Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
19-30.X.1943 -Traktati i Mbarimit të Luftës II Botnore
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vendimet paraprake të Traktatit të Mbarimit të Luftës II-të Botnore
19 - 30 tetor 1943

Imazh
Katër ministra të jashtëm, nënshkruesë të Deklaratës së Moskës (nga e majta në të djathtë): Foo Ping-Sheung(Kina), Cordell Hull(SHBA), Vyacheslav Molotov(BRSS), Antoni Eden(Anglia) dhe prezentë marshall sovjetik, Klementi Voroshillov.


Konferenca e Moskës e Ministrave të Jashtëm prej 19 - 30 tetor 1943

Konferenca e Ministrave të Jashtëm të katër fuqive të sigurisë së përgjithshme (nënshkrue atë më vonë nga Përfaqësuesja e Kinës), të Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe (VM Molotov, C. Hull dhe A Eden-it) u mbajtë në Moskë prej 19 – 30 tetor të 1943/10/30 trajtoi disa nga problemet e përbashkëta, që i bashkonte lufta kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj (çështja e një fronti të dytë). Po ajo miratoi dokumentet e cila përcaktoi një vargë kërkesash për luftë dhe pas luftës të krijimit të parimeve të sistemit të sigurisë në organizatë e re ndërkombëtare. ato shprehnin angazhimin për të ndëshkue ata që janë përgjegjës për çështje të krimeve të luftës dhe dënimin e atyne vendeve ku ata kanë kryer krimet e tyne dhe menyrat se ku e si ata duhet të gjykohen. Aty u ba baza ligjore e një organizate ndërkombëtare për mbrojtjen e paqes. Më tej, Komisioni Këshillues Europian i themeluem si një organ konsultativ për adresimin e çështjeve urgjente për çlirimin e vendeve.

Vendimet e Deklaratës të Moskës Tetor 1943


- Restaurimi i Austrisë në kufijtë e vjetit 1937 duke refuzue aneksimin e saj nga Gjermania në vj. 1938. Austrisë ju kujtue përgjegjësia e saj për pjesëmarrje në luftë nën komandën e Gjermanisë.
- Pushtimi i krejt Gjermanisë nga trupat aleate dhe dorëzimin pa kushte të Gjermanisë naziste;
- Miratimi i dhunës të përkohshëm të qeverive nga ana e Komisionit të Kontrollit të Aleateve;
- Formimi i një "Komisioni Këshillëdhënës Europian" (Komisioni Këshillimor Evropian, - EAC)
- Ndarja e Gjermanisë në dy pjesë
- Demilitarizimi, denazifikacioni(çmontimi i ideologjisë në institucionet,..) dhe demokratizimin e Gjermanisë;
- Shkatërrimi i industrisë së luftës;
- Ndalimi dhe shpërbërja e NSDAP(shkurtimi i inicialeve me emërtim Partisë Nacional- Socialiste Gjermane - Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei.);
- Ndëshkimi i kriminelëve të luftës;
- Rivendosja e demokracisë;
- Dëmshpërblim nga ana e Gjermanisë;
- Deklarata për Italinë, që kërkon shkatërrimin e fashizmit dhe krijimi i qeverisjes demokratike në Itali,
- Krijimi i një organizate ndërkombëtare (OKB-së) për të sigurue paqe në botë ...
- Kërkesa e një Europe të bashkuem nga Atlantiku deri te Urale
- Ballafaqimi dhe bashkëpunimi në politikën ndërkombëtare
- Bashkëpunimi ushtarak me BRSS
- Hyrja në luftë e BRSS kundër Japonisë, pas humbjes së Gjermanisë
Pika e diskutueshme:
- Njohja e qeverisë polake në mërgim
Imazh
Firma e Cordell Hull, Molotovit, Antony Eden dhe Foo Ping-Sheung(Kina)

E pregatiti në shqip Bep martin Pjetri
E premte, më dt. 7.XI.2014


Pak Koment rreth Kartës të Moskës 19-30 tetor 1943


Sipas Profesor Dr. Romeo Gurakuqit ishte Deklarata e katër ministrave të jashtëm me synim të çmontimit në radikalizëm ekstrem të nazizmit dhe instalimit të nji ekstremi tjetër atë të diktaturës komuniste me nji inventar mbi 150 milion të ekzekutuem antikomunista e pasoja kolosale që Amerika dhe Anglia nuk vuni dorë sikurse kundër nazizmit nuk i largoi, por ndjehet e lumtun me këtë bilanc tragjik dhe me pasojat e saja. Prof. Dr Romeo pohon:
Karten e Atlantikut, Deklaraten Eden- Molotov- Hull:
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe deklaratat e angazhimet e tjera të Aleatëve. Ato favorizonin një Federatë Ballkanike të drejtuar në linjat komuniste. "10 Rezultate kërkimore mbi Luftën Nacional-Çlirimtare dhe Luftën Civile në Shqipëri, 1943-1945" Kumtesë Shkencore e Prof.Dr. Romeo Gurakuqit - Mbajtë më 5.XI.2014 në Tiranë

Autori - www.Redaksia e Politikës
E diel, më dt. 16.XI.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari