Faqe 3 prej 51

Don Dede Maçaj - ushtari besnik i Atdheut dhe i Fese

PostPostuar: 11 Korrik 2009, 15:03
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
USHTAR BESNIK I ATDHEUT DHE I FESË
Don Dede Maçaj

Imazh
[
Ky djalë trim i trojeve tona ishte Don Dedë Maçaj...
Baba Gjeto e Nana Tringë nga Mali i Jushit, me 5 Shkurt 1920, i dhurojnë Atdheut një ushtar besnik, Dedën e tyne shumë të dashtun, i cili posa fillon me marrë mend shkon ndër bankat e shkollës së Don Alfons Trackit, prej ku vazhdon e pregatitët për Meshtar në Kolegjin Saverian. Asht ndër studentët ma të shkelqyeshëm për nga pregatitja filozofike dhe teologjike, prandej, si i tillë e dergojnë me vijue studimet në Romë.
Asht shugurue meshtar me datën 19 Mars 1944, plot 65 vjet ma parë.
Asht pragu i pushtimit sllavo-komunist, kur vjen në Atdhe. Për cilësitë e tij të rralla, por të dukëshme si nga ana e dijes ashtu edhe e paraqitjes së përvujtë e modeste, emnohet nga Imzot Gaspër Thaçi zëvendës famullitar i Shkodres. Në vitin 1945, mbas pushkatimit të Don Ndre Zadejës, Don Deda shkon në famullinë e Tij, në Sheldi, ma shumë me u largue nga sytë që ishin përqendrue në Argjipeshkvinë e Shkodres, ku çdo meshtarë shihej me një sy lakmues për pushkatim nga komunistët. Asht viti 1947, kur Don Dedën, e thrrasin me krye shërbimin ushtarak. I veshun me rrobat e ushtarit t’Atdheut dergohet në Permet.
Don Deda, asht ushtar besnik i Atdheut dhe i Fesë. Ai shërben atje si shofer në një repart ushtarak, edhe pse asht klerik katolik i Popullit Shqiptar. Mbas një difekti të makinës së autoambulancës me të cilën punonte Don Deda, fillon realizimi i tragjedisë së jetës së priftit nga komunistët, të cilët prej sa kohësh po mendonin zhdukjen e Tij.
Dhe ja, si u zhvillue drama makabre ndaj Meshtarit 27 vjeçar, Don Dedë Maçaj:..
Burimi i kallximit të ngjarjes asht bashvuejtësi Aleksander Nokaj, i cili tregon në një nga revistat ma të njohtuna jashta Atdhet, në Buletinin Katolik Shqiptar, të prëgatitun nga Prof. Gjon Sinishta: “Mbas 15 ditë torturash që e shpërftyruen aqsa mos ta njihte njeri, Don Maçën e nxorën të lidhun me zinxhir përpara regjimentit. Aty u përsëritën publikisht akuzat se qe i derguem si spijun nga Vatikani dhe nga fuqitë e Përëndimit.
“Ne kemi dënuar armiq dhe më të fortë se ti e miqtë tuaj. Për tradhëtarët si puna yte ne kemi ruajtur ca më shumë plumba!...”, bërtiti komisari politik i regjimentit.
“Ja, ku, po ju tham para Zotit tonë, që shpejtë ka me më pritë dhe para jush ushtarë të shtrenjtë, që po më vrasin vetëm e vetëm për shkak se urrejnë Fenë Katolike! I tham këto fjalë pa ligësi dhe pa urrejtje për ata që do të më pushkatojnë! Rrnoftë Krishti , Mbreti jonë! Rrnoftë Papa! Rrnoftë Shqipnia!”....
Ngriti mandej sytë nga qiella dhe bani disa hapa nga plotoni, si me dashtë me u tregue vrasësve të Tij, se nuk kishte frikë nga vdekja. I kishte ra një nur në fëtyrë sikur të mos ishte i kësaj tokë. Breshnia e parë e skuadres së pushkatimit nuk e preku aspak...
Don Maçaj i shtangu ata që po e shikonin tek u ngrit nja një metër mbi tokë e mandej ra prap, si ishte qenë në gjunjë. Prej rradhve të ushtarve u ndigjuen zane të qarta për falje, mirpo, aty për aty, këto lutje u mbytën nga klithmat e ushtarve komunista: “Plumbin ballit!”....Një breshni e dytë e skuadres së pushkatimit e bani Don Maçën të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet...”.
Si mund të mendohet vrasja e një bashkatdhetari vetëm se asht i Fesë Katolike?
Ky akt i shemtuem asht një fakt që tregon fëtyren e vërtetë të fanatikve anadollakë komunistë shqiptar, që me paturpsi këte politikë rrënuese e përçarse e kanë vazhdue për 45 vjet...dhe, me pasë rastin e përsërisin prap sot, mbasi ideatorët, instruktorët dhe zbatuesit e paskrupull, kriminelët Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, me stafin e tyne të Sigurimit të Shtetit janë endè të pranishëm në “shtetin” e organizuem të krimit, në Shqipni.
Sikur, ti shtrohemi një studimi të saktë për dokumentacionet false të pushkatimëve dhe arrestimëve të prëgatituna nga sigurimi i shtetit në ministrinë e mbrendshme të shtetit shqiptar, jam shumë i sigurt se numri i saktë i atyne njerzve të pafajshëm që janë akuzue si “spijun të Vatikanit” në Shqipni, asht disa herë ma i madh se numri i saktë i spijunve amerikan që kanë kenë në Evropë, gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore. E, çka do të spijunonte Vatikani në Shqipni?...Cili veprim i komunistëve anadollakë të fanatikut Enver Hoxha, ishte i panjohtun nga Vatikani? Mos nuk i shkonte mendja Vatikanit sesi do të vepronte në Shqipni, komunisti i “vullnetarve” të Spanjës, krimineli terrorist Mehmet Shehu, që njihej se ka therë me thikë tek Ura e Mifolit, pranë qytetit të Fierit 120 ushtar rob italian dhe, kur, gjysmën e kufomave të tyne i kishte hudhë në lum, kujtohet e thrret shoqën e vet Fiqreten, për me lëpij thikën që po i kullonte gjak, me të cilën Fiqretja vazhdoi krimin e shemtuem të tij...As këte mendoni se nuk e dinte Italia e gjithë Evropa? – Jo, jo, i dinte dhe i din mirë të gjitha, por nuk do me i ditë kurr, asnjëherë, kur bahet fjalë për krime të bame nga komunistët në bashpunim me ta dhe me vullnetin e tyne. Raste vrasjesh të tilla me motivacionin se asht Katolik, janë disa që dihën në qytetin e Shkodres dhe Malësi!...
Turp për komunistët anadollakë e filoserb të Shqipnisë, por ma turp për Shtetin e sotëm...që nuk nxjerrë në pah këta akte kriminale dhe autorët e tyne, që nuk krahasohën me asnjë vend tjetër të Botës: Të vrasësh njeriun se asht i besimir Katolik, në Shek. XX ?...
Ka Shteti Shqiptar ndonjë dokument që në shekullin e XX, Don Nikoll Kaçorri, në qeverinë e Vlonës, Luigj Gurakuqi në qeverinë e Durrësit apo të Nolit në 1924, apo At Anton Harapi e Lef Nosi në Regjencën Shqiptare të vitit 1944, kanë vra të paktën një njeri se ishte musliman? Këte vepër nuk e kanë ba as pushtuesit italian as gjerman...madje, edhe në kohë lufte. Prandej, krimet e komunistëve në Shqipni nuk krahasohen as me ata të fashizmit as me të nazismit...E kam thanë dhe, po, e përsëris, se: “Në Shqipni janë kenë komunistët që e kanë inaugurue terrorin në masë si vegël dhe mjet qeverisës!”
Hapni Dosjet se nuk mund të “shlyhen” krimet nga “koha apo harresa” e faktëve e zhdukja e dokumentave. Zvarrisja dhe moshapja e dosjeve tregon se pushtetarët e rinjë që po zvarrisin hapjen e dosjeve, jo vetëm, janë pjellë e sistemit komunist por, në çdo kohë ata kanë mendue dhe mendojnë ripèrsëritjen e veprave të baballarve të vet...
Imazh

Si mendoni se mund të arrihet pajtimi kombëtar, kur kriminelët po i pasojnë pushtetin e tyne trashigimtarëve të vet, që janë ma katil se vetvedja e tyne? ...

Melbourne, Korrik 2009.

VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?

PostPostuar: 15 Korrik 2009, 12:24
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
VRASJA E AT LEKË LULIT: RASTËSI APO TRATHTI ?
Imazh
Me 16 Korrik 1944, plot 65 vjet ma parë u vra Atdhetari At Lekë Luli OFM.
Për me shkrue objektivisht një ngjarje historike duhen disa kushte. Asht konsiderue kryesore çveshja nga pasionet përsonale. Kjo çveshje kryesisht vjen nga kalimi i një kohe ma shumë se 50 vjeçare nga fakti historik për të cilin do me shkrue. Mbas 50 vjetësh asht i domosdoshem vështrimi i ngjarjes nëpërmjet të arkivave. Të gjitha këto rregulla në fund të venë para alternativave dhe dyshimeve që njeriu vetëm me faktet duhet të arrijnë me dalë tek përfundimi i pranueshëm dhe logjik i historisë.
Kush ishte At Lekë Luli OFM. ? Një djalë i Malësisë së Madhe që kishte lé me datën 8 Mars 1908. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane të Shkodres dhe vazhdoi të lartat në Romë, Itali. Shugurohet Meshtar me 28 Dhetor 1935. Vjen profesor në gjimnaz të fretënve në Shkoder dhe asht edhe drejtues i Shoqnisë Antonjane të asaj shkolle. Aty Ai u gjet në një kohë shumë delikate, e cila e rrëmben me valët e veta kundër okupacionit fashist ashtu si pothyej krejt Klerin Katolik Shqiptar dhe, posaçerisht, Françeskanët... ndër të cilët, At Leka u arratis në Jugosllavi. Këte rrugë e zgjodhi për dy arësye: E para se, At Lekë Luli ishte ndër të paktit fretën që simpatizonte monarkinë zogiste dhe, e dyta, Ai nuk pajtohej me ideologjinë komuniste, e cila kishte fillue me bijtë ndër gardhiqet shqiptare...
Në Beograd vazhdon rrugën e Tij antifshiste italiane dhe ban edhe përpjekje me u lidhë me ambasaden angleze atje. Beogradi si gjithmonë vazhdon survejimin e fratit, mbasi “besimi” i tyne ishte shumë i paktë, për mos me thanë i barabartë me zero. Rikthehët në Shqipni dhe në vitin 1943 asht pjestar i frontin antifashist, i angazhuem me mish e shpirtë me forcat e Legalitetit. Ky angazhim nuk ishte pa dijeni të Imzot Thaçit, Argjipeshkvit të Shkodres, por pa vullnetin e Provinçialit të posaemnuem At Mati Prennushit. Kjo ishte ajo kohë kur Don Luigj Pici deklarohej prift me mendime socialiste dhe Don Zef Shestani ishte plotësisht i mobilizuem me “Ballin Kombëtar”.
At Lekë Luli në udhtim për me kalue Tropojën me një detyrë të ngarkueme nga vetë Abaz Kupi, në Pac, Bytyç të Tropojës, vritet trathtisht nga komunistët me 16 korrik 1944.
Kjo vrasje e At Lekës, më ka shty me bisedue në vitin 1996 me At Konrrad Gjolaj, i cili më ka shpjegue se vrasja nga komunistët asht ba për dy motive: I pari, se At Leka ishte njeri me shumë autoritet në Organizatën e Legalitetit, gja, që shihej me urrejtje nga grupi i komunistave dhe, se, At Leka, kur asht kenë me fjetë në shtëpinë e bajraktarit të Tropojës, Sali Manit, asht kuptue nga ajo familje se At Leka, kishte me vete edhe një shumë të mirë napolona ari, të cilat mbas vrasjes kanë humbë, sigurisht, të vjedhuna nga vrasësit. Për këte trathti At Konrradi, ngarkon direkt djalin e Sali Manit, i cili ishte i përzimë me forcat komuniste, të cilat vepronin nën komandën e Rexhep Hakës. Për me sigurue vetën për këte vrasje, At Konrradi, në kohën e vuejtjes së dënimit në Burgun e Burrelit, ishte interesue e ishte informue nga një tropojanë i cili, ishte edhe ai i burgosun aty, pikërisht nga Bytyçi, ku ka ndodhë vrasja e At Lekës. Ai i kishte tregue se napolonat ar ia morën prita komuniste.
At Konrradi nuk ishte aspak dakord me bashpunimin e At Lekës me zogista. Nuk ishte e papritun prej At Konrradit, trathtia e bame në Bytyç, mbasi atë ngjarje Ai e lidhte me shpjegimin e bamë në librin “Çinarët”, faqe 191, ku shkruen: “Kur Abaz Kupi iku prej Shqipnijet, i pat thanë atyne që shkuen në breg të Adriatikut, tash ju nuk kam si ju marr me vedi, por bashkonju me komunista! E vërteta asht se jugorët u bashkuen, dhe e shpëtuen lëkuren, na veriorët e “mendshëm” morëm malët për hirë të karakterit dhe, deri në 1953, ndejëm tue ngi egërsinat e malit me djelmët tonë, që qendruen heroikisht për mos me bashpunue me komunista.”. At Konrradi lidhte fatin e të dy klerikve, At Lekës dhe të Don Luigj Picit me dy grupe luftarësh të drejtuem nga njerëz që i kanë lanë në baltë...
Në Arkivin e Shtetit Shqiptar në Tiranë, në dosjen “Françeskanët”, ruhet një letër e At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë (pushkatue me 11 Mars 1948), ku, në muejn Gusht 1944, mbas vrasjes së At Lekë Lulit, Ai urdhnon në mënyrë të preme të gjithë françeskanët e Shqipnisë, “mos me u përzi me punë politike”...tue i ba të kjartë edhe përfundimin e At Lekës... Kjo letër asht ruejtë me qellim me akuzue At Matinë, si klerik kundërshtar të lëvizjes nacional-çlirimtare. Por, At Matia, shpjegon: “Lëvizjen nacional – çlirimtare e dojshe se luftonin kundër okupatorit. Komunizmin e kam urrye...
Ball e Legalitet kishte, por nuk jam marrë me to.” (Dosja 1302/II – A).
Mbas vrasjes së At Lekë Lulit, Kleri Katolik Shqiptar e përcakton rrugën e vet që i duhej me ndjekë dhe, kjo, dëshmohet në muejn prill e maji të vitit 1945, kur në Shkoder vjen i deleguemi përsonal i Enver Hoxhës, Sejfullah Maleshova, i cili hiqej si bashpuntor i Fan Nolit, mbasi ishte kenë edhe sekretar i Tij, por këte herë si vegel e Enverit, për me i mbushë mendjen Imzot Gaspër Thaçit, që me lejue At Gjon Shllakun me formue Partinë Demokristjane të Shqipnisë. Imzot Thaçi, nuk pranon as me e diskutue këte çeshtje, kështu, tentativa e “kalit të Trojës” Maleshova deshtoi. Në të njajten kohë At Mati Prennushi, me urdhën të premë trasferon At Gjonin në Dukagjin, për me e largue nga sytë e komunistave.
Veprimet e kordinueme të drejtuesve të Kleri Katolik, detyrojnë qeverinë komuniste me veprue haptas kundër tyne. Atëherë, kur instruktorët jugosllav detyrohen me veprue me metodat sovjetike, tue krijue akuza dhe procese false për zhdukjen e drejtuesve të Klerit.
Procesi fals kundër Organizatës “Bashkimi Shqiptar” formue nga seminaristi Mark Çuni, nxjerrë në shesh fëtyren e vërtetë të komunistave shqiptar anadollakë në shërbim të shovenistave sllavo – komunistë jugosllav e rus. Ai proces vërteton planin që kishin që nga fillimi i vitit 1945 komunistët për eleminimin e At Gjon Shllakut, pikërisht, kur At Gjoni nuk ishte fare jo vetëm në qytetin e Shkodres, por as nuk kishte lidhje fare me Jezuitët, ku ishte formue Organizata “Bashkimi Shqiptar”. At Gjon Shllaku ishte një françeskan dijetar, prandej duhej zhdukë...se, kështu, ishte edhe porosia e “druzhe” Titos direkt tek E.Hoxha!
Larg, larg trathtisë, larg mënisë e urrejtjes, larg përçarjes, larg vllavrasjes!
Vrasja e At Lekë Lulit, At Gjon Shllakut, At Anton Harapit, At Bernardin Llupit, At Mati Prennushit, At Çiprian Nikës dhe arrestimet e mavonëshme të bame ndaj Klerit në përgjithsi, tue përfshi edhe ate shekullar që kishte fillue me pushkatimin e Don Lazër Shantojës e Don Ndre Zadejës, janë fatkeqsia ma e madhe që ka pësue jo vetëm Kleri Katolik Shqiptar, i cili, asnjëherë nuk do të mundet me e përsëritë ma atë Kler heroik dhe Atdhetar, por ajo asht edhe një humbje shumë e madhe për vetë pasojat e randa historike që po kalon gjithë Shqipnia. Qendresa dhe sakrifica e Tyne deri në vetflijimin Heroik për një Ideal të Shenjtë, mishnue në binomin “Atdhé e Fé”, janë kenë dhe mbetën të pavdekshme në Historinë e Lavdishme të të gjithë Popullit Shqiptar, i cili, jo vetëm, e ka vlersue me një admirim të veçantë Atè, por, kur asht kenë rasa, pa dallim Feje: Musliman, Ortodoks dhe Katolik kanë dhanë jetën së bashku, të lidhun dora dorës dhe janë rrokullisë në gropa të përbashkëta si vëllazën të vertetë, mbasi gjaku i përbashkët ishte i të njajtes Nanë, e cila, Ju pat mëkue qumështin e Atdhedashunisë së Shqipnisë salvueme...
Ata vdiqen për një Ideal: Atdhé, Fé e Përparim!
Shqipnia qé ku asht!
Shqiptarë që doni me besue, qé ku asht Një Zot për të gjithë, që na dha Lirinë!
Përpara Shqiptar, përpara për Përparim të Një Shqipnie të Bashkueme e Evropjane!
Rrnoftë Shqipnia e Përparoftë nën Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Melbourne, Korrik 2009.

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 24 Korrik 2009, 10:56
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
85 VJET MA PARË... AT ÇIPRIAN NIKA OFM, USHTAR E PISHTAR I FES’ E I ATDHEUT...
Imazh

Sa ma shumë të mundohemi me dijtë për jetën, veprat, studimet, arritjet dhe si e mbyllin jetën Këta vigaj të Fesë dhe t’Atdheut, ké me vërejtë në vedi sa i padijshëm jam. Ka disa vjet që jam marrë mjaft në detaje me At Çiprian Nikën OFM., por as nuk mundem me kuptue kurr “misterin” që ndrynë përsonaliteti i Tij. Ka lé në Shosh..me 19 Korrik 1900, nga prindët Mëhill e Prenda Nika dhe, 5 vjeç mbeti jetim... Emni i pagëzimit i Tij ishte Dedë Nika.
Një frat bamirës e merr jetimin e vogël dhe e bjen në Kuvendin e Françeskanve të Shkodres, ku, edhe vazhdon shkollen. Dallohet prej të gjithë moshatarve për vullnet studimi dhe përkushtim të “thirrjes” shpirtnore, aqsa, malësori i ri mërrinë me krye studimet e larta filozofike dhe teologjike në Grac të Austrisë dhe, me datë 26 Korrik 1924, Shugurohet Meshtar në Romë, tue marrë emnin Çiprian dhe tue u betue në rreshtin e pafund të Françeskanve t’Asizit, Ushtar i fes’e i Atdheut të vet. Qyshë i vogël ka pasion muzikën dhe asht ndër të paharrueshmit nxanës të At Martin Gjokës, si flautist. Asht zotnues i përkryem i gjuhve të hueja gjermanisht, frengjisht, italisht dhe i greqishtës së vjetër, të cilat i ven në punë në artikujt e Tij me vlerë të veçantë në revistat e kohës, ku, njihët si bashpuntor i “Hyllit të Dritës”, “Leka” etj. Në vitin 1938 asht edhe Provinçiali ma i ri i Provinces Françeskane të Shqipnisë. Në mendimet politike asht i kjartë dhe i vëndosun aqsa, në vitin 1926 merr pjesë në kryengritjen kundër monarkisë me fshatarët e krahinës së vet, tue u rreshtue ndër male me malësorë. Asht anti italian edhe pse kur u okupue Atdheu, si Provinçial u detyrue me pranue okupacionin me të cilin nuk gjeti rrugë pajtimi asnjëherë ashtu si, edhe me okupacionin komunist sllav në vitin 1944.
Posa komunistët vijnë në pushtet i drejtohen Kuvendit Françeskan me terroristin e luftës civile të Spanjës, komandantin e brigadës së I – sulmuese, Mehmet Shehun, në muejn janar 1945. Pak ditë para tij kishte vizitue muzeun me grumbullimet arkeologjike dhe me shumë vlerë të Gjeçovit, një tjetër katil i njohtun Sheuqet Peçi. Sigurisht, këtyne “shokve” të PKSH nuk i mungonin informacionet për këte qendër kulturore dhe fetare të Shkodres dhe pa mëdyshje ajo ishte tashma edhe vatra Atdhetare e mbarë Shqipnisë. Kjo asht edhe piknisja e këtyne vizitave të njëmbasnjëshme, mbasi duhëj pregatitë terreni për çdo vëprim të mavonshëm. At Mati Prennushi vjen Provinçial mbas At Anton Harapit, tue marrë këte detyrë me paramendim që mos të sakrifikohet At Çipriani, mbasi jo vetëm asht ma i ri, por asht edhe shumë i vlefshëm për ma vonë.. “.e, komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin..”, kështu, e shpjegon At Konrrad Gjolaj në librin e Tij “Çinarët” (fq. 66 – 68), atë kohë aq të vështirë që po kalonte Provinca Françeskane e Shqipnisë, ku, At Çipriani asht Rektor i Kuvendit Gjuhadolit, në Shkoder.
Flamuri i Shqipnisë i zhigatun me “yllin e kuq” u pat vëndosë me 29 Nandor 1944 në kompanjelin e Kishës së Fretenve nga disa partizan, pikërisht në hallkat e hekurta që ka pasë vetë kompanjeli...Ishin hallkat ku At Fishta vuni Flamurin e Skenderbeut me datën 13 Qershor 1914...atëherë, kur u pat kercnue ulja e Tij me top...Tashti, jugosllavët kishin një rast shumë të favorshëm që me dorën e komunistave trathtarë shqiptar, me ulë Flamurin pa futë duert e veta në zjarrin e ndezun të luftës civile nacional-çlirimtare “shqiptare”... dhe me këta sherbëtorë të shitun arritën jo vetëm me përdhosë Flamurin tonë të lamë me gjak, por edhe me këthye në germadhë Kështjellen e Atdhetarizmit të Shqipnisë, shkollë, Kishë e Kuvend Françeskan, tue çvarrosë edhe të vdekunit e para 100 vjetve n’ato vorre të Asaj Kishë, dhe tue e zhdukë edhe rrasën përkujtimore të Atdhetarit Dedë Gjo’Luli...
Po At Çiprian Nika çfarë qendrimit mbajti para këtij rrëbeshi, kur me 17 nandor 1946, komunistët e drejtuem nga Zoji Thëmeli, Hulusi Hako, Dilaver Sadikaj, Pjerin Kçira e sa bedela e vagabonda të tjerë, arritën me futë armë e municione në Kishën e Frentve dhe me akuzue Klerin për “kryengritje të armatosun”, ashtu si u veprue në shumë vende të tjera Lindore komuniste, me porosi nga Moska stalinjane?
At Çiprin Nika tashti asht para trathtarve shqiptar komunist, specialistave jugosllav të dërguem nga “shoku” Tito dhe urdhnave të KGB- së sovjetike, që drejtohej nga xhelati e diktatori i shekullit XX, “miku dhe shpëtimtari i popujve të shtypun” J.V. Stalin. Këte akt të pabesisë dhe të trathtisë së Enver Hoxhës e vërteton ma mirë se çdo fakt, filmi i gjiruem nga vetë jugosllavët në Kishën Françeskane të Shkodres, ku, asht edhe At Çiprian Nika.
Dosja nr. 1248 (Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë (1998) shpjegon: I arrestuemi At Çiprian Nika, vjeç 45, asht përballë kafshës së terbueme të Sigurimit të Shtetit në Shkoder, kapiten I Nesti Kopali, me datën 22 nandor 1946, dhe deklaron: “...Përhapjen e komunizmit në Shqipni e konsideroj ateiste, prandej jam kenë dhe jam kundër tij. Si konseguencë fatale kam konsiderue mohimin e egzistencës së Zotit. Nga ky kam mendue dhe mendoj se mohohen të gjithë ligjët morale, si ndera, dashtnija, drejtësia etj. dhe si përfundim kam nxjerrë me vehtën teme, se me përhapjen e komunizmit ateist do të shkatrrohet shoqnia njerzore...Direktivat janë dhanë me anën e librave të teologjisë dhe filozofisë... Qendrimi i ynë kundrejt komunizmit ateist asht kenë armiqësor...nuk dishroja që ushtria e kuqe të përhapej në Përëndim, mbasi me përhapjen e komunizmit rus ndihet edhe rreziku serb...
Në votime nuk dola fare. Këto nuk ishin të lira, se nuk doli asnjë parti opozitare. Na kujtuem se nuk kishte arkë boshe, se, po ta kishe dijtë se ka, do të kishe shkue për t’a hjedhë votën kundër...Të gjithë bashkë me At Mati Prennushin, s’kemi dalë fare ndër votime...Nuk kam mëshef asnjë armë në kuvend...Në Elterët e Shenjtë nuk dij se u gjet gja, tash kujtohem se u gjetën disa libra, po nuk di se u gjetën armë...
Dëshira e eme dhe e shokve të mij ka kenë me e shue farën e komunizmit në Shqipni!”.
Me datën 28 dhetor 1947, trupi gjykues me Kryetar Misto Bllaci, anëtar Bastri Beqiri dhe Anastas Koroveshi, sekretar Tish Tukja, dha vendimin për At Çiprian Nikën “me vdekje me pushkatim”. Vendimi u ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 05.00 në mëngjez pranë vorreve të Rëmajit, në Zallin e Kirit në Shkoder.
Dëshmi, tregime, vuejtje, tortura, hetime, shpifje, trillime, hamendje, deklarata... por gjurmët e së vërtetës asnjëherë nuk humbin edhe, kur u shkruen e u vulosën këto mijra e mijra faqe procesesh shumica false, asnjëherë komunistave nuk i ka shkue ndër mend as nuk e kanë pa në andërr se, një ditë e drejta do të dalin haptas në shesh... Kushedi sa vetë që ishin dëshmitar të rremë kanë vdekë me idenë se “nuk e mori vesh kush dëshminë e rreme të temen...”, por ja, sot, realiteti i asaj historie të mjerueshme dihet nga të gjithë... e, ma e randa gja në jetë asht se edhe mbas sa vitësh një kalimtar i thjeshtë pranë vorrit të një spijuni apo hetuesi, ka me thanë me vehte: “Këtu kenka vorri i këtij qenit!...”, ose ma keq kur ndonjë kalimtar ka me ia true edhe shpirtin e tij...
Nuk do të hyj fare në torturat e masakrat e bame mbi trupin e At Çiprianit, po do të tregoj se kush ishte Ky Frat i Asizit prej bashvuejtësit me Té në qelitë e sigurimit, sot e gjithmonë dëshmitar i gjallë i së vërtetës, Prof. Sami Repishti:
“...Shikojshe në fëtyrën e tij atë madhështi të pashkallë që përvujtnia falë vetem për njerzit e kushtuem, atë qetësi që buron nga shpirti i njeriut pa kërkesa, atë hir që lëshojnë vetëm ata që kanë idenë një afsh zemre, e përpjekjen për tek një mision. Shikoj fratin që për shumë ditë me rradhë po më lehtëson me frymën e shpresës e, më mbushë me shpirtin e qindresës. Ka çaste kur ai asht i vehtës, krejt i vehtës... Sepse ç’jeton ai, janë pikërisht këta çaste kushtrimi kur shpirti dhe ndërgjegja lëshohen pa kushte në altarin e Krijuesit,...
“Ky qendrim po të kushton shumë, At Çiprian. Ti e di se ata e bajnë për t’u tallë. Më duket se duhet evitue e keqja ku ka mundësi me u evitue!...”.
“Ke të drejtë, biri em, ashtu asht. Por, unë kam një mision në këte mes ma shumë se të tjerët: Më duhet me ndezë dritën kudo që ajo asht shue. Vuejtja sigurisht që nuk asht e lehtë, por – e, tue më shikue drejtë në sy, me atë fëtyrë të qeshun, e vetmja e mirë që i kishte mbetë – por vuejtja o bir, e ban ma fisnike fitorën...”.
(Buletini Katolik Shqiptar, Nr. XIV, fq. 180, viti 1993, San Francisco, USA).
Ja pra, “misteri” i madh i Këtyne Burrave të Betuem mbi Elter...
Premtimi ishte vendim i padiskutueshem:
“Që, po kjé nevoja do të flijojmë edhe jetën për Fé e Atdhé!”

Melbourne, 2009.

UNË DO BËHËM TERRORIST..!”, THA, ENVER HOXHA...

PostPostuar: 06 Gusht 2009, 01:06
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
UNË DO BËHËM TERRORIST..!”, THA, ENVER HOXHA...
Imazh

Në vitin 1962, kam fillue punën si mësues me të nderuemin Zef Preng-jaku, mbas disa peripecishë e transferimesh që pësuem unë dhe Ai, në shkollën fillore “Liria”, ose ma sakt në lagjën e banueme nga jevgjit, pranë rrënojave të mbetuna të dyqaneve të pazarit të vjetër të qytetit të Shkodres. Brij rrugës që të çonte drejt urës së pulave dhe pak ma ndejë, zyrës së njohtun që në kohën e turqisë, të Postës “Shkoder Treg”, brinjë një kodres përballë liqenit të Shkodres dhe Kështjellës Rozafat, ish zyra e vjetër e policisë që kontrollonte të gjithë dyqanet dhe tregtinë që zhvillohej prej qindra vitësh aty, ishte shkolla fillore, ku, unë me Zefin dhe dy mësues tjerë, edukonim “brezin e ri” të jevgjve të Shkodres. Me thanë të drejtën edhe sot endè ruej kujtimet ma të mira për banorët e asaj krahinë, në të gjitha anët e drejtimet që na diktonte jeta. Nuk njohta n’atë vend asnjë spijun. Kryetari i këshillit popullor, i ndjeri Zeqir Dani, nuk pranonte me u angazhue anëtar në partinë e punës se: “Nuk jam i pafé! Unë, besoj në Zotin, dhe nuk rri pa agjirue ramazanin,...si thotë partia!”. Me Zefin, jam njohtë ma parë, mbasi Ai banonte jo larg prej shtëpisë seme, në rrugën “L.Gurakuqi”, si mahallali por edhe si mësuesa, ishim përshëndetë pa u kujtue se njëditë do të punonim në një shkollë, ku, edhe rruga e shkuemjes dhe ardhjes ishte e përbashkët. Unë ishe i ri, 22 vjeç ndërsa, Zefi, ishte në prag të pensionit, 53 vjeç. Natyra burrnore dhe korrekte e Tij, që në momentin e parë të përpjekjes të banin për vete, sidomos, buzëqeshja e sinqertë e fëtyrës së Tij fisnike, që fliste ma shumë se gjithshka tjetër për prejardhjen e Tij, nga malët e ashpra të Mirditës, dhe bash prej njenës prej kullave ma në za t’asaj krahinë historike, të trojeve të njohtuna të Preng-jakve të përmendun ndër shekuj, për Atdhetarë.
“U mblodh Mirdita...– filloi njëditë një tregim – dhe, donin me vendosë, se, në këto ditë do të lindin një djalë, si thoni ju, burra, a t’ia lamë djalit të parë që do të lindin marrinë e të gjithë djelmëve të krahinës sonë, për këte vit..? – Njëzani të gjithë u përgjigjen: Po, dhe, për fatin e keq t’emin, Nana më lindi mue...Kështu, pra, mos pritni mend prej meje!”
Ishte Burrë me humor të hollë, por edhe me një mprehtësi që zbulohej rrallëherë në shoqni, mbasi gjithmonë shikohej me “synin vrojtues” si mbasardhës i Imzot Preng Doçit... me të cilin e lidhte gjaku i Fisit, jetonte si të gjithë na tjerët, me frikë në bark...
Axha i Tij, tue kenë me një detyrë të rëndësishme ushtarake në Korçë, Zefit i kishte akordue një bursë studimi në Liceun francez të Korçës, ku, Zefi kishte mësue mirë gjuhën frengjishte, tue njohtë mjaft mirë edhe italishtën. Nuk ishte angazhue me rrymat politike të asaj kohë, ndonse, njëditë gjimnazistët kishin ba një demostratë ku kishte marrë pjesë edhe ky, por në darkë axha i kishte dhanë ultimatum: “Po mora vesht se ke shkue edhe njëherë të vetme në demostratë, mbasi do të ve dy polic me të rrah mirë, të nesërmen do të nisi për në Mirditë dhe, jo, në Shkoder...”. Të nesërmen kishte marrë një pustull nga një “shok” i veti, të cilin e kishte ndalue policia, ku, shkruhej: “Zef, jam në rrezik për proçedim, bëj çmos e më ndihmo...Enver.”. Zefi kishte shkue tek axha i vet dhe, ishte lutë atij me e ndihmue...
Ai i kishte dhanë urdhën policisë me e lirue Enverin: “Lirojeni horrin!..”...dhe, ishte lirue.
Tue qeshë, shpesh, i thojshe: “Zef, ti je Ai, që ke marrë në qafë gjithë Shqipninë!...
– Po, besa e di mirë, se ashtu asht...përgjigjej, tue qeshë edhe Zefi...i cili, fjalën horr e lidhte me qendrimin imoral të Enverit me disa vejusha të pasuna korçare...
Aty nga vitët 1980, takova Zefin mu në qender të Gjuhadolit, tue ecë bashkë me Té, më kërkoi që së bashku, me i shkrue një letër Enver Hoxhës, në të cilën Zefi, donte me i rikujtue atij vitët e rinisë shkollore tue e ba me ditë se asht ai Zefi, që i ke pasë shkrue letër, kur të mbajti policia mbas demostratës në rrugët e Korçës...
Unë, jo, vetëm, që ia kundërshtova mendimin e Tij, por e porosita, as mos e bisedo me njeri atë fakt, se i sheh edhe sherrin, po, a nuk e kupton se, Ai asht “strategu i luftës dhe krijuesi i partisë komuniste, që ka çlirue gjithë Shqipninë, e, Ti do me dalë shpëtimtari i Tij rri, o Zef, se edhe po të zhdukë me far’e fis...po, ku, don ai, me ia ditë kush punët e tija?”
Kështu, u mbyllë ajo bisedë, tue aprovue edhe Zefi, mendimin tem.
Mbas pak ditësh, pak para Krishtlindjës, më thonë, se Zefi kishte ardhë tek unë dhe, po, më priste tek dera jashtë...nuk kishte pranue me hy mbrendë se kishte punë...
Dola, e u përshëndetëm...në dorë kishte të mbështjellun në gazetën “Zëri i Popullit” një shishe...”Kjo asht për ty, të solla një shishe raki me e pi ti, dhe ta mbështolla me gazetë të lajmit të vrasjes Mehmet Shehut, që, posa e kam marrë vesht, më ka shkue mendja tek ti, dhe, thashë me vedi, sa mirë më çoi Zoti me e bisedue me ty, mendimin që kishe me shkrue letrën për té, kur ai kështu ia ban shokve të vet kriminela...po, mue çka më kishte ba?... Ma mirë një mik si ti, se një çiflik....” dhe, iku, as nuk pranoi me hy mbrendë se, nuk donte me mu përzi në kilen e rakisë që më kishte sjellë peshqesh...
Në vitët ’70, kam njohtë një burrë në Tiranë, i cili kishte njohtë Enver Hoxhën kur ishte i ri aty nga vitët ’30, dhe, kur lexova nga artikulli i z.E.Prifti, aty ku, citonte z. Agim Musta, i cili asht shumë i saktë në shkrimin e tij për diktatorin komunist, mbasi thanja e Tij, asht e përputhun plotësisht me thanjen e mikut tem ZG të asaj kohë, që ka njohtë Enverin kur ai studjonte në Francë, dhe, shpjegonte që, posa vinte në Tiranë, qendra e tij asht kenë dyqani i Dem Xhepës, në Pazarin e vjetër të Tiranës, karrshi dyqanit të njohtunit tem. Njëditë Demi ishte ngatrrue keq me një mik të vetin, i quejtun Ali Qoraliu, sëpse, ky, i kishte kërkue Enverit me shkue në shtëpinë e tij, mbasi “miqësia” me Demin sikur e kishte ftoh me Aliun, i cili, po i bante ftesën. Mbas shkuemjes së Enverit prap në Francë, zotnia ZG kishte pajtue Demin me Aliun me mjaft vështirsi, mbasi Demi kishte vendosë me e vra Aliun për punë të Enverit. Aliu ishte pushkatue në vitët e para mbas 1944, sëpse fliste haptë për marrëdhanjet pasive të Enverit me té, tue tregue me emna edhe të tjerët që kanë pasë mardhanje me “udhëheqësin tonë”, ndërsa, Demi, ka jetue pak ma gjatë, mbasi tregohej ma i rëzervuem në biseda për té. Ndërmjetësi ZG, tregonte për shuma të mëdha napolonash ar që Enveri, kishte marrë si dhuratë nga Dem Xhepa aso kohe...
Rreth viteve ’80 ZG, më ka tregue që kishte lexue librin e Enverit “Me Stalinin” dhe, aty kishte vërejtë se Enver Hoxha, kishte fillue me falisë nga mendja, mbasi në liber Enveri, shpjegon me gojen e vet: “...kur ishte në banesën e Stalinit në Kremlin.... ky i fundit, nxori jashtë të gjithë përsonelin e shtëpisë dhe ndej vetëm me Enverin..”.Aty, tregon si u knaqën dhe mujtën me kuptue mirë butësinë e dashninë e madhe për njeni tjetrin ...Unë e tham me bindje se në kjoftë që Enver Hoxha ka thanë ndonjëherë të vërtetën, aty në atë moment që ka përshkrue qendrimin e tij vetëm për vetëm me Stalinin, ai nuk ka gënjye asnjë fjalë. Konkluzioni asht krejt i kjartë. Një udhëheqës aziatik, pranë të 70-tave, i njohtun si kriminel dhe pa asnjë virtyt shpirtnor, nxjerrë jashta shtëpisë së vet të gjithë përsonelin e shërbimit bashkë me përkthyesa dhe qendron me një “djalë” të rinj 40 vjeçar, të “bukur” siç, cilësohej në Pazarin e Tiranës... dikur, pa ditë as gjuhë as kurrfarë mjeti komunikues dhe,...kuptohën e merrën vesht njeni me tjetrin për bukuri...madje, Stalini i tregon vizitorit të vet edhe banjot, dhomat e gjumit dhe e fton me u çveshë...tue i varë ai vetë rrobat e bukra të “gjeneral armatës” në vendin e caktuem... Kjo vërteton se, kur gjaku gjenë gjakun e vet (të pistë), ai asht mjeti ma i mirë i lidhjes...mes dy bishave me të njajtat vese. E, po të merrnin vesht bishat se me ke i kam krahasue unë, copa copa do të më shkynin sa të më shihnin, se as ato, nuk kanë në gjakun e tyne instinktet e ndyta të këtyne dy qenjeve...Ishte ndërmjetsia e Josifit të Kroacisë, që çoi në Pallatin e carve të Kremlinit, djalin e Bylym bashit të Gjinokastres me prejardhje nga Kaukazi, tek Josifi i Gjeorgjisë!...
Me siguri, Tito e njihte të tillë me kohë nga “miqët e vjetër të atij tarikati, të njohtun me këto cilësi të pista, Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi, që zgjodhën E.Hoxhen si të tillë në vitin 1941, për me drejtue partinë komuniste shqiptare...”
Shqiptarët kanë një thanje: “Ia përngjet miqësia miqësisë, tre breza përpara!”...
Ja, pra, me fakte, në dorën e kujt kishin ra miljona e miljona njerëz të mbarë botës!
Por, mos harroni, se edhe kjo miqësi ishte nën “maskën” e Partive motra... “shokve të armëve”, “internacionalizmit proletar”, qellimëve të njajta dhe të përbashkta që buronin nga një plagë komuniste e qelbun dhe, që, shpërthenin me dufin ma mizor mbi turmat e mëdha të popujve të robnuem me një terror të pashoq! Ishte pikërisht, ajo kohë kur Stalini, i kishte hjekë “maskën” kapitalistëve dhe po atë kohë “zbuloi” fëtyrën e “vërtetë” të Titos, tue i hjekë “maskën” e spijunit në shërbim të imperializmit anglo – amerikan... dhe, po, i tregonte “shokut” Enver... në banjo, pa br... si “ndërtohet” socializmi, ose ma mirë me thanë, sësi ruhet kolltuku?...
At Konrrad Gjolaj në librin e tij “Çinarët”, fq. 216, shkruen:
“Ka pas thanë Lenin: Andrra ime asht të shndrroj Rusinë në një burg të pakufishëm. I vetmi në botë që ka mujtë me realizue dëshirën e Leninit, asht kenë Enver Hoxha, që e ka qeverisë këte popull si shaka, tue hangër klyshët e vet e, tue shkye njerëzit e pafajshëm për andjet e tija të ndyta, në të gjitha normat e moralit njerzor.
Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (që nuk e kuptoj si i ka shpëtue): Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studenta në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky, ishte i regjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshëroje të bëje kur të mbarosh shkollën? – Foto, iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë, i përgjigja, profesor! Mbas pak, u kujtova ta pyes edhe unë ate,po, ti E nver, çfarë do bëhesh? Ai u përgjigj – “TERRORIST”!...Edhe sot nuk e di sësi nuk më shpëtoj nga dora piruni që isha duke ngrënë...e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën...”. Thanja e Prof. Fundos i ven kapakun të gjithave!...
Ndoshta, edhe për cilësitë e tija ka me ardhë koha dhe kanë me i shkrue njerëzit, ashtusi për të gjithë shokët e tij dhe pasardhësin që i ka trashigue fronin me të gjitha ato cilësi të paraardhësit të vet, por krahas atyne të zezave që ai ka mendue dhe ka realizue mbi kurrizin e Popullit Shqiptar, duhet vue në dukje edhe një shërbim “pozitiv” që ai ka krye:
Sikur, ai, të mos kishte hangër si shaka klyshët e vet, mendoni se çfarë fatkeqësije do t’ishte sot në Shqipni, që këtyne mostrave që po qeverisin tashti, me i “ndihmue” edhe rreth 100 kriminela të tjerë, që, do të vazhdonin me kenë në udhëheqje, sigurim, ushtri, ndër ministri e sa e sa labirinte ku, janë edhe sot, pasardhësit e tyne “të përsekutuar”...
Profesor Petro Fundo, në bisedë e cilësonte kështu Enver Hoxhën:
“Një terrorist i lindur aqsa imoral!...” dhe, biseda mbyllej prej Profesorit, me përkufizimin e Tij, aqsa matematik dhe shkencor e filozofik, të cilin e ka vërtetue Shqipnia:
“Diktatorët si ay, vazhdojnë me sunduar edhe pas vdekjes!”....

Melbourne, Gusht 2009.

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 23 Gusht 2009, 22:24
nga Laert
Fritz RADOVANI
KUSH E TRATHTOI VASIL SHANTON ...?

Imazh
Në shtator të vitit 1961 u emnova mësues i klasës së parë fillore në shkollen “Liria” të qytetit të Shkodres. Shkolla fillore ku do të fllojshe punën si mësues, ishte brinjë një kodres, prej ku, shihej krejt Pazari i vjetër i Shkodres, po thuej i rrënuem fare... Ai dikur asht kenë qendra tregtare e Shqipnisë së Veriut, ku, nuk mungonte prania e Malit të Zi dhe Kosovës, pa dashtë me shkue disa shekuj mbrapa tek mardhanjet me Venedikun... Secili asht mundue me ia lanë fajin e shkatrrimit tjetrit, një ves që Shqiptari vazhdon me e pasë endè, tue justifikue vetën dhe tue fajsue jugosllavët, të cilët donin me rritë vlerat e qendrave të tyne tregtare moshatare të Pazarit tonë. Ka edhe nga ata që ardhjen e grekve në 1949, e paraqesin si shkak shkatrrimi, me djegëjet e prishjet e tyne...Por, asnjena palë nuk ka vue dorë pa lejën e të zotit të shtëpisë, i cili, ditë e natë ka mendue si me qitë fare Shkodren...
E vetmja e mirë e mbetun pranë atyne rrënojave ishin njerëzit që jetonin në rrënoja të tjera aty afër, që quheshin “shtëpi” vetëm pse ishin të lyeme me gelqere dhe, ata, na i kemi quejtë gjithmonë magjypë ose jevgj, sigurisht, tue u nisë nga ngjyra e murrme që ata trashigojnë prej paraardhësve të tyne, të ardhun si hamaj pranë qendres tregtare të Shkodres disa shekuj ma përpara, kur, ai qytet ishte edhe “port” i njohtun në Mesdhe.
Ruej kujtimet ma të mira për ata banorë që me të vërtetë diskriminoheshin edhe pse “Kushtetuta e RPSSH” iu kishte “garantue të gjitha të drejtat e shtetasve”....
Edhe kryetari i Këshillit Popullor të lagjes, i ndjeri Zeqir Dani, punonte hamall... Nuk ishte “anëtarë i PPSH (AP)”, sëpse, siç më ka tregue vetë, kishte deklarue se “unë besoj në Zotin dhe nuk heq dorë nga besimi!”, kusht që e përjashtonte mundësinë e kenjes AP. Pra, shumica e burrave punonin në ngarkim shkarkim dhe punë tjera të randa. Edhe gratë e tyne lodheshin në punë të randa, por “përfitonin” nga lejët e lindjeve që pasonin pa ndërpremje njenatjetrën...Një grue në atë lagje kishte një fëmijë përdore, një kapej për kind të brrandavekve, një tjetër ecte tre – katër hapa përpara, ndërsa ai, që mbahej hopa, ishte mbi tjetrin që prëgatitej me lindë...dhe, kur, tue u qeshë e pyeta: “Po, ti, Naxhije prap po lindë edhe njëtjetër...?” – Po, zotni Princ (kështu më thirrnin ata), duhet me ba edhe një, se kemi disa borxhe e, në mujshim me i resitë me paret që na jep shteti për lindje...
Një ndër prindët atje, fëmijët e të cilit i kam pasë pothuej njenimbastjetrit ishte edhe Xhela. Edhe ky hamall por AP (Anëtar i PPSH). Burrë i heshtun që nuk i ndihej zani i gojës. Më njihte shumë mirë mbasi në vitin 1958 kishte punue me vëllaun tem Alfonsin dhe me Pjerin Vatën, në punishten e venës (tek shtëpia e dr. Mborjes), ku të tre së bashku ngarkonin e shkarkonin kamjonat me arkat e rrushit.
Në vitin 1968, mbas arrestimit të dytë të Alfonsit me “Revolucionin Kultural”, me 13 Qershor 1967, dhe, me dënimin e tij me 10 vjet burg mbas 11 muejsh hetuesi speciale në Tiranë, mue më transferuen si mësues nga qyteti në fshatin Kosmaç dhe mbas një viti më larguen fare nga arësimi (gja që më doli ma me hajër se punova piktor në Tisazh).
Mbas një muej që u dënue vëllau, në muejn qershor 1968, kam takue Xhelën tek Dugajt’e Reja dhe më ftoi me pi një kafe tek klubi aty afër ku, banakjer ishte Lec Troshani. Unë pranova me qejfë dhe u ulëm në një tavolinë nga fundi i klubit me Xhelën. Posa u ulëm, më tha: “E sheh atë tavolinën aty afër?” – Unë, iu përgjigja po! – Ai më tregoi se pak ditë ma përpara në atë tavolinë ishte ulë vetëm me pi një gotë raki. Posa ka çue gotën kishte hy në klub Pjerin Vata dhe, mbasi ka marrë një gotë raki në banak asht drejtue tek tavolina ku ishte Xhela. Pa i kërkue leje asht ulë. Xhela e ka shikue dhe, i ka thanë: “Pjerin, para pak ditësh të kam ndigjue në altoparlant tue dishmue në gjyqin e mikut tand Alfonsit. Kur ti ia ke ba ashtu një shokut që keni ba burg bashkë si studenta, mandej edhe mik se, ti je kenë edhe kumbara i tij i martesës, unë nuk pranoj me pi në një tavolinë me ty, mbasi më vjen turp me më pa kush me ty tue shkrepë goten!...dhe, u çova e dola nga klubi.”.
Ky pra, ishte Xhela !...
Mbas pak vazhdoi: “I urrej spijunët që në vitin 1944...”
Unë e shikova por, nuk po merrshe vesht ku do me dalë me vitin 1944 !..E, vazhdoi:
- “Në vitin 1943 - 44, jam kenë korrjer i grupit komunist të Shkodres dhe kam pasë të njohtun Vasil Shanton...Simbas porosisë, një mbasdreke shkova tek hoteli që, atëherë, ishte pranë kafes “Rozafa”, përballë Shtëpisë muze të Migjenit. Ai hotel kishte një dalje nga rrugica në krye të së cilës asht pisha, nën të cilën asht ajo grueja që ka peshorën. Aty prita. Doli në orën e caktueme “shoku” Enver Hoxha, bashkë me një shok nga jugu i quejtun Perikli, mbasi të dy i kam njohtë pak vite ma parë po, tek ai hotel prej Qemal Stafës. Më dha një letër të vogël ku shënohej diçka sekrete për të cilen “shoku” Enver, do të takonte Vasilin sa ma parë... Të nesërmen nade herët u nisa në Vrakë ku ishte Vasili. Nuk pata asnjë problem rrugës, mërrijta dhe ia dorzova letrën Vasilit. Nuk ndeja as me pi kafe por u ktheva shpejtë, mbasi më duhej më njoftue tek hani i Salo Kalit, në Rus, me porosi të Vasilit, për me ruejtë dy vende se në darkë mund të vinte Vasili vet’i dyti. Kur mërrijta tek hani nuk gjeta Salon dhe e lashë me e njoftue ma vonë. Nga darka e gjeta Salon dhe më tregoi se kishte ardhë një përson tjetër prej Vasilit dhe e ka njoftue se, Vasili, e ka shtye ardhjen për njëditë tjetër. Pra, as unë as Salo Kali, nuk dijshim gja ma për ditën e ardhjes së Vasilit në Shkoder.
Shkova nga hoteli tjetër në Pjacë por, edhe “shoku” Enver, ishte largue nga Shkodra pak orë para.Atëherë, u sigurova se Vasili, e ka shtye për ma vonë ardhjen në Shkoder...
Të nesërmen, me datën 1 shkurt 1944 nga dreka, rreth orës 2 ka ardhë tek vendi i punës një shok i emi që, edhe ai ndihmonte lëvizjen partizane. Më thërret jashtë dhe më pyeti, se, a ke marrë vesht apo jo, se, çka ka ndodhë sot në fshatin Gril me Vasil Shanton ? – Unë nuk dijshe asgja. Ai, më tregoi se Vasilin e kanë pré në besë dhe, se, një grup i armatosun ka ba pushkë me té... Vasili ishte vra në atë përpjekje gjoja nga disa fshatarë...
Atypëraty, më shkoi mendja tek trathtia e “shokut”.
Asnjëherë, nuk kam guxue me e thanë të vërtetën e asaj vrasje me asnjë njeri.
Pse Vasili, nuk erdhi në ditën që dijshe unë këtu?
Pse Vasili kaloi nga fshati Gril atëditë, prej kah nuk kishte ardhë kurr këtu?
Pse “shoku” Enver, iku një natë përpara prej Shkodret?
Vasili, ké do të takonte të nesërmen tek hoteli, kur, Enveri kishte ikë?
Këto ditë një mik më ka tregue se, kështu, i ka ndodhë edhe Qemal Stafës me té. Deri pak orë para se ta vrasin Qemalin, ai ishte kenë në shtëpi tek Enveri.
Gjaja ma e ndytë në këte jetë asht me spijunue shokun.
Tashti, më duket se jam lehtësue nga një ankth që kam pasë tash sa vite në zemër!”
Edhe sot, unë, kur e kujtoj bisedën e Xhelës, shikoj a kam njeri mbas shpine...
Për çudi, Ai burrë e filloi dhe e mbaroi gjithë tregimin e asaj vrasje dhe, në fund, u ndame me té pa më porositë fare për ruejtje sekreti....
E pra, Xhela, nga të gjithë njihej për “jevk”,... madje, edhe AP.
Aty, unë,... nuk njohta asnjë spijun, as trathtarë të shokut !...

Melbourne, 2002

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 23 Gusht 2009, 23:11
nga Laert
Nga: Fritz RADOVANI:
99.99% 99.99% 99.99%...
Tiranë, Qershor 28...2009.99...

Imazh
“NJË ËNDËRR ME SY ÇELUR E “SOCIALISTËVE”...
NË SHTRATIN E QELBIT KOMUNIST,
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË !”...

“Zot bane zgjandërr!” A thue kanë mbetë 99 komunista në gjithë Tiranën?! Dikush mendon se janë 9.99, dikush tjetër thotë “2009”, ndërsa, Nexhmija thotë 0.99, sigurisht tue numrue vetën që bashkë me Ramizin nuk bajnë ma as 1.99! Ramizi thotë: “Ç’thua moj e gjorë, po nëntëqintenëntëdhjetënëntë spijun ruajnë shtëpinë time o dërzezë, që paguan shteti, pa leri të tjerët po, për ke do votojnë ata, për të zezën e tyre e të tonën po mos të votojnë për komunistët, desha të them për “socialistët”, e harruan Katovicën ata!?...”
– “Po, po, por nuk është më ajo kohë kur kërcitnin kokrrat në kutitë boshe, aherë u jepnim plumbin atyre maskarenjëve, po tani kanë ndryshuar kohrat!”
– Jo, jo, të dukët ty, se as koha as né nuk kemi ndryshuar fare!...Jemi të fortë!
– Mirë po e di o Ramiz aga, dëgjo ç’thotë Nexhmije gjada!...thotë Populli!...
– Më bëhet një çikë merak, se mbrëmë pashë në ëndërr Everin duke u llafosur në një divan ké shtëpia e re, sikur ishim ende ke bloku, tek pishina, ay, Tuk Jakova dhe Nakua. Prisnin një habër nga Qemal Stafa. Që të dijë Qemali se kush e ka gëdhtitur, nuk ma merr mendja!?...
– Leri or budallalliqet e ëndrrat, po sikur të vinë çdo natë tek ne në ëndrra sa vetë kemi përcjellur andejza....do mbushej salla e kongreseve me to!...
– Ku e di unë e gjora, po më bëri merak një çikë se duke u llafosur, sikur i hanin njëri tjatrit veshët dhe, pasi u gjakosën hynë për tu larë...ujët thonë se sjell keq!..
– Jo, ore, po kushdi si të ka vatur mendja kur ke rënë për të fjetur ke Qemali?...
– Ç’thua ore, të thuaç ke Nakua, hajde, disi shkon, po Qemali vate me gusht...
– Pa më thuaj një çikë, ç’të thonin ata, të keqen, tani që edhe Everi nuk është?...
– Ah ç’je ti o Ramiz, një “shitan” siç, thonë shkodrjanët...
– Po ke kam shituar unë ore? Jo “shitan”, se shitan i thonë atij që të shiton, por “shejtan” ose dreq më mire thonë nga Shkodra!
– Pse pak shitove ti, po kush e shitoi Hysniun e Kadriun, pa lëre Abdylin, Koçon, Mehmetin e Feqorrin e ca lakenjë që vërtiteshin duke rrahur gjoksin, qelbanikët, ke parë; se duroja dot atë labin e Mallakastrës kur shiste mend bilez, dhe në sytë e Everit, sikur, vërte ay e kish bërë luftën, ai maskara…
– Po prandaj e qerova at pleh, shoku Ever mëmzi qendronte në shtrat me sy mbyllur jo, më, dhe të dëgjonte atë qen duke llomotitur!
– Vërte’sa i sëmurë qè atë vakt, zgjohej natën...thonte mjeku është somnambull, ç’ne, ay shihtë atë maskarenj duke hipur në kulltukun e tija, ay thonte se i dukët Everit, po jo se ka njëri në dhomë...Të kujtohet kur të çoi në Paris ke Hysniu? Nuk ishte kllapi jo, ay vërtetë donte ti zinte vëndin...Ky qelbësira tjatër duke i bërë lajka ke varri: “Si ike kur na u doje më shumë se kurrë!” Sikur na u shua gjithë dynjaja!...Dhe, e di si thonte ajo shtriga Fiqo lezbia nga cmira që Everi fliste bukur, “Sikur, ky imi të kishte dhe gjuhën e tëndit, kush do ishte si mua?!” Mirë ua bëre zagarve, ashtu e lipnin.... Po u kujtuam vonë, ç’e do?!
– Ah sikur, të ishim edhe njëherë para zgjedhjeve të dhjetorit të 45-sës?!..
– E çdo bëje, i harrove anglo – amerikanët?!
– Pa lëri ore anglo – amerikanët, ata na dhanë pushtetin, me një grusht napolona floriri e kyqnin gojën, po gaboi ahere Everi, ishte endè i rinj, në 46-tën ia hyri reformës agrare, shpërndau tokat e bejlerëve, e prishi Titua me to, pastaj pas tre vjetësh, hajde tani hyni në kooperativë, u prish dhe me leckamanët e zgjebosur pa patur fare sebep...I kish ca gjëra në kokë, i mençur po, i pata thënë mos u zë besë Dem Xhepës, Miladinit e Dushanit, po mblidh floririn e epjau këtire, se për para këta vrasin baballarët e tyre, po nuk i vuri vesh fjalës sime...
– Një mendimi paskemi qenur, po mos të kishim paratë në bankat e tyre, sot ku shkonim neve, ata para na shpëtuan... Po, Tuku, bëzani ndonjë llafe?
– Jo, veç shikonte Everin siç e shikonte ahere, mori një shami e i fshiri hundët...
– Tukoooo, s’e paske harruar zakonin e vjetër, edhe ahere pata kujtuar se po më zë frymën e unë të mora shpirtin...qeshi ay, duke i thënë i gajasur Everi ashtu...
– Ai vetëm pohoi me kokë dhe i tha, nuk ka gjë Ever, të rrojë partia!...
– Si u çua më këmbë o Ramiz, ku e mori takatin, me grushtin lartë ke koka, sikur të ishte në tribunën e Kongresit, veç thirri: “Plumbin ballit tradhëtarëve!” dhe, mënjëherë u suall nga unë dhe më tha: “Më sill nallanët Nexhmije!”. Unë edhe kisha frikë t’ia sillnja, se thonë po i çove shapkat shkon edhe ti shpejtë, po mos t’ia çoja s’ma mbante, kisha rënë në pikë të hallit, veç e pyesja: “Po ç’të duhën nallanët o Everooo, ne jemi rrëthuar në tapet sa andej këndej?!
– Më duhën Nexhmije, më duhën...se po erdhi në këte Kongres Hrushovi dhe po guxoi të heq këpucët, siç bëri në OKB, do të zë t’i bije mu lulës ballit atij qafir qafiri me nallane, pa mi sill ti kem në këmbë!
– Po, pse Nexhmije, vazhdojnë edhe atje me kongrese e plenume partie?!
– Si jo, po atje është gjithë “Partia”, kush ka mbetur këtu?
– Po, të ka thënë ndonjëherë Everi, mblidhën të gjithë së bashku atje?
– Si jo, por jo të veshur, janë të çveshur dhe të zhytur në ujë deri mbi kërthizë...
– Qenkan në fresk të paktën, jo siç predikonin priftërinjtë e hoxhallarët në zjarr!
– Jo, o Ramiz, jo, edhe unë kur e kam parë të çveshur, i shikova lëkurën mos e ka me flluska – flluska nga zjarri por, pastaj më tregoi se mbasi zhytën në ujë, aty është ujët i vluar dhe mbasi i urdhërojnë ata të mëdhenjtë dalin sipër dhe u bie lëkura, pastaj i lyejnë me një krem që ka erën e keqe dhe, iu shkon gjithë koha duke u kruar...aqsa shpesh marrim ferra për tu ngopur...
– Po më të mëdhenjtë kush ishin Nexhmije, të tregoi Everi?
– Po, ndërrohën me turne. Marksi, Lenini, Tito, ky taliani i qelbur, Berlinguer, Toliati, e ca nga Kina, po ato nuk i kujtonte se janë të gjithë një surrat.Për Maon tregoi që i kish thënë Teni, vazhdon të notojë, sa i afrohet bregut e mbulon balta dhe nuk e le të dalë, po vuan i gjori nga krokodilët...i vërsulën shumë...
– Po Tenin e pate njohur ti, ish burrë i zgjuar!?
– Si jo, herën e parë mu bë si gjarpër kur po llafosja me te, unë e pyata, po ç’u bëre ore...ay qeshi, ish lidhur për këmbët e mija e thonte: “Sa të bu-ku-ra i ké!”. Ik or dreq se po të sheh Everi e po bëhët sherr për hiç gjë...e kisha siklet ashtu si gjarpër, kur mi lëpinte këmbët me atë gjuhë si gjilpera të ftohta...
– Po Stalini nuk ishte?...
– Stalini, tha është, po Stalini, vazhdon me qënë i ballsamosur...e sipër i mbuluar me krimba të mëdhenj, ku çokasin vazhdimisht ca shpend që shqyejnë bashkë me krimba edhë lëkurën..., po sikletin më të madh e kish kur i çokasin mustaqët, se nuk lëviz dot duartë e ngrira sikur ke mauzoleumi...
– O bo boooo, ajo qenka se ç’qenka, të paktën Everi kësaj i paska shpëtuar, e sheh kur thonje ti Nexhmije, ta ballsamosim...
– Jo o Ramiz, nuk i ka shpëtuar, nuk i shpëton dot ati tmerri, po këta që kanë ikur më parë (se akoma nuk më bëhët për ti thënë “kanë ngordhur”, se fjala “vdekur” nuk duhët përdoruar kurrë, se u shtohën vuajtjet), këtyre u vjen radha pas ca e ca vitësh që shkojnë që këtej shefat e kuadrit dhe plotësojnë edhe gjërat e harruara, pastaj, i ballsamosin dhe i ngrijnë duke i karbonizuar me zjarr...
– Po ç’thua, o derzezë, po edhe atje i plotësojnë “dosje”?!..
– Si jo, atë kishte frikë shumë Everi, se mësa kishte marrur vesh, “dosjën” këtija ishte duke ia plotësuar një maskara, shef kuadri i Ministrisë së Brendshme, që ki e ka pushkatuar njëherësh me Kadriun, se Koçin e ka gjetur të ballsamosur...
– Po, të kujtohet emri i këtija shefit?
– Jo, o Ramiz, po ku të më kujtohët, sa si ay janë andeja...më dukët se ka qenë nga ata shokët çam që pat ngritur Everi më përgjegjësi...
– Mos ishte Hilmi Seiti?
– Jo, ore, ku e merr t’ishte Hilmiu, ai nuk do fliste, se sa priftërinjt i ka masakruar pa pjetur Everin, do ti dilnin të palarat e tija...po më sa kujtoj ka përmendur një shok të Temës, po dhe ky vetë Everi flet si nëpër dhëmbë, se i kanë rënë edhe protezat e i kanë dalur ca ferra që i ngulitën në qellzë dhe i mbyllin gojën...po, siç, më ka treguar, ka dhimbje të forta kur kafshon...
– Po ke kafshon atje, i japin për të ngrenë?
– Si jo, ca gjellra si zehëri, të forta, të pa ziera dhe shumë të ngrohta. Ky dhe është mësuar në dhjetë vitët e fundit t’ ia mkoja ushqimin unë, nuk di ç’të thëm!
– Po gjëra të lëngta a përdorin atje Nexhmije?
– Si jo, ca lloje alkooli të prodhuara nga koreanët e vietnamezët me rrënjë të ca lloje frutash që djegin gjithë trupin përbrenda, aqsa të bëjnë për ti parë në atë çast në ëndërr ty që je këndej, bilez, po të dolli gjumi edhe ti je i djersitur...më ka ndodhur mua disa herë, u zgjoja e bërë lamë ujë në dyshek!...
– Jo, ore, po më ka ndodhur edhe mua moj Nexhi, po kam kujtuar të të thëm të vërtetën, se më kish shpëtuar pipija...
– Jo, o Ramiz, po do të kenë menduar dikush për ato që keni bërë së bashku këtu!
– E pamundur, veç Everit, nuk i di kush punët e mia, unë çdo vrasje e kam bërë me pëlqimin e tija. Pa thënë ai bëre, unë as pipinë nuk kam shkuar ta bëjë... Harrove kur thonte: “E dua Ramizin, se pa pjetur mua nuk shkon as në wc!”, sëpse, ata që guxuan të shkonin pa “pjetur” ate, nuk këthenin më në tryezë...
Kushedi sa herë Nexhmije, kam mbushur brekët, për t’mos i ndërprerë fjalën. Se kisha frikë se duke i prerë mendimin, po ndryshon edhe vëndimin e tija, kur ai donte për të “përcjellur” ndonjë si puna e Beqirit apo Mihallaqit...të kujtohët, kur donte të zhdukë Liri Belishovën, harroi ku e kishte fjalën, dhe kur u kujtua se dikend kishte ndër mend...po nuk i kujtohej se ke, asnjërit nuk na e mbante ti themi se, ishte fjala për Lirinë...se tamam kështu, pat ndodhur me Liri Gegën...
Mbasi u pushkatua Liria, Everi na thonte: “Unë nuk flisnja për Liri Gegën, as nuk kam dhenë urdhër, se dy ditë para kur erdhi në zyrë, unë i pata thëne, ulu e pusho pak se të qenka rritur barku, po me kë e ke moj e gjorë dhe, ajo, i ishte përgjigjur: “E di partia!”. Everit i kish mbetur hatëri, sësi mund të dinë partia keto gjëra kaq më rëndësi pa i ditur unë?...Ndërsa kur donte të jepte urdhër për te, është e vërtetë që Everi po fliste sësi amerikanët kanë vrarë “lirinë” e sa e sa vëndeve nga Azia e Afrika...dhe, ju duhët të vrisni “lirinë” e amerikanëve....
– Po, këte e kujtoj mirë Ramiz, se ne nuk dinim kujt ti vemë gishtin për “lirinë” e amerikanëve dhe vëndosëm unanimisht për Liri Gegën, ndërsa Liri Belishovën e lamë për sovjetikët...
– Sa mirë i mba mend o Nexhmije, as unë që i kam bërë të gjitha më te dhe nuk i kujtoj kaq imtësisht?!... Ke akoma mendjën e freskët...
– Jo, jo nuk më ka lënë takati, siç kujtojnë ca maskarenjë, ca “demokratë”, si puna e Sejfullahit...edhe donte “demokristjane” qerratai, po na bëri shërbim të mirë, se pushkatuam mjaft për atë sebep... Vërtetë, ku ra puna e Sejfullahit, a e kanë dekoruar tani këto palaçot?!...
– Mësa di unë jo, po kush i mba mend dekoratat e tyre? Ata nuk i kujtojnë as ato që i japin po, as ata që i marrin…lexova njëditë, që pothuaj nuk lexoj kurrë se çfarë shkruajnë gazetat, një të pushkatuar e ka dekoruar Saliu, ndërsa hetuesin ekzekutues të tij e ka dekoruar Bamiri, Ymer Nishanin që ka vrarë qindra vetë, pa lëri sa kosovarët në 45-sën, e dekoron Saliu, e Bamiri, shkon edhe në Turqi me 28 nëntor 2008, dhe takohët me kosovarët e dëbuar atje nga Titua...Thëm të drejtën nuk e merr vesh më qeni të zotin, se i zoti qenin e vet nuk e njeh më!...
– Ay Haxhiu një copë injorant ishte, po nuk bënte budallalliqe, si puna e këtire, ai vërtetë para se të vinte një firmë pyeste për çdo gjë Everin, po shumë gjëra ia priste kopaçja, kur ishte për të firmosur ndonjë pushkatim, ai nuk hezitonte se, duhët apo nuk duhët firmuar.... “E nisme edhe...shoku Ever!”, qeshej...vinte për ta gëzuar Everin se qeruam edhe një...! Haxhiu e donte shumë, apo jo Ramiz?
– Po edhe Everi e deshti atë, 40 vjet fare kot e quajti President!?
– Asgjë o Ramiz, nuk i kemi bërë këtij mileti se çfarë ka lipur!?... Ka të drejtë ajo Pranvera ime kur, thotë se, u zgjuan kafshët!...
– A s’thua shyqyr që s’janë zgjuar!...Po kush do votonte për ne po t’ishin zgjuar? E di, çfarë na priste ne, po të kishin sytë e hapur kur shkojnë tek kutiat e votimit dhe qendrat e tyre për të votuar për të tanët? Harrove ti...
– Unë, jo, nuk kam harruar, por shyqyr që kanë harruar ata! Ta lemë tani bisedën se, për dreq po zgjohën...Gjumin e ëmbël edhe ti...po kujdes mos të “djersitësh” sonte, se kemi kujtuar mjaft gjëra “të bukura” të rinisë sonë!!...
– Ishallah, Nexhmije, nuk po shoh vetën në mbledhjet e Byrosë, kur mbushja brekët, ... se tani nuk ka as kush t’mi lajë...u plakëm...ti nuk lanë dot as të tuat!... – Jo, Ramiz, ...harrove kur vizituam atë fabrikën e mbathjëve që punon vetëm për mua në Francë, sipas modës së re pariziane të ditës, bilez, ti more një kostum banjoje të shkurtër si pantollët që vishje kur kaloje dikur djalë i rinj nga Parruca, a sheh si i di dhe lagjët e Shkodrës, mor qerrata...dhe thua nuk i do shkodrjanët....unë, gjithënjë vishëm me të reja, por sidomos këto ditë i ndryshoj përditë me modën e re...jemi para votimëve!...
– Suksese, natën e mirë!
– Gjumë t’ëmbël...Natën e mirë!...

Melbourne, 2009.

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 25 Gusht 2009, 18:39
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
ZOTNI PJETËR GJONI, 90 VJEÇ MES NESH !

Asht shumë shumë e vështirë me mendue sesi në një Shqipni aq të vogël me u zhvillue ngjarje kaq të mëdha, mbreslanëse, të paimagjinueshme e gati – gati krejt të harrueme dhe të mbulueme nga një pluhun i randë si vet koha që iku...
Ma shumë se 2500 vjet që ndër thëmele të Kështjellës “Rozafat” gërmohet me mëshef një varg ngjarjesh tragjike, të cilat për secilin Shkodranë fillojnë që ditën kur nana fillon me i mkue foshnjes qumështin e vet.
Shpesh retë mbulojnë Taraboshin e një tymnajë e errtë përzi me vetëtimë e bumbullimë fillon e thehet nga gjuejtjet e zjarrta të rrfesë që duket se po rroposin njerzimin...
Struken fukaratë e shkretë ndër shtëpijat e ulta prej gurve të lumit të Kirit, që me furi e zemrim ka shkapetë për penden e madhe poshtë Cukalit...deri poshtë në Drinazë...
Qyteti i tri urave të Bunës, Bahçallekut e Kirit asht kapërthye në të katër anët veç pret kur po ia fillon rrëbeshi i shiut përzi me breshën, që s’merret vesht se a janë gurë apo kambë kulshedrash ata që kalojnë mbi pullaze të mbulueme me tjegulla të kuqe, që porsi kroje shprazën në tokën e qytetit të harlisun e të çuem peshë nga dora e Perendisë! Një natë kësi sojit prite edhe ti Pjetër Gjoni...
I pranguem tue pritë çdo mengjez kur po hapën dryjt’ e shulat për me ikë këso jete! Jetëgjati, jetshkurtë nuk bahët thonë andej kah na, bash aty ku ti e provove këte thanje!
Ike, more malet, ike, ike ndër shpella e skuta ku flejnë vetëm bishat, por jo ma t’egra se ato që jetën deshtën me ta këputë bash në lule të saj, ike pa dijtë ku po shkon... ike se Ai ishte urdhni i Zotit që ti prej Shna Ndout pate nxjerrë për me shpëtue jetën nga plumbat e pamëshirshme të dhunës komuniste, që për 50 vjet shkretnoi e vorfnoi sa zemra nanash, motrash, vllaznish, bijsh’ e bijash të Qytetit të Lashtë të Shkodres antikomuniste...
Por rruga e vështirë nuk bahet pa shoqni! Ishte sokolesha Katrinë që mbathi këpucët e nusisë, e me bohçe përpara si kje nëpër shtëpi vrapoi mbas Teje...në betejen e madhe për jetën e fitueme në prag të këputjes së penit...e, erdhi me Ty ndër male, ndër gergja e shpella e proska, bash aty ku nuk ndihet asgja tjetër veç zanit të bylbylit e jehonës së rrahjes së krahve të Shqipës Dykrenare, që Ju mori në mbrojtje në çerdhe të Saj...
Ikët, të zbathun, të çveshun, të uritun, të etun e të zharitun për dashninë prindore që hasmi Ju bani me dishrue gjithë jetën, por... si dy pëllumba çilët në çerdhën Tuej dy lule... dy lule Vilmën dhe Bernardin ...e në rrugët e largëta vazhduet shtegtimin ....drejtë Botës së Lirë!
Australia Ju priti!...dhe Ju, ia mbushët shtëpinë e Saj mikpritëse me nipa, mbesa e stërnipa!
I gëzofshi edhe 100 vjet tjera frutet e dashnisë Suej me gjithë çka keni përzemer!
Melbourne, 23 Mars 2009. Ju falemnderës:

Imazh

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 25 Gusht 2009, 18:43
nga Laert
Nga Fritz RADOVANI:
“USHUNJZAT” E SHQIPNISË SONË !...
20 Marsi, dita e “ushunjzave”... mu në prag të pranverës!...
“Shushunjat (Hirudo medicinalis) Krimb unazor i familjes Hirudinea, me emrin shushunja, ushunjëz ose pjavicë thirrën të gjitha llojet e kësaj familjeje, me trup të gjatë 10 – 15 cm, pak të shtypur, me ngjyrë ulliri e njolla të kuqe portokalli nga ana kurrizore dhe ngjyrë të verdhë të gjelbër me njolla të zeza nga ana barkore. Ka dy ventuza të vendusura njëra në pjesë e përparme dhe tjetra në pjesën e prapme të trupit. Është notuese e mirë...
Në Shqipëri jeton gjithandej në ujëra të ndenjura (këneta). Ushqehët duke thithur gjak... i ngjitët edhe njeriut...” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, fq. 1070, Tiranë 1985).
Ajo që njohin shqiptarët ma shumë asht “shushunja”, mbasi kështu e ka edhe gjuha e njësueme, ushunjza njihet vetëm në veri ndërsa pjavica asht përdorë vetëm në ambiente “zyrtare”, sëpse nuk kuptohej për çka asht fjala nga shumica e njerzve...përreth!
Kur ishim në shkollë para viteve 1960, kemi mësue se shushunjat “ma të mëdhaja” janë ata që rritën në Bashkimin Sovjetik...mbasi çdo gja e madhe rritej vetëm atje... Kujtoj një rast kur një nxanës shok klase i joni Gjergj Abati, i tha Prof. Rexhep Nezirit: “Bretkoca ma e madhe asht në BS!” dhe, Prof. tue dashtë mos me i ba dam, i tha: “Ulu aty e mos fol bihude!..” E, pra, Gjergji ishte në rregull me vijën e partisë...
Për shumë kohë kemi mendue se ushunjza asht vetëm ajo që përdoret nga mjeksia e njohtun popullore. Shumë veti kuruese i janë veshë asaj. Gati – gati na dukej si një dishka e bekueme që sheron njerzit. Kur u patëm miqësue me kinezët kemi ndigjue aq shumë veti të ushunjzave, sa shumë komunistë thonin se edhe Mao Ce Duni jeton në saje të tyne, madje, ushunjza i ka mësue notin, sëpse ato janë notuese të mira...Kishte mjek që para se me i lëshue ato tek njeriu, lexonin citatët e Maos dhe efekti ishte aq i madh sa shpesh publikohej si “mbrekulli”... Gjithmonë kuptimi ndryshonte simbas shkencave.
Kur bisedohej në histori bie fjala, për “reaksionarët barkmëdhenjë”, ata ishin që na mbas vitit 1944 i quejtëm “gjakpirës”...po kështu tregtarët janë quejt “gjakpirës” të popullit edhe pse thohej se “i shkreti popull nuk kishte pikë gjaku në trupin e tij...”. Posa kanë fillue gjyqet e para “të popullit” fjala e parë që kemi mësue asht kenë fjala “gjakpirës”...Edhe ndër fshatra kishte “gjakpirës”, që ma vonë i quejtëm “kulakë”...edhe atyne ua diftuem se cili ishte kuptimi i kësaj fjale...Sot nuk e di a i thrret ma kush ata me emnin “kulak”!...
Kur Shqipnia hyni në rrugën e “socializmit”, “kllasat e përmbysura” filluen me u eleminue nga pushteti po se po, por edhe si elementa mbasi “revolucionarizimi i jetës” mori përpjestime të mëdha në të gjitha fushat, politike, ekonomike, shoqnore, kulturore e deri edhe fetare. Kudo kishte “gjakpirës”, por partia i eleminoi, i zhduku dhe i qiti faret...
“Gjakpirësit” duheshin luftue me gjakpirës, kështu menjëherë shumica u derguen në vende moçalore që ti pinin gjakun “ushunjzat”...p.sh. në Kënetën e Maliqit të Korçes, Beden të Kavajës, në fushat e Myzeqesë, Vlashuk, Lushnje, nga Vlora e Saranda, Taravica e ku nuk kishte “parcela shushunjash” deri ndër male dhe minjera ku “kuroheshin” armiqtë e popullit...por, këto njiheshin me emnin “pjavica”...Një ndër parcelat e njohtuna asht kenë ngjitë me Pallatin e Bashkisë së Tiranës...një tjetër mbas Pallatit të Brigadave e, ku nuk kishte folé që nuk lëshonin vemet ato? Filluen me u rritë edhe në toka të thata, madje edhe ndër zona malore. Ato ndër zona të thella malore e kryesisht në brezin kufitar, dukeshin ma shumë si të ngordhuna po kur banin me tu ngjitë atëherë kuptohej roli i tyne, p.sh. në Spaç, Burrel, Gjirokastër, Tepelenë, Qafë Bari, Pukë...ato kishin edhe çatalla e populli filloi me i thirrë edhe “hagrep”...se të helmatiste në vend.
“Shoku” Enver i ka përdorë që në moshë të re, ato me ventuza të mbrapme... thonë se, edhe “shoku” Ramiz...mbasi shpesh i lëshonin bashkë për me iu pi gjakun e keq të tyne. E kishin të detyrueshme nga mjekët mbasi i prishej gjaku tue pi ate të shokve të vet, sëpse kishin një grup të përbashkët “K” dhe detyrimisht, u duhej të nesërmen me ndrrue tjetrin e, kështu, me rradhë derisa gjetne rahatinë e vet tue pi nga tana grupet e ndryshme...
Kur filluen me pasë edhe knaqësi tue thithë gjak, e harruen e nuk e përdoren ma fjalën “gjakpirës”....se nuk kishin kujt me i thanë ma përveç vetvetës. Nuk di sa asht e vertetë por tregojnë se “shokut” Enver kur ia lëshonin pjavicat, i binte të fikët se nuk i lenin pikë gjaku në trup se e kishte gjakun shumë të kandshëm për to, atëherë, patën fillue me i dhanë gjak fëmijësh të posalindun... kështu, ka pas shkrue një gazetë e kjo ka pas ndodhë me të vërtetë në vitin 1974 në Maternitetin e Tiranës.
Shumë vetë mendojnë se në fund të fundit një “pjavicë” edhe durohet...
Kështu ka mendue shumë kush. Por sa ma nalt të ngjitësh në ujët e turbullt të Atij moçali që thirrej Shqipni, aq ma të mëdha ishin “pjavicat”...ndërsa ata të mëdhajat që shikonim në tribuna e parada ushtarake, nuk ishin “ushunjza” as “pjavica” po ishin një lloj tjetër gjakpirsi, që të kafshonte bashkë me lecka, ishin peshkaqenët e partisë...
Para kongreseve partia nuk lëshonte pjavica, se ishte koha kur ato shtoheshin dhe nuk donte me i stërmundue. Donte që edhe me i pasë të freskëta mbas kongresit për ato që do të mendonte partia me i ngritë “lartë” me përgjegjsi...Para Kongreseve ishin shumë të aktivizueme kopetë e peshkaqenve... Hekuran Isai ka tregue se kur asht ba minister i mbrendshëm ka rregullue në burgun e Tiranës një dhomë me të gjitha komoditetët që duhen për një të burgosun, mbasi kur asht pyet se pse e bani atë dhomë, ai ka pohue “se gjithnjë unë kam mendue se ka me mu dashtë për vedi, sëpse të gjithë paraardhësit e tij në atë zyre kanë përfundue në burg!”...Edhe kjo nuk asht punë pa mend, se nuk ishte fort e lehtë me u nisë e me shkue me kambët tueja në burg, se kështu do partia!... Prap gjysa e së keqes se ata të tjerët edhe kanë ngordhë nga pjavicat!...Ky nuk u nda edhe aq keq se mori edhe sa dollarë si damshpërblim... Të gjithve ua shpërblyen burgun! Ja “demokracia”!...
Më tregonte Z. Dedë Gjomarkagjoni sesi një ditë një hetues komunist, mbasi e bani për shkalc, po rrinte në karrigën e tij dhe po shikonte Dedën, që mezi qendronte i lidhun në karrigën e mbërthyeme për dysheme...mbas pak kohe e pyet: “Hëëë, çka je duke menduar?” – Por, Deda nuk i përgjigjet...vazhdon me e shikue hetuesin drejt e në sy.
– E di çfarë je duke menduar, e di mirë, po dëgjo, mendon se ka për t’ardhur ndonjëherë ajo koha yte...që ti t’jeshë në karrigën time dhe unë në të tëndën...as mos u lodhë fare o Dedë, “se edhe po erdhi ajo kohë, ligjët e atij Shtetit tënd nuk kanë për të lëjuar kurrë ty për të bërë ti ke unë atë që bëj unë sot ke ty!”...
Përafërsisht me këte thanje hetuesi Elham Xhika që edhe ky po torturonte, i thotë të arrestuemit AR: “Mos më shiko fare, e sheh këte shkresë të firmuar nga Lefter Goga, edhe sikur të të ngordhësh duke të torturuar, unë nuk mbajë asnjë përgjegjsi pënale për ty pse vdes në duart e mija! More vesh? Më lejon ligji edhe të të ngordh në torturë!...”
Ja realiteti i saktë me të cilin ishin edukue dhe formue në ndërgjegjën e tyne nga partia hetuesit e torturuesit komunist, këto bisha të vërteta të Shqipnisë sonë socialiste!
Sigurisht, me 20 Mars do të mblidhen në festën e tyne tradicionale...
Sot, e kanë ndrrue pak ngjyën se janë tue u lëshue ndër euro e dollarë, janë mbushë me pika bluh sipër se, ashtu i do Evropa...Ata e kishin rrypin bluh me kohë në uniformë, po tashti edhe në trup kur çveshën ndër pishinat e tyne shihet se dominon ngjyra bluh...
Brajan Capmen thotë: “Një njeri që ka humbë tiparin njerzor, ai nuk asht gjeneral, as mburoje për mbretin e vet, as mjeshtër i fitores. Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ata mjellet përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta të rritun mjedis poshtnimit”

Melbourne, Prill 2009

FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 25 Gusht 2009, 18:48
nga Laert
Shkruan "Kanë kalue katërdhetë vjetë që në kinema “Republika” të qytetit të Shkodres, ka kenë shfaqë filmi “Njeriu që qeshë...”. Edhe sot ai film me rikujton një ngjarje aqsa të gëzueshme për popullin e Shkodres, aq edhe të shëmbtueme e trishtuese për rininë shkodrane...
Fritz Radovani
Imazh
“NJERIU QË QESHË !”

56 vjetë maparë, me 5 Mars 1953, vdiq diktatori ma i pakrahasueshëm në njëzet shekuj të Epokës së re, Josif V. Stalin. Një emën rënqethës për të gjithë evropjanët që kanë provue cilëndo nga diktaturat komuniste.
Imazh
Dhunuesi ma i madh i të drejtave dhe lirive njerëzore jo vetëm për popujt sovjetikë, por edhe për të gjithë Evropën Lindore, ku, për fatin e zi të përfshihej edhe Shqipnia e jonë e vogël nën thundrën e kopjos së tij Enver Hoxhës. “Zija e madhe” e vdekjes së “babës” së komunistëve të mbarë globit do të përfshinte edhe ata bijë të partisë, që do të lindin edhe mbas njëzetë vjetësh...

Monumentët dhe bustet e derdhuna në çimento, të veshuna me flamujt sovjetik, rrethue në katër anët me roje nderi ushtarake, flamujt tonë në shtylla elektrike e dyqane të mbylluna në gjysëm shtize, banda e qytetit me marrshe funebër, nanat e dëshmorëve tue kja, turma njerëzish të mvranjtun, ushtarakë me të gjitha llojet e dekoratave në gjokse, fëmijë e të rinjë tue recitue vjersha pranë këtyne busteve për këte “humbje të madhe”, shoqnue me thirrjet e altoparlantave për rritjen e matejme të “vigjilencës revolucionare”,... i jepnin qytetit një pamje vërtetë të trishtueshme.

Ndër shkolla, fabrika, ndermarrje, rruga e sheshe u dha sinjali i mbajtjes së pesë minutave heshtje në shenjë “zije”... Edhe na studentët e shkollës pedagogjike me ata të gjimnazit “29 Nandori”, mbrenda të njajtës ndërtesë, posa u dha shenja me zilën e shkollës u ngritëm në kambë dhe, qendruam gatitu... Dikur...mbaruan ata pesë minuta të pafund... U dha urdhën mos me dalë asnjë nxanës në pushim nga klasët në oborr... Pedagogët u thirrën urgjent në një mbledhje të këshillit pedagogjik.

Mbas 30 – 40 min. zbritëm në palestër të gjithë studentët. Askush nuk dinte çka ka ndodhë...Konviktorët jepnin e merrnin me shoqishojnë shenja, por askush nuk kuptonte asgja. Vransina e kohës e bante edhe ma t’errtë ambjentin dhe kalimet në korridorët e shkollës, ku në çdo qoshe ishin “vrojtuesit”... I pari zbriti nga shkallët xhelati i gjimnazit, anëtari i koomisioneve të hetuesisë së Korçës që në vitët 1945, spijuni i sigurimit të Shtetit ç’prej kohës kur bante pjesë në partinë fashiste t’atij qyteti, amorali Skënder Villa. Mbas tij sekretari i komitetit të rinisë, leva e parë e spijunazhit Jani Çomo, e kështu me rradhë të përzgjedhunit e zakonshëm servilë e spijun...

Që në fjalët e para u tregue prej tyne akti i “turpëshem” i studentit Leonard Ljarja... “Ka qeshur...a merrni vesh...ka qeshur, kur gjithë bota qanë... ay maskara, jo vetëm ka qeshur, por edhe ka ikur nga shkolla...Këshilli Pedagogjik unanimisht e ka përjashtuar nga të gjitha shkollat e Shqipërisë... përgjithmonë...Ay nuku pajtohet më me frymën tonë të re..!” “Njeriu që qeshi...”, studenti Leonard Ljarja mbas dy – tre ditësh u arrestue dhe u dënue me shumë vite burg, nga të cilat ka vuajtë mbi 12 vjetë në kampet e shfarosjes. Mbas daljes nga burgu ka vazhdue me punue gjithnjë punë të randa fizike, në ndërtim, ferma etj. Ai vinte nga një familje e nderueme qytetare antikomuniste shkodrane.

Gjoni, Ndoci, Luigji, Ingj. Gaspër Ljarja etj. ishin rrethi i afërt i këtij studenti të rinj, i këtij djaloshi që të gjithë bashkë me shumicën e Rinisë Shkodrane, kaluan rininë dhe u plakën burgjësh e kampesh: TË GOZHDUEM NGA LUFTA E KLASAVE.... Ky ishte një mësim për ata... që mendojnë “ME QESHË”....në sistemin komunist....! 5 Mars 2009. Derguar nga vete autori

Re: FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA

PostPostuar: 25 Gusht 2009, 18:48
nga Laert
Imazh

A kishte me tmerr se ate dite, me 5 mars te 1953, kur mbylli sye Stalini, pergjegjesi kryesor i vdekjeve te 20 milion ruseve....., kur per ironi dhe fatndjelleskeq Enveri ngriti me lart flamurin e Stalinit dhe e shndrroji ne ideologji stalinizmin ne sferen e organeve te ashtuquajtura te Diktatures se proletariatit!
Eshte e sakte ajo cka shkruán shkrimtari F.Radovani ne ate dite dhe mepas. Duhej te qante populli shqiptar, per te gezuar Enveri me banden e tij.
Synimi i vetem i Enverit ishte te mbante me kete betim para ish bustit te Stalinit pushtetin e tij derisa te mbyllte syte, sikurse ndodhi. Ai qe qeshte ne ket Dite ''Zie'' per Enverin duhej te cfarosej, torturuar sepse shprehte nje deshire sikurse e shprehi L.Larja per Vdekjen sa me te shpejte te Enverit.
Enverin sikurse dhe Stalinin e mbyten njerzit e tij me te dashur.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari