Te njihemi me kompjuterin, lajme, keshilla sesi te mbrohemi nga sulmet etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Lajme nga informatika
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lajme nga informatika, Posted 27 Shkurt 2009, 13:05
Njoftim nga Google
Gjeni të afërmit tuaj me Google

Imazh
Gjigandi i kërkimeve në internet, Google, me anë të një shërbimi të ri në telefonët celularë “Google Latitude”, do tu bëjë të mundur përdoruesve përcaktimin e vendndodhjes së të afërmve të tyre. Sipas një njohtimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Google-it, me hyrjen në funksionim një ditë më parë të shërbimit “Google Latitude”, përdoruesit e tij do të kenë një tjetër mundësi argëtimi me të afërmit e tyre, pasi do të mund të jenë në gjendje të përcaktojnë vendndodhjen e tyre. “Me anë të lëtij shërbimi, ju mund të kuptoni nëse bashkëshorti / bashkëshortja juaj është bllokuar në trafik, nëse një miku juaj ka ardhur gjatë fundjavës në qytetin tuaj apo edhe nëse avionic me të cilin të afërmit tuaj udhëtojnë ka zbritur apo jo”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Duke ruajtur privatësinë e individëve në një shërbim të tillë, Google ofron ofron mundësitë opsionale online të përdorimit të programit. “Ju nuk jeni të detyruar të viheni në një pozicion të tillë që jeni nën kontroll nga të tjerët, edhe ju mund të kontrolloni në të njëjtën mënyrë familjarët, miqtë dhe të afërmit, apo pse jo, nëse dëshironi mund edhe të zgjidhni opsionin offline që nuk lejon të tjerët të kuptojnë se ndodheni”, theksohet në lajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të Google.
Përdoruesit e këtij shërbimi do të kenë edhe mundësinë e “mashtrimit”, pasi ata mund të tregojnë për shembull sikur janë në SHBA ndërsa janë në Romë. Shërbimi është vënë në përdorim në 14 shtete evropiane dhe u është sugjeruar 27 të tjerave.


Nga: Start
05/02/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Lajme nga Informatika, Posted 15 Mars 2009, 14:41
Historia e Internetit

Imazh
Tim Berner –Lee fizikani dhe informatiku anglez qe ne vitin 1989 shpiku “Word Wide Web ” ,duhet te priste deri ne vitin 2003 per te marre mirenjohjet e para .Arritja me e madhe vjen ne vitin 2004 kur merr nje cmim shkencor prej 1 milion euro i dhene nga presidenti i republikes finlandese.
Te njejtin vit i jepet titulli “Sir “ nga mbreteresha Elisabeta II .Sot “Sir “Tim eshte drejtori i shoqerise Word Wide Web .
Preokupimi i tij me i madh ?
Siguria dhe privatesia e utenteve.
“Naviguesit –tha dje para Dhomes se Lordeve ne Londer –perdorin internetin edhe kur kane probleme ,per te ditur nese kane marre semundje ose per te krijuar nje ide politike.
Eshte jetesore qe ata te mos perndjeken duke u spiunuar.
Per eksperimentin e pare u perdor nje kompiuter i quajtur NEXT,ndertuar nga nderrmarrja e krijuar nga Steve Jobs (babai i Apple).
Revolucioni arriti ne vitin 1993 kur u testua Mosaic ,programi i pare per te shfletuar faqet web(browser) te historise.
Viti ’93 shenon edhe heqjen dore nga Cern te te drejtes se autorit mbi shpikjen dhe ve ne dispozicion te publikut kodet e softwerit.
Qe atehere numri i siteve nga 130 ne vitin 1995 arriti ne 180 milion ne vitin 2009(te dhena te marra nga Netcraft).
Por Icann, enti qe administron domeinet ne internet ka dhene alarmin qe ne vitin 2010 do te arrije limiti i lejushem per adresat domain ,i lejur nga sistemi i drejtimit te rrjetit.

Copyright: Perkthyer nga italishtja marre ne gazeta "24ore-Rome" nga Noa_Al
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 607
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Lajme nga informatika, Posted 15 Mars 2009, 19:08
Kjo per mendimin tim eshte shkelje e te drejtave te njeriut.Ci duhet tjetrit se ku ndodhem une?Tel e nje personi psh mund ta kene shume persona , duhet te dine se ku ndodhet me imtesi.Une pervete nuk dua ta zbatoj dhe nuk dua te ma bejne kete gje, dua te jem free, e pavarur nga asnje .
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujdes virusin ''Conficker me 1 prill 2009, Posted 01 Prill 2009, 19:40
Kujdes kompjuterat, sot starton virusi "Conficker'

Imazh
BOSTON-Një program i rrezikshëm kompjuterik që ka infektuar miliona kompjutera mund të evolojë sot në një fazë edhe më të rrezikshme, nga një sulm virtual i drejtpërdrejtë në një ndryshim të qetë që do të rezultonte në përhapjen e tij më të gjërë.

Ekspertët e sigurisë kompjuterike, të cilët kanë analizuar kodet e virusit "Conficker", kanë deklaruar se virusi është programuar për të nisur një faze të re zhvillimi më 1 prill dhe ndërkohë nuk është e qartë nëse do të shkatojë dëme, apo do të mbetet inaktiv, prania e tij e padëshiruar po detyron biznese me buxhete prej disa miliona dollarësh të nisin një luftë kundër krimit kompjuterik.

"Conficker", që besohet se ka infektuar nga 2-12 milionë kompjutera në të gjithë botën, është programuar që të shndërrojë një kompjuter të infektuar në një lloj "skllavi" që i përgjigjet vetëm komandave të dërguara nga një server i i caktuar, që kontrollon një ushtri "skllevërish" të njohur ndryshe si "botnet".

"Mund të përdoret për të sulmuar virtualisht apo edhe si spiun virtual. Mund të shkatërrojë dosje të ruajtura në memorien e kompjuterit, mund të lidhet me adresa në internet dhe të dërgojë sërisht postën elektronike nga një kompjuter tek një tjetër", deklaroi Gadi Evron, ekspert për "botnets" i cili ndihmon qeveritë të mbrohen kiundër krimit kompjuterik.

Por si të gjithë ekspertët e sigurisë ai dyshon se do të shohim një sulm të rëndë virtual.
Virusi është i pafuqishëm pasi ka sulmuar për muaj me radhë kompjuterat e infektuar duke shfrytëzuar dobësitë e sistemit operativ të Microsoft Ëindoës. Evron dhe disa analistë të tjerë deklaruan se evolimi që mund të ndodhë sot mund t'i mundësojë "Conficker" shtimin e fuqisë së tij infektive dhe kjo rrit shkallën e rrezikshmërisë që virusi arrin.
Shekulli Online | 01/04/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Në një video të shpërndarë në You Tube, një djalosh i ri me kokën e rruar, veshur vetëm me kanatiere, drejton revolverin nga kamera. Ka në dorë një unazë martese dhe nuk sheh në drejtim të shikuesit. Videoja është bërë nga një grup i njohur i hakerave shqiptarë, të cilët po bëjnë emër në botën e malware dhe krimeve kompjuterike. Ky informacion konfirmohet dhe nga Don Jackson, kërkues nga kompania e shërbimeve të sigurisë SecureWorks. Përveç armës, në video duket edhe një monitor kompjuteri, një tavolinë e mbushur me kartëmonedha dhe shumë linqe për faqet e hakerave shqiptarë. Malware (programe të dëmshme) është një biznes fitimprurës dhe duket se edhe hakerat shqiptarë, ashtu si dhe gjithë të tjerët, po mundohen të përfitojnë sa më shumë, duke përdorur mjetet që ofron Web 2.0, për njoftime, blog dhe web faqe të tjera publike.

Kriminelët dixhitalë po orientohen më shumë drejt faqeve dhe rrjeteve e popullarizuara, për të bërë emër, në mënyrë që të rrisin fitimet e veta. Por le të shohim pak se si mund të shiten programet për t’u futur në kompjuterin tuaj, apo si mund të vidhet identitetin tuaj informatik? Thjesht! Shitja e malware nuk konsiderohet ilegale në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër në botë. Vetëm përdorimi është ilegal. ”Zgjerimi i këtij rrjeti, po lëviz nga teknologjia, drejt biznesit”, thotë Zulfikar Ramazan, drejtor i kërkimeve në Symantec Security Response.

Krijuesit e viruseve janë të shpejtë për as i përket lëshimeve teknike të sigurisë. “Qëllimi i vërtetë është të bëjnë më shumë biznes dhe marketing”, shpjegon ai. Reklamat publike të bëra nga këto grupe, thyejnë rregullat kryesore të çdo aktiviteti ilegal: Mospopu llarizimi dhe qëndrimi në hije. Ramazan shton se “djemtë më të sofistikuar, janë më të qetët.” Por derisa krijuesit e trojanëve dhe aplikacioneve tjera të dëmshme nuk kanë frikë nga pasojat me ligjin, nuk kanë dhe arsye pse të fshihen. Një tjetër video, nga një grup turk, reklamon një program, i cili përdoret për të hyrë në PC në mënyrë ilegale. Emri i grupit dhe logoja (një fytyrë jashtëtokësori me yllin dhe hënën turke), shfaqet gjatë videos dhe narratori e shoqëron shikuesin gjatë gjithë këtij tutoriali 5-minutësh, që tregon përdorimin e programit. Më shumë se 17 000 persona e kanë parë këtë video deri tani. You Tube është një platformë e shkëlqyer për reklama nga krijuesit e malware. Origjina e videove është thuajse e pazbulueshme. Zëdhënësi i YouTube ka deklaruar se kompania nuk kontrollon përmbajtjen e faqeve, por do të hetojë nëse shikuesit kanë raportuar video të tilla, si të papërshtatshme.

Reklamat nga djemtë e këqij të internetit nuk ndalojnë me YouTube. Sipas Jackson, “shumica e banditëve të internetit kanë profilet e tyre në faqe për njoftime dhe blog, si LiveJournal.com, për të qenë në kontakt me partnerët dhe konsumatorët”.Faqet të cilat shpesh nuk kanë referenca direkte tek malware, ofrojnë mundësi të mira për të fshehur gjurmët e kontaktit. Për të blerë një malware, klienti e gjen numrin ICQ apo informacionintjetër të kontaktit, të postuarnë pro lin e këtyre personave. “Këto faqe ofrojnë mundësinë e fshehjes edhe para syve të ligjit” thotë Tom Bowers, punonjës te kompania e antiviruseve Kaspersky Lab. Por, fatmirësisht,nuk janë tërësisht të fshehur.
Bowers thotë se ai bashkëpunon me forcat e rendit për të gjurmuar dhe gjetur kriminelët informatikë, përmes rrjetave shoqërore. Të gjitha këto reklama publike dhepro let nëpër faqe të ndryshme, ndihmojnë forcat e rendit për të hetuar më lehtë rastet, por jo gjithmonë këto të dhëna çojnë te fajtorët. Përdorimi i malware është ilegal dhe zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë thotë se mund të akuzohet krijuesi i virusit, që ka nxitur apo ndihmuar në kryerjen e krimit, nëse kapet dikush që ka blerë malware për të infektuar një PC. Por Departamenti i Drejtësisë duhet të vërtetojë se shitësi ka pasur për qellim, që kodi të përdoret për veprime kriminale. Zëdhënësja thotë se nuk ka mundur të gjejë ndonjë rast të këtij lloji gjatë kërkimit të saj. Dhe këtu bëhet  fjalë vetëm për Shtetet e Bashkuara. Në pjesën tjetër të botës, sjellja e krijuesve të viruseve para drejtësisë nuk është një prioritet i madh.
PCworld
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kerkoni te realizoni endrren tuaj te momentit per te pasur nje iPhone apo nje bilete per koncerte? Provoni te klikoni ne faqen PsychoAuction.com ku cmimet e kripura te tregjeve boterore zhvleresohen.

Ndoshta mund te duket e cuditshme por me vetem pak dollare mund te mbushni canten me gjera qe ne tregjet normale mund t’i gjeni vetem me nje grusht parash. Ideja absurde eshte vene ne jete nga ish punonjesi i bankes amerikane te falimentuar ne shtator Lehman Brothers, Nicolas Dickreuter, i cili nuk ka preferuar te qendroje i papune, duke perveshur menget.

Ish agjenti financiar i bankes se falimentuar eshte i bindur se PsychoAuction perfaqeson gjeneraten e se ardhmes te faqeve online. “Kur te kete me shume anetare, edhe cmimet do jene me realiste”, shprehet Dickreuter ne nje interviste dhene per “The Sun”. Funksionimi i kesaj faqeje eshte shume i thjeshte. Cdo anetar mund te regjistrohet duke dhene emrin, numrin e celularit dhe adresen e-mail ne te cilen do dergohen objektet e blera.

Anetaret e rinj mund t’i bejne 3 ofertat e para falas, por per me vone duhet te paguajne. Ne kete menyre, sa me shume oferta qe te kete, aq me shume rriten fitimet e kompanise qe menaxhon faqen, cka do te thote se vlera e objektit nuk eshte edhe aq e ulet. Ankandet zgjasin nga 5 minuta ne 3 ore, ndersa objektet ne ankand variojne qe nga biletat e avioneve deri tek impiantet Hi-Fi.
Top Channel
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Lajme nga informatika, Posted 13 Korrik 2009, 01:03
Google shqetësohet për rritjen e Bing!
Imazh

Bing ka filluar të lëvizë me ritme të kënaqshme për kompaninë që e ka krijuar, duke mos harruar në këtë mes se Microsoft ka vënë në dispozicion Miliona dollar për marketing të Bing si online ashtu edhe offline, kemi përmendur se Bing ka arritur të marrë goxha trafik nga tregu i përgjithshëm i kërkimeve online por që të sfidojë Google është ende herët, mirëpo duket që për këtë rritje ka filluar të shqetësohet edhe Google duke mos i perditsuar rrezulatet e kërkimit për Bing.Com, duke paraqitur një rezultat që prej kohësh kishte ndryshuar, por për këtë ka reaguar vet Bing.Com me an të një cicërime në Twitter, më posht i keni DY foto që ju shpjegojnë më mirë.
Imazh
Imazh
Albalab
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Lajme nga informatika, Posted 13 Korrik 2009, 01:50
Google paralajmëron Sitem Operativ(Chrom OS)
Imazh
Google duket që e ka kapur seriozisht idenë për të dominuar në tregun virtual në të gjitha format, së fundmi burime brenda kompanisë bëjnë të ditur se Google ka planifikuar të krijoj sistemin operativ të quajtur Chrom OS, ky sistem operativ sapo të jet krijuar do të vihet në funksion te Netbooks. Projektin Chrom OS e ndanë nga Androidi, pasi Chrom OS do të krijohet më tepër për njerëzit që i kushtojnë më tepër kohë internetit, Google si një dominues në tregun e kërkimeve online kërkon të dominoj në të gjitha pjesët e tregut virtual por ky parashikim tani për tani duket pak e vështir për tu arritur pasi 96% të Netbooks përdorin Windwos OS nga Microsoft, ajo që pritet tani është se sa do të kushtoj ky sistem operativ sepse çmimi ende nuk është konfirmuar nga Google.
Albalab
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Maj 2022, 09:37
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari