruse në Mal të Zi, as ndërhyrjen ruse në krizën politike në Maqedoni me nxitjen e bandave të Gruevskit, as ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Bullgari dhe në Moldavi, etj.
Fushata e orkestruar shqiptare për pafajshmërinë e politikës ruse në Shqipëri u bë një dekor i përshtatshëm për diplomacinë dhe shtetin rus, që të shpërthenin në një histeri masive të paparë kundër Kosovës dhe popullit shqiptar të Kosovës me rastin e 24 marsit. Kjo fushatë zyrtare antishqiptare e Moskës duket kompleksoi edhe zyrat dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë, të cilat nuk i dhanë një profil të lartë një ngjarje kaq madhore në historinë e kombit shqiptar si 24 marsi 1999 i çlirimit të Kosovës nga NATO dhe SHBA.
Mjerimi i pafund shqiptar në këtë rast qendron në faktin që harrohet se çdo rrezik ekzistencial apo jetik matet me dimensionet e kombit, ku tashmë përfshihen të dy shtetet shqiptare, edhe Shqipëria edhe Kosova.
Dhe për të konfirmuar qëndrimin konstant të Rusisë si rrezik për kombin shqiptar, mjafton të kalosh në skaner fushatën e jashtëzakoshme antishqiptare, qendrimet dhe pikëpamjet që shpalosi Moska me rastin e 20vjetorit të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s kundër Serbisë.
Në datën 23 mars Ministria e Jashtme e Rusisë publikoi nje deklaratë zyrtare me titullin: “Deklaratë e MPJ të Rusisë për 20 vjetorin e agresionit të NATO-skundër Jugosllavisë”. Në këtë deklaratë zyrtare gjen të nakatosur tërë mllefin dhe urrejtjen racore serbo-ruse kundër popullit shqiptar, kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Ajo deklaratë cinike, jo vetëm që nuk flet për spastrimin etnik dhe gjenocidin, që ndërmori Serbia e Millosheviçit në 1998-1999 në Kosovë, por ka edhe paturpësinë të fantazojë se “NATO u bë mburojë pas së cilës u krye spastrimi etnik serb”.
Nuk sheh në qëndrimet zyrtare të MPJ dhe të shtetit rus as shenjën më të vogël të reflektimit për atë tragjedi, që shkaktoi Serbia në Kosovë, duke vrarë e masakruar 20 mijë shqiptarë, duke përdhunuar 20 mijë vajza e gra, duke dëbuar me dhunë nga trojet e tyre mbi një milion shqiptarë dhe duke zhdukur pa gjurmë mijra shqiptarë, të cilëve edhe sot nuk u dihet varri, sepse janë groposur në varret masive në territorin e Serbisë.
MPJ ruse kërkon të zerojë kontributin historik të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur dhe del me konkluzionin e habitshëm rus se problemi i Kosovës nuk u zgjidh, përkundrazi “krahina mbetet burimi kryesor i pastabilitetit dhe i shfaqjeve të krizës në Ballkan”. Në datën 13 mars Këshilli i Federatës, (dhoma e lartë e parlamentit rus) kishte miratuar një dokument të posaçëm për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, ku i bënte thirrje parlamenteve të botës që të vihen para përgjegjësisë “autorët e atij krimi”.
Ndërkaq e gjithë propaganda zyrtare e fuqishme ndërkombëtare e Rusisë u lëshua me një histerizëm disproporcional, jo vetëm duke shtrembëruar historinë dhe të vërtetat, por duke kërkuar revansh për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi në 22 mars se shtetet perëndimore, duke njohur Kosovën si shtet të pavarur, pezulluan bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të OKB.
Shefi i diplomacisë ruse ka padurimin që ta kthejë Kosovën në OKB, në rrugën e zhbërjes. Misioni i Rusisë në NATO doli me deklaratë në 24 mars se sot potenciali i konfliktit në rajon mbetet me problemin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Kurse organi shtetëror “Russia Today” doli në 24 mars edhe me kërkesën ultimative, se “nëse Trump do të çarmatosëRusinë, duhet të ç’njohë Kosovën”.
Fanatizmi ideologjik dhe arroganca imperiale nuk e lejojnë diplomacinë ruse të shohë dhe të pranojë dokumentat themelore juridike ndërkombëtare, që kofirmojnë drejtësinë e ndërhyrjes së NATO-s dhe të pavarësisë së Kosovës.
Në 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha verdiktin që pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Në 15 dhjetor 2004 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rrëzoi si të paligjshme padinë e qeverisë së Serbisë kundër vendeve të NATO-s, që morën pjesë në ndërhyrjen humanitare në Serbi. Në datën 26 shkurt 2009 në Hagë Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Jugosllavi dënoi me burgime afatgjata një grup udhëheqësish të lartë politikë dhe ushtarakë të Serbisë me akuzën “si pjesëtarë kyç të një sipërmarrje kriminale, që kishte qëllim të modifikonte balancën etnike në Kosovë dhe të siguronte kontrollin nga autoritetet e Serbisë”.
Ka rëndësi të veçantë për të reflektuar përballë kësaj histerie antishqiptare, që ngriti diplomacia, shteti dhe propaganda ndërkombëtare ruse me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, datë që solli kthesën historike dhe gjeopolitike pozitive të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës.
Ka rëndësi, së pari për të kuptuar se qendrimi i një shteti si Rusia ndaj çështjes tonë jetike kombëtare, që quhet Kosovë, është matës themelor për përcaktimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Rusisë. Sepse është naive, për të mos thënë idiotizëm, të besohet që Rusia e dashuron Shqipërinë, ndërsa urren Kosovën.
Së dyti, rëndësi të veçantë ka mësimi, që del nga kjo histeri antishqiptare e diplomacisë, e shtetit dhe e propagandës ruse lidhur me lëvizjet mashtruese dhe bllofet aktuale të Moskës për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia ka disa qendrime të ngurosura:
-që Kosova është pjesë e Serbisë, është shkëputur me forcë nga NATO e duhet t’i kthehet Serbisë.
-që në Kosovë nuk ka pasur gjenocid serb kundër shqiptarëve, por gjenocid kundër serbëve.
-që Kosova duhet të heqë dorë nga pavarësia e saj.
-që Kosova duhet të kthehet si çeshtje e statusit në OKB.
Në një situatë të tillë është moment i rëndësishëm diplomatik dhe publik për Shqipërinë edhe për Kosovën që të mos ushqejnë iluzione për ndryshime në interesin jetik antishqiptar të Rusisë, siç ka qenë historikisht në të gjitha kohrat, cariste, komuniste, sovjetike dhe postsovjetike.
Diplomacia ruse dhe politika ruse përbëjnë një rrezik dhe kërcënim për krejt rajonine Ballkanit. Përderisa përbëjnë për Kosovën, don të thotë se përbëjnë edhe për Shqipërinë. Kombi nuk ndahet.
Idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë, që injektohen financiarisht nga institucionet e specializuara ruse, mund të ngrejnë sa të duan tymnaja, por të vërtetat e historisë janë thelbësore për të mësuar dhe për t’u ndjekur. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar e kanë të ardhmen me Perëndimin dhe jo me Rusinë.
20 vjetori i ndërhyrjes historike shpëtimtare të NATO-s e konfirmoi edhe njëherë këtë perspektivë gjeopolitike./gazeta dita/

https://alb-spirit.com/2019/03/28/koper ... ne-tirane/ ¨

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari