Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
100 vjetori i Teorisë së relativitetit Albert Ajshtajn
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
100 vjetori i Teorisë së relativitetit
1915 - 2015
Albert Ajshtajn

Imazh
(14.III.1879 – 18.IV.1955)


Pak kuriozitete e jetës të nji gjeniut
Sot më dt. 20.XI.2015, e premte i ka kushtue gazeta e pavarun ditore daneze, gratis për qytetarët ”mx – metroxpress” në rubrikën Dija - dy faqe plot, përkatsisht faqet 24 dhe 25.
As kishte ditën e lindjes dhe as të vdekjes, por 100 vjetorin e Teorisë së Relativitetit.

Ai ishte femi me zhvillim të prapambetun

Prindët e tij ishin të shqetsuem në vogli për zhvillimin mendor në këto drejtime;
- I mungonte talenti si fmi
- Lexonte shum kadalë, i mungonte rrjedhshmënia
- Fliste sikur të ishte katër-vjeçar

Truni ju vodh

Kur pas vdekjes së Albert Ajnshtajnit ju ba autopsia, mjeku ja vodhi trunin e tij, të cilën e ruajti në një kavanoz për 20 vjet(1955-1975).

Gjenial dhe harraq

Harresa
IQ(intelligence quotient(në anglisht) - Testi(kuota) i Inteligjencies) nuk ju matë kurrë Albert Ajnstajn IQ, por e kanë vlerësue në nivelin e inteligjencës te 160, ku njerëzit e zakonshëm e kanë në nivelet 90-110. Më pak se 0.5% e të gjithë njerëzve mund të klasifikohen si gjeni ose gjeni me një IQ prej të paktën 140. Por, pavarësisht nga luhatjet ekstreme matematikore ishte Ajnshtajn gjeni, por me nji fakt të mjerueshëm se kishte problem për të kujtue detaje të thjeshta, numrat, si emrat dhe datat. Ai nuk arriti të mësonte, që të ngiste një makinë.

Kishte nji shirit të gjanë në tru

Anatomia
Një anomali shumë e veçantë u konstatue në trunin e gjeniut të pashoq të Ajshtajnit, që hapi shtigje për të nxitur teori të reja shkencore për rastin Ajshtajn. Shkencëtarët kanë hetue në cipën e trunit të tij se bashkimi i qelizave nervore midis dy gjysmave(e majta dhe e djathta) të lobeve të trunit e ban komunikimin midis tyne ma të madhë në shpejtsi te Ajnshtajni se te njerzit e zakonshëm.
Kjo i jep avanc për të eksitue mendime, idera të reja dhe koncepte revolucionare(jo në filozofi) ekstrem nga të tjerë njerëz.
Truni i tij ishte nji pajisje me nji komunikim të brendshëm të veçantë me nji shpejtsi ma të madhe preçize, që kishte pasë nji shiritë të gjanë midis dy gjysma lobeve të trunit, gja që nuk e kanë njerzit.

”Kuptoje – Teorinë e Relativitetit për dy minuta”
(”Forstå relativitetsteorien på to minutter”)
Imazh

Natyrisht që me teorinë e tij ndryshoi shkencën, pra kreu nji revolucion apo ma mirë me thanë hapi nji epokë të re në fushat e ndryshme. Ai hodhi bazat e ksaj teorien në vj. 1905.
- Pjesa e I-rë e teorisë speciale të relativitetit:
Po e shprehë formulën e teorisë me fjalë ; - Energjija asht e barabartë me produktin e masës me katrorin e shpejtsisë të dritës.
E = mc2


- Pjesa e II e teorisë u perpilue përfundimisht në 1915 me këto fjalë;
Përfshin gravitetin dhe nxit pothuajse rebelim, si ajo ide që e afron me mendimet e Isak Njutonit mbi gravidetin e tërheqjes së dy masave të njeni-tjetrit.

Këtë fakt nuk e dije për Ajnshtajnin
Imazh

Yoda i ’Star Wars’ ashtë bazue te Albert Ajnshtajni. Amerikanët e vendosën trunin e tij si ma të fuqishmin e planetit në aspektin e kontributit me bombën atomike, sepse ai konsiderohet si majtist, komunist në pikpamjet politike. Ai ishte nji violinistë i aftë dhe një lundrues i keq, ku shpesh u ndihmue nga fqinjët për të shpëtue varkën e tij nga permbytja në breg, dhe nuk përdori Ajnshtajni pothuajse asnjëherë çorape. Ai nuk mujti të shpjegonte idenë e rreshqitjes në vrimë.

Refuzimi i postit të presidentit të shtetit

Refuzimi i postit të presidentit për Izraelin në vjetin 1952 nga Alberti me këto fjalë: “Unë nuk mund ta pranoj atë, që unë nuk kam kry për zgjidhjen e problemeve.”(I cannot accept it as I do not have the head for solving problems.”)

Citatet e Ajshtajnit

Ai ishte jo vetëm nji shkenctar, por edhe i famshëm në citatet si psh:
”Vetëm dy gjana janë në infinit (në pambarim); Universi dhe budallalleku i njeriut. Dhe unë nuk jam i sigurt se universi ashtë njishtu.”
”Kur ti ban nji grue të bukur(në shpirt), ndjen nji orë sa nji sekondë. Kur ti qendron mbi gaca zjarmi të ndezur, ndjehesh nji sekond sa si një orë.”


U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 20.XI.2015



70 vjetori i Hedhjes bombës atomike mbi popullin japonez
1945 - 2015
Mizoria e përdorimit të formulës të Ajnshtajnit

Imazh

Amerikanët, rusët, italjanët, gjermanët etj. e keqpërdoren formulën për industrinë e luftës. I pari që e prodhoi bombën atomike në kushte laboratorike ishte shkenctari italian-amerikan Enriko Fermi. U përdorë mizorisht bomba atomike nga amerikanët mbi dy qytete në Japoni, ku pas 70 vjetësh ende vazhdon vuejtjet e popullsisë së mbetun dhe mjedisi. Ai i shpiku për t’u përdorë për dobi të njerzimit, por mjerisht kontribuoi Ajnshtajni në këtë industri mizore mbi njerzimin, gja që i mbeti nji vulë e shemtuem mbi ballin e tij.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 20.XI.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari