Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Nikolae Çaushesku SHBA DHE ish BRSS
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku SHBA DHE ish BRSS, Posted 09 Nëntor 2009, 19:50
Nikolae Çaushesku - Jeta e diktatorit komunist që sfidoi Bashkimin Sovjetik

ImazhImazhImazhImazh
Nikolae Çaushesku
Imazh

Nicolae Ceauşescu lindi me 26. janar 1918 ne fshatin Skorniçeshti( Scorniceşti) dhe vdiq me 25. dhjetor te 1989 i Târgovişte). Ishte nje politikan komunist rumun, ssi dhe ishte ne krye te Rumanise prej 1965 deri ne 1989.
Nikolae Çaushesku u pranua antar i partis komuniste rumune ne 1933. Ne vitin 1965 u zgjodhe sekretar i pergjithshem i partis rumune, dhe ne vitin 1967 u zgjodhe president i Rumanis. Nikolae Çaushesku drejtoi politiken e jashtme sipas menyres se tij, qe ishte nje politike e pavarur, gje qe e shqetesoi shume Mosken. Ai e denoi rende nderhyrjen brutale ushtarake te ish Bashkimit Sovjetik ne Çekosllovaki ne 1968, dhe ofertes ruse per ta mbeshtet e refuzoi per te derguar trupat rumune ne shtypjen e revoltes antikomuniste. Ky vendim i drejteNikolae Çaushesku e beri shume popullor, te famshen ne Perendim, pasi Rumania nuk ishte me pjese e territorit te Luftes armiqesore te Ftohte te bllokut komunist kunder perendimit.
Ne politiken e brendeshme ndoqi ai nje sjellje shume brutale me popullin, u kishte hedhe ne shpine Sherbimin Famekeq te Sigurimit te quajtur Sekuritate dhe populli e krahasonte ate me nje figure te tmerrshme per mesjeten rumune te quajtur Vlad Drakula.
Drejtimi i shtetit dhe partise nga Nikolae i solli kultin e individit, gje qe e gezonte pamase.
Sistemi filozofik i tij ishte q eta zhvillonte vendin e vet me projekte prestigjioze, gjigande dhe shume te shtrenjta gje qe e zhvilloi Rumanine nga nje vend me te varfer ne Europe ne nje vend shume te zhvilluar. Familja e tij notonte ne nje jete luksoze, ku popullin e kishte zhyte ne nje varferi te thelle.Bashkeshortja e tij Elena Çaushesku kishte psh. 300 pale kepuce. Ai ishte nje diktator i paskrupullte, qe sistematikishte perndjekte te menduarit ndryshe nga partia komuniste si dhe kunder minoriteteve nepermjet Policise Komuniste Sekuritate. Shumica e popullit ushqente nje urrejtje ndaj politikes se Nikolaes. Shume pak moren guxim te protestonin sepse nuk ishte e lehte te perballej me regjimin e torturave.
E njejta gje perjetohej ne vendet e bllokut komuniste ne Europen Lindore, gje qe nxiti popujt ne revolta kunder sistemit drejtues te komuniste pas vitit 1980. Ne Rumani zhvillohej nje revolte e pergjakshme me permasa te vogla sporadike sikurse ne vendet e tjera komuniste. Pika qe u be mandej lume ishin urdheri qe dha presidenti Nikolae per te gjuajtur me plumba mbi demostruesit e pa-armatosur ne Timishoara. Menjehere ne kete situata qe doli nga kontrolli per nga dallgezimi i metejshem diktatori Nikolae u largua me helikopter, por pas nje kohe te shkurter u arrestua dhe e burgosen me akuzen e ’’vrasjes ne mase te popullit’’. Pas nje gjykimit rrufe prej nje gjykate ushtarake u gjykua çifti Çaushesk – pra Elena me Nikolaen dhe u ekzekutuan me 25 dhjetor te 1989 ne Târgoviste(nje qytet i madh i Rumanise – ne mesjete ishte kryeqytete.
U shqiperue prej Bep Pjetrit
Me dt. 9 nantor 2009
ImazhImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku, Posted 09 Nëntor 2009, 20:15
Imazh
NIKOLAE CAUSHESKU NE SHTEPIN E BARDHE ME RICARD NIKSON NE 1973
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku - ISH BRSS DHE SHBA, Posted 09 Nëntor 2009, 20:22
Imazh
NIKOLAE CAUSHESKU ME XHIMI KARTER 13 PRILL 1978
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku SHBA DHE ish BRSS, Posted 09 Nëntor 2009, 20:53
Nikolae Çaushesku - Jeta e diktatorit komunist që sfidoi Bashkimin Sovjetik
Imazh

Historia/Diktatorit i kuq që ndërtoi pallatin më të madh në botë, lideri që ngrit kultin e individit, telegrami i ngushëllimit që i dërgoi Alisë për vdekjen e Enver Hoxhës dhe ekzekutimi në ditën e Krishtlindjeve
Nga këpucar në President - Lideri që u vra nga ushtarët e vet Nikolae Çaushesku është një ndër liderët më të fuqishëm të Bllokut Komunist, që si për ironi të fatit u vra nga ushtarët e tij. Nga këpucar në drejtuesin kryesor të Rumanisë, udhëheqësi që krijoi kultin e individit, diktatori që u arrestua pesë herë gjatë rinisë së tij cila është ana e panjohur e personit që sfidoi pushtetin e Bashkimit Sovjetik, liderit që ndërtoi pallatin e dytë më të madh në botë, por që nuk e shkeli kurrë,ja telegrami që i dërgoi Ramiz Alisë për vdekjen e Enver Hoxhës dhe “dhurata” që mori nga ushtarët e tij në Krishtlindjet e 1989-tës. Kjo është historia e Çausheskut udhëheqësit më popullor të vendeve të lindjes. Jeta e liderit Nikolae Çaushesku, lideri që u arrestua pesë herë Nikolae Çaushesku lindi më 26 janar 1918 në një familje të varfër, fshatare të Rumanisë. Në moshën 11 vjeçare largohet nga vendlindja e tij, me shpresën për një jetë më të mirë në Bukuresht. Atje ai nis të punojë në një fabrikë ku prodhoheshin këpucë. Shumë shpejt bëhet pjesë aktive e Partisë Komuniste Rumune, e cila funksiononte në ilegalitet në atë kohë. Në 1932, në moshën 14 vjeçare ai përfundon pas hekurave të burgut, pas një demonstrate të anëtarëve të kësaj partie. Dy vjet më vonë Nikolae Çausheshku arrestohet sërish duke mbledhur firma për një peticion të hartuar nga punonjësit e hekurudhës ndaj shtetit rumun.Kështu emri i Çausheskut u skedua nga policia si një aktivist komunist. Ai u arratis për tu arrestuar në vitin 1936,1940,1943. Në 1939, ndërsa ai ishte jashtë burgut, u takua Elena Petresku. Petresku u bë gruaja e tij në vitin 1946 dhe pati një ndikim të gjerë si në jetën e tij ashtu edhe në sundimin e Rumanisë. Pasi komunistët morën pushtetin në Rumani ai mori drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe më pas shërbeu si zëvendësministër i forcave të armatosur. Në 1954 ai u bë anëtar i plotë i Politburo dhe përfundimisht zuri vendin e dytë më të rëndësishëm në hierarkinë e partisë. Çaushesku, ja si sfidoi Bashkimin Sovjetik. Tre ditë pas vdekjes së Gheorghiu-Dej në mars të 1965, Çaushesku u bë sekretar i parë i Partisë së Puntorëve Rumune. Në 1967 ai u emërua Kryetar i Këshillit të Shtetit. Çaushesku u bë menjëherë një figurë popullore në sajë të politikës së të pavarur, duke sfiduar supermancinë e Bashkimit Sovjetik në Rumani. Në 1966 ai e shkëput Rumaninë nga Traktati i Varshavës. Në vitin 1968 ai refuzoi të marrë pjesë në pushtimin e Çekosllovaki nga forcat e Paktit të Varshavës, duke deklaruar në një fjalim publik se pushtimit një anëtar i Paktit të Varshavës nga një anëtar tjetër ishte një kërcënim serioz për paqen dhe për të tashmë e pasigurt ekuilibrin politik në Evropë. Toleranca që i lejoi Bashkimi Sovjetik Rumanisë dhe Çausheskut, i dha atij një status të veçantë në vendet e tjera të Evropës Lindore. Si i konsolidoi pushtetet Në 1974 Çaushesku iu dha titulli i Presidenti i Rumanisë duke konsoliduar pushtetin e tij. Ai ndoqi një politikë të pavarur në marrëdhëniet me jashtë. Rumania ishte i vetmi vend komunist që mori pjesë në Lojërat e XXIII olimpiadë, të mbajtur në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sfiduar hapur vendet e tjera komuniste si Kuba,Kinën apo Bashkimin Sovjetik. Njëkohësisht Rumania ishte i vetmi vend nga Blloku komunist që kishte një kontratë bashkëpunimi me Bashkimin Evropian. Ja si krijoi Çaushesku kultin e individit Në vitin e parë të ardhjes në pushtet të Çaushesku, shumë fshatarë rumunë nuk e dinin se ish lideri Gheorghiu-Dej kishte vdekur dhe shumë pak veta e dinin emrin e pasardhësit. Për të mbyllur këtë boshllëk brenda pak kohësh ai publikoi 25 libra (të titulluar “Rumania në rrugën e ndërtimit të shoqërisë socialiste të zhvillimit të shumanshëm”. Ai filloi të ndërtonte një propagandë të fuqishme nëpërmjet specialistëve të zgjedhur duke hartuar me kujdes parullat e asaj kohe. “Paqe-Çaushesku!”, “Rroftë Çaushesku!”, “Çaushesku dhe Populli!”, “Triumfet e Çausheskut!”ishin lavdet më të zakonshme që dëgjoheshin dhe shkruheshin për liderin rumun. Në Rumani në këtë mënyrë ai krijoi dhe kultin e individit. Këtë gjë Çaushesku e ndërtoi nëpërmjet institucioneve të propagandës të ngritura në mbarë vendin. Njëkohësisht ai emëroi gruan e tij Elena, por dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes në poste drejtuese. Ndërtesa e dytë në botë për nga sipërfaqja pas Pentagonit është pallati që u ndërtua për Çausheskun por nuk u jetua kurrë nga ai. Pallati ku sot ndodhet Parlamenti Rumun shtrihet në një sipërfaqe prej 330 000 metrash katrorë dhe numëron 16 kate, katër prej të cilave nën toke si dhe dy bunkere anti-atomike. Ndërtimi i pallatit nisi në 1984 në vendin e një lagjeje të banuar por të shkatërruar me urdhër të ish-"Makinistit" komunist, Nikolae Çaushesku. Njëzet mijë punëtore u punësuan për pesë vjet, 24 orë në 24, për të ngritur atë ndërtesë te stilit eklektik, ku çdo dhomë është ripunuar disa herë sipas humorit të ndryshueshëm të Çausheskut dhe bashkëshortes së tij Elena. Diktatori rumun nuk e gëzoi dot pallatin ku ai mendonte të vendosnin aty pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore. Speciale 1984 Është viti që nisi ndërtimi i pallatit të projektuar nga Çaushesku 330 000 Metra katrore është ndërtesa e projektuar nga Çaushesku 2 Bunkerë anti-atomik janë ndërtuar brenda kësaj godine 16 Kate ka ndërtesa, ku katër prej të cilave janë nën tokë 20 000 Punëtorë u punësuan për pesë vjet, 24 orë në 24 Çaushesku, ja telegrami që ngushëlloi Alinë për vdekjen e Hoxhës Sipas “AFP”-së presidenti i Rumanisë, Nicolae Çaushesku, i ka dërguar një letër ngushëllimi Ramiz Alisë për vdekjen e Enver Hoxhës. Letra ishte shumë e thjeshtë. “Shpreh keqardhjen time dhe të popullit rumun për vdekjen e Hoxhës”. Rumania ishte i vetmi shtet i Traktatit të Varshavës me të cilin Shqipëria kishte marrëdhëniet diplomatike. Në fakt marrëdhëniet mes partive ishin më shumë të tendosura, se ato midis shteteve. Demonstratat kundër regjimit Demonstratat filluan në qytetin perëndimor të Timisoarës kundër ngacmimit të një prifti disident me origjinë hungareze, Laszlo Tokes. Demonstruesit mësynë pallatin e Çausheskut dhe ai me të shoqen u përpoqën të largoheshin nga Bukureshti me helikopter. Forcat speciale të ushtrisë i urdhëruan dhe detyruan çiftin Çaushesku që të zbrisnin nga helikopteri. Ja si e vranë diktatorin ish- ushtarët e tij Presidenti rumun, i rrëzuar nga pushteti Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortja e tij Elena, janë pushkatuar nga një skuadër pushkatimi pas gjyqit të fshehtë ushtarak, i cili i shpalli të dy fajtorë për krime kundër Shtetit. Mes të tjerave, ata u akuzuan dhe u shpallën fajtorë për gjenocid dhe komplot ndaj ekonomisë kombëtare. Lajmi i vdekjes së tyre u bë i ditur në televizionin kombëtar, ku thuhej dhe se ishte zbuluar që çifti kishte nxjerrë jashtë vendit shuma të mëdha parash. Pas këtij lajmi, njerëzit dolën në rrugë duke festuar. Por pati disa shqetësime nga trupat që përkrahnin ish- udhëheqësin. Kjo vdekje i jep fund karrierës 24 vjeçare të diktatorit si kryetari i partisë dhe 21 vjetëve si president i Rumanisë, gjatë së cilëve ai shtypi gjithë opozitën duke përdorur forcë brutale. Tani, vendi qeveriset nga “Fronti i Shpëtimit Kombëtar” dhe Amerika e Bashkimi Sovjetik kanë njohur qeverinë e re. Por Shtëpia e Bardhë tha se i vinte keq që gjyqi nuk ishte bërë i hapur. Qeveria e re e formuar u zotuar se demokracia do të zëvendësojë tiraninë e Çausheskut dhe ka premtuar së do lejojë lirinë e fjalës, mendimit dhe ndërmarrjet private. Ekzekutimi i çiftit Çaushesku erdhi pas 10 ditë dhune dhe protestave të popullit kundër regjimit të tij. Çaushesku u ekzekutua ditën e Krishtlindjeve të 1989-tës. Në kontekst Dy ditë pas vrasjes së Nikolae Çausheskut dhe bashkëshortes së tij Elena, video me përmbledhje të gjyqit të tij u transmetuan në televizionin rumun dhe në mbarë botën. Pasaportë Emri: Nicolae Ceau?escu Pozicioni: Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Pasardhës i Gheorghe Gheorghiu-Dej Datëlindja 26 Janar 1918 Vendlindja: Scornice?ti, Olt, Rumania Data e vdekjes: 25 Dhjetor 1989 (në moshën 71- vjeçare)
Imazh
TAKIM NIKOLAE ME MBRETIN JUAN KARLOS TE SPANJES

24 gusht, 2009

Jonaid MYZYRI
gaz.telegraf
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku SHBA DHE ish BRSS, Posted 09 Nëntor 2009, 21:10
VIZITA E PRESIDENTIT JUGOSLLAV - MARSHALL J.B.TITO NE RUMANI - TAKIM ME N.CAUSHESKUN
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nikolae Çaushesku SHBA DHE ish BRSS, Posted 10 Nëntor 2009, 22:17
KUSH DHA URDHER NE EKZEKUTIMIN E FAMILJES SE NIKOLAE CAUSHESKUT?
Imazh
Imazh

26 JANAR 1918 – 25 DHJETOR 1989


Vrasja e Nikola Causheskut eshte enigmatike. keshtuqe na duhet te hamendesojme, ne menyre te tille qe t'i afrohemi se vertetes. Vrasja do te thote jo vetem akti i ekzekutimit, por esht pjesa kryesore tjetra qe fshehet pas atyre fytyrave si Jon Iliesku(ish minister i JASHTEM DHE ISH ANTAR I BYROSE POLITIKE TE KQ TE PK RUMUNE ME BASHKEPUNTORE TE SIGURIMIT.
Per t'i dhene pergjigje kesaj pyetje njerzit mendoj se duhet se pari te kene njohuri rreth politikes se jashtme te Rumanise.
Ketu gjendet mendoj une celesin e urdherdhenesit te vrasjes se Causheskut.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 09:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari