Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Polonia-Mbi 22 mijë intelektualë polakë u vranë në BRSS-1940
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Parlamenti rus pranon se ka qenë Stalini, ai që ka urdhëruar masakrën e Katyn-it
Imazh

27-11-2010 / Gazeta 55

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e ka miratuar dje një deklaratë, në të cilën thuhet se masakrat e Luftës së Dytë Botërore në Katyn janë kryer nga ish diktatori sovjetik, Josef Stalin. Masakra e vitit 1940, me ç’rast janë vrarë afro 20 mijë oficerë polakë dhe shtatas të tjerë të njohur në pjesën perëndimore të Rusisë, nga policia sekrete sovjetike, një kohë të gjatë i ka rënduar raportet ndërmjet Rusisë dhe Polonisë. Ish Bashkimi Sovjetik fillimisht, për këtë masakër, i kishte fajësuar nazistët. Deklarata e djeshme, përkundër kundërshtimit të Partisë Komuniste të Rusisë, po ashtu paraqet se edhe shtetasit sovjetikë ishin viktimizuar nga shtypjet e Stalinit. Polonia ka mirëpritur deklaratën e parlamentit rus, e cila fajëson Jozef Stalinin për masakrën e Katinit, ku u vranë afër 20 mijë polakë. Kryetari i parlamentit polak, Grzegorz Schetyna, e quajti deklaratën “një hap të mirë dhe një shenjë të rëndësishme për ndërtimin e besimit mes dy shteteve”.
...


Koment

Ku ishte parlamenti me kohë pas 1991 të delte me kët rezolutë, por pas Masakrës Dytë në Smolensk, ku në rrethana krjetsisht të dyshimtë u rrëzue avioni me elitën fetare, politike dhe kulturore gjetën vdekje nëmes të flakëve e miratuen kët rezolutë?
A kemi ne të drejt të shtojmë apotë përforcojmë dyshimet se ishta dora e Vladimir Putinit që e organizoi me një mjeshtri Masakrën e Prillit 2010 ndaj Elitës Polake.
Proletari
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Masakra e Katyn-it rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake
Imazh

Evropa | 06.04.2010
Pajtim i vështirë - Masakra e Katyn-it rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake

Pllakë përkujtimore, Katyn, Poloni.
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
1940 Stalini urdhëroi vrajsen në pyjet rreth Katyn-ës të më shumë se 4.000 oficerë polakë. Dekada me radhë sovjetikët u përpoqën t'ia hidhnin fajin për këtë masakër gjermanëve.

Më 13 prill polakët përkujtojnë viktimat e masakrës së Katyn-ës.

Për herë të parë në vitin 1990 Mihail Gorbaçov pranoi fajin e Rusisë. Por nga pala ruse krimi deri më sot ende nuk është hetuar mjaftueshëm, gjë që rëndon shumë marrëdhënien me Poloninë. Këtë vit megjithatë për herë të parë politikanë rusë dhe polakë do të marrin pjesë së bashku në ceremoninë përkujtimore.
Lajmi qysh në fillim të vitit kishte zënë vend në faqet e para të të gjitha gazetave polake: kryeministri i Rusisë Vladimir Putin fton homologun e tij polak në Katyn. 70 vjet pas vrasjes së më shumë se 4.000 oficerëve dhe intelektualëve polakë nga sovjetikët, kryeministrat e të dy vendeve për herë të parë dëshirojnë t'i përkujtojnë së bashku viktimat.

Donald Tusk ka marrë ftesën, por paralajmëron ndaj pritjeve të mëdha: „Këndvështrimi ynë për historinë është ende larg nga ai tradicional rus. Ajo që duket si hap i madh përpara për palën ruse, vlerësohet nga ne si një hap mesatar ose pothuajse i vogël. Por këto hapa duhen bërë dhe prandaj unë e kam pranuar me kënaqësi ftesën e kryeministrit Putin”.

Imazh

I pari që pranoi fajin e sovjetikëve - Ish presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov.


Për dekada të tëra Moska kishte bërë përgjegjës për këtë krim nacionalsocialistët. Vetëm në vitin 1990 Mihail Gorbaçov pranoi fajin e sovjetikëve. Masakra e Katyn-ës duhej të sqarohej plotësisht, por para gjashtë vjetësh prokuroria ushtarake e Moskës ndërpreu të gjitha hetimet me argumentimin se afati i dënimit për veprat penale kishte skaduar dhe se një pjesë e dokumenteve historike ishin sekrete shtetërore.

Ngjarja në Katyn u mbështoll sërish nga petku i heshtjes, thotë historiani Andrzej Przevonzink: “Prej shumë vitesh nuk ka më dialog të vërtetë mes Rusisë dhe Polonisë për këtë çështje. Mbyllja e hetimeve dhe vlerësimi i prokurorëve, sipas të cilëve bëhet fjalë për krime normale dhe jo gjenocid, janë një sjellje paranoike. Unë shpresoj që ky rrotullim në vend të marrë fund së shpejti."

Shfarosja e elitës politike-ushtarake e të ardhmes së Polonisë.
Imazh

Varret masive të Katyn-it. 13. prill 1943


Katyn është vetëm një nga shumë skenat e ekzekutimeve masive sovjetike. Gjithsej Stalini kishte urdhëruar të vriteshin më shumë se 20.000 polakë në fshatrat e ndryshme të Rusisë, Bjellorusisë, Polonisë dhe Ukrainës. Sipas Andrzej Przevoznik, sovjetikët atëherë do të kishin shfarosur elitën politike, të ardhmen e vendit.

Katyn është vetëm një nga shumë skenat e ekzekutimeve masive sovjetike. Gjithsej Stalini kishte urdhëruar të vriteshin më shumë se 20.000 polakë në fshatrat e ndryshme të Rusisë, Bjellorusisë, Polonisë dhe Ukrainës. Sipas Andrzej Przevoznik, sovjetikët atëherë do të kishin shfarosur elitën politike, të ardhmen e vendit.
Imazh

Skenë nga filmi "Masakra e Katyn-it" i regjisorit Andrzei Wajda.


“Ne nuk themi që ky ka qenë një krim rus, jo, ky ishte një krim komunist. Polonia atëherë pas 123 vjetësh nën pushtim, ishte duke u ringjallur përsëri me përpjekje të mëdha. Dhe pastaj, pas vetëm 20 vjetësh pavarësi, elita intelektuale e vendit u shkatërrua me një goditje. Kjo humbje e madhe ishte një tragjedi, pasojat e së cilës ne i përjetojmë edhe sot”.

Është e dhimbshme, veçanërisht për të afërmit e viktimave që masakra në pyjet ruse nuk njihet si gjenocid dhe që deri sot ende nuk është publikuar një listë me emrat e polakëve të vrarë.

Kështu ndien edhe Vitomila Jezierske, vajza e një prej oficerëve polakë të ekzekutuar para 70 vjetësh: “Kjo për mua është gjithmonë një datë e trishtuar. Çdo ditë pa babanë dhe kërkimi i vazhdueshëm për të vërtetën, është peshë e rëndë. Edhe sot unë vazhdoj të përpiqem të marr çdo informacion të mundshëm që mund të gjej për babain tim.”

Vladimir Putin dhe Donald Tusk po përpiqen prej kohësh që të përmirësojnë marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë. Përkujtimi i përbashkët i viktimave në Katyn sigurisht që është një hap më tej në rrugën për pajtim. Por ky hap duhet të pasohet nga të tjerë edhe përtej përvjetorëve.

Autor: Ludger Kazmierczak / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Eliana Xhani
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5437109,00.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

video e Masakrës në Katin të Polonisë - Varrezës së 20 mijë elitës ushtarake polake
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Masakra e 21. 857 intelektualëve polakë në pyllin e Katyn-it në ish BRSS
Imazh
Në foto Hebrei - Laurent Beria. Vendi i masakrës - Katyn. Në një periudhë katërdhjetë ditore, që filloi më 4. 3. 1940 prej trupave speciale të NKVD Sovjetik nën Komandën e Përgjithshme të Komisarit(ministrit të brendshëm) hebre, Laurent Beria u ekzekutuen sistematikisht 22 mijë polakë të elitës intelektuale, që ishin mbajtur në territorin e pushtuar në krahinat perëndimore të Bjellorusisë dhe Ukrainës. Prej atyre, 4421 u pushkatuan në pyllin Katyn, në një distancë prej 22 km nga qyteti i Smolensk.

Imazh
Hebrei - Laurent Beria, kreu i policisë sekrete të Stalinit

Masakra e Katyn-it ishte një likujdim masiv i shtetasve polak të kryera nga trupat sovjetike më 4 prill të 1940, gjatë Luftës Dytë Botërore. Është vlerësuar që aty u pushkatuen diku midis 15.000 dhe 20.000 njerëz në një pyll pranë Katynit, që ndodhet 22 kilometra nga Smolensk-u(këtu ku në 2010 u rrëzue avioni presedencial me elitën polake, ku të gjithë vdiqën), dhe në zona të tjera në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik. (Pylli Katyn ishte më parë një vend ekzekutimesh masive të qytetarëve sovjetikë nga NKVD.sh.im B.M.P.)Në mesin e të vrarëve ishin përafërsisht 8.000 oficerë akademikë të ushtrisë polake, ndërsa pjesa tjetër ishin të akuzuar për të qenë të tillë si; xhandarët, spiunë, pronarë tokash e fabrikash, klerik katolik dhe avoketër. Përbamja e të vrarve në masakrën e Katinit ishin elita inteligjente e Polonisë.

Pas pushtimit gjerman të Polonisë në 1 shtator të 1939 reagoi menjëherë Bashkimi Sovjetik për të siguruar të drejtat e tyre në kuadrin e Paktit Molotov-Ribbentrop(sovjeto – gjermane, ku Polonia ndahej në dy pjesë prej Gjermanisë dhe BRSS sipas Paktit. Sh.im B.M.P.). Gjatë pushtimit sovjetik arrestuen në një vend prej 250.000 deri 450.000 robër lufte, por shumica prej tyne u liruan shpejt. Pjesa tjetër u internuan në kampe të burgosurish në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik.
Imazh

Më 5 mars të 1940 vendosi Stalini dhe Byroja Politike e BRSS të ekzekutonin 25. 700 polakë. Urdhëri u nënshkrue prej;
- Stalinit
- Molotovit(ministër i jashtëm)
- Voroshillovit(ministër i mbrojtjes)
- Mikojanit(ministër i luftës).
- Laurent Berja - ministër i brendshëm( e shtova unë B.M.P. sepse e gjithë kjo Masakër u ekzekutue nga Berja - asht përgjegjës direktë i gjenocidit polak)
Vendimi u ekzketue nga NKVD(Narodnyj komissariat vnutrennich del në rusisht: Народный комиссариат внутренних дел- Komisariati Popullor i Punëve të Brendshme të BRSS prej 1934 -1946 - u quajt më pas Ministria e Punëve të Brendshme të BRSS. Emri i kësaj organizate është e lidhur shpesh me represionet staliniste. Sh. im B.M.P.)
Ekzekutimet filluen më 4 Prill çdo natë gjatë një periudhe të gjatë. Natën e parë transportuen 390 robër polakë për pushkatim me vdekje, por doli se ishte e vështirë për të marrë kaq shumë polakë për t’i pushkatue në një natë, kështu që u vendosë, të ekzekutoheshin vetëm 250 polakë të pafajshëm çdo natë. Ekzekutimet u realizuen sipas një metodike. Një burrë me pranga e futën në qelinë, ku ai u qëllua prapa kryetit. Pastaj kufomën e hodhën në një kamion që e priste dhe kështu me rradhë veprohej e njejta proçedurë me të tjerë..

Numri i viktimave ashtë llogaritë në 21.857 polakë, ku prej të cilëve ishin 15.000 robër lufte. Nga këta u ekzekutuan dhe u varrosën 4.421 në Katyn. [1]
Imazh


Masakra e zbuluar
- Sovjetikët shpifën se gjermanët ishin autorë të gjenocidit ndaj popullit polak
Imazh
Uiston Churchill, Josif Stalin dhe Harri Truman e Rusvelti janë arkitektët kanibalë të masakrave, gjenocidit në Poloni, në Shqipëri dhe në gjithë botën komuniste në Europë dhe në botë


Gjurmët e para të masakrës u zbulua nga punonjës të hekurudhës polake në vitin 1942. Mëpas në prill të vitit 1943 u zbulue masakra prej vehrmahtit(ushtrisë) gjerman që ishte një varr masiv në pyllin e Katynit. Jozef Gëbelsi (ministër i propogandës) e shfrytëzoi masakrën si një mundësi për të krijuar mosmarrëveshje midis Bashkimit Sovjetik me Poloninë dhe fuqitë perëndimore, duke akuzue, fajësue qeverinë ‘’demokratike’’ sovjetike nëpërmjet radios për gjenocid. Sapo u njoftuen për kët gjenocid të Stalinit ndaj popullit polak, menjëherë erdhi një komision me përfaqësues nga një numër vendesh që të verifikonin masakrën sovjetike. Stalini nuk pranoi, e refuzoi me përbuzje dhe kjo sjellje kriminale e Stalinit mjaftoi, që më 25 prill të 1943 të nderprenin marrëdhëniet diplomatike midis Bashkimit Sovjetik dhe Polonisë. Pasi gjermanët në shtator të 1943 u detyruan të largoheshin nga Katyni, menjëherë nisën hulumtimet Autoritetet Sovjetike dhe erdhën në përfundim se përgjegjës ishin autorët e masakrës qeveria gjermane. Aleatja sovjetike e gjermanve ishin në një anë të kjartë se gjermanët kishin zbuluar prova të një masakre, por në fund të fundit nuk cënonin marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik edhe pse faktet ishin të njohura përgjithësisht në popullsinë polake.
Imazh

Ironike e shumë djallzore ishte fakti se si ekzekutorët sovjetikë përdorën armë gjermane të tipit Walther, sepse këto ishin më të sakta në përdorim vdekje - prurëse se pistoleta sovjetike standarde. Por armët gjermane ishin konsumue nga përdorimi i shumtë dhe një dëshmitar kujton se vrasësit sollën një valixhe me armë rezervë. Ata që u vranë në pyllin Katyn erdhën prej kampit Kozelsk. Një dëshmitar, i cili kishte pa me sytë e vet polakët në vagonë në një mur anësor të stacionit të trenit para 11 vjetve në vitin 1940.


Nina Vojevodskaja - mbesa e një oficerit sekret sovjetik konfirmon pushkatimet e të të rinjëve ushtarakë akademik polakë


Stacioni Gnezdovo ishte vetëm pak kilometra nga pylli. Xhaxhai i saj ishte oficer i NKVD, kishte lenë mbesat e tij në zonën e ndaluar. "Polakët e përshëndetën atë dhe i thanë: ‘’Haj prej karrocerisë së makinës. Ata ishin të rinj, me uniformë ushtarake. Unë ende mund ta kujtoj se sa të bukur ishin ata, që do të shfaroseshin. " Historia e Nina Vojevodskajas konfirmon se polakët kanë qenë të uritur në tren dhe u vaksinuan kundër sëmundjeve. Kujt i ineresonte se të vaksinuemit do të ekzekutoheshin? Polakët menduan se po i dërgonin në një kamp pune, por nga stacioni Gnezdovo u transportuan në grupe në kamionët e grupit terrorist të NKVD në drejtim të një pyllit për pushkatim. Shumë shpejtë u zbulua nga banorët lokal se çfarë kishte ndodhur.


O. Kiseljov - fshatari sovjetik i pyllit dëshmon për tmerret e gjenocidit mbi të rinjë polakë


Një fshatar i quejtun, O. Kiseljov u tha gjermanëve në vitin 1943: "Në pranverën e vitit 1940, për katër apo pesë javë erdhën 3 - 4 kamionë çdo ditë në pyll, të ngarkuar me njerëz, ku arrita të dëgjoja të shtëna plumbash dhe britmat e burrave. Ku kam jetuar në Katin unë nuk ishte ndonjë sekret për banorët se polakët pushkatoheshin nga brigadat e pushkatimeve të NKVD-ës. " Ne nuk e mësuem shkakun; përse polakët i vrisnin në burg dhe më pas i transportonin në Katyn për varrim? Arsyeja, që u zgjodhë ky pyll mund të jetë se zona ishte e rrethueme në gardhë dhe se ajo kishte qenë një zonë e sigurisë për disa vjet - dhe mu në pyll ishte një shtëpi e vogël, që përdorej prej organeve të sigurimit të NKVD si bazë. Banorët e zonës kanë mendue përherë se si janë gjuejtë me plumba në kokë polakët dhe janë varrosë. [2]


Proçesi i Nurembergut
Dënohen 10 oficerë gjermanë gabimisht prej mashtrimit të sovjetikve


Pas Luftës Dytë Botnore, 10 oficerë gjermanë u gjykuan nga një gjykatë sovjetike në Gjyqin e Nyrenbergut se kishin organizue Masakrën ndaj elitës intelektuale polake në tokat sovjetike. Gjatë gjykimeve të Nurembergut u përpoq shefi i Hetuesisë të SHBA për të shqyrtue akuzën sëbashku me homologun e tij sovjetikë, por nuk arriti të bashkëpunoji sepse shefi i hetuesisë sovjetike ju shmangë për të ballafaque faktet. Autoritetet e Prokurorisë filluan menjëherë të udhëzojnë dëshmitarë për të paraqitur dëshmi të rreme. Zevendësi – Kryetar i Hetuesisë Sovjetike, juristi Zorija ishte në dyshim mbi vërtetësinë e materialit të Masakrës së Katinit të pregatitun nga shefi i tij që i kishte përpara suprinës së tryezës. Zorija tashmë ishte shkarkue nga Hetuesia e BRSS në vitin 1939, sepse ai kishte deklarue për gabimet e hetimit të Masakrës së Katinit nga Hetuesia Sovjetike.


Vritet zevendës kryetari Hetuesisë të ‘’çështjes të Katynit’’ Zorija më 23.5.1946


Kur u shkarkue Zorija rreth ‘’çështjes të Katynit’’ ju lut Gorsjenskij, kreut të prokurorisë sovjetike që të lejohet të marrë përsëri në shqyrtim ‘’çështjen Katyni’’ kur u kthye në Moskë. Ai nuk arriti të rishqyrtonte ‘’ çështjen Katyni’’ në Moskë, sepse ditën tjetër më 23 maj të 1946, Zorija u gjet i vdekur në dhomën e tij. Nuk u gjetë shkaku i vdekjes së tij dhe një nga përkthyesit, Stupnikova mendoi se vdekja ishte një "paralajmërim për juristat tanë" se "është e papranueshme që të dyshohet vërtetësia e ‘’çështjes të Katynit." Ai shkoi në vetvrasje nën rrethanat kërcënuese të një presionit nga shefi i tij. "Ose ndoshta ai u qëllua vetëm nga një ekspert sovjetik sipas metodave të djemve të Laurent Berija që hetonin në Nuremberg," shpjegoi ajo [3].


Dëshmitarët fajsojnë Qeverinë Sovjetike në Gjyqin e Nyrenbergut;
- Dr Markov, një ekspert bullgar i mjeksisë
- Zevendës Kryetari i Bashkisë së Smolenskut Boris Bazilevskij


Në korrik u diskutua formalisht ‘’ ‘’çështja Katyni’’ në Gjykatën për Krime e Luftës në Nuremberg. Të dy palët si; Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania ju caktue të thërrisnin seicili jo më shumë se tre dëshmitarë. Në anën e Bashkimit Sovjetik u gjet profesor Viktor Prozorovskij për të dëshmue para Trupit Gjykues duke deklarue se nuk kishte asnjë dyshim se polakët u vranë në vjeshtën e vitit 1941, ndërsa Dr Markov, një ekspert bullgar i mjeksisë kishte deklarue: “ Në vitin 1943, Qeveria Sovjetike ishte fajtore”, ku ishte në kundërshtim të plotë me akuzën sovjetike ndaj palës gjermane si përgjegjëse e ‘’Masakrës së Katinit’’. Dëshmitari okular i tretë ishte Boris Bazilevskij i cili kishte qenë nënkryetar i bashkisë se Smolenskut. Ai kishte bashkëpunuar me gjermanët gjatë luftës dhe ishte shumë i motivuar të përmbushte këtë mision Vërtetsie. Ai shpjegoi se Mensjagin i cili kishte qenë kryetar i bashkisë të Smolenskut, në vjeshtën e vitit 1941 i kishte thënë (Borisit) se të burgosurit polake ishin të vdekur.


Mensjagin, kryetari i Bashkisë së Smolenskut u burgosë për t'mos dëshmue në Nyrenberg për ''Masakrën e Katinit''


Kur u kërkue Mensjagin për të konfirmuar këtë dëshmi të Borisit, prokurorët sovjetik para gjykatës dëshmuen se Mensjagin kishte ikur në Perëndim, së bashku me gjermanët, kështuqë ashtë zhdukur. Në realitet, ata e dinin mirë se Mensjagin gjendej i burgosur në një burg sovjetik, kështu që nëse sillej aty ai nuk mund të mohonte dëshminë e Bazilevskijt. Mensjagin e burgosën prej viteve 1946 - 1951 në një nga burgjet e internimit të NKVD-ës, pastaj ndenji 11 vjet i izoluem në një qeli i vetmuar në burgun Vladimir, pa u kontaktue me miqtë dhe familjen e tij. Personeli i shërbimit të burgut kishin respekt të madh për këtë njeri, për karakterin e tij të hekurt që pranoi të bante 25 vjet burgë, për të mos ba kompromis me të Vërtetën. Dëshmia e Boris Bazilevskijt qendronte si faktë, pra ishte e besueshme, pamvarësishtë që nuk besohej krejtsisht, pra pjesërisht sepse dukej se Borisi i kishte mësue përmendshë atë dëshmi dhe se ai kurrë nuk kishte qenë dënuar nga sovjetikët, edhe pse e pranoi se ka bashkëpunuar me gjermanët. [4]


Gjykata e Nyrenbergut u manipulue nga Sovjetikët
Imazh
SALLA E GJYKATËS TË NYRENBERGUT


Akoma më shumë u dëshmue një farsë tjetër nga prokurorët sovjetik, ku nuk mund të akuzonin në gjyqë konkretisht ndonjë oficer gjerman për ‘’Masakrën e Katinit’’. Një "kolonel leitnant i quejtun Arne" ishte emërua në raportin Burdenko, që e sollën para Gjykatës me emnin Ahren dhe sipas shqyrtimit të landës nga gjykata doli se nuk kishte të bante me ‘’Masakrën e Katinit’’. Si ndodhi që proçesi ‘’Masakra e Katinit’’u zhduk nga lista e trajtimit të ndëshkimit penal në Gjykatën e Nurembergut? Edhe pse u majtë proçesi gjyqsor i Nyrenbergut askush nuk u fajësue, askush nuk mori ndonjëherë përgjegjësi për vrasjet në masë të elitës polake nga Shërbimi Sekret i Reparteve të Likujdimit Fondamentalistë sipas Urdhërave të Stalinit me bandën e tij të paligjëshme. [5]



MASHTRIMI I RUSËVE MORI FUND NË VITIN 1990
Imazh
- Mihail Gorbaçov pranoi se Bashkimi Sovjetik ishte prapa Gjenocidit në Katin në vitin 1990
- Boris Jelcini i dorëzoi Dokumenta sekrete të vulosura presidentit polak Leh Valesa më 14 tetor të vitit 1992


Pasi marrëdhëniet midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik u ftohën erdhi një komision i SHBA në vitet 1951 - 1952 meqënëse pas kësaj Masakre në Katin fshihej Qeveria Sovjetike. Vetëm në fillim të vitit 1990, Mihail Gorbaçov pranoi se Bashkimi Sovjetik ishte prapa Gjenocidit në Katin. Më 14 tetor të vitit 1992 i dha presidenti rusë Boris Jelcini Dokumenta sekrete të vulosura presidentit polak Leh Valesa, si një aktë pajtimi të Rusisë me Poloninë.



Tragjedia e Dytë e Elitës Polake - 10 prill 2010 në Smolensk

Imazh
Rruga e avionit presedencial nga Varshava në Smolensk - ku u rrëzua avioni - polakët dhe gjithë bota dyshojnë për një atentat i dorës zezë të kryeagjentit të KGB-ës - kryeministri - Vladimir Putini
Imazh
Elita intelektuale e Polonisë - presidenti me kabinetin, disa kardinalë, shefi i sigurimit, shefi i ushtrisë, ministra të Polonisë që vdiqën në aksidentin e kurdisun nga rusët sipas dyshimeve të botës dhe vetë fakteve të shërbimit sekret polak


E shtunë 10 Prill 2010 - viktimat polak të Masakrës së Katynit.

Një delegacion i lartë presedencial me në krye presidentin Leh Kazinskin u nisën të shtunën e 10 prillit të vitit 2010 me aeroplan në pyllin Katyn për të përkujtuar oficerët polak, të cilët para 70 vjetësh ishin vrarë nga policia sekrete e Stalinit. Aeroplani ku ndodhej Presidenti polak Lech Kaczynski u rrëzua në Smolensk. Të gjithë zyrtarët e lartë të Polonisë vdiqën, edhe pse ata me të vërtetë nuk duhej të udhtonin me të njejtin avion. Avioni ishte i tipit Tupolev Tu-154.
Autoritetet ruse besuen se aksidenti u shkaktua nga gabimi i pilotit. Kur në Smolensk ishte mbulue prej mjegullës, aeroplani ju shmangë të zbriste në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, por piloti duke u ulë në Smolensk ndeshi në disa pemë në distancë prej 1,5 km prej pistës.



Burimet dhe referimet
Imazh
Katyń. Zbrodnia i kłamstwo - Katini - Gjenocid dhe mashtrimi


1. ↑ Jan T. bruto: Frika, botues Random House, New York 2006, ISBN 978-0-691-12878-8
2. ↑ Laurence Rees: Bak me dyer të mbyllura (f. 60-1), botues Schibsted, Oslo 2009, ISBN 978-82-516-2575-3
3. ↑ Laurence Rees: Bak me dyer të mbyllura (f. 380-1)
4. ↑ Laurence Rees: Bak me dyer të mbyllura (f. 381-2)
5. ↑ Laurence Rees: Bak me dyer të mbyllura (f. 383)


U shqipërue e korrektue nga Bep Martin Pjetri
E djelë, më datën 28 nantor 2010
Landa u morrë nga; http://da.wikipedia.org/wiki/Katynmassakren


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lista e Oficerëve të lartë të NKVD - si përgjegjës direkte të krimit në Gjenocidin e Katinit
Imazh


* Major Leonid Fokiejevicz Basztakov, kreu i një Divizionit Special (Record-Statistikat) sovjetik NKVD
* Major Gieorgievicz Begma Pavel, kreu i Departamentit të veçanta (OO Otdieł Osobyj) e Qarkut Ushtarak të Bjellorusisë
* Major Aleksandr Mikhailovich Bieljanov, nënkryetar i Departamentit të veçanta (OO) në Bordin kryesore të NKVD e Sigurimit të Shtetit të BRSS
* Kapiteni Arkady Yakovlevich Giercovski, nënkryetar i Divizionit Special (Record-Statistikat) të NKVD
* Toger bp Gierman Granovski Markovicz, kreu i Departamentit të Menaxhimit Qendrore 2 kampe korrigjuese Punës dhe Cologne (Gulag – kampet e shfarosjes të punës në BRSS) sovjetik NKVD
* Major Konstantin Sergeyevich Zilberman, nënkryetari i Bordit Qendror të Burgjeve (GTU), NKVD Sovjetik
* Kapiteni Anatoli Mikhailovich Kalinin, asistent shef i Divizionit Special të NKVD BRSS
* Bp Senior Major Trofim Nikolayevich Kornienko, kreu i një Divizioni 3 i Departamentit kryesore të Sigurimit të Shtetit të NKVD, Bashkimi Sovjetik
* Toger bp Makov, kreu 4 të Degës së Veçantë të një Departamenti i NKVD e BRSS (NKVD Bordi Special)
* Komkor Ivan Ivanovich Maslennikov, Komisar Zëvendës Popullit për Punë të Brendshme për trupat sovjetike NKVD
* Mbikëqyrësi milicjiAleksandr Galkin / Major Zujev Pali, kreu i Bordit Qendror të Burgjeve (GTU), NKVD, Bashkimi Sovjetik [14]
* Nikolai kapiten Ratuszyn, zëvendës-shefi i NKVD në Ukrainë
* Rieszetnikov, zëvendës-shefi i NKVD në Bjellorusi
* Kolonel Mikhail Jenukovicz Rostomaszvili, kreu i Degës Speciale (OO) Qarkut Kharkovit Ushtarak
* Kapiteni Peter Bishop Sergei Safonov, nënkryetari i Bordit Qendror të Punës korrigjuese kampe dhe Cologne (Gulag) sovjetik NKVD
* Toger bp Saharov, një zyrtar i lartë operacionet zyrtar i Departamentit Special të BRSS NKVD
* Peshkopi Captain Vladimir Smorodinski
* Major i lartë Peshkopi Paul Mikhailovich Fitin, në pesë Division shefi (NOS - intervistë) i Bordit kryesore të NKVD e BRSS-Sigurimit të Shtetit [15]
* Niveli 3, Komisioneri Peshkopi Lavrenty Fomich Canava, kreu i NKVD në Bjellorusi
* Vasily komdiv Wasyljevicz Czernyszov, kreu i Bordit Qendror të Punës korrigjuese kampe dhe Cologne (Gulag), NKVD Sovjetik dhe zëvendës-shefi i NKVD të BRSS
* Yth Toger bp Jacevicz, kreu i dy Divizioni 2 i Departamentit kryesore të korrigjuese Punës kampe dhe Cologne (Gulag) sovjetik NKVD

Zyrtarët e Bordit për të Burgosurve të Luftës dhe të internuarit NKVD të BRSS:

* Peter Karpovicz Soprunienko, kreu i bordit
* Mojsiejevicz Semyon Niechoroszev Bordi Komisioner
* Chochlov Ivan Ivanovich, nënkryetari i bordit


Komisioni i posaçëm i Hetimeve të Kongresit Amerikan për të hetuar Masakrën Katyn


Më 22 dhjetor të 1952 Komiteti i Senatit Amerikan paraqiti përpjekjet e polakëve në Kongresin Amerikan për të hetuar këtë çështje duke i rekomanduar qeverisë që të paraqesë atë te Kombet e Bashkuara dhe prokuroria Sovjetik të shkonte para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në vitin 1971 stacioni BBC transmetoi një dokumentar të tillë.



E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetrit

U morrë prej sitit polak; http://pl.wikipedia.org/wiki/Zbrodnia_katy%C5%84ska

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Stalini, Beria, Molotovi dhe Mikojani firmosën Urdhrin e Shfarosjes fizike të 22 mijë polakëve të Elitës Inteligjente të Polonisë në vitin 1940
Imazh
Imazh


Lista e antarëve të Byrosë Politike të KQ të BRSS

1. - Josif Visarionoviç Stalini - СТАЛИН Иосиф Виссарионович -kryepërbindshi
2. - Laurentij Pavloviç Berja - БЕРИЯ Лаврентий Павлович -Ministri i Brendshëm, çifut i pamëshirshëm.
3. - Klement Efremoviç Voroshillovi - ВОРОШИЛОВ Климент Ефремович
4. - Nikolaj Alekseeviç Voznjesenskij - ВОЗНЕСЕНСКИЙ Николай Алексеевич;
5. - Lazar Mojseeviç Kaganoviç - КАГАНОВИЧ Лазарь Моисеевич
6.- Vjasheslav Mihajloviç Molotov - МОЛОТОВ Вячеслав Михайлович
7. - Georgij Maksimilianoviç Malenkov - МАЛЕНКОВ Георгий Максимилианович
8. - Anastas Ivanoviç Mikojani - МИКОЯН Анастас Иванович
9. - Nikolaj Aleksandroviç Bulganini - БУЛГАНИН Николай Александрович


E pregatiti në shqip prej rusishtes Bep Martin Pjetri
Më 30 nandor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Katastrofa më 10 prill të 2010 në Smolensk - teoritë e konspiracionit
Imazh

05-05-2010

Zyra e Prokurorit Ushtarak ka themeluar katër versionet e rrëzimit të avionit tip Tu -154 pranë Smolenskut, në të cilat vranë Presidentin polak Lech Kaczynski dhe gruan e tij sëbashku me shumë personalitete të larta të Kishës Katolike dhe të Qeverisë.


4 shkaqet e mundëshme të katastrofës ajrore


Zyra e Prokurorit Ushtarak të Polonisë ka përcaktue katër versionet e rrëzimit të avionit Tu -154, më 10 prill të 2010 në Smolensk:

1. Gabimet teknike Aircraft Tu-154M/101

2. Pengimi i ekuipazhit për të shmangë gabimin.

3. Organizimi i dobët në sigurinë e fluturimit. Është marrë në konsideratë pjesa polake dhe ruse e stafit në terren.

4. Ndërhyrjen e një pale të tretë. Nuk mund të përjashtohet nga një sulm terrorist.


Megjithatë, në internet është e përmbytur me spekulimet në lidhje me aksidentin e avionit tip ‘’ Tupolev’’ presidenciale në Smolensk. Ndër të tjera, ju mund të gjeni një incizim ku keni dëgjuar të shtëna armësh. Dikush ka qëlluar dikë? Kush dhe pse? Në film u shfaq edhe u komentue: "Shikoni afër, i cili del nga ana e majtë e pemës e qartë se ju mund të shihni një njeri që me sa duket është dëmtuar rëndë Ne vetëm mund të spekuloj se kjo është një grua..."
Ai tha se kolonel George Artymiak, shefi i Zyrës të Prokurorisë Ushtarake i ndëgjohet zeri në Radio, se ky regjistrim nuk mund të minimizojnë zanin dhe se vendimi është bërë për të shqyrtuar vërtetësinë dhe origjinën e këtij regjistrimi.
Një tjetër spekulim është i tillë që përgjegjës për Tragjedinë e 10 prillit të 2010 i përket Federatës Ruse. Gazeta "Gjeorgjia në raportet e Times se politikanët e Gjeorgjisë kanë spekuluar për përfshirjen e shërbimeve ruse të veçantë në një aksident ajror pranë Smolenskut. Nuk mund të përjashtohet dyshimi i një sulmi terrorist.
Gazeta gjithashtu evidentoi në raportin e TV Imedi gjeorgjiane në lidhje me ndërhyrjen ruse në Gjeorgji. Ajo tregon se si një aeroplan fluturoi në Tbilisi me presidentin Kaczynski. "Gjeorgjia Times shkruan se" Autorët e skenarit ishin caktuar tashmë prej shërbimeve ruse me një synim të veçantë e me një dëshirë për të hequr qafe presidentin polak Lech Kaczynski. Pas rrëzimit të avionit presedencial të tipit Tu-154, klasa intelektuale gjeorgjiane kanë paraqitë iluzionet e tyne për pjesëmarrjen e FSB(Sherbimi Sekret Rusë) në kët akt makabër. "
Sipas gazetës dëshmohet se gjeorgjianët janë të bindur se faji për tragjedinë e mban ariu rus dhe në qoftë se ajo nuk ishte një sulm terrorist, atëherë me siguri ishte arsyet teknike.



Riparimi i avionit presedencial 5 muej para rrëzimit në Rusi


Avioni u dëmtua gjatë riparimit? Ka pasur spekulime në lidhje me dëmin e qëllimshme të avionit, pesë muaj para rrëzimit u riparua në Rusi. Rrethana tregojnë për një aksidentë të rëndë me dashje ose me bllokimin e sistemit të kontrollit. Të tillë bllokadë mund të instalohej qëllimisht, në mënyrë që të mos hapej pajisjet për shpëtimin e pasagjerve në raste avarie të avionit para uljes. Në kët bllokim të pajisjeve lehtësuese ishte e pashmangshme katastrofa e avionit. Piloti ndjeu papritmas rritjen e një varg avarish, që nuk mund ta përballonte.


Pajisjet ishin të gabuara në aeroport?


Në internet ju mund të gjeni fotografitë, të cilat trupat ruse vrojtonin me llamba udhëzueset e këmbimit të avionit. Për motin e keq në vendin e përplasjes është mendimi i disave se rusët, mund të kontribuonin në uljen e avionit pranë Smolensk meqë e dinin mirë terrenin dhe kohën edhe pse ju dërguen sinjalet e avarisë."


A ka qenë i përfshirë Donald Tusk, kryeministri i Polonisë në prapaskenën me rusët në katastrofën e 10 prillit të 2010?
Imazh
Lech Kaczyński, Presidenti i Polonisë me Donald Tusk'- kryeministrin e Polonisë - Marrë nga Arkivi i Kancelarisë së Presidentit të Republikës së Polonisë


Ky është mendimi më i pamundshëm që kryeministri të jetë i përfshirë në prapaskenat e aksidentit dhe bashkëpunon ngushtë për këtë çështje me rusët. Përkrahësit e kësaj teorie pyesin se pse ndodhën dy ngjarje në Katyn? Kur është fjala për zgjedhjet presidenciale dhe shanset e Donald Tusk në marrjen e pushtetit solli; katastrofa zhduku rivalët e tij më të rrezikshëm në karrierën politike.
Imazh
- Kryeministri polak Donald Tusk takim në DAVO - në Forumin Botnor të Ekonomisë Vladimir Putin - kryeminstri i Rusisë, më 29.1.2009(Poland's Prime Minister Donald Tusk (R) speaks to Russia's Prime Minister Vladimir Putin before bilateral talks at the World Economic Forum (WEF) in Davos January 29, 2009.)

Një tjetër teori është se Presidenti Lech Kaczyński ka insistuar në ulje e avionit.U kujtohet një vizitë në Gjeorgji, Lech Kaczynski, i cili kishte një pilot nervoz i cili refuzoi të ulej në pistën e tokës së Tbilisit për shkak të kushteve të këqija. Të gjithë surferët(qytetarë që merren me internetin) kanë të njëjtin që mendim mund të ketë ndodhur në kët mënyrë në Smolensk. Pas kthimit në shtëpi, piloti u shkarkua.


Teoritë e konsperacionit


Teoritë e konspiracionit janë krijuar të shumta për shkak se njerëzit janë ende të tronditun të besojnë se çfarë ka ndodhur në 10 prill afër Smolenskut. Tragjedia duket misterioze, dhe për këtë arsye, ndonjëherë në mënyrë absurde ne përpiqemi të shpjegojmë. Për disa nga këto teori është e vështirë për qasje racionale.

U pregatitë në shqip prej Bep Martin Pjetrit
E martë, më dt. 30 nandor 2010

U morrë prej; http://www.rzeszow4u.pl/polska/katastro ... skowe.html

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Anglo-rusët – amerikanë fshehën dhe mashtruen mbi Masakrën e Katinit - Mbi 30 mijë të Elitës Polake u masakruen

Prill – Maj 1940 - 75 vjetori – Maj 2015

Qeveritë anglo-amerikane mashtruen dhe fshehën një gjenocid të përbindshëm ndaj popullit heroik polak e shkatrruem nga rusët dhe gjermanët. Kur do të kërkojnë ndjesë popullit polak për këtë avokati të gjenocidit ndaj popullit polak?
Kur qeveritë anglo-amerikane do t’i kërkoji Qeverisë Ruse damshpërblim në financë
Imazh

Masakra e Katinit, në rusisht: Катынский расстрел ra'sstrel Katynskij) ishte një seri e ekzekutimeve masive të shtetasve polakë të kryeme nga Komisariati i Popullit për Punë të Brendshme ( NKVD), policia sekrete sovjetike, në prill dhe maj 1940. Fillimisht, termi "masakrës së Katinit", i njohun gjithashtu si Masakra në Pyjet e Katinit, e cila u zbulue për herë të parë nga gjermanët dhe e dinin banorët ukrainas katolikë, që ndihmuen gjermanët kur e pushtuen katinin.

Në tre kampe u çfarosën elita polake

U morë prej ”Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi”

”Ajo që dihet është se ata u dërguan në tre kampe në Rusi-Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Njëri prej kampeve, Kozelsk, mbante brenda tij më shumë se sa thjeshtë oficerët. Në të ndodheshin profesorë polakë universiteti të arrestuar, kirurgë, fizikanë, avoketër dhe gjykatës. Në Kozelsk ndodhej edhe një femër e burgosur - Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet i veshur me uniformë ushtarake të Forcave Ajrore Polake. Në Ostashkov ndodheshin oficerë - por aty ndodheshin gjithashtu edhe çdo person nga Polonia që konsiderohej si "borgjez". Me sa duket, vetëm Starobelski kishte vetëm oficerë të ushtrisë polake.
Si fillim, rusët u përpoqën që të "riedukojnë" polakët në të tre kampet ku ata mbaheshin. Brigadieri Zarubin i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike mori detyrën për ekzekutimin e këtij urdhëri. Përpjekjet e tij për të ngulitur një mënyrë sovjetike të të jetuarit tek të burgosurit nuk kishin ndoshta asnjë shans. Polakët në kamp ishin të ndaluar të mbanin e madje edhe të përmendnin fjalën Meshë - gjë që për një komb të devotshëm katolik ishte një goditje e madhe dhe është pothuajse e sigurtë që kjo kryhej në fshehtësi. Kështu që, është e papërshtatshme të mendohet se kishte ndoshta nga ata që do të pranonin këndvështrimin sovjetk që Zarubin po përpiqej të shiste. Më pas, Zarubin raportoi në Moskë për dështimin e detyrës që i kishin ngatërruar dhe menjëherë në të tri kampet u shfaq një kolonel i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Menjëherë pas vizitës së këtij koloneli, grupe të burgosurish merreshin nga kampet dhe dërgoheshin në destinacione të panjohur. Në prill të vitit 1940, që të tre kampet u boshatisën njëkohësisht.”

Gjermanët njoftuan të parët për Gjenocidin ndaj Polakve prej Rusëve

U morë prej ”Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi”
”Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pyllin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943.
"Një lajm na ka mbërritur nga Smolenski, i cili bën të ditur se banorë lokalë kanë përmendur përpara autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi ku janë kryer ekzekutime masivë nga ana e bolshevikëve dhe ku 10 000 oficerë polakë janë vrarë nga Policia e Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Autoritetet gjermanë shkuan në një vend të quajtur Kodra e Dhive, një vendpushim rus që ndodhet dymbëdhjetë kilometra në perëndim të Smolenskit, aty ku bënë një zbulim makabër".
Lajmi i Radio Berlin Gjermanët pretenduan se kishin gjetur një gropë të madhe, 28 metra të gjatë dhe 16 metra të gjerë në Kodrën e Dhive, në të cilën ndodheshin të vendosur mbi njëri-tjetrin 3000 trupa. Të gjithë trupat ishin krejtësisht të veshur me uniforma ushtarake; disa prej tyre ishin të lidhur dhe të gjithë kishin shenja të plumbave të pistoletës prapa kokës. Gjermanët besonin se do të ishin në gjendje të gjenin 10 mijë trupa (prandaj ishte kjo edhe shifra e dhënë në transmetimin radiofonik të lajmit), por në fund, totali ishte 4500 trupa. Gjermanët deklaruan se trupat ishin në gjendje të mirë e madje ata kishin mundur të njohin edhe gjeneralin Smoravinski, si njërën prej kufomave. Toka kishte bërë "goxha punë" në ruajtjen e gjendjes së trupave dhe dokumentacionit nëpër rrobat e tyre.”
”Në pranverën e 1943, një fshatar rus, Ivan Krivozertzev lexoi një artikull në një gazetë (Novij Put), që fliste për Gjeneralin Sikorski si dhe kërkimin që ai kishte nisur për mijëra oficerë polakë, të cilët nuk i gjente askund. Pavarësisht dorës së fortë të komunizmit në Rusi, Krvozertzev kishte ruajtur besimin e tij fetar dhe ofroi një rrëfim të asaj çfarë kishte ndodhur në Smolensk në vitin 1940.
Ai kishte parë vagonë trenash që mbërrinin në stacionin e Smolenskut, por që më pas devijonin në binarët rezervë. Ai kishte parë burra që shoqëroheshin nga roje të armatosura në "Korbat e Zinj" - emri që vendësit i kishin vënë mjeteve të burgut. Krivorzertzev kishte parë gjithashtu të burgosur "normalë" që largoheshin nga qyteti i Smolenskut në kamionë, me lopata dhe kazma në duar. Krivorzertzev shkoi tek gjermanët dhe u tha atyre se besonte që oficerët polakë mund të gjendeshin në Kodrën e Dhive. Gjermanët shkuan në pyll dhe gërmuan në vendet ku kishin mbirë pemë të reja. Këto pemë nxorrën një sekret të dukshëm, pasi unazat përreth tyre tregonin që ishin mbjellë pikërisht në prill 1940. Gjermanët nisën të gërmojnë në Kodrën e Dhive dhe gjetën trupat e shumë njerëzve, ende në uniforma ushtarake, të cilët ishin qëlluar prapa kokës dhe duart i kishin të lidhura pas shpine. Gjermanët gjetën gjithashtu trupat e burrave dhe grave ruse që ishin pushkatuar përpara vitit 1940. Çuditërisht, gjermanët pretenduan se mënyra se si ishin lidhur rusët dhe polakët ishte identike dhe se kjo tregonte që të dy seritë e vrasjeve ishin kryer nga e njëjta organizatë. 4500 trupat që u zhvarrosën vinin nga Kozelsk - askush nuk e di se çfarë ndodhi me ata që ishin mbajtur në Starobelsk dhe në Ostashkov. Moska e shpalli qëndrimin e saj në 14 prill 1943:
"Të burgosurit polakë në fjalë ishin internuar në afërsi të Smolenskut, në kampe specialë dhe ishin punësuar në ndërtim rrugësh. Ishte e pamundur që ata të evakuoheshin në kohën kur trupat gjermane ishin duke u afruar dhe, si rezultat, ata ranë në duart e gjermanëve. Kështu që, nëse ata janë gjetur të vrarë, kjo do të thotë se janë pushkatuar nga gjermanët, të cilët, për qëllime provokimi, tani pretendojnë se krimi është kryer nga autoritetet sovjetike".

Qeveria ruse fshehu dhe mashtroi për Gjenocidin ndaj Polakve
Imazh

U morë prej ”Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi”
Çfarë ndodhi në Pyllin e Katinit

Rusët deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur në trupa ishin prodhim i kompanisë gjermane "Geko". U pretendua se ishin të gjithë plumba 7.65 mm tip Geko, të cilët vetëm një gjerman mund të kishte në armën e tij. Kush i kreu vrasjet mbeti një mister, deri në vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtë Ruse (NKVD), e cila kishte harxhuar shumë kohë dhe mund në përpjekjen për t'ua hedhur fajin gjermanëve.
Lajmi i parë për masakrën e Pyllit të Katinit erdhi në prill 1943, kur gjermanët gjetën një varr masiv me 4500 ushtarë polakë në Rusinë e pushtuar nga Gjermania. Zbulimi i tmerrshëm në pyllin e Katinit do të fuste seriozisht në telashe qeverinë ruse.
Rusët iu përgjigjën pretendimeve të gjermanëve se kjo ishte vepër e policisë së fshehtë ruse, duke deklaruar se masakra ishte kryer nga vetë gjermanët. Në kontekstin e luftës - aleatët po luftonin makinerinë naziste të luftës dhe Rusia ishte një aleat i vlefshëm - versioni gjerman nuk u pranua nga britanikët dhe qeveritë e tjera të vendeve aleate. Megjithatë, në epokën e Luftës së Ftohtë, versioni rus nisi të këqyrej me kujdes dhe u vu seriozisht në dyshim.
Stalin mashtroi mbi Gjenocidin ndaj Elitës Polake
U morë prej ”Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi”
”Qeveria polake në mërgim, me qendër në Londër, ishte veçanërisht e shqetësuar dhe kërkonte me ngulm që rusët të shpjegonin se ku ndodheshin këta njerëz. Stalini dha dy përgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se të gjithë ishin arratisur në drejtim të Mançurisë. Megjithatë, autoritetet në Moskë - domethënë, sërish Stalini - pretenduan se të gjithë të burgosurit ishin mbajtur në territoret që gjermanët kishin pushtuar në sulmin e tyre të befasishëm në qershor 1941 dhe se vetëm gjermanët mund të flisnin në lidhje me vendndodhjen e tyre. Kjo do të ishte për shumë kohë edhe përgjigjja standarde e Moskës në lidhje me këtë problem - përgjegjësit ishin gjermanët. Vendësit që jetonin pranë pyllit të Katinit kishin prej kohës dijeni se ajo ishte një zonë që përdorej nga policia e fshehtë për të ekzekutuar ata që kishin dalë kundër qeverisë së Stalinit. Që në vitin 1929, policia e fshehtë sovjetike kishte ndërtuar atje një burg të rrethuar me tela me gjemba dhe që ruhej nga roje të armatosura deri në dhëmbë. Për të mbajtur larg banorët vendës, policia e fshehtë mbante edhe qenë roje për të patrulluar perimetrin e burgut.”

Kryeministri anglez, Uiston Çurçilli u ba avokat i rusëve në mashtrimin dhe fshehjen e Gjenocidit ndaj Elitës Polake
Imazh

U morë prej ”Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi”
”Në 15 prill, qeveria britanike deklaroi publikisht përmes BBC-së se gjermanët kishin thënë gënjeshtra dhe se pranonte versionin rus. Një gjë e tillë nxiti qeverinë polake në mërgim që të bënte thirrje për një hetim të pavarur të masakrës së Katinit - diçka që mund ta bënte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Zvicër. Gjermanët dhe qeveria polake në mërgim ranë dakord për këtë; Moska refuzoi. Rusët ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me Poloninë dhe ata krijuan një qeveri polake kukull në Moskë. Kur Rusia përparoi në Evropë dhe rimori zonën e Katinit, u duk sikur çështja ishte zgjidhur pasi tashmë ishte e qartë se rusët nuk do të lejonin asnjë lloj hetimi për atë që kishte ndodhur në Katin. Në gjyqet e Nyrenbergut, vrasjet u lidhën me dënimet e dhënë kundër Gëringut dhe rusët paraqitën provat e tyre për të "vërtetuar" që ishin gjermanët që e kishin kryer krimin, por ata nuk bënë asnjëherë, asnjë hetim dhe Katini u zhyt sërish në errësirë. Në gjykimin përfundimtar në Gjykatën Ndërkombëtare, Katini as që u përmend.”
U morën prej linkut http://eshtunamagjike.blogspot.dk/2010/ ... Wrzhs_tmko

Shenim;
Ndërsa nentitujt dhe titulli u vendosë nga redaksia e kulturës politike http://www.proletari.com


SHBA-të mbuluan masakrën sovjetike
Imazh

11.09.2012

Prova të reja të zbuluara duket se mbështesin idenë se administrata e ish presidentit amerikan Roosevelt ndihmoi për të mbuluar fajin e Bashkimit Sovjetik për masakrën e vitit 1940 të Katinit ndaj ushtarëve polakë.
Në një histori ekskluzive, “Associated Press” thotë se dokumentet e reja të publikuara mbështesin dyshimet se SHBA nuk donin ta inatosnin aleatin e tyre të asaj kohe, Joseph Stalin.
Dokumentet janë bërë publike nga Arkiva Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ditën e hënë.
Mbi 22 mijë polakë u vranë nga trupat sovjetike nën urdhrat e Stalinit. Rusia sovjetike e pranoi masakrën në vitin 1990, pasi fajësoi nazistët për pesë dekada.
Dokumentet tregojnë se të burgosurit amerikanë të luftës dërguan mesazhe të koduara në Uashington në vitin 1943, për të thënë se kishin parë trupa në gjendje dekompozimi në pyllin Katin, në afërsi të Smolenskut, në perëndim të Rusisë.
Grupi i ushtarëve amerikane dhe atyre britanikë ishin marrë nga trupat naziste kundër vullnetit të tyre për të qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes, transmeton TCH.
Informacioni provon se vrasjet nuk janë kryer nga nazistët, që vetëm së fundmi kishin pushtuar zonën. Materiali i ri pothuajse 1 mijë faqe do të ndihmojë në përcaktimin e asaj që dinin Shtetet e Bashkuara dhe kur e dinin.
U morën prej gazetave; Gazeta Tema
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/1 ... e-katinit/
/Telegrafi/ http://www.telegrafi.com/lajme/shba-te- ... 11995.html

landa u vendosë nga redaksia e Kkulturës Politike http://www.proletari.com
E diel, më dt. 31.V.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari