Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 445 postime · Faqe 41 prej 45 · 1 ... 38, 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BOTEN E SHKALLMON HARRESA! 2 prill Shkodër, Posted 02 Prill 2020, 14:06
Nga Fritz RADOVANI:
BOTEN E SHKALLMON HARRESA!


Imazh
HEROJT’ E 2 PRILLIT 1991

2 PRILL 1991 – MASAKRAT KOMUNISTE NUK KANË KURR AUTOR!
AUTORËT E VRASJEVE JANË “HERONJË” TË PAPREKSHEM!
ATA MBROHEN NGA LIGJI I GJENOCIDIT DHE KUSHTETUTA T…
SHQIPNIA I SIGURON EDHE “TITUJT” E DHANUN NGA AKADEMIA…
U pat fillue një gjyq… E pritej me fillue prap tjetri… Po, u la per ma vonë!
Shumë prej atyne vrastarve që atë ditë të zezë të 2 Prillit në Shkoder, patne shkrepë armët barbare mbi 93 persona, tue lanë kater djelmë të rij të vdekun, para qendres terroriste të komitetit PPSH së Shkodres, sot nuk jetojnë, po persa kohë ishin gjallë, vetem zi e ma zi i sollen Atdheut!
Shqipnia sot ata monstra i ka në të gjitha qoshet e veta, madje edhe disa nga fëmijtë e tyne, i ka angazhue në armen terroriste të sigurimit shtetit. Te vriten njerzit e pafajshem diten per diell e mos të dënohet askush, kjo nuk besoj se ngjet në ndonjë tjeter vend të Botës... Të pakten formalisht!
Sigurisht, dënimi i vrastarëve barbarë nuk pritet nga “Rilindja” e sotme, po as harresa e Atyne Djelmëve Heronjë, nuk i takon opozitarve që rrijnë e shikojnë duerkryq prej dritareve të kafeve në Shkoder... As nuk dij me e kuptue se ku kullosin gjithë ato parti “politike”, që nuk kryejn asnjë nga angazhimet e veta para zgjedhjeve atje. Ndonjëherë mendja më shkon perkeq: “A thue të gjithë të persekutuemit politik të Shkodres janë pajtue me korrupsionin dhe poshtersitë antinjerzore të drogamanve socialist?!”
Edhe kjo më duket e pabesueshme! Që sigurimi i shtetit në Shkoder ka vu të gjitha metastazat e veta kunder “Shkodranve demokratë”, per këte sot unë nuk kam asnjë dyshim, po që në Shkoder, mos me u kujtue dhe mos me u nderue Ata Atdhetarë antikomunistë që dhane edhe jeten per Atdhe këte, e tham pa pikë mëdyshjet: “Nuk mund t’a besoj e, as t’a pranoj!”
Shkoder! Mos u pajto me “harresen”.., turpin e socialistave komunistë!
Melbourne, 2 Prill 2020.


Nga Fritz RADOVANI:

NANA SHQIPNI QINDRO !


O NANA SHQIPTARE,

NUK JENI AQ PAK SA MOS ME JU KUJTUE !..
MBI 45.000 FUTA T’ ZEZA E DEGERMIA MBAS VITIT 1944, MBULUEN KOKAT E NANAVE TONA.
JANË ATO FATZEZA QË DISHRUEN ME I PASË LOÇKAT E ZEMRES S’ VET N’ PREHEN E, ME LOTET E VETA, ME UA LA PLAGET E TRUPIT… ATA PLAGË TË DORËS BARBARE T’ ATIJ TIRANI, QË UA KALOI EDHE XHULLIJVE TË KRISHTIT…
AH, O NANË, VETEM HANXHAR’ E HESHTA, PROVOI AJO ZEMER !..

Melbourne, Prill 2020.
Author: Fritz RADOVANI
Translated by Julian ÇEFA
MOTHER ALBANIA BE STRONG !

OH ALBANIAN MOTHER,
YOU’RE NOT JUST A FEW, SO WE CANNOT REMEMBER YOU. IN 1944, OVER FORTY FIVE THOUSAND BLACK KERCHIEFS AND VEILS COVERED THE HEADS OF OUR MOTHERS. THEY ARE THOSE UNLUCKY MOTHERS WHO WISH TO HAVE THE DEAREST OF THEIR HEART IN THEIR LAPS, AND WITH THEIR TEARS TO WASH THE WOUNDS OF THERE BODY. THOSE WOUNDS FROM THE BARBARIAN HANDS OF THE TYRANT, WHOSE TORTURE PASSED THAT OF JESUS.
OH MOTHER, ONLY SPEARS AND SWORDS TRIED YOUR HEART.

Melbourne, Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AH, SELCA E ALPEVE KRESHNIKE !, Posted 09 Prill 2020, 20:07
Pergatiti: Fritz RADOVANI:
Imazh

AH, SELCA E ALPEVE KRESHNIKE !


Një prej Bijve Tuej pat thanë në 1959:

“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944 dhe,ka me vazhdue deri sa të marojë komunizmi…”

Ai ishte Trimi i Perjetshem i Yti,
DON DEDË MALAJ

Melbourne, 10 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!


Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”


Melbourne, 20 Nandor 2019.
Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...
Imazh
SHEJTJA NANA TEREZA
(26 GUSHT 1910 – 5 SHTATOR 1997)
•110 VJETORI I LINDJES


SHEJTI GJON PALI II
(18 MAJI 1920 – 2 PRILL 2005)
•100 VJETORI I LINDJES

Në këto ditë të mëdha Pashkësh, perkujtojmë disa...

PERVJETORË TË PLOTË TË VITIT 2020...


■Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945)
Asht pushkatue 75 vjet perpara nga shteti komunist.

■Don Ndre Zadeja (3 Nandor 1891 – 25 Mars 1945)
Asht pushkatue 75 vjet perpara nga shteti komunist

■Don Mark Gjani (1909 – 1945) 75 vjet perpara...
Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë.

■At Papa Pandi
(1910? –Tetor 1945), 75 vjet perpara I këpusin koken me spatë në një pyll në Korçë...Mungon foto e Tij.

■At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946)
Pushkatue. E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.

■Xhakoni Demokrat Mark Çuni (1920 – 1946)
I pushkatuem. E kujtojmë në 100 vjetorin e lindjes.

■Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).
Pushkatue nga jugosllavët e Titos, në Tivar...
E kujtojmë në 125 vjetorin e lindjes.

■Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948) Pushkatue.
E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.
■At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948)
U pushkatue. E kujtojmë në 120 vjetorin e lindjes.
■Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) U pushkatue.
E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.

■Imz.Vinçenc Prennushi(4.9.1885–19.3.1949)
E kujtojmë në 125 vjetorin e lindjes. Vdiq në burg.

■Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)
Kujtojmë në 130 vjetorin e lindjes. Vdiq në tortura.

■At Gasper Suma (1897 – 1950) 70 vjetori i vdekjes.
Kujtojmë vdekjen e Tij në burg me 14 Prill 1950.

■Don Kolec Prennushi(1 Janar 1902–2 Korrik 1950)
Kujtojmë 70 vjetorin e vdekjes prej torturave.

■At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951)
Kujtojmë në 140 vjetorin e lindjes. Vdiq në burg.

■Don Ejëll Kovaçi
(5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958)
Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

■Don Dedë Malaj (16 Nandor 1920 – 11 Maji 1959)
Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

■Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)
Kujtojmë 40 vjetorin e vdekjes në sigurim t’shtetit.

■Don Mark Dushi(19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968).
Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

■Don Mikel Beltoja
(17 Prill 1935–10 Shkurt 1974)
Kujtojmë 85 vjetorin e lindjes.Asht pushkatue..,mbasi bishat e sigurimit i shkyen gjymtyrët.
■Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981)
Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. Vdiq i burgosun.

■Don Lazer Jubani (23 Prill 1925–29 Korrik 1982)
Kujtojmë 95 vjetorin e lindjes. Vdiq i helmatisun.


■Mbyllja e kujtesës së disa prej Martirve...

Ja, dhe kush ishte tirani vrastar’ e barbar i Tyne...
“…MEQENËSE KATOLIÇIZMI SHQIPTAR DHE NË VEÇANSI KLERI ISHIN PËNGESA MË E MADHE PËR TRIUMFIN E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI, QEVERIA NUK DO TË KURSENTE ASNJË PËRPJEKJE PËR T’I SHPARTALLUAR ATA”
Enver Hoxha, Selected Works, Vëllimi I-rë, fq. 438, Tiranë 1974.
Melbourne 12 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET:
KUSH NUK M’ SHIKON ?
“JAM MBI KOKAT TUEJA !”

Imazh


“TIRANI HERO”41 Vjet 11 PRILL 1985: ISHTE DIKTATORI MA BARBAR I POPULLIT T’ VET.
SOT, NUK I NJIHET AS TERRORI, AS PERSEKUCIONI E AS MASAKRAT E TIJ.
MBI 45.000 TË VRAMË,
TË MBYTUN NË HETUESI, ME GJYQ E PA GJYQ, NË KAMPE SHFAROSJE, NË INTERNIME, KUFINJ, USHTRI…ETJ. DERI NË 1974...E VAZHDON EDHE SOT...
DERI KUR KËSHTU ?!
Melbourne, 14 Prill 2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!


Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...
Një nder letrat e At Gjergj Fishtës:

NORBERT JOKLI
(1877 – 1942)

Imazh



Shkelqësisë së Tij Françesko Jakomoni, Luogotenente:

Shkoder, 23 shtator 1939


Shkelqësi,


Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Europë, asht Profesor Norbert Jokli, me kombsi çfute, qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e profesor gjuhsije në të njajtin universitet. Tashti, më shkruen prej Vjenet, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem që të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.
Ai, tashma, asht i ndryem, beqar, me nji fat mjaft modest, Atij, natyrisht i duhet të rropatet me gjetë ndonji vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue n’ Amerikë.
Shkelqësi, pa dyshim, do t’ ishte nji fatkeqsi e madhe per gjuhën kombtare shqipe, në kjoftë se ky shkenctar, me famë europjane, qi unë e njof e qi, me autoritetin e tij të pa diskutueshëm, ka majtë gjatë interesin e filologve ma të permendun per gjuhen shqipe, të jetë i shternguem me braktisë Europen.
Kombi shqiptar, i tani, do t’ ju dij per nderë shumë, në se Shkelqësia e Juej të mundet me gjetë mundsinë e t’ a bajnë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitim prues, megjithate të pershtatshëm per famen e tij si shkenctar e gjuhëtar i shquem.
Jam i sigurt se do t’a merrni në konsideratë dashamirse këte propozim t’emin, qi unë e paraqes n’ emen të t’ gjithë intelektualve shqiptarë.
Perfitoj prej rastit, per t’ Ju lutë, të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirnjoftje të thellë.

Shkelqësisë s’ Uej,
i dëvoçëm e mirnjoftës
At Gjergj Fishta O.F.M.

Shenim nga F.Radovani:
Nuk besoj se ka nevojë per koment ky dokument origjinal!
Melbourne, 17 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
4

VIRUSI JU PYET: PO KET A E DINI ?
“SI E BANA BOTEN BURG ?!

DO T’A SHIKONI ME “RILINDJEN” !

Shqipëria e ‘Rilindur” socialiste marrshon drejtë greminës…
Imazh

Lexoni “Veprat” e tiranit, aty do të mësoni si bahet Bota burg!
Ai na i mbylli dyert’ e Europës, dhe kthei Shqipninë në vendin ma të varfen, ku mungonte edhe buka… Mos e harroni buken e misrit si tullë me triska, e rradhat e pafund... Të burgut tonë!.
Diktatorët tiranë per vedi ushqeheshin me gjakun e Popullit!
Askush nuk shikon se shka po ngjet sot në Ballkan!..
A e dini se Populli Shqiptar ka kalue diktaturen ma barbare në të gjithë Lindjen komuniste, në “Perandorinë e së keqes”?!
A ju kujtohet sigurimi i shtetit, me specialista jugosllavë, rus e kinez… “Rilindja” ju sjellë edhe specialista turqë po deshtët… Vijnë ata, se “janë vëllezërit e gjakut…” të pushtetarëve tanë…
Ballkani i çoroditun até kerkon me ba: Shperndamjen e Rinisë Shqiptare nepër Botë, e me shpartallue Trojet e Arbnisë sonë!
Mos i harroni Burra: Kullat dhe Flamurin e Gjergj Kastriotit!
Rruga e tradhtarëve ka vetem një cak: Vetem gremina i prét!
Melbourne, 21 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
27 VJET… PAPA GJON PALI II E SHQIPNIA…, Posted 23 Prill 2020, 14:09
Nga Fritz RADOVANI:
27 VJET…
PAPA GJON PALI II
E SHQIPNIA…

Imazh

E kujtoj kështu, në Kathedrale të Shkodres…(Foto A.Nenshati)
25 PRILL 1993...
Fati i Tokës sonë që thirret Shqipni, dhe i Shqiptarve të Gjergj Kastriotit, asht kenë i lidhun për Eshtnat e Klerit Katolik Shqiptar, gjithmonë besnik ndaj Papës dhe Vatikanit, pra, që në ekzistencën e Katoliçizmit në Shekullin e Parë të Epokës së Re. Kjo besniki e Klerit dhe e ndjekësve të Besimit Katolik në Shqipni asht vlersue dhe vlersohet nga të gjithë Papët e Kishës Katolike Botnore. Merita historike i përket Alpeve sëpse, Ata Male e kanë pague ma shtrenjtë se kushdo qendresën tue fjetë me armë në nënkrejsën shekullore të cungës apo, të gurit palatuem, gja që e dëshmon gjaku i derdhun rrëkajë ndër ato vise heroike.
16 Tetor 1978, si Papë në Vatikan nga Polonia erdhi Gjon Pali II, kur endè zgjedha komuniste ishte mbi Popullin Polak dhe, të gjithë Lindjen komuniste. Që në 1980, Ai tha se, karrshi tokave të lame me gjak Shqiptarësh në Jugun e Italisë n’ Otranto, ku u bane betejat e famëshme kundër pushtuesve turq, “asht prap sot një popull i vogël që po vuen shumë nga diktatura tjetër, asht Populli Shqiptar, për të cilin unë lutem përditë.”
Ai vjen në Selinë Botnore të Katoliçizmit Dymijvjeçar në Romë, kur komunizmit totalitar “Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”, Ky dhe vetëm Ky, asht misteri i Madhështisë së Tij, sëpse askush para Tij nuk ka mujtë me kuptue sakt anën shpirtnore të Njeriut në sistemin totalitar e, me i zbërthye prangat e tiranisë komuniste me tri fjalë: “Non abbiate paura!”, “Mos keni frikë!” Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij i vjen Liria!”
Kujtoni për një moment takimet dhe bisedat me Reagan dhe Gorbaçov. Asnjë takim nuk asht ba në bazat e rraketave, bunkeret, nëndetëset apo zonat e fluturimeve kozmike, por në dhomën e pritjes së Papës Gjon Pali II, në një tavolinë kuadrate, të lëmutë, të bardhë, të pastër dhe të shndritëshme siç ishte Ai vetë, ku, mbështetëshin vetëm katër duer që porsa lidheshin Burrnisht njena me tjetrën: “Nënshkruenin marrveshje paqe e dashnije të pakufi për mbarë Njerzimin!” Ky ishte Papa Polak Karol Vojtila që ndryshoi Historinë Botnore!
Në Kathedralën e Shkodres së dhunueme Papa Gjon Pali II tha: “Historia endè nuk e ka njohë atë që ka ngja në Shqipni. Pra, të dashtun Shqiptarë, drama e juej duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan!
Asht e domosdoshme që Europa mos të harrojë!”…
25 Prill 1993 në Tiranë, perballë Kastriotit Papa tha:
”Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”…
“Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.
Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’Ju harrojë.”
Dhe, në mbyllje Papa tha: “Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm.
●Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”
Europa pra, duhet ta dijë o sot, ose kurr mendimin e Papës Polak: Pikrisht, kur Shqipnia edhe i perket Asaj… Dhe, Dardania asht prap perballë “ricoptimit”...
●Papa perkufizon se: “Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”
Mendoj se, Bashkimi Europjan sot i kujton mirë Fjalët e Papës Gjon Pali i II! Po, fatkeqsisht sot Shqiptarët e Shqipnisë e Dardanisë, s’ka kush i drejton n’Europë. Qeveritarve i asht ba truni rilindje komuniste, sllave, anadollake, greke, droge...
E mbi të gjitha: Pabesije!..

Melbourne, 23 Prill 2020.

DY TAKIME HISTORIKE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nr. 10 - Qemal Draçini - Fritz Radovani, Posted 26 Prill 2020, 00:25
2020
VITI I AT GJERGJ FISHTES


-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR
!

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:
NJË VLERSIM I AT GJERGJ FISHTËS:

Imazh
QEMAL DRAÇINI
(1922 – 1947)

Afrohej fundi i vitit shkollor në Gjimnaz “Illyricum”të fretënve në Gjuhadol të Shkodres.
Dyert e atij Gjimnazi janë kenë të hapuna për të gjitha besimet dhe krahinat e Shqipnisë. Mund të vazhdonte shkollen aty kushdo, pa asnjë paragjykim.
Në klasat e maturës një nga profesorat kishte dhanë një temë hartimi për me pa sesi paraqitet gjendja e studentave, mbasi po afrohej fundi i vitit. Mbas një jave kur profesori i kishte qortue hartimet hyn në klasë sëbashku me At Gjergj Fishtën, i cili aso kohe nuk jepte mësim por, kishte lexue disa nga hartimet ma të mira...
Porsa At Fishta hyn mbrendë, nxanësit u ngritën dhe, profesori urdhnon nxanësit me u ulë ndër banka, At Fishta, tue drejtue gishtin nga nxanësi Qemal Draçini, thotë:
“Qé nji talent!., e, pra, ky talent asht Qemal Draçini.., të lumtë!”...
Ky ishte vlerësimi i At Gjergj Fishtës për Martirin e ardhshëm të Kulturës Shqiptare!
Qemali dha Shpirt n’tortura të sigurimit shtetit në Shkoder, me 10.10.1947, 24 vjeç...

Shenim F.R.: Qindresa heroike e studentave Myslimanë të shkollave fetare Katolike në Shkoder, tue fillue nga Muzafer Pipa, Qemal Draçini, Osman Kazazi, Arshi Pipa, Myfit Q. Bushati, Rasim Gjyrezi dhe të mjaft vajzave të shkollës së Motrave Stigmatine, perballë sigurimit të shtetit komunist barbar e vrastar, asht kenë i papersëritshëm.., jo vetem, në Ballkan, po ai qendrim Atdhetar, nuk njihet as në Boten moderne!
Melbourne, 25 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
29 PRILL 1967 ARRESTOHET
AT PJETER MESHKALLA S.J.

Imazh
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988) (Grafikë nga F.Radovani)

Instituti Pedagogjik Shkoder, ora 17.00… Organizohet demaskimi e arrestimi i Klerikut të Madh të Shqipnisë “ateiste”, At Pjeter Meshkalla, figurë e njohun antikomuniste dhe e papersëriteshme në historinë e lavdishme të Klerit Katolik Shqiptar. Ai hyni në Institut, ku të gjithë ishin me ftesa. Në sallë zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të “porositurit” që do të flisnin si dhe duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje të Gjenocidit të vertetë.
Mbledhja drejtohej nga një presidium i përbamë nga Luigj Shala, Vat Deda, Arif Gashi dhe Palok Kraja, që mbajti edhe referatin e hymjes. Filluen mbas tij diskutimet e zjarrta kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste At Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu agjenti i njohun i Ramiz Alisë, Jup Kastrati, i porsazgjedhun “Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue edhe librat e artikujt që ka kopjue e botue Jupi në emnin e vet. Mbas tij foli mjeku Ramiz Hafizi që u mundue me shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por At Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli e u “duartrokitën” diskutimet e Luçije Gerës, Dedë Kullës, Mandica Jovani etj. Nga salla u ndigjue zani i dy komunistave: Vasil Kafesë dhe Xhemal Dinit, që pyeti At Mëshkallën:“Ti i ke shkrue Kryeministrit për Inkuizicionin, çka ke dashtë me thanë?” - At Mëshkalla, me qetësinë e Tij, iu përgjegj: “Shif fjalorin se ka shumë kuptime, ti merr cilin të duesh!”...Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Xhemal Dini njoftoi: “Që sonte populli do të djegin Ungjillin!” – At Mëshkalla Ju përgjegj: “Digjeni edhe ju që sonte, se ka dymijë vjet që thërrasin shokët tuej me djegë Ungjillin, e Feja e Krishtit veç sa vjen e forcohet!
Nga rreshtat e parë u çue në kambë xhelati i njohtun i Sigurimit Xhevdet Miloti (që ishte edhe Shef i Seksionit Katolik në Degën e Punve të Mbrendëshme të Shkodrës), e tue u ngërdheshë i vuni prangat. Parase të hynte At Mëshkalla në gjips të Sigurimit që priste tek dera e Institutit, Xheudet krimineli si gjithmonë e shtyni me shqelm...
Arrestimi u ba per Letren që At Pjeter Meshkalla i ka shkrue kriminelit Mehmet Shehu:


Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave
Mehmet Shehu
në Kryeministri – Tiranë
Me nderime
Pjetër Mëshkalla - meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.


5 Prill 1967.
30 PRILL 1967, ora 08.00. Në Degen e Punve të Mbrendshme Shkoder:
Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit.
19 KORRIK 1967. Ditë e nxehtë si ditët e korrikut në Shkodër, që me gojën e popullit thirrëshin “djegagurë”, pra me plasë edhe guri nga nxehtësia. Hapet gjyqi dhe jepet vendimi me 10 vjet heqje lirije, punë të detyrueshme dhe konfiskim të pasunisë...
At Mëshkalla iu afrue mikrofonit, rregulloi koletin e këmishës dhe tha fjalën e fundit:
“Ju më dënoni sa të doni mbasi mue nuk keni shka më bani. Unë prapseprap do të dal sepse ju, shpejtë keni me mbarue mbasi shoshojnë keni me hanger e aty, asht fundi i juej. Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!” (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998).
Prof. Arshi Pipa shkruan për At Mëshkallën: “...Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta, edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”.
SOT, 29 PRILL 2020...

At Pjeter Meshkalla S.J., asht le në vitin 1901. Asht arrestue në vitin 1946. U lirue në 1961.
Mbas 15 vjetve burg, arrestohet heren e dytë në 1967 e lirohet në 1977. Ka ba 25 vjet burg.
28 KORRIK 1988 Populli i Shkodres, pa dallim Feje e percolli në banesen e fundit.
•Populli Shqiptar asht krenar per qendrimin Atdhetar, Burrnor dhe Heroik të Klerit Katolik, që ndoshta, me veprat e Tij, asht kenë model i qindresës së pakthyeshme në krejt Europen Lindore komuniste perballë diktaturës barbare të tiranit Enver Hoxha dhe pasuesit tij anadollak, Ramiz Alia, që ushtruen Gjenocid të vertetë, gjatë gjithë sundimit tyne antinjerzor në Token e Bekueme Shqiptare të Gjergj Kastriotit dhe Nanës Tereze...
Melbourne, 27 Prill 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
Pyetja 5.


VIRUSI PYET: PO KET A E DINI
“KUSH ISHTE BOTA IME ?!”

Imazh

“1 MAJI” N’PEKIN...
VIRUSI TREGON:
“UNË KAM LINDUR NË KINËN E MAOS TIM… AI E DONTE EVERIN !”
“EDHE EVERI NUK IA PRISHTE PARIMET E REVOLUCIONIT MAOS…”
“ATA ISHIN MIQË E VËLLEZËR, SIKUR T’I KISHTE BËRË NJË NËNË.”
“KËTE NUK E KAM THËNË UNË, PO E PROVOI REVOLUCIONI I 1967!”
“EEEE…IKËN TË GJORËT, SA KAMPET I HAPËN ATA ATËHERË…!!
“LEXONI VEPRAT, LIBRAT E REALIZMIT SOCIALIST… ATY I KINI !”
“DONI T’I KUJTONI ? – TË DY KISHIN NJË KOKË, NJË GJUHË E NJË…” EVERI PARA SE TË MATUFOSEJ… I THONTE NJË NATË KOBRES VET:
“MOS QOFSHIN HARRUAR, SA MBYTËM E VRAMË NGA ARMIQËT ?! AS KENI PER T’A DITUR KURRË O FUKARENJË E INJORANTË… NEVE KEMI DITUR T’ LUANIM ROLIN, PO KUJTONI SE U PRISHEM ME ATE MOJ…SI I THONIN, ATIJ MOJ QË NGRENTE GJARPINJË,.. HE, MAO?!”
Tregonte Nexhmija një natë dimni… Erdhi Everi mjaft i merzitur dhe u ul tek vendi ku rrinte zakonisht... Mbas pak kohe filloi të gërhiste, po flinte. Kur u zgjua më pyeti: I vranë ato moj Nexhi? – Ke ato? Ato dy moj që kemi biseduar mbremë... Ngjante ndonjëherë që ai harronte. Pyeta edhe Kadriun, dhe më tha se i kishin vrarë... Jo moj, më tha Everi, Kadriu nuk dinte gjë... Pyet Mehmetin, se ay e di... E pyeta Mehmetin po nuk i kujtoi emrat e tyre, po e dinte se janë vrarë. Everi më tregoi se ata janë të tjerë, nuk janë ata priftrinjtë që them unë, më tha... I tregova Ramizit, se ishte në Shkoder... Po, më tha, atë punë po bëj... Nuk kthehem pa i vra t’gjithë!
“Ashtu bëj... Ay është për të drejtuar Partinë pas meje...” Thonte Everi...
Edhe Virusi... Atë punë thonë po ban, po fshinë mbarë! Virusi si Everi...
Melbourne, 30 Prill 2020.


Nga Frit RADOVANI:
Nr. 6

VIRUSI PYET: PO KET A E DINI
SI SHKRUHET SAKT HISTORIA ?

Imazh


WHISKY ASHT ANTIVIRUS
Akademikët tanë perpara se me fillue me shkrue per “Historinë e lavdishme të Partisë” dhe “Rilindjes” saj, pijnë një gotë Whisky Antivirus. Fillon pastrimi trunit.
Historia del e saktë dhe nuk lejon hymjen e Virusit!
Ajo gotë i kjartëson mendjen, per mos me gabue datat!
Mbas saj gota e dytë i kujton fakte të tjera ma të sakta!
Zhduken dhe disa figura të dyshimta e shumë të vjetra.
Në se fillon thamja e fytit, me te fillon edhe harresa…
Gota e tretë i zhdukë çfaqjet e Virusit (thatsinës fytit e pakjartësinë e mendimeve) dhe, ia kjartëson pamjen, tue i forcue besimin tek vetja se: “Vetem Ashtu Asht!”
Edhe po pat dyshime, Whisky i jep guximin e shkrimit.
Në fund të shishes, libri asht i saktë dhe perputhet me faktet e shkrueme edhe nga Akademikët e Akademisë, së para vitit 1985, kur asht botue Fjalori Enciklopedik i Akademisë Antishkencore të Tiranës së tiranve…Amen
Melbourne, 2 Maji 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 445 postime · Faqe 41 prej 45 · 1 ... 38, 39, 40, 41, 42, 43, 44, 45
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 5 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Gusht 2020, 00:36
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari