Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Ish vendet komuniste ngritën Muzetë e Holkaustit komunist
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ish vendet komuniste ngritën Muzetë e Holkaustit komunist
"Ndarja e Europës Lindore nga komunizmi"

Autore - Alba KEPI
26.IX.2014
"Terro Haza"
Imazh

Një ndër më të suksesshmit për shkak të konceptimit të strukturës së tij e të numrit të madh të turistëve që e vizitojnë çdo ditë, është Muzeu i Komunizmit në Budapest "Terror Haza" (Shtëpia e terrorit).
I ngritur më vitin 2002, nën qeverisjen e qendrës së djathtë të Fidesz, ai shquhet për përdorimin e instrumentave multimediale, për efektet e kushtueshme speciale, për atmosferën e lartë spektrale të realizuara falë fondeve internacionale si dhe për polemikat politike që shkaktoi ngritja e tij. "Shtëpia e Terrorit" tashmë një muze ka qenë teatër i dy periudhave tragjike të historisë hungareze të shekullit të XX. Fillimisht, nazistët e më pas komunistët e kthyen këtë ndërtesë në një qendër kryesore të torturës. Më 1944, gjatë dominimit të Partisë hungareze të Shigjetave Kryqe, kjo ndërtesë njihej si "Shtëpia e Besimit" e territori përreth si lagjja kryesore e nazistëve hungareze. Në qelitë e saj, anëtarët e shigjetave të kryqëzuara torturuan e vranë me mijëra persona e midis tyre qindra hebrej të pafajshëm u masakruan e u hodhën në Danubin e akulltë. Më 1945, Hungaria bie nën pushtimin sovjetik. Një nga detyrat e para që kryen komunistët hungarezë të ardhur mbi tanket ruse, qe zotërimi i banesës me numër 60 në rrugën “Andrassy”, sot "Shtëpia e Terrorit". Përsëri kjo godinë e lagjja përreth u kthye në një teatër torture për mijëra hungarezë të pafajshëm. Kantinat e saj u shndërruan në një labirinth qelish torture e burgimi. Kjo ndërtesë e stilit neo-rilindas u ristrukturua në vitin 2000 e më 2002 u kthye në një muze. Mjaft i fortë është impakti që shkakton fasada e tij. Një kornizë gjigante mbi të cilën është shkruar "TERROR" dominon pamjen e jashtme të kësaj ndërtese. "Nuk ka viktima të dorës së para apo të dorës së dytë, por ka vetëm viktima", ky është mesazhi që përcillet menjëherë në hyrje të tij. Dy blloqe graniti kujtojnë viktimat e dy diktaturave, nazizmit e komunizmit. Deri më sot, ambientet e tij i kanë vizituar mbi një milion vizitorë, duke e kthyer në një nga muzetë më të suksesshëm të Europës Lindore. Zgjedhja arkitektonike, efikasiteti i efekteve sonore, sensibiliteti i ekspozimit të materialeve kanë bërë që ky muze të fitojë çmime mjaft të rëndësishme europiane. "Hapja e "Shtëpisë së Terrorit" qe vërtetë një gur themelor. U krijua për të qenë një kujtim evident i institucionit të shtazërisë njerëzore, e privuar nga shembuj të mëparshëm", citojmë politikanin polak Zbignieë Brzezinski.

Muzeu i viktimave të genocidit në Lituani
Imazh

Muzeu i viktimave të genocidit apo Muzeu i KGB, gjendet në Vilnius të Lituanisë. I ngritur më 1992 me fondet e SHBA e i riorganizuar më 1997 nga" Research Center of Genocide and Resistance of the Inhabitants of Lithuania", ai mori sukses në publik më 2004, pas hyrjes së Lituanisë në Bashkimin Europian, gjë që shënoi rritjen e dukshme të numrit të vizitorëve e të turistëve. Në hyrje të tij është realizuar një panoramë e shpejtë historike e periudhës komuniste e shprehur me anë të filmave të mëdhenj, xhami ku shihen posteret e kësaj epoke. Por, pjesa më interesante e këtij muzeu ndodhet në katin nëntokësor, ku në ambientet e ngushta e me lagështirë është ringritur një burg i kohës së diktaturës komuniste. Mbi mure panele të mëdha fotosh dëshmojnë detaje të torturave, masakrave, dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit, mjaft prej të cilëve dhe viktima figurash klerikale. Qelitë e izolimit, dyert gjigante prej hekuri, zyra e personelit, centrali i spiunazhit, dhoma e pyetjeve, dhoma e torturave, risjellin atmosferën makabre të burgut komunist. E njëjta ndërtesë dikur qendër torturash naziste u kthye në qendër torturash komuniste, diktaturat me sa duket kanë të njëjtat shije. Czeslaë Milosz, shkrimtari nobelist lituan e përshkuan kështu qytetin e Vilnius "…qytet herë i rusëve, herë i gjermanëve, herë i lituanëve, herë i polakëve e përsëri i rusëve, i gjermanëve, i lituanëve. Brenda 50 vjetësh, ky qytet ka parë në rrugët e tij ushtri të çdo lloj tipi e çdo herë piktorët ishin mjaft të zënë për të ribërë tabelat e dyqaneve e emrat e zyrave në një gjuhë të re zyrtare".

Muzeu i komunizmit në Pragë

"Komunizmi, ëndrra, realiteti, inkubi" është tema kryesore e muzeut të Pragës. Ai përqendrohet në pasqyrimin e këtij regjimi totalitan nisur qysh më 1948 e deri në rënien e tij në nëntor të 1989. Ky muze dallohet për një variacion të larmishëm të pasqyrimit të realitetit nën regjimin komunist me dëshmi nga jeta e përditshme, politika, historia, sporti, ekonomia, edukimi, arti, mjetet e propagandës, censura, ushtria, policia, gjykata, e institucionet ndihmëse të saj. I pasuruar nga koleksione të rëndësishme publike e private, vizita në të është një eksperiencë shokuese për çdo vizitor.

Muzeu i okupacionit në Estoni

Në zemër të Talin, kryeqyteti Eston, mbi kodrën e Tonismagi ngrihet Muzeu i Okupacionit. I hapur më 2003, ai shkaktoi zemërimin e Moskës, që e konsideronte një akt fyes faktin e barazisë midis nazizmit e komunizmit. Në hyrje mbi dy lokomotiva udhëtojnë kryqi nazist e ylli komunist. Por, pjesa e brendshme si në çdo muze të Europës Lindore fokusohet tek komunizmi.
Një varkë shpëtimi kujton çiftin amerikan Ritso-Kristel, (gruaja estone) të arratisur me anë të detit. Intervista dëshmitarësh, materiale të arkivit audio-vizive, qindra fotografi, objekte të të burgosurve, literaturë antisovjetike etj., pasurojnë sallat e këtij muzeu. Në sitin e fondacionit të këtij muzeu lexohet…."kush janë heronjtë tanë?...kush janë miqtë?....kush janë armiqtë?..." Përsa i përket heronjve nuk ka dyshim, këto muze paraqesin si të tillë çdo viktimë që në emër të lirisë propaganduan idetë e tyre antikomuniste.

Memoriali i viktimave të komunizmit në Rumani
Imazh

Memoriali i viktimave të komunizmit e të rezistencës ndodhet në Sighetu Marmatiei të Rumanisë. Ai përbëhet nga një muze i ngritur në ish-burgun politik të Sighet e nga një Qendër Internacionale Studimi mbi Komunizmin në Bukuresht. Ngritja e këtij muzeu është bërë në ish-ambientet e një prej burgjeve famëkeqe të kohës së komunzmit. Çdo qeli është kthyer në një sallë muzeale, ku janë rreshtuar sipas një rregulli kronologjik fotografi, dokumente e objeke të ish-të burgosurve. Nëpër muret e korridoreve janë gdhendur emrat e 8 mijë të burgosurve, të vdekur në burgjet apo në kampet e përqendrimit rumun. Disa vepra të artit plastik kompletojnë profilin special të këtij Memoriali, arkitekturës antike të të cilit i është shtuar dhe një sallë moderne konferencash. Një nga emblemat e muzeut, e mahnitshme nga bukuria e saj artistike është statuja "Kopshti i të sakrifikuarve", i realizuar në bronz më 1998. Janë 18 profile humane që i drejtohen një muri, i cili i mbyll horizontin, ashtu si komunizmi kish mbyllur jetën e miliona njerëzve. Pjesë e memorialit është dhe "Varreza e të varfërve", e pozicionuar rreth 2.5 km larg qendrës së qytetit e simbol i varreve të qindra të burgosurve, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Muze i terrorit komunist në Poloni

Muzeu i terrorit komunist në Poloni, gjendet në Varshavë në katin nëntokësor të Pallatit të Kulturës, një vend i njohur ndryshe dhe si "Pallati i Stalinit", pasi u ndërtua me dëshirën e tij, si simbol dhurate për qytetin e Varshavës. Sot është simbol i masakrës komuniste.
Çdo 23 gusht vendet e ish-regjimeve komunist e nderojnë Ditën Evropiane në kujtim të masakrave gjatë regjimeve totalitare e mijërave viktimave të komunizmit në Evropën Qendrore e Lindore. Polonia, Rumania, Çekia, Sllovakia, Lituania, Bullgaria, Estonia me iniciativa të përbashkëta i japin jetë memories së martirëve të komunizmit. Shqipëria sivjet dhe pse me status të BE nën sqetull, vazhdon të mbetet larg tyre.

Parku i komunizmit në Budapest

Quhet "Szoborpark" e do të thotë Parku i Statujave, por mund të quhej dhe Parku i Simboleve, apo Parku i komunizmit, dhe pse për vendasit është vetëm një varrezë monumentesh. Vendndodhja: Sheshi “Deak” në Budapest. Tramvaji me numër 49 merr drejtimin Etele ter. Pas tij, një autobus për Dios/Erd të lejon të zbresësh në stacionin "Szoborpark". Jemi vetëm 10 kilomentra larg Budapestit në drejtim të liqenit Balatano, aty ku shtrihet ekspozita më e madhe e statujave komuniste në Evropën e Lindjes. Nën qiellin e hapur e me formën e një ylli pesë cepash Szoborpark është një park me 42 statuja gjigande. Gjen aty Marksin, Englesin, Leninin, Bela Kun, Gjergj Dimitrov, Endre Sagvari, Heroin e Popullit, Ushtarin e Popullit, Martirin e Popullit, Punëtorin e Popullit, Lirinë e Popullit, Pionierin e Partisë. Janë rreth 42 monumente komuniste në Hungari, të një epoke nga 1947 deri më 1988, e të vizitueshme nën qiellin e hapur, ajri i të cilit shpërndan pa pushim muzikën e një marshi revolucionar. Janë tingujt e një radio të epokës së komunizmit, që lëshon kioska pranë një makine të vjetër gjermano-lindore e markës "Trabant". Gjen aty dyqanin e suvenireve, në hyrje të "Szoborpark" me medalje, flamuj, çakmakë, orë dore të asaj epoke, fotografi të liderëve komunistë si dhe bluza të stampuara me portretet e Mao Tze Tung, Lenin e Stalin. 42 statuja me një targë përkatëse përshkruese, rifreskojnë historinë e diktaturës komuniste e kujtojnë se si simbolistika e saj është e frikshme dhe aty në atë vend të hapur e që vendasit e quajnë qëllimisht "varrezave e monumenteve". "Szoborpark" ky muze në open air është vërtetë diçka e rrallë, e nuk ka lidhje aspak me nostalgjikët e fanatikët e regjimit të dikurshëm, përkundrazi gjithçka që ndodhet në të sjell reflektimin e një kujtese që nuk duhet harruar. "Szoborpark" është një zhytje në një histori, që s’duhet harruar, e që duhet të jetë një e pranishme muzeale në çdo vend ish- komunist, e ku pasojat e këtij regjimi janë ende një plagë e hapur për popullsinë e tyre. Kush më mirë se sa monumentet e statujat në emër të lirisë, në emër të popullit, ne emër të idealit, mund të shprehnin ideologjnë e një sistemi që mbi këto simbole ngriti terrori e tij. Autori i këtij projekti, arkitekti Akos Eleod, zgjodhi statujat monumentale si artin figurativ më të privilegjuar të këtij sistemi, përmbajtjes së tij i dha një moto "Një frazë mbi diktaturën".
Imazh


http://www.rilindjademokratike.com/web/ ... g.comments

Shënim!
Në kuadrin e 70 vjetorit të Pushtimit Komunist n'Shqipni, Redaksia e Proletarit .com ka marrë Pjesën e II-të të shkrimit të Alba Kepit "Ndarja e Europës Lindore nga komunizmi" dhe e ka pajisë me ilustrime figurash, që nuk i kishte artikulli i zj. Alba.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 09:48
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari