Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 32 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Prift Angelo Masafra- shërbtori i Pushtetarve dhe i Italisë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e II-të
Vllazëria e feve( 4.2.2019) - Repart i tmerrshëm i Mazonerisë - Akt i Pjesmarrjes në Realzimin e Vaksinimit të popujve me mikroçipe ne trupë 2020
Imazh
Dy djajtë e Globit - Anti-Zot-Anti-Njeri!

”Myslimanë e të krishterë lutje, agjërim dhe bamirësi drejtuar Zotit”
Imazh

Nga Radio Vatikani
Komiteti i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore (Higher Committee of Human Fraternity), themelue mbas takimit historik të Papa Franceskut me Imamin e Madh, Shejhun e Ez’herit Prof. Dr. Ahmed el Tajjib, të cilët u takuen para një vjeti në Abu Dhabi me dt. 4 shkurt 2019 për të firmosur
Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore, i ka propozue Papa Françeskut, që besimet e ndryshme, më 14 maj, të bashkohen shpirtnisht në një ditë lutjeje, agjërimi, dhe veprave bamirësie, që Zoti ta ndihmojë shoqërinë njerëzore për të kapërcyer pandeminë e koronavirusit.
Papa Françesku dhe Shejhu i Ez’herit Prof. Dr. Ahmed el Tajjib e kanë pranue me gëzim këtë propozim të këtij komiteti, i cili përfaqëson besimin e Krishtenë, Islam dhe Hebre.
Nisur nga ky propozim, kësaj thirrjeje i bashkangjitet edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipnisë, i cili nxit dhe i ban thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë, të krishtenë, e të tjerë në Shqipëri, që me dt. 14 maj t’i drejtohen Zotit me lutje, agjërim dhe vepra bamirësie, që Ai, Zoti Krijues, të bekojë, shpëtojë dhe mbrojë popujt e Tij dhe të kthejë me mëshirë shikimin e Tij drejt nesh në këto kohë sprove.
Në lidhje me këtë ngjarje botërore, Papa Françesku tha: “Meqenëse lutja asht një vlerë universale, unë mirëpres thirrjen e Komitetit të Lartë për Vëllazëri Njerëzore, që besimtarët e të gjitha feve të bashkohen shpirtërisht më 14 maj në një ditë lutjeje, agjërimi dhe bamirësi, në mënyrë që t’i lutemi Zotit, që ta ndihmojë njerëzimin të kapërcejë pandeminë e virusit Corona.”

Ndërsa Prof. Dr. Ahmed el-Tajjib, tha në një postim të tij në Twitter: “E mirëpres ftesën njerëzore të vyer të cilën e ka shpallë Komitetit i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore për t’i ftue të gjithë njerëzit anekend botës për t’u lutë, falë dhe për të kryer vepra të mira me qëllim që Zoti ta ngrejë Covid 19 nga familja jonë njerëzore e përbashkët.
Ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë thirrje, me përgjërim dhe sinqeritet t’i drejtohen Zotit për ta largue këtë pandemi dhe t’i japë sukses mjekësisë dhe shkencëtarëve për të arritë një ilaç, i cili do të mposhtë këtë virus.”
Organizata e Kombeve të Bashkuara ishte e para, qe e mirëpriti dhe iu bashkëngjit kësaj fushate, ndërkohë i janë bashkangjitë dhe dhjetëra shtete e institucione ndërkombëtare, si dhe presidentë e qeveri të shteteve të ndryshme të botës.

Zoti ju ndihmoftë e bekoftë të gjithëve.





''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Jehovaj(Vetflijimi) dhe Mendimi i Keti Bazhdarit, Posted 06 Korrik 2020, 18:06
”Deshmitaret e Jehovait jane njerez te mire! ”

ImazhImazh


autore - Keti Bazhdari,
data 4. korrik 2020, ora 18.54 •
(E di qe do te me paragjykoni, por e marr persiper koston)

Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur, si dhe per borxh moral ndaj disa personave me vlere, qe une kam njohur ne jeten time, te cilet kane zgjedhur ta shohin Zotin permes besimit Jehova. Zgjodha posacerisht ta pergjithesoj titullin, si kundepergjigje ndaj atyre qe zgjedhin te asociojne nje besim te tere me nje rast tragjik te ndodhur. Tradicionalisht edhe une i perkas nje besimi fetar, por personalisht kam zgjedhur ta besoj dhe njoh Zotin ne formen time. Me kete dua te them qe jam besimtare, por jo praktikante e rregullt e ndonje feje dhe s’kam asgje ne kundershtim me praktikat fetare, perkundrazi mendoj sa me shume te tilla te jene, aq me shume do te predikojne dhe shtyjne njerezimin drejt prosperitetit shoqeror. As nuk diskutohet qe ne permbajtjen e paster te seciles doktrine fetare qendron toleranca dhe respekti, keshtu qe cdo lloj ekstremizmi eshte puro egoist dhe i lidhur me interesa e shtysa, te cilat s’kane ne qender Zotin as dashurine. Ne keto raste, pervec distancimit , jam per nderhyrje te forte te ligjit.
Gjithsesi pa dashur te analizoj fatkeqesite e njepasnjeshme te familjes Josifi si dhe shkaqet, qe mund t’i kene shtyre ato zonja te shkreta te ndermarrin nje sere veprimesh radikale me jeten e tyre, dua te ndaj me ju refuzimin tim per te pranuar se promotor i ketyre akteve te dhimbshme mund te jete besimi Jehova. Disasocimi konitiv (depersonalizimi dhe derealizmi) njihen ne psikologji dhe jane probleme qe lidhen kryesisht me periudha katastrofash apo traumash te renda individuale, ku njeriu humbet kontaktin me realitetin, prandaj nuk eshte e drejte t’i atribuohen nje besimi fetar, pa prova e fakte, vetem e vetem se zonjat ne fjale kane qene praktikante. Sa katolik, musliman e ortodoks vrasin veten ne vit ne Shqiperi?! Po ne bote?! Pandemia eshte nje prej motivuesve kryesor te vetvrasjeve ne bote, kohet e fundit, dhe kjo pikerisht per disasocimin konjitiv dhe demet qe shkakton ne psiken e disa njerezve me te ndjeshem. Sa i perket sfondit fetar, nuk ka vdekje aq tragjike sa vetvrasja, qe nuk e permban ne nje forme apo tjeter, por kjo nuk permbush dot nje prove per te akuzuar nje doktrine fetare apo komunitet te tere si bashkepuntore. Kush merr persiper te kryeje nje akt kaq te rende ka gjithmone nevoje per nje motivim madhor, i cili nuk lidhet me Token, sepse perndryshe nuk do te ishte nevoja te arrinte deri aty. Gjithmone ne fakt mundohem te analizoj fenomenet dhe te mos nepergoj personat, aq me teper te gjykoj dike qe zgjedh t’i jape fund jetes se vet dhe te jem une ne pozitat te them se si e pse e beri, por rasti i fundit eshte paksa delikat, pasi pervec drames se kesaj familje, disa po mundohen ta perdorin per te inkriminuar nje forme besimi, kur zgjedhja dhe praktimi i tij ne Shqiperi eshte i lire. Kjo familje eshte perballur me fate vertete tragjike, vdekja e burrit, vdekja e dhendrrit, vdekja e vajzes,e ku rradha e fatkeqesive zgjatet aq shume, sa nis e behet paperballueshme nga anetaret e tjere edhe sikur te ishin nga mendjet me te kthjellta. Edhe njerezit me normal te mundshem, vjen nje pike e dorezohen duke terhequr njeri tjetrin brenda ne drame. Situata arrin deri aty, sa nuk kuptohet me ku mbaron tmerri e ku nis jeta. Dhe kjo nuk ka lidhje me fantazite e shumta qe kam lexuar keto dite ne media, qe jo deshmitaret e Jehovait thone se 144 mije vete do te shpetojne, jo sillen gjithe diten rrugeve pa pune, etj. Keto muhabete jane per kur nuk ke me cfare merresh . Deshmitaret e Jehovait besojne dhe predikojne Biblen, identike me ate te feve te tjera te krishtera, e cila s’permban definime te tilla. Besimi Jehova ndryshon nga besimet e tjera vetem ne rang procedure. Nuk kane piktura si te katolikeve, priftat martohen si ortodokset, nuk festojne ditlindje, qe me duket e cuditshme, nuk marrin pjese ne cerimoni dasmash pa celebrim ligjor, qe edhe kjo me duket e cuditshme, nuk pranojne gjak, pervec nje versioni fiziologjik, ka nje shpjegim shkencor ky, por qe s’e njoh mire si argument dhe tentojne te martohen mes tyre, qe edhe pse nuk e ndaj, nje gje te tille tentojne ta propagandojne te gjitha fete.
Pra keto jane gjerat me te “tmerrshme” te deshmitareve te Jehovait. Asgje me shume. Sa i perket punes, une njoh shume praktikante te besimit Jehova, te ndershem dhe teper te dedikuar. Vete forma se si funksionon bashkesia e tyre, sepse e kemi diskutuar shpeshhere, ka nje model, qe jo cdokush mund ta perballoje. Qe do te thote se nje deshmitar jo vetem nuk paguhet nga bashkesia, por ai paguan nje perqindje mujore nga paga e tij per te mbajtur kishen me gjithe infrastrukturen e saj. Plus duhet te dali ne sherbim(predikim dere me dere i Bibles) cdo dite, dy ore dhe kete duhet ta beje te gjithe jeten vullnetarisht. E pikerisht ky vullnetarizem aspak tipik per boten e sotme, i sit njerezit qe ne filllim dhe lejon te afrohen vetem ato me te devotshmit ndaj Zotit e besimit.
Une personalisht u kam rekomanduar shume shpesh miqve te mi, sidomos kur kishin pune ekonomike me ceshtje besimi te larte, qe t’i perfshinin edhe deshmitaret e Jehovait, kjo jo per te gjykuar e paragjykuar ne baze te besimit, por sepse personalisht kam patur eksperience shume te mire bashkepunimi dhe gezoj teper respekt per ndershmerine e tyre. Them kur keta individe i perkushtohen Zotit pa asnje interes dhe vetem japin nga vetja e vet, pse do t’i bekan njeriut keq?!
E di, ju dukem naive, por jam totalisht kunder ketij lloj lincimi ne media, aspak te drejte, qe behet kryesisht per klikime vetem sepse emertesa deshmitar i Jehovait, zgjon kuriozitet. Forma te tilla, te rrembyeshme, pa argumenta e prova reale dhe ku te gjithe vrapojme ta drejtojme gishtin si majmune, nxjerrin ne pah karakteristikat tona primitive dhe paragjykuese, te cilat i kemi sot e gjithe diten, por te pakten per fasade te mundohemi t’i fshehim!

https://www.facebook.com/bazhdariketi/p ... __tn__=K-R




”LARG sekteve protestante heretike e grupeve tjera jokatolike !”

Data 6 korrik 2020, ora; 16:02, e hanë - Autori - Zef Helmíca

Sapo lexova vdekjen tragjike të nanës e bijës prej Permetit, banues në Tiranë, pjesë të kishës ungjillore, apo simbas nji dishmije tjetër, pjesë e dishmitarve të JHV, të dyja sekte protestante heretike. Mjerisht, në kto funde të tmerrshme çojnë praktikat djallzore e të çmenduna sektare (me ndejë pa hangër, për me rinjallë nji personë të vdekun !!!) ... Simbas motrës së mbijetueme, Blertës, motra e saj e dekun, Anisa, asht mbajtë në shpi 15 muej, me shpresë se rinjallet, dhe ishte e posedueme prej djallit... E posedueme apo jo, kush luen me djallin, që mshehet në sektet heretike e shoqnitë e tjera jokatolike, heret a vonë ka me u djegë, si vetë djalli. KUJDES ! Nuk luhet me djallin ! Nuk kam njohuni se sektet protestante heretike predikojnë vetvrasjen ; megjithaté, kto sekte novatore protestante nuk janë themelue prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por prej njerzve mkatnorë, liderat e t'cilve kanë përfundue jeten në mnyrë të tmerrshme... LARG sekteve heretike e jokatolike !
VETEM Besimi hyjnuer Katolik tradicional, i themeluem prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, e që asht praktikue zyrtarisht prej Vatikanit deri në vitet 60', përpara se me u pushtue ma vonë prej judeo-masonerisë dhe modernistave postkonçiljarë antikatolikë, mundet me lumturue njirin, jo vetëm mbas vdekjes, por edhe qysh në kyt jetë toksore tranzitore :
"Kisha Katolike, vepra e pavdekshme e nji Zoti të mshirshëm," shkruen Shejtnija e Tij, Papa Leoni XIII në Letren e tij inciklike mbi shtetet kristjane, "megjithse si qëllim kryesuer ka shëlbimin e shpírtnave dhe lumnínë e përjetshme të Qiellit, nep aq shumë të mira në kontekstin e mirëkênjes materjale, saqë edhe sikur t'ishte themelue vetëm për me sigurue mirëkênjen e ksaj jète toksuere, ajo nuk do t'kishte mujtë me dhânë mâ shumë në kyt drejtim."
Për me kênë tânsisht i lumtun, nevojat e ligjshme të shpirtit dhe të trupit duhen me iu plotsue, dhe n'familje ashtu si edhe n'shoqní, njíri duhet me gjetë rregull, pâqe dhe gzim. Ashtu si u shprehte me të drejtë Papa Leoni XIII, qëllimi krysuer i Kishës Katolike âsht me shêjtnue njírin, me anen e reformimit të moralit dhe jetës së tij fetare, e kshtú me e drejtue até drejt lumnísë së përjetshme të Parrízit. Por âsht evident fakti se tue e ndihmue njírin me kontrollue pasionet, me reformue dhe perfeksionue shpirtin, tue i tregue atij arsyet e përballjes me vdekjen dhe mbajtjen e kryqeve të ksaj jete kalimtare me durim, për hater t'jetës t'përjetshme, Kisha Katolike kontribon fuqimisht në mirëkênjen toksore të njírit. "Sa e admirueshme âsht Féja e Krishtêne," thotë Montesquieu, " sepse, megjithse duket se nuk ka qëllim tjetër përveç lumnís së jetës së përtèjme, ajo na bân të lúmtun edhe në kyt jetë."

https://www.facebook.com/zef.helmica/po ... d_activity
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 32 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:14
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari