Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Çeçenia NEN TERRORIN RUSE DHE HESHTJA E PERENDIMIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vrasje dhe tortura në Çeçeni- Politika e gabuar e Kremlinit në Kaukaz

Protestë nö Moskë kundër vrasjes së Natalja Estemirova
Vrasja e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut Estemirova ka ngjallur protesta në mbarë botën. Organizata Memorial, për të cilën ajo punonte, dyshon se pas vrasjes fshihet presidenti çeçen Kadirov.
Imazh
Vladimir Putin dhe Ramsan Kadirov


Para gati tre vjetësh gazetarja kritike ndaj Kremlinit, Anna PolitkowskajaImazh, u vra në shkallët e banesës së saj në Moskë. Shkaqet e vrasjes nuk janë sqaruar as sot plotësisht. Të mërkurën (5.8.) çështja do të hapet përsëri.
Imazh
Protestë nö Moskë kundër vrasjes së Natalja Estemirova

Para tre javësh (15.7.) u rrëmbye në Çeçeni dhe u gjet më vonë e vdekur në republikën fqinje të Ingushetisë aktivistja për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Ishte një tjetër vrasje e një personi kritik ndaj regjimit, pas Politkowskajas, Stanislaw MarkelovitImazh dhe personaliteteve të tjera. Organizata për të drejtat e njeriut Memorial, për të cilin punonte Estemirowa, dyshon se pas vrasjes fshihet presidenti çeçen, besnik i Kremlinit, Kadirov. Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, premtoi se do ta sqarojë çështjen, por mori menjëherë në mbrotje Kadirovin.

Politika e Moskës në Kaukaz dhe roli i pushtetarëve kaukazianë

Karriera e Ramsan Kadirovit nisi me vrasjen e babait të tij, Ahmat Kadirovit, presidentit të dikurshëm të Çeçenisë. Ky u vra me 9 maj 2005 nga një atentat me bombë. Menjëherë i biri e shpalli të vetin postin e mbetur vakant. E gjitha kjo me aprovimin e presidentit të atëhershëm Vladimir Putin, i cili pas përfundimit të luftës së dytë në Çeçeni mbështetej tek Kadirovi.

Ramsan Kadirov, i cili ka qejf të prezantohet në publik si boksier dhe adhurues armësh, e zgjeroi në mënyrë të vazhdueshme pushtetin dhe krijoi një ushtri private me disa mijë burra. Më në fund në vitin 2007 ai u zgjodh president i Çeçenisë. Kandidatët rivalë u eliminuan që më parë. Akuzat se ai mban burgje të fshehta, në të cilat torturohen kundërshtarët e tij, Kadirovi i hedh poshtë.

"E keni fjalën për akuzat e grupit të Helsinkit, që më akuzon, se në ca qilarë paska të burgosur? Kjo është një vogëlsi, një ofezë. Për këtë unë dua t'i hedh në gjyq, sepse ata pohojnë, se unë jap urdhër që të zhduken njerëz.

Si një pasha jeton Ramsan Kadirovi në Goudermess, 40 kilometer larg Groznit. Atje ai ka krijuar një rezidencë, të ruajtur më së miri, me palestra, hotele, pishina. Rinia e admiron, sepse ai ka ndërtuar shkolla, kopshte dhe në rradhë të parë klube sportive, një ndër preokupimet e tij.

Kulti i individit në Çeçeni të kujton nderimin, që i bëhej Stalinit në kohët e Bashkimit Sovjetik.

Kadirovi është i pranishëm kudo. Që ai është përgjegjës për vrasjen e aktivistes të të drejtave të njeriut Natalja Estemirowa, siç besojnë shumë vëzhgues,ai e hodhi poshtë në televizionin rus. Aktivistja e drejtave të njeriut Estemirova: Aktivistja e drejtave të njeriut EstemirovaImazh

"Kriminelët natyrisht do të dënohen. Unë kam ngarkuar tashmë të gjitha shërbimet speciale dhe autoritetet përkatëse të hetuesisë, që të gjejnë banditët dhe t'i nxjerrin para përgjegjësisë. Një gjë të tillë nuk mund ta durojmë. Kjo vepër është kryer nga njerëz mizorë."

Estemirova, majtas, kritikonte dhunën në ÇeçeniBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Estemirova, majtas, kritikonte dhunën në ÇeçeniNatalja Estemirowa ishte e vetmja, e cila iu kundërvu Kadirovit dhe e akuzonte atë për tortura, rrëmbime dhe ekzekutime. Në bazë të kërkimeve të saj numri i të rrëmbyerve është rritur përsëri muajt e fundit. Sepse shpesh në Çeçeni rrëmbehen njerëz, për t' u marrë para, siç tregon kjo grua në Grozni, që natyrisht nuk do ta tregojë emrin e saj.

"Dhjetëmijë, pesëmbëdhjetëmijë, njëzetmijë dollarë, kaq kërkohet. Dhe kur pagesa bëhet personi mbetet në burg, ose del që andej kufomë. Kush e bën këtë? Ndoshta shërbimi sekret rus, i cili është ende këtu? Por ndoshta edhe njerëzit e Rasmanit? Kush e di këtë? Paratë i dorëzohen një ndërmjetësi."

Kadirovi ka kryer në mënyrë panderprerë islamizimin e Çeçenisë.
Imazh

Kryeterroristi RAMAZAN KADIROV

Gratë duhet të mbajnë shami dhe çiftet e martuara nuk duhet të takohen në publik. Korani përcakton gjithnjë e më shumë jetën e përditshme. Parlamenti sundohet nga partia e Kadirovit, ministritë janë nën kontrolline tij, po ashtu si dhe policia dhe drejtësia. Kremlini në Moskë, nuk çlirohet dot më nga fantazmat, që i ka thirrur vetë.
Imazh
RAMAZAN KADIROV - PASI VRAU BABEN E VET PRESIDENT U BE PRESIDENT I CECENISE ME BEKIMIN E VLADIMIR PUTINIT

Kadirovi kërkon tashmë më shumë pavarësi nga Rusia dhe më shumë ndikim mbi të gjithë Kaukazin. Themelimi i një shteti kalifat, në të cilin të bëjnë pjesë Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria dhe Karaçai Çirkizia, është një ide e tij. Një koncept, që në Moskë do të ketë pak popullaritet, por që në Kaukaz gjen gjithnjë e më shumë përkrahës.
04.08.2009
Autor: Hermann Krause/Angjelina Verbica

Redaktoi: Fabian Schmidt
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
E vërteta në kohën e Putinit

» Dërguar më: 07/10/2010
Nga Robert Orttung / Christopher Walker / “Wall Street Journal”

Para katër vjetësh, gazetarja investigative, Ana Politkovskaja u ekzekutua në ashensorin e ndërtesës ku jetonte, në kryeqytetin rus, Moskë. E vërteta është një komoditet i pakët në Rusinë e Vladimir Putinit, ndërsa vrasja e Politkovskajës tregon se pasojat për ata që e vazhdojnë punën e tyre hulumtuese, mund të jenë vdekjeprurëse. Ky mësim është përforcuar disa herë duke përfshirë këtu edhe vrasjen e Natalia Estemirovas, në vitin 2009, një aktiviste që kishte punuar me Politkovskajën për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe rajonet e tjera ruse. Tani, fushata e autoriteteve ruse për të heshtur kritikët është shtyrë tutje edhe me Oleg Orlovin, udhëheqësin e grupit për të drejtat e njeriut “Memorial”, për të cilin ka punuar Estemirova. Orlov përballet me akuzat për krime serioze, si shpifje, dhe ekziston rreziku i burgosjes së tij për 3 vjet, nëse shpallet fajtor. Akuzat kanë të bëjnë me deklarimet e Orlovit se presidenti besnik ndaj Moskës i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov, është i përfshirë në vrasjen e Estemirovës. Për këtë deklaratë, Orlov tashmë ka paguar një dënim me para pas gjykimit në një gjykatë civile.
Këto raste që lidhen me njëra-tjetrën janë emblematike për Rusinë e Putinit, ku liderët e Kremlinit dhe aleatët e tyre kanë zhvilluar metoda brutalisht efektive, që të mbajnë larg opinionit informata që mund të kenë pasoja për ta.
Të kontrollohet televizioni është pjesë integrale e strategjisë së Kremlinit. Tri rrjetet kryesore televizive ruse, “Kanali 1”, “Rusia” dhe NTV, koordinojnë ngjarjet që raportojnë me Kremlinin, ndërsa përjashtojnë ato ngjarje që vlerësohen politikisht të padëshirueshme. Për këtë arsye, Oleg Orlov thotë se shumica e rusëve arrijnë të shohin lajme që “përkojnë pak me realitetin në Rusi dhe në botë.” Autoritetet ruse kanë fuqi që persona të caktuar t’i bëjnë të padukshëm për audiencat e televizioneve kombëtare. Në vend të përfaqësuesve të opozitës, aktivistëve dhe kritikëve socialë, programet që trajtojnë çështjet publike, kanë si personazhe parashikuesit që aprovohen fillimisht nga qeveria. Disa aktivistë, siç janë: udhëheqësit e opozitës, Boris Nemtsov dhe Ludmilla Aleksejeva, disidentë të kohës së Bashkimit Sovjetik, ende protestojnë për të drejtat e njeriut. Megjithatë, ata janë deri diku të njohur, për shkak se ishin aktivë para se të vinte në pushtet Putini, në vitin 2000. Mirëpo, disa vjet pasi nuk u është ofruar më hapësirë në televizione, këto personalitete të njohura ndërkombëtarisht tani kanë pak popullaritet te opinioni publik. Në anën tjetër, aktivistët e rinj kanë pasur shumë pak mundësi që të dëgjohen, për shkak të pamundësisë, që të kenë qasje në emisionet më të shikuara ruse. Liderët e Kremlinit fokusohen shumë në televizion, pasi nga ky lloj i mediumit, rusët më së shumti i marrin informatat për çka ndodh. Ajo që dikur ishte gazetë shumë e njohur, si p.sh. “Komersant”, tashmë e ka humbur kurajën, pasi u ble nga milionerë që janë të afërt me Kremlinin. Ndërsa, gazeta “Novaja Gazeta”, për të cilën punonte Politkovskaja, ende boton raporte hulumtuese për abuzimin me pushtetin nga elita, mirëpo kjo gazetë tashmë është përballur me akuza gati shkatërruese për shpifje. Ndërkaq, faqja e tyre në internet rregullisht përballet me sulme kompjuterike. Radio “Ekho Moskvy” që ofron një spektër alternativ të opinioneve për 3 milionë rusë nga 140 milionë sa ka e tërë Rusia, punon rregullisht me rrezikun e mbylljes, pasi pronarët e rinj janë të afërt me Putinin. Derisa censura e Kremlinit është përgjithësisht efektive, ka arsye për të besuar se këto efekte mund të dobësohen. Një numër çdo herë e në rritje i rusëve, persona të moshës 30–50 vjeç, që konsiderohen se janë aktivë në ekonomi, nuk e shohin më televizionin si përfitues për ta. Në anën tjetër, ndërsa rusët kanë shfrytëzuar internetin më shumë për argëtim dhe rrjete sociale, një grup i vogël, por që po rritet shumë, ka nisur të shfrytëzojë mediat online apo faqet e internetit për lajme dhe analiza alternative politike. Kontrolli i mediave nga Kremlini është mjaft i dukshëm, pasi tashmë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë përcaktuar për dhjetorin e vitit 2011, respektivisht për marsin e vitit 2012. Putini raportohet se ka dëshirë që të kthehet në postin e presidencës sërish, pasi nga viti 2008 mban pozitën e kryeministrit. Nëse e marrim historinë si udhërrëfim, në periudhën e para-zgjedhjeve do të ketë kontroll edhe më të madh të informacionit. Autoritetet tashmë kanë nisur një fushatë presioni mbi organizatat kritike qytetare të vendit, pasi në mënyrë simultane bastisën 40 prej atyre muajin e kaluar, me arsyetimin se po verifikohet respektimi i ligjeve për financat e tyre. Sa i përket Orlovit, ai do të vazhdojë që të konfrontohet me sistemin e drejtësisë në Rusi. Paraqitja e tij e radhës në gjykatë është e caktuar për datën 14 tetor. Orlov, në të njëjtën kohë e ka shumë të vështirë që të sigurojë përkrahje për kauzën e tij. Rasti i Orlovit nuk është i vetmi, por ai përfaqëson mënyrën se si Kremlini arrin që t’i heshtë kundërshtarët. Kjo meriton vëmendjen e qeverisë së SHBA-së dhe qeverive të Evropës, që duhet të bëjnë thirrje për procedura të ligjshme dhe të hapura. Për shkak se Kremlini punon në atë formë që t’i mbajë vëzhguesit në errësirë, është detyrë e Perëndimit që të hedhë dritë mbi rastet si ai i Orlovit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Oleg Orlov dhe Ramazan Kadirov do të thirren përsëri në gjykatë
ImazhImazh
Oleg Orlov - Олег Орлов - Ramazan Kadirov - Рамзан Кадыровa

06.09.2010 16:33

Javën e ardhshme do të jetë një seancë dëgjimore në një shpifje kriminale kundër presidentit të Çeçenisë Ramzan Kadyrov, e cila është ngritur kundër kreut të Qendrës së të Drejtave të Njeriut "Memorial" Orlov Oleg.
Gjykata duke shqyrtuar këtë çështje penale të shpifjes ngritur kundër kryetarit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut Orlov Qendra "Memorial" Oleg, më 13 shtator, 2010 në orën 11:00 në rrethin gjyqësor № 363 rrethin Khamovniki të Moskës.

Gjyqtari, KA Morozov.

Një takim përgatitor në rastin u mbajt më 30 gusht. Sepse pandehuri ishte në pushime, takimi u zhvendos në 13 shtator.
Kujtojnë se një numër cështjesh penale 310555 ishte ngritur mbi Pjesa 3. 129 (shpifje) i Kodit Penal në 20 tetor 2009 për shkak të faktit se 19 korrik 2009, pas vrasjes së punonjësit të "Memorial" HRC Estemirova Kaukaz, Oleg Orlov tha se përgjegjësinë bie mbi Presidentit Kadyrov të Republikës çeçen Ramzan për atë që ndodhi.


U përkthye prej http://www.redaksisë - lajmeve. proletari.com
U morrë nga ky linkë rusë;
http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari