Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 363 postime · Faqe 37 prej 37 · 1 ... 33, 34, 35, 36, 37
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
O ZOT ! ATDHEUN E GJERGJIT PO, E HAN DREQI!, Posted 17 Maj 2019, 08:26
Nga Fritz RADOVANI:
O ZOT !
ATDHEUN E GJERGJIT PO, E HAN DREQI!


Imazh


Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu, ka thanë: “Madhështia e drejtuesit të një shteti asht lumtunia e Popullit tij.” Një thanje e mbetun e shkrueme në mur po, n’ Atdheun e Tij kurr e vume n’ jetë.
Prej 1913 modeli i drejtuesve të shtetit asht edhe sot Esad Pash Toptani... E, per çudi, edhe streha e “mkatnorve” mbasi mbushin xhepat me thesaret e shtetit, në Paris gjejnë “token e premtueme”, per të cilen kanë “sakrifikue” edhe rininë.., deshta me thanë pleqninë e tyne: “Anadollakët me pikpamje Europjane revolucionare”.
Kryeministri i sotem Edi Rama, besimtar i “madh” që kerkon me “rilindë” të vdekunit dhe, me ata (mbasi ti drogojnë në çadren e Lulzim Bashës), me coptue Shqipninë që i ka mbetë në dorë pa mend e pa gojë, qyshë prej “mbretnisë” Pashiqit, ose Ahmet Zogut...
Fashizmi i shkretë boll u mundue me na “shpetue” me antarsimin e Nexhmije Hoxhes në parti fashiste e gjysen e byroistave sllavo komunista.., po shyqyr edhe ai deshtoi...
Jalta na siguroi nen “ombrellon” e Titos e Stalinit, me vorrmihsin e palodhun të shtëpisë së njohun të sokakut budallenjëve të Gjinokastres, fidanin e bylykbashit.., që pat ujitë me aq dashuni Miladini i Popoviqve të “Ballkanit perëndimor” në Tiranën e Toptanëve.
Luli i vocerr i Bashejve të “bllokut të ri”, boll po ecë.., po nuk po e lanë ma ba hajer, ata i huptë fara: “Katolikët e Veriut të Shqipnisë”... E pra, boll i kemi vra e pre si berret... E një kullë nuk ka mbetë aty, e pasha një Katolik nuk asht në Kryesi të PD, e prapseprap, nuk e ulin koken... Edhe pse i pret kmesa e sllavit, tue i ra pernatë “Lahutës”...

Po, me votue per ke doni o Shqiptarë! Shikoni listen e deputetëve të 1945, e fundin e tyne mbas Shpalljes së Republikës Popullore të Jugosllavisë, të “Shqipnisë due me thanë”...
Ose, pyetni “Akademinë e Malit t’ Zi”, gabova.., të Tiranës Beogradit deshta me thanë...


●E, BESOJ, DO T’ JU KUJTOHET I MADHI AT FISHTA...
Imazh


NJI GJAMË DISHPRIMIT

1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka;
Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit
Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá
Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:
Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,
Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!
2. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;
Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,
E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina
Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,
Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé
Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.
3. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,
Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,
Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,
Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,
Burrat e dheut do t’ xêtê n’ gjumë pështetun,
Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!...
4. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit
Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,
Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,
Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme
E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,
E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...
5. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset
E popujt rregullon e i mban ndër caqe?
Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset
Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe...
Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit
Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,
6. E mallkue kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,
E e shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.
7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.
8. O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,
T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!
9. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota
Mburojë iu bam Europës, pa dijtë shk’ asht tuta,
Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota
Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta
U dridhte nji Sulltan, qi njaso here
Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.
10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,
Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume
Tartarit, e pre’ Europet larg rrezikun
Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
Por kurr Europa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;
Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.
11. E kur per pesqind vjet na nder veriga
Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,
E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga
Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,
N’ harresë Europa edhe m’ atëherë na qiti
E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.
12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,
Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,
E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,
Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;
Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,
Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.
13. Veç sod pse Europa, sod qi asht t’ gjith uzdaja
Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,
Pse sod Europa, - do Mbretni të Mdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë
E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?
14. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
As nalt mbi qiell, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
***
Melbourne, 17 Maji 2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAJI 1942 … DR. NORBERT JOKLI, Posted 21 Maj 2019, 23:46
Nga Fritz RADOVANI:
MAJI 1945: HEROI DEMOKRAT MARK ÇUNI
NUK NJOLLOSET NGA “RILINDJA” KOMUNISTE


Imazh

MARK ÇUNI (1920 – 1946)

Shqipnia asht e para që ka vendosë në Elterin e Demokracisë Evropjane: Heroin e Saj të Pavdekshëm, Atdhetarin MARK ÇUNI..!
ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” E FORMUEME NË MAJI 1945 NGA MARK ÇUNI, ASHT ORGANIZATA E PARË, ME PARIME DEMOKRATIKE PËRENDIMORE NË VENDET E LINDJËS KOMUNISTE.
Mark Çuni do të vente gurin e parë të demokracisë së vërtetë, tue kërkue me guxim deri n’ vetflijim, “zgjedhje të lira e demokratike” për rindërtimin e Shqipnisë së Lirë, dhe realizimin e aspiratave të Atdhetarve të vërtetë Shqiptar, pa dallime feje dhe krahinore, tue unifikue mendimet, idetë e veprat e Tyne përparimtare mbi parimet demokratike të Evropës Përendimore, në një Organizatë antikomuniste e quejtun “Bashkimi Shqiptar”.
Në Maji 1945, delegati apostolik Imzot Leone G.B. Nigris u largue nga Shqipnia prej qeverisë komuniste shqiptare. Mbas disa përpjekjeve pa sukse të qeverisë për shkëputje të Kishës Katolike nga Vatikani, qeveria mendoi me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me udhzimet e Beogradit. Në muejn Prill një grup të rinjësh shkodranë, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut në Rus, menduene me formue një parti demokristjane, e cila mbeti vetëm ide, siç, më ka shpjegue z. Nino Kurti, në vitin 1998 i pranishem në atë rast aty. Kjo ide nuk u aprovue as nga Kleri Katolik, mbasi u konsiderue grackë komuniste për me shpartallue Klerin dhe inteligjencën katolike në Shqipni. Atëherë qeveria dergoi në Shkoder ish sekretarin e Fan S. Nolit, nëpunës besnik pranë E. Hoxhës, “shokun” e njohun Sejfullah Maleshova, i cili, u takue me Imzot Gasper Thaçin, At Gjon Shllakun dhe disa klerikë të tjerë, për me formue “partinë demokristjane”, që do të përfaqsonte elementin katolik shqiptar në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Përgjegja e klerikve katolik ishte negative dhe e preme pa asnjë lëshim, plani mashtrues i qeverisë deshtoi përfundimisht.
Seminaristi Mark Çuni në bashpunim me Prof. Gjelosh Lulashin dhe Gjergj Bicin, në mënyrë të mësheftë mendojnë se nuk duhet me u pajtue me zgjedhjet e dhjetorit por, duhet me gjetë mundësi me zgjue mbarë opinjonin shkodranë për “zgjedhje të lira dhe demokratike”, kështu, në gjysmën e muejt maji Ata formojnë Organizaten “Bashkimi Shqiptar” dhe, menjëherë, fillojnë organizimin e saj.
Mbas pak kohe qeveria komuniste ban shpalljen e deputetve të Shkodres, ku, paraqiten listat me përfaqsues të frontit, organizatave të masave, pra, as nuk bahet fjalë për parti opozitare. Ata ishin vetëm agjenta komunistë të mëshefun nën frontin antidemokratik.
Por, nga viti 1944 nuk duhet harrue se UDB jugosllave, organizonte të gjitha veprimet e njohuna me etiketen e “armikut popullit dhe të pushtetit komunist”, ku kuadrohej edhe Organizata antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, veprimtaria e së ciles asnjëherë s’ asht kenë në sherbim të shteteve të hueja, si kerkojnë sot me e quejtë agjentët e “Rilindjes”.
Dosja e Organizatës vetem zbaton porosinë e ambasadorit jugosllav dhanë diktatorit Enver Hoxha, per vrasjen e At Gjon Shllakut, që nuk ra asnjëherë në kurthen e Sejfullah Maleshovës per me formue “Parti Demokristjane Shqiptare”, e cila nuk ka ekzistue kurr as para 1944, as mbas 1945 në Shqipni. Tentativa e parë per formimin e asaj parti asht ba në vitin 1989 nga Prof. Nush Radovani me Ruzhdi Çoben, Matish Fishten etj., menjëherë mbas thanjes së Meshës së Parë me 11 Nandor 1989, nga Don Simon Jubani në Rrëmaji.
Të gjitha perpjekjet tjera të UDB dhe sigurimit shtetit antishqiptar janë vetem shpifje!
Këte e vertetojnë të gjitha Dosjet e Klerikëve Katolik Shqiptar të arrestuem, të torturuem, të vramë si dhe Ata të masakruem nder kampet e shfarosjes komuniste prej vitit 1945.
Mbas largimit të delegatit apostolik në muejn Maji 1945, sigurimi i shtetit mendoi me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me porosinë e Beogradit, tue kerkue me organizue rrjete spijunazhi në gjiun e Klerit Katolik, gja e cila ju pat deshtue edhe pse atyne që janë kenë aktivizue të dhunuem.., ju kushtoi me kokë… Këte e vertetoi vetem koha e 1967 !
Ishte tue ngordhë skilja Ramiz Alia, kur akuzon Vatikanin per agjentura në Shkoder…
Pikrisht, atëherë kur ai vetë po perpiqej “me shkue per vizitë” tek Papa Gjon Pali II…
Fatkeqsisht drejtuesve të shtetit shqiptar ju ka mungue gjithmonë vizioni Europjan!
Mundohen me “rilindë” dhe harrojnë se janë të deshtuem… Nga prind hudum…
Shkatrrojnë per me “ndertue” ate.., shka Europa e ka groposë me kohë…
Vetem një dallgë e Adriatikut ju zhdukë nga faqja e dheut o “rilindas” fatzez…
Mos harroni me hjekë nga dyert e pallateve etiketat e emnave, ashtu si në 1990…
Emnat e Mark Çunit e Arben Brocit, kurr nuk fshihen nga gurt e Rozafës së Shkodrës!
Fjala DEMOKRACI EUROPJANE asht shkrue me gjakun e Luigj Gurakuqit!
E sikur, të mos ishte një ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!..
Melbourne, 21 Maji 2019.


Përgatiti Fritz RADOVANI:
MAJI 1942 … DR. NORBERT JOKLI

Imazh

■DR. Norbert JoklI ishte Albanolog Austriak me prejardhje Hebre…
Ai ka shkrue per At Gjergj Fishten:
■ “… Lahuta e Malsisë e At Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e Shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohve të largëta të iliro – thrakëve.”

■”Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’ jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjerë, veçse mbas qinda vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes.
I rranjosur krejtësisht në popullin e vet, At Fishta ka dashtë të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e namëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gja e ka shkrij me mjeshtri në poezitë e veta”.

■”Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.”
***
Leter e At Gjergj Fishtës OFM:
Shkelqesisë së Tij, Françesko Jakomoni Luogotenente


Shkodër, 23 shtator 1939

Shkelqësi,


Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli,
me kombësi çifute qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e Profesor gjuhësie në të njajtin universitet.
Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.
Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.
Shkelqësi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombtare shqipe,
në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij
të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën.
Kombi shqiptar, i tani, do t’Ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e Juej të mund të gjejë mundësinë t’a bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitimprues, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhtar i shquem.
Jam i sigurtë se do t’a merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualve shqiptarë.
Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe, me mirënjohje të thellë.

I Shkëlqesisë Suej
i devoçëm e mirënjohës
P. Gjergj Fishta OFM.

***
Shenim nga F.Radovani:
Letra e At Gj. Fishtës per F.Jakomoni botue nga z.Kolec Çefa,
asht një letër e panjohun dhe e pabotueme e At Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, mbasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Dr. Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.
Ja pra, Ky ishte At Gjergj Fishta i Besës, Bujarisë e Burrnisë së “Lahutës së Malcisë”..!
Melbourne, 23 Maji 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
AT JUSTIN RROTA O.F.M.
DHE PUSHTIMI FASHIST 1939

AT JUSTIN RROTA
Imazh

At Justin RROTA (17.02.1889 – 21.12.1964), nder dijetarët ma të mëdhaj të gjuhës Shqipe, i kapun gjithë jeten me njenen dorë per makinen e shkrimit e, që shpesh kur lodhej, e binte siper saj veç, kur i delte gjumi nga shkapetjet e dyerve dhe të dritareve të dhomave të Kuvendit Fretenve tek Arra e Madhe, që kishin mbetë bosh… E, i shkreti At Justin, gjithmonë optimist “e ban Zoti mirë!”, e vazhdonte me shkrue me njenen dorë… Ishte një burim i pashterrshem dijesh që “Atdhe e Fe”, buronin si lum i paster i Malsive tona.
O Pater, po të zhduken punimet Tua! – “Nuk ka gja, ti marrin veç, ti botojnë!..”
At Justini ishte bashkëkohës i të gjithë Klerikëve Katolik ma të mëdhaj të Shek. XX... Po, Ai ishte edhe bashkpuntor besnik dhe i perjetshem i Tyne në të gjitha veprat Atdhetare.
I saktë, i perpiktë dhe i padiskutueshëm nder faktet historike që ka perjetue, e nuk janë kenë aq pak sa kujtojnë “disa”, që mundohen me i shlye të gjitha “me doren e tyne”.
Gjithshka e shkrueme nga e vetmja dorë e Tija... Asht dokument i të gjitha kohëve që ka vlerë jo vetem per Historinë e Shqipnisë, po saktëson të gjitha perpjekjet per “ndryshim” të historianve “modern”, që mundohen me fallsifikue edhe “Vrasjen e Hasan Rizasë, në rrethimin e Shkodres së vitit 1912 – 13”... Deri tek qendrimi Atdhetar i pandryshueshem i Klerit Katolik Shqiptar, në të gjitha ngjarjet historike perballë pushtuesve të huej dhe të tradhtarëve të Atdheut, që u bane edhe vrastarët e Tyne të pandreqshëm në Shek. XX...
At Justin Rrota OFM, shkruen: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e Klerit Katolik.”
Tue fillue nga koha kur komunistët ishin “sherbtorët besnikë” të fashizmit dhe, derisa ata ndrruen padron me Titon, Stalinin e Mao Ce Dunin, kohë në të cilen kryen edhe një Gjenocid të panjohun në histori kunder Klerit Katolik Shqiptar, cili nga Ata Martirë të nderuem t’ asaj kohë nuk ka në “Dosjen e Sigurimit të Shtetit etiketen e fashistit”?..
Në dukje, mbas vitit 1989 kur shtetet e Lindjes komuniste filluen me ba ndryshimet e tyne dhe, Shqipnia vazhdonte me ruejtë “porositë” e Enverit dhe të Ramizit… Ishte Don Simon Jubani, që shpalli Shqipninë Europjane në Rrëmaji të Shkodres. Thirrja e Tij kje e padiskutueshme prej asnjë Kleriku Katolik… Mbas 30 vjetësh “rilindja” e Ramës, filloi me akuzue “Klerin Katolik si bashkpuntor i fashizmit…” – Po, a me të vertetë kujtoni se Shqiptarët e Shqipnisë Kastriotit, do të bahen sherbyesit e sllavëve, turqëve apo grekve?
Në kjoftëse, të gjitha qeveritë “shqiptare” i sherbyen të huejve, kjo ka ngja se ASNJË Kryeminister apo President, nuk ishte as “nxanës fillorje” në shkollat e Klerit Katolik...
Melbourne, 28 Maji 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
KUR PAPA GJON PALI II
LUTEJ PER POPULLIN SHQIPTAR

Imazh

5 TETOR 1980, PREJ OTRANTOs ITALI…

Mjedis Europës pa asnjë shpresë, kur na dukej se po afrohej dita me dhanë Shpirt, veç kur ushtoi zani i një Burri pertej Adriatikut, që na dukej një anderr me e ndigjue se asht mesazhi i dashunisë së pritun tash sa shekuj i Papës Madh Polak Gjon Pali II, drejtue Popullit martirizuem Shqiptar nga komunizmi, vetem pse ishte pasues i Prijsit të Madh të shpetimtarëve të Europës, Gjergj Kastriotit – Skenderbe... Na dukej një anderr... Ishte Mesha Shenjte që Papa po lutej per të Krishtenët e zhdukun nga Gjenocidi i Shek. XX...
N’ atë Token e zharitun ku Kishat hilleshin n’ erë, e Klerikët vriteshin e vareshin per një Pagzim, si atëherë.., kur turqit e anadollit i venin të ngulun nder hunjë e Gjaku i Tyne, ashtu si mbas vitit 1944, derdhej rrkajë tue u perplasë per shkamijtë e Rozafës plakë!
E, bash nga një Zemer e Madhe pershëndetej një Popull i vogel gati i harruem n’ tortura:
“E kështu sot nuk mund të mos e hjedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike e Shqipnisë tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasunohet nga dishmia e Martirëve të saj; ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe besimtarë të thjeshtë”.
6 MAJI 1988 Një grup Shqiptarësh nga Amerika shtegtuen drejt Romës për me u takue me Papen Gjon Palin II. Ky ishte takimi i parë i Karol Wojtilës me Shqiptarë t’ arratisun, takim i cili u pasqyrue nga At Daniel Gjeçaj... Me atë rasë në sallën Klementine në Vatikan, Papa mbajti një fjalë historike dhe me atë rasë u ba edhe lutja drejtue Zojës së Këshillit të Mirë për Popullin Shqiptar, tue u perfshi edhe Kosova.
25 PRILL 1993 Papa në Sheshin Skenderbeu tha: “Nuk mundem mos t’ përshëndes një person fort të përvuejtun që ndodhet mes nesh. Asht Nanë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dijnë nga vjen, cili asht Atdheu i saj. Atdheu i saj asht këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipnisë ishte pikërisht kjo rregulltare e përvuejtun, kjo shërbëtore e përvuejtun e ma të vorfënve ndër të vorfën që përçonte në tanë Botën emrin e Atdheut Tuej. Në Té, në personin e Nanë Terezës Shqipnia asht nderue gjithmonë…
Ju falënderoj të dashtun Shqiptarë, për këtë bijë të tokës suej, të Popullit tuej!”
9 TETOR 2003, ROMË – Nanë Tereza shpallet nga Papa Gjon Pali II e Lume…
9 e 10 QERSHOR 2019: Vendimi i Papa Françeskut për me themelue Dioqezën Prizren – Prishtinë, emnimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergji, si Ipeshkvi i Saj i Parë dhe vizita, me 9-10 qershor në Kosovë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, janë ngjarje me randësi historike të marrëdhanieve mjedis Prishtinës dhe Vatikanit, po edhe mjedis Vatikanit e Kombit Shqiptar në përgjithsi. Të shpresojmë!..
Melbourne, 30 Maji 2019.


Nga Fritz RADOVANI:

MAJI 1950: FOTO E GJIMNAZIT
“29 NENTORI” SHKODER

Imazh

Një foto shumë e zbehtë e atij Gjimnazi, ashtu si sot jeta dhe Vepra e Herojve të Tij…
Ngjyrat e bukra dhe të gjalla të një brezi studentash të pakrahasueshem në të gjithë Ate Shqipni t’ uritun e të gjakosun, do të mbesin perjetsisht të gjalla e të freskëta si Rozafa! Jam tue folë per Ju vajza e djelmë t’ Asaj Shkodres Martire, ku siluetat tua shndrisin bash si rrezet e atij dielli që Shkodres dhe Zallit të Kirit i dhane shkelqim e lavdi t’ perjetshme!
Jam tue shkrue per Ju Vllazen e Motra, që vetem koha provoi mosnjohjen e fanatizmit...
E këte Permendore të Shenjtë të Gjimnazit t’ Shkodres e ngritën të parët nen shelqet e bregut Bunës, në Samrish të vjeter, Djalmët e Shtrenjtë Bardhosh Dani me Mark Cacaj e Brahim Dergutin, t’ Organizatës “Perpjekja Shqiptare”, e Shkodra u mblue në zi...
Pak muej ma vonë, nga fundi i 1948 aktiviteti i kësaj organizatë do të rifillohet me disa mbledhje që bahën në shtëpi të Alfons Radovanit dhe Viktor Lukës. Asht ajo kohë kur arratiset Lec Vasia, Fetah Myrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, të gjithë antarë grupi.
Ishin 26 hetuesi e burgje në Shkodren e lashtë që mbusheshin me Rininë Heroike të Saj.
E këtyne skutave të Gjenocidit do ti sherbente kryetari i deges së mbrendshme Hilmi Seiti, drejtori i Gjimnazit, ish hetuesi i sigurimit Korçës, Skender Villa e antarët e njohun të dy komiteteve të BRPSh, atij të Gjimnazit e shkollës Pedagogjike, të rinjë të zgjedhun konviktor të sjellun nga Jugu, me kerkesë që Hilmia i drejtoi Ministrisë së Mbrendshme:
“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë, 1998). Edhe gjakbasit erdhën...
Me datën 10 maji 1950 arrëstohen studentët maturantë: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoji. Me datën 11 maji përjashtohen nga shkolla (mbas arrëstimit) në një mbledhje të të gjithë studënteve në palestrën e Gjimnazit. Me datën 12 maji vazhdon lista e përjashtimëve me 78 studentë të tjerë të klasave të ndryshme të Gjimnazit, me motivacionin: “Nxënësi... me nr. Amëze... Është përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk pajtohet me frymën revolucionare të shkollës sonë të re...” Drejtori: (Skënder Villa) d.v... Me këte grup studentash perjashtohet edhe vllau tjeter Tonin Radovani, ndonse ishte nxanës i shkelqyeshem i klasës së dytë Pedagogjike. E po mos t’ ishte dashamirsia e argjentarve Gjon Koja dhe Nush Radovani, as nuk mund të merrej me mend fundi i dy vllazenve të mij nen shpaten e “luftës së kllasave”... Vetem kujtimet e shkrueme nga shkrimtaria zj. Fatbardha Mulleti, ndoshta, na bajnë sot me kalue nder mend vitet e mnershme të Nanës sime nder dyert e kampeve shfarosëse të Asaj Shqipnije që s’po i ndahen asnjëherë vuejtjet e mjerimi i “rilindjes” komuniste. Bani me lotët e Nanave tona një shatrivan në oborrin e Atij Gjimnazi. Ato vazhdojnë me lotue!
Melbourne, 12 Qershor 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 363 postime · Faqe 37 prej 37 · 1 ... 33, 34, 35, 36, 37
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Qershor 2019, 05:34
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari