Faqe 45 prej 46

BAJAME HOXHA ÇELIKU - Për At Gjergj Fishtën

PostPostuar: 27 Korrik 2020, 15:58
nga Laert
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Poeten tonë...



BAJAME HOXHA ÇELIKU
Poezi per...

AT GJERGJ FISHTA



At Gjergj Fishta të kjofshim falë
Deri atje ku zani yt asht ndi
Në jetë t’jetve për mos me u ndalë
Je kthye në kangë e në histori.

Ai za’ i yt porsi i bylbylit
Nisi me këndue qysh’ në rini.
Aty ku çilë i bukur agimit
Atje n’ shkrepa n’ atë Shqipni.

At Gjergj Fishta kjofsh’ bekue
Mbi kët’ tokë; përmbi njat’qiell.
Ku t’parën herë ti ke ligjërue
Ka shkrep n’ dritza bash njaj diell.

Atje ku s’parit t’agoi drita
T’agoi jeta mbi kodra e mal,
Atje ku i deshte lul’e driza
T’ka ngrit atdheu n’piedestal.

Sot e nesër përmbi kët’ dhe
Përmbi drit’ që s’ka me u shue.
Ti je kthy nji fanar ndër ne
N’at dritë t’anden jem bashkue.

S’ke me kenë ma kurr i shkret
Në ket vend ku je burrnue.
T’kanë madhështu male e det
Tuj t’prit ty, e tue t’ bekue.

At Gjergj Fishta shkamb mbi gur
Rrezja jote s‘ka me u shue.
Shkroj’ e zjarrta përkrah flamur
Portreti yt qëndis plot yje.

“Lamtumirë! Atdhe i bekue!”
S’ka dasht kurr për me thanë.
“Kah njai diell që asht flakue”
Ke me kthye e me thirr: Nanë!

Ke shtegtue nëpër dhe t’huej
Nga trysnia mbarë mizore.
S’ t’ kanë përbuzë o i nderuem
T’kanë nderu’ fjalën hyjnore!

Shpesh ndër sy t’ asht pa dhe loti
Tuj rrjedhë, mbi ftyrë tuj t’ra,
T’kem kërkue dhe mot mbas moti
Ka erdh nama ne me ty me na nda?

Kah rrin besa në bjeshkë e male
Nëpër troje t’nalta t’Shqiptarisë,
Atje ku ndihen kreshnik’e valle
Asht aty besa jote e burrnisë!

At Gjergj Fishta kudo në krye
Për t’madhin Zot ti ke rilindë,
Lahuta jote ngrit kala mbi yje
E ti parrizin je tash tuj ndritë

Për atë hatër të këtij Atdheut
T’asht ngrit’ zani mos me tretë,
Ti ke qenë ajo drita’ e dheut
Për ty brezat s’kan me heshtë.

At Gjergj Fishtë t’këndoi ty fjala
Përmbi lis e n’ fusha t’gjana,
N’maje malesh e za’ mbi zana
Atje s’pari ku t’leu Ty Nana.


Shenim F.Radovani: E Nderuemja Bajame Çeliku kur ishte fëmijë 11 vjeç, udhtoi per Saver të Lushnjes… E interrnoi tirani barbar Ever Hoxha…
Një jetë nder vuejtje… 31 vjetë.., nder kampe shfarosjet...
E pra, sot, Kjo asht Poetja e vjerrshës per At Fishten… Ju falnderoj!
Melbourne. 27 Korrik 2020…

KY ISHTE PROF.ARSHI PIPA Në 100 vjetorin e lindjes…

PostPostuar: 28 Korrik 2020, 05:40
nga Laert
Pergatiti Fritz RADOVANI:
KY ISHTE PROF.ARSHI PIPA Në 100 vjetorin e lindjes…
Imazh
(1920 – 1997)



ELEGJI PËR GAC ÇUNIN
Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t'madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!
Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t'Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t' liqenit;
ra e u'mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s'ishte për tê kazma, s'ishte për tê shati
Se ktij qielli i fali çka s'i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis’ ai zâ
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ
Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n'Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t'ambla qi ato zgjojshin…
Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,
mâ s'ta gjegja zanin, mâ nuk t'ndesha jashtë!
N'imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?
Fshâj nji kangë lirije qi t'u mbyll n'krahnuer!
Fshâj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshâj e përmbas teje le t'ankojë shoqnija
qi na njofti vlerën, mbarë t'ankojë rinija!

ELEGJIA VLLAZNORE

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t’kishte lanë,
edhe pse miqt e shokët
nuk dojshin me ma thanë.
Der sa mbi krye mandata
kur s’e pritsha më ra,
dhe mora vesh çka n’anderr
prej kohe m’ishte gja.
E pau epileptiku
qi s’njifte mue as tye.
Po kapërcejshim lumin
kur befas ura u-thye…
Un’ rashë… m’u-turr vertikut…
humba! uluroi nji za…
Ti u-hodhe, m’kape, m’qite…
por vetë nuk dole ma!
Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stinës,
nga ishulli i Ventottenës (3)
ndër telat e Prishtinës (4).
E pse përbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmonë anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.
Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedhë ma se nji mot
tue t’a nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse për vdekjen e t’ fortit
i fortë duhet me u-bamë.
As përmendi fajtorët:
nuk kam ma çka me u namë.
Kur ndofta nga mizori
po përgatitet ura,
për mue ket herë, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
përbuzi komunizmin
e truhem per Atdhe.
•Shenim FR: Një kujtesë.., në 100 vjetorin e lindjes…
Melbourne, 28 Korrik 2020.

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI KU T’QET RILINDJA ?!

PostPostuar: 29 Korrik 2020, 13:58
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO KET A E DINI KU T’QET RILINDJA ?!


KOL IDROMENO “Dy rrugë”


“Rilindja” ka vetem dy rrugë: Në socializem e.., në diktaturë?

Mos merrni malet... Nuk jeni per atë rrugë.., shkoni kah dera e zbritni!..
Ajo asht rruga e juej… Ajo asht rruga e Rilindjes…Poshtë e sa ma poshtë !
Delegati Apostolik i Vatikanit Imzot Ivan Dias, në vitin 1992 e pyeti At Konrrad Gjolaj: “Po sikur, të shkojsh në Parriz dhe, tek dera Shën Pjetri, me të tregue se aty asht edhe Ever Hoxha, shka ban Ti At Konrrad?” – “Unë, i tham ju falemnderës, Shen Pjetrit që më diftove se ai asht këtu, dhe kthehem mbrapsht e shkoj në fund të ferrit...” (Dishmi e At K.Gjolaj)
Nuk asht aspak me u çuditë per pyetjen e Imz. Dias... Ai e njeh “hero”!..
Disa ishin që mendonin ditë e natë per Popullin... Ditët e fundit ishte në TV-Albspirit skilja Ramiz Alia... Po, tregonte si kishte nisë per në Bankat e Zvicrres 10 kv. Lingota e monedha ari, per me “permirsue”’ ekonominë e shtetit shqiptar në vitin 1990, e cila ishte shumë keq drejtë falimentimit perfundimtar... E Ramizi i “shkreti” prej kapitalit vet, po u mundonte me shpetue ekonominë me rezerva të fundit që i ishin nën tunele t’Skraparit.
Me siguri ishte ajo koha kur thonte: “Edhe bar do t’ hajmë e, parimet...”
E kur e ndigjon njeriu Ramizin tue mendue per “Popull”, të bahet me u ulë me të vertetë e me hanger “bar”, se deri ku ka mërrijtë paftyrsia e atij hajduti pa cipë, që per 47 vjetë rjepen një Popull, tue burgosë mija e mija të rinjë, tue interrnue mija familje dhe mundin e djersen e tyne, tue futë në bankat Lindore e Perëndimore, me sigurue sternipat që do të lindin në Shekullin XXII e XXIII, kur gjithë Bota, do të ushqehet me kelkaza...
Drejtuesit e shqiptarve sot, dijnë se baballarët e tyne vrastarë e hajdutë vodhën e u siguruen pushtetin, e po kerkojnë me t’gjitha mjetet me shitë Atdheun. Rilindja nuk njeh rrugen Europjane! Ajo mendon e punon per Beogradin, Athinen, Stambollin e Mosken... Prishtina s’ ja prishë asaj...
Forca, ju pastë Everi e Millosheviqi...Se, nuk po i leni gja mangut tiranve!
Melbourne, 30 Korrik 2020

Kujtoj…Sot: Mikun Suedez të Flamurit Kuq e Zi...

PostPostuar: 31 Korrik 2020, 13:38
nga Laert
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot:
Mikun Suedez të Flamurit Kuq e Zi...

Imazh
PROFESOR ULLMAR QVICK

I Nderuemi Prof. Qvick shkruen:
Sivjet kanë kaluar 80 vite pas vdekjes së poetit kombëtar shqiptar Gjergj Fishta. Zgjodha dhe interpretova suedisht një nga poezitë e tij më të njohura:
GJERGJ FISHTA – POETI KOMBËTAR SHQIPTAR

Atdheut

N' ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N' ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty të shoh un n'anderr,
Vec se ty, çuet, t' kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen çdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Unë kam pa, larg tue ba shtek,
E përgjova tjera valle,
N' tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Janë ma t' kandshme stinë e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'përmendë kam.
Det har i år gått 80 år sedan den albanske nationalskalden, prästen och politikern Gjergj Fishta gick bort. Jag har här tolkat en av hans mest kända dikter.

Till fosterlandet

På dig jag tänker då dagen gryr
Då näktergalen sjunger sin längtans sång
På dig jag tänker då ljuset flyr
Och mörkret kommer än en gång.

I drömmen ser jag bara dig
Och vaken har jag dig i minne
I nöden ger du hopp till mig
Du ger mig kraft i själ och sinne.

Jag har sett andra berg, slätter och stränder
Långt bort från dig har ödet mig lett
Andra danser såg jag i fjärran länder
Andra blommor har mitt öga där sett;

Men ingen äng lyser så grann,
Ett ståtligare berg nog aldrig mötte mig,
Ett vatten lika klart jag aldrig fann,
Som här, mitt Albanien, här hos dig.

Hos dig är våren skönast i april,
Naturen följer härligt årets lopp;
I tidig morgon näktergalen slår sin drill,
En sång som ger gudomligt hopp.

Där du ej finns, där saknar blomman doft,
Och trädet bär ej frukt förutan dig:
Blott genom dig har våren liv och kraft,
Blott hos dig kan solen värma mig.

Så länge jag förmår att forma ord
Och lever, andas och har hopp,
Ja, till och med då jag har satts i jord
Är du min tanke, mitt allt, i tidens lopp.

Shenim nga F.Radovani: Shpjegimet dhe poezia në dy variantet (shqip dhe suedisht), janë zgjedhë dhe janë punue nga vetë Prof. Ullmar Qvick.
E falnderoj per këte perlë që i dhuroi Vitit 2020, Vitit At Gjergj Fishtës.
Melbourne, 31 Korrik 2020.

Replikë - Eshref Ymeri me Fritz Kolë Radovanin

PostPostuar: 03 Gusht 2020, 13:28
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET: PO KET A E DINI ? KU ISHTE THERTORIA!
KOMITETI QENDROR I PPSH

Imazh

1945: Shqipnia kishte 1.122 000 banorë, ndaj të cilve...
Mbrenda kësaj ndertesë asht krye gjakderdhja ma e madhe e Shqiptarve!

Mbrenda kësaj ndertesë u aprovue edhe shfarosja e Popullit Shqiptar!
Mbrenda kësaj ndertesë u aprovue zhdukja e Shqipnisë nga Europa!
Mbrenda kësaj ndertesë asht urdhnue zhdukja e Atdhetarve Shqiptarë!
Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue tradhëtitë ma të mëdha kombtare!
Mbrenda kësaj ndertesë janë urdhnue torturat ma të mëdha të Europës!
Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue torturat e Atdhetarve Shqiptarë!
Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue vrasjet ma të mënershme pa faj!
Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue masakrat ma barbare të Europës!
Mbrenda kësaj ndertesë janë firmue krimet ma të shemtueme n’ Europë!
Mbrenda kësaj ndertesë janë krye krimet ma të randa ndaj Nanave tona!
Mbrenda kësaj ndertesë janë diktue nga tirani dhunime per Motrat tona!
Mbrenda kësaj ndertesë janë krye interrnimet ma të mëdha të Europës!
Mbrenda kësaj ndertesë janë krye krimet ma të mëdha ndaj fëmijve tanë!
Mbrenda kësaj ndertesë janë urdhnue shfarosjet e vrasjet ma barbare!
Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue vllavrasjet ma të mëdha kombtare!
Mbrenda kësaj ndertesë janë dekorue vrasësit ma terroristë të Botës!
Mbrenda kësaj ndertesë janë aprovue vjedhjet ma të mëdha t’ Atdheut!
Mbrenda kësaj ndertesë u aprovuen shtetizimet ma të mëdha n’ Europë!
E kush shtrihej në poltronat e tiranit Enver Hoxha me dhanë mendime?!
Të gjithë ata kriminelë që e rrethonin tiranin e kobren e zezë pranë tij…
Tue fillue nga firmëtarët e Kuvendit Popullor, kryeministrisë, ministrisë së punve të mbrendshme, gjykatave, e deri tek “brigadat e pushkatimit”…
Sot ata janë “heronjë” të turpit të shtetit Shqiptar e t’ Europës matufe…
Deri kur ky turp i papamë në asnjë shtet të “Perandorisë së të keqes” ?!
Perjetsimi i Enver Hoxhës asht vdekja e vetmueme e Atdheut, asht vdekja që ju pat paralajmërue një Atdhetar tek libri “Vetvrasja e një kombi”!..
Europë: “Armiku i Popullit të vet, nuk asht kurr miku i Popujve të Tuej!”
Melbourne, 3 Gusht 2020…


REPLIKË
MIDIS Eshref Ymerit dhe Fritz Kolë Radovanit

ImazhImazh


I dashur Profesor Fatmiri,
Ju lutem, lexojeni këtë letër që i kam dërguar mikut tim internetik me banim në Australi, Fritz Radovani. Ai ka pasur një qejfmbetje me zonjën Vilhelme për analizën, siç e dini, që kjo i kishte bërë përkthimit të profesorit Petraq Truja të një libri të një autori italian, i cili ka pasë analizuar pikturën e Leonardo da Vinçit me diçiturë "Darka e fundit". Sipas Fritzit, zonja Vilhelme paska fyer katolicizmin. Ju lutem, më thoni, degradimi seksual i priftërinjve katolikë për faj të kishës katolike romane, e cila, për kokëfortësinë e saj, nuk i lejon të martohen, a nuk përbën një temë romani, që ju mund ta qani aq mrekullisht?

I dashur Fritz

Lidhur me pakënaqësinë që keni ndaj zonjës Vilhelme Vrana Haxhiraj, për analizën që ajo i ka bërë përkthimit të profesorit Petraq Truja, dëshiroj t’ju nis letrën e mëposhtme.
Ju, miku im i çmuar, jeni produkt jo i katolicizmit të përtejdetit, pra, jo i katolicizmit roman, por i katolicizmit shkodran, i katolicizmit fishtian, i cili është nderi dhe dinjiteti i mbarë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, është krenaria jonë kombëtare. Kurse ai katolicizmi roman ka një të kaluar fort kriminale, çka ju e dini shumë mirë.
Ju e dini shumë mirë se më 12 mars të vitit 2000, si vit jubilar ky, të cilin kisha katolike e organizon çdo 25 vjet, figura e shquar e katolicizmit, papa Gjon Pali II, për herë të parë shqiptoi një mea-culpa (faji im) të hollësishme në emër të kishës katolike. Ai kërkoi falje dhe pranoi fajin e anëtarëve të kishës për tetë mëkate. Nëse nuk ju kujtohen ato tetë mëkate, i keni në dy analiza, të botuara në internet - “Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit” dhe “Sa për kujtesë Vatikanit”. Por krimet e tmerrshme të kishës katolike romane pasqyrohen shumë më hollësishëm në analizën me titull “Katarza papale e Gjon Palit të Dytë dhe “mëkatet” e Kishës katolike”, të botuar po në internet.
Në krahasim me qëndrimin e atyre papëve të perudhës së mesjetës, të cilët kërkonin nga Serbia rikthimin shqiptarëve të objekteve katolike të Kosovës, me qëndrimin e Papës së kohës së Luigj Bumçit dhe të Atë Gjergj Fishtës, dhe me qëndrimin e Papa Gjon Pali i Dytë, që unë e kam pasë vlerësuar si të dërguarin e Hyjnisë në Tokë, kisha katolike romane e ditëve tona po mban një qëndrim armiqësor ndaj pavarësisë së Kosovës. Ju me siguri që jeni njohur me një qëndrim të tillë armiqësor. A ju kujtohet qëndrimi i shprehur publikisht i Kardinalit Uallter Kasper, i cili ka deklaruar:
“Vatikani nuk ka ndër mend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga shqiptarët e Kosovës... Vatikani i kupton shqetësimet e Rusisë dhe të Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne, gjithashtu, e kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe...” (Citohet sipas: “Vatikani nuk ka ndër mend ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Faqja e internetit “E-Zani i Naltë”. 07 janar 2013).
Pra, i dashur miku im i nderuar, kjo deklaratë e Uallter Kasperit brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit, deklaratë kjo e njërit prej personaliteteve më me ndikim të kishës katolike romane, dëshmon më së miri se Vatikani mbron paturpësisht gjenocidin e egër të bishave shoviniste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, shkatërrimin tërësor të ekonomisë së Kosovës dhe përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare. Pra, kjo kishë kriminale vazhdon të rri e rreshtuar në krah të Beogradit dhe të Moskës në qëndrimin e egër që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë kundër kombit shqiptar këto dy kryekështjella të shovinizmit sllav.
Cinizmi i kishës katolike romane të ditëve tona, një cinizëm ky i niveleve të poshtërsisë, arrin deri aty, saqë të ngrihet kundër papëve të mesjetës. Ju, besoj, e keni lexuar në internet informacionin e para pak ditëve për kerkesat e Papa Benedikti XI dhe Papa Klementi V, dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit me 1346, duke urdhëruar që të lirojnë kishat katolike, të uzurpuara në Graçanicë, Artanë (Novo Bërde), Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren.
Duke e injoruar këtë të vërtetë historike, sipas së cilës Kosova ka pasë qenë djepi i katolicizmit shqiptar, Vatikani deklaron me paturpësinë më të madhe se Kosova na qenka djepi i kishës ortodokse sebe!!! Ky është një skandal i paimagjinueshëm, pjellë e mashtrimit të Vatikanit.
Pra, miku im, as zonja Vilhelme dhe as profesori Petraq Truja nuk e kanë prekur as edhe një fije katolicizmin shkodran, katolicizmin fishtjan, i cili është nderi dhe lavdia jonë kombëtare përballë shovinizmit serborus. Prandaj po ju them si mik se zonjës Vilhelme i keni rënë në qafë padrejtësisht dhe duhet t’i kërkoni ndjesë. Unë e mora menjëherë në telefon. Ajo më tha se nuk e kishte marrë letrën tuaj. Përmbajtjen e letrës suaj ia shpjegova në telefon dhe ajo më sqaqoi se ju nuk keni të drejtë.
Me këtë rast, ju shpreha edhe qëndrimin tim ndaj kishës katolike romane, së cilës i është nxirë faqja para opinionit ndërkombëtar me skandalet e pedofilisë që kanë bërë priftërinjtë e saj. Rregulli apo ligji i brendshëm i kësaj kishe, si kështjella e fesë katiolike, sipas të cilit priftërinjtë nuk duhet të martohen, është një idiotësi me brirë. Pikërisht për shkak të këtij rregulli apo ligji idiot, manastiret e murgeshave kanë pasë qenë kthyer në qendra prostitucioni, ku priftërinjtë shuanin pasionet e veta seksuale dhe ju e dini që pranë manastireve kanë qenë zbuluar varreza, në të cilat janë gjetur eshtra fëmijësh vocërrakë - kopilët e murgeshave. Ç’është kjo marrëzi? Pse nuk duhet të martohen priftërinjtë katolikë? Po epshet seksuale në ç’mënyrë duhet t’i shuajnë ata?
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Eshref Ymeri
------------------------------------------.-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------.
Atehere per shka me Ju kerkue falje une Ju?!

Fritz Radovani
I nderuem Profesor Eshrefi!

Une Ju dergova nje leter personale (simbas kerkeses s’Uej), qe fillon me kete rresht: “se një nga apostujt e paraqitur është Mary Magdalena, e cila bashkë me Jezusin patën një fëmijë dhe linja e tyre e gjakut vazhdon si një sekret i mbrojtur nga afër…” (Artikulli Vilhelme Vranari)
Kjo fymje ndaj themeluesit Krishtenimit Jezu Krishtit, ku baj pjese edhe une, u kuptue nga zj. Vilhelme, se nuk mora asnje pergjegje prej saj.
Fyemja nuk ka karakter ateist fare, si pasoje e shkollimit etj. Etj..
Fyemja ka karakter ANTIKatolik kunder Veriut, ku jeton pjesa ma e madhe e Katolikve Shqiptar sot, ne perputhje me politiken aktuale sllave te coptimit. Une nuk Ju kam fye asnjehere Figurat e Muslimanizmit, as te Klerikeve Tuej,
Atehere per shka me Ju kerkue falje une Ju?!
Une nuk jam produkt i Katolicizmit fishtjan as I ndonje sekti …
Une jam trashigimtar i Ejlloreve te Drishtit nga Baba, ndersa nga Nana, jam I Prennushve, qe i kane dhane Katolicizmit TRE Martire: At Mati Prennushi, qe u pushkatue me 11 Mars 1948, Imz. Vincenc Prennushi, vdeke ne tortura ne Sigurimin e Durrsit dhe Don Kolec Prennushi, vdeke mbas hetuesise ne 1950.
Thirrja e Tyne e fundit ishte “Rrnofte Krishti Mbret, Rrnofte Shqipnia!”
Keta i perkasin kesaj thanje: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”
At Pjeter Meshkalla S.J. 1965.
Besoj, gjithshka asht shume e kjarte!
Ju uroj shndet Fritzi.
Melbourne, 8 Gusht 2020.
https://www.fjalaelire.com/post/atehere ... lje-une-ju

“At FISHTA - Shkambi ndriçues i dijes, arsimit dhe i kulture

PostPostuar: 10 Gusht 2020, 16:18
nga Laert
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES
-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
“At FISHTA asht shkambi ndriçues i dijes, arsimit dhe i kultures atdhetare Shqiptare.”
F.RADOVANI

Disa porosi të At Fishtës per shkollat tona: “Gjithshka per gjuhen dhe shkollen Shqipe”

Imazh
SHOQNIA “BASHKIMI” SHKODER 1899


Profesor Norbert Jokli ka thanë:
“Me At Gjergj Fishten gjuha shqipe u rrit, u madhnue u ba zonjë. Me At Gjergjin kryetar në Kongresin e Manastirit u caktue njiher’ e pergjithmonë nji alfabet per mbarë Shqipninë, vendim ky me shumë dobi. Me At Gjergjin xuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi.”
Kur At Fishta mori drejtimin e shkollës Françeskane në vitin 1902 në Shkoder, ajo ishte shkolla e parë ku mësimet u dhane në gjuhen Shqipe. Ai shprehu gëzimin e madh tue cilsue se “aty gjuha Shqipe mësohet e rrin, jo si fëmijë i gjetun, po si nji zojë shpijet.”
At Fishta gjithnji mendonte se “pa gjuhë nuk ka shkollë dhe pa shkollë nuk ka gjuhë letrare.” Kamngulja e Tij ishte detyra parsore që me u dishmue Shqipja “ si nji gjuhë e stilit naltë.”
Ai gjithnjë thekson rrezikun e madh të Shqipnisë nga mungesa e kujdesit të studentave që shkojnë jashtë me studjue dhe, nuk perfitojnë sa ma shumë nga përvoja e vendeve të zhvillueme në Europë, per me e vue atë në sherbim të zhvillimit Shqiptar.
At Fishta mbetët emblemë letrare e Shqiptarve se, simbas Tij, akti i mirfilltë letrar asht piksëpari akt i mirfilltë gjuhësor.
Në 1907 At Fishta hapi kurset e natës per të rritun dhe, afer shkollës hapi Theatrin, ku shfaqjet jepeshin në gjuhen Shqipe.
Në muej Shkurt, hapi Biblioteken e parë shkollore Shqiptare.
Kamngulja e At Fishtës ishte që gjuha Shqipe duhet të jetë në të gjithë Shqipninë e detyrueme nder shkollat fillore, sepse një pakujdesi per gjuhen asht me pasoja të mëdha dhe të randa, se prej saj rrjedh jeta ose vdekja e kombit.
Gjuha e At Fishtës asht shumë e pasun me njësi frazeologjike e me larmi figurash stilistike e retorike në përputhje të plotë me parimet klasiçiste të gjuhës poetike. Një fakt që na e vërteton qëndrimin e Tij të njohun për me dishmue gjuhën Shqipe si një gjuhë të stilit të naltë po edhe të persosun.
Kenja mësues per At Gjergj Fishten asht: “Zeje e Shejtnueme”. Familja vlersohet si: “Ma i fuqishmi faktor kulture”.
Shkollen e cilson: “Tempulli i dijes” dhe “Truell i Bekuem”.
Roli i Mësuesit per zhvillim shoqnor barazohet me qeveritarë.
Nxanësit i vlerson si: “Shpnesa e njomë e Atdheut”!
Profesor Kol Prela (ish deputet, pushkatue në 1947) ka thanë: “At Fishta, bir’ i popullit, ka naltue gjuhen Shqipe në dinjitetin e artit, si dikur Homeri nder grekë e Lukreci nder romakë.”
Shenim FR: Mendimet e At Fishtës per shkollat Shqipe sot, duhen studjue nga të gjitha organet drejtuese të arsimit e të kulturës mbrenda dhe jashta Atdheut. Deri kur kështu?!
Melbourne, 6 Gusht 2020.

Fishta lajmëroi ardhjen e komunizmit 9 vj. para triumfit në

PostPostuar: 10 Gusht 2020, 16:28
nga Laert
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES
-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:


SHKRIMTARI VISAR ZHITI SHKRUEN:
Imazh

145-vjetori i lindjes/ Átë Gjergj Fishta është dhe veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet,akademik i kulturës italiane, duke e parë si kolonë të kulturës europiane. Ai ka qenë i propozuar dhe për çmimin “Nobel”.


Nga Visar Zhiti:
Fishta lajmëroi ardhjen e komunizmit 9 vjet para triumfit në Rusi”


ÁTË NË LETRAT SHQIPE

Përpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen për mbarë të shtojmë atë fjalëzën e shkurtër dhe parake “Átë”, se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej áti, jo vetëm si klerik dhe atë në letërsinë shqipe, por në vetëdijen e shqiptarit. Ai është përcjellës i amaneteve, i kumteve që vërshojnë nga goja e kombit, nga buzët e plagëve të shekujve dhe u bë dhe vetë zë i madh, i ngritur në lartësitë e një epike madhështore, me fuqinë e Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendë moderne ndërkohë, me rrënjë shkëmbi, plot dije dhe urti, me dhembje dhe dufe, dhe befas shndërrohet në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, me një gjuhë të begatë dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh.
Por Átë Gjergji ka dhe zemërim perëndish, që nga dashuria e kthen atë në satir(ik), ndoshta është satiristi më i mirë në Ballkan i kohës së tij. Dhe pikërisht këtu, kur ai është qortues, sikur bëhet i pakohë, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi një satirë të tij dhe kjo e bën të ndihet i gjallë vazhdimisht.
Átë Gjergj Fishta është dhe veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturës italiane, duke e parë si kolonë të kulturës europiane. Ai ka qenë i propozuar dhe për çmimin “Nobel”.
At Gjergj Fishta është një fenomen në kuptimin metaforik, por dhe të zakonshëm, ai u bë shumë i njohur qysh në gjallje, deri dhe anekdotik. Kur dikush, p.sh., ka nisur të recitojë diçka prej tij, menjëherë të tjerë kanë ditur ta vazhdojnë, madje dukej sikur krijohej kori antik, t’i thoshe një varg, tjetri vargun tjetër, kështu ka ndodhur me të, nëpër popull, në teatër, por dhe në autobus, në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg. Heshtja e dhunshme që e mbuloi gjatë diktaturës, e shoqëruar me denigrime e fyerje si askush, nuk e trandën monumentin e tij, ai, siç thoshin latinët, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por më shumë se aq. Vepra e At Gjergj Fishtës është qëndresë dhe kushtrim lirie, dinjitet kombëtar dhe shkëmb. Peizazhi më i fuqishëm i shpirtit shqiptar. Së bashku me pararendësin e tij Naim Frashëri, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e shqiponjës në Flamurin tonë.
23 Tetor është datëlindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët dhe jo vetëm ata, personalitete të vendit e kanë thënë e do të thonë fjalën për të, gurra fishtiane nuk shter, por për ta përkujtuar, ne kemi zgjedhur një veprim ndryshe, jo studim a vlerësime, por po pranojmë antologjinë e njërit prej lexuesve të tij më pasionantë, Zef Skanjeti, që vazhdimisht e hap Veprën e Atë Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj dhe dëshiron t’i japë lexuesit pjesë, që sipas tij, janë dhe aktuale, nga njëra anë për rëndësinë e kumtit e dritën udhërrëfyese dhe nga na tjetër si dukuri, pengesa, që duhen qëlluar me shigjetat e mprehta fishtiane. Thjesht për të ndjerë se sa i madh është, pazgjidhshmërisht me Shqipërinë dhe shqiptarët.

DREDHA E DJALLIT

Te satirat në “Anzat e Parnasit”, përveç të tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirëfilltë si “Dredha e Djallit”, ku paralajmëron ardhjen e dreqit të kuq (komunizmit) në Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet përpara se ai të triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Z. S.)
……………………………………
E shka t’lânë kta kater ujq,
Qi i kercnohen shoqi-shojt,
Thonë, do t’dalë nji dreq i kuq,
Qi pa dhimbë do t’i a njesë thojt.
Edhe m’duket se për né,
Mor’ Shqyptarë, ky djáll i zi
Sa mâ para ka me lé,
Pse na dreqnit kem’ kojshi…
Qe, pra, tash se per ç’arsye
Punë n’Shqypni s’jet pa u shpërthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pûnë mbarë qi t’jetë nisun
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, ndër né
Dersá menden na t’a rrisim
E me dije mos t’a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s’âsht tjetër
Si e kam kndue nder libra t’vjetër
Veç padija dhe krenija,
Qi shkojn njitë si trupi e hija.

SHKODËR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTËS
(nga libri “Thesaret e frikës” i poetit Visar Zhiti)
shkruar gegërisht
N’varrin e shembun dhe t’harruem u gjetën copra kocash, mbetun nga mëkati i pakalbun.
Çka mund t’bahet me to, o At’, veçse skeleti i dorës, që mbi dhe ka shkrue eposin e vdekun të t’gjallëve e nen dhe eposin e gjallë të t’vdekunve?
Baj Kryq dhe dora m’zhvishet, bien mishi, m’bahet skelet si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si shpatën me millin. Se e gdhendëm drunin e fatit tonë. Ranë bujashka fjalësh n’varrin që s’do të vdesi ma.
============
Shenim FR: Botohet pa asnjë ndryshim.
Melbourne, 10 Gusht 2020.

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI SE, KOMUNIZMI BAN “MREKUL

PostPostuar: 12 Gusht 2020, 15:56
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI SE, KOMUNIZMI BAN “MREKULLI”?

Imazh

“Kjoftë per atëherë!”… Na ishim pa u lé…
Gati askush nuk dijti me e kuptue, as me parashikue shka a komunizmi?
Don Kolec Prennushi kishte thanë: “Kur hine këta: Tashti marueme!..”
Ai dinte nandë gjuhë. Se ku e kishte gjetë “perfundimin e vet”, nuk e dij!
Ata me të vertetë maruen e nuk i vijnë Shokët e tyne kurrma Shqipnisë!
E verteta duhet pranue dhe besue! Historia mos u persëritët ma!!..
Komunizmi asht e vertetë që “shkaperdanë familjen”, këte e besoj!
Komunizmi asht e vertetë se “zhdukë virtytet”, edhe ket e besoj!
Komunizmi asht e vertetë se vetem krijon rrjete spijunazhi e agjenture!
Komunizmi asht e vertetë se torturon deri në shperbamje të karakterit!
Komunizmi asht e vertetë që ka torturue Burra, sa nuk i ka njoh kushma!
Komunizmi ka ba kushedi sa miljon vetë me pranue vdekjen para turpit!
Komunizmi në Shqipni ka ba at që nuk e ka ba tjeter vend: Shtetin Ateist!
Po, se komunizmi ban “mrekulli”, as këte s’e ka shkrue kush deri tashti.
“Mrekullitë e komunizmit” kanë një qellim: “Me sigurue mijetesen e tij!”
“Rilindja” e tij asht “ringjallje”, mbas vdekjes së diktaturës komuniste!
Dhe “ringjallja” e komunizmit, pasohet nga “rilindja apo ringjallja” edhe e “krimeve të padënueme t’ atij sistemi barbar”, me të gjitha vllavrasjet tjera që do të “perjetsojë vetem shfarosjen”! Gjithshka filloi nga vorfnia!
Vorfnia e popujve dhe pasunimi i sundimtarëve asht “Rilindja” e plotë!
Ashtu, si asht vet komunizmi “shfarosës” i njerzimit të qytetnuem, ashtu janë dhe “mrekullitë” e tij, barbare, vrastare e shpartalluese të njerzimit!
Skllavnimi i Botës së qytetnueme asht piksynim i “Rilindjes” komuniste!
Njerzimi asht krijesë dhe kryeveper e Dorës së Zotit! Këte mos e harroni!
Prova ma e saktë e këtij mendimi: Asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit...
Asht Shqipnia e Shën Nanë Terezës dhe, e Shën Papës Gjon Pali i II..!
Mes bishave t’ Ballkanit, e sundume tash 100 vjetë nga gjarpij helmues...
Shfarosës të Besës, Burrnisë e Bujarisë, tradita shekullore t’ Alpeve tona!
Melbourne, 12 Gusht 2020.

BARDH SHIROKA - Kujtime

PostPostuar: 14 Gusht 2020, 22:17
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:

PROFESOR BARDH SHIROKA
Kujtime


Imazh
(1932 – 2006)


Bardhi i bardhë si kmisha që ka veshë në dukje e, në Shpirtë gjithë jeten!
Ata që e njohën afer perjetë të jetës nuk e harrojnë buzqeshjen e Tij aq të ambel sa kishte fjalen, e deri tek shterngimi burrnor i dorës së paster.
Ishe fëmijë kur e njohta prej vllaut të madh Alfonsit, me të cilin ishin të një moshe, shokë po, dhe të asaj brezni studentash që e paguene me jetë persekucionin e terrorizmit komunist në Shkodren e masakrueme…
Vetem me kujtue emnat e kriminelave vrastar Zoji Themeli, Hilmi Seiti e ish hetuesit korçar Skender Villa, drejtor i Gjimnazit Shkodres, mjafton me kuptue se shka ka kalue rinia shkodrane, e panjollosun me sigurimin.
Bardh Nik Shiroka ishte nder studentat e shkelqyeshem nder mësime, kur me 10 maji 1950 u arrestue grupi i studentave të Shkodres. Bardhi e perfundoi Gjimnazin, po nuk mujti me i shpetue arrestimit mbas atyne pak viteve që ishte ushtar në repartin ushtarak të Beratit, me 4.7.1955.
Dëshira e madhe e sigurimit komunist per me prangue dhe torturue dhe Bardhin si të gjithë shokët e Tij, nuk ishte plotsue pa e pa në birucat e sigurimit të Shkodres, ku zhvilloi hetimet. Gjykata e Shkodres drejtue nga toger Faik Spahiu, nuk u kursye me fillue akuzen kunder Bardhit, me “shkollen françeskane të Shkodres, dhe me vazhdue me perpjekjen e Tij, per me rrëzue pushtetin komunist...” vetem me llafe e shpifje ashtusi, ka kenë gjithmonë per 47 vjetë dhe procedura e “drejtësisë sonë popullore” antidemokratike. Akuzat ishin ato të grupit studentave të vitit 1950...
Akuza që randon Bardhin në dënimin e Tij asht gjoja “pjesmarrja e Tij në një organizatë kriminale studentore, që kerkon me rrëzue pushtetin...”
Këta veprime të dhunshme të sigurimit baheshin per me justifikue para opinjonit Shkodres, shifrat nalta të dënimeve të randa, si rasti i Bardhit, që u dënue 10 vjetë burg, me punë të detyrueshme nder kampe shfarosje.
Vendimi i dhanun me 19 Tetor 1955 nga gjykata e Shkodres, u aprovue me 23 Nandor 1955 nga Gjykata e Naltë në Tiranë, me kryetar Mustafa Qilimi, dhe antar Hilmi Telegrafi dhe Sotir Spiro, tue firmosë origjinalin.
Pafajsia e Bardh Shirokës vertetohet nga lirimi i Tij mbas 7 vjetësh burg, me 24 Gusht 1962. Sikur akuzat ndaj Tij të kishin vetem një rresht nder të gjitha fletët të vertetë: Bardh Shiroka nuk delte nga burgu as mbas 20 vjetësh tue Ju persëritë dënimet nga 20 e 25 vjetë, mbas dënimit të parë. Kjo praktikë asht ndjekë me disa mija vetë të ridënuem nder burgje.
Bardhi ka folë dhe ka shkrue rusisht, italisht, greqisht, latinisht dhe, në burg ka mësue edhe anglishten në mënyrë të persosun.
Bardh Shiroka (28 Shtator 1932 – 10 Maji 2006), ishte nder figurat ma të nderueme të inteligjencës së qytetit të Shkodres, gja per të cilen, kur unë në vitin 1991, ishe në kryesinë e BSPSH, dhe kerkova nga Nenkryetari i Këshillit të Ministrave të Qeverisë provizore, zotni Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Perndjekunve Politik të Shqipnisë”, gja që Ai e aprovoi mbrenda 4 ditësh dhe, na njoftoi nga Tirana per zgjedhje të një Kryetari, unë ju drejtova Bardh Shirokës, tue Ju lutë me marrë atë detyrë. Bardhi nuk e pranoi, tue u justifikue me gjendjen shndetsore jo të mirë. Atëherë me që nuk i lente gja mangut Bardh Shirokës, qytetari po aq i njoftun Lin Martini, Ju drejtova Atij, tue rikujtue edhe një thanje të At Mëshkallës per Te: “Nder të rijtë e burgosun aso kohe në Burrel, asht kenë dallue me gisht per qendrimin e tij Lin Martini!” Kjo ishte garanci e plotë per detyren që po i kerkojshe. Me vështirsi e pranoi, tue Ju lutë edhe Karlet Luka, Dedë Gjonmarkaj. Dhe, Emni i Linit mbeti i nderuem!
Arsyeja e vertetë e kundershtimit Tyne, nuk ishte se Ata nuk e donin që të formohej ajo Shoqatë, po ishin shumë pesimistë per drejtuesit e Shtetit...
Sot mbas gati 30 vjetësh... Kur asnjeni nuk jeton ma, u mundova me Ju rikujtue Popullit të Shkodres Emnat e Nderuem t’ Atyne Burrave, që nuk e dij a i vijnë ma Asaj Shkoder... Vertetë që Ata vuejtën si Krishti, po në Themelet e Rozafës, Ata shkruene Emnat e vet me shkronja t’ arta!
Nderim e Lavdi të Perjetëshme kujtimit t’ Atyne Burrave..!
Melbourne, 14 Gusht 2020.

At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e Shen

PostPostuar: 16 Gusht 2020, 16:41
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
KUSH E KA FIRMUE KETE ?

Imazh

Ky dokument asht firmue nga njeni prej “Heronjve të popullit”, ma i dashtuni per të gjithë ata barbar që janë perfshi nder dokumenta. Shoku Ever ka disa dekorata dhe tituj si: “Hero i Punës Socialiste”, “Heroi i Popujve të Jugosllavisë”, “Heroi i Popujve të Bashkimit Sovjetik”, Suvorov dhe “Ylli Partizan” nga Jugosllavia. , Urdhër i Trimërisë, Urdhri “Ylli i Kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit. Kulmi i vetëdekorimit arrin kur, vetëm një vit e 11 muaj si kryeministër, mori urdhrin “Hero Kombëtar”. E sa të tjerë që i ka nder xhepa të pantollonave edhe atje ku asht sot…
“I meriton!” Me 15 Maji 1945 ka nenshkrue interrnimin e këtyne fëmijve nen moshen 14 vjeç: Klorja, Lajdja, Katrina, Zefi, Mojsi, Leka, Elena, Bibjani, Nikolla, Klara, Isabella,Tonini… Vetem të familjes Mirakaj… Po në gjithë Shqipninë sa bahen?!
Mos gaboni me ia prekë, se monstra e tij sot asht gati me ia fillue si modeli terrorist!
Melbourne, 16 Gusht 2020.


XXX


2020 - VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”
Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e Shenjtë…


Shkrimtaria Keze Kozeta Zylo
Imazh
Keze K. ZYLO: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e Shenjtë…"


“Kur në klasa, auditore, skena interpretohet gjuha shqipe e Fishtës kam besuar se Zoti është ulur pranë dhe ka prekur zemrat e voglushëve për mos ta harruar kurr Gjuhën Shqipe.”

“Sot ne vazhduesit dhe admiruesit e veprës së Gjergj Fishtës këtu në Diasporë jemi mbledhur për të nderuar dhe përkujtuar 148-të Vjetorin e Poetit Kombëtar, ishkandidatit për çmimin Nobel, Fishtës.
Në ka poet që kujtohet më shume në botën e Diasporës Shqiptare padyshim ai është Gjergj Fishta një nga figurat më brilante të Kombit. Natyrisht kjo ka arsyet e veta që unë do t’i përmend me fakte dhe të ndjera në palcë të shpirtit.
Ikjet e shqiptarëve si në kohët biblike karvan-karvan që në shekujt e kaluar dhe revanshi i tyre që s’po di të ndalet bën që prindërit shqiptarë marrin me vehte brengën më të dhimbshme më gangrenizuese asimilimin e pakuptueshëm tek brezat që lindin dhe rriten në dhera të huaja. Shkrimtarët dhe poetët e vërtetë frymëzojnë lexuesit dhe bëhen udhëheqës shpirtërorë në veprimet e tyre. Kjo ka ndodhur me Gjergj Fishtën poetin kombëtar i cili me poezinë “Gjuha Shqipe” është bërë Diell dhe dritë në shumë nxënës të shkollave shqipe që janë hapur anë e mbanë botës.
Nga përvoja ime si bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” në të gjitha lagjet e Nju Jorkut është tejet emocionuese, kur dëgjoj vargjet lapidar dhe aq të fuqishme të intepretuara nga nxënësit tanë në Ditën e Flamurit, të Mësuesit apo dhe festave të tjera kombëtare.
Janë dhjetra vidio që japin realisht këto vargje hymn për gjuhën shqipe të poetit erudit Fishtës, ato janë epike, por dhe plot dashuri të dala nga goja e bijëve emigrantë dhe ja se si:
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari/ qi këtë gjuhë të Perëndis’/ trashigim, që na la i pari/ trashigim s’ia len ai fmis/ edhe atij iu thaftë, po, goja/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja/ flet e t’veten e lén mbas dore.”
Fishta shpërthen si vullkan nga llava e zjarrtë e shpirtit kur sheh fëmijë dhe shqiptarë që nuk flasin gjuhën shqipe, por në vend të saj përdorin gjuhë të tjera kur s’është nevoja…
Janë këta burra të ndritur të Kombit që bëjnë dritë dhe ndezin zjarr shpirtrat e fikur nga pushtimet e huaja apo qoftë dhe nga pushtimet e vetvehtes, çka kjo e fundit është dhe më shkatërruesja… Harrimin e Gjuhës Shqipe ai e quan mëkat dhe këtë mëkat s’ka ujë oqeani që ta lajë…

Për rrjedhojë kush nuk përdor gjuhën shqipe dhe nuk e flet atë merr mallkimin më të rëndë në histori, sepse gjuha shqipe është pashaporta është ashti i Kombit tonë.
Gjuhën Shqipe Gjergj Fishta e quan hyjnore, të bukur, të ëmbël, sa të duket sikur dhe Zoti ka folur shqip… është kjo poezi gati një hymn kombëtar për Gjuhën Shqipe që vazhdon të frymëzojë sa të ketë shqiptar mbi dhe.
E konsideroj vehten me fat qe të sjelle pranë jush këtë temë shumë interesante këtë temë ku Gjergj Fishta e ka lëvruar mjeshtërisht si në Gjuhën Shqipe ashtusi një mësues soji. Gjuha Shqipe dhe mësuesia janë një binom i pandashëm për poetin kombëtar. Duke pasur privilegjin të jem mësuese e Gjuhës Shqipe midis dy kontinenteve doemos që jam frymëzuar pa kushte nga thesari i çmuar pedagogjik i Gjergj Fishtës. Ai ka qenë një pedagog dhe ligjërues i jashtëzakonshem i Gjuhës Shqipe duke botuar në revistat më prestigjioze të kohës artikuj shkencorë dhe studimor dhe duke e ngritur shumë lart nivelin arsimor të fashitur në Shqipërinë e kohës. Sa herë jam ndalur para klasës dhe gati duke prekur qiellin kam interpretuar e magjepsur vargjet për Gjuhën Shqipe, dashurinë e madhe për Kombin, fisin dhe gjithçka shqiptare. Fjala e tij rrjedh e gurgullon nëpër dejet e mësuesit si në këto vargje: “Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë/ Ka me ju njoftë me ç’fis ju keni/ Ka me ju njoftë ju për shqiptarë/ Trima n’za sikurse jeni”
Gjergj Fishta e vuri tërësisht edukimin fetar që mori në kolegjet Perëndimore në shërbim të Atdheut të tij. Shpirti i tij ishte vetëm për gjuhën dhe shkollën shqipe. Ai luftoi ashpër me të gjithë ata të huaj që kërkonin me ngulm nëpërmjet hapjes së shkollave nga të gjithë shtetet e botës, si serbe, greke, turke, italiane etj,, ta shkombëtarizonin vendin me qëllim që të mos kishte më Gjuhë Shqipe. Ndërkohë ai dënon ashpër dhe e vesh me vellon e zezë realitetin e kohës, se jo vetëm që popullin donin ta shkombëtarizonin, por ajo më e helmëta është që t’i bënin gropën vetes me paratë e tyre duke suportuar shkollat e huaja… Ndaj dhe Fishta shkruan:
“Por, shka asht me zi, vetë kombit t’ngratë kto shkolla/ Po i duhet sod me e i mbajtun m’kambë me t’holla”.
Gjergj Fishta është intelektual erudit me një kontribut të jashtëzakonshëm për Kombin. Në Kongresin e Manastirit ai u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit, më 1908, dhe përcaktuan alfabetin e Gjuhës Shqipe.
Me një edukim të lartë fetar dhe duke parë aftësitë dhe kulturën tejet të gjerë shkolla franceskane e zgjodhi drejtor të saj në Shkodër, i pari shqiptar që u zgjodh në këtë shkollë.
Megjithëse për Fishtën siç thotë Vatican News: “Nuk duhet shkruar. At Gjergj Fishta duhet lexuar! Sepse vetëm duke e lexuar, mund ta njohësh Fratin e veshur me zhgun, të ngjeshur me konop nëpërmjet e me këmbë të zbathura verë e dimër… Mund të njohësh humanistin, atdhetarin, burrin e madh, pa varr, por jo pa lavdi. Poetin, veprat e të cilit u flakën njëmijë herë në baltë nga kundërshtarët, e u ngritën njëmijë herë në qiell nga dashamirët. E sidomos, Lahutën! E ndaluar, e pështyrë, e djegur, e fshehur në skutat më të errëta të shtëpive të moçme e në kujtesat e njerëzve, ajo doli e del përsëri në dritë, për t’i folur Shqipërisë e edhe Botës…”
Gjergj Fishta vazhdon të frymëzojë ndër breza, por veçanërisht poezia për Gjuhën Shqipe është një përmendore e shpirtit ndër fëmijët e diasporës. Është drithëruese kur miliona Shqiptarë të shpërndarë si zogjtë e korbit në botë nuk flasin shqip, por kur në klasa, auditore, skena interpretohet Gjuha Shqipe e Fishtës kam besuar se Zoti është ulur pranë dhe ka prekur zemrat e vogëlushëve për mos ta harruar kurrë gjuhën shqipe. Kjo poezi si gjithë veprat e tij janë par ekscellence, janë siç thotë Lasgush Poradeci se vepra poetike e Fishtës është e zhvilluar sipas postulatit fetar e kombëtar, poezia e tij është shkëmb i tokës e shkëmb i shpirtit Shqiptar.
Gjergj Fishta ky Poet Kombëtar me një shtëpi ku jetoi për shumë kohë sot është në mëshirë të fatit, ajo shtëpi të paktën në 30 vitet e post diktaturës duhej të ishte kthyer në pelegrinazh për gjithë Shqiptarët… Megjithatë këto ditë lexova lajm të mirë nga miku im Paulin Zefi se Bashkia e Lezhës ka marrë miratimin për ta restauruar shtëpinë e Fishtës dhe ky është një lajm dhe ogur i mirë për kulturën kombëtare.
E ndjej vehten me fat që bashkë me bashkëshortin tim dhe mbesen e madhe Dea, kemi shkuar pranë shtëpisë së Fishtës, në vitin 2018-të kur ishim në Shqipëri.
E kishja ëndërr të vizitoja shtëpinë e Gjergj Fishtës, shtëpinë e Poetit Kombëtar, këtë e kishte kuptuar në çdo qelizë të shpirtit tim mbesa ime Megi Gjoni e cila na shoqëronte për në Lezhë. Ishte tejet e vështirë për ta gjetur udhën e dritës nëpër terrin e harresës… Asnjë shenjëz nuk gjendej… Po ja tha Dea 7 vjece e gëzuar kur pa dhitë, pyesni bariun? Barinjtë gjithmonë janë udhërrëfyes te shtigjeve, monopateve mendova… Bariu me shkopin në dorë dhe dhitë përpara na tha:
Më ndiqni mua dhe unë do jua tregoj ku e ka shtëpinë Gjergj Fishta, por kujdes se është shumë e rrënuar dhe më shumë më vjen keq pë këtë vajzën e vogël që e keni me vehte!…
Bariu shpesh më dukej si bariu i moçëm Marash Ucin që aq shumë e përmend Fishta në Eposin Kombëtar… Duke ecur ngadalë nën tymin e rrugës dhe zhurmën e këmbëve të dhive, përpara na u shfaq shtëpia e gurtë me ngjyrë hiri që kishte dritëz Perëndie, fijëza dritash që rrallë i ndjen gjatë jetës…
Në fytyrat tona ra një heshtje përballë portës me hekur të ndryshkur dhe dru të kalbur, oborrit me lule, hithra, shkurre të egra, shkurt: Shtëpi në mëshirë të fatit… Mbesa më tha frikshëm: Të lutem mos hyr brenda se mund të ketë gjarpërinj!… Po pyesja unë nga gjarpërinjtë, nepërkat, shpirti im kishte hyrë i tëri në rezonancë me poemën e famshme: Gjuha Shqype që aq herë jua recitojmë nxënësve në emigrim…
Ne ishim bërë trinom i pandarë: Fishta, Gjuha Shqipe dhe ëngjëjt mbrojtës të Gjuhës Shqipe në Diasporë që përfaqësohej këtë radhe nga Dea e lindur dhe rritur në New York…
Duke “shkelur nepërkat” me këmbë” një zë i brendshëm i thellë sa deti dhe me jehonë malesh kumbonte përballë bustit hijerëndë: “Kthejeni shtëpinë e Gjergj Fishtes në Muze!”
Dhe me lule ndër duar recitoja përballë Tij, po po recitoja fort, fort sa u bashkuan dhe Zanat e Maleve…
Oh! ju bjeshkët e Shqyptaris’/ E ku rriten djelm si zana/ Un ju kurr s’kam me u harrue/ Kahdo t’m’jet gjykue me u endë/ Dersa t’muj me ligjirue/ Ju gjithmon kam me u permendë!
I Dbuemi…: Dersá t’mundem me ligjrue/
E sá gjáll me frymë un jam/ Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,/
Edhe n’vorr me t’permendë kam.
Ai është një mësues dhe Poet Kombëtar i pashoq.
“Lahuta e Malcisë” është perkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar Maximilian Lambertzi i cili më 1922 shkruan se: “Fishta është poeti më gjenial që deri më sot ka dhënë Shqipëria. Ai është epiku më i madh i shekullit, Homeri Shqiptar dhe Lahuta e Malcisë është Iliada shqiptare”
Gjergj Fishta ky mësues i Kombit është frymëzues në çdo Shkollë Shqipe në Diasporë, jo vetëm me poezinë e famshme Gjuha Shqipe, por siç thotë Prof.Pashko Gjeçi eshte “Mbreti i poetëve shqiptarë, Patër Gjergji qe i pari që vuri në shkollë Gjuhën Shqipe dhe mbrojti me trimëri të drejtat e Kombit tonë në çdo konferencë ndërkombëtare, është i pari që me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenë, historinë e përpjekjeve të tij për Liri.
At Fishta, nuk jetoi në “kështjellen e fildishtë”, por u hodh me entuziazëm djaloshar nga një mision në tjetrin për të mirën e kulturës e të racës Shqiptare…
Fishtën, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymëzonte asgjë me parë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut.” Vepra e tij u studjua hollësisht nga figura brilante në botë, por edhe kombëtare një prej tyre ishte Prof.Eqrem Çabej të gjithë këta në shpirtin e tyre kishin mbi të gjithë për fe Atdheun, prandaj Çabeji nga Vjena i shkruan: “Padre, të falënderoj për urimet e Vitit të Ri, por të falenderohem njëmijë herë për veprën që më dërgove Lahuta e Malcis, të cilën, pasi e lexova dhe rilexova mbi 100 herë, jam dashuruar aq shumë me këtë vepër sa po më detyron të bëhem katolik.”
Me çfarë force shpirtërore përshkruhet dhe flitet për At Gjergj Fishtën, çfarë frymëzimi buron nga penat e ndritura të Kombit, ngase dashuria e tij për Atdheun ishte një me rrahjet e zemrës së tij qe s’pushoi kurrë deri në minutën e fundit të jetës. Në fakt aspak nuk është e lehtë të sjellësh në një simpozium pak orësh Gjergj Fishtën, sepse vepra e tij do një studim të detajuar në të gjitha fushat ku ai u dallua si një burrë i ndritur i Kombit, çka të kujton fjalen e Hafiz Ali Kraja një intelektual erudit mysliman i Shkodrës i cili në eulogjinë e tij në varrimin e Gjergj Fishtës tha: “Poet kombtar, Patër Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…”
Me At Gjergj Fishtën Gjuha Shqipe bëhet elegante, e zjarrtë, fanar ndriçues, ndjellëse e zemrave për t’i kthyer në Atdhe fëmijët e Diasporës, të cilët ndodhen në çdo cep të globit.
Dhe shpresoj se njëditë Shqipëria do të bëhet nëse në krye të oxhakut vendosim këta Burra të ndritur të Kombit, siç është At Gjergj Fishta për të cilin jemi mbledhur sot si Diasporë.”

Shenim nga F.Radovani: Kjo asht fjala e mbajtun nga zonja Keze Kozeta Zylo, në simpoziumin shkencor të 148-të vjetorit të lindjes Poetit kombëtar At Gjergj Fishta (2019), në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York. Autorja, zonja Zylo, asht shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Melbourne, 18 Gusht 2020.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari