Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
RUSIA - SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A ËSHTË RUSIA SHTETE IMPERIALISTO-STALINISTE?, Posted 02 Shtator 2009, 18:20
Një milion rusë vdesin çdo vit nga alkooli dhe duhani
Imazh

Moskë
- Rreth 1 milion persona në Rusi vdesin çdo vit si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga alkooli dhe duhani.
Madje, studimet dalin në rezultatin se gjatë viteve të fundit në Rusi më shumë se gjysma e vdekjeve të grupmoshave nga 15 deri në 54 vjeçare shkaktohen nga duhani.

Autoritet ruse janë vënë në alarm, pasi numri i vdekjeve e kalon atë të lindjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se në Rusi jetëgjatësia e meshkujve nuk e kap moshën 60 vjeçare. Sipas statistikave të OKB-së, popullsia e Rusisë po bie me 0.5 për qind çdo vit.

Gazeta mjekësore britanike “Lancert” publikon një studim ku arrihet në përfundimin se konsumimi i alkoolit dhe duhanit bën që Rusia të ketë një numër më të madh vdekjesh sesa Evropa Perëndimore.

Qeveria e vendit ka ndërmarrë një fushatë reklamash, duke iu bërë thirrje rusëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, madje duke u kujtuar atyre rreziqet që vijnë nga pirja e tepruar e duhanit dhe e alkoolit.
gaz.start 2009-09-02
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 21 Shtator 2009, 21:18
Lëshimi i parë i Obamës ndaj Rusisë
Imazh
Imazh

Nuk mund të thuhet qysh tani nëse vendimi i presidentit amerikan, Barak Obama, më datën 17 shtator, për të hequr dorë nga dislokimi i mburojës antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke, është një hap taktik apo strategjik i qëlluar i SHBA-së në raportet e saj me Rusinë. Por, ajo që mund të thuhet me siguri, është se ky vendim ka shkaktuar hutim dhe se shënon një pikëkthese në marrëdhëniet e SHBA me Rusinë, si dhe në raportet dhe në vendin e Amerikës në fuqinë globale. Sido që zyrtarë të qeverisë së tanishme amerikane u përpoqën të japin një shpjegim arsyetues për vendimin e presidentit, me argumentin se i njëjti objektiv i mburojës antiraketë mund të arrihet me vendosjen e saj në luftanijet e lëvizshme amerikane në detin Mesdhe, e vërteta e thjeshtë është se Irani dhe Koreja e Veriut janë po aty ku ishin, dhe luftanijet amerikane ndodheshin edhe më parë në Mesdhe. Me fjalë të thjeshta, duke qenë se heqja dorë e SHBA nga vendosja e mburojës antiraketë ka qenë kërkesë e Rusisë, mund të thuhet se jemi përpara lëshimit të parë të rëndësishëm, që presidenti amerikan, Barak Obama po i bën Rusisë që nga ardhja e tij në pushtet. Kjo, me sa duket, përbën edhe arsyen përse republikanët dhe veçanërisht kandidati i tyre në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, Xhon Mekejn, kritikuan me forcë këtë hap të ri të presidentit Obama. Natyrisht, në planin diplomatik Obama shkon në takimin e ardhshëm me presidentin rus, Dimitri Medvedev, në Nju York këtë javë, me shportën plot dhe në një pozicion të favorshëm tratativash e kompromisi. Rusia e përshëndeti menjëherë vendimin e presidentit Obama dhe u shpreh shumë e kënaqur për tërheqjen amerikane. Nuk është bërë e ditur se në shkëmbim të cilit lëshim apo kompromis të Rusisë, për armët strategjike apo për Iranin, është ndërmarrë hapi i presidentit Obama, por ajo që rezulton është se hapin e parë publik të një lëshimi, në këtë rast dhe në një raport strategjik dypalësh, po e ndërmerr Shtëpia e Bardhë.
Jashtë çdo dyshimi, hapi i presidentit amerikan është ndërmarrë në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, dhe kjo është pozitive, sepse marrëdhëniet e mira mes dy fuqive të mëdha, si SHBA dhe Rusia, janë në të mirë të stabilitetit dhe të sigurisë në Europë dhe në botë. Por ajo që mendojmë se ka rëndësi të shtrohet për diskutim dhe të mësohet, është nëse vendimi i presidentit amerikan do të ketë disa efekte kolaterale në Europë dhe më gjerë.
Në radhë të parë, efektet e tij mund të jenë në raportet e besueshmërisë së vendeve dhe të opinionit publik europian në politikën atlantike dhe europiane të administratës së re të SHBA-së. Nuk mund të thuhet se kuota e besueshmërisë ndaj politikes atlantike amerikane do të jetë e njëjtë me atë të para marrjes së këtij vendimi. Le të marrim fillimisht dy shtetet, ku ishte planifikuar të dislokoheshin interceptorët dhe radari i mburojës amerikane antiraketë, Polonia dhe Republika Çeke. Qeveritë e këtyre dy shteteve dhanë miratimin për vendosjen e mburojës antiraketë, ndonëse e njihnin kundërshtimin dhe presionin e madh të Rusisë ndaj tyre për të mos pranuar mburojën amerikane. Një pjesë e opinionit publik dhe disa parti politike, sidomos në Republikën Çeke, organizuan fushatë pas fushatash, disa prej të cilave të sponsorizuara nga Rusia, për të penguar vendosjen e mburojës antiraketë të Amerikës. Qeveria amerikane nënshkroi edhe marrëveshje zyrtare me Varshavën dhe Pragën vitin e kaluar, për dislokimin e mburojës antiraketë. Si Polonia, ashtu dhe Republika Çeke, e shihnin vendosjen e mburojës antiraketë amerikane, si një garanci e sigurisë së tyre edhe ndaj politikës dhe strategjisë së Rusisë për rivendosjen e influencës së saj në zonat e dikurshme të influencës të ish-Bashkimit Sovjetik. Qeveria amerikane nuk hoqi dorë nga planet e vendosjes së mburojës antiraketë, edhe kur Kremlini kërcënoi se si përgjigje do të vendoste edhe ai mburojën e vet antiraketë në Kaliningrad, enklava ruse mes dy shteteve anëtare të NATO-s, edhe kur Vladimir Putin kërcënoi se do të fuste përsëri në objektivat e raketave ndërkontinentale ruse kryeqytetet e shteteve europiane. Tani befas, edhe Polonia, edhe Republika Çeke, mësojnë se Shtëpia e Bardhë, në mënyrë të njëanshme heq dorë nga marrëveshjet që ka nënshkruar me këto dy shtete për mburojën antiraketë, dhe i jep kënaqësi presionit rus. Partitë dhe forcat proatlantike e proamerikane në këto dy shtete u gjetën befas në një pozitë tepër të pafavorshme në sytë e opinionin e tyre publik, dhe kjo nuk mund të mos ndikojë në nivelin e përkrahjes proatlantike në popujt e këtyre dy shteteve. Kjo që ndodhi inkurajon forcat proruse në këto dy shtete, që të rrisin ofensivën e tyre politike dhe presionin kundër pranisë dhe pjesëmarrjes në Aleancën Atlantike. Lëshimi i ri i Obamës mund të sjellë një dobësim të forcave proatlantike dhe proamerikane në shkallë kontinenti. Sepse ky vendim do të konsiderohet si një shenjë dobësie e Amerikës përballë kërkesave të Rusisë. Nuk duhet harruar se ndeshja strategjike për mburojën antiraketë u zhvillua në Europë, dhe kostoja politike e diplomatike do të paguhet nga Europa. Në një farë kuptimi, shtetet europiane, dhe sidomos ato që vijnë nga ish-regjimet komuniste dhe nga ish-Traktati i Varshavës, dhe që e njohin shumë mirë Rusinë, nuk mund të mos ndjehen si të zbuluar dhe mos u shkojë nëpër mend ndjenja e hidhur e një kohe të kapërcyer, kur ato ishin zona influence të Bashkimit Sovjetik dhe ato kontrolloheshin nga Moska. Miratimi i vendosjes së mburojës antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke, ka qenë akt sovran i qeverive të atyre shteteve, në përputhje me stabilitetin dhe me interesat e tyre të sigurisë. Tani, situata e re i vendos ato në një pozitë edhe më të dobët përballë Rusisë. Pas kësaj, Rusia mund të inkurajohet të avancojë pretendime të tjera në marrëdhëniet me ish-shtetet komuniste të Europës Lindore, sepse mund të ndjehet e stimuluar nga hapi i ri i presidentit Obama. Ajo që e bën më të paqartë arsyetimin e përkrahësve të vendimit të presidentit amerikan, është fakti se heqja dorë nga mburoja antiraketë bëhet në një kohë, kur strategjia e Rusisë dhe ambiciet e Kremlinit për influencë globale po shpalosen më fort se kurrë. Nuk duket se retorika demokratike dhe paqësore e presidentit Obama, qysh nga ardhja e tij në pushtet më 20 janar të këtij viti, ka pasur rezonancën e pritur të udhëheqësit rus. Vetë gjuha e përdorur nga presidenti dhe kryeministri i Rusisë duket sikur është nxjerrë nga sirtarët e arkivave të Luftës së Ftohtë. Moska ka shpalosur planet e zgjerimit të potencialit të vet bërthamor strategjik. Bombarduesit bërthamorë rusë kanë nisur të patrullojnë tani qiejt e botës. Rusia po pretendon prani ushtarake edhe pranë ujërave të Amerikës, duke organizuar manovra ushtarako-detare me regjimin e Venezuelës. Kushdo që ka ndjekur kurbën gjithnjë e më tepër në ngritje të ambicieve imperiale të Rusisë nëpër botë, e sheh se Moska po afishon gjithnjë e më tepër mbështetjen e këtyre ambicieve të saj në dy instrumente kryesorë: në energjinë dhe në forcat ushtarake. Në një koniukturë të tillë ndërkombëtare, të rritjes së forcës dhe të ambicieve të Rusisë, vjen hapi i heqjes dorë nga mburoja antiraketë, të cilën, për hir të së vërtetës, duhet thënë që popujt dhe vendet ish-komuniste të Europës Lindore, e shihnin më shumë si mbrojtje nga Rusia se sa nga Irani dhe Koreja e Veriut. Mendimi ynë është se lëshimi i ri i presidentit amerikan ndaj Rusisë mund të ketë ndonjë efekt negativ edhe në rajonin e Ballkanit. Rusia ka nisur në rajonin tonë një marshim energjetik dhe diplomatik tepër agresiv dhe ajo mund të inkurajohet për të kërkuar koncesione të tjera në pika, rajone apo në çështje të ndryshme ndërkombëtare. Natyrisht SHBA, si shteti më i fuqishëm demokratik i botës, është shtylla mbështetëse e paqes, e demokracisë dhe e lirisë së popujve në botë. Por nuk duhet harruar se politikat dhe hapat e veçantë të presidentëve të veçantë, mund të kenë ndikim shpejtues apo frenues në realizimin e misionit të madh dhe unikal, që Amerika ka në botë në shekullin e 21.
21/09/2009
Petrit Haliti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 12 Tetor 2009, 21:33
Trupat ruse në Moldavi dhe Ballkani
Imazh

Kryeministri i ri i Moldavise Vlado Filat qe erdhi ne fuqi pas zgjedhjeve parlamentare te muajit korrik ka vene si prioritet te qeverise se tij kerkesen per largimimin e trupave ruse të dislokuara në pjesën lindore të Moldavisë, e cila quhet Transdniestër. Këtë kërkesë ai e ka vënë në programin e qeverisë, e diskutoi me zyrtarët e lartë të Komisionit Europian gjatë vizitës së tij në fund të shtatorit në Bruksel, dhe e ngriti dhe me delegacionin e Rusisë që erdhi në kryeqytetin moldav më 8 tetor, me rastin e samitit të organizatës së komonuellthit rus, Bashkimi i Shteteve të Pavarura, CIS, që u mbajt në kryeqytetin moldav. Kërkesa për largimin e trupave ruse nga territori i Moldavisë është një kërkesë e vjetër, e përsëritur e qeverive që kanë drejtuar vendin, ashtu edhe e bashkësisë ndërkombëtare. Madje para dhjetë vjetësh, në samitin e OSBE në Stamboll, në vitin 1999, Moska pat rënë dakord zyrtarisht dhe nënshkroi edhe një dokument zyrtar për tërheqjen e trupave nga Moldavia. Por ajo nuk e realizoi kurrë detyrimin e saj dhe ato trupa ndodhen edhe sot e kësaj dite në territorin e Moldavisë. E reja e kërkesës së paraqitur nga kryeministri i ri i Moldavisë për largimin e trupave ruse dhe për zëvendësimin e "paqeruajtësve rusë" me një mision ndërkombëtar civil, qëndron në situatën e re që ndodhet, si Moldavia, ashtu dhe rajonet rreth saj. Moldavia, pas një drejtimi të gjatë komunist ka në fuqi tani një qeveri demokratike, e cila erdhi në pushtet pas protestave të fuqishme dhe masive që opozita zhvilloi në muajin prill kundër mashtrimeve elektorale të qeverisë komuniste në zgjedhjet e atij muaji, dhe imponoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vetëm tre muaj pas zgjedhjeve të prillit. Qeveria e re demokratike ka një sensibilitet të ri ndaj ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar në brigjet përballë të Detit të Zi, kur preteksti i mbrojtjes së forcave paqeruajtëse dhe i shtetasve rusë në Osetinë e Jugut dhe në Abhazi, u përdor nga Moska si rast për të vendosur pushtimin e drejtpërdrejtë ushtarak të Rusisë në dy rajonet gjeorgjiane dhe për t'i shpallur ato dy shtete kukulla. Ato ngjarje kanë shkaktuar një reflektim të gjithanshëm politik e strategjik në shumë shtete e rajone ku ekzistojnë të quajturat "konflikte të ngrira", çelësin e të cilave e mbajnë trupat ruse dhe Rusia. Një rajon i tillë është pjesa lindore e Moldavisë, Transdniestri, i cili ka kërkuar dhe shpallur jo vetëm shkëputjen nga Moldavia, por ka kërkuar edhe bashkimin me Rusinë. Garancia ushtarake e ekzistencës së këtij rajoni separatist dhe e kërkesave të tyre për bashkim me Rusinë janë trupat ruse. Rusia ka 2 mijë trupa, kontrollon 15 postblloqe ushtarake të shpërndara në rajonin e Transdniestrit, ka një depozitë prej 20 mijë ton armatime e municione, dhe 500 prej ushtarëve rusë kanë marrë emrin e "paqeruajtësit", gjoja për të ruajtur paqen dhe mos rifillimin e luftimeve mes forcave të qeverisë qendrore dhe atyre të rajonit separatist. Rusia ka një interes strategjik në mbajtjen e forcave të saj ushtarake në Moldavi dhe i intereson mbajtja e një "konflikti të ngrirë" në atë shtet, i cili është në kufijtë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Është me interes të përmendet se Moldavia dhe rajoni separatist i Transdniestrit, që kërkon shkëputjen nga shteti dhe bashkimin me Rusinë, nuk ka kufij të përbashkët me Rusinë. Ajo ka kufij me Ukrainën dhe është gjithashtu interesant fakti se popullsia me origjinë ruse zë vendin e tretë në popullsinë e rajonit të Transdniestrit, pas asaj moldave dhe asaj ukrainase. Faktori gjeografik dhe faktori demografik dëshmojnë se aty kemi një "konflikt" të krijuar artificialisht me nxitjen dhe mbështetjen e Moskës, trupat e së cilës morën pjesë direkt në luftime në anën e forcave separatiste në vitin 1992 dhe mbetën atje. Rusia nuk ka dashur dhe as dëshiron që të largojë forcat e saj ushtarake nga Moldavia. Moska e përsëriti këtë qëndrim pas kërkesës së kryeministrit të Moldavisë, dhe më 30 shtator i dërguari i posaçëm i MPJ të Rusisë, V.Nesterenko, deklaroi se evakuimi i trupave ruse mund të bëhet vetëm me pëlqimin e dy palëve në konflikt, pra edhe të të ashtuquajturës qeveri të Tiraspolit, kryeqyteti i rajonit separatist të Transdniestrit. I ashtuquajturi president i Transdniestrit, Igor Smirnov, deklaroi më 2 tetor se rajoni do të shkëputet nga Moldavia dhe do të bashkohet me Rusinë.
Interesi strategjik i Rusisë, me praninë e vet ushtarake në Moldavi ka dy qëllime. Së pari, është interesi i ruajtjes së kontrollit dhe të influencës ruse në hapësirën ish-sovjetike. Mbajtja e një force ushtarake ruse në kufijtë e NATO-s dhe të BE-së, mund të përdoret si kartë presioni ndaj të dy organizatave perëndimore, të cilat Moska i konsideron rivale të influencës së saj në Europën Qendrore dhe Juglindore. Gjithashtu ka interesin e mbajtjes së një "konflikti të ngrirë" brenda këtij shteti dhe pranë kufijve të NATO-s dhe të BE-së, për të penguar zgjerimin e Aleancës Atlantike në kufijtë lindorë të Rusisë. Sepse është e pamendueshme se NATO do të integronte një shtet, që ka konflikte territoriale dhe që ka trupa ushtarake ruse brenda tij. Jo rastësisht Moska nuk ka dalë zyrtarisht në mbështetje të politikës së bashkimit të Transdniestrit me Rusinë. Tani për tani Moska ka më shumë interes të ketë një vatër "konflikti të ngrirë" brenda një shteti, që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe në një të ardhme mund të kërkojë të bëhet anëtar i NATO-s. Drejtimi i dytë i interesit strategjik të Moskës për të mbajtur forca ushtarake në Moldavi është Ballkani. Rusia, deri tani, nuk ka trupa apo baza ushtarake në asnjë shtet të Ballkanit dhe as në kufijtë e shteteve të Ballkanit. E vetmja është Moldavia dhe ajo konsiderohet nga Moska si një portë hyrëse për në Gadishullin e Ballkanit. Gjenerali rus A.Lebed, ish-komandant i korparmatës nr.14, që ka qenë e dislokuar në Moldavi, e quan rajonin e Transdniestrit, ku ndodhen tani trupat ruse, "çelësi i Ballkanit". Ish presidenti I Moldavisë, Vladimir Voronin, duke folur për praninë e ushtarëve rusë në tokën moldave, ka deklaruar para disa kohësh se "ndoshta këta ushtarë po zgjidhin detyra strategjike globale të Rusisë në Ballkan". Kjo lidhje strategjike, që Moska i bën pranisë së saj ushtarake në Moldavi me Ballkanin, është një element, që duhet të mbahet fort në konsideratë nga shtetet e Ballkanit, sepse Moldavia është shtet anëtar i organizatës së vetme ekskluzivisht rajonale, SEECP, Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore. Nuk është ende e qartë dhe as nuk është shpjeguar kurrë zyrtarisht pse vendet e SEECP, duke përfshirë edhe Shqipërinë, votuan kaq lehtësisht dhe pa u menduar shumë, të pranonin në një organizatë rajonale ballkanike një shtet si Moldavia, i cili nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me Ballkanin. Nuk është shpjeguar asnjëherë përse ata nxituan të pranojnë në një organizatë ballkanike një shtet problematik sovjetik, që mbante një "konflikt të ngrirë" brenda tij dhe që kishte dhe ka forcave ushtarake ruse në territorin e tij.
Nuk disponohet një informacion i plotë, nëse diplomacia ruse ka qenë promotore apo sponsorizuese në këtë drejtim, por ajo që mund të thuhet me siguri është se interesi politik, diplomatik dhe ushtarak rus ka qenë që Moldavia, me kompleksitetin e vet ushtarak dhe politik, dhe me praninë e ndërhyrjen ruse në të, të bëhej anëtare e organizatës së shteteve ballkanike. Kërkesa e kryeministrit të ri të Moldavisë për largimin e trupave ruse është e drejtë dhe realizimi i kësaj kërkese do të ishte një kontribut për paqen dhe stabilitetin, integritetin territorial të Moldavisë si shtet, por ai do të ishte një kontribut pozitiv për paqen dhe stabilitetin në krejt Europën Juglindore. Ndaj kërkesa e Moldavisë duhet të mbështetet nga secili shtet ballkanik veç e veç, dhe nga SEECP si organizatë. Ajo nuk është një objektiv i lehtë për t'u arritur, sidomos në kohërat e tanishme, kur shohim një ngritje dhe forcim të ambicieve imperiale të Rusisë për shtimin e pranisë energjetike, politike e ushtarake në të gjitha rajonet e globit, përfshirë edhe Ballkanin. Një faktor i rëndësishëm është qëndrimi dhe niveli i mbështetjes, që BE dhe NATO do t'i japin kërkesës së qeverisë së re të Moldavisë. Sepse nuk do të ishte e mirëpritur për vetë BE-në dhe për NATO-n të shihnin një Kaliningrad të ri. Moldavia mund t'i duket dikujt sikur është larg, por pasojat që mund të sjellë prania e trupave ruse dhe objektivat strategjike të Rusisë atje, mund të shkaktojnë situata tepër të pakëndshme në rajonin e Ballkanit.
12/10/2009 -
Petrit Haliti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 14 Tetor 2009, 19:45
“Gazpromi” “blen” politikanët
Imazh

Me një projekt të ri ambicioz në rrugë e sipër, siç është ndërtimi i gazsjellësit në shtratin e detit Baltik, gjiganti rus, ‘Gazprom’, po krijon ndarje të reja mes Evropës Perëndimore dhe Lindore. Ndërsa gazsjellësi ruso-gjerman ofron përfitime të qarta energjetike për Evropën Perëndimore, vendet e Evropës Lindore e Qendrore i frikësohen rikthimit të një periudhe të dominimit rus mbi ish-bllokun sovjetik. Me pasuritë e gazit dhe lidhjet personale, Rusia po krijon përçarje mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Aktualisht, gazi rus duhet të kalojë përmes vendeve të Lindjes që të arrijë në pjesën perëndimore të kontinentit evropian. Nëse Rusia bllokon furnizimin me gaz për vendet e Lindjes, pasojat do të ndihen dhe në Perëndim. Linja e re transportuese e gazit do ta ndryshojë situatën aktuale. Linja që kalon nën det, anashkalon vendet ish-satelite dhe e lidh Rusinë drejtpërdrejt me Perëndimin. Për pasojë, ekspertët e sigurisë dhe zyrtarët e Evropës Lindore thonë se Rusia, pas gazsjellësit të dytë, do të luajë të ashtuquajturën politikë të pingpongut të gazit me fqinjët. “Dje me tanke, sot me naftë e gaz”, - thotë Zhbignjev Siemsiatkovski, ish-kreu i agjencisë polake të sigurisë. ‘Gazpromi’, që furnizon Evropën me 28 për qind të nevojave për gaz, thotë se projekti i ri është tregtar e jo strategjik. Matias Uarning, shefi ekzekutiv i projektit të ri mes Rusisë e Gjermanisë, me origjinë nga ish-Gjermania Lindore, thotë se frika e vendeve të Lindjes është e pabazë. Zyrtarët evropianë e cilësojnë projektin si ndihmë në bashkimin e Evropës dhe forcon sigurinë kolektive energjetike të rajonit. Por, zyrtarët nga Evropa Qendrore e Lindore kanë frikë se ndërsa përfitimet nga projekti i gazsjellësit të ri do të shkojnë për kompanitë ruse, gjermane e holandeze të përfshira, vendet, që dikur ishin nën ombrellën sovjetike, do të jenë më të pambrojtura përballë shantazheve energjetike. Taktika të tilla nuk janë të panjohura. Një studim suedez identifikon 55 ndërprerje të furnizimit me gaz, të motivuara politikisht në furnizimin e Evropës Lindore, që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik. Deri tani, përdorimi i burimeve energjetike, si mjet në politikën e jashtme ruse, ka qenë i kufizuar në bllokada afatshkurtra.
Ndërprerja e furnizimit të Ukrainës me gaz në janar shkaktoi zemërim në vendet e Evropës Perëndimore. Por, gazsjellësit e rinj, si ky që kalon në shtratin e Detit Baltik, apo tjetri i njohur si “Rryma e Jugut”, e lejojnë Rusinë t’i furnizojë vendet perëndimore pa kosto politike. Kjo do t’i bënte më të lehta e më të mundshme ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me gaz të Evropës Lindore. Për evropiano-lindorët, çështjet që lidhen me gazsjellësin e ri sjellin në sipërfaqe kujtime të një periudhe të errët pushtimi, duke vënë në qendër të debatit se cilat janë synimet e Rusisë ndaj vendeve që dikur i kishte nën kontroll. Përmes një letre të hapur drejtuar presidentit Barak Obama, 23 ish-kryetarë shtetesh e qeverish nga Evropa Qendrore e Lindore shkruanin se Rusia u është kthyer politikave si “fuqi revizioniste me axhendë të shekullit të 19-të, por me taktika të shekullit 21”. Radek Sikorski, ish-ministri i Jashtëm polak, e ka krahasuar gazsjellësin ruso-gjerman me paktin e vitit 1939, Molotov-Ribentrop. Pakti e ndau Evropën Qendrore nën sferat e interesit gjerman dhe sovjetik. Këmbanat e alarmit në Lindje nuk janë dëgjuar në Perëndim, ku Rusia po ndjek politikën ‘përça e sundo’. Rusia është një nga çështjet që shkakton më shumë diskutime në Bashkimin Evropian duke e përçarë bllokun, thotë Angela Stent, drejtore e Qendrës për Euroazinë, Rusinë dhe Evropën Lindore në Universitetin Xhorxhtaun, në Uashington. Një rrjet njerëzish me ndikim në Perëndim janë përfshirë në planet ruse të gazit. Fillimisht, qeveria gjermane e ish-kancelarit Shrëder mundësoi marrëveshjen për gazsjellësin me Rusinë. Pak javë më vonë, ai u bë drejtues i projektit. Urning, shef ekzekutiv i projektit të gazsjellësit që kalon nën detin Baltik, ka qenë pjesë e ‘Stasit’, policisë sekrete të ish-Gjermanisë Lindore. Ai ka shërbyer tek ‘Stasi’ në të njëjtën kohë kur Vladimir Putini shërbente në Dresden si agjent i KGB-së ruse. Ka dhe lidhje të tjera. Kështu, ish-kryeministri i Finlandës, Liponen, mori pagesë të majme për të siguruar lejen e kalimit të gazsjellësit në territorin finlandez. Në 2008-ën, ‘Gazpromi’ i ofroi një post kyç ish-kryeministrit italian, Romano Prodi, ofertë e refuzuar nga Prodi. Tani që gazsjellësi duket i paevitueshëm, edhe francezët janë hedhur në këtë projekt. Kjo ka shtuar rivalitetet franko-gjermane. Në këtë kuadër, kur interesat e korporatave apo vendeve të caktuara janë në lojë, frika që vjen nga Evropa Lindore për unitet të Evropës merret pak parasysh.
14/10/2009
“New York Times”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:37
LITARET E ZINJE RUSE TE GAZIT PO SHTRENGOJNE EUROPEN KRYQ E TERTHOR PER NJE DITE TE ZEZE TE TYRE E KUDO me GAZPROM
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:40
“Gazpromi” “blen” politikanët
Imazh
SHIKONI HARTEN E SHPERNDARJES SE GAZIT RUSE DHE VARESINE E TYRE NE PERQINDJE NE EUROPE

RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:43
"Demokracia në Rusi, vetëm një farsë"
Imazh

MOSKE
-Babai i Perestrojkës denoncon qever isjen me dorë të hekurt të Rusisë. Ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov bëri sulmin e radhës dje kundër shtetit të demokracisë në Rusi, duke vlerësuar se zgjedhjet ishin një "farsë" dhe se qytetarët nuk kishin më "besim" tek ato. "Në sytë e të gjithëve zgjedhjet janë kthyer në farsë, me një mosrespektim të thellë të votave të zgjedhësve", - theksoi ai në një intervistë për organin e opozitës "Novaïa Gazeta", ku është bashkëpronar. Të mërkurën tri parti, ultranacionalistja LDPR, komunistët dhe Rusia e Drejtë (qendër e majtë) - bojkotuan seancën e Dumas për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve lokale të 11 tetorit, që u fituan me diferencë të madhe nga Rusia e Bashkuar, partia e kryeministrit Vladimir Putin. "Ishte një dështim i plotë i zyrtarëve politikë që veprojnë sipas parimit 'Pak rëndësi ka si votohet, e rëndësishme është si numërohen votat", - shtoi lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe babai i Perestrojkës. Pas konstatimit të këtij dështimi, Gorbaçov, që kritikon rregullisht sistemin në fuqi, por duke qenë se është shumë jopopullor në vend ka vetëm një audiencë të kufizuar pranë bashkëqytetarëve të tij, bën thirrje për një alternativë të re politike. "Çfarë është demokracia kur njerëzit nuk marrin pjesë në të? Sistemi elektoral është krejtësisht i gjymtuar. Duhet një alternativë", - tha ai duke nënvizuar rolin e shtypit tek opinioni publik në mungesë të një opozite të vërtetë. Gorbaçov e ka cilësuar shpesh Rusinë e Bashkuar si "parti burokratësh dhe versionin më të keq të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, por tregohet më i matur kundrejt kryeministrit. Nëse ai i kritikon vitet Putin, president nga 2000 - 2008, ai vlerëson gjithsesi se ky i fundit e "shpëtoi Rusinë nga shpërbërja". Gorbaçov vazhdimisht u ka bërë thirrje liderëve të mos qeverisin me presione dhe të vazhdojnë reformat në vend, duke siguruar qytetarët rusë se vendi po forcon demo-kracinë. Shumë vende të tjera kanë kritikuar Rusinë për mosrespektim të të drejtave të individit dhe mosgarantim të lirisë së tyre. Por, thirrjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi të dy liderët rusë, kryeministri Vladimir Putin dhe presidenti Dimitri Medvedev nuk janë treguar të gatshëm të forcojnë demokracinë në vendin e tyre.20/10/2009
gaz. ''Shqiptare Online''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:46
Medvedev mendon, Putin drejton
Imazh

Njëri është presidenti aktual i Rusisë, ndërsa i dyti paralajmëron se e dëshiron sërish këtë funksion. Ata pothuajse nuk kanë më fare paraqitje të përbashkëta. Nëse njëri flet në Yaroslavl, tjetri mban një fjalim në Tula. Ata bashkohen vetëm në lajmet qendrore të mbrëmjes. Presidenti Dimitri Medvedev zakonisht shfaqet i pari, ndërsa kryeministri Vladimir Putin i dyti, por raportet për të janë shumë më të gjata. Gjatë takimit me pjesëtarët e klubit Valdai, një grupi të gazetarëve dhe politikologëve rusë dhe të huaj, të cilin Putini e kishte themeluar gjatë kohës sa ka qenë president, për të ndikuar në opinionin publik në Rusi, Putini e kishte radhën i pari. Gjatë këtij takimi, ai nuk e përjashtoi mundësinë që në vitin 2012 të kandidohet sërish për president, por as nuk e konfirmoi këtë. Megjithatë, ai theksoi se sa i përket mundësisë së kandidaturës së tij në vitin 2012, ai me gjasë do të këshillohet paraprakisht me Medvedevin, siç ka vepruar edhe në vitin 2008. Atëbotë dy udhëheqësit rusë nuk kanë qenë konkurrentë dhe nuk do të jenë as në vitin 2012. "Ne do të arrijmë pajtimin, ngase jemi njerëz me pikëpamje të njëjta politike", theksoi Putin para audiencës. Medvedev nga ana e tij u shpreh i habitur. Janë shfaqur komente, në të cilat flitej se kinse Putini po urdhëron votuesit rusë për atë, se për kë duhet të votojnë. "Por ai ka thënë diçka krejt tjetër", theksoi Medvedev. Medvedev pranoi se Putini gëzon popullaritetin më të madh, por shtoi se as ai vetë nuk është në pozitë të keqe. Ai më tutje shtoi se mund të bisedojë mjaft mirë me Putinin, ngase edhe ai, sikur edhe Medvedevi, ka studiuar Fakultetin Juridik në Universitetin e Shën Petersburgut. "Aty krijohet njëlloj sistemi i përbashkët, i cili lehtëson bashkëpunimin. Megjithatë, edhe qeveria e Rusisë bën gabime", tha Medvedev. Është herët që të nxirret konstatimi se është kjo një thirrje për luftë, të cilën nxënësi ja bën mësuesit. Si Medvedev, ashtu edhe Putin e dinë se për aq kohë sa ata nuk përçahen, atëherë do të kenë një ardhmëri të gjatë dhe të lumtur në funksionet më të larta të pushtetit. Ngase Putin, nëse merr sërish përsipër pushtetin si president, mund të ndryshonte Kushtetutën dhe t'i siguronte vetës dy mandate gjashtëvjeçare, me ç'rast ai në strukturat e pushtetit do të mund të përfshinte edhe Medvedevin, si bashkëpunëtorë besnik të tij. Madje edhe nëse Medvedev siguron mandatin e tij të dytë si president, kjo nuk do të ndryshonte aspak raportin e pushtetit në Kremlin. Putini konsiderohet si mashkulli i fuqishëm. Pjesa më e madhe e rusëve nuk besojnë se Medvedev vepron në mënyrë të pavarur dhe janë të kënaqur me këtë fakt.
21/09/2009
“Die Welt”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:58
Kush po e ringjall Stalinin dhe monumentin e krimit te tij?
ALARM BOTEROR

Imazh

Portreti i Vladimir Putinit - sozia e Stalinit.
Ky person lindi dhe u rrite nen regjimin stalinist edhe pse Nikita Hrushovi denoi ashper ne Kongresin e XX-te te PK te BS te shkurtit 1956 kultin dhe krimet e medha te Stalinit. Trupi i tij u hoqe prej maozeleumit, ku ju dogje trupi dhe hiri ju hodhe ne nje shishe dhe u varrose prane varrit te Carit Ivanit te Tmershem, por per dreqe te popullit sovjetiK dhe botes komuniste la, trashegoi metodat, rrymen, PORTRETIN, IMAZHIN, stilin dhe sjelljet kriminale te perbindeshme ne ish BS(Bashkimi Sovjetik) dhe ne bote.
Putini si agjent i KGB ngjiti shkallet e karrieres pazhurme si kryetar i Bashkise se Moskes, si z/kryeminister, si kryeminister, si presidente dhe si kryeminsiter. Ka vendose nje sistem kushtetues qe te rimarri postin e presidentit te Rusise per shume vjete derisa te vdesi ne ate poste.
Ky pelivan spiun qe ka siguruar perjetesishte karrieren e tij nuk rrine i qete per vete, per Rusine dhe boten. Po kerkon me shume:
Sjelljet e Putinit:
- Ngriti industrine e Gazit si mjete strategjik ushtarak i ekonomise-politike ruse ndaj botes. Hapi fronte lufte ne fushen e gazit, ku ka nderprere disa here ne mes te dimrit gazin Ukraines dhe Europes,
- Ka hape fronte lufte ne Gjeorgji, ku dogji e bombardoi shkolla, spitale, cerdhe, h/centrale etj....
- Kercenon Polonin shpesh per shkakun e vet se po vendose Raketa balistike amerikane ne mbrojtje te Sigurise se Europes nga sulmet e papritura te botes aziatike.
- Kercenon me cdo mjete vendet ish aleate te ish Bashkimit Sovjetik per t'i futur ne vathe perseri.
- Kercenon vendet ish komunsite tashi te pavarura per shkakun e vetme se duan te inkuadrohen ne Atlantikun e Veriut - ne bllokun ushtarak-politik te NATO-s.
- Ka nxjerre vendim per Reabilitimin e Stalinit dhe vepres tij.
- Ka nise garen e riarmatimit ushtarak duke prodhuar e vu ne levizje gjithe kombinate te prodhimit ushtarak.
- Ushtron sistematikishte krime likujdimesh te gazetareve ruse dhe te huaj qe flasin per te vertetat e Putinit.
- Mban te pushtuar dhe ushtron nje diktature staliniste-cariste mbi popullin heroik cecen mbi 20 vjete.
- Ka ndare gruan dhe ne moshen 56 vjecare eshte martuar me nje gjimnaziste.

Nuk mbaron me kaq seriali i sjelljeve te tij, pasi ato njohin vetem ngjitje e nje kurbe te tmerrshme qe po cfaq e pervijon cdo dite ky gangster i spiunazhit ruse per Rusine, per vendet ish te BS dhe botes.
Pra sic shifet ky agjent shpalose nje ender para kubese politike te botes:
Te behet nje Car sundimtar i Rusiase dhe i botes.
Kjo ender e tija po behet realitet per cdo dite. Populli ruse vuan nga varferia dhe dhuna e regjimit te KGB-es. Kisha ortodokse eshte instrumente ne doren e Putinit. Feja dhe shteti jane nje. kemi rastin e ardhjes ne prill te 2009 te ish ministrit ruse dhe sot drejtor i kultures ne FEDERATEN RUSE ku kerkoi te lidhte marredhenie te kultures midis dy shteteve SHQIPERI-RUSI, duke qene prezente KISHA ORTODOKSE si gjoja pasqyra e kultures se Zotit.(lexo pas ketij shkrimit artikullin ''KULTURA DHE KISHA ORTODOKSE RUSE NE SHQIPERI'')

Bota dhe Rusia.

Bota e Europes Perendimore e ka braktise Stalinin sikurse dhe partite komuniste. Ne vend te Stalinit rradhisin marksistin martire pas Leninit - Leon Trockin.
Kjo ringjallja e Stalinit nuk i pelqen perendimit sepse duhet edhe njihere te rikthehet sistemit te LUFTES SE FTOHTE, qe ka nje kosto psikologjike, politike, ekonomike dhe ushtarake te madhe ne nje kohe qe eshte fokusuar politika e tyre ndja Islamizmit ne Europe qe e sollen me deshiren e tyre. Jane perqendruar ne POLITIKEN URREJTESE NDAJ TE HUAJVE NNE PERENDIM dhe kjo ka nje kosto gati te nje LUFTE TE RE TE FTOHTE. Ne te vertete per mua kjo LUFTE E FTOHTE E shpallur nga shtetet e perendimit ndaj te huajve dhe vecanerishte ndaj islamisteve ne vendet e tyre eshte Nje Lufte me mullinjte e eres, lufte donkishotiane qe kurre nuk do ta fitojne perpose se do te diskretitohen, do te dobesojne ekonomite e tyre. Pra kjo bote e perendimit ndodhen ne nje Lufte te ftohte ndja te huajve dhe ...gje qe e deshmon FITORJA E TE DJATHTEVE NE PARLAMENTIN EUROPIAN pas kaq shume e shume vjeteve qe ishte nen sundimin autokratik te socialisteve. Putini u shpall lufte perendimit.
Cka duhet te beji Europa ne kete dalldi kercenuese ruse? Ne kete gjendje ne mes te dy zjarreve? PERENDIMI GJENDET NE dilemen putiane!!! A te mbaji dy fronte ne nje kohe mbi shpatulla. Ky eshte EDHE nje PROVOKIM STERIL I KREMLINIT.
Mendoj se BE me aleatet sllave te Europes do te gjeje solucionin politik. Do te kerkoji ARMEPUSHIM ME PUTINI. Jane ne halle te madh: A t'ja prekin kallot Putinit apo jo? NE FUND TE FUNDIT RUSINE DHE PUTININ E KANE MIK PER ZEMER SHUMICA E VENDEVE PERENDIMORE, ATO QE VENDOSIN PER POLITIKAT E EUROPES.
Perendimi po heshte sepse kurva mbete kurve, pasi epshet e Perendimit jane per Rusine sepse e dine mire se ishte dhe eshte gjenerator i luftrave, i permbysjeve te sistemeve dhe shkaterrimit te hartave gjeo-poltike te botes. Kjo eshte endra e cmendur e Perendimit.
Vladimir Putin ky gangster i agjentures ruse ringjalle Stalinin sepse shpreson me stilin dhe metodat dhe shpirtin kriminal te Stalinit me synim gllaberimin e botes per ta shndrruar ne nje Siberi te vertete.
Megjithate duke pare fytyren agresive te Putinit ka nise te levize shume ngadale bota per ta ndale revanshin agresiv:

- OSBE ka nxjerre nje vendim qe barazon krimet e Stalinit me ate te Hitlerit.

- Jane krijuar aleanca ekonomike me prerogativa poltike - ushtarake-ekonomike kunder SYNIME USHTARAKE TE PUTIN-KREMLINIT SI Turqia- SHBA dhe Gjermania ne ndertimin e tubave te gazit per furnizimin e Europes duke sfiduar-konkuruar Sistemin e furnizimit te Rusise ne Europe.

-SHBA qysh me Xh.Bushin eshte duke e rrethuar me superarmatim modern.

THIRRJE:
BOTA PERPARIMTARE TE SHMANGE SIMPATINE FETARE NDAJ RUSISE DHE TE PREGATITET PER MBROJTJE DHE DISKRETITIMIN E KESAJ PREGATITJE PER LUFTE TE TRETE BOTERORE DUKE E DOBESUAR NE TE GJITHA ASPEKTET. TE COI POPULIN RUSE NE PERMBYSJEN E REGJIMIT PUTIAN, NDRYSHE HITLER-STALINI KA ME MBYTE ME GJAK BOTEN SIKURSE BENE. SATALIN MBTYI, CFAROSI MBI 30 MILION RUSE, NDERSA hITLERI MBI 10 MILION NJEREZ.

BOTA TE MOS FLEJI. BOTA ESHTE NE RREZIK PREJ PUTINIT - KISHES ORTODOKSE DHE KGB-ES RUSE.

DUHET TA DIJE AI DHE SHTABI TIJ TERRORISTE SE KURRE NUK KA ME JU REALIZUAR ENDRRA E TIJ MASONE E SHKATERRIMIT TE BOTES. PROLETARIATI BOTEROR NUK E PRANON ABSOLUTISHTE KETE AVENTURE VOLUNTARISTE TE NJE TE CMENDURI SI PUTINI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 20:59
Agjenti i KGB-se, kryeministri i Rusise V.Putini qysh kur ishte presidente ka vendose te Ringjalle Stalinin dhe epoken e tij duke filluar nga ndalimi i sharjes, i perbuzjes, i kritikes, nga populli dhe media si dhe ne libra te Stalinit dhe krimeve barbare te dores tij ndaj popullit shumekombesh.
Pas ketij vendimit te agjentit te KGB-es OSBE me vonese nxorri nje direktive ku e barazonte krimin staliniste me ate te Hitlerit.
Por kjo direktive e OSBE-s ka shtuar kritika ne bote sepse Ringjallja e Stalinit ne Rusi qe mbahet si vend demokratik, me shume parti perben nje abuzim te paster me demokracine qe inspiron te ndertoji. Ne fakte Putini si agjent dhe i plotpushtetshem si ne kohen e Stalin - Carit me rikthimin e nje stalinizmit si veper terroriste rrezikon demokracin ne Rusi. Rusia nuk don te ndegjoji zerat e demokrateve te botes.
Duhet mbajtur demostrata ne bote para ambasadave ruse kundra instalimit te terrorit staliniste ne Rusi. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 11:03
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari