Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
21.1.1924 -Vdekja e Testamenti i Leninit mbi Stalinin Vrases
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak per Testamentin e Leninit,....
Imazh

Mbresat dhe vrojtimet e mia ndaj nje emisionit televiziv te huaj per Lenin dhe vrasjen, per raportet Lenin-Stalin, per Revolucionin e Tetorit, per Trockin, Buharinin etj.

Duke pare nje dokumentar ne televizion te huaj Mbi vdekjen e Leninit dhe Testamentin qe e la ne dy fletore per kanibalin gjeorgjian Stalin si dhe per shume te tjera nepermjet deshmiarve kapitale, teper te afert me Stalini dhe me familjare te bashkepuntorve te Stalinit dhe Leninit. Do te perpiqem te tregoj, por e veshtire te mbahen mend me hollesi dhe emra e data sic e lype historia. Por keto qe i pershkruaj duke i ndare ne forme koncepsioni jane shume te sakta dhe nuk dyshoj aspak ne vertetesine e dokumentarit te huaj per Lenin, Stalinin, Leon Trockin, Buharini, Zinovievin, Kamenievin etj....

- Testamenti i Leninit
VRASESJA - LENINIT - FANJA KAPLAN RUSE - ME 30.8.1918

Imazh
10.2.1890 - 3.9.1918

Dihet se Konsiparacioni nderkombetar antikomunist me ate kombtar organizoi atentatin mbi Leninin ne vitin 1922, ku u plagose rende prej nje grua sovjetike dhe nuk mundi me te drejtoi shtetin, por la nje amanet te shkruar ne dy fletore per shume ceshtje, nder to ishte me e rendesishmja ceshtja e Stalinit:

Lenini dhe Leon Trocki (ne foto)
Imazh
Trocki ishte komisar Lufte, pra krahu i djathte dhe besnik i Leninit, ishte bashkepuntor dhe kontribues pas tij per shporrjen e perandorise cariste dhe fitoren e Bolshevizmit, e Revolucionit te Tetorit 1917
Sipas Leninit e konsideronte Stalinin si njeri prej 7 antarve te Byrose Politike te KQ te PK te BRSS shume te eger dhe shume te rrezikshem.
Keshtuqe kishte per qejfe te tij shokun Trocki te ishte trashegimtar te tijin, qe ishte ideolog i madh marksist, nje filozof i vertete i marksizmit.
Stalin e shifte Trockin si konkurent per postin e Leninit.

Ne fletore shkruajti Lenini qe, Trocki te gjente menyra per ta eleminuar Stalinin sa ma shpejte.
Para se te vdiste Lenini e caktoi te punonte ne Gjeorgji, me qellim ta hiqte qafet Stalinin prej Mosket, por nuk pranoi dhe u zgjodhe ne 1922 Sekratar i Pergjithshem i PK te BRSS. Antaret e Byrose Politike nuk e moren seriozisht se ku ishte person i rrezikshem dhe mendonin ta zevendesonin sa te mbyllte syte Lenini. Kur mbylli syte Lenini me 21 janar te 1924 dy sekretaret e Leninit i dorezuan ''Dy Fletoret e Leninit'' - apo ''Dy testamente'' ne dore Stalinit.
Sapo meson porosite e Leninit per eleminim te Stalinit nga Trocki fillon betejen e eger te fshehte e me pas te hapur kunder Trockit.
I bashkohen Stalinit ne front kunder Trockit dy antare(me origjine cifute) Zinovievi dhe Kamenievi. Me vone e pane fytren mizore te Stalinit dhe u bashkuan keta te dy kundershtare Zinovievi me Kamenievin me Trockin kunder Stalinit.
Ishte vone sepse Stalini kishte uzurpuar pushtetin e Bashkimit Sovjetik ne duart e tija.
I eliminon fizikisht nder tortura Kamnievin dhe Zinovievin qe e prune ne pushtet Stalinin ne kundershtim me te tjere antare te byrose politike.
Trockin e vrane ne Shtepin e tij ne Meksike ne vitin 1940 prej nje agjenti latin komunsit me sepate dhe beri 20 vjet burg, ku Stalini e bani ''Hero te B.S.''

Kristalizimi dhe instalimi i ideologjise teroriste te Stalinit ne BS

Sipas bolshevikeve ne interviste deklaruan se me vdekjen e Leninit dhe largimit te Trockit u larguan bolsheviket, qe bene Revolucionin e Tetorit te 1917 dhe nuk u afruan asnje poste dhe erdhi nje klase qe ishte sherbetore te verbet te ideologjise te stalinizmit qe ishte ideologji terrori.

- Intervista e vajzes se Stalinit
Fjalen e pare te saj ishte:'' Hitleri nuk e vrau popullin e vet, ndersa babai im Stalini vrau mbi 20 milion sovjetik. Nuk arrij te kuptoj akoma edhe sot per ket gjenocid kaq te tmerrshem!
Babai im i dukej armik gjithkush, perreth tij dhe ne cdo mosrealizim plani ne sektore te ndryshem ishte sabotim.

Vrasjen e nanes saj - gruas se Stalinit
Shkaku i vrasjes me pistolete te saj ishte sepse ajo ishte kunder Kolektivizimit dhe terrorit qe ushtronte ne popull kryesisht ne fshataret e mandej ne puntore, duke mos lene menjane inteligjence, duke vrare 50 mije oficere, 4 marshalle te larte te Luftes se Ushtris Kuqe,... dhe gati krejt byrone politike. Dhe nuk i shkoi kur u varrose gruaja e tij dhe nena e saj. Deshmon njeroje e tij personale se Stalini pate shkuar nje here naten te varri i gruas, ku ka ndeje gjysem oret.


20 milion sovjetike u vrane fizikisht me urdher te Stalinit, te Molotovit dhe ,......
Stalini proklamoi te zbatojme industrializmin kudo dhe Kolektivizimin!
Te zhduken fizikisht klasa e kulakeve - fshataret e pasur.
Gje qe u internuan neper Siberi dhe vdiqen duke punuar prej urise dhe te ftohtit.
Kirovi - antar i byrose politike ishte krejtsisht kunder dhe doli hapur kunder Politikes agrare te Stalinit sepse ende nuk ishin pjeke kushtet ekonomike ne teresi ne fshta per te ba kolektivizimin dhe zhdukjen e klases se kulakeve te fshatit.
Ne zgjedhjet Kongresit per Sekretar te Pergjithshem votua 297 vota pro per Kirovin si Sekretar te Pergjithshem te Bashkoimit Sovjetik dhe tre vota ishin pro Stalinit. E shprehur ky fakt prej grave te antareve te byrose politike.
Stalini u drodhe, por me ane te KGB-es i dogji te 297 letrat e votimit dhe manipuloi zgjedhjet duke e rizgjedhur veten perjetsisht me dhune.
Te 2000 delegatet dhe Kirovi u ekzekutuan. keshtuqe nuk pati me telashe prej delegateve me ne raste zgjedhjesh.
Prej uriet vdiqen neper fshatra 5 milion fshatare per mungese te grurit sepse i kapi thatesia dhe kur bota i afroi ndihme, nuke pranoi Stalini.

- Qejfi i Stalinit ishte te burgoste, te internonte, te torturone dhe te likujdonte fshatarsine sepse nuk e perkrahte Stalinin edhe pse u mbeten skllever edhe ne regjimin komunist - stalinist. U vranen mbi 5 milion fshatare.

STALINIZMI ISHTE VIJE IDEOLOGJIKE E IDENTIFIKUAR ME VEPRAT E TIJ SI LENINIZMI.
Une i kam lexuar mire dhe i mbaj mend deri ne nje mase te mire veprate Stalinit dhe te Leninit etjera sepse i kisha ne provime edhe ne universitet sikurse dhe Kapitalin e Karl Marksit si doktrine ekonomike-politike.

E kam te veshtire me detaje, por keto mendoj me mbeten ne kujtese.

SHQIPERIA DHE ISH BASHKIMI SOVJETIK

DALLOJ DY QENDRIME RESPEKTIVISHT MIDIS DY SHTETEVE:
- FAMILJARET E ISH ANTAREVE TE BYROSE POLITIKE, BASHKEPUNTORE TE STALINIT, BOLSHEVIKET, ANTARET E KOMITETIT QENDROR REAGOJNE ME NJE QENDRIM REALISTE NDAJ STALINIT DHE TERRORIT NDAJ POPULLIT SOVJETIK. TE GJITHE E DENOJNE ASHPER

- DALLOJ QENDRIMIN NIHILIST DHE HESHTES TE ISH ANTAREVE TE BYROSE POLITIKE TE KQ TE PPSH SI DHE ISH ANTARVE TE KQ TE PPSH
, QE HESHTIN DHE MBROJNE ME MENYRAT E TYRE STALINIZMIN E TYRE E TE ENVER HOXHES. ENDE NUK E KANE DENUAR SISTEMIN E TERRORIT DHE TE KOPJES STALINISTE KUNDER POPULLIT TE VET. I TILLE ISHTE EDHE ENVERI SI STALINI.
TURP KLASA ISH KOMUNISTE QE ENDE PAS 20 VJETVE NUK DUAN TA DENOJNE, POR PO E MBROJNE FIZIKISHT, POLITIKISHT DHE EKONOMIKISHT ATE SISTEM APARTEIDIT.
TURP KLASA ISH KOMUNISTE DHE BRAVO NJE PJESE E KLASES ISH KOMUNISTE NE ISH BASHKIMIN SOVJETIK QE E DENUAN RENDE DUKE FILLUAR NGA E BIJA E STALINIT.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Leon Trocki - çifute ukrainas
Imazh
(25 tetor 1879 - 21 gusht 1940)


Leon Trocki ishte një marksist rus i cili ndihmoi në realizimin e revolucionit të tetorit dhe ndihmoi në ardhjen në pushtet të Partisë Bolshevike në vitin 1917.

Emri i tij i vërtet është Lev Davidovic Bronstein lindur ne vitin 1879 në Ukrainë. Shumë shpejtë Trocki u bë një mbështetës i zjarrtë i ideve të Marksit.

Biografia

Leon Trocki lindi me 25 tetor te vitit 1879 dhe vdiq tragjikishte me 21 gusht te vitit 1940)

Emri i tij i vërtete është Lev Davidovič Bronštejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionare dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovjetit ne Shen Pjetergradit gjatë revolucioneve të viteve 1905 dhe të 1917. Ka qenë edhe një shkrimtar i talentuar, shokët e partisë ia vunë nofkën "Pena". Gjatë luftës kundër Stalinit, gjatë viteve njëzete, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik. Idetë e Trockit formojnë bazat e komunistit të tanishëm të "trockistet".

Lindur në një familje çifute në Yanovka (Ukraine). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është 7 nëntor 1879 (në Rusi në vitin 1918 u vendës kalendarin julian). U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odesa. Për herë të parë u arrestua në vitin 1898 kur punonte si organizator për Sindikatën e Punëtoreve të Rusisë Qendrore. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Leninin, në atë kohë redaktor i gazetës "Iskra" (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë 1913, u bashkua me Menshevikët(antibolsheviket), edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën e madhe të tetorit, emerimi si president i Sovjetit të Shen Pjetergradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin 1906 ai shkruan librin "Rezultate dhe Perspektive" i cili ishte i bazuar në idetë e Marksit, Trocki argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste. Kjo teori presupozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin 1912 punoi si reporter për gazetën radikale "Kievskaia Mysl"(''Mendimi i Kievit'') në Ballkan, ku ishte dëshmitar i luftërave të 1912-1913. Shkrimet e tij i boton në librin "Luftërat ballkanike" (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në Francë. U dëbua nga Franca dhe jetonte në Nju Jork kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të 1917, ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerenski. Në 26-27 tetor të 1917 (6-7 nëntor sipas kalendar julian) Trocki ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trocki emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj . Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trocki kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trocki jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme. Më pas Trocki u emërua Komisar Supreme i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushtri të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur "Armata e kuqe". Trocki u shqua për aftësi organizive te një lideri të zote dhe shumë shpejt fitoi respekt dhe admirim nga trupat e tij ushtarake. Ndoshta ishte për këto aftësi të Trockit që bolsheviket fituan Luftën Civile (1918-1921). Pas vdekjes së Leninit, Stalini ishte në gjendje që të konsolidonte kontrollin e tij mbi Partinë dhe qeverinë. Në këtë pikë, Trocki ishte i pafuqishem për ti dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trocki u përpoq që ti kundërviheshe Stalinit, i cili bashkë me Kamenievin dhe Zinovievin perbenin berthamen e Byrose Politike te KQ Te BRSS. Më pas u dëbua për në Turqi, u largue për në France, Norvegji dhe përfundimisht në Meksikë. Më 21 gusht vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi i Trockit u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjës së tij, Trocki në testamentin e tij shkruante : "Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besim në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritarës mund të shohë barin e gjelbër dhe qiellin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune."

u more nga: - http://sq.wikipedia.org/wiki/Leon_Trotsky
Landa e marre prej linkut te masiperme '' Leon Trocki'' u korrektue nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Stalin
Imazh

Josif Visarionovic Xhugashvillit i njohur si Stalini, (1879-1953), ishte politikan dhe burrështetas sovjetik, bartës i ideologjisë së njohur si stalinizëm.

* Stalini lindi në Gori të Gjeorgjisë në vitin 1879.
* Në vitin 1913 u internua në Siberi.
* Në vitin 1917 u bashkua me tezat e prillit të Leninit.
* Gjatë viteve 1917 - 1922 ishte komisar i popullit për kombësitë. Gjatë kësaj kohe ai ndoqi nje politike centralizimi ndaj republikave te tjera sovjetike.
* Nga viti 1922 ishte sekretar i përgjithshëm i partisë te KQ te BRSS.
* Gjate periudhës 1924- 1929 eliminoi kandidatët e tjerë si pasardhës të Leninit. Ne fillim duke u mbështetur edhe nga Kamenievi e Zinovievi, eleminoi Trockin, ndërsa më 1927 i eliminoi edhe ata. Po kështu në vitin 1929 eliminoi Buharinin dhe Rikovin. Gjatë viteve 1929-1930 ndërmori kolektivizimin e përgjithshëm të bujqësisë.
* Në gusht të vitit 1939 nënshkroi paktin e mossulmimit me Gjermaninë. Kur Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania më 22 qershor të vitit 1941, Stalini arriti të mobilizojë popullin duke i bërë thirrje patriotëve ruse dhe popujve të tjerë të bashkësisë sovjetike.
* Që nga viti 1941 u bë kryetar i këshillit të komisariatit të popullit, komandant dhe shef suprem i Ushtrisë së Kuqe dhe në vitin 1943 u bë marshall.
* Pas fitores së aleatëve mbi nazifashizmin, Bashkimi Sovjetik vendosi influencën ruse në shumë vende të Evropës së Lindjes, shumica e të cilavë u çliruan nga ushtria sovjetike.
* Vdiq më 5 mars të vitit 1953 në rrethana misterioze.
* Pas vdekjes së tij Kongresi i XX I Partisë Komuniste të BS (shkurte 1956) me dyer te mbyllur, ku nuk ftuen asnje parti nga vendet e bllokut komuniste, ndërmori fushatën e “destalinizimit” dhe të rehabilitimit të viktimave të tij.
* Trupi i Stalinit, pas kësaj u hoq nga Mauzoleu i Leninit, ku ishte vendosur.
u more nga ; - http://sq.wikipedia.org/wiki/Joseph_Stalin

Nadjezhda Sergejevna Alilujeva - gruaja e dyte e Stalinit

Imazh

Nadjezhda Sergejevna Alilujeva (rusisht: Надежда Сергеевна Аллилуева) lindi më 1901 në Baku te Azrbajxhanit, vdiq ne 9 nëntor te vitit 1932 në Moskë. Nadjezhda ishte grua tjetër e Stalinit, kur u martue ishte Stalini atëherë 41 vjeç në 1919. Nadjezhda Alilujeva vdiq prej ''vetvrasjes'' ne rrethana misterioze për t'i dhënë fund jetes saj në 1932.( Sipas deshmise se vajzes te emigruar ne SHBA del se nanen e saj e ka vrare Stalini me pistolet dhe nuk i ka shkue ne varrim sepse kjo ishte kundershtare e ashper e politkes terroriste ndaj popullit te Bashkimit Sovjetik.
Imazh
Stalini me vajzen Svetllana

Ajo la një vajzë, Svetllana Stalin, e lindur në vitin 1926, më vonë emigroi nga Bashkimi Sovjetik në SHBA dhe u be nje shkrimtare e njohur.


Copyright.Proletari.Com


U shqiperue nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Gusht 2020, 23:54
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari