Ivan Bogdanov, huligani 29-vjeçar i veshur me të zeza, maskuar me kapuç dhe me tatuazhe, i cili drejtoi dhunën e ultrasve serbë të martën në stadiumin “Marasi” të Xhenovës, njihet prej kohësh nga policia serbe. Sikurse bëhet e ditur nga TV “B92”, Bogdanov, me nofkën “Çoi”, është një nga liderët e tifozerisë së Cervena Zvezdës, i përket fraksionit ekstremist dhe militant i “Ultra Boys”.
Cervena Zvezda, së bashku me Partizanin, janë skuadra të Beogradit. Mes dy klubeve, dhe tifozerisë së tyre respektive, “ekziston një rivalitet historik”, që degjeneron shpesh në përleshje dhe dhunë. Bogdanov, saktëson “B92”, ka mbaruar shkollën e mesme dhe aktualisht është i papunë. Ka pasur të bëjë me drejtësinë për të paktën katër raste: për pjesëmarrje në një përleshje, për sulm dhe dëmtime të një zyrtari publik në shërbim, për sjellje të dhunshme dhe për posedim të drogës.
Bogdanov me prejardhje nga Maqedonia por qe jeton në Serbi, ka marrë pjesë edhe në djegien e Ambsadës amerikane në Beograd në shkurt të vitit 2008.
Në mars 2005 në një kontroll të banesës së tij në Beograd, policia kishte gjetur 11,06 gramë marihuanë. Në atë rast kishte pranuar se e kishte blerë për 1.200 dinarë (12 euro me këmbimin aktual) për përdorim personal./gazetashqip/ http://indeksonline.net/portal/index.ph ... &Itemid=56
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Ultranacionalisti maqedonas Ivan Bogdanov - në 2008 dogji Ambasdën USA në Beograd dhe në Itali - Flamurin Shqiptar
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
200 mijë euro janë paguar huliganët serbë për rrëmujën në stadium
Dy bosë kanë paguar huliganët serbë me 200 000 euro enkas për të krijuar trazira në stadium Marassi, të Italisë. Kjo është shkruar nga një gazetë pro-qeverisë në Beograd, ku është cituar një burim i afërt me hetimin. "Më shumë se 200 mijë euro janë paguar për më shumë se 60 banditë për udhëtimin, organizimin dhe veglat e ekspeditës që çoi në pezullimin e Italisë dhe Serbisë", raportoi gazeta. Policia do të ndjekë disa të dhëna që tregojnë se organizatorët e trazirave ishin bosët e dy bandave kriminale, njëri i kërkuar për trafikimin e kokainës dhe pastrimit të parave, tjetri për një seri vrasjesh dhe grabitjesh. "Është e mundshme që të dy, edhe pse rivalët kanë financuar tashmë nga trazirat, kanë një interes në krijimin e kaosit në Serbi", tha burimi anonim.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Ambasadori serb, Zariç: Djegia e Flamurit shqiptar, akt i papërgjegjshëm
Written by Gazeta Sot 24 tetor 2010
Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, i pranishëm në Festivalin Ndërkombëtar në Teatrit “Skampa”, komentoi djegien e flamurit shqiptar nga tifozë serbë në Itali. Sipas tij, ata i shkaktuan një dëm të madh Serbisë duke theksuar se kjo nuk është sjellja e popullit të tij. Sipas tij, gjithsesi qeveria serbe u tregoi vendin këtyre personave të papërgjegjshëm.
[b]Takim i ambasadorit serbë, Miroljub Zariç me B.Topin
Diplomati serb në Shqipëri u shpreh se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Serbisë janë në përparësi në krahasim me vitet e kaluara dhe kultura luan rol kryesor në përforcimin e diplomacisë.
[/b]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
U dënua "Ivani i tmerrshëm", Ivan Bogdanov me tre gangsterë serbë në Gjenovë, më 8.3.2011
Në ndeshjen e futbollit Itali-Serbi
Tre vjet e tre muaj burg 'për kokën e ultranacionalistit serbë, Ivan Bogdanov, pas arrestimit të tij për dhunën që shpërtheu gjatë lojës Itali-Serbi të pezulluar më 12 tetor të 2010 në Ferrari. U dënuan edhe tre ultranacionalistë serbë të arrestuar pesë muaj më parë. Avokatët mbrojtës i serbëve deklaruan shtyppit: "Në se ata nuk do të ishin serbë, do të ishin tashmë të lirë" Stefano Origoni dhe Wanda Valli
Përleshjet Itali-Serbi ndëshkuan "Ivanin e tmerrshëm" Bogdanov Ivan me tre serbë për shkelje të ligjit 401/89, nenet 6a dhe 6b, të rendit publik gjatë ngjarjeve sportive.
"Ivani i tmerrshëm", kanë qenë njeriu me trupë të madh me një xhup të zi dhe i ulur me këmbë të hapur i hypur sipër gardhit të fushës sportit, ku ulërinte duke i ftuar serbët që të ushtrohet dhunë ndaj tifozëve italianë gjatë ndeshjes Itali-Serbi e pezulluar në 12 tetor të 2010 në Ferrari. Gjykata e dënoi sot kapo bandën e kaosit fizik me Bogdanovin me tre vjet e tre muaj në burg për dhunën dhe trazirat në këtë fushë.
U konfirmuan dënimet siç kërkohej nga prokurori publik edhe për të tjerë tre ultranacionalistë serbë të arrestuar pesë muaj më parë, si tre vjet për Nicola Klicovic dhe 2 vjet dhe 8 muaj për Daniel Janjiq dhe 2 vjet e 6 muaj për Srdan Jovetic.
genova.repubblica.it/ 8.3.2011
E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value