Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
RUSIA - SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA - SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 06 Maj 2009, 17:40
Situatë e tensionuar në Gjeorgji

Imazh Imazh
Imazh

Autoritetet thonë se komploti kishte si qëllim të destabilizonte vendin
Autoritetet gjeorgjiane thonë se një batalion tankesh në një bazë ushtarake u rebelua, pas zbulimit të një komploti për të vrarë presidentin, Mikhail Saakashvili.
Dëshmitarët okularë thonë se të paktën 30 tanke dhe automjete ushtarake shkuan nga kryeqyteti Tbilisi për në bazë.

Ministria e Brendshme tha se komploti kishte si qëllim të koinçidonte me një stërvitje të NATO-s që pritet të fillojë të mërkurën në Gjeorgji.

Një zëdhënës akuzoi Rusinë se fshihej pas komplotit dhe tha se ish zyrtarë të lartë gjeorgjianë ishin të përfshirë.

Ai tha se një person ishte arrestuar, por organizatori ishte ende i lirë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme gjeorgjiane, i tha BBC-së se organizatorët e atij që mendohet se ishte grusht ushtarak donin të destabilizonin Gjeorgjinë dhe të vrisinin presidentin Mikhail Saakashvili.

Ai shtoi se personi në krye të operacionit ishte ish shefi i forcave speciale, Koba Otanadze, që nuk është ndaluar ende.

Zëdhënësi tha se gjithashtu se qeveria ishte në dijeni të një pëpjekjeje për grusht shteti që prej dy muajash, por mundi vetëm tani që ta bëjë publik pas arrestimit të një prej protagonistëve kryesorë.

Reagimi rus

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat e Moskës.

Ambasadori rus në NATO, Dmitry Rogozin thotë se akuzat gjeorgjine janë marrëzi.

Reagimi nga ambasadori i Rusisë në Nato ishte reagimi më pak jo diplomatik i mundshëm.

Zoti Rogozin thotë se rebelimi i ushtrisë ishte reagimi i asaj që quajti "politika e çmendur e presidentit Sakashvilli".

Ai i përshkroi akuzat kundër Rusisë si të çmendura.

Megjithatë ka pak dyshim se nje grusht shteti kundër presidentit Saakashvilli do të ishte në interesin e Rusisë.

Që prej luftës mes Rusisë dhe Gjoergjisë gushtin e kaluar, Moska e ka bërë të qartë dëshirën për të parë zotin Saakashvilli të largohet.

Rusia ka qënë kundër stërvitjes stërvitjes së NATO-s në Gjeorgji këtë javë.

Dy javë më parë po zoti Rogozin e përshkroi planin e NATO si provokim ndaj Rusisë dhe presmtoi se Moska do të përgjigjej.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lufta e Ftohtë Rusi-Ukrainë

Kur këshilltari i ambasadës ruse në Kiev, V. Lisenko, u detyrua të largohet nga Ukraina më 28 korrik si “persona non grata”, motivi i dëbimit nuk ishte ai i zakonshmi në raste të tilla, kur si eufemizëm për veprimtari spiunazhi, thjesht thuhet se "ka ushtruar veprimtari në mospërputhje me statusin e diplomatit". Këshilltari i ambasadës ruse ishte i ngarkuar me drejtimin diplomatik të veprimtarisë së bazës së madhe ushtarako-detare ruse, e cila është e vendosur në territorin e Ukrainës, në Krime. Veprimtaria e diplomatit rus në Kiev ishte një nga shkaqet e krijimit të një situate të re konflikti mes dy shteteve, pikërisht për shkak të kësaj baze ushtarako-detare. Kjo situatë arriti kulmin një javë para dëbimit të diplomatit rus, kur një autokolonë kamionësh ushtarakë rusë tentuan të transportonin raketa "Kruiz", (të cilat mund të mbajnë dhe mbushje bërthamore), nga baza e tyre ushtarake, duke kaluar mes përmes qytetit të populluar ukrainas të Sevastopolit. Vetëm ndërhyrja e vendosur e forcave policore ukrainase e detyroi autokolonën ruse të kthehej mbrapsht në bazë. Veprimi i ushtrisë ruse ishte një shkelje flagrante e marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive në vitin 1997, dhe që skadon më 2017, lidhur me modalitetet e qëndrimit të forcave ushtarako-detare ruse në Krime. Sipas kësaj marrëveshjeje, çdo lloj transportimi pajisjesh ushtarake e armatimesh nga baza detare ruse, nëpër territorin e Ukrainës, kërkon domosdoshmërisht lejen e autoriteteve ukrainase. Mirëpo autoritetet ushtarake ruse as kësaj radhe, dhe as disa herë të tjera që kanë bërë të njëjtën gjë, nuk kanë kërkuar lejen përkatëse të institucioneve të vendit. Me këto veprime janë vënë në rrezik jeta dhe siguria e popullsisë civile, por edhe sovraniteti e integriteti i Ukrainës. Duke mos përfillur autoritetin e vendit, ushtria ruse kërkon të ligjërojë një situatë të së drejtës së saj për të lëvizur dhe kontrolluar lirisht territorin e Ukrainës. Në fund të fundit, kjo është mospërfillje ndaj vetë ekzistencës së shtetit të Ukrainës. Shkelja e ligjeve të Ukrainës dhe të atyre ndërkombëtare ishte kaq flagrante, saqë dhe autoritetet ruse nuk dinin si ta mbulonin. Ndërsa ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se sipas marrëveshjes nuk ka detyrim të kërkojë leje, komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarako-detare ruse, admirali Visocki, pranoi se është vepruar gabim, duke ndërmarrë transportin e raketave pa lejen e autoriteteve ukrainase. Kjo disonancë është interesante për të evidentuar një rast vërtet domethënës, kur diplomatët, pra ministria e Jashtme tregohen më agresivë se ushtarakët, pra flota detare. Por kjo disonancë ndihmon të kuptohet se incidentet me autokolonat ushtarake ruse dhe me bazën ushtarako- detare ruse në Ukrainë janë pjesë e një diplomacie dhe politike shtetërore në marrëdhëniet me shtetin fqinj. Mes Rusisë dhe Ukrainës është në zhvillim e sipër një luftë e ftohtë, që në themel të saj ka përplasjen e strategjisë së Rusisë për të ruajtur influencën dhe për të kontrolluar shtetin fqinj, me strategjinë e Ukrainës për të konsoliduar pavarësinë e vet dhe për të ecur në rrugën e integrimit perëndimor. Moska e konsideron si një të drejtë natyrale, që ajo të jetë kontrolluesja dhe protektorja e Ukrainës, meqë ky shtet ka qenë dikur një ish-republikë e Bashkimit Sovjetik. Ajo e quan një të drejtë të saj t'i diktojë Ukrainës edhe kursin e politikës së jashtme, edhe aleancat që duhet të zgjedhë. Në këtë kuadër Moska ka shpallur hapur kundërshtimin e saj për integrimin e Ukrainës në strukturat euroatlantike dhe sidomos në NATO. Madje, ndërhyrja në punët e brendshme të tjetrit ka arritur në atë pikë, saqë presidenti i Rusisë, më 26 korrik, i kërkoi Ukrainës të organizojë referendum për anëtarësimin në NATO. Lufta e ftohtë që po zhvillohet mes dy shteteve përmbledh forma e fusha të ndryshme, por ajo spikatet sidomos në tri drejtime:
Drejtimi i parë është përpjekja e Moskës për të ndryshuar regjimin politik në Ukrainë dhe për të larguar nga pushteti forcat demokratike, që erdhën në fuqi nëpërmjet "revolucionit të portokolltë". Veçanërisht po përpiqet të largojë nga pushteti presidentin Viktor Jushçenko, i cili është protagonisti i ndryshimeve demokratike në Ukrainë, dhe i cili po ndjek një kurs të futjes së Ukrainës në BE dhe në NATO. Moska po bën çmos që t'i dobësojë atij pozitat dhe po ndërhyn hapur e masivisht në jetën politike të vendit, për të drejtuar ecurinë e ngjarjeve në favor të forcave proruse. Këto përpjekje të Rusisë janë intensifikuar tani, sepse në janar të vitit të ardhshëm në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe objektivi është të pengohet presidenti Viktor Jushçenko të fitojë një mandat të dytë. Në këtë funksion shohim një rritje të tensioneve të brendshme politike brenda vendit. Drejtimi i dytë ku zhvillohet lufta e ftohtë, është ai për bazën ushtarako-detare ruse në Krime. Kur u prish Bashkimi Sovjetik, Rusia kërkoi që baza e saj e madhe ushtarako-detare në Krime të qëndronte për arsye logjistike, derisa të krijoheshin kushtet për largimin e saj. Por koha dëshmoi se karakteri i bazës ushtarako-detare ruse nuk është thjesht për "strehim". Kryqëzorët rusë që morën pjesë në agresionin e Rusisë kundër Gjeorgjisë, në gushtin e vitit të kaluar dhe që mbytën disa anije gjeorgjiane, u nisën pikërisht nga baza ushtarako-detare që ndodhet në Krime, pra nga territori ukrainas.
Baza ushtarako-detare ruse mori pjesë në këtë agresion, dhe në një mënyrë apo tjetër, kjo përbën një rrezik edhe për vetë shtetin, që i strehon këta kryqëzorë në territorin e tij. Sepse në një situatë të turbullt brenda vetë Ukrainës, ajo bazë ushtarako-detare mund të shërbejë si instrument i ndërhyrjeve politike të Kremlinit në Ukrainë. Zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë rusë e kanë bërë të qartë disa herë se ata e konsiderojnë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe çdo përpjekje e Kievit për largimin e kësaj baze mund të çojë në shkëputjen e Krimesë nga Ukraina. Përvoja e sjelljes së Rusisë ndaj Gjeorgjisë dhe Ukrainës është një sinjal alarmi për të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Krijimi, si rezultat i agresionit ushtarak rus kundër Gjeorgjisë, i dy mikroshteteve kukulla në vitin 2008, dëshmon se Moska mund ta përdorë këtë praktikë imperiale edhe në raste të tjera. Ky duket ishte edhe qëllimi i mesazhit që dha presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, kur vizitoi territorin e pushtuar të Osetisë, më 13 korrik, dhe tha se ndërhyrja "forcoi autoritetin e Rusisë në Kaukaz dhe në botë". Shkelja e sovranitetit të Ukrainës nga autokolonat ushtarake ruse me raketa "Kruiz" është pikërisht në këtë vijë të mospërfilljes së integritetit të shtetit të pavarur.
Drejtimi i tretë i zhvillimit të luftës së ftohtë mes dy shteteve është çështja e gazit, ku, siç dihet, për arsye dhe për presione politike, Moska i ka prerë disa herë me radhë gazin Ukrainës. Ukraina vetë varet nga gazi rus për nevojat e saj, por edhe Rusia ka një lloj varësie nga rrjeti i gazsjellësve, që, për të çuar gazin rus në Europë, kalojnë nga territori i Ukrainës. Moska po përpiqet të ndërtojë gazsjellës të rij, të cilët e anashkalojnë Ukrainën, me qëllim që ta bëjë më efikas presionin ndaj këtij shteti. Afrimi i zgjedhjeve presidenciale e gjen Ukrainën me probleme të pazgjidhura, si për sa i përket pagesave të faturave të gazit rus, ashtu dhe fondeve që duhen për modernizimin e rrjetit të vjetruar të gazsjellësve ukrainas. Kjo situatë e vështirë është padyshim në favor të Moskës, e cila pritet që në vjeshtë ose në dimër t'ia presë përsëri gazin Ukrainës, që ta vërë presidentin Jushçenko në vështirësi përballë popullit dhe elektoratit.
Politika e Moskës ndaj Ukrainës nuk përfaqëson vetëm nostalgjinë e metropolit imperial për gubernat e tij të dikurshme, por edhe politikën aktuale, të ndjekur nga presidenti D.Medvedev dhe kryeministri, V.Putin, për ringjalljen e forcës së Rusisë dhe rivendosjen e statusit të saj të superfuqisë në Europë, në Azi dhe në gjithë botën.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjeorgjia akuzon Rusinë: Po na grabit kufijtë
Imazh

Gjeorgjia akuzon Rusinë se po përpiqet të marrë sa më shumë territore në dëm të saj, kur është mbushur thuajse një vit nga konflikti mes dy shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik.
Tbilisi zyrtar deklaron se trupat ruse kanë lëvizur postblloqet përgjatë vijave kufitare mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Gjithashtu, është denoncuar edhe mbështetja që Moska zyrtare po i jep krahinës separatiste të Osetisë së Jugut. Ministria e Jashtme gjeorgjiane i cilësoi veprimet e kryera ditën e diel nga trupat ruse si jashtëzakonisht alarmante.

Nga ana e saj, Rusia akuzon Gjeorgjinë se ka qëlluar mortaja në drejtim të Osetisë së Jugut. Por vëzhguesit ndërkombetarë nuk kanë konfirmuar asnjë prej deklaratave.

2009-08-03
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shakashvili: Rusia ka pushtuar rajonet e Gjeorgjisë
Imazh

Tbilisi - Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Shakashvili, ka kritikuar forcat ruse që kontrollojnë dy rajonet e këtij vendi, duke i akuzuar për pushtim.
Në fjalimin me rastin e një vjetorit të luftës ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në Osetinë Jugore, Shakashvili nga Gori tha se Rusia kurrë nuk do të vendosë kontroll mbi Gjeorgjinë.

Në përvjetorin e luftës Moska dhe Tbilisi kanë vazhduar të akuzohen për provokime të ndërsjella.

GAZETA START 2009-08-08
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dilemat e Brukselit e shndërruan luftën e Gjeorgjisë në turpin e Perëndimit


Fati i Gjeorgjisë duket se është përcaktuar, si pasojë e hidhërimit të Moskës për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008. Njohja e Kosovës nga ana e Perëndimit është një çështje, ndërsa injorimi i kërcënimeve të Rusisë për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut është një çështje tjetër

Isha lufta e turpit e Evropës. Ajo zbuloi një BE të përçarë në mënyrë të pashpresë, të konsumuar nga debatet e panumërta në lidhje me Traktatin e Lisbonës, port ë paaftë apo të pavullnetshme për të gjetur një zë të përbashkët për të dënuar invadimin. Pikërisht me fillimin e Lojërave Verore Olimpike para një viti, tanket ruse hynë në Gjeorgji. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, George Bush, ishin në Pekin, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të këtyre lojërave, në momentin kur forcat e armatosura të Gjeorgjisë, pas javëve të tëra të incidenteve të armatosura, sulmuan enklavën e Osetisë së Jugut, duke nxitur kështu rrjedhën e ngjarjeve, të cilat më pas do të cilësohen me termin Lufta Olimpike.

Incidentet para fillimit të invadimit mbesin të turbullta. A kishte njoftuar presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, Washingtonin për planin e tij për të pushtuar Osetinë e Jugut? A kishin urdhëruar rusët njësitë në Osetinë Jugore që të hapin zjarr kundër paqeruajtësve gjeorgjianë, në kuadër të kurthit të përgatitur mirë?

Rusia ishte e gatshme. Fati i Gjeorgjisë duket se është përcaktuar, si pasojë e hidhërimit të Moskës për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008. Njohja e Kosovës nga ana e Perëndimit është një çështje, ndërsa injorimi i kërcënimeve të Rusisë për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut është një çështje tjetër. Luftimet në Gjeorgji përfunduan ende pa nisur mirë Lojërat Olimpike-pesë ditë të cilat shokuan botën, apo së paku e tronditën atë.

Gushti ka qenë gjithmonë një muaj i vështirë në politikë. Lufta e madhe, invadimi pranveror në Pragë, puçi i dështuar në Rusi dhe invadimi i Irakut në Kuvajt janë të gjitha këto ngjarje, të cilat kanë ndodhur gjatë ditëve të nxehta. Sikur edhe në vitin 1914, lufta në Gjeorgji dëshmoi se grindjet lokale mund të shndërrohen në një luftë mes gjigantëve ushtarakë. Por e vërteta është se gjatë luftës vitin e kaluar Gjeorgjia është braktisur dhe se Evropa dhe SHBA-ja është dashur të jenë më të vendosura në reagimet e tyre, pa rrezikuar me këtë rast paqen rajonale.

Në Pekin, në momentin kur filluan të qarkullojnë lajmet se forcat gjeorgjiane kishin hyrë në Osetinë e Jugut, Putini arriti të sigurojë garancitë e Bushit se SHBA-ja nuk do të përfshihet. Në këtë mënyrë u hap fusha për Putinin, duke I ofruar atij mundësinë që në njëfarë mënyre të hakmerret për humbjen e Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë, e cila sipas fjalëve të tij “ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit XX”. Dhe kështu Rusia invadoi në një shtet evropian, për herë të parë që nga viti 1968. Vitet ‘90, nën kryesimin e Boris Jeltsinit, ishin periudhë e turpërimit të Rusisë, një dekadë e turpit për Putinin, gjatë së cilës Rusia e dobësuar ishte e detyruar të pranojë ndihmat ekonomike të perëndimit dhe u desh të pajtohet me anëtarësimin e ish-shteteve anëtare të Paktit të Varshavës në NATO.

Gjeorgjia ishte mundësia e Putinit për të ndërruar gjendjen. Por pse Putini rrezikoi aq shumë? Me këtë rast rëndësi kishte edhe e kaluara, por lufta në Gjeorgji nuk kishte të bënte vetëm me Gjeorgjinë apo me statusin e reduktuar të Moskës. Kishte të bënte më shumë me Ukrainën dhe portin gjeorgjian, Poti, sesa që kishte të bënte me Abhazinë ose Osetinë e Jugut. Ukraina kishte bërë të qartë se nuk do ta ripërtërijë më kontratën për t’ia lëshuar Rusisë me qira bazën detare Sevastopol, në Detin e Zi, pas skadimit të kontratës në vitin 2017. Por rusët e kanë agjendën e tyre. Prefekti i Moskës, Yuri Luzhkov, dikur e pat cilësuar Sevastopolin si “një rajon të Moskës”. Ai gjithashtu kishte kërkuar që Gadishulli i Krimesë t’i kthehet Rusisë. “Ne nuk kemi vendosur para vetës synimin për t’u larguar nga Sevastopoli”, theksoi muajin e kaluar gjenerali rus, Nikolai Makarov, duke shtuar: “Ne synojmë të ndërtojmë komplekse të reja në Detin e Zi, në afërsi të Novorosiskit”. Madje edhe nëse rusët do të largoheshin nga Sevastopoli dhe do të vendoseshin disa qindra kilometra më larg, në Novorosisk, është vështirë të paramendohet se Moska do të lejonte shtetet anëtare të NATO’s që të shfrytëzojnë portin Poti, i cili gjendet 500 kilometra larg Novorosiskit. Gjatë luftës në Gjeorgji, edhe NATO-ja ishte tejet e përçarë. Në prill të vitit 2008, disa muaj para fillimit të invadimit, Gjermania dhe Franca kundërshtuan SHBA-në dhe Britaninë, duke bllokuar negociatat e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO. Kjo përçarje u vërejt edhe në Moskë. Porti i Potit, nën kontrollin apo ndikimin indirekt të Rusisë, siç është tani, do t’i lejojë Moskës që të shtojë trysninë ndaj Ukrainës dhe të forcojë qytetarët rusë në Krime. Nëse Ukraina nga këndvështrimi rus bëhet tejet pro-perëndimore, atëherë Krimea mund të jetë Osetia e Jugut e radhës.
09-08-2009 / The Prague Post
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lufta Gjeorgji - Rusi, realiteti i ri, raportet e vjetra
Imazh

ROBERT COALSON
Një vit pas konfliktit ushtarak ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, që la forcat ruse si okupuese në rajonet e Osetisë Jugore dhe në Abkhazi, tensionet sërish janë në rritje.

Zyrtarët gjeorgjianë, siç është deputeti David Darkiashvili, që kryeson Komitetin për Integrime Evropiane, vazhdojnë të mbështesin shpresat te aftësia e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur situatën.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe ligji ndërkombëtar janë në anën e Gjeorgjisë. Nuk bën të dëshpërohemi nga provokimet e fundit të palës okupuese ruse. Bashkësia ndërkombëtare gjithnjë do të jetë e aftë për të përballuar aksionet e një shteti agresiv, irracional, pavarësisht nga madhësia e tij”, - thotë Darkiashvili.

Por, dilema mbetet e hapur, sepse sanksionet e Bashkësisë Evropiane dhe NATO-s ndaj Rusisë pas luftës ishin afatshkurtra.

Daniel Korski, ekspert në Këshillin e Evropës për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se lufta e gushtit nuk i ka ndryshuar shumë gjërat. “Një vit pas, ne nuk shohim ndonjë ndryshim fondamental, së paku jo ashtu siç kishin supozuar disa”, - thotë Korski.

Ai pohon se lufta e vitit të kaluar dëshmoi gatishmërinë e Moskës për të shfrytëzuar forcën kur e konsideron të nevojshme, por edhe shkurtpamësinë e kësaj politike.

Eduard Lucas, autor i librit “Lufta e re e ftohtë”, pajtohet se nëse Kremlini ka synuar të dërgojë sinjal në qendrat botërore për rëndësinë e territoreve që i konsideron “fqinjësi e afërt”, atëherë ka bërë llogari të gabuar.

“Rusia tash ka filluar ta kuptojë se të kesh mosbesimin dhe frikën e fqinjëve, është dizavantazh në realizimin e synimeve përfundimtare”, - thotë Lucas.

Ai thotë se lufta e vitit të kaluar ka bërë që fqinjët e Rusisë të fillojnë të kuptojnë se nuk bën të lejojnë varshmëri energjitike nga Rusia.

Daniel Korski pohon se pikërisht ndihma për vendet e Evropës Lindore dhe të Kaukazit për t’u liruar nga varshmëria energjitike, është çështje që duhet çuar përpara.

“Çështja është se si të ndihmohet një numër i vogël vendesh që janë të varura nga dominimi energjitik i Rusisë. Kjo është një sfidë për politikëbërësit evropianë”, - thotë Korski. Sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara, disa thonë se lufta ka treguar se Gjeorgjia nuk është në kreun e listës së prioriteteve të Uashingtonit, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pohimet e Rusisë për një lloj sfere speciale të interesit në ish-hapësirën sovjetike.

Zyrtarë amerikanë thonë se “përmirësimi” i marrëdhënieve me Moskën nuk do të shkojë në dëm të vendeve fqinje të Rusisë, siç është Gjeorgjia ose Ukraina. Përkundrazi, ata thonë se Tbilisi dhe Kievi do të përfitojnë nga ky zhvillim eventual.
11/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PJESMARRJA E ISH AMBASADORIT RUSE DMITRI ROGOZIN ME KRYETERRORISTIN RATKO MLLADIC
Imazh


PER DIJENI KY AMBASADOR ISHTE AMBASADOR NE KOSOVE, PASI BERI DHE MONTOI CELULATE KGB-ES U TRANSFERUA NE TIRANE, KU VAZHDON ME SUKSESE VEPRIMTARINE E TIJ SI NE KOSOVE. PER FAT TIRANA NUK E SHQETESON, SI DUKET VAZHDON MIQESIA TRUDA PARTI(PARTIA E PUNES).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Për sistemin e antiraketave, Rusia është e detyruar të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit

Imazh

“Këtu hyn në lojë marrëveshja me Rusinë për një vend të tretë, ndërkohë që hiqet dorë nga Polonia. Rusia duhet të mendojë e të zgjedhë nëse është më mirë për të që sistemi i mbrojtjes raketore të vendoset në Poloni apo në Ballkan”, thotë Riki Ellison, president i Aleancës për Mburojën Kundër-raketore

Zoti Ellison, Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk i ka anuluar planet për vendosjen e mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni. Sipas jush, cila është gjendja aktuale me këto plane?

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të shikojnë mundësinë e mbrojtjes së Evropës dhe SHBA-ve nga raketat e Iranit edhe nga vendndodhje të reja përveç Republikës Çeke dhe Polonisë. Kjo ide doli në sipërfaqe për herë të parë gjatë një konference javën e kaluar, ku ishte dhe presidenti Obama. Aty ishin dhe diskutimet e para për vendosjen e mburojës raketore edhe në vende të tjera veç Çekisë e Polonisë.

Ju jeni mbështetës i fuqishëm i mbrojtjes raketore. Për një publik të gjerë, në terma konkretë, çfarë rëndësie ka ky lloj i mbrojtjes për Evropën?

Ky lloj i mbrojtjes është i nevojshëm për të mos lejuar raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme e të gjatë të Iranit. Irani i ka dhe po i zhvillon më tej këto raketa. Në këto kushte, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk kanë nevojë të përdorin forcën ushtarake, sulmet parandaluese apo armët bërthamore për t’u përballur me Iranin. Ky i fundit do të zotërojë armë bërthamore brenda pak vitesh.

A është kundërshtimi rus një nga faktorët kyçë që administrata aktuale amerikane po ndryshon planet për vendndodhje të reja të mburojës raketore?

Mendoj se kundërshtimi rus ka luajtur rol në këtë vendim. Administrata aktuale amerikane e përdor këtë ndryshim plani edhe si gjest për të çuar përpara bisedimet e nisura për çarmatimin. Por, faktori më i rëndësishëm është përdorimi i një sistemi mbrojtës më të përhapur, siç është ai i vendosur në anijet luftarake, sistem me të cilin janë familjarë thuajse të gjitha vendet e NATO-s dhe që mund të përdoret me më shumë raketa. Kjo ofron një mbrojtje më të fuqishme se sistemi aktual.

Sipas jush, cilat janë vendet favorite ku mund të vendoset mburoja e re anti-raketore? A do të mbështesë lokacione të caktuara organizata juaj, e nëse po, cilat janë ato?

Zgjedhjet e reja janë ato që mund të godasin raketat e Iranit sa më shpejt që nga koha e lëshimit të tyre. Këto vendndodhje duhet të jenë pranë Iranit dhe pranë fundit apo jugut të Evropës, për të realizuar mbrojtjen e duhur për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Këto vende konkretisht janë Izraeli, Turqia dhe vendet ballkanike. Tek këto të fundit futen Rumania, Bullgaria, Greqia dhe gjithë vendet e tjera pa përjashtim. Këto janë lokacionet ideale. Ende nuk kanë filluar bisedimet zyrtare, por mendoj se këto janë vendet që do të ofronin mbrojtjen më të mirë.

Një numër i vendeve ballkanike janë nën ndikimin rus apo kanë lidhje të forta ekonomike e politike me Moskën. Sa rol mund të luajë një gjë e tillë në përzgjedhjen e lokacioneve në Ballkan, kur dihet se Rusia është një nga kundërshtaret kryesore të planit në fjalë?

Këtu hyn në lojë marrëveshja me Rusinë për një vend të tretë, ndërkohë që hiqet dorë nga Polonia. Rusia duhet të mendojë e të zgjedhë nëse është më mirë për të që sistemi i mbrojtjes raketore të vendoset në Poloni apo në Ballkan. Rusia do të preferojë një sistem mbrojtjeje për raketat me rreze të shkurtër e të mesme në Ballkan më parë sesa në Poloni. Do të jetë në interesin e Rusisë ta pranojë këtë ofertë e këtu hyn në lojë arritja e ujdisë me Rusinë.

Ju mendoni se Rusia nuk do të kundërshtojë vendosjen e sistemit mbrojtës anti-raketor në cilindo vend ballkanik?

Rusia nuk ka zgjedhje apo, thënë ndryshe, mund të zgjedhë mes Polonisë dhe Ballkanit. Mendoj se Rusia do ta pranojë një propozim të tillë. Propozimin në fjalë administrata Obama do t’ia paraqesë Rusisë muajin tjetër, kur do t’ia paraqesë zyrtarisht Moskës edhe zgjidhjen e kontinentit evropian për mbrojtjen nga sistemi i raketave balistike të Iranit.

Pavarësisht faktit se administrata aktuale amerikane po përpiqet t’i ulë tensionet me Rusinë, ekziston një element i pasigurisë dhe paparashikueshmërisë nga ana e Rusisë në politikën e jashtme. Në këto kushte, a mund të themi se vendet ballkanike me lidhje jo shumë të forta me Rusinë janë më favorite si vendndodhje për sistemin mbrojtës anti-raketor?

Mendoj se do të jenë shumë faktorë që do të luajnë rol në përcaktimin e lokacionit në Ballkan. Bëhet fjalë për një koncesion të jashtëzakonshëm që i bëjnë SHBA-të Rusisë nëse vendosin të tërhiqen nga Polonia dhe Çekia. Kjo ka ndikim shumë të madh politik në Evropë dhe në ndikimin e Rusisë në kontinent. Mendoj se Ballkani do të duhet të jetë një lojtar i barabartë, në mënyrë që të mos ofendojmë vendet, të cilave u ishte premtuar vendosja e mburojës anti-raketore. Ka shumë rëndësi dhe përfitime fakti që të vendosim e bëjmë funksional sistemin e mbrojtjes anti-raketore.

A mendoni se ka vend që shtetet e interesuara të lobojnë pranë administratës amerikane për të vendosur mbrojtjen raketore në vendet përkatëse?

Mendoj se po. Në momentin që do të shtyjmë përpara idenë e një vendndodhjeje të tretë, do të ketë vende, përveç Polonisë e Çekisë, që do të jenë të interesuara. Ekziston mundësia që vende të ndryshme të dëshmojnë nivelin e mirë të marrëdhënieve me SHBA-të. Padyshim, Turqia do të jetë pika kyçe në planet e reja. Më pas vjen edhe Izraeli. Në këto kushte është e rëndësishme që të bashkëpunohet me Rusinë dhe NATO-n, në mënyrë që t’u ofrohet të gjithëve zgjidhje dhe mbrojtje.

Kur do të bëhet përzgjedhja e lokacioneve të reja?

Mendoj se lokacionet e reja padyshim do të jenë Turqia, Izraeli dhe do të diskutohet se cili vend ballkanik është më i përshtatshëm për lokacionin e tretë. Vendimi do të marrë së paku një vit. Muajin tjetër do të shihni deklaratën zyrtare për planet që të gjenden vendndodhje të reja për mburojën anti-raketore. Pas kësaj, për një vit do të kemi negociata dhe besoj se pas dy vjetësh do të merret vendimi përfundimtar.
..30-08-2009 / Gazeta 55.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ngritja dhe rënia e Baltikut
Imazh

Për të përshkruar rrëmujën, në të cilën gjenden aktualisht shtetet e Baltikut, nevojiten më shumë se vetëm fjalë dhe shifra nëse hani një drekë në kryeqytetet e këtyre shteteve, në Talin, Rigë apo Vilnius, krijohet ndjenja e shembjes. Këtë ndjenjë e krijon edhe heshtja në vendpunime, në ndërtesat të cilat nuk janë përfunduar, të nisura gjatë kohës së bumit ekonomik, si dhe rënia nga pushteti e qeverisë së Letonisë, si pasojë e telasheve të fundit. Shtetet e Baltikut sot janë kandidatet kryesore për t’u shndërruar në problem të Evropës, me ekonomitë e tyre në rënie e sipër, me qeveritë që po përballen me telashe dhe me uljen e dukshme të shpenzimeve shtetërore.
Para dy dekadave, këto probleme madje do të mund të ishin të dëshirueshme për popujt e këtyre vendeve. Shtetet e Baltikut për gati pesë dekada as që kanë ekzistuar për pjesën tjetër të botës. Atëbotë, kur lexohej për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, ishte sikur të lexosh për tokën mitike të Atlantidës- një vend i përrallave nga një periudhë antike, i cili u zhduk pas një katastrofe të madhe.
Më pas pasoi mrekullia e vogël në vitet ’90. Atëbotë këto shtete u “ngritën nga deti” dhe u anëtarësuan në OKB. Republikat e porsalindura u kthyen kah Perëndimi. Por sot, këto vende sërish po përballen me telashe të mëdha. Një prej këtyre telasheve është tkurrja e ashpër ekonomike, e cila filloi para dy viteve. Kësaj i shtohet edhe problemi edhe më i madh: recesioni global. Si ekonomi të vogla dhe të hapura, shtetet e Baltikut lulëzojnë kur fqinjët e tyre përjetojnë një bum dhe fillojnë të dridhen, kur fqinjët përballen me probleme. Si rezultat i tkurrjes aktuale ka rënë kërkesa për prodhimet nga shtetet e Baltikut, si në Evropë, ashtu edhe në Rusi. Kjo ka rezultuar me rënien e brutoprodhimit të brendshëm në që të tri këto shtete. Një problem tjetër i madh është gjeopolitika.
Rusia gjendet afër tri shteteve të Baltikut, si një fqinj armiqësor, i cili në vazhdimësi ka zhvilluar manovra ushtarake, me skenarin e ripushtimit të këtyre vendeve. Tri shtetet e Baltikut sot janë anëtare të NATO-s, por shpesh kanë ndjenjën se gjenden në margjina të aleancës. Këto shtete e konsiderojnë si armiqësore retorikën gjithnjë e më agresive të Rusisë, retorikë kjo e cila sipas tyre ende nuk ka provokuar një përgjigje dhe reagim të qartë të Perëndimit.
Në lojë nuk është vetëm besueshmëria e NATO-s, por i gjithë eksperimenti postkomunist. Në që të tri shtetet e Baltikut, okupimi sovjetik rezultoi me një revolucion kulturor. Elitat kombëtare u vranë apo u dëbuan në ekzil. Kolektivizimi shkatërroi fermat e bujqve, të cilat kanë qenë shtyllë e ekonomive dhe e shoqërive të Baltikut. Në fund erdhi edhe shtypja e identitetit kombëtar, nëpërmjet imigrimit masive të rusëve, të cilët në Baltik shkuan nga pjesët e tjera të Bashkimit Sovjetik.
Që nga viti 1944 e më tutje, shumë banorë të Baltikut luftuan ashpër kundër forcave sovjetike, madje edhe përkrah nazistëve gjermanë. Kjo armiqësi ende gurgullon nën sipërfaqe, siç u pa më së miri para dy viteve, kur Estonia vendosi që përmendoren e ushtarit sovjetik ta zhvendosë nga qendra e Talinit në një varrezë të ushtarëve jashtë qytetit. Për rusët, përmendorja ishte “Çlirimtari Aljosha”, ndërsa për estonezët “Dhunuesi i panjohur”.
Jeta e pashpresë në shtetet e Baltikut gjatë kohës së okupimit u shoqërua me injorim nga jashtë të fatit të këtyre popujve. Britania ia dorëzoi Kremlinit rezervat e arit të shteteve të Baltikut, të cilat ishin të deponuara në Bankën e Anglisë. Ky injorim ishte një mënyrë e mirë për të mos hidhëruar Moskën, por dëshira për pavarësinë e shteteve të Baltikut nuk kishte vdekur në asnjë moment.
SHEKULLI - 31/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA SHTETE IMPERIALISTO-STALINISTE?, Posted 01 Shtator 2009, 21:28
Sjelljet e çuditshme të Rusisë


Në vitin 1946, një diplomat i ri amerikan me emrin Xhon Fisher, botoi një libër me titull: “Pse rusët po sillen në
këtë mënyrë” Fisher, i cili ka shërbyer si diplomat i OKB-së në Moskën dhe Kievin e pasluftës, u përpoq t'i shpjegojë opinionit amerikan se pse aleati i kohës së luftës, Josif Stalin, i cili kishte pranuar me miliarda dollarë ndihma amerikane, befas ishte kthyer kundër Washingtonit, duke e cilësuar SHBA-në si armike të përbetuar dhe dukej se ishte i interesuar për të filluar Luftën e Tretë Botërore. Libri është një vepër fascionuese - jo vetëm për shkak se disa nga përfundimet në të duken të vërteta edhe sot. Fischer, udhëheqësit e Rusisë i quan "meshkujt e frikësuar në Kremlin", me qëndrime dyshuese ndaj kërcënimeve të brendshme ndaj pushtetit të tyre. "Rusia ka qëndrim tejet armiqësor ndaj Perëndimit, - shkroi ai, - ngase është një 'gjigant i plagosur', i traumatizuar nga ngjarjet e ndryshme historike". "Ky shtet, - tërheq vërejtjen ai, - mund të hyjë në luftë, në momentin kur po tenton të krijojë një rrip të shteteve satelite në kufijtë e vet të lëndueshëm". Sot, kur janë rritur sërish tensionet për shkak të dy enklavave separatiste në Gjeorgji, të cilat Rusia i aneksoi vitin e kaluar, kjo pjesë e librit tingëllon po aq e vërtetë sa ka tingëlluar edhe në prag të fillimit të Luftës së Ftohtë. Është paksa frikësues fakti se, edhe 60 vjet pas publikimit të librit të Fisherit, analistët në Perëndim ende po shtrojnë pyetjen e njëjtë: Pse rusët po sillen në këtë mënyrë? Pse presidenti Dimitri Medvedev po sillet si udhëheqës përgjegjës botëror, siç bëri gjatë samitit të grupit G8, kur foli për "arkitekturën e re evropiane të sigurisë", për t'u kërcënuar më pas se do të vendosë raketa në Kaliningrad, në kufi me Poloninë, gjë që nuk kanë guxuar ta bëjnë as sovjetikët? Këto qëndrime kundërthënëse nuk janë thjesht një manifestim i së keqes; më shumë janë pasqyrim i pikëpamjeve të veçanta për botën. Flitni me rusët e të gjitha shtresave në lidhje me atë se ku e shohin ata vendin e shtetit të tyre në botë, dhe së shpejti do t'i dëgjoni ata duke e shfrytëzuar fjalën "respekt". Përmendni historinë, dhe do të dëgjoni shumë kritika në adresë të SHBA-së për vitet e tëra të vështirësive ekonomike dhe kaosit politik. Vetë Mikhail Gorbaçov deklaroi se, "rënia e Bashkimit Sovjetik e ka shtyrë Amerikën të besojë se Rusia nuk është më me rëndësi, nuk është më partnere, e me këtë, edhe e pavlefshme për Washingtonin". "Më pas, kur Rusia ishte në gjunjë, kur ekonomia jonë u shemb, amerikanët erdhën dhe lavdëruan Jelcinin për punën që kishte bërë. Me këtë rast kuptuam një gjë të rëndësishme: Perëndimit i konvenon që Rusia të jetë gjysmë e vdekur", - tha Gorbaçov. Rusët kanë përjetuar poshtërim nga viti 1980 deri në vitin 2000, së pari pas mposhtjes së perandorisë së tyre në Afganistan, më pas për shkak të vështirësive ekonomike, deri në momentin e shembjes së perandorisë. Dhe, ata nuk e kanë harruar këtë. Rusët e klasës së mesme të gjeneratës së kryeministrit Vladimir Putin - të cilët tani përbëjnë elitën kryesuese -janë rritur duke dëgjuar në vazhdimësi fjalët se shteti i tyre është shteti më i madh në botë. Më pas, vitet më të mira të jetës i kaluan duke e përjetuar shpërthimin e vendit nga brenda. Aspiratat e Rusisë për respekt shpesh duket se shkojnë përtej arsyes. Për Kremlinin, shumë politika të Perëndimit janë hipokrizi dhe mungesë e vullnetit për të marrë parasysh qëndrimet ruse. Për shembull, vendimi që mori Rusia vitin e kaluar për të njohur si të pavarura Abhazinë dhe Osetinë e Jugut nga rusët, është cilësuar si mbrojtje e pakicave etnike, të shtypura nga regjimi i Gjeorgjisë. Nga kjo perspektivë, ishte ky një intervenim i ngjashëm me atë të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999, për të shpëtuar shqiptarët e shtypur nga Serbia. "Ata nuk mund të kuptojnë se pse Amerika mund të invadojë në Afganistan dhe Irak, se mund ta deklarojë Kosovën si shtet të ri, por kur ne tentojmë të mbrojmë aleatët tanë në Abhazi dhe Osetinë e Jugut nga agresioni i Gjeorgjisë, atëherë cilësohemi si djelmosha të këqij", - theksoi një ish-burokrat i Kremlinit, i cili deshi të mbetet anonim. Deri më tani, nuk kanë qenë të suksesshme përpjekjet e Medvedevit për të afruar më afër Moskës ish-satelitët sovjetikë. Por, Moska me gjasë këto goditje nuk do t'i cilësojë si dështim të politikës së vet agresive të jashtme, por si rezultat i vendosmërisë së të huajve, të cilët po zhvillojnë komplot për të minuar ndikimin e Moskës në fqinjësi të vet. Edhe Gorbaçov thotë se thirrjet për demokratizimin e brendshëm të Rusisë nuk janë asgjë tjetër, pos një përpjekje e mbuluar për t'u përzierë në punët e brendshme të Rusisë. Rusia e ka shndërruar veten në një pikëmbështetje për shtetet që kanë qëndrim antiamerikan, siç janë Venezuela, Siria, Kuba dhe Sudani, të cilat synon t'i shfrytëzojë si mjet për tregti me SHBA-në në hapësirat ish-sovjetike. Ideja e "sferës së ndikimit", apo siç cilësohet paksa më butë nga Medvedevi, "zonat e interesit special", në të vërtetë janë një version më i sofistikuar i perandorisë së vjetër. Kremlini duket se e ka bindur veten se Rusia është superfuqi dhe se duhet të trajtohet si e tillë. "Problemet e botës nuk mund të zgjidhen pa u këshilluar me Rusinë", - thotë Gorbaçov. Por, pa marrë parasysh se a i pëlqen apo jo, ai e ka gabim. Rusia ka aftësi të vogla që të demonstrojë fuqinë e vet ushtarake jashtë kufijve, dhe kërcënimet e veta kanë shtyrë në duart e Perëndimit, madje edhe aleatët e saj të dikurshëm, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Mbetet dilema se a do të pajtohet Moska me humbjen e perandorisë dhe të njohë të drejtën e ish-kolonive të veta që të vendosin vetë për fatin e tyre. Në vend se të hedhë shikimin kah e kaluara, Rusia duhet të hedhë shikimin kah Britania, një ish-perandori tjetër, për të kuptuar se si të mbetet e rëndësishme në botën post-imperialiste. Nëse Rusia kupton se mënyra më e mirë për të siguruar ndikim është angazhimi me botën, e jo konfrontimi i saj, ajo mund të rifillojë procesin e rivendosjes së ndikimit të saj - dhe të varrosë keqkuptimet dhe dyshimet - të cilat karakterizuan jetën e gjeneratës së Xhon Fisherit gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.
"Newsweek"
01/09/2009 gaz.shqipt.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:16
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari