Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 363 postime · Faqe 34 prej 37 · 1 ... 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përgatiti Fritz RADOVANI:
Pjesa I.

JA PSE SHEMBET LAVDIA E ATDHEUT


Imazh
KJO ISHTE SHTËPIA E L. GURAKUQIT – SHKODER


Shembja e Shtëpisë së Atdhetarit Luigj Gurakuqi në Shkoder ishte një “Parathanje”!
Gjithmonë mbas një vrasjes së pabesë asht e shkrueme me “atë gjak” një Histori...
AT ANTON HARAPI O.F.M., shkruen: “SI E NJOH UNË GURAKUQIN ?”
Tek libri “NALTIMI I NDËRGJEGJES KOMBTARE” (Pa asnjë ndryshim nga unë.FR)
Ndër shqiptarë nuk njohta kend mâ hije-lehtë se Luigj Gurakuqin.
Kujtimit t’êm nuk i çfaqet nji burrë si ai: i urtë, i mendshëm e njiheri edhe trim si zana. Personaliteti i tij qe nji krijesë origjinale, ku shpirti shqiptár, i pajisun me kulturë e qytetnim, shprehej i madh, i naltë, fisnik. Këtê pata fatin me e pasë mik zemre e shoq pune, bashkëpuntuer edhe prîjs; me te përpoqëm idealet, damë gëzimet e idhnimet; lirija e besimi qi patëm shoq me shoq, kaptoi ndër hapat mâ të guxueshëm, u ul e përfshini fjalët e punët edhe mâ të zakonshmet: por deri edhe ndër këto kande të jetës, ku edhe shpirti i fatosit ka hijet e veta, në fundin e zemrës së tij nuk pashë tjetër veç se shka bindë, tërhjekë e bân për vehte.
Në Luigjin gjeta njerín, hetova shqiptarin.
Cilsítë e rropamet e Shpirtit të tij i kam para sysh porsi idé, porsi symbol, por nuk vêhem t’ i përshkruej. Sferat e jetës së Luigjit, nuk ka pendë shqiptari qi i përfshin. I zoti ndër të zotët, i madhi ndër të mdhejt, i miri ndër mâ të mirët, Luigji qe i mbarë Shqipnís, i të gjithë Shqiptarëvet, por Shqipnija nuk qe për tê.
Të parën herë qi më rá t’ a njoh, ishem endè pa hym ndër valët e jetës.
Emzot Doçi, Pater Fishta e Luigji bisedojshin mbi problemin shqiptár. Unë, si i rí, rrijshem e ndigjojshem pa marrë pjesë në kuvend. Abati don me më bâ me folë, e thotë: Po ky frati i rí a merret me çashtjet shqiptare? A e don Shqipnín? Luigji, pa më njohtë pa më dijtë, si më pau ashtu të frikësuem e të turpnuem, mori fjalën për mue:
– Po, tha menjiherë, edhe ky e ka për zemër atdhén: edhe ky tash e jep kontributin e vet, por tash don të zâjë prej nesh. M’u bâ se m’u çel perdja: njohta optimistin e dashamirin e të rijvet. Mora zemër.
Shkuen vjetë e vjetë pá u pá mâ me tê. Kur, ja, e gjêj në Kuvendin e Françeskanëvet në Troshan, ku i skredituem e i luftuem me durimin e fatosit, në qetsí të plotë, pritëte të dyndeshin rêt’ e zeza të gojë-këqijvet, të ftofej pasjoni i anmiqvet, t’a ndiente Shkodra e Shqipnija nevojën e tij.
Nuk e mbaj mend shka folëm, por e dij se folëm gjatë, folëm me zemër në dorë, folëm si burrat me kulturë. Këtê veç mbajta mend, se ishem pjekë në nji njeri me ndiesí të nalta shpirtnore. Sikur nuk mjeroi kur Shkodra pa e njohtë e përbuzi, ashtu nuk iu rrit mendja kur Shkodra dhe mbarë Shqipnija brohoriti për tê.
Në nji odë, në nji tryezë me tê, me javë e muej bashkëpunuem në fletoren “Ora e Maleve”. Aty pash zotsín theorike e praktike, aty turret e enthuzjazmit dhe aftësín e përqendrimit, aty syperjoritetin e fisnikín e tij.
– Luigj, i thom nji ditë: Na me pendë e të tjerët me pushkë, na me fjalë e të tjerët me plumb, tash po na e dalin e na lanë në záll né me gjithë Shqipní!? E atëherë kush e pat e pat, e mjerë kush i han shpina dhé!
– Ani, tha, përzot’ a; le të na vrasin, se unë Shqipnín nuk due t’a ngrehi mbi gjaqe e intriga, por mbi idé dhe mbi ndijesí. Nuk kam marrë kurrnji shënim përmbi ato kohë vërté ideale, këtu vetëm due të përtrîj disa ndër kujtime të çmueshme qi shpirti i êm ruejti mbi ketë shqiptár vërté të jashtëzakonshëm.
***
ZGJEDHJET
Ishte koha e zgjedhjevet. Enthuzjazmi i ynë kishte shtî deri në popullin e ulët nji interesim të gjallë. Lufta elektorale vlonte, njimend e qetë dhe e organizueme, por me të tanë intensitetin e vet. Kurr Shkodra me rrethe nuk u gjet në nji lëvizje mâ ideale, mâ të madhe e mâ t’ organizueme. Ishte e para herë qi muhamedanë e katholikë të lidhun sinqerisht në njênën anë, e muhamedanë e katholikë në tjetrën anë, Opozitë e Popullore, luftojshin shoq me shoq si ndër vende të qytetnueme, jo me armë, por me fjalën e lirë e me propagandë. Na e kishim shpallë listën e deputetëvet.
I kishim bâ llogarít dhe me sigurí përfundojshin me fitim, deri në nji kandidat. Natën e zgjedhjevet kundërshtarët na çojnë fjalë për nji kompromis, po deshëm t’a qesim atë deputet. Kjo punë veç nuk kishte si me u bâ pa nji dredhí, qi ishte trathtí. Qe kush tha se do bâ dredhija mbasi qellimi ishte i shêjtë.
Nguli kambë Luigji: – Kurrën e kurrës – tha – nuk e pranoj intrigën, me e dijtë se e bjerrim krejt çashtjen ndër zgjedhje! Qe i ndershëm e burrë në veshtrim të fjalës. Si ai…
Kishin shtî njerín m’e vrá. Merr vesht se kush âsht. E kërkon dhe e gjên natën tue këthye në shtëpí, vetëm për vetëm në rrugë. Të nesërmen me buzëqeshje dhe me nji qetësí të kandëshme shpirti më kallxon: – Pater Anton, e bâna duelin! Mbramë u ndesha me N. N., i dola para dhe me dorë në revolver i thashë: Në qofsh burrë, më vrà njitash, se sa për mbas gardhi qet pushkë edhe i dobti. – Po shka bâni? Shka të tha? Si u dave shëndosh? Kështu unë gëzueshëm, por turrshëm. – Uli fjalët – tha e më bâni bé e rrëfé se nuk do të më vritëte në kurrnji mënyrë. – Po ti? … – Shko, i thashë, se megjithëse mundem me të vrá, po të fali, jo për bé rrêjshëm qi po bân, por pse nuk âsht burrní për mue me shtîj në nji njerí të lig sikurse ty.
Luigji qe vërté trim, por trim i urtë e fisnik.
Njimend se nuk kishte të holla për të marrë njerí mbas vehtes, por nuk donte t’a marrë as kur me lëmoshë t’atyne qi e çmojshin dhe e dojshin, i a imponova gati përdhuni.
– Po pse, more Luigj, ti kështu po don me e marrë në qafë vehten dhe të gjithë ndjekësit e tú? – Pater Anton, më thonte me të gjitha ndiesít e zemrës, m’âsht mbushë mendja se e para pushkë nuk më mbytë, e sa për të dytën e shprazi vetë.
Mbasi e provoi njerín qi i dhashë rojë mbas vehtes, të tanë gëzim më tha:
– Pater Anton, me kësi burrash, po, mund t’a bâjmë Shqipnín!
Kur prekej në dellin e vet ishte enthuzjast i madh, u derdhte në nji optimizëm të çuditëshëm, gadi me thanë të tepruem.”
Shenim nga FR:
Vazhdon Pjesa II
“Grupi “Ora e Maleve dhe Demokracia”

Melbourne, 25.XI.2018


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa II.

GRUPI “ORA E MALEVE”
DHE DEMOKRACIA
Imazh

LUIGJ GURAKUQI

DHJETOR 1924:“PARTIT’ E RRYMËT SHKOJNË E VIJNË, POR DON ME THANË SHUMË, SE ME KAQ SHQIPNIA E HUMBI PAMVARSINË E VET.”

At Anton Harapi O.F.M., nder shkrimet e veta ka lanë edhe një bashkbisedim të shkurtë po me shumë vlerë per demokratin e Shkodres, atdhetarin Luigj Gurakuqi, në pragun e largimit Tij të fundit nga Shqipnia, në fundin e Dhjetorit të vitit 1924.
Shpesh nder bisedat e Tyne njerzit e mëdhaj fillojnë me thanë dishka me pak fjalë, dhe mbas sa vitesh aty ku asht këputë biseda e Tyne, mbetet dishka e pakjartë, që ndoshta, edhe mbas 100 vjetësh (si në rastin tonë), pak kush e di perfundimin e saktë. Sigurisht, këtu nuk asht rasti as vendi me komentue unë këta Figura të Mëdha dhe të lavdishme të Historisë së pashkrueme ende të Popullit Shqiptar dhe Qeverisë Demokratike të 1924.
Në zgjedhjet e Dhjetorit 1923, Shqipnia ishte nda pergjysëm: Në Veri kishte fitue me shumë vota “Grupi Ora e Maleve”, ku kryesonte Luigj Gurakuqi. Ndersa në Jug, kishte fitue Partia Popullore e kryesueme nga Ahmet Zogu me grupin e zogistëve.
Luigj Gurakuqi kishte zgjedhë rrugen demokratike, me të cilen mendoi perfundimisht me evitue gjakderdhjen dhe, me pranue rezultatin e “fitores së zogistave” deri në një datë të afert ku, në zgjedhjet tjera do të dominonte fitoria e “Orës së Maleve”...
Ato ditë Luigj Gurakuqi merr një telegram nga Peshkopi Fan Noli, i cili edhe ky ishte antizogist dhe i kerkon Veriut “Dergoni ndihmë!”, per me perballue “rebelimin e Zogut,
bashkohuni me ne se këtu nisi rebelimi dhe Zogu, këtu mund të na dergojë ushtri dhe të na shfarosë.” Luigj Gurakuqi mbledhë Grupin “Ora e Maleve”, dhe vendosë me shkue per me shpetue Fan Nolin, dhe me paqtue gjendjen në kryengritjen antizogiste në Vlonë, ku evitohej njëkohsisht edhe gjakderdhja e popullit atje.
Kjo veper e Gurakuqit asht kenë “nenshkrimi i vetvrasjes së Luigjit, nga Ahmet Zogolli, që ishte bash nipi i Esad Pashë Toptanit!”
Krejt e sfokueme asht nder dokumentat e asaj periudhe historike edhe figura e njëtjeter atdhetari: Kapiten Ndok Gjeloshi, i cili marrshoi drejtë kryeqytetit të ri Tirana... E cila u sulmue nga Veriu dhe Jugu. Ndonse u vendos Qeveria demokratike, ajo kje e brishtë!..
***
Po vazhdoj dhe po citoj nga kujtimi i lanun nga At Anton Harapi: “Ashtu si ishim të përveshun tue shkrue, ai në njênën anë të tryezës e unë në tjetrën, vjen postari e i dorëzon nji telegram. Porsa e çeli, ngeli me tê në dorë...
Përdîhet e përmblidhet në vetvehte. Si e shoh ashtu të prém, e pyes: – Shka âsht, Luigj?
– Na kanë fikë, Pater Anton; ja, e kanë shpallë revolucjonin atje në Vlonë deputetët t’anë, por âsht e kotë të qajmë; duhet të jemi solidarë me shokë; çou të fillojmë edhe na. – Larg-pamës e i kujtueshëm, syperjoriteti i Shpirtit të tij kapërcente sferën e njij karakteri të zakonshëm; ai, për besë e burrní, qe i zoti të veprojë edhe kundra bindjes së vet. Ishte emnue Ministër i Financavet e nuk kishte të holla as sa me shkue në Tiranë.
– Pater Anton, më thotë, m’i jep dhetë napoljona uhá, se për fjalë të nderit po më vjen turp me i a lypë kujt, mbasi nuk m’a zên besë kush. Edhe vonë m’i pagoi, jo pse nuk donte a pse harronte, por pse nuk i tepronte gjâ në xhep prej rrogës si ministër. Shpirtin plot e xhepin thatë, rroi pernjimend i vorfën, pse vërtè idealist i pastër.
Kishte nji mamendje të çuditëshme. Nuk mbante ‹notes› me vehte, as nuk merrte ndonjiherë shënime për mos me harrue.
Njiditë e nguca fort në ketë pike dhe ju vûna tepër të merrte shënim për nji punë.
– Më provò, tha, Pater Anton, a shkruej gjâ për mos me harrue, dhe a harroj gjâ, kur thom ‹po›. E provova dhe më duel ashtu.
Si u thye Opozita, shkova dhe e ndesha. Me lirín e zakonshme turrshem i bâj dý pyetje të thata, por të forta: Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë e me hikë Ju tash prej Shqipnije? – Kishte vdekë në kambë burri i dheut; me e pasë pré gjak s’kishte qitë.
U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes: Pater Anton, tha, na kanë skreditue tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinjonin publik t’ Europës! Për Zotin, nuk due të hiki, por po ndêja unë këtu, e dij se derdhet gjak, e derdhet kot. Të kishte pse, nuk po shikjojshem fort për gjak qi derdhet, se mâ për vehte jo se jo, por po më vjen si trathtí t’a marr në qafë popullin e shkretë.”
***
Ngjarjet e Shqipnisë mbas 24 Dhjetorit 1924 i njeh pak kush e ndoshta aspak!
Veriu nuk u pajtue kurr me nenshkrimin e Ahmet Zogut per terheqjen nga Vermoshi, Kelmendi dhe per sovratitetin e Jugosllavisë mbi Manastirin e Shen Naumin, nga miku i tij Pashiqi i Serbisë. Dokumenti nuk dij a asht i njohun nga Akademija e Shkencave!?
Bashkë me “errsimin e tyne”, nuk zehen me gojë as vrasjet e bame nga Zogu në Veri, në Dukagjin, Mirditë e Pukë... Madje, as arrestimet e pushkatimet apo vajet e bame nder Malësi dhe në Shkoder, apo dergimet e të burgosunve në burgun e Gjinokastres. Shumë oficera u vranë, u var Don Gjon Gazulli, u arrestue i vllai Don Nikolli, At Anton Harapi, Don Lazer Shantoja, etj... U pergatit per vrasje At Mati Prennushi dhe At Çiprian Nika...
Politika e Fan Nolit u ngjyros me “pikpamjet komuniste dhe kompromisin sovjetik”.
Ardhja e ambasades në Tiranë, ngjyrosi mjekrren e Ortodoksisë perjetsisht, aqsa edhe Popat nacionalistë që ma vonë u zhduken nga komunizmi, u njollosen si filosovjetikë... Këte kompromis u munduen me ua veshë edhe Klerikëve Katolik...
Franca e Anglia u lidhne me Zogun dhe urdhnuen qeverinë jugosllave ti jepte rrugë kalimi Ahmet Zogut per me hy në Shqipni me 24 Dhjetor 1924. Shumë atdhetarë u larguen nga Shqipnia. Rezistenca e Maleve të Veriut nuk dij a asht shkrue kund...
Lidhjet dhe traktatet e Zogut edhe sot justifikohen nga bashkpuntoret e tij, tue ua veshë tradhtinë dhe vjedhjet e tij ngjarjeve kaotike të kohës, edhe pse u bane diten perdiell...
Kush ishte Ahmet Zogu e tregon rruga që ai bani kur iku nga Shqipnia me okupacionin e Italisë fashiste me 7 Prill 1939 dhe, qendrat ku qendroi derisa u varros në Paris pranë dajës së vet në vorrezat e miqve të vjeter serb, që e patne zevendsue në Shqipni në 1941.
Gjithshka sot asht e kjartë dhe e saktë per të gjithë Shqiptarët në të kater anët e Globit, në saje të Kolë Bibë Mirakaj, tek libri i pakundershtueshem “Vetvrasja e një kombi”...
***
Këte material po e mbylli me Fjalët e At Anton Harapit O.F.M., per L.Gurakuqin:
“...Doli dhe e la Shqipnín, për të mbramen herë. Në Brindisi nji fletorár del t’a ndeshë dhe i kërkon nji intervistë. E mbaj mend, se n’atë rasë tha nji fjalë, qi qe testamendi i tij:
“Partít’ e rrymët shkojnë e vijnë, por don me thanë shumë, se me kaq Shqipnija e humbi Pamvarsínë e vet.”
Luigj, përmallshëm të falem! Me të gjitha ndjesít e zemrës të kujtoj!
Në kujtimin t’êm, për pa vdekë nuk të lëshoj! Ti njimend qé, por edhe jé. Njimend nuk lae as bír as bijë; nuk shkrove shumë, as nuk u ndjeve aq fort: e po me ketë modestí t’anden lae trashigim të pavdekshëm nji ideal të mishnuem, nji jetë të dêjë për shqiptarë; madhnín e Shpirtit Shqiptár ti e shprehe në të tanë vlerën, sinqeritetin e vërtetsín e vet. Ti vdiqe Luigj! Kjo âsht kunora, qi në ketë përkujtim due të vê mbi vorrin t’ and:
I njêjtë, i padangë si në jetë si në vdekje! Pastë kush të ndjektë!”
Melbourne, 27 Nandor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
CAFO BEG ULQINI
Imazh
(1893 – 1977)
“TOKAT E MIJA JANË TOKA SHQIPTARE”


M U E J DHJETOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...

●ATDHETARI CAFO BEG ULQINI (Mustafa Osman Alibegu) U le në Ulqin në 1893 – Ka vdekë i Nderuem nga Populli i Shkodres, larg Familjes, me 25 Dhjetor 1977.
1940 Në krye të ma shumë se 5000 malsorëve të krahinave t’Ulqinit, Cafo Begu bashkë me Imzot Nikoll TUSHEN dhe Popin Ortodoks, shpallin autonominë e Ulqinit dhe të Tivarit, tue ngritë Flamurin e Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Ulqinit. Per këte veper Atdhetare, Imz. Nikoll TUSHEN komunistët shqiptarë ua dorzojnë serbëve dhe ata e pushkatojnë me 4 Nandor 1946, bashkë me Popin Vaso FILIPI, Ali BEQIRIN dhe Lek MACIN. Cafo BEGU mbas 1944 ishte i mshefun tek Miku i vet Noc ZEFI.
NANDOR 1944 Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”
●Më thonte i Nderuemi Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa falsifikime dhe shtrembnime, madje, as edhe vetë aktin e Pavarësisë së Shqipnisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta..!”
25 Dhjetor 1919 Kongresi i Durrësit vendosi formimin e Qeverisë së Perkohshme me kryetar Turhan Pasha. Delegacioni i kryesuem prej tij per në Konferencen e Paqës, kishte edhe Imzot Luigj Bumçin dhe At Gjergj Fishten, dhe të dy Klerikët patne kenë kundershtue nga qeveria italiane, per pikpamjet e Tyne Atdhetare.

24 Dhjetor 1898 U le Don Shtjefen KURTI, Arrestohet në 1946, bani 15 vjet burg dhe, u arrestue se kishte “Pagzue një fëmij...” Per këte u pushkatue në 1971...
27 Dhjetor 1899 U le Lasgush PORADECI, Shkrimtar Atdhetar.
2 Dhjetor 1906 u le At Daniel DAJANI S.J. dhe u pushkatue me grupin e Parë antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, me 4 mars 1946...
Dhjetor 1906 U le Don Lec SAHATCIJA (1906 – 1986) Vdiq në burgun e Tiranës në vitin 1986. “Nuk pranoi me akuzue Imz. Frano GJININ.”
5 Dhjetor 1931 U le Nikolin MUZHANI, aktivist i së Djathtes së Bashkueme në Shkoder me Mentor QUKUN, Nikolin DESTANISHTEN, etj..,në fitoren e 1996.
14 Dhjetor 1933 U le në Shkoder muzikanti Mark KAFTALLI.

1 Dhjetor 1935 Shuguroet Meshtar Papa Josif MIHAJLI (1912 - 26 Tetor 1948).
1 Dhjetor 1928 U le Imz. Zef SIMONI (1928 – 2009) Ndihmes Ip. në Shkoder.

30 Dhjetor 1940 Vdiq Poeti Kombtar Shqiptar At Gjergj FISHTA O.F.M.

2 Dhjetor 1945 Zgjedhjet e para të Frontit Demokratik pa asnjë grup ose parti kundershtare. Ky ishte hapi i parë i vendosjes Diktaturës sllavokomuniste në Shqipni.
31 Dhjetor 1945 Arrestohet At Daniel DaJANI dhe At Gjovani FAUSTI.

2 Dhjetor 1946 At Bernardin PALAJ mbytet në tortura me korrent elektrik...
4 Dhjetor 1946 arrestohet At Leon KABASHI dënohet dy herë, 12 vjet burg.
4 Dhjetor 1946 Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të vume nga sigurimi..
6 Dhjetor 1946 Arrestohet Imz Jul BONATI (1874 – 1951), mbasi kthehet nga anglezët prej Italije, dhe dënohet me 5 vjet burg. Mbytet në çmendi.., në 1951.
10 Dhjetor 1946 Arrestohet At Sebastjan DEDA ( 1916 – 1984) Denohet 5 vjet.
11 Dhjetor 1946 Arrestohet At Aleks BAQLI ( 1916 – 1993) per armët në Kishë.
11Dhjetor1946 Arrestohen At Pal DODAJ, Don Tom LACA, Don Nikoll SHELQETI, At Gjon KARMA, At Mëhill MIRAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA dhe Fra Zef PLLUMI. Akuzohen per futjen e armëve në Kishen e Fretenve nga vetë sigurimi.
20 Dhjetor 1946 Nxirren nga Kuvendi i tyne 60 Motrat Stigmatine të Shkodres.

19 Dhjetor 1947 Arrestohet At Anton LULI (1910 – 1998) Një klerik i njohun per qendrimin e Tij burrnor në hetuesi dhe nder kampet e shfarosjes komuniste.
28 Dhjetor 1947 At Çiprian NIKA dënohet me vdekje... Pushkatohet 1948.
28 Dhjetor 1947 At Pal DODAJ dënohet me vdekje, i kthehet dënim i perjetshem dhe ka vdekë me 5 Shtator 1951.., në spitalin e burgut të Shkodres.

5 Dhjetor 1948 Arrestohet Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) Lirohet mbas 11 muejsh në Nandorin 1949 “I pafajshem”, dhe vdes nga torturat me 2 Korrik 1950.
20 Dhjetor 1948 Arratiset At Daniel GJEÇAJ...Drejtues i Radio “Vatikanit”.
28 Dhjetor 1948 Arratiset Don Prek NDREVASHAJ.
29 Dhjetor 1948 Arratiset At Bernard SERREQI (1907 – 1977).

5 Dhjetor 1956 vdes At Nikoll DAJÇI (1875 – 1956) nga Dajçi i B.Bunës...
Dhjetor 1956 Vdes në Burgun Burrel Don Rrok FRISKU (1892 – 1956)...

24 Dhjetor 1963 Arrestohet Don Errnest TROSHANI (1928) Shugurohet Meshtar nga Imz. Errnesto COBA. Arrestohet në Dhjetor 1963 Lirohet 1981.
Papa Françesku e Emnon Kardinal me 12 Nandor 2016, në Vatikan, Romë.

21 Dhjetor 1964 Vdes At Justin RROTA ( 1889 – 1964)Historian dhe letrar...

25 Dhjetor 1972 Papa PALI VI njofton në mbledhjen e Kardinalave, perpjekjet pa rezultat per Lirinë e Fesë në Shqipni...Kujtohet per Festimin e 500 vjetorit të Gjergj KASTRIOTIT – Skenderbeut, në Vatikan me Shqiptarët jashta Atdheut...

10 – 12 DHJETOR 1990 Nga frika e formimit të Partisë Demokristjane në 13 Nandor 1990 në Shkoder, diktatori hipokrit Ramiz Alia, formon Partinë Demokratike simbas porosisë së Katovicës, tue percaktue: “Pushteti politik do të jetë perjetsisht yni...”
Pergjegjen e meritueme Ramiz Alia e mori nga Rinia Shkodrane të nesermen...

13 Dhjetor 1990... Rrëxohet në Shkoder busti i diktatorit tiran E. Hoxha...
Arrestohen mjaft të rinjë dhe torturohen barbarisht, me pasoja të randa per gjithë jeten.

25 Dhjetor 1990 Kremtohet në mesnatë Mesha e Parë e Krishlindjes mbas 1967 në Rrmaji, nga Don Simon JUBANI... Marrin pjesë mbi 30.000 qytetarë Shkodranë...
●SHKODRA I KA PARAPRIJË TË GJITHA ZHVILLIMEVE DEMOKRATIKE !

Ju uroj me gjithë zemer Diten e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut !
Autori.
Melbourne, 28 Nandor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
I shkreti shkam...! Fritz Radovani 29.XI.2018, Posted 30 Nëntor 2018, 01:41
Fritz Radovani
I shkreti shkam...
Imazh


KUR PLASTE GURI

E BAHEJ TYM…SHKA SHTYNTE SHTJELMI I TIJ ZHDUKEJ, SI MOS T’ ISHTE N’ KËTE BOTË, RROKULLISEJ AI SHKAM E ME TE FISE TË TANA…

AH SHKAM, O SHKAM…Persa Shekuj.., shumë t’ ra me provue edhe Ty o SHKAM !?

Sa kamba e barbarit shkeli mbi Ty, e mandej, si mos t’ ishte ai që kjé, t’fundoste dikund!

Sa t’ ra me bajtë e me pa me sytë Tuej nder Ato Bjeshkë bash t’ Nêmuna, ku lotët e sa Nanave Burrnesha n’ lumej u kthyen po, hasmi qafen thej per mos me u kthye kurrma!..

U trand një natë edhe Ajo Krueja Zamadhe e Kastriotit nga gjysëhana e pabesë… E, bash si t’ ishte një thikë mbas shpine ju ngulë.., per me ua pushue Atë Zemer Krutanve t’ Tu…

E Ajo, pushoi per 400 e sa vjetë.., e nuk u ndigjue ma tue rrah si mos t’ ishte gjallë…

E shkeli kamba e turkut barbar… E Gjaku i Saj skuqi Qiellin e Atyne vorreza Fatosash !

E Gjak’ e rê si futa mështollën Lezhen si t’ ishte një ditë shiroku ku, vloi edhe Drini…

E gjysëhana perloi edhe Ata Gurë, ku flente i qetë i Madhi Kastrioti Ynë – Skenderbé..!

Dridhej Toka e Mali… E rrokulliseshin shkamijtë si guraleca tek Kisha, bash ku ishte tue pritë Diten e Gjyqit Mbramë… Ai Burri i rrebtë, me sy si zhgaba e Flamurit t’ Vet…

I madh e i vogel rrâhen plot shpnesë tek Ai… Po, Lezha nuk shihej kund, ishte mbytë në ujë e n’ Gjak… T’ Atyne Burrave, që turpin e marren e pushtuesit nuk e kaperdine kurr!

Brij urës kishin zanë vend Gurt’ e latuem të Rozafës Plakë, gjuejtë me topa barbarësh…

Atëherë.., kur edhe Drishti ra… E deri vonë, kur një za Burri shkrepi si rrfé Pranvere…

“Pasha t’ Madhin Zot ja behen Fretnit e Shën Françeskut, me Flamurin e Kastriotve të ngjeshun per parzem…” Nisë per Deçiq, tek Shkami i Hotit i Trimit DEDË GJO’ LULI,

E ku i pritte Bratila e Atyne Bjeshkve që nuk njihnin frikën… Shperthyen Dy Zhgunat Besnikët e Krishtit në Kryq, At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, veç kur e pane sesi vetuen Sytë e Luanit t’ Hotit, kur vezulloi Atje Shqipja e Skenderbegut, ishte bash e Atij Gjergjit t’ Madh… Per të cilin, ndigjonin perditë n’ “Lahutë t’ Malcis” tue këndue Vllau i Madh i Tyne… Ai Gjergji i Fishtës, që me Shkrojlat e veta t’ arta, Ju pat këndue nder dhomat e “Burgut të Kishës së Fretenve”, HYMNIN E FLAMURIT T’ SHQIPNISË:

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit…………Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit……….Mu mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju bini Gegë!……….Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!..

AH SHKAM, O SHKAM… Shumë t’ ra me pa e me provue edhe mbi Ty !?

Shka t’ pat gjetë at 1941… Po, a di kush asht kenë ai tiran gjaksor që a shtri mbi Ty!?

O SHKAM, a e di ke bajte per gati 50 vjetë robni e tmerr, i zhytun n’ Gjak e n’baltë..!?

AH SHKAM, O SHKAM… Sa lotët e Nanave Tona u derdhën rrëkajë mbi Ty, o Shkam!?

E prap barbari që rrin mbi Ty, s’ asht ngi… Veç tym e mjegull kerkon bisha e eger edhe Sot… Per mos me pa lumejt e Gjakut që permbyten Kështjellat e Gjinokastres, e deri tek rranoja e rrafshueme e Drishtit, ku Ai i Madhi Pal Engjulli ynë, na la një Formulë…

AH SHKAM, O SHKAM… Sa Gjakun e bani ai mizor që rrin i shtrimë mbi Ty, bash per Atë Formulë t’ Bekueme…Me mija e mija Shqiptarë vorrosi, deri tek Ai Burri i njohun i Dardanisë së vjeter Ai Shtjefni i Kurtve…Që Emnin as Atij dhe, as Tokës së vllazenve të shtrejtë të Tij, të robnueme e pa asnjë shpnesë Lirije, nuk desht me ua ndij sa kje gjallë !

E kurr me Gjakun Tand s’u ngi… Edhe sot aty i zhigatun, me vra Shqiptarë mendon…

AH SHKAM, O SHKAM… Ai vetem “dëshirat” e disa prej Nanave ua plotsoi kur gjetën Loçkat e veta të shkrryem perdhe n’ birucat e flliqta të labirinteve të pafund, madje edhe të pranguem prej atyne xhullinjve shpirtzezë.., atëditë.., kur Ato ju luten atij: “Aman ma vritni Djalin, e mos ma leni me vuejtë ma kështu, pa duer e kambë të sharrueme!..”

E bash edhe aty ku asht shtrij mbi Ty, ai ata po kujton…“Ke do të vras sonte mendon?..”

AH SHKAM, O SHKAM… Të shtynë me kambë, se edhe mbi shilte i shtrimë, vetem…

TI O SHKAM… I DUKESH SHKAM edhe kur n’ Gjak të sheh tue notue e s’ i dham…

O SHKAM, AS GJAMA E YTE e pafund… E dhimjes në Shpirtin e ganduem prej tij…

O SHKAM, O SHKAM… Edhe “Ringjallja” asht mordja që ai la nbrapa.., e Ty t’ han…

Asht fantazma plakë, që rrotull Shqipnisë i sillet… E kafka n’ fund t’ detit ajo kerkon…

O SHKAM, O SHKAM… Veç rrin e mendon: “Kush Shqipninë e Kastriotit cungon!?”

O SHKAM, O SHKAM… E rrashta i punon: “Kush POPUJT SHQIPTAR i robnon !?”

O SHKAM, O SHKAM… Një za nga nalt si rrfeja sot veton e nder SHKAMIJ po jehon: “VETEM GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, SHQIPTARËT I SHPETON !!…”

AI ASHT SHKAMI I VERTETË që kushdo që kerkoi me e rrokullisë, perfundoi ranë në fundin e detit… E ai uji e treti dikund nder brigjet e shkretinave t’ Afrikës e t’ Arabisë…

Shkelqente Rozafa, Lezha, Kruja, Berati, e Vlona…Ku shtizat e Shqipes u ngulen mbi Ty,

O SHKAM, si atë ditë kur dora e çeliktë e GJERGJIT T’ MADH e pat saldue per Ty…

E TI O SHKAM I KASTRIOTËVE, VAZHDON ME U NDERUE PREJ TË GJITHË VENDEVE TË QYTETNUEME TË BOTËS KU, PËRMENDORIA YTE ASHT ATY!

E ATY DO T’ JESHË… DERI NË TË SOSUN TË SHEKUJVE, O PRIJSI YNË !

Melbourne, 29 Nandori i 550 mbas Gjergj Kastriotit…Në 2018…
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BESIM E SOCIALIZEM DON KOLEC PRENNUSHI, Posted 03 Dhjetor 2018, 01:16
Përgatiti: Fritz RADOVANI
BESIM E SOCIALIZEM

Imazh
DON KOLEC PRENNUSHI
(1902 – 1950)
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 2 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve të Shqipnisë nga viti 1943, që u pushkatue nga sllavokomunistët në vitin 1948 pa pranue asnjë akuzë.
Don Koleci ka perfundue studimet teologjike me At Pjeter MËSHKALLEN në Linz të Austrisë në vitin 1925, prej ku u kthye në Atdhe. Zotnonte nandë gjuhë të hueja dhe ka zanë vend ndër letrarët e vitit 1941 në Antologjinë ”Rreze Drite” me artikullin Permytja.
Ka ba shumë perkthime nga letersia e huej dhe libra me permbajtje filozofike. Nder ma të vlefshmit perkthime në gjermanisht asht kenë ”Kanuni i Lek Dukagjinit”, dhe një liber per perdorim të perditshem me titull ”Visari Shpirtnuer”, edhe ky Gegnisht...
Librat e Don Kolecit me permbajtje filozofike dhe teologjike janë vlersue nga të huejtë per zberthime e temave pa u largue nga origjinalet, mbasi Don Koleci njihte Ebraishten aq mirë sa, perkthimet e disa kapitujve të Bibles i ka vlersue edhe At Zef Valentini S.J.
Don Koleci njihej nder pesë predikatarët ma të mirë të Klerit Katolik Shqiptar. Deri në vitin 1938 thirrej Naten e Krishtlindjes nga Universiteti i Linzit, me predikue atje.
Mbas vitit 1944 merrej me perkthime me permbajtje Fetare. Materialet e perkthyeme para vitit 1944, si edhe veprat e Tij filozofike dhe jofetare i rrezikonin jeten. Ai nuk ka njohë asnjë lëshim në çeshtjet dogmatike, mbasi edhe mendimet i kishte të hapta.
Asht arrestue me 5 Dhjetor 1948, Naten e Shen Kollit në sofren e natës së Emnit vet... Mbasi doli nga Sigurimi mbas 11 muejsh ”i pafajshem”.., me grupin e Klerikve me të cilët qeveria e Tiranës mendonte me firmue ”Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, ka ardhë në Famullinë e Dajçit Bregut Bunës, ku mbas 7 muejsh, me 2 Korrik 1950 vdiq nga shkatrrimi i zemres prej torturave të bame nga sigurimi i shtetit sllavokomunist.
Porosia e Don Kolecit ishte: ”Ky Statut nuk duhet firmue, mbasi me këta jemi të hupun!”

NGA DON KOLEC PRENNUSHI: 80 VJET MBAS BOTIMIT...

Tek Libri:
”PER KRISHTIN O KUNDER KRISHTIT” Botue në 1938...

BESIM E SOÇIALIZEM


Per të tanë besimi do të jét punë private thonë soçjalistat.
●Pyetje: Kuer besimi të zhduket në jetën botore zhduket edhe në jeten private. Prandej Häckel e soçjalizem duen shkollen pa Zot, shtet pa Zot, jetë botore pa Zot, letratyrë e arte pa Zot – ata duen me e sekularizue jeten botore me e bâ krejt ateiste.
- Besimi â punë private, por edhé botore. Â punë private d.m.th. seicilli do t’i sherbejë Zotit mbas dijenije e ndergjegjes së vet e seicilli mbas deke do të dalë privatisht d.m.th. krejt vetem para gjyqit Hyjnuer. Shterngim ndergjegje s’ ka. Besimi â punë private per né e pabesimi â kryekreje per soçjalista.
●Me kênë soçjalist don me thanë me kênë njiheri antikrisht; ngadhnimi i mbramë s’ â i mundun pa rroposjen e krishtenimit. Kështu thotë Losinsky në 1902 e bolshevikët e soçem (soçjalista radikal) janë tue e vertetue me fakte dita me ditë.
- Besimi âsht edhé nji punë botore. Pse:
●Seicilli â i detyruem prej ligjve të natyrës me e nderue Hyjn jo vetem msheftas, por edhé ballafaqe, me e dishmue në disa rasa besimin e vet, me nderue Shejtnin’ e bésë, me u ndigjue auktoriteteve per ndergjegje, prá per urdhun të Zotit me krye tjera detyra besimtare botnisht si katolik; me pá meshë në ditë dielle etj.
Jo vetem seicilli nieri, por edhè shoqnija nierzore â detyrue prej ligjve të natyrës me i sherbye Zotit e m’u drejtue religiozisht d.m.th., mbas vullnetit të hyjnueshem.
Familja do të pshtetet mbî baze religioze, mbî martesë; e të gjitha marrdhanjet e familjes ndermjet burrit e grues, prindve e fëmijve do të rendohen e rregullohen mbas parimeve besimore e jo, mbas epsheve (pasjoneve) të natyrës së prishun.
●Jeta e perbashkët e shtetnore gjênë vetem në besim nji temel t’atillë.
Justitia est fundamen regnorum. Drejtsi e vertetë pa besim â nji absurd si edhè morali pabesim. Të tana veprimet e jetës botnore në politikë e qeverisje, n’arte e dituni, në shtyp e letratyrë, në tregti e industri, në shkollë e edukatë, n’ekonomi e çashtjet soçjale do të bazohen në besim, do të frymsohen e rregullohen prej shpirtit besimtár.
Pa ket frymë besimtare, kristjane, mugullon anarkija e egër me grushtat kovardhi të hekurt perpjetë, kërcnohet nihilismi me bombat e veta, dermon socjalizmi në të tana ledhet e rendit e të mirvojtjes së popujve: Pa besim artet bijnë në llom, ditunija në terr, bota shoqnore në robni e barbarsi paganizmi.
●Besimi jo, nuk âsht punë private. Kisha së mbrami sado qi s’ â prej ktij shekulli, âsht në ketë shekull, e âsht si nji institut publik, nji shoqni temelue prej Hyjit, e pashme, e plotsueme, qi per t’ arrijtun qellimet e nalta të veta (mësim, drejtim e shêjtnim i nierzve) ka tager per të gjitha mjetet e nevojshme toksore, e ket tager e merr shi prej gurres së drèjtsisë qi thotë: ”Mue m’âsht dhanë çdo pushted në qiell e mbî tokë. Prandej shkoni e mësoni të gjithë popujt”.
-----------------------------------------------------------------------
Shenim F.R.:
Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Melbourne, 3 Dhjetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI U TRANSFORMUE E VERTETA E 1990 ! VASLLAV HAVEL, Posted 07 Dhjetor 2018, 23:13
FRITZ RADOVANI
SI U TRANSFORMUE E VERTETA E 1990 !
Imazh
PRESIDENTI VASLLAV HAVEL (1936 – 2011)

●Presidenti i parë Çek Vasllav HAVEL, ka thanë në Tiranë, në vitin 1999: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokratë”.
●Prof. Arshi PIPA, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës:
“Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b... e Gorbaçovit” (1992).
●M. GORBAÇOV ka thanë:
“Perestroika nuk lindi nga kriza ekonomike por nga fakti se u zbulue ana shpirtnore e njeriut.”(1999)
●Në vjeshtën e 1986, në Katovicë, mori pjesë edhe një delegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri, nëpunës i naltë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Aty u mbajt një fjalim i rëndësishëm nga Mihajl Gorbaçov, ku tha: “...Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne komunistët…Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me thëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.”
● Me 16 prill 1990, Ramiz Alia, President i Republikës së Shqipërisë, i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parë të K.Q. të P.P.Sh. që më 13 prill 1984, mbas vdekjes së diktatorit E Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike tha:
“... Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do të derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë”. Edhe pasuesit ate po bajnë: “Populli kullotë i shkreti!”
Demostrata e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkodër, organizue nga Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka etj., per heqjen e Stalinit, hapja e ambasadave, arratisjet,
●Mesha e Parë, më 11 Nandor 1990, e thanun nga Don Simon Jubani, në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, hapne vorrin e shumëpritun të komunizmit gjakatarë në Shqipni.
●Me 13 Nandor 1990, perpjekja e Nush Radovanit, Matish Çefës, Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Ruzhdi Çobës, Nikolin Destanishës etj., per formimin e Partisë Popullore në Shkoder, me perbamje nga të gjitha besimet fetare... Nuk u aprovue nga “qeverria...”.
Mbas një muej mbi trungun e PPSh buluen “partitë”... Që morën në dorë Shtetin...
SHKODRA vuni gurin e parë të Demokracisë dhe e lau me gjakun e Rinisë me 2 Prill.
●“Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!”...
●Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme...tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!
Melbourne, 7 Dhjetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PROF. NAMIK RESSULI GUR’ I DALTUEM I BERATIT, Posted 09 Dhjetor 2018, 21:58
Nga Fritz RADOVANI:
13 DHJETOR 1990
SHKODRA ME DIELL SI PISHA

Imazh


KY TIRAN ISHTE PARA PREFEKTURES

“N’ Shkodren tonë ka ra nji dritë !”…Këndonin dikur Ata t’ vjetrit, kur ishte pa u shue!
Rrallëherë e kurr nuk na ka ra rasa me pa ditë pranvere në pikë të dimnit ! Ndoshta, kje 1967 viti i shkatrrimit shpirtnuer e moral, që na kthei në “qenje të pavetdijshme”!!
Shqipnia ishte i vetmi shtet në Botë i “pa fe”! Madje, i shpallun edhe me “Kushtetutë”!
Në të kater anët e vendit kishte shperthye plaga e qelbun e ateistëve, që perhapte në të gjitha skutat e Shqipnisë frymen antishqiptare kunder 500 vjetorit të Skenderbeut...
Edhe Gjuha Shqipe që ka folë Ai në Gegnishte, u quejt “Gjuha e Krishtit”...
Formula e Pagzimit e Imz. Pal Engjullit, të çonte pa asnjë lëshim drejtë pushkatimit !
Diktatori barbar me të vertetë “nuk e dinte ku bijnë Kishat, ku ishte lutë Skenderbeu para fillimit betejave kunder turqve”, po nuk kishte vështirsi me i gjetë... Ai e dinte të saktë se kur po ndertohej hidrocentrali i Firzës, liqeni i tij mbyti 32 Kisha Katolike...
Kisha e Shen Mërisë e Vaut të Dejës, ishte mbi një koder, vetem mendja e “hollë” e një komunistit si Fadil Ymeri, mund të plotsonte dëshiren e anadollakve Enver e Ramiz, që e kishin gjetë me kamben e mushkut per shkatrrime veprash monumentale arti me vlerë.
Krajli Malit të Zi gjuejti Kishen e Zojës tek Kalaja Rozafat, dhe i këputi kompanjelin, gjuejti Kishen Kathedrale të Shkodres dhe, i prishi tavanin madhshtor të Kol Idromenos, si dhe la gjurmë në kompanjelin e saj... Vepren e Krajlit e plotsoi Enveri e Ramizi, tue shkatrrue e plaçkitë të gjitha veprat e artit e bibliotekat e tyne me mija librash, me anë të “Kryetarit të komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare”, sh. Jup Kastrati...
Dishmia ma e sakta e Gjenocidit komunist në Shqipni, kunder intelektualëve dhe Atij Kleri të pazevendsueshm në Shkoder, asht kenë Muzeu Ateist, Arrestimet e vrasjet me gjyqe e pa gjyqe të Klerikve Katolik Shqiptar mbas vitit 1944, dhe “zhdukja e Letersisë së Shkrimtarëve të Veriut, bashkë me Gjuhen Gegnishte”, në kongresin e vitit 1972...
●13 DHJETOR 1990 Asgja e pameritueme nuk u ba mbi koken tande E. Hoxha!
Populli i Shkodres me “ringjalljen” ka prap “shka me ba mbi koken dhe varrin tand !’
O TIRAN BARBAR I PASHOQ, PER VARREZAT E PAEMEN TË SHQIPTARËVE !
Melbourne, 12 Dhjetor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:
PROF. NAMIK RESSULI
GUR’ I DALTUEM I BERATIT


Imazh
PROF. NAMIK RESSULI
(1908 – 1985)

1941 Linguisti dhe kritiku i letersisë shqipe Prof. Namik RESSULI, ka vue gurin e parë të kritikës mbi të cilin u ngrit binaja e naltë e Letersisë Shqipe, mbi themele moderne të asaj kulture Europjane të papersritëshme Perëndimore. 60 vjet perpara lexova prej Tij:
● “Pa dyshim ky prodhim Verior është më i rëndësishmi i prodhimeve të pjesës së parë të letratyrës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe gjërësisë si dhe nga pikëpamja e lëndës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të Veriut nuk janë vetëm të parët që filluan një farë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipes një alfabet –alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë dhe punojnë për atdheun dhe gjuhën e tyre, për Shqipen e Shqipërinë. Madje nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas lidhjes së Prizrenit, po t’ ishte ma e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.”(fq. 13 Antologjia 1941).
●Dhe, per të dijtë edhe Rinia intelektuale Shqiptare larg Atdheut po e persëris anglisht:
Professor Ressuli writes, 'Undoubtedly, this northern product is the most important part of the productivity of the first part of the Albanian literature, as well as from the point of view of magnitude and scale, as well as from the point of view of the material and what is inside. These old Northern writers are not only the first people who started a kind of cultural movement in our country, they are not only the first to give an Albanian alphabet - the Latin alphabet - they are also the first to think and work for their homeland for the Albania language and Albania. Even from this national point of view, this productivity could be linked to what came after the league of Prizren, if it was the greatest aesthetic value and the purpose of the Albanian community '(p. 13 Antologji 1941, Trans: J. Çefa).
●Mendimet dhe punimet e Këtij Kolosi të kulturës sonë kombtare, a janë në ndonjë prej teksteve të botueme në shtetin Shqiptar, të pakten si tituj? Nuk dij me kuptue se shka po studjohet nder shkolla e universitete kur s’ njihet Guri i Daltuem i Kështjellës së Beratit,
I Madhi Prof. Namik RESSULI?!... Mos harroni lutjen e Nanë Terezes në Rinas në 1997:
“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...
Melbourne, 16 Dhjetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

KISHAT E FITOREVE

Tre Kisha Katolike ku u falë Gjergj Kastrioti


Imazh
KISHA E ZOJËS SHKODER

Imazh

ISHIN MONUMENTE EUROPJANE...
■KËTO JANË DY NGA DISA PREJ KISHAVE TË VJETRA SHQIPTARE…
KU LUTEJ GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU PARA BETEJAVE ME TURQIT.
DHE, GJITHMONË, AI GJERGJI YNË... DO TË FITONTE !
NDERTIMI I KËTYNE KISHAVE NJIHET NË SHEKULLIN E XIII…
■KISHA E SHKODRES BRIJ KALASË ROZAFAT NJIHEJ ME EMNIN E SAJ: KISHA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË… FESTOHEJ ME 26 PRILL.
■KISHA E VAUT TË DEJËS, ISHTE AJO KU MENDOHEJ SE ASHT KUNORZUE HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU ME DONIKEN.
■VLERAT E TYNE HISTORIKE DHE ARTISTIKE JANË TË PANJOHUNA… ASHTUSI NUK DIJMË ASGJA PER KISHAT E KRUJËS, DRISHTIT ETJ…

Imazh
KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI te KEPI I RODONIT AFER DURRESIT

KEPI I RODONIT AFER DURRESIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI NJË KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT. ATY SOT NUK AFROHET NJERI. PO, ME SIGURI, ATY NUK DUHET TË KETË MBETË NDONJË KISHË…
■1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR ENVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA… EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE:
HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN I HISTORISË, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.” PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI MARRSHON FITIMTAR !

Melbourne,24 Dhjetor 2018.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
29Nga Fritz RADOVANI:
FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT

Imazh


Imazh
6 PRILL 1911
DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË


28 NANDOR 1912
ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË
VITI I KASTRIOTIT 2 0 1 8 : Kujtojmë...

PA GJERGJ KASTRIOTIN S’ KA KURR SHQIPNI !
PA AT GJERGJ FISHTEN NUK KA LETERSI !
PA SHKRONJAT E TIJ SHKA MËSONI O FËMIJË ?
PA EMNIN GJERGJ NUK KEM’ AS HISTORI !
PA MJEDJEN E ZADEJEN NUK KA AMBELSI!
PA DED’ GJO’ LULIN MALET NEN TURQI !
PA AT MATI PRENNUSHIN GERÇA ISHTE FSHI !
PA LUIGJ GURAKUQIN NUK KA PAMVARSI !
PA BAJRAM CURRIN NUK KISHTE DRAGOBI !
PA IMZOT LUIGJ BUMÇIN NUK KA TOSKNI !
PA ARSHI PIPEN SHQIPNIA S’ KA RINI !
PA MARK ÇUNIN, ME SLLAVË S’ KA DEMOKRACI !
PA PRENKË JAKOVEN SKENDERBEU NUK KËNDOI!
E MBAS PRENKËS MADH…KUSH MA S’ E KUJTOI”!
PA GAZULLORËT E RIJ, DANIELI S’ ISHTE NDIJ !
PA ISA BOLETININ KOSOVA KISHTE HIJ !
PA IBRAHIM RRUGOVEN KOSOVË, S’ KE LIRI !
PA NANË TEREZEN EUROPA JU KA MËNI !
MBAS GJON PALIT II, EUROPA PAU SHQIPNI !
SHQIPTARË, KËTA FIGURA JU SOLLEN LAVDI !
BROHORITNI SOT PA FRIKË, E ME BURRNI:
RRNOFTË COHA MNDAFSHIT QENDISË KUQ’ E ZI !
Melbourne, 29 Dhjetor 2018.


Nga Fritz RADOVANI:

LETER E HAPUN NR. 3
(KOPJO E VITIT 2009, 19 DHJETOR)

Imazh
TË GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË

MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!


“UNË DO TË VAZHDOJ ME JU SHKRUE DERISA .., PENA E EME, T’ JU THERIN ESHTNAT TUEJA...!”, thonte, një Dijetarë..!

JEMI NË PRAGUN E VITIT 2010... TË 70 –tit VIT TË PËRJETËSIMIT TË POETIT KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTA OFM...

Për dijeni:
Argjipeshkvisë Shkoder dhe Tiranë,
Kuvendit Françeskan Shkoder, Lezhë, Troshan,
Këshillit Ndërfetar të Shqipnisë, Tiranë,
Z.Jozefina Topalli, Kryetar i Kuvendit Popullor, Tiranë,
Z.Prof.Dr. Sali Berisha, Kryeminister i Republikës së Shqipnisë,
Z.Prefektit të Shkodres,
Z.Kryetarit të Bashkisë së Shkodres,
Z.Prokurorit të Shkodres,
Z.Drejtorit të Organeve të Ruajtjes së Rendit në Shkoder,
Të gjitha organeve të Shtypit dhe mjetëve të Informacionit Shqiptar!
Shtoj: Argjipeshkvinë e Tivarit,
Argjipeshkvinë e Prizrenit,
Famullinë e Tuzit dhe të Grudës,
Këshillit të Pleqve, të Fshatit Fishtë, Lezhë.
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipnisë Tiranë,
Z. Ardian Marashi, Kryetar i Inst. Stud. Albanologjike. Tiranë.
Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder dhe të gjithë Rinisë Universitare,
Diasporen Shqiptare të Malësisë së Hotit dhe të Grudës,
Diasporën Shqiptare nga Tivari deri në Kep të Paganës...
ESHTNAT E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RRËMAJ !...

Një prift i ri, kur pat takue At Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue këtij kushtet që duhet me heshtë, At Mëshkalla i tha: “Shko e thuej Monsinjorit, me të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!...
Edhe unë, tue rikujtue porosinë e At Meshkallës, po flas, se boll kam heshtë!...
Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër vorre të Rrëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje, më tha: “Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë...” Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: “Fritz, Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që ti ke me pasë mundësi me tregue,... se je i ri e njëditë...
Këtu, unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës...”.
U stepa në vend. Pak minuta nuk kemi shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue pranë vorrin e një grues së re që kishte një foto në porcelan.
Kam numrue edhe njëherë selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi ndalue prap.
Gjoni më kuptoi mirë vetëm me të shikueme se cila mund t’ishte pyetja ime: “Si mundën me kenë në Rëmaj Ato Eshtna shumë të përfoluna dhe të “tretuna” në lumin Drin, pranë Urës së Bahçallekut?”....
Më shpjegoi se: “Ka shkue në një mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjës që merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në Rrëmaj. Gjoni ka marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë për 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.
Kanë hy me makinë deri tek Kapela, janë ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosë “thesin e qimentos”. Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël, po Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue shkue afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk duhët të fliste me asnjë përson.Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe me i tretë në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në thes dhe me ia çue në zyre prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të shkonte dhe ti hidhte në lumin Drin.
Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të Shyqyriut ka ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur ka vërejtë se asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue për veprimin që kanë krye bashkë me te në Vorrezat e Rrëmajit”.
Për këte çeshtje, mbas vitit 1992, unë kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën dhe në 1995, kur po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketë bisedue me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi jemi gjallë... tjerët jo!
Mendoj, se nuk duhët vazhdue ma mos me folë, edhe pse “demokratët” shqiptarë janë bijtë e baballarëve që kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka mbetë ndër to një tjetër “Shyqyri Rrjoll”, që asht pak e vështirë me e mendue se ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e së keqës së maparshme me At Fishtën:
TURPI DO TI MBETËT VETËM SHKODRËS DHE VETËM ASAJ!

Shenim:
•Në muajn Tetor 2007, kam vue në dijeni me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të cilët, nuk janë denjue me mu përgjegjë.
•Amanetin e të Ndjerit Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrë me vedi.
•Mekenëse At Fishta ishte mik i babës sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder, ju përgjegjem personalisht, mbasi të përfundoni punimet.

Fritz RADOVANI

Melbourne, 6 Prill 2008.

Nr. 3, Melbourne, 19 Dhetor 2009.
Botohet pa asnjë ndryshim nga Letra Nr.3 e vitit 2009.
Melbourne, 30 DHJETOR 2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
6 Janar 1940.
SHKODER
Rruga Badra, shtëpia nr. 42.


Imazh
DITA E UJIT TË BEKUEM...


Njëditë shumë e ftohtë dimni. Qyteti ka ndjeh i mbuluem me borë të madhe që vazhdon me ra edhe gjatë gjithë ditës. Njerëzit janë ndrye mbrendë ndër shtëpijat e tyne. Pullazet randojnë nga trashësia e borës që i ka kalue 60 cm. Çdo oxhak gati i zhytun në borë nxjerr tym shllunga shllunga. Ndër rruga ka pak e aspak lëvizje.
Baba Kolë Radovani ishte me sherbim në Burrel.
Në shtëpinë tonë sot mbas orës 10.00 mërrijti zonja Çile Ljarja, mami e njohun në këte qytet prej kohësh. Siç më tregonte tezja Rozë, mbas orës 13.20 mbas dreke, “tek një vazo me karajfila një engjull kishte lanë një zymbyl me një bebe të vogel mbrendë”. Daja Mikel kishte vrapue në postë me lajmërue baben se Vidës, i ka lindë djalë...
Rreth orës 14.30, shpërndarësit të telegrameve iu dha bakshishi për telegramin e sjellun nga baba prej Burreli, i cili, uronte: “Fritzi me jetë të gjatë. Kola”.
Nga ora 15.45 kishte trokitë dera e shtëpisë. Daja e kishte hapë me vrap dhe kishte ftue mbrendë axhen Padër Mati Prennushi, bashkë me shokun e vet Padër Gjergj Fishtën, që sapo këthenin nga një vorrim prej Rëmajt, me marrë një “të nxeme duersh”, para se me shkue në kuvendin e fretenve në Gjuhadol.
Porsa kanë hy në dhomën e pritjes, ku ishte vendosë një tangar i madh me zjarr, tezja Rozë me bebe hopa për parzem ka hy në dhomen e miqëve dhe, Ju ka tregue:
“Sot na ka ardhë në këte shtëpi një mysafir i panjoftun për ju, e ka emnin Fritz!”...
Kanë qeshë dhe janë çue të dy në kambë për nderim të “këtij mysafiri”...
“Hajde bre burrë këtu, e me jetë të gjatë kjosh... që na paske mërrijtë ditën e tre Mbretenve!...”, ka thanë Padër Matia.
Mbas Tij, më ka marrë në krah Padër Gjergji, dhe tue më vrojtue ka thanë: “Rozë, më duket se mue po më njeh, shih si mi ka ngulë sytë!...”
Kanë pi nga një kafe dhe mbasi kanë ba urimet, janë nisë për në kuvend...
Pra, njeriu i parë ndër miqë që kam takue në këte botë asht kenë At Gjergj Fishta...
Mue nuk më kujtohet fare!..

Melbourne, 6 Janar 2005. Fritz RADOVANI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4418
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli: Çfarë mjerimi, zotni Krasniqi!
(mbi “Gjuhen standarte”)

Imazh
(Përgjigje e detyrueme shkrimit të tij “Gjuha, vlerë gjithëkombëtare”)


Jam nji prej atyne “bjerrakohëve” që, “i madhi” (sic!) Jakup Krasniqi kishte me i gri si bante Pol Poti dikur, pa ligj e “me ligj e shkuar ligjit”, në mbrojtje të gjuhës standarde (sic!). Natyrisht, pse kund një vit e gjysë ma parë pata botue në gazetën “Java” të Prishtinës shkrimin “Dhunimi i gjuhës shqipe” e pak ma vonë në disa gazeta e site internetit, shkrimin (shfrimin) “Gjuha shqipe, e mira, e mjera”.
Shkrueja ndër të tjera atëherë se kjo bjerrje e dhimbëshme e shqipes fillonte:
« ……… atë ditë që erdhën në pushtet « sejmenët » e shkjaut, komunistët. E keqja vijon me po ata ndër institucione, gazeta, televizione, që “sakën” se tunden prej “istikameve bolshevike” të 1972 e nuk pranojnë të ndryshojnë një presje, sikur vendimet e marruna nën vështrimet e rrepta e trysninë ma të egër të pushtetit të kuq, të ishin libri i shejtë i shqipes.”
Do ti që i paskam përgatitë aktakuzën vetes, pse, simbas « të madhit » (sic !) Jakup Krasniqi, edhe pse unë nuk di kurrënji fjalë serbisht, qenkam prej atyne që serbi « i ka paguar argatë të punojnë për ta »
Shkruaja atëherë edhe se :
“Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasava”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së ciles jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.
Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por, nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtet mund të krenohemi, ato janë:
– Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e Troja;
– Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash;
– Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar.
Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njësueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njisishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajët së shumti të preme e shtërzon e lodhun”.
Përsëri paskam gabue, se « baca Enver » i Jakup Krasniqit na paska lanë gjuhën standarde, njëlloj tosknishteje të atrofizueme, por që tash ka për mbrojtës, me shpatë në dorë, Jakup Krasniqin, ardhë drejtpërdrejt prej Eposit të Kreshnikëve me shpartallue
« tradhëtarët ».

Unë kam qenë i mendimit se më 1972 shqipja u dhunue. E pata shkrue atëherë se ajo u dhunue :
“E para, tue shpla trutë e njerëzve prej kujtesës historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapsht.
Së dyti, shtrimi i çashtjës së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial.
Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nacionalizëm e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste.
E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vjetësh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin)”.
Ja që paskam gabue përsëri randë, se Jakup Krasniqi na thotë se ai Kongres, i 1972 pra, na u barazoka me 28 Nandorin 1912.
Kurse unë e pata mendue se ajo që u sendërtue më 1972 ishte me material të mbrapsht, pse:
“Puna për shkatrrimin e shqipës filloi me ballafaqimin rrënues në mes dy “kryedialekteve”, në vend që të flitej e të punohej për një gjithëpërfshimja, për mospërjashtime, për trajta që të ruenin mbarëshqipen e të banin lehtësisht të kuptueshëm si Naimin ashtu edhe Fishtën. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumë se gjysës së trungut deri në rrajë – me shpalljen jashtë ligji të gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanë thanë të tjerë para meje, një dialekt asht gjithmonë ma pak e ma i vorfen sa mbarë gjuha”.
E se:
“Me famkeqin Kongres të Drejtshkrimit 1972 shqipja humbi njëherëemirë gegnishten, pasuninë e saj kulturore (prej Ciklit të Kreshnikëve der te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej të amblit Mjeda te rrëfimet e Anton Harapit), humbi një pasuni të pallogaritëshme leksikore e frazologjike, humbi një formë të menduemi e të shprehuni, humbi shpirtin e pjesës ma të madhe të popullit të vet. Se kur humbë gjuhën, humbë shpirtin”.
Çka kishte ndodhë, simbas meje, natyrisht, jo simbas Jakup Krasniqit:
“Fjalët e mirëfillta shqipe, ma krejtësisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk përfshihen asfare në fjalor, ose cilësohen “e vjetër”, “krahinore”, sa mos me thanë “gegnisht”, pra, simbas kësaj logjike të mbrapshtë, jo shqipe. Nuk m’u desht as një orë punë me gjetë (pra mos me gjetë) se në FGJSH mungojnë fjalë të përdorimit të përditshem në Sapë (Zadrimë) si: akulltar/-e, anx:ë/-a, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me miklue (përkëdhelë), me përdahë, pllojcë, porrc/-i (apendisit/i), shij:ë/a, e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Këtu ka njigjasend: ose fjalët gege që nuk janë në tosknisht nuk merren si shqipe, ose të quhet Fjalori i Tosknishtes. Si mund të përjashtohet nga gjuha amtare me kaq papërgjegjësi thesari i saj ma i vlefshëm!? Me ç’të drejtë shkencore e morale bahet tosknizimi i fjalëve gege (kur nuk e ka tosknishtja e detyrimisht janë përfshi në FGJSH)?! Po e përsëris, me ç’të drejtë morale, që rri mbi të gjitha të drejtat, “u shkim një ortak bore prej shpatit të malit” e bajnë “u shqim …? Qysh kur “q-ja” na qenkish ma e fisme se “k-ja”?
Tash këtu nuk asht e vështirë me kuptue se në punë si kjo të çon vetëm një urrejtje ideologike e mjerane për Veriun, edhe pse ata që u mblodhën në Tiranë më 2002 e thanë se nuk ka vend me ndreqë asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilët e gjuhësisë, na u ngryskan në fytyrë tanë marak me disa që dashkan me na prishë “sërishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenë e prishun, erdhen qehajajët e Sulltanit të Kuq e na e rregulluen, prandaj “sakën” se e prekni.. …….e në prilli 2008, na u mblodhen në Prishtinë po ata Haxhiqamilë e lloji i tyne i atrofizuem në mendje e në shpirt e përsëriten me të madhe se ishin gati me nxjerrë shpatat në mbrojtje të vendimeve të 1972”.
E ndodhi ashtu si e thotë në shkrimin e tij të paqmë e të fismë Bardhyl Metaj: si frymëzuesi i tij, “baca Enver”, “Jakup Krasniqi mprehi shpatën …”
Por, me thanë të vërtetën jo vetëm Jakup Krasniqi, pse:
“Na u mblodhen akdemikët në Tiranë me 11-12 nandor 2002 e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part …, deshta me thanë të Drejtshkrimit, që na hodhi bazat e shqipes. Që turpi i mbuloftë, se bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mijë vjet ma parë. ……… Deklarimet e tyne të fryeme e bajate për shqetësimin nga mendimet ndrysh “të donkishotëve të viteve nëntëdhjetë” nuk janë tjetër veçse ai helm që shpërndau pa kursim Partia (ajo me “P” të madhe, kur Atdhe shkruhej me “a” të vogël – atdhe), që çoi në një parçamje që Shqipnia nuk e kishte njohë në të paktën katërmijë vjet histori. E si e thashë, fjalë për fjalë, përsëritën “vendosmërinë për të mos u tundur nga istikamet e kuqe” edhe do “harushanë” në Prishtinë prillin e vitit të shkuem. Ata nuk lanë rast pa shfrytëzue edhe nandorin e shkuem gjatë festimeve të 100-vjetorit të Alfabetit, tue na tundë gishtin fort e tue kërcënue se përpjekjet për një rishikim të normave të ’72 na qenkëshin antikombtare (?!!) e se mohimi i trashigimisë shpirtnore (që asht gjuha shqipe) e kulturore (që asht prap gjuha shqipe) e 4000 vjet histori të 3/4 të Shqipnisë, ndrysh Gegnisë, nuk na qenkan antikombtare, përkundrazi, një veper e madhe e … Haxhiqamilëve të enverizmit”.
Me fjalë të tjera, mue e shokët e mi na kishin paralajmrue me kohë të rrinim urtë, shumë kohë përpara se të lëshonte rrufetë prej Olimpit të Parlamentit “i madhi” (sic!) Jakup Krasniqi.
E pra unë, e mbi të gjitha shumë të tjerë ma të dijshëm se unë, ishim të mendimit se:
“Asnjë motiv tjetër me përligjje shkencore nuk mund të ketë në teorinë e “pamundësisë së shartimit në mes dy dialekteve”. Pse një shartim të tillë nuk e ka kërkue kurrkush. Pse një shartim i tillë nuk mund të bahet. Pse vetë konceptimi i shartimit tosknisht – gegnisht asht një ide barbare: gjuha standarde mbështetet tek format e përbashkëta, takuese, gjithëpërfshimëse, mospërjashtuese, pra në mbarë shqipen, jo në shartimin në mes dialekteve e, natyrisht, kur e do puna, edhe përzgjedhëse. Pse, siç e thamë ma parë, do të merren ato trajta që i ka tosknishtja me mbështetje ma historike e ato që i ka gegnishtja me mbështetje ma historike, sidomos ndeshjet në mes tyne”.
Kështu mendoja unë e, megjithë kërcnimet Polpotiane të Krasniqit, kështu mendoj përsëri. Do të ishte kjo detyrë e gjuhëtarëve (pse jo, edhe e zotni Ja-Kupit), që:
“….me vullnet të mirë e që duen shqipen e Shqipninë, të ulen e të analizojnë ma thellë çfarë vërtet e vlefshme po birret përfundimisht e doemos duhet shpëtue. Cilat janë ato trajta të përbashkta që u flakën tej si të ishin të serbit a të çinimaçinit. Pse me gjetë çka asht ose ka qenë historikisht e përbashkët asht krejt e thjeshtë, mjaft të shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, që janë të gojës së popullit e një dëshmi e shkëlqyeshme se trajtat e përbashkëta kanë qenë në krye të kohës shumë ma të shumta se ato të fillimit të shekullit XX e atëherë, pa ngurrue, me u hapë udhë atyne trajtave të shqipes me rrajë thellë në histori. E proverbat e Bardhit, po të duem me ba atë ballafaqimin mjeran tosknisht – gegnisht, shfaqen në trajta ma së shpeshti në të mirë të tosknisht për shumëçka. E ani mirë, asht shqipja jonë, prej Çamrije ardhët ajo a prej Rugove.
…. rregullat të jenë doemos “të gjithëpërbashkta”, a në daçin “gjithpërfshirëse”, “mospërjashtuese”, të rrokin mbarë shqipen, sa të jetë e mundun, tue ruejtë “njininë” që na porosit Fishta. Të bajsh të kundërten, asht nji atentat jo vetëm gjuhësor, por kundër kombit vetë.
…… në themel të punës të kihet parimi i pasunimit të gjuhës në të gjithë format a trajtat e saj, zhvillimi i saj i papremë, përthithja e formave dhe e fjalëve nga te dy dialektet e nga të folme ma të ngushta, e jo degdisja në një gjuhë “të katundit” të shokut Kostallari.
… qysh në fillim të përjashtohen dy propozime të hedhuna fatkeqësisht edhe prej personaliteteve që e kanë denoncue atë Kongres si Aref Mati e Bahri Beci:
a) të mësohet edhe gegnishtja në shkolla; apo do ekstremistë të tjerë b) të hidhet poshtë gjithçka e të merret për bazë gegnishtja si e folme e shumicës së shqiptarëve e gjuhë e traditës kulturore, ………të dy janë mendime të gabueme e të damshme.
Me u mësue gegnishtja në shkollë, dmth mos me ndryshue asgja e shqipja me mbetë e gjymtueme ashtu siç asht.
Me u hedhë poshtë gjithçka (e ashtuquejtuna: Teoria e përmbysjes ) e me u marrë për bazë gegnishtja asht ana tjetër e medaljes, pra, tue përjashtue tosknishten, ashtu siç u ba ma gegnishten, dmth me u dhunue sërishmi shqipja, me e gjymtue përsëri ate tue i mohue gjysën tjetër të saj. Unë gega due që të them, e të thonë fëmijët e mi, e të thonë edhe nipat e stërnipat e mi “dot”, “i pështirë”, pse edhe pa ta shqipja ime do të ishte ma e vorfën, ashtu siç asht vorfnue liksht prej mbi 20.000 (njëzetmijë) fjalë gege që i mungojnë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.
Pra gjithçka të shtrohet vetëm mbi një bazë: kritere të shëndosha shkencore e kombtare, të pandikuem nga ideologjitë, nostalgjitë e gjithë marritë tjera (sidomos nga ajo sëmundje që e kanë në gjak shqiptarët e që M. Elezi e quen me fjalën e bukur shqipe “mujshim”), që të mund të çojnë në një zhvillim të ri e ma të përsosun të shqipes tue ndreqë çka u ba jo mirë më 1972, ashtu sikundër kanë ndjekë rrugën e tyne të zhvillimit të papremë mbarë gjuhët e popujve të qytetnuem, e na kemi çka mësojmë prej tyne edhe në këte lamë, pse, si thotë Naimi i Madh, “Dielli lind andej nga përendon”.
Që të kemi, pra, vërtetë një shqipe të njisueme, a të njinjishme, a standarde, quejeni si të doni, pse të gjithë duem një shqipe, jo dy, por jo një gjysë shqipeje – si asht ajo e sotmja”.
Tash ai zotnia “qi rrin në shkam” të Parlamentit në Prishtinë, duhet të përgjigjet: ose të vërtetojë se unë (e sidomos shumë të tjerë ma të dijshëm e ma të zellshëm se unë, po që shprehin pak a shumë të njejtat shqetësime) jemi argatë të paguem prej serbit, ose të pranojë se ai asht nji enversit mjeran e nji intelektual për faqe të zezë!
Kurse Primo Shllakut, Migjen Kelmendit, Shkëlzen Gashit e Bardhyl Metajt u them:
Buzëqeshni! Jakup Krasniqi nuk ka dhambë me kafashue. I ka të krymbun.

11 Mar 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 363 postime · Faqe 34 prej 37 · 1 ... 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Qershor 2019, 05:10
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari