Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 441 postime · Faqe 40 prej 45 · 1 ... 37, 38, 39, 40, 41, 42, 43 ... 45
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Studjuesin e madh...

Imazh
Prof.Dr. Eqrem Çabej
Analiza për Epikën e Poetit kombëtar
At Gjergj Fishta…

(Pjesa I)

I rrënjosur thellë në vendin e tij, të cilin e linte vetëm për pak, për t’u kthyer gjithmonë rishtas atje, Fishta fuqitë e tij njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke. Atje te godinë e dytë e Kuvendit, që ndodhet jashtë qytetit të Shkodrës, ku pemë të lashta japin një qetësi të ëmbël, atje jetoi jetën e tij dhe përgjoi frymëzimet e qeta të zânavet. Ai nuk qe asish shkrimtarësh jo aq të rrallë në Ballkan, të cilët më të shumtën e jetës së tyre e kalojnë nëpër qytete të mëdha të viseve të huaja. Ai qe një nga ato natyra të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre. Në këtë qe një bir i vërtetë i polemit (popullit) të tij dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet ai u bë, në një tjetër kuptim sesa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë.
Këtij themeli të përbrendshëm të qenies së tij erdhën e iu shtuan elemente të jashtme që e ndikuan (influencuan) edhe këto drejtimin e veprës së tij. Sëpari dega e fratit qe ajo e cila e bëri, për sa rrojti, predikues në kuptimin më të mirë të fjalës. Sikurse burri e frati dinte e tërhiqte me fjalime frymëplotë, ashtu poeti me fjalën e tij plot besë i dëftoi kombit të vet vlerat etike të tij dhe ndjenjën kombëtare që po lindte…
Por dega kishtare pati ndikim edhe mbi punën e tij letrare, në zgjedhjen e lëndës së veprave.
Përveç kësaj duhet përmendur këtu një shtytje e jashtme letrare. Kjo është poezia sllave jugore e shekullit të 19 të vonë e sidomos vepra e françeskanit boshnjak Grga Martić (1822-1905), të cilën poeti e njohu në vend vetë; kjo i shërbeu si një farë modeli. Sikurse ata shkrimtarë po këndonin jetën e fiseve sllave jugore, që janë shpesh herë gjiní me fiset shqiptare të Veriut dhe që kanë shumë herë po të njëjtën mënyrë jetese me këto fise, kështu deshi dhe poeti ynë të bëjë diçka të njëjtë në vend të vet. Themelin e përbashkët poetik e jepte ndjenja epike e jetës, ndjenjë e cila në pjesën dinarike të Sllavëvet jugorë dhe në Shqipëri, posaçërisht në veri të saj, është aq e gjallë sa në pak vise të Europës; kështu poeti, i shtyrë edhe prej temperamentit të tij, u drejtua medoemos nga poezia epike. Në lidhje me këto nuk është ndofta një hasje e kotë që kryevepra e tij quhet Lahuta e Malcís sikurse vepra e Njegošit Gorski vijenac (Kurora e Malit), duke theksuar që të dyja këto vepra në titullin e tyre elementin mal. Nuk duhet atëherë të çuditemi kur te poeti shqiptar dhe te poetët sllavë gjejmë motive, figura e situata që ngjajnë ndërmjet tyre: si këtu dhe atje në të njejtin situacion poetik poeti thërret “vashën e malit”, më njerën anë zânën, më tjetrën vilen.
Njerëzit ecin shpesh mbi të njëjtën fushë shpirtërore, trimëria është gjëja më e madhe e kësaj bote, dera rri gjithmonë e hapur mikut dhe jeta patriarkale sundon gjithkund në familjen e madhe. Po, edhe nëpër gryka e male dalin po të njëjtat hire. Gjithë këta rrjedh nga që kemi të bëjmë me të njëjtën racë dinarike, e cila rron te ne endé shqiptarisht e atje në trajtë të sllavizuar. Shohim pra se dhe në literaturë na del përpara po ajo që ndodh me poezinë popullore sllave jugore e shqiptare, të cilat kanë lidhje të brendshme të ngushtë ndërmjet tyre. Kjo botë nuk mund të jetë krejt sllave, sepse u mungon për një pjesë të madhe Sllavëve të tjerë; e kanë së bashku Shqipëria Veriore e Jugosllavia dinarike (Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi.) Do të ketë dalë nga një simbiozë e lashtë sllavo-shqiptare. Mund të kemi të bëjmë këtu me nënshtresën ilire, që mjerisht nuk njihet mirë e që me rekonstrukcione mbrijmë ta depërtojmë vetëm copa-copa, nënshtresë që vazhdon të jetojë me një veshje shpeshherë të sllavizuar. Një term si “Njeriu malazias” i Gerhard Gesemannit nuk ka të drejtë të ekzistojë më vete e i izoluar, po qe se e vrejmë siç është edhe e drejta, në një lidhje të tillë më të gjerë. Kurse fise malazeze tipike si Kuçi, [Piprri Palabardhi – Bjelopavloviq] e Vasojeviqt është treguar se para jo shumë brezave kanë qenë Shqiptarë, atëhere per analogiam na dalin pikëpamje të reja përmbi gjenezën e fiseve sllave jugore, lidhje historike interesante me fiset shqiptare dhe përfundime me rëndësi për lindjen e të dy poezive popullore. Nuk mundemi të hyjmë këtu më thellë në këtë çështje. Vetëm nxjerrim këtë, se te reminishencat sllave të Fishtës kemi të bëjmë më fort me një model, me një zgjim, me një shtytje, me një të hequr të vrejtjes drejt pasurive të njëjta te vatra e vet sesa me një ndikim poetik të thellë. Një herë i zoti i vetvetes, poeti rrahu me fuqit’ e veta e gjer në fund atë rrugë që pat filluar sëpari.
Më 1905 dolën pesë këngët e para (bleu i I) të kryeveprës së Fishtës Lahuta e Malcís, vitin tjetër bleu i II me katër këngë.
Ai vazhdoi e punoi përhera më te dhe e botoi më 1937 në formë të plotë me 30 këngë. Qe her’ e parë që një poet po përpunonte jo më epopenë kombëtare tradicionale të Skënderbeut, por ngjarje nga historia më e re e Shqipërisë. Ajo kohë e ndritur e historisë shqiptare pat frymëzuar para tij dy shkrimtarë. Jeronim de Rada (1814-1903), i dalë nga kolonitë shqiptare të Kalabrisë, e pat madhëruar atë kohë me mallin e të mërguarvet e në frymë romantike, me stil baladesk e në disa pamje epike të konceptuara nganjëherë madhërisht e që kanë pak lidhje midis tyre. Te këto Skënderbeu vetë del vërtet rrallëherë në shesh, por ze me gjithë këtë vendin qendror, rreth të cilit grumbullohen figurat e tjera. De Rada duke u mbështetur në këngët e moçme historike të Shqiptarëve t’Italisë që patën ikur nga rreziku i Turkut, pat dashur të rindërtojë një epos të Skenderbeut dhe ta mbushte me fytyra historike e të trilluara burrash e grash, të ngjallte kështu sërish një kohë heroike. – Njëkohësisht me de Radën në Itali, në Shqipëri një tjetër romantik u përpoq të përbluajë këtë lëndë: Naim Frashëri. Mungesa e pikave kulmore epike, përpjekja për një fill historik të paprerë të kallzimit e bëjnë veprën e tij, e cila mban titullin karakteristik Istori e Skënderbeut, më shumë një histori në vjershë sesa një epos. Naimi nuk qe lindur për poet epik dhe ndikimi i poezisë perse qe bash i përshtatur për ta bërë veprën e tij disi të gjatë. Përveç kësaj, qëllimi i këtij idealisti të madh, në një kohë kur Shqiptaria jashtë Atdheut po luftonte për çlirimin e Kombit prej zgjedhës turke, nuk ka qenë krijimi vetëm i një vepre arti. Arti u merrte për diçka më shumë, për një vepër etike-kombëtare, për lartësimin e zgjimin e shpirtrave me anën e shembëllit të naltë të trimit të kombit. E këtij qëllimi poeti ia mbriti më së ploti. –Përveç kësaj një epos i Skënderbeut duhesh a priori të dështonte, sepse një largësi e madhe, plasa e çarë nga sundimi i gjatë turk, e ndante tashmë shtatin e heroit dhe kohën e tij prej ndjenjës së re të polemit, dhe vetëm në kohët e fundit ai është ringjallur mirë te kjo ndjenjë.
Këtu do të qëndrojë midis së tjerash edhe një shkak i brendshëm, që edhe veprat epike me një ethos aq të lartë të de Radës e të Naim Frashërit u desh të thyheshin më së fundi te natyra e kompleksit të lëndës.
Këtu fillon Fishta me instinktin e drejtë të poetit. Ai mjaft të zhytej në histori të kombit për të mbushur plot të dy duart. Këtu po luftonte një popull vërtet ndryshe simbas fiseve e krahinave, por duke dëshmuar gjithkund e gjithmonë mblacën e njënjëjtë etnike. Në qoftë se nuk ka ndodhur më kot që burri më i madh i historisë së këtij kombi është një luftar, këtij kombi iu desh të tregohej edhe në sjelljen historike më të vonë të tij i denjë për atë burrë. Por atëhere do t’u çfaqte përhera dhe anonim poai shpirt që pat frymëzuar dikur Kastriotin për veprat e tij. Ky shpirt vlente atëherë të këndohej prej një poeti kombëtar: ky poet doli me Gjergj Fishtën. – Andej detit, në Siqeli, një tjetër krijoi një vepër kësodore. Zef Skirói (1865-1927) ka kënduar te poemi te dheu i huaj jetën epike shqiptare qysh prej kohëve të lashta të ngurimit te ndërtimi i Kalasë së Shkodrës, nëpër kohën ilire e nëpër kohën e Skënderbeut gjer te mërgimi i Shqiptarëvet për në Itali e duke zbritun gjer te Ali Pashë Tepelena.
Fishta zgjodhi për lëndë luftat drejtpërdrejt të gjalla të çlirimit nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe nga fillimi i këtij shekulli gjer te lufta e Ballkanit dhe te konferenca e Londonit, në të cilën u njoh pavarësia e Shqipërisë (1913): shkurt pra kohën para dhe pas kongresit të Berlinit, i cili në mospërfillje të plotë të së vërtetës i bëri të padrejtë këtij kombi të vogël. Simbas vendimit të këtij kongresi këndi veriperëndimor shqiptar duhej t’i jepej Malit të Zi. Mirëpo për atë që mësëfundi e pranoi Perandoria Osmane, nuk deshën të dinë gjë një grusht malësorësh dinarikë; këta deshën më mirë të kundërshtojnë. Këto ngjarje dhe të tjera kësodore të një natyre më shumë lokale përbëjnë bazën historike për veprën epike të Fishtës. Merita e tij artistike është sesi ai bëri prej kësaj një epope kombëtare. Kjo epope nganjëherë i kalon kufitë e shqiptarisë, duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik: përbri Shqiptarëvet dalin Malazestë, të cilët poeti i bën të rrojnë e të lëvizin krejt si Shqiptarë, Osmanët luftojnë, për të ruajtur Gadishullin e Ballkanit, me Rusë, me Sllavë të Ballkanit e me Shqiptarë, gjersa pas luftës ballkanike dëbohen nga ky truall. Gjeneralët e mëdhenj të ushtrisë turke të asaj kohe na dalin përpara. Historikisht drejt dhe me ndjenjë psikologjike të hollë na përshkruhen edhe intrigat e diplomacisë europiane.
E gjithë këto të shikuara nga pikëpamja naive e Malësorit, çka i jep veprës tërheqjen e veçantë të një primitiviteti jo të kërkuar. Kështu mbretërit europianë janë, simbas besimit të Malësorëve, “të shtatë krajlat”: ata mbajnë mbledhjet e tyre sikurse Malësorët në kuvend, dhe flasin në gjuhën e thjeshtë të këtyre.
Përsa i përket arkitekturës së jashtme të saj, Lahuta e Malcís, e cila përshkruan luftat e dy brezave, nuk është një vepër krejt e njënjënjtë me një veprim të vetëm të madh që ta përshkonte nga kreu e gjer në fund. Ajo është më fort një varg këngësh epike, prej të cilave çdo grup përshkruan një ngjarje historike. Ndërmjet është ndërlikuar nga ndonjë këngë e vetme, e cila përshkruan një episod të vetëm që qëndron më vete, ose na largon e na shpie në botën e larme të përrallave, kështu që te ky poet bota e vërtetë dhe bota mbitokësore përzihen lirisht me njera-tjetrën.
Po të krahasojmë formën e parë, shumë më të shkurtër, të veprës me trajtën definitive të vitit 1937, shohim përpjekjen e poetit për të shtrënguar disi lidhjen e dobët ndërmjet këngë e këngë, herë duke ndruar rrjetin e parë të këngëve, herë duke shtuar këngë të reja të krijuara më vonë, për të mbushur kështu plasat e para e për të dhënë një pamje më të plotë. Vepra ka fituar kështu mjaft në rend historik dhe në njësi veprimi. Të kishte rrojtur Fishta më shumë, do të kish shtuar ndofta, në këtë kuptim, edhe këngë të tjera. Por në themel nuk ka qenë qëllimi i tij të krijojë një poem me një veprim kryesor të vetëm dhe me një hero kryesor. Sepse përbri heroit të këngëve të para Oso Kukës, në këngët e vona spikatin trima të tjerë: Ali Pashë Gucija, bajraktari i Hotit Dedë Gjo’ Luli, patrioti i Jugut Abdyl Frashëri, sokolesha Tringa dhe të tjerë trima – trimi plak Marash Uci i këngëve së para na del rishtas në mbarim të veprës – sëfundi gjithë polemi i Malësisë është heroi anonim i veprimit epik.
Vepra e Fishtës i ka rrënjët në tokën e në jetën popullore të Shqipërisë, ajo nuk do t’ishte çka është pa rrojtjen e thellë të vendit nga ana e poetit, dhe nuk mund të kuptohet pa njohur vendin dhe njerëzit e Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit, ky ia përligji në trajtë të fisnikëruar të artit. Sepse vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjellët e gjithë vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer sot jeta shqiptare. Poemi i bëri për vete gjithë këto sub specie aeternitatis dhe përbën pra, përtej artit, një dokument etnografik të jetës shqiptare.
Kësaj i përshtatet edhe forma e përjashtme e poemit, stili i të cilit është burrnor e i vrazhdë, gjuha kokërr e larg çdo ëmbëlsie të tepëruar. Shprehja gjuhësore është krejt e njëllojtë me të folurit e malësorit, dhe mund të merret si gjuhë e posaçme e një shtrese luftarësh. Kemi të bëjmë këtu me një gjuhë letrare të krijuar prej poetit vetë, e cila si e tillë është gjuha e naltë, por njëkohësisht gjuhë popullore, e njëjtë me gjuhën e përditshme. Kjo është karakteristika e këtij stili epik të veçantë, krijuesi i të cilit është Fishta: te ky stil do të mbështetet medoemos, me hir a me pahir, çdo krijim a përkthim epik i paskëtajmë në gjuhë shqipe, e sidomos në gegërishte.
Si ka vepruar poeti me lëndën e tij? Fishta ia nisi njëherë nga trualli i vet më i ngushtë: nga Malësia e Veriut me qendër simbolike Shkodrën, atë qytet të lashtë të Shqipërisë që pat qenë në kohë të moçme kryeqyteti i një mbretërie ilire dhe ka formuar edhe në historinë e mëpastajme të vendit një qendër rëndimi. Për spikatjen e veprimit, një prapaskenë e tillë plot traditë ka patjetër rëndësi kryesore. Grumbullin epik të poemit e përbëjnë Dinarikët e vrazhdë të këtij vendi, nga mesi i të cilëve dalin dalngadal trimat kryesorë. Themelin shoqëror e formon fisi me jetën e përditshme të tij, siç na çfaqet te Kanuni i Lek Dukagjinit mbledhur prej të ndjerit Atë Shtiefen Gjeçovi. Kjo është jeta e familjes së madhe të pandarë me pushtetin atëror (patria potestas), jeta e ndarjes së punës, e prerjes së flokëve të fëmijës, e mikpritjes dhe e vëllamisë (probatinisë) së shenjtë, e nderimit ndaj pleqve, jeta e besës, besë burri dhe besë fisi. Është një jetë lufte me armët përhera në brez, me t’u ruajtur përgjithherë nga armiku, me marrje të gjakut ose me gjak të blerë ose të falur bujarisht, me nderim trimash, me këngë kreshnikësh e me ligje (vajtime). Nuk na takon t’i përflasim poetit që ka marrë për lëndë të poemit të tij një trevë njerëzore gjeografikisht kaq të ngushtë; sepse te kjo botë e përshkruar prej tij njohin vetveten jo vetëm Malësorët e Veriut, por gjithë banorët e maleve shqiptare, ata të Verilindjes (Kosovë), të Lindjes (Dibër) e të Jugperëndimit (Labërí). Gjithkund këtu sundon, ku më fort ku më pak, jeta fisore dhe Kanuni i pashkruar.

20 Dhjetor 2019…
Vazhdon Pjesa II.


Shenim: Botimit nuk i asht ba asnjë ndryshim nga origjinali.(F.R. 2020)
Botuar së pari më 1941, në bleun Gjergj Fishta, dalë me rastin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës “Shkëndija”. Shtypun në Shtëpinë Botonjëse “Luarasi” Tiranë.
Melbourne, 4 Nandor 2020.

Pjesa e II

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh: Studjuesin e madh...

Imazh
Prof.Dr. Eqrem Çabej
Analiza për Epikën e Poetit kombëtar
At Gjergj Fishta…


Atje ku kjo jetë, sikurse në fusha e në qytete, është zhdukur, ka ekzistuar dikur dhe ruhet sot e gjallë sëpaku në ndjenjë të gjindes. Është pra njësia shqiptare, shpeshherë e panjohur, e cila ndrit së poshtmi më çdo anë. Atëhere nuk duhet t’ia marrim poetit për të keq, por duhet t’ia dimë përkundrazi për të mirë, që mori e përvetësoi gjithë të thjeshtën, të moçmen, të paprishurën atje ku e gjeti të ruajtur më mirë dhe që e ngriti në sferën e poezisë. Kritika letrare fisore e Josef Nadlerit mund të zbatohet bash te Fishta shumë mirë. Sepse Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe ia mbrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjerojë dalngadal botën e ngushtë të këngëve së para duke shtuar pjesë me një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar. Te ky e kaluara dhe e ardhmja e këtij kombi janë pjekur fatalisht në një pikë simbolike me njera-tjetrën.
Thamë më sipër se te Fishta është kapur jeta e popullit dhe se kështu vepra e tij është bërë një pasqyrë besnike e folklorit shqiptar. Kjo rrjedh nga njohja e mirë e zakoneve të vendit nga an’ e poetit. Ky element popullor e përshkon veprën e tij aq fund e krye, sa që për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë për shembuj të veçantë dhe janë përkundrazi shumë më të rralla ato pjesë në të cilat nota popullore nuk sundon kryekëput. Vetëm kësisoj spjegohet që – siç i rrëfente njëherë i ndjeri poet shkruesit të këtyre rrjeshteve – kur iu këndua disa malësorëve një copë e veprës, këta bënin be se ç’kallëzohej atje qe e vërtetë, sado që bash ngjarjet e përshkruara në atë copë ishin të trilluara prej poetit. Kjo do të thotë se ç’këndohesh atje nuk kishte ndodhur vërtet, mirëpo qe poetikisht e vërtetë. Krejt toni që përshkon këtë poem, pasqyrimi i gjallë i jetës së përditshme të popullit, i besimit dhe i zakoneve të tij, i jep këtij poemi vlerën e një eposi të vërtetë. Për kryetrimin Oso Kuka poeti rrëfen “thonë me këmishë e bani nana”, ashtu siç beson polemi për trimat e moçëm; për trima të tjerë të fortë, shqiptarë e malazes, ai këndon sesi paskan lerë me tri, po edhe më shtatë zemra. Luftarët u besojnë ëndrrave, të cilat u lajmojnë vdekjen. Luftë e paqë e shohin në shpatull të berrit. Burrat rrinë të mbledhur rreth sofrës dhe djemtë e rinj pas darke fshijnë armët. Përnjëherë ngrihet atëhere një këngëtar dhe këndon trimëritë e kreshnikëve përrallorë, duke i nxitur dëgjuesit për vepra të reja.
Një luftë mbaron keq, sepse u fillua një të premte në vend të së martës. Të pa-armët nuk vriten. Vëllamia është e shenjtë: në zjarr të luftës dy vëllamë njihen, njeri Shqiptar e tjetri Malazias, përqafohen e përsëritin miqësinë. Dasmat bëhen sipas zakonit në vjeshtë.
Si t’jenë mâjë skjept edhè deshtë,
E t’jetë pjekë rrushi në vneshtë.


Natyra e përvujtur, e shtruar e amvisës na çfaqet në ato vargje në të cilat Orët u shtrojnë trimave darkën përjashta:
Atà darkë sande s’kan ngrânë;
Para darkësh pse atŷ kan rranë,
E as s’i kan nuset e veta,
Qi atŷ bukën m’u a gatue.
Edhè tryezen me u a shtrue.
M’kâmë me u ndêjë gati me ujë.

Për të rinjtë e të rejat që vdesin të pamartuar bëhet “dasma e të vdekurit”, përhapjen e së cilës ndër popuj të Ballkanit e ka studiuar Muşlea. Kështu te Lahuta Tringën e vdekur Zânat e veshin me petkat më të bukura, e nisin nuse dhe e venë kështu në varr. Armiku vret në bjeshkë një bari të ri: sipas zakonit e qan e motra e i thotë se pat dashur ta martonte me një vashë të re dhe se tani po e martoka me dhe të zi. Veçse gratë nuk dinë vetëm të vajtojnë me ligjë: nëpër male ka nganjëherë çika të veshura si burra e me armë në brez, që dinë të luftojnë edhe të vdesin trimërisht. Një kësi tipi Fishta e ka përjetësuar te figura elegjike e Tringës.
Edhe besimi popullor na paraqitet i pasur te kjo vepër. Nëpër male e livadhe, ndër gryka e përndëndhé jetojnë Zâna, Ora, E bukura e dheut, “të Mirat”, Shtoizavallet lodruese. Dragojtë trima luftojnë me fuqi elementare, me kulshedrën me shtatë krerë, nëpër ujra po lëvizin Floçka e Kshetza, shtrigat shkojnë kaluar mbi breshka të stërmëdha, lugati jermon me bisht të zjarrtë ndër net të gjata dimri…
Bota e lashtë e e zbehtë e përrallave po na ngjallet rishtas, e nxjerrë në jetë me magji prej një poeti të vërtetë.
Po shohim pra se po deshëm të zbërthejmë veprën e Fishtës me anë të disa “gurrave”, po ndeshemi më së fundi te poezia popullore. Ndikimi i saj nga kreu e gjer në fund është aq i thellë, sa Fishta na del një poet popullor i vërtetë dhe Lahuta e Malcís ka karakterin e një poezie popullore të thjeshtë; duket si një varg këngësh popullore më të gjata.
Përkundrazi, disa këngë, në të cilat tingulli popullor është goditur veçanërisht mirë, po sillen tashmë nëpër gojë të popullit dhe janë bërë kështu, sikurse ndonjë këngë e Naim Frashërit dhe e Lasgush Poradecit, këngë popullore të vërteta. Që forma e jashtme, masa e vargut është popullore: është ai metër trokaik katërkëmbësh, tetërrokësh, i cili në këngën popullore shqiptare sundon përmbi të gjitha metret e tjera lokale. Kështu vargjet e Fishtës puthen në vesh të dëgjuesit me masa të zakonshme popullore dhe tingëllojnë, qysh në rrjedhjen ritmike të tyre, popullore e të njohura. Këto vargje mund edhe të këndohen me melodi popullore të Veriut ose me melodi labe të Jugut, pra janë bërë, po t’i shikojmë edhe nga kjo anë, poezi e gjallë. Frymës së poezisë popullore poeti i falet edhe në aliteracionet e shpeshta, të cilat në gjuhë shqipe na dalin në të thëna të moçme me çifte fjalësh. Simbas gjurmave të poezisë popullore janë edhe asonancat në vend të rimës, në të cilat rimojnë vetëm konsonantet e jo më vokalet. Popullore janë dhe përsëritjet e shpeshta të vargjeve ose të një rrjeshti të tërë vargjesh, si dhe inversionet e plota ose përgjysmë si p.sh.:
Me msŷ anmikun pa u frigue,
Pa u frigue, po, me msŷ anmikun,
ose
Por at fjalë mue mos m’a thuej,
Mos m’a thuej as mue as kurrkuej.

Pastaj Fishtës sikurse edhe poezisë popullore i pëlqen pyetja retorike:
Pater Gjoni, Zot! ç’u bâ?/Fill te Pasha po kisht’ rrâ.
Pastaj hiperbolat me numra të rrumbullta si bie fjala “tetqind taborre” për “shumë ushtri”. Një tjetër gjurmë të poezisë së popullit e gjejmë te ato fillimet e një kënge me një pamje të marrë nga natyra, fillime të shpeshta në poezi popullore:
Këngë gegërishte:
Lulzoj pjeshka, lulzoj thâna:
Nrecë Bardhokun kû e kaa nâna?

(V. Prênnushi. Kângë pop. gegn.44)
Fishta:
Buloi molla, lulzoi thâna,/Rrustem Uken kû e ká nâna?
Një vrragë tjetër të poezisë popullore e shohim edhe në mënyrën e krahasimeve të shpeshta epike. Ndër këto, përveç atyre të zakonshmevet, që janë bërë traditë qysh prej epeve inde e homerike, nëpër poezitë epike të Perëndimit, gjejmë krahasime që janë marrë nga poezia e popullit ose që sëpaku janë mbrujtur në frymë të saj. Kështu ndeshim shpesh në krahasime të marra nga jeta baritore shqiptare, nga sfera e gjahut, nga natyra, nga bota e shtazëve t’egra dhe e shpendve rrëmbyes. Poetit ia kish ënda t’i zvargte të gjera, të ndiqte fillin e nisur të krahasimit gjer në konsekuencat më të mbrame, jo vetëm, por nganjëherë ndërlikon brenda te një krahasim një krahasim të ri. Përveç këtyre, ndikimin e poezisë popullore e shohim edhe në formën e brendshme si dhe në stilin e veprës. Kënga popullore shqiptare dallohet nga kënga e kombeve fqinj në shkurtësinë e saj pregnante, në ndërtimin dramatik në vend të gjerësisë epike, në veprim të shpejtë në vend të përshkrimit, gjë kjo që formalisht çfaqet në dialogët e shpeshtë. Kjo këngë popullore qysh prej fillimi, përsa mund ta ndjekim historikisht – në këngët e shekullit të XV të Italo-shqiptarëvet – ka karakter baladesk. Po ta këqyrim nga kjo anë poezinë epike të Fishtës, vrejmë një puthje formale të plotë me poezinë popullore. Përshkrimet janë hedhur me vija të shpejta e të shkurtra, veprimi vjen pas veprimit, dialogët janë mjeshtërisht të shkurtra e të gjalla, përshkrimi i jashtëm i njerëzve bëhet më fort shpejtas me një metaforë popullore. Asgjëkund poeti i shkathët nuk ndalet gjatë, vepra e tij është vepër epike me një ndërtim gati dramatik.
Te heronjtë ndjejmë shpirtin jo aq ëndërrimtar, të aftë më fort për veprime, të njeriut dinarik: thjesht shqiptare është edhe mungesa e çdo mundimi spekulativ mendor. – Edhe gjuha, siç e çekëm më sipër, sjell pjesën e saj në karakterin popullor të veprës. Ajo përdor në dukje pa ditur, por në të vërtetë me dije të plotë e me dorë mjeshtri, arkaizma, solecizma, fjalë e thëna popullore. Poeti zbret poshtë te populli, merr ujë te gurra e gjuhës së tij. Thonë se ai pyeste shpeshherë malësorë për fjalë të rralla e bukurkumbuese, të cilat i përdorte pastaj te Lahuta. Këndej spjegohet për një pjesë të madhe përshtypja e freskët dhe e gjallë e kësaj vepre. – Por përveç kësaj poeti ka marrë nga ndonjë varg a ndonjë strofë prej këngëve popullore, nganjëherë edhe ndonjë këngë të tërë, dhe i ka përlidhur në veprën e tij. Ai i krihte ato ku i dukej mirë dhe i sillte kështu në trajtë të fisnikëruar. Ato strofa mallkimi të Oso Kukës kundër Knjaz Nikollës të Malit të Zi, atje te kulla e Vraninës, janë marrë besnikisht nga një këngë popullore shkodrane.
Një këngë e vjetër ushtarësh janë ato vargje me të cilat u falet shokëve Mican Leka i vrarë:
Këngë toske jugore:
Mbeçë, moré shokë, mbeçë
Përtej urën e Qabesë.
Të m’i falei nënésë,
Të dy qetë të m’i shesë.
T’i apë nigjá së resë.
Ndë pjetë nëna për mua,
T’i thoi se u martua;
Ndë thëntë, seç nuse muar,
Tre plumba ndë krahëruar,
Gjashtë ndë këmbë e ndë duar;
Ndë thëntë, seç krushq i vanë,
Sorrat e korbat e hajnë.

Fishta (Këngë e 18, f. 211):
Amanet, o shokë të mí,
Neper Dardhë kur të kaloni,
Armët e mija barrë t’i çoni,
N’oborr t’kullës edhe t’m’i lshoni,
Nânës as tatës mos m’u kallxoni
Pse janë t’vjetër e i verboni.
Ne pëvetët nana për mue,
Thoni: djali t’âsht martue!
Në pëvetët se ç’nuse muer:
Muer nji plume në krahnuer!
Ne u pëvetët se ç’darsmorë pat:
Pat tre korba ndêjë për ngiat!
Ne u pëvetët se ç’zoja kndojshin!..
Orrla e sorra m’tê po rmojshin!..
Këtu shohim sëpari vrragën e fortë të poezisë popullore te Fishta, sëdyti njësinë shpeshherë të injoruar të poezisë popullore shqiptare, njësi e cila na del prej identitetit të variantes së Jugut e të variantes Veriore që duhet të ketë shërbyer si gurrë për trajtën që i dha kësaj kënge Fishta.
– Prej poezisë popullore është marrë dhe kënga e bukur e trimit thjesht shqiptar, gati kombëtar Gjergj Elez Alija, i cili me emrin e tij shqiptar ka shtegtuar gjer në Bosnjë e në Maqedoni. Për të shpëtuar nder e vatër, ky lufton luftë të gjaktë me Harapin vigan “që kishte dalë prej detit”.
Është një gjë posaçërisht tërheqëse të krahasosh – edhe në shkollë – këngën popullore me trajtën që i ka dhënë asaj poeti. Po përveç kësaj, kjo këngë madhështore e popullit, në të cilën në frymë thjesht ballkanike motra ruan të vëllanë që lëngon, ka lënë dhe një tjetër gjurmë në poemin e Fishtës, në faqet 313, 314, 317, 318 të këngës së 22 të titulluar Tringa. Situacioni te Tringa e te i vëllai i varruar për vdekje është identik me situacionin e poezisë popullore, disa vargje e disa mënyra të thëni janë marrë të pandryshuara ose me shkurtim të numrit të rrokjeve. – Por edhe figurat vetë të heronjve dhe mënyra se si sillen në luftë i përshkon poajo frymë epike që gjejmë ndër këngë kreshnikësh të Shqipërisë Veriore. Këto të fundit përbëjnë, siç dihet, atë qerthullin epik të dy vëllazërve trima Muji e Halili, visar i përbashkët i Shqiptarëve dhe i Sllavëve Jugorë. Sikurse në poezinë popullore shqiptare, këta përfaqësues të burrërisë muslimane-shqiptare luftojnë me Shqé ortodoksë, kështu poeti i bën trimat të përsëritin të njëjtën luftë me të njëjtin armik në një të tashme të përmendshme historike. Dhe sikurse kënga popullore simbas fjalës së vjetër “Trimin vrae, po mos e sha” nuk ia ha hakun trimërisë së armikut, kështu poeti përballë trimave shqiptarë nxjerr përpara po me të njëjtën vlerë trimat malazes, kundër heronjve të vet Mark Milánin e të tjerë burra sllavë të së njëjtës peshë. Shohim pra se të dhënat etnike-shoqërore kanë mbetur në themel gjatë shekujve poato, se si bota e gojëdhanave vazhdohet organikisht në histori të re e në poezi të saj. Fishta është mbase këngëtori popullor i mbramë, ndofta më i madhi, e jo më anonim, i qarkut të këngëve kreshnike të Mujit e të Halilit.
Kjo është përgjithësisht vepra epike e Fishtës. Ajo mbështetet pa dyshim mbi një themel popullor, te fryma e poezisë popullore. Veçse pjesën e kësaj nuk duhet ta çmojmë tepër lart. Lahuta e Malcís është sëfundi vepër vetiake e poetit, vepër arti e plotë, e përsosur dhe e përkryer në vetveti.
Tani poeti na la. Te të gjithë ata që e patën njohur, vdekja e poetit dhe e njeriut ka lënë një vrragë zie të thellë. Burrë me pamje madhështore, qe në të folur i dashur dhe i kthjellët, mik i kallzimeve të këndshme, aq tërheqës si njeri sa ka qenë origjinal e i madh si shkrimtar. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në të theksuar të vlerës së individit, si në ndërlikim të hyjnisë në jetën njerëzore, si në dukje të Zânave që u përgjajnë Dianës e Atenës, si sëfundi në përshkrim të figurave heroike dhe të një bote e cila të tërheq me thjeshtësinë e saj heroike. Kjo vepër ka për të rrojtur më shumë se poeti dhe ka për të treguar përtej nëpër kohë atë frymë të veçantë të popullit që ai këndoi.
Për këtë popull vetë është dhjata e shtrenjtë e poetit lënë trashëgim… nipnís… S’kohve t’vona enè për t’lé.

Botuar së pari më 1941, në bleun Gjergj Fishta, dalë me rastin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës “Shkëndija”. Shtypun në Shtëpinë Botonjëse “Luarasi” Tiranë.
Shenim F.R: Respekt per çdo fjalë që ka shkrue Prof, për At Fishten…
Melbourne, 7 Nandor 2020.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RRETH ASAJ VOTER..- Fritz Kolë Radovani, Posted 09 Nëntor 2020, 14:24
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:

“A LOSIM RRENASH ?”

Imazh

25 Janar 2006:Rezoluta e Këshillit të Europës për dënimin...
KJO ASHT LOJA MA E NJOHUN E EUROPëS MODERNE !
KJO ASHT LOJA MA E FLLIQUN E SHTETIT SHQIPTAR!
Me 25 janar 2006 Asambleja parlamentare e KE-së votoi Rezolutën nr. 1481 “Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Delegacioni shqiptar votoi pro saj. Në tetor 2006 kjo rezolutë u miratua nga Parlamenti “shqiptar”. Rezoluta e parë e KE ishte ba qyshë në 1996 për masat që duheshin marrë për “çrrënjosjen” e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist. Siç u theksue në këto rezoluta, krimet e komunizmit në vendet ish-komuniste, veçanërisht në Shqipninë komuniste staliniste enveriste, s’ ishin dënue e ndëshkue , siç u dënuen krimet e nazifashizmit në Europë. Në vitin 2010 u themelua nga Parlamenti shqiptar “Instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit shqiptar”. E sot të gjithë kriminelët vrastarë janë “heronjë”!
I Nderuemi z. Agron Tufa thekson: “Tumori malinj që e bren prej kohësh shoqërinë shqiptare janë edhe kjo dorë gjëmëzezë e ish Sigurimit të diktaturës, që Rilindja i montoi në krye të institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Ky detashment i policisë politike të enverizmit sot na është vënë garantues i luftës kundër korrupsionit. Ujqërit me mëlçi të varura përqafe! Ujqërit e mëdhenj dihen, i keni në Parlament, qeveri, bashki, gjykata, drejtësi, Shish, ushtri, polici, etj., kurse këta janë ata të maskuarit, që bëjnë kërdinë. Ata që kanë shkatërruar dje jetë njerëzore, s'e kanë aspak problem të ndërmjetësojnë korrupsionin dhe krimin sot. Ja një listë e shkurtër e tyre:.. Bashkëpunëtorë Sigurimi..”
E, prej 1990 shohim vetem lista mbas listash... Po, shka bahet me lista!?
E cilin prej tyne ka shkarkue Presidenti apo Kryeministri deri sot?
U BANE 34 VJET...VAZHDON LOJA E RRENAVE NR.1481...
E SA VJET TJERA DO TË BAHEN VETEM ME RRENA ?!
Melbourne, 9 Nandor 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
RRETH ASAJ VOTER..


Imazh
Don Lazer Jubani Don Simon Jubani


35 VjET:Mund t’ju duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me tjetrin për 35 vjet nuk kanë folë kurr bashkë, tue kenë të një oxhaku. Ndokush mendon menjëherë se shkaktarë mund të jenë.., dikush tjetër fajson plakën, dikush kushrinjtë.., por, askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë dy Klerikë Katolik të nderuem..,dhe, nuk kanë aspak të bajnë me hipotezat e sipërmendueme.
Sikur të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue me këta dy vllazën, kjo asht fantazi, në jetë nuk ngjet kurr kështu!”
Shqipnia asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me u besue se. kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje, edhe në një Shqipni të izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në tjetrin.., se për jashta Shqipnie nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët as nuk mendohej.
Shkodra dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse, prandej populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi sadist everian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Everit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka Çukos apo Ramiz Efendisë me shokë.
Lenini në 1922, thonte: “...Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!...” Çdo gja që nevojitëj me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit Martirë të Shkodres, madje, edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne “klasikve” të marksizëm – leninizmit apo pasuesve të tyne kriminelë e gjakatarë të pashoq, se aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive komuniste, përballë Përparimit t’Atdheut të rujtuna në “Seksionin katolik”!
Ja dhe fakti që vërteton titullin e këtij shkrimi aqsa rrënqethës aq edhe makabër me u mendue se ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946, ku kishte 26 burgje të diktaturës komuniste dhe disa dhjetra hetues terrorist e amoral e kriminel analfabet.
Ngjarja zhvillohet në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e Zef e Çile Jubanit. Nana Çile detyrohet me përballue jetesën tue rrah me orë tezgjahun, për me rritë tre djelmë jetima. Dy prej tyne zgjedhin rrugën e Meshtarisë, Lazri dhe Simoni. Lazri vazhdon Seminarin e Jezuitve dhe kur ishte endè aty, bie në sy pergatitja e Tij serioze si Meshtar dhe si studjues i mirë në lamën e historisë.
Në vitin 1947, në moshen 22 vjeçare e marrin ushtar dhe, asht në pragun e zhdukjes, kur pushkatohet shoku i Tij Don Dedë Maçaj. Pra, Don Lazri atëherë fillon Kalvarin, tue u dënue me 15 vjet burg nga të cilat shumë vite i kalon në burgun famkeq të Burrelit. Mbas 10 vjetësh lirohet nga burgu dhe interrnohet në Gradishtë të Lushnjes, ku qendron edhe 5 vjet tjera aty, deri në vitin 1963.., vit në të cilin lirohet dhe vjen në Shkoder. Në periudhën e “Revolucionit Ideologjik dhe Kultural” të 1967 detyrohet me hy në punë në fermën “Perlat Rexhepi” të Shkodres, ku çdo ditë me biçikletë shkon me fitue “kafshatën e gojës”.., deri me datën 29 Korrik 1982, që vdes i helmatisun nga një shok i punës i quejtun Marleci, kur po hanin bashkë “bukë me djathë” atë mengjez, prej një domatës që i jep shoku i vet. Në spitalin civil të Shkodres, mjekët “nuk dinë me e mjekue”...kështu, në moshën 57 vjeçare Don Lazër Jubani mbyllë “dosjen” e hapun në vitin 1947...si shumë shokë të Tij.
Simoni i vllai, ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet si infermjer pranë dispenserisë qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm se ishte Meshtar, Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji 1958, shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do ta ndiqte gjithë jetën. Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte edhe e provueme me vëllain e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e kampesh së shfarosjes...
Kur Don Simoni ka lanë Shkodren e asht Meshtar në Mirditë në 1963, Don Simoni arrestohet, dhe kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem dhe i ridënuem, i spijunuem, i dënuem herë dhjetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet historike të komunizmit, në Burrel, ku, Ai aty tashti kishte edhe “birucën e Don Simonit”, e njohun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg...
Lirohet me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që Don Lazri kishte vdekë...
Ishin plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurr me njenitjetrin, nuk kishin ngranë një drekë apo një darkë bashkë, nuk kishin asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe vazhduen deri në vitin 1989...
Por historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu!
Meshtari “i pabindun” siç, e kanë quejtë komunistët, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë edhe mbas atij burgu të tejzgjatun...gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar kishin organizue një Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, ku mendohej se “edhe mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me masakra dhe tortura. Ata, që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, organizatorët e Asaj Demostrate dënohën.
Vrasja e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje ishte prap një trathti e re mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi. Sigurimi shtetit dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku, lojën e vjetër të mashtrimit dhe të dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Heronjve që banin mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Posa korteu mërrinë tek komiteti i partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli që ka ndrye në zemër për 45 vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije....Hoxhën dhe, vazhdon thirrja e Atyne Burrave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit...
Mbas kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet muej i Purgatorve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajt, ka parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty me datën 4 dhe do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë.
Nën një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani thotë Meshën e Parë, mbas 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural”, që e pat drejtue në Shkoder, “bilbili” i PPSH, Ramiz Alia. Ndonse, në vitin 1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi: “...shoku Enver na la...armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë...do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë.., prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit...”.
Dhe, me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sampista e ushtarë..,gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rrëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00...
Aty nga ora 10.45’ jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe tek dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera. Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, përderisa ata ishin në rrugë jashta Vorreve. Njohta një ndër Ata dhe e pyeta se, pse keni ndejë përjashta? Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas këtyne apartamenteve ndër makina...Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet, na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha..,jemi ma shumë se 500 vetë!”...
Uniteti i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela, Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën, luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po, pranë Atyne Vorreve, ku ishin Betue mbi gurët e Tokës Nanë Shqipni.
Rinia e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para gurve të Zallit të Kirit dhe, të mundohet “vetëm” me rikujtue: “Pse vdiqën së bashku Këta Vëllazën Shqiptarë?!..”
Kurr mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, At Anton Harapit: “Lumninë e jep deka, Kunorën e ven Vorri!..”
Me 11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash! E.., unë e pashë tek dy Çinarët me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga një gropë e hapun që në 1945 në Rrëmaj, kur, i tha komunizmit:
“Hi ke kenë e, hi ke me u ba!...”
Po, po, Aty, bash Aty, ku lindi dhe u ruejt përjetësisht: “Liria, Vllaznia dhe Demokracia Shqiptare”...
Melbourne, 11 Nandor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Libri "2020 - VITI I AT GJERGJ FISHTES

-8o VJET- 1940 - 2020 - AT GJERGJ FISHTA O.F.M. - ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !

Imazh
PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI

Pjesa e LII(52)


Nga Bep Martin Pjetri:
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
At Gjergj Fishta nën Rrufetë dhe vetëtimat e Historisë!

Imazh

Ati i Kombit - Maja e shkambit kombtar - Lisi inkandeshent i pashuem!

Imazh

Lahutari i Maleve dhe i Mrizit të Zanave


Shumë herë jam matë me shkrue dhe diçka po shkruej, por mbetet shumë për me shkrue aspekte të pandriçueme.
Male shkrimesh për Té, më ndalnin…! Rrufetë shkarkuen mbi trupin e Tij gjallë e t’ vdekun!
A thue e shuen rrufetë At Fishtën nga Memorja Kombtare gjatë moteve të nebulozave? - Jo! Fatmirsisht e banë ma të fortë, ma produktivin dhe ma me famë, mbasi ishte në qendrën e vemendjes së nji shteti diktatorjal për 47 vjetë, plus edhe heshtja prej 30 vjetve të fundit!
Fatmirsisht la mbi 50 mijë vargje, vepra të panumërta, të botueme 40 vepra dhe 30 vepra të pabotueme, shkrime në afro 20 gazeta dhe revista…,të shkrueme kudo dhe dorëshkrime! “Lahuta e Malcis” dhe “Mrizi i Zanave” mbetën Flamur, Monumente të Kulturës sonë kombtare!
Çka të shkruej unë për Atin e Kombit? Ndijesia kombtare më lëviz pendën sadopak, por para shumë e shumë dijetarve, albanologve të huej e vendas, autorve elitarë - atdhetarë të kombit e dijetarve shqyp-dashës të Botës, thurun Atij Lisit shekullor, ma vështirson mendimin!..
Frymzimi i Tij më inkurajon të shprehem në përvjetorin e 8 të dekadave të ndamjes nga jeta.

Të shkruesh për Atin e kombit asht në vet-vedi një betejë!
Arsyeja e kësaj vështirsie asht, se jam një nga 15 miljonë e ma shumë shqiptarë që shkruej disa rreshta si shqiptarë i Lekës së Madh, i Gencit-Teutës, të Fatosave të mëdhaj të kombit Gjergj Kastriotit dhe dy herë Fatos i Kombit – Dedë Gjo’Luli, i Bajram Currit, Isa Boletinit, At Shtjefen Gjeçovit, i të lumnuemit At Bernardin Palaj, apo miqve Lasgush Poradeci, Asdreni, Prof. Ernest Koliqi…
Sa vshtirë e sa emocional asht të lëvizësh germa-mbas germash, disa rreshta në nji fletë të bardhë, për Gjergjin e Dytë – Atin e Kombit Shqiptar!
Atin e Kombit unë, e shohë gjithmonë të kryqzuem në majën e shkambinjve!
Veprat e Tij mbeten në shekuj male-inkandeshente, frymzuese dhe inkurajuese për me e ba të denjë kombin në familjen e saj të hershme pellazge.
Nji Perandori Humane dhe frymzuese në konstelacjonin e planetit Tokë – Ujë - Diell - Oksigjen!
Madhshtia e Atit nuk kuptohet pa u vlersue Vuejtjet e Tij të paimagjinueshme, të panumërta si gjallë ashtu dhe i vdekun, që historia vazhdon të heshtë! MUNDIMET e Atit të Kombit dhe VEPRAT janë të lidhuna fort…
Asht sa humane aq dhe konceptuese ndaj Tij në trajtimin komplementarë të jetës dhe të veprimtarisë së Tij.
Mjerisht ekziston në Tiranë dhe jashtë saj; një “PROJEKT i HESHTJES” ndaj AT GJERGJ FISHTËS mbas diktaturës komuniste – sllave prej vitit 1992.
Pak-kush e pikasi profilin nebuloz të jetës së Tij.
Falë veprimtarisë Tij sa Atdhetare, sa kulturore shum-planshe u ba objekt i keqtrajtimit nga Tirana e diktaturës komuniste-sllave, mbas 1944.., e po vazhdon edhe sot në 2020.
Jeta dhe veprimtaria janë binomi i NJOHJES të së vertetës, e cila na u fshehë prej 1944-1992 nga SHTETI dhe mjerisht vazhdon edhe sot në 2020, me urdhën të stepave Urale të beogradit-moskës dhe mbi të gjitha të bandës kolaboracioniste sundimtare me terror e gjenocid.., e Tiranës komuniste sllave!
Burra si Ati i kombit nuk qahen, por i këndohet me Lahutën qi Ai na e la, paçka se kryeministrat, presidentat, akademikët e Tiranës dhe Prishtinës edhe mbas 1992, ja dhuruen Beogradit, meqë ishte teli dhe zemra vigane e lahutarve, që çlironte epika frymzuese, dhe deshmi të betejave të shumta të malcorve nder male, shkambinjë e shtigje kundra turqve e sllavëve barbarë. Si dhe telat e saj mbanin shpirtin gjallë të Gjo’Lulëve, Prekë Calve, Gjekë Gegëve dhe, faqet e ndrituna e të lavdishme të Burrave të Kojës, të Kuçit (prej 1856 nën pushtimin nga barbari, shqiptari-serbë Mark Milani)!..
Në 8 dekadat e ndamjes nga jeta na përforcohet edhe ma shumë dashnia dhe frymezimi ndaj Figurës dhe veprave të gjeniut të kombit At Gjergj Fishta!
Rruga e Shqipnisë asht rruga e At Fishtës.

30 Tetor 2020.

Shenim F.Radovani:
Falnderoj Autorin e shkrimit per punen e madhe me vue në dukje vlerat e At Gjergj Fishtës, në këte 80 vjetor...
Melbourne, 17 Nandor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa LIII

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Dijetarin Trim


PROF. DR. ZEF MIRDITA
Imazh
(1936 – 2016)

Mendime per Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M.
Korifeu i letrarëve françeskanë, por jo vetem i tyre por edhe i letersisë shqiptare në përgjithësi është pa dyshim At Fishta.
At Gjergj Fishta është kolos i mendimit dhe i letërsisë shqipe, që me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike e letrare - ka sintetizuar historinë e popullit Shqiptar.
Ky françeskan ka qenë apostull i atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion, por një jetë intensive. Gjatë jetës së frytshme të tij, ai e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”, ishte drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër, kryetar i Kongresit të Alfabetit, anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, udhëheqës i dërgatave shqiptare në Paris dhe Washington, deputet dhe nënkryetar parlamenti, përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ballkanike.
At Fishta meshtar dhe letrar. Veprimtaria e tij e gjithanshme u shpërblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI, Greqia, Urdhëri Françeskan, ndërsa Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar. Mirëpo, përderisa të huajt e dekoruan, ndërsa emrin dhe veprat e tij i studiuan në katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky vigan, në Shqipëri, gjatë regjimit komunist u ndalua për plotë 50 vjetë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe eshtrat ia zhvarrosën dhe ia hudhën në bërllog. Këtë ia bënë atij që Shqipërinë e kishte koncipuar dhe dashur si një atdhe të vërtetë të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga ndasia religjioze dhe përkatësia regjionale. Atij që gjithnjë e ka theksuar nevojën e unitetit kombëtar dhe vëllazërisë, ide kjo që e përshkon kryeveprën e tij, Lahutën e Malcis.
Lajtmotivi i këtij vigani ka qenë: Për Fe dhe Atdhe.
Sa i përket vlerës estetiko-letrare të veprës së Fishtës, ajo është e shumëfishtë, qoftë për nga përmbajtja, gjuha, stili, rrjellshmëria e fjalës, ngrohtësia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik të vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e përshkruan ashtu si është, me të gjitha të metat dhe virtytet, me meritat dhe fajet.
Në veprën e tij vërehet edhe nota edukative, sepse ai e qorton shqiptarin që të lirohet nga fatalizmi, pjellë e mentalitetit oriental dhe e udhëzon kah rruga e qytetërimit europian, ku shqiptari edhe e ka vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e udhëzon që t’i tejkalojë ndasitë regjionale dhe fetare, ndërkaq të përqafojë ndjenjën nacionale, krenarinë dhe vetëbesimin.
Satira e tij është karakteristike për një shkodran.
Me fjalë tjera, ai me të i ka luftuar pseudointelektualët, pseudoeuropianët, pseudoshqiptarët.
Habitë fakti i aktualitetit të kësaj satire edhe sot e kësaj dite. Një njeri i tillë pra, është zhvarrosur dhe për plot 50 vjetë është njollosur, përbuzur, përdhosur dhe ndaluar, mirëpo pa sukses. Ai nuk ka mundur të dëbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Të flitet për At Gjergj Fishtën, e sidomos me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të vdekjes së tij, nuk është as lehtë, e nuk është as e thjeshtë. Sado që është nderë e madhe, më e madhe është përgjegjësia.
Them kështu, sepse kemi të bëjmë me një kolos të mendimit dhe të letrave shqiptare. Kemi të bëjmë me një figurë madhështore, e cila me tërë veprimtarinë e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar tërë historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me një apostull të atdhetarizmit të sinçertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion i çastit apo i rastit, por ka qenë një jetë intensive, e përshkuar me të gjitha ngjarjet më vendimtare për fatin e kombit shqiptar.
U lind më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë, në Zadrimë. Prindërit e pagëzuan me emrin Zef, të cilin sipas rregullës së Urdhërit Françeskan, do ta zëvendësojë me emrin Gjergj.
Mësimet e para i mori nga poeti arbëresh, At Leonard De Martini. Me të parë zotësinë e Zefit të vogël, poeti e mori në seminarin françeskan, në Troshan, ku edhe e kreu shkollën e mesme. Më 1886 u nis për në Bosnje, ku, në Sutjeskë, Livno dhe Kreševo, i kreu studimet filozofike dhe teologjike. Aty u njoftua me At Grga Martiæ-in dhe me Silvije Strahimir Kranjèeviæ-in, të dy këta poetë të mëdhenjë kroatë. Këtij të fundit, madje ia përkushtoi një vjershë të shkruar më 12 dhjetor 1892. Më 1893 kthehet në Shkodër, ku më 1894 shugurohet meshtar.
Brenda një kohe, njëkohësisht e ushtroi detyrën e arsimtarit në Troshan dhe famullitarit në Gomsiqe të Mirditës.
Së bashku me abatin e Mirditës, Imzot Preng Doçin, Don Ndoc Nikën dhe At Pashk Bardhin e themeloi Shoqërinë Letrare “Bashkimi”.
Më 1902 u emërua drejtor i gjimnazit françeskan në Shkodër. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, që ishte gjuhë ligjërimi, u zëvendësua me gjuhën Shqipe. Më 1908 është kryetar i Kongresit të Alfabetit, në Monastir (Bitoli i sotëm), në të cilin u vendos që alfabeti latin të merret për alfabet i gjuhës Shqipe.


Më 1916 është anëtar i Komisisë Letrare Shqiptare, e cila ka pasë për detyrë standardizimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Më 1919 është sekretar gjeneral i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, në krye të së cilës dërgatë ishte ipeshkvi i Lezhës, Imzot Luigj Bumçi. Nga Parisi, në krye të dërgatës shqiptare shkon në Washington, për ta mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë, nga orekset okupuese të serbëve, malaziasve dhe grekëve.
Më 1921 zgjedhet për deputet të grupit të Shkodrës, në Parlamentin e Tiranës, dhe menjëherë zgjedhet nënkryetar i tij dhe kryetar i Komisionit për çështjet Financiare.
Ishte përfaqësues i Shqipërisë në konferencat Ballkanike: në Athinë(1930), Stamboll(1931), Bukuresht(1932), ndërsa më 1934, ishte delegat i Shqipërisë në New York.
Në periudhën 1935-1938, kryen detyrën e provincialit të Provincës Shqiptare Françeskane.
Për veprimtarinë e tij të gjithanshme ka qenë i dekoruar me dekorata nga Qeveria Austriake me “Ritterkreuz”(1912), nga Qeveria Turke me “Mearf Kl, II.” Në vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen “Al merito”, kurse më 1931, Qeveria Greke e dekoron me rendin “Phoenix”. Më 1939, Urdhëri françeskan e dekoron me titull “Lector jubilatus honoris causa”, ndërkaq Akademia Italiane e zgjodhi për anëtar të vetin, për çka, përveç insinuatave të tjera, kritikët e pendave enveriane e karakterizojnë si fashist dhe armik të popullit!!
A nuk është kjo tragjiko-komike!?
Më 31 dhjetor 1940, pushon së rrahuri zemra e këtij vigani të letrave shqiptare, apostullit të unitetit të kombit shqiptar.
Mirëpo, përderisa emri dhe veprat e tija ishin të pranishme në katedrat albanologjike dhe ballkanologjike të Europës, në Shqipëri, të cilën e deshti me tërë qenien e vet dhe së cilës ia kushtoi vargjet më të bukura, u ndalua për plot 50 vjet.
Me ndalimin e veprave të tija u gjymtua gjuha shqipe, të cilës ky poet ia këndoi himnin më të bukur që është shkruar ndonjëherë për gjuhën shqipe:
Porsi kanga e zogut t’veres
Qi vallzon n’blerim të Prillit,
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit’ e drandafillit,
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zgjetáre,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtú â’ gjuha e jonë shqyptare…

Për 50 vjet u ndalua të dëgjohet mallkimi i poetit drejtuar atyre që këtë gjuhë shqiptare e përbuzin:
Prá, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia len ai fmis,
Edhé atij iu thaftë, po, goja,
Qi e përbuzë ketë gjuhë hyjnore
Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’veten len mbas dore…

Për plot 50 vjet u ndalua këndimi i himnit më të bukur që Fishta ia kushtoi Flamurit tonë Kombëtar:

Porsi fleta e Éjllit t’Zotit
Po rrehe Flamuri i Shqypnis
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtris…

Plot 50vjet e akuzuan se bëri përçarje në popull, atë i cili po këtë popull e fton të bashkohet:

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dý rrfé, qi shkojnë tue djegë!
A ngadhnjyesé a t’gjith déshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Këtë himn, kushtuar Flamurit Kombëtar, poeti e shkroi me rastin e ngritjes së Flamurit, natën e Shna Ndout, më 12 qershor 1913, në kumbonaren e kishës françeskane të Gjuhadolit, përkundër ndalesës së kolonelit De Philipps, sundimtarit të qytetit të Shkodrës.

Është e njohur se njerëzit e mëdhenj vdesin në kohë të duhur! Falë Zotit, kjo ndodhi edhe me At Gjergj Fishtën.
Sepse, po t’i kishte pritur njësitë e kuqe të ngarkuara me idetë e internacionalizmit proletar, por edhe antishqiptar, jo vetëm që e kishin masakruar, por as varri nuk iu kishte ditur, siç ka qenë rasti me shumë sivëllezër të tij françeskanë.
Megjithatë, ajo që nuk i ndodhi për së gjalli, e pësoi për së vdekuri. Mënia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e madhe, sa që edhe e zhvarrosën dhe Eshtrat ia hodhën në bërllog!
Nuk është kjo hera e parë që mizoria e tillë barbare ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarë!
Në fund duhet theksuar se, ndonse regjimi komunist enverian u përpoq që ta zhdukë Fishtën nga mendja dhe kujtesa e Popullit të të gjitha brezave, këtij qellimi nuk ia arriti. Sepse At Gjergj Fishta, pa emër, ka qenë prezent në tekstet e shkollave të Shqipërisë. (fq. 289)


Shenim F.Radovani: Respekt per Veprat dhe trashigiminë kulturore që na ka lanë i Ndjeri Prof. Zef Mirdita! Materiali asht marrë nga teksti me vlerë i Profesorit “Krishtenizmi ndër Shqiptarë”. Zagreb 1998.
Melbourne, 20 Nandor 2020…
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A E DINI: KUSH I APROVONTE ARRESTIMET?, Posted 23 Nëntor 2020, 14:31
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
KUSH I APROVONTE ARRESTIMET ?


Imazh
DHOMAT E PARTISË…


Ishin disa dhoma t’ errta në të gjitha institucionet, shkollat, ndermarrjet e kooperativat bujqësore që nuk hynte kurr drita, madje as sot!..
Mbas vitit 1967 kur “ppsh” u fuqizue mbas fjalimit Everit, partia drejtoi të gjitha “levat e veta”, ku nenkuptohej sigurimi i shtetit e deri te kampet e të burgosunve, edhe gropat e të vdekunve nder burgje ose n’interrnim…
Dominonte një errsinë shumë e frikshme! Njëherë jam thirrë aty nga 1984 në një mbledhje ppsh së fabrikës së Pelhurave, ku sekretaria Lajde Zefi, mu shpif se “kishe hjellë tek kambët në dhomen e punës një foto të Everit…”, gja që nuk ishte e vertetë. Unë nuk e pranova akuzen, edhe pse ajo kambngulte. Në mbrojtjen time kje edhe drejtoresha Liri Ymeri, që tha: “Nuk e besoj se një gja e tillë asht ba nga Fritzi!”… Dhe unë dola nga ajo dhomë ku, rrezikohej jeta e cilitdo që i vente “synin” e saj ppsh…
Aty nga viti 1992, tue ecë tek Dugajt’ e Reja, në Shkoder, ndigjova një za që vinte nga mbrapa o Fritz, o Fritz! Ndalova dhe takova piktorin që ishte lirue nga Spaçi, Gjovalin Saraçi, vite perpara kishte punue në Pelhura me emulacionin, dhe u dënue 10 vjetë burg... I dhashë doren dhe Ai nuk ma lëshoi, “të ndalova Fritz, me të kerkue të falun, se kur ishe në hetuesi, mu krijue pershtypja se e kam burgosjen prej teje!” Unë u çudita, po pse?!
Ai më shpjegoi: Pak ditë para se me dalë në gjyq, hetuesi më vuni para një leter me shumë firma të piktorëve dhe shkrimtarve të Shkodres, që në një mbledhje të Lidhjes Shkrimtarve dhe Artistave të Shkodres, kishin kerkue dënimin tim maksimal, per pikpamjet e mija fetare... Mungonte aty vetem firma yte! Aty më lindi dyshimi! Pyeta hetuesin: Po, Fritzi pse nuk e ka firmen këtu? – Ai më tha: Ai asht monsra yte... Aty kuptova se edhe ti mund të perfundojshe ndonjë ditë atje tek unë... Në kohen kur unë ishe në Spaç, m’u hoq dyshimi, se edhe atje kerkonin me t’ akuzue!..”
E perqafova Gjovalinin dhe u ndame miq! Po, prej Tij mora vesht dhe aty kuptova se “Lidhja e Artistave të Shkodres”, kishte kerkue dënimin e Tij “maksimal”. Me të vertetë, ashtu u dënue me 10 vjetë burg per agjitacion e propagandë, një dënim që nuk perfitonte nga asnjë anmesti...

Kur u ktheva në dhomen e punës i tregova piktorit Tefë Palushi... Ai më pyeti: “Si asht e mujtun që këte e paska pa vetem ajo që s’punon këtu, dhe nga pesë vetë që jemi këtu asnjëni nuk e ka diskutue një gja të tillë..?!”
Shkruhet e stershkruhet per burgosjet e pushkatimet e sa shkrimtarve e artistave nder të gjitha anët e Shqipnisë, per akuzat fallco dhe shpifjet e bame ndaj tyne... Shkruhet per qendresen ndaj torturave deri në nxjerrje të syve të ballit, tue kenë edhe të “PAFAJSHEM”, po asnjenit që shkruen per rrezikun e zi të fatit Tyne, nuk i shkon dora “as padashje”, me vue një prej atyne akuzuesve dhe shpifësve që Ju kanë marrë jeten, ose t’ pakten kohen ma të bukur të rinisë apo të krijimtarisë së Tyne!!
Të gjithë paperjashtim shka janë dënue mbas vitit 1966, janë dënue me “aprovimin e sekretarit ppsh” dhe firmat e hjelluna nder mbledhjet ku, pa asnjë kundershtim kanë aprovue dënimet e “shokve” të vet, deri në ma të randat akuza, tue kerkue edhe pushkatimin e deri tek varja e Tyne!
Pse kjo gjendje e pajustifikueshme me Dosjet e Sigurimit Shqiptar?
***
Deri kur kështu?
Deri kur shpifsit dhe vrasësit e djeshem dhe të sotshem, tue ba leksione e tue pergatitë fotokopjet e veta, madje edhe në Universitete Perëndimore?
E vetmja gja e saktë që botohet sot asht: “Numri i fletve të zhdukuna nga Dosjet e Sigurimit të shtetit, per me mbulue krimet e asaj Dosje!”
Po kush i zhdukë ato fletë a dihet?!..
Nuk kam as ma të voglin dyshim:“Ata” që i mbushen edhe po i “shprazin” se, vetem ashtu u jepet mundsia me vazhdue edhe me sternipat e tyne me “mbushë” e “shprazë” jo vetem birucat e sigurimit, po dhe xhepat e tyne!
Ka thanë Rama: Pritni, pritni, ...E se shka, duhet me pritë..?,
Ate e di vetem “Rilindja”!?..
Melbourne, 23 nandor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“ORA E MALEVE”: 4 GUSHT 1923
Viti I, Shkoder, e Shtunë, nr. 17...


AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.
Imazh
(1894 – 2 DHJETOR 1946)


GREQIA KËRCËNON SHQIPTARËT E ÇAMËRISË



Lexojmë në fletorën greke “Patris”, se Qeverria e Athinës ka dhanë një vëndim që do të dergojë në Epir një Komision, - të cilit do ti epët forca diktatoriale, - me qellim që me çue ndër ata vise nënshtetasit grekë që kanë pasë ikë prej Azisë së Vogël, në kohën e luftës që ka kenë zhvillue mes Angorës e Greqisë.
...Lajmi i të përbartunit prej krahinës së Çamërisë, bash në atë pjesë krahine thjeshtë Shqiptare që Europa e qytetnueme e ka pa me vend me e shkëputë nga trupi i përgjithëshem i Atdheut tonë, tue shkelë kështu, të drejtat tona Kombëtare...Qeverria Greke mësa shihët e ka qitë cekën me ndjekë pikëpërpikë sistemin e Mbretnisë Otomane, përsa i përket elementave të ndryshëm që banojnë në qytete e fshatra të pushtueme me forcën e armëve e me pelqimin e Evropës; e këte sistem barbar do me e ndjekë me qellim që me i elenizue një orë e maparë krahinat e pushtueme pa asnjë të drejtë ligjore, tue i shporrun prej aty ata elementa prej të cilëve nuk mund të presin, nuk po thomi bashpunim, po në mostjetër një të nënshtruem të plotë e të qetë të sundimit të sajë dhe një mohim të vërtetë të ndjesive kombëtare.
Për me ia mërritë këtij qellimi...që nuk përkon me asnjë nga parimet e qytetnimit që shpallën nga Shtetet Ballkanike me propozime të neveritëshme, Qeverria greke asht tue përhapë lajme krejtë të rrejshme, lajme të cilat prej Evropës bujare merrën si të vërteta, pa u përkujdesë fare me shqyrtue burimin e tyne e fillin e mësheftë që mundën me pasë.
Tregojmë se ditët e fundit asht hapë fjala nga Preveza, se në Çamërinë e pushtueme prej grekëve kanë ndollë disa vrasje, të cilat kanë sjellë turbullina. Ky lajm i rrejshëm ka dy qellime, njeni ma i dobët dhe ma i turpshëm se tjetri. Qellimi i parë asht me skreditue atje Shqiptarët faqe Europës së qytetnueme, tue na paraqitë si njerëz gjakësorë, barbar, njerëz që nuk i bindën ligjve shtetnore; dhe i dyti qellim asht me frigue me gjithfarë mënyrash Shqiptarët që banojnë në Çamëri, me mujtë me këta mjete të liga me i detyrue sa ma shpejtë me ikë nga ajo krahinë dhe, t’ikmën me ju konfiskue pasuninë për me ia shpërnda shtetasve të vet, që do të sjellin ndër ata vise, të cilët sot janë në vorfninë ma të madhe.
Përfaqësuesi i Shqipnisë n’ Athinë, tue parapa dy qellimet e dobëta të Qeverisë greke, që ajo ka pasë me përhapjen e këtyne lajmëve të rrejshme, ka protestue me rrebtësi tek Kryeministri, z.Gonatas; por, si zakonisht protestave tona nuk i epët fare rendësi, si dihët edhe nga të interesuemit se Shtetet e Mëdha të Evropës, nuk kujdesën fare për të mbrojtë të drejtat e Popullit Shqiptar, t’ Atij popull që së fundi ka të drejtë me jetue si çdo popull tjetër.
Shtetet Ballkanike e quejnë të egër Popullin Shqiptar; ndonse, na nuk mund të thomi se në mes të Popullit tonë shkëlqen dija e qytetnimi i vërtetë, mund të dëshmojmë me fakte në dorë se egërsia e ndjekun nga ana e disa shtetëve fqinjë ndër visët e pushtueme prej tyne në Shqipni, asht kenë e ndoshta, asht edhe sot aq e randë, e mënershme, sa Populli ynë me pasë kenë i lirë me vëprue, nuk kishte mujtë kurrë me ba ata barbarizma që shkapërcejnë çdo ndjesi njerëzore e bujare.
Asht koha që egërsinat me u zhdukë njëherë e përgjithmonë nga faqja e Evropës, tue mendue se sot popujt nuk mund të sundohën nga egërsinat, të cilët janë mohimi i pakundërshtueshëm i qytetnimit dhe i përparimit, sëpse sot, simbas parimëve shkencore e qytetare që ndiqën në gjithë botën e qytetnueme, nuk mund të përdorën popujt si kafshë mbi të cilët sundimtarët mund të kenë të drejtë me shfrye egërsinë e vet, sikur, popujt t’ishin frymorë pashqisa.
Përveç kësaj dhune të turpëshme që Europa, pikërisht në shek. e XX guxoi me i ba një Populli të vogël po, por kreshnik, një Populli që kërkon e lypë respektimin e të drejtave të veta Kombëtare, të mbështetuna mbi thëmele historike, etnike, gjeografike, sot, ajo heshtë mbi padrejtësitë që kryhen mbi korrizë të Shqiptarëve, që ora e zezë i ka dënue me ngelë nën zgjedhën e robnisë së huej; dhe, me heshtjen e vet, Evropa sot, nën rizhvillimin e qytetnimit ma të shkelqyeshëm, pëlqen, pranon, vulosë të gjitha padrejtësitë që lirisht kryhën prej atyne drejtuesve, prej atyne rrënuesve të Atdheut tonë, kundër Shqiptarëve të mjerë, të cilëve, ju mohue e drejta Kombëtare.
Sidoqë të jetë, deri sot Qeveria Qendrore e Tiranës asht sjellë shumë mirë e me takt diplomatik fort të lavdueshëm me Shtetet që kemi përreth...Populli ynë dëshron me pasë mardhanje miqësore e tregëtare me popujt fqinjë.
Shteti Shqiptar...respekton të drejtat e pakicave të ndryshme që tue banue në Shqipni përbajnë minoritetin, ndonse, këto të drejta nuk i respektohën Vëllazënve tonë as në Jugosllavi, as në Greqi, aqsa në asnjenën mbretni ata nuk kan asnjë shkollë në gjuhën amtare.
Grekofonët e Shqipnisë kanë të çiluna në vendin tonë ma shumë se 40 shkolla, ku mësohet gjuha greqishte, të mbajtuna nga Shteti ynë ose ma kjartë me folë, të mbajtuna me të hollat e Popullit Shqiptar, të atij Popull... që sot ka nëvojë me shtue shkollat e veta.
Po i sillemi pra, n’emën të Popullit Shqiptar, Fuqive të Mëdha të Evropës, për me ju lutë me u kujdesue për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjindën Vëllaznit tonë të Çamërisë, tue e detyrue Qeverinë e Athinës mos me përdorë masat e padrejta kundër atyne Shqiptarëve, që edhe pse nuk pranojnë me u elenizue, kanë të drejtë me jetue në vendin e tyne...”
W. (At Bernardin Palaj)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
“PSE NUK I BAHET NUREMBERG GJENOCIDIT KOMUNIsT ?!”


75 VJETORI I NUREMBERGUT…

PO KU ME E FILLUE ?!..
30 Nandor 1944… Shqipnia komuniste marrshon… Po kush ishte kjo?
Një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë!
Shkëlqente deri në marramandje vetëm një pallat, “pallati i diktatorit”.
Drita që shpërndante ai, mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij janë absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra nënkuptohet të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”... Ai ishte “dija e pafund”!... Edhe njerzit që kanë pasë rast atij me i dhanë dorën janë ba të dijshëm, të mendshëm, të mprehtë mbasi janë takue me té. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “donte” ai, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte me kokë...Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, pra në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, por duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat për të ardhmen, mbasi vetëm ata ishin “udhërrëfyese” për secilin shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit!.. Kudo, në zyre, rrugë kryesore, sheshe, shkolla e edhe në mjaft shtëpija .., jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë...
Bustet e statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Ku nuk ishin ata!?
Komunizmi në Evropë asht kenë në disa “tonacione” të tij, po të flasim me gjuhën e piktorve... Rusia e kishte të kuq në të verdhë, ...Italia rozë, Franca pak ma të mbylltë se Italia, Gjermania lindore ma të çiltë se e kuqja e vendëve tjera Lindore, Vendët Baltike e kishin të kuqen mjaftë të fortë...vendët ballkanike edhe ma të fortë se të tjerët... Na në Shqipni e kishim ngjyren e kuqe të gjakut të freskët...të përditshëm ose ma mirë me thanë: “të komunizmit real totalitar stalinjano - enverjan”!...
Na ishim një laborator hermetik ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”... por kurr, i quejtun as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me Stalinin dhe “vezhgues” Çiurçillin, komunizmi u nda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta...
Lindja komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane pa konçesione. Përendimi, Franca, Italia dhe mjaft shtete që na nuk i njohim nga vetëmbyllja e jonë, kaluen në sisteme socialiste por tue u gërshetue me “demokraci” të imponueme nga prania e forcave ushtarake të bloqeve Përendimore, nuk mujtën me aplikue as “Revolucionin socialist”, të cilin e penguen me dashje për mos me u shtri në krejt Evropën, gja e cila do të rrezikonte edhe Amerikën, prandej, mendoj unë se, nga këta shtete së bashku u “sakrifikue” i shkreti populli kinez.., i cili, mbas vitit 1966 – 67 ka provue edhe ai shfarosjen stalinjane të Mao Ce Dunit. Rusia, Kina dhe Shqipnia nuk kanë ndryshue ngjyrë fare njeni nga tjetri, mbasi duhej ruejtë “tansia tokësore” me armë në dorë, për vetë faktin e zhvillimeve të ngjarjeve.
Rusia fatzezë shumëkombesh e besimesh shumë ma kontradiktore se Kina. Kina shumë kontradiktore nga vetë natyra gjeografike e saja... Prej Tibetit dhe Mongolia, Tajvani, Shangai, Hongkong.., si t’ishin instalue nga kontinente të ndryshme në atë vend aq të largët, por me baza kulture mijra vjeçare nën diktatin e shkatrrimit. Shqipnia, me tre besime kontradiktore që u mbështetëshin nga fqinjtë për të sigurue sundimin e tyne.., si Orthodoksët nga sllavët dhe anadollakët lindorë, për të zhdukë çdo element Atdhetar të kulturuem në Perëndim! Pra, përveç kenjes “pakicë” inteligjenca Katolike, ishte përballë një “bishës së përgjumun” anadollake, shumë e egërsueme dhe terroriste që përkonte dhe përputhej me cilësitë komuniste sllave në të gjitha mendimet dhe vëprimet e përbashkëta të tyne, për çkombëtarizimin total. Ajo që përdorej si argument “sulmi” ishte lufta kundër inteligjencës me pikëpamje të shëndoshta evropjano Përendimore, ku perfshihej edhe Kleri Katolik Shqiptar, që i hapi, i formoi dhe i konsolidoi në Shqipni, vetëm me punën e palodhun dhe sakrifica të pashkrueme asnjëherë nga askush shkollat e kulturës evropjane ...
Nuk duhej prekë interesi sllav që sundonte tokat tona, si Kosoven, Hotin, Gruden e zonat e Tivarit e Ulqinit nga Mali i Zi... A po Vori Epirin e Maqedoninë e Veriut... Bashkimi i Tyne me trojet Shqiptare do të fuqizonte edhe Veriun, gja e cila nuk i ka interesue kurr as Serbisë, as Greqisë as edhe Rusisë.
Për këte arësye unë në librin tem “Një Monument nën dhé” kam shkrue:
“Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari!
Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij....” (“Yjet e Kombit” faqe 61.) Kjo asht arësyeja e vërtetë e masakrave të bame që në Janarin e vitit 1945, mbi trupin e Atdhetarit, Klerikut, publiçistit, shkrimtarit, poetit dhe njenit nga të parët Demokrat i Opozitës Shqiptare i vitit 1924, Don Lazër Shantoja!.. E, kjo vazhdoi jo një e dy dekada, por 47 vjet pandërpremje me të gjithë Ata Atdhetarë Shqiptarë që guxuen me thanë se “jam Katolik” ose jam “vëlla me Katolikët” si, Muzafer Pipa, Qemal Draçini, Fahri Rusi, Xhevat Korça, Myfit Q.Bushati, Arshi Pipa, Ragip Meta, Elez Troshani, Sami Repishti etj. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra.
Komunizmi asht kenë e mbetet sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX.
Ndersa në Shekullin XXI, “rilindja e komunizmit” çerdhen e vertetë e ka në selitë e terrorizmit, propagandës mashtruese dhe krimit t’ organizuem nga shteti hajdut mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” të vorfnisë pashoqe, derisa t’ arrijnë me këthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë...
Shqiptarët edhe sot nuk duhet të harrojnë monumentët me një dorë naltë, të gjakosun me thikë të shtërngueme fort e, që asht dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, vrasje, pasiguri dhe kërcnim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz...
Kjo farë e keqe zhvillohet në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohtun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i pat sigurue me hy në vathën e tij. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe false të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun borgjeze, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe pa kurrfarë tradite, po vetem për me organizue shtetin socialist.
Duhet theksue se Shqipnia nuk ishte shtet i angazhuem në Luftën Botnore, në asnjë blok, prandej edhe nuk u zharit e shkatrrue prej asnjënës palë, madje mbas Luftës Shqipnia dhe Shqiptarët dolën edhe ma mirë se ishin para saj. Shqipnia që në vitin 1942 ishte ma mirë ekonomikisht se Italia, Jugosllavia dhe Greqia... Ndërsa, mbas vitit 1991 ajo nuk mund të rreshtohet as me vëndet e Botës së katërt.
Sot asht vendi ma i varfën në të gjithë shtetët e Evropës Lindore e Përendimore. Kush e solli Ate këtu përveç, komunizmit dhe “rilindjes” së tij?
Parimi i “barazisë për të gjithë asht vorfnimi i tejskajshëm për të gjithë Popullin!
Nuk duhet harrue edhe shpronsimi dhe shtetizimi i pronave dhe pasunive private, tatimet dhe konfiskimet, të cilat marrin me vedi edhe mijra kilogram ar e monedha të grave shqiptare të ruejtuna, për me i shpenzue kur të vijë dita.., që populli ka me hangër bar “me lugë ari”... Skutat e vrimat diheshin nga shegertat e dyqaneve, sëpse pjesa ma e madhe e tyne tue u vetquejt “proletar” u lidhën me komunistët...
Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mijra e mijra njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit... Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue.., tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin dhe shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare.
E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Majtjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë marksiste – leniniste terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Enver Hoxha, por që ka pasë një mbështetje të fuqishme dhe shumë të organizueme në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit... Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo edhe organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun dhe edukue në kurset e analfabetizmit dhe nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun...
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për të sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore dhe garancinë e sotme nga ata kapitale ndër të gjitha bankat dhe shtetet Përendimore!
Populli Shqiptar sundohej nga Enver Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe.
Kjo ngjante sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres.
Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij Shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”... por jashta Saj!..
Nëse, Presidenti Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para Pallatit të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë ashtu asht si thotë Ai, por kur bahët fjalë për komunistët shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem”! Këte e verteton “qeverisja” e sotme!
Në vitin 1946 një Murgeshë që shërbente si infermjere në spitalin e burgut, në podrumet e Spitalit Civil të Shkodres, e quejtun nga të sëmurët e torturuem “Engjulli i birucave” (Gjyzepina Radovani), ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue e, duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue e, pré gjuhët që mund të flasin e, shkurtue, krenat që mund të mendojnë”...
Ky asht parimi thëmelor i komunizmit!..
E ky parim do të shkombtarizojë perfundimisht Shqipninë e Kastriotit!
Melbourne, 30 Nandor 2020.


HAFIZ ALI KRAJA (TARI)
NË VORRIMIN E AT GJERGJ FISHTËS


Imazh
HAFIZ ALI KRAJA (TARI)
(1900 – 1973)


Fjala e Hafiz Ali Krajës (Tari) në vorrim t’ At Fishtës:
“Poet Kombëtar, Patër Gjergj!


Kur nji orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aqsa asht e vështirë me caktue se mbi të cilën aso veprash duhet të flitet. Vepra Yte o Poet, ka për të formue një faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit Shqiptar, pse me aktivitetin qi ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombtare, nuk ke ba tjetër veçse, me i sigurue kombit t’onë të drejta që ai i ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën politke Tanden do ta gjykojnë në bazë të ”Lahutës së Malcisë”, Kryevepra e jote monumentale.
T’ jesh i bindun, o Poet i Madh se, Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të qenë gjithmonë kryenaltë si janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën dhe karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar.
Sot, djelmnija intelektuale me Lahutën Tande në dorë, të nep besën Shqiptare, tue, t’u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombsinë Shqyptare, do ta ruejm’ e do ta mbajnë si gja të shtrenjtë morale.
Gjithashtu edhe populli mbarë, i fushavet e i malevet, anë e kand në Shqypni sot, të nep besën se Lahuta e jote në shpirtin e tyne do të sundojnë sa të jenë stinët e motet.
Trima, gra, djelm’ e varza me fjalën Shqyptare të napin besën, se vllaznimin kombtar, qi Ti çfaqe në Lahutën Tande, do ta mbajnë me forcën ma të madhe...
Me ty, Patër Gjergj, Kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot, krejt populli Shqyptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e, me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.


Shenim nga FR: Asht mirë që fjalime të tilla me vlerë historike, të mos preken në dialekt, si dhe në permbajtje e mendime t’ Autorve.
Melbourne, 2 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Ditëlindjen e Poetit...

Imazh
Shtëpia ku asht lé Poeti, Fishtë, 23 Tetor 1871.

Poezi...
BAJAME HOXHA-ÇELIKU:

DITËLINDJA E AT GJERGJ FISHTËS


Binjake, toskërishtja dhe gegërishtja,
Janë dy krahët e shqipes që fluturojnë.
Më t’bukur emër s’do të kish Fishta,
Shqiptar rrënjosur shekujsh në embrion.

Buka e kulturës e gjuhës sonë amënore,
Gegë, toskë ky komb të puthi në ballë.
Të ngriti në piedestal kjo tokë arbërore,
O At Gjergj Fishta, të bëri të gjallë!

At, të dhanë titullin e madh, dhe shtëpia,
Plot ndere u ngrit monument kulture!
Se në çdo gur të saj gdhendej Shqipëria,
E ti kryelarti që kurrë s’u përkule!

Ajo penë e fortë mbeti shkëmb në lartësitë,
Valëvitet si flamuri ndër ne edhe sot.
As dallg’ e furishme kur rrënonin stuhitë,
Çuditërisht penën s’ta rrëzuan dot.

At Gjergj Fishta, na le pasuri të paçmuar,
Vargje brilante plot ajër e frymë.
Na le gjerdane, thesare të pagëzuara,
Gjuhën Gege e derdhe në himn.

Tetor 2020...

Shenim F.Radovani: Falnderoj Autoren e tri poezive të botueme në këte Vit të At Gjergj Fishtës... Me shumë respekt per Poeten Bajame Hoxha...
Melbourne 4 Dhjetor 2020.


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Martirin e parë t’ vramë në 1945

Imazh
DON LAZER SHANTOJA (1900 – 1945)


Leter e Don Lazër Shantojës drejtue At Fishtës (1932):
A u bie në mend?


N’at oborrin e Kuvendit të Gjuhadolit plot erë marshalloje e diell Shqipnije…Ishi pështetë për parani të dritores s’odës s’ Uej e më hudhët prej andej nji citat latin, sikur i hidhet fëmijs nji kokërr bádem. Ashtu si tue qeshë. Ju më lavduet n’at mëngjez të vokët vjeshte s’dij tash bash mirë ç’artikull, e un U çova në qiell për nji shembëlltyrë krejt origjinale qi kishem këndue ndër ato dit në “Hyllin”. Shkruejshi për ata ministrat t’onë t’asaj kohe…qi nuk ishin të zott me marrë përgjegjësi për fjalë e veprime të veta, mësa shtyllat e telegrafës për fjalë qi përshkohen nëpër telat lidhun për to. E m’a pritët: “Asinus Asinum fricat”!

A u bie në mend?

E mbramja herë, kujtoj, se u ndeshme së bashku, n’at oborrin e Kuvendit të Gjuhadolit plot erë marshalloje e diell Shqipnije.
E ajo ndeshje e fundit më kujton sod, o Fishtë, ndeshjen e parë me Jue, kur un, letrar atëherë me shpërgaj, U avita për të parën herë me të pimët e nji të vogli, me bindjen e nji neofiti. Në shkollën franciskane, në sallën e Drejtoris, n’at kryekuartjerin t’Uej prej kah Ju, rrethue nga oficirat e atij shteti madhuer në zhgun, ma e shuma rritë e edukue prej Jush, filluet luftat e lumnueshme kundra të huejve, zbuluet bukurit e vizaret e gjuhës shqipe, e bat ket me dalë nga stanet e kolibat tue e njitun mbretneshë në kathedrat e mësimit publik.
Më that: “Po ku je? Un tashma po plakem. Ku jeni ju të rijt?” Kush ka pasë rasën fatlume me ndejë me Jue, ka mujtë me e ndigjue shpesh herë ket motiv prej gojës s’Uej t’ambël. Po plakem! Dam m’u plakë nji poet, P. Gjergj, as? Rrezik!
U mundojshi njimend me veshë në varjacjone të ndryshme të humorit t’Uej të pashterrshëm, at motiv në mol: kallxojshi për vjetet e ujkut e për ato të qenit: rrahshi gjoksin e né mbram, si me dashtë me i dhanë vetes me at gjest force nji ngushllim të ligësht, e thojshi:
“Paj, a s’jam tekembramja nji djalosh… pesdhetë vjetësh?”
E qe, Fishtë, se tash do kohë nji numër i veçantë i “Hyllit” më lajmonte, se në rabushin e jetës s’Uej koha kishte pre me briskun e saj mizuer edhe dhetë viza tjera.
Gjashtëdhetë vjetësh pra…Djalosh?!
E këndova, e përpina at numër. Por a e dijni? Nuk m’a mbushi kurrkund synin. Nji suazë tepër e vogël e e vorfën për nji kuadër aq të madh e të pasun. Nji symfoni beethoviane ekzekutue nga nji orqester zumaresh e kavallash. Nji modesti e kuptueshme ndalonte mjerisht tubën e vëllazënvet t’Uej t’Urdhnit, me marrë pjesë n’at kremtim letrare nji largësi qi nuk asht harresë ndaloi nji tubë tjetër vëllaznish t’Uej, në shpirt e n’art m’u shprehë mbi Jue e për Jue n’at rasë.
Vrojta dhe nji mungesë tjetër n’at koncert. M’u duk se aty ishte harrue nota ma e bukur, ma e lumnushme e Jueja. Ajo notë qi U ban me kenë ça jeni: Fishta i jonë! Kush e këndoi atë notë, kush e spikati? Un nuk kam menden me përsritë o me kritikue këtu gjykimet e tjervet mbi Jue. Due vetëm t’U shtie në mend nji fjalëz të Goethes. Sa pare bajn ma në fund gjykimet e tjervet mbi nji poet? Gjykimi ma i mirë e i parrejshëm asht gjithmonë ai qi poeti vetë i ep vetes. E qe çë mendonte për vete ky vigan i popullit gjerman. E thotë me dy fjalë të shkurta, për ata qi s’dijnë ça asht arti, të pakuptueshme. Goethe nuk lavdohet pse ka mbërrijtë me shkrue Faustin, por pse i ka dalë me shkrue pak si mirë gjermanisht: ein bisschen gutdeutsch… Këtu, Fishtë, rri edhe të tanë madhnija e Juej si letrar. Kjo asht nota qi U karakterizon. Kush këndon nji shkrim t’Uejin, në dashtë të jenë vargjet e Lahutës, në dashtë rradhët e nji artikulli, ai këndon shqip. Kurrkush ma mirë se Ju nuk dijti me e përdorë ket material të poetit, gjuhën. Në té asht i njeshun të tanë mysteri i personalitet t’Uej e i sendevet që Ju këndoni. Gjuha e Juej, fjalët, frazat, perjudhat janë erë e tokës së Shqipnisë, janë ngjyrë e qiellit të saj, lule të livadhevet t’Atmes, janë gurgullima e lumejve e fërshëllima e pyjeve të saja, trajta e maleve e e kodrinave të vendit. Aty lëvisë ritmi i gjakut shqiptar, tingëllon zani i qinde-e mijvjetve, pasqyrohen fytyrat e kreshnikvet e idealet ma të nalta të prisave e të fatosavet t’onë. Nji qi nuk asht shqiptar, qi nuk e ndien veten të tillë; qi nuk asht rritë e s’ka jetue me ket popull, ai mundohet kot: nuk U kupton. Ju jeni të papërkthyeshëm. Për me pérkthye shkrimet t’Ueja, duhet me shkrue brij tyne të tané historin, të tanë psyhologjin të atij populli të maleve t’ona. Titullin e poetit populluer në Shqipni e meritoni vetëm Ju. Munden tjerë, e pse jo?, me U a dalë ndoshta në lirikë, në dramë, në romanx, në fletorizëm, n’ato degë të ndryshme ndër të cilat dahen pema e leteratyrës; në poezinë popullore, n’artin e gjuhës Ju jeni e do të mbeteni i vetëm. Në vetmin’ e të mëdhajve, të gjenive. Të paarritshëme të pakapërcyeshëm. Nji! S’asht nevoja me kqyrë e me peshue gjithmonë ça Ju shprehni në këtë gjuhë. Unë, po Ua thom rrumbullak, nuk jam nji asijsh qi i pëlqejnë të tanë veprat t’Ueja, En bloc, mbyllasyzash. Shijimin t’em artistik bje fjala e knaqin shum herë katërmdhet vargjet e nji soneti të Mjedës shum ma tepër se katërdhet vargjet e ndonji melodrami t’Uej. Por këta s’do me thanë gja. Gjuha e Juej asht n’ vetvete art, kryeveper arti. E ban të tillë ndertesa e saj, muzika, ngjyra, veçansija. Ata qi janë mundue me shkrue mbas falsarigës s’Uej, kanë dështue deri tash gjithmonë. Kanë mbledhë, në gjasim të çamerdhokvet të shkollavet, fraza mbi fraza, i kanë shprazë të gjitha për nji herë, njenen mbas tjetret në faqen e parë të një artikulli, porsi shprazet nji babunë dardhash t’egra në nji gropë për me u ndukë, e në faqen e dytë të tij, hiç ma larg, të kanë dalë në frazeologjin e stilit stereotipik të fletorizmës, të kanë shkrue mbi eksigencat e jetës e mbi nevojën me marrë pozicion e prej kullosave të pastra të bjeshkave kanë ba nji salto mortale në bulevardet plot pluhun të metropolevet moderne e kanë thye qafën!
Ata qi n’at numër të veçantë të “Hyllit” shkruen mbi Jue e mbi veprën t’Uej e harruen kët notë a nemose nuk e spikatën. Lypet ndoshta edhe nji farë distance për me e ndie e për me e shijue si duhet. Disa eleganca muzike nuk mund të shijohen me veshë tu grykat e trumbetavet të bombardonavet. Duhen ndëgjue larg. E na qi tash sa vjet jemi të dënuem me jetue larg popullit t’onë me gjinde e në dhe të huej, ku veshët s’na i prekë kumba e gjallë e zanit të tij, as kur këndon as kur qan, por hera-herë ndoj jehonë e rrallë e zbet e e vdekun, na jemi ndoshta për kët punë ma sensibil, ndiem ma fort e ma hollë. S’asht vetëm malli për tokë, asht dhe ai për gjuhë qi na zatetë, malli për trup e për shpirt të Shqipnis. Nji mik i emi, qi ishte shtrëngue me ndejë shum kohë në Belgrad pa pasë shoq shqiptar, ngitte me kërkue sharraxhit e bozaxhit e Kosovës për me hjekë mall e me folë shqip me ta. Jam edhe un tash nji vjetë në hallin e atij miku. As flas, as ndie tue folë shqip tash sa kohë. Ça baj? Marr Lahutën, marr nji vjershë t’Uejen, cilendo, këndoj me za të naltë shqip e, a ma besoni, qaj... Nuk qaj pra fort kollaj un kur këndoj shqip. Mbushem ma tepër për maraz kur shoh ça shkruhet e si shkruhet shqip.Kur shoh matrapazat në lulishtat e poezis e n’oborret e prozës s’onë, kur shoh cuba tue vjedhë ndër ata të Parnazit karabusha për me i a qitë mbandej si laradasha të përzhitun shqip kombit e m’u quejt aktorë e me krrucë ndoshta edhe ndoj grusht verdhukë. Jo, jo, Pater Gjergj, nuk qaj un kollaj kur këndoj shqip. Por gadi gjithmonë kur këndoj fjalën t’Uej. E në qetin e atij vaji të shpërthyem nga bukurija e gjuhës s’Uej, e gjuhës s’onë, kuptoj sende qi asnji histori, asnji psyhologji nuk do t’ishin të zojat me më zhvillue. Atëherë kuptoj se si nji popull kaq i shkretë, kaq i salvuem, kaq i sprovuem, ban se ban hije mbi tokë e nuk ndigjon me vdekë. Atëhërë kuptoj se pse zemra e nji Plaku, mbi të cilin rrahin tallazet e detit të botës, moliset e pse syt e Tij derdhin lot kur shofin para vetes nji tubë burrash e grash shqiptare. Kuptoj atëherë edhe lotët e Pios së XI.

“Shejzat”, vjeta V, nr. 11-12, nanduer-dhetuer 1961.

Shkruen Prof. Ernest Koliqi, në vitin 1961...
“Kemi fatin e bardhë t’u paraqesim lexuesvet nji margaritar të çmueshëm, nji shkrim të pa botuem t’orziut Don Lazër Shantojës mbi Fishtën. Asht nji letër e hapun të cilën shkrimtari me at styl të gjallë e të hollë të vetin i drejtonte poetit nga La Motte (Jura Bernois, Zvicër) ku aso kohe (1932) e kishin hjedhun dallgat e mërgimit e ku ushtronte ofiqin e famullitarit. Arsyena të lidhuna me kushtet e tija si i mërguem banë qi letra të mbette pa u shtypë. Nji miqësi vëllaznore na lidhte me Shantojën, e themelueme në dalldi të përbashkët letrare. Shum shkrime të të ndiemit Mik ruejmë me kujdes plot nderim në kartotekën tonë private tue pritë rasën e volitshëme me i botue në vëllim.
Letra mbi Fishtën na duket se në kët Numër të Vaçantë e ka vendin ma të përshtatun”.

Shenim F.Radovani: E s’ besoj se ka vend ma të pershtatshëm se ky, sot në Vitin e At Gjergj Fishtés 2020. Nga botimi i Prof. Ernest Koliqit kuptohet se Arkivi i Tij, ruen vlera të mëdha.
Fatkeqsi e madhe se kush po e drejton sot të shkreten Shqipni!
Melbourne, 8 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
N.r LX

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh:


Një nga botuesit e veprave t’ At Fishtës
DR.PROF. NDUE ZEF TOMA

Imazh
(1935 – 2017)


AT GJERGJ FISHTA - FIGURË E MADHE E KOMBIT

Në 65 vjetorin e vdekjes:

Pjesa e I-rë.


Universi artistik i Fishtës:

Një ndër majat më të larta të relievit të letersisë shqiptare është, padyshim vepra e At Gjergj Fishtës. Ndonse kanë kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytë përgjithmonë, të rrahurat e zemrës së tij për popullin e Atdheun i ndjejmë edhe sot në krijimtarinë e pavdekshme që na ka lenë. Kur përceptojmë epopenë madhështore “Lahuta e Malsisë”, këte “Iliadë” të shqiptarëve, siç e kanë quajtur studiusit e huaj, përjetojmë thellë ndjenjat e shpirtit heroik të Fishtës.
Në “Mrizin e Zanave” ndiejmë vibrimet e holla të unit lirik të tij, që ngazëllehet nga soditja e Flamurit kombëtar, që valvitet si krah engjëlli në fluturim në sfondin e kaltër t’ Atdheut të çliruar, pas natës së gjatë të robërisë osmane. Të ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisë së zemres së tij për gjuhën shqipe tiparet e së cilës, i krahason me gjumin e embël të foshnjes së pafaj, me dritën e shpresës, me të qeshurën e çiltër të njeriut të mirë, por edhe me shkrepjen e rrufesë e me tronditjen e termetit. A mund të shprehet emocionalisht më kapshëm butësia e brishtia e gjuhës shqipe se sa kur përftyrohet si një fllad i lehtë pranveror që lëmon gjinjtë e trëndafilit?
A nuk na duket se ndjejmë në lëkuren tonë shpimin e gjëmbave të mprehtë të satirës së Fishtës, kur lexojmë “Anzat e Parnasit” e Gomarin e Babatasit”?
Nga të gjitha këto që thame arrijmë në përfundimin se, kur futemi në universin artistik të Fishtës, bindemi plotësisht se zemra e tij rrahu fort për Shqipërinë gjatë gjithë jetës, deri në frymëmarrjen e fundit, kur përpara saj bëri betimin solemn, si biri para nënës:
Dersa t’ mundem me ligjrue
E sa gjallë me frymë unë jam,
Kurrë, Shqipni, s’ kam me t’ harrue,
Edhe në voo me t’ përmend kam.


Paradokset e (zh)vlersimit:

Personalitet jo i zakonshëm, me talent e aftësi të rralla, me energji e prirje të gjithanshme, Fishta terhoqi që herët vëmendjen e bashkëkohësve, brenda dhe jashta vendit.
Ai qe jo vetëm poet i përmasave të mëdha, por edhe njeri i veprimit shoqëror e politik, atdhetar i flaktë, tribun i popullit, mbrojtës i vendosur e sypatrembur i çështjes kombëtare, për të cilen ngriti zërin në shumë mbledhje ndërkombëtare si perfaqsues i Shqipërisë, duke stigmatizuar fqinjët grabitqarë e fuqitë e mëdha që qëndronin pas tyre.
Megjithatë, sot është koha që pohime të tilla nuk duhet të mos deklarohen, po të provohen me argumente të pakundërshtueshme, për arsye se, jeta e vepra e Fishtës ka kaluar dy periudha vlerësimi:
Në të parën, sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit, duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar.
Në të dytën, vetëm katër – pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrën më të pashembullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose e shumta të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letersisë shqiptare.
Të hiperbolizosh vlerat e tua kombëtare, është një veprim i kuptueshëm, ndonse jo i drejtë; kurse t’ i zvoglosh ato, t’ i mohosh, apo, çka është edhe më keq, të arrish deri aty sa t’ i përçmosh, t’ i përbaltësh, siç u veprua me Fishtën, është veprimi më i pakuptueshëm, më paradoksal, që mund të mendohet!
Është thenë se personalitetet e mëdha kalojnë nëpër tri periudha vlerësimi: Në të parën, himnizohen, pastaj mohohen për të arritur, më në fund, në përcaktimin e vlerave objektive të tyre. Në qoftë se kjo është e vërtetë, kohës sonë i bie detyra e vështirë dhe më e rënda me një përgjegjësi të madhe e vendosjes së Fishtës në piedestalin që i takon.
Kuptohet se kjo është një punë shumë e mundimshme, gjatë së cilës u duhet rikthyer të gjitha atyre që janë thënë për té, mirë apo keq qoftë, duhet “rilexuar” vepra e Fishtës, për t’u thelluar në analizën e poetikës dhe të problematikës, pë të nxjerrë së andejmi mesazhin që u solli bashkëkohësve, kur u botua si dhe atë që marrim né sot prej saj.
Natyrisht, nuk kam asnjë iluzion se mund të plotësohet një detyrë kaq e vështirë dhe me një përgjegjësi të madhe të caqet e këtij artikulli modest popullarizues.
Kryerja e saj në nivelin e dëshiruar mund të arrihët me përpjekje të përbashkëta të forcave shkencore më të afta, me studim të gjërë të monografive, ku vepra e Fishtës, duhet të vështrohet nga të gjitha anët.

Duke shfaqur ndonjë mendim për vlerësimet dhe zhvlerësimet që i janë berë Fishtës në dy periudhat që përmendëm, deshëm vetëm të ndihmojmë sadopak për të sensibilizuar studimet tona për t’u përqendruar mbi këtë figurë të madhe të letërsisë shqiptare, që të përcaktojmë drejt vendin dhe rolin që luajti në pasurimin dhe zhvillimin e saj.
Mendoj se koha kërkon me ngut të hidhet dritë mbi disa vlerësime kontradiktore, diametralisht të kundërta, që janë bërë për Fishtën dhe veprën e tij.
Nga njëra anë është thënë se është poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipërisë. Nga ana tjetër është mohuar talenti poetik i tij, është denigruar si vargëzues i rëndomtë, madje është edhe akuzuar si përvetësues i krijimtarisë popullore, pra si plagjiat i saj.

Cila është e vërteta shkencore?


Kryevepra e Fishtës, “Lahuta e Malsisë”, nga njëra anë është vlerësuar si apologji artistike më e fuqishme që i është bërë Atdheut të rrudhur e të coptuar nga fqinjët grabitqarë, nga ana tjetër është akuzuar për frymë shoveniste?
Përsëri: Cila është e vërteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta të rrëmbejë, i shtyrë nga shovenizmi i tij? A nuk kanë parasyshë autorët e akuzës së shovenizmit se ne jemi i vetmi vend n’ Europë i rrethuar nga të gjitha anët me vetveten?
A mund të quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtësitë që i janë bërë Atdheut tonë nga armiqtë dhe nxori në shesh ëndrrat e tyre për të copëtuar e për të rrembyer përsëri trojet tona?
Nga njëra anë është thënë se Fishta gjatë gjithë jetës ka luftuar për të drejtat e Shqipërisë e të shqiptarëve, nga ana tjetër është trumbetuar me forcë e kundërta: Se ai ka qenë i shitur jo tek një po tek shumë të huaj, madje, për të mos lënë pik dyshimi, është thënë se vetë Fishta ka pohuar publikisht se nuk është shqiptar! A mund të besohet një gjë e tillë?!
Këto duhen ndriçuar.
Për Fishtën është thënë, përsëri pa asnjë argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, që ia kanë mjegulluar vështrimin atdhetar. Mirëpo, edhe me një arsyetim fare të thjeshtë, kam përshtypjen se akuza të tilla do të bien menjëherë. Po të kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do të shpjegohej që personazhe të shumta të krijimtarisë së tij janë të “fesë tjetër”, madje dhe kryeheroi i kryeveprës së tij,
Oso Kuka, të cilin e ka përjetsuar në një nga tablotë më madhështore dhe më emocionuese të letërsisë shqiptare, edhe ky është i “fesë tjetër”?
Po të kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, ashtu si shpjegohet që binomi poetik, që përshkon nga fillimi në fund krijimtarinë e tij ka gjymtyrë vëllezërit Toskë e Gegë, të cilët me të njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe që çajnë qiellin si shpata dhe zharisin armiqtë?
Po të kishte pasur Fishta vizion të ngushtë provincial, si do të shpjegohej që ndërmjet pseudonimeve të shumta që përdori, më i parapëlqyeri prej tij qe Gegë Toska me të cilin nënshkroi kryevepra të tilla si “Gomari i Babatasit”?
Jo, jo! Akuza të tilla janë fare të pathemelta! Siç ka vërejtur me mprehtësi shumë kohë më parë Prof. Eqrem Çabej, vështrimi artistik i Fishtës ishte i tillë që niste tek malësori i moçëm Marash Uci dhe vinte gjithnjë duke u shtrirë, derisa arrinte tek Abdyl Frashëri, tek Lidhja e Prizrenit, për të rrokur, më në fund, tërë Shqipërinë, të gjitha trojet tona etnike nga Veriu në Jug, nga Perëndimi në Lindje.
Këto janë vetëm pak gjëra nga shumë të tjera që janë thenë për Fishtën në të dy periudhat: Të vlerësimit e të denigrimit të tij.
Në këtë mënyrë figura e madhe e Fishtës është veshur me një mjegullnajë, që duhet të zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektuve.
Nga sa është thënë deri sot për Fishtën del se vlerësimet e larta që i janë bërë përgjithësisht janë konkluzione të nxjerra nga analiza e jetës dhe e veprës së tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike të paargumentuara. Le të arsyetojmë mbi ndonjërën prej tyre.
Në rast se Fishta nuk do të ishte poet i madh, si mund të flasin me superlative për té atoritete të tilla të artit dhe të shkencës, vendas e të huaj, si virtuozi i fjalës poetike Lasgush Poradeci, që e quan me gjuhë metaforike “Fishta është "shkëmb i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”, që shpreh me art ndjenja dhe ideale të mëdha atdhetare? Në rast se nuk do të ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do të ishin mahnitur aq shumë nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Çabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolë Kamsi, Gabriele d’ Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janë shprehje e çiltër e ndjenjave që u ka përftuar vepra e Fishtës.
A mund të besohet se At Fishta ishte i shitur tek të huajtë, pra antikombëtar, kur në momente të vështira, në mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare në Paris, në Athinë, në Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin në rrezik, ai u dërgua si përfaqsues i vendit tonë për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve?
Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanë mundësi dhe detyrë parësore të rrëzojnë me argumente këto fyeje qellimkëqia e në të njëjtën kohë, të zbulojnë fondin e pasut të vlerave artistike, shoqërore e politike të këtij personaliteti të gjithanshëm të kombit tonë, për të cilat kemi aq shumë nevojë.

Nga buronte urrejtja për Fishtën?

Duke pasur bindjen e palëkundur se At Fishta është një figurë ndër më të ndritura të kombit, natyrshëm lind pyetja: Ku e kishte burimin gjithë ajo urrejtje patologjike kundër tij, që çoi në trillime e shpifje aq monstruoze e njëherësh, banale sa të mos besoheshin?
Megjithëse për këtë problem deri tani janë dhënë disa shpjegime, kam bindjen se përbaltja e Fishtës u bë për arsye të koniukturave politike. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Në vitet e para, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Jugosllavia ishte “miku” ynë i ngushtë, s’ mund të qëndronte Fishta dhe vepra e tij, që demaskonte nga fillimi deri në fund padrejtësitë dhe coptimin e trojeve tona nga sllavët.
Pastaj, në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik nuk mund të qendronte Fishta dhe vepra e tij, që e shihte Rusinë si tutor të armiqëve tanë dhe, këta të fundit i cilësonte shprehimisht “klyshë të Rusisë”.
Në kohën kur dy miqësitë e sipërme u kthyen në armiqësi, Fishta as atëherë nuk mund të rehabilitohej më, për arsye se ishte hedhur shumë baltë mbi të.

Rruga për tek Fishta:

Në fund të këtij njëzetëshekulli që po përcjellim, rruga për tek Fishta u hap. Hapat e parë në këtë rrugë u hodhën nga një turmë e madhe njerëzish që e prisnin me padurim këtë ditë, ndërmjet të cilëve spikati Injac Zamputti, Pal Duka – Gjini (At Daniel Gjeçaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjëll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Çobani, Stefan Çapaliku, etj.
Që atëherë kanë filluar të organizojnë veprimtari shkencore dhe të shkruajnë artikuj përkujtimorë me raste përvjetorësh të lindjes dhe të humbjes së tij.

Ribotohen vepra pak të njohura për publikun.
Megjithëse të gjitha këto janë të dobishme dhe organizatorët e tyre meritojnë përgëzime, mendojmë se puna për të arrijtur tek zbulimi i plotë i vlerave të Fishtës, mund dhe duhet të organizohet më mirë.
Së pari, kusht i domosdoshem është botimi shkencor i veprës së plotë të Fishtës. Nuk ka se si të bëhet studimi pa pasur në dorë objektin e plotë të tij.
Së dyti, Fishta duhet të zërë vend denjësisht në programet shkollore, si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë sonë shqiptare.
Së treti, në këtë periudhë, kur ende nuk kemi punime të plota shteruese, kritikët dhe studiuesit tanë më të përgatitur mund të përmbushin nevojat e tanishme të ngutëshme që ka shkolla e publiku lexues, për njohjen e interpretimin e veprës Fishtës.
Natyrisht, puna e deritanishme ka qenë e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari e shkrime, edhe të thjeshta si kjo skicë jetëshkrimore që po paraqesim në mbyllje të artikullit.

Pak biografi:


Rrjedha e jetës, krahas rregullsive sjell me vete edhe mjaft rastësi, roli i të cilave në zhvillimin e mëtejshëm të saj shpesh herë nuk mund të parashikohet. Kështu, askujt nuk mund t’i shkonte nëpër mendse fëmija që lindi me 23 Tetor 1871 dhe që u pagëzua Zef, do të vinte një ditë që do të bënte të njohur në gjithë vendin dhe më përtej fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, të padëgjuar fare deri atëherë. Askush në atë kohë nuk mund të parashikontese nga ky Zefi i vogël do të dilte pak më vonë ai At Gjergj Fishta i madh...
U shqua si pjestar i Shoqërisë letrare “Bashkimi”, e cila u pat thëmeluar me 1899 nga Imz. Prend Doçi. Në 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe që kemi sot. Me 1902 qe zgjedhur po në Shkoder drejtor i shkollës Françeskane, në të cilën për herë të parë futi shqipën si gjuhë mësimi. Në 1913 po në Shkoder, thëmeloi dhe drejtoi sa qe gjallë revisten “Hylli i Dritës”.
Në 1916 – 1918 krijoi “Posten e Shqipnisë... U emrua Kryetar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, e nën Kryetar i Parlamentit Shqiptar...
Shenim F.Radovani:
Vazhdon Pjesa e dytë.

Melbourne, 10 Dhjetor 2020


DR.PROF.NDUE ZEF TOMA
(1935 – 2017)


AT GJERGJ FISHTA - FIGURË E MADHE E KOMBIT

Në 65 vjetorin e vdekjes: Pjesa e II-të.

U shqua si pjestar i shoqërisë letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar më 1899 nga Imz. Preng Doçi. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe, që kemi sot.
Më 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, në të cilën futi për herë të parë Shqipen si gjuhë mësimi. Më 1913 po në Shkodër, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallë revistën "Hylli i Dritës".
Në vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postën e Shqipnisë". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit, më 1919.
U zgjodh deputet i Shkodrës dhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar më 1921.
U dërgua anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërballkanike në Athinë më 1930, pastaj më 1931 në Stamboll dhe prap në Bukuresht më 1932.
Më 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në New Jork, ku përfaqësoheshin 60 shtete nga gjithë Bota.

Veprimtaria letrare e Fishtës


Ajo është e gjerë dhe e gjithanëshme.
Lëvroi të gjitha gjinitë e zhanret: lirikën, epikën, dramën, satirën, publicistikën, polemikë e oratori, vepra agiografike, përktheu e përshtati në gjuhën shqipe nga letërsia botërore.
Ishte shumë aktiv në jetën letrare, shoqërore e politike të kohës. Kjo shprehet në bashkëpunimin me të gjitha revistat e gazetat që dilnin, në të cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtës arrin në rreth 50.000 vargje, kurse në prozë mbi 700 mijë faqe.
Vetëm "Lahuta e Malsisë" ka 30 kangë me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallë dhe 30 tjera i la të pabotuara.

Veprat kryesore të Fishtës janë: "Lahuta e Malsisë", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrës dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia në Aulli".


Për këtë veprimtari letrare, shoqërore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:

Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

At Gjergj Fishta vdiq në Shkodër me 30 dhjetor 1940.
(Fragmente nga krijimtaria)

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t’verës,
Që vallzon në blerim t’prillit,
Porsi i ambli fllad i erës,
Që lmon gjijtë e drandofillit,
Porsi vala e bregut detit,
Porsi gjama e rrfesë zhgjetare,
Porsi ushtima e një tërmeti,
Njashtu asht gjuha jonë shqiptare.

SHQIPNIA E LIRË

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir…

HIMNI I FLAMURIT KOMBËTAR

Porsi fleta e Ejllit të Zotit
Po rreh Flamuri i Shqipnisë
E thrret t’bijtë e Kastriotit
Me u mbledhë tòk ndër çetë t’ushtrisë.

Bini Toskë, ju bini Gegë,
Si dy rrfé, që shkojnë tue djegë!
A ngadhnjyes a t’gjithë Dëshmorë,
Trima mbrendë! Me dorë, me dorë!..
NJË GJAMË DESPRIMI
Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,
Mburojë iu bamë Evropës, pa dijtë shka asht tuta
Atbotë kur pallën Skanderbeg Kastriota
Sillte si rrfeja, e përmbi shtroje te buta
Dridhej një Sulltan, që aso here
Bante m’u dridhë botën mbarë prej mnere.
Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,
Shtegun me kurma shqiptarësh ia zumë
Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun
Për disa kohë e mbajtëm, e poshtnuem,
Por kurrë Evropa në ndihmë një ushtar s’na nisi,
Kurr punët mbas fjalëve që na dha s’ujdisi.
E mallkue kjoftë Evropa! Atë e vraftë Zoti,
E shoftë me fise, popuj e qytete
Edhe premtoftë që dersa t’endet moti,
Kurrë lufta mos iu daftë për tokë e dete.
Selitë e saj grimë me grimë u thejshin,
Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!
Pse krahët pa dhimbë Shqipnisë me ia thye
E prej Lirie me ia ndalun hovin?
Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtë m’ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnë Moskovin?
Nuk duhet jo, që të mëkambet Shqiptaria,
Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malsia.

NGA PUBLICISTIKA E FISHTËS

Dr.Ardian Ndreca (Romë, 2001)
"Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet.
Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, që shumë kend ndër ta, e ban krejt të neveritshëm dhe ekscentrik. Ky, babën gjaksë, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer; rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intrigantë batakçi, me vagabondë, rrugaçë, me njerëz hasëm të kulturës e të qytetnimit, si mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv ? Për me sundue një shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderë, dije, urti, burrni, qé se çka duhet.

Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mësoheshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë e jo ndër kafeshantana të Evropës e në mejhanë e paçaxhihane të Tiranës, tue luejtë tavëll e bixhoz e tue pi mastikë…”
*** Portreti i nëpunësit të shtetit, që synon vetëm të zhvatë sa ma shumë prej tij, për me sigurue për vete një jetë të qetë e të rahatshme: "....Ju kryetar këtu, drejtor atje, mbasandej, kur të huejtë na u hoqën deret, Ju sot senator, nesër deputet, mbasnesër ministër, tjetërmbasnesër prefekt, prap ministër, prap deputet: me kësulë në njanin sy, endu-çendu në shpinë të automobilit: tungatjeta! Në të djathtën, selamalekum! Në të majtën; ky hiq kësulën, ai hiq kapelen: zgërdhiju njanit; gërmushju tjetrit - Ministër, madje!..."
*** Ja si i përshkruan meskinitetet e klikave të atëhershme:
"U shpërnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarët e Shqipnisë kthyen ndër kafe e mejhane të qyteteve e të fshatrave të veta, ku menjëherë filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikë, tavëll, bixhoz. -"Jo, unë jam nacionalist. Ata janë "tradhëtorë", të poshtër, të shitur, maskarenj. Une kam shpëtue Shqipninë në ditën ma të ligë…”
***Kështu u heq maskën prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lëshoi zagarët e vet elektorale në të katër qoshet e Shqipnisë. T’u lëshuen, bre bir sâme, prefekt e nënprefekt, t’u shpërvolën kryetarë bashkishë, krahinorë, se-kretarë e t’u zgaqën kopista e arkivista...."
*** Ja si i stigmatizon feudalët e mbrapambetun, që damtonin çështjen kombëtare: "...Ky asht një analfabet, gjysë idiot, dembel, shumë herë sarahosh, gati gjithmonë kumarxhi, njeri pa fytyrë; pse, sadoqë poligam, prej tij s’ka guxue vajzë me dalë te dera, djalë me u endë sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorështrejtë, qelepirxhi, ky, për një çiflik, për një rybe, ka pështy në Fé e në Atdhe, i ka ra mohit kombësisë së vet, kè, shqiptar tue kenë, e quejti veten "turk"... Ma tepër ka vra njerëz me u pushtue tokën; ka vra bujqit e vet për me u grabitë gjinden e shpisë, për me u marrë bagëtinë…”

VLERËSIME PËR FISHTËN DHE VEPRËN E TIJ


** "Me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se, sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e spartanëve, njashtu edhe epopeja e "Lahutës", odet dhe elegjitë e "Mrizit të Zanave" e të poezive të tjera, kanë mbjellë në zemër të djelmnisë sonë dashurinë e pamasë për truallin e të parëve dhe për gjuhën amëtare.
Njikëto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi dhe përparimi i saj kanë qenë polet, rreth të cilave shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës". Prof. Aleksander Xhuvani

"Fishta është "shkëmb i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar".


"Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!" - Lasgush Poradeci

** "At Gjergji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonë." Kostaq Cipo

** ”Kot përpiqën grekët e sotëm të gjejnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotësuar se "Lahuta". Faik Konica

** Fishta "Poeti i Madh i popullit të shquar shqiptar". Gabriele d’Anunzio

** "Patër Fishta njihët si poeti më popullor i shqiptarëve, si poeti më i përzemërt i këtij populli... Si këte kemi edhe një të madh tjetër: Rabindranath Tagora." - Erwin Stranik

..."Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna."- Prof. Dr. Maximilian Lambertz

** "Shqipnia qe ideali i tij, për te punoi, për te vuejti e me emnin e saj në gojë dha frymën e fundit." - Prof. Karl Gurakuqi

** "Patër Fishta...me veprat e tij në poezi e në prozë arriti të kurorëzohej me dafinë si më i madhi poet kombëtar, ai është tharmi i poezisë popullore shqiptare e më i kulluari shkrimtar i Arbërisë."- Anton Baldacci

** "Një ndër gurrat e trajtimit të tij (të Fishtës) letrar kjenë jo vetëm klasikët e letërsisë greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikët gjermanë, spanjolë e anglezë..." - At Pal Dodaj.

“...Çmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos në prozën politike e polemike asht i gjallë, i kjartë e shumë i rrebët."- Prof. Kol Kamsi

"Poemi epik "Lahuta e Malsisë" asht një vade mecum i çdo atdhetari." - Don Kolec Prennushi

** "Lahuta e Malsisë" mund të qëndrojë përkrah veprave poetike më të shquara të popujve të tjerë." - M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)

** "Tingulli i lirës së tij (Fishtës) gjithmonë i gjallë, ka për të vazhdue të mbajë në kambë kombësinë e gjuhën tonë."- Prof. Filip Fishta

** "Pas vdekjes Fishta...nisi të jetojë ma me gjallni në shpirtin e në zemrën e kombit: u përjetsue nga Kombi që ai përjetësoi në vepra të pavdekshme."- At Viktor Volaj

** "Kam ardhur të gjej letrarin shqiptar dhe gëzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."
Një shkrimtar francez, pas takimit me Fishtën.

** "At Gjergj Fishta nëpër ma të mëdhatë qytete të botës, përpara mija e mija poetësh, njerëzish të naltë, shkencëtarësh, diti me qitë në pah e me naltsue vetitë ma të rralla të kombit shqiptar, historinë lumniplote e traditat shekullore të tij."- Nush Topalli

***...At Fishta...nuk jetoi në "kështjellen e fildishtë", por u hodh me entuziazëm djaloshar nga një mision në tjetrin për të mirën e kulturës e të racës shqiptare...
Fishtën, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymëzonte asgjë me parë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut. - Lefter Dilo

** "Fishta, tue kuptue mirë randësinë që ka bashkimi, edhe si plotësim në mungesën e fuqive, deshi t‚u vinte breznive ma të lashta bashkimin si veti të trashegueme, megjithëse jo aq të spikatun, me të cilin të parët tonë përballuen çdo rasë e peripeci."- At Konrrad Gjolaj

** "Fishta mori prej popullit gjithçka që gjet të hijshëm, të madhnueshëm e të fuqishëm, e porsi një piktor i zoti, e shndrroi në shpirtin e vet, tue e riprodhue në një mënyre e cila asht vetëm e tija, prandej, origjinale." -At Anton Harapi

** "Lahuta asht një pinakotekë e artit kombëtar, ku poeti pikturon gjallë tipat, personat, skenarët e kostumet… "
"...At Fishta, ky gjeni me rrënjë në tokën amëtare të popullit shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte mbi letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtërore të kombeve të Evropës u ngjit deri në majat më të larta të kulturës."
Prof. Dr. Norbert Jokl

**”Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, të ushton hijshëm e fuqishëm në të njëjtën kohë. Sado që studimet e veta i bani të gjitha në gjuhë të huaja, sado që zotnonte ma së miri italishtën, frengjishtën, slavishtën e latinishtën, shkrimeve të tij kaq u vjen era shqip, sa me t‚u dukë se nuk ka ditë veç gjuhën e vet. Poezinë e tij e shijon jo vetëm njeriu me shkollë, por edhe i pashkolli." - At Mark Harapi S.J.

***”E keqja mâ e madhe që i ka ardhë Fishtës prej vjetve të komunizmit âsht që sot, mbas gjashtëdhetë e sa vjetësh prej dekës së tij, të gjithë e admirojnë por pak kush e lexon.” - Dr.Ardian Ndreca (2001)

Kush âsht At Gjergj Fishta per brezin mâ të ri?

Fishta âsht nji fenomen i papërsëritshëm për shpirtin shqiptar, pse ai ka mbërrit me kenë njiherit poet, njerí i Zotit, humanist, patriot, burrë i virtytit e i vlerave qytetare – e këto cilësina, ndër ne, janë të rralla, te nji njerí i vetëm.
Shuma e vargjeve të Fishtës âsht realiteti shqiptar i çdo kohet, prandej asnji njerí i letrave shqiptare nuk mund të hjedhin nji rresht pa e pasë lexue fund e maje veprën e tij…
Guralecat e letersisë shqipe s’ kan mujtë me i bâ gja atij Mojzehi të gjuhës që âsht Fishta, por shumë keq mundet me i ba injoranca e brezave të sotme tue mos e lexue atë.

Pse duhet lexue Fishta?

Ai duhet lexue pse âsht nji klasik i letërsise tonë, e nji klasik s’pranë kurr së thanuni atë që ka për të thanë – në çdo kohë e secilit prej nesh. Klasiku âsht ai – për cilin ti ndien që e çojnë në qiell, por kur e lexon- ti vetë njitesh në qiell.
Asht fat me e lexue Fishten tue kenë në gjendje me e shijue, por me e shijue duhet të paktën me pasë dishirin me u drejtue kah arti i tij. Fishta âsht nji shkrimtar i tillë – që po u lexue njiherë – njeriu kupton se çka janë kenë librat tjerë që ka lexue para tij.

Fishta âsht i papërkthyeshme – pse shpirti i tij nuk ka zâdhanës, ai, si Mojzehi, ka qitë gjuhën e letrat shqipe prej robnisë e me pendën e tij ka bâ me burue mâ të kulluemin ujë – që ka për të shue përherë etjen e atyne që dojnë atdhé, kulturë e besim në Zotin. Lahuta e tij âsht skulptura epike e gjuhës shqipe, vepra e tij satirike âsht portreti mâ realist i shqiptarit të gjithmonshëm, lirika e tij âsht i vetmi vend ku qielli i toka shqiptare bashkohen në tinguj të ambel muziket të amshueme. Prandej, mbas Fishtes âsht e veshtirë me thanë ndonji gja të ré në letërsinë tonë.
Të gjitha përpjekjet me e “përshtat” Fishten mbas gjuhës së sotshme, të bdarun e të bastardhueme, janë të dështueme pa dalë në dritë, nuk bahet fjalë me ulë Fishtën te masa injorante e dembele, duhet që këta me u mundue me i ngjitë te Fishta për me kuptue të paktën se çka âsht nji klasik i letërsisë.
***
Kënaqësia e kësaj pune modeste do të ishte e madhe në rast se me të ne kemi arritur të ndihmojmë sadopak që kjo vepër autentike e Fishtës të komunikojë lirshëm me shqiptarët e të gjitha trevave, ashtu si përpiqej vazhdimisht Poeti Kombëtar.
Dr. Prof. Ndue Zef Toma. Tiranë, 2006.

Shenim F.Radovani: E gjithë kolana ka 10 vepra. Botimi i plotë i Vepres së At Gjergj Fishtës asht punë disa vjeçare e entit botues “Gjergj Fishta”, me bashkpuntorët e vet. Per realizimin e Vepres së plotë kanë punue disa studjues dhe personalitete si Dr. Prof. Ndue Zef Toma, Prof. Tefë Topalli, Dr. Tonin Çobani dhe Hamit Boriçi. I falnderoj per vleren e madhe t’saj!
Melbourne, 12 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4432
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e LXII
Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:


Imazh
AT ANTON HARAPI O.F.M.
(1888 – 1946)

Përgatiti: Prof. Daniel Gàzulli:
Pjesa e Parë


Ligjerata të At Anton Harapit
(Fragmente)

Shënim nga Prof. D. Gazulli:
Kam vërejtë ndër komentues paqartësi e mosnjohje të jetës dhe veprës së At Anton Harapit.
Tue qenë këto ligjërata të botueme gjatë Luftës Botënore, janë dëshmi mbi të cilat vetëm mund të thellohemi; ato nuk mund të ndryshojnë ma simbas dëshirës apo pikëpamjeve të njenit apo tjetrit.
Secili le të nxjerrë përfundimet e veta.
Nënvizimet janë të mijat.

FANATIZMI - nji turp për personin dhe për shoqninë
Zotni të ndershëm,
Më falni për guximin: due ta përballoj çashtjen ma delikate në jetën shqiptare.
Kush e kishte zanë besë?... Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe, ndër ateistat e ditës. Egërsitë e bame në Jug, midis djelmnisë shqiptare, vetëm pse muhamedanë e kristianë, janë fakte qi nuk lanë me luejtë, por janë edhe prova të tmerrshme për jetën tonë fetare, shoqnore e kombtare.
Për sa dij unë deri më sod, kjo çashtje kurrë nuk qe përballue kjartë e mirë; sa herë qe kallë, menjiherë edhe qe mbulue porsi gaca nën hi.
T’i mbetet hatri kujt të duen, unë due ta thom mendimin tem haptas: Marrë në shumicë, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e këta jo për besim, sa për inat e për parti. Ndër çasat ma të vështirë të jetës sonë kombtare, njimend se shpëtuem format e bashkimit shoqnor e të qetësisë ndër elementa, porse në fund të punës mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me të trembë e me të demoralizue.
Tue prekë me dorë plagën, vjen pyetja: A do të mund të rrojnë në qetësi tre elementat fetarë ndër ne?
Ateistat me të gjithë skeptikët, indiferentat, natyralistat, aventurierët e oportunistat, thonë se jo: Na shqiptarët nuk mund të rrojmë të qetë, as nuk mund të formojmë shtet, për pa i zhdukë të gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma! Këta shpresoj t’i përballoj njiherë tjetër; këtyne tash po u thom vetëm se Shqipnia nuk asht vend i pa Zot; e se shqiptarët as nuk janë, as nuk duhet të jenë t’patënzonë. Fjalën këtë herë e kam me besimtarët e tre elementave.
Pa kontenstim ne jemi nji komb, nji shtet e nji popull me nji shpirt, me nji gjuhë e me nji histori, e po t’ishim edhe të nji besimi, patëm me qenë edhe ma te bashkuem, ma homogjenë, dhe nuk patëm me bjerrë mund’ e kohë për t’u kuptue ndër shumë punë. Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanë, ortodoksë e katolikë e si të tillë duem të rrojmë në nji harmoni vëllaznore. Unë thom se për këtë punë nuk asht nevoja me shue besimet, pse po të duem, mund të rrojmë vëllaznisht, sikurse kemi shembullin ndër sa shtete të tjera të qytetnueme.
Pra, tezin tem e ve kësodore: Shqiptarët, po qenë vërtet të qytetnuem e nacionalista të sinqertë, besues edhe përnjimend në një Zot të vërtetë, nuk ka se si të mos rrojnë vëllaznisht shoq me shoq; përkundrazi, derisa të mos kenë kulturën njerëzore në shpirt, ndërgjegjen kolektive kombtare, e derisa t’u mungojë kultura fetare, ata kanë me qenë të damë e të përçamë, jo pse janë tri besimesh, por pse nuk kanë bazat e jetës shoqnore, kombtare e fetare.

PENGIMI I MADH: FANATIZMI


Pengimi i madh për jetën shoqnore, pra, për qetësinë e vëllaznimit tonë asht fanatizmi, i cili asht nji turp për personin, turp për besimin të cilit i përket personi, nji turp për jetën shqiptare. Besimi qi mbahet për pasion, pra me fanatizëm, nuk asht besim i arsyeshëm, as faktor i jetës; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepër rrënon se sa trajton. Besimi në nji Zot të vërtetë, Ati i të gjithë njerëzve, nuk do ta shtojë antagonizmin, por do ta pakësojë; besimi do ta zbusë njerinë ndër ndjesi e jo ta egërsojë, do t’i rregullojë prirjet e instinktit, ndër të cilat asht dhe egoizmi qi don të justifikohet me shkakun e besimit. Këtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: Të dy ngulin kambë për nji bindje të vetën, të dy tregojnë fuqinë e vullndesës deri në kulm..,
por me këtë ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambë për nji parim t’arsyeshëm, ndërsa fanatiku don t’i rrijë asaj së vetës arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotësi morale, ndërsa fanatiku dishmon nji dobësi personale, pse ai, edhe po ta shohë të paarsyeshme atë të vetën, nuk asht i zoti ta mundë pasionin e egoizmin; brutalisht mund të jetë i fortë, por njerëzisht asht i ligësht; karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai të verbon, të shtyn deri në ves e n’egërsi. Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, për të rrojtë vllaznisht, nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim. Shqiptari mund të zbutet tue marrë kulturen vërtet njerëzore, kulturën e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton të ketë sjelljen e mirë, paraqitjen e njerzishme, format e përshtatshme, mënyrët e hijshme, e në shpirt të rrijë i egër, por duhet të jetë edhe përnjimend në vete ashtu si mbahet e duket përjashta, atëherë ka me u ba i zoti të rrojë në harmoni me vëllaznit e vet shqiptarë të çdo kondicioni shoqnor edhe të çdo besimi. Ngjitas me kulturën njerzore, shqiptari do të marrë kulturën fetare. Kaloi koha qi ta mbajmë besimin pse na e kanë lanë të parët, pse ashtu e kemi gjetë, pse besojnë të tjerët, ase për nji çdo tjetër arsye të jashtme; sod duhet të dijmë shka besojmë dhe pse të besojmë; lypet ta justifikojmë, nëmose para vetes, besimin tonë. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmë as për etiketë, as për nji gja vetëm teorike; besimi duhet të jetë faktor i jetës; parimet e besimit duhet të përftojnë në bindje të plotë, ndiesi të gjalla, lëvizje, shprehje, fjalë e punë, drejtues në nji sistem jete. Kjo don me thanë kulturë fetare.

TË RROJMË SHOQNISHT E VLLAZNISHT


Jo se kërkohet prej shqiptarëve kristianë e myslimanë të jenë të gjithë Shenjtën a Peigambera, por po deshëm të jemi komb e shtet, lypet me doemos të jemi në atë shkallë kulture njerëzore e fetare, sa mjafton të rrojmë shoqnisht e vëllaznisht.
Pa kulturën njerëzore, nuk jemi të pjekun të rrojmë si njerëz e si shokë; pa kulturën fetare, besimi nuk na formon për jetë, por ma tepër na pengon.
Kam pa myslimanë edhe kristianë qi me vetëmohim mbërrijnë deri në heroizëm për të mbajtë ramazanin e kreshmët, por prejse nuk e kanë kulturën fetare, ata me atë vepër sado heroike, nuk shfaqin nji madhni shpirtnore, të cilën nuk e kanë, pse qindresa e tyne të shumtën e herës bazohet thjesht në nji zakon, në nji traditë e në nji moskuptim të jetës fetare qi e zhvleftëson motivacionin edhe veprën e tyne.
Nji kusht tjetër qi rrjedh prej kulturës së shpirtit asht nderimi për bindjet e të tjerëve. Po t’ia bajmë diagnozën shpirtit të shqiptarit në skajin ma të fundshëm, kemi për të gjetë këtë fenomen të çuditshëm: kush nuk mendon si unë, thotë, ai asht kundërshtari em. Ky paravendim antishoqnor shfaqet jo vetëm në lamëm fetare, politike e shoqnore, por edhe deri në lamën ditunore. Më ka ra rasa për vjetë e vjetë të marr pjesë ndër shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje çashtjesh ndër shqiptarë, edhe do të thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumë ku ma pak egoiste, si ndër njerëz me shkollë, kam gjetë e prekë me dorë se mjaft me tregue kush nji mendim a parim të kundërt apo edhe të ndryshëm, për me u shikue shtrembët e me u ba shenj antagonizmi e luftimi.
Shkakun e këtij fenomeni të paarsyeshëm prapë e gjejmë në gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po të mbahet se ka kulturë, kujton se me ndjekë arsyen e nji tjetri asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vërtetojnë këtë përbindsh të individualizmit egoistik. Për të rrojtë vllaznisht nuk lypet të mendojmë të gjithë me nji kokë, as nuk kërkohet të kemi të njejtat parime ase të jemi të pagabueshëm, por medoemos duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e arsyetimit e të bindjes, po n’atë mënyrë si kërkojmë qi të tjerët të respektojnë mendimet tona. Do ta dimë se secili njeri, edhe pa dashtë, mund të ndjekë nji rrugë a nji parim të gabuem, prandej, sikurse nuk duem të na përbuzë kush ne edhe po të jemi në gabim, ashtu as na mos të përbuzim askend.
Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisë shoqnore midis shqiptarëve, qofshin edhe besimesh të ndryshme, asht në mbajtjen e sinqertë të parimit: Mos i ban kuj shka nuk don me ta ba kush ty; banu të tjerëve si kërkon me ta ba ata ty.
As në këtë pikë besimet nuk pengojnë, por e kanë detyrë të ndihmojnë.

SHKAQET E DASISË


Mbasi vumë kushtet pa të cilat nuk ka si mbahet jeta shoqnore e fetare, vijmë ndër parime; E parimisht secili besim ka dogmat e veta, por dogmat nuk ndërrojnë, prandej, sikurse besimet janë të papërshkueshme me njeni-tjetrin për shkak të dogmave, ashtu besimtarët, në themel të dogmave, nuk kanë si afrohen e puqen njeni me tjetrin.
E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetësimi i domosdoshëm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht. Kështu arsyetojnë ata qi besimet i kanë ferrë në sy.
Problemi i vërtetë asht i vështirë, por zhvillimin e vet e gjen të plotë ndër tri parimet qi janë:
1. Intoleranca dogmatike, 2.Toleranca shoqnore qytetare, dhe 3. Toleranca shoqnore politike. Nuk e kemi shqip fjalën tolerancë por i afrohet kuptimit, me bartë, me durue, si bie fjala na durojmë e bartim (kemi tolerancë) kur na fyejnë fëmijët, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk bartim, as nuk durojmë kurrsesi (jemi intolerantë) kur ndokush me të mendueme, na merr nderin.
Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmë intolerancën teorike-dogmatike, due me thanë qi në punë të besimit secili ta mbajë bindjen për atë dogmë qi ndërgjegjja ia urdhnon për të drejtë, as mos të durojë t’i thotë tash zi e tash bardhë nji parimi, qi e ka për ideal të parë.
Intolerancë! Fjalë e fortë, fjalë qi nuk bartet as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa të zit e thonit. Fjalë qi me të parën përshtypje tregon fanatizëm, mentalitet të ngushtë, regres, mosafrim në kurrnji mënyrë. Por edhe fjalë e sinqertë, e arsyeshme, e drejtë: e vetmja fjalë e mënyrë për me zhvillue problemin shoqnor-fetar. Ja edhe arsyeja e thanies seme: Nji besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vërtetë, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt nji çfarëdo kredoje tjetër, do të përgjigjet me nji “jo” kategorike të preme.
Indiferenti fetar, prejse ai vetë nuk mban kurrnji besim pëmjimend, thotë se besimet janë njinji të vërteta, si t’ishin besimet etiketa e kostume të ndryshme, të cilat vlejnë njinji për ta plotsue nji nevojë të jetës. Po qe si njena dogëm tjetra, edhe pse të kundërta, atëhere asht njinji si e vërteta si e kundërta, e po qe se Zoti i dha e i dau besimet e kundërta, atëhere Zoti asht hartuesi i gabimit, i rrenës dhe i përçamjes.
Duen me thanë se kjo intolerancë dogmatike nuk baret, nuk durohet në nji shtet, në nji popull, pse asht tepër refraktare, e ngushtë e fanatike. Për njiherë ashtu po e zamë, edhe po e vejmë për bazë të kundërtën, due me thanë tolerancën dogmatike. Në këtë themel, bie fjala, Krishti qe a s’qe Zot, Muhamedi qe a s’qe Profeti i Zotit, në këtë rasë për mue do t’ishte njipërnji; unë bart e toleroj të thohet në daç kështu, në daç ashtu: si Krishti e Muhamedi të kenë pasë punë me Zotin, si të kenë punë me djallin, si të kenë qenë hipokritë e mashtruesa, si të kenë qenë të ndershëm e të drejtë.
Kush nuk e sheh këtë dobësi mendore e morale? Njeriu të cilit i vjen era njeri, mosbindjen kurrë nuk e tregon për bindje, dhe atë për shka asht i bindun se asht gabim, kurr nuk e pranon për të vërtetë. Kjo nuk asht vetëm nji detyrë e fetarit, por nji detyrë e secilit njeri të ndershëm e t’arsyeshëm.
N’emën të së vërtetës, pra e për hir të sinqeritetit, luftë çdo gabimi, kudo qi ta gjejmë, edhe ndër kërkimet shkencore, edhe ndër interpretimet e dogmave. Për këtë intranzigjencë ideale, shpirtnore, teorike, jemi të paditun na besimtarët, sidomos na katolikët, ndërsa këtë intolerancë e gjejmë edhe ndër njerëzit e ditunisë, t’artit e të politikës, për shka u përket parimeve të tyne.,. Këtë, e dijmë të gjithë, se as sa çon miza në krah nuk lëshojnë në sistemin e vet porsi bazë. Këtë po e thomi në lamën parimore e ideale, pse mandej tjetër gja asht praktika si për shkencëtarë, si për besimtarë.
NJI FORMË E INTOLERANCËS: POLEMIKA


Nji formë e intolerancës asht polemika, e cila po qe serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndër sfera të nalta, vërtet ndrit, nalton e trajton. Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion. Me nivel kulture njerëzore e fetare qi kemi, thom se polemika nuk asht për ne. Edhe po patëm arsye e të drejtë në çashtje, kurrë nuk kemi arsye e të drejtë të kapërcejmë caqet e njerëzisë, të shajmë shoqi-shoqin, të përdorim rrenen, të falsifikojmë historinë, të shtijmë në punë motive t’ulta, të polemizojmë me pasion.
Tjetër mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nëpër këtë parim, na e dallojmë kjartë se tjetër asht gabimi e tjetër gabuesi, tjetër asht personi e tjetër asht vepra; personin e falim, veprën e gabueshme e dënojmë; atë e duem, këtë e mënijmë; atë e bartim, këtë nuk e durojmë. Ky asht parimi bazë qi na shoqnon: me kurrnji gabim as kompromis as shoqni, por me të gjithë atdhetarët, edhe të jenë të gabuem, afrim, dashuni, vllaznim. Natyra na mëson këtë parim: ajo me gjithë ndryshime e kontraste, e patrandshme mban nji harmoni të çuditshme; jeta njerzore na imponon; si, bie fjala, ndër ne të marrunit me ndore, besa, mikpritja, qe se shumë herë e mbrojmë si fajtorin si të pafajin. Këtë shoqni qi na mëson natyra, na e imponon jeta; po njikëtë na urdhnon besimi, cilido të jetë.
Shpirti i shqiptarit, me gjithë besimet e ndryshme, e ndien fuqishëm se nji i njejti Zot i vërtetë asht Zoti i muhamedanëve, Zoti i ortodoksëve e Zoti i katolikëve. Në sajë të nji Zoti, Babë i mirë, i drejtë për të gjithë, Na jemi vllazën, pse jemi të gjithë bijt e nji Zoti qi na ka falë. Pra Zoti i të gjithë neve, e na të gjithë të Zotit. Në themel të këtij imperativi na jemi nji.
Ja, pra, se kurrgja nuk na vllaznon ma fort se Zoti. Zoti asht visari i përbashkët i të gjithë shqiptarëve pa ndryshim.
Në themel të këtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbështetet në kuptimin e kjartë: muhamedani i biri i Zotit, krisatiani i biri i Zotit, pra, vllazën; mbështetet ndër ndjesi të sinqerta: porsi vllau për vllanë të ndiejmë njeni për tjetrin; mbështetet në nderimin reciprok për bindjen fetare të shoqi-shoqit: për kurrnji arsye nuk kemi te drejtë të përbuzim kend; porsi me të drejtë kërkojmë të na kuptojnë, ashtu kemi detyrë t’i kuptojmë të tjerët. Kjo tolerancë fetare kështu e naltueme deri në fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vështirë.
Kush e ushtron këte asht me të vërtetë i madh.
Toleranca qytetare- shoqnore e gjen plotësimin e zbatimin e vet në tolerancën shtetnore- politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njipërnji të tria besimet në Shqipni; shteti njimend asht afetar, d.m.th. as-njanës, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon për kurrnji besim ma fort se për tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynë deri në ma të naltën shkallë të lirisë e të të drejtave të besimit; ata pranuen tri besimet në themel të barazimit të plotë; para shtetit e zyrtarëve të tij nuk ka as ndryshim, as pengim ndër të drejta të kurrnji elementi; të gjitha ligjet, masat, vendimet dhe mënyrat zyrtare synojnë aty: të forcohet e të sigurohet sa ma mirë qetësia fetare në Shqipni. E tanë puna mbetet ndër zyrtarë, me sa ata punojnë apo jo me shpirtin e këtij parimi e me drejtësi. Shteti, pra, jep liri të plotë, edhe të tre elementave ua siguron të drejtat qytetare e politike; parimi i tij mbështetet në drejtësi e jo në dashuni; shteti nuk ka miqësi as anmiqësi me kurrnjenin element.
Pra, për me mbajtë qetësinë midis elementave fetarë:
1) Duhet të kemi për bazë të vërtetën kundrejt parimeve.
E vërteta nuk luen (intoleranca teorike- dogmatike);
2) Duhet të kemi dashuninë e siqertë midis personave (toleranca shoqnore-qytetare);
3) Duhet të mbahet drejtësia me ndërgjegje ndër ligje, e ndër zyrtarë (toleranca shtetnore- politike).
Arsyeja e këtyne udhëzimeve asht kjo: Na duhet të rrojmë sëbashku jo si përdhuni, por me vetëdashje; këtë punë do të na e thotë mendja, do ta duejë vullnesa, do ta ndiejë shpirti; mendjes do t’i flasë e vërteta, vullnesën do ta vendosë e drejta, ndjesitë do t’i shtyjë dashunia. Toleranca qytetare asht nji virtyt, për ushtrimin e të cilit krejt njeriu, ndër të gjitha fuqitë kryesore, do të jetë i prekun e i tërhjekun.
E tanë puna asht këtu: me dijtë e me qenë të zotët ta bartim shqiptarin, jo si të huej, por si vlla. Kështu, pra, nuk janë besimet ato qi e shqetësojnë jetën vllaznore në Shqipni, por gabimet pasionet e padrejtësia e besimtarëve shqiptarë janë ato qi e krijojnë çashtjen fetare në vendin tonë.

PENGIME Q’I DUHEN KAPËRCYE


E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrë vesht me kaq, ja nuk ka marrë vesht kurrë. Tash të vijmë te praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofila. Kështu qi nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresë për Shqipni; kështu nuk bajnë për Shqipni as Ismail Qemali, as Bajram Curri pse muhamedanë, as Gërmenji as Negovani pse ortodoksë, as Gurakuqi as Dedë Gjo’ Luli pse katolikë; kështu kemi ardhë ndër përfundime qesharake e do të vemi ndër konsekuenca rrënimtare! Për të rrojtë vllaznisht na shqiptarët do t’i mbajmë, thamë, disa kushte, do t’i vendojmë disa parime, por edhe do t’i hjekim disa pengime.
Pengimi i parë, per shërimin e kësaj plage të kobshme qi e shqetëson jetën ndër shqiptarë, asht gabimi i madh i disa udhëhjeksave të cilët duen ta mbulojnë a edhe ta mohojnë plagën, e cila, mjerisht, asht edhe do të shkojë në gangrenë, po nuk u shërue, me dorën e nji kirurgu t’aftë e të ndërgjegjshëm. Shka asht gabim e kalbsinë, fanatizëm e pus, ves e dobësi, le të qitet në shesh, le të thohet kjartë, pa ia shikue hatrin askujt. Pse ta mo-hojmë? Nji pjesë e mirë, muhamedanë e kristianë, ortodoksë e katolikë nuk shikohen me sy të mirë; nji antagonizëm shoqnor qindron në mes të tyne; ata nuk kanë mbërrijtë ende t’i rregullojnë relatat fetare, shoqnore e civile qi do të kenë. Duhet ta pohojmë botënisht se për mungesë kulture jemi këtu.
Ky do të jetë hapi i parë i përmirësimit: ta njohim e ta ndiejmë sa duhet ketë plagë shqiptare.
Me e shikue hollë, aty ku duket se ndeshen muhamedanë e kristianë, nuk janë parimet dogmatike; ato populli as nuk i din, as nuk i merr aq në kujdes; sigurisht as për hatër të Krishtit, as për hatër të Muhamedit, sot nuk ban kush parti as nuk ngrehë ngatërresa.
Shaku i parë do të kërkohet ndër faktorë historikë, ndër tradicjone mënie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, përbuzje, paragjykime e zemrime kundrejt shoqi-shoqit; me këto lejmë, me këto rritemi, me këto formohemi, e për rrezik tonin me këto edhe vdesim. Vetëm koha e kultura mund të na i shrranjosë. Do të kalojë edhe ndonji brezni, qi muhamedani ta harrojë tradicionin e të parëve, ta zhduki krejt idenë “kaurr”, ashtu për nji predispozicion të bam petk, si kristiani i sotëm edhe i nesërmi, qenë e pa qenë, për çdo punë qi nuk i bjen për shtat, ka me kujtue e me ankue: po më bahet e padrejtë, pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atë masë qi të marrim kulturën e shpirtit e të hjekim shkaqet e pretekstet, po me atë masë kanë me u dyndë edhe këto re të helmueme.

3. Faktori psikologjik
Edhe faktori psikologjik ka të bajë shumë me ketë dasi shpirtënsh. Shqiptari si tip asht madhështor. Ai ndien për vete edhe përtej se duhet. Mirëpo kjo veti instinktive, qi kohën e kalueme ndihmoi shumë për të shpëtue shpirt, gjuhë, zakone e tradita tonat; në se qe fat i madh asohere, sot për jetën tonë shoqnore e kombtare mund të bahet rrezik i parë. Kam pa e shoh për ditë shqiptarë edhe me kulturë, të cilët nuk janë të zotët të çveshen prej vetes së vet: ata e dijnë fare mirë shka don me thanë jetë e përbashkët, e jetë individuale, i kuptojnë kjartë kontrastet e sakrificat qi lypen për me u kapë me jetën e vërtetë shoqnore, megjithkëtë, hir e pa hir, duen të bajnë atë të vetën; duen, vetëm ata të jenë të mendshëm, ata gjela qi këndojnë. E po gjetën injoranta, trashamana, hypokritë, servila, fanatikë, po edhe njerëz në të mbarë e pa të keq, more t’i shfrytëzojnë pa dhimbë, pa shpirt, edhe të ngrehen kapadaij, udhëhjeksa, pionierë, a shka po dij unë. E ja klanet, partitë, prej nga rrjedhin dasitë e, kontrastet shoqnore: hallet shqiptare. Këta njerëz të besueshëm, mandej, si ta kenë ba nji grimë pozicion me taktikë vërtet djallore, sa herë t’u nevojitet, mjaft ta prekin, a por sa ta çekin sustën e besimit, se ja, gati nji turmë për t’i ndjekë; e ja, se me nji herë qiti krye çashtja e besimit në shqiptarë, me mëni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime. Ku asht faji? Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unë, së mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristianit pse asht fanatik; ai nëmose asht i sinqertë; fajin e parë pse shqiptari ka mbetë fanatik e ka hoxha, prifti a popi; këtyne - po nuk patën vetë aq kulturë njerzore edhe fetare, sa me u dalë për vete dhe me u dhanë të tjerëve - u do hjekë e drejta të mësojnë. Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, me sa mica e qeni, nuk beson as në Krishtin as në Muhamedin, por formon klane për Dinin ase për Fenë e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atë formë - gjen kush e ndjekë për me qenë ai krye.
Deri qi të mos zbulohen e të mos qiten sheshit këta njerëz të rrezikshëm, nuk ka qetësi në Shqipni...

Vazhdon: Ligjërata të At Anton Harapit Pjesa e II

(Fragmente)
Melbourne, 14 Dhjetor 2020.


XLIII
Pjesa e Dytë


Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

AT ANTON HARAPI O.F.M.
(1888 – 1946)



Përgatiti: Prof. Daniel Gàzulli:

Ligjerata të At Anton Harapit

(Fragmente)

Shënim nga Prof. D. Gazulli:
Kam vërejtë ndër komentues paqartësi e mosnjohje të jetës dhe veprës së At Anton Harapit.
Tue qenë këto ligjërrata të botueme gjatë Luftës Botënore, janë dëshmi mbi të cilat vetëm mund të thellohemi; ato nuk mund të ndryshojnë ma simbas dëshirës apo pikëpamjeve të njenit apo tjetrit.
Secili le të nxjerrë përfundimet e veta.
Nënvizimet janë të mijat.

Ligjërata të At Anton Harapit

(Fragmente)

Shënim:
Kam vërejtë ndër komentues paqartësi e mosnjohje të jetës dhe veprës së At Anton Harapit.
Tue qenë këto ligjërrata të botueme gjatë Luftës Botënore, janë dëshmi mbi të cilat vetëm mund të thellohemi; ato nuk mund të ndryshojnë ma simbas dëshirës apo pikëpamjeve të njenit apo tjetrit.
Secili le të nxjerrë përfundimet e veta.
Nënvizimet janë të mijat.
Publikim në dy pjesë.

TË HJEKIM DORË NGA ÇDO NDRYSHK ZEMRE


Sod në këtë krizë të tmerrshme besimtarëvet të të tre elementave na përket, për hatër të Zotit e të Shqipnisë të hjekim çdo ndryshk zemre, t’i japim dorën shoqi-shoqit e të vëllaznohemi në njatë Zot qi besojmë e në njatë Shqipni qi e duem me gjithë zemër.
E po e patën detyrë besimtarët njiherë, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetë herë ma tepër e ka detyrë të shtërngohet dora-doras, e pa vonesë të dalë në lamën e luftimit për t’i a shpëtue shqiptarit besimin në nji Zot, shpresën në nji Shqipni. A sod a kurr të mobilizohemi për fe e atdhe! Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qi po na zhduket ndër duer. Bashkimi i tri klereve në ketë drejtim e veprim, asht leva ma e fuqishme për të sigurue bashkimin e shpëtimin. Nuk shpëton, jo, sod as Xhamija pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena as tjetra pa Shqipni. Të ngrehemi në kambë. Për nji Zot të vërtetë e për nji Shqipni të lumtun, na jemi vllazën!
Korrik 1944


NJI KUSHTRIM PËR KULTURË


… Kur ta bajmë shqiptarin t’aftë qi vetë ta kërkojë, vetë ta gjejë dhe vetë ta shfaqë të vërtetën, kemi ba shkencëtarin; kur ta bajmë të zotin qi ai vetë t’i vendojë parimet e drejta të jetës dhe këtyne t’u rrijë me dijtë ç’me dijtë, e kemi çue shqiptarin në kulmin e mirësisë: kemi ba fatosin, qi me fuqinë e vullnesës përfton vepra morale të rendit botnuer. Tue ia mprehë shqiptarit ndjesitë, e bajmë të mrrijë me ndie në shpirt shfaqjet e së vërtetës dhe të mirësisë, atëherë ai i përket, tërhiqet, rrëmbehet, atëherë shpirti i tij jipet, përpiqet, aj nuk pushon derisa të gjej format e mjaftueshme për t’i shprehë ato madhni, ato ideale fisnike për të cilat rron.
Dhe ja kemi ba artistin….

OPINIONI PUBLIK

Parandej, opinioni publik nder ne,- po mujt me u thirrë publik, mendimi e fjala e nja disa pak vetvet- u percaktote nder lagje, nder çeta e tjera rrethe të vogla të nji krahinës. Jeta ishte amull d.m.th. u tfaqte në nji gjeje statike: perpjekjet ishin fort të vështira, prandej rrall‘ e per mallë shqyptarët mund të shndrrojshin mendimet shoq me shoq; ai grimë ndrrim, qi bam nder doke, ma fort se per tjeter, na kje imponue prej nevojet të jashtme, e jo mbas nji opinioni të perbashktë, të bamë me të mendueme.
Sod jeta mendore e shqyptarit dan se asht sgjue: lehtsija e perpjekjevet, egzigencat e reja, lavrimi ushtarak e arsimuer, rrethanat politike, ekonomike e shoqnore i kanë dhanë nji të shtyme të fortë, e aj, ditë per ditë, shkon tue ndrrue e shndërrue mendimin ( opinion), jo vetem me themelet e jetës, qi janë të mirat ideale e materjale, por edhe mbi vlerë e vertetsi të fjalvet qi thohen e të parimet, qi botnisht tfaqen e enden nder rrethe të ndryshme.
Qe se shqyptari hjekë sa ku mundet të bajë shndrrime të mdha në jetë, por a asht kush t’ia paraqesë, e po pat kush me ia paraqitë, a asht i aftë aj t’i pershtasë parimet mbas të cillavet do t’a bajë ket metamorfozë? Qe dy normat themelore mbas të cillave do t’a gjikojmë opinionin publik në Shqypni…
… Kush tha, se shtypi asht ma e madhja fuqi në botë, desht me thanë edhe, se lufta per ide e parime- qi bahet sidomos nepermjet shtypit- asht ma e rrebtë, se lufta per pronim tokash e pasunije. Nji pozicjon mund të fitohet edhe gand e pa hiri, por per m’e mbajtë lypen mend, e mend shumë.
Idet a se parimet janë ligjët, qi rregullojn jeten nierzore, porse këto as s’mund t’imponohen me armë, as s’mund të bahen monopol. Nieri, në mos kurrnji send, asht i zoti të mendoj lirisht: ke per ta vjerrë më konop, ke per t’ia keputë kryet me shpatë, por me kurrsend s’ke me e ba me mendue ndryshe po nuk desht aj vetë. Nieri des per ide e parime të veta, a, si thomi shqyp, per mend qi i ka.
Sokratit i shkoi moti edhe jeta per me ba opinionin publik mbi parime të shndosha; aj ishte i bindun plotsisht, se po të mujte me perftue e me perhapë në popull ide të kjarta per virtyte, do të pshtote atmen prej kercnimevet të mbrendshme e të jashtme.


IDEA ASHT FORCË.


Kur nji ide ngallnon në nji nieri, njimend se ven nen veti të gjitha fuqit tjera, por njiherit krijon në te një fuqi të re e të mrekullueshme: nieri atherë kapercen veprimin e zakonshem, kapet në rend të fatosavet; e po ia duel t’a perparojë iden e vet në nji çetë a në nji lagje, aj sundon, e sundimi i tij merr aq haptë, sa janë ata, të cillët i binden asaj ide.
Shumherë punët e mdha shihen ma mirë e ma kjartë nder punë të vogla: në nji katund a në nji lagje, kush lypet e kush pvetet?
Kush prinë, e mbas kuj rregullohen fjalët e punët? Zakonisht pasanikët perbajnë aristrokacinë (parin) e vendit, por as këta s’kan çë të bajnë pa pleqt, pa oratorat, pa ata, të cillvet nuk u bjen fjala në tokë. Gjykimi me vend, fjala e prumt e nji nieri çë do, nder çashtje të kaperthyeme, nder rasa e nevojë të perbashkta, kaparojn bindjen e tjervet per të; aj merr pozicjon, tjerët lidhin e zgjidhin e bajn be per krye e per fjalë të tij; aj ka ba per veti opinionin publik; idet e tija ngallnojnë n’at rreth.
Edhe nder popujt e qytetnuem kush ka ba per veti opinionin publik, ka në dorë zemren, shpirtin e jeten e popullit.
Qeverit, organizatat, shoqnit e parit e ndryshme bajn çë mos per me pasë, e në mos e paçin,-per me e ba shtypin per veti; per ket qellim derdhen miljona e miljarda, pse shtypi asht mjeti ma i afti për ta ba opinionin publik.
Vertetë, se edhe tash së voni nder shumë shtete t’Europës kjenë ba lufta çivile per ngallnimin e idevet, por këto, per posë se janë mjete ekstreme- e të thuhesh të panatyrshme, janë edhe të pamjaftueshme per me e mbajtë e me vijue ngallnimin e bamë; pa bindjen e mendjes së shumicës, nji vend s’ka qetsi as perparim. Opinioni publik i bam në bazë të shndosha asht pajtimi e lumnija e nji vendi…
… Shum fjalë e parime, qi, a nepermjet të shtypit a perpjekjeve tjera, enden në publik, nuk kanë jetë ma se 24 orë. Nji medim i ri, po u tfaq kjartë e ne menyrë të terhjekshme, po preku shpirtin e shumicës, ka per t’u endë anë e kandë nder rrethe, e si të flitet per te pro e kontra, mentaliteteve e ambjentavet, ja ka m’e qitë e m’e lanë, e ajo ide ka me humbë per mos me çue krye ma, ja ka me e pelqye; në ket rasë, mendimi i çpallun, me nji fuqi të bindshme, çilë rrugë e deperton në jetë, tue marrë pozicjon; atherë populli e ban të veten (e asimilon), a ma mirë me thanë, idea e ban per veti shumicën. Kjo mandej, asht fjala e popullit, opinioni publik, vox populi.

LMASHKU I HIPERKULTURËS NË SHQYPNI

Të huejët per ne e na per vedi bindena, se si në pak kohë kemi mrrijtë, jo vetun me pa e me njoftë nevojen e gjytetnimit; por edhe me gjetë mënyren, se si me e fitue, e me e zgjedhë mjetet, qi pershtaten ma fort gjendjes së ligshtë të shqyptarit.
Ky hap kaq i guxueshem do të na epte shkas të gjithve m’u krenue, mos t’ishte në sejcillin ideja zotnuese, qi do me dalë në pah e s’len të shtrohet aq letas prej tjerve.
Kjo asht ideja, qi, pshtetë n’arsye, ep të drejtë me jau ba kritiken tjerve e me pvetë e me kerkue n’emen të dijes psehin e secilles veper, qi asht në të perpjekun me të mirë të perbashktë.
Shqyptari në punë të kulturës ka synin e madh. Etshem per sa qindvjeta me thithë njoftimet e dijes së njimendtë, tuj e pa vendin teper mbas tjerësh, do në pak kohë me perftue në vend të vet shka kje perftue nder shtete të mdha mbrenda qinda e qinda vjetsh e m’u ba baras me ta, pa shikjue zhvillimin e mentalitetit të popujve e të breznive, pa peshue rasat e shkaqet psikologike të ndrrimeve të ndryshme, pa çmue randsinë, qi kanë doket e nji populli; por “kashata e madhe të xen fytin”, thotë një fjalë e moçme, e, per mos me na kja puna në dorë, do “matë hapi sa të jet vrapi”.
Ky entuzjazem, aq i nevojshem per nji popull, qi nisë me i çilë syt kah kultura, kishte me i ndrrue ftyrë vendit; po t’ishin puntorët nierz pernjimend të zotët, qi me auktoritet të vetin të perparojnë ide të shndoshta, projekte të peshueme, mendime e drejtime në çdo degë e per çdo degë e per çdo nevojë. Kta po, se kishin me i a njitë krahin atdheut e kishin me e çue në nji shkallë të lumnueshme kulture; por mjerisht kësi nierzsh zheni mungojnë, e, në kje se gjindet kush në Shqypni, qi pernjimend me nji vullndesë të fortë, me nji ideal të lumnueshem para sysh, mundohet per të mirë e të marë t’atdheut, tuj ba edhe vedin flije, asht fare i izoluem per kahë ndima morale e per kahë ndima materjale, e mjetet, qi mundet me pasë perdore, janë aq pak e të pafuqi, sa mos me kenë i zoti me luejtë nji rrol të madh n’edukatë kulturale të popullit, e gadi as mos m’u njehë porsi puntuer e porsi aj qi nzitë kahë perparimi mentalitetin e popullit.
Ata qi duken se veprojnë sot në mnyrë aktive per kulturë të popullit, janë ata qi veprojnë per interesë; por dihet fort mirë se shka bahet per inetresë, nuk bahet per ideal e prandej nuk mundet me pasë efekt të mirë e të qindruseshem.
Levertija sot zotnon mi botë e asht aq e fuqishme, sa me shkimë ndiesit ma bujaret, sa me ndryshue mendimet e mara, sa me pengue çdo ideal a plan veprimi. Vjen prej vedi se kultura, qi kerkohet m’u dhanë per interesë, s’ka temel të qindrueshem, s’njet, s’asht në nji fjalë, e njimendtë, pse kultura e gjytetnimi do të fillojë prej zemre, tuj perftue nji karakter të shndoshtë e tuj drejtue mas arsyes ndiesitë e të prirunat; me sa kultura me intëresë, tuj kenë faret materjale, s’ka tjeter lamë veprimi veçse ndiesit, perjashtue prej çdo parimit edukues, prandej edhe mjetet per me i njallë e me i pertri këto ndiesi janë shi njato, qi ka trishtue nierzimin njat herë, kur, mrrijtë në kulm të gjytetnimit, nisi me e efeminixue natyren e vet, tuj kerkue andje të reja, krejt njashtu si Kserksi i Persisë, per të cillin diftohet, se merzitë prej pasunive e të mirave qi e rrethoshin, paguete mirë njata qi mrrijshin me i gjetë ndoi mjet të ri gzimit.
Sikurse mendja e nierit asht e kufizueme, njashtu edhe kultura, qi rriedh prej soje, i ka kufit e vet, në mënyrë qi po duel jashta rrethit të vet, jashta arsyeje, degjeneron e nuk asht ma per zhvillim të popujve, por per të sosun të tyne; pse aty ku nisin andjet e epshit, pran arsyetimi, e ku s’ushqehet mendja, s’ka perparim as gjytetnim të njimendtë, e deri mjetet e ndershme e bujare të kulturës, marrin nji rrymë të damshme, deri hartet, qi janë shija ma i pari e ma i sugurti i gjytetnimit e parqesin shka ndien e provon zemra e nierit e drejtueme mas arsyes në kerkim të bukurisë e të së vertetës, deri ato janë per poshtnim të natyrës e të mendes së nierit…

SHQIPTARI I MADH

Vehtja e vepra e At Gjergj Fishtës më kujton fjalën e një profesori austriak, i cilli, tue folë mbi aftësit e karakteristiken e shpirtit shqiptar, më thotë: Fuqija mendore e shqyptarit asht virgjin e e palodhun. E, po të mbërrijte shqyptari me pasë nji edukatë të plotë e nji trajtim të kryem, lehtësisht, se edhe prej prehnit të Shqypnis, do të mund dilshin zotsi mendore, të mjaftueshme jo vetem per rrethin e vogël shqyptar, por t’afta me hi edhe në rrethin botnuer, e me dhanë kontributin e vet nder lamije të hapta të mbarë jetës njerzore.
Nuk asht mendimi i em, këtu t’u vë kandarin e t’i peshoj këto fjalë, në se e sa vertetohen n’At Fishten; këta veç asht e sigurtë, se per Shqypni e për shqyptar, ky kje nji nieri i jashtëzakonshem e ma i madhi edukues i popullit qi na patem deri me sod. Koha e studimet, qi kanë për t’u ba mbi iden e vepren e tij, kanë me ndritë e me caktue, nëse e sa origjinaliteti i tij e kapecen rrethin shqyptar.
Njerzët e jashtëzakonshem shkojn nji jetë, të thuesh, baras me njerzë tjerë, porse dallohen në këta, se shpirti i tyne, porsi në nji vegim, të kjartë e sheh iden, e lehtas e pershin më një syntezë mendimet, zakonet, vepren e jeten e shumicës; atë botë, ata, tue u naltue mbi njerzë tjerë të rrethit e të kohës, gjejnë e vendojnë synime të reja ma të nalta e ma fisnike, e me të gjitha fuqit e veta, vehen t’i shprehin e t’i çojnë në vendm, tue e mishnue kështu me to kohen e breznin. Edhe i a dalin.
Në këta mbahet fuqija mysterioze e tyne, e cilla, per ta asht nji gja fare e thjeshtë e e zakonshme, me At Gjergjin, më thotë: Quam parva scientia regitur mundus!
At Gjergji asht nji fatos. Ai ngreh flamurin e gjuhës e të kombsis, jo nder kështjella as nder gerdhata, por në cepin e idevet e nder thellinat e ndiesivet; kushtrimin e tij e ndjeu intelektuali dhe analfabeti, nacjonalisti, si dhe ai i dekuni në shpirt per atdhe; ushtima e tij theu çë do rrymë të kundërt e depërtoi thellë, mje në palcin e shpirtit të shqyptarit, e aty, tue prekë ma t’imtat pejza të thalbit të jetës, trandi, zgjoi, rrëmbeu… Cofja ma e lanun e apatiku ma i shgrehun, ashtu edhe skeptiku ma i lëshuem zemre, kjen prekë e naltue nder ma t’amblat shpresë, se “Ka po Shqypni…” e se, “Per shqyptarë do të jetë Shqypnija”!- Kam ndollë vetë aty , kur nji ditë, nji shqyptar këllefit të vjetër, tue ankue per do shperdorime të nierzve të shtetit me At Gjergjin, dote disi me perfundue, se s’ ka Shqypni. Fishta don t’i a spjegojë punen, se nierzit e Shtetit nuk janë Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë: Po na së kemi dijtë, more zotni…veç prej jush e kemi xanë shka asht Shqypnija!

DUKË E KENË...

Due të shoh ma kjartë, “Mehr Licht” kshtu thote Goethe, si të dote me kerkue dishka në msheftsin e jetës, e kshtu edhe që do shqyptari qi e merr çashtjen e Shqypnis pernjimend, do të thojë kundrejt atij nderlikim mendimesh e pikpamjesh qi kemi në boten tonë ideale.
Matemi, epemi e duem: e kaluemja nuk na mjafton, e tashmja nuk na pelqen, e ardhmja na shfaqet në mejgullinë! Duem, e duem njimend, por ende nuk e shohim të kjartë ata shka duem. Ku e ban nana at djalë shqyptari, i cilli me kjartsin e kristalit e me sigurin e Arkimedit të dajë ata shka ban e shka nuk e ban per ne, ta ngulë me vend e mirë boshtin e jetës shqyptare! Hominem quaero!
Jemi sternipat e asaj plakë, e cilla, si u dogj kungujsh, i fryni kosit. Shkeptik shqyptari? Sigurisht jo per natyrë, por lodhë prej vuetjesh, don ta veje njeherë kamen dyst, e prej se nuk din shka qet e nesermja, nuk sheh ku ta ngulë. Në lamen ideale mandej, sa shkon tue marrë haptë lamshi i jetës me perparim e kulturë, aq nderlikueshem vjen e tëhollohet nder fije të para, në vemen e ides themelore.
Formula e zakonshme me te cillen sod shfaqet ideologjija shqyptare asht kjo: Shqyptari tash e mrapa do të besojë vetem në fuqin e vet ideale e në komb!
Qellimi per t’a çue në vend asht: ndertimi i Shqypnis së lirë e ideale, qi per qyshk të domosdoshem ka fjalen e ditës: religio delenda - vizë çë do besimit.
Kjo ideologji, xanë me gjithnduer tharmi, mru me gjithfarë duersh e pjekë me turli qellimesh, jo vetem e mson të dam besimin prej atmje, dije e gjytetnimi, por edhe në kundershtim flagrant me kto ideale…

SHTOJCË


Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kolltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Ja arsyeja për të cilen pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar: pse nuk mujta t’a shoh Shqipninë n’anarki.
Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne Shqiptarët anarkija asht nji turp dhe nji delikt: po, turp asht të ngatërrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’i a gjejmë fijën lamshit; delikt asht në ketë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjën, përmbysjen e katundeve, humbjen e gjasë dhe shkatërrimin e familjevet…
Pra m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija.
…Se sa me rrezikue vehten për çashtjen e përbashkët. Anishka – thashë – rroftë populli edhe pa mue, rroftë Shqipnija”.
Edhe komunistave due t’u a tham nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata Shqiptar, të cilët vërtetë e kuptojnë doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní. Kjo asht vertetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptar veprojnë me krye në thesë pa dijtë shka bajnë e për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní.
Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste e vepres komuniste me formen kombëtare – sikurse i kam ndigjue unë vetë tue dishmue organizatorët komunista – mue më ban me dyshue për sinçeritetin e kësaj rryme shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu?
Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qellim nuk i lanë vend dyshimit.
More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por skllav, ja mizuer apo hypokrit.
Gjithmonë tue rrenue nuk ndertohet”

Shkurt 2012.

Shenim nga F.Radovani: Njerzit e mdhaj nuk i kanë mungue Shqipnisë!
Dishmi gojore e ish-Regjentit Cafo Beg Ulqini (1968):
Në vitin 1968 i Ndjeri Cafo Beg më ka tregue se: “At Antoni refuzoi me u largue nga Shqipnia në nandor 44, kur Cafo Begu i ka ofrue me shkue në nji streh të Tij në Mal të Zi. At Antoni i asht pergjegjë: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shperblim, por as dënimi nuk ka pse m’pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurr nuk i tradhtova, me ta vuejta, per ta edhe punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”
Melbourne, 15 Gusht 2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 441 postime · Faqe 40 prej 45 · 1 ... 37, 38, 39, 40, 41, 42, 43 ... 45
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 29 Nëntor 2022, 20:48
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari