Te njihemi me kompjuterin, lajme, keshilla sesi te mbrohemi nga sulmet etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Telefoni juaj nuk ka valë, ja zgjidhja-Spot LLC -aparat i ri
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4487
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Telefoni juaj nuk ka valë, ja zgjidhja

Imazh

Spot prezantoi aparatin e ri Spot Connect, i cili mundëson lidhjen e personave që zotërojnë aparat sigurie dhe ndjekës satelitor individual me të tjerët, kur ndodhen jashtë zonës së mbulimit GSM.
Me paketën vjetore të abonimit duke filluar nga 169.99 dollarë + 99.99 dollarë Spot Connect do të hidhet në treg në Janar në SHBA.

Spot LLC sjell një teknologji të shkëmbimit të mesazheve në rang botëror dhe ka shërbyer një risi tjetër në risitë e komunikimit satelitor. Duke përdorur sistemet e komunikimit të celularëve të zgjuar, aparati i ri i komunikimit satelitor Spot Connect i Spot LLC një nga ortakët e Globalstar Inc mund të dërgojë mesazhe mbi rrjetin satelitor Globalstar.

Si funksionon Spot Connect?

Në deklaratën e dhënë nga firma Spot bëhet e ditur se Spot Connect është lidhur me satelitët globalë informative të Globalstar për të mundësuar dërgimin e mesazheve kur ndodheni jashtë fushës së mbulimit të telefonit, në qytet apo në zona të pabanuara. Duke siguruar lidhjen pa kabllo në mes sistemeve operative të telefonave celularë me Bluetooth Spot Connect ka këta veçori:

"Është i pajisur me veçorinë e dërgimit të mesazheve mbi rrjetin satelitor Globalstar për të përcaktuar saktë vendndodhjen duke përdorur sistemin satelitor GPS ose për të transmetuar mesazhe personale apo informacione rreth vendndodhjes drejt qendrës ndërkombëtare të ndërhyrjes urgjente. Me ndihmën e satelitit mund të dërgoni mesazhe të regjistruara me informacionin e vendndodhjes dhjetë personave të përcaktuar më parë në SMS ose e-mail. Mund të dërgoni SMS të përbëra nga 41 shkronja nga vendet të cilat nuk mbulohen nga GSM.

Në zonat të cilat nuk mbulohen nga GSM mund të shkruani mesazhe në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe SPOT Adven. Ka opsionin e dërgimit të mesazheve me një buton të vetëm në rastet urgjente, mund të ndjekësh zhvillimet e fundit nga Google Map dhe të përdorësh veçoritë e SPOT, i cili shquhet për sigurinë e shkëmbimit të mesazheve. Përdorimi i llogarisë Web & Mobil. Lidhje pa kabllo me Bluetooth. Nuk depërton ujin. Është i lehtë(105 gr).

/Start/Aisa Kokiçi/
2011-01-15
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 31 Maj 2020, 02:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari