Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Stalini - Lufta midis hebrejve sovjetik dhe Stalinit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Enigma e zbardhur: Stalinin e vranë

Imazh

16-07-2010 / Nga Kostaq Xoxa
gaz. ''55''
Ky shkrim e ka fillesën në një debat: Një miku im, gazetar serioz e i përgatitur, ishte skeptik ndaj mendimit tim se Stalini ishte eliminuar nga elita e byroistëve të tij. Ai mbështetej në një mori veprash që kishte lexuar për diktatorin e kuq, - jo vetëm në shqip, -vepra në të cilat nuk bëhet fjalë për një komplot ndaj Stalinit. Nëse thuhet që s’ka asgjë absolute në këtë botë, atëherë unë ngulmoja se Stalini ishte helmuar me një probabilitet afër qind përqindëshit.
Këtë dua ta argumentoj në këtë shkrim. Është e vërtetë që historianë të besueshëm, në vepra që i kalojnë të njëmijë faqet, nuk flasin fare për mënyrën sesi vdiq Stalini. Madje edhe në librin krahasues, që njihet nga më seriozët në këtë subjekt, me titullin “Stalini dhe Hitleri” (Staline et Hitler), i argumentuar imtësisht dhe i vlerësuar gjerësisht, kalohet kjo ngjarje. Veçse, pas denoncimit që i bëri Krushovi figurës së Stalinit në Kongresin XX të PK(b) të BS-së, krimet e Stalinit dolën si në pëllëmbë të dorës. Krushovi nuk foli në “Letrën e hapur” sesi vdiq Stalini në marsin e vitit 1953. Por, në rrjedhë të kohës, kur njerëz tepër të rëndësishëm pranë Stalinit, dolën në pension pleqërie dhe iu larguan arenës politike, të mësuar me punë, si për të kaluar kohën, filluan të shkruanin kujtimet. Natyrisht nuk mund të përjashtonin veten nga krimet e panumërta të shefit të tyre.

Komploti i bluzave te bardha

Por kupa po mbushej plot dhe tani po u vinte radha vetë atyre, veçanërisht kur po përgatitej i ashtuquajturi komplot i bluzave të bardha. Me arrestimin e doktorit vetjak të Stalinit, Vinogradovit, i cili u bëri qëndresë torturave dhe nuk pranoi të akuzonte shokët e tij, paçka se iu premtua se, për shpërblim, do t’i shpëtonte ekzekutimit. Kryesigurimsi Ignatiev ishte ngarkuar nga Stalini për ta vënë në kurth Vinogradovin, që pastaj t’i ekzekutonte të gjitha bluzat e bardha.

Ishte koha e terrorit kundër izraelitëve, tashmë.

Mjëkët ishin çifutë.

Plani ishte që Stalini të gjithë çifutët t’i degdiste në një zonë të largët të B.S. Me durim të madh Stalini po përgatiste serinë e dytë të Terrorit të Madh të paraluftës. Fill pas kësaj kohe, ai ishte në kërkim të një vale të ré tmerresh ndaj atij që u quajt antisemitizmi histerik. Më 13 janar 1953 “Pravda” shpalli arrestimin e mjekëve çifutë, që u quajtën “spiunë të ndyrë dhe kriminelë, nën maskën e profesorëve të mjekësisë”. Doktoresha kardiologe e Zhdanovit, Timashuk, kishte shkruar një artikull të guximshëm për “diagnostikimin e gabuar e të qëllimshëm” që i kishin bërë pacientit të saj, Zhdanovit, që vdiq nga kjo veprimtari kriminale e këtyre bluzave të bardha çifute, të cilave po u përgatitej gjyqi. Të nesërmen e këtij denoncimi të famshëm, Timashuku u dekorua nga Stalini me Urdhrin e Leninit. Për t’i bërë publicitet këtij denoncimi të kurajshëm, kishin futur në valle publicistin, gazetarin dhe shkrimtarin e njohur Ilia Ehrenburg. Nuk vonoi që, më 27 janar, Ehremburgu të dekorohej me Urdhrin e Stalinit. Artikulli për Timashukun bënte fjalë edhe për mungesën e vigjilencës nga ana e shërbimeve të Sigurimit.

Laurent Beria(minister i brendshem), ishte tanimë nën shënjestrën e Stalinit.

Kjo do të thoshte se edhe kreu i këtij shërbimi, Laurenti Beria, ishte tanimë nën shënjestrën e Stalinit. Kështu u arrestuan jo vetëm bashkëpunëtorët e Berias në Gjeorgji, por edhe të mbrojturit e tij në Moskë, siç ishte kryetari i shtatmadhorisë, Shemenko. U arrestua édhe ish-dashnorja e Berias, V. Maraxe. I biri i Berias ishte shprehur se “Beria tani priste goditjen fatale”. Në librin e Simon Sebag Montefiores, “Gli uomini di Stalin, un tirano, i suoi complici e le sue vittime” (Bot. i Rizzoli-t, 2005), jepen hollësisht të dhënat për përgatitjen e ethshmë të kësaj kërdie të ré, bash një muaj para vdekjes së Stalinit, siç shihet nga data 27 janar 1953, që kemi cekur pak më sipër.

Beria, Krushovi, Malenkovi dhe Bulganini. - Katershja ne komplot kunder Stalinit

Në këtë libër përcaktohet edhe katërshja në krye të piramidës pushtetare, e përbërë nga Beria, Krushovi, Malenkovi dhe Bulganini. Kjo katërshe kishte filluar të përgatiste edhe planin për zhdukjen e Stalinit, në një pyll afër vilës së Stalinit në Kuncevo, disa kilometra larg Moskës, ku diktatori bënte darkat e tij dhe merrte vendime të rëndësishme, jashtë banesës së tij në Kremlin. Në pyll komplotistët vinin kinse për gjah. Muhabetet e rrezikshme nuk i bënin brenda mureve të banesave, për shkak të aparateve vëzhguese që Stalini e kishte si prirje për të dëgjuar ç’flisnin për të, i kapluar tanimë nga mania e persekutimit. Në këtë katërshe, Beria ishte si më azgani dhe Krushovi i kishte tërhequr vëmendjen se fliste me një kapadaillëk të papërmbajtur, si në rastin kur i kishte thënë Kaganoviçit që “Stalini nuk e kupton dot se, po të përçapej që ta arrestonte, çekistët e tij do të organizonin një kryengritje”. ( Montefiore, f. 600). Natyrisht që në elitën në krye të partisë ishin edhe të tjerët, solidarë me katërshen. Në darkat e shpeshta të Kuznecovos Stalini nuk i thërristë më Molotovin dhe Mikojanin. Molotovit, madje, ia kishte internuar të shoqen, Polina, në Azinë e Mesme. Tani Polina ishte sjellë në Lubjanka për hetim. Edhe Kaganoviçi ishte çifut, si Polina. Kishte ardhur koha që të eliminoheshin edhe ata të fundit, që kishin mbetur ende gjallë, në krye të Byrosë. Ata Stalini kishte ndërmend t’i zëvendësonte me të rinj, të rëndomtë, pa përvojë, vetëm që të flinte rehat! Por nuk pati kohë.
Është interesant ky fakt, që u jetësua në Shqipëri. Atë që nuk e bëri dot Stalini, e bëri Enver Hoxha, kopjuesi besnik i veprimtarisë terroriste të mentorit të tij, diktatorit të kuq të Kremlinit. Jo më kot Enveri i eliminoi të gjithë Byroistët që i bënin hije, për të mbretëruar i patrazuar në perandorinë e tij të vogël “monolite”, me Lenkat, Palët, Muhot, Simonët e të tjerët, si ata! Ky ishte projekti i fundit i parealizuar nga Stalini për mungesë kohe, pasi kishte vrarë 20 milion dhe kishte mbyllur në gulagët e vdekjes 28 milion të tjerë. Mikojanit i kishte shkarë goja nga një konfidencë në bashkëbisedim tête à tête me Enverin se Stalini tanimë nuk e ndjente veten të sigurt édhe me ata të gardës së vjetër që i kishte pranë. Montefiore e citon në dy vende të librit të tij E. Hoxhën. Në njërin prej tyre kemi atë shprehjen e Mikojanit.
* * *
Sikur edhe pak muaj te jetonte Stalin!!!!!!!!?????????
Nje terror kunder hebreve me i madh se e Hitlerit


Sa më tepër kalon koha, aq më shumë forcohet bindja se Stalini nuk ka pasur një vdekje të natyrshme. Kjo bëhet vazhdimisht e më e qartë, nga dëshmitë që po dalin prej librave të anëtarëve të Presidiumit të Byrosë Politike, që mundën t’i shpëtonin terrorit stalinist. Të gjithë janë të bindur se po të jetonte edhe pak muaj Stalini, do të bëhej një terror si ai që përmendëm në shifra të llahtarshme. Këtë herë kundër hebrenjve do të bëhej ajo batërdi, që mbase as Hitleri s’kishte mundur ta bënte! Vetën një fakt domethënës: kur Stalini luftonte ndërmjet jetës dhe vdekjes dhe kërkohej doktori më i kualifikuar që t’i vinte në ndihmë, të gjithë mjekët përmendnin emrin e profesor Vinogradovit. Por ky ishte i arrestuar, si çifut! Ajka e mjekësisë së BS-së, ishte në hetuesi!
Ai që ka shkruar më troç e me imtësitë më dramatike për helmimin e Stalinit, kam përshtypjen se është Abdurrahman Avtorkhanovi, kaukazian me origjinë çeçene. Ai ka pas qenë punonjës në KQ të PK(b)të BRSS-së. Ishte i lauruar për studimet historike. Në vitin 1943 arratiset në Perëndim dhe jep mësime në fakultetet e historisë, pasi kishte mbrojtur doktoraturën dhe kishte qenë autor i gjashtë librave, të botuar në Rusi. Në Perëndim boti edhe dhjetë libra të tjerë. Gjenerali Grigorenko e quan specialistin më të madh të periudhës staliniste.
Libri i Avtorkhanovit, me titullin “Komploti i Berias”, që flet për vrasjen e Stalinit, mbase është më origjinali, në kuptimin e hollësive tepër interesante, që nuk i kemi në librat e tjerë të historianëve më me emër.
Ky autor jep një shpjegim të besueshëm për vrasjet-zinxhir të Stalinit. Hedh poshtë mendimin e kohës se “atëherë mund të zhdukej gjithkush, pa pasur rëndësi hollësirat”. Citojmë nga ky libër:

Sa me prane te rrije qendronte rreziku i ekzkeutimit


“Sa më pranë me Stalinin të kish qenë njeriu që ai vriste, aq më tepër vëmendje duhej pasur që, në rrethin e tij, të mos mbetej asnjë i gjallë. Ky “ligj” ishte i zbatueshëm edhe për familjen e vetë tiranit, i cili pushkatoi dy nga kunetërit e tij: Svanixen (vëllanë e së shoqes) dhe Redensin (burrin e motrës së Nadjezhdës), një ish-komisar në Sigurim. Ai shkoi edhe më tej: arrestoi të motrat e së shoqes Nadjezhda, vajzat e Alilluievit, mikut të vjetër të Leninit. Duket e habitshme. Por kur e bija, Svjetllana, që nuk i kuptonte këto punë, e pyeti se përse ishin fajtore tezet e saj, Stalini iu përgjigj me një sinqeritet të pazakontë për të: “Ata dinin si shumë”. (Këtë togfjalësh e gjejmë te kujtimet e Svjetllanës në “Njëzet letra një miku”.
Me këtë arsyetim e kishin pësuar rojat vetjake të Stalinit, Vlasiku dhe Proskrebishevi. Mungesa e tyre e kishte lehtësuar veprimin e Berias, që të ishte i pavëzhguar mirë, kur hynte e dilte në Kuncevo, që ishte daça e Stalinit, në të cilën merreshin vendimet më të rëndësishme, në dreka-darkat që bëheshin aty. Në veprën e Svjetllanës tregohet për kohën e lëngatës së Stalinit, kur Beria mblodhi personelin për të dorëzuar të gjitha materialet që i përkisnin Stalinit. “Burrat dhe gratë e suitës së Stalinit, - shkruan e bija, - grumbulluan, me urdhër të Berias, të gjithë librat dhe të gjitha dokumentet, që u mbartën në kamionë drejt magazinës misterioze”. Rrëfimi vijon: “ U lanë në rrugë njerëzit e gardës dhe të suitës që i kishin shërbyer tim ati për pesëmbëdhjetë vite. Shumë oficerë të gardës vetjake të Stalinit u degdisën në qytete të tjera. Dy nga këta vranë veten. Për çfarë ishin fajtorë? Përse ishin turrur kështu kundër tyre?”. Përgjigjja e Berias do të ishte: “Ata dinin shumë”. (Si përgjigjja e Stalinit!).
Beria mëtonte të bëhej, pas Stalinit, édhe kryetar i partisë, édhe kryetar i shtetit. Por ishte si tepër, pavarësisht se qé i pari në këtë komplot. Për më tepër ai ishte gjeorgjian, si Stalini. Duhej një rus. Beria hoqi dorë nga ofiqe kaq të tepruara dhe, me qeverisjen e ré, u kënaq me postin e zëvendëskryeministrit dhe të kreut të Sigurimit. Edhe kaq e boll e kishte. Beria ishte komprometuar gjer në grykë në të gjitha krimet e Stalinit. Sapo vdiq Lenini (1924), partia hodhi parullën: “Pa Leninin, por në rrugën e treguar prej tij”. Por tani a mund t’i thuhej popullit “Pa Stalinin (1953), por në rrugën e treguar prej tij? Beria e dinte se populli e priti me ngazëllim vdekjen e atij që përgjigjej drejtpërdrejt për vdekjen e miliona e miliona viktimave. Fshatarët tani ishin tërë shpresa në gjendjen e tyre të mjeruar, siç ishin katandisur. Prandaj tani Beria duhej të ishte në rol të reformatorit dhe jo të etjes së ekzagjeruar për të qenë në krye të pushtetit të pakufizuar. Më 4 prill të vitit 1953, ai mori një masë të rëndësishme, lirimin e të gjitha bluzave të bardha.
* * *
Si u ekzekutua Stalini nga mjekja

Le të vijmë në shpjegimin e hollësishëm të Avtorkhanovit për vrasjen e Stalinit. Beria hynte me lehtësi në Kuncevo, veçanërisht kur kishte lajme të rëndësishme për zhvillimet e reja që merrnin ngjarjet në hetuesitë. Për këto Stalini ishte tepër i interesuar dhe Beria kishte statusin e hyrjes në çdo orë pa asnjë pengesë në vendbanimin e Daçës së Stalinit. Këtë herë Beria hyri në mënyrë urgjente me një grua, që kishte një dosje në dorë, duke i bërë të njohur Stalinit se posedoheshin kundër Krushovit informata të tmerrshme për çështjen e mjekëve nën akuzë. Citojmë: “Beria nuk pati kohë t’ia paraqiste dosjen Stalinit, sepse ajo gruaja i hodhi në fytyrë Stalinit një lëndë avulluese, që mbase ishte eter. Stalini sikur u deh, e humbi drejtpeshimin dhe ajo gruaja, me shumë gjasa një doktoreshë, i injektoi në venat Stalinit një gjilpërë me një helm me veprim të ngadaltë. Ditët e pastajme Stalini ishte nën kujdesin e kësaj “mjekeje”, e cila i bënte gjilpëra me doza të ulëta, që Stalini të dukej se ishte duke vdekur ngadalë, në mënyrë të natyrshme. Svjetllana shkruan në kujtimet e saj se diku e kishte parë këtë mjeke të re, madje tani ishte përshëndetur me kokë me të, “por pa këmbyer asnjë fjalë”. Në “Arkipelagun Gulak” Sollzhenicini shkruan duke qenë pranë këtij varianti: ”Të dhëna të ndryshme të ngjallin dyshime se para vdekjes së Stalinit, gjendja e Berias ishte e rrezikuar dhe nuk përjashtohet që Stalini të jetë zhdukur nga ndonjë ndërmjetës i Berias”. Këtë doktoreshën nuk e njihte jo vetëm e bija e Stalinit, por as Krushovi, që thoshte se njihte vetëm profesor Lukonskin. Mjekët e tjerë, që ishin prurë aty nuk i bënë asnjë shqyrtim të sëmurit, sipas Svjetllanës.
Më vonë pati pëshpëritje të dyzuara për vdekjen e Stalinit: ishte një grusht i Byrosë Politike, apo një helm i administruar nga Beria? Në të dy variantet, para Kongresit XXII (1961), Ehremburgu shprehet se shkaku i vdekjes së Stalinit ka qenë damllaja nga emocioni. Nuk shohim asnjë aluzion për një vdekje me dhunë.
Por Krushovi i kishte hapur letrat më shumë, pasi e kishte vënë në dorë situatën. Ai pohoi haptazi para të gjithë botës se Stalini kishte pësuar një vdekje të detyruar, pra, kishte përfunduar në një vdekje me dhunë. Kujtimet e Byroistëve e përforcojnë këtë mendim. Krushovi kishte bërë edhe një përgjithësim teorik: “ Të gjithë tiranët e egër historikisht kanë vdekur nga hekuri, nga ai hekur me të cilin ata janë orvatur të përjetësonin pushtetin e tyre”.

Shenim:

Une Bep Martin Pjetri i kam vendose nentitujt meqenes ishte artikulli i gjate me synim per ta paraqite brendesin e lendes me lehte.
17 korrik 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Firmosja e Rusveltit të njohjes së qeversi bolshevike në Rusi
Imazh

Më 16 nëntor të 1933, presidenti Rosevelt e njeh regjimin zionist - bolshevik të Stalinit në Rusi pa konsultimin e Kongresit, pa marrë parasysh revoltat e 8000 ukrainasve në mars duke protestuar në Nju Jork nën rrushfetin prej 2 milion $ e dhënë nga bankieri hebre Mayer Rothschild Amschel – .
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Maksim Gorki –viktimë e diktaturës
E verteta s’ka ngjyrë politike

Imazh
Maksi vdiq në 1934, baba i tij Gorki vdiq në 1936 - Gorki mbeti pa asnjë fëmijë


Deklarata e Gorkit për Rusinë bolshevike të 1918


”Ky sistem nuk mundet me i a pru peshtimin njerzimit. Jo, nuk mundet me kenë i vertetë e nuk mundet me e pështue njerzimin aj mësim, qi mohon Zotin, u a ndalon prindve të drejtën mbi fëmi të tyne, prishë çdo të drejtë mbi pasuni private e çpallë diktaturen e zotnimin e njajë partije mbi tjetren. Prandej shkrimtari rus Maksim Gorki qysh në vjetë 1918 pat shkrue këto fjalë të tmerrshme:
Rusija e soçme na paraqet nji gjeje, q’i s’mundet me kenë ma e mjerueshme… …diftohet fakti turpshem, se në Rusi vjedh gjithkush mundet me vjedhun. Mënyra si Rusija ka plaçkitë vetvehten, nuk ka tregim në histori. Plaçkitën Kishat e muzetë, shiten visarët e Kishave e visare arkeologjike. Janë plaçkitun pallatet me kolekcjone artistike të çmueshme, hambarët e magazet. Gjith Rusija asht ba parriz per cuba e xhagajdur.”Hylli i Dritës” fq. elektronike 11 dhe fq. 337 e Rev. Nr. 7 – 8 e vjetit 1935.

Shenim
Spjegimet me nr. 1 u banën nga shkruesi i tekstit, Bep M. Pjetri.


Pse vdiq Maksim Gorki?
28.III.1868 —18.VI.1936


Pak për femininë

Maksim Gorki(emni i vërtetë – Aleksej Maksimoviç Pjeshkov - Алексей Максимович Пешков) lindi më (16) 28 mars 1868 në Nizhni Novgorod . Babai i tij ishte marangoz dhe nana e tij - e bija e pronarit të ngjyrosjes. Në fillim humbi të atin, si adoleshent Aleksej mbeti jetim dhe mori rrugët e botës për të mbijetue. E filloi jetën herët duke punue si hamall, si bukëpjekës etj. Vizitoi Vollgën, Don-in, Ukrainën, Jugun e Besarabi-së, Krimen e Kaukazin. Mori pjesë në aktivitete revolucionare. Pas arrestimit të tij në 1889, ishte nën mbikqyrje të policisë.

Veprimtaria

Jeta e Gorkit ishte i lidhun me aktivitetet revolucionare.
- Ai u bashkua me Partinë bolshevike në Rusi.
- Ai mori pjesë në organizimin e gazetës së parë bolshevike ligjore "Jeta e Re".
- Në kohën e kryengritjes së armatosun në dhjetor të 1905 në Moskë furnizoi milicinë e punëtorëve me armë dhe të holla.
- Në vjetin 1906, Maksim Gorki udhëtoi në Amerikë, ku bani fushatën në mbështetje të revolucionit në Rusi. Në mesin e amerikanëve, Gorki e fton në pritje në Shtetet e Bashkuara, shkrimtarin Mark Twain(Tuen-in).
- Gjatë viteve 1906-1913 banoi Gorki në Itali, Capri.
- Gorki përshëndeti me entuziazëm Revolucionin e Shkurtit të 1917.
- Gorki ishte kryetar i Komisionit për Arteve në Komitetin Ekzekutiv të Petrograd-it Sovjetik.
- Në vitet e fundit të jetës së tij u njoh zyrtarisht si themelues i realizmit socialist.
- Gorki ishte shkrimtar, dramaturg, kallzimtar, proletar etj. Romani ”Nana” e bani të famshëm.

Realizmi socialist
Jeta e Gorkit ishte e pasun me krijimtare letrare dhe shoqnore. Propogandoi sa ku mujti idetë e Revolucionit Socialistë të Tetorit të 1917, por në nji fjalim, kryediktatori Stalin e kritikoi Gorkin për mungesë pergjegjsie politike për sentimentalizëm letrar. Pakënaqsia e Stalinit ishte se Gorki ishte realistë në fjalën brenda suazave të komunizmit sovjetikë, pasi ishte themeluesi i zhanrit letrar të njohun në botë si Realizmi Socialist. Realizmi Socialist u zbatue në krijimtarinë letrare të kampit komunist në botë, por në realitet dhe ky lloj zhanri letrar u tejkufizue deri në nivelin e një letërsie sipas shijeve të diktatorve, ku jeta social-politike duhej pasyrue si e pavërtetë. Gorki ishte besnik i idealeve të letërsisë të realizmit socialistë. Realizmi socialist synonte të paraqiste portretin e rendit komunist te Njeriu. Ja arriti suksesit, por pati edhe oshilacione kjo lloj gjinie e re letrare sepse shkrimtarët, poetët të ndjeshëm nga realiteti lakuriq pasqyruen jetën, gja që demaskuen komunizmin. Partia Komuniste e BRSS nuk lejonte realitetin komunist, por vetëm mashtrim. Despoti moskovit nuk mund ta pranonte kët lloj realizmit gorkian. Faktikishtë dështoi Gorki sepse ishte i diskutueshme fjalët e tija sepse nuk ishin në përputhje me direktivat e Stalinit.

Pak për familjen e Gorkit
Imazh


Gorki u martue me Ekaterina Volozhinij(Екатерине Воложиной) në vjetin 1896 - 1965, punonte korektore letrare në gazetari nga ku kishte dy fëmijë: Djali Maksi( Максим Алексеевич Пешков) lindun në 21.VII.1897 – 11.V.1934 dhe vajzën Ekaterine(Екатерина) apo Katja e lindun në 1901 – 1906.

Vdekja misterioze
Gjendja shendetsore
- Në vjeshtën e vitit 1921 për shkak të përkeqësimit të procesit të tuberkulozit shkoi jashtë vendit për trajtim.
- Në prill 1924, ai u vendos në Itali (Sorrento).
- Në 1928-1929, erdhi në BRSS.
- Në 1931 më në fund u kthye në Moskë.
- Më 18 qershor 1936 vdiq Gorki.

Dyshimet mbi vdekjen e Gorkit
Imazh
Gorki me Jagodën - Foto e vj. 1935

Rusët hodhën dyshime të mëdhaja për vdekjen e papritun të Gorkit dhe të të birit tij. Dyshimi bie mbi hebrein farmacistë, themeluesi i kampeve të vdekjes të punës, i Gulagut, arkitekti i gjenocidit, Shefin e Sherbimit Sekret Sovjetik - Genrih Grigorjeviç Jagoda (Генрих Григорьевич Ягода – 1889-1938) prej vj. 1934-1938(u pushkatue si tradhtar,…), që ishte specialist në helmimin e antarve të byrosë politike me urdhën të Stalinit. Jagoda ishte mik i hershëm i Gorkit, por kishte lindë me vra njerëz. Ai ishte organizator i vrasjes së Sergei Kirov-it, më 1.XII.1934 në Leningrad, një ngjarje që shënoi fillimin e spastrimeve të mëdha staliniste. Jagoda ishte hetuesi i marrjes në pyetje e i gjykimeve të para në Moskë, në gushtin e 1936, e cila përfundoi me dënimin dhe ekzekutimin, ndër të tjera, të antarve të byrosë politike, të hebrenjve; Lev Kamenev-i dhe Grigor Zinoviev-i, udhëheqësit kryesorë të opozitës të Partisë Komuniste(të cilët ishin vetëm kta dy që e propozuen si sekretar i pergjithshëm të P.K të BRSS pasi shumica ishin kundra zgjedhjes të Stalinit si njeri sadist i lindun). Kta të dy hebrenjë bolshevikë e zgjodhën në krye Stalinin me qellime të liga sepse e dinin se Stalini urrente dhe vriste më shumë se gjithshka popullin e vet sllav si askush.(Në korrik 1934 u formua NKVD. Dhe Komisariati i ri, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimit të Shtetit (GUGB) u kryesue nga Genrih Jagoda.). Në vjetin 1937, kreu i OGPU Genrih Jagoda pranoi në gjyq se krimi i helmimit të Gorkit ashtë kryer me urdhër të tij per "arsye personale"(në fakt ishte me urdhën edhe të hebreit – Trocki dhe Stalinit). Helmimi i të birit të Gorkit, Maksim Peshkov ishte nismë personal i Jagodës. Jagoda ishte përposë mizor i lindun edhe një imoral. i paftyrë, ku me dhunë i poshtnonte femnat e liderve që donte t'i likujdonte duke i ba spiune dhe i përdorte. Por Zoti vonon, por nuk harron thotë i shkreti popull me kësi mizorash që nuk munguen e mungojnë edhe n'Shqipninë edhe të sotme ku grueja rrahte mizorisht jo vetëm nëpër shtëpia, por edhe nëpër sallone ministrie ku krekosen këta soj specie kryeqeveritarësh për Ndal Dhunës kundër Femnës! Komedi sa të duesh shef përgjatë ditës me diel. Disa publikime në vdekjen Gorki-s fajësuen edhe Stalinin. Jagoda ishte një gjahtar pronash, pasi i likujdonte antarët e byrosë politike, personalitete të artit u grabiste fermat, pronat, arin e gjithshka me vlerë si piktura etj. Ishte shpirtzi, e tmerronte suksesi dhe gëzimi i shkrimtarve, artistve etj. të famshëm Jagodën që për t’i grabitë sajonte akuza derisa i likujdonte si farmacist që ishte pa u kuptue.

Vdekja misterioze e Gorkit me të birin¨
Maksim Gorki e përshkruen kët momentë kriminal në Rusi me ndrrimin e sistemit nga ajo kapitalistë në atë komunist si realitetë që u drejtue nga bolshevikët rusë, por rregjimi komunist nuk e harroi. Në një ditë me diell e ndëshkoi me vdekje Familjen Gorki për demaskimin e ksaj barbarie grabitjesh të vjeti 1918 në gazeta dhe fjalime.

Gorki me të birin
Trupi i Gorkit u dërgue për të studiue në Institutin e Moskës. Rreth vdekjes së tij, dhe vdekjes të djalit të tij, Maksim, ashtë ende e pakjartë.(Мозг Горького был отправлен для изучения в столичный Институт мозга. Вокруг его смерти, как и смерти его сына Максима до сих пор много неясного.)

Pse u vra Gorki dhe i biri?
Imazh
Natyra e sadistit - Stalini i vriste dhe i mbante arkivolin shokve të tij
Funerali i M.Gorkit - Qershor 1936(«Похороны Максима Горького, июнь 1936»
Në foto; (nga e majta); Kaganoviç, Zhdanov-Gjergj Dimitrov – Molotov, Stalin dhe Jagoda(Каганович, Жданов, Димитров, Молотов, Сталин, Ягода )

U vra Gorki se adhuronte kombin dhe popullin të ishin të lumtun. Urrente kampet e perqendrimit, tmerrin, shfarosjen e mbi 30 milionve rusë kryesisht nga zonat fshatare deri në vjetin 1929, që ishin kundra reformës të kolkozeve etj bujqsore sepse prodhonin vorfni dhe vdekje. Gorki nuk kishte shijet e kanibalit Stalin. Stalini i vrau të dy fëmijt dhe Gorkin sepse ishin karizmatik për të mirë.

Koment nga Bep M. Pjetri;
Maksim Gorki e pershkruen kët momentë kriminal në Rusi me ndrrimin e sistemit nga ajo kapitalistë në atë komunist si realitetë që u drejtue nga bolshevikët rusë, por rregjimi komunist nuk e harroi. Në një ditë me diell e ndëshkoi me vdekje Familjen Gorki për demaskimin e ksaj barbarie grabitjesh të vjeti 1918 në gazeta dhe fjalime.

Maksim Gorki për holokaustin e drejtuem nga Lenini ndaj popullit rusë
Imazh

"...çfarë shkruan Gorki për Leninin. Thotë: “Sa mizor duhet të jetë ky njeri që lejon të bëhet eksperiment me jetën e miliona e miliona njerëzve duke shkaktuar këto vuajtje mbinjerëzore dhe kaq shumë viktima dhe gjak”. NGA ROBERT ELSIE - 9 Janar 2015 Intervista/ "Liri Belishova: Krimet e Enver Hoxhës gjatë Luftës" Shqiptarja.com


Shqipnia u vodhë nga të huej e nga banda shtetnore
Imazh

Pas ,,rrëzimit,, të komunizmit në Shqipni në vjetin 1992 ndodhi sikurse në Rusi që përshkruhet masipër në vjetin 1917 një vjedhje totale në sende me vlerë shekullore, duke fillue nga muzetë në shkolla, universitete, të qyteteve, koleksione arkeologjike. Gjithë kjo grabitje e kulturës të një kombi të mbledhun me aq kujdesë prej një periudhe jo fortë të largët prej vjetit 1912 deri në 1992. ikonat e Kishë Ortodokse u grabitën nga njerëz të shumtë, por spikatën njerëz që morën pushtetin dhe kapardisen si të ndershmit dhe burgosin qytetarët për vjedhje ordinere. Vendet ku u shitën në Francë, Greqi etj. dhe banën pasuni e morën pushtetë duke u ba ministra, kryetar partije e tash kryeministër. Shpesh delnin emnat e tyne nëpër faqe gazetash dhe në sallën e Kuvendit Popullor prej ndonji kryeministrit. Të gjithë jemi dëshmitarë se si u turrën vandalët grekë nëpërmjetë hallexhinjve shqiptarë, ku mblidhnin ornamente shtëpiake kudo në fshatra e qytete për pak lekë, që ishin me vlerë arkeologjike dhe dëshmi të nji kulture urbane e rurale. Zemra jem dhe i çdo shqiptarit rrahte me dhimbje që para syve zhdukeshin gjithë kjo pasuni kombtare, ku policia dhe shteti merrte pjesën e vet të fitimit. Një kaos i pergjithshëm i planifikuem nga qeveria dhe politika me synim yrysh të pasurohen sa hap e mbyll sytë.
Edhe dyqanet, bankat, repartet ushtarake, shkolla, spitale, farmacitë, kopshte e çerdhe,….Sa e tmerrshme dhe e pashpirtë ishte situata, kur vidhnin shtretnit, tavolinat, kazanat me gjellë e pa gjellë, thasët e ushqimeve të spitalit të semurve psiqik! Të semurët psiqikë nuk kishin ushqime dhe vend ku të flenin vetëm në pllakat e dyshemesë. E pabesueshme, por kjo ndodhi dhe u pasqyrue në lajmet e radios dhe gazetave lokale e kombtare. Kryetarët e partive me shtabet e tyne dhe qeveritarët e të gjitha niveleve qeshnin, u argëtoheshin, ferkonin duert, mbushnin hambaret e hapshin biznese të panumërta me shpejt se shpejtsia e dritës, mbi malin e lotve, dhimbjes të sëmurve psiqikë, mbi tablotë e pikturave dhe ikonave që i shitnin nëpër Paris e Greqi etj. vende.
Ky realitetë duhet pasqyrue edhe në Shqipni sepse prej 1992 vjedhjet e korrupsioni mbi pasurinë kombtare janë masive prej pushtetarve e të gjitha niveleve dhe askush nuk u ndeshke, por vetëm i sheh në një ditë me diell si karajfila në podiume kryeministrie, ministrash, debutetësh, kryetar bashkie, rektor universitetit, drejtor spitalesh, kryeprokuror etj. Të gjithë këta përbindsha, monstra i sheh duke u kapardisun me fjalime panegjerike për kombin dhe Ndershmëninë, për ligjin dhe korrupsionin. A do të zbardhen krimet, gjenocid dhe pasunija e grabitun prej qeverive të Zogut, Enverit dhe ktyne 25 vjetve të fundit, që ende vazhdon?

Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 29.XII.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Gusht 2020, 23:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari