120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

At Mati Prennushi: Ky ishte At Fishta per si Vllaun... Pj. 6

Postby Laert » 17 Dec 2020, 19:42

Pjesa e 64

Kujtoj…Sot, mbas 80 vjetësh:
30 Dhjetor 1940 në Shkoder:
Nga Prof. Sami Repishti:
Me rastin e 80 vjetorit të vdekje së At Gjergj Fishtës!


“AT GJERGJ FISHTA :
KUJTOHET E NUK HARROHËT PËR JETË!”

Image

Sami Repishti
Ridgefield, CT.

Gjashtëdhjetë vjet ma parë, me 30 Dhjetor 1940, në qytetin e Shkodrës hija e zezë e vdekjes u perhap menjiherë posa erdhi lajmi se At Gjergj Fishta, poeti i jonë kombëtar, kishte ndrrue jetë. Atë vit, unë ishe student i Liceut “At Gjergj Fishta”, dhe bashkë me shokët e mi të klasës, e të shkollës, shpejtuem me marrë pjesë në fillimin e ceremonive që ishin planifikue për këte figurë të madhe të Kombit tonë.
Edhe ashtu ngjau! Grupe studentish u grumulluen para Kishës Françeskane ku mijëra të tjerë kishin shkue para nesh. Atmosfera ishte solemne. Ma vonë, trupi i mbështjellun në arkivolin që në fillim mbahej në supe vullnetarësh filloi parakalimin në rrugët e qytetit në mes të nji turme përtej mase të madhe dhe plotësisht të heshtun. Disa hiqnin kapelën nga koka si respekt, të tjerë gjunjëzoheshin para arkivolit, e të tjerë, shumë të tjerë, lotojshin në heshtje para kufomës së Atit të madh shpirtënor. Ishe i magjepsun para nji pamje të ktillë e thellësisht i emocionuem!
Fishten –ashtu e quejshim na e që të gjithë e njihshin vetëm nga mbiemni,- e kam njohë që në klasët fillore, në shkrimet e tia epike, tragjike, lirike dhe satirike: ishte figurë familjare për të gjithë. Unë kishe edhe nji arsye tjetër personale: në votimet e vitit 1923, Fishta u zgjodh deputet i Shkodrës në Asamblenë Kushetuese, ma vonë Parlamenti, bashkë me nji grup qytetarësh të respektuem, por kundërshtarë të qeveritarëve me tendenca monarkiste. Në këte grup, u zgjodh edhe baba i im, i ndjeri Hafiz Ibrahim Repishti, deputet i Shkodrës.
Në mes të dy klerikëve lindi dhe u zhvillue nji miqësi që zgjati deri në fund, 1940 për Fishten dhe 1943 për baben tim.
U fikën të dy, dhe fatmirësisht nuk përjetuen katastrofën komuniste në Shqipëri.
Me 30 dhetor 1965, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, gazeta DIELLI e Vatrës botoi nji seri shkrimesh kushtue At Gjergjit.

Unë shkrova “Kujtime të nji nxanësi”, mendime që po i ripërsëris këtu:
“... At Gjergj Fishta, poeti i epikës madhështore –dhe frymëzuese- të popullit tonë, liriku i shquem, dramaturgu i fuqishëm, dhe pa dyshim autori i satirës ma të përsosun të letërsisë shqipe., At Gjergj Fishta, frati i kushtuem mësimeve dhe shembullit të Shën Françeskut, zemra e dhanun pa kushte dashunisë për Shqipni, mendja që synoi pa pushim zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vdiq në nji kohë ndoshta kur ma shumë se kurrë zjarri i fjalës dhe penda e tij i duhej nji populli të mashtruem në nji atdhe të robnuem..
“Ka vdekë Patër Gjergji!”…
Ndoshta kjo ishte forma ma familjare që në Shkodër e kishim zakon me thanë kur shqiptojshim emnin e Poetit. Ndoshta edhe vetë ky familjaritet i ndiem dhe i përgjithëshëm tregon ma shumë se çdo shprehje tjetër sa afër nesh jetonte Fishta, sa ngushtë me mendimin tonë, dëshirat e shpresat tona jetonte Poeti që përjetësoi epopenë vigane të nji populli që nuk deshti me jetue në skllavëri.
E kam pa Fishten për të parën herë në vitin 1937, kur nji qytet i tanë, Shkodra tradicionale, përcolli në banesën mortore të re trupin ba skelet i këputun të Hasan Riza Pashës. mbrojtësi i madh i qytetit Shkodër nga sulmet serbo-malazeze. Në nji pod të ngritun me nxitim pikërisht mbi trollin ku kishte ra gjaku i të vramit me tradhëti folësit hypën e zdrypen pa muejtë me shkëputë turmën nga Pasha.., që ceremonia e permortëshme kishte randue mbi to.
U desht Fishta atëherë me thanë fjalen e tij.
Aty kam pa fëtyrat, me mijëra, drejtue kah ai që i tërhiqte pa muejtë me u shkëputë, sikur fjalët e shqiptueme nga Fishta përmbajshin nji mshehtësi të paditun ma parë. Asnji herë ma vonë për mue, figura kryesore e qendresës së Shkodrës, nuk ashtë paraqitë ma e qartë.
Rradhën tjetër kur e pashë, Fishta shtrihej, pa lëvizje, pa za, ndehej pa shpirt mbi podin mortor të vendsoun në mesin e Kishës Françeskane, banesa e tij për shumë vite të gjata, banesa që tri ditë ma vonë i ofroi vendin e qetë për pushimin e përjetëshëm.
Të rreshtuem dy nga dy parakalonte turma në heshtje dhe respekt të thellë. Silleshin rrotull arkës mortore, në nji procesion dhimbje dhe nderimi.
Mështjellë në zhgunin e murrmë në të kuq , me të bardhin litar ngjeshë që tre premtimet e bame të Lumit të kujton, fëtyren bardhë si bora, duertë bashkue në nji kryq druni të zi,
Fishta që për ne nxanësit zente nji vend në Olimpin me të pavdekëshmit nuk mund të ishte ajo kufomë që nuk flet, që nuk punon.
Cila ishte ndjesia që na mbushte zemrat tona rinore në ato ditë nuk mund ta them me siguri. Ishte diçka si nji perziemje e habitjes që shkaktonte pamja e kufomës pa lëvizje me dyshimin e nji të riut: a vdesin njerëzit e mëdhaj?
Ata që na frymëzojnë, na japin jetë, na ushqejnë me mendime, na ngjallin ndjesitë fisnike, na nxisin për veprim, na bajnë, me nji fjalë, me qenë diçka ma shumë se nji frymor që lëvizë pa synim, nji qenie me ide e vullnet, ata pa dyshim e vejnë veten e tyne në nji piedestal ma të naltë, ma të plotë, ma të sigurtë, nji pod që për ne, njerëzit e thjesht, paraqitet simboli i pamërrijtëshëm: nji seli që i takon të pavdekëshmve.
Por Fishta kishte mbyllë sytë përjetë! Dy ditë ma vonë, nji qytet që mbar percolli veshun në zi, njeriun që ma shumë se asnji tjetër ndoshta- në mes të atyne që jetojshin- kishte unjisue emnin e vet me kryenaltsinë e nji turme që kurr nuk deshti me njohë peruljen…

Baldëin, N.Y. 30 dhetor 1965

Shenim nga F.Radovani: Ribotojmë ata kujtime që ndoshta sot janë të vetmet, të Profesorit të Nderuem Sami Repishti, që nuk e harron kurr atë qytet Martirë të Shkodres, ku u le, u rrit, mësoi dhe vuejti burgjesh...
Ju falemnderës i Nderuem Prof. Repishti!
Melbourne, 17 Dhjetor 2020.


Pjesa 65

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Ky ishte At Fishta per si Vllaun...

Image


KUR U TRANDËN BJESHKËT E NÊMUNA…

FLAMURI I DEDË GJO’ LULIT


Flamuri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ishte merthye per gjokset e Françeskanve të Shkodres At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj plot 443 vjet mbasi ishte vorrosë në Lezhë, në 1468…E bashkë me Até Flamur edhe Shqiptarët e Shqipnia…
Kur brofi në kambë Trimi i Hotit Dedë Gjo’ Luli, bash atë ditë u trandën edhe gurt’ e Vorrit Kastriotit në Lezhen historike… Gjimuen Malet! U shkundën edhe hatllat e kullave...
E bash ata Bjeshkët e Nêmuna, ushtuen si duhija dikur motit…
Vargu i Trimave t’ atyne Alpeve s’ kishte t’ sosun! Burrneshat e xhubletës me ruba të zeza, pa ju ndigjue zani nder grykat e furrave, vetem nxirrnin bukët e freskëta per Luftarët e Lirisë… Ishte dita e madhe 6 Prill 1911, bash atë ditë kur po valvitej Flamuri Kuq e Zi në Majen e Bratilës së Deçiqit, i ngritun nga trimi i pakundshoq i Maleve tona Dedë Gjo’Luli!
Një mende djallzore e krajlit të Mali t’ Zi, punonte si emni i vendit ku sundonte: “Zi e ma zi se futa e atij malit!”...
Po, Frati At Matia, ishte betue per “Atdhe e Fé” e gjithshka Ai me At Buonen, ua kushtoi Lirisë s’ Atdheut e t’ Fesë per të cilen, flisnin “hujtë” e pafarë të ngulun nder malet e fushat tona. Pak e aspak lumej e prroje kishte Ballkani të skuqun si në Trojet e Gjergj Kastriotit tonë!
Në qelën e Gerçës, At Matia dhe Imzot Lazër Mjedja me shumë klerikë të Maleve organizojnë takimin historik ku përpilohet: “Memorandumi i Gerçës”, më 23 Qershor 1911, dokument me aq shumë vlerë që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912.
Memorandumi asht kenë shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit Luigj Gurakuqi dhe u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i Pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. Burra t’ atyne Maleve që nuk i vijnë kurrma Shqipnisë!
E krajl Nikolla nuk e vonoi gjyqin e Malit t’ Zi, që dënoi At Mati Prennushin “me varje n’litar”, po syni vek nuk i bani Fratit t’ Shën Françeskut, që tue ba buzen në gaz ju pergjegj kur i thane: “Në litarin tand do t’ varim o Frat!”… E At Matia u tha: -“Ua dij për nderë me më varë në konopin tem mbasi me siguri litari em ka me ma falë jetën!” Ata u shtangën e veshtruen...
Ajo thanje kishte dy kuptime: Së parit, konopi i Françeskanit do të këputej, mbasi nuk do të pranonte që të varet kush në atë litar, kjoftë edhe armik; së dyti, litari i tij, nuk kishte si me bajtë peshën e randë të trupit të madh të At Matisë.
Me At Gjergj Fishtën, At Matia ishte vlla e mik i një Urdhni, po ishin edhe bashkëpunëtorë të një Ideali. Për hirë të kësaj dashtnije dhe miqësije që kishte At Gjergj Fishta për Té, ndërhyni tek Krajl Nikolla për me i falë jetën At Matisë. Krajli jo vetëm i fali jetën po, edhe e liroi dhe ja dha me vete…
Në 1926 asht përkrah Opozitës si gjithë Kleri Katolik Shqiptar, e kryesisht ai Françeskan, kundër regjimit të Zogut, i cili, dihej se kishte nenshkrue marrveshjen e tradhëtisë dhe të turpit me Pashiqin e Jugosllavisë, ku kryesore qendronte tradhtia ndaj Malësisë së Vermoshit dhe Shën Naumit. Forcat biellogardiste ruse e risjellën Ahmet Zogun në Shqipni në fundin e 1924... Me armët e tyne vrau vetem Atdhetarë dhe Malsorë të Veriut...
Mbas vrasjes së Atdhetarit Luigj Gurakuqi e Mikut Fretenve Bajram Currit, At Matia nuk donte me ia ndigjue emnin Zogut dhe as Musa Jukës prandej, arrëstohet prap në këtë Lëvizje.
Ma shtrenjtë e pagoi Don Gjon Gazulli, që u dënue me varje i pafajshem dhe u ekzekutue vëndimi në Shkoder.
Ishte marrë vendim nga Zogu që At Matia do të pushkatohej. Këtë herë asht At Palë Dodaj që ndërhyn tek Zogu, i cili për miqësinë që kishte me At Palin qyshë në Rubik, “kur i shpetoi koken Zogut...”, ia fali jetën At Matisë. Edhe ky e liron por me kusht që At Matia me u largue nga ato krahina malore. Atëherë detyrohet me u largue përfundimisht dhe emnohet në Laç të Kurbinit. Në vitin 1928 shkon në Iballe të Pukës dhe mbas pak vitësh asht famullitar në Gomsiqe.
Në vitin 1941 emnohët në Tiranë, megjithëse aty nuk shtrihej veprimtaria e Françeskanëve. Kur asht në Tiranë bashkë me Provinçialin At Anton Harapi, hapin Kishën Françeskane të kryeqytetit, ku At Matia ushtron një aktivitet të gjanë atdhetar. Këto vepra as nuk perkujtohen! Nuk ka metë kush me i kujtue!
At Matia jo vetëm ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë nga Italia, gja të cilën, e ka shpreh pa kurrfarë frike në predikimet e Tij.
Në Kishën Françeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, Ai ka vue Flamurin Kombëtar me Shqipën e Flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Në vitin 1943 kur At Anton Harapi shkon në Rregjencë, At Matia asht zgjedhë në vendin e Tij Provincial i Françeskanve të Shqipnisë. Kenja Provinçial kje në një kohë ma keq se në kohë të paganëve, për Françeskanët e Shqipnisë ishte koha ma e vështirë e shekullit, madje e disa shekujve.
Gjithshka mbas 1944 ishte në dorën e sllavëve jugosllavë dhe tradhtarëve gjoja “komunista”, e kush ma parë se fretnit do të kishin punë me ta? Kjo shihet që në Janar 1945, atëherë, kur At Matia, asht i pari klerik katolik Shqiptar që takohet me terroristët e njohun Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, në kuvendin e Gjuhadolit në Shkoder, dhe kur ata i kanë kerkue shkëputjen nga Vatikani, At Matia u asht pergjegjë: “Kjo punë nuk mund të bahet kurr nga Kleri Katolik Shqiptar!”... Pikrisht, aty ishte edhe piknisja e Gjenocidit komunist kunder Klerit që vazhdoi 47 vjetë në mënyren ma barbare!
At Mati Prennushi ruejti dinjitetin e vet dhe të shokëve pa madhështi. Ai u ndodh i vorfën mjedis të vorfënve të Asizit. Dijti me lidhë veprën me logjikën, tue arsytue gjithshka e këshillonte Até vëllau i kuvendit. Per këte sot flet kjartë Dosja e Sigurimit 1302, e rujtun në Seksionin katolik të Ministrisë.
At Matia punoi pa iu ndigjue zani për Fé e Atdhé si të gjithë françeskanët, mbasi në zemër ju vlonte Liria e Atdheut. Ai vdiq i respektuem edhe nga anmiqtë, se njihëj për Burrë trim.
Me 8 Janar 1948, në gjyqin e mbyllun që po zhvillohej në mensen e Kuvendit burg të Kishës së Fretenëve në Shkoder, Provinçiali At Mati Prennushi në fjalën e fundit ka thanë: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as Fenë as kombin, po e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit.
Kemi jetue gjithmonë me Popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej Popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Europa e, mos me u dallue për keq prej të tjerëvet. Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që Populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” (Revista “Buzuku”, nr. 18, E. Merlika, me 22 tetor 2005, Ulqin.)
***
AT MATI PRENNUSHI, u arrestue nga sigurimi komunist me 15 nandor 1946 dhe i dënuem per të treten herë me vdekje, u ekzekutue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit. Para pushkatimit ka thanë: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme.
Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!
U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”
(Dosja 1302, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, 1998.)
Sot jemi para një fakti të mnershem: Shumica e Atdhetarve Shqiptarë nuk kanë as vorre… Po zhduken shifrat e verteta... Ndersa, tiranët vrastarë dhe terroristë.., parardhësit e brezit sotem të “rilindjes” tradhtare e vllavrasëse, sot po vazhdon me i quejtë tiranët barbar e kriminelë: “heronjë”..!
Ata janë baballarët e tyne..!

Shenim F Radovani: Kjo kujtesë duhet të na risjellin kujtimet e një Miku, me të cilat plotsojmë portretin e Atdhetarit Madh At Gjergj Fishta!
Ardhja e Françeskanve në Shqipni në Shek.XIII dhe veprat e Tyne, në të gjitha Trojet tona, janë e do t’ jenë të Perjetëshme!
Melbourne, 18 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KJO ISHTE MREKULLIA E MADHE E SHEKULLIT XXI- A.Krasniqi

Postby Laert » 21 Dec 2020, 15:08

Nga Fritz RADOVANI:

101 VJET:22,23 DHJETOR 1919


Imzot Luigj Bumçi. Presidenti W. Wilson. Papa Benedikti XV.
(1872 – 1945) (1856 – 1924) (1854 – 1922)

Historia e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit asht e shkrueme me gjak!
E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen ajo, të vazhdojnë me pertypë rrêna! Por, asht mirë të mos vjellin mbi faqet e pasterta të historisë sonë!
Njollosja e tyne asht e pajustifikueshme. Ajo i perket vetem tradhtarëve!
Në 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, ku tha troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin...” Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme...” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë! Mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 101 vjetësh. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty.., sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”...
Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u pat caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar. Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës.
Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne me fakte se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm! Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë.
I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës. Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë. Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar. Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A., ku gjithshka ndryshoi shpejtë.
Plot 101 vjet perpara Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Luigj Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Papa, pra tek Vatikani në Romë.
Imz. Luigj Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet tona kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis menjëherë për Romë, dhe arrijti atje me 28 Dhjetor në Vatikan.
Takimi historik i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa. Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës Shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.” Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!” Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!”
Këtu u mbyll biseda. Imz. Luigj Bumçi në fund të bisedimeve i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin u kthyen në Paris, ku priteshin me padurim nga delegatët tanë. Atë natë vonë Ata u takuen me delegatët Shqiptarë.
Mbasi Imz. Luigj Bumçi i vuni në dijeni per pritjen dhe biseden me Papen, Delegatët të gjithë u ngritën në kambë e plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!”
Rezultati: Me 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës njoftohet “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa Shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”. Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
101 vjet perpara!..
E nder këta 101 vjet, kjo treshe Burrash.., kur fati i Shqipnisë nuk asht kenë kurr ma në rrezik se sot, duhet të vlejnë per me u zgjue të gjithë Ata që veten, e thrrasin Shqiptarë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 21 Dhjetor 2020.


Nga Fritz RADOVANI:
KJO ISHTE MREKULLIA E MADHE E SHEKULLIT XXI

KOMBI I MADH NUK SHUHET KURR !


Image

PERKTHYESI ABEDIN KRASNIQI
23 TETOR 2019 Ishte një ditë shumë e veçantë jo vetem per mue po, per të gjithë Ata që veten e thrrasin Shqiptarë të vertetë, pra Shqiptarë t’ Atij Kombit të Kastriotit...
Një Mik nga Brukseli, i Nderuemi z. Lek Pervizi më shpjegon per Një Mbrekulli të Këtij Shekulli të Bekuem, që edhe mbasi e lexova nuk i besojshe syve të mij... Ai më shkruen:
“Po të jap një lajm të mirë, se ka Shqiptarë që ia ndertojnë shtëpinë e At Gjergj Fishtës.
Me 26 Shtator 2019 në Paris asht botue “Lahuta e Malcisë”, frengjisht, e perkthyeme nga një Djalë i Ri, 33 vjeçar, ABEDIN KRASNIQI, një liber 640 faqe, komplet Lahuta!
Ky Djalë me Nanë franceze, lind’ e shkollue në Francë, në Paris, mërrijti në dy vjet punë intensive të na japin At Fishten frengjisht, Vepra e dytë e randsishme, mbas Asaj të të Ndjerit Robert Elsie, në anglisht. Këto dy perkthime janë shumë të randsishem...
Bravo Këtij Djali me Shpirt Atdhetar që ne patme knaqësinë t’a njohim, se Ai na erdhi në një aktivitet letrar, ku patme rastin të njihemi me Librin e Tij.
Besoj se ky njoftim do të knaqi, me të mira, Lek” (Bruksel 23 Tetor 2019).
***
ABEDIN KRASNIQI asht Shqiptari i Madh që ka Ringjallë “Lahuten e Malsisë”, tue na dhurue Ate, atëherë kur po bahej gati një shekull që At Fishta gjuhej n’gur...
ABEDIN KRASNIQI, Vepra Yte Asht e PAVDEKSHME!
RRNOFSH E KJOFSH AQ SA LAHUTA E MALEVE TONA!
Melbourne, 22 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh: Në 80 – vjetorin e vdekjes së

Postby Laert » 23 Dec 2020, 19:45

Pjesa e LXVII-67

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:
Psikologun e persosun...

Image
At Fishta në studio...


Disa thanje të At Gjergj Fishtës:


Mbi njatë flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue
“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…

– Po, edhè hâna do t’ a dijë
Edhè Dielli do t’ két pá
Se për qark ksaj rrokullije
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká…

– Në rast se ata nuk na duen në nji shtet të vetëm, mbasi thonë shqyptarët kenkan myslimanë, at’herë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqat tonë dhe do t’i bajmë fishekë per me mbrojt vllaznit tonë myslimanë Shqyptarë!

– N’daq me gzue t’bukrën liri
mos shkel fis, as mik, as fe
pse n’kto sheja bota mbarë,
na dallon se jem Shqyptarë…

– Me t’perpjekun me kulturë Prendimore t’Europës, si domosdo do të gjindet mas sodit Shqypnia...

– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!

– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë
se nën shkja me ndejë për t’gjallë...

– Parja mâ e çmueshme per Shqypnì asht zêmra Shqyptare: e zêmra perbâhet nder shkolla neper msim t’gjuhës Shqype.


– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!

– Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit’ e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrfés zgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit,
Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare...


– Më dhamb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!

– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqyptarë!

– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!

– T’gjith njatà qi e kan me detyrë, si edhe atà qi ja kan vȗe vedit me detyrë me organizue jeten shoqnore e t’gjytetnueme n’Shqypní.., mâ s’parit t’caktojnë se mas cilles kulturë duen me e organizue komin Shqyptàr, e masandej me ligjë, me pȗnë e me kohë të mundohen me i bâ Shqyptarët qi t’mendojnë e t’veprojnë mas parimesh t’asaj kulturë, tuj majtë parasýsh etnologjìn, psikologjìn, e ndîsit besimtare t’tyne…

– Në kjoftë se thue at’ çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!

– Edhe atij iu thaftë po goja
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja
flet e t’veten e lèn mbas dore…

– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija!

– E pra mretninë e Shqypnìs Europa e kishte krijue! Por shka se pabesnia e pushteteve t’Mdhà duel edhe mâ n’shesh n’t’caktuem t’kufijvet t’Shqypnìs…

– Me e lshue Shqypnin nder duer t’ batakçive, asht njipernji si me ja vjerrë ujkut mushknit m’qafë, me uzdajë se po t’i çon te shpija: Ujku i han mushknit…
***

Shenim nga F.Radovani: Tëgjitha shkronjat e Tij janë thanje!
Po, kur lexon njeriu sot thanjen e fundit të At Fishtës, harron se Ai ka vdekë 80 vjetë perpara..!! Si me i pasë ba një nanë të gjithë ata batakçijë që e kanë sundue këte t’shkretë Shqipni!
E atë thanje e thotë At Fishta pra, mashumse 100 vjet perpara.
At Gjergj Fishta O.F.M., frati i madh françeskan i Shkodres, (23 Tetor 1871 – 30 Dhjetor 1940), ishte dijetar e filozof, ishte mësues dhe shkencëtar, ishte shkrimtar’ e poet, ishte artist piktor e arkitekt, ishte symbol i formylës “Fé e Atdhé”, per të cilen duhet të krenohet sot Rinia në fshatin Fishtë dhe ajo e Shqipnisë mbarë, së ciles i mësoi me shkrue gjuhen Shqipe.
Ai studjoi dhe punoi gjithë jeten per Atdhe…Ai ishte i pari kandidat per çmimin Nobel në letersi. E bash zani këtij Burri ushtoi në Romë, Paris, Londer, New York, Stamboll, e Ballkan .., per një Shqipni të lirë po, edhe të bashkueme me Trojet e veta të grabituna... Ai ishte nderi i Akademisë italiane, po dhe udhërrëfyesi i mbarë Popullit liridashës Shqiptar!
Tingujt e Lahutës së Tij edhe sot tingllojnë me ujin e paster të prrojeve tona që burojnë nga Bjeshkët e Nêmuna...
Çdo thanje e Tij ishte një knaqësi nder sofrat e festave tona...
Pa At Gjergj Fishten... Nuk ka gëzim as bukuri jo vetem rruga e Gjuhadolit, po as Shkodra mbarë e, as Alpet tona...
Shikoni Flamurin e Kastriotit si valvitet kur ndigjon Lahuten!
Bash.., si thonte At Fishta: “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit”...
Melbourne, 23 Dhjetor 2020.


Pjesa e LXVIII(68)

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Në 80 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!


Dhjetor 2020.

JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR !


FRITZ RADOVANI









VEGIM!..


MELBOURNE 2012


Vlonё1912, Grafikё nga Autori.
Punue me rasen e 50 vjetorit tё Pavarsisё (1962)


SHKODER, 1913... 1967...
Foto nga F.Radovani (2012)

VEGIM !..

“Koha kalon e na kalojmë me té.
Doket e moçme zhduken prej fushave të jetës për mos me jetue mà, veçse, në fletët e vdekuna të historisë.”

Don Kolec Prennushi (1)
VEGIM !..


“At Gjergj Fishta asht nji vademekum !”
D K Prennushi.



Më duket, ...Po!
Po, më del parasyshë një shtrojë e bardhë me vija të kuqe!...
Rrehem me e prekë... por, kot!
Jo, jo, s’ âsht mësallë shkodrane...
As sofrabez për ditë ma në shenj, se na, s’jem’ në sofër!
Jem... të mbetunit në kambë...
Mos âsht çarçaf në melez punue për të gjatë me bogosi të kuqe,
Që dikur, inglizi né na pat sjellë...
Na me e punue...
E, ai n’ té me na mbështjellë ? (2)
S’gaboj!...
Çarçaf gjashtëkandsh(3),
Veç, në tel e në ferrë mbërthye për yll pesëcepash,
Rrethue tash pesëdhjetë vjet âsht pra,...
Shqipnia!
Një pikë e rândë si plumb, rrigon tëposhtë brinjë hundës,
E, për nënbuzë, shûjtë më bahet...
Kah ma lehtëson kapërdimjen e asaj kafshatë,
Që, në grykë m’ka mbetë...
E, frymen po ma merr.

Me lot’ e bukë kurrë nuk âsht ngî i ngrât’....
Shqiptari.

Thonë, dikur, këtu ka pasë rrahë dielli
E, ka pasë shndritë Rozafa.
Shndritë si e pat zakon,
Kur n’për kalldramet e Saj, vezullonte flaka
E pishtarëve të Teutës.
Ndër harqe për nën bedena,
Madhështore rritej hija e Gencit.
Atëherë, kur ndër gurët e faqes s’ Asaj Kishe
Që, kurrë nuk njohu marre,
Daltohej me brina të dhisë Përkrenaria
E Mbrojtësit t’Saj!..
Po, po, mbas Téje Shqipe, Burrat flut’ruene,...
Thonte, Mjedja.
Hovin ata s’e ndalën prej gjiut Spicës n’për Tuz,
Triepsh, Hot e Grudë, përfshî Gjakovë, Gjilan e Kaçanik.
Aty përbrinjë Tetóvë, Kërçóvë e të shtrenjtën Dibrën tonë;
Der n’të Thatin mal,
Nëpër at’ shpat të Gramozit
E, der’ n’ Prevézë.(4)
A mu bâ, a ndjeva, se,
Edhe Kelmendi e Himara rá?(5)
Kam frikë...se po!
Prej Sukave të Moksetit e n’tëposhtë për të çame të malit,
Cemi e Kiri, der Prroni i Thatë,
Ma këndej Drinazi, sot mue po më duken:
Si vija të kuqe!...
Mbështjellë si lamsh e përzi n’Urë të Bunës,

N’atë fushë brinjë meje,(6)
Ngjéshë për Tarabosh,
Ngjitë nalt për Qielltë,
Der diellin ma kanë zanë...
“Të kuqtë”...
A thue, o Zot, gaboj,
Lekët kanë vojtë ashtu?
Bajrakët po binë përdhé?

Shqipja Jóte ka ra përgjysëm edhe njëherë
N’atë shtizë, o Dedë Gjo’ Luli!(7)
Nata e Festës s’Ate, o Flamuri i Ismailit e i Luzit,(8)
Për mue n’ditë morti asht kthye...
Ndigjoni kah rrah kumbona...
Prap në njenën anë!...
Hasan Prishtinë, Don Kaçorr e Isá, Avni e Bajram Beg,
Gjakhuptë Ju shkue, brè Burra,
Vrá mbas kaçubash e tretë dikund ndër ferra,
Se, nën morriz na i kem Heronjtë...
Pa Shenjë tek Kryet...
Prej dorës së mallkueme!
Medèt për Ju! O Nanë!...
Veç lot e váj’ ngatrrue n’për ato vija rreth Téje,
Shoh sot Rozafë!
Toka e plasaritun rreth shkambijve Tuej,
Âsht ngjitë, âsht ngopë e njomë prej dorës së barbarit,
Âsht skuqë Tivari prej kosovarëve të therun, coptue
Kortarë, kortarë prej thikës së trathtarit.
Der deti më vjen i athtë...
E pra, shijen s’pat muejtë me ia ndrrue
as rrezja e gjysmëhanës,
E verdha e saj veç vnér e jarg u bâ,
Kur rá aty, ku gurgullonin dikur Alpet tona
Ujët e freskët e t’pastër që rridhte kroni.
Skjep në skjep me korbin, si motra me vëllá,
Copa kortarësh shkyjnë sorrat e Cetinës,
Janë ngopë tue plasë der grizhlat mshehë mbas trinës,
Dér edhe gjeli sot këndoi kah e vóna,
Ah, medet për né...
E, për Bjeshkët tona!
Muret kapë në flakë
E, dyert kryqzue me ferra.
Patkoni rá përtokë, nuk ká bésë n’këto anë ...
Se mbrendë ndër kulla u shue edhe Osja,
Dasho Shkrel... s’bân Nanë...
Po, kjo, shka âsht ?...
Që, për nën shpatull përbrinjë m’âsht ngjeshë
E, në zemër âsht kah më thérë...
Ndiej kah më piskatë básh si gjarpën n’gji,
Kur copa-copa dy drunj lidhë n’litár,
Në një Kryq të rí, né sot me na várë!
Âsht dora e serbit, mbathë me dorca të kuqe,
Zhigátë der’ n’brryl ç’prej të trembdhetës vjetë
Në këte shekull atë punë ka bâ...
E vrrèt në Vermosh:
Pritni, se kam ma!...
Dita prap i erdhi, Ty Shqipe, në fyt me t’pré,
Gjakun curril përpjetë me e hjedhë dèr në Moskë,
Shkjetë me mishin Tând sot Ajo me i ngî...
Përmbi pupla Tueja, ai vetë me u shtrî....
Korbi e qyqja prandej i kanë shpuplue,
Bashkë me ato krande t’asaj çerdhes s’Até.
Unë, s’shoh ma zogj tue pritë me u mkue...
Kanë ikë, janë mëshehë, po ku, janë ngujue ?
Të brishtat foshnje, shih si janë shtangue!...
Të presin Ty, o Nanë,...
Të keqen me i largue!
Tek dera e stanit, der’ desht janë hutue,
Kau i kularit nuk pi ujë në krue...
Ka aromë tjetër...Pemët s’kanë bulue,
Ndër të thatit gema, lulet s’kanë lulzue...
Camërdhokët e zdathun....Zana i ka shitue!

Një zâ si të marrun, a m’u bâ se ndjeva ?...
Jo, Dedë, nuk jam jo n’andërr kah shoh prap brî Téje...
At Matinë përkrah me At Buon Gjeçaj,(9)
Tue çá murrlanin e veriun si brisku
Të Bjeshkëve Tua t’ Nêmuna.

Si flutrat bajrake janë nisë për Deçiq,
Për nën zhgun ngjesh për gjoks Shkabën me dy krena,
Me vrap pa frymë, Ty me tà prûe...
Maje Suk’s Moksetit Ti me e vûe!...


Çapojt’e Saj kapë për drrasë të krahnorit
Kafaz veç bâ rreth zemrës që s’njeh tutë,
Rrotull lidhë me néje n’at konop t’Sh’Françeskut,
Që, më bahet mue, se frymën po ia merr
Tue rrah bashkë me zemrën Ai Flamuri Yt.
Bash Atij Burri,
Që, Krajli Malit t’Zí, kur kjè dishprue...
Bash atë litár... ia pat premtue për fyt...
Ai âsht me shokë!
Âsht At Çipriani, që i rrinë përbrinjë,
Dritën Ai ka ndézë aty ku âsht shue!
Lidhë kamb’e duer, drejtë Qiellve tue flutrue,
Me t’unshëm, të vobegtë, të rrahun e t’pëgjakun
Tèk kësolla me kashtë, gjithmonë tokën shtrue,
Ngjeshë kryet té grazhdi, qeni tue hungrûe...
Për jestek të ngrâtit një gúr i kishin vûe.
Askush nuk i pau, kush i pàt vojue?...
Veç një zâ ushtoi atë ditë n’për atë zállë,
Mbi atà gurë të bardhë porsi biluri:
“Jeni të zgjidhun, Vëllazën!...
Qindroni si Burrat!”, thirri Imzot Gjini (10).
Nëpër zállë, buzë Kirit,
Bijnë me pushue...
Martirët për Fé e Atdhé
Në Ungjill “Betue”!
Për Kryq e At’mè!
Kurdoherë, me u shue!
Hèu! - peshë u çue deri shkambi i Fanit,
Mbas t’Parit të vet si lis, po shkon Mirdita:
“Për Shpêrtit Krêshtit âsht sot zgjue,
Ndër gjozhda të Têja do me u Kryqzue,
Për Mark Gjomarkun, do’ me u farue,
Me pleq’ e, dér ndër mêca...”(11).
U shkretnue po thonë, deri n’qélë t’Oroshit,
Çka âsht Bjeshkë e Nêmun prej majes Vermoshit,
U ndigjuen der’ poshtë gjamtë e Don Mark Xhânit,
Kanë pa veladonin e këtij djalë vigani,
Kah po e shkyjnë qent, bijt e atij tiranit...
Terbue porsi shtrigat kur janë rreth... sahanit.

Rroku armët Rrema, djali i Bajraktárit,(12)
Trim e kisht’ lind Nana, me parzem çeliku,
Gjueje në plumb barbari... e prite...ku, na iku!?...
Këto ngjarje Burra jo, nuk janë gojdhanë..
I kèm’ pa me sy prej një Tropojanit!..
Kur ndigjoi Puka se po trandën malet,
U çuen peshë Mirakajt, nga thirrja e një Burrit:
“Çonju, brè, mos fleni, po rrokni armët”
Ushtoi shpêlla Vrithit prej zanit Gjelosh Lulit.(13)
I kanë këputë kokën me besue “partia”...
Kështu e do Malësinë, Enver efendia!
Gjyshin prej Kaukazit e nanën azitike,
Vetë gjak bastardh, pjellë sifilitike...
Me pasues Ramizin e sa të tjerë batálla,
Shihi ndër kongrese, shkyhen si gjinkálla!
Fiton e drejta, thonë,
Më duket fort po rrêhem.
Nuk shoh as ndiej drejtësi në këto ana,
Kah shoh veç gropa gjaku e trupa njerëzish
Zhytë aty mbrenda. Pse, të drejtë kërkojnë!
Janë Gegë e Toskë, si i thirri edhe At Gjergj Fishta,
Të gjithë të këtij Kombi, aty mbrendë përzí...
Âsht Paulin Pali e Muzafer Pipa
Vëllazen të ditun, me ua pasë lakmi,
Synin Ata kokërr, zjarmi tue u vlue n’gjî...
Me Qemal Draçinin e Kolё Prelën tonë,
Bashkë me Pjetër Palin, Fahri Rusi, thonë...
U prinë Kolec Deda, básh i Dedjakupve,
Simon Darragjati, Trim si t’ish drángue...
Janë lidhë njëfjale, me vdekë, me u shue...
Ranë... porsi Burrat, si ishin Betue!
Lidhë me vargoj, mbërthye duersh me dryj,
Ngarkue përmbi karro drejt e n’për rrethina...
Atje ku karrot.., veç.., tresin..., coftina...
Aty asht Prekë Cali, me Burra të Kelmendit,
Me shami lidhë Kokën Trimi i Malësisë,
Nuk ka brez për bel, nuk âsht n’kuvend Burrash,
As nuk ka alltije n’brez, si e mban Malësori...
Po, âsht lidhë brryl në brryl, nga vëllau, i pabesi,
Bashkë me t’tjerë Sokola malit rá edhe Malësia,
“Merrni tek i keni!” - i thotë cubi serbit,
“Çarti në lule të ballit!”
Kështu, mbaron...Burrnia!
Nuk shoh rubë nusjet kurrkund n’për livadhe,
As përbrinjë kronit, ujë tue mbushë n’buljera,
Askush nuk del tek vrrini, krojet janë krejt shkret,
Janë thá me vigâjt, bash si lisi i malit,
Mbaroi Bujaria, hèj! - kuku...medet!
Nuk shiton jo, Zana, vrasësit e Pal e Mark Thanit,
As të Gjeloshit e Gjergj Vatë “Cukalit”(14)
Djelmëve të Dukagjinit, njëditë therorë rá,
Bashkë me ujkun vëlla nëpër shpélla mbetë,
Përmbi kokë hêjt, pika ujë pikon...
Ata s’njohën marre,
Aty... vegshi vlon!

Bukë e krypë e qépë,
Çónje, Burra gotën:
“Kjoftë lëvdue Krishti!”...
Shkrepën armët ndër shpélla,
Thonë, ka lé një djalë...
Asht shtue i’ Sokol mali!
Mbiu përsëri Trimnija...
...Shtróni sofrat nuse!
Rrnoftë e kjoftë Malësia!
U derdh mataria(15) në sofër!..
Thonë, ma përhajër...
Natën vonë ulkonja,
Po i merr erë portares...
Çónju, bré, mos fleni!...
“Probatini i serbit po nà pret në besë!..”
Jo, qé besa jo, se ai ka harrue
Se ku nuk jem na, aty rri gjubleta,
Kur t’i ndiejnë ai erën,
Shihja kambët e lehta!..
Përmbi cohë të randë, çika ngjitte sermt,
Me pêjna qepte shkronjat, pa ju ndalue hóvi
Këndonte për nënzâ,...kuq e zi për bojnat
Çka, kur ishte fëmij’, i pat mësue Gjeçóvi...
Me të tharmt e bukës tue mbrue i ka përzí...
I shtron para në sofër tue fillue me fëmijë.
Kështu i kem mësue çikat, vjen zâni brij vótrës,
Janë çuet stajanicat.., Ndera e Mbishkódres...
Asnjë tradhëtarët, Kanunin s’e njohin,
“Lahutën” me kohë ia kanë shitun serbit,
Me thundra lé t’i bjerë, na veç mos t’i shohim,
Për qejf të tyne edhe gjuhën ndrrojmë,
“Vëlla me tavarish...” , “partizani” ynë.
Ju, n’gojë s’ju xamë, të Parët i harrojmë,
Mohit na u biem: Fisnikëve tanë!
Për dritë e dije na nuk kem nëvojë,
Shkronja cirilike përtypim me gojë.
Nderën edhe ftyrën Çikës përtokë ia shkrryjmë,
Qumështin me tamth dreqit ia falim,
Bollat e shtëpisë prej serbit kanë marrë malin.
Po ti, Nora e Dedës, ku e ké sot kalin?
Âsht tue të pritun Tringa, Shota e Kupe Dânja,
Té mali Sheldisë rrethue âsht Maria, vajza e Zojzakut,
Janë Burrnesha malit, Vajzat e konakut...

Gjimon Prizreni, asht çue n’kambë Kosóva,
Prej Marije Shllakut, që ka shkye dyshë bishen...
Bashkë me At Llupin e Ymer Berishen...
Lahet në gjak Peja, thonë rá dhe Gjakóva!
Zhytet në gjak Shkupi, digjet flakë Çamëria,
Âsht çue në kambë Greku e, po i do të trija...
“Korç’e Gjinokastër, vrret, janë tok’t e mija!”...
Hèj! - kuku medet, ku ka vojtë Shqipnia!...

Shkjaun e tymisim, djegim rrëshinë pishe,
Dhe, me degët e sája.., i thurim kunorë!
Kështu e mësoi partia...këte rininë tonë,
“Me pushkë e kazëm”...të dyja në dorë,
Na mësoi “vigjilenca”: Si me u bâ hor!
Shihni, bré Burra, çka keni mbi krye!
Atë Rubë të kuqe, drapni sot ka shkye,
Ylli ndêjë përsipër fort e kishte ndye!
Europa plakë buzët kuq paska lye!..
Ah, Shqipni “mizore”(16), pat thirrë Poeti,
Kur “Ruba” u var nën degët e çinarit,
Bash ku pranë armët e Atij Prek Calit!
Nuk shihej kurrkund Luftari i Lirisë,
Nuk ndihej kurrkund zani i Shqipnisë,
Nuk shkrepej kurrkund Arma e Djelmënisë,
Harapi e Shantoja “nuk janë ma” t’Gegënisë!
Kam frikë se s’rrêhëm...Kah shoh me sy Tokën teme Ilire,
Tue hy përditë, si cohë maxharrit, nga një pëllambë
E, ujët e detit...mue kah po m’vjen ndër kambë.

Péshë âsht çue Drinazi,
Zemrue kè s’vè në Lum të Shalës,
“N’atë vend ku pata vue
Dikur, Shejtin Shna’ Ndue,
Kush kjé që pat guxue:
At’ gur me e shemtue?”
Një gur unúr mungon
Me u bâ gjama n’at vend,
Ku gjarpni nën jestek,
S’ prekë kurrë mikun e vet,
E, sot një shplakë i trashë burrnoti n’Bahçallek
Âsht vesh si l’mashk.., n’qestek.., i ngjeshun për nën urë...
Po, sot, nuk shkrepë n’at vend pashà i’herë ma ai gur,
Çakçirët qindisë n’tel u shkynë kryqetërthuer
E, xhamadanin Lekës,... ia shpoi ajo ushtrí...
Si u ngop me bukë e randë u tòç n’ rakí...
Shqiptari ndrroi duhan,
Hasmi kisht ndrrue zakon
Sa u vesh ai partizan!
Malësori dersa t’vdesë
S’ prèt kurrë Mikun në Bésë!

Mark Çun, Gjelosh Lul, Caf Metë e Ndue Pàl,
Zani Juej burrnor tundi një Tiranë,
Po rini mbas vedit Ju, a patët lanë?
Edhe ti, o Buna, zamadhe e Nolit,
Bojën paske ndrrue, bashkë me shelqet tueja...

Kacavarë e rá ndër balta..,tona, ku hunjtë janë ngûlë,
N’ atë vend ku u pat lëshue atë ditë jehona,
Këtu janë bespremit, vorrosë dikund kah e vóna...
Bardhosh Dani Trimi, Lulja Rinisë e jóna,
E Brahim Derguti, bashkë me vëlla Markun,(17)
Që Rinisë Shqiptare përjetë i thanë prakun...

Janë çue peshë der prrojet, lidhë si bishtaleca,
Kallë flakë sigurimi me spijunt mistreca,
Kah flet Don Dedë Malaj, Trimi azgan nga Selca!..
Diellin kem xanë me shoshë...
Kryqat janë kálbë e thye.
S’âsht kush me i çue mâ n’ kambë,
E rininë Tande sot,...
Ti fort po kjanë, o Nanë!?..

E Ti, o Shkodra ime,
Pse kryet ke kapë me grushta,
E fytyrën kush s’tà sheh,
As djali yt s’po t’njèh,
Me krah të hapun të kujtoj,
Si Shqipe mue më shtërngojshe,
N’të ngrohtin parzmin Tand.
Kur, fytyra më kjé vizatë,
E, lëkura e saj m’u thá,
Mbi kokë mbulue me thinja,
Ti m’ shihshe sy përlotun
Tue më thirrë, gjithnjë pa dá....
Unë vijshe shpejt tue ngâ...
Për mur t’Rozafës Sáte,
Ngushllim gjejshe pà prâ!
Si Nana përkdhelë djalin e tretun rrugëve shkret,
Ti më puthshe e fort m’ shtërngojshe
Për t’amblin parzmin Tand,
Ku, mall, dashni e gëzim nuk gjinden aty gand...
Syt’ Tu t’flakrojnë si prushi, e zjarmi i pashuem në gjî
Shpërndante shkëndija e xixa n’për hatllat shekullore,
Janë çue të gjithë peshë aty,
Prej pleqëve der’ tek fëmija,
Sot nuk i trembë asgjâ, veç donë me rá therore.
Çdo kangë kur Ti e këndojshe, Ajo u ngjitte në Qiell...
Ku engjujt me duer të vogla mbanin nga një lirë...
Se brij’ Tejet Rozafë, âsht Zoja e Këshillit t’ Mirë!
Der qielli nganjëherë, kur nxihet e bâhet têrr,
Veton e bumbullon, thue se po bie përtokë,
Andéj n’Rumije t’Krajës si gjamë deti n’stuhi,
Shfrynë dikund atje nalt, përplaset për Cukal
Shkrepet për Maranaj e humb dikah n’Sheldí.
Njëherë nuk pashë mbi t’patenzonë një rrfé,
Shpërndahen rêtë e s’ndihen,..
Veç kur shkrepin ndër né!..
Po, po, vetimë të mallkueme, kam pá me sy tue rá,
Mbi Katedrale Tânde, o Nanë, sa kemi fshâ,
Kur tingujt e kumbonëve pushuen e s’u ndien ma...

E, prà, dikur, një gur Apostull Pali vuni,
Përballë Pagâjve të Romës, ku gjaku pat shkue rr’kájë,
Der nalt mbi shkambijt tonë Ai Kryqin e pàt ngulë...
Kaluen sa shekuj mbrapa e kush nuk mujt me e zhgulë.
Se‘i ditë mbi ball’ t’Ilirit Ejllori (18) pàt daltue,
Bash Ato shkrojla të forta që kurrma nuk janë shue...
E prà, në gjashtdheteshtatën (19) fort paten kenë mundue
Moskovi, Serbi i Cetinës e der te dreqi i Kinës,
Që shkeli mbi këtë prak, Shqiptarëve të Nanë Terezës,
Ballin me Ujë t’Bekuem me mujtë me ua lá me gjak.
Një zâ ushtoi fuqishëm sa rrjedhën ndaloi kroni,
Ju Kishat po shkatrroni, po vetë do t’i ndërtoni...
Âsht At Pjetri,(20) zemërtrimi, që s’ tutet jo, aspàk!
Betue për Fé Atdhè, prandej vdes si me lé!
O Nanë!,...
Prej mureve t’Tueja, Aty ku Shqipja ka çerdhën,
Gur’ të l’muet kalldrâmi deri poshtë po derdhen.
Gjarpnushë brinj Téje, një Burrë aty po zbrèt:
“Luigj Gurakuqi, për Zotin!” Shkodra Ty, po t’prèt!
E, n’të marrun pak gojet, Ai fillon e flèt:
“Veç një qellim i naltë t’bân me durue,
E zemren tà forcon;
Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
Mjer’ ai që nuk qindron!”(21)

Aty jé edhe Ti Rozafë, pse heshtë, a thue s’ná njeh?
Sytë Tú drejtue kah votra, ku zjarri djeg dullijë,
Aty n’Gjetseman Tand, ndër zgâvrra nën ullijë,

Shoh fytyrën Tande të pastër, që qeshet porsi fëmijë!
Përballë në pasqyrën Tande, aty ku derdhet Cemi,
Janë peshkatarët Tu, lundrojnë e rrinë tue pritë,
Kur kangës po ia fillon, e presin dersa t’vémi...
Se, prap, po thonë me gëzim...
Janë çue tue brohoritë:
Edhe një herë,...bré Burra!...
Filloni e mos pushoni,
Kështu thà, Gjon Pali II,
“Kurrma mos keni frikë!”, se:
Sot “N’ Shkoder tonë,.. ka rá një dritë!...”(22) .

Shkoder, “Rozafat” 2012.

Shënime spjeguese:

“Vegim – i; Diçka që na përftyrohet në vetëdije pa e kuptuar me anën e shqisave; përhitje, përftyrim i çastit i dikujt a i diçkaje; ëndërr.
Vegim i mrekullueshëm ; fantastik, i mjegullt...”
(Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe, fq. 2123, Tiranë, 1980).

1). Don Kolec Prennushi (1902-1950). Citati âsht shkrue prej Tij në librin “Rrimë shtrembët e flasim ndrejtë”, botue në vitin 1931, në Shkoder.
2). Mësallat, sofrabezat, boçja e djepit dhe dy çarçafat e vdekjes përgatiteshin nga vajzat shkodrane para martesës dhe merreshin në pajë. Ato i punonin me dorë në tezgjah. Kanë një vlerë të madhe jo vetëm nga ana dekorative, por edhe në kulturën tonë kombëtare. Prej dy çarçafëve të vdekjes, njeni ishte i kuq (me të cilin varrosej ai që vdiste i pari prej çiftit), ndersa tjetri i bardhë (dhe me të varrosej i dyti, tue u konsiderue i vej). Këta çarçafë punoheshin me fije pambuku, që vinte nga Anglia ose Franca. Fija e bardhë ose melezi, kishte një ton të lehtë ngjyrë qumështi, ndërsa, e kuqja ose bogosia, kishte ngjyrë shumë rezistente në zimje mbi 100°C. Në thurje përziheshin me fije mëndafshi natyral ose lini, kryesisht në bazë, dhe pëlhura merrte një bukuri të posaçme në pamjen e saj artistike. Kur ngjiteshin dy ose ma shumë pola (rrypa), pëlhure, ajo pjesë si rrexë në mes me ngjyrë të kuqe bogosije, punohej me dorë; kjo qendisje i jepte çarçafëve vlerën artistike.
Nder këto vepra arti të tekstileve tona krejt kombëtare shqiptare asht dallue Shkodra me rrethet e saja malore e fushore.
Një vlerë tjetër kombëtare e grave shkodrane âsht kenë edhe jepanxhia.
Në fshatrat përreth punohej riza (ose mbulesa e kokës së grues), ku, vetëm në zonat e nën Shkodres, etnografi Rrok Zojzi, më ka spjegue përmbi 27 lloje të ndryshme të sajat, tue përfshi edhe Zadrimën. Në këte zonë kanë punue bukur edhe kambsat e brakeshave.
Në krahinën e Mirditës âsht veçue pjesa e gjoksit të grues në këmishën e saj.
Në zonat malore xhubleta zen vend të posaçem në artin kombëtar të veshjeve në Europë. Në Kosovë pothuej krejt veshja âsht punue me dorë në tezgjah. Edhe atje veçohet riza.
3) Forma e hartës gjeografike të Shqipnisë mbas vitit 1913 asht ajo e arkivolit...
4 dhe 5). Krahinat e Shqipnisë Etnike. Dy krahinat që ranë mbas Skenderbeut: Ajo e Himarës në vitin 1590 dhe e Kelmendit në 1638. (Marrë nga At Marin Sirdani O.F.M., “Hylli i Dritës”, viti VII, 1941, fq. 131, 115. “Shqipnija e Shqiptarët”).
6). Fusha e liqenit të Shkodrës, brijë mejet... fshati Shirokë. Vendlindja e babës.
7). Heren e parë Flamuri i Shqipnisë u ngrit në Deçiq, me 24 Prill 1911 nga Dedë Gjo’ Luli, por prap rá në gjysëmshtizë...Shenjë zije.
8). Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi.
9). At Mati Prennushi O.F.M. dhe At Buon Gjeçaj O.F.M., i çuen në Deçiq Dedë Gjo’ Lulit Flamurin Kombëtar, të ngjeshun për gjoks nën zhgun. Në vitin 1913 Malazezët, kur pushtuen Shkodren, e kapën At Matinë dhe e dënuen me varje në litar. Shpëtoi mbas ndërhymjes së mikut të Tij, At Gjergj Fishta O.F.M., tek Krajl Nikolla. Në vitin 1926, At Matia merr pjesë në Kryengritjen e Malësorëve të Veriut kundër Mbretit Ahmet Zogu I. Arrestohet nga Zogu dhe shpëton nga dënimi me vdekje prej ndërhymjes së At Pal Dodës O.F.M., që ishte mik i Mbretit. Në vitin 1946 At Matia asht Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, kur komunistët fusin armët nën Elterët e Kishës së Gjuhadolit në Shkodër. Arrestohet dhe dënohet me vdekje me akuzën fallse të futjes së atyne armëve në Kishë, në një gjyq të fshehtë. Me datën 11 Mars 1948, pushkatohet me Imzot Frano Gjinin dhe At Çiprian Niken O.F.M. në Zallin e Kirit, pranë Rrëmajit, n’ anen lindore të tokës së Zef Sylës.
10). Imzot Frano Gjini, ishte Abat i Mirditës deri në vitin 1945, me seli n’Orosh. Në vitin 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia, Imzot Leone G. Nigris, prej Qeverisë së Tiranës komuniste, me daten 5 Maji 1945, me detyrën e Tij Vatikani ngarkon Imzot Frano Gjinin. Ashtu si në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, edhe në Kishën e Oroshit Sigurimi komunist futë armë. Për këte arësye arrestohet Imz. Gjini dhe masakrohet në hetuesi Don Mark Xhani, Sekretar i Imz. Gjinit, që mbasi e mbysin, trupin e Tij e hedhin buzë prronit, ku coptohet e shkyhet nga qentë e fshatit.
Imz. Frano Gjini, mbas një gjyqi falls e të fshehtë, u pushkatue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit, pranë Vorrezave të Rëmajit.
11). Asht perdorë forma nëndialektale e Mirditës. Fjala mec përdoret për fëmijë.
Mark Gjomarku, ushtarak i vendosun, nuk pranon me u largue nga Shqipnia me forcat okupuese, por qëndron si burrat në male të Mirditës, dhe në vitin 1946 u vra nga forcat e Sigurimit komunist bashkë me vllanё e Tij, Lleshin, edhe ky akademik. Qëndresa e tyne asht ndër fletët ma të lavdishme të historisë antikomuniste të popullit të Mirditës.
12). Muharrem Bajraktari âsht kenë ndër udhëheqësit antikomunistë të maleve të Dibres. Jeta e Tij në male e shpella u kthye në “legjendë”.
Rrethohej nga forcat e Sigurimit komunist, shtihej me armë kundër Tij, çohej në kambë dhe çante rrethimin: “Nuk e kapte plumbi!”...
13). Kapiten Gjelosh Luli, themelues dhe drejtues në “Beslidhjen e Veriut” që në vitin 1943.
U sëmue me kambë nga të ftohtit dhe mbet i ngujuem në shpellë të Vrithit. Aty i kerkoi një shoku me e vra për mos me ra i gjallë në dorë të komunistave, që si fakt të vrasjes së Tij kishin vue kusht dorëzimin e Kokës së Gjeloshit. Ai ashtu veproi dhe mbas vrasjes Koka e Gjelosh Lulit u ekspozue para Degës së Mbrendëshme të Koplikut, në vitin 1946. Në vitin 1992, kur u bâ në Shkoder rivorrimi i eshtnave të Tij, Zonja e nderueme e Tij, Lena Luli (Mirakaj) kishte asistue në hapjen e gropës ku ishte varrosë në Vrith dhe, porsa ka pá skeletin, kishte thanë: “Po, Ky âsht trupi i Gjeloshit, se Koken ia këputen komunistët për së vdekuni!...”.
14). Kapiten Gjergj Vata, kishte pseudonimin Cukali, i njohun mirë ndër Malet e Veriut si prijës legjendar. Kishte në shpellë edhe vllanё e vet Loron. Kanë qendrue ndër shpella deri në vitin 1949, kur nga Jugosllavia ka ardhë një i arratisun gjoja si diversant, dhe mbasi asht bashkue me çetën e Gjergjit, një natë me stuhi, e ka vrá tradhëtisht. Edhe pse në dukje mardhanjet tona ishin të prishuna, gjithnjë âsht provue se Sigurimi shqiptar dhe UDB-në jugosllave kanë bashpunue si dy motra kurva, për eleminimin e Atdhetarëve Shqiptarë.
15). Kur derdhet mataria e rakisë në sofer asht shenj e keqe. Ma plaku njynë gishtin dhe e lpinë, tue thanë: “Ma për hajer!..”. Pikërisht, në sofren e Gjeloshit u ba tradhëtia...
16). Me grupin e madh të Malësorëve të Veriut, që kryesohej nga Prenk Cali, u pushkatue edhe Poeti i Ambelsisë, Don Ndre Zadeja. Ata u mbështetën për murin e Vorreve të Rëmajit, ku edhe u varrosën me datën 25 Mars 1945. Ndërsa ndër male u pushkatuen pa gjyq, nga 14 Janari e në vijim, 118 Burra Malësije dhe u hodhen trupat e Tyne ndër prroje...
17). Bardhosh Dani, Kryetar i Organizatës “Përpjekja Shqiptare” të studentëve antikomunistë të Gjimnazit të Shkodres, bashkë me Mark Cacaj e Brahim Dergutin, u vranë në Samrishë në vitin 1949, në tentativë arratisje. Trupat e Tyne u varrosen nën shelqe brinjë lumit Buna.
18). Imzot Pal Engjulli në vitin 1462 la të shkruem Dokumentin e Parë të Gjuhës Shqipe, që âsht Formula e Pagëzimit.
19). Viti 1967 në Shqipni ishte fillimi i “Revolucionit Ideologjik Kultural” i tipit Kinez. Shqipnia shpallet shtet pa Fé me kushtetutë. Qendra e terrorit të këtij “Revolucioni” ishte Shkodra, ku lufta kunder Katoliçizmit kje ma e rrepta në krejt Lindjen komuniste. Pasojat kanë vazhdue edhe mbas ramjes së Murit të Berlinit. Qendrimi ndaj Dedë Gjo’ Lulit, Imzot Luigj Bumçit, Luigj Gurakuqit, At Fishtës e shkrimtarve të Veriut, nuk ka nevojë per asnjë koment.
Në vitin 1991: Dalja haptas e shkrimtarit Kadare kunder At Fishtës me librin “Ardhja e Migjenit në Letersi…” Ishte kushti që duhej të vazhdonte: “Mos hymja e At Gjergj Fishtës në letersinë shqipe”, e kjo asht një dëshmi ma e sakta, e një bashpunimit antikombëtar të fanatikëve anadollakë aziatikë me meturinat të ortodoksisë sllavokomuniste, kundër Katoliçizmit Atdhetar Shqiptar.
20). At Pjeter Mëshkalla S.J. kundërshton “Revolucionin Kultural” me një letër, që i shkruen terroristit Mehmet Shehu.
21). Luigj Gurakuqi ishte belb, por i rreshqiste fjala në Parlament dhe përballë kundërshtarëve. Fragment nga poezia e shkrueme prej Tij, “Qindresa”.
22). Një kangë shkodrane plot shpresë e dashní, që këndonte At Mati Prennushi, mbasi kthehej i masakruem në birucën e Tij prej zyres së hetuesit kriminel Nesti Kopali...Dëshmi e bashkvuejtëses nё qeli me Té Terezina Pali (Zorba) 1947.


Kujtime tezgjahu punue nga Nana ime...(1930)


Shenim nga F.Radovani: Kujtime në pragun e mbylljes Vitit At Fishtës…
Melbourne, 26 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

NJI LULE VJESHTET - At Gjergj Fishta

Postby Laert » 27 Dec 2020, 13:55

…Sot, mbas 80 vjetësh:
Kujtime...

ImageImage
Rruga Badra, shtëpia nr. 42. Shkoder...
Nga Fritz RADOVANI...


6 Janar 1940:

Dita e Ujit t’ Bekuem


Njëditë shumë e ftohtë dimni që Shkodres nuk i kanë mungue kurr. Qyteti ka ndjeh i mbuluem me borë të madhe që vazhdon me ra edhe gjatë gjithë ditës. Njerëzit janë ndrye mbrendë ndër shtëpijat e tyne. Pullazet randojnë nga trashësia e borës që i ka kalue 60 cm. Çdo oxhak gati i zhytun në borë nxjerr tym shllunga shllunga. Ndër rruga ka pak e aspak lëvizje.
Baba im Kolë Radovani ishte me sherbim në Burrel.
Në shtëpinë tonë sot mbas orës 10.00 mërrijti zonja Çile Ljarja, mami e njohun në këte qytet prej kohësh. Siç më tregonte tezja Rozë, mbas orës 13.20 mbas dreke, “tek një vazo me karajfila, një engjull kishte lanë një zymbyl me një bebe të vogel mbrendë...”
Daja Mikel kishte vrapue në postë me lajmërue baben se Vidës, i ka le edhe një djalë…
Rreth orës 14.30, shpërndarësit të telegrameve iu dha bakshishi për telegramin e sjellun nga baba prej Burreli, i cili, uronte: “Fritzi me jetë të gjatë. Kola”.
Nga ora 15.45 kishte trokitë dera e shtëpisë. Daja e kishte hapë me vrap dhe kishte ftue mbrendë axhen e vet At Mati Prennushi, bashkë me mikun dhe shokun e vet At Gjergj Fishtën, që sapo këthenin nga një vorrim prej Rrëmajt, me marrë një “të nxeme duersh”, para se me shkue në kuvendin e fretenve në Gjuhadol.
Porsa kanë hy në dhomën e pritjes, ku ishte vendosë një tangar i madh me zjarr, tezja Rozë me bebe hopa të ngjeshun për parzem ka hy në dhomen e miqëve dhe, Ju ka tregue: “Sot na ka ardhë në këte shtëpi një mysafir i panjoftun për ju, e ka emnin Fritz!”…
Kanë qeshë dhe janë çue të dy në kambë për nderim të “këtij mysafiri”…


“Hajde bre burrë këtu, e me jetë të gjatë kjosh, që na paske mërrijtë ditën e tre Mbretenve!…”, ka thanë i pari At Matia. Më ka marrë me dy duert’ e më ka kalue tek Miku tjeter i nderuem...
Pra, mbas Tij, më ka marrë në krah At Gjergji, dhe tue më vrojtue u ka thanë: “Rozë, më duket se mue po më njef, shife si mi ka ngulë sytë!..”

Kanë pi nga një kafe dhe mbasi kanë ba urimet, janë nisë për në kuvend…
Pra, Njeriu i parë ndër miqë të Babës që kam takue në këte Botë asht kenë At Gjergj Fishta…
Mue nuk më kujtohet fare!..
Melbourne, 27 Dhjetor 2020.


Kujtoj…Sot, mbas 111 vjetësh:
Një poezi nga...

At GJERGJ FISHTA O.F.M.

Prej “Mrizi i ZANAVE”...

NJI LULE VJESHTET



N’ atë rrahe t’vdekunve mbrenda vorrit t’ errshem
Tash pluhun jé. Ata dy sy t’ janë errë,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’ eper m’ sharte vrejnë t’ njerzimit!
T’ janë sosun fjalët e ambla e plot urti,
E ai zâ t’ asht kputë, i cili bite n’ zemer
Si kumbë liret t’ tingllueshme, qi prej s’ largu
Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme!
Ehu! Po; “vdekja, qi baras n’ derë t’ pallateve
Trokllon, si n’ trinë t’ kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomë buken, ty edhe ajo ké dera
T’ troklloi, e ti kalove, porsi vesa
E natës kalon, kur dielli bjen me shndritun
Mbi kobe t’ dheut. Sot permbi vorr t’ kanë bijtun
Hithat e madergona! Nji Kryq dëllijet,
Qi e pershpirtshme nji dorë ta vu té kryet,
Nder to ka humb, as tjeter send trishtimin
E vorrit nuk t’ a zbutë, posë vajit t’ trishtueshem
Të hutit t’ natës, qi nëpër curra t’ malit
Dhimbshem në rreze t’ hanës rrin tue gjëmue!...
Ai grumbull gurësh, qi n’ vorr t’ randon persipër,
Vetë gjaksorit t’ pashpirt, qi mbyti njeriun,
Lugat i duken, n’ hikje kah t’ bjen nget vorrit,
Edhe t’ përqethët atë botë, i shkon n’per zemer.
Po, a thue, krejt vdekja n’ asgjasend t’ përpini
E, posë se do kocijsh edhe ‘i grusht pluhun,
Nuk t’ la tjeter? Jo! N’ prehen t’ Amëshuemit
Pjesa ma e mirë e jotja ka fluturue
Me gzue n’ dritë t’ qiejvet, ku pushon dëshiri
I njeriut t’ drejtë, si drita m’ sy të kthjellët.
Po, po, se pertej vorrin shpirti i njeriut
Gjallon perjetë! Ky mendim i ambel
Vdekjen e zbutë e vorrin ban t’ pelqyeshëm.
Kur zemren faji s’e grisë. Prej këtij mendimi
As vetë per ty s’ lotova shumë, kur ndjeva
Se vdiqe: Se n’ ma t’ miren lule t’ motit
E le ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi n’ vese sod me dorë dhunuese
Vesin shinon me Theta t’ zi, e selija
N’ rrashta t’ pergjakshme t’ njerzvet n’ kambë, ku mbahet.
Ehu! Po, se Shpirti i yt, i kulluet si rrezja
E diellit, qi perfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’ mujt me e bajtë qelbsinen
E randë t’ ktij sheklli t’ zi; por fletët i rrahi
Kah jeta e dytë, ku Ai qi rruzullimin
N’ themel e dridhë veç me ‘i vetimë t’ qerpikut:
Amshon n’ lumni shka Atij t’ i ket perngja.
S’ kjé toka, jo, per ty kjé qielli!
E tash, qi vetë jam tue ravisë këto karta,
Ti, kushedi, nëpër vërrije t’ amëshueme
Shkon tue kerkue per lila e drandofille,
Qi s’ dinë me u fishkë e ndreq me ta kunora,
Per me u lulzue; mandej, nder t’ zjarrtat valle,
Qi nëpër vërrije rrinë tue këndue t’ Parrizit:
Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjëj,
Këndon Zotit lavde nëpër ylbera t’ qiellit;
A, marrë krejt n’ t’ pam t’ s’ hyjnueshmes faqe t’ Zotit,
Porsi m’ pasqyrë t’ kulluet shqyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’ eprës Mendje,
E cila n’ t’ kenun sendet thirri t’ tana
Prej hijeve t’ thellueme t’ asgjasendit,
kur bani Ajo furinë me heshtë t’ thellimit,
E me ‘i fuqi t’ pamatun prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n’ t’ skajshmet megje
T’ këtij shekulli ndihet tmershem tue gjëmue,
Kah per ledhe plandoset t’ rruzullimit.
E aty, n’ atë dritë plot ambelsim dashunije,
Qi porsi lum‘ i kjartë prej Atit t’ Dritave
Gjithkah dikohet nëpër verë t’ Parrizit,
Shpirtnat e lum krejt n’ rreze tue përshi,
T’ kthiellta ti i prirë t’ vertetat, t’ cilat Hyji
Deshi t’ muzgëta njeriut me ia lanun t’ shkrueme
Nder fletë t’ hyjnueshme t’ t’ amëshuem Ungjillit.
Oh! Sa e sa herë, kur n’ mbrame shuen natyra,
E tjeter s’ ndihet, veçse rryma e përronit,
Qi përmallshem gurgullon nëpër rrâjë e curra,
Unë, lodhë mbi letra t’ t’ dijshemve t’ kahmotit,
Mbas t’ cilve fjalen rrij tue lëmue shqiptare,
Dal në dritare me kundrue shatorren,
Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,
E këqyri hyjt, qi thue, se aq sy Zotit
Flakojnë mbi dhé – kushdi, per me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej tmerrit t’ territ,
Perbluen punë t’ mbrapshta: - e atë botë mendoj per ty.
E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhëllue
Nji yll, aty selinë unë them me vete,
Ti do t’ a késh, e sytë m’ atë yll pa nda
I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emën
Unë t’ thrras atë botë nëper terr. Nji vaj bylbylit,
Qi permallshem nder gemba rrin tue kja
Fatin e vet, a ndoshta, zogjt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket
Se bisedoj me ty!.. Nuk vdiska i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili nji zemer
E len mbrapa m’ e ankue. Prej vorrit t’ errët,
Gjumin e vdekjës ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambël edhe na nzitë kah punët e mbara,
E n’ mendjen tonë gjallon. – Kur Aleksandri
Prej Bregut t’ Matës ngallnjyes u kap kè vorri,
Ku shuen idhnimi i Prijsit t’ Mirmidonëve,
Qi atje nën Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben,
Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.
Mbi atë vorr, po, u betue me ngulë flamurin
N’ skaj t’ dheut, e prej selisë me i zdrypë mbretnit;
E atëherë perpara tij tanë bota shuejti.
Mue edhè, qi shekulli e nji dëshirë Lirie
T’ thepisun raven m’ ia kanë shtrue gjallimit,
Mue, po edhe zemra mbi vorr tand t’ pervujtun
M’ ndizet kah punët e mbara e kah burrnia.
Permbi vorr t’ and, po, nxâ të fortë me e mbajtun
Besen e dhanun – e miqesin e zanë;
Per Fé e per Atme n’ ballë me i dalë rrezikut:
Të ligështit doren me ia ngjitë e t’ fortin
Mos me e gledhue; kur t’ jet me u thanë e drejta.
Mos me i shmangë sytë prej cakut, n’ t’ cilin mendja
Dishron me u kapë, as kurrë mos me u ligshtue
Nder sa t’ vishtira, qi t’ na sjellin motet.
Po, po! Se pré’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punët e mëdha. Ai Kryq dëllijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutë, Ai qanderr
Ka me m’ kenë nder salvime; Engjëlli i Zotit,
Qi rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e vdekjës në vorr mos me t’ turbullue,
Dér qi të shkimen n’ qiellë e hana e dielli
E t’ ngele moti e shekulli mbarë t’ rroposet,
E t’ vijë dita e gjyqit t’ rruzullimit,
Ai ka per t’ m’ kenë Zana. E atëherë, pa u tutë
Zgjetat e mprehta e t’ zjarrta kam me i mprehë,
Qi kundra vesit do t’ ia lëshoj njerëzimit:
Atëherë unë kangët kam me i ndertue kreshnike,
Me t’ cilat botës unë do t’ ia la të shkrueme
Se shka vlejnë armët besnike n’ dorë t’ Shqiptarit.
E me kangë t’ mija ‘i permendar t’ madhnueshëm
N’ vorr tand kam per t’ ndertue, të cilin moti
Me fletë të ngrita kot ka per ta rrahë;
Pse, si curr, qi n’ mes t’ detit rreh tallazi,
Edhe ai ashtu do t’ mbesë nder gjire t’ motit
Qi bumbullojnë mbi faqe t’ rruzullimit.
E atëherë prej bjeshkve kanë me u djergun Zanat
E me të njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanë me t’ vallue, e kanë me rritë
Me shumë kujdes per qark selvia t’ blerta;
E shtegtarit mundqar, qi n’ ato hije
Ka me zanë vend, me ndalë pak gja t’ dihamet.
Kanë me kallzue se sa pjesë qielli vrâni
Vdekja n’ atë vorr. E atë botë i largët shtegtari
Të lehtë dhéun ka me t’ urue, e t’ paqta e t’ buta
Shinat e boren: e, kur n’ male t’ veta
T’ dredhojë ké stani, fëmijës ka me i kallzue
Shka ndjeu per ty. E fëmija e tij asobote
Emnin tand kanë per t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,
Ambël prej emnit tand kanë me jehue.
Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohtne veç e prej barijve:
Kanë me u rritë lisat, perse sopata as rêja
S’e prekin landen, ku asht ravisë ai emen:
E tue u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;
E kështu ma t’ kjarta mbas disa qindvjetëve
Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue, e emni,
Sa t’ bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.

1909.
***

Kjo ndoshta asht poezija ma lirike e mbarë këtij libri, n’ atë kuptimin e ngushtë qi merr fjala. Asht nji lirikë qi zbulon shumë ndiesi të botës së mbrendshme të Poetit. Subjekti i saj paraqitet mjaft i pacaktuem. Mbas mendimit tim. Poeti në ketë karm – në ketë trajtë si paraqitet sot hartimi – nuk pat nji vehtje të caktueme. Ai ndoshta – shka ka të gjitha gjasët – së parit desht të shprehë ndiesit e dhimbjës për këtë apo atë vehtje të caktueme, por, në përshkrim të hartimit, erdh tue e çveshë prej çdo veçansije, e kështu e idealizoi aq sa, ai Shpirt i lum, për të cillin s’ ishte kenë toka por Qielli, i bahet qendër n’ atë ravë të thepisne, qi shekulli e nji dishir Lirijet ia kishin shtrue gjallimit të tij. N’atë vorr zemra do t’ i ndezej, si Lekës së Madh në vorr t’ Akilit, kah punët e mbara e kah burrnija, e prej, se kishte me shkepun hovin kah punët e mëdha.
Engjulli i Zotit, qi brij vorrit do t’ i sillte fuqitë mizore, do t’ ishte njiheri edhe Zana frymzuese e Poetit. E atëherë, pa u frigue do të prehte zhgjetat e zjarrta, për t’ ia lëshue njerzimit kundër vesit, e do të ndertojë kangët kreshnike për t’ i diftue botës se shka vlejnë armët në dorë të Shqiptarit. Kështu, shohim se me kangë të veta do të ndertojë mbi atë vorr nji përmendore vertetë të madhnueshme, së cilës nuk do të kishte se shka me i ba rryma e moteve.
Zanat do t’ ia rrethojshin vorrin me lule e do të rritshin për rreth selvija. Shtegtari i lodhun, ulë me pushue do t’ i uronte paqë e qetësi e do t’ u flitte për té të bijvet, qi kanë me nxjerrë kangë e me i gdhenun emnin mbi lisa, tue e ba kështu të pavdekëshme.
At Viktor Volaj O.F.M. (1941)
***

Shënime nga Fritz Radovani (Kujtime):
Ma shumë se katerdhjetë vjet kishin kalue kur më ra në dorë edhe njëherë ky libër (Lirika) për me e lexue.
Tash, edhe e kopjova.
Kujtojshe nga Prof. Gasper Ugashi një mendim:
“Lahuta e Malësisë’ asht vlerësue edhe nga të huejt për vlerën e madhe që ka si poemë epike, por koha do të vlerësojë Mrizin e Zanavat si kryeveper të Lirikave në letersi shqipe e njëkohësisht, poezinë – Nji lule vjeshtet – si kryevepër të krejtë krijimtarisë së At Gjergj Fishtës. Ajo poezi zenë vend në letersi botnore edhe për një arësye tjetër, pse mbrenda saj ka shpërthye shpirti i At Fishtës në drejtim të një “ylli”, që asht i padijtun por i kuptueshëm...”.

Melbourne, 16 Shtator, 2020.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Me numrin e 69 viteve të jetës së At Gjergj Fishtåes!

Postby Laert » 30 Dec 2020, 14:52

Image
Fritz Radovani Falenderon:

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me numrin e 69 viteve të jetës së pafund, të t’ Madhit - At GJERGJ FISHTA O.F.M.

Mbyllim EDHE VITIN E TIJ 2020...

Image


Tue falnderue shkrimtarët tanë për Veprat e Tyne:
Zonjat dhe Zotnijtë, simbas rendit të botimeve të Tyne; dhe, të gjithë botuesit e Nderuem të Huej e Shqiptarë!
Falnderoj të Nderuemit Perkthyesit e mëdhaj të Atyne Veprave të Përjetëshme që i kanë dhanë thesarit tonë t’artë të Letersisë sonë kombtare dhe asaj Botnore.
Falnderoj të gjithë Ata të Huej dhe Shqiptarë, që kanë kontribue me shperndamjen e materialeve në njohje dhe kujtim të Perjetshem të Shkrimtarit tonë pashoq At Gjergj Fishta...

Kujtoj…
Sot, mbas 80 vjetësh:
Një vizitë në Tiranë...
Të At Gjergj Fishtës, tek
At Pjeter Meshkalla S.J.

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988) Grafikë nga F.Radovani.
Ishte viti 1965...
Kur At Pjeter Meshkalla më tregonte, se si pat shkue në shkollen e Jezuitve në Tiranë, per një vizitë...

Poeti Kombtar At Gjergj Fishta:

“Ishte pranvera e vitit 1940, nji ditë e bukur me diell kur At Gjergji erdhi me vizitue shkollen tonë në Tiranë. Nxanësit pa perjashtim ishin shumë të knaqun per këte vizitë prej Poetit të madh kombtar e aq popullor që ishte Ai. Kur hini n’ oborrin e shkollës At Gjergji, të gjithë njizani i uruene “mirseardhjen”!
Nxanësit hine nder klasa. At Gjergji kishte ardhë i veshun me zhgunin e Françeskanit e, në gjoksin e Tij, në krahun e majtë kishte vue nji flamur të vogel të Shqipnisë kuq e zi.
At Gjergji filloi vizitat prej klasave ma të ulta, tue i pershndetë me shumë knaqësi dhe, tue i urue që të rriten të vlefshem e të dijtun per familjet e tyne dhe per Atdheun...
Kur mërrijtem nder klasat e nalta, nji nxanës i kerkoi leje per me pyet, Ai ja dha lejen, dhe nxanësi i tha: At Gjergj, Ju keni në gjoks vetem nji Flamur, po a duhet të kishi edhe nji tjeter?
At Gjergji, Ju afrue mjaft afer nxanësit e, me nji knaqësi e tue buzqeshë, mbasi vuni gishtin e dorës së djathtë mbi Até Flamur në gjoksin e vet, i tha nxanësit me shumë dashamirsi:
“Ky asht Dybojshi i Gjergj Kastriotit, e unë këte Dybojsh të Skenderbeut, nuk e ndrroj me asnji tjeter!”
Si t’ i nepte kush komandën atyne nxanësve, brofne në kambë e njizani filluene me këndue:

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!”
...
Të Nderuem lexues!
Le të vlejë kjo kujtesë e paharrueshme në prag të 2021:Vitit
AT PJETER MESHKALLA¨- ME RASEN E 120 VJETORIT - KUR ASHT Lé N’SHKODER
Melbourne, 28 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

1921-2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.

Postby Laert » 01 Jan 2021, 19:10

2021
VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.


Image
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Biografi e shkurtë)

Në këte 120 vjetor kujtojmë një nga Figurat ma të mëdha, që i dha Shkodra Historisë së Lavdishme të Qytetit të Rozafës dhe asaj të Klerit Katolik Shqiptar, në Trojet e Gjergj Kastriotit!
Ky ishte Trimi i pashoq i Shqipnisë “komuniste” nen tiraninë e saj 47 vjeçare: Ky ishte At Pjeter Meshkalla i ynë, dhe ndoshta, i krejtë Lindjes komuniste nën diktaturën barbare stalinjane.
At Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 prej prindve të nderuem Hil’ e Age Mëshkalla, familje bujare, mjaft e vorfën qytetare, që banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles, përballë rrugës së Motrave Stigmatine, në Gjuhadol, ku ngjitë me deren e Tij ishte Sigurimi i Shtetit.
Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ata ma të naltat teologjike i përfundoi në Linz të Austrisë. Prej vitit 1924, ka vazhdue në Goricie të Sllovenisë studime për letërsi, i shtymë nga pasioni që kishte për atë degë. Mbasi kishte vëndosë me iu kushtue Urdhnit Jezuit të “Shoqnisë Jezu” (S.J.), Ai ishte i detyruem (simbas rregullave të Urdhnit) me plotësue moshën 32 vjeçare, tue vazhdue studime të tjera mbasuniversitare, kështu që, vazhdoi përgatitjën në filozofi e teologji në Poloni, në Torino dhe në Napoli të Italisë, ku spikati si student dhe si përvetësues i gjuhëve ndër këta vende. Ishte një poliglot i vërtetë; edhe pse ishte në moshë të re. Në burgun e Burrelit ma vonë mësoi rusishten, edhe pervetsoj mirë anglishten.
Në vitin 1931 kje kthye në Shkodër, ku u Shugurue meshtar pranë Jezuitëve. Po në seminarin e tyne dha mësim që nga shkolla fillore e deri tek kurset ma të nalta, në gjuhë shqipe, letërsi, filozofi, teologji etj. Në vitin 1934 themeloi rrethin “Shën Gjon Bosko”, i shtymë nga dëshira që kishte me punue për edukimin e rinisë sonë.
Në vitin 1937 trasferohet në Tiranë dhe menjëherë atje formoi rrethin e “Shën Pjetrit”, me fëmijët e kryeqytetit. Në vitin 1938 asht aty kur inaugurohet Kisha e Jezuitëve, dhe ajo e “Zemrës së Krishtit”, që ishte edhe si qendër e famullisë. Viti 1939 e gjen në Tiranë. Okupacionin fashist Ai e priti keq, ashtu si shumica e krejt Klerit Katolik Shqiptar. At Mëshkalla kishte kohë që pikëpamjet Atdhetare i kishte shprehë botnisht nëpërmjet predikimeve publike, shkrimeve, revistave dhe debateve me jezuitët italianë të cilët punonin në Shqipni.
Në pranverën e vitit 1940, kur At Gjergj Fishta vizitoi shkollën dhe kuvendin e Jezuitëve e njëkohësisht edhe rrethin e “Shën Pjetrit”, At Mëshkalla u flet të rijve që mos me përshëndetë në mënyrën fashiste, madje, bashkë me At Fishtën, shprehin tek eprorët jezuitë paknaqësinë e tyne të madhe kundër dhunimit të Flamurit Shqipnisë nga Italia fashiste.
Gjatë kohës së pushtimit nazist, bashkë me Don Shtjefën Kurtin, kanë ndihmue dhe strehue popullatën e Tiranës dhe mjaft ebrej gjatë reprezaljeve dhe bombardimeve. Të dy nga komunistet u konsideruen “fashistë” e “armiqë të popullit”, madje Don Shtjefën Kurti, në vitin 1971, edhe u pushkatue me akuza fallse se: “Pagzoi një fëmijë dhe shtoi një Katolik në Shqipninë ‘ateiste’ të 1967”.
Okupacioni komunist i vitit 1944 për At Mëshkallën, ishte një okupacion diktatorial si dy të parët, por me fëtyrë nga Lindja. Në vitin 1942 shprehet haptas se partizanët që kanë dalë në mal dhe luftojnë nën drejtimin e komunistëve jugosllav dhe shqiptarë, ata nuk janë tjetër veç ushtarët e Titos dhe të Stalinit. Ata nuk do të sjellin as lirinë e vendit dhe asgja të mirë per Pushtetin “demokratik” të mbas luftës Botnore.
Në vitin 1945, në predkun me rastin e vdekjes së Imz.Bumçit, flet haptas kundër shkeljës së të drejtave të katolikëve dhe e fillon fjalën e përmortëshme kështu: “Imzot Bumçi, Ti nuk vdiqe, por, plase!..”. Në vitin 1946, bashkë me Prelatët e Klerit Katolik të gjithë Shqipnisë, bani dhe një “promemorje” për kryetarin e shtetit komunist, gjeneral kol. Enver Hoxhën, teksti i së ciles u pergatitë nga At Meshkalla dhe At Frano Kiri. Në takimet që bani me disa nga udhëheqësit komunistë shpreh haptë përsekutimin që po i bahët popullsisë katolike, rinisë, intelektualëve shqiptarë dhe klerit, tue e theksue këte edhe në shtypin e kohës, si dhe në organet shtetnore, se Kleri Katolik Shqiptar asht Atdhetar ka punue per shkollimin e rinisë sonë dhe, as nuk do të shkëputet nga Vatikani dhe Papa. Sigurisht, kjo ishte një deklaratë e të gjithë Klerit dhe jo përsonale, mbasi gjamët e këtij qendrimi do të ndigjohën shumë shpejtë.

Shenim nga Fritz Radovani: Do të vazhdojmë me materiale dhe disa dokumenta të domosdoshme që duhen me u njoftë nga Rinia Shqiptare, në ketë 120 vjetor që At Pjetri kje le në Shkoder, në vitin 1901, dhe asht konsiderue nder Figurat ma te mëdha të Kombit Shqiptar.
Melbourne, 1 Janar 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e II.

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Biografi e shkurtë)

Arrestimet dhe pushkatimet e Klerit Katolik Shqiptar kishin fillue që në Janarin e 1945, me Don Lazer Shantojen e poetin e ambelsisë, si e cilsonte Shkodra, Don Ndre Zadejen. Të dy u pushkatuene mbrenda pak kohe me shpifje e akuza fallse.
Mbas pak muejsh edhe At Pjeter Meshkalla arrestohët në vitin 1946 dhe bashkë me Don Shtjefën Kurtin, Imz. Irené Banushin dhe Rrok Obotin, dënohen me shumë vite burg, të cilat i kaluen ndër kampe pune dhe pjesën ma të madhe në burgun famkeq të Burrelit.
At Mëshkalla u lirue plot mbas 15 vjetësh vetem mbasi plotësoi ditë në ditë dënimin e dhanun nga gjykata.
Në fund të vitit 1961, kur lirohët nga burgu, vjen në Shkodër, por pa të drejtë me sherbye si meshtar, detyrë e cila i ndalohej nga shteti komunist, por që At Mëshkalla e ushtroi pa lejën e tij me guxim dhe pa pikë frike kudo që e lypte nevoja. Ai nuk ishte pajtue me “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, ndonse aso kohe ishte në burgun e Burrelit, por qendrimi i Tij, i At Donat Kurtit dhe At Frano Kirit, në vitin 1951, përballë terroristit Hilmi Seiti (aso kohe, ishte Kryetar i Degës së Punëve të Mbrendshme të Shkodrës, ku ndodhej edhe Seksioni Katolik i Sigurimit, i vetmi në Shqipni). Edhe pse nga hjerarkia e vjetër e Kishës nuk kishte mbetë pothuej asnjë, At Mëshkalla respektonte me përvujtni të gjithë drejtuesit e klerit dhe kur ndokush vente në dukje ndonjë të metë të ndonjenit, Ai menjëherë do të gjente anët pozitive që peshonin ma shumë se të metat. Jetoi pak vite me nanën dhe kushrinën e Tij Ganxhën, në një shtëpi përdhese në Ballabane. Gjysma e dhomës, besoj i kujtohët vizitorëve të shumtë që shkonin aty, ishte me drrasa, ndërsa pjesa tjetër ishte kalbë dyshemja e ishte me dhé. Aty punoi, aty thonte Meshë, aty rregullonte “Betlemin” për vizitorët e vogjël, aty u mësonte katekizmin e gjuhët e hueja rinisë, aty i mësonte normat e moralit, aty rrëfente, aty vehej kunora Shenjtë, aty.., kjahej halli i së shkretës Shqipni e, aty, profetizohej e ardhmja...Drita dhe perparimi...
Në 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural” At Meshkalla arrëstohet prap, dhe mbas një gjyqi që u zhvillue në gjykatën e rrethit të Shkodrës, pa e ndigjue njeri, u dënue 10 vjet burg, kryesisht i akuzuem për veprimtari fetare të ndalueme, por e vërteta ishte ajo që do të shtjelloj ma poshtë. Në moshën 77 vjeçare doli nga burgu dhe erdhi prap në çerdhën e vjetër, në Shkodër. Jetoi në vorfninë e zakonëshme me të cilën tashma ishte mësue. Pa dallim Feje, mund të themi ju gjetën njerëz në kohën ma të vështirë kur ishte mjaft i shtymë në moshë dhe i smurë ndër kushte të randa shëndetësore. Një vajze shkodrane, e quajtun Luigjina Leka, nuk i la asgja mangut kushrinjve shumë të dashtun që ishin rreth tij dhe i mbyllën sytë. Atë ditë ka kja Shkodra mbarë! Ai vertetë kishte moshen 87 vjeçare, po njerzit e dashtun asht shumë e vështirë me i harrue kur Ata lanë kujtime të mira! Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit At Pjeter Meshkallen, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, misionarin e vërtetë dhe të vendosun, ushtarin e zdathun të Krishtit, luftëtarin e demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, mësuesin e rinisë dhe kundërshtarin e pathyeshëm përballë diktaturës komuniste, që ishte nder ma të pergjakshmet që ka njohtë sistemi i dhunës dhe i vrasjeve barbare në krejtë Europen Lindore.
Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë në një shkamb:
“Edhe një Hero ma pak!”...
Melbourne, 7 Janar 2021.
Shenim F.Radovani: Vazhdojmë me
Pjesen e III.


2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.



Image
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: Nr.3.

AT PJETRI ISHTE GUR’ !

Mos u habitni!.. Nuk asht epitet i vumë prej mejet, po asht një jetë e tanë që e provon këte thanje. Asht një jetë e njënit prej Atyne “Gurve” që nuk besoj se i vjen ma Shqipnisë sonë!
Kam dishirë me shkrue për një Burrë që thirrej “Pjetër”, që do me thanë “gúr”, e që me të vërtetë kje gúr, bash një prej Atyne Gúrëve të Kishës Katolike Shqiptare, kundër së cilës dyert e ferrit s’muejtën me fitue. Sa do të mundëm me qitë në pàh karakterin e Tij burrnor e fisnik, e mbi të gjitha até atdhetar e fetar, kryesisht përpjekjet e Tij për unitetin e Atdheut e të Popullit, këte nuk e di, pse do të duhëj me pasë një kulturë të gjanë për me përshkrue Até, që, mjerisht, komunizmi na la pa atë kulturë. Ky asht i Nderuemi At (Padër) Pjetër Meshkalla S.J., ose si e njohi gjithë Shqipnia: PADËR MËSHKALLA.
Padër Pjetër Mëshkalla S.J., Meshtar Katolik, jezuit shqiptar i “Shoqnisë Jezu – S.J.”, ka lé në qytetin e Shkodrës me 25 shtator 1901, në një shtëpi përdhese në fund të rrugës së “Daulles”, në krahun e majtë, aty ku banonte Zef Alimhilli. Mbas mësimeve të para që mori në vendlindje, shkoi për studime teologjike në Linz të Austrisë. Atjé, në vitin e dytë u sëmue, kështu, në vitin e tretë, u bashkue me Don Kolec Prennushin, që ka kenë daja i em dhe sëbashku vazhduen studimet deri në vitin e fundit. Don Koleci, ishte një vit ma i ri (datlindja 1 janar 1902) dhe vdiq i ri me 2 korrik 1950, mbas 11 muejsh hetuesi në Shkodër. Ai vdiq prej zemrës, që, si duket, iu shkatrrue prej torturave të Sigurimit të Shtetit komunist. Nana e Tij, pra gjyshja eme, që e thirrshim Nana Nine, çdo ngjarje të jetës së Don Kolecit dhe të rinisë studentore të Tij e lidhte me Padër Pjetër Mëshkallën, që aso kohe ishte në burg, kohë në të cilën unë nuk e njihja fare, mbasi kur ishte arrestue Ai në vitin 1946, në Tiranë, unë kam kenë i vogël, 6 vjeç, në Shkodër. Gjyshja na tregonte se, kur djelmët ishin në Austri (kështu i thërriste ajo, mbasi i konsideronte të dy të vetët), gjatë Luftës së Parë Botnore, të dy kishin humbë për 10 muej dhe nuk kishin asnjë dijeni ku ndodheshin ata. Aq e kishte vuejtë atë kohë, sa për pak javë, na thonte gjyshja, më kanë rá të gjithë flokët e kresë, mbasi flitëj se atje gjendja ishte shumë e randë dhe e vështirë, madje ma keq se në Shqipni. Njerëzit vdiqnin urije. As shkolla e as konvikte nuk kishin funksionue mâ. Lufta kishte marrë përmasa përditë e ma të mëdha.
Një mjek ushtarak austriak, që aso kohe banonte në shtëpinë e gjyshit tem, Pjetër Prennushit, ose siç njihëj nga rusnjanët, Tukja i Kolë Dedës, që ishte edhe vëllaj i madh i At Mati Prennushit O.F.M. (Provinçial i Fraçeskanëve të Shqipnisë, që u pushkatue me 11 mars 1948), i premton gjyshit se nëpërmjet ushtarëve austriakë, që shkonin me çue informacionet në Vienë, ai mund të dërgonte atje edhe një paketë të vogël me ushqime, rreth 500 gr., ku futeshin dy rriska bukë të thata dhe në mes të tyne edhe dy rriska proshutë për me ia çue Kolecit në Linz. Paketa nisej çdo dy ditë, por asnjë përgjigje nuk vinte prej andej mbasi ushtarët nuk këthenin ma në Shqipni. Lidhje të tjera nuk kishte. Kur mbas 10 muejsh të humbun, pushoi Lufta, djelmët u kthyen të dobsuem, asht’ e lëkurë, në Shqipni, dhe treguen se kishin jetue në një shtëpi të një austriaku, që nuk kishte pasë bukë as për veti, por jetesa e tyne kishin kenë dy rriskat e bukës së thatë e proshuta, që shkonte nga Shqipnia, e që njenën e kishte hangër Koleci, ndërsa tjetrën ia kishte dhanë shokut të vet, Pjetrit.
Ç’ prej asaj kohë e deri në vdekje, Padër Pjetër Mëshkalla ka kenë një Mik i përjetëshëm i familjës sonë, kushrinjve me nipa e mbesa të Don Kolecit. Mbas këthimit në Shqipni, daja u ba prift. Pjetri zgjodhi rrugën e Urdhnit Jezuit S.J.
Ai vazhdoi plotësimin e moshës 33 vjeçare me studime mbasuniversitare në Poloni, Itali etj., dhe mbas Shugurimit meshtar, u këthye në Atdhé, ku filloi punën si mësues në shkollën fillore të Jezuitëve në Shkodër, e ma vonë profesor po në Seminarin e tyne aty ku asht edhe sot.
Kur nana e Tij, Agëja, shkonte me e pa Padër Pjetrin aty të mbyllun në kuvendin e Jezuitëve në kohë dimni, pa zjarr e pa ngrohje, zemrohej me të birin dhe i thonte: “Ik mor prej këndej, pse rri këtu! Bukuri Don Koleci, prift e me të gjitha kushtet...”. Ajo bisedonte edhe me gjyshen tême për këtë problem, por ishte kot!.. Ai nuk kthehëj mâ prej rrugës që ishte nisë, rrugë në të cilën mbylli jetën e Tij plot lavdi.
Kishte kënaqësi të madhe kur na të rijtë i kujtonim vëprimet e nanës së Tij, me detaje ashtu si na i kishte shpjegue gjyshja né dikur... Fëtyra i merrte pamje tjetër, u çelte, qeshte, ma parë se çdo pjesë tjetër e fëtyrës i qeshnin sytë, që i vezullonin, e për ata që e njohën, ata sy ishin të paharrueshëm për ambëlsinë joshëse të Tyne, po edhe për shkëndijat që nxirrnin kur e lypte rasa. Besoj i kujtojnë mirë Ata sy të gjithë ata që ishin të ulun në podin e Institutit Pedagogjik të Shkodrës, e besa edhe ata që folën prej auditorit, mbasi edhe na që ishim në rrugë, kurr nuk mund të harrojmë Burrin e shkurtë mjedis oficerëve e xhelatëve të Sigurimit, që e morën me mendimin se mosha e madhe do të bante të vetën e populli i Shkodrës nuk do ta shihte kurrma... Po, “Trimat kanë oren çuet!”
Unë e njoha Padër Meshkallën për fëtyrë mbasi doli prej burgut të parë, aty nga vitët 1961-62, kur erdhi për vizitë në shtëpinë tonë, tashma që nuk ishte as Don Koleci, por as nana Nine, e cila kishte vdekë pak kohë ma parë, po ishin motrat e Don Kolecit, ose ma mirë me thanë edhe motrat e Tij, që i desht dhe i respektoi si një vëlla i mirë. Vinte shpesh sepse gjente ngrohtësinë e të gjithëve, dashni e ngrohtësi të cilën Ai e gjeti në të gjitha votrat e Shkodrës, ose ma mirë me thanë në secilin prag dere ku i shkeli kamba.
Kujtoj një ditë, e pashë tek dera, dhe simbas zakonit, e ftova me hy mbrend për një kafe, por ai nuk erdhi. Më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit ndër disa miqë Muslimanë. Të parën vizitë e bante tek Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë shkonte ndër shtëpijat e atyne Muslimanëve për të cilët ruente kujtime të mira nga jeta e burgut, që kishte kalue me tá. Edhe ata ia kthenin vizitën, por ajo që do të vê në dukje asht tjetër gja, se kur hyni të dytën herë në burg, ata e kujtuen dhe e ndihmuen edhe materialisht deri ditën që doli prej burgut. Lutja e Tij ishte e barabartë e me fryt për të gjithë pa dallim Feje.
Fjala e Tij ishte mësim e dashni për të gjithë. Ai gjithmonë personifikonte të vërtetin dhe të pagabueshmin.
Fjala e Tij nuk diskutohëj prej askujt.
Ja se çfarë shkruen për Té i nderuemi Profesor Arshi Pipa: “Në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.” (Intervistë e dhanun për revistën “Kumbona e së Diellës” Shkodër,1993).
Tregojnë se, kur bahëj ndonjë debat në diskutimet që zhvillonin të burgosunit mes besimëve të ndryshme për problemët filozofike apo teologjike, Hafiz Ali Tari, ndër fetarët ma të kulturuem të Fesë Muslimane, u thonte të gjithve në mënyrë të preme: “...Kjo çashtje qëndron kështu, sepse kështu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”.

Shenim nga F.Radovani: Figurat si At Meshkalla, nuk kanë nevojë asnjë per sterzgjatje ngjarjesh. Besoj nuk gabohem! Me respekt Autori.
Melbourne, 12 Janar 2021.


Pjesa e IV

2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Léu N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e IV)

1947:Burgu i Burrelit per rininë ishte edhe një “Universitet”.
Në burg të Burrelit, njëherë, i nderuemi Ibrahim Biçaku (ish kryeministër i Shqipnise në 1944), nuk binte dakord me të nderuemin Gjergj Kokoshi për një problem filozofik në fushën politike e për me përcaktue përfundimin e bisedës vëndosën me e mbyllë bisedën ashtu si do të thonte Padër Mëshkalla.... Ai me të gjithë bisedonte për çdo problem pa pritesë, madje me dashamirësi. Ai i kishte vue vedit detyrë që duhet të bajmë shka asht e mundun për përparimin dhe unitetin e Atdheut.
Po, duhej “thérë” për me dashtë me e ba me folë, atëherë, dhe ata që e njohën, besoj e kujtojnë portretin e Tij fisnik, të vendosun e të pakthyeshëm. Fliste me buzë të afrueme, paksa e shtërngonte nofullen, me një zâ të lehtë e mollzat e faqeve i kuqeshin si dy kokrra qerrshia, që e banin edhe ma të freskët fizionominë e Tij, merrte pamje me ngjyrën e bukur të një djalit të ri, si të drandofillës, ashtu si kishte forcën e Shpirtit.
Në rrethet “Shën Gjon Bosko” të themeluem në Shkodër në vitin 1934, si edhe atë të “Shën Pjetrit” në Tiranë në vitin 1937, Ai bani një punë të madhe me të rijtë, sidomos kundër ideve komuniste, fashiste, ateiste e antiatdhetare, që aso kohe po përhapëshin në Shqipni. Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue edhe Flamurin tonë Kombëtar, Padër Meshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij, në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste.
Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë, atij sllavo-komunist, vepra për të cilat kanë shkrue e do të shkruejnë, mbasi ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne Padër Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndërtue edhe vorrin, ku sot prehen eshtnat e Tij.
Pikëpamjet e Tij politike janë kenë të shprehuna haptas dhe të njohuna prej të gjithëve. Ai ishte kundër çdo lloj diktature. Ishte antifashist, dhe këte, përveç faktit të sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij i vendosun atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuitë në vitin 1937. Ai qëndroi në mendimet e Tij edhe në Tiranë.
Këte e vërteton letra që Ai i ka dërgue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik nga Shqipnia, për pikëpamjet e tij fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta për këte, komunistët e quejtën “fashist”!.. Ai ishte kundër nazizmit dhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës në refugjion pranë qelës së Tij, kur ata po ndiqeshin nga forcat gjermane. Ishte Padër Meshkalla, ashtu si shumë klerikë të tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjentë të nazistëve gjermanë), sepse u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje edhe ndaluen reprezaljet e tyne kundër shqiptarëve si dhe ebrejve që nuk ishin aq pak në Shqipni. Ai ishte kundër diktaturës komuniste dhe këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme.
Në vitin 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte Padër Meshkalla Ai që i tha troç, ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë pak pozitat shtetnore. Kur Padër Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti iu përgjegj: -“Kjo është vetëm propagandë e atyre që nuk e duan pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë për të na armiqësuar me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipëri!”...Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me muejtë me hjekë një ashkël në kokën e Padër Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjegja e Padër Mëshkallës merret me mend cila ishte!..
Një prej nxanësve të Tij me tregonte njëherë, se një prej shokëve të shkollës, tue luejtë me top, kishte thye një xham. Padër Mëshkalla, sa hyni në klasë, u thotë nxanësve: Të çohët në kambë ai që ka thye xhamin me top! Një prej nxanësve çohet dhe i thotë: -Xhamin e ka thye X-si. Padër Mëshkalla, mbasi e nxori nxanësin që foli para klasës, e ndëshkoi me një shputë dhe i tha: Unë nuk të thashë me më tregue ti kush e ka thye xhamin, por kërkova me u çue në kambë ai vetë e me më tregue, mbasi kjo që ban ti asht që ti me u ba spijuni i shokëve tuej, prandej të ndeshkova. Fajtori duhet të ketë guximin me diftue ai vetë fajin e vet! Ai ndëshkonte veset e sidoemos até të spijunit që në shfaqjet e para. Qé pra, kjo ishte ajo edukata jezuite, që Padër Mëshkalla i jepte rinisë sonë Shqiptare!

Shenim F.R.: Vazhdojmë me
Pjesen e V-të...

Melbourne, 21 Janar 2021


120 VJETORI KUR U Lé
N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e V)

E cilin ves nuk luftoi At Mëshkalla?!

Poezia “Hipokrizia” asht një dëshmi e gjallë që tregon se me çfarë dufi Ai i luftonte veset deri në zhdukjen e tyne:
...mos të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji
as varr i zbardhun jashtë, e mbrendë kufomë.


H I P O K R I Z I A

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.
Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. . (Nga Fjalori).
Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

I. DEFINICIONE


Një maskë e zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
Një monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !

II. KUADRA

Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për treqind pare argjënd!
Joab jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në zemër, si gand...!
Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët e i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun synin tand!
Të njoh mirë, hipokrizi..,
ti jé trathti, lubi!
Gënjen synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di.., nuk di sesi,
por, ndinë..,
se jé h i p o k r i z i !

III. TË KAM GJETË !

Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa.., për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori....
Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“ Ndani e përçani..,me çdo kusht e jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thonë –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!..
Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit.., në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, .., aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka.., lesh tue lënurë...
Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure..,
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë hipokrizi!
Jé dhunë e poshtërsi!
Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë.., nuk di.., nuk di sesi,
por, ndinë..,
se jé h i p o k r i z i !
Shenim FR: Vashdon
Pjesa e VI.

Melbourne, 28 Janar 2021.


(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e VI)


V. ANATHEMA !


Toka me qiellin............ -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rebéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Asht lëkundun bésa -e miqve dhe e vëllazënve,
mbrenda brenë ténja -ndër votra të familjeve;
e pranë blerimëve -të njâj gêmi ullini,
shpallë shkrûmi e hini hipokrizinë!

Era helmuese -prej gropës së errësinave,
po u prishë pranverën -rinisë edhe luleve!
Kudo që të dredhuna -rranjët të kétë ngulë,
bini me e zhgulë hipokrizinë!

Karikaturë -e fésë dhe e shenjtënve,
që ban të përbuzet -era e virtyteve!...
Por, jo, se luleve -u përgjegjë fryti,
nuk lidhë virtyti hipokrizinë!

Farizé i kalbun, -lësho puthje figureve,
zhyt në ujë të békuem -tier lamshin e lutjeve
e të filaktérëve -s’rrêhët njerëzia,
as Perendia me hipokrizinë!

Toka me qiellin -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rëbéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Anathema – dëbim, mallkim.

CONFITEOR

O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me hipokrizi!
Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj...
Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!
Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e dévën kapërdijë...
Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë...
Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën...
Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë...
Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,
vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’
Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!...
Mallkime dhe shigjeta unë meritoj, që,
lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë i dlirtë...
Confiteor!... Po, mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!..

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

VI. L U T J E !


O Zoti’ em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,
mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!..
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që, paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me Tý!
Oh, kjo lutje nuk asht,
nuk asht h i p o k r i z i !

Shenim F.R.: Ata që e kanë ndigjue prej At Mëshkalles, nuk besoj se e harrojnë këte poezi...
Melbourne, 1 Shkurt 2021.


Pjesa e VII

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
Image
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI:

AT PJETER MESHKALLA S.J.

KA THANË NË VITIN 1966:
“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po...”

KEPI I RODONIT AFER DURRESIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI NJË KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT. SOT ME SIGURI, ATY NUK DUHET TË KETË MBETË NDONJË KISHË…

6 SHKURT 1967:
1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR EVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA E OBJEKTE KULTI…
EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE: “HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN E HISTORISË SË KOHËS SË RE, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.”
PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI PO MARRSHON FITIMTAR! KUR DUHEJ MENDUE PER HYMJEN N’ EUROPË:
TRADHËTARËT E ATDHEUT ZBATUENE “REVOLUCIONIN KULTURAL DHE IDEOLOGJIK” NË SHQIPNINË “ATEISTE” !
Gjithkjo heshtje e turpëshme edhe sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?
A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky që kemi provue na, në fund të Shekullit XX !?..
15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Ever Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.
Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus.
Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi përgatitjet per mbledhjet e demaskimit të disa klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit”, me klerikët e parë të 1945:
At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme, mbasi pikërisht me At Gegë Lumen u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuejtjet në kampet e shfarosjes PPSh.
Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut...
Edhe kjo, a thue ishte “rastësi”!?
Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës, per zhdukjen e sa dokumentave...
Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave e kur veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e Popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE të Kishës sonë Katolike si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.
Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjartë e në gjuhë shqipe domethanë: “Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.
Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Ever Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit skilia Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.
19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në Shkoder, tue fillue me Kishen Kathedrale të Shkodres.
Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900 dhe 1944.
PRILL 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit Ever Hoxha, tek Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” Dhe, jo nder pak hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.
Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj e Prof. Mark Dema, shkrimtarë, artistë...E deri tek puntorët e thjeshtë dhe besimtarë... E kushdo, që mendohej Atdhetarë!
Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon në një pafundsi me mbi 120 varreza “pa asnjë shenjë”, të Rinisë së vrame në kufinjë.
Ishte ajo Rini që akuzoi diktatori terrorist Ever Hoxha, per të gjitha veprat e veta... Se, gjoja po i bante Rinia Shqiptare...
E sot, kemi të botueme dhe “Letren tepër sekrete” të tij, ku ai shkruen per Kisha dhe Xhamija: “Me këto forma duhet të vazhdojmë né derisa t’i rrafshojmë ato nga faqja e dheut.” (Sekretari i Parë Enver Hoxha)

Tiranë, më 27 SHKURT 1967:

Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit: http://www.panorama.com.al/zbardhet-let ... a-e-dheut/

Melbourne, 4 Shkurt 2021.

viewtopic.php?f=44&t=489&start=490

Pjesa e VIII

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.

Image
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé
N’ SHKODER I MADHI
AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e VIII)

MBAS NJË TAKIMI ME IMZOT ERNESTO ÇOBEN...
Me pat tregue njëherë vetë Padër Meshkalla sesi e kishte thirrë në Argjipeshkvi Imzot Ernesto Çoba, atë kohë në të cilën Ai kryente detyrën e Famullitarit të Shkodrës, dhe i kishte thanë: -A të pelqen me dijtë se çfarë ka shkrue profesori yt kujdestar në karakteristikën që ai ka sjellë prej Austrijet, kur ke mbarue studimet universitare? –Sigurisht që po, ishte përgjegjë ky. Imzot Çoba i kishte dhanë letrën origjinale që kishte shkrue me dorën e tij profesori austriak për Pader Mëshkallën dhe Don Kolec Prennushin dhe, që e kishte përcjellë atë leter atëherë këtu në Argjipeshkvinë e Shkodrës.
Për Pader Meshkallën, kishte shkrue: “...Që asht studioz, i përgatitun në filozofi dhe teologji shumë mirë, por asht nervoz dhe kryefortë, prandej nuk ban me kenë në drejtim të Klerit. Ka aftësi dhe prirje të veçantë për organizimin dhe edukimin e rinisë... Ndërsa për Don Kolecin shkruhej që asht kenë student i shkelqyeshëm në mësime, shumë i përgatitun në filozofi dhe teologji, por asht natyrë shumë e mbyllun dhe e kemi pasë të pamuejtun me e studjue në mbrendësi karakterin e Tij, prandej asht e mira që të kihet nën kujdes për me pa ma vonë natyra e Tij.” Mbasi më tregoi këte, qeshte me atë të qeshunin e Tij karakteristik dhe e pohonte: “...se asgja nuk ka gabue profesori, unë nuk e kam dijtë deri tashti mbas 40 vjetësh, se ai profesori që më donte aq shumë dhe më afronte tej mase, më paska ba atë karakteristikë pa gabue asgja. Ta kishe dijtë – e thonte me të qeshun – makare, do t’i ishe ruejtë mos me më kuptue “kryefortësinë”, mandej fliste gjatë për konsideratën që kishte për përgatitjën e dajës Don Kolec, vullnetin e Tij të hekurt dhe për qendrimin konseguent ndaj dogmave të Kishës, gja të cilën e ka tregue edhe në kohën e diskutimit të “Statutit të Kishës” në mbledhjet që janë ba nga Kleri, në Argjipeshkvinë e Shkodrës, para vitit 1950, para se Ai të vdiste. Kur fliste për kambnguljën e Don Kolecit për mos me e nënshkrue Statutin dhe për ato çeshtje që edhe vetë Pader Mëshkalla ishte i pakënaqun ashtu si ka kenë Ai, nuk i zinte në gojë kurrë ata që me vëprimët e tyne kanë punue për aprovimin e atij Statuti ndër ato mbledhje, por atypëraty vlerësonte pamasë qendrimin heroik të Don Dedë Malajt, i cili u pushkatue mbas një qendrimi shumë burrnor në gjyqin e Tij të famshëm dhe të paharrueshëm për popullin e Shkodrës, që u zhvillue në kinema “Republika” në muajn prill të vitit 1959. Don Deda vdiq pa e firmue Statutin, ndër të paktët klerikë. Unë ruej kujtime të veçanta për Té dhe do t’i shkruaj veçmas, mbasi meriton ma shumë se këto pak rreshta.
Pader Mëshkalla tregonte se, kur ka marrë vesh vdekjën e Don Kolecit, kur ishte në Burrel, “...kam kja për të parën herë në jetën teme, kaq shumë jam pikllue. Ai ishte shoku dhe miku i vetëm i gjithë jetës seme!..”.
Prej Pader Mëshkallës pata marrë vesh se kur jezuitët banin ushtrimet e shpirtit në Kolegjën “Saveriane” të Shkodrës, Don Koleci asht kenë ndër të paktët ata priftën që u thirrnin me mbajtë konferenca filozofike para jezuitëve.
Ai më ka tregue se Don Kolec Prennushin, jezuitët e kanë vlerësue aq shumë, sa vetë Pader Zef Valentini S.J., e kishte cilësue: “Futuro Cardinale d’Albania”.
Me kenë se ra fjala për ushtrimet e shpirtit, njëherë, një prift i ri, i shuguruem mëshehtas në vitin 1962 nga Imzot Çoba, meqë do të hynte përherë të parë në ushtrimët e shpirtit, i tregon Pader Mëshkallës, se si Imzot Çoba i kishte mësue priftit të ri “gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë!..” Mëshkalla i thotë atij: -“Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se s’asht koha me heshtë ma!”...
Kuptohët se në jetën e Pader Mëshkallës nuk ka asnjë çast vend për heshtje, sepse Ai nuk e njihte frikën, madje jo vetëm se nuk e njihte frikën, por e luftonte edhe tek të tjerët.
Kur e kishin çue në burgun e Burrelit Imzot Irené Banushin, Ipeshkëv orthodoks, që u dënue bashkë me Pader Mëshkallën, në herën e parë (1947), disa të burgosun e kishin pyetë Imzot Irenéun, se përse ishin dënue aq shumë vite?.. Ai u ishte përgjegjë: “Mund të dënoheshim ma pak vite, po nuk mujt me ndejë pa folë ashtu si e ka zakon Pader Mëshkalla!..”
E pra, flisni, flisni edhe ju bashkvuajtësit e Tij... Flisni, se kjo asht ajo kohë që e paralajmëronte Pader Mëshkalla...
Harroni edhe ju gjashtë kushtet që duhet me heshtë!
Flisni ju, o nxanësit e Tij, flisni, mos heshtni... Flisni nëse në gjakun tuej rueni Idealin me të cilin ju mësoi dhe ju edukoi Mësuesi Juej i pavdekshëm, flisni, flisni ju, o Shqiptarë, flisni, se duhët me folë si fliste Ai!..
Kurrë mos harroni porositë e Padër Mëshkalles!..Bisedat e Tij të rrjedhëshme gjithmonë kishin një qellim, prandej koha që kalonte njeriu me Té për të gjithë ishte një shkollë. Çdo fjalë e Tij të mësonte dishka të mangët në atë që mujshe me ditë ti.
Melbourne, 12 Shkurt 2021.


2021
VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e IX)

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

“KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE EUROPA...”

Bisedat e At Mëshkalles kishin një qellim kryesisht të mirë, prandej koha që kalonte njeriu me Té, për të gjithë dukej aq shumë e shkurtë. Çdo fjalë të mësonte dishka të mangët po, Ai, nuk pritonte me u rikthye prap për me të mbushë mendjen.
Kur rikthehëj për me dhanë ndonjë mendim tjeter për Imzot Ernesto Çobën, e përfundonte bisedën me respekt për Té, kryesisht për mostolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se “vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte ditë as mujtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni. E me të vërtetë, edhe Imzot Ernesto Çoba vdiq Martir i Fesë në labirintet e Sigurimit në vitin 1981.”
Në burgun e Burrelit me vite të tana kishin ruejtë me kujdes dhe i kishin qarkullue dorë në dorë fletoret me mësimet e Pader Mëshkallës. Ato janë kenë gjaja ma e shtrenjtë për të gjithë ata që i kanë lexue e mësue me ta. Bashkvuejtësi Frano Prendi më tregonte për kujdesin e madh me i mëshehë ato kur bahëj kontrolli i plaçkave të të burgosunve, që hapeshin në oborrin e burgut në kohë shiu e dielli përvlues. Ato ruheshin si rrelike. Rinia ndër ato fletore lexonte të vërtetën, shihte realitetin, merrte gurtë e parë të themelëve të kulturës Europiane me të cilën Pader Mëshkalla, kishte edukue brezni të tana. E cilës fushë nuk i përkisnin ato?
Për shkathtësinë apo dinamizmin e Tij asht zor me shkrue, për mos me thanë, që asht gjaja ma e vështirë, mbasi guximi dhe inteligjenca në përsonin e Tij ndërthureshin në një mënyrë krejt origjinale. Njëherë e pyeta: “ Si e shpjegoni Ju, Padër, që Kleri Katolik asht i pashembullt për qëndrimin e Tij si në birucat e Sigurimit, si ndër burgje e kampe pune, ashtu edhe ndër gjyqe, që pa asnjë mëdyshje janë kenë të gjitha montazhe, për këte unë nuk kam asnjë dyshim, se kjo asht diçka e njohun dhe e provueme, atëherë, pse ndodhi ashtu me Don Ejëll Kovaçin? (Don Ejëlli asht pushkatue me akuza false në vitin 1958. Edhe Ai nuk ka nënshkrue Statutin e Kishës Katolike të përpiluem nga Qeveria Komuniste në vitin 1951 dhe të nënshkruem nga pjesa ma e madhe e klerit që ishte i lirë). Pader Mëshkalla u mendue pak dhe mbasi pyetja ime me të vertetë ishte dishka shumë delikate dhe plotsisht e papritun prej Tij, më dha këte përgjegje të paharrueshme prej meje:
-“Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova...Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!.. Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej atyne kriminelave me dorë!”.
Do të veçoj një thanje të Atit të papersëritshem në Shqipni:
“... E për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”Dijetarët e mëdhaj shpesh s’ persëriten!
E këte e percakton thanja e At Mëshkallës, mbrenda së ciles do të vijnë koha që, per atë thanje do të shkruhen libra...
Ajo duhet të studjohet nder shkolla e Universitete, tue ju ba e dijtun brezit të rij se: “Ishin Trojet e Gjergj Kastriotit, ku u lé, u rrit, u edukue e u formue Ai brez i lavdishem i Klerit Katolik Shqiptar, per të cilin na sot, jo vetem jemi krenar, po edhe me një histori të lavdishme në kontinentin e vjeter Europjan.”
Veprat antinjerzore të barbarve komunistë në Shqipni nuk janë kenë as të paprituna dhe as të panjohuna në Botë. Ishim një Popull i mbijetuem në mes të bishave të Ballkanit, që i kemi qendrue besnikë Atdheut, Fesë dhe kulturës Europjane!
Kishim mbetë vetem njëmiljon e dyqindmijë Shqiptar, e nder Ata Burra, perditë vriteshin e shfaroseshin Ata Heronjë, që në Europën e sotme as nuk i gjindet të pakten një kopje...
Cili Kler Katolik në kampin terrorist komunist prej vitit 1917 kur u vendos në Rusi, ka aq Heronjë sa Populli Shqiptar ?!
Kush ka vra Klerikë Katolikë në Botë sa anadollakët terroristë Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia ?!.. – Asnjë! Cili nga vendet socialiste apo komuniste kishte një monster kobret si Nexhmije Hoxha që vriste klerikë katolik në vendet socialiste?
Kjo, dhe vetem kjo, asht arsyeja që edhe sot nuk i hiqen titujt këtyne terroristëve vrastarë të pakrahasueshem n’ Europë!!
Kjo thanje per Klerin Katolik Shqiptar sot asht e njoftun edhe nga vendet e zhvillueme në të gjithë Europen Perparimtare, po fatkeqsisht, mjaft e gjymtueme nga grupe drejtuese qeveritare e shtetnore, që jo vetem nuk e dishrojnë një hymje të shpejtë të Shqipnisë në Bashkimin Europjan...Po, edhe e pengojnë ate! Sot per këte, ma shumë se kurr flasin faktet!
Melbourne, 22 Shkurt 2021


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e X)

2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

R.P.S.SH. - NJË BURG - SHTET Ishim të rrethuem çdo pëllambë tokë në tela me ferra, mitraloza dhe zagar të Sigurimit komunist !

At Pjeter Mëshkalla i kujton Mehmet Shehut se:
“Kur në vjetin 1945 në Tiranë, me 8 mars, unë u ankova Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë anmiqësore!”.
Përgjegjën që Pader Meshkalla i ka dhanë atëherë në atë takim nuk ia ka shkrue në letër, sepse kishte rasën me i thanë ma shumë tashti në 1967. Atëherë Pader Mëshkalla i ka thanë atij: “...Në kjoftë se keni me e pasë të gjatë sundimin, kanë me dalë fjalët e mija, se ju nuk mund të delni jashta parimëve tueja, e ato parime ti i njeh mirë, se i ke pa në Spanjë...Unë i kam lexue vetem nder libra, ndersa ju, jo vetem, i keni pa me sy, por edhe dini shumë ma teper se unë, me sa asht shkrue etj.”
Unë e pyeta At Pjetrin: Po, nuk e pate frikë aspak o Pader?
Ai më shpjegoi se, “as sot Europa nuk di ate shka komunistët që kanë shkue ‘vullnetarë’ atje, kanë ba kunder atij popullit dhe klerit Katolik! Asht vështirë me besue si u dhunuen mija e mija murgesha e vajza të reja...” Dhe, me të vertetë atje asht kenë provue fillimisht se: “Kriminelët janë trima vetem, deri kur, nuk ua di kush krimet e tyne shtazarake e barbare!”. Per këte thanje prova ma e sakta sot asht Shkodra e masakrueme!
Në vitin 1946 në Degen e Punve të Mbrendshme të Shkodres, u pat formue “Seksioni Katolik”... I vetmi në Shqipni, ashtu si në 1967, me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”, po në Shkoder, u hap “Muzeu Ateist”, edhe ky i vetmi në Botë, që per fat të mirë “nuk e kam vizitue asnjëherë”, mbasi nder muret e tija unë kishe njerzit e mij të nderuem, tue fillue nga vllau...
E per këto qendra antinjerzore At Meshkalla shkruen në leter:
“Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.” (Letra e dergueme kryeministrit...1967)
Ky pra, ishte At Pjetër Mëshkalla, që burrnisht ua përplasë në surrat krimet e tiranëve e katilave komunistë të PPSh..!
Ka shumë mundësi, që sa herë i ka kujtue këta dy rreshta të kësaj letre vrasësi Enver Hoxha,“e kanë shtye” me vra shokët e vet që i kanë ba atë propagandë, sepse ata, ishin “armiqtë e tërbuem të Partisë dhe të Pushtetit të tij personal”!..

Ai zgjohej somnambul dhe shihte çdo natë një njeri mu në kolltukun e tij dhe, vërriste si kafshë e tërbueme: “... Ishte pikërisht... ki.., po, po, armiku i Partisë sime, ishte pikërisht ki..,armiku i kllasës, po po..., ki ishte, për ideal.., e kam parë.., nuk më gënjen mua njeri.., ki ishte.., hiqjani kokën ju them!... Se, kështu na mëson Partia ime!”... Vrisni ju them, vrisni!..
Vrisni ju them... A më dëgjon o Sulo... Vrisni ju them... !!!
E, vetem kur ndigjonte pergjegjën e Nexhit: “E kemi vrarë!”, binte në gjumin e tij e, vazhdonte me andrrat e veta vrastare...
E pra, kjo ishte Shqipnia “socialiste”, flamurtare e marksizmit dhe leninizmit edhe n’ Europë...
Kjo ishte Shqipnia e “lumtur”, një burg stalinjan i anadollakut gjinokastrit Everit, që nuk u ngop me Gjakun e Shqiptarit!
Në vitin 1946, në luften civile ishte Mehmet Shehu në Veri, që vuni në jetë nder Malet e Veriut eksperiencen spanjole...
Nga 1945 e deri në 2 Prill 1991, ishte skilja vrastare Ramiz Alia, që e filloi terrorin antiatdhetar me kosovarët e Tivarit...
Dhe, po i pason sot, “Rilindja” e Ramoviqit të Stambollit...
E sot, kjo “Rilindje” i ka “heroi të popujve jugosllav, sovjetikë dhe kinez...” Por, mbi të gjithë, janë trashigimtarë të njohun të
Sulltan Mehmetit II të Stambollit, që pat thanë kur mori vesht vdekjen e Skenderbuet: “Mjerë tash per Krishtenimin, se ka hupë tashti shpaten e mburojen!”...
Ndersa, tek libri i Marin Barletit “Rrethimi i Shkodres”, po në fq. 63, tregohet sesi sulltan Mehmeti i II ka lanë një “amanet”:
“Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë.”
E kjo detyrë, po vazhdohet nga terroristët e “rilindjes” PKSh...
Melbourne, 4 Mars 2021.


(Pjesa e XI)

2021
VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Përgatitë nga Fritz RADOVANI:

8 MARS 1945 :

Në Kishen e Jezuitëve të Tiranës...

Përshpirtje për Imzot Luigj Bumçin:

Marrë nga gazeta “Bashkimi”, organ i Frontit Nacional-Çlirimtar, botue me datën 8 mars 1945, ditë e enjtë:
Dje në mëngjez, në kishën famullitare katolike, u bë një përshpirtje për ditën e shtatë të vdekjës së Imz. Luigj Bumçit, Ipeshkvit të Lezhës.
Mirrnin pjesë: Gjeneral Major Spiro Mojsiu, Kolonel Ramadan Çitaku, Ministër i Financave Manol Konomi, Ministër i Drejtësisë, Kolonel Petar Killër i Misionit Ushtarak Jugosllav, Major Wisdorff, Shef i Misionit Ushtarak Francez, Ing. Lazër Treska, Kryetar i Këshillit të Qarkut, Ali Bakiu, Kryetar i Këshillit të Qytetit, Përfaqësia e Kishës Orthodhokse dhe Përsonalitete e miqë të familjës së Imz.Bumçit.
Foli edhe Padër Pjetër Mëshkalla për jetën e ndritur të këtij apostulli të kishës. Përmendi me një theksim me të vërtetë të ndieshëm përpjekjët e këtij patrioti në ditët e zeza të jetës sonë rilindëse. Fjala e Padër Meshkallës lidhi veprën e Imz. Luigj Bumçit me historinë tonë.”
Nga shpjegimi i zotni Pjetër Topallit, që në vitin 1946 ndodhej në Tiranë, dij se At Mëshkalla asht arrestue me 21 nandor 1946, mbasi atë ditë që ishte festa e madhe fetare e Krishtit Mbret, Pader Mëshkalla kishte predikue për të fundit herë në Kishën Famullitare të “Zemrës së Krishtit”, para dreke, në një meshë solemne ku merrnin pjesë shumë vetë. Në fund të fjalës së Tij, zotni Pjetër Topalli, edhe pse kishin kalue shumë vite (ishte viti 1994), kujtonte saktësisht mbylljen:
“Sot asht dita e Krishtit Mbret! Ka prej atyne që mendojnë se munden me ia hjekë Krishtit Kunorën e Mbretnisë së qiellës e të tokës, por gabojnë, gabojnë, gabojnë!..”.
E martë, 21 gusht 1945 (Po nga gazeta “Bashkimi”)
“Në një kishë katolike të kryeqytetit është shkruar ky program për të luturat: “Të lutemi, që popujt e Lindjës, që u shkëputën nga kisha e jonë, të bashkohën prap, siç kanë qenë më parë.”
Gjithënjë lutjet e besnikëve, në çdo kishë, jane drejtuar për problemët e ditës, për hallët, për rreziqet e për aspiratat e popullit... Gjynahet dhe krimët e fashistave, që dikur bëhëshin “më Papë se Papa”, e shkatrruan njerëzimin dhe Evropën dhe na hodhën në një katastrofë, që kurrë s’e ka parë historia. Dhe tani, besnikët tanë, në vent që të lutën ashtu siç lutët populli që të çfarosen këta fashista, që të çfarosët politika e tyre dhe të vijë lumturia e paqa në botë.
Në vent që të shohin me sy gjendjën tonë dhe rrugën që kemi zenë, të bekojnë ata që prunë këte paqë e liri, dhe që përpiqën t’i mbajnë këto, hidhën në disa lutje si ajo “për bashkimin e popujve të Lindjës me Kishën tonë.”
Ku është qellimi e ç’duan të thonë këto lutje?
...Por Përëndia nuk i do luftrat, prandaj, nuk besojmë t’ua dëgjojë lutjën besnikëve të Kishës Katolike të kryeqytetit.”

E enjte, 13 shtator 1945, (gazeta “Bashkimi”).
“...Është e vërtetë se trafiletisti ka bërë gabime datash...po nuk mund të rrimë pa thenë, se pikën e shtatë të shpjegimeve z. Pjetër Meshkalla e ka kuptuar keq, dhe se në pikën gjashtë ka fshehur një pjesë të së vërtetës, që del në shesh po të kujtohet lufta kundër Abisinisë dhe fushata e sotme kundër politikës antifashiste të Bashkimit Sovjetik. Ajo që dëshrojmë është që të gjithë pjestarët e klerit katolik të bashkohën me përpjekjët e gjithë popullit shqiptar...

Disa shpjegime që jep At Pjetër Mëshkalla:

Në datën 21 gusht, të k.v. në gazetën “Bashkimi” u duk një trafilet, që u-akuzohej“ një kishë katolike e kryeqytetit...”
“Nuk mungojnë në këte trafilet insinuacione të pavend dhe pohime historike të gjymta.
Prandaj e ndjejmë detyrën me dhanë disa shpjegime...
1. Kisha Katolike e Kryeqytetit për të cilën bahet aluzion asht Kisha e re e “Zemrës së Krishtit”, në rrugën e Kavajës.
2. Ai program të lutunash nuk kje shpikun në Tiranë. Janë programe për tanë Botën që formulohen njëherë në vjetë prej Drejtorisë së Përgjithshme të Apostullimit të Uratës, për sejcilin muej të vjetit dhe i paraqitën Papës për aprovim.
3. Të njejtin program e kemi botue në fletëzën mujore të Apostullimit të Uratës, për muejn gusht, tue pasue me një koment plot simpati e lavdi, për Kishat e Lindjës. Fletëza u botue me aprovimin e Ministrisë së Shtypit e Prop. K.P.
4. Dhe, ta dijë trafiletisti, se na nuk pushojmë tue u lutë, edhe grishim besimtarët me u lutë për problemët dhe hallet e ditës...
5. Nuk besojmë t’u vijë keq popujve e Kishave të Lindjës pse na lutemi për bashkim, kurse ata vetë në Liturgjinë e tyne, luten përherë për bashkimin e Kishave, simbas dëshirit të Krishtit, i cili, don që të bahet një grigjë e vetme me një Bari të vetëm. Tek e mbramja, gjithkush ka të drejtë me u dishrue të tjerëve një të mirë që e beson se e ka ai vetë.
6. Nuk e kuptojmë “ku asht qellimi e ç’duen me thanë: “...insinuacionet për gjynahët e krimet e fashistave, që dikur bëhëshin “më Papë se Papa”. Gabime janë ba shumë, në të kaluemën e largët e të afërt, edhe në lamën Kishtare. Këto gabime të gjithë njerëzit e drejtë i kanë vajtue e dënue. Por duhet kërkue e vërteta në shpirtin e së vërtetës. Na nuk njohim kush asht “ma Papë se Papa”. Na njohim Papën ! Gjithkush e din shka ka ba Papa Piu i XII për me largue prej Botës rrezikun e luftës, për me shpejtue paqën, o, së paku, për me lehtësue mjerimet e saja materiale e morale. Ndër çastët ma delikate e kritike, me guximin ma heroik. Ai ka demaskue e dënue trathtitë, mizoritë, krimet barbare kundër popullsive të pafajshme, kundra çifutënve, mizoritë ndër fushat e përqendrimit të Gjermanisë...
7. Sa për insinuacione politike fashiste e për nostalgji për Përandorinë e Romës, ta dijë trafiletisti, se ka gabue destinacion. Por ka shkrue ndoshta, pa dijtë mirë, se me ke po flet!..
8. Ai ban mandej një konfuzion të madh, kur shkruan: “Siç dihet, në Sinodhin e 1050-ës, që u bë në Konstantinopol, në kohën e Patrikut Foti, Kisha e Romës u nda vetë, siç u nda edhe Përandoria e Romës...” . Përandoria Romane kje nda definitivisht në vj. 395.
Ndërsa Kisha mbeti e bashkueme për 500 vjet të tjera... Në kohën e Patrikut Foti u ba të ndamit e parë zyrtar i Kishës së Konstantinopolit prej Kishës së Romës. Por Foti vdiq kah 891, prandej asht e pamundun që Sinodhi i vj. 1054 (jo, 1050), të jetë bamun në kohën e tij. Ky Sinodh u ba në kohën e Patrikut Mihajl Cerularit, kur u ndanë definitivisht të dy Kishat. Me insistue se cila u nda prej tjetrës, asht lojë fjalësh sofistike. Edhe arësyenat e ndamjës janë të shumta e komplekse.
9. As aluzioni i Luftës 30 vjeçare nuk tregon seriozitet e kompetencë. Na besojmë se nuk asht kjo rruga për bashkimin e zemrave.
10. Sa për Përendinë, ai që beson në Té ka të drejtë me e lutë si të duen. Mjaft që të ketë qellimin e mirë e t’u bindet urdhnave të Tija. Përendia din vetë sesi me ia ndigjue lutjen, pa kenë nevoja me ba presion mbi Té e me e sugjestionue!
Pjetër Meshkalla S.J.”

Shenim F.Radovani: Në tekst nuk janë përsëritë vetëm fjalët e gazetës “Bashkimi”, mbasi ato janë në tekstin e gazetës së masipërme të pandryshueme.
Dy artikuj të tjerë të At Meshkallës, që i dërgoi asaj gazetë nuk u botuen asnjëherë me gjithë kambnguljën e At Meshkallës për me i botue. Arësyeja asht e kuptueshme nga cilido lexues.
Melbourne, 10 Mars 2021


(Pjesa e XII)

Nga Fritz RADOVANI:
2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
Image
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

DOSJA Nr. 1303: Arrestimi i parë i At Pjeter Mëshkallës.
Me 21 nandor 1946. (Arkivi i Ministrisë Brendshme Tiranë.)

Me datën 22 nandor 1946, ora 08.00, në mëngjez, At Pjeter Meshkalla fillon hetimet në Degën e Mbrendshme të Tiranës. Mbas një përshkrimi të shkurtë të biografisë dhe vendeve ku ka punue, dukët se pyetja ka fillue nga predikimet që ky ka ba, mbasi Padër Mëshkalla fillon e i përgjegjet kështu hetuesit:
“...Pushtetin komunist e kam luftue në të gjitha predikimët e mija. Me rastin e vdekjes së Imzot Luigj Bumçit, i kam ba thirrje nanave të dëshmorëve që mos me kerkue gjak, mbasi kjo ngjallë vetem vëllavrasje... Me Luftën Nacional-Çlirimtare u bashkuen edhe komunistët, e më që këta nuk njohin dhe nuk respektojnë Fenë, unë nuk jam pajtue me komunistët... Aktivitetin propagandistik kundër (PKSh) Partisë Komuniste Shqiptare e kam fillue në vitin 1943. Kjo parti atëherë drejtonte Luftën N.Çl., por unë, tue kenë kundër komunizmit, kam luftue edhe punën e tyne. Këte propagandë e kam ba edhe ndër familjet ku kam shkue për vizita dhe raste tjera...
At Troshani asht kenë eprori em. Ai nuk merrej me politikë, edhe ai si unë, nuk e donte fashizmin...Unë kam dërgue një letër në Misionin Francez, ia kam dorëzue në dorë Briotit për me e dërgue në Vatikan. Këte letër e kam shkrue bashkë me At Frano Kirin, ku kam tregue ndalimin e lirisë së Fesë, fjalës dhe të shtypit tonë... Një letër ia shkrova edhe Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës, por nuk mora përgjegje...
Për lirinë e shtypit tonë unë kam kërkue me u takue me Nako Spiron, por ky më ka çue njeri tjetër... Për votime nuk kam kenë dakord që mos me pasë secili mendimin e vet për partinë që don... Mendimi em ishte se, në Shqipni, Pushtetin nuk duhet ta marrin komunistët, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetet e Europës, mbasi atje ka vetëm Parti Demokristjane, gja që do të ishte e mirë me e pasë edhe na...Imzot Frano Gjini me ka ngarkue me shkrue një letër për Enver Hoxhën, ku bahej fjalë për përkrahjen që duhet me na dhanë shteti né dhe për padrejtësitë që na baheshin... Jam kënaqë kur një i ri nuk ka marrë tesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët dhe i kam thanë: “Bravo të kjoftë” dhe, i kam shtërngue dorën...Raste të tilla si ky janë kenë të shumta...

Mbas çlirimit e rihapa Rrethin e “Shën Pjetrit”, se m’u lutën të rijtë dhe unë e pashë të nevojshme me e rihapë mbasi rinia kishte fillue me u implikue me komunista...”.
Hetimet vazhdojnë nga nandori i 1946 e deri në gjysën e prillit 1947. Përpjekjët e hetuesisë për me mujtë me krijue lidhje të veprimtarisë së Pader Meshkallës, me Don Shtjefën Kurtin, i cili ishte i arrëstuem në një natë me té, dështojnë për vetë faktin se Pader Mëshkalla, në fillim të proçesit deponon se: “...Me Don Shtjefën Kurtin kam pasë mosmarrveshje, mbasi kam dënue miqësinë e tij me Musa Jukën etj...”
Kjo shkëputje e ndihmon Pader Meshkallën, ashtu si edhe Don Shtjefnin, tue mos i dhanë mundësi hetuesisë me krijue grup. Në lidhje me Imz. Frano Gjinin, Imz. Vinçenc Prennushin, At Mati Prennushin, At Frano Kirin etj., deponimet e Pader Meshkallës nuk çojnë asnjë peshë për vetë faktin se proçeset e tyne kanë probleme të tjera, që për këte rasë hetuesisë nuk i intereson me u shtri në Tiranë, gja që do të kishte zbehë makinacionët dhe trillimet e thuruna nga Sigurimi i Shtetit në Shkodër. Një fakt: Në vitin 1968, gjyqi kundër klerikëve të Tiranës, aktiviteti i të cilëve “lidhej” me ambasadat e Francës dhe të Italisë që ishin në Tiranë, u ba në Shkodër.
Pse u zhvillue gjyqi në Shkodër, kur aktiviteti i tyne nuk shtrihëj fare në këtë qytet? Atë kohë Shkodra nuk kishte asnjë konsullatë atëherë, pse duhej zhvillue gjyqi aty ku nuk ndigjohëj edhe nga “bashpunëtorët” e huej të këtyne klerikëve, që po jepnin llogari për veprat e tyne në “shërbim” të atyne ambasadave?!.. Kjo praktikë pune nga komunistët asht ndjekë gjithmonë kur Shteti nuk donte që të “përshpëritej” nga të huejt për shpifjet e trillimet që baheshin në drejtim të tyne. Kjo ishte vetëm njena anë e medaljës, mbasi ata i merrnin vesht të gjitha makinacionet e gjyqeve tona në lidhje me ta, po, edhe “atyne” asht fakt se ju kishin “shurdhue” veshtë!! E pse?! - Se “heshtja” e tyne (që ishte ana tjetër e medaljës), kishte fillue që në vitin 1945-46, kur gjyqet e “Popullit” mu në qendër të Tiranës, pushkatonin deputetët, intelektualët, politikanët e njerëz të thjeshtë, me akuza fallso dhe shpifje, si “spijunë në shërbim të agjenturave të huaja”. Këto ishin të vazhdueshme, e të përjavëshme. (Shif fletoret zyrtare të 1945, 46, 47 48!..).
Këto akuza u përdoren edhe në drejtim të Pader Mëshkallës, por nuk u besuen as nga vetë komunistët që e njihnin Ate. Vonë, vonë.., po, disa e patën guximin me thanë të vërtetën si e njohën At Pjetrin. Sot, unë kishe me thanë atë që thotë populli:
“Ma mirë vonë se kurrë!..”.
Mandej, duhet me pasë parasyshë se veprimtaria shumë e madhe atë kohë e Pader Mëshkallës, ishte e dijtun nga të gjithë sepse, veprimet janë publikue edhe ndër gazeta. Tue u nisë edhe nga pamundësia me e ngarkue Ate edhe me gjana të tjera të pakenuna, për vetë faktin e njohjes së Tij nga i gjithë populli i Tiranës për aktivitetin e Tij fetar, kulturor dhe atdhetar, në muejn prill 1947, shoqnue me një relacion shumë të ashpër dhe të rrezikshëm për jetën e Tij, Pader Meshkalla, i përcillet Gjykatës Ushtarake të Garnizonit të Tiranës për dënim.
Ja edhe materiali që u botue atëherë në organët e kohës:
Marrë nga gazeta “Bashkimi”, me 18 prill 1947, Tiranë ATSH:
“Dje Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës dha vendimin e saj kundra një grupi klerikësh, armiqë të Popullit Shqiptar, që të veshur me petkun fetarë, kanë punuar për rrëzimin e Pushtetit Popullor, duke qenë në lidhje me agjentët e huaj, nga të cilët këta kanë marrë të holla dhe udhëzime...
Në këte grup bëjnë pjesë: Dom Shtjefën Kurti, Pader Pjetër Meshkalla, Rrok Oboti dhe Peshkopi Irené Banushi.
Në bazë të këtij vëndimi, i pandehuri Dom Shtjefën Kurti u dënua me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjen e të drejtave për 5 vjet.
Pjetër Mëhill Mëshkalla u dënua me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjën e të drejtave për 5 vjet.
I pandehuri Rrok Oboti u dënua me 8 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjën e të drejtave për 5 vjet.
Peshkopi Irené Banushi u dënua me 5 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjen e të drejtave për 3 vjet.
Vëndimi i kësaj gjykatë është i formës së prerë.”
...Pjetër Mëshkalla pohon se, në muajn Kallnor të vitit 1945, me nisiativën e tij është bëri një mbledhje me klerin jezuit të Tiranës, ku merrnin pjesë: At Troshani, Padër Fausti, Gjadri, etj. Në këtë mbledhje ai përpiloi një relacion që fliste kundër Pushtetit Popullor...
Në këtë relacion jezuiti Padër Mëshkalla e cilësonte Pushtetin tonë si “terrorist” dhe si “përsekutonjës i fesë katolike”...
Melbourne, 15 Mars 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XIII.)


2021 VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)



“Çka i ndriste syni, ia shkrepte gjuha...”
Profesor Arshi Pipa


(Mendime për At Pjeter Mëshkallen...)

Shumë vite përpara zotni Pjetër Ded Deda (datlindja 1910), bashkohës dhe banues në Tiranë, shkruen: “At Meshkalla ka qenë predikues i mirë që i magjepste dëgjuesit e vet.
Në predikimet e bisedimet e Tij, sidomos me të rijtë, kritikonte me guxim intolerancën, përsekutimin fetar dhe mungesën e plotë të lirisë së mendimit e të fjalës në shtetin komunist.
Për këtë gja, organet e Sigurimit të Shtetit e arrëstuen në vitin 1946. Mbas një kohe të gjatë paraburgimi dhe hetuesie në birucat e burgut të Tiranës, e nxorën në gjyq, të akuzuem si një nga themeluesit e organizatës “Bashkimi Kombëtar” si dhe, për agjitacion e propagandë.
Në këtë gjyq, Ai, nga i akuzuem u kthye në akuzues, dhe, mund të themi në kuptimin e plotë të fjalës, e mbërtheu me shpatulla për muri trupun gjykues. Ai nuk pranoi akuzën që i bahëj si organizues dhe pjesmarrës i ndonjë organizate të “Bashkimit Kombëtar”, por pranoi se kishte kritikue në disa raste mungesën e plotë të lirisë së fesë dhe të mendimit, që ishte në kundërshtim të hapët edhe me vetë Kushtetutën ekzistuese. Kryetari i gjyqit e pyeti pse këto kritika nuk i kishte shprehë në ndonjë organ të shtypit, si “Bashkimi” etj., por Ai i kishte përshpëritë andej e këndej?..
At Mëshkalla u përgjegj se dy artikuj i kishte dërgue në gazetën “Bashkimi” për këte çeshtje, por asnjëni nuk ishte botue.
“Pse nuk e ke ngritur zërin me lart?” – e pyeti Kryetari i gjyqit, duke u përpjekur ta zinte ngushtë të akuzuarin.
At Meshkalla u përgjegj, se dy letra i kishte dërgue Enver Hoxhës, tue ia vu në dukje këto shkelje të lirisë së fesë e të mendimit, por asnjë përgjegje nuk kishte marrë as edhe nga ai...Unë nuk dij kujt me i shkruar më nalt, tha Ai...
Atëherë, ndërhyni prokurori, tue iu drejtue trupit gjykues me këto fjalë: “Shokë gjykatës, të pandehurit nuk i pëlqen fare demokracia proletare, por atij i pëlqen që edhe në Shqipëri të kemi një demokraci borgjeze si në Greqi!”...
At Mëshkalla, me qetësinë dhe gjakftohtësinë karakteristike të Tij, u përgjegj: “Nuk kam qenë asnjëherë në Greqi dhe nuk dij çfarë demokracie ka atje, por tue lexue artikujt dhe lajmët e botueme këtu në gazetën “Bashkimi”, kam marrë vesht se atje veprojnë lirisht parti të ndryshme politike, tue përfshi edhe partinë komuniste Greke. Madje, partia komuniste Greke, ka organin e saj të shtypit “Risospastis”, e cila, qarkullon lirisht si gazetat tjera. Kurse këtu, në Shqipni, jo vetëm që nuk lejohet asnjë parti politike opozitare dhe asnjë shtyp opozitar, por për një fjalë të vetme në kundërshtim me vijën e partisë komuniste, arrëstohesh dhe të sjellin para gjyqit, siç keni veprue me mue.”.
Për këto fjalë që konsideroheshin “faje” të randa, At Pjeter Mëshkalla u dënua 15 vjet burg, dënim të cilin e vuejti pjesën ma të madhe në burgun e tmershëm të Burrelit.”.
Kjo dëshmi e zotni Pjetër Dedës kisha me thanë se plotëson ma së miri mendimin e cilitdo, që do të donte me dijtë se pse u dënue 15 vjet burg Pader Mëshkalla. Madje, për një qendrim të tillë, Ai edhe mund të pushkatohej...
Në pragun e arrestimit në 1946 në Tiranë u ndodh vetë zotni Pjetri, që më ka tregue mue në vitin 1992: “I kerkova aso kohe në një takim shokut Tuk Jakova që, ta bisedojnë me sh. Enver një mendim të timin. A do t’ ishte mirë që sa me i futë në burg klerikët katolik, me atë kulturë të madhe që kanë me i përhapë në kater universitete: Korçë, Vlorë, Tiranë dhe Shkoder ku, ata tue qenë profesora atje do të formojnë një rini të kulturuar dhe me prirje nga Europa? – Tuku, më premtoi se në takimin e parë do t’ ia bisedojë shokut Enver këte ide timen. Pa kalue as dy javë, m’ asht ba një mbledhje partije, dhe per pak shpetova pa hy në burg, tue humbë vendin e punës etj., pergjithmonë...
Ja pra, kjo ishte “liria e fjalës dhe e mendimit per komunista!”
E kush guxonte atëherë me shpreh në gazetë këta mendime:
Pika 2, Programi asht përpilue nga Drejtoria e Përgjithëshme dhe aprovue nga Papa.
Pika 3. Programin e kemi pasue me një koment plot simpati e lavdi për Kishat e Lindjës dhe e keni aprovue ju vetë në Ministrinë e Shtypit e Propagandës K.P.
Pika 6. Na njohim Papën!... dhe pikërisht flet për Papën Piu XII dhe veprat e Tij, në favor të paqës, demaskimin që Ai i ka ba Luftës së Dytë Botnore, “ndër çastët ma delikate e kritike, me guximin ma heroik. Ai ka demaskue e dënue tradhëtitë, mizoritë, krimet barbare kundër popullsive të pafajshme, kundra çifutëve, mizoritë ndër fushat e përqendrimit të Gjermanisë....”. Pikërisht Mëshkalla mbron Papën, për të cilin komunistët e të gjitha vendëve të Lindjës e të Përendimit nuk lenin gja pa thanë e shpifë kundër Tij.
Mos harroni se ishte ajo kohë kur vetë komunistët italianë nuk i lenin gja mangut bllokut komunist të Lindjës në lidhje me këte çeshtje! Për këte flasin faktet dhe dokumentët e botueme sot e atëherë në Itali.
Pika 7. Sa për insinuacione politike fashiste e nostalgji për Përandorinë e Romës, ta dijë trafiletisti se ka gabue destinacion. Por ka shkrue ndoshta padijtë mirë se me ké po flet.” E, si do të botonte gazeta “Bashkimi” edhe dy artikujt tjerë të Pader Meshkallës?...
Si do t’i përgjigjej Shteti komunist Pader Mëshkallës për shkeljën e të Drejtave të Njeriut, lirisë së mendimit, Fesë dhe të ndërgjegjës, kur ky veprim kryhej çdo minut?
Kurrë mos harroni se Kleri Katolik Shqiptar, këtë veprim e bante në vitët 1945 – 46, prandej edhe asht kenë cilsue si Opozita e vetme antikomuniste!
Kjo asht arësyja që dënimet e randa jepëshin me qellim eleminimi të mavonshëm ndër kampet e burgjet e Maliqit, Bedenit, Shkodres, Burrelit, Burgut të mnershëm të Kalasë së Gjinokastrës etj. Aso kohe në Tiranë u banë pak pushkatime të klerikëve shqiptarë, mbasi nuk i pëlqente Enver Hoxhës që t’i telefonohej nga ndonjë “ambasadë” për veprimet që ai po kryente me akuza fallse kundrejt klerit të të gjitha besimeve dhe atdhetarëve, që kishin mbushë burgjet e gjithë Shqipnisë. Lufta e ashpër vazhdonte në Shkodër, atëherë, pse të hapte fronte të tjera, përderisa për atë që ai po bante në Veri nuk i ndihej zani askujt?!... E gati edhe mue më shkoj goja me thanë: “Pse të prishte marrveshjet me ta ?”.. Ata me heshtje i thonin:
“Ti vazhdo.., dhe, ne bëjmë se nuk dijmë asgjë!...” Formula e turpëshme 50 vjeçare e Europës. Ajo e pastë faqën e zezë!!..
***
Prof. Arshi Pipa, shkruen këto fjalë me rastin e vdekjës së At Pjetër Mëshkallës, në “BULETINI KATOLIK SHQIPTAR” Vol. 10, viti 1989, SAN FRANCISKO U.S.A.:
“Çka i ndriste syni, ia shkrepte gjuha...”
Melbourne, 22 Mars 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XIV.

2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

FOTOKOPJO E LETRES HISTORIKE SHKRUE NGA PASUESI I GJERGJ KASTRIOTIT –
SKENDERBEUT,
AT PJETER MESHKALLA S.J.
ME 5 PRILL 1967.

Origjinali ruhet në Dosje nr. 4191/1,
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme – TIRANË
1998
Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.:


Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu

Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.
Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i
5 Prill 1967. Shoqënisë Jezu.
________________
ShenimF.R.: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali që kam marrë nga Arkivi, në 1998. Kjo flet ma shume se volumet e Akademisë së Tiranës...
Melbourne, 3 Prill 2021.


FRITZ RADOVANI, 2021
(Pjesa e XV)

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga At Pjeter MESHKALLA:
- FISNIKRIA E KRISHTENË
- Udhë të gabueme
- Fanatizmi


Organizata e “Veprimit Katolik” synon kryesisht me përtri jetën e krishtenë ndër katolikë, gadi kjeshë tue thanë: Me i ba katolikët (me emën), të krishtenë të vërtetë.
Edhe fushata jonë për bujarinë e madhninë e të krishtenit, këte objektiv ka: Me zgjue, përballë shterpësisë e vobegsisë shpirtnore, një mburrje shenjtë në zbatimin e jetës fetare.
Porse, mburrja e zelli për Fé, si çdo gja tjetër e mirë, mundët, me u largue prej qellimit të shénjtë, tue u teprue. Atëherë, bahët fanatizëm.
Edhe emni fanatik në burimin e parë (prej lat. Fanum – tempull), kishte një kuptim të pelqyeshëm që d.m.th. sherbyes në tempull, por, kur, fetarët e besimeve pagane filluen me përzi në sherbimet fetare disa sjellje të trénta, kërcimesh, hallakatjesh e përgjakjesh, emni fanatik mori kuptimin e mnishëm të furisë e të verbimit.
Katoliku duhët me kenë fanatik, ose, besnik në sherbim të Zotit, Të Fésë dhe të Kishës. Ky lloj fanatizmi asht një ndérë për até, pse tregon karakterin e burrit që, shpallë haptas mendje-mbushjën e vet, pa marré ase turp, pa tregtime e, me zbatim në jetë.
Kur përkundra, mburrja, kalon në teprime të marra, në furina e sulme të verbëta, në besime të shkjepta e në bestytni, -fryte të padijes fetare- atëherë, krijohët fanatizmi i tréntë e i mnishëm, i cili, për faj të tonë e ban të mnishme, në sy të botës edhe Fénë e vërtetë.
Verbimi fanatik nuk asht Fisnikri e krishtenë: Asht udhë e gabueme!
Një shembull:
Po, një shembull praktik: Me sha e me qestisë fetë tjera, duhët çansue, padyshim fanatizëm i verbët, si kundra edukatët e kundra shpirtit të krishtenë.
Thotë njeni: “Unë, e due dhe e çmoj Féne teme!”, thotë tjetri: “Unë due me kenë apostull i përhapjës së Fésë...”, thotë prap një tjetër: “Unë i dal zot Fésë seme pse, ma shajnë e ma përbuzin”...
1. Nuk asht shenjë se e duem dhe e çmojmë Fénë tonë, kur, shajmë e qestisim Fénë e të tjerve.
Ndjesia fetare asht shumë delikate, asht çeshtje ndërgjegje... A e njeh ti ndërgjegjën e shokut tand?!.. Ti mundësh me iu falëndérës Perendisë e, me iu lutun që, me të ndihmue, me të ruejtë në Shpirtë të gjallë e të pastër Fénë e Shenjtë, mundësh, me iu lutë që, me i shndritë mendjen edhe atyne që ende nuk e njohin; mundësh, me ia zbardhun faqën me jetën tande shembullore, tue ecë mbas mësimeve të Sajë. Fénë Shenjte ti studjoje, orvatu me e kuptue mirë, sa me kenë në gjendje edhe me e mbrojtë e me e ndriçue, jo, me të shame, por, me arsye. Veçse, kërko gjithëherë thelbin e pandrrueshëm të mësimit të krishtenë, tue e dallue mirë prej shtojcave e rrethanave që ndrrojnë. Mos u lavdro për Fé, pa e ditë se në çka përmbahët; mos shit madhështi për ndodhina të rastit dhe dukje të jashtme, të cilat kjenë apo nuk kjenë, Fénë nuk e ndrrojnë, (bie fjala, një funksion, një proçesion, një predk i shkelqyeshëm). Të jeshë i drejtë!
Mos i moho të metat ose fajet e sakta që kanë mujtun me u ba edhe prej të krishtenve, edhe prej përsonave të hjerarkisë kishtare (edhe të krishtenve Krijuesi u ka lanë lirinë e vullnetit e, mundën me gabue por, ndërsa Féja mbetët Ajo që asht). Prandej, as ndër besime të tjera mos me kërkue me mohue çka gjenë të mirë e të drejtë. Kurrë, nuk do t’ju ngarkosh atyne faje që nuk i kanë! Gjithashtu, nuk asht aspak burrëni me prekë pa nevojë: Ndër besime fetare, disa varrë (plagë) delikate; e, në rast nevoje (si, p.sh. kur jemi të detyruem me mbrojtë një të drejtë të cenueme), kjo punë duhët ba me Fisnikri të krishtenë, pa pezmatue, pa fye dhe, me prova të sigurta.
2. Nuk tregon se kemi zêll apostullimi kur shajmë e qestisim Fénë e të tjerëve.

Me siguri askush nuk ka të drejtë me të ndalue që, tu dishrojsh të tjerëve një të mirë, që ti vetë e gëzon. Por, me përbuzje e qestisje, nuk mundesh kurrfarë dobije me i sjellë Fése sate, madje, e damton, tue i krijue anmiq, për shkak të një shfrimi të pasionit tand personal. Çfardo urdhni (detyrimi) në besim, jo vetëm me anë të forcës, por edhe me anë të shtërngimit moral, asht në kundërshtim të flaktë me shpirtin katolik.
Shkruen i famëshmi Imz. G. Bonomelli: “E di mirë se ndër disa kohna, ndër disa vende, prej anës së disa njerëzve, u përdor disa herë forca, për me i detyrue të tjerët me ndie e me pranue mësimin katolik, si, edhe disa herë iu diktue Féja e Pagëzimi. Por, mos të përzijmë veprën e keqndritun të disa privatve, me até të Kishës Katolike!
Kjo, nuk ka shtërngue kurrë, asnjënjeri të vetëm me rrokun Fénë, o me ia pranue mësimin.” (Ministeri cristiani, II, 82.).
Kisha kërkon vetëm të drejtën me shpallë lirisht e pa pengime mësimet e Ungjillit e, me theksue detyrën e ndërgjegjës me rrokë Fénë e Krishtit.
3. Nuk tregon sé duem me i dalë zot Fésë sonë, kur me shpagim kërkojmë me u hakmarrë.
Fjala e urdhnit për të krishtenin asht vétëm fjala e Krishtit:
“Duani armiqtë tuej!” (Math. 5, 44.) dhe, ajo e Shën Palit:
“Munde të keqën me të mirë!” (Rom. 12, 21.) Kur e kërkon ndërgjegja dhe detyra, së drejtës duhët me i dalë zot deri në vdekje, me çdo flijë: Porse, a nuk janë bash ata që rrijnë me pushkë në faqe, për me i dalë zot Fésë, të cilët, mandej, janë ma të parët që e turpnojnë me vepra e, ndoshta edhe me të shame, Zotin, Krishtin, Fénë!?..

VËLLAZEN ME TË GJITHË!

Kësodore kemi me provue me fakte, se, asht e mundun bashkëjetesa ma paqësore e, ma e frytëshme, me besime të tjera: Pa kenë nevoja me e mënjanue Fénë tonë, madje, ma shumë, tue e ndjékë besnikrisht.

Marrë nga revista “Kumbona e së Diellës” Viti 1942, nr. 6, fq. 69-70.

Bashkvuejtësit tregojnë...

I riu Agim Musta, bashkvuejtës i Padër Mëshkallës, shkruen: “Padër Mëshkalla ishte kthyer në një mësues shpirtëror i të gjithë bashvuajtësve të çdo Feje. Atë e respektonin të rinjtë, pleqtë dhe e adhuronin të gjithë për forcën e Tij shpirtërore”.

Ndersa, zotni Leka Toto, shkruen: “Ai të tëra gjërat që kishte, i ndante me të burgosurit e varfër, pa bërë asnjë dallim.
Ai i ndante ato, siç do t’i ndante vetë Jezusi!”.


Në kujtimet e Tij zotni Riza Kuçi, shkruen: “Në vitin 1972 ra një epidemi e rendë gripi në kampin e Ballshit. Në një moment, tek shtrati ku lëngoja unë, u afrua Pader Mëshkalla dhe më dha një gotë çajë të ngrohtë, të përgatitur nga Ai vetë. Mund të merret me mend se çfarë emocionesh shkaktoi në përsonin tim vëprimi njerëzor i Padër Mëshkallës...”.

Melbourne, 9 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XVI)


2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.[/size]
Image
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

BAMIRËSIA...ISHTE HIJA E TIJ...

Më tregonte një mik...
Në një mbramje vonë, natën e Shën Tomës, Pader Mëshkalla, bashkë me një shok të vetin, mbërrijnë tek një derë e vogël ku banonte Tom Leci. Toma aso kohe ishte i paralizuem dhe jetonte me nanën e vet plakë, e cila me shpirt ndër dhambë mbërrijti me e pritë këte djalë derisa doli prej burgut.
Porsa hapi derën, Pader Meshkalla pau Tomën, që me njenën dorë që mund ta lëvizte, po fërkonte drrasat me tel, ndërsa nana i mbushte ujë dhe i shpërlante ato. Prej derës, Pader Meshkalla menjëherë, me zâ pak të naltë, i tha: “Mjaft, Tomë, mos vazhdo, ndërsa, ti nanë ulu aty!”. Nana u ul në një karrigë aty afër, ndërsa në tjetren urdhnoi me u ulë Toma. Ai vetë u ul tek një stol i vogël dhe hoqi këpucët, çveshi çorapët, shpërvjeli pantallonat, mori telin dhe ia dha shokut të vet që ishte ma i ri në moshë, ndërsa Ai vetë, e mori rragun dhe me té fshinte drrasat që lanin, mbasi thithte ujin delte në krye të sokakut dhe shtrydhte rragun... Aty nga mesnata shtëpia e Tomës ishte e gatëshme me pritë vizitat e ditës së emnit...
Ky, pra, ishte Pader Mëshkalla ndër shtëpijat e të sëmurëve!..
Mund t’ ju duket e pabesueshme...
***
Më ka tregue një grue, që një ditë ndodhi tek dera e oborrit e shtëpisë së saj në Gjuhadol perballë shtëpisë së Prelejve. Ishte tue kalue rrugës Dava, një murgeshë që ka shkue ndër dyert e të gjitha hetuesive, burgjeve dhe kampëve të shfarosjes së komunizmit, mbasi ndër të gjitha e gjithnjë kishte priftën.
Ajo lypte ndihma nga të vorfnit për me ushqye të uritunit...
Në kthesë të rrugës ajo takon Pader Mëshkallën dhe i tregon se mbas pak ditësh donte me shkue në një kamp pune, mbasi kishte grumbullue paksa të holla e ndonjë plaçkë...
Pader Mëshkalla, menjëherë, i thotë Davës me e pritë një minut aty dhe drejtohet nga plaka që ishte në derë të oborrit... Ajo habitet për një çast, kur Ky hyn mbas kapakut të derës që nuk hapej, i jep asaj xhaketën me ia mbajtë, çveshë një xhup që kishte të veshun dhe mbi këmishë veshë xhaketën, e ashtu në atë natë të ftohtë vjeshte del e drejtohet nga Dava, tue i thanë: “Sa mirë që të takova para se me ikë ti atje, na këte xhup e nepja X, se ai nuk ka shka me veshë e po afrohet dimni!..”
Dava e mori xhupin dhe e dergoi në kampin e punës...

Bamirësia ishte hija e Tij... që nuk Ju nda për asnjë çast, ashtu si vorfnia... një lëkurë e vërtetë e Tija, që lindi me Té e nuk iu çvesh kurrë, asnjëherë, deri ditën që Ai i la të gjitha!..
Vetem ata që e kanë njoftë afer mund të besojnë veprat e Tij.
Pader Mëshkalla, me vedi mori vetëm një brilant...Shpirtin!

E PAPRITUNA PREJ MEJE...

Një ditë, kur po bisedonim e ishim zhytë në një diskutim plot pasion, e kjo gja asht krejt e kuptueshme prej vetë mënyrës si fliste e natyrës tërheqëse të Pader Mëshkallës, kur papritë, Ai ndërpreu bisedën, shikoi orën dhe më tha: “Duhet me më falë, mbasi më duhet me shkue në shtëpi...”. Unë mendova për ndonjë çeshtje ore të caktueme të shërbesave fetare që kryente .., por, jo! Ai më tregoi se do të ndiqte në radio turneun çiklistik të Francës (Le tour de France)... Unë u qesha, por edhe e vështrova me habi.., po, jo! Ai ma përforcoi mendimin që kishte tue me shpjegue se, gjithmonë e kishte ndjekë me radio tue e shoqnue me hartë rrugën çiklistike.
Në kohën e rinisë së Tij, në Austri, ishte marrë edhe Ai vetë me këte sport aq të dashtun për Té...
E them të drejtën, për mue kjo ishte dishka e papritun!..
Ai Padër Mëshkalla, Ai, Meshtari i Madh!..,ishte edhe sportist! Ma vonë me kanë tregue se si luente futboll në oborrin e jezuitëve me nxanësit e vet. Nuk pritonte në çdo kohë me arbitrue ndeshjet e studentëve. Fushat sportive për jezuitët kanë kenë gjithmonë terrene grumbullimi për edukimin fizik e moral të rinisë. Ai oborr edhe sot ruen kujtime...
Ata punonin për një rini të dijtun dhe të shëndetëshme.

Shenim nga F.Radovani: Besoj se ishstudentët e asaj shkollë e kujtojnë me nderim dhe respekt, Yllin e futbollit Shqiptar të Ndjemin Loro Boriçi, një nga ma të shkelqyeshmit Qytetar të Shkodres...
E sa, ishin si Ai ?!
Melbourne, 15 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XVII

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


Instituti i Naltë Pedagogjik
Shkodër, 29 Prill 1967, ora 17.00.
Ditë e paharrueshme në historinë e qytetit të Rozafës së thinjun. Ashtu ndodhi, si kishte parashikue Padër Mëshkalla. Atë ditë u organizue një mbledhje e organizatës së Frontit të Lagjës “Tre Heronjë”, në Institutin Pedagogjik Shkoder, për “demaskimin” e veprimtarisë fetare të klerikut At Pjetër Mëshkalla. Kishte tri a katër ditë që binte në sy një grup rojesh, që silleshin rreth shtëpisë së Tij. Mbasdite Ai doli nga shtëpia rreth orës 16.45’, me mbërrijtë në mbledhje në orën e caktueme qysh në mëngjez. Dy civilë të Sigurimit e pyesin: “Në mbledhje je nisur?” dhe, Ai i përgjegjet –“Po!”-. Bashkë me disa të tjerë Ai hyni në Institut, ku përgjithësisht të gjithë ishin me ftesa. Në sallë nuk hyhej lirisht, aty zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të porositunit që gjithnjë do të flisnin dhe nuk mungonin duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje.
Në fund, kur meshtarëve iu venin hekrat për “krimët” e bame, nuk mungonte edhe ndonjë servil që do t’i pështynte klerikët për veprën e Tyne fisnike. e këta njerëz të dalluem me gisht në Shkodër, nuk kanë mungue që nga viti 1944.
Hymja e Pader Mëshkallës në sallë u kuptue nga heshtja që ra aty, po edhe nga ata që ishin jashtë në rrugë, mbasi në altoparlant u dëgjuen fjalët: “Qetësi, shokë.., qetësi!”.
Foli drejtuesi formal i asaj mbledhje Luigj Shala, sigurisht, i zgjedhun nga Partia, dhe mbas tij vazhduen diskutantët e përzgjedhun në të gjithë Shkodrën, me lexue diskutimet e fyemjet e pregatituna prej disa nga mendjet e “ndrituna” të pseudointelektualëve, që punonin me ditë të tana për këto mbledhje. Mbledhja drejtohej nga një presidium i përbamë nga Luigji, Vat Deda, Arif Gashi dhe Palok Kraja, që mbajti edhe referatin e hymjes. Filluen mbas tij diskutimet e zjarrta kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste edhe Pader Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu Jup Kastrati.
Ky ishte i porsazgjedhuni nga partia“Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue librat e artikujt që ka kopjue e botue në emnin e vet. Mbas tij e mori fjalën mjeku Ramiz Hafizi, i cili u mundue me i shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por Pader Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti këtu!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli, së cilës në fund të diskutimit i shtërngoi dorën Shefik Osmani. Aty u “duartrokitën” edhe diskutimet e Dedë Kullës, Prenda Dodës, Lazër Sekuj, Mandica Jovani etj. Nga salla u ndigjue zani i Vasil Kafesë e i Xhemal Dinit, që pyeti At Mëshkallën: “Ti i ke shkrue Kryeministrit për Inkuizicionin, çka ke dashtë me thanë?” - Pader Mëshkalla me qetësinë e Tij, ju përgjegj: “Shif fjalorin se ka shumë kuptime, ti merr cilin të duesh!”... Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Mark Temali, kur asht kërkue me i dorëzue atij diskutimin nga Halit Isufi (që atëherë ishte drejtor i Gjimnazit), ai nuk e ka marrë se: “E kam pasë mësues Pader Mëshkallën e nuk mund të flas kundër Tij, sepse nuk nderoj figurën e mësuesit me folë në këte moshë kundër mësuesit tem”. Për të dy Xhemal Dini, sekretar i Komitetit të Partisë, ka njoftue në Degën e Mbrendshme, “Me pasë në kujdes qendrimin e tyre...”. Xhemal Dini mbajti edhe një referat ato ditë me temë: “Puna e organizatave bazë të Partisë kundër paragjykimeve fetare, si aspekt i luftës së klasave” (Referat i përmbledhur i shokut Xhemal Dini, në gazetën “Jeta e Re”, me 9 gusht 1967), ku shkruen: “Duke përfituar nga dobësitë e punës politike, ideologjike të disa organizatave të partisë, disa klerikë u përpoqën të ngrenë besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjëje me përmbajtje të thellë revolucionare. Kështu p.sh. Dom Mark Hasi e Dom Pjetër Mëshkalla hodhën parulla kundër Partisë e Pushtetit tonë...” (Pa fjalën Dom, nuk i dukej prift Pader Mëshkalla “shokut” Xhemal!!). Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuet se çfarë tha kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte...
Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës.
Ai doli para auditorit e porsa iu afrue podit të konferencierit, ra një heshtje kur At Meshkalla tha këto fjalë:
“Ah, sa mirë që po më jepet rasa me folë një herë para popullit me altoparlanta!Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po flas prej një vendi ku kam mundësi me iu drejtue popullit tem, që më ka nderue, me ka respektue, me ka ndigjue fjalën teme dhe, më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qellimi em ka kenë gjithmonë i mirë.., me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!.. Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës... Kjo asht arësyeja për të cilën i kam shkrue udhëheqësit të Shtetit, kjo më ka detyrue, mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë me ndërgjegjën e tij... Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e i Xhamisë, kurrë nuk ka nxjerrë jashtë populli priftin e hoxhën nga katundi... Ju i përgjithësoni veprimet, ju flitni për Inkuizicionin e Shek. XV, por ju harroni se shka jeni tue ba në Shek.XX. Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti nuk ka as liri feje e ndërgjegje... Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”
Nga vendët e para u çue xhelati i Sigurimit Xhevdet Miloti dhe i vuni prangat. Para se të hynte Pader Mëshkalla në gjips të Sigurimit, krimineli e shtyni me shqelm...
Melbourne, 27 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XVIII.

2021 - VITI - i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Image


Padër Pjetër Mëshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Hetimet fillojnë me 30 prill 1967, ora 08.00. Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit. Hetimet u banë në disa seanca gjatë muejt qershor, me dt. 10, 15, 20, 24, 26.
Pyetjet fillojnë nga materiali i mbledhjës së zhvillueme në Institut. Aty përsëriten thanjet e Pader Mëshkallës, të interpretueme si vepra kundër Partisë dhe Shtetit, gja të cilën Pader Meshkalla nuk e pranon, mbasi: “Kur një përson i drejtohet Kryeministrit për probleme të cilat i shpreh ashtu si i mendon ai, dhe ia shfaqë atij, ai nuk kryen asnjë faj dhe krim kundër Partisë as Shtetit, mbasi me iu drejtue Kryeministrit nuk asht aspak agjitacion, as propagandë!” Rreth letrës që Pader Mëshkalla i ka shkrue Kryeministrit, hetuesi mundohet me u largue si çashtje, por kot, se Mëshkalla qëndron në mendimet e shfaquna aty. Përsa i përket veprimeve të Shtetit në drejtim të Fesë, ata për Pader Meshkallën janë të papranueshme, janë shkelje e të drejtave të njeriut, për të cilat vetë Qeveria Shqiptare asht angazhue se do t’i ruejë të paprekuna. Madje, kundërshtimët e Tij ndaj veprimeve antikushtetuese të Shtetit, Ai pranon se i ka vue në dukje që në vitin 1945, në takimin që ka ba në një shtëpi në Tiranë me vetë Mehmet Shehun. Gjithashtu pranon se i ka shkrue një letër edhe Enver Hoxhës, për shkeljen e të drejtave të katolikëve që në atë kohë, bashkë me At Frano Kirin, simbas vullnetit Imzot Frano Gjinit, që kryente detyrën e Delegatit Apostolik të Vatikanit në Shqipni.
Hetuesi ngulë kambë se Padër Mëshkalla nuk asht riabilitue për kohën që ka vuajtë 15 vjet në burg herën e parë, dhe se ka përhapë mendime që shumica e popullit nuk i mbështetë veprimet e Pushtetit. Njëkohësisht kërkon të mbjellë tek rinia mendime që janë kundër vijës së Partisë. Përsa i përket “Revolucionit Kultural”, që po zhvillojnë masat e gjëra të popullit, Meshkalla e krahason me Inkuizicionin. Për me vërtetue se Mëshkalla ka propagandue kundër Pushtetit, hetuesi ka përgatitë edhe një ballafaqim me spijunin Dedë Martin Kulla, me datën 28 qershor. Por Pader Mëshkalla nuk pranon asnjë nga shpifjet që i ban Deda. Edhe pse hetuesit ndrrohen, metoda hetimit mbetët e njejta. Nuk ka njerëz shpifës që guxojnë me shkelë drrasat e hetuesisë për me i dalë përballë Padër Mëshkallës, këte e tregon dosja. Të vetmin njeri që Pader Mëshkalla, tregon se i ka diftue ai vetë për letrën që i ka shkrue Mehmet Shehut, asht kushrini i tij Luigj Mëshkalla, i cili, atypëraty, i ka thanë: “Po, a ke luejtë mendsh?”, dhe Pader Mëshkalla tregon si i asht përgjegjë: “Ka dy a tri vjet që mendoj me ia shkrue këte letër, por e gjeta kohën tashti...”. Përmbajtjën e letrës deklaron se nuk ia ka tregue as Luigjit, ndërsa njerzë të tjerë nuk xehen në gojë, gja e cila vërteton se parashikimi i Pader Mëshkallës, që hetuesia mos me u interesue për të gjitha qoshet e skutat Shkodrës ku Ai kishte ba vizita e shërbime fetare, u realizue.
Mbas datës 28 qershor dosja ka vetëm shkresën përcjellëse për gjykatën me po atë datë të nënshkrueme nga prokurori Faik Minarolli, që i rekomandon gjykatës ndaj të pandehurit nenin 73/I-rë për dënim. Në dosjen përcjellëse janë futë edhe disa nga fletët e proçes-verbaleve të hetuesisë së parë, të bame në vitin 1946-47, ku nënvizohen nga thanjet e Pader Mëshkallës: “Pushtetin e kam luftue në të gjitha predikimët e mija... Pushtetin në Shqipni nuk duhet ta marrin komunistat, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetet e Europës... Mbas çlirimit e rihapa rrethin e “Shën Pjetrit”, se m’u lutën të rinjtë dhe unë e pashë të nevojshme, mbasi kishin fillue me u implikue me komunista...”. Prokurori i përmbledhë të gjitha me një fjali dhe shënon: “I pandehuri ka vazhduar të vëprojë gjithënjë kundër Pushtetit Popullor...”.
Kisha e Motrave Stigmatine (klubi i rinisë) në 1967 ishte kthye në sallë gjyqi për klerikët, që çdo javë po mbushnin birucat e Sigurimit. Pritej vendosja e ndonjë parulle me karakter ateist në faqatën e saj dhe nuk vononte zhvillimi i gjyqeve, ku edhe këtu pjesmarrja zakonisht bahej me ftesa. Vihej ndonjë altoparlant jashtë nga oborri i shkollës dhe aty kishe mundësi per me dëgjue pjesët që nuk ndërpriteshin nga zhurmat e duertrokitjeve ose “difekteve” teknike të transmetimit, që nuk ishin të pakta kur përgjegjët nuk iu shkonin për shtat gjykatësve.
19 korrik 1967. Ditë e nxehtë si ditët e tjera të gjysës së dytë të korrikut në Shkodër, që me gojën e popullit thirrëshin “djegagurë”, pra me plasë edhe guri nga nxehtësia. Bie në sy zharitja e lulishtave dhe e parqeve të qytetit. Njerëzit qarkullojnë shumë pak në rrugët e çveshuna nga pemët. Secili kalimtar kërkon një skutë me hije sa me futë kokën. Asfaltet e shkrime nga dielli përvlues dukën sikur janë shtrue në atë çast. Ndër rrugë shihën vetëm nevojtarët, që kanë të domosdoshme daljën në këte pisk vape. Aty – këtu sheh ndonjë të njohun në dyqan apo kafe, por tjetër kund nuk shihet asnjëri. Të gjithë mundohen me evitue takimet.
Kjo ditë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë, që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të çapërdisuna si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar. Këte herë gjyqi nuk u zhvillue tek Kisha!!..
Nga një proçes-verbal rreth dy faqësh, i mbajtun po atë ditë, me 19 korrik, në orën 14.00, shënohet: “Mbas hetimëve të bëra ndaj armikut të popullit Padër Pjetër Mëshkalla, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përberë nga: Kryetar: Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, me vëndimin nr. 44, dënoi të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe me KONFISKIMIN E PASURISË (së tundëshme dhe të patundëshme)”. Ai u dënue me masën maksimale se edhe në gjyq deklaroi: -Se po të shprehin lirisht mendimët e tyne (njerëzit), ky Pushtet nuk ka për të zgjatë shumë.” (Marrë nga proçes-verbali i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës). Duket se ajo copë letër nuk tregon asgja, por, jo!..
Njenit prej njerëzve ma të vorfën të Shkodrës i jepet vendimi i “konfiskimit të pasurisë”, e shka do t’i konfiskohej Pader Mëshkallës?
Në vitin 1988, pak ditë mbas vdekjës së Pader Mëshkallës, tek dera e shtëpisë seme me ndaloi fotografi Augustin Kiçi, i cili në botimin e parë nuk donte që të shkruaj emnin e tij dhe, më tha: “Do të tregoj një sekret, që nuk e di askush. Unë po ta diftoj ty mbasi kushedi si vjen puna... Një ditë, me 19 korrik 1967, aty nga ora 13.00, ka ardhë në shtëpinë teme një makinë e Sigurimit dhe një oficer më tha: -Merré aparatin fotografik me veti, futi një film mbrenda dhe eja me né se kemi një punë! Më çuen në gjykatë dhe mbasi më futën në sallë, më thanë: -Fotografoje këtë!.. Të them të drejtën, një herë m’u dridhën duert, po e mora vetin kur pashë që u çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje...
Pader Mëshkalla iu afrue mikrofonit dhe tha këto fjalë: “JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”
Më tregonte Augustini se i kishte ba disa fotografi dhe në fund të gjyqit ia kishin marrë filmin, pra nuk kishte asnjë. Në sallë nuk kishte njerëz me përjashtim të radhëve të para ku ishin vetëm pak vetë prej aktorëve të teatrit “Migjeni”. Kam pyet disa prej “tyne” për me dijtë rreth zhvillimit të gjyqit, por të gjithë më kanë mohue praninë e vet aty.
I vetmi burim i gjyqeve të mbylluna mbeten “arkivat”!
•Shenim nga F.R.: Lexoni me kujdes nder arkiva, mbasi keqkuptimi i tyne ndryshon të verteten e fakteve, e cila nuk persëritet kurrma.
Melbourne, 3 Maji 2021.


Pjesa e XIX.


2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:

SANT’ ELENA
Në 100 vjetorin e vdekjës së Napoleon Bonapartit (1821 - 1921) në Sant’ Elena. Për këte vjerrshë përshkrimin në prozë poetike në italisht, ma dhá At J. Pasinetti.
Shkodër, 1921.

Larg, e në vetmi trishtuese krejt’i mbshtjellun
nën të tjera klimë, të zjarrta e mjegullore,
gjendët një i vogel ishull mes valësh déti,
Atje, e thepisun, kryet zbulon e hovet,
drejtë qiellit një buzë shkambi çveshë blerimi,
si të donte shoqëni me lypë ndër diella.
I lodhun syni përmbi dét të pamatun
kërkon, por kot, përrreth bregore të tjera
sa grima të mund pushojë, pse, kah të sillesh
mbi horizont, veç ndanë rrafshinë qiellngjye.

Prej së drejte, mëni të Amëshuemit i vérbtun
dukët ai shkamb atjé, dhe valët shkumbuese
njêna mbas tjetrës, rrebtas tue gjimue,
turren mbi té, por ato sulme të kota
shkambi krenisht përbuzë, kè porsi sógje
a monument të përjetëshem ma se bronxi,
Zoti i fitores mbi njâtë vend e ruejti.
Shkâmbit jetik përbri e për nën gêmba
të njâj shelqnâje vajtuese, një varr gjendët;
landë e ngâllënjimit, lari i rri mbi krye:
Ky’i ditë vigan mbi rê na’e hidhte shtatin,
por sot, rruféja djegun zhari, varet
e shkyeme degësh; por, zjarri që prej së nalti
mbi té u plandos, s’ia kish’ pasë sosun jetën,
se, gêmbat e cunguem, stolí e begatëshme
i mblon prej gjethësh të blerueshëm e, shkulmet
(ké të furisë së tyne në dorë kjo landë kjé lëshue)
m’e shkulë pa kurrë dobi rropatën: të forta
e të thélla rranjë kish’ngulun në atë bregore.

Kështu, deshti Qielli të largëtave breznina,
kujtim tue u lanë të pashlyeshëm, me u tregue
kryenalta si mbaron mbi tokë m a d h ë s h t i a !

Shenim nga F.Radovani: Kjo poezi e At Meshkallës botohet në rastin e
e 100 vjetorit që asht shkrue nga Autori, dhe 200 vjetorin e vdekjes Napoleonit.
Melbourne, 5 Maji 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XX.
1901- 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Në kampin e krypores së Vlonës...

Vazhdonte Kalvarin...

Padër Pjeter Mëshkalla gjithnjë doli fitues mbi kundërshtarët.
Ai gjithmonë e kudo i mposhti ata. Ai gjunjëzoi diktatorët ma të mnershëm e të pashokë, që mund të kenë pasë historia e Shqipnisë. Ata, para figurës së Tij, ishin të pafuqishëm edhe për mjeshtrinë e flligtë vrastare të tyne, terrorin, torturën, gënjeshtrën, shpifjën, e sidomos kur para tyne ndodhej i lidhun për karrigë e me duer mbrapa ndër pranga ndonjë Atdhetar apo Klerik, që përsonifikonte virtytin e burrninë e Shqiptarit, siç ishte At Pjetër Mëshkalla. Qendrimi i këtyne burrave nder hetuesi zbulon misterin... Ja një rasë:
Mbas dënimit, mënjëherë e dërguen në kampin e kryporës së Vlonës. Porsa kishte mbërrijtë, i kishte tregue një mikut: “Jam kenë shumë i lumtun gjatë hetuesisë, se qysh ditën e parë kuptova që gjatë kontrollit të shtëpisë seme, Sigurimi nuk kishte mujtë me e gjetë të Shejtnueshmin Sakramend, që e kam pasë të fshehun!”. Atje Ai do të punonte ndër këneta për me realizue qellimin e komunistëve për të cilin ishin angazhue ata, –zhdukjën e Tij fizike-... Rinia Shqiptare e prangueme mu në lulen e rinisë dhe pa asnjë shpresë me shpetue nga prangat e diktaturës barbare komuniste nder kampët e shfarosjes ishte krejtë tjeter per ata që mërrijtën me e njohtë nder vuejtje.
Nder ata kampe të mënershme mbrenda Shpirtit tyne ishte brumosë sakrifica... Një dashuni krejt’e pakuptueshme që në shumë rasa perfundonte edhe në vetflijim per shokun. Per ne që s’ e kemi provue ajo asht e panjohun dhe e pakuptueshme.
At Mëshkalla ishte nder njohësit ma të saktë të brumjos s’anës Shpirtnore të rinisë sonë nder hetuesitë e kampet komuniste. Ai fliste me kompetenca per mënyren me të cilen ka punue dhe veprue sigurimi i shtetit per me shrranjosë edukaten qytetare dhe shkollore në Shqipni. Mjetet ishin ma antikombtarët...
At Mëshkalla ishte i pergatitun mirë për djallzitë e sigurimit...
Ai filloi punën me grupin e shokëve ku ishte caktue. Shkonte rreth një ore në kambë larg kampit për me u gjetë në vendin e punës dhe me lopatë do të realizonte normën e caktueme. Mos realizimi i saj sillte pasoja të randa për të burgosunit. Porsa mori lopatën në dorë me fillue punën, çfarë ndodhi?

Grupi i djelmëve të rijë, që ishin “bashfajtorë” me té, e që ishin gjetë të gjithë prej Toskënije, të zgjedhun me qellim për mos me dijtë kush asht “meshtari plak” prej Shkodret.
Ata i kërkuen një nder Pjetrit, mbasi ata nuk dinin në atë çast emnin me të cilin do të njihej ma vonë shoku i punës së tyne, i porsa ardhun në kampin e shfarosjes së Vlonës.
Ata kërkuan prej Pjetrit që ky të shkonte jo fort larg me mbushë ujë për me pi ata gjatë kohës së punës. Atë rrugë ky do ta bante dy-tri herë në ditë. Kohën tjetër do ta kalonte nën hijën e një pemës aty afër, ndërsa normën e punës së Tij (sot krejt e panjohun prej nesh) do ta kryenin djelmtë e rijë.
He pra, gjeni si ndodhi kjo punë!?... -Ata nuk e dinin fare kush ishte Ky “plak” 66 vjeçar... nga Shkodra.
Ata dinin vetëm një gja; të dërmoheshin e të shkallmoheshin ndër moçale, kanale e këneta për me mujtë me nxjerrë të paktën kockat nga ai vend, mbasi gjithshka humbte në llomin e baltën që përzihej me gjakun e djersën e Tyne, e që sa vinte dhe i thithte përmbrenda për me i kalbëzue, me i tretë, me i zhdukë, për mos me u pa ma kurr në faqe të dheut, përveç karakterit të Tyne, që sa vinte e brumosej me idealin për të cilin kishin hy në atë vend: Antikomunizmin.
E këta djelmë nuk ishin vetëm prej Tiranet apo prej Shkodret, ku kishte punue e jetue Padër Mëshkalla me rininë, por Ata ishin prej krejt Shqipnisë. Kjo ishte arësyeja që ata edhe e respektonin, sepse edhe Ai i përkiste rinisë së mbarë Atdheut.
Nëse sot Rinia Shqiptare mërrinë me e kuptue kush ishte dhe kush mbeti nder fletët e historisë së martirizimit të Popullit Shqiptar, nga barbarizmi i tiranisë komuniste, aty do të gjeni mija e mija Figura të nderueme që koha me siguri njëditë do ti vendosin në vendin e merituem. Janë mija të rijë që sot nuk po i kujtohen emnat e Tyne të nderuem e, shka asht edhe ma keq punohet per me i harrue... Jo, jo, Atdheu per Ata, sot tue fillue nga ma të masakruemit kerkon me vendosë një lule mbi gropen e Tyne të “harrueme”, bash aty nder ferrat e Zallit të Kirit, si dikur... Nanat tona ndeznin një kandil që s’fikej kurr!
Mos harroni se Shqiptarët me gjakun e Tyne kanë çimentue Përmendoren e lavdishme dhe të perjetëshme antikomuniste në kontinentin Europjan...
Melbourne, 11 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXI.

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

“E, dyert e ferrit nuk kanë”...

Kaluen pak muej pranë asaj peme ku rrinte Pader Mëshkalla dhe njëditë, papritë, aty pranë ndalohet një xhips. Zbresin dy xhelatë dhe drejtohen nga oficeri i rojës për me ditë se cili asht Pader Mëshkalla, i flasin dishka në një anë dhe drejtohën nga Patri (mbasi kështu e thirrnin policët), dhe e marrin me vete... Ku e çuen? Çfarë kishte ndodhë? -Askush nuk mori gja vesht deri në darkë kur u kthyen të burgosunit nga puna... Kishin hy në zyrën e drejtorit te kampit dhe kishin kërkue nga Padër Mëshkalla mos me shkue ma në punë tek kryporia, por me u angazhue me përkthime në një dhomë të veçantë, sigurisht mbrenda kampit. Materiali që do të përkthente Ai aty ishte në gjuhën gjërmane dhe do t’i sillej nga Tirana. Bahej fjalë për veprat origjinale të materializmit... Por P. Mëshkalla, i fortë, i palëkundun dhe trim si gjithmonë, nuk i le me vazhdue bisedën tue ua ndërpre fjalën: “Nuk pranoj me u marrë me këte punë mbasi nuk i jap as rinisë, as pleqëve, të përkthyem me dorën teme helmin e marksizëm – leninizmit, atë helm kundër të cilit jam kenë gjithë jetën teme!”.
Atëherë, ata e pyesin: “Çfarë punët tjetër di me ba ti?” –Ai u përgjegjët: “Vetëm Meshtar!”. Ata prap ngulin kambë: “Po tjetër punë shka di?” – Pader Mëshkalla u përgjegjët: “Vetëm me thanë Meshë!”. –Po mirë, mbas meshet, me shka je marrë në shtëpine tande? –Vazhdojnë ta pyesin ata. “Jam marrë me lule” – u pergjegjet Mëshkalla. He pra, sa mirë !..- i thonë ata, - Këtu para kampit ke me ba një lulishtë. Punët e randa do t’i bajnë tjerët, ti vetëm ke me u kujdesë për lulët, ndërsa, në kohën e drekës dhe të darkës ke me shpërnda në tavolinat e mencës rriskat e bukës për të burgosunit.., një punë e lehtë, por që Pader Mëshkallën e kalonte pothuej puntorë pranë mencës së kampit. Qé misteri! Sigurisht...ishte Zoja që po vepronte, e që Ai kishte aq devocion në Té.
Tashti edhe Ganxhja, kushrina e Tij, nuk mund ta ndiqte ma, ishte shumë plakë e shkreta dhe nuk mund të merrte ma rrugët e gjata, të largëta, të vështira, me shpenzime e plot strapaca, që mund t’i përshkruente vetëm nana eme. Ajo i ka provue të gjitha tue shkue ndër kampe anë e kand Shqipnisë, prej derës së burgut të Kuvendit të Fretënve në 1946 e deri në të famëshmin Spaç, në 1977.
Kur erdhi nga kampi i Vlonës, nana ishte e gëzueme se kishte pa Pader Mëshkallën tek lulishta para kampit, dhe e kishte përshëndetë dhe ishte dukë mirë me shëndet. Ai i kishte tregue mbas telave me gjema se merrej me lule.., dhe nuk shkonte ma ndër kanale e punë të randa... Polici e kishte lejue me folë këto pak fjalë.., mbasi Atij nuk kishte kush t’i shkonte ma atje me e pa, sepse tashti nuk guxonte ma asnjëri me iu afrue atij vendi... Asht vështirë sot me u kuptue nga ata që nuk e kanë provue në sofren e vet, fjalen “lufta e kllasave”...
Një ditë, kur Pader Mëshkalla po merrëj me lule, kishte shkue në Vlonë drejtori i burgjeve të Shqipnisë. Ishte afrue tek Mëshkalla dhe e kishte pyetë: “Pse punon kaq bukur, pra, ti edhe nuk na don aspak né?!” – Pader Mëshkalla iu përgjegj: “Asht e vërtetë që unë nuk iu due ju aspak, por më pëlqen me iu ba ju, që me gojën tuej me lavdue punën e armiqve tuej!” Cila kulshedër komuniste mund të priste këto fjalë?
Ai mbështetej mbi atë parim për të cilin edhe kujtohej prej shumë qytetarëve, të cilët dikur besoj e kishin dëgjue zanin e fuqishëm të Tij, tue ushtue prej predikatorës së jezuitëve t’ asaj kohë: “.., E dyert e ferrit nuk kanë me fitue.., nuk kanë me fitue .., e pra, nuk kanë me fitue!..”
Kushedi, sa herë e përsëriste këte shprehje të At Meshkallës, i nderuemi Gjovalin Prendi, i cili ndër shumë kujtime të Tij imitonte zanin e fortë dhe mimikën e Tij, ashtu si e kishte pa e dëgjue në predikatorën e Kishës së Jezuitëve, kur ky ishte kenë student në gjimnazin e tyne në Shkoder.
Koha me të vertetë që ecte e merrte me vete shumë kujtime...
Dukej se gjithshka shkon drejt humnerës së harresës, por jo!
Edukatorët e Rinisë Shqiptare dijtën me daltue në Shpirtin e saj dashuninë per Atdhe, dije dhe kulturë Europjane, po mbi të gjitha virtytet e pashlyeshme në kujtesën e Tyne, mbetën të paharrueshem daltuesit dhe edukatorët e perjetshëm!
Melbourne, 18 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXII.)


2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


Tregonte i Madhi Pjeter Gjini...

Pjeter Gjini (1908 – 1988) ishte një figurë e rradhë që njeh prej asaj kohe të vështirë humori e kultura e Shkodres. Nuk ishte i panjohun edhe nder ambjentet tona familjare, po jo aq sa na u krijue mundsia nga hymjet e daljet me nipin e Tij Luigj Gjeka.
U gzueme shumë të gjithë miq e shokë të Luigjit per Dajen e Tij.
Knaqësi e madhe që u lirue mbas 12 vjetësh i burgosun “pa dijtë se pse”, politikisht në Burrel. Shumë shpejtë u njohëm me “Dajen Pjeter” dhe prej asaj kohë edhe na mbetem miq. Pak kush i kujtonte vitët e burgut me aq hollsi sa Pjeter Gjini. Kishte një kujtesë të mrekullueshme! Fatkeqësisht nuk e kujtoj emnin e një djali të ri për të cilin më ka tregue i nderuemi Pjetër Gjini (pak kohë mbasi pat dalë nga burgu), aq e kishin rrah policët e burgut Burrelit, e torturue në mënyrë çnjerëzore, sa për kush e di sa ditë ai djalë nuk mund të çohej i shkreti në kambët e veta. Kishte mbetë i shtrimë në shtrat nga dhimbjet e trupit dhe të gjymtyrëve... Nuk ishte i zoti me shkue as në banjo ai vetë...
E pse? –Dikush nga të burgosunit e kishte paditë se ai djali kishte thanë: “Pader Mëshkalla asht Njeriu ma i madh që kam njohë në jetën teme!”... E pabesueshme!.. Por ai u ndeshkue aq rreptë vetëm se guxoi e vuni figurën e Pader Mëshkallës mbi Enver Hoxhen e Stalinin e “madh”... Për kësi lloj fajesh nuk ishte aspak çudi edhe me të pushkatue në ato kohë të zeza.
I ka këto gjana “demokracia proletare”, thonte i madhi Pjetër Gjini, “lum kush e provon!”. E me të vertetë ashtu ishte!
Erdhi një kohë që Pjeter Gjini ishte i “domosdoshem” nder të gjitha sofrat e gzueshme të Shkodres, ndersa tek të njohunit në Burgun e Burrelit, Pjetri ishte në kryet e vendit. Ai respektohej prej të gjithve, sepse qendrimi i Tij burrnor dhe i palëkundun nder vështirsitë aq të mëdha kujtohej prej të gjithve me respekt.
Me një pjekuni e matuni të madhe Ai kishte krijue tek të gjithë një besim të madh që e veçonte nder bashkvuejtësit e Tij. Erdhi koha dhe u ndame tue u qeshë por, pa e kuptue.., prej Pjetrit!
Kujtoj disa thanje të Tijat.., po fatkeqsisht koha nuk lejoi me i pasë të shkrueme shumë thanje brilante të Pjeter Gjinit.
Ai ishte një dokumentar i plotë dhe i saktë i zhdukjeve “nen za” të panjohuna edhe sot, nga kriminelat e atij humnerë Burgut.
Pak kush mund të kenë metë pa i rigue lotët, kur Pjetri na la...
Vështirë se Burra si Ai, i vijnë prap Shkodres sonë plot humor, e që na e kishim per zemer në “atë Shekull plot me lot”..!
Melbourne, 30 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXIII.)

2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

NJË NATË E PAHARRUESHME...

Kujtime me të vertetë të daltueme në tru! Nuk harrohen kurr!
Ndokush mund të na pyesin sot: “ Po me këndue a dinte Pader Meshkalla?” Dhe unë po ju përgjegjëm: “PO!..”
Në fundin e ferrit ku ishte Ai, ndoshta, ndokush nuk e beson, por asht ma vështirë me ba të tjerët me këndue, se me këndue Ai vetë, pra, me 24 dhetor 1952, natën e Krishtlindjës, janë dëshmitarë djelmoçat e rijë të asaj kohë, bashkvuejtës në kampin e të burgosunve nr. 1, tek Ura vojgurore në Berat, që bashkë me Mësuesin e tyne kënduen me zâ të lehtë “Stille Nacht”, madje, shumë lehtë, se me zâ ma të naltë mund t’i “prishej” qetësia policve, që aq ju donte, e kush e di se çfarë mund të vinte prej drite!.. I kishte paralajmërue që sande do të këndojmë së bashku aty kah mesnata... Askush nuk dinte me e marrë me mend kangën që do të këndonin! Kaloi ora e gjumit dhe po afrohej mesnata... Dritat nder kampe nuk fikeshin...
Dy nga djelmoçat pranë shtratit Pader Mëshkallës, nuk i zente gjumi pa këndue dhe, aty nga ora 11 e natës, i kerkojnë tekstin e kangës. Kur e morën tekstin mbetën tue shikue njenitjetrin të habitun... Po, kjo nuk asht në gjuhen shqipe!.. Pa kalue pak minuta u afruen edhe dy djelmë tjerë të cilët e kishin marrë dy ditë perpara tekstin nga At Mëshkalla, dhe e kishin mësue ate dhe melodinë e saj. Ata ishin dy djelm që mësonin gjermanisht nga Pader Mëshkalla, dhe perveç tekstit dijshin edhe melodinë që ishte nder kryeveprat e kangve gjermane rreth vitit 1818.
Ishte një kangë që Naten e Këshndellave e këndon gjithë Bota:
“STILLE NACHT”
Nga Franz Xaver GRUBER (1787 – 1863) 1818?
1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Alles schläft; einsam wacht
Nur das traute heilige Paar.
Holder Knab im lockigten Haar,
Schlafe in himmlischer Ruh!
Schlafe in himmlischer Ruh!

2. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Gottes Sohn, o wie lacht
Lieb´ aus deinem göttlichen Mund,
Da schlägt uns die rettende Stund.
Jesus in deiner Geburt!
Jesus in deiner Geburt!

3. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Die der Welt Heil gebracht,
Aus des Himmels goldenen Höhn
Uns der Gnaden Fülle läßt sehn:
Jesum in Menschengestalt,
Jesum in Menschengestalt

4. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Wo sich heut alle Macht
Väterlicher Liebe ergoß
Und als Bruder huldvoll umschloß
Jesus die Völker der Welt,
Jesus die Völker der Welt.

5. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Lange schon uns bedacht,
Als der Herr vom Grimme befreit
In der Väter urgrauer Zeit
Aller Welt Schonung verhieß,
Aller Welt Schonung verhieß.

6. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Hirten erst kundgemacht
Durch der Engel Alleluja,
Tönt es laut bei Ferne und Nah:
Jesus der Retter ist da!
Jesus der Retter ist da!

Edhe pse të rrethuem në tela me ferra dhe armë vrastare...
Pader Mëshkalla ishte Ai Atdhetar që, mendonte si e si me i ba me harrue të rijtë e burgosun se ku ishin... Ajo ishte kanga!
Ai gjithë jeten e sakrifikoi per Rininë Shqiptare!
Ai dinte të gjitha mënyrat me ba Rininë me harrue ku ishte!!
Melbourne, 7 Qershor 2021.


[color=#0000FF]Nga Prof. Prend BUZHALA:
(Pjesa e XXIV)

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


LIBRI PËR MISIONARIN E PAPËRKULUR
Autori i librave “At Pjetër Mëshkalla S.J.” (1993) dhe “Një monument nën dhé” (2004), bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1991” (1993) Fritz Radovani na vjen me botimin e dytë të librit “At Pjetër Mëshkalla S.J.” Nëse letërsia shqipe, e përgjithësisht edhe literatura diskurzive, e krijuar në Shqipëri e në Kosovë, deri në vitet ’90, përshkohej nga tematika e Luftës së Dytë Botërore dhe të “periudhës së ndritur të socializmit”, me “pastërtinë ideologjike”, me një sistem të veçantë motivacioni, shpesh duke kaluar në një letërsi sterile; zhanri dokumentar dhe ai letrar, që erdhen gjatë dy dakadave të fundit, sollën një frymë tjetër çliruese. Edhe té ky libër e lexojmë dhe e ndjejmë frymen e po atij homazhi dokumentar i të njejtit lartësim të figurës atdhetare e të dalluar kundër diktaturës që shfaqen në botimet e përparshme të këtij autori.

Lartësimi i shembëlltyrës, sinteza të kontekstit kohor
E tash, na vjen edhe një liber i kujtesës dokumentare që të na ndihmojë në një gjë: si ta mundim atë terr të së keqes brenda nesh. E jep biografinë për jetën dhe veprën e At Pjeter Mëshkallës S.J. (1901 – 1988), intelektual, atdhetar e prift shkodran, i burgosur disa herë nga diktatura komuniste. Kësaj radhe, autori e ndanë librin në nëntë pjesë. E nis me lartësimin e portretit të tij si atdhetar, meshtar jezuit, qendresën e Tij etiko – jetësore, besnikërinë e Tij ndaj bindjeve të Tija të palëkundshme filozofike, fetare e njerëzore, duke dhënë, po ashtu, edhe sinteza të kontekstit kohor të ngjarjeve, nëpërmes kujtimeve e të evokimeve (teksti ballor “Ai ishte” dhe po këte frymë e vazhdon me “Pjesen e Parë”).
Po në frymen e këtij dokumentacioni, për ta parë edhe në një plan tjetër shembëlltyren vepruese të këtij jezuiti shqiptar, në pjesen e dytë jepen pjesë nga trashëgimia letrare e shkrimore e At Mëshkallës (poemat “Kanga e Isaisë”, “Krishtlindje në Shkoder”, “Nanë ktheu”.., dhe gjashtë pjesë të poemes “Hipokrizia”.., etj. deri në 1982.)
Në pjesen e tretë autori trajton biografinë e shkurtë të At Mëshkallës. Duke e nderthurë, shpesh e shpesh, refleksioni me komentin lirik, sintezen përshkruese me faktin, portretin e shembëlltyrës me kontekstin historik e shoqëror, edhe té kjo pjesë shquhet modaliteti dokumentar i Fritz Radovanit. Ja si e përshkruan fundin e jetës së At Mëshkallës: “Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodres, pa dallim feje, përcolli për në banesën e fundit AT PJETËR MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij, Dijetarin mendje ndritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut... Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë në një shkamb: Edhe një Hero ma pak!”.
Pjesa e katërt (“Ai nuk perkulej!”) jep shkallë – shkallë vendosjen e regjimit komunist dhe luften e këtij regjimi kundër klerit dhe fesë përgjithësisht, ballafaqimet dhe qendrimet e At Mëshkallës kundrejt qendrimeve zyrtare, në shtypin e kohës...
“Ai nuk thehej!” paraqiten vitet ’50, ’60 të diktaturës kundër fesë, sidomos të viteve 1967, kur u mbyllen përfundimisht kishat dhe Shqipnia shpallet shtet ateist...
Radovani, prandaj ka të drejtë të konstatojë: “Padër Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue maparë. Ai pau me sy çka paralajmëroi diktatorët: Me të vërtetë hangrën kokat e njeni – tjetrit dhe këtij nuk patën çka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij , Fitoi” së këndejmi na vijnë edhe ideostilemat vlerësuese të Fritz Radovanit (“Ai nuk përkulej”, “Ai nuk thehej”, “Ai fitoi”) që dalin nëpër pjesët e veprës.
“Padër Mëshkalla gjithnjë doli fitues mbi kundërshtarët, Ai gjithmonë e kudo i mposhti ata. Ai gjunjëzoi diktatorët ma të mnershëm e të pashoq që mund të kenë pasë historia e Shqipnisë. Ata para figurës së Tij ishin të pafuqishëm dhe për mjeshtrinë e flligtë të tyne, terrorin, torturën, gënjeshtrën, shpifjen e, sidomos, kur para tyne ndodhej i lidhun për karrigë e me duer mbrapa ndër pranga ndonjë Atdhetar apo Klerik, që përsonifikonte virtytin e burrninë e Shqiptarit, siç ishte At Pjetër Mëshkalla. Qendrimi i këtyne burrave zbuloi misterin...”
Prandaj, letërsia dokumentare e Fritz Radovanit mund të përkufizohet si bioprozë karakteristike që vjen në letërsinë tonë me pluralizmin e temave, ideve, procedimeve shkrimore, rrymimeve letrare, me procesin bashkohorë të shumësisë së zhanreve.
Posi tek libri “Një monument nën dhé”, edhe tek kjo monografi endëzohet e strukturohet rrëfimi në veten e parë, i cili paraqet një modalitet të veçantë të së vertetës.
Mbase, këte trajtë dokumentare personale e subjektive të rrëfimit në veten e parë, dëshron ta paraqesë si frymë etnie të veçant të shekujve të kaluar për brezat që vijnë. Edhe pse ky i martirizuem e “amanetxhi” është katoliku shqiptar, më i përafert me habitusin e tij specifik, si është Shkodra; autori për asnjë çast nuk i largohet jetës së pandashme të binomit të tij “Atdhe”, Shqipnisë, Shqipërisë; Trojeve Etnike. Ai nuk i ik fatit të njeriut shqiptar në kohë të turbullta e as pikëtakimeve të religjioneve, zakoneve, varreve, festave, flamurit e gjuhës së përbashkët. Të dhënat, faktet dhe refleksionet mbështeten dhe strukturohen jo vetem mbi një bazë të gjërë e të shumëllojshme dokumentare, por autori jepet i tëri edhe mbas të dhënave më të padukshme e mbas nuancimeve që rrallë na bien në sy në jetën e përditshme a në literaturë. Së këndejmi, do të thoshim, autori i jep shumëzëshmërinë kësaj vepre dokumentare, e që përbën një polifoni të vërtetë të zhanreve dokumentare – publiçistike, polifoni e këndshikimeve të pasura, mbasi tek e vërteta ai arrinë shkallë – shkallë, po si një arkeolog që i heq ngadalë shtresat që e mbulojnë thesarin e tij dokumentar; që i heq me durim bashkat e gënjeshtrave mbi ngjarje dhe personalitete.
Autori duhet përgëzuar edhe për gjuhën e kuptueshme e të thjeshtë, pa ndërlikime refleksionesh të errëta a frazash boshe. Gjuhën që e përdor autori Fritz Radovani në të gjitha veprat e tij të letërsisë dokumentare, (si e ka vlerësuar autori i këtij shkrimi kritiko – letrar në një rast tjetër), është ajo e sensibilitetit të njohur ligjërimor shkodran; i njeriut shkodran, që ka trashëguar traditat atdhetare, fetare, etnike e popullore të mesit, i identitetit etnik euroshqiptar. Kjo gjuhë është testimonia illyrica et testimonia albanica e martiriumit dokumentar të Radovanit. Porse libri i shkruar në këte trajtë letrare, asesi nuk do të thotë se kundërshton standardin letrar të shqipes. Standardi gjuhësor, gjithsesi, është diçka tjetër, aspak i kontestueshëm. Është shpirti i dokumentit dhe i formimit dëshmues të autorit. Ndryshe, do të vritej ky shpirt dokumentar. Dhe ky shpirt dokumentar frymon si i tillë vetëm në trajten e shkrimit që e ka dhënë Fritz Radovani.
Historia që vëzhgohet e dokumentohet në këte monografi, është ajo më e reja, që i gërmon këto rrënjë shqiptare e fetare, që e gërmon harmoninë shqiptare përballë fytyrës së krimit dhe egërsisë së ndërhyrjes së armiqve shqiptarë, sllavëve, të cilët injektuan ideologji përçarëse. Parametër i këtij gjurmimi gjithnjë është humanizmi, Njeriu, fytyra njerëzore.
Drita dokumentuese, e hedhur nëpër minjerat e kujtesës e të katakombeve të historisë më të re, përqendrohet pikërisht në kërkimin e së Vërtetës. Prandaj, lënda e shtrirë dokumentare strukturohet nga referencat e shumta, nga kujtimet, rrëfimet, dëshmitë, ditarët, reportazhet, letrat, korespondencat, të gërshetuara me rrëfimin biofiksional e me pasazhet lirike narrative; që e shtyjnë autorin të japë një precedimor karakteristik të thurjes së librit. Prandaj, aty, sa e lexojmë eseun dokumentar në trajtën e hibridizimit të zhanreve, sa lexojmë thënien dokumentare – realiste të përshkrimëve, kroniken dhe monologun e brendshëm, një procedimor – kolazh, ku përvijojnë linjat kronologjike – dokumentare .
Nëse preciziteti dhe saktësia janë imanencë e dokumentit historik, atëherë Radovani arrinë që ato t’i shëndërrojë në substancë të përmbajtjes së vetë letersisë së tij të dokumentit.

Zagreb, Maj 2006. Prof. Prend BUZHALA.

Shenim nga F.R.:Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Ju falemnderes i Nderuem Prof. Buzhala.
Melbourne,Qershor2021.
[/color]

Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXV.)


2021 - VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.


(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U LéN’ SHKODER I MADHI
AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


SHKODER, 2 KORRIK 1950...
DON KOLEC PRENNUSHI
(1902 – 1950)


Don Kolec Prennushi, ishte shoku i rinisë në Linz të Austrisë i At Pjeter Mëshkallës, që studjonin bashkë në 1918, per me u ba meshtar. Mbas kthimit n’ Atdhe kanë vazhdue miqsinë e Tyne deri në vdekje. Tregonin pleqtë se me arrestimin në vitin 1946 të At Meshkallës, Don Kolecit i pat ra idhnim i madh per Te.
Kishte frikë se qendrimi i At Mëshkallës në hetuesi, përballë atyne bishave të sigurimit, edhe mund ti shkurtonte jeten...
Kur Don Koleci sherbente famullitar në Dajç të Bregut të Bunës, nuk vonoi dhe me 5 Dhetor 1948 kje arrestue edhe Ky. Kje lirue plot mbas 11 muejsh, në Nandor 1949 i smurë me probleme zemret... U lirue gjoja per mungesë provash...
Mbas pak muejsh, me 2 Korrik 1950, Don Koleci papritmas vdiq në Shkoder. Vdekja e Tij kje jo vetem e parakohëshme, por shumë e randë per Nanen e Tij, e cila jetonte gjithmonë tue i shikue sytë e ballit edhe pse ishte djali i madh i Saj.
Kur u lirue Don Koleci, Nana Nine mendoj se i shpetoi Djali.
Vdekja e Tij e gjymtoi Nanen e Tij përgjithmonë... Sytë e Saj nuk shifeshin njëherë pa rrigue lot. Vuejti plot 11 vjet mbas Tij.
Tregonin se një i njoftun i Don Kolecit, shkoi me pa një njeri të vetin në Burgun e Burrelit dhe i tregoi atij per Don Kolecin...
Fjala eci dhe shkoi e i ra në vesh Pader Mëshkallës, i cili nuk e pritte kurr atë vdekje... Ishte një moment shumë i randë edhe per të gjithë ata që e njifshin afer At Meshkallën...
Ai idhnim i vazhdoi disa ditë, sa herë që nder biseda dikush i kujtonte Emnin e Mikut Tij Don Kolecit. Pak kush e dinte se Pader Mëshkalla kishte humb jo vetem një shok... Miqësia mes Tyne kje aq e fortë sa koha, vetem, sa vinte e i lente mresa.
Kur doli nga burgu At Mëshkalla, vizita e parë kje ajo që erdhi dhe me lot perfaqe përqafoi Motrat e nipat e Don Kolecit...
Fatkeqsisht, Nana Nine nuk jetonte ma prej vitit 1961...
Në kujtimet e veta At Pjeter Mëshkalla kujtonte gjithnjë një prej thanjeve të At Zef Valentinit per Don Kolecin disa vite të shkueme: “Don Kolec Prennushi asht Kardinali i ardhshem i Kishës Katolike Shqiptare” (1938).
Ndersa, Prof. Ernest Koliqi transmetoi në radio nga Italia: “Shuhet edhe një penë e artë e letersisë sonë, vdiq në Shkoder pa pritmas me 2 Korrik 1950, Don Kolec Prennushi, letrar i shpresave të mëdhaja...” (1950)
Më tregonte At Mëshkalla njëherë kur e kishin ftue në Vjenë Don Kolecin per një pretk për Këshndella, aty nga 1937, sesi kishin shkue bashkë atje. Kur Ai po predikonte, një Vienez i ishte afrue At Mëshkallës dhe e kishte pyet: “Ku sherben ky Prift, se do të shkojshe perditë me ndigjue pretkun e Tij?..”
At Pjeter Mëshkalla ka lanë të shkrueme nder kujtimet e veta:
“...Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem të vetëm të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit. Atëditë kam kja perherë të parë...”
Prej asaj kohë më ka pasë tregue At Mëshkalla se: Me 2 Korrik, ç’prej vitit 1951, Ai e kujtonte në një Meshë që i kushtonte në çdo vit me atë datë Mikut vet Don Kolec Prennushit.
Po, ajo që do të theksoj në këte shkrim asht prania me të cilen At Mëshkalla, u gjet në çastet e fundit të jetës tek dy Motrat e Don Kolecit që i kishte si motrat e veta: Tek Nana ime, në vitin 1984 dhe, tek Tezja Rozë, në 1988. Një mrekulli e vertetë: Pak muej para se At Mëshkalla, do të mbyllte plot lavdi e vuejtje jeten e vet prej Martiri të vertetë me 28 Korrik 1988...
Per mue Portreti i At Mëshkallës, kur dikush i kujtonte Emnin e Don Kolecit, asht i paharrueshem e ndoshta, Ai më ka shty që me e vizatue me një dashuni dhe kujdes të posaçem...
Melbourne, 30 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXVI.

2021- VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.


(1901 – 1988)- 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021
)



KUR VIZITOI EKSPOZITEN TIME TË PIKTURËS...

Vlonë 1962, Grafikë F.RADOVANI

Ishte fundi i Qershorit 1966, pra 10 vjetori i maturës sime...
Nder vizitorët e Nderuem ishte aty edhe Pader Mëshkalla.
Ai merrte pjesë në të gjitha fushat e jetës dhe me kompetencë fliste për ato. Horizonti i dijes së Tij ishte i pakufi.
Gjatë bisedës më foli për përshtypjën e mirë që kishte krijue në ekspozitën e pikturës, që pak ditë para kishe hapë unë dhe Ai e kishte vizitue, madje, edhe në librin e përshtypjeve kishte shkrue konsideratën e Tij, ashtu si edhe Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani, At Gegë Lumaj, At Aleks Baqli, etj.
Kur njeriu ndigjonte prej Tyne mendimet per artin e në këte rasë flas per artin tonë kombtar, ndigjuesi harronte se asht tue ndigjue një klerik që me kompetencë shpjegonte anën e saj të shkelqyeshme artistike, të shpjegueme në detaje. Nuk më ikë asnjëherë nga mendja pershtypja e Tyne per portretin e Dr. Federik Shirokës, per të cilin ruenin edhe kujtime personale. Doktori kishte plot 10 vjet që nuk jetonte, po veprat e Tij kishin mbetë të pashlyeshme në kujtesen e Shkodranve...
Unë i tregova një grafikë të paekspozueme në të cilën kisha punue Krishtin e vdekun në vitin 1961. (Asht ajo vepër që u vue ma vonë në kopertinën e librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës së Tij në Shqipni me 23 Prill 1993). Pader Mëshkalla u kënaq tue e pa dhe menjëherë të nesërmen më solli një album të jetës së Krishtit të punuem me akuarel nga një piktor anglez, që kishte shkue piktori me e punue në Palestinë shumë vite ma parë.
Bashkë me këte album më solli edhe një fletore me disa poezi të shkrueme prej vetë Mëshkallës, që menjëherë unë fillova me ba ilustrimet e tyne. E kujtoj mirë kerkesen artistike të Tij.
Vinte pak ma shpesh ato ditë mbasi kishte shumë pretendime në fushen artistike, të cilën e njihte shumë mirë; si në letersi, pikturë, muzikë. Nuk kënaqej me pak! Prej Tij unë ruej një këshillë: “Me kenë kërkues i së bukres deri në fund!”, - pra, kambngulja ishte tipari dallues i Tij. Më diftonte se si poezinë “Hipokrizia” e kishte punue kater herë, e me të vërtetë, ajo poezi asht shumë e bukur për mos me thanë që asht ndër ma të bukrat, ose ma mirë me thanë, ndër kryeveprat e Tij. Fatkeqsisht “revolucioni kultural i 1967” kje shkatrruesi i gjithshkaje në kulturen Shqiptare, ku At Meshkalla u burgos...
Pader Mëshkalla, mbasi doli nga burgu i Burrelit, aty nga fundi i vitit 1961, pak vite prej jetës së Tij i kaloi bashkë me Nanën, në shtëpinë e kushrinës së vet, Ganxhës, në rrugën e njohun Ballabane, që shumë shpejt u ba qendër pelegrinazhi për të gjitha moshat dhe për të gjithë shkodranët pa dallim Feje. Vepra e paharrueshme e Tij asht puna e palodhun me rininë me të cilën Ai ishte i pakursyem, i patremun, korrekt, i dashtun, i papritueshëm, i përvujtë, gjithmonë buzagaz, Meshtar e Pishtar i vertetë i dijes dhe i atdhetarizmit deri në fundin e jetës së Tij. Në Shkodër, kush nuk e kishte ndigjue emnin e këtij Meshtari, që nuk shihej asnjëherë as ndër Kisha, madje, edhe as tue thanë meshë, se jo ma tue predikue?
I vetmi vend ku Ai nuk mungonte kurr, ishte pjesmarrja nder funerale pa dallim Feje... Dhe, të gjithë kalonin pranë Tij...
Njoftë e panjoftë të gjithë kishin nevojë per pershndetjen e Tij...

Shenim F.R.
: Nder punimet grafike të ekspozueme, At Meshkalla kishte pelqye “Vlonë 1912”, punue në vitin 1962. Unë i dhurova një kopje.
Pak ditë para arrestimit të Tij në 1967, ma kthej punimin per mos me më sjellë pasoja, mbasi e dinte se shpejtë “do ti kontrollohej shtëpia...”.
Dhe, me të vertetë ashtu ngjau. Doli parashikimi i Tij...
Melbourne, 9 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXVII.)

Image
2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Për me mbërrijtë sadopak e me kuptue se kush ishte Pader Mëshkalla në art, mjafton me lexue një artikull të Tij që kishte titullin: “Art e moralitet”, botue në gazetën e përdyjavëshme “Tomorri i vogël”, në Tiranë, me 15 gusht 1942. Artikullin e përfundon kështu: “Kush mbjellë erë, korrë stuhi, thotë një proverb i huej!”. Ai që e lexon tashti atë artikull asht zor me e kuptue se Pader Mëshkalla artikullin nuk e ka shkrue sot.
Nuk fliste kurrë gjatë për kohën e shkueme. Piksynimi ishte tek e ardhmja. Parashikimi i saktë për kohën që vjen asht veti e figurave të mëdha, pikërisht ajo që sot na e quejmë aktualitet e që gjithmonë asht thirrë: “Pavdeksi”.

ART’ E MORALITET


Arti nuk bazohet (identifikohët) me moralitet, as nuk mjafton me kenë njeri i ndershëm, për me kenë artist.
Nuk mund të gjykohët vlera e bukurisë me kritere të një rendi tjetër, as nuk mund t’i rëzervohët nënshtetësia vetëm atij frymëzimi, që vehët në sherbim të një ideali jashta artit.
Nuk mjafton për shembull që romani, drama, vjerrsha, të kenë një përmbajtje patriotike, për me u quejtun vepra arti.
Një atdhetar i mirë, mundët me kenë një shkrimtar i keq: si, dhe, një moralist i mirë, mundët me kenë një stilist i keq.
Arti për me kenë art duhët me kenë ma sëpari, shprehje e gjallë e bukurisë. Në këte vështrim (pozitiv dhe jo eskluziv), mund të pranohët teoria “art për art”. Megjithkëte, arti, simbas natyrës së vet, nuk gëzon një pavarësi absolute prej çdo ligje jashtë-artistike, nuk asht amoral.
Po të ishte prodhimi artistik vetëm një tubë shkëndijash të lëshueme prej zhenive të vetmuem në hapsinat e vetmueme ndoshta, nuk do të kishte pasë nevojë për termometrin e ligjit moral. Por, në fakt arti jep e merr gjithshka prej shoqnisë njerëzore, e cila, natyrisht mbështetët mbi bazat e këtij ligji moral prandej, nuk ka art të vërtetë që ai me kenë në kundërshtim me ligjin e natyrës dhe pa një përmbajtje (mbrendsi) morale.
I famëshmi profesor i letërsisë në Universitetin e Napolit, Fr. D. Ovidio, edhe pse pranon teorinë “art për art”, e shpjegon teorinë e vet pa rezerva kur shkruente: “Nuk do me thanë se gjykimi mbi një vepër arti do të jetë ekskluzivisht estetik.
Nuk duhët përzi elementi i thjeshtë estetik me elementët tjerë por, as nuk do të qendrohët indiferent ose kryelartë, përballë këtyne elementëve të tjerë. Arti nuk zhvillohët (JETON) jashtë botës por, asht i lidhun me të gjitha lëvizjet tjera njerëzore, me të gjitha manifestimet (shfaqjet) e tjera të jetës shoqnore madje, edhe me një njeri të vetëm. Aftësia artistike nuk asht një cilësi krejtë e veçueme, por asht e gërshetueme me cilësi të tjera të shpirtit”.
B.Croce, teoricien italian i estetikës në ditët tona shkruen: “Moralisti, me plot të drejtë kritikon disa vepra që esteti kërkon ti miratojë. Porse, arti në kulm, sikurse i afrohët përkryemjës (përsosjes), ashtu edhe i afrohet së mirës; dhe përçamja ndërmjet moralit e estetikës, vërtetohët vetëm në veprat që rradhitën ndër shkallët ma të ulta në hjerarkinë e bukurisë”. Dhe, prap në një vend tjetër thotë: “Në kjoftëse, arti gjindët përtej kufinit të moralit, artisti “si njeri” nuk asht as përtej, as këndej por, nën sundimin e tij dhe nuk mund t’i shmangët detyrave si njeri”.
Kur vepra artistike merr gjallni prej frymës së idealeve ma të larta njerëzore, jo vetëm shumëfishohët ndikimi i saj mbi lexuesa apo shikuesa, (prej shkrimjes së idealeve të larta morale, me ata thjeshtë estetike) por, edhe artisti vetë fuqizohët në cilësitë artistike që ka prej natyre.
Në kundërshtim të haptë me këta parime asht ajo rrymë gati e përgjithëshme, e cila mbron teorinë e emancipimit të plotë të aktivitetit artistik prej moralit. Kjo rrymë prej lartësive të kthjellta, pak nga pak e ka ulë artin me i sherbye spekulimeve tregtare mbi andjet e turmave, me prodhime të ashtuquejtuna “artistike”. Prej shkëputjes nga ligjët morale, sot triumfon gjanë e gjatë dhe e patrazueme ndër të gjitha degët e lamit artistik, paraqitja sistematike pornografike-seksuale.
Bukë e përditëshme asht ngallnjimi (triumfi) i shkeljes së kunorës, mbështetun mbi evolucionizmin dhe determinizmin fatal Ibseman e Zolian. Shija e shndoshtë e bukurisë mbetët shumë e shtypun nën peshën e épshit dhe, kërkohët me u zëvendsue me drogat e impresionizmave të errta të sensacioneve violente të grushtave mahnitës.
Shtrembnimi (prishja, turbullimi) i ndjesive dhe i karakterit të turmave, i frynë vetë zjarrit që ka ndezun në to propaganda e pandërgjegjëshme. Të gjitha klasat shoqnore edhe ma të pazhvilluemet, i kërkojnë sot artit sorogate (mjete fitimi falso) të lehta.
Ndër shfaqjët e filmave të dinamizueme (fuqizueme) prej sonoritetit, në vërshimin e romaneve, revistave të ilustrueme etj., turmat gjejnë një mjet dëfrimi shumë ekonomik e të përdorshëm.
Çka mund të mendohët ma e tërbueme ose e bastardhueme, ma kriminale ose ma gjaksore, pranohët, shfaqët e përhapët prej këtij pseudo-arti, tue nxitë e ndezë dëshira të shfrenueme, sidomos ndër zemra që porsa kanë fillue me bulue, tue polarizue vëmendjen e tyne kah objektët seksuale.
Kjo ndodhë sepse mosha e ré asht ajo që e ndjen shumë ma të fuqishme tërheqjen dhe shijen kah bukuria, ajo asht préja ma e afërta e këtyne pusive.
Bukuria dhe dashnia janë dhe kanë me kenë gjithmonë, gurra e pashterrshme e frymzimit artistik. Por, frymzimi mundët me kenë bujar ose shtazor; i njajti objekt mundët me kenë edukues për një mendje të pjekun dhe shkrumues apo shpartallues, për një zemër të njomë, për një mendje të pandritun ende.
Kjo asht afër mendësh. Dhe, për me e prue edhe ma afër mendësh këte të vërtetë unë pyes përgjegjësit (prodhuesa, lejuesa ose reklamuesa) e propagandës së artit amoral (e imoral): A kishit me pranue ju, që fëmijët tuej e mbarë familja e juej me zbatue parimet që proklamohen e poshtersitë që përshkruhën e zhvillohën para syve të tyne ditë për ditë, ndër libra, revista, ilustrime, piktura, filma, etj.?!..
Porse, ta pranoni o mos ta pranoni, ata kur ta kenë mësue rrugën njëherë, kurrë kurrgja ma nuk i ndalë!
Frytet shihën por asht kot me kja!..
Kush mbjellë érë, korrë stuhi thotë një proverb i huaj!

Marrë nga gazeta e përdyjavëshme “TOMORRI I VOGËL”
Tiranë, 15 gusht 1942.

Shenim nga F.Radovani:
“Kur vepra artistike merr gjallni prej frymës së idealeve ma të nalta njerëzore, jo vetëm shumfishohet ndikimi i saj mbi lexuesa apo shikuesa, (prej shkrimjes së idealeve të nalta morale me ato thjeshtë estetike), por edhe artisti vetë fuqizohet në cilsitë artistike që ka prej natyre.”
Sejcili Shqiptar le të pyesin veten: Po sot, a mund të pranohet “rilindja” e realizmit socialist me pasojat e tij amorale, antikulturore e antiartistike?
Po, per Ata shkrimtarë e artistë që u varen dhe u pushkatuene, kush guxon sot me ua dhanë “pafajsinë” vrasësve të tyne barbar’ e terrorista?!
Melbourne, 13 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXVIII.)

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI,2021)
19 Korrik 1967: Kjo ditë e nxehtë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit në Shkoder, me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të egra e të çapërdisuna si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar... Kishte disa ndigjues të “zgjedhun”!
... U çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Pjeter Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje...
Pader Mëshkalla iu afrue mikrofonit e tha këto fjalë:
“JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”
•Padër Pjetër Mëshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Melbourne, 16 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXIX.)

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI,
2021)
“Edhe një HERO ma pak!”

1988, KORRIK 28... Në Shkoder...

Një ditë vere e nxehtë me të marrë frymen, si ngjet jo rradhë në qytetin tonë të Veriut. Një taft si në gryken e furrës...
Edhe pse kishte kohë që At Pjeter Mëshkalla nuk ndihej mirë me shndet, lajmi i asaj ditë ishte i papritun per shkodranët.
Ai lajm u hap në kater anët si t’ binte rrfeja: “At Mëshkalla nuk rrnon ma!” E, ndoshta, per shumicen ishte i pabesueshëm...
Kur perfundoi 25 vitet e burgut komunist Ai ishte 76 vjeç, po a e besonin këte ata që kanë pasë fatin me e njoftë atëherë? Nuk besoj! Ai kishte një mendje të freskët dhe gojen shpatë, po kur e lypte rasa, fjala e Tij ishte aq e ambel e joshëse sa, ne nuk na bahej me u shkëputë prej Tij me orë të tana. Atë ditë nuk besoj se ka mbetë kush në Shkoder pa u pikllue në zemer!..
E pra, na la edhe Pader Mëshkalla! Populli i Shkodres pa dallim Feje e percolli me dhimbje në Shpirt Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të rinisë e kundërshtarin e papërkulun dhe të pathyeshëm përballë diktaturës barbare komuniste.
Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë atëditë në një shkamb:
“Edhe një HERO ma pak!”
Melbourne, 24 Korrik 2021.


Nga: Prof. SAIMIR LOLJA
(Pj.XXX.)

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHIAT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


FATHER PJETËR MËSHKALLA S.J.

by FRITZ RADOVANI
2nd Edition, 2004


The reader can touch the first book dedicated to an Albanian Catholic priest's life and deeds. The book saw publication after the collapse of communism in Albania in 1991. Fritz Radovani is passing on to readers his collections for an impressive and noble figure from the Albanian Catholic clergy. He was Father Pjetër Mëshkalla S.J. who carved on the stone: "The first name I have received on earth and which I have kept with honor is the name Albanian, and I will remain Albanian until my death".
In the first part of the book, the author describes the friendly experience that he and his family had with Father Pjetër Mëshkalla. He recalls Father Pjetër Mëshkalla as an Albanian nationalist, a true Jesuit, authoritative in philosophy and theology, and a sharp voice for moral and human values. The author reveals him as a brave scholar with unbreakable character and a strong defender of free speech and justice.
The second part of the book contains poems and articles authored by Father Pjetër Mëshkalla and published in the press until 1945. For Father Pjetër Mëshkalla, the sonnet starts where the philosophy ends. For him, gratification is the triangle of goodwill, agreement, and cooperation, and advancement is itself a product of actions based on sound principles. He wrote that we could not say that we value and love our faith if we condemn the other beliefs because the faith touch is a matter of personal conscience.
Albanians of different religions are, first, Albanians. Therefore, we should be a brother to all, and peaceful coexistence is a reality.
The third part of the book exposes a summarized curriculum vita for Father Pjetër Mëshkalla. He was born on 25 September 1901 in Shkodra.
He received his early education in Shkodra and then went to Linz in Austria to study Theology. Until the age of 33, he continued his theology and literature studies in Slovenia, Poland, and Italy. He chose the path of Jesuit Order S.J. After he qualified as a priest, he returned to Albania and was assigned to teach in the Jesuits' elementary school and later as a professor in their Seminar. Those who were acquainted with him recall his deep background, persistence in education, determination for improving his writings and poems, and his attention to Albania's future and advancement.
He founded the youth assembly Shën Gjon Bosko in Shkodra in 1934. He relocated to Tirana in 1937 and initiated a similar body, Shën Pjetri. In 1938, he participated in the inauguration in Tirana of the Church of the Jesuits, "The Heart of Jesus". In 1942, he openly expressed that partisans fighting under the direct leadership of Yugoslav and Albanian communists were soldiers of Tito and Stalin. Therefore, they were not going to bring freedom and democracy to postwar Albania. He was against any dictatorship. In addition to publications and speeches, Father Pjetër Mëshkalla and Father Gjergj Fishta told their students in 1940 not to salute in a fascist way.
The fourth, fifth, and sixth parts of the book divulge through publications and pieces of evidence the inflexible disposition of At Pjetër Mëshkalla in facing the communist regime both before his arrests and in prison. His first arrest by the communist regime came in 1946, and he remained in jail until the end of 1961. In April 1967, he was again arrested and sentenced to ten years in prison.
After Father Pjetër Mëshkalla got out of jail in 1977, he returned to Shkodra and stayed there until the end of his life on 28 July 1988. All citizens of Shkodra, of all faiths, expressed their farewell to him. The year 1967 was the year when anything religious became outlawed by the Albanian communist state. The freedom of speech and belief reappeared only in 1990, and Don Simon Jubani held the first Catholic mass on 11 November 1990 in Shkodra.
Father Pjetër Mëshkalla considered the Albanian Catholic Clergy as the most heroic clergy in Catholicism history. There were only 32 years (1912-1944) of opportunities to form the Albanian Clergy, yet that period produced more catholic martyrs and heroes than any other clergy in the world. He was always worried about having young people educated with a strong background and well-built character. He exerted so much energy in this direction that his ex-students even today are proud of having him as a teacher. The time proved his saying: "If people express their thoughts freely, this [communist] regime will fall soon".
His intelligence was like a seal for his colleagues and friends, including the clerics of other beliefs. When he was in the prison of Burrel, his maxim was "Brother with all, independently of religious belief," and his wisdom was definitive to all. His fellow sufferers in prison, independently of their spiritual beliefs, always helped him, and he helped them. The book ends with the official award "Beacon of Democracy" given to Father Pjetër Mëshkalla S.J. by the President of Albania in September 1992.
Book Review
by
Saimir Lolja
Assoc-Prof, PhD, PEng
Canada, July 2011
Melbourne, 26 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXXI.)


2021 VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Kujtojmë Prof. ARSHI PIPEN në 101 vjetorin e lindjes:

Prof. ARSHI PIPA (1920 – 1987)
A L B A N I C A
A Quarterly of Albanological Research and Criticism
Editor: Arshi PIPA 27 - nandor - 1993

I dashtun Fric,
...Devocioni juej ndaj At Mëshkallës asht shembullor. Edhe shkrimi asht në rregull, i rrjedhshëm dhe shprehës.
Ka të meta në pikëzim, por ti shkruej, shkruej...se ka me dalë ndonji ... si unë e ka me i rregullue pikat e presat....
Prap, po përsëris ti vetëm shkruej!..
Ju lumtë ju për guximin me i kujtue klerikët katholikë, se ata që pranojnë me shkrue në gjuhën e ndysuar, tue pasë trashigue gjuhën e Bogdanit, të Fishtës e të sa tjerë klerikëve shkodranë e Gegë, ata veçse turpnojnë vetën.
Më vjen shumë mirë me ndigjue se Patër Mëshkalla asht nderue me nji ceremoni e cila qenka incizue prej jush.
Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”
Tue ju urue çka ju don zemra, Arshi Pipa.
Bashkë me këte letër të Prof. A. Pipës, kam marrë edhe një letër tjetër nga Z. Juljan Çefa, po nga Amerika, dhe po kaq të ngrohtë sa letra e të nderuemit Profesor. Mbetëm mirënjohës!
Melbourne, 2002. Autori.

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Mëshkallën:
“...Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”.

Në muejn qershor të vitit 1992, me rastin e vizitës së Prof. Arshi Pipës në Shkodër, një grup qytetarësh organizuem një peticion për dekorimin e At Pjetër Mëshkallës. Firmën e parë e mora nga Profesor Arshi Pipa, në muzeun e Shkodrës dhe tue nënshkrue, Ai më tha këto fjalë: “Asht kënaqësi e madhe për mue me nënshkrue këtë peticion për një Burrë të Madh të Kombit tonë si ishte Padër Pjetër Mëshkalla. Sigurisht, Ai ka me u dekorue me Titullin ma të naltë shtetnor, por për artistët ka për të qenë e vështirë me ngritë atë monument, në të cilin mund të shprehet Shpirti i Madh i Këtij Meshtari Katolik!
U lumtë për këte mendim që keni dhe Ju falëmnderës, që më keni nderue me vu firmën e parë për një njeri të madh siç ishte Padër Mëshkalla!”.
Shkoder 1992.

Shenim FR: Figura të mëdha, që vështirë se i vijnë ma qytetit tonë. Një nderim i madh edhe per Popullin e Shkodres.
Sot nepermjet këtij shkrimi perkujtojmë edhe 101 vjetorin që u le i Madhi dhe i paharrueshmi Prof. Arshi PIPA...
Melbourne, 29 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXXII.)


2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)

120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Image

DON MIKEL KOLIQI PER AT MESHKALLEN:
Image
KARDINAL MIKEL KOLIQI (1900 – 1997)

Kur u lirue nga burgu Don Mikel Koliqi, nuk ishte ende Kardinal. Shkova një ditë per me marrë disa shenime rreth biografisë së Tij. Don Mikeli ishte nder ma të njoftunit klerikë per shumë rrethana të jetes së Tij të salvueme pa shkak nga komunizmi diktatorial dhe totalitar i Ever Hoxhës. Koha e gjatë e burgut e rreshtonte edhe Don Mikelin nder figurat ma të nderueme të Klerit Katolik Shqiptar. Kishte pak ditë që ishte aprovue nga Presidenti i Republikës së Shqipnisë titulli i naltë per Klerikun At Pjeter Meshkalla S.J., me medaljën e artë “Pishtar i Demokracisë”. At Meshkalla ishte i pari Klerik Katolik që dekorohej me at titull në Shqipni.
Mbas At Meshkallës, mendova se duhet me i plotsue edhe dokumentat e Klerikut po aq të Nderuem Don Mikel Koliqi, që porsa ishte lirue mbas 38 vjetesh burg pa dijtë pse u burgos.
Kur i tregova qellimin e shkuemjes i erdhi mirë dhe, mbasi i tregova se në ato ditë dekorohet edhe At Pjeter Meshkalla, më shterngoi doren me knaqësi të madhe. Don Mikeli ishte nder firmëtarët e peticionit, dhe kur pat nenshkrue me gzim të madh më pat thanë: “Pader Meshkalla e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të tjerët nuk e kemi ba.” (1992)
Ndoshta, kjo asht një thanje e veçantë per At Meshkallen, po duhet cilsue se po aq e panjoftun asht kenë edhe nder vendet tjera ku diktatura komuniste ka zhdukë mija e mija njerzë.
E kjo veper e ban edhe ma të veçantë heroizmin e Tij.
Po ato ditë pra, plotsova edhe dokumentacionin e Klerikut të njohun prej popullit të Shkodres, Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodres per një kohë të gjatë para 1944 e deri në 1946, kur u pat arrestue perherë të parë nga sigurimi komunist.
Don Mikeli ka lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në muziken tonë atdhetare. Shumë vepra të Tijat u vune nder skena deri në vitin 1946. Po mbi të gjitha duhet kujtue dhe asht kenë i pranishem kudo nder vuejtje qendrimi i Don Mikel Koliqit paharrueshem nga bashkvuejtësit e Tij, nder hetuesi e kampet e interrnimit si dhe burgjet e panumrueshme që ka kalue...
Kur e pata pyet: A i kujton kampet e interrnimit dhe burgjet që ke provue, më asht pergjegjë: “Nuk besoj se i ka të sakta edhe arkivi...Janë shumë!!” Kujtonte me saktësi vetem dishmitarët dashakëqij dhe shpifsa... Gjithmonë me kusht “harrese”...
Medalja e Don Mikel Koliqit ishte e dyta që i jepej një Kleriku Katolik Shqiptar.
Në vitin 1994 Papa Gjon Pali II, e thirri Don Mikel Koliqin në Vatikan, dhe me një ceremoni madhështore e emnoi Kardial. Don Mikeli ishte Kardinali i Parë Shqiptar...
Kardinali Koliqi i perket asaj epoke të pafund në rrugen e mundimeve... Një Kalvar i vertetë!
Melbourne, 6 Gusht 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXXIII.


2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Image


“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!”


Kjo thanje e At Meshkalles u ngulit në mendjen e çdo Shqiptari që e ndigjoi kur Ai, i tregoi “revolucionarve” ateistë e antiatdhetarë se shka po bajnë kunder Fesë.
Fotot nalt të Kathedrales së Shkodres së Rindertueme mbas 1991... Flasin per shka paralajmoi At Meshkalla!
Po në gjithë Shqipninë sa u rindertuene?
●At Pjeter Meshkalla shkruen: “...Na jemi gurët (të mëdhej o të vegjel) të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shifen ma, por janë në thëmel të parë!
Qé, ambicioni i themelit.
M’u zhdukë e mos me u pa ma!..”.
Gurët e Atij themeli asht e vërtetë se komunistëve iu dukën të vegjël. Ata menduen se Ata gurë me të vërtetë do të zhduken e nuk do të shiheshin ma në truell të Gjergj Kastriotit. Ndoshta, mendohej se dallgët e atij “Revolucionit” do të rrafshonin bashkë me gurët “që kishin fillue me nxjerrë krye”, e pikërisht me Ata gurë, që ishin vu mbi thëmelet e kulturës Europiane edhe Heronjtë, që kishin la me gjakun e Tyne Ata themele. Por koha tregoi se Gurët e parë nuk kishin luejtë, nuk ishin thye, as nuk ishin ciflosë e plasë, nuk ishin shkatrrue dhe as rrokullisë, jo, kurrë!Ishin Aty!
●ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit nga Shen’Pali, po, edhe sot Ata gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:
“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!
●Ju, prishni Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”

Komunitetet Fetare Shqiptare duhet me i dokumentue këto ngjarje per njohjen nga Rinia Shqiptare, që ajo të shohin me sy kush ishte komunizmi bashkë me “ata” që, dhe sot vazhdojnë me kenë “heronjë” në Shqipni?..
Ky pra ishte i Madhi At Pjeter Meshkalla!..
Melbourne, 13 Gusht 2021.
***

V.O.:
Ja dhe masakra komuniste e “Revolucionit Kultural dhe Ideologjik 1967” në Kishen Kathedrale 100 e sa vjeçare të Shkodres...
E cila u kthye në “Pallat Sporti”... Deri në vitin 1991...
Pallati i Sportit Shkoder, ku u zhvillue Kongresi i 7 BGSH ...1973.
Shkoder, Foto në Qershor 1973.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa XXXIV.)


2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
Image
(1901 – 1988)

120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

BURRNESHAT SHKODRANE...

KJO ASHT DISHMITARIA SHEKULLORE...

Pikërisht ato ditë marsi të 1967, kur në Shkoder u rikthye prap frika si në vitet e para të ardhjes në drejtimin e shtetit shqiptar të komunistave vrastarë, po më ripërtrihej në mend ajo ngjarje, që para vitit 1954 ka ndodhë në shtëpinë e njenes prej këtyne Burrneshave jo të pakta në qytetin martir, një grueje shkodrane me brandavekë e me bohçe të bardhë, që nuk iu hoq gjithë jetën bashkë me at’ shami si futa mbi kryet e saj...
Ishte njena prej Atyne Nanave që rrëkaja e lotëve të Saj ende të pathamë kishte lá gurtë e Zallit të Kirit të pergjakun nga i biri!..
Besoj se shumë shkodranë të moshes sime i kujtojnë kaçubat e ferrave mbas murit të Rrëmajit, ku pikrisht aty shprazeshin në mengjes heret pa dalë drita mbi trupat e Rinisë trime të pafaj automatikët e vrastarve të Sigurimit të shtetit, aty ndizeshin nder kaçuba qirinjë e kandila në kujtim të Atyne të vramve...
Po a mbylleshin Ato të shkreta gra e plaka apo motra, në ato shtëpija mbasi ju vriteshin loçkat e zemres?! – Jo, jo...
Gjurmimet e Sigurimit të shtetit nuk kishin fund, mjaftonte një njeri i keq me ju krijue dyshime dhe, të ardhmen darka fillonte gjurmimi dhe kontrolli jo vetem i atyne shtëpijave, po edhe i atyne komshijve që komunikonin me ato fatzezë...
Vertetë që Ju vrane djelmët, po gjurmimet nuk ju ndanin...

Nder ato shtëpi ngjarjet tronditëse nuk kishin fund... Fillonin nder qytete e vazhdonin deri thellë në Malësi e katunde...
E pra, shumë prej Tyne edhe pse të mbetuna shkret e pa djelm në voter, vazhdonin me pritë të zezat tjera që i sillte Sigurimi...
Një ditë Sigurimi i Shtetit i kontrolloi edhe shtëpinë përdhese njenes prej këtyne Nanave fatzeza dhe, mbasi i dogj edhe një figure që i kishte mbetë e fshehun nën kllef të jestekut, figurën e Zojës së Shkodrës, me të cilën ngushllohej e flinte, njeni prej mizorëve katila u suell dhe e pyeti Nanen me futen e zezë n’kry: “Hë, plaké...fol, a ke më ndonjë gjë tjatër të fshehur?” Padër Meshkalla më pat tregue se si Ju përgjegj Ajo plaka Shkodrane mbasi u çue në kambë, i ngulë sytë njenes bishë që pyeti e i tha:
-“Po, kam edhe një gjâ që ju nuk keni si me ma marrë! - dhe mbasi vuni dorën në ballë ju tha pa u tutë: -“Kam edhe këté:
Në Emën të Atit e të Birit e të Shpirtit Shejtë e Ashtu kjoftë!”.
***
E pra.., Kjo Nanë Shkodrane... Sot, nuk ka monument...
E sa kishte Shkodra e Malsia e Veriut nga Këto Nana?!
Ah Rozafa ynë... Vetem Ti o Razafë.., i di të gjitha...
Nder muret Tua Ata Emna nuk fshihen kurrma!
Melbourne, 24 Gusht 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXXV.

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J. (1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

B.B. (Burgu Burrel)
Një kasaphane e vertetë njerzish...

HAFIZ ALI TARI (KRAJA) (1900 – 1973)

Per çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e mnershme të diktaturës së Everit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që thirrej Burgu Burrel...(B.B.)
Ata që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!
Ndersa rinia Shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e një Bote të papersëritëshme kurrma!
Nuk ishin të paktë as Profesorat e pranguem, dhe as breznitë e tana që provuen dhunen ma barbare të komunizmit vrastar...
Klerikët e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë.
Një prej Tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra.
Kujtimet e rinisë shkodrane dhe asaj Shqiptare per Hafizin, ishin ma të perkryemet tue fillue nga fjala e Tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodres. E rinia nuk kishte si mos me e kujtue nderimin e Hafizit per At Fishten e pavdekshem!
Hafizi nderohej dhe respektohej edhe per mardhanjet e mira që kishte me besimtarët e të gjitha Besimeve tjera në Shqipni.
Në burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe Ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte vazhdimisht “Mësuesi”...
Vlera e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”.
“Jemi të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta Europjane të moralit dhe të Fesë!
Ju flas me fjalët e daluna prej zemres sime!”...
Dhe në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime... Kjo asht porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”
***
Gurë granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare.
Të pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije!
Morali i Tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Ever Hoxha.
***
Shqiptarë të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore!
Qendroni të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”!
Kurr mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që:
“Kështu asht... Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”
Melbourne, 28 Gusht 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXXVI.


2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Rreth datës 14 Nandor 1990...
Në Varrezat Rrëmaj të Shkodres.
Pak vite ma parë mësova një të fshehtë për Pader Mëshkallën...
Ishe me një gazetar anglez në varrezat e Rëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin. Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht? –Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë u afrue e filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndiente për hapjen e Kishave në Shqipni, edhe pse ajo kishte lindë mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë, sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj: “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em, Padër Mëshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari. Madje, Ai më ka mësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot unë po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij. Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue Padër Pjetër Mëshkalla!”.
Vëreni me kujdes artikujt, programet, metodat e punës së Tij me RININË dhe, keni me pa se sot, ajo Bota moderne dhe e përparueme, që mbështetet dhe ecën drejtë në shina të sigurta mbi parimet e shëndoshta të edukatës dhe moralit, përdorë ato metoda edukative e kulturore, që përdori At Mëshkalla i Madh i Shkodres, pra jo pak, por 85 vjet ma parë, bash në Shqipninë e atëherëshme dhe të “mbrapambetun”!
Kjo vepër aq e vlefshme dhe aq e madhe kje e përditëshme dhe e pandërpreme deri në fund të jetës së Tij.
Vepra e Tij si Bari i Mirë, mbeti kudo ku Ai vuni kambën, edhe pse ujqit komunistë ishin gjithnjë tue pré delet dhe qingjat. Ndonse i survejuem, kudo e gjithmonë me Sigurimin mbas shpine, tue e vrojtue se ku po hyn, sa po rrin, shka po ban, me ke po rrin, shka po flet, prej kah erdhi, ke takoi rrugës, kush e ndaloi, a i dha gja dhe, a lanë takim prap për nesër, e në mënyrë të posaçme, kush i shkon në shtëpi?.. Ai nuk u përkul, Ai nuk e njohu frikën, po vazhdoi me punue pa u lodhë si Misionar i vërtetë që ishte, gjithmonë i vorfën për nga ana materiale, por gjithmonë i pasun me virtytet e Shpirtit.
Ishte i lindun, i edukuem dhe i brumosun për me ndihmue të tjerët me moralin Kristjan, me edukatën humane e kulturën europiane, me rregullat njerëzore, normat dhe mënyrën e Tij MESHKALLJANE, një rrugë krejt origjinale, gjithmonë e pa shkelun, e pastër për nga ana morale e shpirtnore në sherbim të shoqnisë njerëzore në të gjitha pikëpamjet, ashtu si ishte edhe Ai vetë. Ajo edukatë ka kenë, asht edhe sot e do të mbetët e pavdekëshme për të gjithë Popullin Shqiptar e Rininë e tij, që me vepra Ai provoi se, e desht dhe sakrifikoi për té aq shumë!
Mënyra e sjelljes së At Mëshkallës me Rininë tonë e kryesisht me ate të burgosunen nga komunistët barbar nder burgje dhe në kampe pune dhe shfarosje, do të mbetet nder kapitujt ma të çmueshëm të edukimit shpirtnuer e Atdhetar Shqiptar!
Pader Mëshkalla asht modeli i persosun i antifanatizmit dhe i unitetit kombtar mbi parimet ma të njoftuna të asaj Botë që, edhe Europa moderne e sotme duhet të mësoj prej saj...
Parimet e Tij pedagogjike të edukimit nga shkolla fillore e deri n’ universitetet e sotme, janë të pakundershtueshme e brilante!
Atëherë cila asht arsyeja që shkollat tona Shqiptare (mbrenda e jashta shtetit), nuk permirsojnë programet e tyne gjysmake?
Deri kur do të vazhdoni me punue me kaq zell per zhdukjen e Letersisë së Veriut? Deri kur do t’i mungojnë shkollave tona:
Don Aleksander SIRDANI
At Anton HARAPI OFM.
Anton LOGORECI
At Anton LULI S.J.
At Anton ZANONI S.J.
Prof. Arshi PIPA
Bajame HOXHA ÇELIKU
Prof. Bep ZORBA
At Bernardin PALAJ OFM.
At Benedikt DEMA OFM.
Branko MERXHANI
Dedë GAJTANI
Engjëll RADOJA
Prof. Ernest KOLIQI
Et’hem HAXJIADEMI
Prof. Faik KONICA
Prof. Filip FISHTA
Prof. Frano ALKAJ
At Gjakomo GARDIN SJ.
At Gjergj FISHTA OFM.
Gjergj PEKMEZI
Gjush SHELDIJA
Prof. Guljelm DEDA
Havzi NELA
Helena LULI
Ilo Mitkë QAFZEZI
At Justin RROTA OFM.
Prof. Karl GURAKUQI
Don Kolec PRENNUSHI
Kolë Bib MIRAKAJ
Kolë THAÇI
At Konrrad GJOLAJ OFM.
Krist MALOKI
Prof. Kristo FLOQI
Don Lazer SHANTOJA
Prof. Lef NOSI
Lek PERVIZI
At Luigj MARLEKAJ OFM.
At Marin SIRDANI OFM.
At Mark HARAPI SJ.
Prof. Martin CAMAJ
Prof. Mati LOGORECI
Prof. Muzine KOKALARI
Mustafa KRUJA
Prof. Namik RESSULI
Ndoc VASIJA
Don Ndre ZADEJA
Don Nikoll GAZULLI
Prof. Nikoll DAKA
Don Nikoll MAZRREKU
Prof. Mark DEMA
At Pashko BARDHI OFM.
Pjeter GJINI (Humorist)
At Pjeter MESHKALLA SJ.
Imzot Preng DOÇI
Qemal DRAÇINI
Prof. Sami REPISHTI
Simon SHUTERIQI
Prof. Skender BUÇPAPAJ
Prof. Tajar ZAVALANI
Imzot Vinçenc PRENNUSHI
Zef HARAPI
At Zef SCHIRO SJ.
At Zef VALENTINI SJ.
Zeqir LUSHAJ
Zoj XOXA
(Rreshtimi asht ba me shkronjen e parë t’ emnit shkrimtarit.)

Mungesa e këtyne Emnave nder shkolla ka arsyen e shkrueme nga Viktor Hugo: “Letersia asht qeverisja e njerzimit nepermjet mendjeve njerzore” (1878).Shqiptarë!Pyetni veten: Pse sot nuk vlejnë këta Emna të Nderuem !
Shenim F.R.: I kerkoj falje ndonjë Emnit të harruem padashje...
Melbourne, 3 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XXXVII

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

At Meshkalla tha: “Po formoni nji brezni...”
Universiteti i Tiranës
29 PRILL 1967...

Kur At Meshkalla foli per “brezninë që po formohet”, Ai ka lanë një testament shumë të saktë per “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tue percaktue thalbin e frymes marksiste – leniniste, dhe pikrisht këte e ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodres: “...Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.
Sot asht mundësia ma fort se kurr me dashtë me pa me sy ate që At Meshkalla e tha 60 e sa vjetë përpara.
Ata që nenvleftësuen aso kohe thanjet e Tij, sot po i shohin të gjitha parashikimet në realitetin Shqiptar.
Mos harroni se jeni tue shkombtarizue Shqipninë dhe tue e shperba me dëbimet, largimet dhe metodat ma të turpëshme të aplikueme nen masken “Open Balkan”, një formulë e bazueme kamb’ e krye në tradhti ndaj Atdheut dhe vetem në tradhti të trashigueme prej Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ever Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Leshit, Ramiz Alisë e deri tek Edvin Ramoviqi, që kerkon rikthim në ate që quhet “parcela anadollake turke”.., në “oborrin sllav”.
Asnjë veprim i qeveritarve anadollakë në Shqipni nuk ka asnjë lidhje as tregtare, as kulturore, as politike me Bashkimin Europjan, perkundrazi gjithshka veprohet dhe punohet me paramendimin antieuropjan, ose e thanun ma haptas “antinjerzor me antiqytetnim”!
Ma sakt këte e percakton qendrimi qeveritar dhe ai i Akademisë Antishkencore të Tiranës sllavoanadollake, tue shlye nga tekstet shkollore e universitare të gjithë Emnat e Nderuem të Shqipnisë së Veriut, kryesisht Ata të besimit Katolik, që nuk kursyen as jeten per Atdhe!
Urrejtja per Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kur rikujtojmë thanjen: “Po mos t’ ishte nji Ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!”.., na çon pa asnjë kthesë tek sheshimi i turpshem i shtëpisë së Atdhetarit Nderuem e të Pavdekshem Shkodranë Luigj Gurakuqi!
E me siguri, qellimi i vrasjes së pabesë së Tij vazhdon ashtusi në fushat tjera kunder Veriut, tue zhdukë dhe shfarosë kushedi sa dokumenta nga ata që ka dorzue i Ndjeri Gjon Kamsi, kur u ba “Shtëpi Muze” ajo shtëpi.
Pak parashikues t’ asaj që po ngjet në Shqipni njofta si të Ndjemit dhe të paharrueshmit At Pjeter Meshkalla, Osman Kazazi e Prof. Mentor Quku...
Melbourne, 16 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XXXVIII

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

“Piknisja e çthurjes së trunit tek rinia Shqiptare n’komunizem, asht kenë dhe asht ateizmi.” (F.Radovani. 1991)

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue...
Para se t’a arrestonin Ai ka ju thanë:
“Unë them se me këte luftë kundër fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni.” Asnjëherë nuk ka me kuptue Bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale të shkretin Popullin tonë Shqiptar komunistët.
Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”... (Të dokumentueme prej PPSh).
Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbar, që nuk kishte cep pa e mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi, qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh, fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që shërbenin për kalbëzimin e jetës së rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.
Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë,
madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9 qershor 1973, në Shkodër hapet “Muzeu Ateist”...
Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë Botën”.
Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me vete...
Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhëshme...
R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG - SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist! Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva...
A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij?
Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa vrau?
Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë Ateiste...
Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit, një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit!
E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990...
Melbourne, 25 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XXXIX

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Image

120 VJET PERPARA... 1901...
Në Muzeun Shtetnor të Vjenës, në një vitrinë të sektorit historik, asht e vendosun një Përkrenare dhe një Shpatë disa shekullore. Asnjëna nuk flasin!... Vizitorët kalojnë andej pari, edhe ata pa e folë një fjalë... Prej vitit 1468 Përkrenaria dhe Shpata kanë ra në “Paqën e Përjetëshme”...
Çfarë fatit!... Me të vërtetë një fat i madh, ma mirë me thanë një mbrekulli, që në pragun e 500 vjetorit të ramjës në Paqë, pra në vitin 1967, ata asnjena mos me kenë në Atdhe!...
Të dyja do të ishin “kapakë” të ndonjë pusete rruge, ashtu si kumbonët e Katedralës 100 e sa vjeçare, apo të Kishës Françeskane të Shkodrës e të asaj të Laçit të Vaut të Dêjës, që rrahnin në “një anë” ndër shekuj për vdekjën e Prijsit dhe Mbrojtësit të tyne.
Një copë Shqipni e pak Shqiptarë kishin mbetë në një qoshe! Rrokullisej historia sikur të ishte një rrotë e vjetër qerreje mjedis një brrake, që me vish-vishët e saj, të dukët sikur të ka ngulë mu në zemër thonjët, e rri tue të shkye nga një copë çdo ditë... Ec, ec, e rrotullohët nëpër rrugët e porsa daluna nga përmbytja shekullore, tue marrë me vedi lym, llaç e llom, baltë dhe ferra e jarg pislleku, që rrjedhin rrëkajë mbi gërmadhat e themeleve të qytetnimit të Ilirisë së vjetër, mu në zemër të coptueme të Ballkanit plak, të shkrumuem, të djegun, të zharitun të përluem n’ gjak.
Janë vetëm TRI GOZHDË, që e mbajnë, e forcojnë, i japin drejtim, e bajnë me ecë përpara e nuk e lanë me ikë rrugë parrugë, e që, në fund të fundit, Ajo me siguri do të binte e do të zhytej në ndonjë greminë, golle apo shpellë, sikur mos t’ishte kenë!
Janë vetëm TRI GOZHDË, që i kanë dhanë drejtim historisë! Sa shumë sakrifikuen per Ata TRI GOZHDA.
Janë vetëm TRI GOZHDË, që kanë ba një EPOKË të RE. E pra, janë vetëm TRI dhe asnjë ma shumë!
Janë vetëm TRI GOZHDË, që Ruejti e Mbrojti me nder e lavdi ndër shekuj i Madhi Kastrioti yni- Skënderbé!..
Janë vetëm TRI GOZHDË, që “i harruem” na, e “ata!”.
Kishte edhe prej nesh, që nuk i harruen.., madje, edhe thirrën: “Eni e më merrni, qé ku jam, po deshët edhe më gozhdoni.., ashtu si keni gozhdue Mësuesin Tém! Ma shumë nuk keni çka më bani!”... Po po, kishte! Na e besojmë se kishte sepse.., e kemi pa me sy!
Ai ishte At Pjetër Mëshkalla S.J.!
Melbourne, 25 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa XL.)
2021- VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI,2021)

DISA PIKPAMJE TË AT MESHKALLËS...

Në rrethet e rinisë “Shën Gjon Bosko” të themeluem në Shkodër në vitin 1934, si edhe atë të “Shën Pjetrit” në Tiranë në vitin 1937, Ai bani një punë të madhe me të rijtë, sidomos kundër ideve komuniste, fashiste, ateiste e antiatdhetare, që po përhapëshin në Shqipni.
Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue Flamurin tonë Kombëtar, Pader Mëshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste. Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë, atij sllavo-komunist, vepra për të cilat kanë shkrue e do të shkruejnë, se ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne Pader Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndërtue edhe vorrin, ku sot prehen eshtnat e Tij.
Pikëpamjet e Tij politike janë kenë të shprehuna haptas dhe të njohuna prej të gjithëve pa dallim feje.
Ai ishte kundër çdo lloj diktature. Ishte antifashist, dhe këte, përveç faktit të sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuitë në vitin 1937. Ai qëndroi në mendimet e Tij edhe në Tiranë. Këte e vërteton letra që Ai i ka dërgue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik L. Nigris nga Shqipnia, për pikëpamjet e tij fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta për këte komunistët e quejtën edhe “fashist”!..
Ai ishte kundër nazizmit edhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës në refugjion pranë qelës së Tij, kur ata po ndiqeshin nga forcat gjermane. Ishte Pader Meshkalla, ashtu si shumë klerikë të tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjentë të nazistëve gjermanë), sepse u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje edhe ua kanë ndalue reprezaljet e tyne kundër shqiptarve. Kur u ba në 1944 një bombardim në Tiranë, në rrefugjio pranë Kishës u futne me popull edhe dy të rinj komunista... Dikush i kishte pa tue hy dhe njoftoi gjermanët. Ata shkuen me i arrestue. U doli para At Mëshkalla, dhe u foli atyne në gjermanisht, tue i kerkue që, kush asht aty asht në besë të Tij, dhe Ju lut mos me hy mrenda... Ata u larguen, e kështu, shpetuen ata dy të rijtë dhe një çifut i moshuem që banonte dikund afer Kishës së Jezuitve në Tiranë...
Edhe pse Ai ishte kundër diktaturës komuniste e, këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme, Ai në shumë raste edhe ka nderhy per shpetimin e jetës së të rijve...
Në vitin 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte Pader Meshkalla Ai që i tha troç, ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë paksa pozitat shtetnore. Kur Pader Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i ju komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti ju përgjegj: -“Kjo asht vetëm propagandë e atyne që nuk e duen pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë me na armiqësue me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipni!”...Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me muejtë me hjekë një ashkël në kokën e Pader Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjegja e preme e Pader Mëshkallës merret me mend cila ishte!.. Nuk i hiqej një lesker shkambit!
Melbourne, 30 Shtator 2021.


Nga Fritz Radovani
XLI

AT PJETER MESHKALLA KA THANë:
“PJESA E FRIKSUEME ASHT E LIDHUN NGA KAFSHATA E BUKËS !”
2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Edhe mbledhjet demaskuese kishin qellimin djallzor në mbrendinë e tyne, sigurisht, një justifikim i kotë...
Po kush ishte ai që i kerkonte llogari Sigurimit shtetit?
Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuat se çfarë tha ay kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte...” Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës, i cili nuk kishte folë në publik nga 1946...
“Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë...
Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës...”

“Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti, nuk ka ma as liri feje e ndërgjegje...
Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija...”
***

E pra, qe ku asht parimi themelor i asaj diktaturës së pashoqe që ka provue Populli Shqiptar mbas 1944:
“Të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës...”, një nga kushtet barbare që po vazhdon me e shtypë atë Popull edhe sot!
Parim dhunues pa t’cilin komunizmi vdes pa “rilindë”!
ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë mbas Krishtit nga Shen’Pali, edhe sot, Ata Gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:
“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!
Ju, prishni Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”

Dhe, shka tha At Meshkalla, ashtu u ba edhe perrreth Rozafës!. Ai ishte një Profet’ i vertetë i Kishës sonë!
Ai e dinte se GURËT E PARË, një prej të cilve ishte dhe Ai vetë, asht në Themelin e Perjetshem t’ Atdheut të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e Nanë Terezes...
Melbourne, 5 Tetor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
XLII
2021 VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)

120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

13 TETOR 1943: ORA 13.13’ 503 QYTETARë TË VRAMË NË TIRANË...

●Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht kenë edhe shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
●Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943, asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.
Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën.., dhe na hapne 503 vorre per pak minuta.., por edhe heshtën?
Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”
●Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, vepronin si të donin, bombardojnë e vrasin vetëm per me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme dhe, për me e nënshtrue até!

Një tmer i vertetë!
Mjerë Ata që e kanë provue! Binin bombet shperthyese si t’ ishin karramele nga qielli... Veç kur mbas pak sekondash aty ku ishim na, shtrihej pertokë një njeri i shtëpisë që s’çohej ma!
As nuk di kush me e mendue sa shpejtë mbulohej toka n’gjak, që kushedi sa vite kalojnë e ai gjak nuk shlyhet nga truni ynë që, patme rrezik me e pa nder shtëpijat tona... I kapun fort per fustanin e Nanës, pritshe kur Baba do të çohet prap... Virrmat e Nanës prej atij çasti vazhduen e nuk i pushuen gjithë jeten...
Nuk dijshe me kuptue shka ngjau, ishe vetem tre vjeç...

Trokiti dera e shtëpisë...Erdhi një Burrë me këmishë të bardhë që ecte pa frikë nën zhurmen e avioneve, që hidhnin bombe.
Mbas shumë e shumë vitesh Nana më pat shpjegue: “Gati po më lonte mendja kur Kola ishte shtrij i vramë pertokë, e unë me ty tre vjeç, vetem pritshe kur t’ bijnë bombet tjera me na vra... Pa asnjë shpresë ma në kte jetë! Kur trokiti dera as nuk më shkonte mendja se kush mundet me kenë... E hapa deren, kur pashë të veshun me këmishë të bardhë Pader Mëshkallen, i cili nuk dij ku e kishte marrë vesht fatkeqsinë që na kishte gjetë dhe, ashtu nen zhurmen e bombeve, kishte vrapue me u gjetë pranë nesh... U ulë në njenin gju pranë Kolës, e pau se Ai e kishte mbyllë perfundimisht këte jetë, dhe filloi Uratët e Asaj Jetë prej kah nuk kthehej kurrma! Ishin Shartet e fundit!..
Vazhdoi Lutjet e Tij dhe nuk iku derisa mërrijti Axha i em, At Mati Prennushi, që kishte marrë vesht lajmin e zi per Kolen.
E, mos harroni, se kjo ngjarje fillonte prej fushes aviacionit dhe vazhdonte gjatë gjithë rrugës së Kavajës e, deri tek qendra e Tiranës, tek shtëpia e oficerave, ku nuk besoj se kishte shtëpi pa të vramë. Per pak minuta në Tiranë janë vra 503 vetë...”
***
â– U bombardue pra, edhe Tirana...
Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe, u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me tmere tue u bombardue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, po edhe me u shkombtarizue...
E prap sot ajo po vazhdon me u plaçkitë nga komunistët e “rilindur” kapitalistë, bijtë e tiranve terroristë Everit, Ramizit dhe stërnipat e Titos e të Stalinit të “math”!..
Të gjithë vrastarë e katila të pashpirt...

Vazhdon Pjesa II.

Melbourne, 9 Tetor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
(Pjesa e XLIII)

1946: “Këte Kishë do t’a bejmë kinema..!”
Kisha e Jezuitve në Tiranë. Këtu shërbente At Pjeter Meshkalla S.J.

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.”

Me këto fjalë At Meshkalla i drejtohet kryeministrit katil Mehmet Shehu:
E pabesueshme asht mbyllja!
Vetem një Shqiptar që e ka qitë ceken me vdekë per Atdhe e Fe, ka mundësi me i thanë një kriminelit kryeminister komunist, se: Jeni tue shkelë premtimet solemne që i keni ba Europës!.. Tue dijtë se per terroristin e grupeve komuniste të Spanjës, tashti krahu i djathtë i tiranit Ever Hoxha, se “një prift katolik per ate asht vetem një shifer...” Dhe, nuk mjaftohet me kaq, po edhe vazhdon mendimin e vet per me e çue deri në fund ate që, At Meshkalla e ndryente permbrenda.
Mbasi Mehmet Shehu i kundershtoi se:“Kjo asht propagandë armiqësore!”, atëherë, At Meshkalla, shperthen si një vullkan i vertetë që rroposë shka i del perpara, pa marrë parasyshë aspak me cilin flet prej terroristave: “Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.”
Të nderuem lexues! Kanë kalue 32 vjetë që kam pasë fatin me e sigurue këte leter historike, e ndoshta, kur ta ripersëritni leximin e këtyne rreshtave keni me u bashkue me mendimin tim: “Si ka shpetue At Pjeter Meshkalla, prift Katolik dhe jezuit Shqiptar, madje edhe prej Shkodret, studjue në Linz t’ Austrisë.., mbasi i ka thanë që as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka mujtë me ju ba nji propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit”...
Asnjëherë kur e kam lexue nuk e kam gjetë shkakun e shpetimit të At Meshkallës, perveç një kujdesit të Mbinatyrshem per Atë Burrë Trim të pashoq.
Kanë me kalue vite e vite të tjera dhe, asht e pamujtun per me gjetë dikush shkakun e shpetimit të vertetë të At Meshkallës, nga thonjtë e një katili të pashpirtë si ishin xhelatët Mehmet Shehu apo Ever Hoxha! E kur, pikrisht, mbas 22 vjetësh kur në mendjen e tyne, pushteti tashti asht i sigurt dhe i plotfuqishem...
Gati gati e pabesueshme kur mendon njeriu sesi një Prift Katolik i thotë: “Ja keni ba vetit!”.
E krimineli vrastar asht i pafuqishem para Priftit t’ pranguem nder hekra. Një mister i vertetë!!
E sot, ma shumë se asnjëherë Jeta dhe Veprat fetare të At Mëshkallës duhen studjue ma shumë se kurr, mbasi Shqipnia komuniste, ishte e pakrahasueshme me të gjitha vendet tjera komuniste të Europës Lindore, per nga terrori dhe vrasjet e Klerikve Katolik Shqiptarë.
Kjo perforcohet edhe me viziten e Papës së Parë që ka shkelë në Token Shqiptare... Një vizitë me të vertetë e paharrueshme historike dhe baritore e Shek. XX...
E mos harroni kurr thanjen e Papës Gjon Pali i II, tek Sheshi i monumentit Skenderbeut në Tiranë, me 25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:
“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!”
“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.”

Këto thanje duhet me kenë të shkrueme nder të gjitha faqet e para të teksteve shkollore e universitare...
Mbasi kam frikë se, “Europa i ka harrue këta porosi!”
Fatkeqsisht, as në Shqipni.., sot, nuk ka mbetë kush prej “atyne”.., që duhen me ua kujtue...
(Fundi i Pjesës së II)

Melbourne, 11 Tetor 2021.


(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
(Pjesa XLIV)

2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga AT PJETER MESHKALLA S.J.
NANË, KTHEJU !
Image

Si shkambi n’për rrymë të shekujve,
muret qendrojnë jetike
ngulun për rranzë thëmeleve,
të Rozafës sonë kreshnike.

Dhe sot, që, féja nipave
shpresët e të Parëve ndritoi,
lè të shkruhet mbi ballë të mureve:
“Nanës, që na vorfnoi!”.

Njâsaj, që’i ditë prej sulmeve
të kulçedrës me shtatë krena,
na u bâ mburojë e, të nêmuna
s’duroi t’ i shohë këto dhena.

Njasajë.., por vaj, na fajeve
në verbim s’u vume cak
e Nanës iu randue zemra,
iku edh’e la këte prak!

O ju, që parzme hekuri
luftuet për bésë e fé,
idhtë tue valvitun Flamurin,
Shejtnue me gjak e bé,

zgjonju nën rrasa të heshtuna,
ngrihnju me pa mjerim!
Ndihma e Arbënisë, e pamposhtuna
ç’u ba?... Si drita u shkim!!..

Po a kurr, thue, ma kurr Virgjina
-me gjâmë kah thrret Shqipënia,-
s’do të ndrisë, si ndriti moteve
përbrijë Rozafës...M A R I A ?!

Tepër lënguem këso shtigjeve
si fëmija mbetë pa Nanë,
për né ma dritë nuk lëshuene
as hyj, as diell, as hanë!

Po a kurr, ma kurr, s’do të ngrohemi?
Pa shpresë do të rrijmë e të presim?
Po a heshtun gjithmonë vallëja
do të ngeli, në terr kah dënesim?!

Jo, jo! Pse qiellëve të epëra
Zoti me dorë të vet
ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,
e, Zoja e Shkodrës së vet !”.

Qé, ké ato mure të ndrituna,
-zemra m’a ndiën, -qé’i zani
një populli në hov të galdimave,
tue brohoritë: “O ngâni!..

Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra
që Arbënia prét, ago!
Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve
në Fé Shënjte na vëllazno!

Shkodër, 1927.
16 TETOR...
Afer Rozafës së Shkodres...

Zoti me dorë të vet
ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,
e, Zoja e Shkodrës së vet !”.

Melbourne, 14 Tetor 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa XLIV)

2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga AT PJETER MESHKALLA S.J.

NANË, KTHEJU !

“Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.”
At Pjeter Meshkalla S.J. (1967)

■“Jalta polli turpin për fizionominë e Botës së pasluftës.”

●Vazhdojmë me dokumenta të botueme:
●Lexoni tek libri “I dashur Stalin...” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,
Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.
Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.

●Faqe 240:
“Ruzvelti – 134 –
12 Tetor 1943
Mesazh personal për mareshal Stalinin
Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.
Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore. Ruzvelt

●“Stalini – 135 – 14 tetor 1943
Stalini, drejtuar Ruzveltit
Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”

●Faqe 360:
Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj ditë (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë: “Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.
Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”...
Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,
●“Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”


●Faqe 399: “ Jalta. 6 shkurt 1945.
I dashur mareshali Stalin,
...Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet...

●Sinqerisht i juaji Franklin D. Ruzvelt”.

Shenim F.Radovani: Në vitin 1956 sovjetikët e dënuen Stalinin,
ndersa, ne vazhdojmë me i konsiderue “heronjë” pasuesit e tij terrorist’ e vrastarë tek na, edhe sot në Shqipni.
E, deri kur ky turp tue u hanger me bukë?!!
Melbourne, 19 Tetor 2021.

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa XLVI - II.

2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.- (1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga AT PJETER MESHKALLA S.J.
■Çka parashikonte AT PJETER MESHKALLA S.J. nga këto libra Diplomatësh mbi 75 vite para?
“Shqipnia prej shiut shkoi e ra në breshën!”
Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.
■HENRY KISSINGER “DIPLOMACIA”, “Leximi në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark, The Times.
Përkthye P. Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.
Henry A. Kissinger asht betue me 22 shtator 1973, si Sekretar i pesdhjetegjashtë i Shtetit, detyrë që e mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
■Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik... Stalini ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur.
Risheljeja i kohës së vet... Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.”
■Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm, të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.”
■Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, ...Mbledhja e parë mbas pesë vjetësh .., nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve më parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80 anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.”
■Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.”
■Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.”
■Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet...Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.”
■Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire... Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës...”
■Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit...
■Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit.., ai vuri në lojë qellimin e tij...”
■Faqe 410: “Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte..,në Teheran nga 28 nëntori e deri me 2 dhjetor 1943, dhe në Jalta nga 4 deri me 11 shkurt 1945. ...Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa një diktator totalitar.”
■Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm.
■Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

Shenim nga F.RADOVANI: Mendoni pak minuta dhe shikoni se, në çfarë llomit na zhyti komunizmi !!
At Meshkalla shpesh persëriste:“Ndaj Klerit Katolik u ushtrue një Gjenocid i vertetë, i panjoftun n’ Europën Lindore komuniste... Torturat janë kenë në heuesitë tona të pakrahasueshme me vendet tjera komuniste...
Nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Huingarez të vitit 1956, që pat thanë se, po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as, nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Po, ajo që asht edhe ma keq tek na sot, edhe: Pa asnjë shpresë shpetimi.” (1964).
Melbourne, 24 Tetor 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa XLVII)


2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.- (1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga AT PJETER MESHKALLA S.J.
1967 MARS: Mbas fjalimit të Ever Hoxhës me 6 Shkurt 1967, po pritej shperthimi i vendimeve të fazës fillestare, që zakonisht mushnin hetuesitë me të pranguem. Këte herë ishte përgatitë opinjoni i burgosjeve të Klerikve katolik, mbasi kishte mjaft që nuk ishin pajtue me mbylljet e Kishave e luften kunder Fesë...
Sigurisht, ky “Revolucion Ideologjik e Kultural”, nuk mund të mirpritej kurrsesi nga Populli Shqiptar, që nuk kishte asgja të perbashkët me ideatorët e popullit “vlla” kinez të shokut Mao.
Frika kishte trokitë fillimisht prej dyerve të zyreve të nalta dhe ishte shpernda deri nder thellsitë e shpellave nder Malsi...
Në mbledhjen e organizueme në komitetin ekzekutiv Shkoder, qendrimi i disa klerikve katolik ka tregue haptas mospajtimin e tyne me “mbylljen e Kishave e braktisjen e Fesë” me dhunë.
Pak ditë para arrestimit të dytë At Meshkalla i ka tregue Nanës s’eme se do të arrestohet, sepse i kishte shkrue një letër kriminelit Mehmet Shehu për “Revolucionin Kultural” në Shqipni... Mbasandej, “...edhe ndonjë meshtar që ka pasë kenë në burg, ka vdekë, e asht e nevojshme me hy dikush prej nesh mbrendë, se aty rinia ka shumë nevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rijë dhe njerëz që janë dëshprue nga mërzia dhe pesimizmi, që janë tue kalue tash sa vite e vite nder vuejtje pafund po, edhe pa asnjë shpresë të ndrrimit sistemit.
Asht e nevojshme prania jonë aty...”
Duhet vu në dukje se ajo amulli e pashpresë ishte edhe jashta dyerve të burgjeve dhe kampeve të punës e atyne t’ interrnimit. Kudo frikë, arrestime, pushkatime, interrnime e persekucion.
Popullit Shqiptar thonin pleqtë “i ka këndue qyqja!”...
At Mëshkalla nuk u pajtue kurr me “Mbyllje të Kishave”!
Ato ditë para se të arrëstohej Mëshkalla, shkoi në një familje dhe porsa hyni në atë shtëpi, plaka që po mbante një nip të vogël (L.K.L.) në dhomë, i tha: “Qyqja, mor Padër, nuk di si flet kështu kundër këtyne, sa mirë nuk i ke frikë, sa trim je !?”
– Ai ju përgjegj: “Unë nuk jam trim, po unë po të pyes dishka, ba me ardhë dikush e me të thye shtëpinë dhe me kërkue me të marrë djalin e vogël, shka ban ti?”
–“Prite Zot!...”-Tha plaka- “as unë nuk e di shka baj për këtë djalë!...” –“E pra, kështu asht edhe puna eme, komunistët duen me më marrë Krishtin, që unë e kam në shpirt’ e në zemër, unë nuk do t’ ua lëshoj për së gjalli! E po kje nevoja unë do të nap edhe jeten të cilen, unë ja kam kushtue Atij!”.
Pa kalue pak ditë, u arrestue dhe u dënue 10 vjetë burg...
Në vitin 1977, At Mëshkalla u lirue nga burgu.
Mbas lirimit erdhi përsëri në Shkodër, në “çerdhën e vjetër”.
Nuk shihej shumë si përpara. Një ditë u ndeshëm ballë për ballë, u ndala dhe u përqafuem. Me tha se më kishte pa edhe një herë tjetër, por kishte kujtue se kam frikë me u ndalue me Té. Unë nuk e kisha pa. E pyeta nëse dilte për vizita e më dha atë përgjegje që i kishte dhanë edhe nanës seme pak ditë ma parë: “...Tashti shoh se jam plakë, nuk mundëm me durue ma ato vështirësi që kam kalue në hetuesina e burgje, e do të ruhem mos me u arrëstue ma, se kam frikë se më torturojnë e me lodhin dhe nga mosha e madhe, tashti edhe mundet të turpnohem për gjithë jetën!”.
I kishte mbetë në kujtesë një enciklopedi shtatë volumesh e Trecanit që i pata dhanë nga librat e Dajës Don Kolec, perpara se të arrestohej, të cilen mbasi u lirue nuk e ka marrë ma nga personi që ia ka dhanë... Kerkonte me dijtë prej mejet se shka mund të pretendoj unë si shperblim në të holla. E shikova në sy dhe mbasi u perqendrova në shikimin e Tij, e rroka fort dhe i thashë: “Shperblimin e librave ka dashtë Zoti, e kam marrë atë ditë kur mora vesht se jeni lirue dhe jeni shndosh e mirë...
Asht kenë një nder lajmet ma të gzueshme të jetës seme ardhja Yte në shtëpi e mërritja e asaj dite, që me ankth e kemi pritë. Kalofsh me shndet e qetsi shpirtnore në shtëpinë Tande...Per shka Ju ka humbë na pastë marrë të keqen! Desht Zoti e u pame prap... Premtoi i Madhi e po Ju shof shndosh e mirë dhe, uroj të shihemi prap si perpara, e Ju ndigjofsha zanin e mirë!
***
Kur vdiq Nana, në vitin 1984, si dhe tezja Rozë, në vitin 1987,
Pader Mëshkalla ka ardhë, ka thanë uratë tek kambët e Tyne dhe ka bekue Trupat e vdekun të tyne. Ai ka ardhë si vinte dikur, kur Ata ishin gjallë. Ai bashkë me né në ato ditë ndjente dhimbjen e madhe të vdekjes së Motrave të Tij, mbasi Ai kje gjithmonë një Vëlla i mirë i tyne... Kur unë i hapa biseden per pamundsinë e rrëfimeve të Tyne të Fundit, Ai bani buzen në gaz dhe më tha: “Mos u ban marak, se gjithshka asht rregullue dy tri ditë perpara. Ka dashtë Zoti e kam ardhë këtu, e asht krye gjithshka në rregull. Sikur ma ka ndij zemra perpara se u donte me ardhë me i pa dy Motrat e mija. Pushofshin n’Paqë!”
Vertetë që At Meshkalla shihej rrallë, po syni i shkelqente...
Ruente kujtimet e freskëta ashtusi kishte edhe Shpirtin!
Melbourne, 28 Tetor 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XLVIII

“NDERGJEGJA, E VERTETA DHE E MIRA...”

Në rreshtin e fundit të letres që i dergoi kryeministrit Pader Mëshkalla, shkruen: “Nuk me ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.” Asht e vështirë me pranue se lexuesi të cilit i drejtohët letra ka mujtë me kuptue se Pader Mëshkalla, me këto pak fjalë, ka thanë një të vërtetë aq të madhe, që nuk mund të kuptohet nga diktatorët, tiranët a terroristët, të cilëve u drejtohej letra. Ata lloj diktatorësh që kishte mbi kokë Populli Shqiptar, nuk mund të dijnë me kuptue asnjëherë se çdo vërejtje që bahet nga një njeri nuk ka qellim kryesor urrejtje, ambicion apo interes kundrejt tyne, e sidomos nga një kundërshtar i tyne, sepse të gjitha këto kushte janë ideja, mendimi e vepra e tyne, që gjithmonë tek ata janë te lidhuna me krimin e organizuem, sepse, vetëm ashtu ata mendojnë se sigurojnë pushtetin personal të “plotfuqishëm e të përjetshëm” dhe, pa asnjë kufizim moral apo njerzor, ashtu siç ishte sistemi totalitar komunist në Shqipni, që kërkonte me çdo mënyrë përjashtimin e Zotit nga historia. Pikërisht aty ku asht urrejtja, ambicioni, interesi, aty asht egoizmi. Ku asht egoizmi, asht kriza shpirtnore. Kriza shpirtnore asht pjesë e pandame e jetës dhe veprës së diktatorëve, tiranëve vrastarë dhe terroristëve të popullit, si dhe shërbëtorëve të tyne.
Për ata monstra, fjalët e Pader Mëshkallës: “...vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.”, as nuk ekzistojnë, janë jashtë botkuptimit të tyne, dhe jo vetëm ata nuk dijnë me i shpjegue, po as nuk dijnë me i kuptue.
Ata nuk veprojnë me ndërgjegje asnjëherë, sepse vetë ky “Revolucion Kultural”, zhvillohet nga “një pakicë e pandërgjegjeshme”. E vërteta dhe e mira janë prap dy cilësi që nuk mund të bashkjetojnë me gënjeshtrën dhe të keqën, me hipokrizinë dhe servilizmin, me torturën dhe vrasjen e kundërshtarit tyne të pafajshem.
Ndersa, ajo që asht edhe ma keq në këta raste, asht inferioriteti moral, edukativ dhe kulturor i një klase pseudointelektuale e terroriste të pashpirtë, kundrejt dijetarëve që kanë vu themelët e kulturës së një shteti përparimtar, dhe që nuk munden me kenë kurrë trathtarë të Atdheut, sepse pabesia dhe trathtia ndaj Popullit dhe Atdheut, janë themelët mbi të cilat asht i ndërtuem sistemi totalitar komunist. Te trija këto cilësi: Ndërgjegja, e vërteta dhe e mira, shkatrrohen dhe shpartallohen në mënyren ma mizore, kur “Një popull asht i lidhun për kafshatën e bukës.” Pra, kur një popull jeton në kushtet e një kafshës së lidhun tek huni i grazhdit të barit të thatë, e do të pijë ujë vetëm kur “kujtohët” diktatori, ndryshej, po kërkoj me zgjidhë litarin, e pret vuejtja, mjerimi e plumbi.
Kjo e vetem kjo, ishte jeta “e lumtur” e Popullit tonë!
“Ndërgjegja, e vërteta dhe e mira”, janë e drejta, pikërisht, ajo që mungon gjithmonë aty ku mungon Zoti. e në sistemin komunist asht e padiskutueshme mungesa e Zotit. Anasjelltas, ku mungon Zoti mungon e drejta. Kjo asht edhe një ndër arësyet që ky sistem nuk pranon të drejtën e kritikës ndaj së keqës, që asht pjesë e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Pader Mëshkalla asht i vetdijshëm se tek komunistet jo vetem mungon e drejta, po aty mungon edhe dashnia e vllaznimi, e tue mungue të gjitha këto, shpejt do të mungojë edhe uniteti kombëtar, që asht përfundimi ose shkatrrimi i pashmangshëm i Atdheut. Mosnjohja e këtyne vityteve shpirtnore asht shkatrruesi i kushedi sa kombeve e shteteve që sot kanë humb gjithshka, e jo larg kësaj katastrofe asht sot edhe shteti Shqiptar.
Në sistemin komunist “kafshata e bukës”, asht kenë dhe vazhdon me kenë piksynimi i diktatorëve barbar e shpartallues të virtyteve kombtare, të ruejtuna në gjak dhe në shpirt persa shekuj tue sakrifikue edhe jeten.
Pikrisht këta virtyte naltësuen figurat e pavdekshme të
Shqiptarve Gjergj Kastrioti-Skenderbe’ e Nanë Tereza.
Melbourne, 1 Nandor 2021.


Nga Fritz Radovani
Pjesa e XLIX -49

“SI T’U MBUSH MENDJA O PADER, ME I SHKRUE ATIJ KRIMINEL ?!

AT MESHKALLA ju pergjegjë Nanës sime kur e pyeti per leter:
“Jam mendue shumë perpara dhe, vetem mbasi Ju luta së Lumes Zojë, me më shndritë mendjen sesi me veprue, Ajo më tregoi mënyren e veprimit. U ula tek tavolina ime dhe i kam shkrue këte leter Mehmet Shehut: Ka nxjerrë një kopjo nga një sirtar dhe ja ka lexue... Tregonte Nana ime se aq ishte tronditë sa, “gati më ra njisend”! Po, a e din o Pader, se kush asht ai kriminel që i ke shkrue, e sa e sa Priften i ka vra ai në Spajë?
- Po, po, të gjitha i dij, po ashtu më mësoj Zoja e Bekueme!
Jam shumë i sigurt se Ajo më ka ndihmue gjithmonë edhe kur unë ishe në hetuesi heren e parë. Ajo asnjëherë nuk më ka lanë me gabue dhe gjithmonë më ka shpetue nga torturat mizore që hetuesit bajshin mbi ne. Persa e sa muej heren e parë, asht pak e vështirë me e besue, po mue vetem një shputë ftyrës më ka ra hetuesi. Prej asaj ditë që Ju mështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush me dorë. E prap tashti, i jam mështetë Asaj... Mandej, kur mendoj aq shumë të pafajshem nder ata tortura e vuejtje pa asnjë mështetje e, pa pasë kush me u lutë per ata, besoje se mendja atje më rrin! Nuk asht koha me mendue ma per vedi!
O Pader, Zoja uroj që të shpetojnë, prej duerve t’ atij krimineli se, askush në Shkoder, nuk besoj se ta don të keqen!
- Ashtu asht. Shkodra e dij se më don me shpirt! Kudo që unë kam hi e kam dalë gjithmonë kam gjetë mikpritjen!
Mandej, unë nuk jam mjaftue me vizita vetem nder familjet e besimit Katolik, unë kam shkue n’ familjet e të burgosunve të besimit Mysliman, mbasi per 15 vjetë që ishe në burg unë atje kam nda të miren dhe të keqen me të gjithë njësoj, pa asnjë paragjykim fetar as krahinor e kjo, ka ba që na e kemi ruejtë unitetin tek rinia, tue e largue sa ma shumë prej fanatizmit që, nuk duhet nenvleftësue asnjëherë: Fanatizmi asht dami ma i madh që trashigohet dhe rrenon perjetsisht kombe e popuj...
Nuk ka fat ma të madh se me kujtue djelmët tonë të rij në burg të Burrelit dhe nder kampe pune, tue ndihmue njenitjetrin si t’ ishin vllazen ose kushrinjë, dhe kur ndanin me njenitjetrin një frut pergjysem ose, i piqnin miku mikut kafe si t’ishin vllazen.
E unë e kam ruejtë edhe sot miqsinë me familjet e nderueme t’ atyne vllazenve që kemi kalue vuejtjet e mnershme në hetuesi e burgje, e që koha nuk na ka lejue me i harrue asnjëherë...
Po, ajo ma e randsishmja që unë sot due me të tregue asht edhe kjo që do të shpjegoj tashti: O Vidë, po t’ flas si Motres s’eme, unë kam hi e kam dalë në gjysen e shtëpijave të qytetit të Shkodres. Kudo e kurdo gjithmonë të survejuem e t’ruejtun mbas shpine se, ku po shkojmë, ku rrijmë, me ke flasim, me ke takohemi, e madje, edhe kur shkojmë nder vorre, kujt i napim doren? E ba me i mendue të gjitha takimet tona, sot na fikum e marrim në qafë gjysen e Shkodres, tue llogaritë se të gjitha ato lidhje ka njerzë që i kanë raportue nder zyre të sigurimit...
Unë, jo pa qellim i shkrova leter atij dhe, jam i sigurt se letra e eme ka me e nervozue fort, kur ta lexojnë, mbasi nuk e pret prej meje ate që unë i kam shkrue tash atij... Ai ka me ju dhanë urdhen vartësve të vet që me më arrestue. Askush nuk mundet me ia kthye fjalen atij dhe ashtu kanë me veprue. Kështu, ata do të më arrestojnë dhe do të kerkojnë me më dënue “Vetem per letren e dergueme Mehmet Shehut...”, e kjo, asht ndihma e Zojës së Bekueme, që unë mos me i ba dam e mos me marrë në qafë asnjë njeri e mik t’emin në Shkoder. Ajo dhe Vetem Ajo, jam i sigurt, se do të më plotsojnë deshiren teme, jo vetem si Klerik Katolik, po edhe si Shkodran e bashkvuejtës i disa qinda të burgosunve, me të cilët vazhdojmë me kenë Vllazen!
Pra, kjo asht mështetja eme kryesore tek Zoja e Bekueme: Ruejtja e Nderës, e Ftyrës, e sedres, emnit të fisit në Shkoder si, dhe Emnit tim Pjeter Meshkalla në Shoqninë Jezus.”
***
Ja pra, vetsakrifikimi per shpetimin e qinda qytetarve!
Ja pra, humanizmi i vertetë i një Kleriku Katolik Atdhetar!
Një parashikim i sakt dhe i persosun, sigurisht nga një mendje e ndritun dhe shumë e Nderueme në Shkodren tonë Martire!
Ky ishte i madhi At Pjeter Meshkalla S.J.!
Melbourne, 4 Nandor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa XL - 50

At Pjeter Meshkalla pyet:

“Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!?”

“Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”
(Nga Fjala e At Pjeter Meshkalles S.J., me 29 Prill 1967, ora 17, kur asht arrestue në mbledhjen e organizueme në Institutin Pedagogjik Shkoder.)
***
Shenim nga F. Radovani:
Pjesë nga fjala e At Meshkalles në sallen e Institutit Pedagogjik Shkoder, diten e arrestimit të Tij, per letren që i ka shkrue terroristit M.Shehu.
Guximi i At Meshkalles zbuloi projektet e shtetit terrorist komunist...
Minat e para ju vune Kishës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti.
Një Gjenocid i vertetë në Trojet e Gjergj Kastriotit nga tirani E.Hoxha!
Melbourne, 6 Nandor 2021.


Nga Fritz Radovani
Pjesa LI.

2021 -VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.


Image
(1901 – 1988) 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
Nga At Pjeter MESHKALLA S.J.:

[qender]KANGA E ARISTOTELIT

Filozofia nuk ndahët nga jeta, as arësyeja nuk ndahet nga natyra.
Zhénia e filozofit thellohët e etëshme ndër misteret e jetës, me fuqinë e mendjës mishnon në vehte të Vërtetën dhe të Mirën, që natyra i mban në gji. Até të Vërtete dhe até të Mirë, që çdo njeri i ndien në shpirt, por që vetëm zhéniu di të na zgjojë e të na e bajë të vetëdishme. Por kur zhénia e filozofit, në vrullin e spekullimeve të mistereve të natyrës dhe të ligjëve të saj, prek tèk e paarritëshmja, atëherë ai ndien gjithë Madhninë e Universit dhe, vogëlinë e tij të pamasë, por nuk epet...
Ku mbaron filozofia, fillon poezia.
Zhéniu me fletët e intuicionit e të sentimentit zhytet në Dritën e “të mëdhajave psehe”. Në këte Dritë, ajo nuk sheh ma, ajo ushqehet me shkelqimin e së Vërtetës e të së Mirës dhe i këndon Gjithësisë dhe Hartuesit të saj.
Nga metafizika e thatë shpërthen Lirika si burim i gjallë.

VERSIONI I DYTË

Në mes të dy skâjeve ekstreme:
Materia e parë,
abstraksion absolut,
pa formë qénësore
pa akt, as çka, as çfarë, as sa,
dhe, Ent Suprem,
akt i pastër
i parë,
qendron Natyra:
Krejt nji botë në lëvizje,
me shkallë hjerarkike,
ku, kénja e ultë pushon
në gji të kénjes ma të naltë.

Natyra kërkon shkakun e kénjes së vet,
kërkon principin e jetës
që, i jep gjallëni Gjithësisë;
kërkon qellimin e sendëve,
shumën e proçeseve rilindëse,
kushtin inherent të rritjes,
dhe, të përsosmënisë së parreshtun.

Natyra kërkon Dritën
që, të çon té Shkaku i Parë:
I pashkaktuem
imaterial,
Universal
infinit,
etérn!..
që, të çon té Kénja e Parë;
që, asht ajo vetë Kénja dhe Kénsia,
ajo vétë Mendje e Mendim.

Mendim pa fillim,
pa mbarim,
pa ndryshim;
Mendim vetë-krijues, në Amëshim,
Mendim jashtë-veprues, në kohësim;
“Mendimi i mendimit”,
mendimi i tashit etérn!

Pa’ té asht veç hiçi;
nëpër té, Gjithësia,
pa té, asgja nuk qëndron!
E ndien Natyra théllë
tërheqjën drejt Hartuesit,
Bota përshkohët e etëshme, e dashunueme për Té!
Diçka Hyjnore
lëvizë anëmbanë
në Univers:

Lëvizë mbrendia kénsore e sendeve,
që, burimin
ték Ai e ka e, tek Ai priret.
Këtu, thehët copë-copë;
nën peshën e Orakullit të Natyrës,
nën peshën e të mëdhajave “Pséhe”
pena e Zhéniut;
gjuha e Zhénisë
belbëzon...
nuk shpreh dot çka shijon...
Vetëm, mbi-Natyra
me zanin e Revelacionit e të Mistikës
mund të na bijë,
nji “Fjalë të Ré”!..
BB, Shkodër, 1982.

Shenim FR: Versioni i Parë asht shkrue nga Autori në Burgun Burrel.
Melbourne, 9 Nandor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

At Pjetër Meshkalla Pjesa e LV

Postby Laert » 13 Jan 2021, 20:49

Vazhdon Pjesa e 53

Nga Fritz Radovani
Image
(1901 – 1988) 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !


AT PJETER MESHKALLA S.J. DEKOROHET ME MEDALJEN E ARTË...
Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ditën e shtunë, me 26 Shtator 1993, në ora 18.00, Populli i Shkodrës me gëzim priti lajmin:

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPNISË Dr.SALI BERISHA


Dekoron:

PADËR PJETËR MËSHKALLËN S.J. Me medaljën e artë
“P I S H T A R I D E M O K R A C I S Ë”


Melbourne, 2021.


KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I :

Neni 1
Miratimin e medaljes së artë "Pishtar i demokracisë".

Neni 2
Medalja e artë "Pishtar i demokracisë" u jepet shtetasve shqiptarë ose me kombësi shqiptare dhe shoqatave a organizatave patriotike për shërbime veçanërisht të shquara e sakrifica supreme atdhetare, të kryera në shërbim të idealeve të larta të kombit shqiptar e të demokracisë".

Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 7.7.1992 Nr.i ligjit: 7580 Shpallur me dekretin nr.247, datë 11.7.1992 të
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e LIV.


Image
Prof. Gjon SINISHTA dhe Fritz RADOVANI (1994)
ALBANIAN CATHOLIC BULLETIN
BULETINI KATOLIK SHQIPTAR
(1993 – VOL. XIV, fq. 231)


Prof. Gjon SINISHTA shkruen:
Radovani, Fritz: At Pjetër Mëshkalla, S.J.

Shtypshkroja “At Gjergj Fishta”, Tiranë 1993.
Me sa dij, ky asht libri i parë kushtue jetës e veprës së nji kleriku katolik që botohët në Shqipni mbas përmbysjes së komunizmit. Me shkrue për At Pjetër Mëshkallën, e në të vërtetë për secilin meshtar katolik të mbytun mizorisht nga plumbat ose torturat, puna e detyrueshme në kampët e vdekjes ose helmimi prej dorës së komunistave, do të duheshin volume të tana. Fritz Radovani, autor i këtij punimi të shkurtë, por të ndieshëm e plot inspirim human e fetar, e ka vu rruazën e parë në kollanën e artë t’atyne fatosave që ranë flijë për Fé e Atdhé. Tjerë autorë si Fritzi të marrin tash shembull e të vazhdojnë me ia shtue këto rruaza kollanës me shkrime e vepra të tjera për martirët tonë.
Libri At Pjetër Mëshkalla S.J., ndahet në tri pjesë.
Në pjesën e parë auktori përmbledhtas e me një gjuhë të thjeshtë e të afërme me lexuesin, si i thjeshtë e i afërm ka qenë vetë At Mëshkalla, paraqet jetën e tij si atdhetar, meshtar e jezuit me bindjet e tij të forta filozofike, fetare e humane. Radovani përshkruen këtu argumentat e të vërtetat të shqiptueme në rasa të ndryshme prej meshtarit jezuit, që janë ba tashma si legjendë e thesar shpirtnuer jo vetëm për katolikët, por për tanë shqiptarët e ndershëm e liridashës. Qé disa shembuj nga libri:
Prej melodise së lehtë të zanit të tij ruhen prap këta tinguj... “Vëllazën me të gjithë, pa dallim feje!” Asht Ati i madh, Ati i të gjithëve, muslimanë e të krishtenë, me fé e pa fé, që hapte krahët e u thontë... “Eni, eni djelmët e mij, durim, të lutemi për ta dhe t’i falim!” dhe, së bashku me të gjithë, vazhdonte vuejtjën e mjerimin e pakufi, gjithmonë si Féja e pat mësue, tue pritë delen e humbun... E kur tirani me sy të ngërthyem si mordja, na dukej n’ate skëterrë, e plot lakmi shihte rininë shqiptare, kah gjak në vetull vëllau vëllaut po i merrte si t’ishte i huej që kombin po i shklet; i Madhi Meshkalla, veç brofte në kambë e zani, si prej vorrit naltohej deri në qiell: “Na nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju!”....
Kur britën me djegë Ungjillin – një za u dëgjue – inkuizicion...! E Ati u tha: “Digjeni po deshët, se as ju nuk keni për t’ia dalë, si paraardhësit tuej, që tash 2000 vjet veç djegin Ungjijtë, por Fénë e Krishtit nuk kanë mujtë me e zhdukë!” Mizorët terbohen ma zi kur Burri dy pëllambë i shkurtë u thotë: “Unë në Zotin besoj e do të fitoj... Ju më dënoni sa të doni, se unë prap se prap do të dal, ju shoshojnë keni me hangër, e aty asht fundi juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë!”.
Kjo pjesë e librit përshkruen episode të tjera të fuqishme nga jeta e këtij martiri në pritje me u shpallë shpejt Shejt.
Episode me randësi e tronditëse, që sjell libri i Radovanit, asht ajo e mbledhjës së përgjithëshme të arsimtarëve me 1967, në Institutin e Naltë Pedagogjik të Shkodrës, gjatë fushatës së turpëshme të “Revolucionit Kultural”.
“Unë jam katolik e besoj në Zotin!”, ishte deklarata e Mëshkallës, “...Se po të shprehin lirisht mendimet e tyne (njerëzit), ky pushtet nuk ka për të zgjate shumë!”, kjo deklaratë i tërboi pjesmarrësit e shumë prej tyne bërtitën “Pusho, fashist reakcjonar!”. Ndër ata që folën dhe e shanë Mëshkallën me përkushtim e zell partiak, ishte edhe Jup Kastrati, që sot mban ligjerata i ftuem nga diaspora e New Yorkut!!!
Pjesa e dytë e librit përmban poezi e shkrime me tema të ndryshme shkrue prej At Pjetër Mëshkallës. Qé nji poezi të cilën auktori e ka shkrue gjatë burgimit të tij në Burrel, e asht në temën e Shën Augustinit:
JETË E RÉ
Në zemrën time lindi jeta

...........................................
BB(Burgu i Burrelit)1954 (Shif tek Pjesa e II-të, faqe 32.)

Pjesa e fundit e librit të Fritz Radovanit për At Meshkallën, riprodhon shkrime zyrtare nga “Bashkimi” e fletore të tjera komuniste kundër këtij tribuni të pamposhtun për fé, liri e drejtësi. Poashtu, botohen disa intervista, sidhe një biografi e shkurtë e martirit.
Në fund njoftohet për dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipnisë, Dr. Sali Berisha, me të cilin:
At Pjetër Mëshkalla S.J. dekorohet me Medaljën e Artë “PISHTAR I DEMOKRACISË”.
Libri i Fritz Radovanit asht për t’u lexue nga çdo shqiptar që mban për zemër parimet e shejta të Atdheut, Fesë e Lirisë.
Palokë PLAKU
(Pseudonimi i Prof. Gjon Sinishtës)
I dashtun Fritz!

Palokë Plaku, Lul’ash Dajçi, sidhe Agim Kosova janë pseudonime të mija. Të falëmnderës për materialin “11 Mars 1948”, të cilin do ta botoj në numur XV (viti 1994), që do të jetë i fundit nga shkaku i sëmundjës së randë që kam.
Tue t’urue shëndet e çdo të mirë shpirtnore e trupore:
Të përqafoj,
Gjon Sinishta (firma)

Shënim FR: Vuna artikullin dhe letrën e të Ndjerit Prof. Gjon Sinishta, në shenjë mirënjohje dhe respekti të përjetëshem, për vlerësimin që i ka ba punës seme modeste.
Ky asht i vetmi artikull që u botue për librin tem mbrenda e jashtë Shqipnisë!

Me nderim të veçantë,
Melbourne 2004. Autori
Shenim FR: Botohet e plotë pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Melbourne, 16 Nandor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa LV.


AT PJETER MESHKALLA S.J.(1964) Ka thanë:


“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”

Kur ishte i burgosun në burgun e Burrelit, shkoi atje dhe e takoi kryeministri Mehmet Shehu...Kur ai e pyeti si po e kalon,
At Meshkalla ju pergjegj:
“Na jemi nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju!”.

Në gjyqin e burgosjes së dytë, në fjalen e fundit At Meshkalla, me 19 Korrik 1967, ka thanë këto fjalë:
“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e aty, asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!(1967)

PAPA GJON PALI II (1993)

Papa Gjon Pali i II, ka thanë tek Sheshi i monumentit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tiranë, me 25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:
“Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane e t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.”
Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.”

“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!”

“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.”

NANË TEREZA Me 10-12 -1979, Kur Ju dha Çmimi Nobel.., ka thanë:

“Origjina eme asht Shqiptare.
Shtetsia eme asht indiane.
Unë jam katolike, grue fetare.
Per kah thirrja eme, unë i takoj tanë Botës. Por,
zemra eme i takon tansisht Zemres së Jezusit.”


Prof. ARSHI PIPA:

“Në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët, kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.”(Shkoder,1993.)

Melbourne, 19 Nandor 2021.



Fritz Radovani
Pjesa e LVI

CILI MUND TË KRAHASOHET ME TY O AT, N’ BURGJET E KAMPIT KOMUNIST?


Me ndej ditë e natë tue lexue per Ty, nuk kam të ngime per shka i ke ba Ti komunizmit.
Kush mujti me ua thanë ata shka i ke shkrue e lanë në proceset hetuesisë dhe gjyqeve Tua, o At?
Fjala Yte o At, ishte mësim e brumosje guximi per të rinjë e pleq n’ ata hetuesi, burgje e kampe shfarosje!
Po, sa vetë keni shpetue nga dëshprimi e vetvrasja nder ata burgje e kampe të mnershme o At?
Cili mendonte si Ju: “Duhet me hy n’ burg, se “Rinia po humbë jeten e shpresen aty! Nuk duhet lanë ajo me u dishprue atje!”
E Ai “dikushi” ishi Ju, o At Pjetri, Guri i pathyeshem i Atdheut e i Fesë Kastriotit!
Burr’ i fjalës, Besnik i sejcilit Shqiptar e Bujar, edhe kur kafshata e bukës ishte me gram.
Vetem tue shikue Portretin Tuej, o At Meshkalla, besohej nga të gjithë historia e pashkrueme e Klerikve tanë!
Besohej vuejtja, besohej tortura, besohej masakra e tiranit, besohej dhuna, e mbi të gjitha: Besohej shpresa e permbysjes diktaturës komuniste nga të gjithë ata që ishin rreth Teje:
“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e, aty, asht fundi juej.
Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”(Fjala fundit: Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Dhe, njëditë o At Mëshkalla, Ti me të vertetë dole nga burgu komunist në vitin 1977, bash kur terroristët vazhdonin me hanger kokat e njenitjetrit e kur, po u afrohej fundi.
***
At Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 dhe banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles.
Jeta dhe vepra Yte o At, jo vetem ishte e pakrahasueshme, po ajo ishte edhe Heroike e Atdhetare!
Një jetë e tanë plot vuejtje e mundime nder kampe e burgje të asaj diktature të pashoqe shfarosëse komuniste, ku 25 vjetë që vuejte, Ti vetem tregove forcen e karakterit të palëkundun dhe mbi të gjitha, Burrninë e pakrahasueshme të Klerikut besnik të Krishtenimit dhe t’ Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Rinia Shqiptare pa dallim Feje, tek Ju shikonte Yllin e guximit, të shpresës e të Lirisë s’ Atdheut të robnuem njëgjysë shekulli!
Ajo Rini Shqiptare që vuejti me Ty o Pader, gjithmonë ka me e kujtue me admirim guximin e shpresen që Ju i mësuet asaj!
E që fjalen “shpresë”, ia ngulite në Shpirt!
Qé pra, Ajo Shqipnia e vogel.., me Burra Vigaj e Trima!
Melbourne, 22 Nandor 2021.


Nga At Pjeter MESHKALLA S.J.:
Pjesa LVII.
Image
“ 28 N A N D O R “

Kujtime…
Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, nuk di se çfarë do të kénë mendue shumica e Shqiptarëve!? Përgjithësisht pesimizëm: Jo pse nuk donin Shqipninë e Lirë, por pse nuk e besonin.
Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë gjaku i nxehun që vlonte nder déj (damar) të njomë u trumhas: Një nervozizëm i egër na pushtoi; kénka pra, një Shqipni!
Nervozizmi kishte ngritë krye edhe përpara ndër fëmijët kur Shqiptarët ishin, por Shqipnia ende nuk ishte. Të mdhajët na thonin se njêllim zi... Na u gjuenim me gurë përditë e përnatë... kërkonim në vedi antagonizëm edhe ku nuk kishte...
Shkolla, mësimet, librat, kokordat (shenjat dalluese) kuq e zi, flamurthit me një gjylpanë për shtizë, kangët e lirisë, jerm, kllapi!
Paj vjerrshën “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, e lexova sëpari ndër banka të së dytës fillore, kah kalonte tue u strukë prej një libri në tjetrin. Kot mësuesi i ngratë shkyente zanin tue na britë: “Pandigjesë (disiplinë) e studim, ku do të përfundoni ju e Shqipnia me gjithë kangë e kokorda!?” Kujt i flet?... Por edhe na nuk kishim faj: Ishte tharmi që përzinte brumin, tharmi që shkatrron.., e pertrinë...
Binim me fjetë… Ndër “boka”(kodra) kriste pushka pa pushim, si të kishte kenë një shprazje e vetme mitralozi: Malësoret, Turku, Mali i Zi, !?
Në fund të fundit qé, e vërteta: Ishte një popull, që kërkonte-ndoshta, pa e ditë mirë se si të rrnojë; por, kërkonte me rrnue si popull. Sot njëzet e sa vjet, u mbajshin andrrues ata pak “poet”, që pohonin se ka Shqipni. Sado me i pasë mpref sytë, sado me e pasë ngreh dylbinë... nuk u dukte kurrkund!
E pra, ishte shumë ma afër se u mendonte! Ndër zemrat e shumë Shqiptarëve qëndronte endè gjallë flaka e Atdheut, trashigue prej të Parëvet, por e mësheftë; ma fort se flakë, mund të quhej prush nën hi, gati me nxjerrë shkëndija.
Sot, ka Shqipni e, ka edhe ndërgjegje Shqiptare!
Gacat (thëngjijtë) kanë nxjerrë shkëndia, shkëndijat edhe janë bâ flakë... Askujt nuk ia ep ma ndërgjegja me na e pré rrugën; kurrnjë Shqiptarit me u kthye dalë (mbrapa)!
Kemi endè shumë të meta; e dijmë... Kemi ba shumë gabime; kush nuk gabon? Por, tue zhdukë dalëngadalë të metat, tue njohë e tue ndreqë gabimet, a thue do të jetë kush me na thanë se po zmbrapsemi mbi gjurmët e shkeluna?! Jo, kurrë! Kjo nuk asht zmbrapsje, ky asht Përparim!
Zhvillimet e reja bijnë me vehte kurdoherë guxim, guximet të fusin shpesh në mjegull, nëpër mjegull lindin mosmarrveshjet. Dalngadalë shpërndahet mjegulla; po të jenë vullneti i mirë marrveshja lind rrugës e, mbas saj edhe bashkëveprimi.
“Përparimi nuk asht tjetër përveçse tradita në ecje”, thotë një shkrimtar francez. Por, tradita në çdo popull i ka disa baza themelore, të palëkundëshme, sepse janë të vendosuna mbi shkamb të të drejtave të natyrëshme të njeriut. Përballë këtyne të drejtave vullneti i mirë përkulet; vetëm kështu asht e mundun marrveshja e bashkëveprimi. Trinomi i lumtunisë: Vullneti i mirë, marrveshja, bashkveprimi.
Binomi i shkatrrimit: Dy kuaj të një qerrje që tërheqin, por që nuk tërheqin. Por, na nuk duem shkatrrim! Duem Përparim e Shqipni të lumtun!
Përparimi asht shkalla e lumtunisë.
Përparimi asht fryti i veprimit simbas parimeve të shëndoshta. Prej Përparimit njihet parimi si landa (druni) prej frytit: Po nuk kjenë të shndoshta parimet, tue përparue ose tue ecë përpara, rruga të nxjerrë në kaos. Përderisa natyra e njeriut asht e arsyeshme, herët o vonë e vërteta nxjerrë krye, mbetët parimi që bazohet mbi të vërtetën, i forcuem tashti të thuesh: Me provë e kundër-provë.
Ari nxirrët i përziem me baltë e gurë mandej, dlirët (pastrohet). Latini thotë, sé mendja e lehtë i përngjet flamurit (banderolës). Tham se e ka gabim.
Flamuri përfaqëson përnjëheri e ma së miri Parim e Përparim: Shtiza e ngulun asht Parimi, pelhura që valvitët asht Përparimi, megjithë atë forfuri të pandalun ngjyrash e refleksësh, me atë fantazmagori dredhimesh, hollimesh, zhvillimesh e kjeshë tue thanë, gadi edhe filmash.
Kur shtiza asht e ngulun në shkamb, qëndron e patundëshme.
Shkambi asht besimi. Besimi në Perendinë po se po, sepse pa ketë themel nuk ka mbështetje asnjësend; por edhe besimi në vetvehte mbështetet në forcat tona, në Ideal.
Jemi tue u ngjitë një mali thik me pyll të dendun, virgjin, të panjohun: Një copë shteg i mirë asht çilë, shumë ma tepër mbetet me u çilë, por kemi besim të ngultë se dikur do t’i kapemi majës, Idealit. Ky besim do të na bajë me vlue gjakun ndër déj, do t’u japi fuqi gjymtyrëve të lodhuna prej përpjetës, do t’i kthéjë entuzjazëm për me fluturue zemrës së lëshueme.
Na, Shqiptarët, deri tash vonë e kemi pasë një të métë fatale: kemi pasë shumë pak besim në fuqitë tona. E, atëherë, rri të rrimë!! Tue ushtue nëpër krepa e ferra na ka pikue gjaku, na ka zanë nata.., jemi kthye mbrapësht, secili në punë të vet.
Rri të rrimë!..
PËRPARA!... Shteg më shteg, derisa të dalim rishtas në drejtim!
PËRPARA!... Çdo hutim paguhet shtrenjt!
PËRPARA!... Nëpër ferra, gëmusha, krepa e tërthore!
PËRPARA!... Edhe kur drejtimi të na ketë humbë!
PËRPARA!... Edhe kur balli, thêmbra e zêmra të pikojnë gjak pikë-pikë!
Disiplinë e Vullnet e, ... Optimizëm!
Pesimizmi kjoftë zhdukë!
Kriza materiale na ka lodhë. Ka lodhë gjithë Botën...
Kriza shpirtnore kishte me na mbytë!
Pesimizmi thotë: “Më lëshoj zemra... Ka mbarue. Nuk ngrihet ma gja në kambë!”
Optimizmi thotë: “Zemër...Të gjitha shpresat nuk kanë humbë endè, diçka kemi ngritë në kambë... Zemër!”.
Por, nuk asht optimizëm i shëndoshtë ai që thotë symbylltas: Padyshim, gjithshka asht mbarë, ma mirë nuk ka si bahët!”.
Ky do të ishte ma i rrezikshëm se pesimizmi vétë. Përkundrazi, nuk asht pesimizëm ai që çilë sytë me pa si të mirën,si të keqën.
Po! Do t’u dalim përballë fakteve me i shikue në fëtyrë ashtu siç janë; me të mira e me të këqija që zbulojnë e mshefin. Por, ky realizëm e objektivitet nuk do të ketë fuqi me shue flakën e Idealit, nuk do të na bajnë as pesimistë as indiferentë:
Ideali, nuk do të na bajnë as pesimistë as indiferentë: Përndryshej kishte me na ardhë fundi, sigurisht!
Me vapën entuziastike të optimizmit ndoshta, sigurisht, do të dalim në breg! Egoizëm e abnegacion, edhe këto janë fjalë të hueja por, që kuptohën lehtë në rrethe shoqnore të kulturueme e të mesme.
Për me kalue ndonjë ujë hidhën mbrendë në té gurë të mdhaj e të vogjel: Të parët, të dytët, të tretët.., zhdukën e nuk shihën ma, hidh e hidh e tèk e fundit nisin me nxjerrë krye disa aty-këtu; rrëshqasin, prap hidhën të tjerë.., derisa bahet i mujtun kalimi, keq o mirë, po bahet; ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë! Na jemi gurtë (të mëdhaj o të vogjel), të hjedhun në fillim, që zhdukën e nuk shihën ma, por janë në themel të parë!
Qé, ambicioni i themelit: Me u zhdukë e mos me u pa ma!
Egoizëm... Abnegacion!
Utopi, me mendue sé të gjithë sa janë Shqiptarët do të kërkojnë njëditë të mirën e Atdheut e Ndérën e Flamurit pa kurrfarë interesi egoistik. Padyshim, të gjithë e kanë për detyrë; por për me i ra shkurt, secili lè t’ia nisin ma i pari.
Utopi, me mendue sé të gjithë sa janë Shqiptarët njëditë do të puthen në ballë! Po nuk kje një antagonizëm, nxjerrë krye një tjetër; po kërkuem me zhgulë një rranjë marrin frymë e ushqim njëqind të tjera të helmueme. A nuk asht ma mirë me shndrrue antagonizmin brutal në emulacion të natyrshëm e veprues?
STAFETA: Të Parët tonë na e dorzuen të ndezun flugun (zéllin) e Atdhedashunisë lidhë me Flamurë; në vrap na e dorzuen e të bamë féle-féle (copa-copa).
Çka kishte me thanë brezi i ri që po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuem atij gjithnjë në vrap Visarin e Shénjtë?!
Prej të Parëve pritëm një Shqipni të Lirë!
Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!..
Psim
Psim – Asht pseudonimi i At Pjetër Meshkallës S.J.
Artikulli asht marrë nga revista “Leka” 1933, nr. XI, XII, fq. 337-340.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa LVIII.

TAKIMI I FUNDIT :


FOTOKOPJE E LETRES ORIGJINALE SHKRUE PREJ AT PJETER MESHKALLëS S.J.
N’ ARKIVIN E MINISTRISë Së MBRENDSHME TIRANë 1998. (DOSJA NR.4191/1-1967).
Image

Padër Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai e pa me sy shka paralajmëroi. Diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij nuk patën shka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij FITOI!
E takova edhe njëherë përkrahu me Zef Mirditën (Bukën), pak pa mbërrijtë tek dera eme dhe shkëmbyem pak fjalë rreth shëndetit, për të cilin m’u ankue dhe para se të ndahëshim e përqafova si zakonisht.
Nuk më shkoj mendja aspak në ato ditë se ai ishte kenë takimi i fundit me Té! Ai nuk kaloi kurrma andejpari.
Edhe pse kanë kalue shumë vite, shpesh e kujtoj dhe prap me veti mendoj e më duket se një ditë, unë prap do ta takoj !
Ai, bashkë me veprën e Tij, nuk vdes kurr në kujtesën teme dhe t’ atyne që e njohën ose i kanë dëgjue vetëm emnin!
Unë kam besim tek Kisha, dhe Besoj se, një ditë jo aq larg, Martiri At Pjetër Mëshkalla do të jetë në vendin që meriton! Ajo ka prova të mëdha prej Tij!
Prof. Arshi Pipa, shkruen për Padër Mëshkallën: “Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”(1993).
Melbourne, 1 Dhjetor 2021


Nga At Pjeter MESHKALLA S.J. :
Pjesa LIX.


KRISHTLINDJE NË SHKODËR
(1909)


KOMPANJELI I KATHEDRALES (1909)
SHKODER

Mbas vitit 1909 qeveria Turke, në Shkodër, për shkak të lëvizjeve shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale “Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.

Dha lajmin kumbona
me tinguj argjandi,
theu muzgun jehona,
gjithë zemrat i trandi:
Vinë festat e lume,
Krishtlindje e bekueme,
me shndet e me gëzim!
Kumbonat e randa,
kumbonat e lehta,
këndojnë me t’pasë ânda
me notat e veta:
Ushtojnë kumbonarët!
Larg zani përdarët
tue ra pa pushim...
Sa kandshëm dikohet
kjo valë e harmonisë,
krejt shpirti naltohet
ndër sfera të hyjnisë:
Kah shpresa e ngushllimit,
kah rrezja e shpetimit,
drejt paqës që vjen!
Në atë kupën qiellore
o hyjë xhixhilloni,
o male, prej bore
në dritë të hanës zbardhoni,
që zemrat e dlira
të gëzojne, vullnet-mira
me atë fé që na ushqen.
.......
Tarabat kërcasin,
po mbyllën dyqanët,
gra e burra hitasin,
vrapojnë përgjith-an’ët:
Përshëndetje e përgëzime,
ma të bukrat urime
gjatë rrugës ndigjon.
Tash hargjet e mbrame
s’ka mbetë kush pa i krye,
gjithkush do n’këte mbrame,
n’shtëpi ngutshëm me u kthye:
Shegêrti e tregtari,
ngarkue, prej Pazari
ma thekshëm vrapon.
Plot dritë janë shtëpijat
plot zjarmi te oxhaku,
pelcasin dëllinjat,
luejn fëmia té praku,
e gratë nuk pushojnë,
pa dá vinë e shkojnë,
vëlon puna gjithkund...
Në familje krye-pare
ka sonte gjithë të mirat,
në ato mesatare
plotësohen dëshirat;
po edhe unë fukaraja
në këto festa të mdhaja,
do të gëzoj edhe unë!

Pak baba fitimet,
pak qiti edhe nana,
e shkreta, kursimet
me blemun do gjana;
por, ...erdhi té dera
dikush e, si era,
la’i shportë edhe shkoi.
Vetë bana “Betlemin”,
sa i bukur që më doli!
S’e ka kush si t’emin
Në mahall’n “Gjuhadol”:
me drrasa e pelhura,
me letra e piktura
ka kohë që unë punoj.
E tash, q’e mbarova
unë punën të tanë,
té baba flut’rova
me nanën e vëllanë,
njërendi tue shkue
gjithë sëbashku me u vu
té votra “n’gjuj të mdhaj”.
Dhe ngrihet em atë
qirin ndezë atëherë,
premton ndonji uratë
dhe ulët me t’tjerë,
n’sa na me ngadalë
e flasim pa u ndalë,
uraten si ai...
Por, mue nuk më zë vêndi,
lëshoj zanin e hollë,
-më rrah zemra prej shêndi-,
tham vjershat si n’shkollë,
nga “shpêlla”- tue ba,
nga Prindët –temena-
-andej- edhe këtej.
E, këthehëm të rrokë prindën...
por, baba ka ulë kryet,
e nana merr kînden
e shpejt i fshinë sytë...
Nuk dij çka u ndinë zêmra,
por, mue më dridhet thêmra,
më vlon gjaku ndër dêj.
A thue janë lot gëzimi?
A por janë lot malli?
O ndoshta pikëllimi,
pse mblue na ka halli
në ket të shkretë jërevije,
përdhese vorfnije,
si Krishti në Stan?!
Por, çka! Jezun kemi
ndër zemra të vajtueshme;
të ngrohun na jemi
me hire të hyjnueshme:
I drejti në këte jetë
ka paq’n e vërtetë,
që të tjerët nuk e kan.
Me Jezun na kjajmë,
e gëzimet ma të thêllat
me Jezun i ndajmë:
E, i lusim Këshndellat
me aqë të mira që Zoti
na i fali në ditë soti,
me Jezun e Lumë!
Oh, sa ambël sahati
rrjedh sonte në strèh’ tonë!
Kaq ambël!... por s’gjati
ra’i tingull...kumbonë...
Mesnatë!-Krisë batarja,
jehon Kumbonarja,
vlon pushka ma shumë...
Në këto vala festuese
gjithë zemrat na qeshën,
si rryma vërshuese
njerëzia rrugës ndeshën,
kumbon’t ajrin çajnë,
e, pushkët nuk ia ndajnë
për festën që na erdh’.
Na pret Kisha e Madhe
Krejt mbushë me kandile,
Vinë rradha mbas rradhe
me tuba familje,
e, në Kishë, prej pesë portash,
çdo moshe e gjithë ortash,
mbrendë populli u dêrdh.
Sa dritat, si ylberi!
sa jone të mallngjyshme!
Sa priftën te Elteri
me petka të shkelqyeshme!
Timjani me shtille,
naltohët drejt qielle,
fjollë-fjollëza plot!
Shkon lart si timjani, urata e lirë,
-i kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:
-“Ka lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!
L u m n i të N a l t i t Z O T !”

BB 1950.

KISHA E SHEN SHTJEFNIT SHKODER (1909)


Shenim F.Radovani: Materiali u përgatit me rastin e festës e cila I fillon pergatitjet gjithnjë me 6 Dhjetor, diten e Shën Kollit.
Melbourne, 6 XII 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa LX

AI ISHTE !

E njofta… Ai ishte!
E pashë atë ditë tue predikue, me 29 prill 1967, ora 17.00.
Ai foli e na ndigjuem se shka do me thanë me kenë Atdhetar në Fé të Krishtit!
Ai ishte që tha: “Unë jam Katolik!” E kapën, e lidhën...
Ai ishte që shputë i ranë Fëtyrën me ia marrë.
Në vargoj e merthyen pse në Kryqin besoi.
Ai ishte, e pashë në mes tyne, në karvan të pafund, i pranguem përdore me Don Ndré Zadêjën, At Gjon Shllakun, At Giovani Faustin, At Daniel Dajanin, Don Alfons Trackin, Don Dedë Malaj, Imzot Gjinin e Bonattin, Etnit Mati Prennushi, Çiprian Nika, Bernardin Llupi, e sa e sa Martirëve të rreshtit pafund...
Përbindshit ma hovin nuk ia pret asgja, ai veç vret, veç pret e dhunon panumrim.
Edhe ndër muret e akullta të kështjellës së “lavdishme” të komunizmit të Burgut të Burrelit, do të shkruhej se, Ai ishte këtu! Me ata hekura të ngjyeme në gjak do të shkruhej Epopeja e Atyne Martirëve të pafajshëm, që bashkë me Ata Atdhetarë, pranguen edhe të Madhin At Pjetër Meshkalla S.J., vetëm pse, Ai ishte Meshtar i betuem dhe i vendosun për “Fé, Atdhé dhe Përparim t’ Atdheut”.
Prej melodisë së lehtë të zanit të Tij, ruhen prap këta tinguj:
“Vëllazën me të gjithë, pa dallim Feje!”
Bashkë me né kjo muzikë do të zbuste qinda e mija zemra djelmësh të rijë, që gjakun kishte fillue me ua turbullue dëshprimi. Asht Ati i madh, Ati i të gjithëve, Myslimanë e të Krishtenë, me Fé e pa Fé, që hapte krahët e u thonte: “Ejani, ejani, djelmët e mij, durim, durim, të lutemi për ta dhe t’i falim!”, e së bashku me të gjithë vazhdonte vuejtjen, dhunën, mjerimin e pakufi, gjithmonë si Feja e pat mësue, tue pritë delen e humbun. E kur tirani, me sy të ngërthyem si mordja, na dukej në atë skëterrë që me plot lakmi shihte rininë shqiptare, kah gjak në vetull vëllau vëllaut po i merrte, si t’ ishte i huej që Atdheun po i shklet; i Madhi At Mëshkalla, veç brofte në kambë e zani si prej një vorrit naltohej deri në qiell:
“Na nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju!”.
Ushtria mbas Tij veç shkonte, ndër shtigje të tjera që frymën ta merrnin, por Trimi ka orën çuet! Ai s’ thehet!
Ai printe përpara!
Kur bishat vërriten me djegë Ungjillin – vetëm një za aty u pat ndigjue: “Inkuizicion!”, e Ati u tha: “Digjeni, digjeni, po deshët, se as ju nuk keni me ia dalë, ashtu si paraardhësit tuej, që tash 2000 vjet veç djegin Ungjijtë e Fenë e Krishtit nuk kanë muejtë me e shue as me e zhdukë!”.
Mizorët tërbohen ma zi kur Burri dy pëllambë i shkurtë, u thotë: “Unë në Zotin besoj, e do të fitoj, ju më dënoni sa të doni, se unë prap se prap do të dal; ju shoshojnë keni me hangër e aty asht fundi juej!
Feja e Krishtit nuk maron kurr!”.
Profet! Vërtetë, Ai nuk trembët prej territ, se e di se Zotin do të shohë një ditë... Prap në hekura, prap në pranga, i lidhun mbas turmës: Ai ecën, nuk ndalet, nuk trembet, nuk përkulet, mes turmës ecën, e në Veronikën nuk hasë, nuk ka kush Fëtyren t’ ia fshijë. E prapseprap çdo çast Ajo Fëtyrë, më dukej ma e pastër, ma e dlirtë e ma hyjnore se kurrë!
E, megjithatë, nuk mungoi edhe një grue, që dhimbjen e nanës harroi e zani i saj humbi në një gropë, si grueja që në dhé hyn pa Prift. Të gjithë si ishim mbërthyem dhambët e kapërdimë ato pak fjalë, që per shumë vjet i ruejtem të ndryme në zemër:
“AI ISHTE HERO !”.
Vetëm një Burrë, përkarrshi i thinjun, Gurakuqi Trimi, që edhe sot e shoh të zemruem me nofulla të shtërngueme, diçka përshpriti nën mustak e buzën zuni njak kah pa që zvarrë deshtën me e marrë e, gjunjët me gjak me ia bâ, por Ai, si Lajmëtari drejt Qiejve, flutroi e në prehën të Zotit pushoi!. Ushtuen malët e u dridh toka.
Kushtrim ndër Bjeshkët e Nêmuna lëshoi si shkrepë vetima: “O BURRA, bre, Fitova !”
Në xhips e futën për terr. Golgotë përsëri...
Ai ishte që u tha: “Ju Kishat rrenoni, por toka nuk lot, ju prishni Kisha e Xhamija, turp!
Në truell të Kastriotit çdo gja po shkatrroni, turp, për ju!
Ai Krishtënimin Europës ia mbrojti!” Por Europa, s’kujtohet. S’kujtohet, se e di se mbrohet:
ASHT PJETRI, Meshtari, Juzuiti i Madh, Stërnipi i Gjergjit, që Fenë e mbron. Ajo nuk shqimet në SHQIPNI!
Në Shqipni asht Pjetri që Krishtin nuk mohon, jo, kurrë, se asht Meshkalla i Madh që e mbron e vedin flijon, për Krishtin veç vdes e, s’e lëshon!
Kumbonaret heshtin. Dyert e mëdha mbyllën.
Dritaret me gurë “ata” i gjuejnë. Ushtojnë kristalet që thehen, shalldanët që rrëzohen. Metalurgët shkrijnë kumbonë, se tingujt e tyne dëspotëve veshtë ua shurdhojnë dhe s’mund t’i ndigjojnë kah grizhën e ftojnë.
Mbas Atit shkojnë!
Ai ishte, që Kalvarin vazhdon pa u ndalë.
Ai ishte i urtë, i përvujtë, i palodhun, i dashtun, i pakursyem,
i patrembun, e gjithmonë buzagaz.
At Pjetri i zdathun, i çveshun, i etëshëm mes vëllazënve të uritun, veç lutej: “Fali, o Zot, se s’dijnë se shka bajnë!”
Djelmëve buzën e thame me ujë ua lagë, pikë-pikë, buzën e zhuritun ua zbutë, “Bariu i Mirë”, At Pjetri; uratën me ta e thotë e, kur nën Kryq Ai rrëzohët, Ata me vrap e çojnë, e marrin, e Kryqin ia mbajnë, e ndihmojnë, se Ai ishte që ju prinë... Ai ecte me ta n’errësinë, nuk ndahet, nuk ndalet, nuk kthehet, Ata janë Bijt’ e Tij.
Ai ishte Ati, që thërriste: “Ecni, ecni, Bijtë e mij, se Drita s’asht larg”! Ai vetë Ju prinë për mos me ra në greminë...
Ajo nuk asht aq larg sa kujtojmë, forca, durim, ecni e të mos ndalojmë... Përpara!Ecni! Përpara!
Larg shihet një Dritë!
E Brezat e ardhëshëm njëditë...

Simbolit të Atdhëtarisë, Fesë, Burrnisë, Trimnisë e Fisnikisë Shqiptare që, burrnisht me Kryqin e Krishtit, pa Ju tutë syni gjujzoi Perandorinë ma barbare komuniste per 44 vjetë, t’ asaj Europës plakë e shkretinave t’Azisë; ashtusi Parardhësi i Madh dhe i Pavdekshem Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që me shpatë në dorë mposhti per 25 vjetë, një Perandori Otomane vrastare nder hunj dhe, shkatrrimtare të qytetnimit ma t’ vjeter Ilir.
E, Shqiptarët e Vertetë:
Nderës e Besës ndaj Atdheut e Flamurit Shqipes që s’ vdes,
Tèk I.N.R.I., me shkronjat e Fishtës daltojnë:

“AT PJETËR MËSHKALLA S.J.”


Melbourne, 12 Dhjetor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

30 VJET B.S.P.Sh.BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTA

Postby Laert » 18 Jan 2021, 20:05

Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE:
“HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI”

Image

1945...1991...2000...2045...

Kjo asht një thanje e vjeter popullore shqipe e ruejtun me shumë kujdes.
Në 100 vjetët e fundit kur u formue Shteti Shqiptar, ruhej në fjalorin e thanjeve të rralla, po shumë të randsishme dhe me vlerë të madhe, aqsa nuk besoj se kemi pasë ndonjë sundimtarë që nuk e ka dijtë këte thanje!
Ka shumë e shumë vite që Shqipninë edhe po e sundojnë hajnat!..
Nuk e kam nder mend me shkrue per ta dhe si e kanë xanë atë kolltuk…
Duhet me kenë i çatrafiluem në tru me shpjegue kush ishte Esad Pasha apo Ahmet Zogu, ose Enver Hoxha e Ramiz Alia apo edhe Edvin Rama..?
Meqë, “asnjeni” nuk njihet per “hajdut, as kriminel barbar e terrorist” atëherë, pse mos me ndjekë rrugen e këshillat e tyne “rilindja ynë” sot?!
Me 31 Mars 1991, terroristi Ramiz Alia ka thanë: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik.” Sot mbas 30 vjetësh pasuesit e tij a janë drejtuesit e shtetit ?!
Madje, edhe tue i pershtatë Shqiptarve edhe “modelin e ri ekonomik”?
Besoj nuk asht nevoja me u zgjatë ma teper: Po krieministri Edi Rama a asht tue shkue mbas porosive t’ Everit: “Nga fitoria në fitorje..!?”
Afrohen edhe në Shqipni votimet! E kush pritet me fitue sivjet atje?!..
Po nuk u hoqën agjentët e sigurimit nga detyrat shtetnore, Shqipnia do të VORROSET përgjithmonë! “Historia asht mësuese e jetes!”, dhe thanjet e popujve të vjeter, po ndryshojnë themelet e Demokracisë, mbas sa qinda e qinda vjetësh edhe aty ku nuk i ka shkue mendja askujt në Botë..!!
Mos harroni se, komunistët ua kanë mësue tash sa vite sternipave tyne thanjen e vjeter që po zbatohet në Shqipni nga Edi, Lulzim Basha etj., pasues se: “HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI !”...
Melbourne, 18 Janar 2021.



Nga Fritz RADOVANI:
30 VJET B.S.P.Sh.
(BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)


Image


Në 30 vjetorin e thëmelimit të Saj – Janar 2011

FERDINAND TEMALI

30 VJET BSPSH - SHKODER... Kujtojmë sot Shqipninë tonë, mbas ngjarjeve në Rumani në Dhjetorin e vitit 1989, kur komunizmit po i vinte fundi edhe në Ballkanin e shpartalluem nga diktatura sllavokomuniste e enveriste. Radha mërrijti tek “kështjella” e fundit e tij, në një nga shtetet e lanuna mbas dore nga vetë Europa Perëndimore, Shqipnia e martirizueme e Gjergj Kastriotit dhe e Nanë Terezës.
Kjo zonë shumë e vjetër e trazueme e Ballkanit nuk ishte as “Lindje as Perëndim, prandej vazhdonte rrugën e diktaturës së proletariatit, nga e cila nuk i bahej me u shkëputë drejtuesëve katilë e terroristë shqiptarë, mbasi u dukej se kishin mundësi me vazhdue me kenë edhe per disa vite “flamurtarë të marksizëm – leninizmit” në Botë. Kjo pikpamje e tyne, që kishte gllabrue kokat e mykuna anadollake të udhëheqësve të PPSh, ishte shfaqë haptas edhe mbas sa e sa vizitave zyrtare e private të Shtrausit të Gjermanisë Federale në Shqipni. Krimineli i njohun, skilja Ramiz Alia, mbas premtimeve të Erich Honecker të Republikës Demokratike Gjermane, i pat ndërpre të gjitha mundësitë e shpëtimit të Popullit Shqiptar nga vorfnia dhe mjerimi komunist me Perëndimorët, tue mendue se do të vazhdojnë rrugën e gjetun nga vetë Everi dhe ai që, për 47 vjet kishin rjepë Popullin dhe Shtetin Shqiptar, tue e shfrytzue, plaçkitë, vjedhë, masakrue dhe robnue ma keq se në kohën e rendit skllavopronar.., tue pasunue vetën dhe trashigimtarët e tyne me kapitale të rezervueme në bankat Perëndimore e aziatike dhe, tue u sigurue pasardhësve batakçijë dhe hipokritë edhe postet shtetnore të tyne.

Viti 1990 nuk kje aq i qetë për komunistët shqiptarë, ndonse prania e atij sistemi edhe në Jugosllavi, si gjithmonë, u krijonte njëfarë sigurije me vazhdue rrugën e fillueme bashkë me ta që në vitin 1941, kur në krye të shtetit komunist shqiptar ishin po këta spijun të zgjedhun prej tyne që në themelimin e partisë komuniste nga bolsheviku Tito. Edhe kjo ishte një siguri e tyne për mos me ndryshue kursin e filluem nga sovjetikët, të cilët nuk muejtën me shfrytëzue kurrë Presidentin Ronald Regan, ashtu si pat muejtë me veprue Stalini me paralitikun Ruzvelt në 1945 në Jalta.
Bota tashti fliste një gjuhë tjetër. Janari i 1990 dha tingujt e parë të kumbonëve të Lirisë edhe në Shqipni! Ramja e Murit të Berlinit kje “Shpata e Demokleut”, që i këputi koken Kremlinit bolshevik, masakrues i miljona shtetasve rus!
Rendi kolonial i shekullit XX ndër vendet komuniste humbi të “drejten” e prangave të revolucionit ndër burgje e kampe shfarosje, tue përfshi edhe ata skllavë që punonin me nga tre turne ndër fabrika, minjera, kooperativa e ferma bujqësore.., për pasunimin e byrosë politike dhe spijunëve të saj në sigurimin terrorist të shtetit.
Protesta e Burrave të Malësisë me arkivolin e djalit të vramë Pëllumb Pllumbaj, para komitetit të partisë me 16 Qershor 1990 dhe thirrjet e tyne kundër Nexhmije k... e Ramiz p... ishin sinjali i dytë mbas demostratës së heshtun të 14 janarit për rrëzimin e bustit të Stalinit në sheshin qendror të qytetit të Shkodres, që nuk u realizue sepse sigurimi një natë ma parë arrestoi të gjithë organizatorët e saj, bashkë me denoncuesin në ambasaden gjermane Martirin Rin Monajka. Sistemi “socialist” edhe i shteteve Përendimore kishte pësue aq shumë deformime, sa dukej kjartë paaftësia e tyne me ndalue ramjen e “Murit të Berlinit”, dhe me përballue thirrjen e zanit të fuqishem të Papës trim polak Gjon Pali II, drejtue Popujve të shtypun: “Mos keni frikë!”.
Ishte ajo thirrje që i dha forcë edhe Don Simon Jubanit, i porsa dalun nga burgu i Burrelit, që me 11 Nandor 1990, me thye “dyertë e hekurta” të byrosë politike të PPSh, që deri atëherë ishin të betonueme me 700.000 bunkera anë e kand Shqipnisë.
Thirrja e Don Simonit me 13 Nandor në Rrëmaji për formimin e partisë demokristjane në Shkodër me Prof Nush Radovanin, shpartalloi përfundimisht frikën gjysëshekullore të Shqiptarëve! Hija e zbehtë e tradhëtarit Ramiz Alia filloi mos me i besue postit të “sekretarit të parë” të PPSh e natën për hanë, u ndrye në pallatin mbretnor të “brigadave”, tue kërkue që nga “tribuna” e kalbun e atij parlamenti 46 vjeçar, me grumbullue rreth vetës studentat universitarë, me muejtë me i drogue me fjalët e tij hipokrite dhe mashtruese, për me ruejtë kokën dhe karrigen e thyeme nga krimet mizore, vepër të cilën e ka dëshmue edhe atë natë me studenta.
Shqiptarët këputën prangat e robnisë komuniste! Për mos me lejue krijimin e partisë së re demokristjane apo popullore me pjestarë të besimeve të ndryshme në Shkodër, “një ditë” pa u kujtue askush... Në Dhjetor të 1990 u shpall Partia Demokratike Shqiptare në Tiranë. Mbas pak ditësh shkuen në Venecia dy udhëheqësit kryesor të dy partive që kishte zgjedhë vetë Ramiz Alia, ai i partisë socialiste, Fatos Nano, dhe Sali Berisha i partisë demokratike, në përshtatje të plotë me të gjitha udhëzimet e dhanuna nga Gorbaçovi në Kotovicë, ku Shqipninë “komuniste” e përfaqsonte “shoku” veteran Sofokli Lazri, një maskë sllavo – orthodokse e Ramiz Alisë, i njohun me kohë... Në Venecia u nënshkrue “marrveshja” mes tyne, ku i pranishem ishte De Mikelis i Italisë dhe shqiptari me qendrim në Itali Mentor Qoku, i cili vdiq shpejt mbas atij takimi!! Po, një fakt asht i njohun edhe sot: Politika shqiptare vazhdon me kenë “besnike” e asaj marrëveshje!
Atëherë ky takim pat mbetë i fshehtë dhe ende sot nuk bahet fjalë për këte “pakt” që të dy partitë bija të PPSh, nënshkruen dhe vazhdojnë me i qendrue edhe sot atyne dy firmave.., të Venecies. Populli Shqiptar nuk mund të vazhdonte ma me kenë rob i çifligarëve komunistë, kur në vendet e Europës Lindore përmbysja e sistemeve komuniste ishte e paevitueshme. Minatorët e Valiasit u ngujuen në minjerë. Në “dhomat e partisë” ku erreshin organizatat e partisë komuniste tue thurë intriga, poshtërsi, plane arrestimesh, vrasjesh e pushkatimesh, filloi me u pa ditën e natën “flakadani” i teserave të hjedhuna në zjarrin e dëshprimit, e ndokush prej tyne, guxoi me i shoqnue këta zjarre me veprat e despotit të ngordhun pak vite ma përpara!
Viti i Ri 1991 ishte viti i realizimit të shpresave të vdekuna të Popullit Shqiptar!Liria dhe Demokracia lypnin sakrifica por edhe Bashkim e Trimni...
***
Punëtorët Shqiptarë shpartallojnë perfundimisht “shkollat e komunizmit”, bashkimet profesionale!
Me datën 10 Janar 1991, unë u zgjodha nga puntorët e fabrikës së Pëlhurave në Shkodër, kryetar i organizatës profesionale ku, një punëtore e stampimit, e quejtun Albina Mëshkalla, thirri me forcë “Rroftë Lekë Valesa!”...Një thirrje që edhe sot më topitë kur e mendoj..., Me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit...
Ishim një grup i vogël që shkuem në Uzinën Mekanike dhe hyme në një dhomë ku nuk zente ma shumë njerëz se ishim aty. Organizator të atij takimi ishin Ferdinand Temali dhe Arben Borshi, të dy punëtorë të larguem ato ditë nga puna nga ndërhymja e sigurimit në drejtorinë e tyne, mbasi spijunët kishin ra në gjurmët e veprimit të tyne “kundër ligjit” për krijimin e Sindikatës... Por Ata të dy pa frikë vazhduen rrugen e fillueme.
Ajo ditë ishte hera e parë që njoha afër Ferdinandin.., aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80 m, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara...Vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyrën e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar... Ferdinandi tregoi se punonte shofer, por nuk dukej se kishte mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe...Aty mora vesh se ishte djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re Fioren dhe dy prindët... Mendova, se.., me të vërtetë ka në Shkodër endè Burra që e duen me shpirt Lirinë dhe Demokracinë, po edhe që... interesin e Atdheut e venë mbi gjithshka...pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Naltë për të cilin luftonte pa iu tutë syni!... Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë, i çonte fëmijët me fjetë, por kurrë nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “Duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..” Sekretar që mbante proces-verbalin pranë Ferdinandit ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe nga larg, se asht nipi i Martirëve Shyqyri Borshi dhe Qemal Draçini, antikomunistë të njohun plot lavdi në qytetin e Shkodres. Fjala e zjarrtë e Ferdinandit dhe mbas Tij e Arbenit, tregoi kjartë se beteja duhej fillue sa ma parë, por duhej besë, organizim, guxim dhe vendosmeni.
I pari e mbështeti fjalën e tyne Arben Hafizi e mbas Tij të gjithë të pranishmit. Ishte mjaft terr e errësinë kur dolëm, por mbyllja e kënaqëshme na dukej se jemi tue iu afrue një “drite” që binte nga nalt dhe ndriçonte rrugën që kishim përpara drejt së cilës ishim nisë plot guxim e vendosmeni!
Në mbledhjen e parë ku ishim shumë kryetarë të organizatave profesionale, u vendos pa asnjë votë kundër nga të pranishmit që organizatat profesionale të njihen menjëherë Anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë dhe Kryetar i Sindikatës së Shkodres (BSPSH), u zgjodh Ferdinand Temali.
Bashkpuntorët e Asaj beteje aq të madhe, por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e atyne darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë “nuk kishte” Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”... E, me të vërtetë nuk na duhej tjetër mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “Se, në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijunë me drejtue klasën e shtypun të puntorëve të Shkodrës!..”
Dhe ishte Ferdinandi që filloi me guxim luftën kundër “drejtorëve” të ndërmarrjeve dhe shefave të kuadrit në të gjithë Shkodrën, tue kërkue me forcë ndryshimet ose shkarkimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, atëherë zj. Tereza Marubi.
Shkodranët e masakruem në rregjimin komunist, nuk mbaheshin ma! Rinia e Kështjellës “Rozafat” errej e zgjohej pranë dy godinave, asaj të BSPSh dhe asaj të Muzeut Ateist, ku kishte zanë vend Kryesia e Partisë Demokratike të Shkodrës... Distanca e shkurtë mes këtyne godinave tashma lidhej me vargun e të përsekutuemve politik dhe rinisë heroike shkodrane, ku thirrjet e tyne ishin: “Poshtë komunizmi” dhe “Duem Shqipninë si gjithë Europa!”..., por që nuk pushonin një minut!
Në muejn Shkurt 1991 u organizue një takim i madh në teatrin “Migjeni”, të cilin e drejtoi Ferdinand Temali. Mbledhja u hap me një historik të shkurtë nga Fritz Radovani, i cili tregoi luften sindikaliste të fillueme që në 1905 e deri në 1944 po në qytetin e Shkodres, ardhjen e komunistëve dhe prishjen e atyne përpjekjeve të puntorëve shkodranë, si dhe për rrugen e së ardhmes së BSPSh tashti në vitin 1991.
I pari që mbështeti luften antikomuniste që do të zhvillojnë BSPSh ishte i paharrueshmi trim i nderuem Don Simon Jubani, fjala e të cilit u prit me shumë interes nga të gjithë të pranishmit. Theksi i fjalës së Tij ishte bashkpunimi vllaznor i puntorëve shkodranë pa asnjë paragjykim fetar dhe krahinor. Lidhjet e BSPSh me Komunitetet fetare janë kenë të shkelqyeshme. Ndërlidhës i ynë me Ata ishte antari i Kryesisë së BSPSh Fritz Radovani, i cili bashkë me Arben Borshin dhe Kryetarin Ferdinand Temali, ka ndihmue me anën e atyne komuniteteve edhe në ruejtjen e unitetit të Sindikatës, kur në një rast u pat shfaqë një rrezik i përçamjes së Saj nga një grup fanatikësh anadollakë, të cilët ma shumë ishin të shtymë për këte përçamje nga ndonjë element i lidhun me sigurimin e shtetit. Dështimi i kësaj tentative u dha me kuptue të gjithëve se uniteti ynë ishte i pathyeshëm.
***
Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH ishte e pranishme në ma shumë se 75% të ndërmarrjeve të Shkodrës, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor (që fatkeqsisht nuk më kujtohet emni i thëmeluesit, një ndër ma aktivët), Uzinat e mëdha të Fermentimit të duhanit ku vepronte i riu Arben Broci. Shpejt u përfshi edhe ajo e letrës, metalike etj. Në uzinen e telave të bakrit e kabllove elektrike vepronin edhe dy anëtarë të asaj sindikatë që meritojnë me u kujtue zz. Paulin Pepa dhe Bep Pjetri. Shpejt BSPSh arriti me marrë me vete edhe armaten e madhe të mësuesve me kryetarin Qazim Lika e Xhelal Fejzo, ku nuk harroj kurrë me sa dashuni mësuesit ishin të gatshem me na ndihmue për çkado që kishim nevojë, e pra, ishte ajo armatë e madhe ku komunistët nuk kishin kursye asgja për shpartallimin e moralit, edukatës dhe ndërgjegjes së “njeriut të ri, vepres më të shkelqyer të partisë”.
Formimi i BSPSh në spitale dhe në Poliklinikë me kryetar mjekun Leonard Kçira, përfshi këtu ma vonë edhe klinikën dentare, asht kenë për mue krejt e papritun mbasi mbrenda asaj Sindikatë elementi ishte shumë i dyshimtë, ndonse unë, ishe gabue mbasi përkrahja e tyne ndaj nesh asht kenë pa asnjë rezervë. Nuk imagjinohej kurrë nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave me kryetar Agron Sykja e ajo Gjeologjike me kryetar Ingj. Gjon Suma, ishin forca në favorin tonë aqsa, kur shkova dhe ju fola atyne për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorëve, kujtoj kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!..”
Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike, ku u zgjodh drejtues z.Valter Paci, qender shumë me vlerë...
Me 29 Prill 1991 BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xhavit Xhurkaj, elektriçist në Institutin Pedagogjik, të cilin në këte 30 vjetor e falnderoj fort për veprimet e tij burrnore e vllaznore. Aty kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunëve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë në krye etj..., të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe ku janë zhvillue zgjedhjet kur u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta Radio, ka luejtë rol kryesor mbas shkuemjes drejtor aty të z. Anton Çefa. Me që nga Sindikata më ishte ngarkue mue puna me propaganden e Sindikatës, më ra rasti me u lidhë afer me personelin e Radios dhe kujtoj se me sa interes priteshin nga shkodranët njoftimet e BSPSH në Kavajë, Tiranë etj. Ashtu si Shkodra mbarë priste emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje e dashni qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana...
Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë në Tiranë, dhe u zgjodh anëtar i asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj në të gjitha betejat. Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me Kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj., por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, i cili aso kohe ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit në Shkoder ku organizonte edhe Ai Sindikatën e asaj fabrikë. Kujtoj një takim me Arbenin kur më shpjegoi “darken e fundit” të atyne të rinjve me tradhëtarin Ramiz Alia në pallatin e brigadave dhe, qendrimin e pabesë të tij ndaj një vajzës trimneshë vlonjate po atë natë...
Datat 31 Mars dhe 1 Prill 1991, ishin ditët e shkrepjes së armëve të “fitores” së fundit për ata që besoj kujtojnë mirë automatikët e sigurimit që lajmonin hajninë e votave nga komunistët! Ferdinand Temali punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste... dhe, duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit, në sheshin qendror për me shkue tek komiteti i PPSh, parti e cila kishte vjedhë votat ashtu si kishte veprue për 45 vjet rresht me rezultatin e njohtun 99.99% në favor të saj. Ferdinand Temali kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, kështu mbas orës 21.00, u shpërnda protesta tue thirrë në bulevardin e Shkodres mbarë Populli liridashës: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo...!”
Vazhdon Pjesa e dytë.
Melbourne, 16 Shkurt 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PO MOS T’ISHTE NJI’KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAM

Postby Laert » 01 Mar 2021, 13:58

Nga Fritz RADOVANI:
PO MOS T’ISHTE NJI’KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR! –
Image

Atdhetari i madh i Popullit Shqiptar Luigj Gurakuqi (1879 – 1925), asht vra tradhëtisht në Bari t’ Italisë, me 2 Mars 1925...
Në atë Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të vitit 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60-vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? Po, jo, nuk ban Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtar” nga Veriu!..Fallsifikimet shkojnë deri aty sa paturpsisht thohet se dorasin, vrasësin Baltion Stamolla e paskan vra komunistët… Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë skilja sllave Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në vitin 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i klerit katolik!”
Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga vetë Ahmet Zogu, ju flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga tradhtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa… të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës (Kryezut) dhe Çatin Saraçit, që i pabesi Baltion Stamolla i dërgon “miqve” të vet nga Italia, tue i kërkue shpëtimin me “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë...”
Ja dhe fotokopjo e letres së vrasësit pabesë B. Stamolla...

Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stamollës, e ruejtun nga
Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë

Çatin Saraçi Hotel...”

***
Ndër Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:
1. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e tradhëtarë…
2. Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia… si “i besuar”i Klerit Katolik.
3. Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…
•Dr. Prof. Mentor Quku, studjues i nderuem, e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi: “Mendimi im dhe i familjes sime është se Luigj Gurakuqi është simbol i bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.
Figura si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”(2010)
•At Gjergj Fishta ka pasë thanë gati para 100 vjetësh: “Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët “me ecë si gaforrja!”
…•Sot, vetem me një ndryshim: “Rilindja vazhdon ecjen majtas…
”
Melbourne, 1 Mars 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

1911-6 prill-2021-110 vjetori i Ngritjes Flamurit në Deiçiç

Postby Laert » 07 Apr 2021, 07:16

Nga Fritz RADOVANI:
6 PRILL 1911

Image

Burrat e Pavdekshem si Dedë Gjo’ Luli, kujtohen sa herë kujtojmë Shqipen me dy krena. Edhe pse po punohet me ia këputë njenen kokë Shqipes Gjergj Kastriotit, Ajo thotë se: “Edhe Dedë Gjo’ Luli, një kokë kishte atë ditë me 6 Prill 1911”...
Po, Hotnjanët kur Deda ishte në Maje të Deqiçit, Deden e kujtojnë me “Dy krena...” Kishte kohë që Deda kishte fillue lidhjet me Fretnit Shqiptarë At Mati Prennushi dhe At Buon Gjeçaj, me të cilët pa pikë frike Ai vendosi me ngritë Flamurin e Shqipnisë së Kastriotit...
Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjes në Prizren, aty nga 1908, At Matia shkon në Traboin, Deçiq dhe Greçë, aty ku kishte edhe damart e zemres.
Tue pa përditë me sy tiparët e malësorit të kulluem atje, ai preku me dorë gjanë ma të çmueshme që e karakterizon Shqiptarin dhe që e veçon nga kombët tjera, aty ishte burrnia, bujaria e besa!
Në çdo votër ndër ata male përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa mburrje. Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakut të malësorit fisnikinë me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.
Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbsej jeta si me lé së dyti.
Ishin Françeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male, mbasi me ndôre të këtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.
Ishte besa që në karakterin e atyne burrave ruente të forta dhe të freskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku që shpejt do të thërriste:
“Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!...”
E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!
Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DED GJO’ LULIT, që me ata dy sy zhgabë që i vezullojshin prej gëzimi, e buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e Të Parëve, në atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA E SHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuem rrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi, ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisun nga duert e bijave të Rozafës, po, në atë shkam ku asht daltue amaneti i GJERGJIT, që për pesë shekuj priti këte lumni: AGIMIN E LIRISË...
Po, po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!
Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentëve historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.”
Me daten 6 Prill 1911, Flamuri u ngrit nga Dedë Gjo’ Luli në Bratilë.
At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e Malëve mbasi atje liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë që ishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të Malëve tona, por kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin.
Asht kjo arësyeja që në qelën e At Matisë, në Greçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm: “Memorandumi i Greçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë.
Shqiptarët e vertetë i kujtojnë këto ngjarje, se në Hot filloi jeta e Atij Flamuri, që nder shekuj do të valvitet i Lirë në Shqipninë e të Madhit Hero Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Melbourne, 6 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Diktatura Komuniste

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron