Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
NOBELI dhe BARAK OBAMA - ÇMIMI I DHENE NGA MOSKA
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
OBAMA DHE MANIPULIMET NORDIKE
Imazh

Gjite bota intelektuale gazetareske esht gati per cmendi para kesaj DHENIE TITULLIT ''NOBEL'' TE BARACK OBAMES te papritur. Gje qe ka kapur ne befasi Obamen kjo soj LavDerimi te pamerituar nga ana e botes nordike protestane-sllave.

Pyetja e pare qe kane be eshte:
Cka beri xhanem t'i jepet nje titull i tille qe per mua eshte nje kontraversiali titulli me permajtjen e saj. Nobeli dhe cmimi per Paqe jane dy te kunderta, qe nuk i terheq, porse i largon dhe i diskretiton nder vete.
Asnje hape te vogel nuk ka be per paqen ne bote, ku per cdo dite vriten nga 10 amerikane ne dite, ekonomia ne rrezim.
Te jeni te sigurt se une nuk kam asnje paragjykim per Obamen sepse kam qene dhe mbetem per ARDHJEN NE PRESIDENCE TE USA-IT te Obames.
A thua te jepe bota nordike me merite Cmimin Nobel gjithkujt? A fshihet nje dicka e shemtuar prapa kesaj Vleresimit. Bota intelektuale akademike e Egjyptit esht shokuar per ket djallezi nordike, gje qe e turperon presidentin e ri, qe nuk arriti te shpalose minimalisht portretin e tij si njeri dhe mandej si president. Cfare te miret u ka sherbyer nordikeve, qe ja dhanen kete cmim te pamerituar, sa qe kane vu ne dyshime te plote PRINCIPET E KOMITETIT NOBEL TE NORVEGJISE.
DIHET SE DISA SHKRIMTARE TE FAMSHEM NGA BOTA LATINE E KANE REFUZUAR ME NEVERI KETE CMIMI TE NJE BURRIT SI NOBELI QE SHPIKU ARMEN VRASESE-CFAROSESE TE NJERIUT DHE SPECIEVE BIOLOGJIKE.
RASTI I NENE TEREZES ISHTE E IMPONUSHEM SE MBI 1 MILION DOLLARE I PERDORTE PER NDIHMA DHE ISHTE PER SENSIBILIZIMIN E MISIONIT TE SAJ NE BOTEN E MJERUAR TE POPUJVE TE SHTYPUR E SHKELUR NGA BOTA SOCIALISTE-KAPITALISTE. :flm
Une mendoj qe leshimi qe i beri Obama politikes ruse ne MOSLEJIMIN E RAKETAVE NE KUFI TE POLONISE sipas marreveshjes se Xhorxh Bushit ishte Faktori substancial dhe shpirteror i politikes se presidences se SHBA me ne krye Hilari Klinton.
Duke qene te lidhur psiqikisht, fetarisht dhe organikisht vendet skandinave me sllavet e botes me ne krye Mosken i preku tentakulat e simpatise se kryeqyteteve nordike - Komitetit te Cmimeve Te Oslos se Norvegjise, te cilet e shperblyen me cmimin ma te madhe te botes.
Sa mesiper Moska i dha urdher Komitetit te Cmimeve Nobel ne Oslo, qe menjehere t'i jepet Cmimi Nobel per ket akt politik miqesor te Obames me Sllavet - Ruse, qe deshmoi sapo mori pushtetin.
Dhe keshtu u be. Dhenia e cmimit nobel Obames esht nje nga skandalet e Komitetit te Cmimeve
Dhenia e cmimit Nobel Obames dallon karakterin fetar, nacional, politik te grupit te Komitetit te Cmimeve te Oslos dhe Stokholmit(Suedi) jane principe vitale qe udhehiqet shtetet skandinave ne dhenien e cmimeve cdokujt ne bote.

Nuk e di cmendim keni.
Jam i befasuar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Alfred Nobel !
Imazh
Imazh

Alfred NOBEL, lindi ne Stokholm(Suedi) me 1833. Ne moshen 9 vjecare shkon ne Peterburg (Rusia cariste). Studioi per kimi.
Ne vitin 1867 shpiku dinamitin, patenten e te cilit e bleu Italia.
Ne vitin 1888, vdes vellai i tij dhe nje gazete franceze, duke ngaterruar ate me te vellain, shkruan:"Vdiq A. Nobel, i cili u pasurua duke bere qe njerezit te vriten me lehte se kurre, ne saje te dinamitit....."
I nervozuar me kete shprehje, vendosi te dhuroje pasurine e tij ne te mire te njerezimit, qe te mbahej mend per mire. Ne testamentin e tij shkruhej midis te tjerash:"Le 94% te pasurise (qe sot vleresohet rreth 70 milione E) per shperblimin e atyre qe punojne per te miren e njerezimit ne pese fusha -Fizike,-Kimi, -Shendetesi,-Letersi dhe -Paqe." E neneshkroi testamentin ne Paris, me 27 Nentor 1895. Vdiq me 10 dhjetor 1896 në San Remo, Itali. Ishte një shkencëtarë që bëri disa zbulime në lëmin e kimisë. Deri në vdekjen e ti ai mbante jo më pak se 355 licenca.

Ndarja e cmimit "Nobel" filloi me 1901. Ne 1969, u shtua edhe cmimi i gjashte, -per shkencat ekonomike, qe financohet nga Banka Qendrore e Suedise.
Kantidature mund te vere gjithkush...( edhe ti qe po lexon keto radhe....), mbyllen deri ne Shkurt, njoftimet behen ne Nentor dhe ceremonia e ndarjes se cmimeve behet me 10 Dhjetor, ne pervjetorin e vdekjes se Nobel....

Personi qe nderohet me kete cmim, mer : nje diplome, nje medalje te arte me portretin e Nobel te gdhendur ne te dhe nje ......... cek prej 1 000 000 EURO.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nobëli Obamës, bota bën 'WOW'. Komisioni: Ringjalli shpresë. Mediat: Çmim kundër Bushit

Termi WOW qe shpreh habi ishte sot ne shumicen e titujve te gazetave te Europes.

Gazetat e sotme në Europë dhe SHBA shprehin në editorialet dhe citimet e tyre, aprovime dhe disaprovime për çmimin Nobel akorduar Presidentit te SHBA-ve, Obama.

Por mbi te gjitha, habi.

Reagimet janë deri ekstreme. Daily Mail në Londër psh, e quan komisionin e Nobëlit, një "tallje", kurse një fitues i meparshem i Nobelit per Paqe, Les Valesa, e kritikoi ashper këtë përzgjedhdje të sivjteshme.

Kancelarja gjemrna eMerkel, kur u pyet për çmimin fillimisht, bëri një gjest habie dhe pyeti: "Mos është 1 prilli s ot?". Me pas ajo dha nje deklarate ne mbeshtetje te z.Obama dhe perpjekjeve te tij, sidomos ne Lin djen e Mesme.

Komisioni Nobel tha se "çmimi u dha sepse askush me pare nuk ka dhene kaq shume shprese per ndryshime ne bote, si z.Obama".

Obama eshte nje orator i klasit te larte, por oponenca ndaj reformave te tij eshte ne rritje.

Ne pergjithesi vezhguesit dhe analistet e kane pare cmimin si "çmim kundër Bushit"

***********
Presidenti amerikan Barack Obama u nderua me çmimin Nobel për paqe për vitin 2009. Reagimet e para në SHBA janë më të përmbajtura se në botën e jashtme. Vetë Obama reagoi me një modesti demonstrative.

Presidenti amerikan Barack Obama e mori vesh të premten në mëngjes (9.10.), pak para orës gjashtë, se është nderuar me çmimin Nobel për paqe. Zëdhënësi i tij, Robert Gibbs, e zgjoi Presidentin me telefon dhe i kumtoi lajmin e befasishëm. "Nuk e kam pritur një zgjim të tillë", deklaroi ai para gazetarëve dhe tregoi, "kur e mora lajmin, erdhi vajza ime Malia dhe më tha: "Baba ti e ke fituar sot çmimin Nobel ndërsa sot e ka ditëlindjen edhe qeni ynë Bo."

Është mirë të kesh fëmijë, theksoi Obama, i cili para gazetarëve doli me modesti dhe jo si fitues. Ai nuk kishte ndjenjën se e ka merituar këtë nderim, që të vihet krahas personaliteteve më të njohura ndërkombëtare, që janë nderuar me këtë çmim. Por ai natyrisht e pranoi mirënjohjen.

"Jam i befasuar dhe thellësisht i përulur. Më duhet të them hapur, se këtë shpërblim nuk e shoh si meritën time, por si përforcim të objektivave të mia për SHBA-në dhe botën", theksoi Obama.


Erdhi çmimi Nobel për Obamën tepër herët?


Modestia e Obamës përputhet me reagimet tjera në SHBA, ku gati të gjithë janë të përmbajtur. Shumë janë të befasuar me këtë vendim, sepse Presidenti i ri ka ardhur në këtë post para vetëm nëntë muajve dhe nuk ka pasur kohë të tregojë rezultate.

"Besoj se ky çmim ka ardhur tepër herët në karrierën e tij politike. Ka shumë njerëz të tjerë që janë angazhuar më shumë për paqen në botë dhe e kanë merituar këtë çmim. Shpresoj se do të dëshmojë që çmimin Nobel e ka marrë me meritë", thotë një grua.


Barack Obama e ka të qartë se çfarë peshe ka ky nderim. 48-vjeçari deri tani ka arritur pak rezultate në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, si në Lindjen e Afërme, konfliktin rreth programit atomik me Iranin apo mbrojtjen e klimës. Edhe gjendja në Afganistan është keqësuar. Por Presidenti bëri të ditur, se do të angazhohet edhe më tej për zgjidhjen e këtyre problemeve.


Ndikimi i çmimit në politikën e brendshme

Mbetet të shihet është nëse çmimi do t'i ndihmojë Obamës edhe në planin e brendshëm politik. Një qytetar amerikan pohon, se Barack Obama duhet të vazhdojë punën për reformën shëndetësore dhe reformat tjera. Në planin e brendshëm vazhdojnë kritikat edhe nga republikanët në opozitë. Kryetari i Partisë Republikane, Michael Steele shtroi pyetjen: çfarë ka arritur Obama në të vërtetë?

Barack Obama është Presidenti i tretë amerikan që ka fituar çmimin Nobel për paqe. Para tij me këtë çmim janë nderuar Theodor Roosevelt (në vitin 1906), Woodrow Wilson (1919) dhe Jimmy Carter, por shumë vite pas përfundimit të mandatit si President.


***********************************



Çmimi Nobel është një çmim ndërkombëtar i cili është dhënë çdo vit nga Komiteti Norvegjez Nobel sipas udhëzimeve të përcaktuara në vullnetin e Alfred Nobel. Çmimi për Paqen është një nga pesë çmimet që janë dhënë çdo vit që nga viti 1901 nën kujdesin e Fondacionit Nobel në Stokholm për kontributet e shquara në fushat e fizikës, kimi, fiziologji dhe mjekësi, letërsi, dhe paqes.


Çmimi përfshin një medalje, një diplomë personale dhe një shumë të madhe parash.
Imazh

Jetëshkrimi i presidentit amerikan, Barack Obama:
MOSHA: 47 vjeç

DITËLINDJA: 4 gusht 1961

VENDLINDJA: Honolulu, Havai

ARSIMIMI: Universiteti i Kolumbias; Shkolla e Drejtësisë e Harvardit

BASHKËSHORTJA: Michelle Robinson

FËMIJË: Dy vajza

BESIMI FETAR: Kisha e bashkuar e Krishtit

FAMILJA: Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.
Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou.
Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës, Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.

KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në Çikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfëra.
Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin të Çikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në Çikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Çikagos në vitin 1993.

KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje.
Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë.
Gazeta e pavarur "National Journal" e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005. (atsh)
Shekulli Online / Deutche Welle | 10/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:03
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari