Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 498 postime · Faqe 2 prej 50 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 50
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI
IMZOT ERNESTO ÇOBA DHE MARTIRIZIMI I TIJ...

IMZOT ERNESTO ÇOBA

Imazh

Në vitin 1913, me 16 Shkurt në Vaun e Dejës, leu Ernesto Luigj Çoba, atëherë kur Shkodra rrahej në top nga Mali i Zi. Me datën 11 Shkurt 1936, Imzot Gjon Della Pjetra SJ., e shuguron meshtar në Kishën e Shën Jozefit, pranë jezuitve, ku Don Ernesto vazhdoi me kenë mësues. Mbas shugurimit të Imzot Gaspër Thaçit, me datën 19 Mars 1936, Don Ernesto asht ndihmës famullitar i Shkodres, deri me datën 30 Prill 1946, që emnohët Zv. Famullitar në Shkoder. Prej datës 16 Dhetor 1946 e deri me 1 Janar 1952 asht Provikar i Arkidioçezit të Shkodres, kohë në të cilën vdes Imzot Gaspë Thaçi, arrestohet Don Mikel Koliqi dhe vdes edhe Don Tomë Lacaj, kështu, Don Ernesto merr titullin e Famullitarit të Shkodres. Me datën 20 Prill 1952 shugurohet Ipeshkev nga Imzot Bernardin Shllaku, Ipeshkëv i Pultit dhe i vetëmi Ipeshkëv në Shqipni. Imz. Çoba mban detyren e Sekretarit të Pergjithshëm të Kishës Katolike. Nga data 9 Nandor 1956, kur vdes Imzot Bernardin Shllaku, deri me 21 Mars 1957, pret miratimin nga qeveria e Tiranës, e cila simbas Statutit të Kishës Katolike që ishte aprovue në vitin 1952, e aprovon si Kryetar i Kishës Katolike Shqiptare. Menjëherë u gjet para një prove të madhe dhe shumë delikate, mbasi me datën 7 Prill 1858 ishte dita e vumjes së gurit të parë të Kishës Kathedrale të Shkodres, kështu Imzot Çoba fillon detyrën pikërisht në pragun e 100 vjetorit të Asaj Kishë, që gjithmonë asht thirrë Kisha e Madhe. Merita e pregatitjes së asaj festë i përket Imzot Çobës, i cili me punën e madhe të Tij dhe kujtimin që ka lanë në historinë e Shkodres, thohet pa mdyshje se ka mbetë i paharrueshëm në zbukurimin e Kishës dhe zhvillimin e ceremonive të Festës. Imzot Çoba ka dy merita për punën artistike që u ba në ndertimin e Elterit të madh simbas projektit të arkitektit, piktorit dhe skulptorit Kol Idromeno, që ishte dhe daja i nanës së Imzot Çobës, vepër e cila kompletonte edhe tavanin e mbrekullueshëm të Kathedralës që ishte punue nga vetë Kola. Njëkohësisht sfondi i Elterit i punuem nga piktori At Leon Kabashi, kuadri i madh i vendosjes së gurit të parë nga piktori Simon Rrota, punimi i katekizmit ndër shtyllat e Kishës, në mungesën që dihet se nuk mund të botohej asgja për me mësue besimin fëmijët, janë vepra që meritojnë me u quejtë dinjitoze dhe shumë të guximshme tue dijtë edhe luftën e madhe që i bahej Kishës dhe Klerit nga shteti fanatik komunist i Tiranës. Por Imzot Çoba nuk mjaftohet me kaq, Ai njëkohësisht pregatitë në kushte private, përndjekje dhe survejimi disa klerikë të rinjë, në një kohë që nuk ka as seminar, as profesora dhe as tekstet e nevojshme të duhuna për atë qellim, megjithate ia arrinë me shugurue: Don Simon Jubani, Don Matish Lisna, Don Martin Trushi, Don Ernest Troshani, Don Zef Simoni, Don Ndoc Nogaj, Don Luigj Kçira, Don Ndoc Volaj, Don Kolec Toni etj. si dhe dy Martirët e Kishës Don Marin Shkurti e Don Mikel Beltoja, që u pushkatuen nga komunistët tue lanë vetën të perjetshëm në Historinë e Kishës Katolike Shqiptare. Imzot Ernesto Çoba vazhdon hapjen e rrugës së ipeshkvijve të rinjë, mbasi parasheh edhe përmbytjen e vendit nga diktatura. Nuk ka një familje në Shkoder katolike apo muslimane që ia ka mësye derës së Argjipeshkvisë dhe nuk e ka ndihmue Imzot Çoba, kur ishte fjala për me i çue dishka një të burgosunit apo të interrnuemit në burgje e kampe.
Përpjekjet e Imz. Çobes janë të vazhdueshme për gjallnimin e besimit, forcimin dhe përhapjen e Tij, kryesisht me fëmijët dhe të rinjtë. Imzot Çoba thonte meshë e sakramend, rrëfente, predikonte fenë dhe gjindëj kudo në rrugicat e qytetit tue shkue me kungue të sëmurët apo të pamujtunit me shkue ndër Kisha të pa survejuem, ndonse, Ai luftohej pa pikë mëshire. Kjo luftë sa vjen dhe bahet ma e rrebtë me “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, që merr edhe pamjen e plotë të diktaturës komuniste me 19 Mars 1967, ku shteti merr edhe çelsat e Kishës Kathedrale, tue i mbyllë të gjitha Kishat e vendit me dhunë.
Kjo ditë asht fundi tragjik edhe i Imzot Çobes, i cili ndodhët përballë Sigurimit të Shtetit që përfaqsohet me komunistin servil dhe hipokrit Angjelin Kumrija, në kontrollin që ushtrohet në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres. Ky komunist dallkauk e spijun arrinë deri aty sa kur kontrollon dhomën e punës së Imzot Çobës, kërkon me ushtrue në mënyrë të paturpëshme kontroll në trupin e Imzotit të Nderuem Çoba, tue e detyrue me çveshë pantollonat, se mos ka mshef gja në....dhe, me të drejtë Don Mark Hasi i ka thanë ato ditë Nanës seme: “Ate që na ka ba atë ditë Angjelin Kumrija nuk na e ka ba as Sigurimi i shtetit!” por, kjo nuk ishte vepra e parë e Angjelinit e “besnikrisë” ndaj Sigurimit.
(F.Radovani, libri “Një Monument nën dhé”, fq. 305, Zagreb 2004).
Po komunistët a u mjaftuen me kaq? – Jo, jo, se porositë e skiles tjetër Ramis Alisë, duheshin çue deri në fund e, sidomos, kur bahej fjalë për katoliçizmin kuptohet që nuk kishte asnjë lëshim deri në zhdukje të plotë dhe të dhunshëm të Klerit dhe të Kishës.
Organizohet një mbledhje në vitin 1967, mbas arrestimit të Sekretarit të Kishës, Don Mark Hasit me 7 Prill 1967, tek shkolla Pyjore për demaskimin e Imzot Çobës. Si kudo ndër ato mbledhje nuk mungojnë as shpifsit, as llafazanët dhe as spijunët ordiner që ishin altoparlantët e PPSH në ato salla, ku mbas “duertrokitjeve” të tyne, klerikve iu venin prangat xhelatët e Sigurimit të shtetit. Por, krejt ndryshej ndodhë me Imz. Çoben, kur asht pregatitë terreni për arrestim në atë mbledhje, çohet në kambë shoferi trim Dedë Gjushi dhe, deklaron: “Sot njëkëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!” dhe me të vërtetë “nuk guxoi askush!”. Akti i Dedës tronditi edhe ideatorët e arrestimëve, ndonse “ky emën Hero!” nuk zehet me gojë...(F.R. “Një Monument nën dhé”, fq. 304, v. 2004)
Në shfletimet e proceseve të viteve 1957, 1958 e prap ma vonë, nga deponimet false të At Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë etj. dhe një letrës së shkrueme nga Ndoc Nogaj e Gjon Shllaku, në vitin 1958, kur largohen nga Argjipeshkvia, (letër e cila ruhet në Arkivin e Shtetit Tiranë e jepet lirisht për me u lexue për “përmbajtjen e saj”), mbi këta akte të turpëshme Sigurimi i shtetit krijon mundësinë e arrestimit të Imzot Çobës, dhe “fajsia e Tij” formulohet mbi bazën e shpifjeve e trillimeve, kështu, flet arresti lëshohet me datën 3 Prill 1976 dhe arrestimi bahet me datën 24 Prill, tue u akuzue për “trathti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor...”. Bashkë me te arrestohen edhe priftën tjerë. Një ndër to asht Don Lec Sahatçija, ish Sekretar i Imz. Frano Gjinit dhe ruejtës i dy letrave të Tija, të cilat me këte rasë zhduken, mbasi Don Leci nuk doli ma nga burgu, vdiq i dënuem 25 vjet, por duhet theksue se Ky prift mbajti qendrim burrnor edhe ndaj Imzot Çobës, gja të cilën të tjerët edhe pse ishin shugurue nga duert e Tija, në gjyq nuk e bane, madje, gjatë zhvillimit të gjyqit me dyer të mbylluna edhe e randuene Imzot Çoben me akuza false, për të cilat Ai u dënue 25 vjet burg, por edhe vdiq i pafajshëm i shtrimë ndër çimentot e birucave të qelive të Sigurimit të shtetit. Të tjerët pa përjashtim edhe pse dolën nga burgu endè sot nuk kanë ba asnjë rrëfim publik dhe as nuk kanë kërkue asnjë falje për këte vepër ndaj Imzot Çobës, tue u nisë ndoshta, se ishim nën tortura dhe nuk mujtëm me qëndrue. Ata duhet me dijtë se ma shumë nën tortura asht kënë Imzot Çoba për me pranue akuzat e tyne, por Ai e ka pasë burrninë me qendrue dhe me deklarue edhe para gjyqit fals: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”. (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998).
Ky ishte Imzot Ernesto Çoba përballë hetuesve kriminel Ali Xhunga, Xheudet Miloti, etj. dhe, me po aq Burrni asht i patundun në bankën e t’akuzuemve para Kryetarit Sheuqet Muçi, anëtarit Xhemal Gramshi dhe prokurorit të “Revolucionit Kultural”, të njohtunit Faik Minarolli. Ja qendrimi i vërtetë i Martirit Çoba, i cili nuk akuzon asnjë njeri, nuk fyen me asnjë fjalë asnjë nga shpifsit, nuk randon asnjë qytetar nga dëshmitarët e rremë dhe nuk denoncon asnjë nga veprimet jo të mira ose të dobta të shokve të vet klerikë, për të cilët akuzohet se ka heshtë ose nuk ka marrë masa ndeshkimore. Asnjë qytetar apo fshatar i Shkodres nuk asht viktimë e Tij, sëpse Ai gjenë forca me rezistue dhe mos me folë për asnjë njeri e, mos harroni se zyra e Tij asht kenë e hapun për katolik e musliman të të gjitha monstrave e modeleve të Shkodres. Ai asht i vetdijshëm se ndodhët në atë bankë vetem pse asht Klerik Katolik dhe armik i vëndosun i komunizmit, me të cilin asnjëherë nuk ka ba asnjë kompromis në asnjë kohë. Ai asht i pastër moralisht dhe shpirtnisht para shokve, miqve, armiqve dhe mbarë Popullit Shqiptar, të cilve iu ka sherbye si fetar dhe Shqiptar, prandej edhe me gjakftohtësi pret vendimin e “pafajsisë së Tij” tue Ju nënshtrue vullnetit të Zotit, me 25 vjet heqje lirie, tue kenë me një gjendje shëndetsore shumë të randë dhe si pasojë e vuejtjeve me datën 8 Janar 1980, Sigurimi i shtetit e mbytë edhe Këte Martir si shumë të tjerë, në një nga repartet e Spitalit Civil të Tiranës.

Në vitin 1992 me ka tregue oficeri i zjarrfiksave Augustin Sheshi: “Një ditë më tha një shok se do të shkonte në gjyqin e mbyllun të Imzot Ernesto Çobës, ku, më ftoi edhe mue. Shkova. Posa e pashë më bani një përshtypje të madhe pergjysmimi i trupit të Tij të shkurtë dhe lodhja e madhe nga hetuesia. Përnjëheresh mu kujtue kur ishim fëmijë në rrugë të Luigj Gurakuqit, dhe kur luenim me topa leckash që posa kalonte Imzot Çoba, ndalonim lojen dhe vraponim me i puthë unazën...Ai na bekonte dhe mandej kalonte në punën e Tij. Ndaj Atij Kleriku që i donte aq shumë fëmijët, shokët e Tij dhe disa dëshmitarë nuk lane gja pa thanë për Tè...por, që më ka ba ma shumë përshtypje sesi u shpreh ashtu kundër Tij, asht kenë Gac Cepi, që as sot nuk dij me e kuptue...Ai më ka mbetë në mend n’atë kohë!...”
Në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj shkruen: “...Tregonte radiologu i spitalit të Shkodres, sesi një ditë erdhën dy oficera me një thes në radiologji. I kishin thanë me ba një radiografi. Kishte pregatitë aparatin e po priste radiologu se cili don me e ba prej tyne. Kur i ka thanë: “Jam gati”, ata kanë hapë thesin e kanë nxjerrë një fëmijë me fytyrë të plakun... e kanë vue tek aparati dhe, mbasi asht krye radiografia, e kanë futë prap në thes. Mbasi i kanë lidhë grykën, kanë kërkue filmin për me e çue në Tiranë. Radiologu e ka pregatitë filmin shpejtë e ka kërkue me i shkrue emnin e të sëmurit, edhe pse filmi ishte i lagun.
Oficerat kanë ngurrue me i diftue emnin. Ky ka kambëngulë, mbasi, simbas rregullit, nuk lejohej që filmi me u dorëzue pa emen. Ata tue pa kambënguljen e këtij, i kanë thanë emnin: “Imzot Ernesto Çoba”...E shkrova, thonte radiologu, e kishte njohtë ma përpara, por kurrë nuk do ta kishte besue se asht Ai, po të mos ia kishin thanë vetë ata emnin. Për sa kohë nuk m’asht hjekë nga mendja sesa e kishin ba Imzot Çoben.” (fq.130).
Në vitin 1998,...tue dalë nga Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë takova një oficer që kishe njohtë para disa vitësh në Shkoder, YH, por as sot nuk jam i sigurt për emnin e tij. I tregova se po shoh disa dosje në Arkiv dhe, se, ato ditë kishe lexue dosjen e Imzot Çobes... më ndërpreu dhe, më tregoi: “Një natë dimri të ftohtë isha dezhur në degën e mbrendshme në Shkoder. Aty nga ora 11.00 e natës, një polic i birucave më njoftoj se Imzot Çoba dridhet shumë dhe duket sikur nuk po e mërrinë mengjezin...Shkova tek biruca ku ishte Imzot Çoba, po Ai nuk po jepte as merrte nga të ftohtit, i shtrirë në çimento pa asnjë mbuloje as shtroje, veç me rrobat që kishte veshur. Mora një batani në dhomen time dhe ia çova, hapa deren dhe ia holla sipër...Shkova aty nga ora 3 e mengjezit, por dukej se ishte i gjallë nga frymëmarrja e thellë. Në ora 5.30’ shkova e mora bataninë që i kisha çuar dhe, e pashë, Ai me mirënjohje më buzqeshi...e pyeta se, a kishte fjetur dhe m’u përgjigjë, se po... i thashë: “Imzot, ti je i dënuar, pse të mbajnë këtu? – Nuk e di, m’u përgjigjë... – Po, ke bërë kërkesë për arësyen e mbajtjes këtu? – Jo, më tha, – jam tue pritë çdo ditë me pa fytyrën e Përendisë, Ai vetëm asht Shpëtimtari im. Ate jam i sigurt se do ta shoh shpejtë ... mbylla derën dhe ika në dhomën time... Kanë kaluar sa vite dhe nuk e harroj kurrë sigurinë e Atij Njeriu të shtrirë në çimento, duke pritur për të parë Përendinë!...Ata kishin një forcë të pakuptueshme për të përballuar vuajtjet më ekstreme të atyre vitëve!”...
Fjala e fundit e Tij: “Do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje”, sigurisht, ishte tiposë në kokat e katilave që vazhdonin me e torturue: Ja, pra, kjo asht arësyeja pse Imzot Çoba që nga data e arrestimit u mbajt pa asnjë batani i shtrimë për 3 vjet e 8 muej në çimento derisa një ditë me të vërtetë e pau Fëtyren e Zotit!...
Një prift i rinj i shuguruem nga Imzot Çoba aty nga viti 1962, takon në rrugë At Pjetër Mëshkallen dhe, i tregon se ato ditë do të hynte përherë të parë me ba ushtrimet e shpirtit me Imzot Çoben, i cili i kishte mësue priftit edhe gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë... At Mëshkalla i thotë priftit të rinj: “Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se, s’asht koha me heshtë ma!”.
(Libri At P.Meshkalla fq. 21, 22. Autori: F. Radovani. Botim II, 2007)
Kur e pata ndigjue këte ngjarje aty nga viti 1964, një ditë ia kujtova At Mëshkallës në një bisedë që po banim me Té, sigurisht qeshëm pak dhe vazhdueme bisedën...
At Pjetër Mëshkalla më ka thanë këto fjalë:
Ai e përfundonte bisedën me respekt për Imzot Ernesto Çoben, kryesisht për mos tolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se:
“Vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte dijtë as muejtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni!”.

Melbourne, Prill 2009
FAMILJA COBAJ

Imazh

Materiali ndihmës:
Dosja nr. 3359/1, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, 1998.
Autor At Konrrad Gjolaj OFM., Libri “Çiinarët”, Bot.I, Shkoder 1997.
Autor F.Radovani de Angeliis, Libri “Një Monument nën dhé”, Zagreb 2004.
Autor F.Radovani de Angeliis, Libri “At Pjetër Mëshkalla SJ., Bot.II, Zagreb 2007).
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
EDHE KY ISHTE NXANËS I TRACKIT !..., Posted 28 Maj 2009, 18:11
Nga Fritz RADOVANI:
EDHE KY ISHTE NXANËS I TRACKIT !...

DON MARK XHANI

Imazh


Misjonari i Madh polak i Breslaut në Velipojë të Shkodres Don Alfons Tracki jo, vetëm lau me gjakun e Tij Atdheun e dytë Shqipninë, por edhe formoi një brezni heroike që nuk do të përsëritët kurrma! Nga duert e Tija kanë dalë: Don Mark Xhani, Don Dedë Maçaj, Don Mark Bicaj, Don Dedë Malaj, Don Ejëll Deda, Don Mark Hasi, Don Nikoll Gjini, Don Anton Muzaj, Don Lazër Sheldija, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, At Zef Pëllumbi, At Konrrad Gjolaj dhe Don Prenkë Ndrevashaj (në Amerikë), ndësa të gjithë të tjerët ose janë pushkatue e mbytë nga Sigurimi ose, kanë vdekë ndër burgje apo pak vite mbasi kanë kalue vuejtjet e kampëve shfarosëse të genocidit komunist.
I pari Martir i këtij grupi asht Don Mark Xhani, i cili ka lé plot 100 vjet ma parë në vitin 1909 në Dukagjin. Asht pikërisht nga ajo krahinë ku ruhej tradita, Feja dhe zakoni si në pak krahina tjera të Shqipnisë. Marku i vogël posa fillon me marrë mend, bie në sy të një famullitari të asaj zonë për squtsi dhe mënjëherë ai e bashkon me grupin e djelmve të rinj që kishte grumbullue pranë qelës së Velipojës Don Alfonsi, ku merr mësimet fillestare. Tue u rritë sa vjen e i përforcohet dëshira për meshtar, kështu, Don Alfonsi e përcjellë në Seminarin Papnuer të Shkodres dhe prej aty Marku, shkon në Romë, për me vazhdue ma lart studimet teologjike dhe filozofike me shokët e fëminisë së Velipojës, Don Dedë Malaj, Don Dedë Maçaj, Don Anton Muzaj, dhe At Konrrad Gjolaj, i cili tregon se, pothuej të gjithë ai brez u pushkatuen nga komunistët. Posa këta xhakoj kanë krye studimet në Itali, më tregonte At Konrradi në vitët 1995 – 96, janë shugurue pjesa ma e madhe atje dhe janë sjellë në Shqipni me avione të ushtrisë italiane sikur t’ishin rob lufte, pa mujtë me marrë me vete as ndrresa përsonale. Vërtetë se lufta vazhdonte, por sjellja “urgjente” e tyne ishte e kushtëzueme me një pasiguri të madhe të jetës së tyne, sa për ta ishte edhe e pabesueshme mënyra sesi po zhvilloheshin këta udhtime me aq shpejtësi. Asnjëni nuk ka mujtë me sjellë me vete as librat e domosdoshme mbi të cilat kishin studjue për katër vjet rresht, ndërsa, disa punime që kishin edhe vlera historike, sëpse ndër arkivat e atjeshme At Konrradi mujt me mbledhë disa të dhana me vlerë për me vazhdue ma vonë atë punë në Shqipni, as nuk bahej fjalë me e marrë me vete...e, në vitin 1991, kur At Konrradi ka shkue në Itali, familja italiane Scaparelli, edhe pse dy nga pleqtë e asaj familje ishin gjallë dhe At Konrradi arriti me u lidhë me telefon me ata, nuk u denjuen me ju përgjigjë fare...por, mbyllën receptorin tue thanë, se “nuk na kujtohet ky emen në shtëpinë tonë!...”. E kjo ndodhi me të gjithë, deri tek Imzot Prof. Jul Bonatti, që mbas katër vitësh që e sollën në Shqipni, Sigurimi komunist e çoi në çmendinë e Durrësit, ku Imzotin e shkretë një ditë e shkyen copa copa!...
Po Don Mark Xhani çka pësoi posa erdhi në atdhe? Djali i Dukagjinit posa vuni në Tokën Nanë kambën e Tij, me një përkushtim të posaçem e zell filloi me punue për Fenë e Krishtit në malët e Mirditës, i zgjedhun për me kenë pranë Abatit të Mirditës, Imzot Frano Gjinit, i cili shërbente në Abacinë e atjeshme. Kur Imzot Gjini u detyrue me qendrue në Shkoder mbas muejt Maji 1945, kur qeveria e Tiranës nxori jashta Shqipnisë Delegatin Apostolik Leone G.Nigris, në vendin e Tij u caktue Regjent Apostolik Imzot Frano Gjini, Don Mark Xhani kryente shërbimet në Orosh të Mirditës. Në të njajtën kohë Imzot Gjini kishte lidhje pune edhe me Don Lec Sahatçinë, icili shërbente në Dioçezin e Tij. Imzot Frano Gjini për mos me rrezikue jetën e Don Markut, që konsiderohej edhe sekretar i Tij, pothuej të gjitha problemet sekrete të vetat ia ka besue Don Lecit, i cili ka vdekë i burgosun në vitin 1986 pa nxjerrë asnjë dokument sekret nga e gjithë korespondenca e Imzot Gjinit me Vatikanin në vitin 1945 – 46, gja që ka mbetë e vdekun dhe e humbun edhe sot.
Kryetari i Sigurimit të shtetit i rrethit Mirditës komunisti Bardhok Biba, sherbëtorë besnik i asaj krahinë për me rritë kredinë tek Enver Hoxha, ka krye shumë vepra që e kanë ba të paharrueshëm si kriminel i vëllazënve të vet. Fatkeqësisht edhe ky ka harrue se tue kenë katolik nuk mund të hynte në zemren “gjysëm hanë” të anadollakut Hoxha, të cilit po i shërbente ashtu si shumë të tjerë me Tuk Jakovën në krye. Bardhoku organizoi atje ashtu si në Kishat tjera ma vonë “futjen e armëve dhe municioneve”, për me akuzue Klerin se punon për “kryengritje të armatosun kundër pushtetit”. Menjëherë arreston Don Mark Xhanin tue ju shpifë si organizator i këtij akti, mbasi Don Marku gjoja asht edhe i “lidhun” me të arratisun, gja, që, nuk kishte anjë fakt me u vërtetue nga krimineli Bardhok Biba. Ndonse, në malet e Mirditës ishin Burrat e pathyeshëm Mark e Llesh Gjomarkaj, të cilët janë shque në vëprimet e Tyne kundër komunistave, si nga mendjemprehtësia por edhe për trimni të pashoqe, duhet vue në dukje se Ata i propozuen Imzot Gjinit, që po desht edhe e nxjerrin nga Shqipnia për me shpëtue nga komunistat, por përgjigja e Imzot Gjinit kje: “...Po, kujt t’ia la besimtarët e Sh’Lleshtrit. Kjo punë nuk bahët kurr prej meje!”e, kështu, e kishte mbyllë kapitullin përgjithmonë, atëherë, për çfarë ju donin armët Don Markut? – kjo ishte vetëm një manovër e sigurimit me perlye me të gjitha mundësitë klerikët e atyne krahinave. Njëkohësisht në proceset e mavonëshme vërejmë disa përpjekje me mujtë me detyrue mjaft të tjerë për me akuzue si Imzot Gjinin ashtu edhe Don Mark Xhanin, se gjoja kanë shkue në qelen e Oroshit dhe, atje kanë vërejtë se aty vinin të arratisun, sillnin lajme për Imzot Gjinin, por të gjitha kanë mbetë trillime dhe gënjeshtra të Bardhokut me shokë mbasardhës, mbasi Don Mark Xhani, ka vdekë tue u torturue dhe, sot nuk asht asnjë rresht i nënshkruem nga dora e Tij. Sikur, vetëm njëherë Don Mark Xhani të kishte thanë një “PO”, ai do të kishte të ruejtuna në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme aq faqe sa ka të ruejtuna shpifsit At Rrok Gurashi e Don Ndoc Sahatçija me shokë.
Qendrimi Burrnor i Don Mark Xhanit e çon në moshën 36 vjeçare, në duert e një vagabondi që jo vetëm e torturon Priftin e Pafaj, por edhe e mbytë me duert e veta dhe trupin e Bekuem të Këtij Martiri ia jep qejve të fshati Sh’Pal, me e shkrrye dhe me coptue deri sa të ngopën ata edhe ai vetë me mishin e Tij...
Rastët e tilla nuk janë të pakta...por këto vepra janë me pasoja të mëdha historike!
Populli i Mirditës nuk asht Popull i shquem për krime, ndërsa disa vetë që me turpin e tyne të pashoq i kanë shërbye komunizmit, janë një njollë e madhe në historinë e Asaj krahinë që, ndër shekuj i ka dhanë historisë shumë përsonalitete të njohtuna.
Fatkeqësisht nuk kujtoj emnin e një studjuesi mirditas që në vitin 1995 ka mbajtë një kumtesë në simpoziumin “Shkodra në shekuj”, në Bibliotekën e shtetit në Shkoder. Në kumtesën e tij, tha: “Me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, krimineli Mehmet Shehu ka vra të gjithë banorët e një fshati, burra, gra, fëmijë dhe i ka djegë edhe shtëpijat,...kështu, fshati asht zhdukë përgjithmonë!..” Kjo ishte një ndër shumë masakra që komunistët kanë ba në Mirditë...Pra, këto masakra i ka ba komunizmi por, jo Kleri Katolik, që atje i ka shërbye një qellimi shumë të lartë, edukimit shpirtnuer e moral, tue shkue me jetue me ata fshatarë, ku mungonte edhe bishtuku posa kishin përfundue studimet në Romë apo në Vjenë!
Krime të tilla janë pak të ndigjueme në shtetët tjera komuniste të Evropës Lindore.
Në Nderim të 100 vjetorit të lindjes së Don Mark Xhanit, Popullit të Mirditës,
I takon me vue një Gurë me një Kryq, Aty, ku Trupi i Tij u tret në Prrue...
Don Mark Xhani asht Ndera e Klerit Mirditës dhe Burrnia e Dukagjinit, por do të mbetët ndër Shekuj, Lavdija e Kishës Katolike Shqiptare!
Melbourne, Maji 2009.
NË FOTO - FRATEL JEZUITI GJON PANTALIA(DJATHTAS), ME MESHTARIN E DIOCEZËS MARK XHANI

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PEKIN, TIEN AN MEN: 4 QERSHOR 1989 !.., Posted 02 Qershor 2009, 23:36
Nga Fritz RADOVANI:

PEKIN, TIEN AN MEN: 4 QERSHOR 1989 !..

ImazhImazh
Imazh



20 VJET MA PARË...


Sa ma e fortë, e hekurt, e pashpirtë, antinjerzore, barbare, e rrebtë dhe kriminale të jetë diktatura, ndaj një Populli ose një pakice etnike apo fetare, aq ma të mëdhaj e të pavdekshëm nga Ai Popull lindin Heronjtë e Tij!...Edhe nëse ngurrohet për një kohë, Ata do të shkruhen medomos njëditë në Fletët e Arta të Heronjëve të Saj!
Ishim në një ndër shtetet ma të vogla të Evropës, kur lohej me fatin e shteteve ma të mëdhaja e të fuqishme të kontinentit plak. Sigurisht, dihej fati i jonë!...
“Kujt t’ia lamë njëkëte grusht dhé e njëkëta pak njerëz të këtij vendi, që po i thonë emnit Shqipni?!...”, pyesnin bixhosgjinjët e fateve të njerzimit në Jalta...njënitjetrin tue u zgerdhi e tue u kapërdisë në kokërr të shpinës për me dalë si “miq” në fotografi...
– Apo e merr ti Stalin, apo t’ia lamë Titos, njëherë, mandej shohim!..
Plot 45 vjet vuejtje, diktaturë, terror, varje, vrasje, hetuesi, dënime me faj a pafaj, interrnime, burgosje, çpronsime, plaçkitje, gjyqe, çkunorzime, survejime, luftë “kllasash”, poshtnime, shnderime, çvarrosje të vdekunish, tretje kufomash e eshtnash ndër zallishta e këneta, ... frikë, frikë, vetëm frikë e tmerr për kockë e deri thellë në shpirtë ishte pasoja nga kjo bisedë e bame në një nga kabaret e Teheranit nga data 28 Nandor e deri me 2 Dhetor 1943 dhe, prap ma vonë në takimin e Jaltës nga data 4 deri me 11 Shkurt 1945, pikërisht, kur Rusvelti pregatitej me mbyllë sytë përgjithmonë, i cili për rrezik të tonin jetoi sa me i dhurue kriminelit Stalin krejt Evropën Lindore deri në Berlin, Tokat Baltike e deri poshtë tek Shqipnia, gati krejt Ballkanin, e bashkë me né, miljona e miljona shpirtën njerzish që dergjeshin në kampin komunist stalinjan...për një fjalë goje: “Merri edhe këta!”...Këta pazarlleqe u arritën në dy takimet e nivelit të lartë mes këtyne dy katilave të njerzimit, të cilët mbas luftet do të jenë edhe “herojt” e turpit të historisë botnore të Shekullit XX.
Për shumë vite që dokumentacionet ishin të kyquna, asht mendue se edhe Çërçill ka mbi vetë mjaft gjynahe për këto vepra, por sot historia flet për fakte tjera krejt ndryshej dhe kryesisht për analizat e tija gjeopolitike në lidhje me përfundimin e Luftës. Me ardhjen e Presidentit Truman si president i SHBA, fillon e ashtuquejtuna “Lufta e ftohtë” dhe Bota ndahet në dy kampe, ai imperialist dhe ai socialist. Kjo ndarje solli edhe një katastrofë tjetër në Lindjen e Largët. Komunistët plasin luftën civile në Kinë nën udhëheqjen e Mao Ce-Dunit, edhe ky “një proletar” që udhëheqë popullin “fukara” kinez për me vëndosë “rendin socialist” në Kinë. Në vitin 1949 Kina Popullore asht pjesë e kampit socialist, pra edhe 900 miljon rrezikzez kinez hyjnë në vathen e vorfnisë komuniste të Stalinit të “madh” ... kur, vetë Rusia në Luftë kishte humbë 20 miljon njerëz, përveç të vdekunve ndër kampe përqendrimi e të pushkatuem që numroheshin edhe 20 miljon sovjetikë të tjerë për krijimin e kolkozeve dhe, jo, e saktë ishte edhe një shifer afro 15 miljon tjerë që vuenin ndër burgje dhe provonin gulagun stalinjan, ndër kampet e punës dhe të shfarosjes, me të cilët mbahej gjallë diktatura e pranishme në krejtë Baskimin Sovjetik.
Mbrenda pak muejsh çdo ushtar sovjetik “çlirimtar” ishte këthye në ushtar pushtues i të gjitha vendëve ku ai kishte vue kambën e tij.
Lufta e Koresë në vitin 1950 dhe hapja e këtij fronti për unifikimin e Koresë me të tjerat vende komuniste, solli ndryshime të paprituna për SHBA. Gjenerali Dagllas Makartur (Douglas Mac Arthur) e vlersoi shumë këte shtrimje politike të kampit socialist dhe ajo që kishte shumë rendësi për gjeneralin në Lindjen e Largët ishte rreziku i ardhëshem për Japoninë dhe ishullin e Tajvanit, sigurisht ky vepim do t’ishte edhe një kercnim për SHBA. Për këte arësye Makartur mendoi me i dhanë fund rrezikut komunist njëherë e mirë tue unifikue Korenë dhe tue shkue me forcat ushtarake të Tij deri afër kufinit Kinez. Ky plan nuk u aprovue dhe Makartur u shkarkue nga detyra. Ndonse, Ai u këthye në SHBA si Gjeneral Hero, por koha vërtetoi se “fituesit” mbetën komunistët në Lindje të Largët.
Kina, Korea e Veriut, Vietnami u pasuen nga shumë shtete që për disa dekada u lane me gjak revolucionesh e grupesh aventurirësh marksistë e, që, provuen se rreziku i sistemit socialist atje do t’ishte i pranishem, por, kjo gjendje do të vazhdojnë endè sot.
Jo pak, 60 vjet plot që Populli Kinez vuen nën robninë gjakatare komuniste!
Shqipnia Socialiste, “fanar ndriçues” i marksizëm – leninizmit, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik, u lidh me Kinën e Madhe të Mao Ce-Dunit. Kur Kina zhvillonte atë të famshëm “Revolucion Ideologjik dhe Kultural”, komunistët shqiptarë kërkonin me studjue dhe me zberthye përmbajtjen e citateve të “shokut” Mao. Ikëm nga shiu i sovjetikve dhe rame në breshnin e kinezve... Ja disa citate për me kuptue lexuesi “thellësinë e mendimit gjenial” të këtij marksisti, të botueme në Pekin në vitin 1967, në gjuhën shqipe:
“Mesazh drejtuar Kongresit të 5-të PPSH, 25 Tetor 1966: ...Mijëra male dhe qindra lumenj e ndajnë Kinën nga Shqipëria, por zemrat tona janë të lidhura ngushtë...Si ne ashtu dhe ju nuk jemi miq të rremë që nga goja nxjerrim mjaltë dhe mbajmë helmin në bark, nuk jemi njerëz me dy faqe...Në krahasim me ju klika udhëheqëse e revizioniste e BS, klika titiste jugosllave dhe klikat..., nuk janë gjë tjetër veçse një tog me baltë, ndërsa ju jeni një mal kreshnik. Ata janë shërbëtorë e qehallarë që bien në gjunjë para imperialistëve, ndërsa ju jeni revolucionarë proletarë sypatrembur, që guxoni të luftoni kundër imperialistëve.”
“...5. Mos i rrih e mos i shaj të tjerët. 6. Mos i prish të mbjellat. 7. Mos u bjerë më qafë femrave. 8. Mos i trajto keq robërit e luftës.” (fq. 374).
“Komunisti...duhet të kujdeset më shumë për partinë dhe për masat sesa për vehte” (fq. 284). “Ne komunistët jemi si fara, ndërsa populli është si toka...” (fq. 289).
“Le të lulëzojnë njëqind lule, le të konkurojnë njëqind shkolla...” (fq. 321).
“Për ta përvehtësuar me të vërtetë marksizmin, atë duhet ta studjosh jo vetëm ndër libra, por kryesisht nëpërmjet të luftës së klasave...” (fq. e fundit 331).
Mbi bazën e këtyne citateve ka punue dhe punon edhe sot “shoku” Ramiz Alia!...
Delegacione e specialista nga ma të ndryshmit u nisën nga Shqipnia për me marrë eksperiencë në Kinë, sesi mund të bahen tortura në Sigurimin e shtetit komunist shqiptar, për me arrijtë që një njeri i pafajshem me pranue akuzat false, se kështu i intereson PPSH...
Më tregonte një student shqiptar sesi një tren kalonte çdo ditë në qytetin Hanxhou i ngarkuem me profesora, ingjenjera e specialista që dinin gjuhë të vendeve të Evropës, të cilët i dërgonin dikund nga Tibeti, prej ku edhe nuk u këthenin kurrma...
Kujtoj një moment shumë rrënqethës të atij revolucioni që po u zhvillonte atëherë në Kinën e largët: Një pianistit të ri kinez me famë, gardistët e kuq i prenë krahun e djathtë në gjysëm për mos me mujtë me luejtë në pjano kurrma muzikën e Bet-hoven!...
Na dukej një gja e pabesueshme atëherë,... kjo vepër makaber e Shekullit XX...
Por, nuk do të vonojë ajo tragjedi që ndodhi mbas pak kohe tek na në Shqipni, që një Klerk të rinj shqiptar, Don Mikel Beltoja, në moshën 39 vjeçare, pse guxoi me vue gojë në Enver Hoxhën, para pushkatimit xhelatët e Sigurimit të shtetit e shkyen për së gjalli për gjymtyrësh. Udhëheqësi i këtyne masakrave Ramiz Alia duhet të kenë të shkrueme dhe kushedi sa gjana tjera në “kujtimet” e tija, që na as nuk dimë me i marrë me mend!..

Lufta e ftohtë mërriti me u çvleftësue vetvetiu. Bashkimi Sovjetik tue mbushë njena mbas tjetrës magazinat e armëve dhe tue shpenzue miljarda rubla për me mbajtë ushtrinë dhe sigurimin apo, siç quhej KGB- ja, nuk kishte ma asnjë mundësi me u justifikue për atë mjerim ekonomik në të cilin kishte arrijtë litari i lidhun në fytin e popullit ...Kjo gjendje edhe ma keq se atje mbizotnonte në gjithë shtetet socialiste ku, përfshihej edhe Shqipnia.
Shtetët e Bashkueme dhe Demokracitë Përendimore, nuk kishin nevojë fare me ba reklame se ecja e popujve të tyne drejtë mirkenjes fliste vetë. Potenciali ekonomik i SHBA, Anglisë, RFGjermane, Japonisë, Francës, Italisë, Kanadas dhe hopi i Kinës, ishin kapitulim i plotë i sistemit politik dhe ekonomik të BRSS. Regani ka meritën e madhe se dijti me ba kombinimin e supermacisë ekonomike me supermacinë ushtarake aksiomë të fitorës së Tij.
Kombinimi historik i tri figurave të mëdha: Papa Gjon Pali II, Ronald Regan dhe Mihajl Gorbaçov, do të sjellin edhe boshtin e Tokës për me i dhanë drejtim tjetër Historisë.
As Shqipnia nuk do të mundet me qendrue në balten ku e kishte ngujue komunizmi!
Vorrezat e 45.000 shqiptarve të vramë, të mbytun në tortura, të humbun në hetuesi, të pushkatuem, të hudhun ndër proska, të vdekun në internime, të vramë ndër kufinjë apo ndër kampe pune e shfarosje...vetëm në një Popull Shqiptar, afro 2 miljon në vitin 1974, do të bajnë që edhe Ata Heronj nga vorret shumë shpejtë do të thërrasin: “Liri, demokraci”!...

Nësa, Evropa ziente...Papritmas shikuesit e gjithë Botës njëditë u ngujuen para TV:
4 Qershor 1989...
Lajme nga Kina komuniste, direkt nga Sheshi TIEN AN MEN:
Qindra e mijra studentë Kinez kërkojnë Liri, Demokraci dhe Paqë!...
Lëvizje studentash, punëtorësh dhe mbarë një Kinë komuniste u shemb nën tanke...
Gjak, dhunë, armë, një Popull i çarmatosun që thërret: “Liri, Demokraci”!
Përleshje, rrahje, kamxhik, automatikë dhe arrestime...po, sa?
– As nuk ka me u ditë asnjëherë fjala “SA”?!...Kurrë!... as mos pyetni “SA”?..

I nderuem lexues! Ndalou tek këto foto që shikon nalt tek ky artikull!
Ai asht një djalë kinez para një tanku! Ai nuk ia liroi rrugën tankut...
Ai asht djali i një Nanës kineze...që, Ajo, e ka pa me sy djalin e vet aty!
E bashkë me Atë Nanë...e ka pa gjithë Bota!
Ai djalë ka sakrifikue jetën e vet për një Ideal: Për Liri.
Tash njëzet vjet, që nga data 4 Qershor 1989, në Sheshin Tien An Men nuk dihet sa djelmë e vajza vdiqen për Liri e Demokraci...nën dhunën komuniste, nuk dihet edhe sa u varrosen as tek na te Mali me gropa...pra, nuk dihet asgja tue fillue nga brigjet tona të Adriatikut, as nga Evropa Lindore e tue u ndalue në brigjet e Lindjes së Largët...
Po, Atyne qindra e qindra Nana Kineze, a Ju janë tha lotët që u derdhën n’Atë Shesh të Zi nga diktatura e pergjakëshme komuniste!?...
Jo, jo, lexues i nderuem, se ka endè Nana e motra edhe në Shqipni, që rrëkajtë e lotve u janë ba vija në fëtyrë...nga armët e pamëshirshme që u shprazën mbi loçkat e Tyne!
E, Nanat në gjithë Botën Një Zemër kanë!...

Këta pak rreshta në këte 20 vjetor, ia kushtoj në Nderim Vëllazënve e Motrave që ranë për Liri dhe Demokraci nën plumbat e komunistëve nga Populli i vogël Shqiptar e deri tek Populli ma i madh i Botës, Populli Kinez!... si dhe, një lule të freskët për atë ditë...
... Djalit Hero të Sheshit Tien An Men!...
Imazh
Melbourne, Qershor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ME 10 QERSHOR 1924, DITËN E MARTE, ORA 19.40’,, Posted 07 Qershor 2009, 09:47
Nga Fritz RADOVANI:
ME 10 QERSHOR 1924, DITËN E MARTE, ORA 19.40’,

Imazh
TOGER NDOKË GJELOSHI HYNI NË TIRANË !..

Tue ju referue gazetës “Ora e Maleve”, të vitit 1924, do të ndodhemi para fakteve:
Njoftim zyrtar: Tiranë, 6 Prill 1924, ora 21. 15’,
– Sot ora 10.00 dy tregtarë amerikan të quejtun Bicok dhe Commen u vranë prej të panjohtunish në një pritë mbi rrugën Tiranë Shkoder, në vendin Mamuras...
Tiranë, Me datën 20 Prill 1924, ditën e dielë mbasdreke, në ora 17.00 kur Zotni Avni Rustemi bashkë me dy shokë po shkonte kah rruga e Arrës, pranë vorreve të Pashës, kur pau tue kalue andej Hoxhë Kadriun, i len shokët për pak kohë sa të takohej me kolegun e vet. Në këte çast një mullisë i quejtun Jusuf Reçi, tue i shkue mbrapa, e gjuen me revole nën shpatullën e majtë dhe ikë...
Tiranë: Me datën 22 Qershor 1924, ora 14. 30’ njoftohet se Avni Rustemi vdiq.
Populli i Shkodres, i mbledhun në Bashkinë e qytetit proteston: “Në Avni Rustemin kombi ka pa tipin e Idealit të vet. Vrasja e Tij ka dermue zemrat e Popullit të Shkodres...
Protestë e Asemblistave të Shkodres: Asemblistat e Shkodres, bashkë me një të Kosovës, i dërguen Kryesisë së Asemblesë dhe Qeverisë këte telegram: “Një plumb trathtar plagosë shokun tonë, Avninë Fatos...Ky plumb qillon jo vetëm Avniun tonë, shpëtimtarin e Atdheut, por shtron përdhé nderin e të gjithë përfaqsuesve të kombit...
Misët e Kuvendit Kushtetues: Hafiz J.Repishti, Don Ndre Mjedja, Eljaz Muka, At Ambroz Marlaskaj, Dervish Mitrovica, Shuk Gurakuqi, Xhemal Bushati, Luigj Koliqi, Ibrahim Gjyrezi, Nush Bushati.
Djelmënia e Shkodres vajton vdekjën e Avniut!
Shkodra veshet në zi...Të gjitha shtëpijat dhe dugajtë ku rrahte zemra shqiptare u veshën në zi, tue ngritun flamurët në gjysëm shtize me shirita të zezë, që kanë me vazhdue deri ditën e vorrimit. Mbas kësaj dite jazi do të mbahet i paharrueshëm në zemrat e të gjithë shkodranve. Me idhnim zemre këte shenjë nuk po e shohim në Zyrën e Prefekturës këtu, e besojmë se, autoritetët qendrore do ti japin urdhën edhe zyreve qeveritare.
Shoqnia “Bashkimi” me një mendim sa patriotik aq gjenial, emnoi Poetin e Kombit At Gjergj Fishta, për orator zyrtar në salikimin e thëmeluesit të vet.
Trupi i Avni Rustemit asht ba objekt pelegrinazhi në spitalin e Tiranës...
Trupi i Avni Rustemit do të vorrohet në Vlonë, pranë Ismail Qemalit...
Shqipnia mbarë vajton vdekjën e Avni Rustemit. 10.000 vetë shkojnë në Vlonë...
Shkodra ban meting...Ceremoni të madhnueshme...
Me 30 Qershor: Trupi i Avniut u bajt me nderim të madh nga Tirana në Durrës... dhe i stolisun me kunora e lule zbriti në skelën e Vlonës...
Në orën 14.30 filloi përcjellja nga 10.000 vetë dhe 300 përfaqsues të krahinave të ndryshme të vendit. Folën 17 orator... ndër të cilët Zoja Marigo, At Ali Tyrabi, Don Lazër Shantoja, At Gjergj Fishta, Imzot Fan S.Noli, etj.
Në emën të ushtrisë foli major Ibrahim Prishtina...
Ora 18.30 Avniu u vorros dhe mbi vorr u vunë 200 kunora me lule...
Vlonë 1 Maji 1924, Asemblistat nuk shkojnë në Tiranë:..Nënshkruejnë F.S. Noli, H.I.Repishti, At A.Marlaskaj, Sulejman Delvina, Sulejman Luxati, Xhemal Bushati, I.Tatzati, Q. Koculi, Kosta Paftali, I.Gjyrezi, Rasim Babameto, I.Xhindi, S.Koleka, Shuk Gurakuqi, Sif Kedhi, Fazlli Frashëri, Abdyl Kuçi, Nush Bushati, Numan Ferizi, Mustafa Tragjasi, Ali Këlcyra, Bahri Omari, Luigj Koliqi, Kol Tramara, Elez Muka.
“Ushtria Kombëtare qi asht ndera e Shqipnisë ju përgjigj burrnisht e atdhetarisht zanit të Popullit, tue rrokë pushkën kundër atyne trathtarve të flligtë qi guxojshin me luejtë me fatin e Atdheut...
Bicaj, me 3 Qershor 1924: Luftime të rrebta tek Kalaja e Dodës...bashibuzukët e A. Zogollit u thyen keqas...Ushtria Kombëtare arriti në Radomir...bashkë me Bajram Currin e Elez Jusufin nesër nisët për Peshkopi...
Vlonë, 3 Qeshor: Ushtria Kombëtare mori Beratin...arriti në Lushnje e Divjakë
Prej ballit të Lezhës kemi këta lajme me 4 Qershor 1924: Toger Ndokë Gjeloshi me një pjesë të fuqisë kombëtare, që ndodhet në Balldre, zuni pozicion në Mal të Rrencit, dhe preu rrugën ndërmjet Lezhës e Shëngjinit...
Rraboshtë, 8 Qershor: Ushtria Kombëtare mori Majën e Velës...
9 Qershor: Ushtria Kombëtare mori Lushnjen...
9 Qershor: Zbrazja e Tiranës, Lajme të sigurta qi marrim prej Tirane na tregojnë se Këshilltarë të naltë, ministra e deputet kanë ikë për Durrës dhe Itali...
Lezhë, 10 Qershor: Ushtria Kombëtare kaloi lumin e Matit dhe iu drejtue Tiranës...
Tiranë, 10 Qershor 1924: Pjesa prise e Ushtrisë Kombëtare nën komandën e Toger Z. Ndokë Gjeloshit, mbasi çarmatosi rrugës bashibuzukët e qeverisë, të cilve u mori një top e një mitraloz, hyni në Tiranë në orën 19.40’. Fuqia kombëtare mori me njëherë në dorë administratën dhe filloi çarmatimin e bashibuzukve. Në qytet mbretnon qetësi e plotë. Ahmet Zogolli kishte ikë pakës përpara nga Zalli i Herrit për në Mat.
Tiranë, 10 Qershor: Komandanti i vëprimeve , Kapiten Z. Mark Raka, arriti me një pjesë tjetër të Ushtrisë Kombëtare në Tiranë, në ora 23.25’...
Tiranë, 11 Qershor: Ushtria Kombëtare e ballit të Jugut...mori Elbasanin, Kavajën, Shijakun e Durrësin...pritët të arrijë sot në Tiranë komandanti i vëprimeve të Jugut, zotni Nënkolonel Kasem Qafzezi e z. Kapiten Ali Riza Prishtina, në krye të një batalioni...
Përveç Toger Z. Ndokë Gjeloshit e Kapiten z. Mark Rakës, qi arritën mbramë, sot erdhën me forcat e veta të ushtrisë prej Mamurasit edhe Kapiten Z. Lazër Mirashi, Toger Z. Spiro Kosova, Toger Z. Shan Vila e nëntoger Z. Gjekë Lekë Marashi. Arritën sot edhe Toger Vas Kiri, ushtarakët Dodë Nikolla, Mul Delia dhe një çetë e mirditës me Preng Ll. Gjonin e Zef Ndocin në krye... Bashkë me ta arriti edhe Z. Xhemal Bushati, me forcat e veta civile të Postribës dhe Hotit, që ka nën urdhën.
Bari Itali, 11 Qershor: Si dihet, këtu në Bari janë mbledhë shumica e qeveritarve të ikun nga Tirana...Studentat atje i kanë sha “trathtarë të atdheut”...
Sonte po niset për Tiranë: Mustafa Kruja, Zija Dibra, Ymer e Kapllan Deljallizi...
Shkoder, 12 Qershor: Mbas fitores në Tiranë, u nis atje për me festue bashkimin e Ushtrisë Kombëtare edhe komandanti i Përgjithshëm Z. Rexhep Shala, sot në ora 13,30’...
Ate e përcollën përfaqsuesit e Asemblistave të Shkodres, Z. Hafiz Ibrahim Repishti, Luigj Gurakuqi e Pjetër Bumçi. Prej Asemblistave përfaqsues të Kosovës ishin Z. Fahri e Dervish Mitrovica dhe, prej Parisë së Shkodres: Z.At Gjergj Fishta, Riza Cani, Ndoc Çoba e Don Lazër Shantoja. Nga Paria e Kosovës Z.Hasan Prishtina e Hysni Curri. Me këta u nis edhe Z. Qazim Koculi, përfaqsues i Vlonës, qi ndodhej në Shkoder...
Shpallja e Ushtrisë së Popullit Shqiptar
Tiranë, 17 Qershor 1924:...
“U falemnderës n’emen t’Ushtrisë, të gjitha atyne Bashkive, instituteve zyrtare e private e Etënve të besimeve të ndryshme, Kishës Autoçefale Shqiptare dhe të gjithë atyne zotnive që na uruen triumfin e lëvizjes së Ushtrisë Kombëtare, të cilve u apim edhe fjalën qi këtej e tutje, sado qi Ushtria nuk ka për t’u përzi në politikë dhe ka me kenë larg të hymit ndër duer të ndonjë partisë, nuk do të lejojmë askend e as një parti me dalë jashta udhës së drejtë. Nenkolonel Rexhep Shala.”.
Tiranë, 28 Qershor: Bajram Bej Curri mërriti në Tiranë...
Nga Y:
“PA DORCA”
Revolucioni i fundit kje ma i bukri e ma i lumnueshmi Revolucion në historinë tonë kombëtare; mund të thomi se kje edhe një Revolucion “Me Dorca”.
Opozita, edhe kur rrëmbeu armët e gjakut, deshtë të konservojë metodën e saj të matun e bujare që përdoronte kur kishte vetëm armën e fjalës. Por, Opozita sot ka ndrrue emnin: Sot quhet Qeveri! Ka ndrrue emën e lypset të ndrrojë edhe metodë. Opozita, e bame Qeveri hyn sot në fazën e dytë e ma të vështirën të programit të saj. Triumfi ma i plotë e kunorzoj fazën e parë: Qeveria e feudalve u rrëzue: putat u thyen; me formimin e Kabinetit të Ri, Shteti Shqiptar hyn për të parën herë e përnjëmend në udhën përparimpruese të demokracisë; por, përmbi këta thëmele të reja Qeveria do të ndërtojë!
Kjo vepër ndërtimi asht faza e dytë e Opozitës së vjetër, asht përlimi, asht krejt Programi i Qeverisë së Re.
Kemi lexue me shumë interes njëzet pikat e programit qeveritar, të cilin na deri tashti e kemi lanë pa asnjë koment. Komentët ma të mira të programeve janë faktet, janë zbatimet: E, prandej, presim! Na sot duem vetëm ti shtimë në mend Qeverisë mënyren me të cilën programet, prej letres, dalin në vepra. Nuk kishim me dashtë kurr që edhe për këte Qeveri të thohet dikur: “Ideali kje anderr, realiteti mjerim!” (Goethe, Faust).
Vepra e ndërtimit, si dihet, asht shumë ma e vështirë se ajo e rrenimit; me rrenue mundët edhe një llac, por vetëm ustahi mund të ndërtojë. Populli ka kërkue një Qeveri të drejtë. “Mbretnimi i ligjit dhe i drejtësisë” kje premtimi kategorik i Opozitës. Populli tue lypë një Qeveri të drejtë, kërkon me këte një Qeveri të fortë: Të fortë pse ashtu asht e drejtë dhe, të drejtë se ashtu asht e fortë.
Pat thanë një filozof se “i pari konçesion me të cilin një qeveritar pranon kërkesat e paligjëshme të të sunduemve, asht e para kambë e shkallës që do ta çojë ate tek litari”.
Tue kërkue një Qeveri të fortë nuk lypim një Qeveri brutale; metodat brutale i kemi dënue e i dënojmë; nuk i kemi durue dhe as nuk i durojmë.
Por, edhe dënojmë metodën e “masave gjysmake”, e “mbylljes së një syni” dhe të “favorëve”. Kërkojmë që ligji të mbretnojë gjithnjë, gjithkund e për të gjithë sovran: Lypim një dorë të fortë, një dorë që kur të jetë nëvoja, të bahet edhe grusht! Lypim që mbas sodit në Shqipni ma i madh të jetë topuzi se hatri: Lypim me një fjalë një Qeveri “Pa Dorca”.
Në këte forcë, në këte intransigencë absolute para ligjit dhe drejtësisë, rrin siguria e realizimit të atyne reformave që do t’i apin një fëtyrë e një fat të ri Shqipnisë.
Pika ma në shenjë e ma me randësi e Programit të Qeverisë asht e pesta, ku shpallët: “shrranjosja e feudalizmit, çlirimi i Popullit dhe vëndosja e Demokracisë në Shqipni”.
Si mund të shpresohet një reformë kaq radikale pa një forcë që të jetë radikale?
Kishin me u tregue njëmend shumë “naiv” ata që besojnë se me konfiskimin total të pronave të bejlerve, shrranjoset përfundimisht feudalizmi në Shqipni. Feudalizmi nuk e ka rrajën në prona, por ma fort në mentalitet; po nuk u shrranjos ky pra, po nuk u shrranjos feudalizmi shpirtnor, Flamurin e Demokracisë nuk do ta shohim kurr të ngritun në qiellin e Atdheut. Kujdesi kryesor i Qeverisë së Re, lufta ma e rrebtë e idealizmit do të qellojë humbjen e shpirtit feudal, humbjen politike të atyne njerzve të cilët, pa kenë bejlerë, pa pasë vorr në shpatull, (asgja mbas shpirtit – shen. em FR) si thonë malësorët tonë, kanë shpirtë e mentalitet bejlerësh, domethanë, pretendime sovraniteti mbi një popull që e konsiderojnë skllav.
Qeveria do t’i hapin mirë sytë aq ma fort që këta njerzë shpirtnisht feudal, nuk janë vetëm ata të dëbuemit , ata që do të dënohën, por janë edhe shumë ndër ata që sot na shitën si demokrat! Njerzit amorfë, oportunista, të këthyemit e orës së fundit, njerzë në kapërcyllë, për të cilët arësyeja dhe e drejta rrinë tek ai që ka forcën në dorë. Ata që për tri vjet rresht përdorën dajakun kundër nacionalistave, nuk mund të konsiderohen patriot se, në tri javët e fundit rrokën armët në rradhët e tyne; lypset diçka ma tepër me kenë patriot se me quejtë sot kulimisht “Zogolloviq” atë që dikur e quente “shpëtimtari i Atdheut”!
Metamorfoza të tilla nuk janë tjetër veçse qyme ujkut!...
Zemërgjanësia me këte çetë njerzish asht ligështi e trathti: Ligështi ndaj tyne, trathti ndaj Popullit.
Kemi ndigjue se një nga të ikunit prej qeveritarve të përparshëm i paska thanë dikuj në Bari: “I doli fjala oratorit të Orës së Maleve: Avni Rustemi pau e na sot po kjajmë! Por do të shohë ma, e atëherë, kemi me qeshë!”.
“Qeveria ka me krye plotësisht programin e saj atëherë kur trathtarët e popullit mos të mundën me qeshë ma kurr mbi kurrizin e Popullit!”.
Trathtarët do të kujtohen qyshë tash se Qeveria e sotme, Qeveria e Revolucionit ma të bukur e shpallun mbi kufomen e Avni Rustemit, Qeveria e Demokracisë, Qeveria e kryesueme prej një Fan Nolit dhe, e formueme prej nacionalistave ma në za dhe të vjetër, asht një Qeveri e cila, pse nuk ka në krye o anash njerzë despotë me fuqi përsonale, ka fuqi t’amshueme të ligjit dhe të drejtësisë.
Të mendojnë mirë qeveritarët e sotëm se mosrealizimi i Programit të shpallun nuk shënon vetëm falimentimin e përsonave të tyne, por edhe falimentimin e një Ideali!
Y. (Don Lazër Shantoja).

Shënim për pjesën e parë:
Mendoj që materiali që ju paraqita asht konkret dhe nuk ka nëvojë për koment.
Kam shkrue në data dhe orë të caktueme zhvillimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, si mbas Fletorës së Asaj kohë “Ora e Maleve”.
Kjo asht pjesa e parë e një studimi që kam ba për këte temë aq shumë të lanun mbasdore dhe të shtrembnueme në pothuej krejt historinë e shkrueme të Shqipnisë.
I madhi Faik Konica thotë: “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari!”

Melbourne, 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA, Posted 10 Qershor 2009, 13:19
Nga Fritz RADOVANI:Imazh
PËR ATA QË NUK DONË ME [BESUE !...


Shpesh, përdorët një thanje: “Kjo botë asht e bukur se ka gjithfarë njerëzish!”. Sigurisht, edhe kjo ka shpjegimet e veta filozofike. Secila thanje që i ka qendrue kohës, gati-gati asht ba e padiskutueshme. Jeta dhe puna të përpjekë me shumë nga provat e këtyne thanjëve.
Në Shqipni erdhi një kohë që shumica e njerëzve na dukeshin se nuk besojnë në Zotin.
Mbas vitit 1944, kur erdhën në pushtet komunistët, për pak vite ata nuk e zbuluan fëtyrën e tyne të vërtetë ateiste. Madje, në ditët e para të Janarit 1945, kur ka ardhë në Shkoder vetë terroristi Mehmet Shehu, dhe ka vizitue Gjimnazin “Illyricum” të Françeskanve në Gjuhadol, aty, ai, iu ka folë studentave për vlerat e mëdha Atdhetare dhe kulturore të Asaj shkollë...
Nuk asht aspak me u çuditë. Në vitin 1967, kur Enver Hoxha me Ramiz Alinë, kishin nxjerrë nga kllefi shpatat e tyne të përgjakuna në luftë kundër Zotit, Fesë, Klerit Katolik dhe simbas tyne edhe kundër “zakonëve prapanike”, në letrën që At Pjetër Meshkalla, i ka drejtue me 5 Prill, terroristit të Spanjës, shokut tyne të “armëve” kriminelit Mehmet Shehut, që ishte asokohe kryeministër, Ai i shkruan: “...Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 Mars, unë u ankova Juve, Shkelqesë, se kishëm ndigjue prej komunistave fjalët: ‘Këte Kishë do ta bajmë kinema’; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as armiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma armiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit...”.
Me datën 15 Nandor 1946, Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u këthye në burg. Të gjithë klerikët që u ndodhën aty, u konsideruan të arrestuem, si “armiqë të popullit”. Pra, pa pasë kalue as dy vjet, Ata profesorë që kishin edukue Atdhetarë, prangohën në hekra si “armiqë”!
Me datën 16 në darkë dhe të zbardhun të datës 17 Nandor, rreth orës 02.00 të mengjezit, forcat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme nga Shefi i Sigurimit të Shkodres, kasapi Zoji Themeli me Pjerin Kçirën, Hulusi Hakon, Dilaver Sadikaj, Gjovalin Mazrrekun, Nush Babën, Lin Çollakun etj. fusin në Kishën Françeskane, pranë kuvendit “Burg”, arkë municioni, armë të vjetra, mitraloza etj. dhe, i mëshefin nën Elterë të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit. Armë u futën edhe nën Statujën e Shna Ndout. Atëditë drejtues të organizatave të grues, rinisë, frontit etj. vizitojnë Kishën e shpërthyeme nga Sigurimi, që Populli i Shkodres me pa me sytë e vet, rolin reaksionar të Klerit Katolik, që donte me përmbysë Pushtetin “me armë”. Në darkë operatorët jugosllav gjiruan film me Klerkët pranë Elterëve, ku u gjetën armët e vume nga vetë ata me spijunët tonë të Sigurimit, në sherbim të shovenistëve serb. Proceset e Fretënve të akuzuem për futjën e këtyne armëve vazhduan gati dy vjet. Askush nuk ndigjoi një nga gjyqet e zhvillueme të kësaj ngjarje. Me 11 Mars 1948 u pushkatuan: Imz. Frano Gjini, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Nikoll Deda, të akuzuem për këte vepër. U dënuan shumë të tjerë si: At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Dodaj etj. me shumë vite burg të randë.
Kishte shumë nga ata që nuk i besonin komunistëve, po kishte edhe të tjerë që besonin. Në vitin 1967, të lidhun si mishi me thonin e kalbun, me “vëllaznit” kinez, në Shqipni u zhvillue “Revolucioni Ideologjik Kultural”. Shqipnia u shpall “Shteti i parë ateist në botë”.
Ata që e kujtojnë atë kohë, besoj, se nuk mund të harrojnë ankthin e një Populli: “Çka po ndodhë me mue sonte?!...” Lufta e pamëshirshme u ba kundër Kishës, Klerit, Popullit Katolik dhe kujtdo që mund të dyshohej nga komunistët dhe Sigurimi i Shtetit “i pakënaqun”, madje, edhe mbrenda radhëve të vetë partisë dhe spijunëve të sajë.
Ma në fund u mbyllën të gjitha Kishat. Shumë klerikë shkuan edhe njëherë ndër burgje.
Shumë Kisha u këthyen në stalla, magazina, vatra kulture kooperativash, etj. Kathedralia e Shkodres u ba pallat sporti, Kisha Motrave Stigmatine “Sallë gjyqi klerikësh” (Klubi Rinisë), Kisha e Fretënve u ba “Kino klub Punëtori”. Të gjitha papërjashtim u vodhën, tue fillue nga parmakët e mermerit, gurët e kompanjelave, kumbonët, sahatat, shalldanat e deri tek unazat e Ipeshkvijve ndër vorrëzat e Atyne Kishave. Kisha e Zojës tek Kalaja, Kisha e Rusit, dhe Ajo e Vaut të Dejës e shek. XIII, mbas zhgatrrimit me dinamit u rrafshuan fare. Këte fat pat edhe Xhamija e Parrucës ku, qylymat e saxhadet u vodhën nga komunistët spijunët veteran.
Me porosi të Ramiz Alisë, u projektue “Muzeu Ateist” mu në qendër të Shkodres. Flitej, se aty janë vendosë shumë objekte nga ata të Kishave e Xhamive, shoqnue me karikatura dhe fotografi të ndryshme kundër Fesë dhe besimeve. Unë nuk e kam vizitue kurr, prandej edhe nuk di saktësisht çka përmbante ky muze...Koha eci ma shpejtë se mendonim na. Dikund, aty nga Moska, hagrepët e sahatit të madh të Kremlinit, filluan me ra mbi kumbonët e ndryshkuna pa e kuptue njeri se dishka po ngjet!...
Shtëpia e Bardhë mori pamjen e një tempulli ku, Reagani, dukej sikur një Përmendore...
Në horizontin e Vatikanit, doli ylberi!...
Muri i Berlinit ra!...
Edhe pse e djegun dhe e zharitun, ngrihej Aty në mes të atyne selvijave, në Rëmaji, mes vorresh e gropash pa Shenj tek kryet t’ Atyne Martirëve të Fesë e t’Atdheut, na dukej e zhdukej nga frika, ankthi e mosbesimi, hija e Skenderbeut, me mjekerr të bardhë e të thinjun si biluri e, murrlani e merrte me vete tue u naltue drejt një kupole të shembun, me dorën lart, Ai sillte sa andej këndej një pelhurë me vija bojëqielli të një Nanës së Madhe Shqiptare, që Bota mbarë u përul para Sajë. Ishte pikërisht, Shpresa jonë e humbun,...që u Ringjallë!...
Liria e Fesë,... Liria e Atdheut!
Ja pra, binomi gati i harruem “Fé e Atdhé” i Françeskanëve Martirë Shqiptar!
U riparue Kisha Kathedrale që, edhe pse e shihnim me sy, s’ na besohej se ishte mes nesh madhështia e Atij Burri, po, e Atij që komunizmin e shembi me kulm e thëmel, Polaku Trim Vojtila, për të cilin, u flijue një Kleri Katolik, jo vetëm tue mos i ra mohit, po tue dhanë edhe jetën për Té, Ai brohoriste në Zallin e Kirit: “Rrnoftë Papa e Rrnofshin Katolikët në Botë!”
U riparue edhe Kisha Françeskane në Gjuhadol.
Kur hyna herën e parë, tham të drejtën mu mbushën sytë me lot...
Ishte krejt e pastër dhe e dritëshme, po mue mu duk shumë e vorfën. Mu kujtuan Klerikët që dikur fëmijë i ndihmonim Meshë, por që s’ ishin ma asnjë. Eltërët ku gjyjzoheshim dhe me kemtarët ndër duartë e njoma të tonat tymosej Ai vend krejt ndryshej... As lampadari i bukur që varej në mes të Kishës, nuk ishte ma... Asnjeri nuk kishte as tek vendi i korit...heshtje...
Të gjitha figuret dhe veprat e artit nuk ishin ma! As Udha e Kryqit aq e bukur, s’ishte ma!
Nuk ishin ma as statujat e Shejtënve, as Elterët e Tyne....Të gjitha janë thye e zhdukë...
Aty ishte Elteri i Shna Ndout, ku çdo të marte shpërndahej “Buka e Tij”...
Mendova... me vete: Kur, në gjithë Shqipninë asht zhdukë e prishë gjithëshka fetare, si ka mujtë me mbetë pa u thye nga ai rrebesh komunist, vetëm statuja e Shna Ndout!?...
Aty ishte vetëm Ajo statujë e dikurshme e Shna Ndout!
As genocidi 50 vjeçar komunist nuk kishte arrijtë me e zhdukë Até!
Ishte pra, Ajo statujë, që shumë vite maparë, unë ishe përulë me respekt para Sajë...
Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, pranë të cilit predikoi Fishta, Harapi, Prennushi, Palaj, Rrota, Kurti, Prela, Sirdani, Nika, Shllaku, Llupi, Gjolaj,Targaj, Tracki, Koda, Baqli etj.
Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, nën zhgunin e të cilit Sigurimi komunistë futi armët!
Ishte pra, Një Mbrekulli, që unë po shihshe me sy!
Shna Ndou i Kishës Françeskane të Gjuhadolit, Ai Shna Ndue i vitit 1946 dhe 1967, Ai, vazhdonte me kenë mbi Tokën Shqiptare, dhe ishte po n’ Atë Elter, ku ishte dhunue!
Ai asht Shna Ndou i Mbrekullive të Shkodres!
Kush nuk beson të shkojë e ta shohin e, kush nuk i beson syve, ta prekun me dorë!
Unë i besoj Mbrekullisë së Tij të Madhe!
Shna Ndou i Kishës së Gjuhadolit asht kenë dhe do të jetë përgjithmonë në Shkoder!
Melbourne, Qershor 2007.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEMOKRATE SHKODRANE NEN SHNAJPER..(2 PRILL 1991), Posted 14 Qershor 2009, 01:01
DEMOKRATËT SHKODRANË NËN SHNAJPER... (2 Prill 1991)

31marsl, 2009
Nga Fritz RADOVANI: Melbourne, AUSTRALI
Shkodër 1990: Rikthimi i fesë 23 vjet pas ndalimit

Imazh


Ishte viti 1990. Mbas dy ditësh që Don Simon Jubani kishte thanë Meshën e Parë në Vorrezat e Rëmajt në Shkoder, me 11 Nandor 1990, plot mbas 23 vjetësh të vitit ma të zi për besimet në Shqipni, 1967 së “Revolucionit Ideologjik e Kultural”, në mbasdrekën e së martës, me 13 nandor ora 17, kishte shpallë që, “liria e Fesë duhet të sjellin me vete edhe liritë politike, prandej duhet të mendojmë për me formue një parti Demokristjane!...”.
Dom SIMON JUBANI

Imazh

Mbas një ore që mora vesh njoftimin shkova dhe takova Don Simonin në Vorreza, ku, më shpjegoi se “...duhet të shpejtojmë, mbasi Evropa Lindore po ecë me shpejtësi dhe, më këshilloi mos me u lidhë fare me Pjetër Arbnorin, për ato arësye që ka shkrue edhe ai!”.

Ato ditë mora vesh saktësisht se me datën 10 Nandor, në darkë kur gjithë Shkodra priste me ankth agimin e datës 11 dhe orën 11.00 për Meshën që do të thohej, sekretari i parë i komitetit të PPSH për Shkodren Xhemal Dymbylja, kishte pasë shumë biseda të gjata telefonike me Ramiz Alinë, i cili e kishte porositë ate sesi me veprue ndaj Popullit të Shkodres, tue rrethue Vorrezat me ushtri, sampista ndër vagonat e trenit, shnajper në të gjitha pozicionet e apartamenteve përballë Vorreve dhe gatishmëni nr.1 në të gjitha repartët ushtarake të Rrethit të Shkodres...nga Bardhejt, Tepe etj...mbasi do ti rrinte fjalës që kishte dhanë “... në mbledhjet sekrete të Byrosë Politike të KQ të PPSH: “...edhe gjak do bëjmë!”
Rreth orës 24.00 ishte përmbysë “skenari i gjakderdhjes” së organizueme prej tij, nga telefonata e Z.Peres de Kuelar, i cili kishte paralajmërue në rast gjakderdhje ndërhymje nga jashtë... gja, e cila, Ramiz Alisë do ti kushtonte ma shtrenjtë se askujt!...
Ndonse me partinë Demokristjane merrej Prof. Nush Radovani, kushri i emi, unë asnjëherë nuk kishe mendim pjesmarrje në asnjë parti, mbasi vërejta “angazhimin e shumë përsonave” që i njihshe me kohë tue u shpupurishë për me zanë vend në drejtim të këtyne partive...Kur partia Demokristjane e Shkodres po përparonte në organizimin e saj, u zgjue Tirana një ditë dhetori në mengjez herët me Partinë Demokratike...ku, për Shkodren ishte mendue Pjetër Arbnori...Në fabrikën e Tekstilit, ku unë punojshe Z. Xhemal Uruçi më tha se do t’ishte mirë që unë me drejtue Partinë Demokratike të fabrikës, por unë nuk pranova dhe, këte ia shpjegova edhe Xhemalit, me të cilin bisedova haptë se, “nuk kam mendim me u angazhue në parti politike”. Në Janar të 1991, atu nga data 10 ose 11, u bane zgjedhjet e Organizatës Profesionale të fabrikës...ku, mendoj se ishte shtysa e Xhemal Uruçit, që unë me propozimin e të gjithë kolektivit, u zgjodha në Kryesi dhe nga të gjithë anëtarët e asaj Kryesi mu besue posti i Kryetarit të Organizatës Profesionale për Fabrikën e Tekstilit.
NUSH RADOVANI

Imazh

Me datën 14 Janar më lajmëron Zef Prela, kryetar i ndërmarrjes metalike se në ora 16.00 do të bahej një mbledhje me kryetarët e rinjë në Uzinën Mekanike dhe, grumbullimi do të jenë tek Fermentimi i duhanit... I hypa biçikletës dhe shkova në vendin e caktuem.
Posa mërrijta aty u nisëm në Uzinë Mekanike. Pothuej nuk njihshe asnjë përson... përveç Zefit, që më kishte njoftue. Hyme në një dhomë të Uzinës, ku na prini një nga ma të rinjtë, shofer, djalë zeshkan, i shndetshëm dhe trupgjatë...mësova emnin aty: Ferdinand Temali, djali i mësuesit Mark Temali...emën i njoftun për mue që në 1967, kur Marku nuk ka pas pranue me demaskue në mbledhje, në Institutin Pedagogjik At Pjetër Mëshkallën, se: “kur jam kenë nxanës në shkollën fillore të jezuitve, At Mëshkallën e kam pasë mësues prandej, si ish nxanës i Tij me folë kundër, jap shembull të keq sot para nxanësve të mij” ... Kjo thanje e Markut, më pat ba përshtypje kur e pata ndigjue, se mu duk me shumë guxim ky kundërshtim i Tij, gja që pak kush mund ta kenë ba aso kohe!...
Ferdinandi doli para nesh dhe ftoi edhe Arben Borshin...edhe Arbenit i njihshe si babën, axhën dhe rrehtin e nderuem të Nanës së Tij, familjen e të ndjerit Qemal Draçini... deri këtu ishte gjithshka në rregull! U paraqitëm të gjithë me emna rreth 18 ose 20 vetë nga shumë ndërmarrje të Shkodres. Ferdinandi mori fjalën dhe tregoi se vinte nga minjera e Valiasit, ku ishte hjedhë idea e formimit të BSPSH...emën i pandigjuem prej nesh, atëherë Ferdinandi shpjegoi se, do të formojmë Bashkimin e Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë, për Shkodren, Organizata e Parë Sindikaliste e Puntorve Antikomunistë të Shqipnisë, që do të lozin rolin drejtues të klasës puntore në të gjithë vendin për ndryshimin e sistemit të kalbun komunist në sistemin e ri Demokratik... Mënyra entuziaste që fliste Ferdinandi, por ajo kryesoria për ne ishte mbështetja që kishte fitue Sindikata që në thëmelim nga Tirana dhe Kavaja na bane jo vetëm optimistë, po edhe të guximshëm me marrë pjesë në këte “betejë” që na po fillonim kundër komunizmit...Një fjalë goje që as nuk e kishim andrrue ndonjëherë... po na sillej nëpër dhomë...ku, filloi edhe me u errë mbramja edhe pa drita... Kah e vona dolëm të gjithë së bashku ashtu si shkuem dhe u ngrysëm ndër shtëpijat tona...
Të nesërmen mblodha Kryesinë e Fabrikës, i njoftova veprimet e ditës së kalueme dhe mora aprovimin e plotë të Kryesisë për pjesmarrjën e Organizatës sonë në BSPSH.
Mblodhëm gjithë kolektivin në ora 14.00, ku njëzani aprovuen të gjithë puntorët pa asnjë votë kundër vendimin e Kryesisë së Fabrikës për pjesmarrje në BSPSH të Shqipnisë.
Pra, Organizata e Puntorve të Fabrikës së Tekstilit në Shkoder do të ishte që me datën 15 Janar 1991 Organizata Sindikaliste dhe jo, profesionale...ose siç i quente Stalini: “Shkollat e komunizmit...”. Një puntore e stampimit që e kujtoj si sot, Albina Mëshkalla, thirri me të madhe: “Rrnoftë Lekë Valeza!...”, jo pa qellim e kujtova këte, mbasi nuk ishte “spontane” ajo që po ndodhte...por ishte akumulim shpirtnuer i ndrydhun për njëgjysëm shekulli në zemrat dhe mendjet e vuejtuna të puntorve dhe të gjithë Shkodranve, që kishin provue në votrat e Tyne dhe sofrat bujare vuejtjen, skamin, vorfninë, fukarallekun, burgjet, interrnimet, pushkatimet e gjithë të zezat e sistemit përbindsh komunist të Shqipnisë... Ky, pra, ishte shpërthim i papërmbajtun për fitorën e Lirisë dhe të Demokracisë...Por, ishte edhe besim i palëkundun në ditët që po vinin: “Do t’Fitojmë, apo jo?...Po, Po, Po!” ishte mbyllja e çdo tubimi, i çdo grumbullimi ku njerzit t’etshëm për Liri, nuk kursenin asgja...
Edhe qendra e Sindikatës në Shkoder, kishte zanë çerdhën e vet mbi Kafe “Moska”! Sa domethanëse ishte ajo ndërtesë...Kafe “Moska”...Pra, në Kafe “Moska”, ku pinim dikur nga një gotë birrë, nën vrojtimin e gjeneral Hilmi Seitit, tashti mblidheshim dhe merrshim edhe vëndime për “shkatrrimin e komunizmit” ! Po aty...por gjenerata tjera...iku koha e tyne e bashkë me ta iku dhe sistemi, iku qeverisja e flliqtë e diktaturës, ikën edhe ata që e pollën atë sistem makabër...ikën edhe “vrojtuesit e sigurimit”...morën rrugat, i hypën anijeve dhe aeroplanave, ikën me zanë vend aty ku dikur, ata që e dishronin ate që po banin këta, i mbytnin si qent ndër zyrat e poshtra të tyne... Njëditë filluen me heqë edhe etiketat me emnat e tyne ndër dyert e apartamenteve...sa poshtë pat “ra katundi!”...
Ndërsa, përshpëritej fjala “demokraci”, Ramiz Alia vazhdonte vrasjet në kufi... Shkodra, kërkonte zgjedhje të reja... Turma të organizueme e të paorganizueme veç, kur mblidheshin e të gjithë njëzani thërrisnin: “poshtë komunizmi”!... Nuk pyeste njeri se çfarë mund të ndodhë, mbasi Fitoria e Demokracisë kishte pushtue mbarë Shkodren...
Me datën 1 Prill aty nga ora 11.00 paradreke, takova tek Sindikata Dr. Ali Spahinë, i cili më informoi se, “...vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, por duhet mbështetja e fortë e BSPSH, mbasi komunistët vazhdojnë me pretendue për me mbajtë pushtetin...”. Aty nga ora 13.00 u ndame mbasi kishim ba mjaft biseda sesi duhet të bashveprojmë të gjithë bashkë për një qellim. Mbasdreke një turmë e madhe qytetarësh, tue hjedhë parulla kundër komunizmit, u drejtue kah komiteti i PPSH së rrethit... Ishte krejt nisje spontane. Aty ishin grumbullue mjaft vetë dhe krejt në mënyrë paqësore, kah ora 20.30 kur shkova me Arben Borshin u shpërndanë të gjithë dhe ikën ndër shtëpijat e veta...
Me 2 Prill, aty nga ora 8 e mjesit, dola nga dhoma e punës në fabrikë për me pi një cigare në oborr...ndigjova një të shtime automatiku, mandej shkrepje armësh e prap pak ma vonë shkrepje të tjera...si dukët kishin fillue pak përpara po zhurma e tezgjahut nuk më ka lejue me ndigjue gja...Një grue tue vrapue në oborr, më tha: “Fritz, tek Komiteti i Partisë ka fillue luftë, janë vra njerzë, gjuejnë prej tarracave mbi grumbujt e studentave që janë aty... pashë edhe njerëz të gjakosun...flitej se janë nxansa të shkollës “Jordan Misja” ....”, posa përmendi shkollën “J.Misja”, mendja më shkoi tek vajza, që ishte maturante n’atë shkollë... dhe, me të vërtetë në ballin e asaj demostratë ishin studentat e shkollës “J.Misja”...
Kur mërrijta tek komiteti ekzekutiv, pashë një tank sipër të cilit kishte hypë një vajzë e re....njerzë të pafarë, të gjitha llojet e moshave që kishin dalë me pa çka po bahet?!
Vazhdonte rrumbuja dhe krizmat e armëve...njerzit e gjakosun sa në një krah në anën tjetër...ushtarë, polic, sampista....studenta e mbarë qyteti ishte grumbullue tek sheshi i komitetit ekzekutiv dhe tek komiteti i partisë, që ishte i lamë me gjak...Ai shesh tregonte fëtyrën e vërtetë të komunistit hipokrit e të djallzuem për vrasje Ramiz Alisë...
Ishte vra studenti demokrat Arben Broci dhe tre djelm të rinj...që emnat e Tyne i mësuem ma vonë, ndërsa numuri i të plagosunve që i kishte “falë pushka” ishte 98 vetë...
ARBEN BROCI

Imazh

Organizata e Sindikatave të Shkodres ka luejt një rol të madh në vëndosjen e rendit dhe të sigurisë për me eleminue dredhitë e komunistave, ndonse ndihma e levave të tjera ka kenë minimale dhe shpesh pa korajo me dalë përballë vrasësve, të cilët u futën ndër vrima si minjtë kur shohin veten ngusht... Mënyra sesi u organizue greva e përgjithëshme, ramja e qeverisë, gjyqi i 2 Prillit dhe zgjedhjet e reja, janë vepër e Sindikatave të mbarë vendit, por gjithmonë të frymzueme nga qendrimi konseguent i BSPSH së Shkodres dhe i Kryetarit të saj Z.Ferdinand Temali, i cili ka luejt rol vendimtar në lëvizjen antikomuniste të Shkodres. Meritat e Tija janë të pashlyeshme sëpse ka ditë me drejtue, organizue dhe me veprue në ballin e saj pa i ba dredha plumbit, por me gjoks përpara ka ça rrugën burrnisht, tue “harrue fare” se në shtëpi kishte katër fëmijë të mitun, që shpesh binin me fjetë edhe pa ngranë bukë të thatë se, e tillë ishte gjendja e shumicës së Popullit Shqiptar!...
Ky ishte momenti i përgjakun me të cilin po ballafaqohej Demokracia në Shkoder! Forcat e policisë, sampistat e ardhun për këte qellim nga Tirana, udhëzimet e vazhdueshme telefonike nga presidenca të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Gramoz Ruçit dhe të sa e sa tjerve që ishin përbrinjë tyne, gjakosnin një popull të çarmatosun pa armë, por të çelnikosun me guxim të pashoq që luftonte për “Liri e Demokraci”, Ideal i lindun dhe i brumosun në gjak të shkodranve ç’prej ditës që asht vue guri i parë i Kështjellës “Rozafat” dhe, pikërisht, ashtu si u muros me trathti Rozafa, ashtu po vazhdonte me trathti Ramiz Alia...tue vue në të gjitha skutat e tarracat e pallatëve shnajper për me shti mbi studenta e mbi Popull!...
2 Prilli 1991 asht fëtyra e vërtetë e komunizmit me të gjitha tiparët e pabesisë dhe të trathtisë që mbartë ai sistem i djallzuem e terrorist, që për fat të keq gjithnjë ka piksynue me shkatrrue me kulm e thëmel votren e Demokracisë Shqiptare, Shkodren!...
Kur kam takue herën e parë në Shkoder Profesor Arshi Pipën, më paraqiti me Tè Z. Uran Kalakulla, “...ky asht Fritz Radovani, antar i Kryesisë Sindikatave të Shkodres!...” Kujtoj si tashti kënaqësinë e Prof. Arshiut, i cili tha: “Hajde, Z.Radovani, këtu pranë meje, se jeni e vetmja Sindikatë e një vendi të vogël, por që keni rrëzue një qeveri me të gjitha tiparët e terrorizmit komunist, gja që deri sot nuk ka ndodhë në historinë e Sindikatave!...”
Fryma e Fitores së BSPSH së Shkodres, gufonte bashkë me gjakun e Martirit të Saj,
Sindikalistit të paharrueshëm Arben Broci!...
Imazh
Melbourne, Prill 2009.[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FERDINAND TEMALI ISHTE TRIM DHE DEMOKRAT!.., Posted 15 Qershor 2009, 15:57
Nga Fritz RADOVANI
FERDINAND TEMALI ISHTE TRIM DHE DEMOKRAT!..
Ferdinand Temali.jpeg

Aty nga vitët ‘60 kam njohtë mësuesin Mark Temali, një burrë i heshtun që dukej sikur shikonte në rrugë vetëm vendin ku vente kambën. Në vitin 1967, kur dallgët e forta të “Revolucionit Kultural” të tipit kinez filluen me përmbytë edhe tokën e zharitun në brigje të Adriatikut, që po provonte llojet e ndryshme të diktaturave sllavo–komuniste, Shqipninë e vogël Evropjane, Ky burrë, që me një çantë të vogël bante në te vetëm fletore hartimi për me fitue “kafshatën e gojës”, sikur mu rrit ndër sy, tue më formue një mendim krejt tjetër për Té...Me datën 29 Prill 1967, z.Marku, nuk kishte pranue me “demaskue” një Mësues tjetër të Popullit Shqiptar, në mbledhjen e organizueme në Institutin Pedagogjik të qytetit të Shkodres, Meshtarin At Pjetër Mëshkalla, me justifikimin, se: “At Mëshkallen e kam pasë Mësues dhe nuk baj figurë të mirë para nxanësvs të mij, me folë kundër Mësuesit tem...”.
Sekretari i PPSH në Shkoder, Xhemal Dini “këshillon” degën e mbrendshme me një shkresë që ruhet edhe sot aty, që: “Mësuesi Mark Temali dhe mjeku Kol Pepa, të kihën në kujdes nga dega e Shkodres,... se nuk kanë pranuar me folë për At Mëshkallën...”
Ferdinandi ishte djali i Atij Mësuesi...por me një drejtim tjetër në jetë: “Shofer”!...
E njohta pak ditë para datës 11 Nandor 1990, kur ishte aktivizue edhe Ky me gjithë Rininë Shkodrane, pa dallim Feje, me rindërtue Kishën e Vorrezave të Rëmajit, ku me 11 Nandor, nën drejtimin e Don Simon Jubanit, u përmbys së fundi edhe në Shqipni diktatura komuniste e terroristit Ramiz Alia...Koha e mbetun në vend... filloi me ecë me shpejtësi!
Me datën 10 Janar 1991, unë u zgjodha nga puntorët e fabrikës Pelhurave, kryetar i organizatës profesionale dhe, me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës Metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit...
Ishim një grup i vogël që shkueme në Uzinën Mekanike, ku u formue nën drejtimin e Ferdinand Temalit, Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë (BSPSH) e qytetit të Shkodres, dhe sekretar që mbante proces-verbalin ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe se asht nipi i Martirit Qemal Draçini. Ajo ditë ishte hera e parë që njohta afër Ferdinandin... aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara...vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyren e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar...U paraqit se punon shofer, por nuk dukej se ka mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe...Aty mora vesh se asht djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re dhe dy prindët...mendova, se...me të vërtetë ka në Shkoder endè Burra, që e donë me shpirtë Lirinë dhe Demokracinë, por edhe që... interesin e Atdheut e venë mbi të gjitha...pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Lartë, për të cilin luftonte pa ju tutë syni!... Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë i çonte fëmijët me fjetë, por kurr nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..”.
Bashpuntorët e Asaj beteje aq të madhe por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë nuk kishte Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”...dhe, me të vërtetë nuk na duhej tjetër, mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijun me drejtue klasën e shtypun të puntorve të Shkodres!...” dhe, ishte pikërisht Ferdinandi, që filloi me guxim luftën kundër “drejtorve” të ndërmarrjeve në të gjithë Shkodren, tue kërkue me forcë ndryshimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, Tereza Marubi.
Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH, ishte e pranishme në ma shumë se 70% të ndërmarrjeve të Shkodres, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor, Uzinat e mëdha të fermentimit, telit, letrës etj. dhe kishte marrë mbas vedit armaten e madhe të mësuesve me kryetar Qazim Lika e Xhelal Fejzo, dhe të mjekve të spitaleve dhe të poliklinikës me mjekun N.Kçira, përfshi këtu edhe klinikën dentare. Ndërmarrja e minjerave e ajo gjeologjike ishin forca të paimagjinueshme nga komunistët në favorin tonë aqsa, kur kam shkue dhe ju kam folë për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorve, kujtoj si tani kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili, më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!...” Me 29 Prill BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xh.Xhurkaj elektriçist në Institutin Pedagogjik, kur kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë etj...të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe, ku janë zhvillue zgjedhjet dhe u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucinoe me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta, Radio ka luejt rol kryesor mbas shkumjes drejtor aty të z.Anton Çefa. Ashtu si në Shkoder priteshin emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana...
Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike.
Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj. por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, i cili aso kohe ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit, ku organizonte edhe Ai aty BSPSH.
Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë, në Tiranë dhe u zgjodh anëtar i Asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj.
Me datën 30 Mars, ora 19.15’ deri ora 20.00 intervista e dhanë për “L’Express” të Parisit, korespondentit Vincent Hugux në Turizmin e Shkodres, e cila u transmetue në ora 22.00 nga Franca, asht kenë ndër fitorët e mëdha të BSPSH, se zbuloi para Evropës planet djallzore të Sigurimit të shtetit për gjakderdhjën që po u pregatiste me ba në Shkoder.
Ai punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste... dhe, nëse duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit në sheshin qendror ishte pikërisht Ferdinand Temali, që kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, e cila mbas orës 21.00 u shpërnda tue thirrë në bulevardin e Shkodres: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo...!” dhe, pa u errë nata në Shkoder ishte zv. ministri i mbrendshëm Hajredin Shyti, i cili, në bashpunim me Çapajev Taçin, Dilaver Paparen dhe Gjekën e policisë, organizuen vepren terroriste që u realizue me 2 Prill 1991, mu në atë Shesh ku një natë ma përpara çdo veprim ishte demokratik...dhe, po aty, në mes të predhave dhe vrasjeve të organizueme nga presidenca terroriste e Ramiz Alisë, mbi trupat e të rinjve Arben Broci me 97 vetë tjerë të vramë e të plagosun, ishte Ferdinand Temali me Marina Rraboshtën, që hyjnë nën shnajpër për me i thanë sekretarit PPSH Xhemal Dymylja: “Kush asht ai terrorist që ka urdhnue me gjujtë mbi turmat e pambrojtuna të studentave të shkollës “J.Misja” e Popullit të Shkodres, o ndaloni zjarrin ose drejtohuni kufinit e ikni, se Populli do t’ju shkyejn për së gjalli!...”
Po drejtuesit e PD së Shkodres ku ishin?...Cilat ishin parullat që u hodhën në rrugë Xhabijej e ma vonë tek Radio Shkodra? – Besoj i kujton mirë Populli i Shkodres “ata” dhe rolin që ka luejt BSPSH, Ferdinandi, Tanush Mulleti, Besnik Komi, Arben Borshi etj. për ruejtjen nga djegëja të Radios, Fototekës, hetuesisë dhe të vetë Prefekturës, të cilat i kemi mbrojtë edhe me rrezik koke, kur shnajpërt ishin në gatishmeni mbi kokat tona...

Me datën 3 Prill, ora 9.00 kam shkue bashkë me Arben Borshin tek komandanti i forcave të armatosuna të Shkodres, Enver Gaba dhe e kam falnderue për mosndërhymjen e tyne mbi Popull me tanke dhe, nga ajo ditë ushtria ishte shpirtnisht “anëtare” e BSPSH...
Takimi i asaj darke në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, me Esma Ulqinakun zbuloi fëtyrën e vërtetë të vëprimëve të datës 2 Prill. Ishte ora 21.00 kur dolëm nga salla e Kom. Ekz. mes një grupi të madh ushtarësh të armatosun, ku, i thashë Ferdinandit që kishe pranë: “Na prijë në këte paradë Ferdinand, se asht e para herë në jetën teme që po kaloj në revistë...” dhe Ai, na prini, kur bashibuzukët e Ramiz Alisë, po qendronin nga dera e sallës naltë e deri tek rruga poshtë me armë në gatishmëni...
Po rezultati cili ishte? – Qeveria komuniste me dhanë dorëheqje sa ma parë, mbasi BSPSH do të organizojnë Grevë të përgjithëshme në gjithë Shqipninë. Vrasësit e A. Brocit me shokë ti kalohën organeve kompetente dhe do të organizohën zgjedhjet e reja etj...
Rruga e BSPSH ishte krejt e papritun për Ramiz Alinë me shokët e presidencës së tij terroristë e kriminelë, ku fatkeqësisht ishte tashma e kjartë se “pa gjak” nuk merrej asnjë zyre rojesh apo “dezhurësh” të institucioneve tyne zyrtare...Ishte ajo kohë kur koka e komunistëve shqiptarë ulërinte: “Edhe gjak do bëjmë,...!” dhe, me të gjitha armët e tija të pista vazhdonte me vra Rininë Shqiptare kudo deri larg ndër piramidat kufitare...
Greva e shpallun nga BSPSH me datën 3 Prill në Shkoder dhe zjarret e ndezuna në oborret e ndërmarrjeve me dhetra e dhetra “tesera të PPSH”, nga komunistët që hoqën dorë nga partia komuniste përgjithmonë i treguen Popullit Shqiptar se BSPSH, tashma drejtonte të gjitha veprimet që paralizonin partinë dhe sigurimin famkeq komunist.
Herojt e 2 Prillit u varrosën pa ju ba autopsia, ndonse mjekët Bardhyl Çipi, Xhemal Zeneli dhe Injac Simoni, vepruen si i urdhnoi sigurimi i shtetit dhe prokuroria komuniste. Ata kanë firmue dokumenta pa hapë fare kufomat, mbasi autopsia e tyne u kërkue shumë kohë mbrapa dhe mori pjesë aty i ngarkuemi nga BSPSH, z.Tanush Mulleti.
Komiteti i PPSH u dogj, por jo nga Populli, ishte vetë sigurimi që donte me mbulue me djegëje vrasjet e bame para tij. Me muej të tanë hetuesit Vladimir Meçe, Shefki Bejko, Besnik Ymeri, Petrit Shehu etj. bredhnin edhe në Itali, gjoja tue kërkue “fakte”, sëpse një film ishte gjirue me veprat makabre të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, Haxhi Lleshit, Kiço Koçit, Rapi Mino, Hajredin Shyti, Qemal Lame, Kastriot Islamit etj. etj. që mbushni faqe të tana proces- verbalesh në mbledhjet e pafund në Kom. Ekz. të Shkodres, kur BSPSH me forcë kërkonte ideatorët dhe zbatuesit e terrorit, ndërsa “sherbëtorët” e presidencës ishin të mobilizuem me gjetë se: “kush e dogj komitetin e PPSH?...”. Që nga data 12 Prill, 23, 26 e deri me 1 Maji, BSPSH nuk ka ba veprim tjetër vetëm, ka shpartallue moralisht rezistencën e PPSH për mbajtje të pushtetit dhe ka demaskue botnisht organin e “paprekshëm” të asaj diktature të pashpirtë 45 vjeçare, Sigurimin e shtetit, aqsa spijunët e sigurimit dhe oficerët besnik të tij, me dt. 2 Prill 1991, ora 14.00 nuk kanë pasë asnjeni ndër dyer etiketat e emnave në apartamente...tue fillue nga Çapajev Taçi e deri tek Shyqyri Qoku...që strukej për mos me u lagë...nga vesa e pranverës që po lulëzonte!
Me datën 1 Maji, asht ba takimi i parë i BSPSH së Shkodres me disa nga kryetarët e BSPSH së Rretheve tjera, në Selinë e Tiranës, nën drejtimin e z. Gëzim Shima dhe Eqerem Kavaja, ku merrte pjesë edhe i deleguemi z.Donald Slaiman nga USA. Aty u muer vendimi i Grevës së Përgjithshme në gjithë Shqipninë. Një mbështetje të madhe na dha BSPSH e Kavajës, si rezultat i shkëmbimëve të maparshme nga ana e Ferdinand Temalit me ata.
Data 15 Maji asht dita e dënimit me vdekje të komunizmit në Shqipni. Greva e Urisë shpartalloi përfundimisht pushtetin diktatorial komunist të Enver Hoxhës, i cili edhe pse nuk ishte, “vazhdonte” sundimin me trashigimtarin e vet trathtarin Ramiz Alia, i cili pa pikë turpi arrinë me shkue me pi edhe kafe në shtëpijat e Atyne Djelmëve Heronjë, që kishte vra pabesisht me dorën e vet, me 2 Prill në Shkoder...
Ja nga kujtimet e z.Arben Borshi, ishsekretar i BSPSH, ku del roli i Ferdinandit:
“...U mblodhëm në Tiranë për greven e madhe mbarëkombëtare. Doli me drejtue mbledhjen Valer Xheka, jurist i ardhun nga kinostudio...Ferdinandi kërkoi me ditë se ku asht Gëzim Shima...Valeri, tha: “Vetëm kur të më shihni mue në TV, do të mbyllet greva!”
Ishte pika kulminante e, Ferdinandi nuk duroi ma por, i tha: “E kush je ti? – Një spijun i shkolluem në ministrinë e mbrendshme për me burgosë e pushkatue të pafajshëm do me na drejtue ne..” dhe, u turr me e kapë për fytit...U çuem të gjithë me e ndalue se, unë i vetëm nuk ishe në gjendje me e zaptue tanë atë Ferdinand...që vazhdonte me folë: “Të hjedhi nga dritaria Valer Xheka, a more vesht?!...” i tha, dhe doli nga salla...Vetëm mbas dy orësh arritëm me u ulë e me diskutue...Por, kurrma nuk kemi ra dakord me drejtuesit e Tiranës...”
Me datën 25 Maji, ora 11.00 u organizue nga BSPSH Mitingu i Madh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodres, ku morën pjesë mbi 30.000 vetë. Kur dola në tribunë me hapë mitingun, një përson që gjironte me kamera më tha: “Fritz, në apartamente përballë kanë vue shnajpër...kujdes kur të flasësh!”...unë në ecje drejtë mikrofonit iu përgjigja: “Çka kam shkrue do ti lexoj, por nuk besoj se komunistët mendojnë sot me më ba edhe mue Hero!” dhe, vazhdova fjalën teme historike përballë “Rozafës” veshun me të zeza për 45 vjet...
Foli aty Muhamet Gradeci, Tanush Mulleti, Vinçenc Çefa...etj. dhe arriti nga Tirana edhe Kryetari i Nderuem i yni Ferdinandi, i cili si gjithmonë, me za si pushka, ushtoi me sa forcë kishte me pushtue zemrat e qytetarve të Shkodres, të thamë e të zharitun për Liri dhe Demokraci, e cila nuk vonoi me ardhë mbas Asaj dite të bukur të BSPSH së Ré!...
Me 1 Qershor, në Tiranë, ora 11.00 në stadiumin “Dinamo” ku, kam përfaqsue BSPSH tonë me zj. Adlije Broci, në prani të mijra vetve kryeqytetas, fjala mbyllej kështu:
“Kur një Populli i ikën frika, Atij shpejtë i vjen Liria! Rrnoftë Shqipnia!”...
Qeveria ra...Me datën 10 Qershor, ora 11.00, në intervistën e dhanun “Zërit Amerikës” nga anëtarët e kresisë BSPSH së Shkodres, kam theksue: “Qeveria e ardhëshme kurrë nuk do të realizojë aspiratat tona dhe të mbarë Popullit Shqiptar, nëse në përbamjen e saj, do të ketë kjoftë edhe vetëm një komunist...!”. Atëherë, më quejtën “ekstremist”...por, sot, besoj, janë me mendimin tem edhe ata që menduen me bashpunue në qeveri me ta!...
Partia Demokratike Shqiptare, ishte e para që ndërhyni, tue mbyllë Grevën pak ditë para kongresit PPSH, kur ajo po bahej gati me u veshë me petkun e “socialistave”...edhe pse R. Alia kishte deklarue: “...Parimet nuk i shkelim!”. E vetmja fjalë që ka mbajtë deri në fund dhe vazhdon edhe sot, asht: “Edhe gjak do bëjmë!...”, e kam frikë se mbrenda këtij “betimi” mund të jenë edhe vdekja e parakohëshme, në moshën 54 vjeçare e Thëmeluesit të BSPSH së Shkodres, Ferdinand Temalit...me 1 Qershor 2009! Takimi i Ferdinandit në presidencë me té, më kujton qendrimin burrnor të Ferdinandit, të cilin e kemi pa edhe në TV, por më kujton edhe fjalët e R. Alisë, i cili, kur Ferdinandi po delte, i tha në një anë: “Ferdinand, ra vetja e më këputi, thonë andej nga Shkodra!” dhe, Ferdinandi, iu përgjigjë: “Nuk i trathtoj shokët!”. Dhe, me të vërtetë besnikinë e Tij, Ferdinandi e vazhdoi përgjithmonë. Endè sot Ata Heronjë që bashkë me Ta edhe Ferdinandi, me datën 18 dhetor 1991 pëmbysen përtokë njëherë e pëgjithmonë bustin e kriminelit Enver Hoxha, para Prefekturës së Shkodres, nuk janë dekorue! Ishte akti ma Heroik i Rinisë Shkodrane, kur në Tiranë, Stalini dhe Lenini i banin shoqni diktatorit tonë në sheshet qendrore! E, mos harroni, se endè ka nga Ata Djelm që vazhdojnë me kenë të gjymtuem nga torturat e bame prej sigurimit për aktet heroike të Tyne në Shkoder, që me 14 Janar 1990 në demostratën e heshtun përballë bustit Stalinit, nga zv.ministri i mbrendshëm terroristi Zylyftar Ramizi.
Mbas mbledhjes së organizueme në teatrin “Migjeni” me z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, dhe takimit të nesërm me Té, në hotel “Dajti” bashkë me Ferdinandin, unë kam kuptue mirë lojën e sindikatave italiane, të cilat bashkë me socialistat e Kraksit e Martelit, kanë luejtë rolin ma negativ për t’ardhmen tonë në të gjitha drejtimet...e, kryesisht në zhvillimet e ngadalshme demokratike tek na.
Këta pak rreshta, as nuk më shkonte mendja ndonjëherë se do ti shkruej unë për Atë Ferdinand, që njohta në pragun e “ramjes” së Murit Berlinit edhe në Shqipni, në vitin 1991, e, pikërisht, kur gjithë Bota shpejtë do të festojnë 20 vjetorin e Ramjes së atij Muri!...
Gjithnjë të kam kujtue o Mik...e, do të kujtoj... se, zani Yt më ushton si gjithmonë:
“Do fitojmë apo jo?!...Po, Po, Po..!”
E, me këte rast po ripërsëris fjalët e Prof. Arshi Pipës, që mi ka thanë mue:
“...jeni e vetmja Sindikatë e një vendi të vogël, por që keni rrëzue një qeveri me të gjitha tiparët e terrorizmit komunist, gja, që, deri sot nuk ka ndodhë në historinë e Sindikatave!...” (Shkoder, 1993).
E, Themelues i Asaj BSPSH, organizator dhe luftar në betejën e përmbysjes së komunizmit ishe Ti, e vetëm Ti, o i pavdekshmi Ferdinand Temali!..E, na,.. mbas Teje!
Ferdinand, dishprimi i mosrealizimit andrrave rinore për Liri dhe Demokraci ka vra qindra e mijra të rinjë në mbarë Botën,...e, Ai dishprim, kam frkë se të ka vra edhe Ty!..
Po, jam i sigurt, se dhimbja për Ty nuk do të shërohet aq shpejtë sa kujtojnë ata, që nuk e kuptojnë endë humbjen Tande..se, vdekja asht mizore me të gjithë e, sidomos, me...
Ata...që janë Trima, Demokrat dhe Liridashës!

Imazh
Melbourne Qershor 2009.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
A KA MBETË KUSH PA PUSHTET NGA MBETURINAT E PPSH?.

Prania e 34 partive politike sot vetëm në Shkoder, kur roli i saj në jetën politike të vendit asht vetëm i barabartë me zero, tregon një fatkeqsi të madhe për votimet që po afrohën mbas pak ditësh! Asnjë ndryshim nga rruga tejet e gabueme! Asnjë mësim as nga veprimet pozitive të së kaluemës kur në 1996, u formue “E Djathta Shkodrane”!
Votimet sot në Shqipni kanë marrë rrugën ma negative që drejtuesit e shtetit i kanë imponue Popullit Shqiptar: “Votoni për frontin!”...pikërisht, kur duhej ndryshue medoemos metoda e vjetër e zgjedhun nga komunistët e konvertuem në “socialista” e “demokrat”, ku duhet përsëritë me gjithë forcen e zanit të shterrun të Popullit thanja e Presidentit Havel, se: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokrat!”.
Cili asht roli i 35 partive politike në votimet që do të zhvillohen me 29 Qershor?
Roli kryesor i tyne asht çorjentimi i Popullit shkodranë! Mënyra me të cilën asht veprue nga komunistët që nga 1997, shpërndarje e forcave demokratike pa pikë qellimi në favor të së ardhmes së tyne, një “Kullë Babeli” e kohës së Re...ku, me djallzi elementi komunist asht shpërnda në të gjitha skutat e qendrave të votimit, tue zaptue listat elektorale dhe në të ardhmen karrigat e Parlamentit dhe të drejtimit të shtetit shqiptar.
Lexova me kujdes listat e kandidatve të Shkodres dhe, mbas gati 20 vjetësh, kur në Shqipni pritën ndryshime rrajsore, për me u anëtarsue në Evropë të Bashkueme, vazhdojnë emnat e listave të vitëve të socializmit: Axhemi, Fishta, Laçi, Beqja, Rexha, Halluni, Lahi, Llazani, Zaja e sa të tjerë, që mbyllin syparin me faqen e zezë të tyne, dukagjinasin Mark Ndou, i cili endè nuk e kuptoj se ke don me përfaqsue në Popullin e Dukagjinit?
Asht kenë një fjalë që e ka vendin pikërisht këtu: “Po, kaq poshtë ka ra katundi!?..” Do të ishte mirë sikur të fitonte Marku, mbasi shumë shpejt edhe njëherë do të fillonte me u këndue kanga: “Dukagjinas zbrit nga mali...merre tokën që ta fali...”, bashkë me shtojcën e asaj kohë: “Që ta mori kjo parti!...”. Po në të gjithë listat si do të kenë vojtë halli?...
Mo, Zot ma keq!...Nuk ka ku shkon ma keq halli i Popullit të ngratë, kur mendoj se edhe njëherë Shqiptarët, votojnë edhe për fundrrinat e komunistave të PPSH, mbasi ata që do të “zgjidhën”, kanë edhe “të drejtën” me emnue edhe nëpunësit e prefekturave e komuneve... kështu, edhe rifreskojnë “pushtetin” në bazë, me farefisin e vet...
Doni me ditë o shkodranë, se për ke jeni tue votue? – Nuk keni nevojë fare me hapë”dosjet”! Merrni rregjistrin e nëpunësve dhe spijunve që janë pague nga llogaria e Degës së Mbrendshme në Shkoder dhe, keni me gjetë të gjithë mbiemnat që kam shënue ma sipër (plus sa të tjerë që nuk i njoh unë!). Turp, turp i madh e, ku, në Shkoder!..
Po, në Tiranë, Durrës, Vlonë e Korçë, ku, Enver Hoxha mblidhte plehin e atyne qyteteve për me hypë e me këndue sipër tyne ai vetë, në Komitetin Qendror apo Kuvendin Popullor, pa hy me zanë në gojë qeverinë terroriste 45 vjeçare..?
Kur me kaq paturpësi veprohet publikisht në listat elektorale të votimeve, po, çka bahet në labirintet e ministrisë së mbrendshme apo në zyret diplomatike të kryeministrisë dhe të mardhanjeve me jashtë “për drogën, korupsionin, armët etj...?”
Kur lexova në mbyllje Partia “G 99”, mendova me vetë, sikur të fliste At Fishta, Shantoja, Konica apo Pjetër Gjini, si do ta quenin këte “Parti me 99 G...”?
Partia e 99 G... asht partia “ma adapte” për me drejtue Sot shqiptarët amorf !... “Një Popull që puthë prangat e veta, nuk meriton me kenë i lirë!”, ka thanë një filozof...
Melbourne, Qershor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
, Posted 03 Korrik 2009, 10:54
Nga Fritz RADOVANI:
Imazh
TË NDERUEM ZOTNI GJUHËTARË TOSKË !


Kam lexue me vëmendje artikujt Tuaj, në lidhje me gjuhën dhe gjendjën e saj me të vërtetë të mjerueshme në Shqipni dhe jashta saj. Jam ndalue në një thanje kuptimplote të Tuajën: “...tranzicionit të së cilës vështirë se po i dukët fundi.”.
Me të vërtetë me t’ardhë keq!
Një mënyrë me u justifikue për aktin e turpshëm të 1972, që vazhdon me “sundue” në kokat e “gjuhëtarve” të Shqipnisë, asht idea se Veriu, nuk ka “sot” shkrimtarë me të cilët mund të bahet një dialog në lidhje me dialektin e Gegnisë...
Një ide e tillë sikur t’ishte në kokat e intelektualve Gegë të para vitit 1944, asnjeni prej Tyne nuk do të mendonte për gjuhën e unjisueme sëpse, as sot nuk di kush mund t’ulej me diskutue me Ta nga Jugu. Itelektualët Gegë ma parë ishin Shqiptarë!
“Populli falë ata që e mundojnë, por nuk ka me falë kurr ata që e rrejnë!”, kështu, thotë dijetari Montalambert.
Ajo që vazhdon me mungue si gjithmonë ndër né Shqiptarët, s’ asht për mendimin tem, dialogu, po diçka ma e madhe: toleranca. Këte, ju, nuk doni me e thanë!
Kam kalue nëpërdorë disa shkrime t’autorëve të Veriut, shkrue në shekullin e XX-të dhe, kur i kam pasë lexue në vitët 1955-60, nuk më ka pasë ra në sy si tashti kjo, që Ata, që në vitin 1900 e deri që janë “ndalue” nga regjimi komunist, në vitin 1945, kanë punue me një vullnet të madh për standardin e gjuhës sonë, pra, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Prof. Namik Resuli, Faik Konica, Don Lazër Shantoja, Don Ndre Zadeja, Ernest Koliqi, At Viktor Volaj, Xhevat Korça etj. ndër të cilët, kanë shpetue nga “plumbi ballit” vetëm ata që u arratisën jashta Atdheut. Por, na, “me ndërgjegjën proletare” “të gjithë” i futëm në një thes: “trathëtarë”....I lidhëm grykën dhe bashkë me thesarët e tyne shkencore e kulturore i hodhëm në lumin Drin, tue mendue se aty asht edhe “Vorri i Fishtës”!
Ata që kanë krye këte vepër makabër dhe, që vazhdojnë me kenë autorë “fjalorësh”, librash historie e gjuhësie, ata, që “varrosën gegërishtën” dhe bashkë me té edhe 70% të shkrimtarëve Shqiptarë, që janë Veriorët, jo vetëm, që sot, nuk janë fare të “penduem” për krimin që kanë krye, ashtusi “miqët e shokët e tyre” ish-spijunët e Sigurimit të Shtetit, por të gjithë së bashku, kërkojnë “dialog”...e, me ke dëshrojnë me ba dialog? – Ja ku i keni veprat e Atyne që kanë vue thëmelët e gjuhës! Lexoni pasuesit e nderuem të Tyne (nëse nuk doni dialog me Ata që i quajtët “armiqë të Pushtetit”) por, edhe këta janë “trathëtarët” e Atdheut: Prof. Martin Camaj, At Danjel Gjeçaj, Prof. Arshi Pipa, Prof. Ernest Koliqi, Prof. Sami Repishti, Prof. Karl Gurakuqi etj. etj. dhe, ja, ku e keni Gegënishtën e kodifikueme!
Me të gjitha falsifikimet, shkurtimet dhe shpërdorimet që i janë ba veprave të atyne Klerikve që edhe ju plaçkitën thesarët, At Justin Rrota asht i pranishëm në gjuhësi...
Askush nuk zenë me gojë sakrificat e mëdha e ndoshta me pasoja të randa që mund të kishin profesorët tonë të gjuhës në shkollat e mesme të Shkodres, kur u mundonin me na mësue bazat shkencore të dy dialektëve, e emnat e tyne i kujtoni mirë që nga Kolë Kamsi, Gaspër Ugashi, Kolë Alimhilli, Henrrik Lacaj, apo Kolë Ashta, që la volume të tana të pabotueme në shërbim të shkencës së gjuhës e, deri tek profesori i tretun në Dukagjin Ndue Zef Toma e, pra, këta emna nuk janë të shekujve XVI e XVII...
Ju, nuk keni ditë kurr me i shtri dorën vllaut, por keni ditë vetëm me ia shterngue në pranga ashtu si keni veprue me profesorët e nderuem, kolosët e përkthimeve në gjuhën tonë të vërtetë shqipe: Mark Dema, Guljelm Deda, Et-hem Haxhiademi, Nikoll Daka etj.
Fatmirësisht Gjuha e Tyne nuk asht kalbë, Ajo vazhdon me jetue. Ata që vdiqën veprat nuk e morën me vedi, ia lane Atdheut dhe Popullit, të cilin e deshtën aq shumë!...
Pra, sot, nuk mungon dialogu, por, mungon shpirti i sakrificës, mungon pëndimi, mungon shpirti i Atdhedashunisë, mungon shpirti i dijetarit dhe shkenctarit, mungon kryesisht ndërgjegja e pastër me na thanë troç dhe, me folë haptas ashtu si duhet me folë:
“Zotëri, ju, nuk e kuptoni se kërkoni nga ne, atë, që nuk e kemi patur kurrë!...”
Pra, ju mungon toleranca!
Në të gjitha rastët mbas vitit 1991, dialogu asht përdorë, për me vërejtë se kush vazhdon me kenë “armiku ynë”. Cili na rrezikon kulltukun dhe, cili duhët ... ?
Prof. Ardian Ndreca asht tue folë shqip, gegnisht dhe haptas, besoj e kuptoni?!
Ju, çka pritni? ...Pse nuk përgjigjeni?...
Pse, ju, mungon toleranca!
Asnjëherë që nga viti 1972, as haptas, as mësheftas, “intelektualët” toskë të gjuhës së “njësuar”, nuk kanë pasë guxim me thanë: “Vëllezër Gegë, ua kemi bërë keq!”. E, pse?
Pse, ju mungon Burrnia, Bujaria e Besa!
Burri pranon gabimin.
Bujari pranon në tavolinë edhe armikun.
Besniku nuk ka frikë nga “armiku”, Ai hapë dyertë e shtëpisë për të gjithë:
“Shtëpia e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut.”
Kjo dhe, vetëm kjo, asht arësyeja që Paraardhësit tonë të Nderuem, gati 100 vjetë përpara e prap sot, filluan me tolerue në shkrimet e Tyne, forma të dialektit Toskë. E pse?
Sëpse Ata ishin Burra, Bujarë e Besnikë!
Ata ishin Shqiptarë të vërtetë!
Ata e deshtën Shqipninë me gjithë zemër me vepra!
Ata dhe, vetëm, Ata!

Melbourne, 29 Qershor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PROFESORI I GJUHËS SHQIPE GASPËR KOLË UGASHI, Posted 06 Korrik 2009, 13:11
Nga Fritz RADOVANI:
PROFESORI I GJUHËS SHQIPE GASPËR KOLË UGASHI
(7 Korrik 1909 – 4 Nandor 1985)

Imazh

Prania e Prof. Gaspër Ugashit qyshë se fillova me marrë mend në familjen teme, gati-gati nuk më lejon me mendue se, Ai, sot do të ishte 100 vjeç...por, data 7 Korrik 1909 e vërteton këte fakt. Ishte djalë i vetëm i Kolë e Leze Ugashit. Kola vdiq i ri nga epidemia e quejtun spanjola dhe Gaspri i mitun u rrit nën kujdesin e Nanës Leze, por e ndihmueme edhe nga vllaznit e vet, të cilët ju gjetën motres së tyne gjithmonë pranë.
Gaspri ka ndjekë shkollën fillore dhe të mesme në vatren kulturore e atdhetare të françeskanve të Shkodres, në Gjuhadol. Ishte edhe i dashunuem mbas muzikës, mbasi pat fatin e madh me kenë nxanës i At Martin Gjokës dhe, ma vonë edhe pjestar i orkestres frymore të shkolls së fretenve. Pasioni për muzikë nuk i asht fikë asnjëherë gjithë jetën, aqsa shumë njerëz kanë mendue se kur ishte për studime universitare në Firence, Gaspri ka vazhdue atje për muzikë. Kjo lidhej me një ngjarje të veçantë të jetës së Tij. Kur shkolla i akordoi bursën e studimit për Itali, Gaspri ka udhtue me At Gjergj Fishtën në një kabinë të vaporrit, sëpse At Gjergji, po i shoqnonte deri në universitet. Në një mbrame kur po binin me fjetë At Gjergji, i kishte folë për artin dhe kryesisht pikturën e muziken italiane, tue i dhanë këshillë që kohën e lirë ta kalonte në galeritë e artit dhe, kur ti jepëj mundësia me anë të favorizimeve të librezës universitare, me ndjekë koncerte e opera apo çfaqje teatrale atje, mbasi kur të kthehësh në Shqipni nuk ke me pasë rast me i pa ma ata. Gaspri këshillën e mësuesit të madh e ka zbatue aq me rrebtësi, sa, kur hapte radion, ishte në gjendje me përcaktue jo vetëm se cili asht autori i asaj arie, por edhe kangtarin dhe vitin e interpretimit, aqsa Don Mikel Koliqi, më ka thanë: “Gaspri ishte aq i aftë në njohjen e muzikës klasike, sa unë në gjithë jetën teme, nuk kam ndeshë njeri që e njihte ate si Ai!” (1993). Ndërsa, galeritë e artit në Firence, ishte në gjendje me ti tregue se edhe “sa kambë shkalla” kanë në hymjet e tyne...Ai për mue asht kenë një prind i dytë, mbas vrasjes së babës, por edhe një edukator i dashtun që më ka dhanë mësime e këshilla të vjefshme për gjithë jetën.
Jetonte me kujtimet e asaj kohë tre vjeçare të universitetit atje, por dashnia për shokë ishte e paharrueshme, sidomos ruente kujtime për Simon Dedën dhe Gaspër Ljarën, fundi tragjik i të cilve nuk ju hiqte goje...Ndërpret studimet për nevoja të shtetit shqiptar dhe vjen pa u diplomue, ku emnohet posa rikthehët në shkollën Normale të Elbasanit. Asht shumë i ri, por mbetët ndër njerzit që nuk harrohet kurr nga ish nxanësit e vet, aqsa brezat e asaj kohë kujtimet e Tija i kanë trashigue ndër mbasardhësit e vet. Në vitin 1943 martohët me Antonjeta Prennushin, tezen teme dhe ka tri vajza. Koha e punës në shkollën Normale mbyllet në vitin 1944, kohë në cilën vjen në Shkoder. Në bankat e asaj shkollë ka pasë nga ata nxanës që u lidhën me grupet komuniste, si Bilal Parruca, Mëhill Doçi, Thoma Deljana, Fadil Hoxha (i Kosovës) etj. dhe kujdestar konvikti ishte edhe Sheuqet Peçi. I rreshtova disa nga ata komunistë për arësye se, asht pak e vështirë me e besue, por rrethanat politike në të cilat u ndodhë Gaspri mbas vitit 1944, do ta çonin në zhdukje fizike, sikur, ata ish nxanës të kishin një shkëndi të vogël urrejtje për Te, nga koha e asaj shkollë në Elbasan.
Emnohet në Gjimnazin e Shkodres, ku jepte landën e letersisë. Ndonse asht ndër ata profesor që edhe sot kujtohet për komentet e letersisë përëndimore, me një qendrim korrekt dhe modest me shokët e punës dhe nxanësit e vet.
Në vitin 1946, pa motivacion fare trasferohet në Gjinokastër. Këthehet mbas një viti në shkollat unike të Shkodres, kalon prap në Gjimnazin e Shkodres, prej ku, në vitin 1952 trasferohet në Durrës. Mbas një viti vjen prap në Shkoder, në gjimnazin e shtetit.
Unë këtu do të rreshtoj pak fraza të shkëputuna nga “dosja” e punës së Tij, (mbasi qellimi i shkrimit lidhet me 100 vjetorin e lindjes), të cilat janë përpilue dhe nënshkrue nga drejtori spijun i asaj kohe, amorali korçar, ish hetuesi Skender Villa:
“Karakteristikë e Profesor Gaspër Ugashit:
Profesori nuk bën ndonjë përpjekje të dukëshme për ngritjen e tij kulturale me përjashtim të lëndës së përditëshme që ka në ngarkim për të paraqitur në klasë. Gjithashtu dhe nga ana e ngritjes së tij ideollogjike nuk jep shenja që të bëjë ndonjë përpjekje.
Është fetar, qëndron larg politikës, i mënjanuar, indiferent, nuk është në korrent të shtypit tonë dhe i eviton bisedimet politike.
Rrethi i tij familjar dhe shoqëror është i pa kënaqur dhe me qëndrim të keq politik. Nuk jep kurrfarë ndihme në Organizatën Sindikale ku merr pjesë.
Është profesor i gjuhës shqipe në klasat e ulta; për një kohë ka shërbyer si arësimtar në Uniket dhe për nevoja kuadri është ngritur për shkollën e mesme bujqësore të Kamzës, prej nga në fund të tremujorit të parë u transferua pranë këtij gjimnazi. Në punën e tij është i rregullt dhe deri diku i aftë; i është vënë në dukje mungesa e dhënjes së edukatës nëpërmjet mësimit të cilën mundohet ta bëjë, por pa bindje përsonale.
Sjelljet e tij morale i ka të mira; ka respekt të tëpruar ndaj eprorëvet të përzjerë me njëfarë mos besimi dhe frike, megjithë egoizmin dhe kryelartësinë e tij.
.....
Vetë qëndrimi i tij apatik kundrejt ngjarjëve, mos ndjekja e shtypit dhe e radios sonë, mungesa e një përpjekje nga ana e tij për ngritjen ideo-politike, mos aktivizimi si duhët dhe sa duhët në mbledhjet e këshillit pedagogjik, puna superficiale që bën si profesor kujdestar klase, tregojnë qëndrimin e tij politik indiferent, që anon nga ana negative.
.....
Në mbledhjet e këshillit pedagogjik qëndron indiferent; si profesor kujdestar interesohët për disiplinën, frekuentimin dhe përparimin e nxënësve, por nuk jeton me nxënësit dhe nuk ndikon, mbasi në punën e tij prej edukatori lot rolin e një predikonjësi.
Nuk është i aktivizuar në ndonjë punë shoqërore.
Shkoder, 1954. Drejtori i Gjimnazit (Skender Villa)d.v.”
.....
Asgja me u çuditë! Jam i sigurt se karakteristika të tilla pune si e Prof. Gasprit, janë shumica e Atij brezi mësuesish, por me siguri të plotë e tham se të tilla janë edhe të gjitha karakteristikat e të gjithë atyne ish studentave të shkollës Françeskane, Jezuite apo të Motrave Stigmatine, tue shtue këtu edhe të gjithë Ata, që janë konsiderue nxanës në çdo shkollë të qytetit Shkodres...që, për 45 vjet asht quejtë “çerdhe reaksionarësh”!...
Largohet nga gjimnazi dhe dërgohet profesor i gjuhës në shkollën e zooteknikës, prej ku kalon në shkollat 8 vjeçare të qytetit. Në vitin 1968, mbas vdekjes së grues së tij, kalon sëmundje të randë dhe mbas mjekimit nga ana e dr.Ndroqit, në Tiranë del në pension.
Lidhjet shoqnore e miqësore me profesorët: Kolë Ashta, Kolë Kamsi, Agetina Ashiku, Gaspër Jakova, Zef Kolombi, Simon Rrota, Petro Fundo, Gema Tirana, Ida Lezhja, Rexhep Neziri, Kolë Alimhilli, Taho Shkreli, Karlo Ljarja, Paulin Çapaliku, Zyhdi Zekja, Gjovalin Prendi, Gani Daiu, Enver Dizdari, Ndoc Kamsi, Zef Berisha, Bardhyl Shpuza etj. asnjëherë nuk janë zbeh ose shue në kujtimet e bisedat e Tij.
Cilësitë dhe aftësitë e Atij brezi të nderuem mësuesish asnjëherë nuk do të mund të përshkruhen sakt, nëse përballë tyne nuk do të vehen figurat e urryeme të shumë spijunve, që kur kalonin në korridorët e shkollës apo pranë ndonjë grupi studentash, ecnin në maje të gishtave të mbathun me këpucë të lehta për me vështrue bisedat dhe, ...me sinjalizue degën e mbrendshme se x apo y...flasin kundër pushtetit...E, mos harroni, se këta nuk ishin pak... mbasi mbas shpinës së tyne qendronte edhe reparti i spijunve të flliqun konviktor.
Mbledhjet e tejzgjatuna të këshillit pedagogjik, ishin mjeti i matjes së pulsit nga ana e sigurimit të shtetit. Ishte pikërisht ajo kohë kur arrestimet e studentave dhe përjashtimet nga bankat e shkollës kishin vetëm një motiv: “Djali apo vajza e kujt asht...?!”.
Shpesh, Prof. Gaspri më fliste për një djalë nga familja përsekutueme shkodrane Quku ...(nuk kujtoj emnin), i cili, kishte ba një hartim me temë të lirë: “Radha e bukës...”. Nxanësi Quku përshkruente rradhat e dyqanit të bukës së misrit në njëditë dimni me borë ...Kur djalit i vjen rradha me ble rracionin e vet, buka mbarohet...e, në acarin e asaj dite, i duhet me pritë edhe disa orë kur të vijnë furnizimi tjetër...por, shitsja njofton se buka vjen vetëm mbasdreke, se furrat kanë pasë avari...Nana pret djalin që ka shkue pa dalë drita e, djali, këthen në shtëpi me triska në dorë e me strajcë bosh...
Aq bukur e kishte përshkrue temën nxanësi Quku, sa me dhimbje të madhe Prof. Gaspri kujtonte vepren e vet, që për me shpëtue nxanësin nga një arrestim i sigurt, ishte detyrue me djegë edhe 5 fletore tjera hartimi, ku përfshiheshin edhe dy konviktor, se gjoja “më kanë humbë 6 fletore në këshillin pedagogjik...”, kështu, mbyllej çeshtja...
Më tregonte Prof. Ndue Zef Toma, kur ka dhanë provimet me korespondencë në fakultetin e gjuhës me Prof. Eqrem Çabej, ka zanë në gojë një rregull gramatikore... Prof. Çabej, e ka pyet: “Nga e di ti këte rregull...?”, Ndou i asht përgjigjë: “Në klasën e pestë unike ma ka mësue Prof. Gaspër Ugashi...”. Atëherë, Prof. Çabej, i ka thanë: “Përderisa ke qenë nxënës i Prof. Ugashit, s’ka nëvojë më, më jep librezën dhe...ka shënue notën 10”...
Nga goja e Tij ndigjova përherë të parë emnat e mëdhaj të dijetarve të gjuhës dhe të letërsisë sonë: Mustafa Kruja, Karl Gurakuqi, Namik Resuli, Arshi Pipa, Ernest Koliqi dhe nga librat e fletoret që ruente me kujdes, mujta me njohtë Konicen dhe Shantojen, por ajo që më lidhi me kolosët e letërsisë sonë ishte porosia e Tij: “Lexo “Mrizin e zanave” për me ditë sesa i madh ishte At Fishta si lirik dhe, kur të lexojsh Mjedjen, do të bindesh se Ai njëditë do të zanë vend në letërsi si epik...”. Nga fletoria “Ora e Maleve” mora bazat e njohjes së Luigj Gurakuqit si demokrat dhe të Shantojes si publiçist...
Shpesh kujtonte thanjen e një oficeri në shkollën e natës “24 Maji”, mbas vrasjes së Nako Spirus: “Atë që të bënë partia, nuk t’a bënë as Përëndia!”...dhe, mbyllte bisedën me thanjën e Bep Shantojës: “Unë nuk jam i marrë, unë kam luejt mendësh, vetëm të marrët nuk çmenden nga sistemi komunist!” dhe, përfundonte biseden se: “Ky asht përkufizimi ma filozofik që përcakton sistemin që kemi jetue na, i thanun nga një Burrë i çmendun...!”
Me rastin e 70 vjetorit të Gjimnazit të Shkodres, në vitin 1992, Prof. Gaspri asht dekorue me titullin “Mësues i Merituar” (mbas vdekjes).
Vdekja e njerzve shumë të dashtun asht gjithmonë e parakohëshme. Prof. Ugashi vdiq me 4 Nandor 1985. Ai ishte ndër figurat ma të ndërueme të arësimtarëve që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës. Prof. Gaspri njihej në gjithë Shqipninë si mësues model për aftësitë profesionale, moralin dhe karakterin e tij në mardhanje me familjën, të afërmit, nxanësit, shokët e punës por, edhe nga armiqtë që e kanë ndjekë e survejue gjithë jetën.
Imazh
Melbourne, 7 Korrik 2009.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 498 postime · Faqe 2 prej 50 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 50
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 07 Mars 2021, 11:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari