Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Kush është Kim Ir Seni i II-te i Koresë Veriut?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush do te jetë diktatori i ri Korese se Veriut?


Imazh

DIKTATORI KIM IR SENI


Djemte e diktatorit korean Kim Jong-Il Song-u jane te gjithe të paaftë. Njeri prej tyre sigurishte do te vije ne krye te shtetit ma te izoluem ne botë.

Shendeti i përkeqsuar i diktatorit të Korese se Veriut Kim Jong -Song ka vënë në lëvizje spekulacione, se kush do ta trashegoji fronin e tij?
Sipas gazetës ’’Berlingske Tidende’’ zëvëndsuesi do të gjendet sigurisht në mesin e djemve te diktatorit.
Zyrtarisht diktatori ka tre djem dhe një vajzë të quejtun Kim Sul-song. Djali më i madh quhet Kim Jong-Nam, i lindun më 1971 prej gruas së parë. Qysh i ri shkoji jasht Korese Veriut për arsimim si në Gjenevë(Zvicër) dhe ka qenë në shumë periudha në Moskë.
Imazh

Një kompjutër i mbrapsht në humbje

Dallohet prej nje kohë të gjatë sesi kompjutri i mbrapsht Jong – Nam(trashëgimtarët e diktatorit. Shenimi im B.P.) do të marri frenat e shtetit korean prej babës vet. Por në vitin 2001 u ndal në aeroportin e Tokio-s, ku tentoji të vinte në Japoni me një pasaportë të falsifikuar. Synimi i tij ishte të vizitonte Parkun Disnej(Disneyland). Pas këtij gjesti duhet të ket ranë autoriteti i tij para babaës vet.(bahet fjala për djalin e madh Kim Jong-Nam shen.im B.P.)
Vllai i vogël ka lindur në 1981 dhe quhet Kim Jong-Cul prej grues dytë të babës, ku kjo grueja e dytë erdhi në Koren e Veriut në vitin 1960 prej Japonisë. Babai i bashkeshortes aktuale të diktatorit korean ishte instruktor i sportit dhe i arsimuem në Zvicër.
Vjerri i diktatorit ndodhet aktualiashtë në një post të lartë në Partinë e Punës së Koresë së Veriut, por sipas dyshimeve mendon se dhandrri i tij – diktatori ashtë imoral pas femnave. Gjithashtu sipas thashë e themeve kishte pasë diktatori probleme me drogë.

Më i vogli ashtë zgjedhja ma e mirë

Flitet nga shumë njerëz se si fronëtar të ri të Koresë së Veriut kam e zgjedhë djali ma i vogël – Kim Jong-u, shkruan gazeta ’’Berlingske Tidende’’ .
Dhe ky ashtë djali ma i vogli - Kim Jong-u i lindur rreth vitit 1984, që u ekspozue ne publikë dhe para mediave koreane.
Qarkullojnë pak informacione për jetën e familjes së diktatorit dhe vecanërisht për trashëgimtarin e fronit Kim Jong-un.
Pak per Kim Jong-un:
Ka mundësi të jetë i apasionuar pas basketbollit sikurse vllai i madh i tij dhe i aftë për lojra me kompjutër dhe Sega Dreamcast. Në janar të këtij viti citoi Byroja e Lajmeve te Koresë së Jugut ’’Yonhap’’ prej një burimit anonim, se Kim Jong-u(djali më i vogël) e ka zgjedhur baba i tij si zevendsues te tij, pra në krye të shtetit te Kores komuniste. Të njëjtën konstatim asht citue edhe nga Byroja e Lajmeve nga një burim anonim i Pekinit, ku pohonte se muajin prill fillon Kim Jong-u të praktikohet për të marrë postin e diktatorit korean.
Por kërkush nuk e din kohën e marrjes së postit të liderit korean dhe se ky transferim pushtetit nuk asht dicka, që Kim Jong-u e vendosë veten në pushtetë.
Praktikishtë në Korenë e Veriut vendosë një grupë ushtarak se kush do të marri kryetin e Partise dhe të Shtetit, kështuqë nuk vendosë familja e Kim-it, por nuk dihet asgja se cfarë zien brënda atij grupi të lartë ushtarak, ’’tha profesoresha Hazel Smith i Universitetit Cranfield britanik. Ajo ashtë eksperte për Korenë e Veriut dhe ka banue në një periudhë aty.
Kim Jong-Il (diktatori aktual) është i plotfuqishëm, kështuqë i mban të kënaqur me anë rryshfetesh gjeneralët sikurse psh u blen vetura të reja moderne të tipeve të fundit, Gjeneralët e Koresë së Veriut kanë marrë sipas gazetës gjermane ’’Der Shpigel(Der Spiegel) tash një anije detar luksoze prej markës VW Passater të bardhë për qejfe të tyre.
Marrë prej gazetës ‘’Urban’’
E hane - më 23 mars 2009
Autori i shkrimit nuk figuron sic del në artikull asht marre prej gazetes ‘’Berlinske Tidende’’.
Shqiperue prej danishtes – Bep Pjetri
Figurat: Bep Pjetri
Copyright Proletari
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KIM JONG-NAM- 38 VJEC) - DJALI I MADH I DIKTATORIT KIM IR SENI
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PERKULJE NDERIMI TE QYTETARVE KOREANE PRANE PERMENDORES SE KIM IR SEN-IT
Imazh


Kim Jongu i II lindi në Siberi
Imazh
Kim Ir Seni i I-rë me gruen dhe të birin në Siberi - Kim Jongun e II-të


Kim Ir Seni i I-rë: Jeta në kohën e udhëheqësit dashur të Koresë së Veriut.

Zyrtarisht, Kim Jongu i II ka lindur në 1941 në shpatet e malit Paektu, në kufi me Kinën si vendlindja mitike e popullit Korean dhe vendin nga i cili Kim Ir Seni i I ka thënë se ka zhvilluar luftën e tij guerile. Vetëm para lindjes së Kimit të vogël, sipas llogarinë zyrtare, ka zbritur nga qielli për të njoftuar ardhjen e "një gjeneral i mrekullueshëm, i cili do të sundojë gjithë botën".
Një yll i ndritshëm shkëlqeu me lindjen e Jongut II, megjithëse
ai ka lindur në një kasolle me trungje. Vendlindja e tij ashtë një vend përkujtimi dhe u rindërtua në vitin 1986. Realiteti është se Kim ka lindur në 16 shkurt 1942 në afërsi të Khabarovsk, Siberi, ku babai i tij ishte refugjatë pasi Koreja ishte e pushtuem nga japonezët. Një fotografi e hershme tregon Juri, se fëmija ishte i mbiquajtur nga rusët, si një djalë topolak pak me uniformë një kursant i shkollës ushtarake detare sovjetike së.
U përgatitë nga Bep Martin Pjetri
E martë 20.XII.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kim Jong, veset e çuditshme të liderit korean, Posted 04 Qershor 2009, 16:54
Kim Jong, veset e çuditshme të liderit korean



Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong, ka një zakon të çuditshëm: atij i pëlqen ta hajë peshkun të gjallë, raporton tabloidi anglez, "The Sun".

68-vjeçari, që është në qendër të kritikave të Perëndimit për programin nuklear, ka, sipas "The Sun", edhe disa vese të tjera. Sipas shefit të kabinetit, Kenji Fujimoto, Jongut i pëlqen edhe të shohë vallëzime femërore nudo.

Lidhur me mënyrën e pazakontë të ngrënies së peshkut, Fujimoto, (i larguar tashmë në Japoni, ku ka shkruar një libër lidhur me diktatorin Korean), thotë: "Ai e do peshkun aq të freskët, sa, mundësisht, të jetë ende duke lëvizur bishtin apo gojën".
Shekulli Online | 04/06/2009


Gruaja e diktatorit - Ko Jong Hi - Nëna e dikatorit mizor të sotëm të Koresë Veriut - Kim Jongu i III-të prej 18.XII.2011


Ko Jong Hi lindi më 16.VI.1953 në Osaka të Japonisë dhe vdiq më 27.III. 2004 në Paris, Francë. Ajo ishte gruaja e diktatorit Kim Jong-ut të II-të Koresë së Veriut.
ajo ka lindur në Japoni nga një familje e Koresë së Veriut, ajo u kthye në 1960, përsëri në Korenë e Veriut. Në fillim të viteve 1970, ajo themeloi vetë grupin e valleve në Phenian.
Në vitin 1975 ashtë mësuar se Ko Jong-Hi, gruaja e diktatorit Kim Jong-ut të II-të do të ketë dy fëmijë: Kim Jong-Chol dhe Kim Jong-un e III-të. Ky i fundit u caktue në vitin 2010, si trashëgimtar i fronit të babait tij, për të mbajtur familjen në pushtet.
Imazh
Komedia dhe tragjedia e shpërfytyrimit të një populli të varfën e të burgosun nga diktatori qajnë për plehin e Koresë dhe harrojnë se i ka ardhë ftyra ma mizore në botë, i biri i tij 20 vjeçar Kim Jongu i III-të
Pamje nga 19.XII.2011

Propaganda shtetërore e Koresë së Veriut praktikon kultin e individit. Ajo ishte gjithashtu quhej "Nëna e Kombit". Në gusht të 2004, Ko Jong-Hi vdiq nga kanceri.

E përgatiti Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 20.XII.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pema e familjes të Kim Ir Senit, lideri i parë komuniist në Korenë e Veriut dhe lideri Kim Jong i II-¨te
Imazh


U pregatitë nga http://www.proletari.com
E martë, më dt.20.XII.2011


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kim Jong II ka vdekur në vitin 2003
Imazh
Një foto dyshe; Kim Jong II-të në 2008 (majtas)
dhe Kim i vërtetë në vitin 2003


Imazh
Çmënduria e varfanjakve të keqtrajtuem mizorisht nga satani Kim ulërijnë të urdhnuem nga shteti policor-spiun. Sa tragjik dhe grotesk kjo pamje e shekujve të faraonve sikurse edhe të faraonit Enver Hoxha. A ulërijnë se nuk u ndëshkuen nga viktimat?Dihet se i kanë detyrue të burgosunit politik e ordinerë të ulërasin para kamerave për ngordhjen e kanibalit Kim Jongut e II-të

8 shtator 2008

Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong II ka vdekur prej vitesh dhe zëvendësohet nga një numër sozish pretendon akademiku japonez.
Toshimitsu Shigemura, eksperti i Koresë Veriut, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se Kim vdiq nga diabeti në vitin 2003 dhe asht zevndësue deri në katër çifte njerzish qysh atëhere, të trajnuar nga një frikë e vrasjes së Kim II. Njëri prej të cilëve iu nënshtrua kirurgjisë plastike - për të marrë pjesë në paraqitjet publike.
"Shumëkush nuk kanë besim në arsyetimin tim, por njerëzit e zbulimit e faktojnë këtë variantë të parë si saktë, " ka raportuar Profesor Shigemura për gazetën Fox News.

"Unë e kam identifikuar shkencërisht dhe e kam të bazuar nga çdo burim." Kim, 66 vjeç nuk është paraqitur në publik për tre javë mes zërave se ai është seriozisht mirë.
Ndërsa zyrtarët e inteligjencës Seul kanë thënë se ata besojnë se ai ka diabeti dhe probleme të zemrës, ata nuk mendojnë se ai është afër vdekjes.
Profesor Shigemura, nga Universiteti “Waseda,, i Tokios i respektuar beson se në të vërtetë Kim vdiq diku gjatë një mungesë 42-ditore nga publiku në shtator 2003.

Ai pohon se sa herë që dikush kontakton ballë për ballë me Kim-in e sotme shifet një zyrtar i lartë gjithmonë nga ana e tij "si një figurë kukull". Pretendimet e Profesor Shigemura, të përvijuar në librin e tij karakterin e vërtetë të Kim Jon-ut të II-të, gja që kanë qenë kundërshtuar nga zyrtarët e Koresë së Veriut.

E përgatiti Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 19.XII.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vdekja e Kim Jong-il e rrit pasigurinë në të gjithë Azinë Lindore dhe në Perëndim

Shumica e 24 milionëve të Koresë Veriut ndjehen të shqetësuar nga vdekja e "Udhëheqsit të dashur" të tyre pasi një numër i vogël cinikësh portretizuan vdekjen e sundimtarit tiranik Kim Jong i II-të si nje fryrje eret e pasigurisë në të gjithë Azinë Lindore dhe Perëndimore.

06:55
Imazh
Këtu është një foto e lexueses të lajmeve e përlotun, e veshur në të zeza njofton vdekjen e Kim Jong II, lider i Koresë Veriut në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut.

Qeveria japoneze në situatë alarmante

06:50
Japonia ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e Kim Jong-ut II. Julian Ryall, fotografi i Telegrafit dha këtë raportë:
Qeveria japoneze shprehu ngushëllimet e tij të hënën në lidhje me vdekjen e Kim Jong-ut II, lideri i Koresë së Veriut, por në të njëjtën kohë u tha zyrtarëve të jenë të përgatitur për ndonjë skenar të papritur. "Ne shprehim ngushëllimet tona pas marrjes së shpalljes të kalimit të papritur e Kim Jong-ut II, kryetari i Komitetit i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut, "tha Osamu Fujimura, zëdhënësi i shefit të qeverisë, pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Japonisë.

"Qeveria japoneze shpreson që ky zhvillim i papritur nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean," shtoi ai.
Yoshihiko Noda, kryeministri anulloi një fjalim të planifikuem në mëngjezin e të hënës dhe menjëherë ka udhëzuar zyrtarët qeveritarë të jenë të përgatitur për të gjitha të papriturat e mundshme. Monitorimi i situatës në Korenë e Veriut gjithashtu është rritur dhe Zyrtarët kanë qenë në kontakt të ngushtë me homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Kina. Vdekja e Kim Jong-ut II e ka kapur me sa duket analistët si Masashi Nishihara, president i Institutit të Kërkimeve për Paqe dhe Siguri, kishte thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte shëruar pas një sëmundjeje të rëndë - besohet të ketë qenë një goditje - tre vjet më parë.

06:30 Japonia ka zhvilluar një takim të përgatitur me ngut ministror për sigurinë kombëtare. Sekretari i Shefit të Kabinetit, Osamu Fujimura tha:
”Ne shpresojmë se kjo ngjarje e papritur nuk ka një efekt negativ në paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean.”
Kryeministri (Yoshihiko) Noda u tha anëtarëve qeveritarë të sigurisë, që të forcojnë përpjekjet e mbledhjes së informacionit, të punojnë ngushtë dhe të ndajnë informacionin me shtetet përkatëse, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Kinën me synim të përgatitjes për çdo rrethanë të papritur. Qeveria shpreson të marrë masat e duhura sipas nevojës.

06:25
Obama dhe Lee, kreu i Koresë Jugut kanë diskutuar mbi vdekjen e Kim Jong-II-të. Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë ashtë thënë më herët në mëngjezin e dt. 18 dhjetor 2011 nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, se SHBA ashtë duke "vëzhguar nga afër" dhe raporton se Kim Jong-u i II-të ka vdekur.

06:15

Koreja e Veriut ka deklarue se djali i vogël, Kim ashtë "pasardhës i Kim Jong-ut II".
I tillë është fshehtësia, në Mbretërinë e Hermit, Koresë së Veriut, derisa ai ishte 20-vjeç, askush nuk e dinte se ka ekzistuar edhe Kim Jong-u i Ri apo i III-të.
Përmendja për herë të parë të emnit Kim Jong-ut të Tretë si biri më i preferuar erdhi në kujtimet e një kuzhinieri sushi japonez që pohon se ai u bë një shokë pijesh me "Udhëheqësin e dashur" të Koresë së Veriut.

Kim Jong-u i III- të ka lindur prej gruas tretë të Kim Jongut të II-të, Ko Jong-Hi, që vdiq prej kancerit të gjirit në vitin 2004
Imazh
Kim Jongu i Ri apo i III-të - sundimtar(20 vjeçar) i ri i Koresë Veriut

Fotografia e vetme e Kimit të ri, i cili ka të ngjarë të ketë sukses nga babai apo gjyshi i tij i afërt është zi e bardhë si fotografi e marrë, kur ai ishte 11-vjeç.

06:00

Këtu është një profil i Kim Jong-ut III me babën e tij, Kim Jongu i II-të , diktatori i Koresë Veriut, nga fotografi i “The Telegrafit,, Malcolm Moore. Kim Jongu i III-të pritet të ketë sukses si diktator, si mizori më i ri në botë.
Imazh

Imazh


Ja se si e qajnë populli diktatorin mizor të Koresë Veriut, Kim Jong i II-të më 18.XII.2011


05:50
Koreja e Veriut i ka kërkuar 24 milion koreanve të mblidhen pranë trashëgimtarit Kim Jong-u i III-të në ditët e pikëllimit si komb për vdekjen e udhëheqësit suprem Kim Jong-u i II-të.

05:30
Çmimi i naftës të papërpunuar ka rënë nën 93 dollarë për fuçi në Azi menjëherë posa Koreja e Veriut njoftoi për vdekjen e udhëheqësit Kim Jong-u i II-të. Po ashtu në gjithë botën u ndje tërmeti i ndjeshëm i ulejs të çmimit për barelë apo fuçi(200 litra) të naftës të papërpunuem.

05:00

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon ishte ndër udhëheqësit e botës që dha alarm të dielën për vdekjen e udhëheqësit Kim Jong i II-të të Koresë Veriut, thanë zyrtarët.
Kombet e Bashkuara kanë qenë përpjekur për të ngritur fonde ndërkombëtare për të siguruar ushqim për Korenë e Veriut. Ai bëri thirrje për 218 milion dollarë këtë vit, por më pak se 20 % ishin mbledhë. Ban, i cili është nga Koreja e Jugut, ka shprehur shqetësimin sistematikisht në bllokimin e bisedimeve ndërkombëtare për programin e armëve bërthamore të Veriut. Ai tha javën e kaluar se disponimin në gadishullin Korean ishte pothuajse "të ngrira".
Zëdhënësi i OKB-Martin Nesirky i tha AFP: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës është i vetëdijshëm, por ne nuk kemi një reagim të menjëhershëm sipas raporteve.

04:50
Korea e Jugut ka urdhëruar ushtrinë e saj në gatishmëri emergjente dhe rritjen e mbikqyrjen e kufirit ajror, pasi Koreja e Veriut njoftoi vdekjen e udhëheqësit të saj Kim Jong-ut të II-të.
Seul gjithashtu i kërkoi SHBA-s, aleatit të saj, i cili ka të stacionuara 28.500 trupa amerikane në Jug, që të rrisë mbikëqyrjen nga aeroplanë dhe satelitë, tha një zëdhënës JCS.
Asnjë lëvizje diversioniste nuk ashtë konstatue nga observimi satelitor dhe toksor nga Veriu, thanë zyrtarët.
Presidenti Lee Myung urdhëroi të gjithë zyrtarët e qeverisë të jenë vigjilentë dhe në krye të detyrave të ushtrisë e të sigurimit për ndonjë situatë provokuese nga Koreja e Veriut. Media shtetërore e Veriut, në një njoftim të papritur, njoftoi të hënën e dt. 19 dhjetor 2011 për 69 vjeçarin, Kim, që vdiq nga një atak në zemër, të shtunën e dt.17.XII.2011 gjatë udhtimit me tren pësoi një atak.
Imazh
Imazh

U morë prej telegraph.co.uk
E përgatiti Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 19.XII.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 09:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari