Faqe 4 prej 4

RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE

PostPostuar: 04 Nëntor 2009, 01:30
nga Laert
ImazhImazhImazhImazhImazhImazh
METROTe E MOSKES, NDERTUAR NE VITIN 1930-1936 NEN REGJIMIN STALINIST


A THUA SHQIPERIA KA ME I NDERTUAR METRO DHE KAQ TE BUKURA SI MOSKA, KU NUK I KANE SHTETET E PERENDIMIT?

RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE

PostPostuar: 31 Dhjetor 2009, 01:56
nga Laert
Rusi-Ukrainë, grinden për çmimet e naftës

Energjia

Rusia ka paralajmëruar dje se diskutimi i çmimit të naftës me Ukrainën mund të shkaktojë ndërprerjen e transportit të arit të zi në Ukrainë dhe tri vende europiane: Sllovaki, Hungari dhe Republikën Çeke. Qeveritë e këtyre vendeve kanë marrë paralajmërime zyrtarisht nga Moska. Ndërkaq, Brukseli po e monitoron situatën për të shmangur një krizë të mundshme të furnizimit të anëtarëve të saj nga Moska, siç ka ndodhur rëndom vitet e kaluara. Në disa raste, situata ka shkuar edhe në prag të krizës së rëndë. Shkaku i mosmarrëveshjeve është ai mes Moskës dhe Kievit për çështjen e çmimit të lëndëve djegëse. Ukraina është vendi kryesor i transitit të naftës dhe gazit rus për në Europë. Përmes Ukrainës kalon 80% e gazit rus që konsumohet në Europë.
29/12/2009
Gazeta-Shqip.Com(BETA)
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rusia e Ukraina zgjidhin mospajtimet për gazin e BE mirëpret paktin Moskë Kiev
Imazh
Imazh

Ukraina dhe Rusia e kanë zgjidhur dje në mbrëmje mosmarrëveshjen e tyre për tarifat e transportit të gazit, duke siguruar se nuk do të ketë shkatërrim në furnizimin për Evropën Lindore gjatë festës së Vitit të Ri.
Pra “dje në mbrëmje është nënshkruan një marrëveshje e mëtejshme”, ka deklaruar Valentyn Zemlyansky, zëdhënës i Naftogaz. Sipas njoftimeve dhënë nga firma e Ukrainës. Moska do të paguajë 30% më tepër Kievit për tarifat e transitit të naftës ruse drejt Evropës. “Kemi një marrëveshje për një rritje prej 30% - ka shpjeguar zëdhënësi. Nuk do të ketë kurrfarë krize”.
Rusia pati tërhequr vërejtjen për ndaljen e mundshme të transportit për në Sllovaki, Çeki dhe Hungari, duke thënë se kompania shtetërore energjetike ukrainase, Naftogaz, po kërkonte tarifa më të larta tranzitore, për shkak të inflacionit dhe çmimit të mirëmbajtjes.
E Bashkimi Evropian e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me kundërthëniet rreth transportit të gazit. Komisioni Evropian tha se është informuar nga qeveria ruse se nuk ekziston më rreziku për ndërprerjen e furnizimit të vendeve të BE së me gazin rus, që kalon përmes Ukrainës. Deklarata erdhi pas nënshkrimit mes Moskës dhe Kievit të marrëveshjes për tarifat e reja të transportit.
RV 28.12.2009


RUSIA - SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE

PostPostuar: 13 Korrik 2010, 17:28
nga Laert
Krisje në marrëdhëniet Bullgari-SHBA

Kryeministrat bullgar me V.Putinin----------Nafta ruse
ImazhImazh

12/07/2010
Petrit HALITI

Askush në qarqet diplomatike në Sofje nuk është në gjendje të thotë se cilat ishin argumentet dhe instrumentet që përdori.kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin për të bindur kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, në bisedën e tyre telefonike më 2 korrik, që qeveria bullgare të ndryshonte befas politikën dhe strategjinë e saj energjetike. Edhe deklarata enigmatike që bëri vetë kryeministri bullgar se “Putini më kupton mua më mirë se sa politikanët bullgarë të opozitës”, më shumë e shtoi konfuzionin.
Fakti është se me bisedimet që zëvendëskryeministri rus Viktor Zubkov zhvilloi në Sofje më 6 korrik, dhe me marrëveshjen që u arrit mes tij dhe kryeministrit Borisov për përfshirjen zyrtare të Bullgarisë në projektin energjetik rus të gazsjellësit “South Stream”, kemi një ndryshim të befasishëm të politikës së ndjekur deri tani nga kryeministri i Bullgarisë.
Kur Borisovi erdhi në fuqi në korrik të vitit të kaluar, ai deklaroi se do të rishikonte marrëveshjet për tri projektet e mëdha energjetike, që Bullgaria kishte nënshkruar me Rusinë në vitin 2008, në kohën e qeverisë së Partisë Socialiste, sepse ato cenonin interesat kombtare bullgare. Jo shumë larg, por më 11 qershor të këtij viti, ai u deklaroi ambasadorëve të 26 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të akredituar në Sofje, se qeveria e tij do të pezullonte projektin rus të ndërtimit të centralit bërthamor të Belenes si dhe projektin e naftësjellësit rus Burgas-Aleksandropullos. Njëkohësisht, qeveria e Borisovit shpalli se prioriteti i saj më i lartë do të jetë gazsjellësi “Nabucco”, që planifikon të ndërtojë Bashkimi Europian dhe që ka edhe mbështetjen e SHBA. Si SHBA, ashtu dhe BE, u kanë bërë të qartë qeverive të Europës Juglindore se interesi strategjik perëndimor është që gazsjellësi europian “Nabucco” të ndërtohet përpara gazsjellësit rus “South Stream”.
Pa u mbushur as muaji, ky prioritet i shpallur i qeverisë bullgare ndryshon, dhe mes qeverisë ruse dhe asaj bullgare arrihet një marrëveshje, e cila e rikthen Bullgarinë në shinat, ku e kishte vendosur qeveria e mëparshme socialiste e Stanishevit, dhe për të cilën Borisovi e kishte kritikuar. Gazeta e mirinformuar ruse “Komersant” shkruante të nesërmen e marrëveshjes së arritur nga Zubkovi në Sofje se “kërcënimi rus për të përjashtuar Bullgarinë nga “South Stream” funksionoi”.
Edhe nga ato pak elementë, që kanë dalë deri tani, të marrëveshjes së arritur më 6 korrik nga kryeministri i Bullgarisë me zëvendëskryeministrin e Rusisë, Viktor Zubkov, krijohet bindja se qeveria e tanishme bullgare ka ceduar në disa drejtime. Një nga problemet më të debatueshme që kishin lindur qysh kur u zhvilluan bisedimet e para për marrëveshjet energjetike me Rusinë, ishte çështje e pronësisë së tubacioneve të gazsjellësit, që do të kalojnë nëpër territorin bullgar. Rusia kërkonte pronësinë mbi gazsjellësin në territorin bullgar. Kryeministri Bojko Borisov pranoi në bisedimet e tij me të dërguarin e Kremlinit, që tubacionet e gazsjellësit rus “South Stream”, që do të kalojnë nga brigjet bullgare për në kufirin me Greqinë, të jenë në pronësi të përbashkët, 50 për qind do të jenë pronësi e Rusisë dhe 50 për qind pronësi e Bullgarisë. Zëvendëskryeministri rus njoftoi në konferencën e shtypit, pas kthimit nga Bullgaria, se “të gjitha çështjet që kanë nevojë të zgjidhen, do të zgjidhen mbi bazën e roadmap-it, që sollëm dhe paraqitëm ne”. Kjo do të thotë se bisedimet dhe ecuria e pjesëmarrjes së Bullgarisë bëhen dhe do të bëhen në bazë të programit që kanë përgatitur rusët. Burime diplomatike bëjnë të ditur se më 6 korrik u bisedua edhe për projektin tjetër rus të centralit bërthamor të Belenes, në të cilin firmat ruse në fakt i kanë filluar punimet, megjithëse qeveria e Borisovit e kishte shpallur të pezulluar projektin. Karota që Moska i ofroi qeverisë së Borisovit, është rritja e përqindjes së pjesëmarrjes së nënkontraktorëve bullgarë në punimet e gazsjellësit, si dhe rritja e furnizimeve me gaz për Bullgarinë, pa pjesëmarrjen e kompanive ndërmjetëse bullgare.
Kthesa e befasishme e kryeministrit Bojko Borisov në politikën e tij energjetike, jo vetëm i gjeti të papërgatitur, por edhe i habiti qarqet diplomatike perëndimore sepse realisht qeveria po rikthehet drejt një statusi të vartësisë energjetike dhe financiare nga Rusia. Nga problem bullgar, ai bëhet kështu problem rajonal dhe atlantik. Kjo është kaq serioze, saqë ambasadori i SHBA në Bullgari, Xhejms B.Warlick jo vetëm kërkoi një takim urgjent më 7 korrik me ministrin e Ekonomisë dhe të Energjisë të Bullgarisë, Trajço Trajkov për të kërkuar shpjegime, por ndërmori edhe disa deklarata publike, të cilat dhanë indikacionin e krijimit të një krisjeje në marrëdhëniet mes dy shteteve anëtare të NATO-s, SHBA dhe Bullgarisë.
Ambasadori amerikan bëri thirrje publike që marrëveshjet me “Gazprom”-in rus të bëhen publike dhe të ketë transparencë për atë se çfarë u bisedua gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit rus në Sofje. Në një intervistë me gazetën bullgare “Trud”, ambasadori amerikan tha se dëshironte të dinte se çfarë hapash janë marrë për të ndaluar Bullgarinë të bëhet e varur vetëm nga një furnizues energjetik. Për të mos krijuar keqkuptime, ai specifikoi se “kjo nuk ka të bëjë me Rusinë. Kjo ka të bëjë me diversifikimin e furnizimeve energjetike për popullin bullgar”.
Nuk është e nevojshme të jesh diplomat për të kuptuar, jo thjesht pakënaqësinë, por edhe shqetësimin e SHBA për atë që po ndodh në politikën dhe strategjinë energjetike të qeverisë së tanishme bullgare dhe në raportet e saj me Rusinë. Kërkesat e ambasadorit që bisedimet dhe marrëveshjet të mos mbahen sekret dhe që Bullgaria të mos krijojë vartësinë e plotë energjetike nga një vend, janë kërkesa që shprehin shqetësimin dhe angazhimin amerikan për një element gjeopolitik të zhvillimeve në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Rusisë, por edhe në planin rajonal.
Imazh

Qëndrimi i ambasadorit amerikan dhe dialogu i tij me publikun për marrëveshjet energjetike, nuk u pëlqeu qarqeve udhëheqëse në Sofje. Në një reagim tipik ballkanik, presidenti i Bullgarisë, Georgi Purvanov bëri një deklaratë duke u kërkuar ambasadorëve të akredituar në Sofje, që “të mos japin shumë këshilla për çështje të politikës së brendshme dhe rajonale të Bullgarisë”.
Mirëpo, politika dhe strategjia energjetike e një vendi anëtar të NATO-s dhe marrëdhëniet e tij me një fuqi të madhe si Rusia, e cila zyrtarisht e konsideron NATO-n një kërcënim, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm një çështje e brendshme. Po ashtu edhe efektet rajonale të një politike të tillë nuk mund të konsiderohen një çështje dypalëshe.
Pirueta e kryeministrit të Bullgarisë në projektet energjetike hap një dilemë të madhe lidhur me politikat dhe marrëveshjet, që vende të veçanta anëtare të NATO-s nënshkruajnë apo përgatiten të nënshkruajnë me “Gazprom”-in dhe me Rusinë për plane energjetike. Marrëveshjet energjetike as janë, as kanë qenë dhe as do të jenë marrëveshje thjesht dhe vetëm ekonomike. Ato janë marrëveshje që kanë të bëjnë me raporte dhe interesa strategjike. Vartësia energjetike është pjesë përbërëse e vartësisë financiare dhe strategjike. Nëse një vend anëtar i NATO-s e lejon veten të nguroset në statusin e vartësisë energjetike nga një fuqi e madhe jashtë NATO-s, kjo nuk mund të mos krijojë një shqetësim për tërë Aleancën Atlantike. Ndaj edhe shqetësimi i shprehur nga ambasadori i SHBA në Sofje është i kuptueshëm edhe për vendet e tjera të NATO-s.

Krisja në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe SHBA është një paralajmërim edhe për ato shtete të NATO-s në rajon, që disa herë kërkojnë të bindin opinionin e tyre publik se vartësia energjetike nuk krijon vartësi strategjike. Disa drejtues në shtete anëtare të NATO-s në rajon udhëhiqen disa herë më shumë nga interesat e fryrjes së llogarive rrjedhëse ministrore nga gazi rus, se sa nga shqetësimi për interesat afatgjata strategjike. Por ajo çka po ndodh me Bullgarinë, dëshmon se SHBA janë të ndjeshme për një rajon ku kanë investuar aq shumë nga pikëpamja politike, diplomatike, ekonomike, e sigurisë etj. Dhe nuk do të asistojnë në qetësi në flirtet apo në tradhtitë bashkëshortore atlantike të njërit apo tjetrit kryeministër në rajonin e zvjerdhur të Ballkanit.


Bolshevizmi flligshtinë e gjakderdhjes njerzore

PostPostuar: 06 Shtator 2011, 22:30
nga Laert
Bolshevizmi flligshtinë e gjakderdhjes njerzore
Imazh

BISHA

Don Pal Gjini
( Kumbona e se Dieles ) Janar 1939


Bolshevizmi! Nje grumbull i flliget balte qe per babe ka pabesimin dhe per nane ka korrupsionin.

Asht te misheruemit e ateizmit ma te rafinuem te oxidentit dhe i egersise ma te ftohte te orientit.
Asht i perbame prej materie e terri, armik i shpirtit dhe i drites.
Ne ballin e tij ka shkrue REVOLUCION. ne duert e tij mban kmesen e dekes e çekiqin e shkaterrimit.
Per program ka asgjesimin e te kaluemes e krijimin e nje grumbulli rrenimesh per te ardhmen.

Bolsheviket jane ata qe tehujen caret, zotnuesit e tokes; po te mundnin do t'i vinin dinamitin edhe Qiellit per me zhduke Zotin, krijuesin e gjithesise.
Hakmerren ne kete toke si te munden e sa te munden; rrenojne kisha, djegin fugure, kryqezojne meshtare, coptojne murgesha, profanojne te vdekun, mbysin mijra e mijra besimtaresh te pa fuqi; prishin djelmnine.
Tue mos mujte me i dhane zjarmin Qiellit, bajne token nje ferr.
***
Perpara Kremlinit asht nje mauzoleum i rrumbullaket e i rande si nje perbindesh, ku me germa kubitale asht shkrue : LENIN
Kaluen aty afer shume here me miliona njerez, ndodhì jo e re ne histori. Padije apo poshtersi njerezore ?
Permbi arenen e amfiteatrit e te cirkut, nen podiumin e Siles e te Neronit, kaluen aty mijra e mijra skllever, gladiatore e mortare.
Me sy ngule si te nje bishe te terbueme mbi te shkreten toke e mbi detin e pafaj, bolsheviket jane ujq qe grihen dhe coptohen nder veti.
Dante tue hi i gjalle neper ate dere para 700 vjeteve ku ishte shkrue :" Leni çdo shprese o ju qe brenda hyni" gjeti atje poshte, ndermejt te 8 -it e te 9 -it rreth, bolsheviket, dragoj legjendare qe marrzisht u mundojshin te dermojne Qiellin, por Jovi i leshoj rrufene.
Ne te 8 -en radhe te te 4-tit rreth, Dante hasi ne kampionin e bolshevikeve, Kapaneonin, shtri permbi rane te pervlueme, mbulue me nje zjerm qe nuk shuhej. Ka me kene ky ndeshkimi qe do t'i prese ata qe adhuruesit e Zotit i debojne nder shpella me bore.
***
Tue kene kaq kundershtare te Zotit, bolsheviket doemos do te ushqejne ne shpirt nje merì djallzore, por edhe frike, pra edhe per ta ky Zot asht i gjalle e i vertete ma shume se kurre.
Po ashtu ishte edhe para 1000 vjeteve, atehere kur mbi Vladimirin dhe Ollgen e mbi te gjithe popullin rus zdrypi pastrues Uji i Krishtit ( kuptoj asht fjala per krishterimin e popullit rus).
Si ishte per Solovievin (1) qe priste me u pagezue rishtaz ne shpirtin e se vertetes e ne flaken e dashurise , si ishte per Tolstoin, ku perpara se te vdiste pau ne anderr ne nje ere te ftohte debore - Krishtin, si ishte per Dostojevskin qe tue dale prej varrit si Lazri, kerkoj plot deshire Shelbuesin.
Ndersa per bolshviket Ai asht hieja e pameshire e Bankut qe nuk jep paqe.
Bolshevizmi ne ate mundimin e tij te marre e te kote me mbyte Krishtin, nuk din ose ma mire nuk don t'ia dije se Kaini pse mnbyti Abelin shkoi tue kerkue dheun gjate gjithe jetes se vet. Syni i Zotit nuk iu nda atij gjaksori.
***
...Por jane engjejt qe rrine zgjue permbi Rusine, mbi Spanjen e mbi te gjithe popujt qe jane trazue prej bolshevizmit. Jane e dhe viktimat e kesaj bishe qe rrine zgjue, jane martiret e bolshevizmit qe shndrisin prej qiejve mbi kete te mjeren e te vajtueshme toke ku jane shpernda gjurmet e pa numerta te gjakut te tyne.
E shpejt do te vije Nje qe aq fort asht mni prej bolshevikeve, i cili ka me mbledhe nje nga nje ato pika gjaku te Martireve te Vet tue i shpraze ne Kelshin e gjakut te Vet.
E me kete gjak Krishti ka me shkrue ne ate siperfaqe bardhesie bore e akulli te Rusise e te mabre botes : " Eni tek une te gjithe, une jam te ngjallunit e jetes"
E prej njomesise te atij gjaku mbi ate toke te pertrime do te shperthejne sa e sa lule, te krishtene te rinj, adhurues te rinj te Zotit.

Don Pal Gjini
( Kumbona e se Dieles ) Janar 1939


(1)- Vladimir Sergejeviç Soloviev, lindi ne Rusi ne v. 1853, i biri i Sergej Mihailloviç Soloviev, prift ortodoks, historiani i pare i Rusise qe shkroi historine e vendit te tij ne 29 volume.
Solovievi ne moshen 20 vjecare asht profesor ne Universitetin e Moskes, mbron doktoraturen me temen " Kritika e principeve abstrakte", me te cilen lufton kunder pozitivizmit dhe materializmit.

Imazh
Parada e 9 majit 2009 në Rusi - Rikthim i Bolshevizmit





Kush ishte Don Pal Gjini?


Don Pal Martin Gjini, datlindja 1910, prift katolik në Jubë, i biri i Martinit e Terezës, lindë në Shkup të Maqedonisë, arrestue me 19 maj 1947
Vëndimi i gjykatës u dha me datën 20 dhetor 1947 si vijon:

1.Don Anton Zogaj, vjeç 42, me vdekje, me pushkatim.

2.Monsinjor Vinçenc Prennushi, vjeç 63, me 20 vjet burg.

3.Don Pal Gjini, vjeç 37, me 10 vjet burg, heqje lirie.

Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947), në të cilin kam shkëputë një frazë, lexoni me kujdes:

Don Pal Gjini “lirohët” i sëmurë nga burgu i Shkodrës, në vitin 1951 dhe vdes në shtëpi i mbetun gjytrym nga torturat e mnershme që kishte kalue në Sigurimin e Durrësit…

U morrë nga shkrimi ,,IMZOT VINÇENC PRENNUSHI OFM (4 Shtator 1885 – 19 Mars 1949,, me Autor Fric Radovani
Melbourne, Mars 2009.


[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari