Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 509 postime · Faqe 50 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJI LULE VJESHTET - At Gjergj Fishta, Posted 27 Dhjetor 2020, 13:55
…Sot, mbas 80 vjetësh:
Kujtime...

ImazhImazh
Rruga Badra, shtëpia nr. 42. Shkoder...
Nga Fritz RADOVANI...


6 Janar 1940:

Dita e Ujit t’ Bekuem


Njëditë shumë e ftohtë dimni që Shkodres nuk i kanë mungue kurr. Qyteti ka ndjeh i mbuluem me borë të madhe që vazhdon me ra edhe gjatë gjithë ditës. Njerëzit janë ndrye mbrendë ndër shtëpijat e tyne. Pullazet randojnë nga trashësia e borës që i ka kalue 60 cm. Çdo oxhak gati i zhytun në borë nxjerr tym shllunga shllunga. Ndër rruga ka pak e aspak lëvizje.
Baba im Kolë Radovani ishte me sherbim në Burrel.
Në shtëpinë tonë sot mbas orës 10.00 mërrijti zonja Çile Ljarja, mami e njohun në këte qytet prej kohësh. Siç më tregonte tezja Rozë, mbas orës 13.20 mbas dreke, “tek një vazo me karajfila, një engjull kishte lanë një zymbyl me një bebe të vogel mbrendë...”
Daja Mikel kishte vrapue në postë me lajmërue baben se Vidës, i ka le edhe një djalë…
Rreth orës 14.30, shpërndarësit të telegrameve iu dha bakshishi për telegramin e sjellun nga baba prej Burreli, i cili, uronte: “Fritzi me jetë të gjatë. Kola”.
Nga ora 15.45 kishte trokitë dera e shtëpisë. Daja e kishte hapë me vrap dhe kishte ftue mbrendë axhen e vet At Mati Prennushi, bashkë me mikun dhe shokun e vet At Gjergj Fishtën, që sapo këthenin nga një vorrim prej Rrëmajt, me marrë një “të nxeme duersh”, para se me shkue në kuvendin e fretenve në Gjuhadol.
Porsa kanë hy në dhomën e pritjes, ku ishte vendosë një tangar i madh me zjarr, tezja Rozë me bebe hopa të ngjeshun për parzem ka hy në dhomen e miqëve dhe, Ju ka tregue: “Sot na ka ardhë në këte shtëpi një mysafir i panjoftun për ju, e ka emnin Fritz!”…
Kanë qeshë dhe janë çue të dy në kambë për nderim të “këtij mysafiri”…


“Hajde bre burrë këtu, e me jetë të gjatë kjosh, që na paske mërrijtë ditën e tre Mbretenve!…”, ka thanë i pari At Matia. Më ka marrë me dy duert’ e më ka kalue tek Miku tjeter i nderuem...
Pra, mbas Tij, më ka marrë në krah At Gjergji, dhe tue më vrojtue u ka thanë: “Rozë, më duket se mue po më njef, shife si mi ka ngulë sytë!..”

Kanë pi nga një kafe dhe mbasi kanë ba urimet, janë nisë për në kuvend…
Pra, Njeriu i parë ndër miqë të Babës që kam takue në këte Botë asht kenë At Gjergj Fishta…
Mue nuk më kujtohet fare!..
Melbourne, 27 Dhjetor 2020.


Kujtoj…Sot, mbas 111 vjetësh:
Një poezi nga...

At GJERGJ FISHTA O.F.M.

Prej “Mrizi i ZANAVE”...

NJI LULE VJESHTET



N’ atë rrahe t’vdekunve mbrenda vorrit t’ errshem
Tash pluhun jé. Ata dy sy t’ janë errë,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’ eper m’ sharte vrejnë t’ njerzimit!
T’ janë sosun fjalët e ambla e plot urti,
E ai zâ t’ asht kputë, i cili bite n’ zemer
Si kumbë liret t’ tingllueshme, qi prej s’ largu
Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme!
Ehu! Po; “vdekja, qi baras n’ derë t’ pallateve
Trokllon, si n’ trinë t’ kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomë buken, ty edhe ajo ké dera
T’ troklloi, e ti kalove, porsi vesa
E natës kalon, kur dielli bjen me shndritun
Mbi kobe t’ dheut. Sot permbi vorr t’ kanë bijtun
Hithat e madergona! Nji Kryq dëllijet,
Qi e pershpirtshme nji dorë ta vu té kryet,
Nder to ka humb, as tjeter send trishtimin
E vorrit nuk t’ a zbutë, posë vajit t’ trishtueshem
Të hutit t’ natës, qi nëpër curra t’ malit
Dhimbshem në rreze t’ hanës rrin tue gjëmue!...
Ai grumbull gurësh, qi n’ vorr t’ randon persipër,
Vetë gjaksorit t’ pashpirt, qi mbyti njeriun,
Lugat i duken, n’ hikje kah t’ bjen nget vorrit,
Edhe t’ përqethët atë botë, i shkon n’per zemer.
Po, a thue, krejt vdekja n’ asgjasend t’ përpini
E, posë se do kocijsh edhe ‘i grusht pluhun,
Nuk t’ la tjeter? Jo! N’ prehen t’ Amëshuemit
Pjesa ma e mirë e jotja ka fluturue
Me gzue n’ dritë t’ qiejvet, ku pushon dëshiri
I njeriut t’ drejtë, si drita m’ sy të kthjellët.
Po, po, se pertej vorrin shpirti i njeriut
Gjallon perjetë! Ky mendim i ambel
Vdekjen e zbutë e vorrin ban t’ pelqyeshëm.
Kur zemren faji s’e grisë. Prej këtij mendimi
As vetë per ty s’ lotova shumë, kur ndjeva
Se vdiqe: Se n’ ma t’ miren lule t’ motit
E le ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi n’ vese sod me dorë dhunuese
Vesin shinon me Theta t’ zi, e selija
N’ rrashta t’ pergjakshme t’ njerzvet n’ kambë, ku mbahet.
Ehu! Po, se Shpirti i yt, i kulluet si rrezja
E diellit, qi perfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’ mujt me e bajtë qelbsinen
E randë t’ ktij sheklli t’ zi; por fletët i rrahi
Kah jeta e dytë, ku Ai qi rruzullimin
N’ themel e dridhë veç me ‘i vetimë t’ qerpikut:
Amshon n’ lumni shka Atij t’ i ket perngja.
S’ kjé toka, jo, per ty kjé qielli!
E tash, qi vetë jam tue ravisë këto karta,
Ti, kushedi, nëpër vërrije t’ amëshueme
Shkon tue kerkue per lila e drandofille,
Qi s’ dinë me u fishkë e ndreq me ta kunora,
Per me u lulzue; mandej, nder t’ zjarrtat valle,
Qi nëpër vërrije rrinë tue këndue t’ Parrizit:
Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjëj,
Këndon Zotit lavde nëpër ylbera t’ qiellit;
A, marrë krejt n’ t’ pam t’ s’ hyjnueshmes faqe t’ Zotit,
Porsi m’ pasqyrë t’ kulluet shqyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’ eprës Mendje,
E cila n’ t’ kenun sendet thirri t’ tana
Prej hijeve t’ thellueme t’ asgjasendit,
kur bani Ajo furinë me heshtë t’ thellimit,
E me ‘i fuqi t’ pamatun prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n’ t’ skajshmet megje
T’ këtij shekulli ndihet tmershem tue gjëmue,
Kah per ledhe plandoset t’ rruzullimit.
E aty, n’ atë dritë plot ambelsim dashunije,
Qi porsi lum‘ i kjartë prej Atit t’ Dritave
Gjithkah dikohet nëpër verë t’ Parrizit,
Shpirtnat e lum krejt n’ rreze tue përshi,
T’ kthiellta ti i prirë t’ vertetat, t’ cilat Hyji
Deshi t’ muzgëta njeriut me ia lanun t’ shkrueme
Nder fletë t’ hyjnueshme t’ t’ amëshuem Ungjillit.
Oh! Sa e sa herë, kur n’ mbrame shuen natyra,
E tjeter s’ ndihet, veçse rryma e përronit,
Qi përmallshem gurgullon nëpër rrâjë e curra,
Unë, lodhë mbi letra t’ t’ dijshemve t’ kahmotit,
Mbas t’ cilve fjalen rrij tue lëmue shqiptare,
Dal në dritare me kundrue shatorren,
Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,
E këqyri hyjt, qi thue, se aq sy Zotit
Flakojnë mbi dhé – kushdi, per me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej tmerrit t’ territ,
Perbluen punë t’ mbrapshta: - e atë botë mendoj per ty.
E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhëllue
Nji yll, aty selinë unë them me vete,
Ti do t’ a késh, e sytë m’ atë yll pa nda
I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emën
Unë t’ thrras atë botë nëper terr. Nji vaj bylbylit,
Qi permallshem nder gemba rrin tue kja
Fatin e vet, a ndoshta, zogjt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket
Se bisedoj me ty!.. Nuk vdiska i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili nji zemer
E len mbrapa m’ e ankue. Prej vorrit t’ errët,
Gjumin e vdekjës ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambël edhe na nzitë kah punët e mbara,
E n’ mendjen tonë gjallon. – Kur Aleksandri
Prej Bregut t’ Matës ngallnjyes u kap kè vorri,
Ku shuen idhnimi i Prijsit t’ Mirmidonëve,
Qi atje nën Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben,
Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.
Mbi atë vorr, po, u betue me ngulë flamurin
N’ skaj t’ dheut, e prej selisë me i zdrypë mbretnit;
E atëherë perpara tij tanë bota shuejti.
Mue edhè, qi shekulli e nji dëshirë Lirie
T’ thepisun raven m’ ia kanë shtrue gjallimit,
Mue, po edhe zemra mbi vorr tand t’ pervujtun
M’ ndizet kah punët e mbara e kah burrnia.
Permbi vorr t’ and, po, nxâ të fortë me e mbajtun
Besen e dhanun – e miqesin e zanë;
Per Fé e per Atme n’ ballë me i dalë rrezikut:
Të ligështit doren me ia ngjitë e t’ fortin
Mos me e gledhue; kur t’ jet me u thanë e drejta.
Mos me i shmangë sytë prej cakut, n’ t’ cilin mendja
Dishron me u kapë, as kurrë mos me u ligshtue
Nder sa t’ vishtira, qi t’ na sjellin motet.
Po, po! Se pré’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punët e mëdha. Ai Kryq dëllijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutë, Ai qanderr
Ka me m’ kenë nder salvime; Engjëlli i Zotit,
Qi rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e vdekjës në vorr mos me t’ turbullue,
Dér qi të shkimen n’ qiellë e hana e dielli
E t’ ngele moti e shekulli mbarë t’ rroposet,
E t’ vijë dita e gjyqit t’ rruzullimit,
Ai ka per t’ m’ kenë Zana. E atëherë, pa u tutë
Zgjetat e mprehta e t’ zjarrta kam me i mprehë,
Qi kundra vesit do t’ ia lëshoj njerëzimit:
Atëherë unë kangët kam me i ndertue kreshnike,
Me t’ cilat botës unë do t’ ia la të shkrueme
Se shka vlejnë armët besnike n’ dorë t’ Shqiptarit.
E me kangë t’ mija ‘i permendar t’ madhnueshëm
N’ vorr tand kam per t’ ndertue, të cilin moti
Me fletë të ngrita kot ka per ta rrahë;
Pse, si curr, qi n’ mes t’ detit rreh tallazi,
Edhe ai ashtu do t’ mbesë nder gjire t’ motit
Qi bumbullojnë mbi faqe t’ rruzullimit.
E atëherë prej bjeshkve kanë me u djergun Zanat
E me të njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanë me t’ vallue, e kanë me rritë
Me shumë kujdes per qark selvia t’ blerta;
E shtegtarit mundqar, qi n’ ato hije
Ka me zanë vend, me ndalë pak gja t’ dihamet.
Kanë me kallzue se sa pjesë qielli vrâni
Vdekja n’ atë vorr. E atë botë i largët shtegtari
Të lehtë dhéun ka me t’ urue, e t’ paqta e t’ buta
Shinat e boren: e, kur n’ male t’ veta
T’ dredhojë ké stani, fëmijës ka me i kallzue
Shka ndjeu per ty. E fëmija e tij asobote
Emnin tand kanë per t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,
Ambël prej emnit tand kanë me jehue.
Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohtne veç e prej barijve:
Kanë me u rritë lisat, perse sopata as rêja
S’e prekin landen, ku asht ravisë ai emen:
E tue u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;
E kështu ma t’ kjarta mbas disa qindvjetëve
Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue, e emni,
Sa t’ bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.

1909.
***

Kjo ndoshta asht poezija ma lirike e mbarë këtij libri, n’ atë kuptimin e ngushtë qi merr fjala. Asht nji lirikë qi zbulon shumë ndiesi të botës së mbrendshme të Poetit. Subjekti i saj paraqitet mjaft i pacaktuem. Mbas mendimit tim. Poeti në ketë karm – në ketë trajtë si paraqitet sot hartimi – nuk pat nji vehtje të caktueme. Ai ndoshta – shka ka të gjitha gjasët – së parit desht të shprehë ndiesit e dhimbjës për këtë apo atë vehtje të caktueme, por, në përshkrim të hartimit, erdh tue e çveshë prej çdo veçansije, e kështu e idealizoi aq sa, ai Shpirt i lum, për të cillin s’ ishte kenë toka por Qielli, i bahet qendër n’ atë ravë të thepisne, qi shekulli e nji dishir Lirijet ia kishin shtrue gjallimit të tij. N’atë vorr zemra do t’ i ndezej, si Lekës së Madh në vorr t’ Akilit, kah punët e mbara e kah burrnija, e prej, se kishte me shkepun hovin kah punët e mëdha.
Engjulli i Zotit, qi brij vorrit do t’ i sillte fuqitë mizore, do t’ ishte njiheri edhe Zana frymzuese e Poetit. E atëherë, pa u frigue do të prehte zhgjetat e zjarrta, për t’ ia lëshue njerzimit kundër vesit, e do të ndertojë kangët kreshnike për t’ i diftue botës se shka vlejnë armët në dorë të Shqiptarit. Kështu, shohim se me kangë të veta do të ndertojë mbi atë vorr nji përmendore vertetë të madhnueshme, së cilës nuk do të kishte se shka me i ba rryma e moteve.
Zanat do t’ ia rrethojshin vorrin me lule e do të rritshin për rreth selvija. Shtegtari i lodhun, ulë me pushue do t’ i uronte paqë e qetësi e do t’ u flitte për té të bijvet, qi kanë me nxjerrë kangë e me i gdhenun emnin mbi lisa, tue e ba kështu të pavdekëshme.
At Viktor Volaj O.F.M. (1941)
***

Shënime nga Fritz Radovani (Kujtime):
Ma shumë se katerdhjetë vjet kishin kalue kur më ra në dorë edhe njëherë ky libër (Lirika) për me e lexue.
Tash, edhe e kopjova.
Kujtojshe nga Prof. Gasper Ugashi një mendim:
“Lahuta e Malësisë’ asht vlerësue edhe nga të huejt për vlerën e madhe që ka si poemë epike, por koha do të vlerësojë Mrizin e Zanavat si kryeveper të Lirikave në letersi shqipe e njëkohësisht, poezinë – Nji lule vjeshtet – si kryevepër të krejtë krijimtarisë së At Gjergj Fishtës. Ajo poezi zenë vend në letersi botnore edhe për një arësye tjetër, pse mbrenda saj ka shpërthye shpirti i At Fishtës në drejtim të një “ylli”, që asht i padijtun por i kuptueshëm...”.

Melbourne, 16 Shtator, 2020.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Fritz Radovani Falenderon:

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me numrin e 69 viteve të jetës së pafund, të t’ Madhit - At GJERGJ FISHTA O.F.M.

Mbyllim EDHE VITIN E TIJ 2020...

Imazh


Tue falnderue shkrimtarët tanë për Veprat e Tyne:
Zonjat dhe Zotnijtë, simbas rendit të botimeve të Tyne; dhe, të gjithë botuesit e Nderuem të Huej e Shqiptarë!
Falnderoj të Nderuemit Perkthyesit e mëdhaj të Atyne Veprave të Përjetëshme që i kanë dhanë thesarit tonë t’artë të Letersisë sonë kombtare dhe asaj Botnore.
Falnderoj të gjithë Ata të Huej dhe Shqiptarë, që kanë kontribue me shperndamjen e materialeve në njohje dhe kujtim të Perjetshem të Shkrimtarit tonë pashoq At Gjergj Fishta...

Kujtoj…
Sot, mbas 80 vjetësh:
Një vizitë në Tiranë...
Të At Gjergj Fishtës, tek
At Pjeter Meshkalla S.J.

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988) Grafikë nga F.Radovani.
Ishte viti 1965...
Kur At Pjeter Meshkalla më tregonte, se si pat shkue në shkollen e Jezuitve në Tiranë, per një vizitë...

Poeti Kombtar At Gjergj Fishta:

“Ishte pranvera e vitit 1940, nji ditë e bukur me diell kur At Gjergji erdhi me vizitue shkollen tonë në Tiranë. Nxanësit pa perjashtim ishin shumë të knaqun per këte vizitë prej Poetit të madh kombtar e aq popullor që ishte Ai. Kur hini n’ oborrin e shkollës At Gjergji, të gjithë njizani i uruene “mirseardhjen”!
Nxanësit hine nder klasa. At Gjergji kishte ardhë i veshun me zhgunin e Françeskanit e, në gjoksin e Tij, në krahun e majtë kishte vue nji flamur të vogel të Shqipnisë kuq e zi.
At Gjergji filloi vizitat prej klasave ma të ulta, tue i pershndetë me shumë knaqësi dhe, tue i urue që të rriten të vlefshem e të dijtun per familjet e tyne dhe per Atdheun...
Kur mërrijtem nder klasat e nalta, nji nxanës i kerkoi leje per me pyet, Ai ja dha lejen, dhe nxanësi i tha: At Gjergj, Ju keni në gjoks vetem nji Flamur, po a duhet të kishi edhe nji tjeter?
At Gjergji, Ju afrue mjaft afer nxanësit e, me nji knaqësi e tue buzqeshë, mbasi vuni gishtin e dorës së djathtë mbi Até Flamur në gjoksin e vet, i tha nxanësit me shumë dashamirsi:
“Ky asht Dybojshi i Gjergj Kastriotit, e unë këte Dybojsh të Skenderbeut, nuk e ndrroj me asnji tjeter!”
Si t’ i nepte kush komandën atyne nxanësve, brofne në kambë e njizani filluene me këndue:

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!”
...
Të Nderuem lexues!
Le të vlejë kjo kujtesë e paharrueshme në prag të 2021:Vitit
AT PJETER MESHKALLA¨- ME RASEN E 120 VJETORIT - KUR ASHT Lé N’SHKODER
Melbourne, 28 Dhjetor 2020.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.


Imazh
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Biografi e shkurtë)

Në këte 120 vjetor kujtojmë një nga Figurat ma të mëdha, që i dha Shkodra Historisë së Lavdishme të Qytetit të Rozafës dhe asaj të Klerit Katolik Shqiptar, në Trojet e Gjergj Kastriotit!
Ky ishte Trimi i pashoq i Shqipnisë “komuniste” nen tiraninë e saj 47 vjeçare: Ky ishte At Pjeter Meshkalla i ynë, dhe ndoshta, i krejtë Lindjes komuniste nën diktaturën barbare stalinjane.
At Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 prej prindve të nderuem Hil’ e Age Mëshkalla, familje bujare, mjaft e vorfën qytetare, që banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles, përballë rrugës së Motrave Stigmatine, në Gjuhadol, ku ngjitë me deren e Tij ishte Sigurimi i Shtetit.
Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ata ma të naltat teologjike i përfundoi në Linz të Austrisë. Prej vitit 1924, ka vazhdue në Goricie të Sllovenisë studime për letërsi, i shtymë nga pasioni që kishte për atë degë. Mbasi kishte vëndosë me iu kushtue Urdhnit Jezuit të “Shoqnisë Jezu” (S.J.), Ai ishte i detyruem (simbas rregullave të Urdhnit) me plotësue moshën 32 vjeçare, tue vazhdue studime të tjera mbasuniversitare, kështu që, vazhdoi përgatitjën në filozofi e teologji në Poloni, në Torino dhe në Napoli të Italisë, ku spikati si student dhe si përvetësues i gjuhëve ndër këta vende. Ishte një poliglot i vërtetë; edhe pse ishte në moshë të re. Në burgun e Burrelit ma vonë mësoi rusishten, edhe pervetsoj mirë anglishten.
Në vitin 1931 kje kthye në Shkodër, ku u Shugurue meshtar pranë Jezuitëve. Po në seminarin e tyne dha mësim që nga shkolla fillore e deri tek kurset ma të nalta, në gjuhë shqipe, letërsi, filozofi, teologji etj. Në vitin 1934 themeloi rrethin “Shën Gjon Bosko”, i shtymë nga dëshira që kishte me punue për edukimin e rinisë sonë.
Në vitin 1937 trasferohet në Tiranë dhe menjëherë atje formoi rrethin e “Shën Pjetrit”, me fëmijët e kryeqytetit. Në vitin 1938 asht aty kur inaugurohet Kisha e Jezuitëve, dhe ajo e “Zemrës së Krishtit”, që ishte edhe si qendër e famullisë. Viti 1939 e gjen në Tiranë. Okupacionin fashist Ai e priti keq, ashtu si shumica e krejt Klerit Katolik Shqiptar. At Mëshkalla kishte kohë që pikëpamjet Atdhetare i kishte shprehë botnisht nëpërmjet predikimeve publike, shkrimeve, revistave dhe debateve me jezuitët italianë të cilët punonin në Shqipni.
Në pranverën e vitit 1940, kur At Gjergj Fishta vizitoi shkollën dhe kuvendin e Jezuitëve e njëkohësisht edhe rrethin e “Shën Pjetrit”, At Mëshkalla u flet të rijve që mos me përshëndetë në mënyrën fashiste, madje, bashkë me At Fishtën, shprehin tek eprorët jezuitë paknaqësinë e tyne të madhe kundër dhunimit të Flamurit Shqipnisë nga Italia fashiste.
Gjatë kohës së pushtimit nazist, bashkë me Don Shtjefën Kurtin, kanë ndihmue dhe strehue popullatën e Tiranës dhe mjaft ebrej gjatë reprezaljeve dhe bombardimeve. Të dy nga komunistet u konsideruen “fashistë” e “armiqë të popullit”, madje Don Shtjefën Kurti, në vitin 1971, edhe u pushkatue me akuza fallse se: “Pagzoi një fëmijë dhe shtoi një Katolik në Shqipninë ‘ateiste’ të 1967”.
Okupacioni komunist i vitit 1944 për At Mëshkallën, ishte një okupacion diktatorial si dy të parët, por me fëtyrë nga Lindja. Në vitin 1942 shprehet haptas se partizanët që kanë dalë në mal dhe luftojnë nën drejtimin e komunistëve jugosllav dhe shqiptarë, ata nuk janë tjetër veç ushtarët e Titos dhe të Stalinit. Ata nuk do të sjellin as lirinë e vendit dhe asgja të mirë per Pushtetin “demokratik” të mbas luftës Botnore.
Në vitin 1945, në predkun me rastin e vdekjes së Imz.Bumçit, flet haptas kundër shkeljës së të drejtave të katolikëve dhe e fillon fjalën e përmortëshme kështu: “Imzot Bumçi, Ti nuk vdiqe, por, plase!..”. Në vitin 1946, bashkë me Prelatët e Klerit Katolik të gjithë Shqipnisë, bani dhe një “promemorje” për kryetarin e shtetit komunist, gjeneral kol. Enver Hoxhën, teksti i së ciles u pergatitë nga At Meshkalla dhe At Frano Kiri. Në takimet që bani me disa nga udhëheqësit komunistë shpreh haptë përsekutimin që po i bahët popullsisë katolike, rinisë, intelektualëve shqiptarë dhe klerit, tue e theksue këte edhe në shtypin e kohës, si dhe në organet shtetnore, se Kleri Katolik Shqiptar asht Atdhetar ka punue per shkollimin e rinisë sonë dhe, as nuk do të shkëputet nga Vatikani dhe Papa. Sigurisht, kjo ishte një deklaratë e të gjithë Klerit dhe jo përsonale, mbasi gjamët e këtij qendrimi do të ndigjohën shumë shpejtë.

Shenim nga Fritz Radovani: Do të vazhdojmë me materiale dhe disa dokumenta të domosdoshme që duhen me u njoftë nga Rinia Shqiptare, në ketë 120 vjetor që At Pjetri kje le në Shkoder, në vitin 1901, dhe asht konsiderue nder Figurat ma te mëdha të Kombit Shqiptar.
Melbourne, 1 Janar 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e II.

AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Biografi e shkurtë)

Arrestimet dhe pushkatimet e Klerit Katolik Shqiptar kishin fillue që në Janarin e 1945, me Don Lazer Shantojen e poetin e ambelsisë, si e cilsonte Shkodra, Don Ndre Zadejen. Të dy u pushkatuene mbrenda pak kohe me shpifje e akuza fallse.
Mbas pak muejsh edhe At Pjeter Meshkalla arrestohët në vitin 1946 dhe bashkë me Don Shtjefën Kurtin, Imz. Irené Banushin dhe Rrok Obotin, dënohen me shumë vite burg, të cilat i kaluen ndër kampe pune dhe pjesën ma të madhe në burgun famkeq të Burrelit.
At Mëshkalla u lirue plot mbas 15 vjetësh vetem mbasi plotësoi ditë në ditë dënimin e dhanun nga gjykata.
Në fund të vitit 1961, kur lirohët nga burgu, vjen në Shkodër, por pa të drejtë me sherbye si meshtar, detyrë e cila i ndalohej nga shteti komunist, por që At Mëshkalla e ushtroi pa lejën e tij me guxim dhe pa pikë frike kudo që e lypte nevoja. Ai nuk ishte pajtue me “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, ndonse aso kohe ishte në burgun e Burrelit, por qendrimi i Tij, i At Donat Kurtit dhe At Frano Kirit, në vitin 1951, përballë terroristit Hilmi Seiti (aso kohe, ishte Kryetar i Degës së Punëve të Mbrendshme të Shkodrës, ku ndodhej edhe Seksioni Katolik i Sigurimit, i vetmi në Shqipni). Edhe pse nga hjerarkia e vjetër e Kishës nuk kishte mbetë pothuej asnjë, At Mëshkalla respektonte me përvujtni të gjithë drejtuesit e klerit dhe kur ndokush vente në dukje ndonjë të metë të ndonjenit, Ai menjëherë do të gjente anët pozitive që peshonin ma shumë se të metat. Jetoi pak vite me nanën dhe kushrinën e Tij Ganxhën, në një shtëpi përdhese në Ballabane. Gjysma e dhomës, besoj i kujtohët vizitorëve të shumtë që shkonin aty, ishte me drrasa, ndërsa pjesa tjetër ishte kalbë dyshemja e ishte me dhé. Aty punoi, aty thonte Meshë, aty rregullonte “Betlemin” për vizitorët e vogjël, aty u mësonte katekizmin e gjuhët e hueja rinisë, aty i mësonte normat e moralit, aty rrëfente, aty vehej kunora Shenjtë, aty.., kjahej halli i së shkretës Shqipni e, aty, profetizohej e ardhmja...Drita dhe perparimi...
Në 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural” At Meshkalla arrëstohet prap, dhe mbas një gjyqi që u zhvillue në gjykatën e rrethit të Shkodrës, pa e ndigjue njeri, u dënue 10 vjet burg, kryesisht i akuzuem për veprimtari fetare të ndalueme, por e vërteta ishte ajo që do të shtjelloj ma poshtë. Në moshën 77 vjeçare doli nga burgu dhe erdhi prap në çerdhën e vjetër, në Shkodër. Jetoi në vorfninë e zakonëshme me të cilën tashma ishte mësue. Pa dallim Feje, mund të themi ju gjetën njerëz në kohën ma të vështirë kur ishte mjaft i shtymë në moshë dhe i smurë ndër kushte të randa shëndetësore. Një vajze shkodrane, e quajtun Luigjina Leka, nuk i la asgja mangut kushrinjve shumë të dashtun që ishin rreth tij dhe i mbyllën sytë. Atë ditë ka kja Shkodra mbarë! Ai vertetë kishte moshen 87 vjeçare, po njerzit e dashtun asht shumë e vështirë me i harrue kur Ata lanë kujtime të mira! Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit At Pjeter Meshkallen, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, misionarin e vërtetë dhe të vendosun, ushtarin e zdathun të Krishtit, luftëtarin e demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, mësuesin e rinisë dhe kundërshtarin e pathyeshëm përballë diktaturës komuniste, që ishte nder ma të pergjakshmet që ka njohtë sistemi i dhunës dhe i vrasjeve barbare në krejtë Europen Lindore.
Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë në një shkamb:
“Edhe një Hero ma pak!”...
Melbourne, 7 Janar 2021.
Shenim F.Radovani: Vazhdojmë me
Pjesen e III.


2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.



Imazh
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: Nr.3.

AT PJETRI ISHTE GUR’ !

Mos u habitni!.. Nuk asht epitet i vumë prej mejet, po asht një jetë e tanë që e provon këte thanje. Asht një jetë e njënit prej Atyne “Gurve” që nuk besoj se i vjen ma Shqipnisë sonë!
Kam dishirë me shkrue për një Burrë që thirrej “Pjetër”, që do me thanë “gúr”, e që me të vërtetë kje gúr, bash një prej Atyne Gúrëve të Kishës Katolike Shqiptare, kundër së cilës dyert e ferrit s’muejtën me fitue. Sa do të mundëm me qitë në pàh karakterin e Tij burrnor e fisnik, e mbi të gjitha até atdhetar e fetar, kryesisht përpjekjet e Tij për unitetin e Atdheut e të Popullit, këte nuk e di, pse do të duhëj me pasë një kulturë të gjanë për me përshkrue Até, që, mjerisht, komunizmi na la pa atë kulturë. Ky asht i Nderuemi At (Padër) Pjetër Meshkalla S.J., ose si e njohi gjithë Shqipnia: PADËR MËSHKALLA.
Padër Pjetër Mëshkalla S.J., Meshtar Katolik, jezuit shqiptar i “Shoqnisë Jezu – S.J.”, ka lé në qytetin e Shkodrës me 25 shtator 1901, në një shtëpi përdhese në fund të rrugës së “Daulles”, në krahun e majtë, aty ku banonte Zef Alimhilli. Mbas mësimeve të para që mori në vendlindje, shkoi për studime teologjike në Linz të Austrisë. Atjé, në vitin e dytë u sëmue, kështu, në vitin e tretë, u bashkue me Don Kolec Prennushin, që ka kenë daja i em dhe sëbashku vazhduen studimet deri në vitin e fundit. Don Koleci, ishte një vit ma i ri (datlindja 1 janar 1902) dhe vdiq i ri me 2 korrik 1950, mbas 11 muejsh hetuesi në Shkodër. Ai vdiq prej zemrës, që, si duket, iu shkatrrue prej torturave të Sigurimit të Shtetit komunist. Nana e Tij, pra gjyshja eme, që e thirrshim Nana Nine, çdo ngjarje të jetës së Don Kolecit dhe të rinisë studentore të Tij e lidhte me Padër Pjetër Mëshkallën, që aso kohe ishte në burg, kohë në të cilën unë nuk e njihja fare, mbasi kur ishte arrestue Ai në vitin 1946, në Tiranë, unë kam kenë i vogël, 6 vjeç, në Shkodër. Gjyshja na tregonte se, kur djelmët ishin në Austri (kështu i thërriste ajo, mbasi i konsideronte të dy të vetët), gjatë Luftës së Parë Botnore, të dy kishin humbë për 10 muej dhe nuk kishin asnjë dijeni ku ndodheshin ata. Aq e kishte vuejtë atë kohë, sa për pak javë, na thonte gjyshja, më kanë rá të gjithë flokët e kresë, mbasi flitëj se atje gjendja ishte shumë e randë dhe e vështirë, madje ma keq se në Shqipni. Njerëzit vdiqnin urije. As shkolla e as konvikte nuk kishin funksionue mâ. Lufta kishte marrë përmasa përditë e ma të mëdha.
Një mjek ushtarak austriak, që aso kohe banonte në shtëpinë e gjyshit tem, Pjetër Prennushit, ose siç njihëj nga rusnjanët, Tukja i Kolë Dedës, që ishte edhe vëllaj i madh i At Mati Prennushit O.F.M. (Provinçial i Fraçeskanëve të Shqipnisë, që u pushkatue me 11 mars 1948), i premton gjyshit se nëpërmjet ushtarëve austriakë, që shkonin me çue informacionet në Vienë, ai mund të dërgonte atje edhe një paketë të vogël me ushqime, rreth 500 gr., ku futeshin dy rriska bukë të thata dhe në mes të tyne edhe dy rriska proshutë për me ia çue Kolecit në Linz. Paketa nisej çdo dy ditë, por asnjë përgjigje nuk vinte prej andej mbasi ushtarët nuk këthenin ma në Shqipni. Lidhje të tjera nuk kishte. Kur mbas 10 muejsh të humbun, pushoi Lufta, djelmët u kthyen të dobsuem, asht’ e lëkurë, në Shqipni, dhe treguen se kishin jetue në një shtëpi të një austriaku, që nuk kishte pasë bukë as për veti, por jetesa e tyne kishin kenë dy rriskat e bukës së thatë e proshuta, që shkonte nga Shqipnia, e që njenën e kishte hangër Koleci, ndërsa tjetrën ia kishte dhanë shokut të vet, Pjetrit.
Ç’ prej asaj kohë e deri në vdekje, Padër Pjetër Mëshkalla ka kenë një Mik i përjetëshëm i familjës sonë, kushrinjve me nipa e mbesa të Don Kolecit. Mbas këthimit në Shqipni, daja u ba prift. Pjetri zgjodhi rrugën e Urdhnit Jezuit S.J.
Ai vazhdoi plotësimin e moshës 33 vjeçare me studime mbasuniversitare në Poloni, Itali etj., dhe mbas Shugurimit meshtar, u këthye në Atdhé, ku filloi punën si mësues në shkollën fillore të Jezuitëve në Shkodër, e ma vonë profesor po në Seminarin e tyne aty ku asht edhe sot.
Kur nana e Tij, Agëja, shkonte me e pa Padër Pjetrin aty të mbyllun në kuvendin e Jezuitëve në kohë dimni, pa zjarr e pa ngrohje, zemrohej me të birin dhe i thonte: “Ik mor prej këndej, pse rri këtu! Bukuri Don Koleci, prift e me të gjitha kushtet...”. Ajo bisedonte edhe me gjyshen tême për këtë problem, por ishte kot!.. Ai nuk kthehëj mâ prej rrugës që ishte nisë, rrugë në të cilën mbylli jetën e Tij plot lavdi.
Kishte kënaqësi të madhe kur na të rijtë i kujtonim vëprimet e nanës së Tij, me detaje ashtu si na i kishte shpjegue gjyshja né dikur... Fëtyra i merrte pamje tjetër, u çelte, qeshte, ma parë se çdo pjesë tjetër e fëtyrës i qeshnin sytë, që i vezullonin, e për ata që e njohën, ata sy ishin të paharrueshëm për ambëlsinë joshëse të Tyne, po edhe për shkëndijat që nxirrnin kur e lypte rasa. Besoj i kujtojnë mirë Ata sy të gjithë ata që ishin të ulun në podin e Institutit Pedagogjik të Shkodrës, e besa edhe ata që folën prej auditorit, mbasi edhe na që ishim në rrugë, kurr nuk mund të harrojmë Burrin e shkurtë mjedis oficerëve e xhelatëve të Sigurimit, që e morën me mendimin se mosha e madhe do të bante të vetën e populli i Shkodrës nuk do ta shihte kurrma... Po, “Trimat kanë oren çuet!”
Unë e njoha Padër Meshkallën për fëtyrë mbasi doli prej burgut të parë, aty nga vitët 1961-62, kur erdhi për vizitë në shtëpinë tonë, tashma që nuk ishte as Don Koleci, por as nana Nine, e cila kishte vdekë pak kohë ma parë, po ishin motrat e Don Kolecit, ose ma mirë me thanë edhe motrat e Tij, që i desht dhe i respektoi si një vëlla i mirë. Vinte shpesh sepse gjente ngrohtësinë e të gjithëve, dashni e ngrohtësi të cilën Ai e gjeti në të gjitha votrat e Shkodrës, ose ma mirë me thanë në secilin prag dere ku i shkeli kamba.
Kujtoj një ditë, e pashë tek dera, dhe simbas zakonit, e ftova me hy mbrend për një kafe, por ai nuk erdhi. Më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit ndër disa miqë Muslimanë. Të parën vizitë e bante tek Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë shkonte ndër shtëpijat e atyne Muslimanëve për të cilët ruente kujtime të mira nga jeta e burgut, që kishte kalue me tá. Edhe ata ia kthenin vizitën, por ajo që do të vê në dukje asht tjetër gja, se kur hyni të dytën herë në burg, ata e kujtuen dhe e ndihmuen edhe materialisht deri ditën që doli prej burgut. Lutja e Tij ishte e barabartë e me fryt për të gjithë pa dallim Feje.
Fjala e Tij ishte mësim e dashni për të gjithë. Ai gjithmonë personifikonte të vërtetin dhe të pagabueshmin.
Fjala e Tij nuk diskutohëj prej askujt.
Ja se çfarë shkruen për Té i nderuemi Profesor Arshi Pipa: “Në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.” (Intervistë e dhanun për revistën “Kumbona e së Diellës” Shkodër,1993).
Tregojnë se, kur bahëj ndonjë debat në diskutimet që zhvillonin të burgosunit mes besimëve të ndryshme për problemët filozofike apo teologjike, Hafiz Ali Tari, ndër fetarët ma të kulturuem të Fesë Muslimane, u thonte të gjithve në mënyrë të preme: “...Kjo çashtje qëndron kështu, sepse kështu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”.

Shenim nga F.Radovani: Figurat si At Meshkalla, nuk kanë nevojë asnjë per sterzgjatje ngjarjesh. Besoj nuk gabohem! Me respekt Autori.
Melbourne, 12 Janar 2021.


Pjesa e IV

2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Léu N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e IV)

1947:Burgu i Burrelit per rininë ishte edhe një “Universitet”.
Në burg të Burrelit, njëherë, i nderuemi Ibrahim Biçaku (ish kryeministër i Shqipnise në 1944), nuk binte dakord me të nderuemin Gjergj Kokoshi për një problem filozofik në fushën politike e për me përcaktue përfundimin e bisedës vëndosën me e mbyllë bisedën ashtu si do të thonte Padër Mëshkalla.... Ai me të gjithë bisedonte për çdo problem pa pritesë, madje me dashamirësi. Ai i kishte vue vedit detyrë që duhet të bajmë shka asht e mundun për përparimin dhe unitetin e Atdheut.
Po, duhej “thérë” për me dashtë me e ba me folë, atëherë, dhe ata që e njohën, besoj e kujtojnë portretin e Tij fisnik, të vendosun e të pakthyeshëm. Fliste me buzë të afrueme, paksa e shtërngonte nofullen, me një zâ të lehtë e mollzat e faqeve i kuqeshin si dy kokrra qerrshia, që e banin edhe ma të freskët fizionominë e Tij, merrte pamje me ngjyrën e bukur të një djalit të ri, si të drandofillës, ashtu si kishte forcën e Shpirtit.
Në rrethet “Shën Gjon Bosko” të themeluem në Shkodër në vitin 1934, si edhe atë të “Shën Pjetrit” në Tiranë në vitin 1937, Ai bani një punë të madhe me të rijtë, sidomos kundër ideve komuniste, fashiste, ateiste e antiatdhetare, që aso kohe po përhapëshin në Shqipni. Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue edhe Flamurin tonë Kombëtar, Padër Meshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij, në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste.
Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë, atij sllavo-komunist, vepra për të cilat kanë shkrue e do të shkruejnë, mbasi ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne Padër Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndërtue edhe vorrin, ku sot prehen eshtnat e Tij.
Pikëpamjet e Tij politike janë kenë të shprehuna haptas dhe të njohuna prej të gjithëve. Ai ishte kundër çdo lloj diktature. Ishte antifashist, dhe këte, përveç faktit të sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij i vendosun atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuitë në vitin 1937. Ai qëndroi në mendimet e Tij edhe në Tiranë.
Këte e vërteton letra që Ai i ka dërgue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik nga Shqipnia, për pikëpamjet e tij fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta për këte, komunistët e quejtën “fashist”!.. Ai ishte kundër nazizmit dhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës në refugjion pranë qelës së Tij, kur ata po ndiqeshin nga forcat gjermane. Ishte Padër Meshkalla, ashtu si shumë klerikë të tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjentë të nazistëve gjermanë), sepse u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje edhe ndaluen reprezaljet e tyne kundër shqiptarëve si dhe ebrejve që nuk ishin aq pak në Shqipni. Ai ishte kundër diktaturës komuniste dhe këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme.
Në vitin 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte Padër Meshkalla Ai që i tha troç, ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë pak pozitat shtetnore. Kur Padër Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti iu përgjegj: -“Kjo është vetëm propagandë e atyre që nuk e duan pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë për të na armiqësuar me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipëri!”...Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me muejtë me hjekë një ashkël në kokën e Padër Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjegja e Padër Mëshkallës merret me mend cila ishte!..
Një prej nxanësve të Tij me tregonte njëherë, se një prej shokëve të shkollës, tue luejtë me top, kishte thye një xham. Padër Mëshkalla, sa hyni në klasë, u thotë nxanësve: Të çohët në kambë ai që ka thye xhamin me top! Një prej nxanësve çohet dhe i thotë: -Xhamin e ka thye X-si. Padër Mëshkalla, mbasi e nxori nxanësin që foli para klasës, e ndëshkoi me një shputë dhe i tha: Unë nuk të thashë me më tregue ti kush e ka thye xhamin, por kërkova me u çue në kambë ai vetë e me më tregue, mbasi kjo që ban ti asht që ti me u ba spijuni i shokëve tuej, prandej të ndeshkova. Fajtori duhet të ketë guximin me diftue ai vetë fajin e vet! Ai ndëshkonte veset e sidoemos até të spijunit që në shfaqjet e para. Qé pra, kjo ishte ajo edukata jezuite, që Padër Mëshkalla i jepte rinisë sonë Shqiptare!

Shenim F.R.: Vazhdojmë me
Pjesen e V-të...

Melbourne, 21 Janar 2021


120 VJETORI KUR U Lé
N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e V)

E cilin ves nuk luftoi At Mëshkalla?!

Poezia “Hipokrizia” asht një dëshmi e gjallë që tregon se me çfarë dufi Ai i luftonte veset deri në zhdukjen e tyne:
...mos të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji
as varr i zbardhun jashtë, e mbrendë kufomë.


H I P O K R I Z I A

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.
Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. . (Nga Fjalori).
Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

I. DEFINICIONE


Një maskë e zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
Një monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !

II. KUADRA

Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për treqind pare argjënd!
Joab jé, që pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në zemër, si gand...!
Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët e i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun synin tand!
Të njoh mirë, hipokrizi..,
ti jé trathti, lubi!
Gënjen synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di.., nuk di sesi,
por, ndinë..,
se jé h i p o k r i z i !

III. TË KAM GJETË !

Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:
Labirintët tueja janë pa krye,
por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:
Sinqeriteti kapun në luftë me ty,
e ti, kolonë e pestë, me dinakri,
të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,
me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa.., për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia zbulova petët këtij laknori....
Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
(kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,
në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm
me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm
(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:
“ Ndani e përçani..,me çdo kusht e jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thonë –
në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,
sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!..
Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,
në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,
të apostullit të kulluet të moralit.., në letër,
që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat prej froni dhe, .., aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!
Plaka botën kafshon e, puthë figure...
Moralin së bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me renë ngatrrueka.., lesh tue lënurë...
Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure..,
sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë hipokrizi!
Jé dhunë e poshtërsi!
Gënjen synin e pasherri,
por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por, shpirti i drejtë.., nuk di.., nuk di sesi,
por, ndinë..,
se jé h i p o k r i z i !
Shenim FR: Vashdon
Pjesa e VI.

Melbourne, 28 Janar 2021.


(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e VI)


V. ANATHEMA !


Toka me qiellin............ -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rebéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Asht lëkundun bésa -e miqve dhe e vëllazënve,
mbrenda brenë ténja -ndër votra të familjeve;
e pranë blerimëve -të njâj gêmi ullini,
shpallë shkrûmi e hini hipokrizinë!

Era helmuese -prej gropës së errësinave,
po u prishë pranverën -rinisë edhe luleve!
Kudo që të dredhuna -rranjët të kétë ngulë,
bini me e zhgulë hipokrizinë!

Karikaturë -e fésë dhe e shenjtënve,
që ban të përbuzet -era e virtyteve!...
Por, jo, se luleve -u përgjegjë fryti,
nuk lidhë virtyti hipokrizinë!

Farizé i kalbun, -lësho puthje figureve,
zhyt në ujë të békuem -tier lamshin e lutjeve
e të filaktérëve -s’rrêhët njerëzia,
as Perendia me hipokrizinë!

Toka me qiellin -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rëbéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!

Anathema – dëbim, mallkim.

CONFITEOR

O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me hipokrizi!
Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj...
Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!
Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e dévën kapërdijë...
Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë...
Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën...
Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë...
Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,
vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’
Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!...
Mallkime dhe shigjeta unë meritoj, që,
lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë i dlirtë...
Confiteor!... Po, mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!..

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

VI. L U T J E !


O Zoti’ em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,
mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!..
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që, paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me Tý!
Oh, kjo lutje nuk asht,
nuk asht h i p o k r i z i !

Shenim F.R.: Ata që e kanë ndigjue prej At Mëshkalles, nuk besoj se e harrojnë këte poezi...
Melbourne, 1 Shkurt 2021.


Pjesa e VII

2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
Imazh
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI:

AT PJETER MESHKALLA S.J.

KA THANË NË VITIN 1966:
“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po...”

KEPI I RODONIT AFER DURRESIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI NJË KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT. SOT ME SIGURI, ATY NUK DUHET TË KETË MBETË NDONJË KISHË…

6 SHKURT 1967:
1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR EVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA E OBJEKTE KULTI…
EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE: “HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN E HISTORISË SË KOHËS SË RE, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.”
PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI PO MARRSHON FITIMTAR! KUR DUHEJ MENDUE PER HYMJEN N’ EUROPË:
TRADHËTARËT E ATDHEUT ZBATUENE “REVOLUCIONIN KULTURAL DHE IDEOLOGJIK” NË SHQIPNINË “ATEISTE” !
Gjithkjo heshtje e turpëshme edhe sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?
A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky që kemi provue na, në fund të Shekullit XX !?..
15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Ever Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.
Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus.
Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi përgatitjet per mbledhjet e demaskimit të disa klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit”, me klerikët e parë të 1945:
At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme, mbasi pikërisht me At Gegë Lumen u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuejtjet në kampet e shfarosjes PPSh.
Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut...
Edhe kjo, a thue ishte “rastësi”!?
Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës, per zhdukjen e sa dokumentave...
Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave e kur veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e Popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE të Kishës sonë Katolike si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.
Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjartë e në gjuhë shqipe domethanë: “Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.
Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Ever Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit skilia Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.
19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në Shkoder, tue fillue me Kishen Kathedrale të Shkodres.
Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900 dhe 1944.
PRILL 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit Ever Hoxha, tek Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” Dhe, jo nder pak hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.
Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj e Prof. Mark Dema, shkrimtarë, artistë...E deri tek puntorët e thjeshtë dhe besimtarë... E kushdo, që mendohej Atdhetarë!
Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon në një pafundsi me mbi 120 varreza “pa asnjë shenjë”, të Rinisë së vrame në kufinjë.
Ishte ajo Rini që akuzoi diktatori terrorist Ever Hoxha, per të gjitha veprat e veta... Se, gjoja po i bante Rinia Shqiptare...
E sot, kemi të botueme dhe “Letren tepër sekrete” të tij, ku ai shkruen per Kisha dhe Xhamija: “Me këto forma duhet të vazhdojmë né derisa t’i rrafshojmë ato nga faqja e dheut.” (Sekretari i Parë Enver Hoxha)

Tiranë, më 27 SHKURT 1967:

Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit: http://www.panorama.com.al/zbardhet-let ... a-e-dheut/

Melbourne, 4 Shkurt 2021.

viewtopic.php?f=44&t=489&start=490

Pjesa e VIII

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.

Imazh
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé
N’ SHKODER I MADHI
AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e VIII)

MBAS NJË TAKIMI ME IMZOT ERNESTO ÇOBEN...
Me pat tregue njëherë vetë Padër Meshkalla sesi e kishte thirrë në Argjipeshkvi Imzot Ernesto Çoba, atë kohë në të cilën Ai kryente detyrën e Famullitarit të Shkodrës, dhe i kishte thanë: -A të pelqen me dijtë se çfarë ka shkrue profesori yt kujdestar në karakteristikën që ai ka sjellë prej Austrijet, kur ke mbarue studimet universitare? –Sigurisht që po, ishte përgjegjë ky. Imzot Çoba i kishte dhanë letrën origjinale që kishte shkrue me dorën e tij profesori austriak për Pader Mëshkallën dhe Don Kolec Prennushin dhe, që e kishte përcjellë atë leter atëherë këtu në Argjipeshkvinë e Shkodrës.
Për Pader Meshkallën, kishte shkrue: “...Që asht studioz, i përgatitun në filozofi dhe teologji shumë mirë, por asht nervoz dhe kryefortë, prandej nuk ban me kenë në drejtim të Klerit. Ka aftësi dhe prirje të veçantë për organizimin dhe edukimin e rinisë... Ndërsa për Don Kolecin shkruhej që asht kenë student i shkelqyeshëm në mësime, shumë i përgatitun në filozofi dhe teologji, por asht natyrë shumë e mbyllun dhe e kemi pasë të pamuejtun me e studjue në mbrendësi karakterin e Tij, prandej asht e mira që të kihet nën kujdes për me pa ma vonë natyra e Tij.” Mbasi më tregoi këte, qeshte me atë të qeshunin e Tij karakteristik dhe e pohonte: “...se asgja nuk ka gabue profesori, unë nuk e kam dijtë deri tashti mbas 40 vjetësh, se ai profesori që më donte aq shumë dhe më afronte tej mase, më paska ba atë karakteristikë pa gabue asgja. Ta kishe dijtë – e thonte me të qeshun – makare, do t’i ishe ruejtë mos me më kuptue “kryefortësinë”, mandej fliste gjatë për konsideratën që kishte për përgatitjën e dajës Don Kolec, vullnetin e Tij të hekurt dhe për qendrimin konseguent ndaj dogmave të Kishës, gja të cilën e ka tregue edhe në kohën e diskutimit të “Statutit të Kishës” në mbledhjet që janë ba nga Kleri, në Argjipeshkvinë e Shkodrës, para vitit 1950, para se Ai të vdiste. Kur fliste për kambnguljën e Don Kolecit për mos me e nënshkrue Statutin dhe për ato çeshtje që edhe vetë Pader Mëshkalla ishte i pakënaqun ashtu si ka kenë Ai, nuk i zinte në gojë kurrë ata që me vëprimët e tyne kanë punue për aprovimin e atij Statuti ndër ato mbledhje, por atypëraty vlerësonte pamasë qendrimin heroik të Don Dedë Malajt, i cili u pushkatue mbas një qendrimi shumë burrnor në gjyqin e Tij të famshëm dhe të paharrueshëm për popullin e Shkodrës, që u zhvillue në kinema “Republika” në muajn prill të vitit 1959. Don Deda vdiq pa e firmue Statutin, ndër të paktët klerikë. Unë ruej kujtime të veçanta për Té dhe do t’i shkruaj veçmas, mbasi meriton ma shumë se këto pak rreshta.
Pader Mëshkalla tregonte se, kur ka marrë vesh vdekjën e Don Kolecit, kur ishte në Burrel, “...kam kja për të parën herë në jetën teme, kaq shumë jam pikllue. Ai ishte shoku dhe miku i vetëm i gjithë jetës seme!..”.
Prej Pader Mëshkallës pata marrë vesh se kur jezuitët banin ushtrimet e shpirtit në Kolegjën “Saveriane” të Shkodrës, Don Koleci asht kenë ndër të paktët ata priftën që u thirrnin me mbajtë konferenca filozofike para jezuitëve.
Ai më ka tregue se Don Kolec Prennushin, jezuitët e kanë vlerësue aq shumë, sa vetë Pader Zef Valentini S.J., e kishte cilësue: “Futuro Cardinale d’Albania”.
Me kenë se ra fjala për ushtrimet e shpirtit, njëherë, një prift i ri, i shuguruem mëshehtas në vitin 1962 nga Imzot Çoba, meqë do të hynte përherë të parë në ushtrimët e shpirtit, i tregon Pader Mëshkallës, se si Imzot Çoba i kishte mësue priftit të ri “gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë!..” Mëshkalla i thotë atij: -“Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se s’asht koha me heshtë ma!”...
Kuptohët se në jetën e Pader Mëshkallës nuk ka asnjë çast vend për heshtje, sepse Ai nuk e njihte frikën, madje jo vetëm se nuk e njihte frikën, por e luftonte edhe tek të tjerët.
Kur e kishin çue në burgun e Burrelit Imzot Irené Banushin, Ipeshkëv orthodoks, që u dënue bashkë me Pader Mëshkallën, në herën e parë (1947), disa të burgosun e kishin pyetë Imzot Irenéun, se përse ishin dënue aq shumë vite?.. Ai u ishte përgjegjë: “Mund të dënoheshim ma pak vite, po nuk mujt me ndejë pa folë ashtu si e ka zakon Pader Mëshkalla!..”
E pra, flisni, flisni edhe ju bashkvuajtësit e Tij... Flisni, se kjo asht ajo kohë që e paralajmëronte Pader Mëshkalla...
Harroni edhe ju gjashtë kushtet që duhet me heshtë!
Flisni ju, o nxanësit e Tij, flisni, mos heshtni... Flisni nëse në gjakun tuej rueni Idealin me të cilin ju mësoi dhe ju edukoi Mësuesi Juej i pavdekshëm, flisni, flisni ju, o Shqiptarë, flisni, se duhët me folë si fliste Ai!..
Kurrë mos harroni porositë e Padër Mëshkalles!..Bisedat e Tij të rrjedhëshme gjithmonë kishin një qellim, prandej koha që kalonte njeriu me Té për të gjithë ishte një shkollë. Çdo fjalë e Tij të mësonte dishka të mangët në atë që mujshe me ditë ti.
Melbourne, 12 Shkurt 2021.


2021
VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e IX)

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

“KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE EUROPA...”

Bisedat e At Mëshkalles kishin një qellim kryesisht të mirë, prandej koha që kalonte njeriu me Té, për të gjithë dukej aq shumë e shkurtë. Çdo fjalë të mësonte dishka të mangët po, Ai, nuk pritonte me u rikthye prap për me të mbushë mendjen.
Kur rikthehëj për me dhanë ndonjë mendim tjeter për Imzot Ernesto Çobën, e përfundonte bisedën me respekt për Té, kryesisht për mostolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se “vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte ditë as mujtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni. E me të vërtetë, edhe Imzot Ernesto Çoba vdiq Martir i Fesë në labirintet e Sigurimit në vitin 1981.”
Në burgun e Burrelit me vite të tana kishin ruejtë me kujdes dhe i kishin qarkullue dorë në dorë fletoret me mësimet e Pader Mëshkallës. Ato janë kenë gjaja ma e shtrenjtë për të gjithë ata që i kanë lexue e mësue me ta. Bashkvuejtësi Frano Prendi më tregonte për kujdesin e madh me i mëshehë ato kur bahëj kontrolli i plaçkave të të burgosunve, që hapeshin në oborrin e burgut në kohë shiu e dielli përvlues. Ato ruheshin si rrelike. Rinia ndër ato fletore lexonte të vërtetën, shihte realitetin, merrte gurtë e parë të themelëve të kulturës Europiane me të cilën Pader Mëshkalla, kishte edukue brezni të tana. E cilës fushë nuk i përkisnin ato?
Për shkathtësinë apo dinamizmin e Tij asht zor me shkrue, për mos me thanë, që asht gjaja ma e vështirë, mbasi guximi dhe inteligjenca në përsonin e Tij ndërthureshin në një mënyrë krejt origjinale. Njëherë e pyeta: “ Si e shpjegoni Ju, Padër, që Kleri Katolik asht i pashembullt për qëndrimin e Tij si në birucat e Sigurimit, si ndër burgje e kampe pune, ashtu edhe ndër gjyqe, që pa asnjë mëdyshje janë kenë të gjitha montazhe, për këte unë nuk kam asnjë dyshim, se kjo asht diçka e njohun dhe e provueme, atëherë, pse ndodhi ashtu me Don Ejëll Kovaçin? (Don Ejëlli asht pushkatue me akuza false në vitin 1958. Edhe Ai nuk ka nënshkrue Statutin e Kishës Katolike të përpiluem nga Qeveria Komuniste në vitin 1951 dhe të nënshkruem nga pjesa ma e madhe e klerit që ishte i lirë). Pader Mëshkalla u mendue pak dhe mbasi pyetja ime me të vertetë ishte dishka shumë delikate dhe plotsisht e papritun prej Tij, më dha këte përgjegje të paharrueshme prej meje:
-“Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova...Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!.. Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej atyne kriminelave me dorë!”.
Do të veçoj një thanje të Atit të papersëritshem në Shqipni:
“... E për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”Dijetarët e mëdhaj shpesh s’ persëriten!
E këte e percakton thanja e At Mëshkallës, mbrenda së ciles do të vijnë koha që, per atë thanje do të shkruhen libra...
Ajo duhet të studjohet nder shkolla e Universitete, tue ju ba e dijtun brezit të rij se: “Ishin Trojet e Gjergj Kastriotit, ku u lé, u rrit, u edukue e u formue Ai brez i lavdishem i Klerit Katolik Shqiptar, per të cilin na sot, jo vetem jemi krenar, po edhe me një histori të lavdishme në kontinentin e vjeter Europjan.”
Veprat antinjerzore të barbarve komunistë në Shqipni nuk janë kenë as të paprituna dhe as të panjohuna në Botë. Ishim një Popull i mbijetuem në mes të bishave të Ballkanit, që i kemi qendrue besnikë Atdheut, Fesë dhe kulturës Europjane!
Kishim mbetë vetem njëmiljon e dyqindmijë Shqiptar, e nder Ata Burra, perditë vriteshin e shfaroseshin Ata Heronjë, që në Europën e sotme as nuk i gjindet të pakten një kopje...
Cili Kler Katolik në kampin terrorist komunist prej vitit 1917 kur u vendos në Rusi, ka aq Heronjë sa Populli Shqiptar ?!
Kush ka vra Klerikë Katolikë në Botë sa anadollakët terroristë Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia ?!.. – Asnjë! Cili nga vendet socialiste apo komuniste kishte një monster kobret si Nexhmije Hoxha që vriste klerikë katolik në vendet socialiste?
Kjo, dhe vetem kjo, asht arsyeja që edhe sot nuk i hiqen titujt këtyne terroristëve vrastarë të pakrahasueshem n’ Europë!!
Kjo thanje per Klerin Katolik Shqiptar sot asht e njoftun edhe nga vendet e zhvillueme në të gjithë Europen Perparimtare, po fatkeqsisht, mjaft e gjymtueme nga grupe drejtuese qeveritare e shtetnore, që jo vetem nuk e dishrojnë një hymje të shpejtë të Shqipnisë në Bashkimin Europjan...Po, edhe e pengojnë ate! Sot per këte, ma shumë se kurr flasin faktet!
Melbourne, 22 Shkurt 2021


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e X)

2021
VITI
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

R.P.S.SH. - NJË BURG - SHTET Ishim të rrethuem çdo pëllambë tokë në tela me ferra, mitraloza dhe zagar të Sigurimit komunist !

At Pjeter Mëshkalla i kujton Mehmet Shehut se:
“Kur në vjetin 1945 në Tiranë, me 8 mars, unë u ankova Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë anmiqësore!”.
Përgjegjën që Pader Meshkalla i ka dhanë atëherë në atë takim nuk ia ka shkrue në letër, sepse kishte rasën me i thanë ma shumë tashti në 1967. Atëherë Pader Mëshkalla i ka thanë atij: “...Në kjoftë se keni me e pasë të gjatë sundimin, kanë me dalë fjalët e mija, se ju nuk mund të delni jashta parimëve tueja, e ato parime ti i njeh mirë, se i ke pa në Spanjë...Unë i kam lexue vetem nder libra, ndersa ju, jo vetem, i keni pa me sy, por edhe dini shumë ma teper se unë, me sa asht shkrue etj.”
Unë e pyeta At Pjetrin: Po, nuk e pate frikë aspak o Pader?
Ai më shpjegoi se, “as sot Europa nuk di ate shka komunistët që kanë shkue ‘vullnetarë’ atje, kanë ba kunder atij popullit dhe klerit Katolik! Asht vështirë me besue si u dhunuen mija e mija murgesha e vajza të reja...” Dhe, me të vertetë atje asht kenë provue fillimisht se: “Kriminelët janë trima vetem, deri kur, nuk ua di kush krimet e tyne shtazarake e barbare!”. Per këte thanje prova ma e sakta sot asht Shkodra e masakrueme!
Në vitin 1946 në Degen e Punve të Mbrendshme të Shkodres, u pat formue “Seksioni Katolik”... I vetmi në Shqipni, ashtu si në 1967, me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”, po në Shkoder, u hap “Muzeu Ateist”, edhe ky i vetmi në Botë, që per fat të mirë “nuk e kam vizitue asnjëherë”, mbasi nder muret e tija unë kishe njerzit e mij të nderuem, tue fillue nga vllau...
E per këto qendra antinjerzore At Meshkalla shkruen në leter:
“Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.” (Letra e dergueme kryeministrit...1967)
Ky pra, ishte At Pjetër Mëshkalla, që burrnisht ua përplasë në surrat krimet e tiranëve e katilave komunistë të PPSh..!
Ka shumë mundësi, që sa herë i ka kujtue këta dy rreshta të kësaj letre vrasësi Enver Hoxha,“e kanë shtye” me vra shokët e vet që i kanë ba atë propagandë, sepse ata, ishin “armiqtë e tërbuem të Partisë dhe të Pushtetit të tij personal”!..

Ai zgjohej somnambul dhe shihte çdo natë një njeri mu në kolltukun e tij dhe, vërriste si kafshë e tërbueme: “... Ishte pikërisht... ki.., po, po, armiku i Partisë sime, ishte pikërisht ki..,armiku i kllasës, po po..., ki ishte, për ideal.., e kam parë.., nuk më gënjen mua njeri.., ki ishte.., hiqjani kokën ju them!... Se, kështu na mëson Partia ime!”... Vrisni ju them, vrisni!..
Vrisni ju them... A më dëgjon o Sulo... Vrisni ju them... !!!
E, vetem kur ndigjonte pergjegjën e Nexhit: “E kemi vrarë!”, binte në gjumin e tij e, vazhdonte me andrrat e veta vrastare...
E pra, kjo ishte Shqipnia “socialiste”, flamurtare e marksizmit dhe leninizmit edhe n’ Europë...
Kjo ishte Shqipnia e “lumtur”, një burg stalinjan i anadollakut gjinokastrit Everit, që nuk u ngop me Gjakun e Shqiptarit!
Në vitin 1946, në luften civile ishte Mehmet Shehu në Veri, që vuni në jetë nder Malet e Veriut eksperiencen spanjole...
Nga 1945 e deri në 2 Prill 1991, ishte skilja vrastare Ramiz Alia, që e filloi terrorin antiatdhetar me kosovarët e Tivarit...
Dhe, po i pason sot, “Rilindja” e Ramoviqit të Stambollit...
E sot, kjo “Rilindje” i ka “heroi të popujve jugosllav, sovjetikë dhe kinez...” Por, mbi të gjithë, janë trashigimtarë të njohun të
Sulltan Mehmetit II të Stambollit, që pat thanë kur mori vesht vdekjen e Skenderbuet: “Mjerë tash per Krishtenimin, se ka hupë tashti shpaten e mburojen!”...
Ndersa, tek libri i Marin Barletit “Rrethimi i Shkodres”, po në fq. 63, tregohet sesi sulltan Mehmeti i II ka lanë një “amanet”:
“Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë.”
E kjo detyrë, po vazhdohet nga terroristët e “rilindjes” PKSh...
Melbourne, 4 Mars 2021.


(Pjesa e XI)

2021
VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Përgatitë nga Fritz RADOVANI:

8 MARS 1945 :

Në Kishen e Jezuitëve të Tiranës...

Përshpirtje për Imzot Luigj Bumçin:

Marrë nga gazeta “Bashkimi”, organ i Frontit Nacional-Çlirimtar, botue me datën 8 mars 1945, ditë e enjtë:
Dje në mëngjez, në kishën famullitare katolike, u bë një përshpirtje për ditën e shtatë të vdekjës së Imz. Luigj Bumçit, Ipeshkvit të Lezhës.
Mirrnin pjesë: Gjeneral Major Spiro Mojsiu, Kolonel Ramadan Çitaku, Ministër i Financave Manol Konomi, Ministër i Drejtësisë, Kolonel Petar Killër i Misionit Ushtarak Jugosllav, Major Wisdorff, Shef i Misionit Ushtarak Francez, Ing. Lazër Treska, Kryetar i Këshillit të Qarkut, Ali Bakiu, Kryetar i Këshillit të Qytetit, Përfaqësia e Kishës Orthodhokse dhe Përsonalitete e miqë të familjës së Imz.Bumçit.
Foli edhe Padër Pjetër Mëshkalla për jetën e ndritur të këtij apostulli të kishës. Përmendi me një theksim me të vërtetë të ndieshëm përpjekjët e këtij patrioti në ditët e zeza të jetës sonë rilindëse. Fjala e Padër Meshkallës lidhi veprën e Imz. Luigj Bumçit me historinë tonë.”
Nga shpjegimi i zotni Pjetër Topallit, që në vitin 1946 ndodhej në Tiranë, dij se At Mëshkalla asht arrestue me 21 nandor 1946, mbasi atë ditë që ishte festa e madhe fetare e Krishtit Mbret, Pader Mëshkalla kishte predikue për të fundit herë në Kishën Famullitare të “Zemrës së Krishtit”, para dreke, në një meshë solemne ku merrnin pjesë shumë vetë. Në fund të fjalës së Tij, zotni Pjetër Topalli, edhe pse kishin kalue shumë vite (ishte viti 1994), kujtonte saktësisht mbylljen:
“Sot asht dita e Krishtit Mbret! Ka prej atyne që mendojnë se munden me ia hjekë Krishtit Kunorën e Mbretnisë së qiellës e të tokës, por gabojnë, gabojnë, gabojnë!..”.
E martë, 21 gusht 1945 (Po nga gazeta “Bashkimi”)
“Në një kishë katolike të kryeqytetit është shkruar ky program për të luturat: “Të lutemi, që popujt e Lindjës, që u shkëputën nga kisha e jonë, të bashkohën prap, siç kanë qenë më parë.”
Gjithënjë lutjet e besnikëve, në çdo kishë, jane drejtuar për problemët e ditës, për hallët, për rreziqet e për aspiratat e popullit... Gjynahet dhe krimët e fashistave, që dikur bëhëshin “më Papë se Papa”, e shkatrruan njerëzimin dhe Evropën dhe na hodhën në një katastrofë, që kurrë s’e ka parë historia. Dhe tani, besnikët tanë, në vent që të lutën ashtu siç lutët populli që të çfarosen këta fashista, që të çfarosët politika e tyre dhe të vijë lumturia e paqa në botë.
Në vent që të shohin me sy gjendjën tonë dhe rrugën që kemi zenë, të bekojnë ata që prunë këte paqë e liri, dhe që përpiqën t’i mbajnë këto, hidhën në disa lutje si ajo “për bashkimin e popujve të Lindjës me Kishën tonë.”
Ku është qellimi e ç’duan të thonë këto lutje?
...Por Përëndia nuk i do luftrat, prandaj, nuk besojmë t’ua dëgjojë lutjën besnikëve të Kishës Katolike të kryeqytetit.”

E enjte, 13 shtator 1945, (gazeta “Bashkimi”).
“...Është e vërtetë se trafiletisti ka bërë gabime datash...po nuk mund të rrimë pa thenë, se pikën e shtatë të shpjegimeve z. Pjetër Meshkalla e ka kuptuar keq, dhe se në pikën gjashtë ka fshehur një pjesë të së vërtetës, që del në shesh po të kujtohet lufta kundër Abisinisë dhe fushata e sotme kundër politikës antifashiste të Bashkimit Sovjetik. Ajo që dëshrojmë është që të gjithë pjestarët e klerit katolik të bashkohën me përpjekjët e gjithë popullit shqiptar...

Disa shpjegime që jep At Pjetër Mëshkalla:

Në datën 21 gusht, të k.v. në gazetën “Bashkimi” u duk një trafilet, që u-akuzohej“ një kishë katolike e kryeqytetit...”
“Nuk mungojnë në këte trafilet insinuacione të pavend dhe pohime historike të gjymta.
Prandaj e ndjejmë detyrën me dhanë disa shpjegime...
1. Kisha Katolike e Kryeqytetit për të cilën bahet aluzion asht Kisha e re e “Zemrës së Krishtit”, në rrugën e Kavajës.
2. Ai program të lutunash nuk kje shpikun në Tiranë. Janë programe për tanë Botën që formulohen njëherë në vjetë prej Drejtorisë së Përgjithshme të Apostullimit të Uratës, për sejcilin muej të vjetit dhe i paraqitën Papës për aprovim.
3. Të njejtin program e kemi botue në fletëzën mujore të Apostullimit të Uratës, për muejn gusht, tue pasue me një koment plot simpati e lavdi, për Kishat e Lindjës. Fletëza u botue me aprovimin e Ministrisë së Shtypit e Prop. K.P.
4. Dhe, ta dijë trafiletisti, se na nuk pushojmë tue u lutë, edhe grishim besimtarët me u lutë për problemët dhe hallet e ditës...
5. Nuk besojmë t’u vijë keq popujve e Kishave të Lindjës pse na lutemi për bashkim, kurse ata vetë në Liturgjinë e tyne, luten përherë për bashkimin e Kishave, simbas dëshirit të Krishtit, i cili, don që të bahet një grigjë e vetme me një Bari të vetëm. Tek e mbramja, gjithkush ka të drejtë me u dishrue të tjerëve një të mirë që e beson se e ka ai vetë.
6. Nuk e kuptojmë “ku asht qellimi e ç’duen me thanë: “...insinuacionet për gjynahët e krimet e fashistave, që dikur bëhëshin “më Papë se Papa”. Gabime janë ba shumë, në të kaluemën e largët e të afërt, edhe në lamën Kishtare. Këto gabime të gjithë njerëzit e drejtë i kanë vajtue e dënue. Por duhet kërkue e vërteta në shpirtin e së vërtetës. Na nuk njohim kush asht “ma Papë se Papa”. Na njohim Papën ! Gjithkush e din shka ka ba Papa Piu i XII për me largue prej Botës rrezikun e luftës, për me shpejtue paqën, o, së paku, për me lehtësue mjerimet e saja materiale e morale. Ndër çastët ma delikate e kritike, me guximin ma heroik. Ai ka demaskue e dënue trathtitë, mizoritë, krimet barbare kundër popullsive të pafajshme, kundra çifutënve, mizoritë ndër fushat e përqendrimit të Gjermanisë...
7. Sa për insinuacione politike fashiste e për nostalgji për Përandorinë e Romës, ta dijë trafiletisti, se ka gabue destinacion. Por ka shkrue ndoshta, pa dijtë mirë, se me ke po flet!..
8. Ai ban mandej një konfuzion të madh, kur shkruan: “Siç dihet, në Sinodhin e 1050-ës, që u bë në Konstantinopol, në kohën e Patrikut Foti, Kisha e Romës u nda vetë, siç u nda edhe Përandoria e Romës...” . Përandoria Romane kje nda definitivisht në vj. 395.
Ndërsa Kisha mbeti e bashkueme për 500 vjet të tjera... Në kohën e Patrikut Foti u ba të ndamit e parë zyrtar i Kishës së Konstantinopolit prej Kishës së Romës. Por Foti vdiq kah 891, prandej asht e pamundun që Sinodhi i vj. 1054 (jo, 1050), të jetë bamun në kohën e tij. Ky Sinodh u ba në kohën e Patrikut Mihajl Cerularit, kur u ndanë definitivisht të dy Kishat. Me insistue se cila u nda prej tjetrës, asht lojë fjalësh sofistike. Edhe arësyenat e ndamjës janë të shumta e komplekse.
9. As aluzioni i Luftës 30 vjeçare nuk tregon seriozitet e kompetencë. Na besojmë se nuk asht kjo rruga për bashkimin e zemrave.
10. Sa për Përendinë, ai që beson në Té ka të drejtë me e lutë si të duen. Mjaft që të ketë qellimin e mirë e t’u bindet urdhnave të Tija. Përendia din vetë sesi me ia ndigjue lutjen, pa kenë nevoja me ba presion mbi Té e me e sugjestionue!
Pjetër Meshkalla S.J.”

Shenim F.Radovani: Në tekst nuk janë përsëritë vetëm fjalët e gazetës “Bashkimi”, mbasi ato janë në tekstin e gazetës së masipërme të pandryshueme.
Dy artikuj të tjerë të At Meshkallës, që i dërgoi asaj gazetë nuk u botuen asnjëherë me gjithë kambnguljën e At Meshkallës për me i botue. Arësyeja asht e kuptueshme nga cilido lexues.
Melbourne, 10 Mars 2021


(Pjesa e XII)

Nga Fritz RADOVANI:
2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
Imazh
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

DOSJA Nr. 1303: Arrestimi i parë i At Pjeter Mëshkallës.
Me 21 nandor 1946. (Arkivi i Ministrisë Brendshme Tiranë.)

Me datën 22 nandor 1946, ora 08.00, në mëngjez, At Pjeter Meshkalla fillon hetimet në Degën e Mbrendshme të Tiranës. Mbas një përshkrimi të shkurtë të biografisë dhe vendeve ku ka punue, dukët se pyetja ka fillue nga predikimet që ky ka ba, mbasi Padër Mëshkalla fillon e i përgjegjet kështu hetuesit:
“...Pushtetin komunist e kam luftue në të gjitha predikimët e mija. Me rastin e vdekjes së Imzot Luigj Bumçit, i kam ba thirrje nanave të dëshmorëve që mos me kerkue gjak, mbasi kjo ngjallë vetem vëllavrasje... Me Luftën Nacional-Çlirimtare u bashkuen edhe komunistët, e më që këta nuk njohin dhe nuk respektojnë Fenë, unë nuk jam pajtue me komunistët... Aktivitetin propagandistik kundër (PKSh) Partisë Komuniste Shqiptare e kam fillue në vitin 1943. Kjo parti atëherë drejtonte Luftën N.Çl., por unë, tue kenë kundër komunizmit, kam luftue edhe punën e tyne. Këte propagandë e kam ba edhe ndër familjet ku kam shkue për vizita dhe raste tjera...
At Troshani asht kenë eprori em. Ai nuk merrej me politikë, edhe ai si unë, nuk e donte fashizmin...Unë kam dërgue një letër në Misionin Francez, ia kam dorëzue në dorë Briotit për me e dërgue në Vatikan. Këte letër e kam shkrue bashkë me At Frano Kirin, ku kam tregue ndalimin e lirisë së Fesë, fjalës dhe të shtypit tonë... Një letër ia shkrova edhe Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës, por nuk mora përgjegje...
Për lirinë e shtypit tonë unë kam kërkue me u takue me Nako Spiron, por ky më ka çue njeri tjetër... Për votime nuk kam kenë dakord që mos me pasë secili mendimin e vet për partinë që don... Mendimi em ishte se, në Shqipni, Pushtetin nuk duhet ta marrin komunistët, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetet e Europës, mbasi atje ka vetëm Parti Demokristjane, gja që do të ishte e mirë me e pasë edhe na...Imzot Frano Gjini me ka ngarkue me shkrue një letër për Enver Hoxhën, ku bahej fjalë për përkrahjen që duhet me na dhanë shteti né dhe për padrejtësitë që na baheshin... Jam kënaqë kur një i ri nuk ka marrë tesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët dhe i kam thanë: “Bravo të kjoftë” dhe, i kam shtërngue dorën...Raste të tilla si ky janë kenë të shumta...

Mbas çlirimit e rihapa Rrethin e “Shën Pjetrit”, se m’u lutën të rijtë dhe unë e pashë të nevojshme me e rihapë mbasi rinia kishte fillue me u implikue me komunista...”.
Hetimet vazhdojnë nga nandori i 1946 e deri në gjysën e prillit 1947. Përpjekjët e hetuesisë për me mujtë me krijue lidhje të veprimtarisë së Pader Meshkallës, me Don Shtjefën Kurtin, i cili ishte i arrëstuem në një natë me té, dështojnë për vetë faktin se Pader Mëshkalla, në fillim të proçesit deponon se: “...Me Don Shtjefën Kurtin kam pasë mosmarrveshje, mbasi kam dënue miqësinë e tij me Musa Jukën etj...”
Kjo shkëputje e ndihmon Pader Meshkallën, ashtu si edhe Don Shtjefnin, tue mos i dhanë mundësi hetuesisë me krijue grup. Në lidhje me Imz. Frano Gjinin, Imz. Vinçenc Prennushin, At Mati Prennushin, At Frano Kirin etj., deponimet e Pader Meshkallës nuk çojnë asnjë peshë për vetë faktin se proçeset e tyne kanë probleme të tjera, që për këte rasë hetuesisë nuk i intereson me u shtri në Tiranë, gja që do të kishte zbehë makinacionët dhe trillimet e thuruna nga Sigurimi i Shtetit në Shkodër. Një fakt: Në vitin 1968, gjyqi kundër klerikëve të Tiranës, aktiviteti i të cilëve “lidhej” me ambasadat e Francës dhe të Italisë që ishin në Tiranë, u ba në Shkodër.
Pse u zhvillue gjyqi në Shkodër, kur aktiviteti i tyne nuk shtrihëj fare në këtë qytet? Atë kohë Shkodra nuk kishte asnjë konsullatë atëherë, pse duhej zhvillue gjyqi aty ku nuk ndigjohëj edhe nga “bashpunëtorët” e huej të këtyne klerikëve, që po jepnin llogari për veprat e tyne në “shërbim” të atyne ambasadave?!.. Kjo praktikë pune nga komunistët asht ndjekë gjithmonë kur Shteti nuk donte që të “përshpëritej” nga të huejt për shpifjet e trillimet që baheshin në drejtim të tyne. Kjo ishte vetëm njena anë e medaljës, mbasi ata i merrnin vesht të gjitha makinacionet e gjyqeve tona në lidhje me ta, po, edhe “atyne” asht fakt se ju kishin “shurdhue” veshtë!! E pse?! - Se “heshtja” e tyne (që ishte ana tjetër e medaljës), kishte fillue që në vitin 1945-46, kur gjyqet e “Popullit” mu në qendër të Tiranës, pushkatonin deputetët, intelektualët, politikanët e njerëz të thjeshtë, me akuza fallso dhe shpifje, si “spijunë në shërbim të agjenturave të huaja”. Këto ishin të vazhdueshme, e të përjavëshme. (Shif fletoret zyrtare të 1945, 46, 47 48!..).
Këto akuza u përdoren edhe në drejtim të Pader Mëshkallës, por nuk u besuen as nga vetë komunistët që e njihnin Ate. Vonë, vonë.., po, disa e patën guximin me thanë të vërtetën si e njohën At Pjetrin. Sot, unë kishe me thanë atë që thotë populli:
“Ma mirë vonë se kurrë!..”.
Mandej, duhet me pasë parasyshë se veprimtaria shumë e madhe atë kohë e Pader Mëshkallës, ishte e dijtun nga të gjithë sepse, veprimet janë publikue edhe ndër gazeta. Tue u nisë edhe nga pamundësia me e ngarkue Ate edhe me gjana të tjera të pakenuna, për vetë faktin e njohjes së Tij nga i gjithë populli i Tiranës për aktivitetin e Tij fetar, kulturor dhe atdhetar, në muejn prill 1947, shoqnue me një relacion shumë të ashpër dhe të rrezikshëm për jetën e Tij, Pader Meshkalla, i përcillet Gjykatës Ushtarake të Garnizonit të Tiranës për dënim.
Ja edhe materiali që u botue atëherë në organët e kohës:
Marrë nga gazeta “Bashkimi”, me 18 prill 1947, Tiranë ATSH:
“Dje Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës dha vendimin e saj kundra një grupi klerikësh, armiqë të Popullit Shqiptar, që të veshur me petkun fetarë, kanë punuar për rrëzimin e Pushtetit Popullor, duke qenë në lidhje me agjentët e huaj, nga të cilët këta kanë marrë të holla dhe udhëzime...
Në këte grup bëjnë pjesë: Dom Shtjefën Kurti, Pader Pjetër Meshkalla, Rrok Oboti dhe Peshkopi Irené Banushi.
Në bazë të këtij vëndimi, i pandehuri Dom Shtjefën Kurti u dënua me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjen e të drejtave për 5 vjet.
Pjetër Mëhill Mëshkalla u dënua me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjën e të drejtave për 5 vjet.
I pandehuri Rrok Oboti u dënua me 8 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjën e të drejtave për 5 vjet.
Peshkopi Irené Banushi u dënua me 5 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe, me humbjen e të drejtave për 3 vjet.
Vëndimi i kësaj gjykatë është i formës së prerë.”
...Pjetër Mëshkalla pohon se, në muajn Kallnor të vitit 1945, me nisiativën e tij është bëri një mbledhje me klerin jezuit të Tiranës, ku merrnin pjesë: At Troshani, Padër Fausti, Gjadri, etj. Në këtë mbledhje ai përpiloi një relacion që fliste kundër Pushtetit Popullor...
Në këtë relacion jezuiti Padër Mëshkalla e cilësonte Pushtetin tonë si “terrorist” dhe si “përsekutonjës i fesë katolike”...
Melbourne, 15 Mars 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XIII.)


2021 VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)



“Çka i ndriste syni, ia shkrepte gjuha...”
Profesor Arshi Pipa


(Mendime për At Pjeter Mëshkallen...)

Shumë vite përpara zotni Pjetër Ded Deda (datlindja 1910), bashkohës dhe banues në Tiranë, shkruen: “At Meshkalla ka qenë predikues i mirë që i magjepste dëgjuesit e vet.
Në predikimet e bisedimet e Tij, sidomos me të rijtë, kritikonte me guxim intolerancën, përsekutimin fetar dhe mungesën e plotë të lirisë së mendimit e të fjalës në shtetin komunist.
Për këtë gja, organet e Sigurimit të Shtetit e arrëstuen në vitin 1946. Mbas një kohe të gjatë paraburgimi dhe hetuesie në birucat e burgut të Tiranës, e nxorën në gjyq, të akuzuem si një nga themeluesit e organizatës “Bashkimi Kombëtar” si dhe, për agjitacion e propagandë.
Në këtë gjyq, Ai, nga i akuzuem u kthye në akuzues, dhe, mund të themi në kuptimin e plotë të fjalës, e mbërtheu me shpatulla për muri trupun gjykues. Ai nuk pranoi akuzën që i bahëj si organizues dhe pjesmarrës i ndonjë organizate të “Bashkimit Kombëtar”, por pranoi se kishte kritikue në disa raste mungesën e plotë të lirisë së fesë dhe të mendimit, që ishte në kundërshtim të hapët edhe me vetë Kushtetutën ekzistuese. Kryetari i gjyqit e pyeti pse këto kritika nuk i kishte shprehë në ndonjë organ të shtypit, si “Bashkimi” etj., por Ai i kishte përshpëritë andej e këndej?..
At Mëshkalla u përgjegj se dy artikuj i kishte dërgue në gazetën “Bashkimi” për këte çeshtje, por asnjëni nuk ishte botue.
“Pse nuk e ke ngritur zërin me lart?” – e pyeti Kryetari i gjyqit, duke u përpjekur ta zinte ngushtë të akuzuarin.
At Meshkalla u përgjegj, se dy letra i kishte dërgue Enver Hoxhës, tue ia vu në dukje këto shkelje të lirisë së fesë e të mendimit, por asnjë përgjegje nuk kishte marrë as edhe nga ai...Unë nuk dij kujt me i shkruar më nalt, tha Ai...
Atëherë, ndërhyni prokurori, tue iu drejtue trupit gjykues me këto fjalë: “Shokë gjykatës, të pandehurit nuk i pëlqen fare demokracia proletare, por atij i pëlqen që edhe në Shqipëri të kemi një demokraci borgjeze si në Greqi!”...
At Mëshkalla, me qetësinë dhe gjakftohtësinë karakteristike të Tij, u përgjegj: “Nuk kam qenë asnjëherë në Greqi dhe nuk dij çfarë demokracie ka atje, por tue lexue artikujt dhe lajmët e botueme këtu në gazetën “Bashkimi”, kam marrë vesht se atje veprojnë lirisht parti të ndryshme politike, tue përfshi edhe partinë komuniste Greke. Madje, partia komuniste Greke, ka organin e saj të shtypit “Risospastis”, e cila, qarkullon lirisht si gazetat tjera. Kurse këtu, në Shqipni, jo vetëm që nuk lejohet asnjë parti politike opozitare dhe asnjë shtyp opozitar, por për një fjalë të vetme në kundërshtim me vijën e partisë komuniste, arrëstohesh dhe të sjellin para gjyqit, siç keni veprue me mue.”.
Për këto fjalë që konsideroheshin “faje” të randa, At Pjeter Mëshkalla u dënua 15 vjet burg, dënim të cilin e vuejti pjesën ma të madhe në burgun e tmershëm të Burrelit.”.
Kjo dëshmi e zotni Pjetër Dedës kisha me thanë se plotëson ma së miri mendimin e cilitdo, që do të donte me dijtë se pse u dënue 15 vjet burg Pader Mëshkalla. Madje, për një qendrim të tillë, Ai edhe mund të pushkatohej...
Në pragun e arrestimit në 1946 në Tiranë u ndodh vetë zotni Pjetri, që më ka tregue mue në vitin 1992: “I kerkova aso kohe në një takim shokut Tuk Jakova që, ta bisedojnë me sh. Enver një mendim të timin. A do t’ ishte mirë që sa me i futë në burg klerikët katolik, me atë kulturë të madhe që kanë me i përhapë në kater universitete: Korçë, Vlorë, Tiranë dhe Shkoder ku, ata tue qenë profesora atje do të formojnë një rini të kulturuar dhe me prirje nga Europa? – Tuku, më premtoi se në takimin e parë do t’ ia bisedojë shokut Enver këte ide timen. Pa kalue as dy javë, m’ asht ba një mbledhje partije, dhe per pak shpetova pa hy në burg, tue humbë vendin e punës etj., pergjithmonë...
Ja pra, kjo ishte “liria e fjalës dhe e mendimit per komunista!”
E kush guxonte atëherë me shpreh në gazetë këta mendime:
Pika 2, Programi asht përpilue nga Drejtoria e Përgjithëshme dhe aprovue nga Papa.
Pika 3. Programin e kemi pasue me një koment plot simpati e lavdi për Kishat e Lindjës dhe e keni aprovue ju vetë në Ministrinë e Shtypit e Propagandës K.P.
Pika 6. Na njohim Papën!... dhe pikërisht flet për Papën Piu XII dhe veprat e Tij, në favor të paqës, demaskimin që Ai i ka ba Luftës së Dytë Botnore, “ndër çastët ma delikate e kritike, me guximin ma heroik. Ai ka demaskue e dënue tradhëtitë, mizoritë, krimet barbare kundër popullsive të pafajshme, kundra çifutëve, mizoritë ndër fushat e përqendrimit të Gjermanisë....”. Pikërisht Mëshkalla mbron Papën, për të cilin komunistët e të gjitha vendëve të Lindjës e të Përendimit nuk lenin gja pa thanë e shpifë kundër Tij.
Mos harroni se ishte ajo kohë kur vetë komunistët italianë nuk i lenin gja mangut bllokut komunist të Lindjës në lidhje me këte çeshtje! Për këte flasin faktet dhe dokumentët e botueme sot e atëherë në Itali.
Pika 7. Sa për insinuacione politike fashiste e nostalgji për Përandorinë e Romës, ta dijë trafiletisti se ka gabue destinacion. Por ka shkrue ndoshta padijtë mirë se me ké po flet.” E, si do të botonte gazeta “Bashkimi” edhe dy artikujt tjerë të Pader Meshkallës?...
Si do t’i përgjigjej Shteti komunist Pader Mëshkallës për shkeljën e të Drejtave të Njeriut, lirisë së mendimit, Fesë dhe të ndërgjegjës, kur ky veprim kryhej çdo minut?
Kurrë mos harroni se Kleri Katolik Shqiptar, këtë veprim e bante në vitët 1945 – 46, prandej edhe asht kenë cilsue si Opozita e vetme antikomuniste!
Kjo asht arësyja që dënimet e randa jepëshin me qellim eleminimi të mavonshëm ndër kampet e burgjet e Maliqit, Bedenit, Shkodres, Burrelit, Burgut të mnershëm të Kalasë së Gjinokastrës etj. Aso kohe në Tiranë u banë pak pushkatime të klerikëve shqiptarë, mbasi nuk i pëlqente Enver Hoxhës që t’i telefonohej nga ndonjë “ambasadë” për veprimet që ai po kryente me akuza fallse kundrejt klerit të të gjitha besimeve dhe atdhetarëve, që kishin mbushë burgjet e gjithë Shqipnisë. Lufta e ashpër vazhdonte në Shkodër, atëherë, pse të hapte fronte të tjera, përderisa për atë që ai po bante në Veri nuk i ndihej zani askujt?!... E gati edhe mue më shkoj goja me thanë: “Pse të prishte marrveshjet me ta ?”.. Ata me heshtje i thonin:
“Ti vazhdo.., dhe, ne bëjmë se nuk dijmë asgjë!...” Formula e turpëshme 50 vjeçare e Europës. Ajo e pastë faqën e zezë!!..
***
Prof. Arshi Pipa, shkruen këto fjalë me rastin e vdekjës së At Pjetër Mëshkallës, në “BULETINI KATOLIK SHQIPTAR” Vol. 10, viti 1989, SAN FRANCISKO U.S.A.:
“Çka i ndriste syni, ia shkrepte gjuha...”
Melbourne, 22 Mars 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XIV.

2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

FOTOKOPJO E LETRES HISTORIKE SHKRUE NGA PASUESI I GJERGJ KASTRIOTIT –
SKENDERBEUT,
AT PJETER MESHKALLA S.J.
ME 5 PRILL 1967.

Origjinali ruhet në Dosje nr. 4191/1,
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme – TIRANË
1998
Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J.:


Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu

Tiranë
Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.
Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.
Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.
Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.
Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.
Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.
Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.
Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?
Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.
Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.
Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime
Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla
në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i
5 Prill 1967. Shoqënisë Jezu.
________________
ShenimF.R.: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali që kam marrë nga Arkivi, në 1998. Kjo flet ma shume se volumet e Akademisë së Tiranës...
Melbourne, 3 Prill 2021.


FRITZ RADOVANI, 2021
(Pjesa e XV)

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

Nga At Pjeter MESHKALLA:
- FISNIKRIA E KRISHTENË
- Udhë të gabueme
- Fanatizmi


Organizata e “Veprimit Katolik” synon kryesisht me përtri jetën e krishtenë ndër katolikë, gadi kjeshë tue thanë: Me i ba katolikët (me emën), të krishtenë të vërtetë.
Edhe fushata jonë për bujarinë e madhninë e të krishtenit, këte objektiv ka: Me zgjue, përballë shterpësisë e vobegsisë shpirtnore, një mburrje shenjtë në zbatimin e jetës fetare.
Porse, mburrja e zelli për Fé, si çdo gja tjetër e mirë, mundët, me u largue prej qellimit të shénjtë, tue u teprue. Atëherë, bahët fanatizëm.
Edhe emni fanatik në burimin e parë (prej lat. Fanum – tempull), kishte një kuptim të pelqyeshëm që d.m.th. sherbyes në tempull, por, kur, fetarët e besimeve pagane filluen me përzi në sherbimet fetare disa sjellje të trénta, kërcimesh, hallakatjesh e përgjakjesh, emni fanatik mori kuptimin e mnishëm të furisë e të verbimit.
Katoliku duhët me kenë fanatik, ose, besnik në sherbim të Zotit, Të Fésë dhe të Kishës. Ky lloj fanatizmi asht një ndérë për até, pse tregon karakterin e burrit që, shpallë haptas mendje-mbushjën e vet, pa marré ase turp, pa tregtime e, me zbatim në jetë.
Kur përkundra, mburrja, kalon në teprime të marra, në furina e sulme të verbëta, në besime të shkjepta e në bestytni, -fryte të padijes fetare- atëherë, krijohët fanatizmi i tréntë e i mnishëm, i cili, për faj të tonë e ban të mnishme, në sy të botës edhe Fénë e vërtetë.
Verbimi fanatik nuk asht Fisnikri e krishtenë: Asht udhë e gabueme!
Një shembull:
Po, një shembull praktik: Me sha e me qestisë fetë tjera, duhët çansue, padyshim fanatizëm i verbët, si kundra edukatët e kundra shpirtit të krishtenë.
Thotë njeni: “Unë, e due dhe e çmoj Féne teme!”, thotë tjetri: “Unë due me kenë apostull i përhapjës së Fésë...”, thotë prap një tjetër: “Unë i dal zot Fésë seme pse, ma shajnë e ma përbuzin”...
1. Nuk asht shenjë se e duem dhe e çmojmë Fénë tonë, kur, shajmë e qestisim Fénë e të tjerve.
Ndjesia fetare asht shumë delikate, asht çeshtje ndërgjegje... A e njeh ti ndërgjegjën e shokut tand?!.. Ti mundësh me iu falëndérës Perendisë e, me iu lutun që, me të ndihmue, me të ruejtë në Shpirtë të gjallë e të pastër Fénë e Shenjtë, mundësh, me iu lutë që, me i shndritë mendjen edhe atyne që ende nuk e njohin; mundësh, me ia zbardhun faqën me jetën tande shembullore, tue ecë mbas mësimeve të Sajë. Fénë Shenjte ti studjoje, orvatu me e kuptue mirë, sa me kenë në gjendje edhe me e mbrojtë e me e ndriçue, jo, me të shame, por, me arsye. Veçse, kërko gjithëherë thelbin e pandrrueshëm të mësimit të krishtenë, tue e dallue mirë prej shtojcave e rrethanave që ndrrojnë. Mos u lavdro për Fé, pa e ditë se në çka përmbahët; mos shit madhështi për ndodhina të rastit dhe dukje të jashtme, të cilat kjenë apo nuk kjenë, Fénë nuk e ndrrojnë, (bie fjala, një funksion, një proçesion, një predk i shkelqyeshëm). Të jeshë i drejtë!
Mos i moho të metat ose fajet e sakta që kanë mujtun me u ba edhe prej të krishtenve, edhe prej përsonave të hjerarkisë kishtare (edhe të krishtenve Krijuesi u ka lanë lirinë e vullnetit e, mundën me gabue por, ndërsa Féja mbetët Ajo që asht). Prandej, as ndër besime të tjera mos me kërkue me mohue çka gjenë të mirë e të drejtë. Kurrë, nuk do t’ju ngarkosh atyne faje që nuk i kanë! Gjithashtu, nuk asht aspak burrëni me prekë pa nevojë: Ndër besime fetare, disa varrë (plagë) delikate; e, në rast nevoje (si, p.sh. kur jemi të detyruem me mbrojtë një të drejtë të cenueme), kjo punë duhët ba me Fisnikri të krishtenë, pa pezmatue, pa fye dhe, me prova të sigurta.
2. Nuk tregon se kemi zêll apostullimi kur shajmë e qestisim Fénë e të tjerëve.

Me siguri askush nuk ka të drejtë me të ndalue që, tu dishrojsh të tjerëve një të mirë, që ti vetë e gëzon. Por, me përbuzje e qestisje, nuk mundesh kurrfarë dobije me i sjellë Fése sate, madje, e damton, tue i krijue anmiq, për shkak të një shfrimi të pasionit tand personal. Çfardo urdhni (detyrimi) në besim, jo vetëm me anë të forcës, por edhe me anë të shtërngimit moral, asht në kundërshtim të flaktë me shpirtin katolik.
Shkruen i famëshmi Imz. G. Bonomelli: “E di mirë se ndër disa kohna, ndër disa vende, prej anës së disa njerëzve, u përdor disa herë forca, për me i detyrue të tjerët me ndie e me pranue mësimin katolik, si, edhe disa herë iu diktue Féja e Pagëzimi. Por, mos të përzijmë veprën e keqndritun të disa privatve, me até të Kishës Katolike!
Kjo, nuk ka shtërngue kurrë, asnjënjeri të vetëm me rrokun Fénë, o me ia pranue mësimin.” (Ministeri cristiani, II, 82.).
Kisha kërkon vetëm të drejtën me shpallë lirisht e pa pengime mësimet e Ungjillit e, me theksue detyrën e ndërgjegjës me rrokë Fénë e Krishtit.
3. Nuk tregon sé duem me i dalë zot Fésë sonë, kur me shpagim kërkojmë me u hakmarrë.
Fjala e urdhnit për të krishtenin asht vétëm fjala e Krishtit:
“Duani armiqtë tuej!” (Math. 5, 44.) dhe, ajo e Shën Palit:
“Munde të keqën me të mirë!” (Rom. 12, 21.) Kur e kërkon ndërgjegja dhe detyra, së drejtës duhët me i dalë zot deri në vdekje, me çdo flijë: Porse, a nuk janë bash ata që rrijnë me pushkë në faqe, për me i dalë zot Fésë, të cilët, mandej, janë ma të parët që e turpnojnë me vepra e, ndoshta edhe me të shame, Zotin, Krishtin, Fénë!?..

VËLLAZEN ME TË GJITHË!

Kësodore kemi me provue me fakte, se, asht e mundun bashkëjetesa ma paqësore e, ma e frytëshme, me besime të tjera: Pa kenë nevoja me e mënjanue Fénë tonë, madje, ma shumë, tue e ndjékë besnikrisht.

Marrë nga revista “Kumbona e së Diellës” Viti 1942, nr. 6, fq. 69-70.

Bashkvuejtësit tregojnë...

I riu Agim Musta, bashkvuejtës i Padër Mëshkallës, shkruen: “Padër Mëshkalla ishte kthyer në një mësues shpirtëror i të gjithë bashvuajtësve të çdo Feje. Atë e respektonin të rinjtë, pleqtë dhe e adhuronin të gjithë për forcën e Tij shpirtërore”.

Ndersa, zotni Leka Toto, shkruen: “Ai të tëra gjërat që kishte, i ndante me të burgosurit e varfër, pa bërë asnjë dallim.
Ai i ndante ato, siç do t’i ndante vetë Jezusi!”.


Në kujtimet e Tij zotni Riza Kuçi, shkruen: “Në vitin 1972 ra një epidemi e rendë gripi në kampin e Ballshit. Në një moment, tek shtrati ku lëngoja unë, u afrua Pader Mëshkalla dhe më dha një gotë çajë të ngrohtë, të përgatitur nga Ai vetë. Mund të merret me mend se çfarë emocionesh shkaktoi në përsonin tim vëprimi njerëzor i Padër Mëshkallës...”.

Melbourne, 9 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XVI)


2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.[/size]
Imazh
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

BAMIRËSIA...ISHTE HIJA E TIJ...

Më tregonte një mik...
Në një mbramje vonë, natën e Shën Tomës, Pader Mëshkalla, bashkë me një shok të vetin, mbërrijnë tek një derë e vogël ku banonte Tom Leci. Toma aso kohe ishte i paralizuem dhe jetonte me nanën e vet plakë, e cila me shpirt ndër dhambë mbërrijti me e pritë këte djalë derisa doli prej burgut.
Porsa hapi derën, Pader Meshkalla pau Tomën, që me njenën dorë që mund ta lëvizte, po fërkonte drrasat me tel, ndërsa nana i mbushte ujë dhe i shpërlante ato. Prej derës, Pader Meshkalla menjëherë, me zâ pak të naltë, i tha: “Mjaft, Tomë, mos vazhdo, ndërsa, ti nanë ulu aty!”. Nana u ul në një karrigë aty afër, ndërsa në tjetren urdhnoi me u ulë Toma. Ai vetë u ul tek një stol i vogël dhe hoqi këpucët, çveshi çorapët, shpërvjeli pantallonat, mori telin dhe ia dha shokut të vet që ishte ma i ri në moshë, ndërsa Ai vetë, e mori rragun dhe me té fshinte drrasat që lanin, mbasi thithte ujin delte në krye të sokakut dhe shtrydhte rragun... Aty nga mesnata shtëpia e Tomës ishte e gatëshme me pritë vizitat e ditës së emnit...
Ky, pra, ishte Pader Mëshkalla ndër shtëpijat e të sëmurëve!..
Mund t’ ju duket e pabesueshme...
***
Më ka tregue një grue, që një ditë ndodhi tek dera e oborrit e shtëpisë së saj në Gjuhadol perballë shtëpisë së Prelejve. Ishte tue kalue rrugës Dava, një murgeshë që ka shkue ndër dyert e të gjitha hetuesive, burgjeve dhe kampëve të shfarosjes së komunizmit, mbasi ndër të gjitha e gjithnjë kishte priftën.
Ajo lypte ndihma nga të vorfnit për me ushqye të uritunit...
Në kthesë të rrugës ajo takon Pader Mëshkallën dhe i tregon se mbas pak ditësh donte me shkue në një kamp pune, mbasi kishte grumbullue paksa të holla e ndonjë plaçkë...
Pader Mëshkalla, menjëherë, i thotë Davës me e pritë një minut aty dhe drejtohet nga plaka që ishte në derë të oborrit... Ajo habitet për një çast, kur Ky hyn mbas kapakut të derës që nuk hapej, i jep asaj xhaketën me ia mbajtë, çveshë një xhup që kishte të veshun dhe mbi këmishë veshë xhaketën, e ashtu në atë natë të ftohtë vjeshte del e drejtohet nga Dava, tue i thanë: “Sa mirë që të takova para se me ikë ti atje, na këte xhup e nepja X, se ai nuk ka shka me veshë e po afrohet dimni!..”
Dava e mori xhupin dhe e dergoi në kampin e punës...

Bamirësia ishte hija e Tij... që nuk Ju nda për asnjë çast, ashtu si vorfnia... një lëkurë e vërtetë e Tija, që lindi me Té e nuk iu çvesh kurrë, asnjëherë, deri ditën që Ai i la të gjitha!..
Vetem ata që e kanë njoftë afer mund të besojnë veprat e Tij.
Pader Mëshkalla, me vedi mori vetëm një brilant...Shpirtin!

E PAPRITUNA PREJ MEJE...

Një ditë, kur po bisedonim e ishim zhytë në një diskutim plot pasion, e kjo gja asht krejt e kuptueshme prej vetë mënyrës si fliste e natyrës tërheqëse të Pader Mëshkallës, kur papritë, Ai ndërpreu bisedën, shikoi orën dhe më tha: “Duhet me më falë, mbasi më duhet me shkue në shtëpi...”. Unë mendova për ndonjë çeshtje ore të caktueme të shërbesave fetare që kryente .., por, jo! Ai më tregoi se do të ndiqte në radio turneun çiklistik të Francës (Le tour de France)... Unë u qesha, por edhe e vështrova me habi.., po, jo! Ai ma përforcoi mendimin që kishte tue me shpjegue se, gjithmonë e kishte ndjekë me radio tue e shoqnue me hartë rrugën çiklistike.
Në kohën e rinisë së Tij, në Austri, ishte marrë edhe Ai vetë me këte sport aq të dashtun për Té...
E them të drejtën, për mue kjo ishte dishka e papritun!..
Ai Padër Mëshkalla, Ai, Meshtari i Madh!..,ishte edhe sportist! Ma vonë me kanë tregue se si luente futboll në oborrin e jezuitëve me nxanësit e vet. Nuk pritonte në çdo kohë me arbitrue ndeshjet e studentëve. Fushat sportive për jezuitët kanë kenë gjithmonë terrene grumbullimi për edukimin fizik e moral të rinisë. Ai oborr edhe sot ruen kujtime...
Ata punonin për një rini të dijtun dhe të shëndetëshme.

Shenim nga F.Radovani: Besoj se ishstudentët e asaj shkollë e kujtojnë me nderim dhe respekt, Yllin e futbollit Shqiptar të Ndjemin Loro Boriçi, një nga ma të shkelqyeshmit Qytetar të Shkodres...
E sa, ishin si Ai ?!
Melbourne, 15 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XVII

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


Instituti i Naltë Pedagogjik
Shkodër, 29 Prill 1967, ora 17.00.
Ditë e paharrueshme në historinë e qytetit të Rozafës së thinjun. Ashtu ndodhi, si kishte parashikue Padër Mëshkalla. Atë ditë u organizue një mbledhje e organizatës së Frontit të Lagjës “Tre Heronjë”, në Institutin Pedagogjik Shkoder, për “demaskimin” e veprimtarisë fetare të klerikut At Pjetër Mëshkalla. Kishte tri a katër ditë që binte në sy një grup rojesh, që silleshin rreth shtëpisë së Tij. Mbasdite Ai doli nga shtëpia rreth orës 16.45’, me mbërrijtë në mbledhje në orën e caktueme qysh në mëngjez. Dy civilë të Sigurimit e pyesin: “Në mbledhje je nisur?” dhe, Ai i përgjegjet –“Po!”-. Bashkë me disa të tjerë Ai hyni në Institut, ku përgjithësisht të gjithë ishin me ftesa. Në sallë nuk hyhej lirisht, aty zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të porositunit që gjithnjë do të flisnin dhe nuk mungonin duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje.
Në fund, kur meshtarëve iu venin hekrat për “krimët” e bame, nuk mungonte edhe ndonjë servil që do t’i pështynte klerikët për veprën e Tyne fisnike. e këta njerëz të dalluem me gisht në Shkodër, nuk kanë mungue që nga viti 1944.
Hymja e Pader Mëshkallës në sallë u kuptue nga heshtja që ra aty, po edhe nga ata që ishin jashtë në rrugë, mbasi në altoparlant u dëgjuen fjalët: “Qetësi, shokë.., qetësi!”.
Foli drejtuesi formal i asaj mbledhje Luigj Shala, sigurisht, i zgjedhun nga Partia, dhe mbas tij vazhduen diskutantët e përzgjedhun në të gjithë Shkodrën, me lexue diskutimet e fyemjet e pregatituna prej disa nga mendjet e “ndrituna” të pseudointelektualëve, që punonin me ditë të tana për këto mbledhje. Mbledhja drejtohej nga një presidium i përbamë nga Luigji, Vat Deda, Arif Gashi dhe Palok Kraja, që mbajti edhe referatin e hymjes. Filluen mbas tij diskutimet e zjarrta kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste edhe Pader Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu Jup Kastrati.
Ky ishte i porsazgjedhuni nga partia“Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue librat e artikujt që ka kopjue e botue në emnin e vet. Mbas tij e mori fjalën mjeku Ramiz Hafizi, i cili u mundue me i shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por Pader Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti këtu!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli, së cilës në fund të diskutimit i shtërngoi dorën Shefik Osmani. Aty u “duartrokitën” edhe diskutimet e Dedë Kullës, Prenda Dodës, Lazër Sekuj, Mandica Jovani etj. Nga salla u ndigjue zani i Vasil Kafesë e i Xhemal Dinit, që pyeti At Mëshkallën: “Ti i ke shkrue Kryeministrit për Inkuizicionin, çka ke dashtë me thanë?” - Pader Mëshkalla me qetësinë e Tij, ju përgjegj: “Shif fjalorin se ka shumë kuptime, ti merr cilin të duesh!”... Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Mark Temali, kur asht kërkue me i dorëzue atij diskutimin nga Halit Isufi (që atëherë ishte drejtor i Gjimnazit), ai nuk e ka marrë se: “E kam pasë mësues Pader Mëshkallën e nuk mund të flas kundër Tij, sepse nuk nderoj figurën e mësuesit me folë në këte moshë kundër mësuesit tem”. Për të dy Xhemal Dini, sekretar i Komitetit të Partisë, ka njoftue në Degën e Mbrendshme, “Me pasë në kujdes qendrimin e tyre...”. Xhemal Dini mbajti edhe një referat ato ditë me temë: “Puna e organizatave bazë të Partisë kundër paragjykimeve fetare, si aspekt i luftës së klasave” (Referat i përmbledhur i shokut Xhemal Dini, në gazetën “Jeta e Re”, me 9 gusht 1967), ku shkruen: “Duke përfituar nga dobësitë e punës politike, ideologjike të disa organizatave të partisë, disa klerikë u përpoqën të ngrenë besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjëje me përmbajtje të thellë revolucionare. Kështu p.sh. Dom Mark Hasi e Dom Pjetër Mëshkalla hodhën parulla kundër Partisë e Pushtetit tonë...” (Pa fjalën Dom, nuk i dukej prift Pader Mëshkalla “shokut” Xhemal!!). Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuet se çfarë tha kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte...
Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës.
Ai doli para auditorit e porsa iu afrue podit të konferencierit, ra një heshtje kur At Meshkalla tha këto fjalë:
“Ah, sa mirë që po më jepet rasa me folë një herë para popullit me altoparlanta!Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po flas prej një vendi ku kam mundësi me iu drejtue popullit tem, që më ka nderue, me ka respektue, me ka ndigjue fjalën teme dhe, më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qellimi em ka kenë gjithmonë i mirë.., me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!.. Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës... Kjo asht arësyeja për të cilën i kam shkrue udhëheqësit të Shtetit, kjo më ka detyrue, mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë me ndërgjegjën e tij... Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e i Xhamisë, kurrë nuk ka nxjerrë jashtë populli priftin e hoxhën nga katundi... Ju i përgjithësoni veprimet, ju flitni për Inkuizicionin e Shek. XV, por ju harroni se shka jeni tue ba në Shek.XX. Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti nuk ka as liri feje e ndërgjegje... Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”
Nga vendët e para u çue xhelati i Sigurimit Xhevdet Miloti dhe i vuni prangat. Para se të hynte Pader Mëshkalla në gjips të Sigurimit, krimineli e shtyni me shqelm...
Melbourne, 27 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XVIII.

2021 - VITI - i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Imazh


Padër Pjetër Mëshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Hetimet fillojnë me 30 prill 1967, ora 08.00. Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit. Hetimet u banë në disa seanca gjatë muejt qershor, me dt. 10, 15, 20, 24, 26.
Pyetjet fillojnë nga materiali i mbledhjës së zhvillueme në Institut. Aty përsëriten thanjet e Pader Mëshkallës, të interpretueme si vepra kundër Partisë dhe Shtetit, gja të cilën Pader Meshkalla nuk e pranon, mbasi: “Kur një përson i drejtohet Kryeministrit për probleme të cilat i shpreh ashtu si i mendon ai, dhe ia shfaqë atij, ai nuk kryen asnjë faj dhe krim kundër Partisë as Shtetit, mbasi me iu drejtue Kryeministrit nuk asht aspak agjitacion, as propagandë!” Rreth letrës që Pader Mëshkalla i ka shkrue Kryeministrit, hetuesi mundohet me u largue si çashtje, por kot, se Mëshkalla qëndron në mendimet e shfaquna aty. Përsa i përket veprimeve të Shtetit në drejtim të Fesë, ata për Pader Meshkallën janë të papranueshme, janë shkelje e të drejtave të njeriut, për të cilat vetë Qeveria Shqiptare asht angazhue se do t’i ruejë të paprekuna. Madje, kundërshtimët e Tij ndaj veprimeve antikushtetuese të Shtetit, Ai pranon se i ka vue në dukje që në vitin 1945, në takimin që ka ba në një shtëpi në Tiranë me vetë Mehmet Shehun. Gjithashtu pranon se i ka shkrue një letër edhe Enver Hoxhës, për shkeljen e të drejtave të katolikëve që në atë kohë, bashkë me At Frano Kirin, simbas vullnetit Imzot Frano Gjinit, që kryente detyrën e Delegatit Apostolik të Vatikanit në Shqipni.
Hetuesi ngulë kambë se Padër Mëshkalla nuk asht riabilitue për kohën që ka vuajtë 15 vjet në burg herën e parë, dhe se ka përhapë mendime që shumica e popullit nuk i mbështetë veprimet e Pushtetit. Njëkohësisht kërkon të mbjellë tek rinia mendime që janë kundër vijës së Partisë. Përsa i përket “Revolucionit Kultural”, që po zhvillojnë masat e gjëra të popullit, Meshkalla e krahason me Inkuizicionin. Për me vërtetue se Mëshkalla ka propagandue kundër Pushtetit, hetuesi ka përgatitë edhe një ballafaqim me spijunin Dedë Martin Kulla, me datën 28 qershor. Por Pader Mëshkalla nuk pranon asnjë nga shpifjet që i ban Deda. Edhe pse hetuesit ndrrohen, metoda hetimit mbetët e njejta. Nuk ka njerëz shpifës që guxojnë me shkelë drrasat e hetuesisë për me i dalë përballë Padër Mëshkallës, këte e tregon dosja. Të vetmin njeri që Pader Mëshkalla, tregon se i ka diftue ai vetë për letrën që i ka shkrue Mehmet Shehut, asht kushrini i tij Luigj Mëshkalla, i cili, atypëraty, i ka thanë: “Po, a ke luejtë mendsh?”, dhe Pader Mëshkalla tregon si i asht përgjegjë: “Ka dy a tri vjet që mendoj me ia shkrue këte letër, por e gjeta kohën tashti...”. Përmbajtjën e letrës deklaron se nuk ia ka tregue as Luigjit, ndërsa njerzë të tjerë nuk xehen në gojë, gja e cila vërteton se parashikimi i Pader Mëshkallës, që hetuesia mos me u interesue për të gjitha qoshet e skutat Shkodrës ku Ai kishte ba vizita e shërbime fetare, u realizue.
Mbas datës 28 qershor dosja ka vetëm shkresën përcjellëse për gjykatën me po atë datë të nënshkrueme nga prokurori Faik Minarolli, që i rekomandon gjykatës ndaj të pandehurit nenin 73/I-rë për dënim. Në dosjen përcjellëse janë futë edhe disa nga fletët e proçes-verbaleve të hetuesisë së parë, të bame në vitin 1946-47, ku nënvizohen nga thanjet e Pader Mëshkallës: “Pushtetin e kam luftue në të gjitha predikimët e mija... Pushtetin në Shqipni nuk duhet ta marrin komunistat, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetet e Europës... Mbas çlirimit e rihapa rrethin e “Shën Pjetrit”, se m’u lutën të rinjtë dhe unë e pashë të nevojshme, mbasi kishin fillue me u implikue me komunista...”. Prokurori i përmbledhë të gjitha me një fjali dhe shënon: “I pandehuri ka vazhduar të vëprojë gjithënjë kundër Pushtetit Popullor...”.
Kisha e Motrave Stigmatine (klubi i rinisë) në 1967 ishte kthye në sallë gjyqi për klerikët, që çdo javë po mbushnin birucat e Sigurimit. Pritej vendosja e ndonjë parulle me karakter ateist në faqatën e saj dhe nuk vononte zhvillimi i gjyqeve, ku edhe këtu pjesmarrja zakonisht bahej me ftesa. Vihej ndonjë altoparlant jashtë nga oborri i shkollës dhe aty kishe mundësi per me dëgjue pjesët që nuk ndërpriteshin nga zhurmat e duertrokitjeve ose “difekteve” teknike të transmetimit, që nuk ishin të pakta kur përgjegjët nuk iu shkonin për shtat gjykatësve.
19 korrik 1967. Ditë e nxehtë si ditët e tjera të gjysës së dytë të korrikut në Shkodër, që me gojën e popullit thirrëshin “djegagurë”, pra me plasë edhe guri nga nxehtësia. Bie në sy zharitja e lulishtave dhe e parqeve të qytetit. Njerëzit qarkullojnë shumë pak në rrugët e çveshuna nga pemët. Secili kalimtar kërkon një skutë me hije sa me futë kokën. Asfaltet e shkrime nga dielli përvlues dukën sikur janë shtrue në atë çast. Ndër rrugë shihën vetëm nevojtarët, që kanë të domosdoshme daljën në këte pisk vape. Aty – këtu sheh ndonjë të njohun në dyqan apo kafe, por tjetër kund nuk shihet asnjëri. Të gjithë mundohen me evitue takimet.
Kjo ditë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë, që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të çapërdisuna si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar. Këte herë gjyqi nuk u zhvillue tek Kisha!!..
Nga një proçes-verbal rreth dy faqësh, i mbajtun po atë ditë, me 19 korrik, në orën 14.00, shënohet: “Mbas hetimëve të bëra ndaj armikut të popullit Padër Pjetër Mëshkalla, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përberë nga: Kryetar: Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, me vëndimin nr. 44, dënoi të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe me KONFISKIMIN E PASURISË (së tundëshme dhe të patundëshme)”. Ai u dënue me masën maksimale se edhe në gjyq deklaroi: -Se po të shprehin lirisht mendimët e tyne (njerëzit), ky Pushtet nuk ka për të zgjatë shumë.” (Marrë nga proçes-verbali i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës). Duket se ajo copë letër nuk tregon asgja, por, jo!..
Njenit prej njerëzve ma të vorfën të Shkodrës i jepet vendimi i “konfiskimit të pasurisë”, e shka do t’i konfiskohej Pader Mëshkallës?
Në vitin 1988, pak ditë mbas vdekjës së Pader Mëshkallës, tek dera e shtëpisë seme me ndaloi fotografi Augustin Kiçi, i cili në botimin e parë nuk donte që të shkruaj emnin e tij dhe, më tha: “Do të tregoj një sekret, që nuk e di askush. Unë po ta diftoj ty mbasi kushedi si vjen puna... Një ditë, me 19 korrik 1967, aty nga ora 13.00, ka ardhë në shtëpinë teme një makinë e Sigurimit dhe një oficer më tha: -Merré aparatin fotografik me veti, futi një film mbrenda dhe eja me né se kemi një punë! Më çuen në gjykatë dhe mbasi më futën në sallë, më thanë: -Fotografoje këtë!.. Të them të drejtën, një herë m’u dridhën duert, po e mora vetin kur pashë që u çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje...
Pader Mëshkalla iu afrue mikrofonit dhe tha këto fjalë: “JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”
Më tregonte Augustini se i kishte ba disa fotografi dhe në fund të gjyqit ia kishin marrë filmin, pra nuk kishte asnjë. Në sallë nuk kishte njerëz me përjashtim të radhëve të para ku ishin vetëm pak vetë prej aktorëve të teatrit “Migjeni”. Kam pyet disa prej “tyne” për me dijtë rreth zhvillimit të gjyqit, por të gjithë më kanë mohue praninë e vet aty.
I vetmi burim i gjyqeve të mbylluna mbeten “arkivat”!
•Shenim nga F.R.: Lexoni me kujdes nder arkiva, mbasi keqkuptimi i tyne ndryshon të verteten e fakteve, e cila nuk persëritet kurrma.
Melbourne, 3 Maji 2021.


Pjesa e XIX.


2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)
Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:

SANT’ ELENA
Në 100 vjetorin e vdekjës së Napoleon Bonapartit (1821 - 1921) në Sant’ Elena. Për këte vjerrshë përshkrimin në prozë poetike në italisht, ma dhá At J. Pasinetti.
Shkodër, 1921.

Larg, e në vetmi trishtuese krejt’i mbshtjellun
nën të tjera klimë, të zjarrta e mjegullore,
gjendët një i vogel ishull mes valësh déti,
Atje, e thepisun, kryet zbulon e hovet,
drejtë qiellit një buzë shkambi çveshë blerimi,
si të donte shoqëni me lypë ndër diella.
I lodhun syni përmbi dét të pamatun
kërkon, por kot, përrreth bregore të tjera
sa grima të mund pushojë, pse, kah të sillesh
mbi horizont, veç ndanë rrafshinë qiellngjye.

Prej së drejte, mëni të Amëshuemit i vérbtun
dukët ai shkamb atjé, dhe valët shkumbuese
njêna mbas tjetrës, rrebtas tue gjimue,
turren mbi té, por ato sulme të kota
shkambi krenisht përbuzë, kè porsi sógje
a monument të përjetëshem ma se bronxi,
Zoti i fitores mbi njâtë vend e ruejti.
Shkâmbit jetik përbri e për nën gêmba
të njâj shelqnâje vajtuese, një varr gjendët;
landë e ngâllënjimit, lari i rri mbi krye:
Ky’i ditë vigan mbi rê na’e hidhte shtatin,
por sot, rruféja djegun zhari, varet
e shkyeme degësh; por, zjarri që prej së nalti
mbi té u plandos, s’ia kish’ pasë sosun jetën,
se, gêmbat e cunguem, stolí e begatëshme
i mblon prej gjethësh të blerueshëm e, shkulmet
(ké të furisë së tyne në dorë kjo landë kjé lëshue)
m’e shkulë pa kurrë dobi rropatën: të forta
e të thélla rranjë kish’ngulun në atë bregore.

Kështu, deshti Qielli të largëtave breznina,
kujtim tue u lanë të pashlyeshëm, me u tregue
kryenalta si mbaron mbi tokë m a d h ë s h t i a !

Shenim nga F.Radovani: Kjo poezi e At Meshkallës botohet në rastin e
e 100 vjetorit që asht shkrue nga Autori, dhe 200 vjetorin e vdekjes Napoleonit.
Melbourne, 5 Maji 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XX.
1901- 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !

(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

Në kampin e krypores së Vlonës...

Vazhdonte Kalvarin...

Padër Pjeter Mëshkalla gjithnjë doli fitues mbi kundërshtarët.
Ai gjithmonë e kudo i mposhti ata. Ai gjunjëzoi diktatorët ma të mnershëm e të pashokë, që mund të kenë pasë historia e Shqipnisë. Ata, para figurës së Tij, ishin të pafuqishëm edhe për mjeshtrinë e flligtë vrastare të tyne, terrorin, torturën, gënjeshtrën, shpifjën, e sidomos kur para tyne ndodhej i lidhun për karrigë e me duer mbrapa ndër pranga ndonjë Atdhetar apo Klerik, që përsonifikonte virtytin e burrninë e Shqiptarit, siç ishte At Pjetër Mëshkalla. Qendrimi i këtyne burrave nder hetuesi zbulon misterin... Ja një rasë:
Mbas dënimit, mënjëherë e dërguen në kampin e kryporës së Vlonës. Porsa kishte mbërrijtë, i kishte tregue një mikut: “Jam kenë shumë i lumtun gjatë hetuesisë, se qysh ditën e parë kuptova që gjatë kontrollit të shtëpisë seme, Sigurimi nuk kishte mujtë me e gjetë të Shejtnueshmin Sakramend, që e kam pasë të fshehun!”. Atje Ai do të punonte ndër këneta për me realizue qellimin e komunistëve për të cilin ishin angazhue ata, –zhdukjën e Tij fizike-... Rinia Shqiptare e prangueme mu në lulen e rinisë dhe pa asnjë shpresë me shpetue nga prangat e diktaturës barbare komuniste nder kampët e shfarosjes ishte krejtë tjeter per ata që mërrijtën me e njohtë nder vuejtje.
Nder ata kampe të mënershme mbrenda Shpirtit tyne ishte brumosë sakrifica... Një dashuni krejt’e pakuptueshme që në shumë rasa perfundonte edhe në vetflijim per shokun. Per ne që s’ e kemi provue ajo asht e panjohun dhe e pakuptueshme.
At Mëshkalla ishte nder njohësit ma të saktë të brumjos s’anës Shpirtnore të rinisë sonë nder hetuesitë e kampet komuniste. Ai fliste me kompetenca per mënyren me të cilen ka punue dhe veprue sigurimi i shtetit per me shrranjosë edukaten qytetare dhe shkollore në Shqipni. Mjetet ishin ma antikombtarët...
At Mëshkalla ishte i pergatitun mirë për djallzitë e sigurimit...
Ai filloi punën me grupin e shokëve ku ishte caktue. Shkonte rreth një ore në kambë larg kampit për me u gjetë në vendin e punës dhe me lopatë do të realizonte normën e caktueme. Mos realizimi i saj sillte pasoja të randa për të burgosunit. Porsa mori lopatën në dorë me fillue punën, çfarë ndodhi?

Grupi i djelmëve të rijë, që ishin “bashfajtorë” me té, e që ishin gjetë të gjithë prej Toskënije, të zgjedhun me qellim për mos me dijtë kush asht “meshtari plak” prej Shkodret.
Ata i kërkuen një nder Pjetrit, mbasi ata nuk dinin në atë çast emnin me të cilin do të njihej ma vonë shoku i punës së tyne, i porsa ardhun në kampin e shfarosjes së Vlonës.
Ata kërkuan prej Pjetrit që ky të shkonte jo fort larg me mbushë ujë për me pi ata gjatë kohës së punës. Atë rrugë ky do ta bante dy-tri herë në ditë. Kohën tjetër do ta kalonte nën hijën e një pemës aty afër, ndërsa normën e punës së Tij (sot krejt e panjohun prej nesh) do ta kryenin djelmtë e rijë.
He pra, gjeni si ndodhi kjo punë!?... -Ata nuk e dinin fare kush ishte Ky “plak” 66 vjeçar... nga Shkodra.
Ata dinin vetëm një gja; të dërmoheshin e të shkallmoheshin ndër moçale, kanale e këneta për me mujtë me nxjerrë të paktën kockat nga ai vend, mbasi gjithshka humbte në llomin e baltën që përzihej me gjakun e djersën e Tyne, e që sa vinte dhe i thithte përmbrenda për me i kalbëzue, me i tretë, me i zhdukë, për mos me u pa ma kurr në faqe të dheut, përveç karakterit të Tyne, që sa vinte e brumosej me idealin për të cilin kishin hy në atë vend: Antikomunizmin.
E këta djelmë nuk ishin vetëm prej Tiranet apo prej Shkodret, ku kishte punue e jetue Padër Mëshkalla me rininë, por Ata ishin prej krejt Shqipnisë. Kjo ishte arësyeja që ata edhe e respektonin, sepse edhe Ai i përkiste rinisë së mbarë Atdheut.
Nëse sot Rinia Shqiptare mërrinë me e kuptue kush ishte dhe kush mbeti nder fletët e historisë së martirizimit të Popullit Shqiptar, nga barbarizmi i tiranisë komuniste, aty do të gjeni mija e mija Figura të nderueme që koha me siguri njëditë do ti vendosin në vendin e merituem. Janë mija të rijë që sot nuk po i kujtohen emnat e Tyne të nderuem e, shka asht edhe ma keq punohet per me i harrue... Jo, jo, Atdheu per Ata, sot tue fillue nga ma të masakruemit kerkon me vendosë një lule mbi gropen e Tyne të “harrueme”, bash aty nder ferrat e Zallit të Kirit, si dikur... Nanat tona ndeznin një kandil që s’fikej kurr!
Mos harroni se Shqiptarët me gjakun e Tyne kanë çimentue Përmendoren e lavdishme dhe të perjetëshme antikomuniste në kontinentin Europjan...
Melbourne, 11 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXI.

2021 - VITI - AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

“E, dyert e ferrit nuk kanë”...

Kaluen pak muej pranë asaj peme ku rrinte Pader Mëshkalla dhe njëditë, papritë, aty pranë ndalohet një xhips. Zbresin dy xhelatë dhe drejtohen nga oficeri i rojës për me ditë se cili asht Pader Mëshkalla, i flasin dishka në një anë dhe drejtohën nga Patri (mbasi kështu e thirrnin policët), dhe e marrin me vete... Ku e çuen? Çfarë kishte ndodhë? -Askush nuk mori gja vesht deri në darkë kur u kthyen të burgosunit nga puna... Kishin hy në zyrën e drejtorit te kampit dhe kishin kërkue nga Padër Mëshkalla mos me shkue ma në punë tek kryporia, por me u angazhue me përkthime në një dhomë të veçantë, sigurisht mbrenda kampit. Materiali që do të përkthente Ai aty ishte në gjuhën gjërmane dhe do t’i sillej nga Tirana. Bahej fjalë për veprat origjinale të materializmit... Por P. Mëshkalla, i fortë, i palëkundun dhe trim si gjithmonë, nuk i le me vazhdue bisedën tue ua ndërpre fjalën: “Nuk pranoj me u marrë me këte punë mbasi nuk i jap as rinisë, as pleqëve, të përkthyem me dorën teme helmin e marksizëm – leninizmit, atë helm kundër të cilit jam kenë gjithë jetën teme!”.
Atëherë, ata e pyesin: “Çfarë punët tjetër di me ba ti?” –Ai u përgjegjët: “Vetëm Meshtar!”. Ata prap ngulin kambë: “Po tjetër punë shka di?” – Pader Mëshkalla u përgjegjët: “Vetëm me thanë Meshë!”. –Po mirë, mbas meshet, me shka je marrë në shtëpine tande? –Vazhdojnë ta pyesin ata. “Jam marrë me lule” – u pergjegjet Mëshkalla. He pra, sa mirë !..- i thonë ata, - Këtu para kampit ke me ba një lulishtë. Punët e randa do t’i bajnë tjerët, ti vetëm ke me u kujdesë për lulët, ndërsa, në kohën e drekës dhe të darkës ke me shpërnda në tavolinat e mencës rriskat e bukës për të burgosunit.., një punë e lehtë, por që Pader Mëshkallën e kalonte pothuej puntorë pranë mencës së kampit. Qé misteri! Sigurisht...ishte Zoja që po vepronte, e që Ai kishte aq devocion në Té.
Tashti edhe Ganxhja, kushrina e Tij, nuk mund ta ndiqte ma, ishte shumë plakë e shkreta dhe nuk mund të merrte ma rrugët e gjata, të largëta, të vështira, me shpenzime e plot strapaca, që mund t’i përshkruente vetëm nana eme. Ajo i ka provue të gjitha tue shkue ndër kampe anë e kand Shqipnisë, prej derës së burgut të Kuvendit të Fretënve në 1946 e deri në të famëshmin Spaç, në 1977.
Kur erdhi nga kampi i Vlonës, nana ishte e gëzueme se kishte pa Pader Mëshkallën tek lulishta para kampit, dhe e kishte përshëndetë dhe ishte dukë mirë me shëndet. Ai i kishte tregue mbas telave me gjema se merrej me lule.., dhe nuk shkonte ma ndër kanale e punë të randa... Polici e kishte lejue me folë këto pak fjalë.., mbasi Atij nuk kishte kush t’i shkonte ma atje me e pa, sepse tashti nuk guxonte ma asnjëri me iu afrue atij vendi... Asht vështirë sot me u kuptue nga ata që nuk e kanë provue në sofren e vet, fjalen “lufta e kllasave”...
Një ditë, kur Pader Mëshkalla po merrëj me lule, kishte shkue në Vlonë drejtori i burgjeve të Shqipnisë. Ishte afrue tek Mëshkalla dhe e kishte pyetë: “Pse punon kaq bukur, pra, ti edhe nuk na don aspak né?!” – Pader Mëshkalla iu përgjegj: “Asht e vërtetë që unë nuk iu due ju aspak, por më pëlqen me iu ba ju, që me gojën tuej me lavdue punën e armiqve tuej!” Cila kulshedër komuniste mund të priste këto fjalë?
Ai mbështetej mbi atë parim për të cilin edhe kujtohej prej shumë qytetarëve, të cilët dikur besoj e kishin dëgjue zanin e fuqishëm të Tij, tue ushtue prej predikatorës së jezuitëve t’ asaj kohë: “.., E dyert e ferrit nuk kanë me fitue.., nuk kanë me fitue .., e pra, nuk kanë me fitue!..”
Kushedi, sa herë e përsëriste këte shprehje të At Meshkallës, i nderuemi Gjovalin Prendi, i cili ndër shumë kujtime të Tij imitonte zanin e fortë dhe mimikën e Tij, ashtu si e kishte pa e dëgjue në predikatorën e Kishës së Jezuitëve, kur ky ishte kenë student në gjimnazin e tyne në Shkoder.
Koha me të vertetë që ecte e merrte me vete shumë kujtime...
Dukej se gjithshka shkon drejt humnerës së harresës, por jo!
Edukatorët e Rinisë Shqiptare dijtën me daltue në Shpirtin e saj dashuninë per Atdhe, dije dhe kulturë Europjane, po mbi të gjitha virtytet e pashlyeshme në kujtesën e Tyne, mbetën të paharrueshem daltuesit dhe edukatorët e perjetshëm!
Melbourne, 18 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXII.)


2021 - VITI i AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)


Tregonte i Madhi Pjeter Gjini...

Pjeter Gjini (1908 – 1988) ishte një figurë e rradhë që njeh prej asaj kohe të vështirë humori e kultura e Shkodres. Nuk ishte i panjohun edhe nder ambjentet tona familjare, po jo aq sa na u krijue mundsia nga hymjet e daljet me nipin e Tij Luigj Gjeka.
U gzueme shumë të gjithë miq e shokë të Luigjit per Dajen e Tij.
Knaqësi e madhe që u lirue mbas 12 vjetësh i burgosun “pa dijtë se pse”, politikisht në Burrel. Shumë shpejtë u njohëm me “Dajen Pjeter” dhe prej asaj kohë edhe na mbetem miq. Pak kush i kujtonte vitët e burgut me aq hollsi sa Pjeter Gjini. Kishte një kujtesë të mrekullueshme! Fatkeqësisht nuk e kujtoj emnin e një djali të ri për të cilin më ka tregue i nderuemi Pjetër Gjini (pak kohë mbasi pat dalë nga burgu), aq e kishin rrah policët e burgut Burrelit, e torturue në mënyrë çnjerëzore, sa për kush e di sa ditë ai djalë nuk mund të çohej i shkreti në kambët e veta. Kishte mbetë i shtrimë në shtrat nga dhimbjet e trupit dhe të gjymtyrëve... Nuk ishte i zoti me shkue as në banjo ai vetë...
E pse? –Dikush nga të burgosunit e kishte paditë se ai djali kishte thanë: “Pader Mëshkalla asht Njeriu ma i madh që kam njohë në jetën teme!”... E pabesueshme!.. Por ai u ndeshkue aq rreptë vetëm se guxoi e vuni figurën e Pader Mëshkallës mbi Enver Hoxhen e Stalinin e “madh”... Për kësi lloj fajesh nuk ishte aspak çudi edhe me të pushkatue në ato kohë të zeza.
I ka këto gjana “demokracia proletare”, thonte i madhi Pjetër Gjini, “lum kush e provon!”. E me të vertetë ashtu ishte!
Erdhi një kohë që Pjeter Gjini ishte i “domosdoshem” nder të gjitha sofrat e gzueshme të Shkodres, ndersa tek të njohunit në Burgun e Burrelit, Pjetri ishte në kryet e vendit. Ai respektohej prej të gjithve, sepse qendrimi i Tij burrnor dhe i palëkundun nder vështirsitë aq të mëdha kujtohej prej të gjithve me respekt.
Me një pjekuni e matuni të madhe Ai kishte krijue tek të gjithë një besim të madh që e veçonte nder bashkvuejtësit e Tij. Erdhi koha dhe u ndame tue u qeshë por, pa e kuptue.., prej Pjetrit!
Kujtoj disa thanje të Tijat.., po fatkeqsisht koha nuk lejoi me i pasë të shkrueme shumë thanje brilante të Pjeter Gjinit.
Ai ishte një dokumentar i plotë dhe i saktë i zhdukjeve “nen za” të panjohuna edhe sot, nga kriminelat e atij humnerë Burgut.
Pak kush mund të kenë metë pa i rigue lotët, kur Pjetri na la...
Vështirë se Burra si Ai, i vijnë prap Shkodres sonë plot humor, e që na e kishim per zemer në “atë Shekull plot me lot”..!
Melbourne, 30 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
(Pjesa e XXIII.)

2021 - VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.
(1901 – 1988)
120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA !
(PERGATITI FRITZ RADOVANI, 2021)

NJË NATË E PAHARRUESHME...

Kujtime me të vertetë të daltueme në tru! Nuk harrohen kurr!
Ndokush mund të na pyesin sot: “ Po me këndue a dinte Pader Meshkalla?” Dhe unë po ju përgjegjëm: “PO!..”
Në fundin e ferrit ku ishte Ai, ndoshta, ndokush nuk e beson, por asht ma vështirë me ba të tjerët me këndue, se me këndue Ai vetë, pra, me 24 dhetor 1952, natën e Krishtlindjës, janë dëshmitarë djelmoçat e rijë të asaj kohë, bashkvuejtës në kampin e të burgosunve nr. 1, tek Ura vojgurore në Berat, që bashkë me Mësuesin e tyne kënduen me zâ të lehtë “Stille Nacht”, madje, shumë lehtë, se me zâ ma të naltë mund t’i “prishej” qetësia policve, që aq ju donte, e kush e di se çfarë mund të vinte prej drite!.. I kishte paralajmërue që sande do të këndojmë së bashku aty kah mesnata... Askush nuk dinte me e marrë me mend kangën që do të këndonin! Kaloi ora e gjumit dhe po afrohej mesnata... Dritat nder kampe nuk fikeshin...
Dy nga djelmoçat pranë shtratit Pader Mëshkallës, nuk i zente gjumi pa këndue dhe, aty nga ora 11 e natës, i kerkojnë tekstin e kangës. Kur e morën tekstin mbetën tue shikue njenitjetrin të habitun... Po, kjo nuk asht në gjuhen shqipe!.. Pa kalue pak minuta u afruen edhe dy djelmë tjerë të cilët e kishin marrë dy ditë perpara tekstin nga At Mëshkalla, dhe e kishin mësue ate dhe melodinë e saj. Ata ishin dy djelm që mësonin gjermanisht nga Pader Mëshkalla, dhe perveç tekstit dijshin edhe melodinë që ishte nder kryeveprat e kangve gjermane rreth vitit 1818.
Ishte një kangë që Naten e Këshndellave e këndon gjithë Bota:
“STILLE NACHT”
Nga Franz Xaver GRUBER (1787 – 1863) 1818?
1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Alles schläft; einsam wacht
Nur das traute heilige Paar.
Holder Knab im lockigten Haar,
Schlafe in himmlischer Ruh!
Schlafe in himmlischer Ruh!

2. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Gottes Sohn, o wie lacht
Lieb´ aus deinem göttlichen Mund,
Da schlägt uns die rettende Stund.
Jesus in deiner Geburt!
Jesus in deiner Geburt!

3. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Die der Welt Heil gebracht,
Aus des Himmels goldenen Höhn
Uns der Gnaden Fülle läßt sehn:
Jesum in Menschengestalt,
Jesum in Menschengestalt

4. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Wo sich heut alle Macht
Väterlicher Liebe ergoß
Und als Bruder huldvoll umschloß
Jesus die Völker der Welt,
Jesus die Völker der Welt.

5. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Lange schon uns bedacht,
Als der Herr vom Grimme befreit
In der Väter urgrauer Zeit
Aller Welt Schonung verhieß,
Aller Welt Schonung verhieß.

6. Stille Nacht! Heilige Nacht!
Hirten erst kundgemacht
Durch der Engel Alleluja,
Tönt es laut bei Ferne und Nah:
Jesus der Retter ist da!
Jesus der Retter ist da!

Edhe pse të rrethuem në tela me ferra dhe armë vrastare...
Pader Mëshkalla ishte Ai Atdhetar që, mendonte si e si me i ba me harrue të rijtë e burgosun se ku ishin... Ajo ishte kanga!
Ai gjithë jeten e sakrifikoi per Rininë Shqiptare!
Ai dinte të gjitha mënyrat me ba Rininë me harrue ku ishte!!
Melbourne, 7 Qershor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
JANAR 1945…
TERRORI N’ALPET E VERIUt
SHPELLA E PREK CALIT
(TARTACITES)


15 JANAR 1945:
Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, që morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, e mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën trupat nder lumej e prroska...
Tradhtia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e Historisë (tue u shkrue e plotë me të gjithë emnat e kriminelve vrastarë, që vrau Enveri ma vonë), duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” e zhytën Shqipninë e Kastriotit në 1944, nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë e bolshevikëve stalinistë.
17 Janari 1945, atë ditë kur u dorzue Preka (I premë në besë), krimineli Mehmet Shehu me dredhi e pyeti: “T’u thafshin krahët o Prenkë që nuk bashkpunove me neve, do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari!..” dhe, Preka ju pergjegjë:
“S’ka shka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë).
Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Kriminelët vrastarë janë ata që ka dekorue kryeministri Rama.
Kush kerkon me zhdukë nga Historia e Shqipnisë, Atdhetarizmin e Maleve të Veriut,
rezistencen dhe Kryengritjet Antikomuniste të Tyne, nuk ban asgja tjeter vetem kerkon me mëshef krimet e Enver Hoxhës, por edhe me fshij nga fletët e Historisë së Popullit Shqiptar, dhunen e pashoqe të terroristëve të Sigurimit shtetit komunist.
23 JANAR 1945: Nen drejtimin e Komandantit Llesh Marashi, plasi Kryengritjen e Burrave të Bajzës dhe të Shkrelit, bashkë me Pjeter Gjoken, Bajraktar’ i Shkrelit; Nikollë Prekë Gjeken – Dedajn, Kryetar i Komunes së Shkrelit; Luket Marashin, Gjergj Kolë Lucen, Zef Tomë Çekaj, Gjon Martin Lulen Ivanaj, Mirot Paloken nga Bajza. Kumonëve të Kishës urdhnoi me i ra Don Nikollë Gazulli dhe Kol Nik Prela u ra kumonëve! U mblodhën ma shumë se 100 Burra të armatosun në Stol të Zagorës. Per lirimin e Bajzës me ata u bashkue Kastrati dhe Hoti. Pritej dhe Postriba!
Beteja per me vazhdue rrugen nga Shkodra u ba tek Ura e Rrjollit, ku Malësorët mbetën të vetmuem dhe pa ndihmesën e premtueme... Tek Kisha e Shkrelit u vra Mark Tom Gjeloshi, ndersa mbas Tij, u vrane edhe Gjon Martini e Mirot Paloka.
Mbas masakrave të Kelmendit, komunistët vazhdojnë vrasjet, djegëjet e plaçkitjet e kullave (me porosi Jugosllave) në krahinat katolike Atdhetare. U pushkatuen dhe ua dogjën shtëpijat me porosi të “heroit popullit”, gjen. kolonel Enver Hoxha: Gjok Kola, Mirash Gjon Sokolaj, Pjeter Kol Sokolaj, Nikoll Prel Gjeka, Luket Marashi, Dan Coli, Prek Leka, Pashko Leka, Llesh Marashi (u var në Shkoder), Fran Pjetri, Vat Gjelosh Marvukaj, Ndue Gjelosh Marvukaj, Ndrekë Pjeter Çulaj, Mark Gjok Leknikaj, Nikoll Kolaj, Martin Frani Popaj, Kol Tom Deda, Preç Pjeter Vulaj, Mark Tom Gjeloshaj Makaj, Gjon Lekë Mirukaj Xhaj dhe, pabesisht vritet edhe Don Nikoll Gazulli...
Këtu nuk perfshihen Emnat e Atdhetarëve që vuejtën mija vite burg e interrnime.
Nga majet e Atyne Bjeshkëve të Nêmuna buron një ujë i freskët dhe i kulluem...
Ai ujë asht kenë nder Shekuj që ka ruejtë të paster Identitetin e Popullit Shqiptar!
Merrej nder ata burime nga duertë e Vashave me xhubleta, mbushej buljera dhe rrugës mund të pinte aty, vetem ndonjë udhtarë.., që ishte nder Shenjat e Pushimit...
Ishin bash Ato Burrnesha që shumë shpejtë mbas vitit 1944, u vishën me ruba të zeza dhe sermët e postavat ua plaçkitën “çlirimtarët”, që ua grabitën edhe varset me Kryqa... Në janar 1945 dhe me 1 deri 16 shkurt 1945 ju plaçkitën pronat, ju shemben kullat, ju vodhën gjanë e gjallë, ju dogjën shka ju erdhi perdore, dhe vetem Prek Calit i grabitën mall me vlerë mbi 20.000 napolona ar… Këta pra, ishin “çlirimtarët”!..
Gurtë e Kullave dhe Shkamijtë mbetën aty... Edhe ata deri një ditë…
Sot, “rilindja” po punon per shitjen e zhdukjen e gjithë SHQIPNISË !..
Melbourne, 13 Janar 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

GJERGJ KASTRIOTI PYET: KUSH DO ME IA NDRRUE EMNIN?


“KJO ASHT SHQIPJA E SKENDERBEUT !”

Me 17 JANAR, AJO FLUTURON MBI LEZHEN HISTORIKE…
EDHE PSE JEMI 100 e SA VJET… MBAS 1913
..,

Po, KUJTOJ SOT… POETIN KOMBTAR AT GJERGJ FISHTA:


28 NANDOR 1913…

Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend qi me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqyptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti. Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqyptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë.
Kanga kjé botue së pari në “H.D.” Dhetor 1913, në rasë të përvjetorit Flamurit.

At Viktor VOLAJ (1941)


1 Oj Zanë, t’ këndojm...t’ vajtojm, deshta me thanun;
Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e tye.
Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,
Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye
Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun
E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,
Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet
E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?..
2. E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,
Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,
Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki
E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,
Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,
Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit:
“Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti
E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?
3. Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe
E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera
T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe
Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera...
Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe
E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.
Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,
Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé
4. E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;
Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,


As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,
As pse Shqypnija n’ vedi u ba sod shtet;
Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari
Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:
Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,
Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë...
5. A thue mos fola keq?...Po lypi t’ falun;
Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.
E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,
Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin,
A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,
A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin
A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,
E pra, ksi nipash ka ‘dhe shum Kastriota...
6. E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,
Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue
(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet
Kush pse Dinari teper i asht lakmue),
E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda,
Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?..
7. Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,
Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun,
Varzat e djelmt, - e para uzdajë shqyptare –
Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,


Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare,
Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;
E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,
E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut.
8. O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!
Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,
Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:
Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,
(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun...)
As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;
Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet.
9. Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,
Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,
Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem
Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun
Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem
S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun:
Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,
Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.
10. Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due!
Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,
Si rrkajë vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:
T’ shkojn tue therun, si thika qi thér djalin
E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:
T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;

Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,
Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun.
11. Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!
Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,
Me pa si perkujdesmi per Atdhé;
E si u dishmojm me punë na kundershtarvet
Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé
Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet:
E na, harû e si polipa deti,
Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!..
12. Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashi Zotin!
Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:
A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,
Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin
E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,
Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije?
Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?
13. Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret
Shqypnin e mjerë, - ketë Atmè t’uej t’ bekueme
E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,
S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme.
A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret
M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?
Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,
Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.

14. Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit
Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,
Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit
Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.
Tue shkri per té të gjitha ditt e motit:
Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,
Se e lamë Shqypnin me e shkelë prap themra e huej.
Posë Zotit n’ qiellë, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej.

Shenim nga F. Radovani: A thue asht shkrue.., sot ?!
Melbourne, 15 Janar 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE:
“HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI”

Imazh

1945...1991...2000...2045...

Kjo asht një thanje e vjeter popullore shqipe e ruejtun me shumë kujdes.
Në 100 vjetët e fundit kur u formue Shteti Shqiptar, ruhej në fjalorin e thanjeve të rralla, po shumë të randsishme dhe me vlerë të madhe, aqsa nuk besoj se kemi pasë ndonjë sundimtarë që nuk e ka dijtë këte thanje!
Ka shumë e shumë vite që Shqipninë edhe po e sundojnë hajnat!..
Nuk e kam nder mend me shkrue per ta dhe si e kanë xanë atë kolltuk…
Duhet me kenë i çatrafiluem në tru me shpjegue kush ishte Esad Pasha apo Ahmet Zogu, ose Enver Hoxha e Ramiz Alia apo edhe Edvin Rama..?
Meqë, “asnjeni” nuk njihet per “hajdut, as kriminel barbar e terrorist” atëherë, pse mos me ndjekë rrugen e këshillat e tyne “rilindja ynë” sot?!
Me 31 Mars 1991, terroristi Ramiz Alia ka thanë: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik.” Sot mbas 30 vjetësh pasuesit e tij a janë drejtuesit e shtetit ?!
Madje, edhe tue i pershtatë Shqiptarve edhe “modelin e ri ekonomik”?
Besoj nuk asht nevoja me u zgjatë ma teper: Po krieministri Edi Rama a asht tue shkue mbas porosive t’ Everit: “Nga fitoria në fitorje..!?”
Afrohen edhe në Shqipni votimet! E kush pritet me fitue sivjet atje?!..
Po nuk u hoqën agjentët e sigurimit nga detyrat shtetnore, Shqipnia do të VORROSET përgjithmonë! “Historia asht mësuese e jetes!”, dhe thanjet e popujve të vjeter, po ndryshojnë themelet e Demokracisë, mbas sa qinda e qinda vjetësh edhe aty ku nuk i ka shkue mendja askujt në Botë..!!
Mos harroni se, komunistët ua kanë mësue tash sa vite sternipave tyne thanjen e vjeter që po zbatohet në Shqipni nga Edi, Lulzim Basha etj., pasues se: “HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI !”...
Melbourne, 18 Janar 2021.



Nga Fritz RADOVANI:
30 VJET B.S.P.Sh.
(BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)


Imazh


Në 30 vjetorin e thëmelimit të Saj – Janar 2011

FERDINAND TEMALI

30 VJET BSPSH - SHKODER... Kujtojmë sot Shqipninë tonë, mbas ngjarjeve në Rumani në Dhjetorin e vitit 1989, kur komunizmit po i vinte fundi edhe në Ballkanin e shpartalluem nga diktatura sllavokomuniste e enveriste. Radha mërrijti tek “kështjella” e fundit e tij, në një nga shtetet e lanuna mbas dore nga vetë Europa Perëndimore, Shqipnia e martirizueme e Gjergj Kastriotit dhe e Nanë Terezës.
Kjo zonë shumë e vjetër e trazueme e Ballkanit nuk ishte as “Lindje as Perëndim, prandej vazhdonte rrugën e diktaturës së proletariatit, nga e cila nuk i bahej me u shkëputë drejtuesëve katilë e terroristë shqiptarë, mbasi u dukej se kishin mundësi me vazhdue me kenë edhe per disa vite “flamurtarë të marksizëm – leninizmit” në Botë. Kjo pikpamje e tyne, që kishte gllabrue kokat e mykuna anadollake të udhëheqësve të PPSh, ishte shfaqë haptas edhe mbas sa e sa vizitave zyrtare e private të Shtrausit të Gjermanisë Federale në Shqipni. Krimineli i njohun, skilja Ramiz Alia, mbas premtimeve të Erich Honecker të Republikës Demokratike Gjermane, i pat ndërpre të gjitha mundësitë e shpëtimit të Popullit Shqiptar nga vorfnia dhe mjerimi komunist me Perëndimorët, tue mendue se do të vazhdojnë rrugën e gjetun nga vetë Everi dhe ai që, për 47 vjet kishin rjepë Popullin dhe Shtetin Shqiptar, tue e shfrytzue, plaçkitë, vjedhë, masakrue dhe robnue ma keq se në kohën e rendit skllavopronar.., tue pasunue vetën dhe trashigimtarët e tyne me kapitale të rezervueme në bankat Perëndimore e aziatike dhe, tue u sigurue pasardhësve batakçijë dhe hipokritë edhe postet shtetnore të tyne.

Viti 1990 nuk kje aq i qetë për komunistët shqiptarë, ndonse prania e atij sistemi edhe në Jugosllavi, si gjithmonë, u krijonte njëfarë sigurije me vazhdue rrugën e fillueme bashkë me ta që në vitin 1941, kur në krye të shtetit komunist shqiptar ishin po këta spijun të zgjedhun prej tyne që në themelimin e partisë komuniste nga bolsheviku Tito. Edhe kjo ishte një siguri e tyne për mos me ndryshue kursin e filluem nga sovjetikët, të cilët nuk muejtën me shfrytëzue kurrë Presidentin Ronald Regan, ashtu si pat muejtë me veprue Stalini me paralitikun Ruzvelt në 1945 në Jalta.
Bota tashti fliste një gjuhë tjetër. Janari i 1990 dha tingujt e parë të kumbonëve të Lirisë edhe në Shqipni! Ramja e Murit të Berlinit kje “Shpata e Demokleut”, që i këputi koken Kremlinit bolshevik, masakrues i miljona shtetasve rus!
Rendi kolonial i shekullit XX ndër vendet komuniste humbi të “drejten” e prangave të revolucionit ndër burgje e kampe shfarosje, tue përfshi edhe ata skllavë që punonin me nga tre turne ndër fabrika, minjera, kooperativa e ferma bujqësore.., për pasunimin e byrosë politike dhe spijunëve të saj në sigurimin terrorist të shtetit.
Protesta e Burrave të Malësisë me arkivolin e djalit të vramë Pëllumb Pllumbaj, para komitetit të partisë me 16 Qershor 1990 dhe thirrjet e tyne kundër Nexhmije k... e Ramiz p... ishin sinjali i dytë mbas demostratës së heshtun të 14 janarit për rrëzimin e bustit të Stalinit në sheshin qendror të qytetit të Shkodres, që nuk u realizue sepse sigurimi një natë ma parë arrestoi të gjithë organizatorët e saj, bashkë me denoncuesin në ambasaden gjermane Martirin Rin Monajka. Sistemi “socialist” edhe i shteteve Përendimore kishte pësue aq shumë deformime, sa dukej kjartë paaftësia e tyne me ndalue ramjen e “Murit të Berlinit”, dhe me përballue thirrjen e zanit të fuqishem të Papës trim polak Gjon Pali II, drejtue Popujve të shtypun: “Mos keni frikë!”.
Ishte ajo thirrje që i dha forcë edhe Don Simon Jubanit, i porsa dalun nga burgu i Burrelit, që me 11 Nandor 1990, me thye “dyertë e hekurta” të byrosë politike të PPSh, që deri atëherë ishin të betonueme me 700.000 bunkera anë e kand Shqipnisë.
Thirrja e Don Simonit me 13 Nandor në Rrëmaji për formimin e partisë demokristjane në Shkodër me Prof Nush Radovanin, shpartalloi përfundimisht frikën gjysëshekullore të Shqiptarëve! Hija e zbehtë e tradhëtarit Ramiz Alia filloi mos me i besue postit të “sekretarit të parë” të PPSh e natën për hanë, u ndrye në pallatin mbretnor të “brigadave”, tue kërkue që nga “tribuna” e kalbun e atij parlamenti 46 vjeçar, me grumbullue rreth vetës studentat universitarë, me muejtë me i drogue me fjalët e tij hipokrite dhe mashtruese, për me ruejtë kokën dhe karrigen e thyeme nga krimet mizore, vepër të cilën e ka dëshmue edhe atë natë me studenta.
Shqiptarët këputën prangat e robnisë komuniste! Për mos me lejue krijimin e partisë së re demokristjane apo popullore me pjestarë të besimeve të ndryshme në Shkodër, “një ditë” pa u kujtue askush... Në Dhjetor të 1990 u shpall Partia Demokratike Shqiptare në Tiranë. Mbas pak ditësh shkuen në Venecia dy udhëheqësit kryesor të dy partive që kishte zgjedhë vetë Ramiz Alia, ai i partisë socialiste, Fatos Nano, dhe Sali Berisha i partisë demokratike, në përshtatje të plotë me të gjitha udhëzimet e dhanuna nga Gorbaçovi në Kotovicë, ku Shqipninë “komuniste” e përfaqsonte “shoku” veteran Sofokli Lazri, një maskë sllavo – orthodokse e Ramiz Alisë, i njohun me kohë... Në Venecia u nënshkrue “marrveshja” mes tyne, ku i pranishem ishte De Mikelis i Italisë dhe shqiptari me qendrim në Itali Mentor Qoku, i cili vdiq shpejt mbas atij takimi!! Po, një fakt asht i njohun edhe sot: Politika shqiptare vazhdon me kenë “besnike” e asaj marrëveshje!
Atëherë ky takim pat mbetë i fshehtë dhe ende sot nuk bahet fjalë për këte “pakt” që të dy partitë bija të PPSh, nënshkruen dhe vazhdojnë me i qendrue edhe sot atyne dy firmave.., të Venecies. Populli Shqiptar nuk mund të vazhdonte ma me kenë rob i çifligarëve komunistë, kur në vendet e Europës Lindore përmbysja e sistemeve komuniste ishte e paevitueshme. Minatorët e Valiasit u ngujuen në minjerë. Në “dhomat e partisë” ku erreshin organizatat e partisë komuniste tue thurë intriga, poshtërsi, plane arrestimesh, vrasjesh e pushkatimesh, filloi me u pa ditën e natën “flakadani” i teserave të hjedhuna në zjarrin e dëshprimit, e ndokush prej tyne, guxoi me i shoqnue këta zjarre me veprat e despotit të ngordhun pak vite ma përpara!
Viti i Ri 1991 ishte viti i realizimit të shpresave të vdekuna të Popullit Shqiptar!Liria dhe Demokracia lypnin sakrifica por edhe Bashkim e Trimni...
***
Punëtorët Shqiptarë shpartallojnë perfundimisht “shkollat e komunizmit”, bashkimet profesionale!
Me datën 10 Janar 1991, unë u zgjodha nga puntorët e fabrikës së Pëlhurave në Shkodër, kryetar i organizatës profesionale ku, një punëtore e stampimit, e quejtun Albina Mëshkalla, thirri me forcë “Rroftë Lekë Valesa!”...Një thirrje që edhe sot më topitë kur e mendoj..., Me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit...
Ishim një grup i vogël që shkuem në Uzinën Mekanike dhe hyme në një dhomë ku nuk zente ma shumë njerëz se ishim aty. Organizator të atij takimi ishin Ferdinand Temali dhe Arben Borshi, të dy punëtorë të larguem ato ditë nga puna nga ndërhymja e sigurimit në drejtorinë e tyne, mbasi spijunët kishin ra në gjurmët e veprimit të tyne “kundër ligjit” për krijimin e Sindikatës... Por Ata të dy pa frikë vazhduen rrugen e fillueme.
Ajo ditë ishte hera e parë që njoha afër Ferdinandin.., aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80 m, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara...Vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyrën e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar... Ferdinandi tregoi se punonte shofer, por nuk dukej se kishte mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe...Aty mora vesh se ishte djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re Fioren dhe dy prindët... Mendova, se.., me të vërtetë ka në Shkodër endè Burra që e duen me shpirt Lirinë dhe Demokracinë, po edhe që... interesin e Atdheut e venë mbi gjithshka...pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Naltë për të cilin luftonte pa iu tutë syni!... Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë, i çonte fëmijët me fjetë, por kurrë nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “Duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..” Sekretar që mbante proces-verbalin pranë Ferdinandit ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe nga larg, se asht nipi i Martirëve Shyqyri Borshi dhe Qemal Draçini, antikomunistë të njohun plot lavdi në qytetin e Shkodres. Fjala e zjarrtë e Ferdinandit dhe mbas Tij e Arbenit, tregoi kjartë se beteja duhej fillue sa ma parë, por duhej besë, organizim, guxim dhe vendosmeni.
I pari e mbështeti fjalën e tyne Arben Hafizi e mbas Tij të gjithë të pranishmit. Ishte mjaft terr e errësinë kur dolëm, por mbyllja e kënaqëshme na dukej se jemi tue iu afrue një “drite” që binte nga nalt dhe ndriçonte rrugën që kishim përpara drejt së cilës ishim nisë plot guxim e vendosmeni!
Në mbledhjen e parë ku ishim shumë kryetarë të organizatave profesionale, u vendos pa asnjë votë kundër nga të pranishmit që organizatat profesionale të njihen menjëherë Anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë dhe Kryetar i Sindikatës së Shkodres (BSPSH), u zgjodh Ferdinand Temali.
Bashkpuntorët e Asaj beteje aq të madhe, por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e atyne darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë “nuk kishte” Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”... E, me të vërtetë nuk na duhej tjetër mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “Se, në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijunë me drejtue klasën e shtypun të puntorëve të Shkodrës!..”
Dhe ishte Ferdinandi që filloi me guxim luftën kundër “drejtorëve” të ndërmarrjeve dhe shefave të kuadrit në të gjithë Shkodrën, tue kërkue me forcë ndryshimet ose shkarkimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, atëherë zj. Tereza Marubi.
Shkodranët e masakruem në rregjimin komunist, nuk mbaheshin ma! Rinia e Kështjellës “Rozafat” errej e zgjohej pranë dy godinave, asaj të BSPSh dhe asaj të Muzeut Ateist, ku kishte zanë vend Kryesia e Partisë Demokratike të Shkodrës... Distanca e shkurtë mes këtyne godinave tashma lidhej me vargun e të përsekutuemve politik dhe rinisë heroike shkodrane, ku thirrjet e tyne ishin: “Poshtë komunizmi” dhe “Duem Shqipninë si gjithë Europa!”..., por që nuk pushonin një minut!
Në muejn Shkurt 1991 u organizue një takim i madh në teatrin “Migjeni”, të cilin e drejtoi Ferdinand Temali. Mbledhja u hap me një historik të shkurtë nga Fritz Radovani, i cili tregoi luften sindikaliste të fillueme që në 1905 e deri në 1944 po në qytetin e Shkodres, ardhjen e komunistëve dhe prishjen e atyne përpjekjeve të puntorëve shkodranë, si dhe për rrugen e së ardhmes së BSPSh tashti në vitin 1991.
I pari që mbështeti luften antikomuniste që do të zhvillojnë BSPSh ishte i paharrueshmi trim i nderuem Don Simon Jubani, fjala e të cilit u prit me shumë interes nga të gjithë të pranishmit. Theksi i fjalës së Tij ishte bashkpunimi vllaznor i puntorëve shkodranë pa asnjë paragjykim fetar dhe krahinor. Lidhjet e BSPSh me Komunitetet fetare janë kenë të shkelqyeshme. Ndërlidhës i ynë me Ata ishte antari i Kryesisë së BSPSh Fritz Radovani, i cili bashkë me Arben Borshin dhe Kryetarin Ferdinand Temali, ka ndihmue me anën e atyne komuniteteve edhe në ruejtjen e unitetit të Sindikatës, kur në një rast u pat shfaqë një rrezik i përçamjes së Saj nga një grup fanatikësh anadollakë, të cilët ma shumë ishin të shtymë për këte përçamje nga ndonjë element i lidhun me sigurimin e shtetit. Dështimi i kësaj tentative u dha me kuptue të gjithëve se uniteti ynë ishte i pathyeshëm.
***
Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH ishte e pranishme në ma shumë se 75% të ndërmarrjeve të Shkodrës, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor (që fatkeqsisht nuk më kujtohet emni i thëmeluesit, një ndër ma aktivët), Uzinat e mëdha të Fermentimit të duhanit ku vepronte i riu Arben Broci. Shpejt u përfshi edhe ajo e letrës, metalike etj. Në uzinen e telave të bakrit e kabllove elektrike vepronin edhe dy anëtarë të asaj sindikatë që meritojnë me u kujtue zz. Paulin Pepa dhe Bep Pjetri. Shpejt BSPSh arriti me marrë me vete edhe armaten e madhe të mësuesve me kryetarin Qazim Lika e Xhelal Fejzo, ku nuk harroj kurrë me sa dashuni mësuesit ishin të gatshem me na ndihmue për çkado që kishim nevojë, e pra, ishte ajo armatë e madhe ku komunistët nuk kishin kursye asgja për shpartallimin e moralit, edukatës dhe ndërgjegjes së “njeriut të ri, vepres më të shkelqyer të partisë”.
Formimi i BSPSh në spitale dhe në Poliklinikë me kryetar mjekun Leonard Kçira, përfshi këtu ma vonë edhe klinikën dentare, asht kenë për mue krejt e papritun mbasi mbrenda asaj Sindikatë elementi ishte shumë i dyshimtë, ndonse unë, ishe gabue mbasi përkrahja e tyne ndaj nesh asht kenë pa asnjë rezervë. Nuk imagjinohej kurrë nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave me kryetar Agron Sykja e ajo Gjeologjike me kryetar Ingj. Gjon Suma, ishin forca në favorin tonë aqsa, kur shkova dhe ju fola atyne për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorëve, kujtoj kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!..”
Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike, ku u zgjodh drejtues z.Valter Paci, qender shumë me vlerë...
Me 29 Prill 1991 BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xhavit Xhurkaj, elektriçist në Institutin Pedagogjik, të cilin në këte 30 vjetor e falnderoj fort për veprimet e tij burrnore e vllaznore. Aty kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunëve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë në krye etj..., të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe ku janë zhvillue zgjedhjet kur u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta Radio, ka luejtë rol kryesor mbas shkuemjes drejtor aty të z. Anton Çefa. Me që nga Sindikata më ishte ngarkue mue puna me propaganden e Sindikatës, më ra rasti me u lidhë afer me personelin e Radios dhe kujtoj se me sa interes priteshin nga shkodranët njoftimet e BSPSH në Kavajë, Tiranë etj. Ashtu si Shkodra mbarë priste emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje e dashni qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana...
Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë në Tiranë, dhe u zgjodh anëtar i asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj në të gjitha betejat. Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me Kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj., por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, i cili aso kohe ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit në Shkoder ku organizonte edhe Ai Sindikatën e asaj fabrikë. Kujtoj një takim me Arbenin kur më shpjegoi “darken e fundit” të atyne të rinjve me tradhëtarin Ramiz Alia në pallatin e brigadave dhe, qendrimin e pabesë të tij ndaj një vajzës trimneshë vlonjate po atë natë...
Datat 31 Mars dhe 1 Prill 1991, ishin ditët e shkrepjes së armëve të “fitores” së fundit për ata që besoj kujtojnë mirë automatikët e sigurimit që lajmonin hajninë e votave nga komunistët! Ferdinand Temali punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste... dhe, duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit, në sheshin qendror për me shkue tek komiteti i PPSh, parti e cila kishte vjedhë votat ashtu si kishte veprue për 45 vjet rresht me rezultatin e njohtun 99.99% në favor të saj. Ferdinand Temali kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, kështu mbas orës 21.00, u shpërnda protesta tue thirrë në bulevardin e Shkodres mbarë Populli liridashës: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo...!”
Vazhdon Pjesa e dytë.
Melbourne, 16 Shkurt 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE:“ZOTNI, E KA ME JU !”
Imazh

Mbas protestës në Tiranë, zemrimi i gomarve ka shperthye gjithkah…
Me të drejtë ata nuk janë pajtue kurr me “shkeljet e Kushtetutës”…
“Po ia shitni ujin grekut..!”
Disa para Kryeministrisë...“E ku, do të pijmë ujë neve gomert’ e jugut ?!”
Ma vonë do të shitni ajrin… Yjet as nuk diskutohen...
“E ku, do marrim frimë neve gomert e Gjirokastrës ?!”
Ma vonë do na kafshoni barin…Livadhet e mjelluna me “lule”...
“E ku, do kullosim neve gomert demokratë ?!”
Ku i keni lexue ju “socialistët e rilindur”.., këto porosi të Ramiz Alisë ?!
Ai ka thënë: “Ne bar do hajmë dhe parimet nuk i shkelim!”… Por, jo, të na lini të ngordhim pa ujë, pa ajër e pa kullosë, thonë gomart e Tiranës…
“Këte nuk e bëri as Everi ynë… Ai i donte gomertë, na grumbulloj rreth vetës, na pieste e nuk bëri një ligj pa pjetur neve! Po ju, ç’bëni kështu?!..”
Janë ankue dhe ata të kuvendit që mbrojnë kopetë e partisë… Po, per cilën parti bahet fjalë asht vështirë me e percaktue… Se, me thanë shka asht e verteta: “Ata nuk kanë asgjë të ndame, janë si dy motra që i ka pasë bërë një nënë, ajo nëna parti… Mikesha e bylykbashit, mikut Erdoganit, ikën të varfërit… Ikën… Nuk ia arrijtën kësaj ditë të gjorët… Ca ikën nga veriu në Beograd e ca, n’ Athinë... E po ç’të bëjmë, rroftë Stambolli...”
“Ishin gomer të bukur!!... E, të mençur si ato... Shikoja pasonjësit !!”
Melbourne, 25 Janar 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET A E DINI SE:
“NEN ADRIATIK ASHT BALTA…”


A e dini se në Shqipni: “Balta kushton ma shumë se mjalta ?!”
Një Mik më shkruen këto ditë, sigurisht, me keqardhje per gjendjen e krijueme në Shqipni... “Mbas 100 vjetësh, akoma nuk e kanë mësuar të vërtetën se, është i zoti që e nxjerr gomarin nga balta.”...Tregon per ngjarje të partive të pista LSI, PISI, PQN, PSSh.., e kush po i merr vesh shkronjat e tyne, pra, prap bash si në 1941 me PKSh, kur shovenistët jugosllavë gjetën disa tradhëtarë, mbeturina osmanllijshë në Pazarin e Vjeter të Tiranës qamiliste, dhe formuen me terroristë atë “parti”, që s’ ka mbetë gomar që nuk po e drejton...Po, nuk duhet harrue se: “Gomari asht ngulë në llomin e Shqipnisë së Jugut e nuk po zhgulet nga deti Jon!”
I “zoti” i këtyne gomarëve që po “drejton” Shqipninë, para votimeve me disa të tjerë që nuk ndryshojnë nder surreten nga ata të 1941, po mendon me mbushë xhepat tue shitë edhe ujin e Detit Jon… “Është bërë baltë!”
Grumbullimi i këtij llomi në drejtim të Shqipnisë e ka domethanjen e vet!
Ata që kanë mbulue krimet e komunizmit në Shqipni tue mos e dënue asnjë terrorist nder këta 76 vjet, ata kerkojnë vazhdimsinë e mbajtjes së pushtetit, krimit, vrasjeve dhe hajnisë nga trashigimtarët e vrastarëve!
Shkodranët, nuk duhet me u ba prè e terroristëve dhe tradhëtarëve që tash 30 vjet, po i mashtrojnë e genjejnë.., per me mbushë xhepat e vet!
Me 25 Prill: Asnjë Shkodranë, nuk duhet me hy në baltë per me nxjerrë “gomarin”...“Gomarin” t’a nxjerrin “ata”, që tash 76 vjetë e kanë zhytë në llom e në gjak. “Gomari” nuk asht as prej Barbullushit, as prej Shkodret !
Veriu po shkon drejtë shfarosjes me rrugen e emigracionit e vorfnisë…
Gomari i “rilindur” e ka “hanin e hajnave” në Tiranë.., që në 1920...
Melbourne, 9 Shkurt 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI: KUSH E SHEMBI MONUMENTIN KU U KUNORZUE GJERGJI MADH?



KISHA E VAUT T’ DEJES 1361

Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…
Ndoshta edhe sot vazhdon me dridhë toka e Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire!
Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.
“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”
Europa vazhdon me “heshtë”... Shqiptarët heshtin... Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue...Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe dokumenta?
Edhe dokumentat ja ku i keni:
JA TESTAMENTI I ANADOLLAKUT TIRAN EVER HOXHA:
Tiranë, më 27 SHKURT 1967:


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PO MOS T’ISHTE NJI’KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR! –
Imazh

Atdhetari i madh i Popullit Shqiptar Luigj Gurakuqi (1879 – 1925), asht vra tradhëtisht në Bari t’ Italisë, me 2 Mars 1925...
Në atë Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të vitit 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60-vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? Po, jo, nuk ban Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtar” nga Veriu!..Fallsifikimet shkojnë deri aty sa paturpsisht thohet se dorasin, vrasësin Baltion Stamolla e paskan vra komunistët… Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë skilja sllave Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në vitin 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i klerit katolik!”
Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga vetë Ahmet Zogu, ju flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga tradhtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa… të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës (Kryezut) dhe Çatin Saraçit, që i pabesi Baltion Stamolla i dërgon “miqve” të vet nga Italia, tue i kërkue shpëtimin me “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë...”
Ja dhe fotokopjo e letres së vrasësit pabesë B. Stamolla...

Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stamollës, e ruejtun nga
Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë

Çatin Saraçi Hotel...”

***
Ndër Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:
1. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e tradhëtarë…
2. Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia… si “i besuar”i Klerit Katolik.
3. Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…
•Dr. Prof. Mentor Quku, studjues i nderuem, e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi: “Mendimi im dhe i familjes sime është se Luigj Gurakuqi është simbol i bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.
Figura si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”(2010)
•At Gjergj Fishta ka pasë thanë gati para 100 vjetësh: “Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët “me ecë si gaforrja!”
…•Sot, vetem me një ndryshim: “Rilindja vazhdon ecjen majtas…

Melbourne, 1 Mars 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VRITET DIJETARI I MADH - DON NIKOLL GAZULLI, Posted 07 Mars 2021, 19:38
Pergatiti Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI “SA GZIM”...KUR DEPARTAMENTI I SH.B. A. DEKORON sIGURIMSA ?


Ministria e Punëve të Brendshme Tiranë...
Imazh

At GJERGJ FISHTA THRRET: ÇOHI, TË DEKUN !

Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,
N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!
E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore.
– Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!
Melbourne, 7 Mars 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
“MBAS VOTIMEVE T’PARA,1945”
SHKA KA NGJA N’ SHQIPNI?!

2 DHJETOR 1945…ASAMBLEA KUSHTETUESE

DISHMON HISTORIA: AFROHEN VOTIMET 25 PRILL 2021.


Vllazen e Motra Shqiptarë !

Përpara se të votoni për “Rilindjen” komuniste, kujtoni thanjen e shefit Sigurimit të shtetit në Shkoder, Zoji Themeli (1946): “Kur të përmendet emri ‘komunist’ ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”
Dokumentue nga Prof. Sami Repishti, SHBA.
11 Janar 1946: Në Tiranë organizohet shpallja e “Republikës Popullore të Shqipërisë”, ndersa, në Shkoder punohet për me mbushë burgjet dhe podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanve etj., me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste...Vetem qyteti Verior i Shqipnisë Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist..,të cilat, në një kohë të shkurtë do të mbushen plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti që atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodres, që tirani Enver Hoxha i kerkon thesaret e arit, të diamanteve e brilantave që ua grabiten oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne, të cilve, u shtetizohen dhe fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetem tregtarit Man Tepelia më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vojit gurit plot me napolona ari. Në Shkoder janë shtetizue mbi 40.000 napolona ari, të cilat dokumentohen nga fletoria zyrtare e asaj kohë.., e po sa tjera.., që nuk u dishmuen kurrë?
Tirana “demokratike” me 20 Shkurt 1946, fillon e pushkaton Antarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi e Maliq Bushati, në breg të Lanës.
Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi 30 vjeç, Frano Mirakaj 29 vjeç dhe Qerim Sadikut 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza fallse edhe klerikët At Giovani Fausti 44 vjeç (italian), At Daniel Dajani 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktor shkencash përveç laurimit në teologji.
Me këte rasë arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbyten në tortura. Hetuesia plotson proces – verbal falls të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali. Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari i njohun Don Nikoll Gazulli.
Malet e Mirditës me 13 qershor 1946 lahen në gjak. Vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike. Me vdekjen e Imzot Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodres. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, dhe Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjeter Deden, nga forcat e ndjekjes.
Në Korrik 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe tek Dugajt’ e Reja varet Llesh Marashi...Këta pushkatime shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë shkollës së jezuitëve e mandej, me gra e fëmijë janë interrnue në kampet e shfarosjes komuniste tue fillue nga Tepelena e Berati...
Në Gusht 1946, në Pukë dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe porsa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe në Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet Don Pjeter Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani...
Vjeshta e 1946 fillon me 9 Shtatorin, që sjelli skenarët e zi të asaj Lëvizje së Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafaj... Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afersi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë fabrikës së venës, dhe i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, që mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetiten mbi një gomar në rrugët e Shkodres...Në Lëvizjen e Postribës u bane shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi: Kolec Deda, Simon Darragjati, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gasper Simon Gaspri, Xhelal dhe Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete.
Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodren me arrestime e interrnime të intelektualëve: Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Riza Dani, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini që pushkatohet etj.
Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini, Simon Deda, si dhe vllaznit Palë e Mark Thani. Ndersa në Gjinokaster, vriten ushtarët Xhel Kamata dhe veterineri Dr. Paulin Shestani.
Arrestohen Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe, në Tiranë vazhdojnë prangat me klerikët e njohun At Pjeter Mëshkalla, Don Shtjefën Kurti, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani dhe Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave. Dora e sigurimit vrastar tashti shtrihet deri thellë në Korçë ku, arrestohet Papa Josif Papamihali, që do të provojnë një nga vdekjet ma të shemtueme të organizueme nga sigurimi komunist kur punonte në kënetën e Maliqit. Atij i bie të fikët me lopatë në dorë dhe përsëgjalli, policët e mbulojnë me baltë ku, Ai, vertetë si një klerik i nderuem jep edhe Shpirtë...
Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, kater ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin, vrasjen pa gjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të Koplikut të Shkodres.
Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak..,i cili dënohet me 15 vjet burg. Ndersa në Shkoder, me 12 Nandor 1946 arrestohen Don Mark Hasi sekretar i Argjipeshkvisë, si dhe dijetari At Donat Kurti, drejtor i Gjimnazit Fretenve dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj...
Në Tuz të Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolik ma aktiv që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit të Trojeve tona...Bashkluftar me Atdhetarin e Madh të Flamurit Cafo Beg Ulqini.
15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan këthehet në burg...
Arrestohet Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi e Rektori At Çiprian Nika...Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Palë Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, veper që asht krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllav, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore satelit të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga tiranët bolshevikë Stalin dhe Beria, dy monstra të diktaturës.
17 Nandor, Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet burg në Tiranë, merret nga burgu prej disa agjentave të sigurimit dhe pushkatohet tradhëtisht aty pranë...
Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku, trimneshë nga Shkodra si, dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit!
Në fillim të Dhetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj.., i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë ish konvikti “Malet tona” (Dishmi nga i burgosuni Loro Vata).
Arrestohen Françeskanët Alfons Çuni, Aleks Baqli, Leon Kabashi dhe Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë Imzot Jul Bonatti, i porsa sjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dergohet në një çmendi ku e shkyjnë të “sëmurët”, një personalitet i vertetë i kulturës.
Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska stalinjane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroriste të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë vllavrasësit e pashoq’ dhe katilë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu dhe të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë që, të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xheudet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi, Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino, Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë, që nuk harrohen kurr nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave derisa, njëditë u doli Shpirti nga gazepi dhe tmerri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave kur ishin të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit shtetit komunist!
Kurr mos harroni se, vetem katili Aranit Çela, ka nënshkrue me doren e tij të gjakosun mbi 2000 pushkatime në Shqipninë e Veriut...
***
Në këte 75 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, ose ma keq të flejmë në gjumin e randë të narkozës që, komunistët e “Rilindjes” kerkojnë me e vue Popullit Shqiptar para votimeve të 25 Prillit 2021!
Persëris per të disaten herë: Në këte 75 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari tiran Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejtë do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste!
Në këte 75 vjetor të atij viti të mnershëm të terrorit, të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare: Hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata.., që ishin roje dere në hetuesi, burgje, seksionin katolik e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar, terrorist, vrastar dhe kriminal i pashembullt në krejt kampin e Lindjes Europjane... Ai ishte “Një” nga Paraardhësit e “Rilindjes” së sotme komuniste...
Melbourne, 12 Mars 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

VRITET DIJETARI I MADH - DON NIKOLL GAZULLI

Imazh
DON NIKOLL GAZULLI
(1893 – 1946)

75 VJET: I papajtueshmi Don Nikoll Gazulli me pushtetin sllavo komunist në Shqipni, gjindet i vramë në Rrencë – Suka të Vrithit, me 23 Mars 1946, e varroset në Sterkujë me urdhen të dy prej kriminelëve ma të urryem nga krahinat e Maleve të Veriut, Zoji Thëmeli kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodres, dhe toger Baba vrastar i Koplikut...
Dorasi mbeti “sekret Rrëfimi”, i pashkruem edhe sot nga At Gjolaj tek “Çinarët”.
Kush ishte Ky Burrë që as nuk i tutej syni nga bishat antishqiptare?! –
Asht i Fisit disashekullor të Gazullorëve. Asht lé me 1893 në Dajç të Zadrimës. Ka perfundue Gjimnazin “Illyricum” të Shkodres ndër ata thëmele ku qeveria jugosllave porositë mikun e vet gjinokastrit, që sa maparë “me e shkatrrue me kulm e themel atë çerdhe”... Studimet e nalta i vazhdoi në Insbruck dhe në Tirol per filozofi dhe teologji. Në 1917 shugurohet Meshtar në Romë. Vjen në Atdhe dhe i kushtohet prirjes së vet në lamen e gjuhësisë sonë, ku mbetë shkenctar vertetë i madh. Koha e prodhimtarisë asht shumë e shkurtë tue dijtë se edhe në 1927, u dënue kater vjetë në burgun e Gjinokastres nga Ahmet Zogu, pikrisht kur ky, i vari vllaun e Tij Don Gjon Gazullin, në 1927 në Shkoder.
Asht e vertetë se “Malësorët e Veriut në 2000 vjetë nuk e ndrruen Fenë Katolike”, po si e ruejtën dhe me sa gjak i lane Ata shkambijë e shpella, ku në dy gjunjë nder shtroje e mbuloje kashtet luteshin para Kryqit dhe betoheshin per “Besë, Burrni e Bujari”, ndaj mikut dhe shokut t’vet, ate e dijnë vetem Ata shkrepa, ku asht daltue historia e Atyne Viseve heroike!
Pabesia e “çlirimtarve” tiran Enver Hoxha, Koçi Xoxe e Mehmet Shehu ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën gjithë Shqipninë e Gjergj Kastriotit në vitin 1944, nën thundrat gjakatare të tradhtarëve sllavokomunistë jugosllavë dhe bolshevikëve rus stalinistë.

Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, aty tash 76 vjet po mbretnon tradhëtia!
Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme aso kohe prej forcave jugosllave, të cilat morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, dhe mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska...
Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!”
Lista e kriminelëve vrastarë asht ajo që ka dekorue tashti kryeministri i “rilindjes” komuniste Rama.
Po, per Klerikët Katolik a kishte ndonjë “urdhër sekret” nga E.Hoxha? – Edhe “urdhëri i tij vrastar sekret” asht i ruejtun edhe sot, pranë arkivit të “Seksionit Katolik të Degës së Mbrendshme të Shkodres”...
Shikoni arkivin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit Tiranë (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit)... Mbrenda së cilës vepronte ai Seksion Katolik. Jugosllavët kishin Seksionin nr. 2, ku ishte prezent referenti per Klerin Katolik Shqiptar. Këta seksione sllavokomuniste kishin një qellim të perbashkët: Zbatimin e Gjenocidit kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe shkatrrimin me kulm e thëmel të çerdhes Françeskane, si dhe shfarosjen e inteligjencës së përgatitun nder universitetet Europjano Perëndimore. Eksperienca jugosllave, greke e turke me Popullsinë Shqiptare nder disa shekuj, per zhdukjen e Saj graduale do të zbatohej nga të gjitha palët e interesueme me mjetet ma barbare e kriminale, simbas porosive të atyne referentëve.., që aso kohe (mbas 1944), ishin shpernda në Veri e Jug, nder të gjitha fshatrat e Malësisë, mbrenda brigadave tona të Ndjekjes.
Rradhen tashti e kishte Don Nikoll Gazulli, Prifti i Shkrelit, shkenctar e Klerik i njohun në rrethet intelektuale Europjane. Referenti jugosllav përgatiti terrenin per vrasjen e Don Nikollit, me anën e “malësorëve kapadai”, tue ua mbushë kokat boshe me biseda dhe shpifje kunder Priftit, i cili “edhe mund të vritet nga fshatarët e vet, kur Ai tradhëton Atdheun e Fenë.” Këte referenti e kishte lexue nder libra sekrete fetare Ortodokse. Per me u “sigurue” malësori shkon e takon At Konrrad Gjolaj në Kuvendin e Fretenve në Shkoder, dhe sigurohet se, ashtu asht kur “tradhëtia e Priftit vertetohet botnisht...” Po cila ishte tradhëtia?!
Kanë kalue 75 vjetë prej vrasjes së Tij pabesisht, e nuk njohim tradhtinë!
Deri në vitin 1990 pak kush e ka njoh dijetarin Don Nikoll Gazulli, autor i veprave të mëdha “Fjalorthi Toponomastik”, “Fjalorthi i Ri”, “Fjalorthi i fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, punimeve të botueme në “Hylli i Dritës” me pseudonim “Gelasius”, dhe sa e sa Veprave të tjera, prej të cilave nuk mund ta dijmë se sa nuk janë plaçkitë... Ashtusi veprat e At Justin Rrotës, At Donat Kurtit, Don Aleksander Sirdanit etj.., në këta 77 vjetë kur filloi hajnia dhe bajtja e Bibliotekës Françeskane në Gjuhadol!
Sot kultura Shqiptare pa këta Kolosë të dijes, të thëmeleve dhe kulmit t’ Asaj binaje që thirret Shqipni, vetem po vyshket dhe po shembet...
Po, edhe Gjaku i Tyne i shkuem rrëkajë per “Atdhé e Fé”, duhet thanë se po shkon drejtë “harresës” antikombtare, si e donin vrastarët e Tyne!
Jo heshtje! O Shqiptarë e klerikë! Ata dhane jeten per Trojet e Kastriotit!
Asnjeni prej Tyne, Gegënishten e bukur të daltueme në shkambijt e atyne Alpeve dhe Malsive kreshnike.., nuk e ka marrë me vete! Aty e keni!!..
Ku jeni bre, apo nuk ka mbetë kush i gjallë ?!
Melbourne, 19 Mars 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI - “PSE PRISHET MATERNITETI ?!

Imazh
MATERNITET "xHERALDINË" I TIRANËS

Kujtoni disa thanje Popullore:


KUSH PO E MENDON KET SHKATRRIM ?! - I SHKRETI PER MEND !
TRUNI I PRISHUN VETEM SHKATRRON !
TRUNI I SHPRISHUN ASHT AI QË SHPARTALLON…
Sokrati thonte: “Budallë nuk asht ai që nuk kupton asgja,por ai që mendon se din gjithshka, ai që injoron se asht idiot !”
Në një botë të çmendun, vetëm të marrët “dijnë me drejtue”.
TRUNI I ÇAKERDISUN VETEM PERÇUDNON SHKA I SHEH SYNI !
I squeti mëson gjithmonë nga të gjithë dhe gjithçka. - Budalla i di të gjitha.
"Idioti asht lloji ma i rrezikshëm i një njeriu që ekziston, - ai asht ma i rrezikshëm se krimineli."
Ata që nuk njohin idiotët, nënvlerësojnë fuqinë shkatërruese t’ idiotëve.
E mahnitshme me idiotët e rij asht se, ata kanë aftësinë për me u dukë dhe, me u ba idiotë të njohun në qeverisje.
Në Shkoder thonë: “Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.”
Kujtoni, ju lutem këto thanje para dates 25 Prill 2021…
Mbas asaj ditë.., nuk kanë asnjë vlerë!! – I gzofshi!!..
Melbourne, 25 Mars 2021.


Nga Frank Shkreli
NDËRKOHË QË NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUJTOHEN VIKTIMAT E KOMUNIZMIT – NË SHQIPËRI GLORIFIKOHET REGJIMI I ENVER HOXHËS


Madje edhe gjatë një fushate elektorale për Kuvendin e ri të Republikës së Shqipërisë – një vendi anëtar të NATO-s, një aleancë ushtarake kjo më e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila 70-vjet më parë u themelua pikërisht me qëllimin për të luftuar diktaturat e regjimeve komuniste të lindjes, si ai i Shqipërisë enveriste.

Duhet të flasim me emëra. Këtë fushatë, të ditëve të fundit, për glorifikimin e komunizmit e hapi
Kryeministri aktual, Edi Rama në Parlamentin Shqiptar para disa javësh, me deklaratën e tij famëkeqe dhe të turpshme se,
komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.

Pasuar nga të tjerë, përfshir kohët e fundit, veteranën e kësaj partie Luljeta Bozo -- të parën e listës socialiste në Tiranë dhe Ministrin socialist, Damian Gjiknurin në Vlorë, i cili ditët e fundit, po ashtu si Bozo deklaroi se “komunizmi kishte bërë më shumë të mira sesa të këqia”. Nuk më çudit aspak fakti se brenda Partisë Socialiste nuk ka më njerëz që tu thonë këtyre nostalgjikëve të komunizmit, “ore mjaft me deklarata të tilla të pa përgjegjëshme se jemi anëtar të NATO-s dhe kemi pretendime t’i bashkohemi Bashkimit Evropian…”.

Është e qartë tani pas 30-vjet post-komunizëm se Shqipëria nuk e ka ndër mend të distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe as nga krimet e atij regjimi – më famëkeqit në Evropë dhe në botë. Deklaratat e fundit të nostalgjikëve kokëfortë të komunizmit shqiptar dhe të përfaqësuesve të regjimit aktualë të Shqipërisë e bejnë mjaft të qartë se partia në fuqi, shpresat e fitores i ka tek promovimi i vlerave enveriste. Me këto deklarata, filluan të na mësohen edhe veshët tashti, ç’pret më prej tyre. Por megjithë pretendimet e tyre se ata ndajnë vlerat amerikano-perëndimore, hipokrizi më të madhe nuk ka, sepse e vërteta është se vlerat e Amerikës nuk janë ato të komunizmit ndërkombëtar dhe të komunizmit stalinist enverist, jo se jo. Nëqoftse votuesit shqiptarë dëshirojnë një frymë të vazhdueshme enveriste në shoqëri dhe në qeverisjen e tyre – ta gëzojnë – pasi këtë të drejtë ua jep demokracia – ama vetëm nëqoftse fitojnë me vota të lira e të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare.
Por ajo që vërtetë më çudit pa masë është heshtja e përfaqësive diplomatike perëndimore në Tiranë ndaj shprehjeve të tilla pro-komuniste nga udhëheqsit më të lartë të Shqipërisë, me të cilët diplomatët komunikojnë pothuaj çdo ditë. Me të drejtë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të luftojnë korrupsionin ekonomik dhe të ndërtojnë diçka që deri diku i përngjet një shteti ligjor në Shqipëri. Por megjithë respektin që kam për punën e tyre nuk besoj se do të dalin me sukses në reformën e drejtësisë dhe as në luftën kundër korrupsionit nëqoftse, të pakën, nuk deklaroheni publikisht edhe kundër krimeve të një ish-regjimi kriminal, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndjehen edhe sot -- jo vetëm në politikë dhe në ekonomi -- por në çdo fushë të veprimtarisë së vendit. Është pikërisht trashëgimia e komunizmit dhe njerëzit që i kanë shërbyer atij sistemi – ish-zyrtarë me disa prej të cilëve kini në mend të reformoni sistemin e sotëm të drejtësisë. Heshtja e diplomatëve perëndimorë ndaj deklaratave të tilla pro-komuniste të udhëheqsve më të lartë të qeverisë shqiptare dhe të kandidatëve për në parlamentin e ri të Shqipërisë – “flet vëllime të tëra” -- 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Vrasja, burgimi, internimi, dënimi -- gjyq e pa gjyq -- puna e detyruar e njerëzve të pafajshëm në komunizëm besoj se duhej të ishte aq e dënueshme, të pakën të kritkohej, sa edhe vjedhjet e një hajduti sot.

Të nderuar përfaqësues diplomatikë perëndimorë në Tiranë, HESHTJA ndaj këtyre dukurive, në një vend si Shqipëria, nuk u bën nder ju si individë dhe as vlerave të shteteve demokratike perëndimore që ju përfaqësoni në atë vend. Sa i përket të kaluarës komuniste në Shqipëri, megjithëse vonë, ka ardhur koha t’i thoni të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë, ashtu siç kanë bërë ish-vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore. Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj që të distancohet seriozisht nga e kaluara komuniste ashtu siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që pretendon t’i bashkohet vlerave të botës perëndimore.

Një prej këtyre vlerave është pikërisht kujtesa kushtuar viktimave të komunizmit botëror, përfshir kujtesën e viktimave të komunizimit në Shqipëri. Në një njoftim për median, Fondacioni i Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington, përshëndet hapat që mori ditët e fundit Dhoma e Përfaqsuesve e shtetit Teksas në Shtetet e Bashkuara, duke organizuar një sesion dëgjimor me qëllim të miratimit të një ligji për të përcaktuar “7 Nentorin si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit” në atë shtet. Megjithëse amerikanët, fatbardhësisht, nuk i kanë përjetuar kurrë “gjërat e shumta pozitive të komunizmit”, siç pretendojnë nostlagjikët komunistë në Shqipëri, Teksasi po i bashkohet 12 shteteve të tjera amerikane që kanë vendsur me ligj tanimë përkujtimin e kësaj date për nder dhe respekt ndaj viktimave të regjimeve të komunizmit në botë, të gjallë e të vdekur.

Përfaqësuesi i shtetit Teksas, Tom Oliverson (djathas) me dëshmitaren e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, shqiptaro-amerikanën, Dr. Elida Dakolin (majtas)

Sponsorizuesi i këtij projektligji, Z. Oliverson u shpreh me këtë rast se, “Lartë nga 100-milion njerëz të pafajshëm janë vrarë nga regjimet komuniste ç’prej themelimit të regjimit të parë komunist më 7 nentor, 1917, në Rusi. Kjo është humbja më e madhe në njerëz në krahasim me çdo ngjarje tjetër në historinë e njerëzimit dhe si rrjedhim ne nuk guxojmë ti harrojmë tmerret e komunizmit. Ashtu siç na kujtojnë edhe memorialet në kujtim të holokaustit që brutaliteti nazi-fashist të mos përsëritet kurrë më, gjithashtu ky memorial shërben si një kujtesë e qartë e premtimeve boshe të komunistëve kudo si dhe e trashëgimisë brutale të vuajtjeve njerëzore, që kanë lënë pas komunistët”, ka thenë ligjvensi i shtetit Teksas, Tom Oliverson.

Në njoftimin për median, Fondacioni i Kujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington, thuhet se ishte një nder për këtë organizatë që të përfaqësohej në sesjonin dëgjimor të Dhomës së Përfaqsuesve të shtetit Teksas, nga Këshilltarja e këtij Fondacioni, shqiptaro-amerikanja, Dr. Elida Dakoli, e cila dëshmoi disa ditë të shkuara para ligjëvensve të Teksasit përvojën e familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë.

“Kurë gjyshi im kishte refuzuar t’i dorëzonte partisë komuniste shqiptare pasurinë dhe mallin, ai u burgos, shtëpia e tij u shkatërrua dhe gjyshja ime dhe katër fëmijt e saj të vegjël të moshës 2-12 vjeç – përfshir babain tim – u hodhën në rrugë pa asgjë të tyren. Vëllai i saj tregoi guxim për atë kohë duke strehuar gjyshen time dhe fëmijtë e saj, por gjyshin tim e kishin vrarë në burg. Sot e kësaj dite ende nuk dimë se ku e ka varrin. Persekutimi i familjes time nga komunizmi vazhdoi, pa ndërprerje, për katër breza”, u tha shqiptaro-amerikanja Dr. Elida Dakoli ligjëvensve të shtetit Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Fondacioni amerikan i Kujtesës së Viktimave të Komunizmit përshëndeti nismën e shtetit Teksas për të njohur, “7 Nëntorin si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit”, ashtuqë krimet e kësaj ideologjie imorale komuniste të mos harrohen kurrrë, përfundon njoftimin për media, Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, me qëndër në Washington.

Duan a s’duan nostalgjikët e sotëm dhe mbështetsit e djeshëm të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, e vërteta e krimeve të atij regjimi immoral, po del në dritë dal ngadalë për ta parë e gjithë bota. Askush nuk i beson më pretendimet e disa nostalgjikëve të përmendur më lartë se ai regjim kishte më shumë gjëra pozitive se sa negative”, e më së paku ta besojnë vet shqiptarët. Një pretendim i tillë është aq i pa përgjegjëshëm dhe i pa moralshëm, qoftë edhe në zhvillimin e një fushate elektorale, nga udhëheqsit më të lartë të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se kaq nga udhëheqsit e tyre por edhe nga ndërkombëtarët të cilët heshtin përball dukurive dhe prirjeve të tilla arrogante që sprovojnë keq durimin e një populli tepër të vuajtur, atëherë dhe sot.

Frank Shkreli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 509 postime · Faqe 50 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 12 Qershor 2021, 20:30
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari