Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
9.11.1989 - 20 VJETORI I RENIES TE MURIT TE BERLINIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rruga drejt bashkimit
Imazh
Gjermania feston: 60 vjetorin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe 20 vjetorin e rënies së murit

Në vitin 2009 Gjermania feston dy përvjetorë të rëndësishëm: Para 60 vjetësh u bë shpallja e ligjit themelor - kushtetutës. Kjo ngjarje shënoi çastin e lindjes së Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa në nëntor para 20 vjetësh ra muri i Berlinit.

Revolucioni paqësor, rënia e murit, ribashkimi: Seriali i posaçëm "Tokë e ndarë – Tokë e bashkuar" përshkon rrugën e ribashkimit të Gjermanisë

Në vitin 2009 mbushen 20 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit, në vitin 2010 gjermanët e perëndimit dhe të lindjes festojnë 20 vjetorin e ribashkimit. DW-WORLD.DE sjell në kujtesë ngjarjet kryesore të historisë gjermano-gjermane dhe tregon ndodhi mbarëgjermane: Ne flasim me figura kyçe të revolucionit paqësor në RDGJ, sjellim dëshmitarë të rënies së murit dhe tregojmë se kush ka fituar e kush ka humbur nga procesi i bashkimit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Roli i SHBA prej ndërtimit deri në rënien e Murit të Berlinit

Nëntor 1961: ndërtimi i Murit të Berlinit.
Imazh

Ne foto: pamje nga ndertimi i Murit të Berlinit

Nëntor 1961: ndërtimi i Murit të Berlinit
Me ngritjen e Murit të Berlinit në gusht të vitit 1961 u çimentua në kuptimin e plotë të fjalës ndarja gjermane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan fillimisht të përmbajtura ndaj bllokimit të njerëzve në RDGJ.


1961: në gjashtë muajt e parë të vitit largohen nga RDGJ mbi 150 mijë vetë

Më 13 gusht të vitit 1961 Berlini Lindor filloi bllokimin e RDGJ nga Perëndimi. Ngritja e murit të Berlinit ishte pjesë e kësaj mase. Bashkimi Sovjetik dhe Republika Demokratike Gjermane - RDGJ nuk dinin si të vepronin ndryshe për të penguar valën e refugjatëve nga Gjermania Lindore për në Perëndim. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 1961 u larguan nga RDGJ mbi 150 mijë njerëz. Në vitet e mëparshme ishin larguar mbi tre milionë. Shpesh ishin të rinj me kualifikime të larta ata të cilët i kthenin shpinën socializmit në tokën gjermane.

Për presidentin Kenedi ngritja e bllokadës nuk përbënte shkak për luftë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan me gjakftohtësi. Për presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokadës nuk përbënte shkak për luftë. Tri themelet e politikës së tij ndaj Gjermanisë mbetën të paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i lirë në Berlin, prania e fuqive perëndimore ne qytet si dhe liria e popullit në Berlinin Perëndimor.

Xhon F. Kenedi në fjalimin e tij në Berlin, para Bashkisë së Shënebergut (1963)
Xhon F. Kenedi në fjalimin e tij në Berlin, para Bashkisë së Shënebergut (1963)
Imazh

Për të demonstruar prani, Kenedi dërgoi në qytetin e ndarë gjeneralin Lukjus Klei (Lucius Clay), heroin e urës ajrore të Berlinit në vitet 1948/49 dhe nënpresidentin Lindon B. Xhohnson. Ai vetë e vizitoi për herë të parë në vitin 1963 Republikën Federale të Gjermanisë. Para ndërtesës së bashkisë Shëneberg (Schöneberg) ai mbajti më 26 qershor para qindra-mijëra njerëzve një fjalim mbi Murin dhe lirinë. Në këtë vend ai i shqiptoi fjalët që u futën në histori:

"Unë jam një berlinez".

Karizma e presidentit Kennedy i pajtoi berlinezët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur Berlini Lindor filloi ndërtimin e Murit ndarës shumë kishin pritur një angazhim më të madh të SHBA. Megjithatë administrata e Kenedit si dhe politikanët gjermanë reaguan me maturi. Ata e dinin: bota ndodhej në prag të një lufte atomike.

"Checkpoint Charlie": tanke amerikane përballë tankeve sovjetike

Kjo u bë e qartë në tetor të vitit 1961. Atëherë bashkëpunëtorët e administratës amerikane u penguan të hynin në sektorin lindor. Në pikëkalimin kufitar "Checkpoint Charlie" shkuan në mënyrë demonstrative tanke amerikane. Tanke në Berlin, Checkpoint Charlie, 1961Bildunterschrift:
Imazh
Tanke në Berlin, Checkpoint Charlie, 1961
Përballë tyre ndodheshin tanket sovjetike. Në fund të dyja palët i tërhoqën ushtarët e tyre. Megjithatë amerikanët ia bënë të qartë botës se do t'i mbrojnë të drejtat e tyre në qytet.

Presidenti Kenedi: përderisa do të jetë në interesin e Bashkimit Sovjetik do të ketë dy shtete gjermane

Marrëdhënia midis presidentit amerikan Kenedi dhe kancelarit të atëhershëm gjerman Konrad Adenauer, të paktën në fillim nuk ishte krejt pa tensione. Adenaueri, atëherë në moshë 85 vjeçare dhe me botëkuptime konservatore ishte skeptik ndaj presidentit amerikan, që sapo kishte mbushur të 40-tat dhe njihej si liberal. Kenedi ishte pragmatik. Përderisa do të jetë në interesin e Bashkimit Sovjetik do të ketë dy shtete gjermane, tha ai publikisht në fillim të presidencës së tij. Pas kësaj deklarate qeveria federale nuk e kishte të lehtë të ndiqte një politikë të ribashkimit. Si pasojë Adenaueri filloi në fillim të viteve '60 të afrohet me Francën. As kjo nuk i pëlqeu Uashingtonit.

Megjithë mosmarrëveshjet: Gjermania mbeti aleati kryesor i Amerikës në Evropë

Edhe në vitet pasuese në marrëdhëniet gjermano-amerikane u shfaqën dallime në qendrime dhe mosmarrëveshje. Megjithatë të dyja palët zakonisht gjenin një kompromis. Gjermania ishte dhe mbeti aleati kryesor i Amerikës në Evropë. Presidentët amerikanë vizituan rregullisht Berlinin. Në shkurt të vitit 1969 ishte Riçard Niksoni ai që e vizitoi qytetin e ndarë, në qershor të vitit 1978 ishte Xhimi Karter.

Berlinezët në ditën e rënies së Murit të Berlinit.
Imazh
Ne foto: Berlineze ne dy anet e Murit te Hapur te Berlinit
Berlinezët në ditën e rënies së Murit të BerlinitPak kohë pasi sekretari i përgjithshëm sovjetik, Mihail Gorbaçov paralajmëroi një politikë të re ndaj Perëndimit, presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Regan më 12 qershor të vitit 1987 udhëtoi për në Gjermani. Nëse Gorbaçovi dëshiron paqe, mirëqenie për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse ai dëshiron më shumë liri atëherë duhet të hapë Murin, u shpreh Regani në Portën e Brandeburgut para disa dhjetëra-mijëra berlinezëve.

Më 9 nëntor të vitit 1989 u rrëzua muri i Berlinit. Sërish ishte një president amerikan, Xhorxh Bush i cili doli në skenën ndërkombëtare si avokat i Gjermanisë dhe mbështeti procesin e ribashkimit.
13.08.2009
Autor: Miodrag Soriç/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rrëfimi i Mihail Gorbacovit: Në 1989? Kemi vepruar mirë
Imazh

Me afrimin e përvjetorit të shembjes së Murit të Berlinit është koha që ish-udhëheqësit të reflektojnë për rolin e tyre në një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të 20-të - rënies së komunizmit në Evropën Lindore.
Dhe asnjë tjetër nuk është më i përshtatshëm për të folur për këtë sa udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, konceptet e të cilit për Glasnost-in (Hapje) dhe Perestroika-n (Ristrukturim), bënë aq shumë, megjithëse pa dashje, për t'i rënë këmbanave të vdekjes për sistemin komunist.
Ai mbron politikat e tij që i dhanë fund Luftës së Ftohtë dhe thotë gjithashtu se udhëheqësit perëndimorë ishin përpjekur që ta bënin atë të bllokonte ribashkimin e Gjermanisë
Duke folur në një intervistë për BBC-në zoti Gorbaçov flet për atë se çfarë ka pasur të gabuar në mënyrën se si është udhëhequr Rusia atëhere - dhe tani.
***
Moska sot është plotë jetë dhe me trafik të bllokuar, e mësuar si me pasurinë ashtu edhe me varfërinë, është një vend krejt i ndryshëm nga qyteti i mërzitshëm dhe i zymtë 20 vjet më parë.
Ashtu si të gjitha vendet e Evropës Lindore edhe Rusia kaloi nëpër një metamorfozë pas fillimit të rrëzimit të komunizmit në vitin 1989.
Megjithatë shumë vetë kanë frikë se Rusia po rrëshqet mbrapsht në një shtet autokratik ku kryeministri i tanishëm Vladimir Putin po lë të kuptohet se ai dëshiron të bëhet president përsëri për 12 vjet të tjera.
BBC-ja i kërkon mendimin personit që filloi revolucionin e vitit 1989, që pati një ndikim po aq të madh në Rusi sa edhe në Evropën Lindore.
Mihail Gorbaçovi ishte udhëheqësi i fundit sovjetik. Politikat e tij shkatërruan perandorinë sovjetike dhe i ndanë hidhur rusët.


BBC: A ka qenë kjo një arritje?

Mihail Gorbaçov: Mendoj se viti 1989 sigurisht që ishte një ndryshim për mirë, nuk ka asnjë dyshim për këtë, asnjë dyshim. Në vendin tonë nuk kishim lirinë e nevojshme, veçanërisht lirinë e fjalës, dhe lirinë në përgjithësi.

Një nga vendet më të arsimuara në botë kishte zgjedhje të tilla, që e thënë butë, nuk ishin zgjedhje të vërteta, ishin gjysmë zgjedhje, sepse duhej të zgjidhje nga vetëm një kandidat, dhe ishin një shaka dhe jo zgjedhje të vërteta. Prandaj në atë kohë duheshin bërë shumë gjera. Ne kishim nevojë për ndryshim.

BBC: Muri i Berlinit për shumë vite ka qenë simboli më i fuqishëm i ndarjes së Evropës. Pas rënies së Murit Gjermania u vërsul me shpejtësinë më të madhe drejt bashkimit. Zoti Gorbaçov ishte kundër kësaj, dhe po ashtu ishte, siç mësoi ai, edhe kryeministrja britanike në atë kohë, Margaret Theçer dhe presienti francez Fransua Miterand.

Mihail Gorbaçov: Ne ishim gjithashtu në kontakt me udhëheqjen e vendit tuaj (Britanisë), dhe me atë të Francës, Miterand, dhe zonjë Theçer në veçanti. Ata thanë me këmbëngulje se procesi nuk do të shkonte përpara në atë mënyrë, dhe se duhej ndalur. Unë pyeta nëse ata kishin ndonjë sugjerim lidhur me ndonjë qasje të ndryshme. Ata nuk kishin asnjë. Ata vetëm donin të arrinin qëllimet e tyre duke përdorur të tjerët, duke na përdorur ne. Ata donin që Gorbaçovi ta bënte atë.

BBC: Pra, ata donin që ju të bllokonit bashkimin e Gjermanisë?

Mihail Gorbaçov: Ashtu është, po. Ata e kishin gabim. Por, meqë ra fjala, në fazën tjetër, të gjithë ata morën pjesë në përgatitjen e dokumentit dhe traktatit, që u firmosën më vonë.

BBC: Muret e fondacionit Gorbaçov janë të mbushura me çmimet që erdhën nga e gjithë bota, që vlerësojnë kontributin e tij për ndryshimin e saj. Por kjo është në kontrast të thellë me atë që ndodhni në vendin e tij, ku zoti Gorbaçov gati nuk përmendet fare. Por ai po e kalon pensioni e tij me dinjitet. Ai nuk pranon të bëjë kritika të drejtëpërdrejta për zotin Putin, por nëse e gërvish sipërfaqen ai sheh shumë gjera që shkojnë keq në Rusinë e tanishme.

Mihail Gorbaçoev: Partia Rusia e Bashkuar është një kopje e keqe e Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik.

BBC: Ka shenja se zoti Putin po shqyrton mundësinë që të kandidojë përsëri për president në zgjedhjet e ardhshme. A mendoni se ai është personi i duhur për ta udhëhequr Rusinë përpara?

Mihail Gorbaçov: Mendoj se e gjitha që po ndodh bazuar në procesin demokratik është diçka që duhet ta pranosh. Tandemi, udhëheqja e dyfishtë është një lloj specifik i demokracisë që ekziston në Rusi sot.

BBC: Por a është gjë e mirë të kesh të njëjtin person në kontroll të vendit për 20 vjet?

Mihail Gorbaçov: Mendoj se është tepër herët të ngrihet kjo gjë dhe mua nuk më pëlqeu shprehja "Do të ulem me presidentin dhe do të vendosim!". Unë mendoj se kjo gjë duhet vendosur nga votuesit, nga populli, dhe unë nuk e dëgjova atë që të përmendte popullin. Mendoj se kjo nuk është në rregull, nuk është një meritë për të. Ne duhet ta transformojmë vendin tonë. Ne duhet ta modernizojmë vendin tonë. Dhe kjo nuk mund të bëhet me presion, duke lëshuar komanda dhe urdhra, dhe komanda administrative. Ato mund të arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë, duke krijuar një mjedis të lirë dhe demokratik me pjesëmarrjen e popullit. Pa popullin ne nuk mund të arrijmë sukses.

Personi që ndodhet tani në Kremlin do t'i kushtojë pak vëmendje sugjerimeve të zotit Gorbaçov.
Ai ka pak mbështetje brenda Rusisë, por në botën e jashtme ai ka ende autoritetin moral të personit që shkatërroi partinë e tij komuniste, sepse ishte gjeja e drejtë që duhej të bëhej.

Mendimi i tij tani është se Rusia duhet të reformojë veten dhe kritikon zotin Putin për mënyrën që ai zgjedh për të përfqësuar interesat e Rusisë dhe thotë se ato do të provojnë se do të jenë kundra-produktive.
BBC | 22/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
20 vjet me pas, udhëtim në gjurmët e Perdes së Hekurt

Imazh

Një mur, një shenjë e gjatë ndarjeje plot shtatë mijë kilometra, nga qiejt ngjyrë plumbi të veriut deri në portat e Azisë Mesdhetare. Shtatë mijë kilometra tel me gjemba, mina anti-njeri, bunkerë dhe kulla kontrolli që për gjysmë shekulli ndanë Europën. Sot, dy të tretat e këtij aparati marramendës të sigurisë janë çmontuar dhe seksione të tëra të kufirit tashmë mund të kalohen në qetësi. Dera e burgut hapet dhe si një hakmarrje e historisë, pikërisht ai burg kthehet në një prej hapësirave më të lira të Europës. Pyje, male, skarpate, shtigje, plazhe, lumenj, që për gjysmë shekulli ishin të kalueshme vetëm për ushtarakët, tashmë u janë "sekuestruar" atyre dhe njëzet vjet pas rënies së Murit bashkohen për të krijuar një hapësirë të vetme të madhe, një rrugë që përshkon shtatëmbëdhjetë shtete: Perdja e Hekurt, më saktë gjurmët e saj. Shtatëmbëdhjetë kilometra që mund të bëhen me biçikletë në një shteg të shënjuar në mënyrë perfekte nga Deti Arktik në Detin e Zi. Një aventurë e garantuar. Udhëtohet kështu: ndarë përgjysmë mes idilit dhe makthit, mes pyjeve, hapësira pafund në një zonë sureale të paqes dhe paranojës. Nuk ka asnjë pushim, nga ekstremi i Veriut deri në kufirin që ndan Rusinë nga Norvegjia dhe Finlanda. Është pjesa më e vështirë e udhëtimit, sepse shenjat dalluese e ndaluese ndodhen ende aty dhe se nga pjesa ruse duket kufiri më i përforcuar në botë. Viza të vështira për t'u marrë, kontrolle të shumta, toka të braktisura dhe guva me minerale strategjike që mbikëqyren. Më pas, Perdja e Hekurt të shtyn drejt pjesës finlandeze. Rrugë më të mira, një rrjet kapilar që të çon drejt një labirinti liqenesh dhe pyjesh, kampesh. Edhe në këtë vend pa kufij nuk do të jeni kurrë tërësisht vetëm. Zona në jug të liqenit Inari është një hapësirë për peshkatarët, këtu kalohet një fundjavë e qetë, larg prej gjithçkaje, por historia e Europës së ndarë ju ndjek dhe ju rrëfen më shumë se kaq. Në Suomussalmi rëndon ende hija e konfliktit ruso-finlandez, lufta e dimrit e viteve ´39-´40, pas hyrjes së nazistëve në Poloni. Pista të çon drejt Jugut, deri në Balltik, gjithnjë në Finlandë, por shpirtrat nomadë nuk mund t'i mohojnë vetes kënaqësinë e hedhjes së syve në një tjetër pjesë, Karelian ruse, duke kaluar nëpërmjet Kostamuksës nga pika e kontrollit të Vartiusit, duke ndjekur një rrugë zigzag deri në Vyborg (që deri në vitin '39 ishte qyteti më i madh finlandez dhe tashmë ka ndërruar pronar), linja hekurudhore që lejon në çdo kohë transportin e biçikletave aty. Trenat rusë, shumë të saktë, janë një aventurë më vete. Do të jeni në shoqërinë e peshkatarëve të apasionuar, atyre që bëjnë udhëtime pafund dhe eksplorojnë vende për t'i shijuar me kanoe. Nuk do gjeni asnjë perëndimor edhe sikur të kërkoni gjithandej, por mikpritja e vendasve do të jetë e mahnitshme për ju. Ata nuk të lënë asnjë rrugë shpëtimi: "Ku je?", "Nga vjen?", "Eja të pish një çaj", këtu të ndjek nga pas oferta e darkës dhe shtratit, unitetit dhe këshillave të panumërta se si të evitosh mafien lokale dhe të dehurit e bezdisshëm. Në fund do t'ju vijë shumë keq të braktisni këtë popull dhe këto liqene, ku mjafton një rrjetë bosh për të kapur një salmon. Wyborg është një pikë strategjike e Perdes së Hekurt. Zgjedhja e parë: të kthehesh në Finlandë dhe të shkosh me traget deri në Tallinn, për të ndjekur përgjatë detit republikat balltike (atje Perdja e Hekurt vazhdon në disa qindra kilometra bregdet të virgjër). Zgjedhja e dytë: të qëndrosh në Rusi dhe të shkosh deri në Shën Pjetërburg për të hyrë më pas në Estoni nga Narva, një prej kufijve më të lashtë të Europës. Zgjedhja e tretë: gjithnjë nga Shën Pjetërburgu të shkosh me traget në Kaliningrad (enklavë ruse), përgjatë një territori të paimagjinueshëm ku udhëtojnë të pasurit, afaristët dhe aventurierët, për të shkuar më pas me biçikletë në Poloni. Bryma e kaltër, perëndimi i purpurt, pyjet e errëta, kështjellat e kalorësve teutonikë, Vistola, më pas Danzica, ku Muri nisi të shembej me Solidarnosc-in, më pas deri në Balltikun me erë, deri në portet e Gjermanisë Lindore. Në lartësinë e Travemundes, Perdja e Hekurt shkonte drejt Jugut, mes kodrinave gjermane dhe sot e copëtuar apo e kthyer në muze, na shfaq një prej hapësirave më të gjelbra të Europës së vjetër, një brez të vërtetë të gjelbër që bashkon Balltikun me malet e Bohemias. Gjithçka perfekte, e pastër, nuk janë më as "rrudhat" që tregojnë se sa kohë ka kaluar. Aty ku dikur kalonte Perdja e Hekurt, tashmë ka hotele të vogla, fabrika, bare me birrë të pafiltruar, dhe shnicel vjenez. Por, në një largësi shumë të vogël nga qyteza e Geisas, ja ku ndodhet edhe pika e kontrollit 'Alpha', e ruajtur në mënyrë perfekte. Jemi në territorin në perëndim të Paktit të Varshavës, zona e Fuldas, ku trupat e perandorisë mund të kishin kaluar përgjatë renit ku ndodheshin pozicionet e mbrojtura të ushtarakëve të NATO-s. Nisin malet, dhe më pas është Danubi ai që na tregon rrugën. Bohemia, kulla kontrolli, linja e vjetra hekurudhore absburgase, vende të stilit të vjetër. Tashmë arrijmë në një pistë që ndodhet mes dy pjesëve të ish-Europës së ndarë. Në Zahorie të Sllovakisë ka simbole të një qytetërimi tjetër: kështjella që u pengonte rrugën turqve. Më pas shohim rezerva natyrore, muzeume në qiellin e hapur të erës komuniste, pyje dhe bunkerë të Luftës së Dytë Botërore. Në Pannonia të Hungarisë Perdja e vjetër përjeton mutacionin e saj më impresionues. BE ndodhet në Lindje dhe Kroacia e Serbia në Perëndim; në mes të unionit hapet para sysh një botë tjetër e dikurshme: Jugosllavia. Të varfrit e djeshëm janë të pasurit e sotëm dhe anasjelltas. Fusha të pamata, turma ciganësh, erë karboni, pika kontrolli më pak të kontrolluara dhe udhëtimi i afrohet Lindjes, në tokat e rrëfyera nga Magris në "Danub", me lumin e madh që gjarpëron mes Serbisë dhe Rumanisë para ndarjeve të fundit. Kikinda, Bela Crkva, Kladovo, Negotin: në Jug emrat e vendeve nisin të vallëzojnë. Në Strumicë të Maqedonisë janë mbledhur notarët e gjithës botës. Në malet Rodop, në Bullgari të tjera impresione dhe më pas, dy hapa larg kufirit me Greqinë jeton Valja Balkanska, një prej zërave më të jashtëzakonshëm të botës. Edhe këtu mbetesh peng i pistave, parqeve dhe muzeumeve. Një udhëtim përgjatë një kufiri që duhet të jetë në fakt provë e mungesës së kufirit. Veçanërisht në këto toka të rrahura nga perandoritë dhe kombet.
23/10/2009

Marrë nga “La Repubblica”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Une per vedi kur e kam pa murin tu u rrxu kam than me vedi (se flas me vedi ka'i'her) :"paska pun n'Gjermani, lum ata" :)
Pak ma seriozisht, per mu, n'ekzistencen teme t'shkurt, rrximi i Murit mbetet ngjarja ma e madhe historike qe kam perjetu, e jam shum i lumtun qe jam nji 'deshmitar' i ksaj ngjarje
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Koker - Meli!


Qenke i arratisur eeeeeeee qysh me 9 nentor 1989? D.m.th je i persekutuar. A ke marre ndonje pare apo leshin e curres?

Une e kam pa ne foto RREZIMIN E MURIT ne Berlin dhe te kam pa kur erdhe pasi kishte ra Muri i Trushit.hhhhhhaaaaaaaaa

More Meli, ku nuk gjindesh ti.
Po te Muri kinez, a ke qene, apo edhe aty ne lesh ke qene???? :yes:
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Une jam ai qe ka thane n'çadra t'Velipojs :"Mbaju Lulash se ta vodhen leshin" :) e me lesh t'curres m'bajshin çorape per dimer, se ftoht te na, e s'e ka kqyr kush ate marken "made in" qe garantonte per prejardhjen e leshit :)

Kam ken fmi kur asht rrxu Muri dhe kam ken deshmitar nepermjet televizorit, i ulun ne nji kolltuk me susta. At'her isha "n'vendin ma t'lumtun n'bot", por gjithsesi lajmet ma t'sigurta ishin prej Rai-it. Kam pas fatin me jetu ne nji qytet ku antenat e televizorit ishin teper te tolerume, ku edhe komisari i policis, kojshi i joni, vinte me porosit te baba nji "grup" ma t'fuqishem, e ku u dojshe me 'ba kazanat' per me gjet naj kallajçe, materia bruto per nji prodhim artizanal ;), e ku letra e aluminit t'cigareve ishte e domosdoshme per pastrimin e 'mizave' t'televizorit, sepse dihet edhe shkencerisht qe duhani i largon mizat :) .
Veres, kur ishte koha e mir arrijshim me kap, perveç Beogradit :bravo:, deri ne 35 kanale italiane, edhe Greqin, Danimarken, Spanjen por kto s'rrijshin shum n'shpi tonen se ju ikshin valet e gjithsesi, s'jepshin 'cartana' lol
Edhe pse s'e kuptojsha tamand domethanien e rrximit t'murit nigjojsha komentet e babes me shok kur flitshin, per ket ngjarje, plus shpjegimet te 'Zani i Ameriks', armikun qe e ftojshim tinxash n'shpi :engjell
N'Kine s'kam ken hala por nji biçiklet e kam ;) , por kam shku nji her per Lesh dhe ishte e vertet ajo shprehja :"Lezhjan t'krehun s'ka" :)
Persa i perket murit t'Trushit, s'kam gisht vêt por ma kan njit :dru:
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:yes: Koker - Meli!

Me thene te drejten e paske pa Murin duke ra e tere kane qa prej shendit, ndersa ti nuk e ke nxjerre pasha nje pike lotit. I forte bre burre i malsise, por paske qene person me rendesi se ne ate kohe pak kush kishte kolltuk neper zyra dhe lene neper shpia qe pak kush i kishin.

Vetem se me tregove ket fakt me duhet me ble nje kapele dhe me e heq sa here kam me te pa ty ne ket sit. :yes:
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Xhelozia, armiqesia, hakmarrja e Frances, Anglise ndaj kolosit te Europes Gjermania nuk deshen qe Muri te rrezohej si akte historik i perfunduar
Imazh


Imazh

Nje fragment nga intervista e BBC drejtuar Gorbacovit:

Mihail Gorbaçov: Ne ishim gjithashtu në kontakt me udhëheqjen e vendit tuaj (Britanisë), dhe me atë të Francës, Miterand, dhe zonjë Theçer në veçanti. Ata thanë me këmbëngulje se procesi nuk do të shkonte përpara në atë mënyrë, dhe se duhej ndalur. Unë pyeta nëse ata kishin ndonjë sugjerim lidhur me ndonjë qasje të ndryshme. Ata nuk kishin asnjë. Ata vetëm donin të arrinin qëllimet e tyre duke përdorur të tjerët, duke na përdorur ne. Ata donin që Gorbaçovi ta bënte atë.

BBC: Pra, ata donin që ju të bllokonit bashkimin e Gjermanisë?

Mihail Gorbaçov: Ashtu është, po. Ata e kishin gabim.

Imazh
DY ARMIQTE E LIRISE SE POPUJVE ISH KOMUNSITE NE EUROPE: ISH PRESIDENTI I FRANCES FRANSUA MITERAND DHE ISH KRYEMINISTRJA E ANGLIS MARGARET THECER

Vetem nga ky deklarim boteror nga arkitekti i Rrezimit te Murit Gorbacov deshmoi se Anglia dhe Franca nuk e deshten Lirine e nje popullit te roberuar.
A ka nevoje per koment kjo sjellje e ligesht e dy udheheqesve si ai presidenti socialisti Fransua Miteran i Frances dhe ajo kryeministrja e djathte margareta Thecer kunder nje padrejtesie, kunder lirise per hire te synimeve te tyre djallezore e ligeshta.
Komunist Gorbacov qe parardhesit e tij ngriten Murin dhe ky komunist vendos per Rrezimin e Murit, keta dy kryetar shtetesh te papergjegjshem kishte me shume rendesi ambiciet e tyre mesjetare se sa Liria e nje kombi, qe simbolizonte LIRINE E KREJT BLLOKUT KOMUNIST TE SHUME SHTETEVE TE EUROPES QENDRORE DHE ATE LINDORE.

Megjithate Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik me vendosmeri dhe me perbuzje ndaj dy kryetarve te shteteve francez dhe anglez lejoi Rrezimin e Murit.

Popujt e lire te vendeve ish komuniste nuk duhet harruar historine e dy kriminelave te historise te Fransua Miterand dhe te shtriges se ngricave Margarete Thecer.

Prandaj keta dy njerez nuk i mesoi historia e as e Luftes se pare dhe se Dytes Boterore, qe faktikisht jane keto dy qeveri qe nxiten Luften e Dyte Boterore.

Kontributi i aktoreve si Papa Xhovani i Dyte, Reganit dhe Gorbacovit Rrezuan Murin qe e kishin ngrite Anglia- SHBA, BRSS dhe aleatja Franca, qe ishin mure diktaturet per afro 50 vjet mjerim, shtypje, gjenocid ndaj lirise universale te njeriut.

Rrofte 9 nentori i 1989!
Te jemi vigjilent qe te mos ngrihen mure te tjera te padukeshme nga ne vete pbrenda kombit shqiptar prej klase komuniste qe esht shume fuqishme ekonomikisht dhe politikisht. :flm

Nga Kujtesa historike1

E shkruejti dhe e pergatit Bep Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Muri i Berlinit, vrasja e Causheskut dhe Shqipëria

Imazh

Rënia e Murit është mbajtur në heshtje nga propaganda e regjimit komunist të kohës.
Më shumë se muri i Berlinit, në Shqipëri duket se ka bërë përshtypje vrasja e drejtuesit komunist të Rumanisë, Çaushesku.

Ndikimi i këtyre ngjarjeve në Shqipëri do të kulmonte rreth një vit më vonë, në dhjetor të vitit 1990, kur nën presionin popullor, regjimi u detyrua të lejonte pluralizmin politik.

Në Shqipëri pak vetë e mbajnë mend 9 nëntorin e vitit '89, ditën kur në Berlin qindra mijëra gjermanë shembën murin që prej 3 dekadash e ndante qytetin në dy pjesë.

Të nesërmen, gazeta e Partisë së Punës, Zëri i Popullit, në 2 prej 4 faqeve të saj njoftonte pritjet dhe darkat që jepeshin në Tiranë për nder të ministrit të jashtëm të Kubës në një vizitë zyrtare një javore në Shqipëri. Gjatë asaj jave mund të gjesh në faqet e gazetës gjithë protokollin dhe frazat klishe të propagandës për vizitorin nga Kuba, por asnjë rresht ku të përmendet rënia e murit te Berlinit.

Në komitetin qëndror të partise komuniste nuk u cuditen dhe as nuk e analizuan këtë ngjarje, kujton për BBC Spiro Dede, ish-zyrtar i lartë pranë byrosë politike:

"Kur ra muri i Berlinit nuk u quajt se ndodhi ndonjë çudi e madhe, apo ndonjë gjë e paparashikuar. U konsiderua si një ngajrje që në mos një ditë, një tjetër do të ndodhte. Kjo për dy arsye, e para se ndryshime të mëdha kishin filluar në të gjithë Lindjen dhe e dyta ekzistonte mentaliteti se Gjermania lindore ashtu si dhe vende të tjera të Lindjes ishin revizionistë, po shkonin drejt kapitalizmit. Kështu që për pjesën më konservatore të Partisë së Punës, kjo ngjarje ishte një përfundim logjik. Ndërsa elementët më të përparuar mendonin se po thyheshin barrierat e mëdha që kishin ndarë botën."

Pak shqiptarë e mësuan se c'po ndodhte në Berlin, gjysmë fshehurazi, duke ndjekur televizionin shtetëror italian, apo duke dëgjuar ndonjë radio të huaj. Për radiotelevizionin shtetëror, të kontrolluar tërësisht nga aparati i propagandës, as që bëhej fjalë të tregonte dhe analizonte ngjarjet tronditëse në zemër të Europës.

Opinioni publik prej vitesh ishte përgjithësisht i topitur dhe tërësisht i shtypur nga diktatura.

Ndërsa qindra të burgosur politikë filluan të ndjejnë nga brenda mureve të qelive se dicka e rëndësishme po ndodhte, kujton për BBC ish-i burgosuri politik Spartak Ngjela

"Përpara se të binte muri i Berlinit në burgun e Burrelit kishte lindur shpresa për shkak të lëvizjes së Gorbaçovit. Ne kishim parë edhe tronditjen e Tiranës. Reformat e Moskës dhanë shpresë në një vend ultrakomunist si Shqipëria. Në Shqipëri kishte më shumë një terrorizëm të kulluar se sa një doktrinë. Në burg te ne qarkullonte mendimi se ndarja e Gjermanisë dhe ndarja e Shqipërisë prej Kosovës kanë të njëjtin fat. Kjo mund të ngjante pak si poetike më shumë se sa historike, por kjo kishte zënë vend sepse në burgjet politike shqiptare ka pasur shumë elementë nacionalistë."

Por regjimi në Tiranë besonte se ngjarjet e Berlinit nuk kishin të bënin me Shqiperinë.

Propaganda kishte kohë që kishte nisur të artikulonte shprehjen se Shqiperia nuk është as Lindje as Perëndim.

Ndonëse kishin nisur disa përpjekje për të lehtësuar regjimin, frymëzues i të cilave ishte udhëhëqësi komunist Ramiz Alia, Shqipëria mbetej ende një bastion stalinist. Remzi Lani ka drejtuar në vitet '80 gazetën Zëri i Rinisë, me tendenca liberale krahasuar me organin e partisë, ZP.

"Propaganda zyrtare u përpoq ta kalonte rënien e murit në heshtje sepse nuk ishte e interesuar ta popullarizonte atë. Ishte një lloj taktike e regjimit në atë kohë që të hiqej sikur rënia e murit nuk kishte të bënte me Shqipërinë, sepse Ramiz Alia dhe regjimi donin ta paraqisnin Shqipërinë si një rast të veçantë. Për ata ajo ishte një ngjarje brenda sistemit kapitalist. Rënia e murit të Berlinit shënon një plasaritje të thellë në murin e Tiranës i cili do të binte një vit më pas. Pra, ai shënon fillimin e fundit të komunizmit në Shqipëri. Shqipëria ishte guri i fundit i dominosë."

Rënia e murit të Berlinit erdhi si ngjarja kulmore e pakënaqësisë që po shpërthente në disa vende të Europës Lindore. Sinjale të forta ishin dhënë që në fillim të muajit tetor në qytetin e Laipcigut kur mijëra njerëz, të mbledhur për javën e lutjeve tradicionale për paqe, bënë thirrje për liri dhe ndryshime rrënjësore.

Këto zhvillime e kishin hutuar udhëheqjen komuniste në Tiranë e cila nuk po jepte më as udhëzimë për diplomatët shqiptare.

Shpëtim Çaushi ka qenë ambasador i Shqipërisë në Bon të Gjermanisë, deri pak javë përpara se të binte muri i Berlinit.

"Në Tiranë pati një farë mpirje. Udhëzimet që vinin nga Ministria e Jashtme u bënë më të rralla. Tirana zyrtare në ato momente pothuaj nuk i ndie. Ne vetëm sa merrnim herë pas here informacione nga shtypi i Tiranës për idetë e të ashtuquajturave reforma që po zhvilloheshin, apo për një farë hapjeje që po përpiqej të bënte Shqipëria ndaj botës së jashtme. Në Tiranë me sa dukej nuk arrinin t'i përtypnin si duhej zhvillimet në Gjermani. Neve na sugjerohej të thonim se Shqipëria nuk bën pjesë as në Lindje dhe as në Perëndim dhe se duhej trajtuar ndryshe."

Ndonëse Shqipëria kishte kohë që kishte dalë nga vëmendja e perëndimorëve, vendi i parë që kujtohet dhe i ofron një shans Tiranës për të ndryshuar kursin stalinist, ka qenë pikërisht Gjermania Perëndimore, që në mes të viteve '80.

Por, shansi i ofruar nga Boni nuk do te kapej nga udhëheqësit e ngurtë komunistë në Tiranë. Ambasadori Shpëtim Çaushi kujton dhe reflekton kështu pas 20 vitesh

"Në Gjermaninë perëndimore i prisnin dhe i dëshironin ndryshimet në Shqipëri dhe i inkurajonin ato. Në rast se udhëheqja e asaj kohe në Tiranë do t'i kishte mirëpritur këto sinjale, nëse do të kishte ecur shpejt në reforma, Gjermania do të kishte qendruar pranë dhe besoj do të kishte përshpejtuar ndihmat ekonomike për Shqipërinë."

Vrasja e Çausheskut dhe ndikimi në Shqipëri

Nëse propaganda në Tiranë e injoroi tërësisht rënien e murit të Berlinit dhe mendjet e shumë njerëzve ishin të topitura prej izolimit dhe dekadave të diktaturës më të egër në Europë, vrasja e ciftit Caushesku në Rumani, natën e 25 dhjetorit të po atij viti, shkaktoi tronditje.

Ndoshta për herë të parë udhëheqësit e lartë komunistë në Tiranë kanë menduar se fati i tyre mund të ishte i ngjashëm. Zyrtari i lartë pranë byrosë politike, Spiro Dede, kujton

"Ngjarjet në Rumani me vrasjen e çiftit Çaushesku u ndoqën në mënyrë më dramatike. Shumëkush në radhët kuadrove të larta të Partisë hiqte paralele me jetën e vet. Shumëkush mund të shikonte të ardhmen e vet në atë ngjarje. Natyrisht, vrasja e Çausheskut nuk kishte si të mos nuk u shkaktonte morrnica. Edhe këtu kishte dy qëndrime. Disa prej kuadrove thonin "Ja ku të shpie revizionizmi!". Të tjerë mendonin se Çaushesku e kishte mbushur kupën duke ia nxirrë jetën popullit të vet."

Fundi tragjik i Causheskut, më pak se dy muaj nga rënia e murit në Berlin, i rriti shpresat e të burgosurve politikë në Shqipëri.

Në burgje kishte nisur të ndihej një lehtësim i masave shtrënguese, literatura e huaj penetronte pa ndonje pengesë, shpresat e të burgosurve se ndryshimi mund të ndodhte edhe në Shqipëri po shtoheshin, kujton Spartak Ngjela

"Regjimin më shumë e trembi fundi i Çausheskut se sa muri i Berlinit, por regjimi i Tiranës nuk do kishte rënë në rast se udhëheqësit komunistë nuk do të kishin bërë gabime të rënda në ekonomi. Në Shqipëri, për shkak të marrëzisë së Enver Hoxhës dhe butaforisë së Ramiz Alisë, nomenklatura nuk e kuptonte se Perëndimi kishte mposhtur komunizmin."

Në Bllokun e Tiranës, ish-zona rezidenciale e nomenklaturës komuniste dhe e ndaluar për njerëzit e zakonshëm, sot mund të shëtisësh lirshëm. Zona është populluar me pallate të rinj të standarteve bashkëkohore dhe ndricimi në mbrëmje është vezullues.

Por, 20 vjet më parë, dhe sidomos natën e vrasjes së Causheskut, brenda vilave të anëtarëve të byrosë politike, hutimi dhe tronditja kishin pllakosur në mënyrë të jashtëzakonshme. Remzi Lani thotë:

"Atë natë që është vrarë Çaushesku, dritat në Bllokun komunist nuk janë fikur deri vonë. Nomenklatura ka fjetur keq kur ra muri i Berlinit, por nuk ka fjetur fare kur u vra Çaushesku sepse atëhere e kuptuan se po u vinte radha. Në Shqipëri, vrasja e Çausheskut është përjetuar më thellë se sa rënia e murit të Berlinit. Sepse kur ra muri i Berlinit mendohej se mbeteshin ende disa bastione të komunizmit në botë si Rumania, Kuba, Korea e Veriut dhe Kina. Por Rumania ishte afër Shqipërisë."

Ngjarjet e vitit '89 janë historike për gjithë ish-lindjen komuniste dhe shënojne fillimin e fundit të luftës së ftohtë që mbajti të mbërthyer mbarë globin.

Por, nëse në vendet e bllokut të lindjes pati disidencë apo lëvizje disidente në përmasa të ndryshme, në Shqipëri është ende sot në pikëpyetje nëse kishte apo nuk kishte disidentë gjatë diktaturës. Spiro Dede mendon se ka patur.

"Në Shqipëri nuk ka patur disidencë si në Çeki dhe në Poloni sepse mekanizmi i represionit dhe i përndjekjes këtu ka qenë shumë më i ashpër. Por, disidenca, pakënaqësia, papajtueshmëria me mënyrën si ishte organizuar shteti dhe si shkoi ekonomia e Shqipërisë, këto ekzistonin. Një ndër shembujt më domethënës ka qenë Ismail Kadareja dhe një radhe intelektualësh që flisnin jo thjesht për mllefe personale por për gjithë mënyrën sesi drejtohej Shqipëria. Ata flisnin fare hapur dhe në mënyrë që nganjëherë mund të dukej skandaloze për kohën. Unë mbaj mend shumë raste të tilla me Kadarenë, i cili që nga fillimi i viteve '80, fliste hapur se Shqipëria duhej të ndryshonte totalisht."

Sa më shumë kalon koha, sa më shumë Shqipëria afrohet me Evropën, aq më shumë njerëzit në Shqipëri binden dhe gjejnë arsye të kuptojnë se regjimi komunist i Tiranës ka qenë më represivi dhe më i egri në të gjithë ish-bllokun komunist.

Me këtë mund të shpjegohet edhe mungesa e disidencës së vërtetë, apo edhe heshtja e plotë dhe injorimi total i ngjarjeve të mëdha si rënia e murit të Berlinit në shtypin e vitit 1989. Remzi Lani thotë:

"Shtypi në Shqipëri ishte mjaft i kontrolluar. Disa gazeta si Zëri i Rinisë, Bashkimi, Drita, kanë bërë disa përpjekje liberalizuese, por këto më shumë lidheshin me artet. Por, çështjet që lidheshin me thelbin e regjimit ishin tabu që nuk mund të prekeshin aq lehtë. Mos të harrojmë që Shqipëria ka qenë një regjim stalinist deri në dhjetor të vitit 1990. Krahasuar me Enver Hoxhën, unë mendoj se Çaushesku ka qenë një demokrat i madh. Ndaj nuk mund të pritej në atë kohë që shtypi i kohës të ishte ndryshe."

Do të kalonte edhe një vit nga rënia e murit të Berlinit që të binte muri i Tiranës. Goditjet e fundit ndaj tij do të ishin hyrja e mijëra njerëzve nëpër ambasadat perëndimore në Tiranë në korrik të vitit '90 dhe largimi i bujshëm i Ismail Kadaresë për strehim politik në Francë në muajin tetor.

Muri i Tiranës pas kësaj do të shkërmoqej në dhjetor nga një lëvizje e fuqishme antikomuniste e studentëve në kryeqytet. Sot në Shqipëri janë studentë ata që lindën pikërisht në vitin 1990.

*****************************************
DICITURAT GALERI FOTO

1 - Elena Causescu e egzekutuar
2 - Nikolae Causescu i egzekutuar
3 - Cifti Causescu pak minura para egzekutimit ne gjyqin e improvizuar
4 - Cifti Causescu ne vitet e fundit te rregjimit ne Rumani
5 - Diktatori rumun Causescu
Aleksander Furxhi
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Gusht 2020, 23:52
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari