Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Fr. Jerzy Popiełuszko- Martir i Kishës Polake-19.X.1984
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Benedikti XVI njeh virtytet heroike të Gjon Palit II e të Piut XII.
Imazh
Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzy Popielushko
14.9.1947 - 19.10.1984

Nënshkruhen dekretet për 5 Shenjtorë e 6 të Lumë të rinj
Sot, Benedikti XVI, në audiencë private me prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, imzot Anxhelo Amato, autorizoi shpalljen e Dekreteve që kanë të bëjnë me njohjen e mrekullive të kryera nga 10 Shërbëtorë të Zotit e të Lumë, me njohjen e një martirizmi dhe të virtyteve heroike për 10 Shërbëtorë të Zotit e të Lumë të tjerë, në pritje të Lumnimit ose të Shenjtërimit.
Ajo që bëri më tepër jehonë e që besimtarët prisnin me padurim është njohja e virtyteve heroike për Papën Gjon Pali II, për të cilin vazhdon verifikimi i një mrekullie, e vetmja gjë që i mungon për shpalljen i Lumë nga Kisha. Sipas gjasave kjo do të ndodhë rreth tetorit të vitit të ardhshëm. Sëbashku me Papën Vojtila iu njohën virtytet heroike edhe Papës Piu XII, i cili e ka udhëhequr Kishën Katolike në vitet e vështira të Luftës II Botërore.
Nga emrat e tjerë, po shkëpusim dekretin për martirizimin e një personi shumë të dashur për Papën Gjon Pali II, Don Jerzy Popielushko, i cili në vitet e para të papnisë së Vojtilës konsiderohej si famullitari i lëvizjes Solidarnosh të Lek Valesës. I vrarë në Varshavë, më 19 tetor të vitit 1984 nga agjentët e Sigurimit polak, ai ishte vërtet një prift në krah të punëtorëve. “Ndërgjegjia – thoshte meshtari – është gjëja më e bukur, e vërteta nuk mund të zhduket me një vendim a një tjetër, me një urdhër a një tjetër. Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.
Regjimi komunist u përpoq ta ndalojë don Popielushkon, duke ndërhyrë te ipeshkvijtë. Por ai nuk u tut. Në maj 1983 organizoi funeralin e birit të një aktivisti të sindikatës, ku morën pjesë 60 mijë polakë. E arrestuan e pastaj e liruan, pas ndërhyrjes së autoriteteve fetare, por fati i tij ishte caktuar. Një natë të errët, makina me të cilën udhëtonte u ndalua, ai vetë u sekuestrua, u rrah, u lidh dhe u hodh në lumin Vistola. Ishte vetëm 37 vjeç.

(19.12.2009 RV)
http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=343501
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fr. Jerzy Popieluszko: Dëshmor i së Vërtetës
Në 25 vjetorin e martirizimit të tij

19 tetor 2009
Imazh

14.IX.1947 - 30.X.1984
Vrasja brutale e Fratit Jerz shpejtoi rrëzimin e sundimit komunist në Poloni


Jeta dhe arsimimi

Frati Jerzy Popieluszko ka lindur më 14 shtator të 1947, në fshatin Okopy në pjesën lindore të Polonisë. Ai ishte nga një familje katolike romake e devotëshme dhe vendosi pas shkollës së mesme të studiojë për prift në Varshavë. Studimi i u ndërprerë dy vite për arsye të kryemjes të shërbimit ushtarak, ku gjatë të cilit ai u rrah për shkakë të besimin e tij katolik.

Dom Jerzi, prift

Jerzi, tashmë meshtari i ri zhvilloi disa takime të para të emërimit të tij përfundimtar në famullinë e Shën ” Stanislav Kostka” në një lagje me puntorë të Varshavës, kryeqytetit polak. Për shkak të shëndetit të dobët, ai ka banuar në mjediset e Kishës të ” St. Stanislas” dhe ka punue me kohë të pjesshme në famulli, i cili ia ka mundësuar të trajtohet nga personeli mjekësor. Mijëra u grumbulluan për të dëgjuar Predikimet e të dielave të tij. At Jerzi ishte i palodhur për të folur kundër abortit.

Dom Jerzi dhe Sindikata

Në gusht të 1980 nisi lëvizja e sindikatës Solidarnostit në Poloni. Punëtorët e kantjerit të fabrikës çelikut në Varshavës i kërkuen Kardinalit Stefan Visinskin(Wyszynski) të sjellë një prift për të folur me ta. Kardinali Stanislav Kostka gjeti Fratin e Kishës së ”Shën Gjergjit”. Solidarnosti përfaqësohej prej Fratit Jerzi me një vizion që ai kishte mësuar ma parë nga Shën Maksimilian Kolbe, që thoshte: Mbi raportin e lirisë shpirtërore në mes të nënshtrimit fizik. At Jerzi promovoi këtë vizion për të vërtetën në mesin e punëtorëve të çdo profesioni gra dhe burrë, që u mblodhën rreth tij.

Komunistët dhe At Jerzi
Më 13 dhjetor të vitit 1981, autoritetet komuniste të irrituem nga situata e Solidarnostit zbatuen ligjin ushtarak në Poloni, si arrestimin e shumë aktivistëve të Solidarnostit dhe fillimin e një programi të përgjimit dhe hakmarrjes ndaj antikomunistve. At Popieluszko u ba epiqendër i rëndësishëm në një program të ndihmës sociale për t'i mbështetur familjet e prekura nga ligji ushtarak, duke fituar miq të rinj në mesin e vizitorëve të panjohun duke u çuar ndihmat humanitare. Ai mori pjesë rregullisht në gjykimet e aktivisteve të Solidarnostit, i ulur dukshëm në gjykatë me familjet e tyre në mënyrë që të burgosurit të shihnin se ata nuk ishin të harruar. At Popieluszko këmbënguli se ndryshimi politik i vendit duhet të realizohet në mënyrë paqësore.

Rrëmbimi i Fratit Jerz nga sigurimi i shtetit

Më 19 tetor të 1984, At Popieluszko ishte rrëmbyer nga agjentët e sigurimit komunistë në kohën kur ishte tuj u kthye në Varshavë, pas një vizite në një famulli në qytetin fqinj të Bydgoszcz-it. At Jerzin e urdhnuen policët që të dalë nga makina e tij dhe të futet në makinën e policisë sekrete. At Jerz ishte rrahur egërsishtë derisa kishte humbë vetëdijen, dhe trupi i tij ishte i lidhur në mënyrë të tillë që ai nëse do të përpiqej të lëvizte sadopak do ta vriste veten. Pas torturave të mëdha ditë e natë u hodhë trupi i tij në një rezervuar uji. Shoferi, i cili arriti të ikë, i tha atë që kishte ndodhur në realitetë. Më 30 tetor të 1984, trupi i lidhur i At Popieluszko-s u gjet në ujërat e ngrira të një rezervuari.

Në funeral ishte gjithë populli i Varshavës

Pjesmarrja prej 841.019 marrin pjesë në funeralin e një meshtari katolik, Jerzy Popieluszko. Ai u bë një simbol i luftës për rrëzimin e komunizmit, një Martir i Polonisë. Ai ishte meshtar i Bashkimit të Sindikatave të Solidariteti, që kontribuoi në rrëzimin e komunizmit. Ai u vra nga policia sekrete në vitin 1984.
Imazh
FOTO: Poloni, Varshavë, 19.10.1984 populli morri pjesë në funeralin e françeskanit Jerzy Popieluszko


Në funeralin e meshtarit Jerzi ishte jo një varrim, por një demonstrim masiv publik prej më shumë se gjysmë milioni njerëz nga klasa punëtore e Varshavës. Delegacionet zyrtare e Solidarnostit si sindikatë antikomuniste organizoi varrimin dhe me këtë rastë doli në pahë roli i tij në të gjithë vendin për herë të parë që nga ushtrimi i ligjit ushtarak. Françeskani Jerzi Popieluszko u varros në oborrin e kishës së tij para famullisë të Shën Stanislas Kostka. Që atëherë kjo kishë është bërë një vend i shenjtë i pelegrinazhit të Lëvizjes të Solidarinostit. Vrasja brutale e Fratit Jerz besohet gjerësisht se shpejtoi rrëzimin e sundimit komunist në Poloni.

Papa Gjon Pali i II-të dhe Dom Jerzi
Vdekja e Dom Popieluszko-s shërben si dëshmi e luftës për liri, për të drejtat themelore, dhe për dinjitetin njerëzor. Në një nga Fjalimet e hershme, të para pas zgjedhjes së tij në Romë, Papa Gjon Pauli i II-të tha:
”E vërteta duhet dëshmue në lidhje me njeriun. Si dëshmitarë të Jezu Krishtit ne jemi sjellur si zani dhe shërbëtorë të vërtetë ... Ne nuk mund të harrojmë ose të tradhëtojmë Zotin.
Frati Jerz ofron një model për ne, na bën thirrje që të përpiqemi që atë që themi duhet gjithmonë të jemi dakord me ndërgjegjen tonë të brendshëm. Jeta e tij gjithashtu na kujton çmimin që ne mund të marrim për të paguar si "dëshmitarë të së vërtetës si burri ashtu dhe gruaja".

Pjesë nga Omelia/Predikimi i Fratit Popieluszko-s:
” * Pozita e Kishës duhet të jetë gjithmonë e njejtë me pozitën e popullit ... edhe në rastin kur njerëzit janë të përndjekur, janë në vuajtjet dhe në mundimet e tyre.

* Në Predikimet e mia, unë flas për atë që njerëzit mendojnë dhe çfarë ata janë duke folur rreth ... sepse shpesh ata nuk kanë as kurajon ose mundësi për të qenë në gjendje të shprehen me zë të lartë.

* Solidariteti është një shqetësim i vazhdueshëm për vendin tonë, duke mbështetur lirinë e vet të brendshëm edhe në kushtet e nënshtrimit. Kjo do të thotë se ne duhet të kapërcejnë frikën, duke mbështetur dinjitetin tonë si fëmijë të Perëndisë me guxim dhe të dëshmojmë për atë që ne besojmë, atë që mbajmë në zemrat tona.”

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
Më 21 dhjetor 2009

copyright proletari.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Një shembull i mirë nga Polonia për dënimin e krimeve të komunizmit

Imazh

Agjencia polake e lajmeve njoftoi vetëm pak ditë më parë se me tepër se 40 mijë ish-funksionarë të regjimit komunist dhe kategori të tjera që i kanë shërbyer regjimit kriminal, me 1 Janar të këtij viti dhe në vazhdim do të marrin vetëm gjysmën e pensionit që merrnin deri me këtë datë. Ky është një ligj që kërkon të zbatojë në të gjitha pikëpamjet rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së të 25 Janarit 2006 për “dënimin e krimeve të komunizmit”. Duket se Polonia nuk do të ndalet më dënimin në ekuivalencë të regjimit komunist ashtu si edhe të regjimit fashist si dy regjimet më kriminale të shekullit të shkuar. Tanimë, sipas këtij ligji në sheshet dhe rrugët e Polonisë nuk do të ekzistojnë simbolet e komunizmit dhe shenja të tjera që kanë lidhje me atë regjim. Po mendohet që në sheshin kryesor të Varshavës mundet të merret një vendim për shembjen e një ndërtese të përmasave gjigande vetëm se është një ndertesë “e bërë dhuratë nga Stalini”. Ashtu sikundër dihet, Polonia si të gjitha vendet ish-komuniste të Europës lindore, me kohë ka zbatuar “ligjin e lustracionit” për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit komunist. Duke marrë në konsideratë faktin se Polonia si vend ish-komunist sot është anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizmat ndërkombëtare si në NATO dhe anëtare e BE, mendja të shkon duke hequr një paralele me Shqipërinë, se në vendin tonë kushti themelor i demokracisë nuk ka funksionuar. Edhe sot pas 20 vjet nga rënia e komunizmit “ligji i lustracionit” nuk është zbatuar. Është me të vërtetë mjaft trishtues fakti se sot në Parlamentin e Shqipërisë dhe kudo gjetkë në administratën shtetërore, ish-kriminelët dhe bashkëpunëtorët më të thekshëm të ish-sigurimit komunist, janë ulur këmbëkryq dhe të patrazuar me një egoizëm dhe grykësi të shfrenuar kërkojnë të bëjnë karrierë dhe të pasurohen në mënyrë mafioze duke mbajtur një mal me krime në kurrizin e tyre nga koha e diktaturës komuniste. Në këtë kontekst është mjaft kuptimplotë fakti se për miratimin e një rezolute anologe në zbatim të rezolutës së Parlamentit Europian për “dënimin e krimeve të komunizmit” e majta ish-komuniste në Parlamentin e Shqipërisë, u largua nga salla në momentin e votimit. Ky ishte akti më i turpshëm i një faqeje tjetër të zezë i një pinjolli të diktaturës komuniste si Edi Rama që urdhëroj deputetët socialistë të lëshojnë sallën e Kuvendit. Rezoluta u votua vetëm me votat e mazhorancës së djathtë të Partisë Demokratike. Për të mos mbetur me kaq në faqen e tyre të zezë, ish-sigurimsat në Gjykatën Kushtetuese pezulluan “ligjin e lustracionit”, duke bërë të pamundur hapjen e dosjeve dhe duke mbushur në të njejtën kohë listat e të zgjedhurve në pushtetin lokal e atë qendror me bashkëpunëtorë të zellshëm të ish-Sigurimit. Tanimë është e qartë për të gjithë shqiptarët se e majta ish-komuniste me Partinë Socialiste në këto vite nuk ka mundur të shkëputet dhe të distancohet nga e kaluara e vet kriminale. Përpjekjet e pamoralshme për të fshehur të kaluarën e sundimit me mënyrat staliniste e kanë bërë forcën më të madhe të opozitës një pengesë serioze në rrugën e vështirë të demokracisë. Partia Socialiste sot është marrë peng nga Edi Rama dhe si elitë ka riardhur në krye mafia komuniste në përbërje me ish-kriminelët e Sigurimit të shtetit dhe të gjithë pinjojtë e brezit të dytë të kupolës enveriste. Riciklimi i tyre në politikën shqiptare përbën një rrezik serioz për të ardhmen e demokracisë dhe të interesave kombëtare. Tipari dallues, se asgjë nuk ka ndryshuar në konceptin leninist për marrjen e pushtetit me anën e forcës, e bën sot shoqërinë shqiptare të jetë më syçelur ndaj këtij kërcënimi serioz për të ardhmen e përbashkët. Neve ish-të përndjekurit politikë të diktaturës, kemi ngritur gjithnjë dhe vazhdimisht zërin tonë se pa hapjen e dosjeve të ish-sigurimit komunist dhe dënimin e krimeve të komunizmit, demokracia në Shqipëri do të mbetet vazhdimisht e kërcënuar. Edhe përpjekjet titanike të Qeverisë “Berisha” në kuadrin e reformave për integrimin e Shqipërisë në Europë do të mbeten pa fat, për sa kohë ish-kriminelët e sigurimit do “bëjnë ligjin” dhe do luftojnë natë e ditë pa u lodhur kundër demokracisë. Si në legjendën e “Kalasë së Rozafës”, do të shohim me sytë tanë se ajo që ndërtohet ditën do të shkatërrohet natën. Gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari i madh Ismail Kadare, gjithnjë dhe vazhdimisht ka qenë i shqetësuar duke kërkuar hapjen e dosjeve dhe duke i quajtur ish-sigurimsat si “krijesa që nuk i zë gjaku, qënie që flenë me ndërgjegje të përgjakur”. Zëri i tij i fuqishëm ka humbur si në labirintet ku është e strukur veprimtaria kriminale e Sigurimit. Veç në këtë mënyrë do të qetësohen shpirtrat e atyre mijëra njerëzve që u pushkatuan, u burgosën, u torturuan dhe u internuan në emër të lirisë dhe demokracisë. Është shpresa e madhe se pastaj qindra ish-të përndjekur të diktaturës do të pushojnë së kërkuari varret e të afërmve të tyre, se ato varre mundet të gjenden dhe të vendosin aty një tufë me lule. Vrasjeve dhe pushkatimeve të më shumë se 6000 kundërshtarëve të regjimit këtu në Shqipëri, u shtohen edhe qindra të tjerë të vrarë në Europë dhe në Amerikë. Sipas fakteve të arkivuara, ish sigurimi i Enver Hoxhës, ka organizuar vrasjen e qindrave nacionalistëve anti-komunist që u ndoqën nga regjimi komunist dhe u strehuan në Amerikë e Europën Perëndimore, siç shkruan Mi’tat Frashëri “jo për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luftën për lirinë e Shqipërisë”. Për zhdukjen e emigracionit politik shqiptar në “botën e lirë”, regjimi komunist kishte firmuar drejtori të posaçme në Ministrinë e Brendshme dhe të jashtme. Aty projektoheshin operacionet dhe agjentët e paguar që duhej të vrisnin nacionalistët në Europë dhe Amerikë. Janë shpenzuar miliona dollarë nga buxheti i shtetit që mbaheshin sekret. Vrasjet bëheshin me pluhur cianuri të kaliumit dhe ekspertët më të shquar ligjorë mendonin deri vonë se “vdekja kishte ardhur nga mosfunksionimi i zemrës”.Vrasje të tjera bëheshin në kushtet e një aksidenti automobilistik, me armë në vënde të izoluara etj. Ish-shefi i CIA, Allen Dulles, në librin e tij: “CIA kundër KGB”, shkruan: “Unë desha të nënvizoj se edhe në periudhën e mëvonshme kur Hrushovi shpalli “ligjshmërinë socialiste”, në Perëndim pothuajse ishin eliminuar të gjithë liderët e emigracionit politik që kishin mbetur akoma gjallë” (po aty fq.117). Bashkëpunimi i KGB me sigurimin shqiptar ka bërë atë që krimet kundër nacionalistëve si në Shqipëri dhe në diasporë të merrnin përmasa të frikshme. Unë personalisht akuzoj ish-sigurimin komunist se më ka vrarë tim atë në Nju-Jork në vitin 1973 në moshën 58-vjeçare. Kryetari i Komitetit “Shqipëria e lirë”, dr.prof.Rexhep Krasniqi më ka deklaruar në Nju-Jork se “Iljaz Peka vdiq papritur dhe për shkaqe të paqarta, të cilët mjekët nuk i shpjegonin dot”. Më vonë kam kuptuar se Iljazin e vranë komunistët. Ne të gjithë njëzëri akuzojmë, akuzojmë në emër të drejtësisë. Dhe kërkojmë hapjen e dosjeve të ish sigurimit,dënimin e krimeve të komunizmit dhe heqjen e simboleve të komunizmit kudo nëpër Shqipëri.

10-01-2010 / Nga Sejdi Peka
Autori është Sekretar i Pergjithëshëm i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë-Dega eTiranës.
Gaz.''55''
...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari