[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/bbcode.php on line 384: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
Proletari Forum & Italia Forum • View topic - 120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

OPEN BALKAN - OPEN BAKAL MARRSHON SHQIPNIA KOMUNISTE DREJT

Postby Laert » 03 Aug 2021, 15:24

Nga Fritz RADOVANI:

Ne ishim dikur Europë Juglindore… Ashtu na njifte gjithë Bota e qytetnueme... Prej Atij Gjergjit të Madh e Nanës Tereze!..
Turqia prap tashti na bani Bal…Op…“OPEN BAKAL”…
Kryeministri Edi Kristaq Rama në fjalimin e tij tha se, “kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe …”
“Ne jemi këtu për të ardhmen…”


At Gjergj Fishta ka pyet 100 vjet para “Gomarin e Babatasit”:
“Pasaportat kush ua pau,
Për me thânë se kta s’janë Slav.
Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,
Por janë fjesht burra shqiptarë?...
Shka punuen kta për Atdhé?...
Librat shqip qi kanë botue?...
Edhe ndihmët qi kanë kushtue
Për triumf të liris s’onë?
Për posë emnit se si u thonë,
Kurrkush gjâ nuk di, për tà:...”

***
“Komunizmi në Shekullin XXI asht një burim tmerresh: Dhune, terrori, vllavrasjesh e vujtjesh! Thesari i tij janë spijunët e sigurimit të shtetit!”
Melbourne, 3 Gusht 2021.

Nga Fritz RADOVANI:


I Nderuemi Zotni DioGuardi!
Lexova letren Tuej i Nderuem zotni DioGuardi! Sigurisht, jo njëherë!
Ajo leter, ndoshta, edhe mbas disa shekujsh do të flasin per até dashuni që asnjëherë nuk venitet, porsa vjen e freskohet nder zemrat Amerikane, që aq fort e kanë dashtë me Shpirtë Shqipninë dhe Popullin e vuejtun Shqiptar.
Ajo leter, Ju rreshton edhe Ju me Burrat e Mëdhaj të Shtetit Amerikan, që nuk janë aq pak Ata Kreshnikë të Perjetshëm që, tash ma shumë se 110 vjetë mendojnë dhe kanë punue me Zemer per Shqipninë e vogel nder harta.
Jam i sigurt se pak ose aspak e kanë kuptue mirësinë e bujarinë e Shqiptarit si Ata Amerikanë që, e formuene si Shtet, e ruejtën nga coptimi, e deshtën me zemer dhe menduene si e si me e ndihmue per me ecë perpara!
Edhe Letra e Juej zotni I Nderuem DioGuardi, per ruejtjen e Butrintit, asht një vazhdimsi e veprave Tua jo të pakta, që keni ba e po vazhdoni me ba per Atë Tokë, që pak kush e ka ndihmue sa Ju, I Nderuem Mik I shtrenjtë!
Më bani pershtypje e, më shtyni me Ju falnderue rreshti i fundit: “Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni nevojë për informacion shtesë.”
Një vazhdimsi e pafund e bamirsisë dhe e sakrificave Tua, per Atë Shqipni aq të vuejtun, vetem se asht Atdheu I Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe I At Gjergj Fishtës e, I të Madhes Nanë Tereza!
Ju uroj shumë shndet dhe Ju falnderoj me shumë respect,
Fritz Radovani.
Melbourne, 3 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

BALLKANI
Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!
Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!
Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!
Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!
Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!
Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”
- Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!
E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare...
Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.
Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!
Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!
Melbourne, e hanë, 14 Nandor 2022.


Koment
Ky laperi, edvin rama fiu-fiu vazhdon të merret me arkivolin e ballkanit të hapun në Maqedoni sot të hanën, e dt. 14.XI.2022! Si vjen Turp! Paljaço! Hanë me dy kazana, ku t'i dalë llokma ma e madhe, i babëzitun, me injorue botnisht e paturp Traktatin e Berlin-Parisit për Ballkanin! E ke tmerr me e futë në shtëpi se të bahet zot shpijet! Vdesë për vemendje, për ekran, për të llomotitun! Nji fjalë nuk e fletë k/ministrit maqedon në favor të shqiptarve të përsekutuem, të përndjekun edhe sot nga sllavët gjenocidal, por vetëm kundër SHQIPTARVE! A ka kush e lidhë për duersh e kambësh kët lugatë?


Nga Fritz RADOVANI:
Dhjetori 1990 mbetet dhe do jetë një muej shumë i randsishem në historinë e Shqipnisë, në rrugën e gjatë dhe të vështirë për arritjen e dy parullave kryesore të mitingjeve të rinisë s’ asaj kohë: "Liri Demokraci" dhe "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Shteti ma i mbrapambetun i Europës, dhe fatkeqësisht gjithnjë jashta Saj. Lidhjet e vjetra me Lindjen prej kohës së Esad Pashës, Ahmet Zogut dhe që u trashiguene tue u sterforcue edhe ma shumë nga aventurieri Ever Hoxha, që caktoi shoku Tito e, pasues Stalini. Tue mos harrue asnjëherë Mao Ce Dunin, themeluesin e “Revolucionit Ideologjik e Kultural të 1967”, kur Shqipnia u shpall “i vetmi shtet ateist në Botë” dhe që u pasue nga skilja anadollake Ramiz Alia, me kobren Nexhmije Hoxha, dhe na sollen në krye të shtetit Shqiptar, një nga “Rilindasit e komnizmit” kryem... Edvin Ramen, që tue kuadrue Shqipninë në “Balkanin e Hupun”, realizoi “largimin e Rinisë Shqiptare nga Atdheu”, dhe “rikthei vorfninë e tejskajshme”, tue u vendosë në krye të listes së Shteteve ma të mbrapambetuna t’ Europës në Shekullin XXI. Aty ku sundon korrupsioni, imoraliteti, hajnia, pabesia, vllavrasja, urrejtja, shfarosja, fanatizmi, paburrnia, ateizmi, shperdorimi i detyrës, injoranca, mendjemadhsia, kapadailleku, trafikantët e drogës, shkatrruesit e Monumenteve, brutaliteti.
E gati harrova: Shkatrrimtarët e vertetë të Shtetit Shqiptar “Komunistët e Rilindur”: Rruga e sigurtë e forcimit Tiranës orientale sllavo bolshevike.
Turpi i Europës e tue dijtë mirë se: “Kjo asht Shqipnia e t’ Madhit Gjergj Gjon Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terzes së Madhe Botnore!
Shqiptarë! Kurr mos e harroni porosinë e Papës Gjon Pali i II “per drogen”!
Melbourne, e hanë 28 Nandor 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

“Ooooo, shumë durojmë e, s’ po pelsasim…”.

Postby Laert » 08 Sep 2021, 17:47

Nga Fritz RADOVANI:
DR. FEDERIK SHIROKA
(1907 – 1955)
EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”.
M U E J SHTATOR 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...
●4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr. Letrar me vlera të mëdha...
25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).Nder Figurat ma të Nderueme per qendrim Burrnor antikomunist.
29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste per 38 vjet i pafaj. 26 Nandor 1994 u ba Kardinali i I.
3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”. Shkrimtar i njoftun per frazeologjinë Shqipe.
21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...
27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Ka vdekë me 15 Dhjetor 1955 dhe, asht vorrosë në Shkoder me porosinë e Tij.
10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh… Nder penat e nderueme të letersisë Shqipe (1941).
2 – 9 Shtator 1909: U mbajt Kongresi i Elbasanit per hapjen e shkollave Shqipe.
23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948, tue e zhytë të gjallë nder balta...
7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe një nga organizatorët e korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
24 Shtator 1915 U vra tradhtisht Ded Gjo Luli (1840–24 September 1915)
30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër).Asht pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946. Asht në të parët Demokrat Shqiptar...
16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, i shkruen Mikut të vet Provincialit At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue tradhtisht nder Bjeshkët e Nemuna me 4 Mars 1946.
15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk pranoi me bashkpunue me komunista.
Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt nga sigurimi i shtetit pabesisht...
9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.
9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916. Urdhni i pushkatimit lëshohet nga tirani E. Hoxha.
30 Shtator 1946, Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946), në sigurimin e Shkodrës.
20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...
12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...
5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij. Nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik.
17 Shtator 1976 Arrestohet Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun... Predikatar i njohun i Klerit Katolik.
13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI, (1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).
15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Asht Shugurue Meshtarë në ShBA.
28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M., Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...
10 Shtator 1988 Vritet pabesisht Don Lazer SHELDIJA nga agjenta të sigurimit komunist shqiptar në ShBA.
5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI me ceremoni madhshtore...
12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).
●7 Shtator 1991 Rivendosen mbas 1945 mardhanjet diplomatike në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris. Kaluen prap tashti 9 vite pa Ambasador në Vatikan...
7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë per zanin e Tij.
3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.
Melbourne, Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
●Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt!
Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.
Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.
“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.
Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!
Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.
Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë, deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?
Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.
Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.
●Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
●Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
●Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...”
●Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
●Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”
***
Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y:
“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit”
Melbourne, 14 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Në një mbrame vonë një qen po shikonte hanen. Nuk po i besonte syve të vet! I dukej ma afer se kurr! Ndoshta, i ishte krijue idea se hana edhe mundet me ra…
Ai po e priste nga minuti në minut ramjen e saj, mbasi kishte kuptue lëvizjen e saj në rrotullim, po nuk po kuptonte se a po lëvizë toka ku ishte ulë, dhe po shikonte naltë...
Pema ishte aty ku e gjeti porsa erdhi me vrojtue hanen... As ajo nuk duket se lëvizë...
Porsa perqendrohej me sy nga hana, i prishej pamja e saj nga shkelqimi i yjeve. Edhe ata nuk i merrte vesht a lëvizin apo edhe ata rrotullohen me hanen në drejtim të tokës, gja që edhe e frigonte ramja e tyne si copa zjarri...
Nuk vonoi dhe iu afrue një deputet i PS që kishte në dorë një foto, që qeni porsa e pau filloi me leh... Prap ju me kete ujk në dorë!?... As qenit nuk ju besue se ai, kishte në dorë foton e everit... Vertetë u tmerrue i shkreti qen kur pau foton e atij krimineli që kishte masakrue Popullin Shqiptar per ma shumë se një gjysem shekulli... Filluen me i rrjell lotët qenit shkretë...
U bane sa e sa vite që ai ujk na pat shkye edhe klyshët tonë...
E ju vazhdoni me na e sjellë per me na frigue me foton e tij...! Filloi i shkreti qen me u topitë nga frika...
Nuk ishte i zoti as me leh... Kishte harrue qeni se ishte data 29 nandor... Priste kot kur, po del drita... Ashtu, si po presin edhe ... Shqiptarët tash 30 vjet kur po del ajo.., dritë...
Melbourne, 29 Nandor 2021.


– Nga Fritz RADOVANI
A ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!?
Po si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!
Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946:
“Enver Hoxha me Nishan…
Gjan’ e vet dreqi s’e han…”


Dhe, me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne! Prof. I Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë…” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve…

E sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne asht: “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!” Veteranët i gjenë ditë e natë tue kullotë te livadhet e maruanës…I lagun me lotët e partisë ngordhur.

Shumë interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë partie, tue u modifikue si kryeministra…”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”… E po mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh të Shqiptarëve.

Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.

Terroristët komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumë se 50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!
Këto janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa…
Të gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Spiro Koleka, Bedri Spahiu, me shokë?!
Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj…
Paturpsisht “dr. prof., akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!
Dosjet nuk hapen…Vetem premtime e rrena…Nuk tregohet per asnjë person “pastertia” e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as baba”.., veç per ke asht i martuem. Nuk tregohet prejardhja e as origjina e qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem bijtë e terroristve vrasës hajdutë. Kjo asht “Rilindja”!
Knaqësi… Rinia po ikë… Pleqnia po vdes…
Mbas kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?!
I pari Kryeministri, Kryetari i Kuvendit Popullor, Gjykatat e dikasteret… Deri tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës. Që, me siguri duhen pague se, nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut që ka nen dhe…

E mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton…
Kush ua lanë surretnit e tyne?..
Melbourne, 2 Dhjetor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

Malet e VERMOSHIT

Ishte viti 1946. Në Radio “Shkodra” filloi muzika e kerkueme nga publiku.
Që në ditët e para po kerkohej një kangë shumë e njohun nga shkodranët:
“Ooooo, shumë durojmë e, s’ po pelsasim…”.
Nder lagjet e Shkodres sa fillonte transmetimi i asaj kangë, si me komandë çohej zani i radiove në kupen e qiellës. Të dukej se, të gjithë shkodranët po ishin tue pritë me padurim fillimin e mbarimin e asaj kange të vjeter. Radio para transmetimit tregonte se po ndigjoni kangen e kerkueme nga ndigjuesi i cili, vazhdonte me e kerkue çdo javë, po se kush ishte ai nuk dihej.
Mbas disa javësh filloi me u pershpëritë se sikur, po kerkohet personi që po e kerkon kangen “Ooooo, shumë durojmë e, s’ po pelsasim...”. Ishin vue në rrugat e Shkodres njerzit e sigurimit të shtetit, me vrojtue kush postonte në kutijat e postës letra, mandej në darkë kur hapshin kutijat vrenin me kujdes se “cili qytetar mund t’ ishte derguesi që kerkonte kangen nga radio?”.
Kaluen jo javë po muej, dhe agjentët e sigurimit nuk binin në gjurmët e tij.
Atëherë, sigurimi i shtetit filloi me shpernda agjentat e vet nder lagjet ku ata dyshonin, dhe me pergjue pranë dritareve a flitet gja per kangen?!
Sikur dikush i merrte vesht planet e vezhguesve të sigurimit dhe, pikrisht në lagjet ku pergjohej, filluen mos me e ndigjue me za të naltë radio posten.
Nder disa vendpunime filluen edhe provokimet, po edhe këta pa rezultat.
Ndoshta, kishin kalue shumë vite mbas kësaj ngjarje aq shumë të kerkueme dhe pa rezultat nga agjentat e sigurimit të shtetit, kur një Burrë nga Thethi që ishte arrestue per “agjitacion e propagandë”, dënue me shtatë vjet burg i tregoi një Mikut të vet, se: “Kam pasë fat të madh që, kur kam ra në vitin 1944 në Shkoder, s’ i kam tregue askujt se, unë i kerkojshe Radio Shkodres në programin e muzikës kerkueme kangen “Ooooo shumë durojmë e, s’po pelsasim...”. Në burgun e Burrelit mora vesht se unë ishe kerkue me vite.”

Para pak ditësh lexova një artikull nga z. Frank Shkreli, ku mora vesht një nga lajmet ma të paprituna prej meje:“Stalini e Lenini ishin prap në Tiranë” dhe siduket, po pritshin “mërritjen e mender me thanë, Everit”. Tirana e Esad Pashës, Tirana e masakrave ma të mnershme të viteve 1944 – 1990, të bame nga tiranët e vrastarët ma barbar të Shek. XX, Tirana mosnjohjes së ASNJË krimineli barbar të gjakderdhjes gjysëshekullore të komunizmit, pra bash ajo Tirana e “rilindjes” së baballarve të kriminelave të sotem, ose ma mirë me e percaktue: “Tirana aleate e Beogradit shperthyem komunist”, Tirana antinjerzore dhe kështjellë e vllavrasjes komuniste antieuropjane”, ajo Tirana e podrumeve të sigurimit ma kriminal që njeh historia e vendeve komuniste, i dishmon Popullit Shqiptar se: “Ne jemi ata tiranë që ishim!”.
Po fatkeqsisht, Shqiptarët nuk janë ma Ata Shqiptarë që ishin dikur! Ata sot as nuk dishrojnë me dijtë se, perditë e pernatë marrshojnë drejtë zhdukjes!
Ate që diktatori Stalin ia kerkoj në 1945 marrshalit Tito, me aneksimin dhe zhdukjen nga harta e Ballkanit të Shtetit Shqiptar, atë veper kriminale sot po e realizon “rilindja komuniste”, me diktatorin e ri everist, ramizist, stalinist, leninist dhe kapitalist: Edi Rama.
***
Besoj Ju kujtohet historia Vllazen e Motra Shqiptarë! Kurr mos harroni!
Edhe një Shekull ma perpara, në Vermosh dhe në Thethin e bukur Heroik, ka fillue idea per shperbamjen e Shqipnisë në 1924, nga Zogolli e Pashiqi.
E mendja më shkoj te Burri Trim i Malësisë që, i kerkonte Radio Shkodres
kangen: “Ooooo... Shumë durojmë e, s’ po pelsasim!”
Deri kur kështu, o Shqiptarë! Mu në zemer t’ Europës po, jashta Saj?
Melbourne, 23 Mars 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

M’U KUJTUE AT KONRRAD GJOLAJ…

Postby Laert » 03 Oct 2021, 23:15

Nga Fritz RADOVANI:
Kryeminister me drita të kuqe ka vetem Shqipnia! Ai sheh vetem kuq!!
Thonin se ka pasë edhe parardhës të tij që shikonin vetem këte ngjyrë...
Duket dishka e pakuptueshme, por kjo nuk asht aspak e pabesueshme...
Edhe po kje se historia nuk e dishmon dishka kësi soji, e tregon kulltuku!
Edhe pse Ever Hoxhës i pat premtue Dushani “drejtimin e PKSh”, pak ma parë e vuni në kulltukun e kryeministrit, per me pa ngjyren si shikon, e kur u sigurue se Everi “shifte vetem kuq”.., i tha Tito: “Besoja PKSh”, që domethanë: “Besoja Partinë e Kuqaloshve Shqiptarë”... E, per me e vertetue këte, shikoni listat e kryeministrave, presidentave dhe pasuesit e Everit, e keni me kenë të bindun se të gjithë shikonin kuq, se ata ashtu kishin trunin e veshun me ameben e kuqe të Stalinit, që ai tru ushqehet vetem me gjak të freskët Atdhetarësh dhe intelektualë të vendit vet...
Kokat me tru të kuqe nuk i kanë mungue asnjëherë Popullit Shqiptar!
Edhe po të studjohet historia prej kohës së shpalljes së Pamvarsisë, edhe atëherë doli një “kryeminister” që kerkonte ngjyren e kuqe...Dhe realizoi vrasjen e Luigj Gurakuqit në 1925 në Bari t’ Italisë... Kush dreqi e di shka i kishte dhanë me hanger daja Esad Pashë Toptani, nipit vogel Zoglushit e, këtij (të shkretit) ia lypte syni ngjyren e kuqe, sa u kthye në Shqipni...
Disa thonë se kjo “ameba në tru” trashigohet, ata dishka dijnë se kot nuk e thonë këte. Nder kryeministra tjerë, mbas 1944, të gjithë kanë pa kuq... Mbas 1990 dishka ju kjartësue disave pamja... Kishin të drejtë ata që e shpresonin ndryshimin e pamjes së kuqe prej kryeministrave që vinin, por, se po e han dreqi Shqipninë, me “rilindjen kuqaloshe”, e po vrapon me hy nen mrrelen e Anadollit, e nder brakeshat e kuqaloshave serb, bash si t’ ishte nipçe i Ahmet zogolloviqit... Shka t’ ban “ameba kuqe”!!
Per disa asht e vështirë me e kuptue “ameben në tru”, kryesisht ndikimin që ka ajo në jeten e lirë, mbasi asnjëherë Shqipnisë së shkretë, nuk po ju hiqen rreziqet sllavoruse – anadollake, qysh se doli shtet në vedi...
Asnjëherë fotokopjo e Esat Pashës nuk ishte kaq prezent si sot në Tiranë!
Edhe vrasja e Avni Rrustemit ishte mallkim i madh per Shqiptarët!..
Nanë Tereze sigurisht lutet që “Zoti t’ ja heqin mallkimin Shqiptarve!..”
Melbourne, 23 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

Dy rrugët pa krye të qeveritarve “antishqiptarë” SOT !!
Kujtoj një thanje të Pleqve tanë në Shkoder: “Zot bane mirë !” …
Dhe, me të vertetë Zoti ua ndigjonte lutjen e Tyne, Ua plotsonte shka Ata i kerkonin, që ne të rinjëve na dukeshin “andrra” të parealizueshme. Pra, shumica e Tyne vdiqën me zemer të pacoptueme e, shka asht ajo që Ata i mbuloi në Dheun e Bekuem të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeu, “Një Shenjë tek koka”, Ua vune fëmijtë e Tyne, pra trashigimtarët e vet!
Ku po e çojnë sot Popullin Shqiptar rrugët e pafund të “shperbamjes” që nën parullat e “ikjes jashta Atdheut” apo, “Open Balkan”... Po zhdukun me rranjë e me farë Rininë Shqiptare, gjanë ma të shtrenjtë t’ Atdheut?..
E bash ata piramida të lame me Gjakun e Heronjve tanë, mendojnë me i kthye në “shenja turpi” që kufizojnë kopshtijet e shkatrrimit Rinisë sonë.
E, po kje se dikur syni knaqej tue shikue hapsinen e pafund t’ Alpeve tona kreshnike, ku çobajtë me fyellin e tyne këndonin “Hymnin e Flamurit” të ndaluem nga PPSh, po, që shperthente prej zemrave të njoma të tyne me ata tinguj Hyjnor “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit, Po rreh Flamuri i Shqipnisë” e, bash prej Atyne djelmoçave me çakçir e kmisha të zberthyeme, ku një fresk i pashoq ua mbante atë kafaz krahnori, si t’ ishte akull Alpesh, bash Ata lisa sot, i shohim të shkaperdamë nder skutat ma t’ errta të Botës!
Sigurisht, “Ata do t’ikin, se...” “rilindja komuniste”, njëditë do të rilindin edhe njëherë “kampet e shfarosjes, s’ Atyre që kerkojnë me ua marrë atë pushtet komunist, të mbrojtur me gjak e sakrifica, siç thonte Ramizi ynë” e, po kje nevoja: “Prap gjak do bëjmë! Pa gjak nuk e lëshojmë kulltukun!”
Bijtë e vrastarëve e terroristëve të djeshem, sot kanë në dorë qeverisjen!
Shqiptarë, kudo që jeni! Po nuk zhduket nga Trojet tona surretnit e atyne bishave që vazhdojnë me kafshue edhe persë vdekuni, tue fillue nga koka e qelbun e Ever Hoxhës me pasuesit e tij sot, si dhe të gjithë ata që ishin t’ angazhuem me sigurimin e shtetit komunist, me risjellë në pushtet prap sot “diktaturen komuniste ma barbare që ka njohë Lindja Europjane”, që drejtonin kriminelët vrastarë, baballarët katila të pushtetarve të sotem, as mos mendoni se do të keni prap Atdhe, Shqipni e Flamur! Jo! Kurr!..
Shqipninë nuk e bajnë kurrma bijt’e terroristave kriminelë e vllavrasës!
Melbourne, 28 Shtator 2021.

[color=#004000]Nga Fritz RADOVANI:
Pa fshij nga e kaluemja dhe e sotmja e zezë diktatorët terrorista e vrastarë, e tiranët barbar dhe masakruesit e pashoq të Sigurimit të gjakosun të shtetit komunist, që kanë mbi 80 vjet që vrasin e zhdukun të pafajshem, e që me masken e “rilindjes komuniste”, po vorfnojnë Popullin; e po e shfarosin edhe Rininë Shqiptare nga Atdheu! Shqipnia asht kthye në një vend skami dhe korrupsioni nder ma të mbrapambetunit e Europës. Pastroni pusat e zezë të qeverisjes neokomuniste, të presidencës dhe parlamentit dhe, të asaj që thirret padrejtësisht “drejtësi”... Asnjë agjent i Sigurimit të shtetit nuk duhet me kenë në asnjë detyrë shtetnore.., por, as roje apo ujitës i kopshtijeve të drogës!..
Mendoni pak se kudo që veni kamben, shkelni mbi një n’ ato qinda e mija gropa pa Emen, që vrau diktatori!
Janë mbi 45.000 të vramë e t’ zhdukun të Pafajshem!
Zhdukni nga fletët e së kaluemes së historisë emnat e diktatorëve t' asaj kohe barbare e vrastare të pashoqe e, mos njollosni faqet e lavdishme të Historisë së të Madhit GJERGJ KASTRIOTIT - SKENDERBEUT!
Pa dënue t’ kaluemen komuniste S’KA DEMOKRACI!
Melbourn


Nga Fritz RADOVANI:
Lexova se kishte ngordhë krimineli Aranit Çela…
Mu kujtue i Ndjemi At Konrrad Gjolaj, kur më pat tregue:
Ishte viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imz. Ivan Dias… Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolik Shqiptar n’ Argjipeshkvi të Shkodres, dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrrad, po ba me të ngja Ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e Parrizit, aty ke me gjetë Shen Pjetrin dhe, Ai ka me të tregue se para se me vdekë Everi, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba Ju At Konrrad?”
– At Konrradi, e shikon Delegatin në sy dhe i pergjegjet atyperaty: “Pa i thanë as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të ferrit dhe jam ma rahat aty, se të pakten nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës…”
Edhe unë mendova me vete: Sa Shkodranë sot nga Ata dymijë vetë që janë pushkatue vetem në Shkoder, me firmen e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ikë në ferrin e pafund... Vetem mos me pa vrasësin e tyne?!
E tmershme me e mendue?...
Nuk besoj se ka edhe një shtet në Botë, me vrasës katila “të pafajshem”.., si Shqipnia! E deri kur kështu, o Shqiptar?!
Melbourne, 22 Tetor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: 120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

Postby Laert » 12 Nov 2021, 17:17

Nga Fritz RADOVANI:
Me 22 Dhjetor 2013…
I dashtun Zeqir!
Me daten 25 Dhjetor do të shperndaj këte Thirrje. Po pate vrejtje i mirëpres!
Shumë shndet Fritzi.

Përgjegje:
Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>
Dec 22, 2013, 1:05 PM

E mrekullueshme, zotni Fritz.
Të falenderoj per konsideraten (që don mendimin tim).
Shpërndaje në të gjitha gazetat e portalet on-line shqiptare.
Pa perjashtim.
Është ajo që Kombi ka nevojë ma shumë se kurrr sot.
Miku yt,Z. L.

Nga Fritz RADOVANI:
ASKUSH ! Po bahet një muej plot pa Ty, o Zeqir Lushaj! E pabesueshme!
Prania Yte per të gjithë ne ishte e padiskutueshme. Ku nuk ishte Emni Yt?!
Ku nuk ishte fjala e ambel e Ytja o Zeqir? Ku nuk ishte këshilla e Mikut tonë?
E ku, mungonte mendimi dashamirës i Yti o Mik i shtrenjtë? Po ku nuk gjindeshin vargjet Tua, aq joshëse e bujare o Fisnik, i Bjeshkve tona aq të bukra e burrnore?
Të kerkova, të dergova mesazh… Por, kot! Nuk kuptova asgja! Asnjë pergjegje!
Plot një muej që nuk e kuptojmë as sot mungesen Tande o Zeqir Lushaj!
Perditë të kam kujtue e më duket se Ti, m’ ke kuptue ma mirë o Mik i shtrenjt!
Asht buzqeshja Yte që, nuk na lejon me harrue asgja të mirë të karakterit Tand!
Prej buzve Tua të sheqerosuna veç fjalë t’ ambla rrjellën si Valbona! E ambelsia e Vargjeve Tua bujare shperthei si dikur motit dashunia per Mikun e Madh t’ Kombit!
E cilin nuk kujtove Ti o Zeqir Lushaj, n’ ato ditë të bukra të Nandorit të Flamurit?!
Cili nuk ishte i pranishem tek sofra Yte: Gjergji, Luigji apo Ati i Lahutës s’ Ate?!
O, jo jo, nder mendimet Tua nuk gjej mangut Burra që me shpatë e penë Ata, kanë ba Historinë e lavdishme t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna… Ku Ti, u leve, dhe u rrite.
E kur në Shkoder u nise, kurr porosinë e Nanës Maleve nuk e harrove o Bir’ i denjë!
Me Té n’ krahnor udhtove e nder banka të shkolles e rroke fort per parzem.
I rrethuem prej Kirit e Drinit, i këndove Bunës e Rozafës sonë, si t’ ishte Djali Saj!
Shiroka t’ priti e të percolli si Mik i shtrenjt’ i emi… O Burr’ i Grisë kreshnike!
E as nepërmend nuk më shkonte se nuk do të shof ma buzqeshjen Tande...
E, prap, një shpresë më mban! Zeqir Lushaj asht prap nder Zemrat Shqiptare!
E buzqeshja Yte nen ato thinja, do t’ jetë sa t’ jetë jeta: E Paharrueshme per të gjithë ne, e freskët, e kandëshme, joshëse, e dashtun, ashtu si ishte Ti, o Zeqir Lushaj!
Melbourne, 7 Dhjetor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
KA Lé 140 Vjet MaparË (1873)


At SHTJEFEN GJEÇOvi
NË vitin 2014 ban 85 vjet qË e vranË TraDhËTarËT...

■Vllazen e Motra ShqiptarË !
■NË prag TË 85 vjetorit Të vrasjes së kËtij martiri i baj thirrje tË gjithË BashkatdhetarËve qË kanË humbË njerzit e tyne tË dashtun...
TË Falin gjaksorËt ...
■tË ulen pranË atyne oxhaqeve TË nderuem dhe rreth sofrave si vllazen...
â– Ju lutem, Duejeni Flamurin e Gjergj Kastriotit!
■Nder Male janË Çerdhet e shqipeve !
Mos i ngujoni brè, burrat e atyne bjeshkëve...
■Shqipnia nuk mund tË rindertohet pa Faljen
dhe pajtimin tuej!
■Ja, çka tha At mati prennushi para pushkatimit:
“jam i pafajshem, po vdes nË krye tË detyrËs s’eme.
rrnoftË krishti mbret, rrnoftË papa, rrnofshin katolikËt, rrnoftË shqipnia !
ua baj hallallË gjyqit dhe ata qË do tË shtijnË mbi trupat tonË tË pafajshem.” (Arkivi MPM, Dosja 1302)
■KlerikË tË tË gjitha besimeve !
Drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet
qË punojnË per faljen dhe pajtimin e gjaqeve !
■Ju lutem, nana e motra me futa të zeza...
■Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula...
■fëmijët kanë nevojë me mësue dhe me luejtë !
■Banje këTe veper Atdhetare e fetare në vitin e
85 të vrasjes së MARTIRIT at shtjefen gjeçovi !
Me respekt e shpresë...
Melbourne, dhjetor 2013...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Ambasadori turk fyen Historinë Shqiptare

Postby Laert » 17 Dec 2021, 00:47

Nga Fritz RADOVANI:
Lexova sot këte artikull: Nga Prof. Dr. Stefan Çapaliku, n’ Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkoder: “Nëse me anën e kësaj deklarate, se: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…” (Citim nga fjala e Rektores së Universitetit të Shkodrës) shprehet qëndrimi zyrtar dhe si rrjedhojë dakortësia e profesoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për sa më sipër, atëhere deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti…” Artikulli titullohet: “Ambasadori turk në Universitetin e Shkodrës: Osmanët mbrojtën trojet shqiptare. Çapaliku: Skandal, thirrje kolegëve të distancohen”
Në lidhje me qendrimin burrnor të Prof Dr. Çapalikut, do të shtoj se, nga vetë emni i “Universiteti Shkodres”, pra jo: “Luigj Gurakuqi” i Shkodres, del edhe arsyeja pse në Shkoder, u lejue prishja e shtëpisë së Gurakuqit, pse po vazhdon porosia e Ramiz Alisë në Vlonë që: “Luigj Gurakuqi nuk duhet me qenë në Monumentin e Vlorës sepse, ai ishte njeriu më i besuar i Klerit Katolik Shqiptar…”, dhe, pse “Dita e Mësuesit” nuk asht “Dita e hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit – 1 Dhjetori 1909 - ?!”
E kush ishte ma Atdhetar se Luigj Gurakuqi në Sheshin e Flamurit të Asaj Dite të Lumnueshme të 28 Nandorit 1912, o Vllazen Shqiptarë?!
Unë nuk mund të dij qendrimin e Profesorave të tjerë t’ Atij Universiteti, në lidhje me “deklaraten e siperme”, po mund të them me plot gojë që: “Asht kenë fat i madh që nuk jam diplomue n’ Até Shkollë të Naltë të atij qyteti, (vetem per arsye biografije dhe se, nuk i sherbeva sigurimit asnjë minut gjithë jeten time!) madje, edhe pse ishe sternip i Luigj Gurakuqit!
Por, kurr mos të harroni se: “Historia e Vertetë e Popullit Shqiptar asht e shkrueme me Gjakun e Herojve të Tij, të pashlyeshem nder shekuj...
E Gjak të paster per Atë Histori, ka derdhë edhe Heroi Luigj Gurakuqi!”
Melbourne, 14 Dhjetor 2021.
Artikulli i plotë: https://alb-spirit.com/2021/12/13/ambas ... stancohen/




UNIVERSITETI SHKODRES KA EDHE FAKULTET HISTORIJE…

Mbas vizitës së Ambasadorit Turk në Universitetin e Shkodres me daten 14 Dhjetor 2021, dhe fjales së “Prof. Dr.” Golemi, e cila ka thanë se: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…” Mu kujtue poezia e Zeqir Lushaj… Që i pershtatet diplomës së këtij universiteti… Tashti ma shumë se kurr!!

GURI DHE VORBA – Nga Zeqir Lushaj
…!
Proverbë e vjetër,
E “votuesit” popull,
E vjetër, qyshkurë:
“Si guri mbi vorbë,
Si vorba mbi gurë”
…!
Edhe po ndodhi,
Të mos thyhet krejt,
Do të plasaritet,
…Sado pak,

Nuk vlen ma..,
As për uturak.

-Nga libri poetik RROKADA… (Politike), Kristalina KH, Tiranë 2016-

Melbourne, 16 Dhjetor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:


Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…
Ndoshta edhe sot vazhdon me u dridhë toka e Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire!
Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.
“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”
Europa vazhdon me “heshtë”! Shqiptarët heshtin... Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe dokumenta?
Edhe dokumentat ja ku i keni:


Tiranë, më 27 SHKURT 1967:

Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit: http://www.panorama.com.al/zbardhet-let ... a-e-dheut/ Melbourne, 16 Janar 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

EUROPA IME: MILLOSHEVIÇ VDIQ ! EUROPA IME: PO EVERI KUR VDES

Postby Laert » 08 Feb 2022, 00:54

Nga Fritz RADOVANI:


Lexova një artikull per vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut të dhunuem dhe të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E falnderoj fort per ruejtjen e sedres kombtare dhe pergjegjes meritueme që u ka ba xhullijve antishqiptarë dhe bijve antinjerzor anadollakë per këte dhunim që i kanë ba Vendvorrimit të Heroit tonë kombtar që, e nderon gjithë Bota e kulturueme.
Shqiptarët e vertetë mbasardhës të Gjergj Kastriotit, nuk duhet të praonjnë per asnjë arsye një veper të këtillë tue u nisë nga tre fakte:
1. Një veper si kjo kunder Një Prijsi të Lavdishem dhe të Perjetshem si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që e nderon sot gjithë Bota e qytetnueme dhe e kulturueme, nuk duhet dhunue pa asnjë arsye!
2. Vendvorrimi i Tij asht kenë Kishë Katolike Shqiptare. Një dhunim i këtillë asht ba edhe nga paraardhësit e xhelatve të sotem, trashigimtarë të ndytë e barbar të atyne të djeshemve, që dhunuene mbas vitit 1944 të gjitha Kishat Katolike Shqiptare, dhe po kështu si Vendvorrimin e Skenderbeut, në 1967 edhe Kishat Katolike Shqiptare të Shqipnisë Veriut, ku po e njajta veper e flliqun ngjau edhe me Kathedralen njëqind e sa vjeçare të Shkodres, Kishen Françeskane të Gjuhadolit, Kishen e Zojës tek Kalaja dhe Kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejes. Sigurisht një veper po antinjerzore po persëritet nga trashigimtarët që nuk kanë asnjë pikë gjak Shqiptari.
3. Në trupin e tyne prej gjarpni qarkullon vetem Urrejtja antishqiptare shekullore!
Ata jetojnë vetem me tinzinë e pabesinë anadollake, tue mendue vetem si e si me atë urrejtje që kanë, me krye akte vllavrasjesh dhe plaçkitje pronash të kujtdo që nuk i sherben qellimit tyne antishqiptar e antinjerzor. Sot ata bisha kanë qellim kryesor që të shpronsojnë Shqiptarët dhe ti bajnë me ikë edhe naten nga Shqipnia. Bisha nuk ka as Shpirt, as Atdhe e as Gjak Shqiptari: Ai vetem asht vrastar i ushqyem me urrejtje!
Qellimi final i tyne asht sundimi i hekurt me tiparet ma kriminale komuniste, ashtusi i paraardhësit të tyne që e ka njoftë gjithë Bota si terrorist vrastar e kriminel barbar.
Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut perditë po shkon drejtë shperbamjes!
Nanë Tereza e pau kjartë gjendjen tonë në vitin 1997, kur tha në aeroportin e Rinasit: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” E, mallkimi vazhdon perderisa Ai Popull, po vazhdon me u qeverisë sot nga shkatrrimtarët e “Rilindjes komuniste”, sistemi ma vrastar e antinjerzor që njeh Historia e Popullit Shqiptar të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Martirve të diktaturës gjysëshekullore komuniste.
Melbourne, 7 Fruer 2022.



Nga Fritz RADOVANI:

Atëherë kur i mora në dorë prej Profesor Kol Ashtës dy vllimet e librave “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në Shekullin e XVII”: Nga viti 1610 – 1650, botime të Universitetit Shtetëror të Tiranës viti 1963 deri 1965, botue në Tiranë, perkthye nga Injac Zamputti, dhe me Kryeredaktor Prof. Aleks Buda, nuk mujshe me percaktue me dorë asesi peshen e randë të mbrendisë së tyne shkencore dhe historike.
Atëherë, punova librin: “Gurët e themelit 1462”. Një liber i plotë që vijon deri në ditët tona me dokumenta dhe mbyllet me vitin fatzi 1941.
Historia e vertetë dhe e pashkrueme e Popullit Shqiptar asht shumë ma e vjeter se ajo që mundohen me paraqitë shumë historian të huej. Unë kam lexue mjaft ngjarje të kohës së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe të pasuesit Tij Lek Dukagjini. Si shpjegohet që asnjeni nuk kujton prej Tyne asnjë dënim me vdekje ose vrasje per gjakmarrje?! Nuk ka asnjë person as nga vartësit e Tyne që të ketë krye një vrasje “kjoftë edhe në koken e vet”, pa lejen e eprorve edhe në kohë paqe ose armëpushimi. E pra, nuk besoj se jam i gabuem në konkluzionet e mija historike!

Pse nuk ka sot asnjë dokument as nga arkivat e armiqve të Tyne turq?!
A do të rrinin turqit apo armiqtë e Tyne pa e shkrue një fakt të tillë, ose kjoftë edhe një ngjarje pabesije të Tyne, sikur të kishte ngja? – Nuk besoj!
A nuk ishte Demokratike kjo mënyrë udhëheqjet e Gjergj Kastriotit?
***
Në vitin 1991, kam njohë një student gjerman që do të mbronte diplomen universitare atje me temën “Qëndresa e Shqiptarëve në 2000 vjetë”, sigurisht, të Kohës së Ré. Kishte shetitë të gjitha vendët komuniste mbas ramjës së Murit të Berlinit. Përshtypje të veçantë i kishte ba Shqipnia...
Më thonte njëditë: “Në njëzet shekuj t’Epokës së Ré, ju jeni kenë një shtet gjithënjë i pushtuem. Asnjë nga pushtuesit nuk ka ndryshue pikësynim: Zhdukjen e Kombit Shqiptar.
Ndër njëzet shekuj ju keni kenë shtet i papushtuem vetëm 25 vjetë në periudhën historike ma të lavdishme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Prap ishit shtet mbas ngritjes së Flamurit në Vlonë nga Ismail Qemali, me 28 Nandor 1912 dhe deri në 1925, me ardhjen e Ahmet Zogut nga Beogradi, (po jo pa vrasje si ajo e Ded Gjo’ Lulit 1915 nga esadistë e serb.)
Në 1925 fillojnë vrasjet nga Ahmet Zogu, me atdhetarët Luigj Gurakuqi e Bajram Curri e varja e Don Gjon Gazullit 1927 etj., dhe deri 1939 kur Shqipnia u pushtue nga Italia fashiste dhe vazhdoi deri në fund të 1944.
Ndersa, prej nandorit të 1944, ju keni përjetue diktaturën komuniste ma të egër të krejt Lindjës ose, ma mirë me thanë, pushtimin ma të egër sllavo- aziatik (e të maskuem anadollak), të të gjitha vendëve komuniste.
Tue përfshi të dy përiudhat, e Pavarësisë, gati 25 vjetët e Skenderbeut dhe 13 vjetët në shekullin e XX, bahën gjithsejt vetëm 38 vjet që ju nuk keni pasë pushtues e vllavrasës mbi kokë, në gati të gjithë Epokën e Ré!
Shumë çudi!
NJË MISTER!
Në kaq pak vite të ekzistencës suaj, Ju, i keni dhanë njerëzimit dy figurat ma të mëdha, ma të nderueme e ma të njohuna Botnore:
GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN dhe,
NANË TEREZA E KALKUTËS.
Edhe njëzet shekuj të tjerë, këtu tek ju, nuk zhduket kurrë as kenja Shtet, as edhe Feja ma e vjeter Katoliçizmi! Po, as mirkuptimi mes Besimeve!”
Unë, Ju përgjegja i knaqun: - “ASHTU KJOFTË!, po, kurrë mos harroni:
NA JEMI SHQIPTARË!”
Melbourne, 11 Fruer 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Një Burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955 jetonte në Shkoder, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai ka pas thanë në 1985: “Diktator si Ever Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”
Të gjithë ne që pritshim si qyqja veren “vdekjen e tij”, nuk dijshim me e kuptue shprehjen e Profesorit të nderuem: “Me sundue pas vdekjes!”.
Dhe ja, sot mbas sa vjetësh, që Everi ngordhi, po shohim me sy thanjen e Atij Profesorit të dijtun. Mbasardhësit e atyne vrastarve barbarë të PPSh dhe të sigurimit të shtetit kriminal të tij, sot kanë në dorë frenat e shtetit.
A nuk e verteton këte fakt edhe thanja e Nanë Terezes në 1997 në Rinas:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” – E pabesueshme!
Trojet e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Atij mbrojtësit të Madh dhe të pavdekshem t’ Europës së qytetnueme, t’asaj Shqipnisë skllavnueme e të masakrueme, dhunueme e terrorizueme nga diktatura komuniste, mbas 1944, e pashoqe dhe e panjoftun në vendet e Europës Lindore e aziatike.
E pse?! – Askush nuk e thotë të vertetën, as Edi Rama as Ballkani hapun!
Europa Perëndimore filloi me folë në vitin 1913, po ndryshoi mendim...
U terhoq me vendimin e coptimit Tokave Shqiptare, tue ua nda sllavëve e grekve që jo vetem, i shfrytzuene po, edhe i masakruene e i dëbuene.
Gjetën edhe një anadollak në Gjinokaster, me një grup vllavrasëshis që me i kerkue me kambë të kalit, nuk ua gjenë shokun asnjënit dhe, pa pikë turpi tue i sherbye diktatorve Tito e Stalin e deri tek Mao Ce Duni, kanë punue gjithë jeten si me shkombtarizue Shqipninë dhe me e zhdukë edhe nga faqja e dheut, vetem nga urrejtja e pashoqe per Fiset e Veriut. Këte e vertetojnë me qendrimin e tyne ndaj At Gjergj Fishtës, vrasjeve e zhdukje të pashoqe të intelektualve të Veriut dhe të Klerit Katolik Shqiptar,
Sot këte e verteton edhe mungesa e Atdhetarit Luigj Gurakuqi tek vendi i Tij i padiskutueshem në Monumentin e Vlonës së 1912, ku si dishmonte skulptori Kristaq Rama:
“Shoku Ramiz Alia më porositi, ju shikojeni vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”
E porositë e barbarve kriminelë vazhdojnë me u zbatue sot nga “Rilindja komuniste” nder të gjitha fushat e jetës e të vdekjes! Janë të pangopunit me gjak e euro që po shfarosin Atdheun!
Shqiptarë, tregoni Europës se: “Armët e Kastriotit i kemi në Vjenë!!”
Melbourne, Fruer 2022
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

MJER’ KUSH “HARRON”! 3 mars 2022, F. Radovani

Postby Laert » 03 Mar 2022, 12:23

Nga Fritz RADOVANI:

Mjer ata Popuj fatzezë që harrojnë të kaluemen e vet nen komunizem!
Nuk asht aspak e largët që nder ata shtete historia prap do të persëritet!
Komunizmi asht provue se asht: “Nana e të gjitha të zezave!”.
Populli Shqiptar ishte një laborator hermetik mu në qender të Europës ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”. Por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çiurçillin, sistemi i qeverisjes së komunizmit u shpernda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta.
Lindja Europjane komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Europës dhe Botës së mbas Luftës së Dytë Botnore me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të pakundershtueshmet se, “komunizmi asht një sistem diktatorial, vrastar, kriminal, barbar dhe i pashoq në Botë!”
Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti diktatorial mbi popullin e pambrojtun Shqiptar dhe të merthyem mbrenda “perdes së hekurt”, arrijti me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me drapen e çekan të shtërngueme fort mbi koken e tij e, që ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue ua shpërba edhe pamjen si njerëz, pikrisht njënit prej popujve ma të vjetër të Globit toksor: Popullit Shqiptar.
Kjo farë e keqe komuniste zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit masakruem rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe fallse të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun “borgjeze”, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar të përgatitun në Europen Perëndimore dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan. Baza kulturore e tij ishin çerdhet sllave ku komunizmi ishte instalue me kohë nga Rusia.
Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit të shtetit. Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue, tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin e shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare.
E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste e terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Ever Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme.
Ajo mbështetje shumë e organizueme ishte në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit me kujdes nga Jugosllavia titiste.
Në vitin 1941, jugosllavët antishqiptarë i vune gishtin diktatorit tonë ma vrastar të Popullit të vet n’ Europë, dhe ky ishte tirani Ever Hoxha, edhe sot i ngordhun, ideolog e drejtues i shtetit nga nentoka e Tiranës së kuqe.
Everi ishte “dija e pafund” e krimit! Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të “dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem e vrastarë mbasi janë takue me té”. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte shtrenjtë. Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen tande, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit! Kudo, nder zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija, jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej krimi vrastar ma “njerzorë”!
Në Shqipni statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Ai ishte “drita” që shpërndanë, “mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij” që ishin absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra duhet nënkuptue të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”. Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshëm të intelektualve tanë ose, ma mirë me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar stalinjano - enverjan”! Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos hezitoni!
Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga komunizmi.
Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken! Në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë njëpikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij.” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra mashtruese. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek. XXI.
Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë terroristët ma barbar e robnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI. Metodat që sot po aplikohet nga Edi Rama. I etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri. Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut.
Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Rilexoni edhe njëherë këte citat e keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Ever Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese komuniste?
Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun e edukue në kurset e analfabetizmit nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun.
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme per ata kapitale ndër banka.
Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë.” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat sot synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare.
Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë, “në mes të Evropës”, por jashta Saj!
E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se: “Jam Shqiptar”?!
Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para pallatit të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë, ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem me edukaten e veset Everit e të ‘Ballkanit hapur”!
Fitoret e atjeshme janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofol.
Perderisa nuk preken as tituj as dekorata të tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha si dhe të bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue, edhe sot do të provoni thanjen time se: “Rilindja komuniste” asht vetvrasje kombtare!
Në se kerkoni dhe prova tjera, sot ma shumë se kurr keni “vllezërit tuaj të gjakut komunist rus” që provojnë me fakte çdo fjalë të shkrueme këtu:
Janë Herojt’ e Ukrahinës Trime që sot po vdesin per Liri e Pamvarsi!
Melbourne, 2 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…
Banojshim në Tiranë, tek shtëpia numur 173 në rrugen e Kavajës.
Asht kenë data 13 Tetor 1943, ora 13.13’, porsa kishim ngranë dreken. Nga ora që kishte ra në dysheme e prishë, dij edhe sot oren e ngjarjes.
Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, erdhi si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përzihëshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrshim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, na u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.
Ajo ishte pamja e vetme e fundit e Babës së gjallë, kur u çue në kambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu, e nuk dij gja ma gjatë veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, i shtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës kryesore të hymjes, u mbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, i tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË, ÇOU !”
Prej skeçes së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja në gjysmën e shkallave dhe preku anën e djathtë të ballit të Tij, tue përshkue trunin e tue dalë mbas veshit të majtë (si më tregonte Nana ma vonë), kishte marrë fund gjithshka.
Nana vërriste me një britëm kushtrimi: “Kuku, Kolë, shka të gjeti, rrezikziu ti!” E, nësa rrihte kryet me grushta, tue kja, thërriste: “Kolë, si më lé!”. Unë vetëm vështroja me trishtim e, pa kuptue asgja ma gjatë i strukun për fustan të nanës, që atëherë ishte 34 vjeç, isha tue pritë kur po pushonte zhurma, rrëbeshi e po kalonte drama.
Nuk di sesi u hap dera, veç kujtoj një prift me këmishë të bardhë dhe të shkurtë, që hyni mbrendë nëpër atë breshën bombash, me një gju në gjak, u ul pranë Babës dhe përshpëriti dishka! Unë mendova se po e çon Babën prej atij pellgu gjaku, por, kishte mbarue gjithshka. Prifti nuk iku për pak kohë derisa Nanës i erdhi axha i saj At Mati Prennushi, i cili kishte marrë vesht fatkeqësinë e madhe që e kishte gjetë shtëpinë tonë, e kishte vrapue edhe Ai me kenë pranë nesh. Prifti doli me vazhdue vojimet ndër rrugët e Tiranës, të lame me gjak nga qindra të vramë e të coptuem. Rreth vitit 1962 pata marrë vesh prej Nanës se prifti që i bani Babës Shartët e Fundit, ishte kenë At Pjetër Meshkalla. Pikërisht atë vit u njoha afër me té mbasi pat dalë prej burgut, mbas 15 vjetëve të para që kishte kalue në burgun e Burrelit.
Natën që baba vdiq u nisëm për Shkodër bashkë me Nanën, At Matinë, dajën Paulin dhe disa ushtarë që erdhën për siguri rruge nga plaçkitjet që baheshin tek ura e Zogut, (flitëj nga çeta të vogla partizanësh).
Mërritëm vonë, aty nga ora 10.00 e natës. Kujtoj se të nesërmen, Baba ishte i veshun ushtarak me tesha ngjyrë gri, në një shtrat të bardhë hekuri i rrëthuem me lule të bardha. Shumë vetë përrreth vajtonin.
Vaji e gjamët me kishin topitë. Di se dikush më çoi hopa dhe unë i putha faqën. Ai ishte aq i ftohtë, sa nuk mund ta harroj kurrë atë akullinë që edhe sot ma përqeth trupin.
Babën, nuk e pashë, as nuk e putha dhe, as e pëqafova kurrma!
Ai u varros në Rrëmaj, me një funeral madhështor, që drejtohej nga Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës, pothuej gjithë Kleri Katolik me murgesha e xhakoj, përsonalitete civile dhe ushtarake, gjithë qytetaria e Shkodrës dhe mbarë Shiroka, vendlindja e tij.
Ndonse vdiq shumë i ri, 40 vjeç (datlindja 5 fruer 1903 ), pak ditë para gradimit me gradën nënkolonel, një ushtarak i naltë gjerman i gjendërmarisë, ndër varreza ka thanë këto fjalë: “Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju!”. (Dëshmi gojore në vitin 1991, nga Don Ndoc Ndoja).
Nanën e kujtoj pothuej gjithmonë me tesha të zeza.
Kam pas kujtue se koha asht kenë ma e shkurtë por isha gabue, mbasi plot një vit mbrapa më 29 nandor 1944, u vesh gjithë Shqipnia me të zeza, pikërisht atë ditë, kur “patën hi këta”.
Me këta pak rreshta i drejtohem të gjithë vrastarve kudo kjofshin, tue i perfshi edhe gjakbasit rus të Shekullit XXI mbi Ukrahinen e pafaj: Hiqni dorë nga vllavrasja! Hiqni dorë nga masakrat e mnershme mbi Popullin e pafaj! E mos harroni se “Moshatarët e mij tre vjeçarë të sotem, Jetimët e Pafaj, do t’ ju kujtojnë persa të jetë jeta, si vrastarë të Baballarve Tyne!”
Jo Gjak.., JO !
Melbourne, 7 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

Në një intervistë që unë kam dhanë në vitin 1991 per “Zërin e Amerikës” kam thanë: “Në qeverisjen e re demokratike të Shqipnisë, nuk duhet me pasë asnjë komunist, mbasi edhe vetem një po u la në qeverisjen e re, ai një ka me e kthye krejtësisht qeverisjen e re në qeverisje komuniste si ishte!”
Cili ishte reagimi i disa prej të persekutuemve politik në Shkodren e 1991 ?
- “Je gabim! Je me pikpamje të vjetra! Ajo që thue ti nuk asht demokraci!”
Sot, mbas 31 vjetësh kam të drejtë me ju pyet: “Cili asht komunizmi sot?”
Në se nuk doni me e pranue pandryshueshmeninë e komunizmit shqiptar, mundeni me dhanë shpjegimin per komunizmin sovjetik të Putinit, me të gjitha tiparet e një drejtuesi komunist, antar i KGB- sovjetike që në 1980.
Pandryshueshmenia e komunizmit në Shqipni shihet shumë kjartë që në “perkujtimet” e para në vorrezat e deshmorëve, ku asnjëherë s’ ka mungue prania e perhershme e surratit të diktatorit barbar Ever Hoxha. Megjithse vetë 5 Maji asht simbol i vllavrasjes komuniste të Qemal Stafës, që mori plumbin e vdekjes, porsa doli nga shtëpia e mikut vet, Ever Hoxhës, aty ku fillon e mbaron e gjithë historia e tiranisë, barbarizmit dhe diktaturës, një model i s’ ardhmes komuniste të sotme të diktorëve Edi Rama e kompani.
Sot gjithshka që lexohet, shifet dhe jetohet në Shqipninë komuniste, asht në perputhje të plotë me të gjitha “porositë dhe amanetet” e fundit në vitin 1990, nga skilja anadollake e komuniste antishqiptare Ramiz Alia. Veprimet e tij perputhen plotsisht me hymjen e Shqipnisë në “Konferencen Islamike” në Dhjetorin e vitit 1992, kur donte me la duert nga vllavrasja komuniste.
Edhe sot komunistët e “rilindur”, vazhdojnë me mësimet kriminale të tij.
E pa kalue pak muej mu perballë monumentit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në sheshin e Tiranës, Papa Gjon Pali II, i tregoi modelit tij me të gjithë ata që e pasojnë edhe sot se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.”
E kush ishin autorët vrastarë e terroristë ata që na masakruen 47 vjetë?
Ishin të pangopunit me gjak e vrasje pikrisht komunistët e Ever Hoxhës, të atij barbari antinjerzor që në 1945, porsa mori pushtetin mbushi kampin e interrnimit Tepelenës me qinda fëmijë të porsa lindun që shumica vdiqën.
Ky asht komunizmi që lindi njëheri me krimin e organizuem në Shqipni!
Komunizmi sot asht i pandryeshueshem e barbar ashtu si ka lind në Rusi. Ai sot duhet fshij nga qeverisja, organet e drejtësisë, të sigurimit të shtetit, arsimi dhe universitetet e financat. Sejcili kriminel duhet dënue i gjallë e i vdekun. Per kriminelë e familjet e tyne asnjë privilegj, vetem nën kontroll.
Kapitalet e tyne nder bankat e Perëndimit duhet t’i shperndahen të gjithë të persekutuemve politik dhe familjeve të personave të pushkatuem politik.
Dënimet ndaj kriminelëve dhe vrastarëve duhet të perputhen me Gjykaten e Nurembergut. Mbasi të shfaroset komunizmi nga qeverisja, të ndihmohen shtetet ishkomuniste per ndertimin e një shtetit demokratik perparimtar.
Popujt e vendeve komuniste asnjëherë nuk janë gjendje me bashkqeverisë me barbarët e terroristët që deri dje, e kanë masakrue deri në palc Popullin.
Asht sigurimi i shtetit komunist që ka zbatue 47 vjet krimin e organizuem.
Asht ai sigurim shtetit vrastar që i kndonte per me e zanë gjumi Everin, e sot, asht po ai sigurim shteti “trashigimtar” që perkundë edhe Edi Ramen.
Sot Europa heshtë kur Shqiptarët protestojnë per rrenimet e banesave dhe taksave që po i nxjerrin Shpirtin. Rruga e tyne nuk gjenë asnjë zgjidhje, se sistemi i “drejtësisë komuniste” asht sistem kriminal dhe perputhet kudo e kurdo, me parimet e djeshme kriminale të barbarizmit antidemokratik.
Flitet per korrupsion e sotem, kur autorët e vertetë të tij janë pikrisht bijtë e atyne tiranve që pervetsuene pronat dhe djersen e Shqiptarve, deri nder ato dhjetra kampe pune të detyrueshme e interrnimi nga viti 1945, e ato shuma marramendse të vjedhuna nga baballarët e tyne, sot, i kanë në bankat e Perëndimit dhe aziatike të mbylluna hermetikisht. Kush i ka çelsat e tyne?
Heshtja vazhdon. E me këte heshtje vazhdon prap edhe qeverisja kriminale komuniste, gjoja e “permbysun” e barbarve të djeshem me vetura të reja.
Gjithshka fallco! E ky veprim antinjerzor vazhdoi me qeverisë si në 1944 e derisa ra “Muri Berlinit”, ndoshta në Gjermani, por jo në Tiranen e kuqe!
Shqipnia e Gjergj Kastriotit, mbeti ashtusi në 1913, e “paprekun”, sepse në 1913 dhe në 1991, ajo u konsiderue shtet me Popullsi shumica Myslimane.
Një turp i pafalshem! Vendit ma të masakruemit nga komunizmi n’ Europë, si pa gja të keqe nuk i dënohet asnjë diktator tiran e barbar që, e masakroi 47 vjet pa i hi asnjë ferrë. U gjet tash edhe një “kryeminister” gjoja Katolik, por me gjak anadollak, e surrat shkjau që, tallet e hjellë njerzit në rrugë tue harrue se asht nder Trojet e Kastriotit e Nanë Terezes! Kujton se ka zbulue andrren shekullore të pushtuesit:“Ballkanin e hapur”, harron i shkreti se, “Gjyqin e Mbramë” të Popullit Shqiptar, fatmirsisht e ka në dorë: Një tjeter!
Mos thoni o katila: “Nuk e dijtëm”, ju keni lindë me drapen e çekiq n’ballë!
Melbourne, 14 Mars 2022
Ja kush jeni ju, o “rilindja” e mallkueme komuniste:

Shkrimtari Frano Kulli citon nga At Gjergj Fishta: Ashtu si dikur edhe sot: “Rrugaçat, sallahanat, vagabondat, shakllabanat, rriqnat e ndyet, mikrobt e kqi, që të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i kanë n’mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi”. (Gazeta “Dielli”, 11 Mars 2022)


Nga Fritz RADOVANI:
E shkreta peshore, në doren kujt ka mbetë!
Ja ku e keni peshoren! Po kje se nuk i besoni fjalës sime, provoni e merrni një Malcuer nga Veriu, që ju e thirrni “Malok” dhe, peshonje me një prej të “dijtunve” ose “intelektualve” të Sokakut të budallajve të Gjirokastres!
Kam pasë fatin me njohë shumë Malcorë të Veriut, tue fillue nga mësuesit, klerikët dhe njerzit e thjeshtë, me të cilët jemi ulë edhe nder sofrat e tyne të rrumbullakta, ku kishte siper të gjitha të mirat vue nga stajanicat e tyne aq sa të nderueme po, edhe bujaresha të paharrueshme per mazen e çapres...
Per me njohë Malcorin e Veriut, mjafton me i trokitë në portare në një natë të ftohët dimni, dhe shifni me sytë tuej ma të vjetrin e shtëpisë, kah merr një cung lisit dhe ia shton zjarrit të deri atëhershem per nderimin tand!
E pa kalue pesë minuta, sa je ulë pranë votres, ia mërrinë nusja e shtëpisë me tabake në dorë, ku per me lagë gojen ajo sjellë edhe gotat e rakisë. E, sa per shka pergatitet per atë darkë, nuk do të flas fare se nuk mungonte asgja!
Shqiptarët e vertetë të Veriut kanë të daltueme në ballë “tri BBB”: Bujari, Besë dhe Burrni. Pa shkue ma gjatë më thoni Ju lutem: Cila nga këto cilsi i ka mungue Atij Burrë që e kemi njoh të gjithë, të Ndjerit Zeqir Lushaj?!
E Shqipnia e Veriut sot ka prap Burra si ishte Zeqir Lushaj ynë i Nderuem!
Pa dashtë me fye njeri, do të ju kujtoj vetem një fakt: Tue fillue nga njerzit e vet të gjakut e tue shkue deri në lumin e Shkumbinit, per me dijtë se deri ku ka mërrijtë prej “sokakut të budallenjve” vllavrasja, paburrnia e pabesija, lexoni ju lutem porosinë e Këtij Burri, i dënuemi Muntaz Kokalari kur thotë se jeta e tij dhe e miqve të tij, “ishte në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës E. Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh… fatkeqësi e kombit tonë dhe Shqipërisë se gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar …jashtë…mbeti pas kabareve, kazinove etj…Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, së shpejti ka për t’i dalë boja”. E pra, jo vetem që nuk po i del boja, por ata edhe po mundohen me na e “rilindë monstren e atij tirani barbar” prap sot në Shekullin e XXI.
Ah i shkreti Popull Shqiptar, shumë skandalet po i bjen me provue!
Melbourne, 6 Prill 2022.

Koment:


Dhori Sollaku ish Sekretar Rinije dhe operativ i Degës së Punve të Brendshme të Shkodrës e mandej ...Prokuror i Përgjithshëm i Republikës i pat thanë në fillesë të reformës për drejtsi ramës ku nuk ja vari ma rama: "Reforma në drejtsi asht Ndërrim Klanesh; Largimi i Klanit të Doktorit dhe ardhja e Klanit rama-basha! Rezultatet sollën Ndrrim klanit e shoqnuem me refrenin poshtnimit,... të njohun të ramës kundra malsorve, kur ishte kryebashkiak dhe si k/ministër! Mjerisht riciklohet fenomenet shnjerzore në shek. e XXX nga genta tafa bungo !
Këpucari i pronarit sotir vullkanit, ish antar i Byros Politike, ish Shef i Sherbimit Sekret, ish ministri, ish kryetar i Kontrollit të Shtetit dhe Kryehetues kanibal - Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…”
“Shqyptarí malsor âsht Princi i Malevet.” - René Pinon, balkanolog i shquem francéz në vjetin1909.
Nuk deshta t'i citoj, por më imponuen sjelljet e fundit e nji kryejuriste e vetingut, BOLSHEVIKJA Genta tufa Bunga qi disocijoji sërish sjellje sektare e të turpshme.
Juristi, ish Ministri i Drejtsisë, Ylli Manjani deklaroi: ” Vettingu ndaj malokëve ka qenë më i ashpër se ndaj jomalokëve. Mund t’u përmend plot emra “malokësh” që i ka këputur vettingu pa asnjë shkak, provë apo llogjikë ligjore.”
Ajo duhet largue urgjentisht nga drejtsia për nxitje sociale të urrejtjes me pasoja sociale të randa atë të Përçarjes midis Jugut e Veriut nga Pushteti i Katërt - DREJTSIA!
E diel, 3.4.2022



Komisionerja Genta Tafa është shkarkuar për abuzime të rënda, nga detyra Specialiste Juridike në Ministrinë e Jashtme, në Janar të vitit 1996.
Gjithashtu në vitet 1996-2016, është shkarkuar nga detyra dhe është larguar nga puna në 4 universitete publike-private; me akuzën falsifikime, ryshfete, cenim etike dhe konflikte me studentët e kolegët.
Në vitet 2013-2017, ka patur 28 denoncime nga biznesmenë e qytetarë dhe 11 fillim-procese hetimi penal në 3 qarqe; për abuzime gjatë ushtrimit të biznesit me kompaninë përmbarimore “Speed Solution shpk”, në ortakëri me vëllain e Fatmir Xhafës dhe falsifikatorin Tedi Malaveci.
Shkelet e rënda ligjore të kryera nga komisionerja e Vettingut Genta Tafa Bungo, vë në dyshim aftësinë e saj për të dhënë vendime të drejta.
Ka ngelur 3 here ne provim per permbaruese derisa hyri sekseri Ilir Çeliku.
https://in-front.org/ja-cfare-fsheh-ne- ... -qjcv0tk0g

Nga Fritz RADOVANI:
Për cilin e keni fjalën?!
Për Xhajen që në Rozafat mori paret ar e dorzoi Kështjellen e Shkodren?
A po për ate, që në 1924, nënshkroi traktat me Pashiqin! Ai po mos ta sillshin ushtritë serbe deri në kufi, mbeti në Beograd i shkreti. Keni harrue që kur hyni Italia në 1939, mos të merrte buxhetin në Bankën Shqiptare, nuk kishte pare as me dalë në Greqi? “Fukaraja mos leftë!”, thonte populli.
A ju kujtohet kur Shqipnia u shpall “Republika e shtatë Jugosllave”?! E po mos t’ ishte në 1941 Miladini e Dushani, kush e shpallte ate Republika e 7 ?
A keni harrue sesi priteshin komunistët tonë dikur në Beograd e Moskë?
Po ke donte ma fort se ne shoku Mao Ce Dun? Keni harrue kur lahej n’liqe?
A ju kujtohet kur i pat mësue këta të tonët me ra në zhyt te ai liqeni kinez?
Mos i harroni asnjëherë këto ngjarje kaq të randsishme historike? Kujtoni e kujtoni mirë edhe ata “atdhetarë” që ju i thirrni “tradhëtarë”, kur doni me ua fshij meritat e tyne në lidhje me shatrivanin komunist të Beogradit!
Ja ku e keni sot Shqipninë puro komuniste që po “ringjallë” edhe Serbinë, me “Ballkanin e Hapun”, tue shkue krye javet atje “miku i tyne i gjatë”!!
Mos u ngutni aspak, “pritni se nuk keni parë gjë akoma”!!
“Pritni, se edhe pak Akademia Antishkencore e Tiranës, do të nxjerrin edhe atë figurë të madhe që ka ndryshuar dhe boshtin e Historisë së Shqipërisë!”
A ju shkon nëpër mend Emni i atij “Shqiptari” që ka krye gjithë këto vepra?
Nuk besoj! E sikur ky t’ ishte Luigj Gurakuqi, si do t’ ja vejshi ju sot Emnin?!
Melbourne, 16 Korrik 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DON KOLEC PRENNUSHI Pjesa e I-rë

Postby Laert » 05 Mar 2022, 17:50

Përgatiti Fritz RADOVANI:
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 1 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve të Shqipnisë nga viti 1943, që u pushkatue nga sllavokomunistët në vitin 1948, pa pranue asnjë akuzë.
Don Koleci ka perfundue studimet teologjike me At Pjeter Mëshkallen, mikun e gjithë jetës së Tij në Linz të Austrisë në vitin 1925, prej ku u kthye në Atdhe.
Ishte i pesti klerik i Familjes Prennushi në shekullin XX, mbas Don Matisë, At Matisë, Imz. Vinçencit, At Karlos dhe i fundit Don Koleci.
Don Koleci u shugurue meshtar në Shkodër me 25 qershor 1925. U emnue famullitar në Dajç të Bregut të Bunës, ma vonë në Barbullush, ku u pat njohtë me Don Ndre Mjedjen, që ishte atëherë famullitar në Kukël. Prej Barbullushit shkoi në Mal të Kolaj dhe prap me kërkesën e fshatarëve u këthye në Dajç të Bregut të Bunës, ku mbylli jetën e Tij në moshën 48 vjeçare, ditën e diele, me 2 korrik 1950, në pragun e 25 vjetorit të meshtarisë.
Zotnonte nandë gjuhë të hueja dhe ka zanë vend ndër letrarët e vitit 1941, në Antologjinë ”Rreze Drite”.
Nder ma të vlefshmit perkthime në gjermanisht asht kenë ”Kanuni i Lek Dukagjinit”, dhe një liber per perdorim të perditshem”Visari Shpirtnuer”, edhe ky Gegnisht.
Librat e Don Kolecit me permbajtje filozofike dhe teologjike janë vlersue edhe nga të huejtë per zberthimet e temave pa u largue nga origjinalet, mbasi Don Koleci njihte Ebraishten aq mirë sa, perkthimet e disa kapitujve të Bibles i ka vlersue edhe dijetari At Zef Valentini S.J.
Mbas vitit 1944 merrej me perkthime me permbajtje fetare. Ka ba edhe përkthime të tjera si librat “Juan Mizeria”, “Si mbaroi dashunia”, “Shna Rroku prej Montpellier“ etj., ku spikatë mënyra me të cilën Don Koleci e ban librin aq të dashtun për lexuesin shqiptar, sa shumë vetë i kujtonin si vepra origjinale të Tij dhe jo përkthime
Materialet e perkthyeme para vitit 1944, si edhe veprat e Tij filozofike dhe jofetare i rrezikonin jeten. Ai nuk ka njohë asnjë lëshim në çeshtjet dogmatike.
Me 14 shtator 1931 botoi edhe librin “Rrimë shtremtë e flasim ndrejtë”. Libri, që në parathanje ka pikëpamjet filozofike të Don Kolecit, i cili shkruen: “Me fitimin e lirisë e të pavarsisë s’onë kombtare asht mbyllë nji kaptinë e mjerueshme e njiherit e lumnueshme në histori shqiptare. Shqiptari i ka ulë armët e bartuna për sa kavaljete aq me nderë e ndjekë në qetinë e pagjës udhët e naltsimit shpirtnuer. Për ditë ma tepër vjen tue e kuptue gjejën e kohës së tashme; ai e ndien se botën në dit’ t’ona e sundon fjala, idea, përparimi, armë ma të fuqishme se të çeliktat, qi kalojnë ngadhnjyeshëm mbi popuj tue mkamë e tue rroposë frone...”
“E kështu shofim na në ditët t’ona kah shpërthen si duhi revolucioni.
Prej kumonarëve, kishave, universitetëve njitet tymi i zi e përhapët mbi qytetet e trondituna prej degame. Votra kulture mijvjeçare rrokullisën e bijnë nën majin e liberal-radikalit qi, mbi gërmadhat e parimëve të moçme kremton triumfin e ides së lirisë. Gjaku i pafaj i atyne qi guxojnë t’ushqejnë tjera ide shkon rrkajë nëpër rruga të qytetit. E në ket gjak ai njynë dorën e vet trueshkyese e shkruen mbi flamur të ri: Liberté, égalité, fraternité. O kulturë fetare, o bolshevizëm.”...
Parullën: “Liberté (point) Egalité (point) Fraternité (point)”, Don Koleci e përkthen në gjuhën shqipe: “Liri (aspak) Barazim (aspak) Vllaznim (aspak)”.
Ték libri “Zoti asht” lexojmë një dialog aktual me ateistet dhe, pikërisht këtu, asht vlera e këtyne librave: Aktualiteti, edhe pse librat janë shkrue 80 e sa vjet ma parë.
Në librin “Për Krishtin o kundra Krishtit”, parashikohet ajo që ngjau në 1944...
Don Koleci, ka edhe shumë artikuj të një rendësie të veçantë në revistat: “Leka”, “Kumbona e së Diellës”, “Hylli i Dritës”, “Cirka”,“Zani i Shna Ndout”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, etj., ku, shpesh Ai përdorë edhe pseudonimin Mujs Polemi.
Don Kolec Prennushi ka hy në Antologjinë e Shkrimtarëve Shqiptarë(1941), si letrar me prozën “Të vershuemit”(fq.221). Ernest Koliqi, në 1960, tha në Radio “Vatikani”: “Don Kolec Prennushi pat një jetë të shkurtë, por ajo që ndërpreu krijimtarinë e tij letrare në kulmin e saj, kje mortaja komuniste, që pushtoi Shqipninë.”
Don Koleci me guxim shkruan për At Fishtën: “Poemi epik ”Lahuta e Malcis” asht nji vade mecum i çdo atdhetari”.
Për At Anton Harapin shkruan: “Mendje dialektike qi shkruen kryeartikuj ndër të cilët disa janë kryevepra. Dieja e thellë, arsyetimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem dallojnë gjith shkrimët e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoftë, por ai asht i drejt e i pafajshëm.” (“Hylli i Drites”, 1936, fq.583)
Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1992, thonte: “Don Koleci ishte nji bashkpuntor i emi, ishim edhe moshatarë. Ai kishte nji gjuhë të pastër dhe të pasun. Edhe sot njifet stili i veçantë i shkrimeve të tija. Shpresohej shumë prej tij si letrar, mbasi ka shkrue pak proza, por janë të bukra. Vdiq i ri si shumë të tjerë.., edhe ate e mori vala komuniste.”
Ai njihej ndër pesë predikatarët ma në za të klerit përkrah Imzot Gasper Thaçit,
At Anton Harapit, Don Lazër Shantojës dhe Don Ndre Zadejës.
Forca e mendimit dhe elokuenca e të folunit, e banë të dashtun dhe të paharrueshëm.
Deri në vitin 1938 ai shkonte në Vienë dhe predikonte natën e Krishtlindjeve në një Kethedrale të randësishme. “Aq mirë e fliste gjuhën gjermane, sa kam ndigjue unë tue pyet vienezët – thonte At Meshkalla, – në cilën kishë të Vjenës asht ky prift, se do të kishe shkue përditë me e ndigjue tue predikue?” (Dëshmi e At Meshkallës në 1964)
Kur jezuitët e Shkodrës banin ushtrimet e shpirtit, tregonte At Meshkalla, ishte Don Koleci i vetmi prift katolik shqiptar që ftohej për me folë për tema të veçanta në Kuvendin e Jezuitve, mbasi ata jo vetëm e respektonin, por edhe e donin shumë për vetë seriozitetin e tij. At Zef Valentini S.J., ndër ma të njohunit dhe të ditunit jezuitë që ka kalue vite të tana në Shqipni dhe ka shkrue shumë për shqiptarë, e që disa vepra të njohuna i ka botue edhe mbas 1944 në Itali, e vlerësonte Don Kolecin me këto fjalë: “Don Nicola Prennushi, il futuro Cardinale d’Albania”
Tregonte z. Nush Tukja kur ishte në burgun e Burrelit, se një ditë, rreth vitit 1948,
kishte pyetë me keqardhje At Frano Kirin: “Po ju qesin faret Padër, a ka mbetë kush bre burrë gjallë, veç jush që jeni këtu në burg?” At Frano Kiri i ishte përgjegjë:
“Po, po, ka mbetë ma i riu e ma i dituni, Don Kolec Prennushi. Sa të kemi atë, kemi boll!..” At Frano Kiri kur fliste për té, thonte: “Ishte shpnesa e fundit e jona!..”.
At Gjergj Fishta kishte parashikue dhe i kishte shpreh nanës së Don Kolecit në vitin 1916, kur Ajo kundërshtonte vëndimin që ky kishte marrë me u ba prift, po At Fishta i tha: “Zoti ta ruejt Kolecin, ai do të bahët nji prift i mbrekullueshëm se ia kishte shndritë Zoti deri edhe ftyrën, kur e kishte thirrë për meshtar.”
Prej thonjëve të komunistëve nuk kishte si me shpëtue as Don Koleci, këte edhe Ai e dinte mirë. Kur fshatari besnik i tij Lac Gjushi, nga Dajçi, që e mbylli jetën “kulak” dhe burgjesh vetëm se ishte mik i priftit dhe nuk pranoi me dëshmue në hetuesi kundër Tij, i pat propozue Don Kolecit tue i sigurue me e nxjerrë jashtë Shqipnie bashkë me far’e fis, për me i shpëtue arrestimit, Don Koleci i tha: “Jo, kjo punë nuk bahet prej meje, se jam betue nji ditë mbi Elterë kur jam shugurue meshtar se, po kje nevoja edhe unë do të derdhi gjakun tem si Mesuesi em Jezu Krishti, në krye të popullit tem, në tokën teme shqiptare.”
Natën e Shën’Kollit, me 5 dhetor 1948, rreth orës 22.00, kur Don Koleci ishte në sofër me nanën dhe motrat e Tija, me kafshatë buke në gojë, forcat e Sigurimit komunist, me njëfarë vagabondi e rrugaçi, Ahmet Suji, që ishte shoferi i sigurimit, hyjnë dhe i venë prangat tue e akuzue: “Ka propaganduar në favor të Italisë fashiste për pushtimin e Shqipërisë.
Ka propaganduar kundër Pushtetit Popullor. Ka strehuar kriminelë të arratisur. Duhët dënuar për vëprimtari armiqësore.” (Dosja D.K.Prennushi nr.1072, 1989, 1143, 2452, 3359/1, Arkivi i Ministrisë P. Mbrendshme, Tiranë, 1998).
Mbasi doli nga Sigurimi mbas 11 muejsh ”i pafajshem”.., me grupin e Klerikve me të cilët qeveria e Tiranës mendonte me firmue ”Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, ka ardhë në Famullinë e Dajçit Bregut Bunës, e ka tregue se në gjithë kohen e hetuesisë, nuk ka pranue asnjë fshatarë me i dalë dishmitar.
Don Koleci mori pjesë vetëm ne dy mbledhjët e para per ”Statutin e Kishës Katolike” (1949), ku ndër tjera ka thanë: “Këta do të na kërcnojnë se do të mbyllin kishat tona, në kjoftë se na, nuk miratojmë këte projekt- statut kështu si asht këtu. Ky projekt-statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhe mbas miratimit të tij këta kanë me i mbyllë kishat prapseprap. Jam i sigurt se do të na thonë se, do t’ju vrasim, por asht ma mirë me ba shka kanë ndër mend sot se ma vonë. Lé të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, sësa me firmue këte dhe nesër prap kanë me na mbytë por, na do të vdesim me faqe të zezë. E, na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi hupë se hupë. Komunistët kështu kanë ba ku e kanë marrë pushtetin, në Rusi, në Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush janë...Këta janë gjithkund njisoj!” (At K.Gjolaj nё librin “Çinarët”, fq.125).
Vazhdoi detyren e Famullitarit ku plot mbas 7 muejsh, me 2 Korrik 1950, vdiq nga shkatrrimi i zemres prej torturave të bame nga sigurimi i shtetit sllavokomunist.
Porosia e Don Kolecit ishte: ”Ky Statut nuk duhet firmue, mbasi me këta jemi të hupun se t’ hupun!”, sigurisht i bazuem në dogmat komuniste.
Në shënimet autobiografike që At Pjetër Meshkalla S.J., i ka lanë në vitët e fundit të jetës së Tij aty nga 1987, shënon: “...Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem të vetëm të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit.”
Vdekja dhe vorrimi i Don Kolecit tek vorri Dr.Emid Tedeschinit asht një tragjedi. E poashtu kohen e fundit edhe perkthimi i ”Kanunit Lekë Dukagjinit” gjermanisht...
Ditën e dielë, me 2 korrik 1950, aty nga ora 11.00 para dreke Don Koleci ishte në agoni të plotë...Don Ernesto ka tregue se, kur ka hy në dhomë Don Koleci ka folë këto fjalë: “Don Ernesto, më jep të zgjidhun se janë tue më pritë një tubë engjuj, mbasi më asht hapë qielli e më dukët se po shkoj tek Jezu Krishti,..”
***
NGA DON KOLEC PRENNUSHI: 84 VJET MBAS BOTIMIT...

Tek Libri: ”PER KRISHTIN O KUNDER KRISHTIT” Botue në 1938.

BESIM E SOÇIALIZEM


Per të tanë besimi do të jét punë private thonë soçjalistat.
●Pyetje: Kuer besimi të zhduket në jetën botore zhduket edhe në jeten private. Prandej Häckel e soçjalizem duen shkollen pa Zot, shtet pa Zot, jetë botore pa Zot, letratyrë e arte pa Zot – ata duen me e sekularizue jeten botore me e bâ krejt ateiste.
- Besimi â punë private, por edhé botore. Â punë private d.m.th., seicilli do t’i sherbejë Zotit mbas dijenije e ndergjegjes së vet e seicilli mbas deke do të dalë privatisht d.m.th. krejt vetem para gjyqit Hyjnuer. Shterngim ndergjegje s’ ka. Besimi â punë private per né e pabesimi â kryekreje per soçjalista.
●Me kênë soçjalist don me thanë me kênë njiheri antikrisht; ngadhnimi i mbramë s’ â i mundun pa rroposjen e krishtenimit. Kështu thotë Losinsky në 1902 e bolshevikët e soçem (soçjalista radikal) janë tue e vertetue me fakte dita me ditë.
- Besimi âsht edhé nji punë botore. Pse:
●Seicilli â i detyruem prej ligjve të natyrës me e nderue Hyjn jo vetem msheftas, por edhé ballafaqe, me e dishmue në disa rasa besimin e vet, me nderue Shejtnin’ e bésë, me u ndigjue auktoriteteve per ndergjegje, prá per urdhun të Zotit me krye tjera detyra besimtare botnisht si katolik; me pá meshë në ditë dielle etj.
Jo vetem seicilli nieri, por edhè shoqnija nierzore â detyrue prej ligjve të natyrës me i sherbye Zotit e m’u drejtue religjozisht d.m.th., mbas vullnetit të hyjnueshem.
Familja do të pshtetet mbî bazë religioze, mbî martesë; e të gjitha marrdhanjet e familjes ndermjet burrit e grues, prindve e fëmijve do të rendohen e rregullohen mbas parimeve besimore e jo, mbas epsheve (pasjoneve) të natyrës së prishun.
●Jeta e perbashkët e shtetnore gjênë vetem në besim nji temel t’atillë.
Justitia est fundamen regnorum. Drejtsi e vertetë pa besim â nji absurd si edhè morali pabesim. Të tana veprimet e jetës botnore në politikë e qeverisje, n’arte e dituni, në shtyp e letratyrë, në tregti e industri, në shkollë e edukatë, n’ekonomi e çashtjet soçjale do të bazohen në besim, do të frymsohen e rregullohen prej shpirtit besimtár.
Pa ket frymë besimtare, kristjane, mugullon anarkija e egër me grushtat kovardhi të hekurt perpjetë, kërcnohet nihilismi me bombat e veta, dermon soçjalizmi në të tana ledhet e rendit e të mirvojtjes së popujve: Pa besim artet bijnë në llom, ditunija në terr, bota shoqnore në robni e barbarsi paganizmi.
●Besimi jo, nuk âsht punë private. Kisha së mbrami sado qi s’ â prej ktij shekulli, âsht në ketë shekull, e âsht si nji institut publik, nji shoqni temelue prej Hyjit, e pashme, e plotsueme, qi per t’ arrijtë qellimet e nalta të veta (mësim, drejtim e shêjtnim i nierzve) ka tager per të gjitha mjetet e nevojshme toksore, e ket tager e merr shi prej gurrës së drèjtsisë qi thotë: ”Mue m’âsht dhanë çdo pushtet në qiell e mbî tokë. Prandej shkoni e mësoni të gjithë popujt”.
-----------------------------------------------------------------------
Shenim F.Radovani: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Gjatë vitit 2022 do të botoj tek artikujt: ”Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut”, disa nga shkrimet per Klerikët e pushkatuem dhe të mbytun nga sigurimi komunist i Ever Hoxhës, të cilët janë Martirë të Vertetë t’ Atdheut e të Fesë.
Ju falemnderës!
Melbourne, 30 Dhjetor 2021.


Përgatiti Fritz RADOVANI:
VETEM NJI: AI ISHTE AT ANTON HARAPI – SHQIPTAR !
At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën, Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, “largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 që kishin planifikue ata”, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Festёs sё Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të Atdheut!”.
Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e At Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në mengjezin e datës 29 Nandor. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkoder, ndonse edhe Cafo Begu, e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo Begut Ai, nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi, “nesër kanë me thanë, paska shkue At Antoni me ruejtë kryet tek serbët e malazezёt...”
Cafo Beg Ulqini e përfundonte bisedën me një konkluzion per At Antonin: “Shërbimi i At Antonit, për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar!”.
At Anton Harapi OFM (Dosja1068) Asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888, dhe asht pushkatue në Tiranë, pranë lumit Lana me 20 Shkurt 1946. Një Françeskan i kulluem! Atdhetar i perkushtuem, dijetar e filozof pa ma të voglen kreni. Shkrimtar plot talent.
Një predikatar i adhuruem nga rinia shkodrane, me cilsitë e një oratori të spikatun modern. Klerik me të gjitha virtytet e Paraardhësve të vet, në sherbim të “Atdheut e Fesë”!
At Justin Rrota OFM, shkruen: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e klerit katolik.”
Ishte viti 1943 kur Tokat Shqiptare filluen me u skuqë prej gjakut të luftës civile “nacional – çlirimtare” të partizanëve “tanë”, me “yllin e kuq” të Titos në ballin e Enver Hoxhës.
1943 AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE “me kusht: Mos me nenshkrue asnjë denim me vdekje!
A ka ngja kjo në ndonjë vend tjeter në Botë ?! Dhe, a e mbajti fjalen Ai? Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” Dhe prani pushka… “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”
At Anton Harapi përfaqsonte për gjermanët, mendsinë e një inteletuali Perëndimor, europjano qendror, i formuem në Austrinë e para Luftës së Dytë Botnore, dhe nga ana tjetër si meshtar katolik, paraqitej virtualisht i paprekshëm prej korrupsionit tradicional oriental e prej bizantizmit aziatik. Persëriste shpesh: “Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!”
Thanjet e At Antonit, para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, kur po gjykohej dhe u dënue me vdekje nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino, kanë mbetë parashikime historike që nuk do të persëriten: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak, edhe po mbahet e robnueme. Do të vijnë dita e me paqë e drejtësi, do të fitohet!”
At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944, dhe mbas, kur Rregjenti Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella. At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!” (Dishmi e C.B.Ulqinit).
Drejtë bregut të lumit Lana, Tiranë, 20 shkurt 1946: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë. “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha: Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar! Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei: “Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”. “Shpirtin Zotit, trupin Tokës”. Dikund nder brigjet e lumit Lana, do të gjeni njëditë testamentin e Tij lapidar: “A e dini se çdo ndertesës i vihen temelet n’ dhe? Edhe pse n’ varr, në hijshim duhet t’jemi gurt e temelit t’njasaj binaje t’cillën sot e quejm Shqypni?!”
At Anton Harapi as sot nuk ka as vorr, vetem pse: Ai ishte Atdhetar Porosia e Tij në 1944 asht aktuale edhe sot, ndonse thanjet e Tij janë të pakundershtueshme në të gjitha kohët: “Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.” E ndoshta, pikrisht sot kjo thanje e At Anton Harapit, troket në “trunin e perçarësve të pasherueshem të Shqipnisë.”

NDERIM PËR BINDJET E TË TJERËVE
1944

“MOS HARRONI JU, QË UNË JAM SHQIPTAR !”

AT ANTON HARAPI PARA GJYQIT KOMUNIST (1946)

“ÁT ANTON HARAPI O.F.M.
ASHT MENDJE DIALEKTIKE, QI SHKRUEN KRYARTIKUJ ,
NDËR TË CILLTË DISA JANË KRYEVEPRA.
DIJA E THELL, ARSYETIMI I LIDHUN, ANALIZIMI I HOLL, STILI I PESHUEM, DALLOJNË GJITHË SHKRIMET E TIJA.
MUND TË JETË I THATË, I FTOFTË, POR AI ASHT I DREJT’ E I PAFAJSHËM.”
Don Kolec PRENNUSHI- (Hylli i Dritës, 1936, fq. 583.Shkoder)
NDERIM PËR BINDJET E TË TJERËVE

Më falni për guximin:
Due të përballoj çeshtjen ma delikate në jetën Shqiptare.
Kush e kishte zanë besë?.. Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe ndër ateistët e ditës. Egërsitë e bame në Jug, midis djelmënisë shqiptare, vetëm pse muhamedanë e kristianë, janë fakte që nuk lanë me luejtë, por janë prova të tmerrshme për jetën tonë fetare, shoqnore e kombtare.
Përsa di unë deri më sot, kjo çeshtje kurrë nuk kjé përballue kjartë e mirë, sa herë kjé kallë, menjëherë edhe kjé mbulue si gaca nën hi. T’i mbetët hatri kujt të duejë, unë due me e thanë mendimin tem haptas; marrë në shumicë, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik, e këta jo për besim, se sa për inat e për parti. Ndër çastët ma të vështirë të jetës sonë kombtare, njëmend se shpëtuem format e bashkimit shoqnor e të qetësisë ndër elementa, porse në fund të punës mbeti një tharm, një fond rryme e partie, sa me të trembë e demoralizue.
Tue prekë me dorë plagën, vjen pyetja: A do të mund të rrojnë në qetësi tre elementat fetarë ndër né? Ateistët me të gjithë skeptikët, indiferentët, natyralistët, aventurierët e oportunistët, thonë se jo: Né shqiptarët nuk mund të rrojmë të qetë, as nuk mund të formojmë shtet, për pa i zhdukë të gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiptarizma!
Këta shpresoj t’i përballoj njëherë tjetër, këtyne tash po u thom vetëm se Shqipnia nuk asht vend i pa Zot; e se shqiptarët as nuk janë, as nuk duhet të jenë të patënzonë.
Fjalën këte herë e kam me besimtarët e tre elementave.
Pa kontenstim né jemi një komb, një shtet e një popull me një shpirt, me një gjuhë e me një histori, e po të ishim edhe të një besimi, patëm me kenë edhe ma të bashkuem, ma homogjen, dhe as nuk patëm me bjerrë mund e kohë për t’u kuptue ndër shumë punë. Por fakti asht ky, se né jemi pra muslimanë, ortodoksë e katolikë, e si të tillë duem të rrojmë në një harmoni vllaznore. Unë thom se për këte punë nuk asht nevoja me shue besimet, pse po të duem, mund të rrojmë vllaznisht, sikurse kemi shembullin ndër sa shtete të tjera të qytetnueme.
Pra, tezën time e vé kësodore: Shqiptarët, po të jenë vërtetë të qytetnuem e nacionalistë të sinqertë, besues edhe përnjëmend në një Zot të vërtetë, nuk ka se si të mos rrojnë vllazënisht shoq me shoq; përkundrazi, derisa të mos kenë kulturën njerzore në shpirt, ndërgjegjen kolektive kombtare, e derisa t’u mungojë kultura fetare, ata kanë me kenë të damë e të përçamë, jo pse janë tri besimesh, por pse nuk kanë bazat e jetës shoqnore, kombtare e fetare.

PENGIMI I MADH: FANATIZMI

Pengim i madh për jetën shoqnore, pra, për qetësinë e vllaznimit tonë, asht fanatizmi, i cili asht një turp për personin, turp për besimin të cilit i përket personi e turp për jetën shqiptare. Besimi që mbahet për pasion, pra me fanatizëm, nuk asht besim i arsyeshëm, as faktor i jetës; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepër rrënon se sa trajton.
Besimi në një Zot të vërtetë, Ati i të gjithë njerëzve, nuk do ta shtojë antagonizmin, por do ta pakësojë; besimi do ta zbusë njeriun për ndjesi e jo ta egërsojë, do t’i rregullojë prirjet e instiktit, ndër të cilat asht egoizmi, që don të justifikohet me shkakun e besimit.
Këtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: Të dy ngulin kambë për një bindje të vetën, të dy tregojnë fuqinë e vullnesës deri në kulm, por me këte ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambë për një parim të arsyeshëm, ndësa fanatiku don t’i rrijë asaj së vetës arsye e pa arsye: Njeriu me karakter tregon një zotësi morale, ndërsa fanatiku dëshmon një dobësi personale, pse ai, edhe po ta shohë të paarsyeshme atë të vetën, nuk asht i zoti ta mundë pasionin dhe egoizmin; brutalisht mund të jetë i fortë, por njerëzisht asht i ligësht, karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai të verbon, të shtyn deri në vés e në egërsi. Fanatizmi asht antinjerëzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor.
Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.
Shqiptari mund të zbutet tue marrë kulturën vërtet njerëzore, kulturën e shpirtit, domethanë nuk mjafton të ketë sjelljen e mirë, paraqitjen e njerzishme, format e përshtatshme, mënyrët e hijshme, e në shpirt të rrijë i egër, por duhet të jetë edhe përnjëmend në veté, ashtu si mbahet e duket përjashta, atëherë ka me u ba i zoti të rrojë në harmoni me vllaznit e vet shqiptarë të çdo kondicioni shoqnor edhe të çdo besimi.
Ngjitas me kulturën njerzore, shqiptari do të marrë kulturën fetare. Kaloi koha që ta mbajmë besimin pse na e kanë lanë të parët, pse ashtu e kemi gjetë, pse besojnë të tjerët, ase për një çdo tjetër arsye të jashtme sot duhet të dijmë çka të besojmë dhe pse të besojmë lypet ta justifikojmë; nëmose para vetés, besimin tonë. Por nuk mjafton kaq: Besimin nuk do ta mbajmë as për etiketë, as për një gja vetëm teorike; besimi duhet të jetë faktor i jetës; parimet e besimit duhet të përftojnë në bindje të plotë, ndjesi të gjalla, lëvizje, shprehje, fjalë e punë, drejtue në një sistem jete. Kjo domethanë kulturë fetare.

TË RROJMË SHOQNISHT E VLLAZNISHT

Jo se kërkohet prej shqiptarëve kristjanë e muslimanë të jenë të gjithë Shenjtën e Peigamberë, por po deshëm të jemi komb e shtet, lypet me doemos të jemi në atë shkallë kulture njerëzore e fetare, sa mjafton të rrojmë shoqnisht e vllaznisht.
Pa kulturën njerëzore, nuk jemi pjekun të rrojmë si njerëz e si shokë; pa kulturën fetare, besimi nuk na formon për jetë, por ma tepër na pengon.
Kam pa muslimanë dhe kristjanë që me vetmohim mbërrijnë deri në heroizëm për të mbajtë ramazanin e kreshmët, por prejse nuk e kanë kulturën fetare, ata me atë vepër, sado heroike, nuk shfaqin një madhni shpirtnore të cilën nuk e kanë, pse qëndresa e tyne, të shumtën e herës, bazohet, thjesht, në një zakon, në një traditë, në një moskuptim të jetës fetare që e zhvleftëson motivacionin edhe veprën e tyne.
Një kusht tjetër që rrjedh prej kulturës së shpirtit, asht nderimi për bindjet e të tjerëve. Po t’ia bajmë dignozën shpirtit të shqiptarit në skajin ma të fundshëm, kemi për të gjetë këte fenomen të çuditshëm: Kush nuk mendon si unë, thotë, ai asht kundërshtari im. Ky paravendim antishoqnor shfaqet jo vetëm në lamën fetare, politike e shoqnore, por edhe deri në lamën ditunore.
Më ka ra rasti për vjetë e vjetë të marr pjesë ndër shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje çeshtjesh ndër shqiptarë, edhe do të thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumë e ku ma pak egoiste, si ndër njerëz me shkollë, kam gjetë e prekë me dorë se mjaft me tregue kush një mendim a parim të kundërt apo edhe të ndryshëm, për me u shikue shtrembët e me u ba shenjë antagonizmi e luftimi.
Shkakun e këtij fenomeni të paarsyeshëm prap e gjejmë në gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po të mbahet se ka kulturë, kujton se me ndjekë arsyen e një tjetri, asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vërtetojnë këte përbindësh të individualizmit egoistik.
Për të rrojtë vllaznisht nuk lypet të mendojmë të gjithë me një kokë, as nuk kërkohet të kemi të njejtat parime ase të jemi të pagabueshëm, por medoemos duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e arsyetimit e të bindjes, por në atë mënyrë si kërkojmë që të tjerët të respektojnë mendimet tona. Do ta dijmë se secili njeri, edhe pa dashtë, mund të ndjekë një rrugë a një parim të gabuem, prandej, sikurse nuk duem të na përbuzë kush né edhe po t’ jemi gabim, ashtu as né mos të përbuzim askënd. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisë shoqnore midis shqiptarëve, qofshim edhe besimesh së asht në mbajtjen e sinqertë të parimit: Mos i ban kujt, shka nuk don me ta ba kush ty; banu të tjerëve si kërkon me ta ba ata ty. As në këte pikë besimet nuk pengojnë, por e kanë detyrë të ndihmojnë.

SHKAQET E DASISË

Mbasi vumë kushtet pa të cilat nuk ka si mbahet jeta shoqnore e fetare, vijmë ndër parime: E parimisht secili besim ka dogmat e veta, por dogmat nuk ndrrojnë, prandej, sikurse besimet janë të papërshkueshme me njeni-tjetrin për shkak të dogmave, ashtu besimtarët, në themel të dogmave, nuk kanë si afrohen e puqen njeni me tjetrin.
E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetësimi i domosdoshëm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht! Kështu arësyetojnë ata që besimet i kanë ferrë në sy!
Problemi vërtetë asht i vështirë, por zhvillimin e vet e gjen të plotë ndër tri parimet që janë: 1. Intoleranca dogmatike, 2. Toleranca shoqnore-qytetare, 3. Toleranca shoqnore-politike.
Nuk e kemi shqip fjalën tolerancë, por i afrohet kuptimit me bartë, me durue, si bie fjala na durojmë e bartim (kemi tolerancë) kur na fyejnë fëmijtë, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk barim, as nuk durojmë kurrsesi (jemi intolerantë) kur ndokush me të mendueme na merr nderin.
Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmë intolerancën teorike-dogmatike, due me thanë që në punë të besimit secili ta mbajë bindjen për atë dogmë që ndërgjegja ia urdhnon për të drejtë, as mos të durojë t’i thotë tash zi e tash bardhë një parimi, të cilin e ka për ideal të parë.
Intolerancë! Fjalë e fortë, fjalë që nuk baret as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa të zitë e thoit. Fjalë që me të parën përshtypje tregon fanatizëm, mentalitet të ngushtë, regres, mosafrim me kurrnjë mënyrë. Por edhe fjalë e sinqertë e arsyeshme, e drejtë: E vetmja fjalë e mënyrë për me zhvillue problemin shoqnor-fetar.
Ja edhe arsyeja e thanies sime: Një besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vërtetë, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt një çfardo kredoje tjetër, do të përgjegjet me një “jo” kategorike të preme.
Indiferenti fetar, prejse ai vetë nuk mban kurrnjë besim përnjimend, thotë se besimet janë njënjë të vërtetë, si t’ ishin besimet etiketa e kostume të ndryshme, të cilat vlejnë njënjë për të plotësue një nevojë të jetës. Po kjé si njëna dogëm tjetra, edhe pse të kundërta, atëherë asht njënjë si e vërteta si e kundërta, atëherë Zoti asht “hartuesi” i gabimit, i rrênës, dhe i përçamjes.
Duen me thanë se kjo intolerancë dogmatike nuk baret, nuk durohet në një shtet, në një popull, pse asht tepër refraktare, e ngushtë e fanatke.
Lëne, e për njëherë ashtu po e zamë, edhe po i vemë për bazë të kundërtën, due me thanë tolerancën dogmatike. Në këte themel, bie fjala, Krishti kjé a s’ kjé Zot, Muhamedi kjé a s’ kjé Profeti i Zotit, në këte rast për mue do t’ ishte një për një; unë bart e toleroj të thohet në daç kështu, në daç ashtu: Si Krishti e Muhameti të kenë pasë punë me Zotin, si të kenë punë me djallin, si të kenë kenë hipokritë e mashtrues, si të kenë kenë të ndershëm e të drejtë.
Kush nuk e sheh këte dobësi mendore a morale? Njeriu, të cilit i vjen era njeri, mosbindjen kurrë nuk e tregon për bindje dhe atë për çka asht i bindun se asht gabim, kurrë nuk e pranon për të vërtetë. Kjo nuk asht vetëm një detyrë e fetarit, por një detyrë e secilit njeri të ndershëm e të arsyeshëm.
Në emën të së vërtetës, pra, e për hir të sinqeritetit: Luftë çdo gabimi, kudo që t’a gjejmë, edhe ndër kërkime shkencore, edhe ndër interpretimet e dogmave.
Për këte intranzigjencë ideale, shpirtnore, teorike jemi të paditun na besimtarët, sidomos na katolikët, ndësa këte intolerancë e gjejmë edhe ndër njerzit e ditunisë, të artit e politikës, për shka u përket parimeve të tyne. Këta, e dijmë të gjithë, se as sa çon miza në krah nuk lëshojnë në sistemin e vet porsi bazë.
Këte po e thomi në lamën parimore e ideale, pse mandej tjetër gja asht praktika si për shkencëtarë, e si për besimtarë.

NJË FORMË E INTOLERANCËS: POLEMIKA

Në formën e intolerancës asht polemika, e cila po kjé serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndër sfera të nalta, vërtetë ndrit, nalton e trajton. Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion. Me nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se polemika nuk asht për né. Edhe po patëm arsye e të drejtë në çeshtje, kurrë nuk kemi arsye e të drejtë të kapërcejmë caqet e njerëzisë, të shajmë shoqi-shoqin, të përdorim rrênën, të falsifikojmë historinë, të shtijmë në punë motive të ulta, të polemizojmë me pasion.
Tjetër mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nëpër këte parim, na dallojmë kjartë se tjetër asht gabimi e tjetër gabuesi, tjetër asht përsoni e tjetër asht vepra: Personin e falim, veprën e gabueme e dënojmë; këté e mënijmë; atë e bartim, këté nuk e durojmë. Ky asht parim bazë që na shoqnon: Me kurrnjë gabim as kompromis as shoqni, por me të gjithë atdhetarët edhe të jenë të gabuem, afrim, dashni, vllaznim.
Natyra na mëson këte parim: Ajo me gjithë ndryshime e kontraste, e patrandshme mban një harmoni të çuditshme; jeta njerzore na imponon: Si, bie fjala, ndër né të marrunit me ndoré, besa, mikpritja, kjé se shumë herë e mbrojmë si fajtorin si të pafajin.
Këte shoqni që na mëson natyra, na imponon jeta; po njëkëte na urdhnon besimi, cilido të jetë. Shpirti i shqiptarit, me gjithë besimet e ndryshme, e ndien fuqishëm se një i njëjti Zot i vërtetë asht Zoti i muhamedanëve, Zoti i ortodoksëve e Zoti i katolikëve. Në saje të një Zoti, Babë i mirë, i drejtë për të gjithë, na jemi vllazën, pse jemi të gjithë bijtë e një Zoti që na ka falë. Pra, Zoti i të gjithë néve, e na të gjithë të Zotit. Në themel të këtij imperativi na jemi një. Ja, pra, se kurrgja nuk vllaznon ma fort se Zoti.
Zoti asht visari i përbashkët i të gjithë Shqiptarëve pa ndryshim.
Në themel të këtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbështetet në kuptimin e kjartë: Muhamedani i biri i Zotit, kristjani i biri i Zotit, pra, vllazën; mbështetet ndër ndjesi të sinqerta : Porsi vllai për vllain të ndjejmë njeni për tjetrin; mbështetet në nderimin reciprok për bindjet fetare të shoqi-shoqit: Për kurrnjë arsye nuk kemi të drejtë të përbuzim kënd; porsi me të drejtë kërkojmë të na kuptojnë, ashtu kemi detyrë t’i kuptojmë të tjerët. Kjo tolerancë fetare kështu e naltueme deri në fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vështirë. Kush e ushtron këte asht me të vërtetë i madh. Toleranca qytetare – shoqnore e gjenë plotësimin e zbatimin e vet në tolerancën shtetnore-politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njëpërnjë të tria besimet në Shqipni; shteti njëmend asht afetar, d.m.th. asnjanës, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon për kurrnjë besim ma fort se për tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynë deri në ma të naltën shkallë të lirisë e të të drejtave të besimit: Ata pranuen tri besimet në themel të barazimit të plotë; para shtetit e zyrtarëve të tij nuk ka as ndryshim, as pengim ndër të drejta të kurrnjë elementi; të gjitha ligjët, masat, vendimet dhe mënyrat zyrtare synojnë aty: Të forcohet e të sigurohet sa ma mirë qetësia fetare në Shqipni. E tanë puna mbetët ndër zyrtarët, sa ata punojnë apo jo me shpirtin e këtij parimi e me drejtësi.
Pra, për me mbajtë qetësinë midis elementave fetarë: 1. Duhet të kemi për bazë të vërtetën kundrejt parimeve. E vërteta nuk lot: Intoleranca teorike-dogmatike; 2. Duhet të kemi dashninë e sinqertë midis përsonave: Toleranca shoqnore-qytetare; 3. Duhet të mbahët drejtësia me ndërgjegje ndër ligjë e ndër zyrtarë: Toleranca shtetnore-politike.
Arsyeja e këtyne udhëzimeve asht kjo: Na duhet të rrojmë së bashku, jo si përdhuni, por me vetëdashje; këte punë do të na e thotë mendja, do ta duejë vullnesa, do ta ndjejë shpirti; mendjes do t’i flasë e vërteta, vullnesën do ta vendosë e drejta, ndjesitë do t’i shtyjë dashunia. Toleranca qytetare asht një virtyt, për ushtrimin e të cilit krejt njeriu, ndër të gjitha fuqitë kryesore do të jetë i prekun e i tërhjekun. E tanë puna asht këtu: Me dijtë me kenë të zotët ta bartim shqiptarin, jo si të huej, por si vlla.
Kështu, pra, nuk janë besimet ato që e shqetësojnë jetë vllaznore në Shqipni, por gabimet, pasionet e padrejtësia e besimtarëve shqiptarë janë ato që krijojnë çeshtjen fetare në vendin tonë.

PENGESA QË DUHEN KAPËRCYE

E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrë vesh me kaq, ja nuk ka me marrë vesh kurrë. Tash të vijmë tek praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë. Kështu që nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresë për Shqipni; kështu nuk bajnë për Shqipni as Ismail Qemali as Bajram Curri pse janë muhamedanë, as Gërmenji as Negovani pse janë ortodoksë, as Gurakuqi as Ded Gjo’Luli, pse janë katolikë; kështu kemi ardhë ndër përfundime qesharake e do të vemi ndër konsekuenca rrënimtare!
Për të rrojtë vllaznisht na shqiptarët do t’i mbajmë, thamë, disa kushte, do t’i vendojmë disa parime, por edhe do t’i hjekim disa pengesa.
1.Pengesa e parë, për shërimin e kësaj plage të kobshme që e shqetëson jetën ndër shqiptarët, asht gabimi i madh i disa udhëheqësve të cilët duen ta mbulojnë edhe ta mohojnë plagën, e cila, mjerisht, ekziston dhe do të shkojë në gangrenë po nuk u shërue me dorën e një kirurgu të aftë e të ndërgjegjshëm. Çka asht gabim e kalbësinë, fanatizëm e pus, ves e dobësi, lè të qitet në shesh, lè të thohet kjartë, pa ia shikue hatrin askujt.
Pse ta mohojmë? Një pjesë e mirë, muhamedanë a kristjanë, ortodoksë e katolikë nuk shikohen me sy të mirë; një antagonizëm shoqnor qendron në mes tyne; ata nuk kanë mbërrijtë endè t’i rregullojnë relatat fetare, shoqnore e civile që do të kenë.
Duhet ta pohojmë botnisht, se për mungesë kulture jemi këtu. Ky do të jetë hapi i parë i përmirësimit: Ta njohim e ta ndiejmë sa duhet këte plagë shqiptare.
2.Me e shikue hollë, aty ku duket se ndeshen muhamedanë e kristjanë, nuk hyjnë në lojë parimet dogmatike; ato populli nuk i din, as nuk i merr aq në kujdes; sigurisht as për hatër të Krishtit, as për hatër të Muhamedit sot nuk ban kush parti as nuk ngre ngatërresa.
Shkaku i parë do të kërkohet ndër faktorë historikë, ndër tradicione mënie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, përbuzje, paragjykime e zemërime kundrejt shoqi-shoqit; me këta lindim, me këta rritemi, me këta edhe vdesim. Vetëm koha e kultura mund të na çrranjosë. Do të kalojë edhe ndonjë brezni që muhamedani ta harrojë tradicionin e të parëve, ta zhdukë krejt idenë “kaurr”, ashtu për një predispozicion të bamë petk, si kristjani i sotëm edhe i nesërmi kenë e pa kenë për çdo punë që nuk i bie për shtat, ka me kujtue e me u ankue: Po më bahet e padrejtë pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atë masë që të marrim kulturën e shpirtit e të hjekim shkaqet e pretekstet, po me atë masë kanë me u dyndë edhe këto rê të helmueme.

FAKTORI PSIKOLOGJIK

1.
Edhe faktori psikologjik ka të bajë shumë me këte dasi shpirtënsh. Shqiptari si tip asht madhështor. Ai ndien për vete edhe përtej se duhet. Mirëpo kjo veti instiktive që kohët e kalueme ndihmoi shumë për me shpëtue shpirtin, gjuhën, zakonet e traditat tona, nëse kjé fat i madh asohere, sot, për jetën tonë kombtare mund të bahet rrezik i parë. Kam pa e shoh përditë shqiptarë edhe me kulturë, të cilët nuk janë të zotët të çveshen prej vetës së vet, ata e dijnë fare mirë çka do me thanë jetë e përbashkët e jetë individuale, i kuptojnë kjartë kontrastet e sakrificat që lypen për me u kapë me jetën e vërtetë shoqnore, megjithëkëte, hir e pa hir, duen të bajnë të vetën; duen vetëm ata me kenë të mendshëm, ata gjela që këndojnë. E po gjetën injorantë, trashamanë, hipokritë, servilë, fanatikë, po edhe njerëz në të mbarë e pa të keq, more t’i shfrytëzojnë pa dhimbje, pa shpirt, edhe ngrehen kapadainj, udhëheqës, pionjerë a shka po di unë.
E ja klanet, partitë prej nga rrjedhin dasitë e kontrastet shoqnore: Hallet shqiptare. Këta njerëz të besueshëm, mandej, si ta kenë ba një grimë pozicion me taktikë vërtetë djallëzore, sa herë t’u nevojitet, mjaft ta prekin apo sa ta çekin sustën e besimit, se janë gati një turmë për t’i ndjekë; e ja, se me njëherë qiti krye çeshtja e besimit ndër shqiptarë me mëni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime.
Ku asht faji? Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unë, së mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristjanit pse asht fanatik; ai nëmose asht i sinqertë; fajin e parë pse shqiptari ka mbetë fanatik e ka hoxha, prifti a popi, këtyne – po nuk patën vetë aq kulturë njerzore edhe fetare, sa me u dalë për vete e me ua dhanë të tjerëve – u do hjekë e drejta të mësojnë. Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, që me sa macja e qeni, nuk e beson as Krishtin as Muhamedin, por formon klane për Dinin si për Fenë e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atë formë – gjen kush e ndjek për me kenë ai në krye. Derisa të mos zbulohen e të mos qiten sheshit këta njerëz të rrezikshëm nuk ka qetësi në Shqipni!

INTELEKTUALË TË KACAGJELUEM

1.
Prapë fjalën e kam me gjysmakët, intelektualët e kacagjeluem; Çeshtja e besimit ndër né nuk studjohet si duhet e sa duhet. Me një lehtësi të pandërgjegjëshme i bihet nëpër té, merret nëpër kambë, shahët e poshtnohet njeni a tjetri besim. Nuk do, nuk di ose nuk del kohë me e studjue thëmelisht çeshtjen e besimit, nuk ké të drejtë me folë, as me dhanë gjykim. Po fole në këte rast, ké qitë tharmin e shqetësimit, jé atentator i vllaznimit, i rrezikshëm për besimin e për shtetin; sikurse do t’ ishem unë mizor po të jepja receta baresh vetëm pse diku kam lexue diçka apo i kam pa ndër reklama fletoresh.
2. Ambienti, dispozitat atavike të trashëgueme, shpirti refraktar, botkuptimi i ngushtë, rritja familjare mbrenda një rrethi plot paragjykime e sa shkaqe të tjera këso dore bajnë që, përgjithësisht, muhamedani shqiptar disi e ndjen veten ma afër muhamedanit, ashtu ortodoksi afron ortodoksin, katoliku katolikun; këte e sheh dhe e njeh ma shumë se të vetin, ndërsa atë tjetrin e mban si të huej. Nuk asht besimi që ia detyron këte sjellje, por asht shpirti i klanit antishoqnor i paformuem që e shtyn të rrojë me vllaznit e vet si me të huejtë. Fakti asht se jemi të formuem kështu; detyra e sejcilit asht të naltohemi mbi vetén e mbi klanin e rrethit tonë e të kapemi në jetën e vërtetë shoqnore. Mos të më thotë kush se nuk asht e vërtetë, se unë jam tue e teprue; shkoni e hyni ndër shtëpia private, ndër rrethe intelektuale e dita me ditë keni me gjetë se po në ketë mënyrë e me këto dispozita bahen mbledhje të përzemërta, sajohen klane, vendosen punë edhe me randësi, as nuk po e çoj ma gjatë për mos me e zbulue të gjithë vobeksinë e shpirtit tonë të kufizuem.
Mos t’i lavdohemi shoqi – shoqit për atdhetarizëm, për kulturë e për kontribute, as mos t’ ua vejmë kandarin mungesave e dobësive të njenit e të tjetrit element, pse sejcili element ka kontributet e veta e ka edhe dobësitë ndër besimtarët e vet; mos të lavdohet kush se porsi element asht ma shqiptar se tjetri! Superioriteti i besimtarëve, edhe në lamën atdhetare – kulturore, do të tregohet me fisnikinë e ndjesive, me naltësinë e jetës, me zemër të gjanë e me zotësi për ta mundë të keqen me të mirë. Nuk asht numri as pasunia që e ban superioritetin kulturor e kombtar, por personalitetet që me cilësitë e nalta morale e me zotësi ditunore janë ata, që bajnë pikën e gravitetit në një popull. Derisa të jenë kush që kujton se myslimanët shqiptarë janë Shqipnia, apo se:
1. vetëm kristjanët janë nacionalistët e vërtetë, nuk kemi bashkim kombtar, nuk kemi jetë vllaznore, na jemi thikë e brisk.
2. Historia asht histori, dhe do të mbetet histori! Jeta e Krishtit e vepra e krishtënimit, si dhe jeta e Muhamedit e vepra e muhamedanizmit janë të dokumentueme botnisht. Na shqiptarët as nuk mund t’ ua hupim, as nuk mund t’ ua shtojmë dritën, as hijet dy besimeve. Ashtu edhe historia e ortodoksisë dhe e katoliçizmit nuk ka mbetun vetëm te né shqiptarët. Prandej, historia ja mos të prekët aspak, ja nuk ka kush të drejtë t’a falsifikojë e t’a sajojë vetë, për pa shkaktue zemërime, shqetësime e polemika, që nuk ndërtojnë, por prishin e rrënojnë.
3. Mos të rrijmë tue njehsue e tue theksue shka na dallon, por ma fort të ngrehim për shka na bashkon: Na bashkë e kemi një Zot në të cilin besojmë, kemi dhjetë urdhnimet që Ai na ka vue, kemi detyrë morale, shtetnore e kombtare të perbashkëta, kemi historinë, kemi idé, ndjesi, jetesë, zakone, kangë, festa, shpresë, shpirt, interesa, gjuhë e të tjera visare e nevojë, nëpër të cilat ne jemi një në mënyrë të pandashme. Në vend që të shikojmë në çka e ku të ndeshemi, të shikojshim e të anojshim me kujdes në ate çka përpiqemi. Shumë puna e mirë pat me u ba, shumë qetësia pat me u gëzue!
A nuk mund të përmbahemi pa e vu në veprim atë shpirtin kundërshtar që e kemi në palcë e në lëkurë? Ta kundërshtojmë terrorizmin, imoralitetin, luksin e alkoolin, vesin, dhunën, pasuninë e padrejtë etj., e jo, të kapemi për punë feje. Të na mbushet mendja mirë, se sikurse nuk janë fajtorë myslimanët pse janë shumicë në Shqipni, ashtu nuk kanë ma pak të drejtë kristianët, vetëm pse numri i tyne asht ma i vogël.

TË HUEJT KURRË NUK E KANË DASHTË BASHKIMIN TONË

4. Të huejt nuk e kanë dashtë vërtetë bashkimin e shqiptarëve; ata si njëherë përherë kanë veprue për të krijue e për të mbajtë në Shqipni një gjendje kaotike, përçamjesh e dasishë, që të dilnin në përfundim se shqiptarët nuk e kanë ndërgjegjën e përbashkët të kombësisë e të shtetit, nuk janë një popull, nuk e ndiejnë sa duhet nevojën e solidarësisë shoqnore! Me mënyra e taktika të ndryshme, për këte qellim shtinë në punë e përdorën sa herë edhe ndikimet fetare.
Vetëm bindja intime e tanë popullit shqiptar në një drejtim të vetëm, tue u naltue mbi të gjitha brêngat e vështirësitë tona të mbrendshme, vetëm ky hap fisnik do të mund ta përballojë mjaftueshëm këte sulm e këte rrezik.
5. Këte kontrast jete ndër né e ushqen fort edhe heterogjeniteti i familjes shqiptare. Derisa nana vetë të rritet me një mendësi antishoqnore e t’i rrisë fëmijët vetëm për katër muret e shtëpisë, derisa familja shqiptare mos të shpirtnohet vetë tue marrë poezinë e madhninë e jetës e grueja mos të ketë formue ndërgjegjen për misionin e naltë që ka në familje dhe në shoqni, shqiptarët kurrë nuk kanë për të kenë elementa të aftë për jetën e përbashkët, jo për shkak të besimit, por pse pa pasë edukatën familjare në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, né nuk mund të jetojmë si na përket as si person, as si kolektivitet.
Besimtarë, të çdo feje të jeni, në emën të besimit tuej po ju thom: Shtërngonju, se një mision i madh u endèt përpara. Ju për detyrë e ndërgjegje e për urdhën të Atij Zot që besoni, duhet ta shpëtoni Shqipninë, tue u tregue vërtetë vllazën, jo me forma e për dukë, por me bindje e me ndjesi, me sakrifica e me jetë të shkueme në themel të përpjekjeve vërtetë vllaznore.
A e duem një Shqipni me të gjithë Shqiptarët? Të marrin fund njëherë e përgjithmonë fjalët e frazat: Muhamedanët refraktarë! Katolikët antishqiptarë! Ortodoksët grekomanë! Kemi pasë, po, mjerisht, muhamedanë, ortodoksë e katolikë të dobët, dhe kemi pasë e kemi muhamedanë, ortodoksë e katolikë vërtetë shqiptarë, të vërtetë e të mëdhej, por as muhamedani nuk ka arsye të rrijë sherbez, as kristiani nuk do të kujtojë veten të marrun nëpër kambë.
Me gjak të vét e shuguroi Lterin e Atdheut katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Çerçiz Topulli e Bajram Curri, Gërmenji e Negovani nuk kanë ndryshim, por janë një në mendim e një në vendim, në vepër e në vdekje. Ata e kryen detyrën e vet, tue e vulosun me gjak atë shka jemi: Vllazën të një gjaku!
Mirditasit e dukagjinasit, kosovari e dibrani, kurveleshasi e kolonjari, për vjet e vjet hoqën keq me ruejtë të njëjtën gjuhë, të njëjtin shpirt, të njëjtat zakone shqiptare, ngase ata kjenë një në sakrificë e në drejtim, në saje të tyne trashëguem visarët tona kombtare.
Me gjak e ndasi jemi ngopë. Kemi provue edhe se shka asht kthetra e huej. Jemi rysë tashma me të gjitha provat e egoizmit vetjak e kolektiv të partive, dhe kemi pa e prekë me dorë se një popull i përçamë me grindje të mbrendshme asht i gjykuem me mbarue. Rreziku që na rri mbi krye të bjerrim Shqipninë, idealet e interesat që na rrijnë përpara, gjamët e shpirtit shqiptar e aspiratat e të gjithëve për gjithshka asht për të mbarë e të mirë, vlerë e nderë për popullin e kombin, për historinë trashëgim të breznive shqiptare, janë arësye e shkaqe që na imponojnë të lidhemi e të mbahemi nji ballë i çeliktë pa ndryshim besimi, partie, krahine a privilegji. Do të ishte një tradhëti e naltë për brezninë tonë që tashti këtij blloku të çimentuem t’ia ndezim bombën e dasisë me shkëndinë e përçamjeve fetare.
Prite, Zot, që populli ynë besnik e fisnik, për shkak të besimit fetar mos ta ketë ma besimin shoqnor njëni me tjetrin; në vend që të bashkohet më një, të përçahët trish; jo, mos e thantë Zoti që shqiptarët besimtarë, në vend që t’i afrojë dashunia, t’i përçajë mënia, e po njata çka duhet të na afrojë, besimi në një Zot të vërtetë, të na shtijë grindjen e armiqësinë; jo, kurrnjë mos pritshim t’ ia mërrijmë asaj ditë, kur për shkak të dasive, të shkrihemi porsi krypa në uji e të zhduket prej fytyrës së dheut Vatra Shqiptare, mos të jehojë ma ndër kombe zani i Arbnorëve.

TË HEQIM DORË NGA ÇDO NDRYSHK ZEMRE

Sot në këte krizë të tmerrshme besimtarëve të të tré elementave na përket, për hatër të Zotit e të Shqipnisë, të heqim çdo ndryshk zemre, t’i japim dorën shoqi – shoqit e të vllaznohemi në Atë Zot që besojmë e në Atë Shqipni që e duem me gjithë zemër.
E po e patën detyrë besimtarët një herë, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetë herë ma tepër e ka detyrë të shtërngohët doradoras, e pa vonesë të dalë në lamën e luftimit për t’ ia shpëtue shqiptarit besimin në një Zot, shpresën në një Shqipni.
A sot, a kurrë, të mobilizohemi për Fé e Atdhé!
Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer.
Bashkimi i tré klerëve në ketë drejtim e veprim asht leva ma e fuqishme për të sigurue bashkimin e shpëtimin. Nuk shpëton, jo, sot as Xhamia pa Kishën, as Kisha pa Xhaminë, por as njena as tjetra pa Shqipninë.
Të ngrihemi në kambë! Për një Zot të vërtetë për një Shqipni të lumtun, na jemi vllazën!”
Korçë, Korrik 1944.
*Marrë nga libri: “Çashtja e elementavet fetarë në Shqipni”, Tiranë, 1944, fq. 5 – 22.
**Shenim nga Fritz Radovani: Materiali i At Anton Harapit O.F.M., botue në vitin 1944, më asht dhurue nga Prof. Ndue Zef Toma, i cili e ka redaktue, pa ndryshue asnjë fjalë nga origjinali.
Nënvizimet janë të Autorit, simbas origjinalit, për të cilin, Ju lutëm, të mos bani ndryshime.
Melbourne, 4 Janar 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929...kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort!
E ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!...E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”...
Qysh se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm.., por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 83 vjet ma parë.

Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar!
Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh.
Ai nuk eci kurrë mbi shilte e cerga...Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë...
Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.
Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky. Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht At Shtjefën Gjeçovi.
Mbas vitit 1912, kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike.
Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të përfshimë në Gjenocidin komunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut. Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të realizmit socialist. Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi” per disa.., në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue At Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.”

Ja, dhe një fragment i poezisë “E drejta!”:
“M' kam, se Atdheu don që t' vllaznohi
E njihni n' t' bame t' keni e n' fjal
M' kam, se Atdheu don që t' bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j' a ndal
...M' kam, shqyptart, m' kam, e n' zemrat trimnohi!
M' kam, flamurin e Shqypnis qit - e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’ n tande, n' t' cilën Mama t' ka rrit
N' drit me qitun, prej Zotit ke leje
...Ngrehu prej gjumit, se mjeft t' ka topit!”

Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët Ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj.
Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres.
Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar.
Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit, etj., për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica, i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë shqiptar këto fjalë:
“At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë - si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane - At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n' Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, - se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej. Famullia - një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë - qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…
Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.
Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur - dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shënjtëruar të Shqipëtarësisë.”

Aty rreth vitit 1954, 55...
I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit.., kishim përpara një portret të Tij...Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë: “Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet armët serbe i këthyen në dy shpella..?”

Melbourne, 2012.
Shenim F.R.: Botohet me serinë e “Zamakut të Flamurit Kastriotit” Nr.3.
Melbourne, 14 Janar 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

At Lek Luli asht le në Malësi të Madhe, në Kastrat, me 8 Mars 1908. Mësimet e para i mori në shkollen Françeskane Shkoder, studimet e nalta i ka vazhdue në Kolegjen e Sant Antonit në Romë. U rikthye në Troshan të Shqipnisë ku, plotsoi kushtet.
Meshen e Parë e tha me 28 Dhjetor 1935. Disa vite dha mësim në Liceun “Illyricum” ku, ra në sy per përgatitjen e Tij kulturore. Në vitet 1938 ishte Kryetar i Shoqnisë së Fretenve, që thirrej Shoqnia “Antonjane”. Ruejti lidhjet e veta me Malësinë e Madhe dhe Ju perkushtue studimeve krahinore të folklorit dhe të historisë, tue mos u pajtue me okupacionet e hueja t’ Atdheut, kryesisht atij Italian. Sigurisht që ky qendrim i kishte rrajtë e veta Atdhetare, kunder pikpamjeve të italianve. Per këte qendrimi i Fretenve në Shqipni ishte i haptë dhe palidhje me okupacionin e tyne. Mbas ikjes së At Lek Lulit në Jugosllavi, Ai u konsiderue jo vetem antifashist, po dishka ma shumë, “frat revolucionar”, se gjoja zhvillonte veprimtari antifashiste. Në fakt në vitin 1941, At Luli i dorzon një notë antifashiste legatës Angleze në Jugosllavi.
At Lek Luli asht nder klerikët e paktë në Shqipni që pelqen pikpamjet zogiste, gja që me 16 Korrik 1944, në fshatin Pac (Bytyç), në rrugen per Jugosllavi, kah Tropoja, At Lek Luli asht Kleriku i Parë Katolik Shqiptar që u vra nga forcat partizane komuniste. Këte fakt e verteton drejtuesi i forcave partizane “Perlat Rexhepi” atje Rexhep Haka.
Rexhepi shkruen atëherë: “Ne e kapem spijunin Lek Luli dhe e pushkatuem...”
Tek libri i Rakip Beqaj, kemi edhe mendime shtesë, gjoja si “demokristjan”...
Të gjitha akuzat që lidhen edhe me Vatikanin dhe lidhjet e At Lulit me Abaz Kupin, justifikojnë vrasjen e parë të një Kleriku Katolik nga batalioni komunist, po në fakt mungon “dëshmia se ku shkuene të hollat” që At Lek Luli kishte atëditë me vete?!
Asht e vertetë që historia e asaj periudhë ka mangsitë e veta po, dëshmitë e shkrueme nga Prof. Dr. Zyhdi Zekja e Namik Kruja tek libri i Dr. Pjeter Pepës, janë e mbeten dokumenta me vlerë në thesarin e Klerit Katolik Shqiptar i masakruem nga PPSh dhe, vrastari ma i madh i shteteve të Ballkanit, diktatori Enver Hoxha.
Me këte rasë botojmë një poezi të Fratit Malsisë së Madhe:
At Lek LULI:

ZANI I SHQIPES

Nalt mbi male tue dihatë
Idhshëm shqipja po piskatë:
“Braf në kambë djelmëni Shqiptare!
Rrokni armët e qitnje fare
Italinë, qi n’kater vjet
Fé u zhduki, Atdhé e shtet
Mbi zogj t’tjerë, se d’bamë robneshë,
Krah e kambë keq m’i ka lidhun,
pa u t’jetë kush, qi me m’i zgidhun
Prej verigave të robnisë?!...”
Po a thue kaq, djelmt e Shqipnis,
ftyren marrja u ka mulue,
sa mos t’mund’ni m’u kujtue,
Se Italija e ka qitë cekën
Shqiptaris’ me i sjellun dekën
Me çdo mjet! S’jeni tue pa,
Se sa poshtersitë e mëdha
po ban mbi ne tash kater vjet,
Q’se na ka nën thember t’vet?

Shifni ç’ban n’ne Italija:
Djelmt ma t’mir’t, qi ka Shqipnija
Dalë ngadalë po i qet t’gjithë fare
Ke n’konop, ke grijë n’batare,
Ke ndryj n’burg t’tjerë n’mergim
A ka kund ma t’madh poshtnim:
Daj njerz’t vendit, ku kan lé,
Merr o treti n’nji tokë t’re;
Daj me shokë, miq, dashamirë,
Mos i len Shqiptar m’u thirrë.
Gra e varza tue koritun.
Fmijtë e vogjël n’treg tue shitun,
Kndej djeg Kishë e andej Xhamija,
Tredhen burrat si bagtija
Para syvet t’gravet veta!..
Ç’na vien t’gjallt, sot ç’na vie’ jeta.
Paj qe besa e t’madhit Zot
S’asht kashatë qi bluhet dot
Me i puthë hasmit kamë e dorë,
E mbi krye me i vu kunorë.

Për mbrapshti, çi po veproka,
Atme e shpi kur t’i zaptoka!
Kush Shqiptar pra i thot vedit
N’mal e n’fushë o n’breg të detit:
Kapni pushk’n e lenje sht’pinë,
Kapni pushk’n e bashk me mue:
Kapni pushk’n pa u vonue
Ja me vdekë ja me fitue
Atdhen t’onë pë me librue!!!
S’asht nevoja për me p’vetë
Ku ju pres? e dini vetë:
Mbi ato male mbushë me borë
Me Flamur t’ Shqipnis në dorë
Aty u pret ju...
Mos t’ua tusin synin deka,
Pse fitimi asht i joni.
Ku luftoni ju, fitoni,
Si fituen t’part t’uej perherë
Para Botes damun me nderë:
Teuta, Pirri e i Madhi Leka.
Por dhe n’kjoftë, se na vjen deka
Ardhët e bardhë, pse besa e Zotit,
Dekë ma e bukur s’ka n’ditë t’sotit
Se me dekë me pushkë në dorë,
Si qytetas si malsorë,
Tue luftue kundra italjanit,
Per me i sjellë lirinë Balkanit.
E me flamurë përmbi krye
Kuq e Zi pa e përlye
Tue u valvitë neper ajri
N’sa djelmnija per rreth ti,

Pa ndalë turrin pa ndalë hapin
Shoqi sho’it zemer t’i napin:
“Urra djelm u dhashtë e mbara,
Se né, fati na hecë para!”...
Kshtu do t’marrin zjarm beteja
N’mal e n’fushë si t’shkrepte rrëfeja
Gjithkahë pushka do t’ushtojë,
Toka deti do t’gjimojë,
Dersa topi pa ia da
T’rrahin logje dhe kala
Dhe avionat përmbi krye
N’hekur tanksat mirë mbërthye
T’bombardojn dhe t’mitraljojn
Por Shqiptarët luftën s’do t’lëshojn:
Fyta fyt n’ia mbajt’t anmikut
do t’a mbysin. Kurrnji rrezikut
S’i ka hikun i balkanasi
Por atme e shtet. Ilirianasi
Asht mësue m’u vra e m’u pre
Me has’m t’Kombit. Per Atdhe
Kur Shqiptari n’luft t’ket ra
Tjetër fat lufte aty s’ka:
Por ja vdekje, ja liri!...
Vet’m at herë pra n’ Shqiptari
Ka me prajtë kjo luftë titane
Kur krejt forca italiane
T’jeten shue, e Shqiptari
T’gzojë lirinë siç i a la i pari!
Kshtu do t’marrë vesht rrokullija:
Gjallë robneshë s’bahet Shqipnija.
1941.

Shenim F.R. Tek vjerrsha asht ruejt origjinaliteti i paprekun.
Viti 1941 nuk asht i saktë.
Melbourne, 28 Janar 2022.


Pergatiti Fritz RADOVANI:
Shqiptarët e njohën me Emnin e nderuem: Poeti i Ambelsisë!
U thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi. Menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, Don Ndreu iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjes komuniste.
Don Mikel Koliqi edhe Ky atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993: “Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin. Ai asht torturue shumë dhe po u thonte torturuesve: “Mohni bre kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”
Don Ndreu akuzohet se ka pasë dijeni për vendqëndrimin e Don Lazër Shantojës, Don Alfons Trackit, Kol Ashikut, Martin Sheldisë, Gjovalin Sheldisë, Ndoc Jakovës, Gjok Gjergjit (prej Lisnet) dhe Zef Augustinit (prej Lisnet). Njëkohësisht ka mbajtë lidhje të ngushta me Don Injac Gjokën, i cili strehon dhe përcjellë ndër shpella “kriminela” të luftës. Don Ndreu mohon akuzën që i bahet por burrnisht pranon: “Mësova se punohët për shuemjen e Partisë Komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, me 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.).
Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.
“I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.”
Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas murit të Rrëmajit, në Shkodër. Ishte i Pari Klerik Katolik Shqiptar që u vra në Shkoder.
Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, shka të baj ma shumë për ty?!”. Ndër pushkatimet e ditëve të para lejohej prifti me i krye sherbimet.
Në këtë rasë ishte aty Don Tomë Laca, i cili mbas pushkatimit e mori në krah Don Ndreun e vramë, (me leje të Sheuqet Peçit) dhe bashkë me xhakonin Mark Çuni dhe dy të tjerë, e kanë varrosë mbrenda vorreve të Rrëmajit, aty ku asht edhe sot.
Kur Don Toma shkoi në Argjipeshkvi aty nga ora 7.00, pau veladonin e lamë me gjakun e Don Ndreut prej supit ku e kishte mbështetë e deri në fund të kambëve, dhe aty për aty i ka ra të fikët. Prej atij çasti ai ka pësue një sëmundje nervore nga e cila nuk asht shërue kurrma. (Si mbas tregimit të Don Mikel Koliqit, në vitin 1993).
Atë ditë, një afishe e madhe u vue ndër murët e Shkodrës:
“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË E POPULLIT:
1.Prenkë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci dhe 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”
Don Ndreu i la Popullit Shqiptar një veprimtari letrare të pakrahasueshme.
Shkodra nuk e harroi asnjëherë Letren që Ai i dergoi në 1942 At Fulvio Cordignanos.
ME 25 MARS 1945...
PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË SHKODER,
PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË” DON NDRE ZADEJA,
I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT KOMUNIST NË KËT QYTET, MBAS DON LAZËR SHANTOJËS NË TIRANË, ME DATËN 5 MARS 1945.
NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE MARTIRË TË
KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE,
QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE,
PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE.
Me shumë respekt Fritz RADOVANI.


A T F U L V C O R D I G N A N O S - 1942 (Cum non est cui suadeatur - Et qui suadeant non sunt.Plint. Paneg.)

Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit
e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu
nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit
gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta
ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine: 5
Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme,
si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,
s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,
por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin
shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm! 10
E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,
si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua
bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,
ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,
me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina, 15
me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje, (pa mê – pa pushue,FR)
me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra
një shkop për ty. Patër Milan të quejti,
t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,
ngarkue me plaçka tua e me visare 20
t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti
ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,
ku e pakundshoqe t’pritte bujarija
e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,
lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun 25
me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,
cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,
plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël
para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti
i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun 30
e buk e krypë e zemër parashtrote.
Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!
N’areopagun e letrarve t’tú
rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,
(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!) 35
e si shpërblim plot e përplot me tamthin
e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite
e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm
Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!
Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin 40
e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën
e tij do t’pijn’.... i pvetun do t’përgjegjët:
“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”
Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja
durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, 45
e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér
pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem
shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ
i shuem e i poshtër? Un me dije tânde
s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari 50
meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!
Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre
ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,
me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove
nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute, 55
e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’
na vûne: Ktu pushon rraca ariane!
Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,
skotë e përzieme hithâsh ariane
kênka Shqipnija? O témpora! O móres! 60
Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër
n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,
mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat
e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare
dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? 65
e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka
n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari
mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun
emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun
nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit 70
n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe
se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet
e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde
gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? 75
Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna
tejshekullore rrihi flet’t e tua,
Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde
çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli
me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!
Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, 80
rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,
Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,
por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma (shêj – kêputë)
e Illyri Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit,
i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit 85
besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.
Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja (preja – të pabesë)
e votres sonë, emënharruem, rrugaca?
Rrugaç, vasal, ushtar i blem me pare
edhe zamadhi Kastriotë i yni? 90
pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta
mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme
fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre
n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?
E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun 95
n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa
Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,
Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,
por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.
Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit. 100
Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim
çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre
për fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull
ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?
Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! 105
Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën
vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua
qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!
Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote
qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme, 110
nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:
Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.
Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni
goja me fol’ çka para téjet nieri
i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin 115
pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit
me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër
vigmën aj sot e lshon.... Prej téje e nâmta
kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)
nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë 120
rrféja mizore e hijevet Illyre,
nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin
Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,
ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma
e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, 125
prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.

Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit
t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën
brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun
Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja; 130
me grushtin e përtham e shkundi Pasin,
Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën,
akull ku n’préhje barasohen eshtnat
e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti,
ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme. 135
Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja
fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje
vargjet e mija qi frymzon, por ahti
i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash,
pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën 140
gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet
e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri
për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun
për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët
oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme 145
tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi
shkodranit ftyrën me ja marrun déshte
me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme,
(ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,)
n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave, 150
njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme
ndête mbi né mortore e ankimi i zi,
me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone,
çilte vorreza t’reja n’për gardhîje;
kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova 155
n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi
e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,
n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave!
Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe
Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja, 160
u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano,
t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue?
A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht)
q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës
shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati, 165
por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën,
por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku
me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël (kersij – kocka)
si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre
amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun 170
të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja)
mbi ata shqiptar’t e lashtë e meshatarë,
mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme
e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove,
kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit 175
salvimtar kalli vetun ballë i bâne,
njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit
e Benediktit t’ Madh hanës drapnore
ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa,
por monumente jo, sikur Barleti, 180
Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi
Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme,
nám i pasosun i ksaj’ tok’s shqiptare,
ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun,
ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun, 185
ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun.
Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte,
vllazën na quejte e vllazën na përcolle,
por vrasës ti na dole! E, po, po, thue,
t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë 190
me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën
nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane,
as shkopit t’carvet, por synuene Romën
Latine t’Papve fén edhe kombsinë
tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat 195
përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore:
Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna
vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën
shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji
i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë, 200
krepatueshëm kumbon’t i xëvêndsote;
kur jashta murit t’that, pushkën për faqe,
burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye,
vështojshin mos t’i xân pusí vezire
mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit 205
shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para
se t’qitte synin rrezja e parë e diellit.
O misjonar’, kambsor’t e Naxarenit
n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi
s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin, 210
me gjoj’ hyjnore dora dor’s ta mbushim
lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm
qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët,
âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet
e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre, 215
bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës s’ vogël,
për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata
pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta,
por marimanga blet’ nuk bahët lângun
pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme 220
e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?):
Kanuja Illyre pronen edhe kullen
me kulm e me temel e gjan’ e gjallë
me ç’fryn e ç’ avullon ja digjte núri,
por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit. 225
Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké:
Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin
banor’t e botës s’ vogël primitive.
Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët
ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme! 230
Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme
t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun
t’ dalin të ri për tirqi si biluri,
e téja t’ fort’ si kanpi për buljera,
e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin 235
qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja
n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari.
Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme
e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta
ogiçin para, berreve dihatse 240
t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari;
nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër,
t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,
t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke,
si lokja jau kërkoi Bardhën nuse. 245
(qi me e kërkue me pishë edhe me qiri
mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn
e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije,
n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat
e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota 250
e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën,
prej muzgu, dhênt përpara tè konaku
t’u prrallë e tue këndue ‘i kang’ mbas krahit
qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona,
or ju, n’ at Kish’ të lume, vetmitare? 255
Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta,
bûjen me u dá mikpritse misjonarve, (bujen – buken)
me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri
dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra,
prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng përmbushet 260
streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat
rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse,
e besa bés’ m’u lidhë e i leshti parzëm
me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse
për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun, 265
me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës
cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe (cirkën – djersën)
Thráku barbar i yti, Cordignano!
Tashti , té votra shlodhu, o misjonar,
e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit 270
shejó triumfe t’réja: sóse ditën
me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat
e ufices meshtarake. S’a nevoja,
n’ kureshtën tânde shkencatare, synin
harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni: 275
a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës
a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica
e ‘i rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije
me u ardhun hakut macave shpijake,
prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit 280
pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat
t’përzhituna n’térbim e merrshin iken.
Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove
gáca mbi gáca, Cordignano, e bota
veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta 285
dorën kundroi leçitse albanofóbe.
Veprën e misjonarit lavdiplote,
ravën e kambve t’ tija koha e amshimi
me bindje e përkujton, por, vepra e jóte,
ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli, 290
qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.
Shkoder, 1942.

Shenim F.R.:Më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, rreth vitit 1958 në Shkoder:
Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.
Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohtuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë... – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohtun italian, po edhe ai klerik katolik.
Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike.
Autori i saj Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.
Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga tradhëtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”.
Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter!
Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda.., edhe vetë Rinia Shqiptare !!!
Melbourne, 4 Fruer 2022.


Pergatiti Fritz RADOVANI:
Don Lazer Shantoja asht Martiri i Parë i Kishës Katolike Shqiptare që u pushkatue në Tiranë, nga vrastarët terroristë komunistë me 5 Mars 1945.
Me dashtë me shkrue per figuren e Tij njeriu mendohet nga t’ ja filloj? Tek lindja apo tek vrasja e këtij demokrati, letrari, publicisti e vigani poliedrik të kulturës Shqiptare që vdekja mizore prej katilave komunistë, tue la me gjakun e tij tokën Shqiptare e ngriti meshtarin katolik Don Lazër Shantoja, të parin në atë Elterë të bekuem me datën 5 mars 1945, përkrah martirve që dhanë jetën për një Shqipni të lirë e demokratike. Yjet e Heronjve të Atdheut nuk shuhën me ujë e, as nuk mbulohën me baltë.
Ata qëndrojnë nalt, fort nalt e gjithmonë mbas kthjellimit të kohës ata shndrisin e vezullojnë, tue u ba udhërrëfyesit e brezave të ardhshem për dashtni e sakrificë ndaj Atdheut. Nderimi dhe lavdia për tà asht e përjetshme, kur vendosja në këtë piedestal asht e meritueme dhe e pakundërshtueshme.
Ai u pushkatue i çuem zvarrë buzë Lanës (jo nga frika e vdekjës), porse nuk ecte dot, mbasi kambët ia sharruen me sharrë druvarësh, krahët ia thyen dhe nuk i banin asnjë mjekim deri që e hodhën tek gropa, vetëm se ishte meshtar i devoçëm, publicist i njoftun dhe antikomunist i betuem. Këtë e vërteton fakti se ato tortura makabre që komunistët kanë ba mbi trupin e Don Lazrit, janë ndoshta ndër të rrallat raste që njeh historia e dhimbëshme e të vujtunve në Sigurimin famkeq komunist shqiptar.
Dikush kujton se historia mbyllët me dyert e furrave të gazit, por jo, gaboni! Si thoni, do të kënaqeshin komunistët me aq sa banë mbi nazistët? – Asnjëherë!
Një dijetar thonte: “Çdo ditë e ma shumë shohim me sy, se në shekullin XX aqsa ecet përpara në shkencë e teknikë, aq ecët mbrapa në formimin e ndërgjegjës së njeriut.”
Dihet se pushtuesit e këtij truelli përdorën forcën e dhunën për me na mbajtë me shekuj në robni. Turqit, jo vetëm na shndëruen, na dhunuen e na poshtnuen, por kur e lypte rasa përdorën ëdhe shpatën jo vetëm në fushat e betejës, po edhe në shtëpitë e katolikëve, dhe në qelat e priftënve, madje, klerikët edhe i ngulnin ndër hunjë.
Vepronin ashtu mbasi nuk kishin të ngimë me kokat e tyne, por mos të harrojmë se ata ishin turq, ishin edhe pushtues, prandej vëpronin ashtu.
Ardhja e komunistëve në pushtet në vitin 1944 solli fakte të mnershme! Shka do të thonte Bota sot, po të shihte një dokumentar të përsekucionit komunist në Shqipni të bamë nga Sigurimi, kundër atdhetarëve apo dijetarëve dhe klerit katolik Shqiptar?
Shka do të mendonte Bota per rracen Shqiptare kur Don Lazër Shantojën e shef të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem përdhé në qeli mes ndytsinës dhe, Nana e Tij tek dera tue u thanë katilëve: “Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi.., mos e leni kështu djalin!”
Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fundamentaliste që instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Torturat e mizoritë e tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshëve të egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë” edhe pse nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptari.
Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye e shkye copë copë edhe pa jetë për tokë, mandej qetësohëj e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në lamën e gjakut të pastër të presë së tij.
Don Lazri shkruante në gazetën “Ora e Maleve”(me siglën Y), nr. 48, viti 1924: “Ndodhjet politike të vjetve të fundit mund të thomi përgjithsisht u kanë dhanë arsye fjalve të publiçistit rus të mbytun nga bolshevikët”.
Shpirti i Demokratit të madh i shprehun në këtë gazetë si dhe në revista e fletore të tjera dhe qëndrimi i tij në 1926 kundër Ahmet Zogut, (në kontradiktë me vetvedin mbas 1940 ashtu si shumë të tjerë, ndoshta për shansët e krijueme të Shqipnisë Etnike), janë një fushë e gjanë për studjuesit e ardhshëm, mbasi na rreshtojmë faktet e vetëm ata të çliruem nga pasioni do të mundën me gjetë vendin e merituem për këta dijetarë, tue fillue nga Shantoja, hapsina kulturore e të cilit e ven Atè, përkrah penës ma të fortë të Jugut të madhit Faik Konica, si për kah forca e stili por edhe karakteri modern i shprehjës. Për këtë na Gegët duhët të krenohemi!
Prof. Dr. Angjela Cirinçione shkruen: “Historia e Letërsisë shqiptare pa emnin e Don Lazër Shantojës del e mangët dhe e vorfën”.
Jo, pa qëllim po i referohem shkrimit Z. Aurel Plasari në gazetën “Drita”, dt.15 gusht 1993, ku, citon Prof. Dr. Ernest Koliqin, që shkruen: “Shumë herë kam pyetun pse komunistat janë sjellun kaq egërsisht në një mënyrë kaq rrënqethëse me të mjerin poet, që mbas kthimit në Shqipni jetonte pa u impenjue në lamshin e rrymave politike të ndryshme që turbullojshin vendin, veçanërisht nga vjeti 1941 deri në 1944”.
Prof. Isak Ahmeti shkruen: “Ai ka krijuar disa nga vargjet ndër ma të bukurat në poezinë shqipe. Si poet për shembull, ai dallohet për hov të vetvetishëm frymëzimi dhe për ngrohtësi ndjenjash që bulzojnë si shembëlltyra të shkëndijshme.” (“Kleri Katolik Shqiptar dhe letërsia” fq. 177), dhe vazhdon po aty (fq.179): “Letërsisë shqiptare me siguri do t’i kthehët edhe Don Lazër Shantoja, që ishte me të vërtetë si një prijës i popullit, si një apostull dhe interpretues artistik i kohës kur jetoi dhe vëproi”.
E, tue lexue këta rreshta më epet me pyetë edhe mue:
Kush ishte ky Don Lazër Shantoja, që në gazetën “Ora e Maleve”, në vitin 1924, me datën 28 nandor shkruen: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.
Njëzet vjet ma parë Shantoja shkruen: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit.”
Mos ndoshta dikujt i kishte mbetë ndër mend kjo shprehje?!
Bota asht e madhe. Nuk kam ndigjue as lexue kund se ka pasë Nanë që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet, di vetëm se një Nanë Shqiptare, nana e Don Lazër Shantojës, po! Ky asht komunizmi! Don Lazër Shantoja mbetët në Martirët e Krishtënimit model i masakrës së Sigurimit komunist antiatdhetar.
Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.” Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër: “Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje - me pushkatim”. “Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”

Nga Don Lazer Shantoja: Zani i të vdekunit!
Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi Revolucionin e Francës të vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: “Lum ai popull që ka histori të merzitëshme!”....
Po kjé sé qetësia e monotonia e ndodhjeve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë Shqiptarët e soçëm do t’ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të Botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatrresash, tradhëtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk e gjen askund shoqen në Botë.
Sot me hapjen e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të ré e ngulë një cak të ri që ka me shenue një Epokë në historinë tonë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na shqiptarët dishrojmë e pretendojmë me e dijtë tek e mbramja se ku jemi! Do të kuvendim me letra të zblueme!
Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndodhjeve të viteve që shkuen: Lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbas sodi jo mâ era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme. Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të fillojë me u bâ mâ monotone! Do ta dijmë mâ, njëherë, “ubi consistam” t’Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, mos-sigurime të paprashme ekzistenca e jonë nuk mund të mbahët mâ.
Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bâme dyqan për fitim ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: Mjaft mâ ndêj livadh kulloset ku rend mbas rendit u lëshuen politikanët e improvizuem; mjaft u duruem porsi lâme eksperimentësh për aventurierë kosmopolitë; mjaft pësoi e bâme skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft!
Sot popullit i ka ardhë shpirti në fyt: Sot populli don me dijtë kategorikisht: A ka a s’ka Shqipni? Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i kanë përgjegjë ende! Se ka Shqipni e beson sot, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangar-rroguemi; por populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik.., nuk mund ta besojë kurrë!
Janë disa vjetë që Shteti ynë i Ri velëzon nëpër udhën e hapët të Lirisë.
Si lexohët në një ndër vjerrsha ma të bukra e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja “një anijes që udhëton me një të vdekun mbrendë”.
Në barkën e Shtetit tonë të randuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër përposë një trup të vdekunit. Ky i vdekun asht Populli!
Qeveritarët tonë deri më sot u kujtuen me mbajtë Shqipninë e.., mbytne Popullin!
Por, ky Popull sot flet! Prej gjumit të dekës çon zanin e me shpresë por edhe me guxim e kercënim pyet: A ka Shqipni edhe për mue?
Po kjé sé Misët e Kuvendit Kushtetues me ligjët që do të bâjnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me ju përgjegjë kësaj pyetje, atëherë ajo Mbledhje nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farse e fillesa e një tragjedisë!...
Hyu mos e premtoftë! Y. (Don Lazër Shantoja)
Shenim nga FR: Y. Asht pseudonimi i Don Lazer Shantojës. Ky artikull asht marrë nga gazeta “Ora e Maleve”, ditën e shtunë me 19 Kallnor 1924, nr. 4, fq. 1. D Lazër Shantoja.
Melbourne 18 Fruer 2022.


Përgatitë nga Fritz RADOVANI:
PYETNI PSE E MBYTËT PRIFTIN E NDERUEM DON MARK XHANI ?!
Askush nuk pergjegjet pse?! E vetmja pergjegje e Arkivit Ministrisë asht: “Nuk ka Dosje fare kjo Ministri per Don Mark Xhanin!”
Don Marku asht lé në fshatin malor Xhan të Dukagjinit në vitin 1909. Vazhdoi shkollen e mesme në Seminarin Papnuer në Shkoder, ndersa, studimet e nalta teologjike i kreu në Antonianum, universitet i njohun në Romë Itali. Atje u njoh me një brezni që shumica e tyne u pushkatuen porsa erdhën në vitet e para të pushtimit sllavokomunist në Shqipni.
U caktue me sherbye si famullitar në Orosh të krahinës së Mirditës, ku u njoh afer me një nga figurat e spikatuna dhe shumë të nderueme të Klerit Katolik Shqiptar Imzot Frano Gjinin, Abat i Mirditës.
Per pak muej ishte edhe sekretar i zyres së Tij në Abacinë e njohun të Mirditës. Porsa e filloi misionin e Tij atje, mbrenda një kohe të shkurtë fshatarët e Mirditës e adhuruen per sjelljen e Tij dhe pershpirtninë e Don Markut në sherbimet fetare në atë krahinë. Ai nuk ishte i angazhuem fare në kaosin e politikes verbuese të shqiptarëve, dhe as nuk donte me dijtë per veprimet politike të kohës. E vetmja gja që ndikoi në arrestimin e Don Markut në muejt e parë të vitit 1945, ishte “porosia e instruktorëve jugosllavë për Partinë komuniste në Shqipni, per zhdukjen e Klerit Katolik Shqiptar dhe inteligjencës antikomuniste, që kishte krye shkollat në Europen Perëndimore.” Perveç motivacionit si Klerik Katolik, tek Don Marku spikati edhe dëshira e madhe per pajtimin e gjaqeve nder krahinat malore, një vlerë e madhe per ato krahina.
Ndoshta, kjo e fundit ishte ma antikomuniste se gjithshka tjeter, mbasi politika që ishte në të gjitha hallkat e shtetit komunist, kishte parim kryesor “perçamjen dhe vllavrasjen per me realizue sundimin dhe skllavrimin sllav të Popullit Shqiptar.” Sasia e madhe e Atdhetarëve antikomunistë që ishin nder malet e Shqipnisë së Veriut, ku perfshihej nder shekuj edhe Mirdita e Markagjonëve, ishte një krahinë kryesore që synohej per sundim nga shteti dhe sigurimi i Enver Hoxhes. Prandej, duhej ushtrue terror i vazhdueshem dhe i pamëshirë ashtusi u veprue per 47 vjetë panderpremje. Periudha e masakrave komuniste asht kenë në Mirditë ma e vështira ajo e viteve 1944 deri në vitin 1954, ku janë ba edhe zhdukje në masë të popullsisë së pafajshme nga Ndjekja, kryesisht nga sigurimi komunist antinjerzor per motive antikatolike.
I perfshimë në këte luftë asht edhe Don Mark Xhani, Kleriku “pa Dosje Hetuesije”, nga vetë fakti i vdekjes së Tij nder torturat e mnershme nga duertë e shefit të sigurimit Shën Palit, oficerit të njohun si kriminel dhe vllavrasës antishqiptar komunistit Bardhok Biba.
Bashkëvuejtësit kujtojnë Don Markun e varun perkrahësh nder hatllat e sigurimit të shtetit në Shën Pal derisa një ditë të zezë Ai dha Shpirtë. Po krimineli Bardhok Biba nuk u knaq me kaq! Trupin e masakruem të Don Markut e hodhën buzë një rruge ku e shkyen copa e grima qejtë e fshatit. E kjo ngjiste per të tmerrue katundin dhe gjithë Mirditen antikomuniste.
Kur era e keqe e prishjes së Trupit Martirit filloi me pengue kalimin e fshatarëve andej, atëherë, kriminelët e pangopun të Ndjekjes barbare (ase të sigurimit të shtetit), e hodhën në lum.
Flitej se Don Marku nuk ka tregue “disa porosi dhe letra sekrete të Abatit Frano Gjini, dhe se dinte sekrete të takimeve të Tij me të arratisun...” Kjo nuk qendron mbasi atëherë ishte shumë shpejtë me u mendue atje per takime t’ arratisunish, kur njerzit ishin nder shtëpi e jo në shpella.
Rezulton nga disa shkrime analfabetësh gjoja edhe “futja e armëve në Kishen e Oroshit, nga Klerikët e atjeshëm ashtusi në Kishen e Fretenëve në Shkoder, Lezhë etj.” Agjentët e sigurimit Rakip Beqja, Jup Kastrati etj., harrojnë se kur u arrestue Don Mark Xhani, nuk kishte mërrijtë në Shqipni ende nga KGB sovjetike “urdhni i futjes së armëve nder Kishat Katolike”, mbasi Stalini atë urdhen e dha në Tetor e Nandor 1946, mbasi sigurimi organizoi “Lëvizjen e Postribës”, me 9 shtator 1946. Nder Kisha të BS dhe të demokracive “popullore”, urdhni i “futjes së armëve” ka fillue aty nga korriku i vitit 1946. Pra, Kleriku Don Mark Xhani, nuk ka asnjë lidhje me “akuzat e armëve nder Kishat Katolike Shqiptare”, mbasi Don Marku kishte vdekë një vit ma parë në tortura, me 5 Shtator 1945.
Mbetet me u besue e vetmja “akuzë” kunder Don Mark Xhanit, po që edhe qendron. Kjo asht dëshmia e Imzot Frano Illisë per Don Mark Xhanin, i mbytun nga sigurimi në moshen 36 vjeç: “Ishte i devotshem e i zellshem. Ndersa po e torturojshin, Atij i kerkojshin të mallkonte Jezu Krishtin, por Ai thirrte me za të naltë: “Rrnoftë Jezu Krishti!” Kjo, u persërit perditë, derisa vdiq nder torturat shnjerzore të tyne.
Fjalët e Don Mark Xhanit u treguen me lot nder sy prej Nikollë Përndojt, nga Kthella e Mirditës, i cili ishte në të njejten qeli e muejti t’ shifte e të ndigjonte përmes plasave të drrasave.
Trupi i Tij u dergue në Shën Pal e u hodh në humneren e plehnave, ku u coptue prej qejvet. Ishte Hero i vertetë dhe i vendosun i Fesë Katolike”.
Melbourne, 25 Fruer 2022.


Nga Fritz RADOVANI:


Kur Bota në dukje po rrotullohej aty nga gjysma e Shek.XX, askush nuk e kuptoi se ajo ishte mështjellë me petkun e mbrapambetjes së ndergjegjes njerzore dhe, as nuk dihej gremina ku po perfundon ndoshta pergjithnjë.
Maska e një ateizmi barbar nën drapen e çekanin sovjetik jo vetem, po perçudnonte Rusinë staliniste, por po rroposte pamëshirë kulturen sa e sa shekullore t’ Europës plakë që, “pa e kuptue” gjuhej me topa. Askush nuk vrau veten per shka po i sillte njerzimit por, “shokun e vllaun po!”.
Krimi i organizuem nga shteti kriminal vetem shfaroste pamëshirë ke tha “Partia Komuniste”. Ishin një grup terroristash barbar të panjoftun e të pa “Atdhe e Fe”, madje, me yllin e kuq pesëcepash mbi ballin e flliqun.
Shqipnia mbas vitit 1941 kur u bashkuen Trojet e Saja, as nuk mendonte me hy në kasaphanen e Luftës së Dytë Botnore. Ishte e ngopun me gjak.
Roli paqdashës dhe i Vllaznimit i Popullit Shqiptar ishte model Botnor!
Flasin vetem dokumentat e papublikueme nga historianët e diktaturës: Në Trojet Shqiptare as nuk njifej fjala “fanatizem”! E këte e gjeni ma sakt nder dosjet e Sigurimit të Shtetit komunist mbas vitit 1945, në hetusitë, ku del haptas Vllaznimi mes Bektashijve e Katolikëve, Ortodoksëve dhe Katolikëve dhe Myslimanëve nder kampet e shfarosjes së Maliqit apo, në Kampin e Interrnimit të Tepelenës, dishmue nga zonja Bajame Hoxha, e cila asht kenë e interrnueme Ajo vetë atje fëmij. Lexoni tekstet e Saja!
Heshtja ndaj vllaznimit dhe mirkuptimit mes Ortodoksëve e Katolikëve të viteve 1920 – 1945 e ma vonë, me Imz. Kristofor Kisin asht vetem turp! E ky turp vazhdon me të gjithë ata që zbatuen perçamjen e diktatorëve e barbarëve që nga Ever Hoxha, e po e vazhdojnë edhe sot me Edin Rama.
Kam lexue dhe studjue Dosjet e Sigurimit te Shtetit komunist, kryesisht ato të kasaphanës barbare e shnjerzore të hetuesisë së mnershme të Kuvendit të Fretenve të Shkodres, ku dalin në dukje: Vllaznimi dhe Ai i quejtuni mirkuptim shekullor, mes Besimeve në Shqiptarët e Vertetë!
Nuk ka asnjë Hoxhë apo intelektual Mysliman që në tortura i shpifet një Prifti Katolik. Nuk ka asnjë Pop Ortodoks që akuzon një Hoxhë apo Prift Katolik. Hoxhallarët Bektashijë as mos i kerkoni se, prej Emnave të Tyne, do të kuptoni se kush asht Besimtari i Vertetë e Shqiptari i Kastriotit!
Njohja e Tyne sot asht detyrë e parë per Ministrinë e Arsimit e t’Kulturës.
Vetem atëherë do të kuptoni pse dhane jeten Atdhetarët Papa Pandi e sa e sa, Martirë të Paharrueshem të Popullit Kastriotit e Nanë Terezes!
Do të shkruej per Papa Pandin që asht mbytë në Korçë, në Tetorin e vitit 1945 në mënyrën ma shnjerzore... I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoksin e Tij pranë Kryqit. Ishte klerik Katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse Shqiptare. Ishte rreth 35 vjetëve, po me saktësi as sot nuk i dihet as mbiemni as datat kryesore. Gjithshka asht e msheftë dhe e pazbulueme nga sigurimi komunist i Shqipnisë. Ishte Prift Katolik i ritit oriental që ka sherbye në Korçë, pikrisht aso kohe kur disa Klerikë Ortodoks u kthyene në Katolik, por që mbas 1944 porsa erdhen në pushtet komunistët, i mbyten dhe i zhdukën të gjithë mizorisht. Kryesisht arsyeja ishte perçamja fetare me elementin Katolik, që vazhdon edhe sot.
Ishte shumë i përgatitun dhe kishte perfundue studimet në Grotta Ferrata t’ Italisë, tue u rikthye në Shqipni me sherbye si Klerik i mirëpërgatitun.
Dihet e saktë vrasja e pabesë që asht ba nga barbarët e sigurimit shtetit kur Papa Pandi, po shkonte në fshatin ku sherbente, mbasi kalimi në pyll ishte i detyrueshem si shpjegon edhe Motra korçare Gjeorgjina Bulgareci, aso kohe me sherbim në ate krahinë. Lajmin Moter Gjeorgjina e mori nga njena prej motrave që e kishte mësue nga njeni prej grupit vrastarve.
Ma shumë ka ndikue në vrasjen e Papa Pandit sjellja e Tij model Kleriku me të gjitha tiparet e një Priftit të persosun në të gjitha pikpamjet. Emni i Nderuem i Papa Pandit asht kenë i njoftun edhe per mue, po fatkeqsisht në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, nuk figuron as Emni.
Kujdesi per vrasjen e Tij dhe zhdukjen e gjurmëve asht i njoftun mirë.
Në dokumentacione shpesh Emnin e Nderuem të Papa Pandit, studjuesit e lidhin me Papa Josifin e Elbasanit, edhe Ai i mbytun barbarisht nga disa polic diku pranë Liqenit Pogradecit, që e mbuluen me baltë persëgjalli.
Urrejtja e pashoqe per këte brez Klerikësh asht e lidhun me masakrat që u janë ba edhe Klerikëve dhe intelektualëve të krahinave tjera Shqiptare, që kryesisht ishin përgatitë në Europen Perëndimore Perparimtare.
Dokumentat nuk mungojnë me vertetue faktet e kriminelave komunistë.
Sot mungon vullneti me i studjue ata dokumenta dhe me i paraqitë në të gjitha tekstet e shkollave dhe universiteteve faktet e shkatrrimit Atdheut.
Gjithshka per zhdukjen e Shqipnisë Gjergj Kastriotit fillon në vitin 1944.
Po punohet me dëshiren ma të keqe e mizore me zhdukë Rininë e brezat që ruejnë trashigiminë e Atdheut të paprekun, po gjithmonë mos harroni se Ata, që dhane jeten nen plumat e barbarve komunistë, kurr nuk do të harrohen se, ishin një brezni që dallohej në shenjë.., po edhe, që nuk do të persëritet kurrma! Vdiqen per Atdhe, Fe dhe Perparim t’ Atdheut!
Ngjarjet e sotme në Ukrahinë, fatkeqsisht mund të jenë një “parathanje” e atyne vepra që komunistët sllavosovjetikë patne aplikue edhe në Shqipni!!
E mos harroni asnjëherë vendin që kanë në Historinë e Shqipnisë sonë: Ata sot e perjetë janë Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 4 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:



Në vitin 1945, në fundin e muejt maj, mbas largimit të dhunshem nga Shqipnia të Delegatit Apostolik të Vatikanit Imzot Leone G. B. Nigris, prej qeverisë komuniste të Tiranës së vitit 1944, Selia Shenjtë e emnoi tek ne: Imz. Frano GJININ, Regjent’ i Delegacionit Apostolik të Vatikanit.
Asht kenë i pari Shqiptar që emnohet në këtë detyrë të naltë në shtetin Shqiptar, ç’ prej thëmelimit të tij.
Me datën 20 nandor 1945 i vjen zyrtarisht edhe emnimi nga Vatikani. Dokumenti i ardhun nëpërmjet të Ambasadës Italiane i dorëzohet nga At Giovani Fausti S.J., që atëherë ishte me detyrë në Tiranë.
Qeveria komuniste e Tiranës nuk e njeh asnjëherë këtë detyrë dhe as, nuk do me dijtë per Regjentin e porsa emnuem.
Imz. Frano Gjini asht lé në Shkodër në vitin 1886 nga prindët Pjetër (Tuke) e Drande Gjini. Ishte nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfundue ndër Etnit Jezuitë të vendlindjës, ndërsa ato të naltat teologjike i ka krye në Propaganda Fide, në Romë, ku edhe u shugurue Meshtar në vitin 1908. Vjen në atdhe dhe emnohët sekretar i Argjipeshkvit të Durrësit, tue krye edhe shërbimet fetare në fshatin e Delbinishtit. Shkon për 18 muej në qytetin e Durrësit dhe rikthehët prap në Delbinisht deri në vitin 1914. Emnohët famullitar i Dërvenit në Fushë-Krujë, për dy vjet dhe më 14 nandor 1919 emnohët prap në Durrës deri në vitin 1924. Prej Durrësit shkon në Kurbin deri në vitin 1928.
Prej Kurbinit emnohet në Perlat të Kthellës së Mirditës. Në vitin 1930 Shugurohet Ipeshkëv i Durrësit, kohë në të cilën administronte edhe Vlonën. Mbas dy vjetësh, në vitin 1932 asht Abat i Mirditës, me seli në Orosh. Në vitin 1944 asht edhe administrator i Lezhës.
Që në moshën e re bije në sy përvujtnia dhe matunia e Tij, gja që e miqëson me Imzot Luigj Bumçin, Imz. Vinçenc Prennushin, Imz. Jul Bonattin, At Pjeter Meshkallën, At Pashko Gjadrin, Don Shtjefën Kurtin etj. Imz. Frano Gjini, asht e vertetë se njihej me të gjithë pa perjashtim, po edhe konsultohej me ta. Ai ishte edhe bashkëpunëtor besnik për të gjitha problemet fetare të krahinave që administronte. Mbas emnimit si Regjent kërkon nga Vatikani zëvendsimin e Tij, mbasi sheh vështirësitë e mëdha që i dalin nga qeveria komuniste e Tiranës. Ishte nandori i 1945, kur e kërkon këtë gja nga Vatikani, po Vatikani nuk ia miraton kërkesën.
Asht muej janar të 1946 kur Imz. Gjini përsëritë kërkesën gojarisht me anë të At Filipe Kjeja, italian, që shkon për Itali, njëkohësisht njofton Vatikanin për reformat komuniste që po zbatoheshin këtu, si: Mbyllja e shkollave fetare, shtetizimet e pronave të Kishave, per reprazaljet dhe arrestimet, pushkatimet e klerikëve të pafaj, qendrimin e shtetit ma diktatorial ndaj të gjitha familjeve të klerikve katolik etj.
Në muejn shkurt 1946 i poston një letër Nuncit Apostolik të Vatikanit në Francë, (mbasi Shqipnia nuk kishte atëherë lidhje postare me Italinë) ku, kërkonte skjarime për çështje të ndërpreme fetare me Vatikanin dhe kerkon me dijtë si do të lidhet me ata. Në muejn maj të 1946 flitej nga radio Vatikani se në Shqipni, do të vinte një amerikan i deleguem i Vatikanit për me asistue këtu, por kjo nuk ngjau, gja e cila dha me kuptue se komunistëve shqiptarë po u lejohej dorë e lirë me veprue edhe ndaj Fesë, ashtu si ndër të gjitha çështjet tjera shtetnore.
Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin e Amerikës, Anglisë dhe Italisë. Ai porsa u emnue zyrtarisht në detyren e re si Delegat i Vatikanit në nandor të 1945, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohe kryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue nga diktatori. Kishe me thanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Ever Hoxhës, por si dukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmën. Ai kishte qëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave fetare, për lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa nga masat tjera ekonomike që qeveria kishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike tek na në Shqipni.
Ishte e kuptueshme se gjithmonë masat ekonomike në sistemin komunist paralajmërojnë masat politike. Kryesisht takimi u kërkue nga Imzot Gjini, sepse Ai, nuk mund të qëndronte indiferent ndaj vëprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit, inteligjencës dhe katolikëve në veçansi, në të gjitha krahinat deri thellë në zonat malore të Mirditës. Ishte një situatë shumë e randueme dhe pa asnjë shpresë lehtësimi e gjendjes nga shteti diktatorial.
Imz. Gjini vazhdonte me kambngulje me kerkue takim me Everin. Në këtë takim Imzot Gjini kërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv i Durrësit e i Tiranës, Imz. Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte mueji dhjetor 1945 kur u ba kërkesa zyrtare për takim, por prap nuk u realizue se gjoja, sa kishin përfundue zgjedhjet e dhjetorit.
Në mars të 1946-ës, në qelën e Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën prap të gjithë përsonat e sipërpërmendun ku, përveç tyne ishte edhe At Pjeter Meshkalla. Aty u vendos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’i dorëzohej nga Don Shtjefen Kurti.
Letra u përpilue nga At Pjeter Meshkalla me sugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata përfaqësonin vullnetin e klerit në përgjithësi. Një kopje u vëndos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan, me vue në dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre lidhjet e korrespondencat nga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qëllim që të vihej në dijeni Selia Shenjte se Kleri katolik Shqiptar nuk i ndërpret lidhjet me Vatikanin, dhe se kjo çështje asht vetëm një kërkesë kambëngulëse per shkëputje e qeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga diktatori Ever Hoxha, i cili tashti kishte dalë hapas nder fjalimet e veta. Letra nuk u dërgue me dorë mbasi një jezuit italian që shkonte ato ditë atje kishte frikë me e marrë letrën, se mos e kontrollojnë dhe i pezullojnë nisjën për Itali. Ai mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjën e letrës si dhe kërkesën e Imzot Gjinit për zëvendsimin e Tij, mbasi Ai nuk njihët nga qeveria e Tiranës dhe as nuk kishte asnjë mundësi me ushtrue detyren në Tiranë. Flitët, se letrat deri vonë i ka pasë të ruejtuna Don Lec Sahatçija që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendim tjetër se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit në hetuesi, tue mos pasë ma mundësi me u dijtë ku mund të jenë mëshehë prej Tij. Letra asht shkrue mbasi këte fakt e pranon edhe At Pjeter Meshkalla, por fatin e saj nuk e di as Ai.
Takimin me Misionet e hueja e mori përsipër Imzot Vinçenc Prennushi, i cili u takue me Z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqiti me gojë gjithë përmbajtjën e letrës me prezencën e Don Shtjefën Kurtit, i cili fliste shumë mirë frengjishtën dhe merrej vesht kjartësisht me të huejtë. Ai u tregue shumë pesimist mbasi sidukët, ishte koha kur marrëdhanjët e qeverisë me anglezët ishin në ftohje, të paktën në dukje.
Kam përshtypjen, se, klerikët komunikonin me të huejt vetëm gojarisht mbasi nuk duhet ti kenë besue as atyne me dhanë e me marrë letra, gjithmonë një punë me rrezik.
Në vitin 1946 Imzot Frano Gjini bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita, mbasi nuk kishte mundësi zëvendsimi me ipeshkëv tjetër në atë zonë. Sigurisht, Ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male.
Koha ishte shumë e vështirë në të gjitha anët dhe sa vinte e randohej edhe ma shumë me arrestime tjera dhe pushkatime të vazhdueshme.
Malët ishin mbushë me të arratisun që nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist ishte në mal), që thirrej Lleshi i zi.
Lleshi i ban një kërkesë Imzot Gjinit, tue i krijue mundësinë me u largue nga Shqipnia me anën e një avioni anglez që sillte ndihma për çetat e malëve, mbasi ishte hapë fjala se Imz. Gjini, mund të arrestohej shpejt.
Imzot Frano Gjini, Ju përgjegj: “Unë edhe po iku, po kujt t’ia la besimtarët e Shen’ Lleshdrit? - Kjo punë nuk bahet kurrë prej meje!”. Kështu Ju pre rruga. Sigurisht, kjo temë as nuk u hap ma prej tyne.
Përgjegja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon Shpirtin e klerikut të vërtetë që asht gati me u flijue por jo, me lanë popullin pa drejtues të Fesë në atë kohë aq të mnerëshme.
Kështu vepruen edhe shumë priftën të tjerë që edhe ata, jo vetem nuk u arratisën por pranuen Kalvarin e pafund.
Ai, jo vetëm, qëndroi në Atdhe, por punoi me përkushtim dhe i vendosun në detyrën e naltë dhe të randë që iu ngarkue. Përgjegjësia e madhe e Tij vrehët në vëprimet e matuna dhe të pagabueshme që kryen pa hezitue.
Imzot Gjini duhet vue në dukje se jo vetem e njifte mirë sistemin barbar komunist po, edhe dinte të vepronte pa e atakue ate.
Sa merr detyrën e Delegatit, Ai asht i vetëdijshëm se asht para një lufte të përgjakshme të shpallun nga komunistët terrorista. Kërkesat e Hoxhës, Shehut dhe të Xoxës me klerikët e Shkodrës dhe të Tiranës, që në ditët e para të janarit 1945, për bashkpunim dhe shkëputje nga Vatikani, loja e Sejfulla Maleshovës, gjoja për formimin e një partie “demokristjane” për zgjedhjet e dhjetorit të 1945, nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik Nigris, më 5 maj 1945 dhe, mos njohja e Regjentit të ri nga qeveria diktatoriale e Hoxhës, tue mos pranue takimin e kërkuem nga Imzot Gjini, eleminimi i deputetëve të dhjetorit me pikëpamje jokomuniste, formimi i qeverisë me prioritet filosllav jugosllav dhe rus, miqësia e madhe me druzhe Titon, formimet e grupeve dhe organizatave gjoja antikomuniste me njerëz të pafajshëm, pushkatimet e njëmbasnjëshme, konfiskimet e pronave etj. etj. e detyrojnë Imzot Gjinin, me ndërmarrë hapin ma të rëndësishëm që i pret mundësinë qeverisë me akuzue klerin katolik, me urdhën të vet Ai: “Mos implikimi i çdo kleriku, kushdo kjoftë, me asnjë çështje politike pra, ndalimin e plotë të marrjës me politikë të Klerikve Katolik Shqiptar. Urdhni i Imzot Gjinit asht i padiskutueshëm dhe i pakundërshtueshëm per të gjithë pa asnjë perjashtim.” (Kopja e letres asht e ruejtun në Arkivin e Shtetit Tiranë).
Promemoria e lëshueme për këtë qëllim me datën 25 nandor 1944 nga Imzot Frano Gjini, mbasi aso kohe Delegati Nigris ndodhej në Itali, asht dokumenti ma i saktë që tregon mendjen e hollë dhe largpamësinë e Tij për kohën që po vinte nga vendosja e diktaturës komuniste në Shqipni.
Këto cilësi të Imzot Gjinit të forcueme me karakterin burrnor e trim, inteligjent dhe Burr’ i dijtun ndoshta, ishin arësyet që Vatikani e zgjodhi atë për Regjent, në atë grup ipeshkvijsh që kishte atëherë Shqipnia, një vend i vogël me njërëz me të vërtetë të mëdhaj e guximtarë trima.
Qëndrimi i haptë dhe burrnor i Imzot Gjinit tashti nuk i përkiste vetëm Mirditës, por ishte qëndrimi i mbarë Katolikëve Shqiptarë tue fillue nga Shkodra, në Vlonë e Korçë, e ku kishte kjoftë edhe vetëm një Shqiptar besimtar katolik. Ai tashti ishte edhe Burri ma trim në radhët klerit mbasi e dinte mirë se me çfarë komunistësh barbar kishte punë, se edhe e njihte mirë mënyrën e sjelljes së tyne të pashpirtë me klerin Shqiptar.
Ai ishte i vetëdishëm për rrugën e rrezikshme por edhe të pakëthyeshme në të cilën për fat të mirë, e solli koha. Ai i ruhët dhanjes shkak, por nuk i frigohet kërcënimit. Ai njeh mirë mënyrat komuniste të dredhisë dhe pabesisë prandej, edhe punoi me mendje të freskët dhe të mprehtë për ruejtjen e pastër të Fesë, ndër kushtet ma të vështira të krejt Lindjës, ku komunizmi, nuk ishte thjeshtë një grup njerëzish të paditun e kriminelë. Ai ishte përballë atyne bishave komuniste të mnershëm, fanatikë dhe vegla të shovenistëve sllavë e aziatikë, që historia do t’i cilësojnë si kafshët ma të egra të komunizmit ndërkombëtar antinjerzor të mbarë globit.., njëditë, ndonse kjo ditë nuk dukej e largët.
Ai dinte dhe njihte mirë fillimisht praktikën që po ndiqej prej tyne me liritë thëmelore të qytetarëve, tue përfshi të drejtën me jetue dhe me shprehë lirisht mendimet individuale ose të përgjithshme, madje, dhe të drejtat kryesore: Jeta e njeriut dhe paprekshmënia e saj, që po shkeleshin çdo çast tue torturue dhe vra çdo besimtar i thirrun “kundërshtar”, vetëm pse BESONTE NË ZOTIN.
Pikërisht, ata agjenta të sigurimit, që hypën në pushtet tue mashtrue popullin “pa dallim feje, krahine dhe ideje” dhe që, do të mbetën në histori si regjimi ma përdhunues e gjakatar i shekullit XX.
Imzot Frano Gjini asht pa asnjë mëdyshje një nga klerikët katolikë që deri në çastet e fundit të jetës, vetëm kryen detyrën ndaj Atdheut dhe Fesë.
Asht arrestue me datën 16 Nandor 1946 tek ndertesa e Delegatit perballë Argjipeshkvisë së Shkodres, i shtrimë nga një smundje siç e shpjegonte i Ndjeri Jak Fistani, infermjer që u ndodh me shiring në dorë per me i ba një ingjeksion, kur forcat e sigurimit shkuene me arrestue Imz. Gjinin, dhe nuk e lejuene infermjerin me i ba as mjekimin.
E kam shkrue edhe në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, sesi, kur ndodhej i lidhun ndër degët e ullinjëve të hetuesisë (tek shtëpia e Çiurçisë), gjeti rasën dhe i bani me shenj një të lidhunit tjetër, që po jepte shpirt dhe, ashtu si ishte i varun, lujti kokën në shenj të Kryqit, për me e zgjidhë nga fajet e kësaj jetë atë Martir që, mbas pak minutash u gjet para Gjyqit të mbramë. Por, që me siguri ka pa Fëtyrën e Zotit.”
Imzot Frano Gjini asht Ai klerik që me pranga ndër duer thërret në bankën e të akuzuemve kur po i jepej vëndimi “me vdekje”: “Jeni të zgjidhun Vëllazën, të gjithë shka jeni dënue këtu me vdekje, qëndroni si burrat se asht lavdi me vdekë për Fé të Jezu Krishtit!” Dhe bishat e terbueme të sigurimit vrastar e tërhoqën zvarrë nga mensa ku po bahej gjyqi në fillimin e Janarit 1948.
Asht e vertetë që Imzot Frano Gjinin nuk e pau kush përveç shokëve të Tij, që shkuen të lidhun bashkë kambësh e duersh në Zallin e Kirit, më 11 mars 1948, po, dokumentat sot flasin per kete Burrë Trim të paperkulun.

Asht Dosja nr. 1302/II - A, viti 1948, që flet kjartë dhe haptas (Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë), asht kjo Dosje pra, dokumenti ma i saktë që tregon se kush ishte Ky, Imzot Frano Pjetër Gjini?
Nga zhvillimi i gjyqit në mensen e Kuvendit Fretenve (i kthyem në burg), në Janrin e vitit 1948, mbas hetuesisë e torturave nga nandori 1946:
I pandehuri Monsinjor Frano Gjini tha: Dëshmia e Preng Lezajt asht falso se nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë edhe ajo e Padër Gurashit që ti kem thënë unë me ba sabotime në punëtori, por vetëm i kam thënë se pse punojnë të dielat që janë ditë feste. Për Demokristjanën nuk dij gjë për té, as për program as që kam qenë pjestar i sajë. Sa për ndihmën e luftës N.Çl., është e vërtetë se nuk kam ndihmue, se kam pasë mbi krye Gjon Markagjonin. Mbas shlirimit kam strehue dhe ushqyer tre batalione ushtarë të luftës N.Çl., përveç, ekipeve të ndryshme.
Nuk kuptoj kërkesën e prokurorit, sikurse unë paskam kenë krejt organizator kunder pushtetit!?
Sa për Don Sahatçinë që thotë për mue, ky thotë kot. Katundarin e kam mallkuar në bazë të Statutit Kishtar se kishte marrë tokën e Kishës dhe kur është bërë ligja nuk kam folë por i kam denoncuar të gjitha, edhe ullinjtë. Nuk kam sabotuar Pushtetin.
Gjykata deklaroi këtë:
NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:
Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës i formuar me:
Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci,
Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi,
Anëtar N/Toger Xhemal Bejtja,Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari, Shaban Qamil Dautaj.

Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:

V E N D I M
Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor për vitin 1948, kundra:
1. Monsinjor Frano Pjetër Gjini, dënohet me vdekje me pushkatim.
***
Në dosjen Imzot Frano Gjinit që ndodhët në Arkivin e Ministrisë së Mrendshme në Tiranë (viti 1998), asht vëtem kërkesa e Imzot Frano Gjinit, që i ka dërgue Gjykatës së Naltë në Tiranë (e shkrueme prej dorës së Tij), të cilën po e shkruej të plotë pa asnjë mangësi ashtu si mbas origjinalit, si edhe vëndimin e Gjykatës së Naltë Ushtarake të Tiranës komuniste:
“V. F . L. P.
Të Ndertit Gjygjit të Naltë Ushtarak Tiranë

Un i nënshkruemi Mons. Frano Gjini, Regjent’i Delegacionit Apostolik në Shqipni, kam nderën të njoftoj atë P. T. Gjykatë të Naltë se e ndiej për detyrë të Shejtë të kundërshtoj vendimin e Gjygjit Ushtarak të Shkodrës dhanë më 8-I-1948, me kenë se ky vendim asht dhanë në bazë të akt-akuzës lshue prej Prokurorit Ushtarak të Z. U. të Shkodrës me daten
2 – I -1948, e cila, si asht formulue nuk asht konform me të vërtetën për sa i përket personit t’im:
1) Se nuk kam punue për ardhjen e fashizmit italian në Shqipni,
2) Se nuk kam kenë spijue i imperializmit nazi-fashist,
3) Se s’kam punue për fashistizimin e vendit;
4) Se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italjan me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italjan, bashkë me Kolegët të tjerë t’ Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër kuptim veç të nji formaliteti konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të pregatituna prej tjerve; po si kanë veprue të gjith përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare të vendit t’onë;
5) Se nuk kam shue ndjesit patriotike nacjonale të popullit;
6) Se nuk kam vue kurrnji pengesë serioze për liminimin e Lëvizjës N.Çl.
7) Se nuk kam ndihmue n’asnji mënyrë Qeverit Quislinge;
8) Se nuk kam ndihmue kurrkend për të pengue resistencën e popullit kundra okupatorit, prandej as formacjonin e bashibuzukve kundra L.N.Çl.
9) Se mbas çlirimit nuk kam organizue, marrë pjesë, a kryesue ndonji grup politik antipopullorë, me qëllim për të përmysë Pushtetin me vjolencë; as nuk kam ngarkue ndonji person klerik a civil për të më përfaqsue ndër grupe të tilla, në se kanë eksistue;
10) Se nuk i kam drejtue kurr memorandume çëdo karakteri imperialistave të huej;
11) Se nuk kam pasë kurrnji përpjekje as me ilegal, as me reakcjonin e mrendshëm e të jashtëm.
Prandej në lidhje me sa sipri e ndiej për detyrë ndërgjegje kombtare, shoqnore, profesionare ti kërkoj në bazë të drejtsisë prej asajë të Ndertës Gjykatë rishikimin e gjygjit, prishjen e vendimit të tij e njoftjen e pafajsis s’eme.
N’uzdajë se kërkesa e eme ka m’u pranue, nënshkruhem me nderime,
Shkodër, 10-I-1948 +Frano M-a Gjini
Regjent’i Delegacjonit Apostolik në Shqipni”

●Nr.88/I Tiranë, 24 shkurt 1948.
Ministrisë Mbrojtjes Kombëtare
Për t’ia përcjellë Presidiumit Kuvendit Popullor
Refuzuar.
Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake
Major Niko Çeta d.v.
Për këto arësye kjo Gjykatë është e mendimit që të mos i akordohet asnjë konçesion faljeje ose lehtësimi në dënimin e tij.
===================================
Shënimi i em FR: Kjo shkresë u dërgue bashkë me dorëshkrimin e Imzot Frano Gjinit në Presidiumin e Kuvendit Popullor, sigurisht, duhet të kenë pasë edhe arësyet e refuzimit, por në dosje nuk janë.
***
Lexoni: Pse u zgjodh Regjent’i Delegacionit Apostolik në Shqipni?
Çfarë qëndrimit mbajti Imz. Frano Gjini në torturat e mnershme që provoi për 16 muej mbi trupin e Tij? Cili ishte faji i Tij? Kush e akuzoi dhe pse? Aty do të gjeni edhe shkakun: Cila ishte arësyeja që e pushkatoi terroristi barbar Ever Hoxha?
Dhe, do të bindeni se arësyeja e vetme asht vetem kjo që do të lexoni këtu: IMZOT FRANO PJETËR GJINI, ishte Atdhetar i flaktë dhe Klerik Katolik Shqiptar i vertetë. Ai ishte Atdhetar besnik dhe i perkushtuem! Ai ishte një Klerik i formuem me pikpamje demokratike Europjane Perëndimore.
Ai ishte Ai Burrë fisnik, që nuk pranoi asnjëherë me u ba agjent i sigurimit të shtetit komunist vrastar e gjakatarë. Pra, nuk pranoi me u shkëputë kurr nga Kisha Katolike Shqiptare, nga Papa i Shenjtë dhe Vatikani, dhe me u lidhë me Lindjen shoveniste sllave dhe aziatike komuniste e bolshevike të diktatorit antinjerzor Josif Stalin, barbar i popujve aiatikë dhe europjan.
Ishte plotsisht i pafajshem e asht pushkatue vetem se u emnue Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipninë komuniste në 1945.
Imzot Frano GJINI asht Trim dhe i bindun se Gjaku i Panjolla i Tij, do të derdhet në Themelet e forta dhe të palëkunduna të Katoliçizmit shekullor të Tokës së Bekueme Shqiptare të Gjergj Kastriotit.
Kujtimi i Imzot Frano Gjinit asht i perjetshem per Popullin Shqiptar.
Melbourne, 9 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

Asht lé në Shkodër më 2 tetor 1881, prej prindve Kolë e Drande Prennushi. Asht i pagëzuem me emnin Paulin. Familja Prennushi asht e vjetër në qytetin e Shkodrës. Të parët e tyne kanë ma shumë se 300 vjet që kanë ardhë nga Zhupa, fshat malor por, që, asnjëherë nuk asht shkelë nga turqit deri në ardhjen e kësaj familje në Shkodër, prandej, edhe nuk kanë ndrrue Fé. Tregojnë se vazhdimisht kanë pasë klerikë në za. Ndër të fundit asht kenë Don Mati Prennushi, axha i At Matisë, i cili ka vdekë në vitin 1904 dhe asht varrosë në Rrëmaji, ku sot janë vorret e kësaj familje.
Don Matia ishte i njohun për aktivitet atdhetar në krahinat e Veriut. At Matia trashigoi emnin e tij, mbasi pikërisht atë vit kur ai vdiq, ky asht shugurue meshtar, më datë 4 prill 1904, në Kishën e Françeskanëve të Gjuhadolit. At Matia mësimet e para i mori në Troshan, ku edhe Ju kushtue Urdhnit të Shën Françeskut, i njohun në Shqipni “Urdhni i Fretënve të Vogjël, O.F.M.”. Vazhdoi në Bosnje mbasi pothuej ishte ba traditë paraprëgatitore e fretënve për vazhdimin e studimeve të nalta në Austri. Kjo rrugë asht ndjekë nga pjesa ma e madhe e françeskanëve Shqiptarë, mbasi Austria jo vetëm, ishte forcë e madhe, por edhe ishte e vullnetëshme me ndihmue Shqipninë me kuadër të naltë në të gjitha fushat.
Përgatitja e klerikëve atje bahej me dëshirën ma të madhe prej tyne mbasi atë kohë, ajo shihte edhe tëposhtën që kishte marrë Përandoria Turke. Edhe At Matia studimet e nalta i përfundoi në Grac t’Austrisë në vitin 1904.
E theksova këtë fakt mbasi edukata dhe kultura e marrun në këto qendra edukimi në Austri, la përjetësisht gjurmët e veta të pashlyeshme në formimin atdhetar e fetar në të gjithë ata shqiptarë që, edhe pse ishin ende nën pushtimin mizor turk, formuen atë brezni që Shqipnia nuk do të mundët me e persëritë kurrëma.
Në moshën 24 vjeçare At Matia, zotnonte mirë gjuhët: latinisht, greqishtën e vjetër, italisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe frengjisht, gjuhë, të cilat i fliste dhe i shkruante saktësisht.
Françeskani i ri e filloi misionin e tij si profesor në gjimnazin e fretënve dhe mbas një viti shkon në Katund të Kastratit të Koplikut, ku, përfshihej edhe Bajza. Ka edhe sot familje e që kujtojnë me respekt meshtarin e ri ndër votrat e të parëve të tyne. Shumë shpejt u fiton zemrën besimtarëve të vet. At Dioniz Maka më tregonte më 14 prill 1995: “Kur turqit në agoninë e tatpjetës, mendonin aty nga viti 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrjeje për përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, njëditë të dielë mbas meshët At Matia çveshi teshat e meshës e u tha besimtarëve me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe ju drejtue të pranishëmve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: - Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën o sot, o kurrë, me ardhë mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmit turk që don me zharitë vëllaznit tonë në qytetin e Shkodres!
Të gjithë si ishin shkuen ndër shtëpia, ndrruen teshat, u armatosën dhe u rreshtuen mbas tij ndër kuaj për pak kohë. Dhanë kushtrimin përreth ndër male dhe nën drejtimin e At Matisë, u nisën në drejtim të Shkodrës. Lajmi erdhi shumë shpejt edhe në Shkodër.
Me të marrun vesht Valia dërgoi ndërmjetësit e vet tek Kisha e Madhe e Shkodrës për me e ndalue këtë veprim, tue premtue se ushtria turke nuk do të bajë asnjë reprazalje kundër shkodranëve. Imzot Guarini i dërgoi një përfaqësues me u dalë para malësorëve që po vinin me At Matinë në krye. Përfaqësuesi i klerit i takoi ata pak pa mërrijtë në Vrakë dhe mbasi ishin marrë garancitë prej Valisë, malësorët u kthyen, Shkodra shpëtoi.
At Matia qysh i ri asht dallue në trimni. Kishte një za të trashë dhe pak të marrun e, si tash e kam ndër veshë zanin e tij kur këndonte Gloria.”
Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjes në Prizren, aty nga 1908, At Matia shkon në Traboin, në Deçiq dhe Gerçë.
Tue pa përditë me sy tiparët e malësorit të kulluem atje, ai preku me dorë gjanë ma të çmueshme që e karakterizon Shqiptarin e vertetë dhe që, e veçon nga kombët tjera, aty ishte burrnia, ndera e besa!
Në çdo votër ndër ata male përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa mburrje. Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakut të malësorit fisnikinë me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.
Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbsej jeta si me lé sëdyti.
Ishin françeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male mbasi me ndôre të këtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.
Ishte besa që në karakterin e atyne burrave ruente të forta dhe të freskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku, që shpejt do të thërriste: “Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!”
E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!
Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DED GJO’ LULIT, që me ata dy sy zhgabë që i vezullojshin prej gëzimi, e buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e Të Parëve, në atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA E SHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuem rrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi, ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisun nga duert e bijave të Rozafës, po, në atë shkam ku asht daltue amaneti i GJERGJIT, që për pesë shekuj priti: AGIMIN E LIRISË.
Po, po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!
Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentave historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me Shqiponjën Dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.”
At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e malëve mbasi atje liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë që ishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të malëve tona, por kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin e pushtuem nga turqit barbar.
Asht kjo arësyeja që në qelën e At Matisë, në Gerçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm: “Memorandumi i Gerçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912.
Ky memorandum u shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit Luigj Gurakuqi dhe u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.
Ajo që sot bie në sy në këte Dokument kaq të rendsishem asht përdorimi i saktë i terminologjisë juridike të asaj kohe, kur as Shqipni nuk kishte që, të jep përshtypjen e përpilimit të tij në kohën e sotme moderne prej ndonjë grupi juristësh të një shteti shumë të përparuem.
Kur malazezët shkelin tokat tona, për këto akte atdhetarie që At Matia kishte organizue e kapin dhe e dënojnë me varje në litar. Gjatë zhvillimit të gjyqit një anëtar i trupit gjykues, i thotë: “E sheh litarin që ke në brez, në atë litar do të varim!”, dhe At Matia me buzë në gaz i përgjegjët: -“Ua dij për nderë me më varë në konopin tem mbasi me siguri litari em ka me ma falë jetën!” Thanja kishte dy kuptime: Së parit, konopi i Françeskanit do të këputej, mbasi nuk do të pranonte që të varet kush në atë litar; së dyti, litari i tij nuk kishte si me bajtë kurrsesi peshën e randë të trupit të madh e të shëndetshëm të At Matisë. Asht e vërtetë që me At Fishtën ishin miq por ishin edhe bashkëpunëtorë. Për hirë të kësaj dashtnije që kishte At Fishta për té, ai ndërhyni tek Krajl Nikolla për me i falë jetën At Matisë.
Krajli jo vetëm i fali jetën por, edhe e liroi dhe ja dha me vedi. Erdhën në Shkodër ku për pak kohë punoi si profesor në Gjimnazin Françeskan. Siduket, ata i përpiqte bashkë edhe humori. Fishta e tregonte shpesh thanjën e At Matisë para gjyqit dhe qeshëshin. Kjo vërehet edhe ndër ato pak letra të korrespondencës së tyne që për fat nuk janë zhdukë dhe prej të cilave një muejta me e fotokopjue. Pjesa ma e madhe e tyne asht e vështirë me ra në duert e mija.
Nuk zgjati shumë kohë dhe At Matia u kthye në Bajzë të Kastratit edhe njëherë mjedis miqve të vjetër, që e pritën me dashtninë ma të madhe.
Në vitin 1924 asht përkrah Opozitës Shqiptare si të gjithë Kleri Katolik, po, kryesisht ai Françeskan kundër Regjimit të Zogut.
Lëvizjet e 1926 e përfshijnë edhe At Matinë, i cili mbas vrasjes së Luigj Gurakuqit, nuk donte me i ndigjue emnin Zogut dhe as Musa Jukës.
Arrëstohet prap në këtë Lëvizje bashkë me shumë klerikë të tjerë. Don Gjon Gazulli u dënue me varje dhe u ekzekutue vëndimi në Shkoder. At Matia u dënue me pushkatim. Këtë herë asht At Palë Dodaj që ndërhyn tek Zogu, i cili për miqësinë që kishte me At Palin, ia fali jetën At Matisë. Edhe ky e liron por me kusht që At Matia me u largue nga ato krahina. Atëherë detyrohet me u largue përfundimisht dhe emnohet në Laç të Kurbinit. Në vitin 1928 shkon në Iballe të Pukës dhe mbas pak vitësh asht famullitar në Gomsiqe. Në vitin 1941 emnohët në Tiranë, megjithëse aty nuk shtrihej veprimtaria e Françeskanëve. Bashkë me Provinçialin e tyne At Anton Harapin, hapin Kishën Françeskane të kryeqytetit, ku At Matia ushtron një aktivitet të gjanë atdhetar e fetar.
Aty bashkëpunon me At Pjeter Meshkallën, Imzot Vinçenc Prennushin, Imzot Luigj Bumçin, Don Lazër Shantojën etj. At Matia jo vetëm ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë nga Italia, gja të cilën, e ka shpreh pa kurrfarë frike.
Në Kishën Françeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, ai ka vue Flamurin Kombëtar me shqipën e flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Kryente vizita kortezie ndër autoritetet shtetnore edhe italiane që i kishte të detyrueme po, prej tyne Ai gjithnjë konsiderohej “françeskan me ndjenja të theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane”. Dëshmia asht e At Dioniz Makës. Në Tiranë ai u njoht me shumë përsonalitete të kohës si, me Shefqet Vërlacin, Mustafa Krujën, Maliq Bushatin, Iliaz Agushin, Musa Gjylbegun, Rexhep Mitrovicën, Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Cafo Beg Ulqinin etj.
Të gjithë dokumentat arkivore të marrëdhanjëve të At Matisë, me këta përsonalitete, flasin vetëm për ATDHETARIZËM. Ai, edhe pse ishte në Tiranë ruen miqësinë me fisin e Ded Gjo’Lulit, me Prekë Calin, Kol Zefin e Grudës, Kol Ndoun - Bajraktar’i Shalës, Lulash Gjeloshin e Shoshit dhe, e veçon Gjelosh Lulin, si trim dhe atdhetar. Në grupin e politikanëve të njoftun ruen respekt të veçantë për Mehdi Frashërin, si politikan, jurist, historian dhe liberal shumë i kulturuem.
Ndër takimet e bame me italianët shihët kjartë interesa që ata kishin për té, dhe ky përfiton tue u marrë të holla për ndërtime qelash e Kishash në zonat e Tiranës. Kjo dokumentohët edhe me shpjegimet e shpënzimeve të bame në materialin e ruejtun sot edhe në Arkivin e Shtetit në Tiranë. (shif librin “Françeskanët”). Në vitin 1943 At Matia vjen në Shkodër. Mbas emnimit të At Anton Harapit në Rregjencë, në vendin e tij si Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, emnohet At Matia, detyrë e cila i njihët zyrtarisht nga eprorët në muejin qershor të vitit 1944. Detyrën e fillueme në gjysmën e vitit 1943 e vazhdon pa emnim zyrtar, mbasi rruga e ndjekun me At Anton Harapin për aprovimin e emnimit të tij në Regjencë, vazhdoi aq kohë.
Mënyrën si u veprue do ta shpjegoj nga burimet e vërteta për këtë çashtje:
Zgjedhja e At Mati Prennushit si Provinçial asht mjaft origjinale.
Po filloj me citue At Konrad Gjolaj, i cili ishte i pranishëm në atë mbledhje porsa kishte ardhë nga studimet prej Italie. Në librin “Çinarët” (fq. 67) shkruen: “At Çiprian Nika ishte ndër françeskanët ma me vlerë që ka pasë kleri e kjo asht edhe arësyeja që kur u zgjodh Provinçial At Matia, pat ngulë kambë mos me u zgjedhë At Çipriani, se komunistët punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej, t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë, mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né.
Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi, se edhe dy herë maparë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile edhe deri tek stoli i konopit në Serbi”. Po në këtë mënyrë e shpjegon edhe At Dioniz Maka mënyrën e zgjedhjes së tij Provinçial i Fretenve.
Në fq. 65 (po aty), At Konrrad Gjolaj shkruen: “Ardhjen e At Mati Prennushit si Provinçial të Françeskanëve të Shqipnisë, unë e kam konsiderue gjithmonë si një fat i madh i Kishës sonë Katolike dhe i Françeskanëve të Shqipnisë. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator. Janë tri cilësi të vështira me u kombinue, por sidukët Zoti tue dashtë me na ruejtë me faqe të bardhë na shndriti mendjën me zgjedhë At Matinë në kohën ma të rrezikshme dhe delikate, në të cilën asht ndodhë Kisha jonë përballë terrorit sllavo-aziatik komunist”.
Shkuemjen e At Anton Harapit në Regjencë, At Matia e konsideron të rregullt dhe në përputhje të plotë me normat ligjore të Urdhnit, mbasi vetë At Antoni ka kërkue rrugën ligjore.
Mbasi u mblodhën françeskanët: At Mati Prennushi, At Pal Dodaj, At Çiprian Nikaj, At Donat Kurti, At Pashko Bardhi, At Gjon Shllaku dhe At Augustin Ashiku; At Matia deklaron: “U bisedue nëse mund t’i sillej ndonji dobi Atdheut me pjesëmarrjen e tij (Padër Antonit) në Regjencë, e arritëm në përfundimin se mund t’i sillet shumë, prandej, e autorizueme Padër Antonin të marrin pjesë në Regjencë. (A. M. Prennushi Dosja 1302, fq. 56, Arkivi Min. Mbrendshme, Tiranë).
Ma poshtë vazhdon: “Mbas kësaj mbledhje i asht kërkue mendimi Papës dhe Vatikani në bazë të Kodit Kishtar, e Ai e léjoi në dorë të Argjipeshkvit. Argjipeshkvi i Shkodrës e pëlqen këtë vëndim dhe Padër Antoni shkoi në Regjencë”.(po aty fq. 57.)
Kur hetuesi e pyet At Matinë, se konsiderohët apo jo At Antoni “kriminel lufte”, përgjegja asht kjo: “Për Padër Anton Harapin nuk ka ndonjë fakt që të më bindin se ky mund të jenë kenë kriminel lufte”. (Dosja 1302 fq. 6). Letra e At Antonit që i ka dhanë Osman Kazazit njëditë para pushkatimit, ende nuk po botohet. E quej me vlerë po të ishte mundësia e një studimi të plotë për At Anton Harapin, me nxjerrë në dritë një letër të Lef Nosit që ruhet në Arkivin e Shtetit, me të cilën Lef Nosi kërkon me çdo kusht kenjen e At Antonit në përbamjen e Rregjencës.
Po aty asht e ruejtun një letër tjetër që At Matia ua dërgon të gjithë françeskanëve me rastin e vrasjes At Lekë Lulit në mënyrë mizore dhe trathtisht, vetëm me i plaçkitë të hollat që kishte me vedi.
Në këtë letër At Matia jep urdhën të premë që asnjë frat të mos merrët me politikë dhe të mos ju besojnë asnjenës parti, mbasi jo vetëm mund të pësojnë fatin e At Lekë Lulit, por edhe do të njolloset me akuzat ma të këqia nga ajo parti që do t’i marrë edhe jetën. Porosia asht e padiskutueshme.
Ka një shënim me të cilin akuzojnë At Matinë, se kjo letër asht shkrue vetëm kundër Lëvizjes N.Çl., dhe formacionëve partizane. Qëllimi i vërtetë me sa duket asht frika e përzimjes klerikëve në turbullinat e kohës.
Shumë nana shkodrane zanë derën e kuvendit për me ju shpëtue kokat e djelmëve të kapun nga gjermanët, si komunistë ose të dyshimtë; shumë të tjerë afrohën me vërejtë se çfarë qëndrimi po mbante vetë kleri kundrejt partizanëve; shumë të tjerë vijnë me lypë ndihmë për jetesë si Pjerin Kçira me shokë; shumë të tjerë kërkojnë me rrahë në të dy krahët dhe me e pasë mirë me të gjitha palët e, që këta të fundit, janë kenë ma të shumtit.
Praktikisht në Kuvendin e Fretënve gjetën strehë edhe shumë prej atyne që ma vonë fatkeqsisht, do të dëshmojnë për “veprimtarinë antikombëtare” të françeskanëve, vetëm e vetëm me sigurue një vend pune të rahatshëm, me marrë një gradë shkencore të pameritueme etj. etj., që shtjellohën shumë ma kjartë në ngjarjet e ndodhuna mbas vitit 1944.
Proçesët e bame ndër gjyqet e hapuna të Shkodrës janë dëshmi e mirë dhe mbahën mend nga qytetarët, por proçesët e “mbylluna”, që sot edhe ato janë të hapuna e publike, për fat të keq, dëshmojnë se shumë vetë kanë mendue se komunizmi asht i “përjetëshëm” dhe asnjëherë, nuk kanë mendue se do të dalë në shesh e vërteta e vëprimeve të tyne.
Nuk ishte detyrë e thjeshtë me kenë Provinçial në një kohë ma keq se në kohë të paganëve, për Françeskanët e Shqipnisë ishte koha ma e vështirë e shekullit. Mos harroni se, gjithshka ishte në dorën e jugosllavëve, e kush ma parë se fretnit do të kishin punë me ata antishqiptarë?
At Mati Prennushi ruejti dinjitetin e vet dhe të shokëve pa madhështi. Ai u ndodh i vorfën mjedis të vorfënve të Asizit, dijti me lidhë gjithmonë veprën me logjikën, tue arësytue gjithshka e këshillonte atë Vëllau i kuvendit.
Ai ishte i sjellshëm, i premë në vëndime, i njerëzishëm, bujar dhe gjithnjë i pakundërshtueshëm, mbasi me fjalë e vepra nuk dijti me iu randue as anmikut. At Matia, ishte elokuent, të bante për vedi, se ishte gjithmonë dashamirës. Këshilla dhe vërejtja e tij mirëpritej si prej ATIT.
Me 17 nandor 1946, rreth orës 02.00 të mëngjezit, në një natë me shi, sigurimi i shtetit ndalon makinën tek dera e kuvendit ngjitë me Kishë, e hapin me çelsat e marrun me zori prej kuzhinjerit Martin Tarri, kalojnë nëpër mencë e futen në Kishë nëpër derë të kompanjelit. Shkarkojnë armë e municione në Kishë tek Elteri i Shna Ndout, i Zemrës së Krishtit dhe rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarë të Ndjekjës, tue mos lanë asnjë njeri me u afrue deri në ora 05.00 kur thohej mesha e mëngjezit. Atë kohë rrëthohet kuvendi me të gjithë françeskanët e xhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita nga autoritetët e organizatat e ndryshme për me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”. Këte operacion të futjes së armëve në Kishën Françeskane të Gjuhadolit e drejtojnë: Zoi Themeli, Hulusi Hako, Dilaver Sadiku, që ngordhën me spaletat e Ministrisë së Mbrendshme të ndihmuem nga agjentët: Pjerin Kçira, Lin Çollaku, Nush Baba, Gjovalin Mazrreku, etj.

At Mati Prennushi asht kenë arrestue me 15 Nandor 1946. Mbas sa muej torturash asht fillimi i vitit 1948, muej Janar kur po zhvillohej gjyqi:
Në gjyqin e zhvilluem në mencen e Kuvendit Fretenve të kthyem në burg asht pyet i pandehuri Padër Mati Prennushi dhe tha: Akuza nuk është e vërtetë. Jam meshtar qysh në vitin 1904. Ishe famullitar në Kastrat jam qenë 15 vjet rresht, ndihmat nga Austria dhe Italia jepëshin për ndihmën e kultit dhe shkojshin në favor të kuvendit dhe të përsonit. Nuk kam qenë në shërbim të fashizmit as nuk kam punuar për të, dhe nuk kam dijtë kurrgjë. Më 14 qershor 1944 jam emruar Provinçial në vend të Padër Antonit. Kur erdhi Italia sikur na ra rrëfeja dhe kam kja me lot por unë nuk kam ba kurrgja. Meloni dhe Jachomoni kanë ardhë kur jam ba Provinçial, mbasi kam qenë qysh në 1941 në Tiranë me shërbim e më ka takue rasti të takohesha me ta. Subvencion më kanë dhënë po pa kurrnjë konditë. Kam njohur gjeneral Nuçin por mardhënje politike nuk kam pasë. Kol Bibën e kam njohur më parë por nuk kam punuar me te për ardhjen e fashizmit, gjithashtu edhe Ernest Koliqin, por çështje politike nuk kam fjalosur me to. Tek Jakomoni kam shkuar për vizitë në Pallat se na grishte, kam shkuar si superior i kuvendit e i bënim urime për Shqipni. Me Melonin jam njohur por takime nuk kam pasur. Iljaz Agushin, Papa Lilon e të tjerë i kam njohur në Tiranë, megjithatë Papa Lilon e kam njohur dhe më parë, kam pasë shkuarje por mardhënje politike jo. Ai ishte në shërbim të italianëve.
Unë nuk dij se kush ka punuar nga kleri për okupimin e Shqipnisë. Në kohën e Italisë kemi punuar për të këthyer orthodoksët në katolikë, por unë nuk dij se ka pasë qëllime politike, për këtë ka qenë i ngarkuar Delegati Apostolik, në vende të ndryshme shkonte ai vetë. Padër Karma shkonte për predikime ku kanë qenë katolik. Na kishim përfitim shpirtnor. Në Tiranë kam qenë në 1941, përpara kësaj datë kam qenë në Gomsiqe dhe në Bërdicë. Nuk kam predikuar për të shtuar radhët e fashizmit, në Tiranë kam qëndruar deri në vitin 1944. Nuk më ka ardhë keq për kapitullimin e Italisë. Mbas kapitullimit të Italisë ka hy Gjermania dhe ma vonë kam njohur gjeneralin Vistull në Tiranë, këtu kam njohur Hausdingun, tek i cili kam shkuar 4-5 herë për të shpëtuar njerëz, por nuk kam shkuar për spijunllëqe dhe nuk kam marrë pare nga Gjenerali Vistull. Me majorin gjerman që asht vra e që ka qenë tek Hausdingu jam njohur por mardhënje politike nuk kam pasur me té. Lëvizjen Nacional Çlirimtare e doja se luftonin kundër okupatorit. Komunizmin e kam urryer. Ballë e Legalitet kishte por nuk jam marrë me to.
Kleri, unë e dij se nuk ka punuar me okupatorin. Padër Anton Harapi ish Regjent Shqiptar dhe njëfarë Shqipnije ishte sa me i thanë Shqipni. Unë nuk dij se shka ka punuar ai me okupatorin dhe as më bie ndër mend, por Padër Antoni është munduar shka ka muejt me ba e ka ba. Me Padër Antonin politikisht nuk kam punuar. Kur u ba Regjent ka ardhë në një mbledhje në Shkodër, në “Rozafat” për mos me hy komunistat në qytet, Unë nuk kam folë, as kam aprovue as disaprovue.
Aty vetëm Prenkë Cali me disa malësorë të tjerë tha hapët se, ju qytetarët kini vetëm fjalë, dhe nga ne kërkoni gjithnji punën. Ne na kini lanë mbas dore, ne na thirrni kur keni punë me ba. Çfarë vëndimesh u morën aty nuk më kujtohet. Me Padër Antonin nuk kam bërë mbledhje. Nuk dij që kleri të ketë punuar për të organizue forca kundër L.N.Çl., pse unë vetë nuk kam punue. Për armën e gjatë që është gjetur në tavanin e kishës në një birë murit unë nuk di gja fare se kush e ka mëshef, kurse librat që janë gjetur në tavanin e korit të kishës si dhe nën elterin e Shna Ndout, janë futur prej shumë pjestarëve të këtij kuvendi, përposë meje që nuk kam dijtë se janë.
Me Mehdi Frasherin, Lef Nosin, Brahim Biçakun jam njohur dhe kanë ardhë në kuvend, këta ishin Regjenta. Lef Nosi shkoi në Dukagjin e Mehdi Frashëri në Gjermani, kurse Ibrahim Biçaku nuk dij gja. Tek Mato Murati kam shkuar një herë, por ai nuk ka ardhë në kuvend. Nuk asht e vërtetë që i kam çuar informata. Me Javer Rushitin jam njohur ma parë e Nën/Kolonel Garxholen jam njohur si shkodranë. Kur ishte në arrati Kol Ashiku më kërkonte lajme, por nuk i kam çue. Një plakë që kishte djalin me Kol Ashikun më ka ardhë e i kam dhanë 4 napolona letër, mbas çlirimit nuk kam treguar aktivitet kundër Pushtetit. Mbledhje në Kuvend me karakter politik nuk kam bërë. Provokacionet greke i kam quajtur të rrezikshme. Padrejtësitë e Konferencës së Paqës i kam pritur keq. Nuk asht e vërtetë se kam sabotuar votat e dhjetorit 1945, unë nuk kam votuar. Kemi bërë mbledhje në Argjipeshkvi ku ka marrë pjesë Monsinjor Thaçi, Gjini, Volaj, Pal Doda, Fausti, Dajani dhe unë, biseduam për punë të xhakojve nëse duhej të votonin dhe vendosëm të mos votonin, disiplina ynë nuk i lejon.
Në Seminar ka qenë Padër Gjon Shllaku, Padër Nika, etj., por nuk dij se jepnin edukate fashiste. Tjetër mbledhje nuk kemi bërë. Në Tiranë kam shkue me kontrollue Ipeshkvinë, por mbledhje nuk kemi bërë.
Në Durrës nuk kam shkue por në Tiranë jemi kenë në qelë ku lypëm takim me Kryetarin e Qeverisë, por nuk na pranoi. Memorandum bamë por nuk e çuam, as që dij në se e ka çuar Don Shtjefën Kurti, por mbi qeverinë nuk dij gja se asht shkrue, por për çështje të shkollave që na u mbyllën asht ba memorandumi. Delegat Apostolik ka qenë Monsinjor Nigris, zëvendës më vonë ka qenë Monsinjor Gjini, por nuk dij se si korespondonin me Vatikanin, por në kjoftëse nëpërmjet Misjoneve të hueja. Me Loro Kurbinin nuk kam biseduar çështje politike. Më 12 tetor 1945 kam shkuar në Lezhë, edhe në Troshan, por nuk kam dhënë instruksione mos me marrë pjesë në qeveri. Për organizatën Demokristjane nuk dij kurrgja. Nuk kemi formuar Komitete e N/Komitete, as kemi bërë mbledhje dhe as që asht përmendur.
I pandehuri Ndoc Sahatçija tha: Ky ka mbajtë fjalim për sabotimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit, e me kundërshtuar Reformat me krijuar Komitete.
I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Kjo asht nji shpifje, unë nuk dij gja. Dokumentat e municioni që janë gjetë në Kuvend i kam parë kur i kanë gjetë dhe kanë qenë katër pesë pushkë, do gypa me maskë, revolver, pushka automatike, fishekë dhe të tjera, edhe disa bombe të çartuna. Për dokumentat më kanë kallxue, se këto i ka pasë marrë Padër Pal Doda e Padër Çiprian Nika, këto vareshin prej meje, por unë e mora vesht kur ka ndodhë kjo, nuk ma priste mendja se janë ruajtur, i dija të djeguna. Koresponendencë me të arratisur nuk kam pasë dhe nuk i kam konsideruar si ushtri të Demokristjanës të arratisurit. Me Anglo-Amerikan nuk kam pasur lidhje. Në Komitetin e Përbashkët nuk kam qenë antar as kam ftuar njëri për të marrë pjesë. Kur është bërë ngjarja e 9 shtatorit kam ndodhur në Troshan dhe atje e mora vesh. Veprimtarinë time nuk e konsideroj kurrë trathti. Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.
(Materiali toskënisht asht shkrue nga sekretari i gjykatës ushtarake.)
Gjykata ushtarake dha Vendimin per Pader Mati Prennushin: “Me vdekje, me pushkatim. Me konfiskim pasunije…”
I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Unë nuk kam pasë dijeni për Parti Demokristjane. Sa për kundra Pushtetit jam krejt i bindur se nuk kam bërë asgjë. E ndiej vetën të pafajshëm. Rroftë Shqipnia e Shqiptarët! Dhe në deksha unë nuk prishë punë. E dij se jam i pafajshëm”.
11 Mars 1948, ora 5 e mengjesit në Zallin e Kirit shenohet fjala e fundit:
AT Mati Kol PRENNUSHI tha:” Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija! U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!” Ai vdiq i respektuem dhe nga anmiqtë, se njihëj për Burrë trim.
At Mati Prennushi punoi pa iu ndigjue zani për Fé e Atdhé si të gjithë Françeskanët, mbasi në zemër i vlonte LIRIA.
Melbourne, 11 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:


“Vuejtja, o bir, e ban ma fisnike fitorën!” At Ç. Nika.

At Çiprian Nika asht lé në Shosh të Malsisë së Shkodrës, më 19 korrik 1900. Prindët e tij ishin Mëhill e Prenda Nika, të cilët e lanë jetim qyshë të vogël 5 vjeç. Prifti i Shoshit aso kohe e solli Dedën e vogël prej Shoshit në Kuvendin e Françeskanëve të Shkodrës, ku, përfundoi edhe shkollën e mesme. U dallue si nxanës dhe tue pasë thirrjen shpirtnore për Meshtar vëndosi me ju kushtue Urdhnit të Shen’ Françeskut. Përfundoi studimet e nalta Teologjike në Austri dhe më 26 korrik 1924, shugurohet Meshtar në Romë, tue marrë emnin Çiprian, në Urdhnin e Fretënve të Vogjël, (O.F.M.). Vjen në Shkodër me një pergatitje shumë të mirë kulturore. Ishte ndër ma të ditunit Freten në fushën teologjike dhe filozofike. Emnohet profesor në Gjimnazin e Fretënve të Shkodres. Kishte pasion per muzikën. Nën drejtimin e At Martin Gjokës merr pjesë në orkestrën frymore të Françeskanëve që përbahej prej rreth 40 vetësh. Ishte ndër flautistët ma të mirë që cilsonte mjeshtri At Gjoka. Njihët edhe me vegla tjera frymore të bandës muzikore.
Zotnonte mirë disa gjuhë, spikati në gjermanisht, frengjisht, greqishtën e vjetër, latinisht e italisht. Ishte bashkëpuntor i revistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”, ku ka shkrue artikuj me vlerë në fushën filozofike.
Njihët si Provinçiali ma i ri në moshë sëpse në vitin 1938 drejton Provinçën e Shqipnisë. Një figurë e kompletueme në të gjitha pikëpamjet, françeskan në veshje dhe në dukje të virtytëve të tij, i qeshun, i dashtun, i qetë, i ambël dhe joshës në biseda. Fizionomia e tij pasqyronte modelin shpirtnuer të Fratit t’Asizit. Në kohën e Opozitës asht kundër Mbretit Zog, gjithnjë asht i pandamë nga fretnit tjerë, merr pjesë me malësorët e krahinës së tij në Shosh dhe gjithnjë perkrah kerkesat e tyne. Për fat të keq në vitin 1939, u ndodh në postin e Provinçialit dhe u detyrue me pranue okupacionin fashist. Asht anti-italian dhe nuk afrohet fare me ndjesitë proitaliane të disa klerikëve, si At Bernardin Palaj, At Rrok Gurashi etj., madje i kundershton.
Pak kujt aso kohe i shkonte mendja tek një okupacion i mundshem me armë i Italisë, mbasi ardhja e sajë mendohej se sillte një dëshirë të madhe të shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me tokën nanë. Shumë atdhetarë tue fillue nga Mustafa Kruja e deri tek Don Lazër Shantoja, kishin qëndrue me vite të tana në mërgim tue punue për një Shqipni Etnike, gja të cilën e shohin se mund të realizohej nga ardhja e Italisë apo e Gjermanisë së njohun antisllave. Pavarësisht nga koha e shkurtë por një gja e tillë u realizue. Hapja e 120 shkollave shqipe nga Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi, me mësues shqiptarë në tokat e Shqipnisë jashtë kufijve të sotëm, shka përfshinë në Veri dhe Kosovën e krahinat Shqiptare perrreth, na pëlqen ose jo, në fund të fundit duhet pranue se po mos të ishin hapë ato shkolla në vitin 1941, sot asnjë nga Shqiptarët e atyne krahinave nuk do të dinte me shkrue e me lexue ashtu si duhej në gjuhën amtare Shqipe.
Në vitin 1943 At Çipriani ishte me u zgjedhë prap Provinçial, por asht At Mati Prennushi, që mendon se At Çipriani nuk duhet sakrifikue tue u vue si Provinçial, mbasi Shqipnia ishte në pragun e okupacionit tjetër, këtë herë nga komunistët që mund t’a pushkatonin të parin Provinçialin. At Matia merr postin e Provinçialit vetë me mendimin se regjimi komunist nuk ka me kenë i gjatë dhe pranon ma parë vetsakrifikimin se humbjen e mikut të vet At Çiprianit, i cili asht mjaft ma i ri edhe në moshë.
Nëse, Anglo-Amerikanët do të ndryshonin politikën e tyne me Shqipninë, tue mos e lanë në mëshirën e Jugosllavisë titiste, atëherë pushteti nuk mbetëj vetëm në dorë të komunistëve. Gjithë shpresa ishte se me hymjen e grupeve të tjera demokratike në qeveri, komunistët do të spostoheshin dhe do të krijoheshin rrëthana të tjera politike. Koha e ardhëshme mbas luftës mendohej se do të ishte ma favorizuese për të gjitha çështjet kombëtare. Mundësia e një zbarkimi Anglo- Amerikan në Ballkan ishte e pritëshme nga pjesa ma e madhe e antifashistëve shqiptarë që nuk i donin komunistët. Kjo dëshirë jo e parealizueshme ishte edhe e klerit shqiptar e kryesisht atij françeskan i cili njihej per veprimtari kombtare. Madje, koha ka me nxjerrë fakte që At Anton Harapi dhe Regjenca, në muejt e fundit kanë punue për një qëllim të tillë, pavarësisht se përpjekja i shkoi kot nga lidhjet e mëshefta të Rusveltit me Stalinin, të njohuna zyrtarisht në Jalta.
Askujt nuk i shkonte mendja se koha do të sjellin shkatrrimin e plotë të krejt përpjekjeve të një shekulli të të gjithë Shqiptarëve Atdhetarë.
Me shkuemjen e At Anton Harapit, si Regjent në Tiranë, At Matia u zgjodh Provinçial e At Çiprian Nika, mbeti Guardian i Françeskanëve të Shkodrës. At Pal Dodaj ishte sekretar i Provinçës, një françeskan me vlerë në shumë fusha. Ishte historian i njohtun dhe si i tillë edhe një ndër politikanët ma të rrafinuem që ka pasë kleri, prandej ishte i kudondodhun.
At Pal Dodaj deklaron: “Në 1924 jam kenë me Opozitën. Në vitin 1922, kam tentue me bashkue Zogun me Luigj Gurakuqin, mbasi tue u bashkue n’ ato rrethana trimnia e Zogut me urtësinë e Gurakuqit, do t’i vinte nji hov Shqipnisë. Zogu e pranoi, Luigji jo! E, mbet.”(Dosja 1248).
Ardhja e Gjermanisë në Shqipni asht quejt kalimtare mbasi tue fillue nga qeverisja dhe krejt organizimi i shtetit ishin në dorën e shqiptarëve. Lufta që ata kanë ba kundër komunistëve dhe italianëve i ka dhanë mundësinë e një simpatie të gjithë atdhetarëve, por ç’e do, ishte koha kur ata i kishte marrë tatpjeta dhe nuk iu la mundësinë e një organizimi të mirë të forcave përparimtare në dobi të vendit, ku tashma mbretnonte kausi dhe rrumbuja. Sejcili veç mendonte me ikë. Forcat gjermane të vëndosuna në Shkodër kanë hy edhe në kuvendin e fretënve vetëm për fjetje. Dy herë At Çipriani e At Matia ua kërkojnë nga komanda Gjermane lirimin e kuvendit, tue e konsiderue një shkelje, herën e parë u lirue por mbas dy javësh kanë hy prap dhe nuk kanë dalë ma deri me datën 29 nandor 1944, që gjermanët janë largue përfundimisht nga Shqipnia.
Kjo kohë asht edhe periudha ma fatkeqe për At Çiprianin, mbasi gjermanët kur u larguan kanë lanë disa armë të prishuna në oborr të cilat, atë ditë, pra, më 29 nandor 1944, At Çipriani i nxjerr nga oborri përpara dhe i çon tek stallat e derrave mbrapa në shi e në diell, si të ishte koha. Kur fillon me u ndigjue rreziku i mbajtjes së armëve mbas Lëvizjes së Veriut dhe asaj të Koplikut, më 14-15 janar 1945, At Matia urdhnon që të treten armët jashta kuvendit të Fretënve edhe pse janë të ndryshkuna dhe të prishuna si dhe jashtë përdorimi. At Çipriani, tue pasë frikë se hedhja në rrugë aty afer do të ngarkojë qytetarët përreth kuvendit me përgjegjësi, mbasi mund të kontrollohen shtëpijat e tyne dhe vështirë se mund të kishte një shtëpi pa dy armë, e shkaktari do të ishte vet At Çipriani, ky vëndosë groposjen e këtyne armëve në një ambjent larg kuvendit në kantinën e venës, ku hapë tokën e dyshemës së shtrueme me çimento dhe derdhë prap beton sipër, tue i çimentue edhe armët, me anën e një ushtari italian i mbetun rob që aso kohe shërbente në shtëpinë e tij.
At Filip Mazrreku mbante dy revolverë të vëllazënve të tij si kujtim, mbasi të dy ishin vra nga komunistët. Për këtë ai njofton At Çiprianin i cili ia merr të dy dhe i tretë në gropën e zezë, bashkë me një tjetër të At Zef Mesit, që kishte vdekë pikërisht ato ditë, kur partizanët kontrollonin krejt qytetin shtëpi për shtëpi. Një armë, tip alltije të gjetun nga At Gjeçovi, bashkë me një armë ma të gjatë edhe kjo me vlera vjetërsije dhurue nga Lef Nosi, e rujtun në muzeun e Fretënve mëshefet nga At Çipriani, nën dyshemen e dhomës së tij me anën e kuzhinjerit të kuvendit Martin Tarri.
Qëllimi ishte që kjo armë e vjeter të mos i grabitet nga komunistët ashtu si pat ndodhë në kontrollin e parë të kuvendit nga komandanti Sheuqet Peçi.
Pak ditë para 29 nandorit 1944 dy përsona i sjellin At Pal Dodës një arkë të vogël me disa dokumenta të shkruem turqisht. At Pali, njofton At Çiprianin dhe At Matinë për këta dokumenta të mbylluna në arkë, që ua kishte dërgue Gjoni i Markagjonit prej Mirditet para se të arratisej nga Shqipnia.
Kur puna e kontrolleve shpeshtohet, At Matia urdhnon që të digjen ata bashkë me disa dokumenta të lanuna nga Papalilo në një zarf, edhe ky i arratisun ndër ato ditë. Bashkë me disa shkrime të At Bernardin Palaj, të At Fishtës e dokumenta të Shtjefen Gjeçovit, janë disa dokumenta muzeale me vlerë historike si dhe disa pare të vjetra të kohës ilire, edhe këto të gjetuna nga gërmimet e Gjeçovit. At Pal Dodaj me dijeni të At Çiprianit, (simbas dëshmisë së bame në hetuesi, Dosja 1248, Arkivi i M.Mbrendshme Tiranë), i hap në disa skuta e qoshe me mendimin se kanë me u dashtë për shpjegime historike ma vonë. Për vëndet ku ishin futë ishte në dijeni At Donat Kurti, At Frano Kiri dhe fra Zef Pëllumbi, xhakue përveç dy të parëve, mbasi u kishte ndihmue me i vue ndër ato vende. At Pal Dodaj mendon me ua ndrrue vendin, këtë ia thotë edhe At Çiprianit, mbasi: “xhakojt Ndoc Vasili, Zef Pëllumbi dhe Luk Kaçaj janë mërzitë e nuk bajnë ma për këtë punë “, por nuk i premton koha me i heq mbasi me datën 15 nandor 1946, kur Kuvendi këthehët në burg të gjithë janë të arrestuem. Luk Kaçaj nuk përmendet ma mbasi siduket nuk asht implikue në ndonjë ngjarje, gja të cilën e ka tregue edhe jeta e tij, sëpse kur ishte me tregue vedin para një gjyqi fals kunder tij në Tiranë, ai shprehi mirënjohje ndaj mësuesve të vet françeskanë, gja të cilën e ka ba pak kush. Fretnit e arrestuem kur shohin materialet historike të hapuna mjedis të Kuvendit dhe n’ oborr, asht i pari At Donat Kurti, Drejtor’i Gjimnazit Françeskan, qe u thotë: “Një arkë me libra e dorshkrime i kam mëshef në një odë, e cila asht nalt pa shkallë dhe po të mos të të çojë kush nuk e gjenë dot”. (po aty, Dosja 1248).
Ndonse në grupimet që ban Sigurimi, At Çipriani nuk asht në dosjen e Imzot Frano Gjinit, në filmin jugosllav “Dosja 1302/II-A”, në fakt aty asht edhe At Çiprian Nika, At Pal Dodaj, At Donat Kurti, At Aleks Baqli dhe At Frano Kiri. Qëndrimi burrnor dhe i patundun në hetuesi këta fretën i ban të pavdekshëm. Ndersa xhakoni Luk Kaçaj, pak ditë perpara ishte largue prej kuvendit e shkue në fshat mbas një bisede t’ At Matisë me baben e Lukës.
At Çiprian Nika asht përballë një kafshës së tërbueme që thirret kapiten i I-rë, Nësti Kopali. (edhe materiali i tij hetimor mban datën 22 nandor 1946, pra, një vit mbas arrestimit!?). Ky frat u masakrue si të gjithë tjerët por nuk duhet lanë pa u shkrue se kur komunistët kishin të dhana për vlerat e ndonjë kleriku, atëherë, nuk kënaqeshin vetëm me pushkatimin e tij, por e torturonin aq sa njerëzit që kishin bashkjetue me te në hetuesi, kur ia sillnin në qeli e pyesnin: “Kush je ti?”, këtë fat të zi pat At Çiprian Nika.
Në proces-verbalin me numur aktesh: 558, dhe nr. vëndimi 224, Prokuroria Ushtarake e Shkodrës, me akt-akuzën nr. 581, me datën 26 dhetor 1947, sjellë për gjykim në një dhomë të kuvendit: At Çiprian Nikën, nga Shkodra dhe At Pal Dodën nga Janjeva e Jugosllavisë, për fajin se: “Gjatë gjithë jetës së tyre pranë Klerit kanë zhvilluar aktivitet të rrezikshëm anti-popullor.
Duke qenë elementa me pozitë dhe udhëheqës të Klerit Katolik në Shqipni, me anën e këtyre lidhjeve të kombinuara me Demokristjanen, ata kanë menduar për një kryengritje të armatosur kundër Pushtetit. Me qëllim që të furnizojnë kriminelat e arratisur për të goditur Pushtetin kanë fshehur në Seminar dhe në Kishë armë të ndryshme lufte, revolvera, pjesë ndrrimi mitralozi dhe shumë arka me municion lufte. Faje këto të parashikuara prej nenëve 2, 3 (pika 1, 2, 4, 7, 8, 14) të ligjes Nr. 372.
Këto akte mbasi u rregjistruan në Nr. 558 të Rregj.Them. Për ditë gjyqi u caktua data 26 dhetor 1947, ditë e premte, ora 3 mbas dreke.
Shkodër, 26 dhetor 1947”
Sekretari: Sh. Dautaj d.v. Kryetari: Misto Bllaci d.v. (firma).

Ditën e premte, datë 26 dhetor 1947, ora 3 mbas dreke u formua trupi gjykues si vijon:
Kryetar: Kap. I-rë Misto Bllaçi,
Antarë: Toger Bastri Beqiri, dhe N/Toger Anastas Koroveshi.
Duke qenë gati Prokurori Ushtarak Kap. Namik Qemali, dhe Sekretari Tish Tukja:

U pyet i pandehuri At Çiprian Nika dhe tha: Jam dërgue nga Provinçiali me krye studimet e larta dhe jo nga kush tjetër. Kam pasë shok At Frano Kirin. Austria e mori në dore çështjen e Klerit Katolik që të mos merrej nëpër kambë. Interresat e tyne nuk i dij. Me Sheuqet Verlacin kam pasë lidhje zyrtare. Nuk e dij a kje ma e mirë koha e regjimit të Zogut a sot. Mue nuk mu ndalue me marrë frymë por mu ndaluen burimet e jetesës, p.sh. tokat e kuvendëve na i mori Pushteti i sotëm dhe shkollat i mbylli. Tokat i mori qeveria dhe nuk dij kujt ia dha. Enciklika e Papës flet për komunizmin në Rusi dhe Meksikë, në Rusi kishte Fé dhe besim dhe nuk mundet me kenë që të gjithë janë komunista ateista. Edhe na Françeskanët jemi komunista. Na kemi jetue me pak ndryshim nga fshatarët atje ku shërbenim. Me Enciklikë doli në shesh doktrina komuniste që asht kundër doktrinës së Krishtenë, këtë e kam pa ndër disa revista që keni botue ju si dhe në radio “Shkodra”, që asht vue në tallje Kristjanizmi. Kishat nuk janë prishë akoma, por janë mbyllë shkollat e shoqnitë fetare, ku asht edukue rinija me parimet e fesë dhe jo me politikë. Lufta për zhdukjen e komunizmit mue më pëlqeu, por mund të zhdukej edhe me paqë. Lufta kundër okupatorit na shkatrroj ma shumë ne, u dogjën fshatra e lagje qytetësh dhe u vranë shumë njerëz, kjo nuk më pëlqej mbasi mund të bahej me kombinacione politike. Rrënimet i kjava me lot gjaku. Padër Antoni u dënue, por nuk dij se pse u tha se punoi kundër popullit. Unë kam kenë profesor dhe nuk dij se asht predikue për fashizmin as prej meje as prej shokve. Nuk kemi punue për ardhjen e fashizmit në Shqipni. Na i kemi marrë ndihmat se nuk kishim me se të jetonim dhe të mbanim shkollat. Në kohën e okupatorit kam shkue në Kosovë me fratel Gjonin tek At Bernard Llupi, me marrë ushqime për xhakoj, ndërsa në Logutenencë shkonte At Rrok Gurashi, ai asht dhelpën e madhe, shumë gjana që i bante ky i nxirte në skenë me anë të At Palajt.
Demokristjanën nuk e kam formue unë, mbasi nuk jam marrë me politikë, atë e ndigjova në radio kur u ba gjyqi por as nuk e mora vesht kush e krijoi. Kur u ba çlirimi i Shqipnisë nuk e dij, se nuk më erdhi mirë që u ba nga partizanët, kur u çlirue nga okupatorët italian e prita mirë. Nuk më ka pëlqye Partia, më pëlqenin Nacional-Çlirimtarët, Balli dhe Legaliteti.
Sistemi i qeverimit asht kundër parimëve të mija. Më ka pëlqye që të drejtonin në Pushtet klasat që kanë studjue mbasi fshatarët shumica janë pa shkollë. Në Tiranë ishte Imzot Gjini për me shkue në qeveri, por nuk dij se ka shkue ndër legata të hueja. Padër Mati Prennushi në atë kohë ishte Provinçial, por ky nuk më shpjegoi se shka kanë shtrue kur kanë shkue në Tiranë. Nuk dij gja për Demokristjanën, kur asht ba sulmi prej Postribës nuk kishe dijeni dhe as nuk kam bashkëpunue me njeri. Nuk kam mësheh asnjë armë në kuvend. Në Elterët e shenjtë nuk dij se u gjet gja, tash kujtohem se u gjetën do libra, por nuk dij se u gjetën armë. Nuk kam sabotue zgjedhjet e 2 dhetorit. Për votime kam shkue në Troshan.
Në votime nuk dola fare. Këto nuk ishin të lira se nuk doli asnjë parti opozitare. Na kujtuem se nuk kishte arkë boshe, se po ta kishe dijtë se ka, do të kishe shkue për ta hjedhë votën kundër. Të gjithë bashkë me At Mati Prennushin s’kena dalë fare ndër votime. Nuk kam pasë lidhje me të arratisun. At Antonit i kam çue dy herë ushqime me një grue, se mi kërkoi si shok dhe nuk e njof si trathtar. Përhapjen e komunizmit në Shqipni e konsideroj ateiste, prandej jam kenë dhe jam kundër tij. Si konseguencë fatale kam konsiderue mohimin e egzistencës së Zotit. Nga ky kam mendue dhe mendoj se mohohen të gjithë ligjët morale, si ndera, dashtnija, drejtësia etj., dhe si përfundim kam nxjerrë me vehten time, se me përhapjen e komunizmit ateist do të shkatrrohet shoqnia njerzore.
Direktivat janë dhanë me anë të librave të teologjisë dhe të filozofisë.
Qëndrimi i ynë kundrejt komunizmit ateist asht qenë armiqësor. Unë kam dishrue që në luftën e gjermanëve me Bashkimin Sovjetik të fitonin forcat gjermane, dhe nuk dishroja që ushtria e kuqe të përhapej në Perëndim, mbasi me përhapjen e komunizmit rus ndihet edhe rreziku serb. Fitoria e Gjermanisë ishte në favor të Shqipnisë. Xhakonin Ndoc Vasili e qita jashtë pse nuk kishte sjellje të mira, nuk e qita pse ishte lidhë me qeveri se nuk kishëm frikë nga ky se merrësh vesht me qeveri, por ky merresh vesht vetëm me të huej, pse edhe shqiptarët kishin gjithfarë ngjyrash që nuk na pëlqenin né. Dëshira e eme dhe e shokëve të mij ka kenë me e shue farën e komunizmit në Shqipni.” (Dosja 1248).
Në dosje asht edhe mbrojtja e avokat Dr. Emid Tedeschinit, që ban mbas dhanjes së pretencës së prokurorit, ndër të paktat raste që kam mujt me pa. Dokumentët e At Pal Dodës, vëndimet e Tiranës dhe fjalën e fundit të At Çiprianit para pushkatimit, nuk kam pasë mundësi me i pa.
Avokat Dr. Emid Tedeschini shkruen: “I pandehuni Patër Çiprian Nika, mbi pyetjet e Jueja ka shfaqë haptazi se shka ka mendue, shka ka dishrue dhe shka ka veprue.Mendimet e tija, ai i ka shfaqë sinçerisht dhe ky sinçeritet rreth idenave të tija më duket nji provë e fortë me i besue edhe deponimëve të tija, që i referohen veprave. Këtu, zotni Gjyqtar, nga pikëpamja ligjore na intereson vetëm vepra konkrete dhe, jo, idenat abstrakte që ai ka. Këto idena na interesojnë vetëm e vetëm për me zbulue shkakun e veprave.
Deponimet e tija para gjyqit janë përgjithësisht konform me proçes-verbalin hetimor kështu, që, për dhanjen e gjykimit mund të mbështetemi vetëm mbi atë proçes dhe mbi ato deponime dhe mbi mënyrën e shfaqjes së tyne para gjyqit.”(Dosja 1248, po aty).
Fjala e fundit e At Çiprianit në gjyq ishte: “Lutem, të merrni parasyshë mbrojtjen e avokatit që më ka caktue gjykata”.
Me datën 28 dhetor 1947, Trupi Gjykues dha vëndimin:
1. At Çiprian Nika nga Shkodra, me vdekje me pushkatim.

Sekretari: Tish Tukja, Antarë. B. Beqiri, A. Koroveshi.
Kryetari Misto Bllaci, d.v. (Firma)

AT ÇIPRIAN NIKA u pushkatue më 11 mars 1948, në orën 5 të mëngjezit, në Zallin e Kirit, në Shkodër, bashkë me vëllaznit e shokët e Tij të gjithë jetës, si ushtar besnik i Shen Françeskut t’ Asizit.
Ndoshta, kanë me kalue jo vite por shekuj dhe, kurrma një brezni e këtillë as nuk ka me u dukë sado larg në horizontin e botës Shqiptare. Nuk flas fare per pergatitjen kulturore as fetare, po per perkushtimin Shpirtnuer të Atij brezi të papersëritshem që, vdekja per “Atdhe e Fe” ishte si me lé.
Asht e vertetë se Shqipnia e Shekullit XX, edhe pse u shpall e pavarun ishte nder vendet ma të mrapambetuna t’Europës, po s’ duhet harrue asnjëherë formimi Shpirtnuer dhe brumosja me parimet Besë, Burrni e Bujari, tipare të pavdekshme të krejt Shqipnisë Veriore nder Shekuj. Janë pikrisht ato cilsi per të cilat edhe pse kanë kalue 80 vjetë, vazhdon urrejtja e pashueme.
Se cili ishte piksynimi i vertetë i Klerit Katolik në qytetin e Shkodres, ate e kanë tregue shkollat e tyne dhe kuadrot që nxori Ai qytet në shumë fusha.
E mos harroni se kur serbët e malazezët na gjuenin me topa në 1912-13, në fillim të Shekullit XX, Shkodra e shkodranve të vjeter kishte 28 pianoforta.
Melbourne, 16 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

“E ngarkuen me bajtë trungje prej rrugës poshtë e te kodrina ku gjindëj burgu. Si Krishti n’Udhën e Kalvarit u përpoq tri herë me radhë, por u rrëzue të trija herët pa shprehë ankim.” Prof. Arshi Pipa

Ka lé në Shkodër me 4 shtator 1885, nga prindët Gjon e Drande Prennushi dhe, asht pagëzue me emnin Kolë. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa, në seminarin e Troshanit iu kushtue Urdhnit françeskan. Mësimet e nalta i përfundoi në Tirol të Austrisë. Asht shugurue meshtar me datën 25 mars 1908 dhe si françeskan merr emnin At Vinçenc Prennushi O.F.M.
Asht i formuem jo vetëm nga ana fetare, atdhetare dhe kulturore, por radhitët ndër letrarët ma në za të Rilindjës sonë. Shkruen në revistën “Hylli i Dritës”,”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe ka vlera të posaçme për artikujt e shkruem në gazetën “Ora e Maleve”, mbasi, aty, Ai shfaqë edhe pikëpamjet e veta atdhetare, politike dhe demokratike.
Ban pjesë në veprimet e vazhdueshme të klerit për pavarësinë dhe si i tillë, me rastin e ngritjës së Flamurit në Kalanë “Rozafat” në Shkodër, me 14 mars 1914 mban fjalimin kryesor ku spikat oratoria e At Vinçencit.
Në librin “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë”, At Vinçenci, jep mendime të sakta për një shtet të andrruem demokratik të tipit Perëndimor, mendime që mbetën të gjalla edhe për kohën e sotme.
Fusha e përkthimëve asht ndër ma të dashtunat për té, mbasi “Fabiola” dhe “Quo vadis?” janë kenë si oficet e klerikëve ndër familjet shkodrane. Libri “Gjeth e lule” mbetët ndër veprat e letrarit të nivelëve të nalta mbasi ashtu ishte edhe pena e tij. Në vitin 1917, ishte anëtar i “Komisjes Letrare Shqipe” në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Imzot Prennushi ishte një ndër themeluesit kryesor të grupit ma të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletorën e tyre “Ora e Maleve”, ku Ai ishte ndër penat e rëndësishme dhe ma të njohuna të kohës.
At Vinçenci asht kenë Provinçial i Françeskanëve në vitin 1928. Koha e shërbimit si drejtor’i Kolegjit Françeskan dhe si Provinçial ka provue mendimin se Ai dinte me drejtue, prandej në vitin 1936 At Vinçenci, shugurohet Ipeshkëv i Sapës (Dioçezi i Zadrimës). Në vitin 1940 Ai emnohet Argjipeshkëv i Dioçezit të Durrësit.
Kur asht Metropolitan i Durrësit asht edhe koha kur kryeqyteti i Shqipnisë Tirana, përfshihej në Dioçezin e tij (ashtu si sot), pra, vetvetiu qendra kryesore e Shqipnisë kalonte nën drejtimin e Imzot Prennushit.
Asht e vërtetë se aso kohe ai ka përkrah tij edhe Imzot Luigj Bumçin, një ndër përsonalitetët ma të njohuna të Klerit Katolik edhe si politikan i shquem, që ka lanë emnin e vet të paharruem në çastët ma delikate të fateve të Shqipnisë. Atë kohë në Tiranë nuk duhet harrue se ishte edhe Don Lazër Shantoja, At Pjetër Meshkalla dhe Don Shtjefën Kurti, përsonalitete që kanë lanë në kujtesën e qytetarëve të Tiranës një “epokë”, ku spikatën me punën e tyne këta kolosë të atdhetarizmës dhe të kulturës sonë.
Fatkeqësisht gjendja e keqe shëndetësore e Imz. Bumçit, ndoshta, randoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht Imzot Prennushi, jo vetëm, kreu me ndër detyrën e klerikut të divoçëm, por edhe nuk i la kurgja mangut Imzot Bumçit edhe në fushën politike pikërisht, në fazën ma delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe së fundit, atij sllavo - komunist jugosllav e rus, të vitit 1944.Asht e vërtetë se Jakomoni i dha një dekoratë Vinçenc Prennushit, po kurrë nuk asht shkrue çfarë ka thanë Jakomoni për françeskanët e Shqipnisë dhe për shkollat e tyne; kurrë nuk asht botue teksti i plotë i kujtimeve të Kontit Çiano, ku shprehët kjartë e sakt pritja që i ka ba Italisë Kleri Katolik dhe Katolikët e Shqipnisë. Pra, këtij Kleri dhe këtyne françeskanëve i përkiste edhe Imzot Vinçenc Prennushi, i cili deklaron: “Kam marrë një medalje nderi për shka, nuk e dij – Lekë jo. Dekoratës nuk i dij as emnin”. (Dosja 1245 Arkivi i M.M.Tiranë). Kujtimet e Kontit Çiano as nuk kanë me u botue, fatkeqësisht aty asht shkrue se kush e priti mirë okupacionin fashist. Për telegramin e dërguem mbas okupacionit fashist shprehët kjartë bashkfirmuesi Imzot Frano Gjini (atëherë Abat i Mirditës), në letrën origjinale të Tij: “4. se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italian me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italian, bashkë me Kolegët të tjerë t’Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër kuptim veç nji formalitet konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të pregatituna prej tjerve; po si kanë veprue të gjithë përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare të vendit tonë.” (Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranë).
Si Imzot Prennushi, si Imzot Frano Gjini, deklarojnë se, “na kemi firmue para një fakti të kryem dhe, jo, para okupacionit të Shqipnisë nga Italia.”
“Nuk i kam ba fashizmit asnjë shërbim”, shënon Imzot Prennushi, dhe i qëndron kësaj fjalë deri në fund. Sigurisht, kjo qëndresë bazohej tek e vërteta, mbasi vëprimet e tija diheshin publikisht.
Në vitin 1945 Enver Hoxha, i kërkon një takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Në atë takim asht kenë prezent edhe Imz. Gaspër Thaçi. Rezultatin e atij takimi e kujtoj edhe unë.
Kur erdhi Enver Hoxha në Shkodër në vitin 1949 dhe mbajti një fjalim disa orësh në balkonin e pallatit të Prefekturës, ku, edhe i rrahu shpatullat “birit të denjë të kllasës puntore të Shkodrës”, “shokut të dashur” Tuk Jakova, kujtoj si tashti, se kur foli për takimin e tij me Ipeshkvijtë, imitoi tue ferkue duert Imzot Prennushin, dhe shprehu si zakonisht “konsideratën” e tij për Klerin Katolik si agjenturë e Vatikanit, mbasi aty i kishte ngecë sharra Enver Hoxhës, tek shkëputja nga Papa.
Me datën 19 maj 1947 Imzot Prennushi arrestohët dhe si të tjerët fillon Kalvarin. Qëndrimi i tij në hetuesi tregon karakterin burrnor që shihët edhe ndër ata pak dokumenta që ruhën. Imzot Vinçenc Prennushi asht i parapergatitun për rrugën që ka përpara. Ja, si shprehët për té At Gjolaj: “Letra që Imzot Frano Gjini u ka dërgue Misjonëve të hueja i asht dorzue Imzot Prennushit, me ia dhanë atyne. Prezent ka kenë edhe Don Anton Muzaj e Don Shtjefën Kurti. Letra asht përpilue nga At Pjeter Meshkalla.
Arësyeja që e shkruen këte letër asht kenë mospritja e drejtuesve të Klerit nga ana e Enver Hoxhës. Mbasi Imzot Vinçenc Prennushi e kishte dorzue këte letër erdhi në Shkodër, dhe na tha atyne pak vetëve që ishim aty në oborrin e Kuvendit të Gjuhadolit:
-Bijt’e mijë, ishe tek përfaqsuesi i UNRRES, dhe i shpjegova shka asht tue u ba në Shqipni me Klerin dhe popullin Katolik. I tregova represionet dhe burgjet e mbushuna me né. I tregova se pasiguria shtohet përditë e ma shumë. Ai u përgjegj: -Ecelenza, i dijmë të gjitha shka ke thanë e shka ké me thanë, bile, dijmë edhe ma shumë se ju, prandej duhët të dini se kemi ba shka asht e mundun por nuk kemi shka bajmë ma. Ju jeni të përfunduem se për 40 vjet, komunizmi nuk do të hiqet prej Shqipnijet!
Unë ika.
Na që ndigjuem, i thamë: -Ti jé pesimist!
Imzot Prennushi, ashtu i ambël dhe i butë si ishte Ai, na tha: -Jo, nuk jam pesimist por keni me pa e ndoshta ma parë tek unë se shka do t’iu gjejnë ju. Ndoshta, asht premtue prej Zotit me e provue unë shumë shpejt. Prej asaj ditë nuk e pashë ma. Ai me të vërtetë u martirizue.”
Kur, Imzot Prennushi pyetët për shkuemjen e tij në Misionin amerikan, ai përgjegjet: “Në Misionin amerikan kam shkue për kryeshndosh për Rusveltin. Në Tiranë në një mbledhje të Klerit kemi diskutue për mbylljen e shkollave, të seminarëve dhe shoqnive fetare si dhe ndalesat e qeverisë për fenë. (Në janar 1946) Kemi paraqitë në qeveri një memorandum me të cilin kërkonim të drejtat tona fetare. Nga një kopjo ua kam çue edhe misionëve amerikane e franceze në Tiranë.” (Dosja 1245).
Imzot Prennushi shpjegon për një takim me gjeneralin Hudgson, kur vizitoi Zyrën Famullitare, në Tiranë: “Hudgson ka ardhë me dy oficera. Unë nuk dij frengjisht po dinte Don Shtjefën Kurti. Kemi bisedue mbi çeshtje të përgjithshme por me hollësi nuk më kujtohët se çfarë. Mbas disa ditësh i kam këthye vizitën unë me Don Shtjefnin, në Pallatin e Misionit anglez ku më kujtohët se më ka pyet për flamurët që mbante populli në rrugët e qytetit dhe më tha: -Ma mirë do të ishte kenë që të gjithë këto flamuj t’i banin rrobe me veshë fukaratë!
Nuk u shpreh mirë për qeverinë, por u tregue i ftoftë.”(po në atë dosje).
Për vuejtjet dhe torturat e bame mbi Imzot Prennushin tregon Prof. Arshi Pipa, ndërsa, kush ishte Imzot Vinçenci, tregojnë këto rreshta të deponuem në hetuesi prej tij me datën 4 shtator 1947:
“Unë (Vinçenc Prennushi) i thojshe popullit kur kishe kontakte me té dhe sidoemos me pjesën Katolike, se qeveria e sotme udhëhiqet nga komunistat të cilët, né na luftojnë deri në zhdukje”.

Me datën 18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberë nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin kundër të pandehurve:
1. Monsinjor Vinçenc Gjon Prennushi, datlindja 1885, Kryepeshkop i Durrësit, i biri i Gjonit dhe i Drandës, lindur në Shkodër.
1. Monsinjor Vinçenc Prennushi, vjeç 63, dënohet me 20 vjet burg.
Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quejtun Sotir Qiriaqi (1 dhetor 1947), në të kam shkëputë një frazë, lexoni me kujdes:
Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çeshtjën e të pandehurve.”refuzon kërkesen e tyre”.
***
Arësyeja e refuzimit nuk ka nëvojë për koment, mbasi do të lexoni prap ma poshtë: Janë kundërshtarë koshient të Pushtetit Popullor.
Vinçenc Prennushi deklaron se lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që ajo të mos egzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” (Dosja 1245, po aty).
Prof. Arshi Pipa, në “In memoriam”, për Imzot Prennushin tregon: “Kur gjyqi ushtarak që u zhvillue në nji dhomë të burgut e dënoi me 20 vjet burgim të randë, fjala e tij e mbrojtjes qe: “Nuk i kam dashtë kujt të keqën. Jam mundue me ba mirë”.
Dosja mbyllët me Proçes-verbalin nr.103/1, datë 10 mars 1948, i mbajtun me datën 9 mars 1948, nr. 51/3 në Seksionin e Sigurimit Durrës:
Imzot Vinçenc Prennushi vdiq në burgun e Durrësit me 19 mars 1949.
Kishe me thanë, se, Dosja 1245 asht mbyllë formalisht me pushkatimin e Don Anton Zogaj, por me siguri ajo ka vazhdue me kenë e hapun deri me vdekjën e Don Pal Gjinit.
Kur vdiq edhe MARTIRI i fundit, vetëm atëherë, ndoshta, nuk asht mendue ma për ata njerëz të pafajshëm nga katilët e Sigurimit komunist shqiptar, tham ndoshta, mbasi komunistët kanë pasë punë nganjëherë, e madje ma shpesh, ma shumë me të vdekun se me të gjallë.
Kur pashë shprehjën e Imzot Vinçenc Prennushit: “Lufta ime ishte kundër komunistave dhe Partisë Komuniste që të mos egzistonte”, mu kujtue Imzot Ernesto Çoba, i cili thotë edhe ai mbas 20 vjetësh: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje.” (Dosja Monsinjor Ernesto Çoba me grupin). Edhe Imzot Çoba dha Shpirt ndër birucat e Sigurimit famkeq të Tiranës.
***
Tue lexue kujtimet e Imzot Vinçenc Prennushit, në revistën “Zani i Shna Ndout”, kallnuer 1930, me titull “Nji e stigmatizueme e ditve tona”, u ndalova një çast në takimin që Imzot Prennushi kishte pasë me Teresa NEUMANN, në Bavari të Gjermanisë, e cila i kishte thanë disa vite perpara:
●“Do të keshë nji aksident rrugor,
Do të bahësh Ipeshkëv dhe,
Mbas 13 vjetësh të Ipeshkvisë do të vdesësh MARTIR I FESË”.
Dhe, me të vërtetë në atë prag pranvere, nësa lulja e Sh’Jozefit shpërthente gonxhët e saja ndër degët e çveshuna prej acarit të komunizmit, një za ndigjohej në atë errësinë, në të mekun: “ PAK DRITË ! – MEHR LICHT !”
Jo, jo ! Imzot!
Shumë dritë i dha Shpirti i Yt Imzot Prennushi, Fesë, Atdheut e kulturës sonë perparmtare, me 19 Mars 1949.


Një pjesë e vogel nga krijimtaria e Tij:

Ka ra hana ndër bajama,
Bijen e vet e pvet e ama:
Ç'ke moj bijë që prap po kjanë,
Kjanë e fshanë e vetllat vranë?
Kjava shumë mori lum nana,
Tu'j qendisë më ra gjylpana,
M'ra gjylpana nën balkue
E jam ulë me e kerkue.
Po çka kje qi lotët t'i nxori,
Ku kje dhima, ku kje zori?
Jam tu'j drashtë mos m'je harlisë,
Qysh se kjan-o tu'j qendisë.
Nuk asht gja, moj nanë, s'asht gja
Por as kot un' sot s'jam vra,
Kjo dashni që m'ka pengu'
Asht e dej' o nanë për mu'.
Melbourne, 19 Mars 2022


Nga Fritz RADOVANI:
“ISHTE VETEM 36 VJEÇ,
KUR E MBULUEN ME DHÉ E BALTË PËRSËGJALLI !”


Shqipnia ka një sipërfaqe prej 28.000 km. katrorë; një shtet i vogel mu në qendër të Europës, ku mbas Luftës së Dytë Botnore, kur edhe gjyqi i njohun i Nurembergut pothuej i kishte mbyllë proceset kryesore, në Shqipninë e një miljon banorëve të varfën e të rraskapitun, kanë fillue me u krye krimet ma të shëmtueme ndaj Shqiptarëve nga vetë të vetquejtunit “Shqiptarë”. Pushtimi i Shqipnisë nga sllavo – komunistët në vitin 1944 solli në pushtet një grup anadollak fanatikësh, që kanë me kalue edhe sa kohë dhe vështirë se krimet e tyne antinjerzore kanë me mujtë me u harrue.
Disa herë kam shkrue se mbas asaj kohë që këta terroristë, kanë krye ndaj Don Lazer Shantojës në hetuesi, tue i sharrue kambët e gangrenizueme me sharrë druevari, vjen mbytja barbare nga katilët e pangopun me gjak e Klerikut Elbasanas At Josif Papamihali, ose i njohun nga besimtarët e qyteteve ku ka sherbye me emnin Papa Sifi.
Ka lé me 23 Shtator 1912, në vitin e Pavarsisë nga osmanët, nё Elbasan, një qytet i vjetër i përmendun për brezni të tana intelektualësh Atdhetarë.
Tue u interesue per lidhjet e klerit kristjan atje, mujta me gjetë edhe disa të dhana për At Papamihalin, mbasi kishe ndeshë edhe ma perpara në emnin e Këtij Martiri të Madh të Popullit Shqiptar, atëherë kur pata fatin me njohë afer edhe jetën e Imz. Jul Bonattit, me të cilin, At Josifin e ka lidhë puna e madhe e Tyne, që mbetёt një “Kujtesë e përjetëshme për Klerin e ardhshëm Shqiptar: Unifikimi i Besimeve tona Katolike e Ortodokse me frymen e Ungjillit të Shejtë”. At Papamihali u shugurue meshtar me 1 dhjetor 1935, mbasi përfundoi studimet në Kolegjin Papnor Grek në Romë. Erdhi në Atdhé dhe filloi detyrën e vet në qytetin e Elbasanit, ku me një vullnet të veçantë të Klerikut Katolik të rritit bizantin, punon për afrimin e dashninë ndërmjet familjeve tradicionale Elbasanase, aqsa edhe sot, atje kujtohet me dhimbje të madhe Emni i Tij. Fillon me përkushtim restaurimin e Kishave monumentale Ortodokse në Shqipni, tue krye edhe detyrat e Klerikut të pervujtë, që kultura e Tij universale e ban edhe ma të dashtun dhe ma të afruem me popullin e vet. Ai ka shërbye edhe në Korçë dhe në Berat. Kudo ku ka vue kamben Populli i atyne krahinave e kujton me dashuni e respekt.
Një Figurë kaq e kompletueme me virtytet e një Shqiptari që kerkon “Dashninë e Atdhetarëve të Bashkuem nën hirin e Zotit”, nuk kishte si të shpëtonte nga thonjtë jo, vetem, të pergjakun të sigurimit komunist, por edhe fanatikë e anadollakë që e arrestojnë me 31 Tetor 1946, me akuza fallso dhe shpifje, që mbesin deri në fund të pa provueme nga qindresa heroike e Këtij vigani të brumoson me edukaten qytetare Elbasanase.
Të gjitha perpjekjet e sigurimit bahen me mujtë me e lidhë veprimtarinë e Tij me klerikët Imzot Vinçenc Prennushi, Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Meshkalla, Papa Isak, At Palë Dodaj e profesorët e njohun shkodranë Prekë Kaçinari dhe Nikollë Dakaj, me të cilët, pranon vetem “njohje” dhe asgja tjeter, që mund ti perfshinte të gjithë bashkë në nenet e kodit penal “antikatolik” të shtetit terrorist komunist shqiptar. Që “kodi penal” ishte i tillë, e verteton arrestimi i vllajt të vogel të At Papamihalit, me emnin Kostaq, i datlindjes 1919, i pushkatuem në vitin 1952, vetem se “ky është vëlla i armikut të popullit, klerikut të poshtër At Josif Papamihalit” Ndoshta per disa e pabesueshme.(Dosja 4802, Arkiv MPMbrendshme, Tiranё, 1998).
At Josif Papamihali “per mungesë provash” u dënue nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me 5 gusht 1947, “5 vjet heqje lirije dhe punë të “detyruar””.
Edhe pse torturat ishin ma të mnershmet, Ai mujti me i perballue tue mbetë një nga Martirët ma të paster e tё panjollosun në të gjitha shkresat e dosjet e sigurimit barbar komunist.
Urrejtja e atyne organeve terroriste nuk do të mbyllej vetem deri këtu, po do të vazhdonte ashtu si me shumë tjerë ma parë!
Dërgohet në kampin e “punës së detyruar” të Maliqit të Korçës, ose siç, e kanë quejtë Ata, që mujtën me mbijetue në atё vend zhdukje, “kampi i shfarosjes komuniste” i tipit gulagëve të Stalinit, pa i lanё asgja mangut atyne as per nga mundimi e vuejtjet as, per nga mbyllja e mnershme e jetës.
Atje kanë përballue tmerret e komunizmit gjakatarë vetem Ata, që mujtën mos me u ligshtue shpirtnisht e fizikisht, mbasi “dishprimi dhe vetvrasja” ishin të përditëshme dhe të pashmangëshme.
Mundi, lodhja, urija, etja, pislleku i parazitëve dhe lidhja për shtyllë e rrahja ma barbare deri në vdekje të njeriut, nga kriminelat ishin të papërshkrueshme nga ata që nuk i kanë pa e provue.
Njerëzit e pranguem liheshin me dit’ e net të çveshun në piken e acarit të dimnit jashtë në akull, borë e shi pa asnjë mbuloje, të lidhun per trup, kambë e dorë, tek shtyllat e torturave; ka pasë njerëz që nuk u dhanë as ujë me pi derisa kanë mbetë fare pa ndjenja, ndërsa për supen e qelbun me ujë kënete as nuk bahet fjalë, me ditë të tana e besa edhe muej.
Të gjitha këto unë i di nga i mbijetuemi i atij kampi Paulin P. Prennushi, për të cilin, ma vonë ka shkrue At Zef Pllumbi, mbasi kur e kanë sjellë gati të vdekun në Shkoder dhe kanë shkue në burgun e madh me e takue dy motrat dhe e shoqja e Tij, ato kanë pritë tek hekurat disa minuta kur po e sjellin Paulinin në takim. Ai kishte humbë zanin dhe këto nuk ju pergjegjëshin thirrjeve të mekta të Tij, mbasi në ftyrë as nuk e njihnin edhe pse e kishin para syve të kapun per hekurat e vendit të takimit, në atë burg mizorë. Kështu i ngjau dhe At Josif Papamihalit, që, edhe Ai një ditë vjeshte, nga mundi e lodhja u rrëzue në balten e asaj kënetë të Maliqit, prej ku nuk mujt me u çue ma! Nuk u dënua me vdekje të menjëhershme siç asht pushkatimi, por me vdekje “të ngadaltë” që do të zgjaste jo pak minuta, por pesë vjet!
Ai u akuzue se: “Mbas Çlirimit të Shqipërisë ka vazhduar politikën reaksionare të Vatikanit. Ka bërë takime me elemente reaksionarë me të cilët ka biseduar çështje kundër Pushtetit Popullor si dhe ka bërë mbledhje me krerët katolikë me qëllim për të sabotuar zgjedhjet e dy dhjetorit dhe vendosjen e partisë Demokristiane në Shqipëri. Ka bërë propagandë kundra reformave. Ka punuar kundra interesave të popullit e të Atdheut, duke u subvencionuar me të holla prej agjentëve të UNRRA-s, që të formonte organizata klandestine, si organizata “Demokristiane”.”
Në të vërtetë ajo “zgjati” vetëm rreth një viti. Çdo ditë të vitit “vdiste” nga pak në luftë me ujin, llom e baltë, udhëtimin e mundimshëm, mungesën e ushqimit, të veshjes dhe të gjumit, në atë që u njoh me emrin “Këneta e Vdekjes” siç e emërtoi bashkëvuajtësi i tij në Kënetë, shkrimtari Elbasanas Makensen Bungo, që e ka edhe personazh real në librin e tij me titull “Këneta e Vdekjes”. Frymën e fundit nuk ia morën predhat e pushkëve vrastare, por “predhat vrastare” të duarve të kriminelëve që e mbytën të gjallë në baltën dhe llomin e Kënetës. Po komunizmi “nuk u ngop” me këtë “pushkatim të ngadaltë”. Ata e akuzonin edhe per propaganda në votime se:
Kur klerikët pyeten Imzot Vinçenc Prennushin, nëse ishte mirë të merrnin pjesë në zgjedhje apo jo. Ai u përgjegjë: “Kjo nuk asht aspak e mirë, sepse nuk pajtohet me parimin fetar, mbasi deputetët janë me parime afetare”
Me daten 26 Tetor 1948, në moshen 36 vjeçare, At Papamihali kishte ra perdhé. Policët urdhnuen me e mbulue me dhé e baltë ndërsa, At Josifi, kuptohet, ishte endè gjallë. Një vdekje vertetë e mnershme antinjerzore!
E ndoshta, ashtu i gjallë, i ramë permbys në atë baltë mizore vllavrasëse:
Ishte Shpirti i Tij i martirizuem qё dëshmoi, se: “Ai mbet i Pavdekshem!”
At Josifi sot asht një Zamak i Perjetshem i Flamurit të Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 22 Mars 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

At Giovani Fausti

Postby Laert » 25 Mar 2022, 14:36

Nga Fritz RADOVANI:
“Kallxonte nji zonjë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanjet diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!”. Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet - vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).
At Gjon Shllaku O.F.M. asht kenë një Françeskan i përgatitun në disa fusha.
Kishte kohë që e kishte thanë At Gjon Shllaku O.F.M., këte aksiomë të Tij:
“Tjetër kund njerëzit e idealit nëse i mbysin për së gjalli, i nderojnë për së vdekuni. Ndër né, ata mbyten dy herë, edhe harrohën!”.
Fatkeqësisht, një thanje që sot, asht ma aktuale se asnjëherë!
At Gjon Shllaku asht le në Shkodër më 27.07.1907. Vazhdoi shkollen nder Françeskanët e Shkodres ku ra në sy per mprehtësi. Studimet universitare i bani në Lovanio të Hollandës si dhe në Paris. Asht shugurue Meshtar më 15.03.1931. Ka dhanë mësim si Profesor në filozofi, gjuhë frënge, ekonomi politike në Liceun Illyricum të Fretënve në Shkoder. Zotnoi disa gjuhë.
Ishte fillimi i vitit 1945, kur në Shkoder vinte Sejfulla Maleshova, gjoja me themelue “Parti Demokristjane”, dhe nepermjet rinisë shkodrane u takue edhe me At Gjonin, i cili e vuni në dijeni se: “Provinçiali I Françeskanve At Mati Prennushi, ua ka ndalue rreptësisht Fretenve me u marrë me politikë, dhe se, në rast të kundert do ti ndalonte thanjen e Meshes.” Vendimi i Tij ishte i padiskutueshem nga të gjithë Françeskanët e Shqipnisë.
Shpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane.
Shpesh, bisedohej se, “ka kenë formue” kjo parti në Shqipni.
Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por nga shumë burime që për mue kanë kenë burime të sigurta e të sakta edhe pse ishin burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, At Meshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. Nush Radovani, Don Nikoll Mazrreku, At Gardini, Monsinjor Mikel Koliqi, etj., me të cilët, kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të voglin dyshim, “se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni,“ por, asht kenë një shpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik, inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike.
Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e saj një sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë nga kjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë e statutit të kësaj partie. Arkivat sot kanë edhe detaje të programit të „Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943, si dhe perfundimin e saj.
Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“. Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherë me z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun që At Gjolaj, kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej z. Nino, tue fillue nga loja e Sejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në lidhje me këtë parti fantazëm e çpikun e gjithmonë e pakenun, që hangri sa koka njerëzish të pafajshëm.
I nderuemi z. Nino Kurti tregon se në muejn maji të vitit 1945, kishte shkue në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishin shumë shokë. Aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, që sapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonë edhe njëfarë Mark Palit nga Laçi, që Nino kishte kohë që nuk e kishte takue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhjetor të 1945.
Asht bisedue idea e ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta përsona se, mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta përsona ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, por të gjithë sëbashku nuk e kishin bisedue kurrë. Sigurisht paraqiste rrezik.
Atëditë, i kujtohej mirë z. Ninos, se ishte kenë i pari Pjetër Berisha që ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime për të gjithë nuk kishte asgja të panjoftuna, kuptohet pa hy ndër detaje.
Debati aty kishte fillue tek mënyra se si do të reagojë pjesa e kulturueme Myslimane dhe a do të mërrijë ajo pjesë e pergatitun e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër. Njëkohësisht edhe a do të pranojnë ata me u drejtue kjo parti nga përsona që përfaqësojnë pakicën e popullsisë?
Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin për me pa a pranohet prej tyne si parim. Këtë e ka marrë përsipër Paulin Kel Pali e Mark Shllaku, per me e bisedue me At Gjon Shllakun. Kur asht ba fjalë se kush mund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e Andro Petroviq, i cili nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Të gjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i prëgatitun mirë si intelektual dhe shumë besnik. Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se, At Gjon Shllaku nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi i Delegatit Apostolik të Vatikanit Imzot Leone Nigris nga Shqipnia, prej qeverisë së Tiranës, më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështje si kjo as nuk mund të bisedohet as me Provinçialin At Mati Prennushi, e as me Imzot Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, ku, At Gjoni asht kenë prezent. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht vetem lojë e komunistëve prandej, si përfundim “kleri nuk përzihet në çështje partishë politike mbasi mund t’a pësojë si At Lekë Luli prej zogistave”.
Nino Kurti dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. Gjelosh Lulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por edhe kjo pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga At Gjoni, kishte shtue se ishte njoftue që edhe shkollat fetare shpejt po mbyllen.
Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të përzimë me Sigurimin. Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin, që mos të përzihen asnjë në këtë çështje mbasi si po shifej, edhe anglo-amerikanët Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe, “nuk dijmë si do të bahet halli i jonë”. Nino, shtonte, se nuk ishte kenë dakord që në fillim që kjo parti të formohej në lidhje me klerin katolik.
Kur Mark Shllaku i ka tregue se po formohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që do t’a drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janë kenë të gjithë papërjashtim shka ishin deri atëherë për formimin e Partisë Demokristjane.
Kjo ishte edhe arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide. Ai e kishte njohë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, i vendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” e dha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderë që kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga atdhetari i flaktë Mark Çuni.
Nino e lente ide edhe për faktin se përsonat që janë kenë në shtëpi të Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte fare aty, të gjithë janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe as që, asht tregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatë torturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide se mund të ridënoheshin mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mos me zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak për zhdukjen si dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët.
Nino Kurti e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat, provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj., janë kenë vetëm trillime dhe shpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi i shtetit, por asnjëherë nuk asht ra në gjurmët e vërteta të sajë, mbasi kryesore kemi pasë besën.
Unë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do të ndikonte shumë për hymjen në Evropë, po ku, me e gjetë sot një kopjo të Andro Petroviq, apo të Mark Çunit, per me e drejtue këtë parti?”.
Mbas asaj bisedë per fatin e keq unë nuk u pashë ma me Ninon, mbasi edhe Ai vdiq ndër ato ditë krejt papritmas në Tiranë.
Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej sikur Mark Pali i Laçit të Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Shllakut në Rus, asht kenë i dërguem për “Partinë Demokristjane” nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edhe ky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë në atë shtëpi për Imzot Prennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark Palin për një detyrë kaq të rëndësishme, krejt në kundërshtim me Argjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin, apo me kushrinin e vet, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin?
At Pjeter Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e pergatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzi ndër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim. Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pergatitun sa kishte ajo kohë. Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike e aq ma pak Europjane.
Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjen demokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!”

Dihet sakt: Gjatë asaj kohe të shkurtë, per me evitue takimet me Sejfullahin, dy here At Matia e dergoi At Gjonin, zëvendës-famullitar në Theth dhe, prej datës 14 korrik deri më 27 nëntor 1945, në Nikaj, tue zëvendësue Atë Dioniz Makaj, nder të parët fretën të arrestuem nga Sigurimi i shtetit në Shkodër.
Po i njajti fat më 23.01.1946, e ndjekë edhe At Gjon Shllakun ndërsa, jepte mësim në klasë. E arrestojnë dhe fillon hetimet.
At Gjon Shllaku O.F.M. deklaroi para gjyqit:
Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti Demokristjane por nuk më kanë lejue eprorët, për mos me u përzi Kleri Katolik në politikë.
Me datën 28. 01. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se, Kisha, lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të përdorët për të miren e shoqnisë dhe të popullit.
Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë njeri në këtë organizatë mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi në politikë. Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën komunistët ateista.
Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër, unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet. Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit Shqiptar.
Për organizatën “Bashkimi Shqiptar” e kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti dhe At Dajani. Ma përpara nuk kam dijtë kurrgja.
***
Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekes, porsa del para trupit gjykues z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit të Jezuitve, i arrestuem edhe ky si anëtar i kësaj organizatë, ndërpritet seanca nga ndërhymja e prokurorit Aranit Çela, i cili i drejtohet kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”.
Av. Muzafer Pipa tha: Në lidhje me kërkimin e z Prokuror, unë nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q. Bushatin.
Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin:
Lexoni me kujdes mënyren me të cilen u shtjellue ngjarja nga Aranit Çela, i cili nxjerrë fëtyren e vertetë të tij!
“Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet faji që pretendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër, që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i dijenisë ose i pjesëmarrjes, prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z. Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emron avokat Ranko Çerankoviq.”
Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (Dosja nr. 1068).
Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë tue hy në bar “Impero” të Fushës së Çelës: “Hë, Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty!”.(Dëshmi gojore e Prof. Gaspër Ugashit).
Populli i Shkodrës ruen në kujtesën e tij përjetë veprën heroike të Prof. Kol Prelës, Deputet i Kuvendit Popullor në zgjedhjet e 2 dhjetorit, i cili si burrat paraqet para gjyqit:

DEKLARATË:
Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në Liceun e Shtetit Shkodër, dhe Përfaqsues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese, përsa i përket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra, deklaroj sa ma poshtë vijon:
Pader Gjon Shllakun e kam njoftë për herë të parë në verën e vjetit 1940 kur u ktheva prej Italijet, mbasi mbarova studimet universitare. Qyshë në takimet e para që kam pasë me té kam muejtë me konstatue, se ai ishte nji element anti-italian dhe anti-fashist.
Kudo qi kishte rastin dhe mundësinë demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu dhe, vëprimet të cilat Italia me trathtarët bante vazhdimisht këtu, në dam të tonë.
Në rast konkret dij se, ai propagandonte kundër njollosjes së Flamurit tonë Kombëtar me fashjot e Liktorit e, kundër artikullit denigrues për Popullin Shqiptar që P. Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania”. Madje, në këtë rasën e fundit nuk u kondenue vetëm me disaprovue por edhe punoi për përpilimin e broshurës: “Cordignano në gjyq përpara botës”, tue gjetë gadi të gjithë bibliografinë, tue përkthye të gjithë copat e autorve gjerman që nëvojiteshin për atë përgjegje. Nuk e vuni emnin në fund mbasi broshura delte n’emnin e grupit të profesorëve të Liceut të Shtetit të Shkodrës e me vue emnin edhe ky, do të dukej se profesorët e nji instituti Shqiptar mos të ishin në gjendje me shkrue nji artikull pa kërkue ndihmën edhe jashta rrethit të tyne.
Këtë, mund t’a dishmojnë edhe Prof. Mark Ndoja e Prof. Simon Deda, të cilët në këtë kohë janë kenë në kontakt vazhdimisht me të pandehurin.
Këtë qëndrim anifashist ka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam kenë në kontakt me té, d.m.th., deri në qershor 1943, datë në të cilën jam ilegalizue, mbas së cilës, nuk kam pasë ma rasë me ra në përpjekje me té derisa asht shlirue Shqipnia.
Mbas shlirimit dihet prej të gjithve se Pader Gjoni, ka dhanë kontribut në lamën që ishte ma i pregaditun d.m.th. në atë të kulturës.
Ka ba konferencën për inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, në të cilën ka thanë ndër tjera edhe këto fjalë:
“Asht e para herë që Shqipnia shlirohet me gjakun e bijve të vet.
Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të Popullit Shqiptar”.
Përmbajtjen e kësaj deklarate, jam gadi me e vërtetue edhe para Gjyqit të Popullit, po mos të jemi i xanun në shkollë me mësime.
V.F.L.P. Deklaruesi: Prof. Kol Prela d.v.
Shkoder, 14. 02. 1946.

Ndersa At Gegë Luma deklaron në gjyq në vitin 1968: “Shqipnia ka dy krahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë, orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti, një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, që asht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo ma shtatë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”.

At Gjon Shllaku OFM u dënua me vdekje me pushkatim me 22.02.1946. Asht pushkatue në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, së bashku me At Danjel Dajanin S.J., At Giovanni Fausti-n S.J., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë.
Patër Gjon Shllaku tha: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
Kështu mbylli jeten dijetari i madh At Gjon Shllaku.
At Gjon Shllaku O.F.M. nder shkrimet e veta me vlerë ka lanë një thesar të çmueshem nga ana historike dhe filozofike, tue mos nenvleftsue asnjëherë pikpamjet e Tij Fetare dhe gjuhsore. Ajo që e veçon Ate asht mospajtimi i Tij per asnjë arsy me pikpamjet komuniste të kohës dhe të shtetit Shqiptar.
Ishte viti 1938 kur At Gjoni ishte drejtor i Revistës “Hylli I Dritës”.
Aty botoi shkrimin “Shka asht komunizmi”, në të cilin analizoi doktrinën komuniste dhe njëherit tue e njohë mirë vuni në dukje të metat e saj.
Ky studim i mirëfilltë rreth marksizmit mbetë gjithnjë i kohës dhe aktual. Bie në sy sesi në ketë shkrim, Át Gjon Shllaku pohon se komunizmi u nis si shkencë, nga themeluesit e parë, por përfundoi si diktaturë, nën drejtimin fanatik të njerëzve të etun për pushtet që, për ta shue këtë etje të tyne, nuk hezituene që të flijojnë tue vra me miljona njerëz të pafajshëm të Globit.
Shkrim aktual dhe shumë i vlefshëm, ky shkrim për historinë e filozofisë.
Kushdokjoftë ai Shqiptar që sot do të lexojë mendimet rreth organizimit shoqnor, shkrimet filozofike, hulumtimet historike të Át Gjon Shllaku, ai do të vrejë menjëherë se ndër ata, do të spikasin tri fjalë me vlerë të madhe: “Shqiptari – Frati – Shqipnia”, dishka shumë origjinale dhe me vlerë per të gjitha kohët e historisë së Shqipnisë.
E ajo që ka vlerë asht se historia e Shqipnisë asht dishmitare e këtij trinomi të pandashëm, unjisues për idealet kulturore, shpirtnore dhe atdhetare.
Át Gjon Shllaku vazhdon edhe sot e na mëson se, idealet shpirtnore dhe atdhetare janë shumë të çmueshme, të njisueme me jetën e atij, që i jeton dhe i provon nder rrethanat e jetës së vet.
Mësimet e At Gjon Shllakut sot na kujtojnë gjithnjë sesi: Atdheu ndërtohet gjithmonë mbi themelet e botës Shpirtnore.
Në shkrimet e Tij At Gjoni, pohon pahezitue asnjë moment të jetës së Tij:
“Veç nji kulturë shpirtnore e hapët âsht e zoja të lindë nji atdhedashtní, me të cillen të çmohen, të ruhen e të lavrohen karakteristikat e ndjesítë kombtare, e mund të na shtyj me bâ flije të panumurta per të miren e Atdheut”. E sidomos At Gjoni (na mëson), kurr të mos bijmë në kurthën “ku aventurjerat e të çmendunit i bijnë lodrës e na duertrokasim marrít e tyne.”
Kjo kujtesë sot na tregon saktësisht sesa i perkushtuem ishte tirani Ever per zbatimin e porosive të diktatorit Tito, per zhdukjen Klerit tonë Katolik. Ky krim i dha vrasësit Ever dekoraten “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, që ai e ka edhe sot të varun në fyt, mbasi nuk ka kush ia prekë me dorë, sepse tash ne, po presim dekoratat tjera që do të na “dhurojnë Ballkani i hapur”!
Por, mos harroni se tradhëtia e Atdheut paguhet edhe nga sternipat tuej!!
“Mallkimi i Popullit Shqiptar”, per të cilin lutet Nanë Tereza, njëditë jo larg do të marrin me vete të gjithë ata, që me perkushtim i sherbejnë sot atij!
Vlerat e paçmueshme të At Gjon Shllakut, edhe pse lehen në heshtje, ato janë vertetë të doemosdoshme po, edhe të perjetëshme per jeten e Atdheun.
Sa shumë nevojë ka Shqipnia sot, per Figura si At Gjon Shllaku O.F.M., që asht gjithmonë një Zamak i freskët i Flamurit të Kastriotit - Skenderbeut !
Melbourne, 26 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
HEROI MARK ÇUNI ASHT THEMELUESI I ORGANIZATËS SË PARË DEMOKRATIKE EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR”, NË SHKODER NË VITIN 1945. EDHE NJË ZAMAK I FLAMURIT TONË.
Mark Çuni (1920 – 1946), ishte nga fshati Bushat i Shkodres, i pushkatuem në moshen ma të bukur kur kje 26 vjeç. Mark Çuni formoi një organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferences së Jaltës”, kur Ever Hoxha kerkonte me rrejtë e mashtrue në Shkoder, si gjithmonë me Sejfullah Maleshoven per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipni të Lirë e të Pavarun”, pikrisht atëherë kur, thundrat e Titos dhe të Stalinit kishin fillue me zhytë në gjak e terror Popullin Shqiptar.
Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë e Demokraci Europjano Perëndimore.
Këte e verteton z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku thotë: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “B A S H K I M I S H Q I P T A R”
Arrestimet kishin fillue nga fundi i vitit 1945, para zgjedhjeve në Shkoder.
Me 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, e përbame nga ky trup gjykues vrasës: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin Miloti dhe prokuror: Aranit Çela. Në bankën e të akuzuemve ishin:
1. At Giovani Antonio Fausti S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
2. At Daniel Llesh Dajani S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
3. Mark Ndoc Çuni, vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra
5. Gjergj Vat Bici, vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
6. Gjon Prenk Shllaku, vjeç 22, nga Shkodra.
7. Ndoc Gjelosh Vata, vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
8. Preng Llesh Lezaj, vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
9. Pjetër Gjok Ejlli, vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.
10. Andro Lubo Petroviq, vjeç 32, nga Shkodra.
11. Ernest Gjok Dema, vjeç 26, nga Shkodra.
12. Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.
13. Luigj Ndoc Kçira, vjeç 20, nga Shkodra.
14. Prof. Gjelosh Lul Marku, vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
15. Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
16. Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
17. Nino Zef Kurti, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
18. Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
19. Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
20.Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
21.Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
22.Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
23.Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
24.Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
25.Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
26.Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
27.Jakë Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
28.Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
29.Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
30.Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
31.Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
32.Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në
Shtypshkronjën Françeskane.
33.Ndoc Rrok Jaku, vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
34.Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në
Shtypshkronjën Françeskane.
35.Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në
Shtypshkronjën Françeskane.
36.Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.
Kjo asht lista e plotë e Organizatës e marrun nga Arkivi i MMTiranë.
Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,
(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
Pader Giovani Fausti S.J., nga Breschia Itali,
Pader Daniel Dajani S.J., nga Shkodra,
Pader Gjon Shllaku OFM, nga Shkodra,
Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,
Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.
Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.
Aktet e fajtorisë së Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.
Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.
“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar në Shkoder u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!”
Patër Danjel Dajani: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut, me pasë me më thanë dy meshë.”
Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!”
Patër Gjon Shllaku: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
Mark Çuni: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
Qerim Sadiku: “I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.
Shënim (FR):
Në ligjëratën e drejtë gjithënjë i jam përmbajtë origjinalit, si edhe në ortografi. (autori).
Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës.
Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit. Frederik Nosi d.v.”
Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue shumë shpejt nga vrasësi i pashpirt Ever Hoxha, prandej edhe Tito, e pat dekorue më 1 korrik 1946, “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e “gëzon edhe sot” atje ku asht!
Ndonse materiali që kam pasë në dorë asht mjaft i pakët asht i mjaftueshëm për me nxjerrë në dritë organizatorët, pjesmarrësit, si dhe të pafajshmit e kësaj organizatë. Per nga numri i Antarëve ajo tronditi Shkodren!
Mark Çuni deklaroi para trupi gjykues:
“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë. Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë. Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba. Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue. Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë prej tyne. Faji bie mbi mue.”
Prof. Gjelosh Lul Marku tha:
“Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemi organizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2 dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këto zgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë force tjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate. Unë nuk kam bisedue asnjëherë me Pater Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë të ndalueme me marrë pjesë në organizata politike. Dij se At Gjon Shllaku ka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka shfaqë me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se ka formue parti e organizata.
Unë, kam pranue se kam mendue vetëm unë për “dorën e zezë”, por, për këtë nuk kam bisedue me klerikë, por vetëm me shokët e mij. Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu.”
Gjergj Vat Bici tha:
“Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë.”
Andro Petroviq tha:
“Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me të cilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur asht formue. Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku, asht i përzimë në këtë punë. Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!”
Mark Gjon Shllaku tha:
“Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë “Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike.”
Pjetër Gjoka tha:
“E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo: “Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”.
Luigj Kçira tha:
“At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj.
Unë i kam lanë në shtëpi të Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi, e jemi arrestue atë natë, më 27 nandor 1945. Kush na paditi s’e dij.”
Xhakoni Gjon Shllaku tha:
“Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë raport Pater Dajanit. Kur u kapën hjellsit e trakteve na u trembëm shumë, deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë Pater Dajani, i cili asht këshillue me Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të 1945 Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet Qerim Sadikut e Gjelosh Lulashit. Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë mue nga 200 copë trakte, të cilat neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirdita e Luigj Kçira për me i shpërnda.”
Ndërhynë prokurori Aranit Çela:
“Thuaj i pandehur, çfarë ke thënë ti në hetuesi për Klerin Katolik dhe kryesisht për mënyrën, se si këta klerikë që janë këtu në bankën e të akuzuarve me juve, mbanin lidhje me të arratisurit dhe si mendonin me organizuar kryengritjen e armatosur, për të rrëzuar Pushtetin Popullor?”
Xhakoni Gjon Shllaku i përgjegjet:
Nëse doni, unë edhe e çveshi këmishën, dhe shifni si e kam trupin e nximë kur i kam thanë ato fjalë, nuk asht e vërtetë, që këtë organizatë e ka formue At Fausti e At Dajani. Për poezinë e Tuk Jakovës më ka shty delegati Nigris, se e kishte pritë keq T. Jakova. Rektori, asht e vërtetë se e ka shkye gazetën “Koha e re”. Dij se ata që ndanin trakte duhet të ishin të armatosun.”
Gjelosh Lul Marku tha:
“Nuk asht e vërtetë se u kemi thanë shpërndarsve të trakteve me kenë të armatosun, nuk asht e vërtetë se kemi pasë lidhje me të arratisun.”
Mark Çuni tha:
“Asnjë person nuk ka pasë armë. Unë nuk i dij lidhjet e xhakonit Gjon Shllaku me delegatin Nigris. Nuk kam pasë asnjë dijeni për poezinë e dërgueme T. Jakovës. Gjoni ndoshta, thotë këto, se don me shpëtue vedin.”
At Giovani Fausti S.J., tha:
“Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë lejen tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte. Kur kanë ikë gjermanët nga Tirana, unë jam plagosë. Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof, vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë.
Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika. Unë i nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi konsiderue ateiste dhe imorale.
Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi.
Deshtme ta qitnim jashtë prej Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm. Në atë kohë ka ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm. Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë shkollat por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri tiranike e nderon për mos me shkaktue randime ma të mëdha, se edhe shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, dhe qëndrimi i em ka kenë negativ.
Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e qeverisë por, për fat të keq, Katolikët janë m i n o r a n c ë.”
Ndërhynë prokurori A. Çela:
“Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një m i n o r i t e t !”
At Giovani Fausti, përgjegjet:
“Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por m i n o r a n c ë , e kam fjalën për PAKICË.”
At Daniel Dajani S.J. tha:
“Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit. Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa. Nuk dij që Pader Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste. Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë. Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë. Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë.
Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë. Po persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.”
At Gjon Shllaku O.F.M., tha:
“Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti Demokristjane por nuk më kanë lejue Eprorët, për mos me u përzi Kleri në politikë.
Me datën 28. Janar. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se Kisha lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të përdorët për të miren e shoqnisë dhe të popullit.
Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë njeri në këtë organizatë mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi në politikë. Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën komunistët ateista. Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër, unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet.
Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit Shqiptar. Për organizatën “Bashkimi Shqiptar” e kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti e Dajani. Ma përpara nuk kam ditë kurrgja.
Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekes, porsa del para trupit gjykues z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit të Jezuitve, i arrestuem edhe ky si anëtar i kësaj organizatë, ndërpritet seanca nga ndërhymja e prokurorit Aranit Çela, i cili i drejtohet kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”.
Av. Muzafer Pipa tha: “Në lidhje me kërkimin e z Prokuror, unë nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q. Bushatin.”
Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin:
“Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet faji që pretendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër, që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i dijenisë ose i pjesëmarrjes, prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z. Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emron Ranko Çerankoviq.”
Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (Dosja nr. 1068).
***
Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë në bar “Impero” të Fushës së Çelës: “Hë, Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty!”.(Dëshmi e Prof. Gaspër Ugashit).
Don Luigj Pici, edhe ky ato ditë kryen një akt tjetër burrnor. Predikon para besimtarëve në Kishën e Reçit, se Klerikët e akuzuem për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” janë të pafajshëm. Edhe ky prift vritet pa gjyq edhe pse ishte antarë i Kryesisë së Frontit të Qarkut të Shkodrës.
Po, avokat Paulin Pali, që guxoi me i shtërngue dorën avokat Muzafer Pipës për qëndrimin e tij burrnor, si përfundoi ?
– Edhe këtë do ta lexoni !

Shënim (FR): Edhe Prof. Simon Deda në Durrës, mbytet në Sigurim dhe hidhet nga dritarët i vdekun. Mos, ndoshta, edhe Ai kishte pregatitë ndonjë deklaratë si ajo e Prof. Kol Prelës!? Aspak çudi!
E, pra, qé! Me fakte vritën profesorë, filozofë, avoketën, antifashistë, atdhetarë, klerikë, njerëz të thjeshtë, të pastrehë, vritën e vritën pikërisht ata, që me trutë e tyne tue dashtë me i shërbye Atdheut, stërklatën murin e Vorrëve të Rëmajit në Shkoder, më 4-mars-1946, se, guxuen e kanë thanë: “Komunistët kanë vorrue Shtetin në gropën e gjakderdhjëve, të grindjëve, të përçarjës, të ngatrresave, të plaçkitjës, të vëllavrasjës e spijunlleqëve!”
Shqipnia edhe sot, asht model i papersëritshem i komunizmit n’ Europë!
Melbourne, 29 Mars 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

“Atë Giovanni Faustit, Klerik Jezuit (S.J.), ra dëshmor i Fesë në Shkodër të Shqipnisë me 4 Mars 1946. Në përvjetorin e 20-të të flijimit, Administrata Komunale dhe gjithë popullata, ia kushton këtë ndertesë, në të cilën do të edukohen breznitë e reja”. Këto fjalë janë shkrue në Marcheno, ku asht le me 9 Tetor 1899, në lokalitetin Brozzo të Val Trompios, në province shumë të njohun të Breshies në Itali. Ishte ma i madhi nder 12 fëmijë të Paolos.
Ishte i njohun me Giovanni Battista Montini, që ma vonë u ba Papa Pali VI.
Kur ishte 20 vjeç u thirr me krye sherbimin ushtarak. U lirue me graden e togerit, e hyni në Seminarin Papnuer të Universitetit Shën Toma i Akuinit.
Mbas një viti u kthye në Breshia, ku jepte aty landen e filozofisë në Seminar.
Mbas pesë vjetësh si Jezuit At Giovani Fausti u dergue në Shqipni, në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku jepte landen e filozofisë. Mbas plot tri vjetësh mësoi Gjuhen Shqipe, njëkohësisht thelloi edhe studimin e Islamit në sektin Bektashi, halveti, rufai, ku ka shkrue dhe disa artikuj në revisten e 1931 – 33 Civilta Cattolika. Materiale që u pritën mirë si mirkuptim besimi.
Në vitin 1932, u rikthye në Itali, në Mantova mbasi u smue nga tuberkulozi. U mjekue në Zvicerr dhe vazhdoi me dhanë mësim në Gallarate, Milano.

U dallue si Profesor i filozofisë në fushen e dialogut Myslimano-Katolik, dhe në 1937, krijoi Lidhjen “Miqtë e Orjentit Mysliman”, që u perhap shumë.
Në vitin 1942 u rikthye në Shqipni, si Rrektor në Shkoder, po mbas pak kohe shkoi e u vendos në Tiranë. Atje mori një goditje plumbi në mushkni.
Sigurisht që pat problem shndeti, të cilat u pasuen edhe mbas pushtimit të Shqipnisë nga komunistët e diktatorit barbar Ever Hoxha.
At Giovanni Fausti S.J., asht një prej figurave ma të shqueme që u bie në sy komunistëve të Shqipnisë, jo vetem per kenjen Italian po edhe si Jezuit.
Me daten 31 Dhjetor 1945, e arrestojnë bashkë me At Daniel Dajanin, dhe të dy i akuzojnë per veprimtari antikomuniste, ndersa At Faustin e akuzojnë edhe për “tentativë arratisje” si dhe, për formimin e Partisë Demokristiane, akuza të cilat nuk ishin fare të verteta.
Gjatë zhvillimit të gjyqit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” foli:

At Giovani Fausti S.J., ose At Gjon Fausti S.J.:
Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë lejen tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte. Kur kanë ikë gjermanët nga Tirana, unë jam plagosë. Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof, vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë.
Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika.Unë i nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi konsiderue ateiste dhe imorale.
Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prej Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm. Në atë kohë ka ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm.
Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë shkollat por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri tiranike e nderon për mos me shkaktue randime ma të mëdha, dhe shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, e qëndrimi i em ka kenë negativ.
Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e qeverisë por, për fat të keq, Katolikët janë m i n o r a n c ë.
Ndërhynë prokurori A. Çela:
Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një m i n o r i t e t !
At Giovani Fausti, përgjegjet:
“Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por m i n o r a n c ë , e kam fjalën për PAKICË”

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,
(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
1. Pater Giovani Fausti nga Breschia Itali, (9 Tetor 1899-4 Mars 1946)

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare
Gjeneral Kolonel Ever Hoxha d.v.

Sot ditën e hënë, datë 4-Mars 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar tek Muri i Vorreve të Rrëmajit në Zallin e Kirit në Shkoder, u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
3. Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!”
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti)d.v.

Sigurisht, dihej fundi i një grupi antikomunist e Fetar, i formuem pa asnjë fakt nga njerzë pashkollë, të brumosun me ide marksiste dhe ateiste. Kryesore tek ky brez ishte fryma sllavokomuniste, që i ka shoqnue gjithë jeten deri në fundin e veprës së tyne. Pa dashtë me u zgjatë do të ve në dukje se aq të rrezikshem ishin këta bisha, sa edhe sot u shihen pasojat e tyne.
Pasojat e tyne janë shkatrrimtare dhe të pariparueshme, mbasi fatkeqsisht, asnjeni nuk u dënue atëherë kur Europa Lindore e dënoi per vepren e tyne.
Kush ishte At Giovanni Fausti S.J.:
At Fausti na la ditaret e tij, përmes të cilave mund të njohim hollësisht ndjenjat, mendimet, shqetësimet, luftën shpirtnore, dëshirën për t’i shërbye sa ma mirë Jezu Krishtit. Njohim hollësisht edhe ngjarjet e ditëve të tmershme të viteve 1945-1946, ditë martirizimi të klerit katolik, njëra nga të cilat asht edhe – 4 marsi – që do t’i jepte palmën e Martirit.
Fragmente nga këta ditare u botuen në librin “Padre Fausti, Martir në Shqipni”, shkrue nga Armando Guideti, botue në Romë, më 1974.
Për të zbulue në mënyrë sa ma të plotë personalitetin e Atë Gjon Faustit, jeta e tij në këtë libër përshkruhet tue u nisë nga vdekja. Sepse vetëm tue u nisë nga vdekja, nga dita kur një plumb komunist e qëlloi në lule të ballit, mbas murit të Vorrezës Katolike të Shkodrës, mund t’i jepte pergjegje pyetjes: “A ishte At Fausti Ai, që u përshkrue nga shtypi komunist si kriminel, thjesht për të përligjun arrestin, procesin, dënimin, pushkatimin? Apo ishte Njeri krejt tjetër!”. Epitetet komuniste nuk i perkasin At Faustit!
Ai u arrestue me 31 dhjetor 1946, doli para gjyqit ushtarak më 30 janar 1946, dhe u pushkatue më 4 mars 1946. E ku e ka sot Vorrin At Fausti?
Veni një Zamak mbas Murit Vorreve të Rrëmajit… Aty asht edhe Ai!
Melbourne, 2 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

At Daniel DAJANI S.J., asht nder Jezuitët Shqiptar që ka lanë kujtime të pashlyeshme në kujtesen e nxanësve të Tij dhe të Popullit Shqiptar. Asht le në Blinisht me 2 Dhjetor 1906. Ka studjue në Seminarin e njohun Papnuer të Shkodres e ma vonë në Goricia t’ Italisë. Në Kieri perfundoi filozofinë.
Në vitin 1935 asht kthye n’ Atdhe e asht emnue mësues në shkollen që kishte studjue Ai vetë. Asht kenë shumë i përgatitun në gjuhen latinishte. Ngjarjet e vitit 1944 sollën ndryshime edhe në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku At Dajani u emnue Rektor i Kolegjes e Seminarit Papnor të Shkodres, i cili në fillim të vitit 1946, u mbyll perfundimisht mbas arrestimit Jezuitve. Dhe kujtohen të pranguem gjoja si antarë të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, At Dajani e At Giovani Fausti, jezuit të pafajshem të dy, me 31 Dhjetor 1945.
Arrestimi i Rrektorit dhe i Zv. Rrektorit Jezuitve të Shkodres, i lidhun nga vet Sigurimi i shtetit me xhakonin Mark Çuni dhe At Gjon Shllakun OFM, ishte i urdhnuem direkt nga tirani Ever Hoxha, i cili me këte rasë, sigurisht po zbatonte urdhnin e diktatorit Tito, dhanë Tiranës prej ambasadorit të tij.
Të shohim edhe deponimet e faktet e t’ akuzuemve para trupit gjykues:
At Daniel Dajani S.J.:
“Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit. Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa. Nuk dij që Pader Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste. Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë.
Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë.
Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë.
Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë.
Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.”(Dosja 1068 Arkivi Mbrendshme Tiranë)

Mark Çuni:
“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë.”

Gjergj Vat Bici:
“Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë.”

Luigj Kçira:
“At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte.”

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,
(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,

Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë diktatori Ever Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më daten 4 mars 1946, ata u ekzekutuan pranë varrezave të Rrëmajit në Shkodër.

2. Patër Danjel Dajani tha para pushkatimit: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), Pader Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.”

Populli i Shkodres ka tregue gjithnjë një nderim e vlerësim për Atë Daniel Dajanin S.J., nga Blinishti, jezuit i madh dhe i thjeshtë, njëni nga martirët e mëdhaj të Kishës katolike të Shqipnisë së Martirizueme.
At Daniel Dajani u pushkatue tue tregue Atdhedashuninë e Tij në mbrojtje të Fesë Katolike në Shqipni, pikrisht atëherë, kur shpata e komunizmit ateist ishte ma e pamëshirshme se kurr kunder Klerit Katolik Shqiptar.
At Daniel Dajani S.J., do të mbesin i pashlyeshem e shembull i nderuem i meshtarëve të kësaj treve, bijve të denjë të Zadrimës, që dhane jeten per Fe e Atdhe në Shqipni. Ai shpesh do të kujtonte me shumë mall ceremoninë aq të bukur të krezmimit të vet, ku mori pjesë Imzot Vinçenc Prennushi, të cilin populli i Zadrimës, e nderoi shumë në ditën e shkumjes së tij, e rrugën që eci në kambë deri te famullia e Zadrimës, ia shtroi me lule. Këte pritje kaq të përzemert dhe të paharrueshme, shkrimtari Imz. Vinçenc Prennushi do ta përjetësojnë me librin e bukur poetik, "Gjeth’ e lule".
At Daniel Dajani thotë Meshën e parë në fshatin e tij, në atë vend për të cilin ruente aq shumë kujtime. Ndër njerëzit ma të dashtun të Dajanit, Meshën e tij të parë do ta ndiqte me zemër që i dridhej Nana e Tij e vuejtun, Ajo grue aq fisnike që do t'i rrjedhnin lotët rrëkaj përfaqe.
Për aftësi shkencore Jezuitët e emnojnë At Danielin profesor në Kolegjin Saverian, një gja kjo jo e zakontë për atë kohë. Ai do të jepje mësim në atë shkollë me aq tradita shumë të vjetra, pranë atyne profesorave-dijetarë, që për një student të rij si At Danieli, në një moshë relativisht të re, nuk ishte gja e vogël. At Daniel Dajani e meritonte këtë vlersim. Ai dha për shumë vite landë të rëndësishme, si: Gjuhë shqipe, latinisht, filozofi etj. Kryesisht, ishte shumë i talentuem në matematikë dhe veçohej në oratori.
Shkolla e vjeter e Jezuitve të Shkodres ishte vatër të rëndësishme dijet dhe shumë e njohun edhe n’ Europë. At Danieli mërrijti vetem me zotsi të bahet Rektor i Seminarit Papnor të Shkodres. Kjo ishte dishka aq e madhe sa edhe sot, edhe pse kanë kalue shumë vite, në kujtimet e atyne studentave që e njohën për së afërmi, mbetet e Perjetëshme figura e Nderueme e At Daniel Dajanit, At Danieli ishte jo vetem një profesor i dijtun dhe shumë i dashtun, aqsa i matun dhe gojambël e terhjekës, në ambjentet shkollore e shoqnore.
At Daniel Dajani ishte njeri i mrekullueshëm në të gjitha drejtimet.
At Dajani nuk ishte vetëm profesor dhe edukator i zoti dhe i nderuem, po Ai ishte edhe dijetar i shquem dhe i saktë nder studimet e Tija. Për disa vite At Danieli drejtoi revistën "Lajmëtari i Zemrës së Jezu Krishtit", një revistë që kishte ba emën në atë kohë dhe ishte mjaft e perhapun edhe n’ Europë.
Në periudhën që At Dajani drejtonte revista u ngrit në një shkallë edhe ma të naltë, tue plotsue dhe zgjanue revistat me rubrika të reja edhe shumë ma interesante dhe të pelqyeshme per lexuesit e shumtë kryesisht në Shkoder.
Sigurisht kjo veti e njoftun tek At Daniel Dajani, tue kenë edhe Shqiptar me shumë veti Shpirtnore e qytetare të lakmueshme, nuk mund të kalohej pa ra në sy të injorantave vrastarë të sistemit porsa vendosun diktatorial.
Interesimi i vetë diktatorit tiran e vrastar i plotson të gjitha të mësheftat e atij sistemi gjakatar e shkatrrues i gjithshkafes së mirë Europjane. Kjo per fatin e keq të Popullit Shqiptar, sot asht edhe e trashigueshme nga pasuesit.
Mbetet vetem me hjellë mbas Murit Vorreve të Rrëmajit, një tubë me lule!
I perjetshem kjoftë kujtimi Yt o, Zamak i Pafajshëm: At Daniel Dajani!
Melbourne, 9 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Imzot Nikoll Deda u arrestua më 13 dhjetor 1946,
Gjatë kohës që ishte në hetuesi, i çuen në dhomë një të arrestuem ato ditë. Mbas pak minutash ky e shikoi personin e lidhun me litar per shpatullash e të varun në tra dhe e pyeti: Po kush je ti bre Burrë? – I varuni edhe pse e njifte mirë ju pergjegj: Kam pasë kenë Dom Nikoll Deda! Ai uli kryet e u zhyt nder mendime... Mbrenda një kohe të shkurtë Ai ishte ba që nuk njifej fare. Kishte ndryshue krejtësisht nga torturat. Kështu ishin ndryshue pothuej të gjithë të torturuemit e hetuesisë së Burgut Kishës.
Në Janarin e 1948, mbas një viti tortura Imz. Deda u sjell para gjyqit.
Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci, Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi, anëtar N/Toger Xhemal Bejtja, duke qenë gati prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari i Gjykatës Shaban Qamil Dautaj.
Me 2 Janar 1948 u suallën të pandehurit nga burgu. U pyet identiteti i tyre dhe thanë se quhën:
2. Don Nikoll Zef Deda, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, famullitar, ka vëllaun në burg, një vëlla të ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues në Hajmel, i rreshtuar me datën 13 tetor 1946.
U pyet i pandehuri Don Nikoll Deda dhe tha: Në atë formë që asht trajtue akuza nuk asht e vërtetë. Nuk asht asgja e vërtetë, qysh në 1930 jam kenë famullitar në Hajmel. Meshtar jam qysh në vitin 1914., kleri ka marrë subvencione nga Austria, nga Zogu dhe Italia, unë kam marrë nga Zogu, por spijun nuk kam qenë por zogist kam qenë.
Nuk kam qenë agjent i imperializmit jugosllav dhe as kam punuar për ardhjen e fashizmit. Me Zogun më mori rryma se desht me më zanë Mustafa Kruja, Kur u ba lëvizja e Dukagjinit organizator ishte Don Loro Caka. Ardhjen e fashizmit e kam quejt si akrobaci të Musolinit dhe m’u duk i keq, në karabinjeri shkoja se hajnat filluan me vjellë famullitë.
Unë nuk dij se ka punuar për fashizmin kleri katolik. 30 e sa armë i janë dhanë popullit për me i përdorë kundër hajnave, por jo kundër Lëvizjes N.Çl. Armët ia kam dorëzue Bib Rrokut, më kanë ardhë në qelë oficera gjerman e italian, por i kam pritë e përcjellë si shqiptar. Kam takue Padër Antonin në Regjencë për sulmin që më bëri Myslim Bejgora me kosovarë. Padër Antoni nuk dij në se ka qenë kriminel i popullit. Pëlqimi i Padër Antonit për në Regjencë ka ardhur nga Selia Shenjte dhe eprorët e tij, me ndërmjetësinë e Gjermanit dhe të Mehdi Frashërit.
Mbas çlirimit takime përsonale nuk kam bërë me njeri, nuk kam kenë fashist këmishzi. Kam kenë shumë herë tek Pjetër Deda, i cili asht arratisë. Kam qenë dy herë në mbledhje, ka qenë Simon Darragjati, Karlo Pistulli dhe ca Vukatanas, e Pjetri fliste me i ra burgut e me nxjerrë të burgosunit. Në mbledhjen e dytë që asht ba në shtëpinë e Cin Serreqit kanë ndodhur Gjoni e Cin Serreqi, Caf Dragusha, Guljelm Suma, dhe do elementa të tjerë që nuk i njoha. Unë kam marrë pjesë rastësisht në këto mbledhje mbasi shkova në shtëpi të Pjetrit dhe, familja më tha se asht tek Cin Serreqi dhe kështu shkova fill atje, nuk dij për sektor pune dhe për të arratisur. Për sulmin e 9 shtatorit nuk kam bisedue as kam qenë i deleguem nga kleri për të marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë qenë në mbledhje. Unë nuk e dija se asht formuar demokristjania dhe kam shkue vetë tek Pjetri e Cini, pa më thirrë njeri. Unë këto mbledhje i quaja fantazira dhe se janë me rrezik se nuk bahët kurrgja, nuk ma priste mendja. Nuk lajmërova qeverinë se nuk kam qenë hafieja e kurrkujt, se mejtova se nuk bëhët gjë. Për përpjekjen e 9 shtatorit nuk kam dijt kurrgja, por kur u ba e mora vesh se e kish bërë Kazazi. Unë veprimtarinë teme nuk e quaj trathti, nuk kam qenë armik i popullit, as vegël e të huajt.

Pretenca e Prokurorit: 8 janar 1946, ditë e enjte, në ora 9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj. Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve si vijon:
Për Monsinjor Frano Gjinin, Don Nikoll Dedën, Padër Mati Prennushin dhe Don Tom Lacën, me vdekje.
I pandehuri Don Nikoll Deda tha: Më duket mue ndëshkimi i prokurorit i rëndë, përveç mbledhjes rastësisht tek Pjetër Deda e Cin Serreqi tjetër nuk kam bërë, thashë këto kanë qenë të rastit. Subvencionët i kam marrë me titullin “Ndihmë”. Pregatitja e terrenit për ardhjen e Italisë nga unë ose nga kleri nuk është e vërtetë, as për fashistizimin e popullit.
Unë kam shkue me lyp ndihma për ngritjen e Kishës. Nuk kam qenë i lidhur me gjermanë, por u kam dhënë bukë e streh njerëzve të Lëvizjës N.Çl., por edhe gjermanëve për hospitalitet si shqiptar. Unë nuk e konsideroj vetën fajtor. Rroftë Shqipëria. Me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe shokun si vedin.

Gjykata Vendosi dënimin e tyre si vijon:
3. DON NIKOLL ZEF DEDA, nga Shkodra, ME VDEKJE, me humbje të drejtave civile e politike të përherëshme, si dhe konfiskimin e pasurisë së tyre të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
Ky vendim është i p r e m ë.
Tiranë më 6 mars 1948.
KRYESEKRETARI: d.v. ANTARI: d.v. ANTARI: d.v. KRYETARI: d.v.” (vetëm firmat)

3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
P. Kryetar i Gjykatës
67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Nga kujtimet e zj. Lili Zef Prela (Ndoci):
Lili Prela Ndoci, vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte dënuar me vdekje, atë vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot më torturat, një natë përpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut të qelisë Z. Pikolinit: “A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unë me ato burra që do të vriten nesër”? Dhe lutja e tij u bë realitet. Të nesërmen me 11 mars të vitit 1948, ai u pushkatua së bashku me 15 burra që ishin të dënuar me vdekje dhe mbaheshin të izoluar aty në Burgun e Fretënve. Unë asokohe isha shumë e vogë, por kam dëgjuar nga njerzit e familjes, se baba, Zefi, atë natë përpara se ta merrnin për ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani që t’i dërgonte nanës dy tre copa letre në shenjë amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrë për ta çuar para pushkatimit, me një fije shkrepse të djegur të cilën e ka ngjyer në gjakun e tij që i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nanë, Unë po nisem për në Lumni të Parrajzës. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalën dhe letrat e babës ai i solli në shtëpi. Disa muaj pas pushkatimit të babës, lindi motra, por në shtëpinë tonë nuk ndihej asgjë.”
Fatkeqsi që pak njerëz kanë ruejtë kujtime aq me vlerë nga vuejtjet e Tyne!
Po, sa kujtime të këtilla ruhen në familjet e Nderueme Shqiptare?
Nderim per Herojt tonë që dhanë jeten per Atdhe, Fe e Perparim!
Melbourne, 11.4.2022


Nga Fritz RADOVANI:
28 MARS 1947, FJALA E FUNDIT PARA GJYQIT:
“JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT KA ME MË PRITË, DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK SE URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO TË MË PUSHKATOJNË!
RRNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË!
RRNOFTË PAPA! RRNOFTË SHQIPNIA!”
Kjo dishmi asht e një ushtari që u lidh ndër pranga perdore ato ditë bashkë me Martirin Don Dedë Maçaj, porsa ishte kthye n’ Atdhe nga Italia.
Dishmia e z. Aleksander Nokaj u botue vite ma parë nga Prof Gjon Sinishta në Buletinin Katolik Shqiptar, në San Françisko, ShBA. Vlera e këtyne pak rreshtave qendron në një dukje të kjartë të vrasjeve që janë ba per një gjysë shekulli në Shqipni, mbas vitit 1944, per një motiv nga PKSh, vegël e sllavokomunistëve jugosllavë, me anen e fanatikut anadollak Ever Hoxha dhe pasuesit tij poaq vrastar, Ramiz Alia. Si njeni si tjetri besoj e kanë lexue atë ditë, me 28 Mars 1947, radiogramin nga komandanti i repartit ushtarak të Permetit, i cili, njofton edhe “komandantin e përgjithshëm”, terroristin Ever Hoxha, se “e vramë një Prift Katolik Shqiptar, e hoqёm dhe njё Kryq!” Don Dedë Maçaj ishte nga Mali i Jushit, prej familjes së Gjeto e Tringë Maçaj. Asht lé me 5 Shkurt 1920, perfundon studimet në Romë, shugurohet Meshtar me 19 Mars 1944 atje dhe mbas tri vjetësh, kur thirret me krye sherbimin ushtarak, pushkatohet n’ Atdhe!
Dishmitë e z.z. Aleksander Nokaj dhe Nikollë Koleci, që ishin prezent në çastin e ekzekutimit tregojnë se plumbat e parë të brigades së pushkatimit, që perbahej nga 8 vetë, nuk e vranё. E në sa Don Deda, po vazhdonte Lutjen e vet ndër gjunjë, ushtarët thirren: “Është i pafaj, faleni!”, po aktivistët e PKSh n’ ushtri urdhnuen: “Plumbin ballit, plumbin ballit!”
“Një breshni e tretë e skuadres së pushkatimit e bani Don Maçen të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet”, flasin dishmitarët e ngjarjes së pergjakëshme.
Lexues i nderuem!
Shumë herë kam marrë në dorë jeten Heroit Don Dedë Maçajt.
Ua them me zemer të hapun: Tue shikue foton e Tij, rrij e mendoj me vete: Si mund të kurdisej me u vra Ky djalë i pafajshem, pse ishte Katolik!? Një brezni e tanë e Shqiptarëve tue u vra, tue u masakrue, tue u pergjakë, sa mos me u njohë as nga shokët e njerëzit e vet, që pak orë përpara kanë pi çajen e mjesit, lidhen ndër pranga e vargoj, akuzohen, dhunohen, shpifen, torturohen, dhe humbin nder gropa pa Shenj tek koka, aq sa edhe Nanat e Tyne, ishin ma tё knaquna me ua vra djelmёt, se me i lanё me jetue ashtu tue vujtë e tue u torturue, nder qelitё e podrumet e pista tё sigurimit shtetit.
E pse? Pse? Deri kur: Pse? Çka asht kjo urrejtje? Iku një brez, iku i dyti dhe po ikim edhe né, e urrejtja vazhdon me u mbjellё nё trojet tona Shqiptare!
Ishim fëmijë kur njohëm krizmat e armëve partizane, që shkrepeshin në Zallin e Kirit të Shkodres, nder Bardhej, tek kallamat brijë Drinit e brijë Bunës, nga Urrejtja! E Nana, zgjohej tremshem! Ké do të kenë vra sot?!
Kanë pa kufomen e Muzafer Pipës e Kolë Prelës, me Ta edhe Paulin Pali. Nën shelqe të Samrishit në breg të Bunës, tradhëtarët vrasin pabesisht Lulen e Rinisë sonë Shkodrane Bardhosh Danin me Mark Cacaj e Brahim Dergutin. E lotët i shkonin rrëkajë! Të shkretat Ato Nana, pershpërisnin me vete! E, zemra u plaste! Vetem nga Dhimbja! Vetem nga Dashunia per Motrat e veta. Sytë e Nanave tona Shqiptare një gjysë shekulli veç tue lotue! Shfarosej Rinia Shkodrane e Shqiptare, varrosej zallishtave e brij prrojeve, e tash kah e vona u lane gjak dhe kufijtë, shetiteshin nder pjaca Djelmënia Shqiptare e shporueme n’pluma, nder kamjonat e thurun në tela me ferra.
E Nanat tona thonin të brengosuna me zemer të plasun nga shkrepjet e armëve: “O Zot! Deri kur kështu, tue u vra Vllau me Vllanë per Urrejtje!?”
Motra e Vllazen Shqiptarë!
“Urrejtja ju ka lodhë kujtesen! Ndue Pali e Caf Meti janë në Një Vorr!” “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!” Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme tash sa shekuj ! Po vazhdon me vra edhe sot dhe me pre n’ besë Shqiptarët! Urrejtje ishte edhe viti 1945 !
Lexoni dhe shifni të verteten: Nga një dëshmi mbi Dom Dedë Maçaj!
“E larguan nga salla e gjyqit. Gjykata mori një vendim pa apelim. Dënim me vdekje dhe ekzekutim të menjëhershëm, po në atë vend.
I kërkuan të shprehte dëshirën e fundit.” Ai tha: – “S’kam asgjë për të thënë përveç asaj që e dini edhe ju, që jeni duke më dënuar pa faj” -.
“E çuan jashtë zonës ushtarake në një lëndinë pranë Vjosës. I hoqën petkat, siç bënë me Jezusin në Golgotë, dhe një skuadër qitësish qëlloi mbi të.
Por Ai nuk ra përtokë. Qëlluan përsëri mbi të dhe përsëri Dom Deda nuk ra po, qëndroi në këmbë.
Xhelati, i tërbuar nga inati, prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte për tokë me një të goditur të vetme atë vigan, dha urdhër që të qëllonin për të tretën herë. Por këtë herë Ai nuk arriti të qëndronte! U rrëzue dhe përshëndeti tokën Nënë, e cila u skuq me Gjakun e Tij”.

A thue kjo vrasje ishte e para që po bahej e këtij lloji dhe per këte qellim?!
Kjo asht një ngjarje e gjysës së parë të Shekullit XX. Sot kur kujtojmë varjen e Don Gjon Gazullit(1927) nga Ahmet Zogolli, njeriu vertetë dishprohet.
Si asht e mujtun me ngja këto vepra të shemtueme pa asnjë shkak, mbrenda një shteti me ma pak se njëmiljon popullsi në 1947, kur vrasjet, varjet dhe pushkatimet pa asnjë arsye bindse, i trokitshin dyerve si t’ ishin kafshë.
E tiranët të pangopun me gjak Klerikësh, të shtrimë nder shilte pinin raki e venë, derisa marrakoteshin e binin me fjetë të ngopun me gjak me putanat e tyne të cilat, edhe sot kujtohen nder presidiumet e Kuvendit Popullor.
Dikur kujtohen edhe nder lozhet e kinemave dhe të teatrove tue brohoritë si kafshët “plumbin ballit, plumbin ballit,” po, nuk zgjati shumë e tirani, ua ka plotsue deshiren me plumbat e shprazun në gjoksat e burrave t’ tyne.
Shqipnia dhe Shqiptarët kanë aq shumë kujtime per komunizmin barbar e gjakatarë, sa ndoshta as vitet e ardhshme të Shek. XXI, nuk i mjaftojnë per me u shkrue dhe me u ruejtë nder kujtime ajo epokë kriminale. E sot, nuk i mjaftojnë brezit të pasuesve e trashigimtarve të vrasjeve të djeshme krimet dhe gropat pa emna që ua lane baballarët vrastarë, po me paturpësi bijtë dhe bijat e tyne sot, po “rilindin” në Tiranë edhe bustet e tyne barbare.
Po nuk duhet të çuditemi aspak, perderisa terroristët dhe kriminelët që der dje vritshin dhe lanin në Gjak Popullin Shqiptar, sot vazhdojnë me mendue se si duhet të vjedhim dhe të pasunohemi tue i pi Gjakun këtij Populli?!
Shpesh mendoj: “A thue këta kafshë, s’ i lidhë asgja me këte Tokë Shenjte?” Me siguri ata bisha janë shpellarë t’ egjer të pyjeve të maleve t’ Kaukazit! Shqipnia asht kenë e do të vazhdojnë me kenë, po jo me komunista e tiran! Asht Gjaku i Martirve të Atdheut që vazhdon me vlue per Shqipninë e Re!
Melbourne, 14 prill 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

IMZOT GJERGJ VOLAJ Vritet Ipeshkvi ma i ri n’ Botë!

Postby Laert » 19 Apr 2022, 07:23

Nga Fritz RADOVANI:


“Lufta që racjonalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rruga e u ba komunizëm, bolshevizëm gjithrrënues.” Don Kolec Prennushi(1935)

Komunizmi asht një e keqe e madhe që duhët zhgulë me rranjë dhe duhët mos me hezitue askush për me e shkatrrue përfundimisht, me luftë të vazhdueshme kulturore dhe të përhershme.
Asht sistemi ma përbindësh që mbështetët në një dhunë të pamëshirshme dhe propagandë fund e maje vetëm mashtrim dhe rrena.
Sigurimi i Shtetit komunist nuk asht tjetër veç, një sadizëm i përhapun në çdo skaj dhe i institucionalizuem në të gjitha metastazat e tij.
Praktika e punës së qeveritarëve dhe e institucioneve të krimit asht zhdukja e dokumentacionit. Dosjet, hetuesitë, zhdukjet e njerëzve, vrasjet dhe trajtimi i kufomave të viktimave shpeshherë në tortura ose mbas torturës, gjithmonë në msheftësi, pa proçese legale dhe pa asnjë përgjegjësi të njohun dhe të pranueme nga organët shtetnore, të gjitha kanë për qëllim shkatrrimin përfundimtar të njeriut dhe të shoqnisë, si nga ana fizike, morale, ashtu edhe psikologjike, shpirtnore e kulturore.
Terrorizmi në Shqipni gjithmonë në ata 47 vjet asht mohue, asht errësue ose asht nënvleftësue, aqsa populli kishte humbë çdo shpnesë se njëditë mund të shpëtojë. Gjyqet e mëshefta janë rruga e çmobilizimit në masë mbasi mija njerëz me të njajtat vlera dhe me trimni të pashoqe, janë torturue e masakrue tue përfundue viktima të terrorit komunist.
Kundër popullit Shqiptar asht përdorë TERRORI si mënyrë qeverisje, tue e kthye atë në një plaçkë të friksueme ose në një turmë të bindun, mbasi përpjekja e Sigurimit të Shtëtit ka kenë gjithmonë mobilizimi i shumë vetëve në strukturat e tij vrastare. Ai i ka detyrue ata me u identifikue me spijunllëkun, në mënyrë që jeta e tyne të ishte në një ankth i vazhdueshëm.
Kontrolli i lëvizjeve të çdo individi, vrojtimi i të gjitha hallkave të jetës nga agjentët, monopolizimi i organizatave, i mjeteve të komunikimit, si dhe shfrytëzimi i shumicës nga pakica e privilegjueme për shërbimet shtypse, dhunuese e shtërnguese, sjellin si pasojë tek njerëzit që në mënyrë të vetëdijshme me pranue dhunimin e të drejtave njerëzore si një dishka e paevitueshme, aqsa njerëzit, që nuk janë të arrestuem ose ma keq, ata që dalin nga burgjet, kthimin e lirisë arrijnë me e konsiderue si një “dhuratë”.
Po, ka prap edhe ma keq, para lirimit me e detyrue viktimën me nënshkrue edhe deklaratë “bashkëpunimi” me sigurimin dhe, me ia dijtë për “nderë” se po shkon me ba punën e tyne si agjent, tue u konsiderue gjoja “i lirë”.
Sigurimi i Shtetit ka pikësynue gjithmonë që në popull të mbizotnojë frika e pasiguria e përhershme, tue kenë i “kudogjindun”.
Zhdukjet e pashpjegueshme, hetimet e stërzgjatuna, pyetjet dhe firmosjët e proçes-vërbaleve me dhunë e dajak, terrorizmi i fshehtë dhe shnjerëzor, proçesët gjyqësore poshtnuese, dëshira me vdekë për me “shpëtue” pa marrë parasyshë pasojat, intërnimet e familjarëve, papunsi, dëbumjet, divorcet, dhunimet etj., që përmblidhen në “luftën e kllasave”, kanë ba mbretnimin e mjerueshëm të psikologjisë së popullit nga shteti terrorist.
Asht aksiomë: Çdo shtet në Botë i drejtuem nga komunistët përfundon në shtet diktatorial terrorist. Prova ma e sakta asht Shqipnia e Kastriotit.
Kush nuk pajtohet me gjendjën, ose vetëm mendon me e ndryshue atë, asht atypëraty “armik i popullit”, edhe pa krye asnjë akt për atë qëllim.
Automatikisht atdhetarët, intelektualët e ndershëm dhe kleri janë në formulën e “armikut të popullit”. Të gjithë këta mendojnë kundër kësaj vegle “vigane” që quhet komunizëm, mbasi zbulojnë qëllimin amoral të tij që asht i mbuluem me lëvoren e pranueshme morale “barazi për të gjithë, pa dallim feje, krahine dhe ideje”, tue i rrokollisë miljona njerëz në këtë humnerë, e provueme sot ma shumë se kurr në Botë: Utopi.
A mund të pranonte Ever Hoxha me shokë, thanjën e Don Lazër Shantojës, që shkruente shumë vite maparë (në vitin 1924): “Qeveria ka krye plotësisht programin e sajë, atëherë, kur trathtarët e popullit të mos munden me qeshë ma kurr mbi kurrizin e popullit”?
Komunistët mendonin me përdhosë Elterin e Atdheut tonë, me veprat ma makabre të Shekullit XX dhe, asht e vështirë me e mendue e besue njerëzit këtë skenë, të ndodhun me dy klerikë dijetarë dhe Shqiptarë të Nderuem!
E kurr ma e vështirë me e besue nuk asht sesa sot.

DON ALEKSANDËR SIRDANI DHE DON PJETËR ÇUNI
74 vjet ma parë sigurimi i shtetit komunist po kryente një nga krimet ma të shëmtueme dhe të pandigjueme deri atëherë të diktaturës barbare dhe antinjerzore komuniste: Sigurisht me aprovimin e tiranit Ever Hoxha do të mbyteshin për së gjalli në një gropë ujnash të zeza, në Koplik, ku zhvillohej edhe atje si në krahinat tjera të Veriut hetuesia e meshtarëve, dy Martirë të Kishës Katolike: Dom Aleksandër Sirdani (1887-1948) dhe Dom Pjeter Çuni (1914-1948). Të dy figura të njohuna jo vetem si Klerikë Katolikë, po edhe si dijetarë të persosun në fushat e Tyne të dijes e të kulturës.
Don Aleksandër Sirdani ishte nga Gucia, i datlindjës 1887. Një meshtar i zellshëm dhe i respektuem nga populli në vendin ku shërbente. Që në rini u dashunue me folklorin e popullit tonë. Atje mblodhi një thesar shumë të çmueshëm dhe shumë shpejtë u konsiderue si një ndër njohësit ma të mirë të etnografisë dhe frazeologjisë popullore. Kultura e gjanë që mori në Insbruk, forcoi edhe mashumë idealin e tij si atdhetar. Njihte mirë frymën demokratike prandej edhe shkroi shumë artikuj ndër revistat ma në za të kohës. Ishte vëllai i At Marin Sirdanit edhe ky klerik françeskan dijetar.
Don Aleksandri, ishte një ndër bashkëpuntorët ma të ngushtë të Don Nikoll Gazullit dhe At Donat Kurtit, dy personalitete të njohuna.
Kishte edhe prirje poetike. Vlenë me u theksue se në shpirtin e tij depërtuen thellë njohjet e ngjarjëve historike të kreshnikëve të Veriut, gja që sollën në letrat e kulturës Shqiptare një përsonalitet të kompletuem.
Origjina dhe njohjet e zakonëve të Malësisë e lidhen me popullin nëpërmjet atij virtyti që malësorët, e kërkonin edhe në portretin e Atij priftit që u predikonte e, që ai virtyt thirrej trimni.
Nësa ndër rrugët e Shkodrës, shëtitej mbi një gomar prifti romancier 80 vjeçarë Don Ndoc Nikaj, një ndër thëmeluesit e Shoqnisë “Bashkimi” (1899) dhe romancieri i parë i letërsisë shqipe, po në vitin 1946, në Koplik, fanatikët komunistë kërkonin me fye figurën e dijetarit Don Aleksandër Sirdani mbi një kenje tjetër, edhe ky prift i rrëthuem nga gomarët e Ever Hoxhës, që mendonin se po përdhosin meshtarin e përvujtë! Sekretar i Frontit demokratik në Koplik ishte Ago Dino, ndërsa prokuror Ali Paçrami. Mbahën mend si terroristë që i kryesonin: Xhemal Selimi, Asllan Lici dhe Faik Nuti etj. Në muejin korrik të vitit 1948 Don Aleksandri, u arrestue dhe u mbajt në hetuesinë famkeqe të Koplikut, ku e torturoi katili Xhemal Selimi me shokë, të gjithë të njoftun si kriminelë katila të pashoq.
Don Pjetër Çuni ka lé në Shkodër më 9 gusht 1914.
Në moshën 7 vjeç Ai ishte në Kolegjin e Jezuitve të Shkodrës, prej ku shkon në Romë me vazhdue studimet e nalta teologjike. Përfundoi studimet në Propaganda Fide, në vitin 1940 dhe atje, u shugurue meshtar.
Asht shugurue bashkë me 100 xhakojë të tjerë nga disa vende të ndryshme të botës nga vetë Papa Piu XII-të.
Mbas shugurimit atje në muejn prill, nga qershori vjen në Shqipni dhe ditën e Sh’Palit e Sh’Pjetrit (pra, ditën e emnit të Tij) më 29 qershor, thotë Meshën e parë në Katedralën e vendlindjes, me prezencën e Imz. Gaspër Thaçit, të Imz. Gjergj Volaj, si dhe të gjithë klerit katolik.
Ai ishte nipi i Don Ndre Lufit. Tue cilësue vetëm emnin e dajës së tij, për né që e kemi njohtë Don Ndreun, e kemi të kjartë se kush ishte ky meshtar i rritun dhe i pergatitun nën kujdesin e tij. Don Ndreu asht ndër klerikët ma të pastër me qëndrimin e tij burrnor në hetuesi dhe në burgje. Gjithmonë i papërkulun kundrejt armiqëve të Kishës Katolike Shqiptare.
Tek Don Pjetri me siguri përveç cilësive të priftit të devoçëm, daja shihte tek nipi edhe virtytin e vet që e ka karakterizue gjithë jetën, trimin e mendshëm dhe të vendosun. Këtë e ka provue jeta dhe burgosja e të dyve mbas 1944.
Emnohet meshtar i Shkrelit dhe në vitin 1941 asht në Rrjoll. Aty, si të gjithë klerikët merrët me studimet e zakonëve të krahinës. Boton artikuj në revistën “Kumbona e së Diellës”, me siglën R.I. (Pjetër Çuni), ku spikatë vullneti dhe saktësia në studimin e folklorit. Ndoshta ky asht edhe shkaku i njohjes me shkencëtarin e asaj fushë Don Aleksandër Sirdanin, me të cilin edhe martirizohet. Porsa fillojnë vëprimet kriminale në zonën e Koplikut, vritët tradhëtisht Don Luigj Pici, më 10 nandor 1946, vetëm për një deklaratë gojore të bame në favor të Etënve Jezuitë Fausti e Dajani, kundër vëndimit të gjyqit për pushkatimin e tyne. Vrasja e kryeme atëherë u vesh me motive plaçkitjeje, motive që në të vërtetë edhe qëndronin mbasi plaçkitja dhe hajnia ishin gjithnjë të pranishme në vrasjët dhe arrestimet e komunistëve. Këtë e vërteton vetë fakti i humbjes së pothuej të gjitha studimeve dhe të veprave shkencore, letrare dhe artistike të intelektualëve që janë vra, arrestue ose kontrollue shtëpitë e tyne. Këtë fat pësuen edhe studimet e Dy Klerikve Sirdani e Çuni.
Me siguri ata janë mbrenda ndonjë titulli të dhanun ma vonë nga Ademia apo Universiteti i Tiranës, po fakti asht se plaçkitësit mohuan autorët e vërtetë. Brezat e ardhshëm nuk do ta besojnë ndoshta këtë ngjarje, por unë po e shkruej i nxitun nga Konica, që thotë: “Popujt që nuk nderojnë kujtimet e shkuara, janë të dënuar me vdekje”.


Mbas vrasjës Don Luigjit në vendin e tij u emnue Don Pjetri, i cili ato ditë thonte: “Dukët se Krishti ka vendosë që unë të jem ndër të fundit!”
Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë për në Shkodër ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut.
Aty, siç më tregonte një ish-polic S. N. i Seksionit të Mbrendshëm gjenë Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J., që masakrohen bashkë me shumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, thonte ai. Nuk dinte sëpse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me Ata.
Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!
Njëditë kishin shkue herët në Seksion torturuesit barbar. Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë të tre bashkë kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit. Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishin caktue katër të tjerë.
I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore.
I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani i ka urdhnue policët me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rinjë dhe të fortë. Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej shka duen me ba xhullinjtë.
I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani e asht drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanë: “Ecni, more klysh të Papës, se tash do t’ju rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çue bukë ndër male?” Nuk ka pritë përgjegje por asht drejtue nga një gropë gjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte gjithmonë e hapun. Ka urdhnue me i afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët po mendonin se po u bahëj presion me tregue.., por, papritmas Asllani i ka vue duert në gjoks Don Pjetrit, ndersa katili tjeter ka kapë përkrahut Don Aleksandrin, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta veç, kur u kanë dhanë të shtymen të dyve e kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë mbrenda, tue u thanë:
“Hee... flisni, ku e keni Krishtin tuej... flisni.., kështu do të jenë fundi i priftënve. A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash?”
Don Aleksandrit që ishte zhytë ma parë sidukët i ishte marrë fryma dhe nuk po i shihej fëtyra, ndërsa Don Pjetri, ka muejtë me nxjerrë kokën edhe njëherë, ashtu i nximë si të ishte i lymë me zyft prej pisllëkut, ka mbledhë gjithë forcën që i kishte mbetë dhe ka thirrë:
“RRNOFTË KRISHTI... TEK AI PO SHKOJ!”
Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të Tyne.
Mbas pak minutash Priftnit u mbytën... Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne baritore.
Edhe pse porosia ishte se kush do të flasë ashtu do ta pësojë si Ata, ngjarja e dy priftënve mori dheun. Dihej martirizimi por, diheshin edhe katilët. Fëtyrat e këtyne kriminelëve kanë mbetë njësoj si atë ditë kur janë fotografue si “çlirimtarë”, më 29 nandor 1944, tue parakalue në Fushën e Çelës së qytetit të Shkodrës.
Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha.
Ka vende shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janë kenë kurrë në përmasat tona. Historia thonë “disa” se, do të flasë njëditë!
Po, kur? - Atë nuk e di! Dij vetem se Dy Klerikët Don Aleksander Sirdani dhe Don Pjeter Çuni, edhe pse humbën jeten në pisllek nga komunistët, Ata mbetën Zamak të bardhë dhe të Perjetshëm të Flamurit të Kastriotit.

Provat dhe saktësia e fakteve të ngjarjeve në Trojet e Gjergj Kastriotit dhe të Nanë Terezës, tregojnë një qendrim të papelqyeshem t’ Europës ndaj nesh.
Asnjëherë nuk duhet të harroni se të gjitha këta krime janë ba fatkeqësisht me djelmë e vajza Nanash, që me gjylpanen e vet qendisne në pelhuren e kuqe dhe të gjakosun nder Shekuj: Shqipen Dykrenare të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe të Nanë Terezes së Pavdekshme.
Melbourne, 19 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:


Jo larg nga Shkodra në Vaun e Dejës, asht kenë Kisha ku asht kunorzue i madhi Gjergj Kastrioti, e njohun Kisha monumentale e Vaut të Dejës. Kur Shkodra ishte e rrethueme në 1912, aty kishin shkue prindët e Imz. Çobës. Asaj Kishë Ai i ka qendrue besnik deri në vdekje dhe pa ju tutë syni.
Asht kenë viti 1913, me 16 Shkurt, kur në Vaun e Dejës u le Ernesto Luigj Çoba, atëherë kur Katedralia e Shkodres rrahej në top nga Mali i Zi.
Ka vazhdue shkollen tek Jezuitët e Shkodres, dhe vendosi me u ba Meshtar.
Me datën 11 Shkurt 1936, Imzot Gjon della Pjetra SJ., e shuguron meshtar në Kishën e Shën Jozefit, pranë Jezuitve, ku Don Ernesto vazhdoi me kenë mësues. Mbas shugurimit të Imzot Gaspër Thaçit, me datën 19 Mars 1936, Don Ernesto asht ndihmës famullitar i Shkodres, deri me datën 30 Prill 1946, kur emnohët Zv. Famullitar në Shkoder.
Prej datës 16 Dhetor 1946 e deri me 1 Janar 1952 asht sekretar i Arkidioçezit të Shkodres, kohë në të cilën vdes Imzot Gaspë Thaçi, arrestohet Don Mikel Koliqi dhe kështu, Don Ernesto, merr titullin e Famullitarit të Shkodres. Me datën 20 Prill 1952 shugurohet Ipeshkev nga Imzot Bernardin Shllaku, Ipeshkëv i Pultit dhe tue kenë i vetëm Ipeshkëv në Shqipni. Imz. Çoba mban detyren e Sekretarit të Pergjithshëm të Kishës Katolike.
Nga data 9 Nandor 1956 kur vdes Imzot Bernardin Shllaku, dhe deri me 21 Mars 1957, pret miratimin nga qeveria e Tiranës, e cila simbas Statutit të Kishës Katolike që ishte aprovue në vitin 1951, e aprovon si Kryetar i Kishës Katolike në Shqipni. Menjëherë u gjet para një prove të madhe dhe shumë delikate, mbasi me datën 7 Prill 1858 ishte dita e vumjes së gurit të parë të Kishës Kathedrale të Shkodres, kështu Imzot Çoba fillon detyrën pikërisht në pragun e 100 vjetorit të Asaj Kishë, që gjithmonë asht thirrë Kisha e Madhe. Merita e pregatitjes së asaj festë i përket Imzot Çobës, i cili me punën e madhe të Tij dhe kujtimin që ka lanë në historinë e Shkodres, thohet pa mëdyshje se ka mbetë i paharrueshëm në zbukurimin e Kishës dhe zhvillimin e ceremonive të Festës. Imzot Çoba ka dy merita për punën artistike që u ba në ndertimin e ri t’ Elterit të madh simbas projektit të arkitektit, piktorit dhe skulptorit Kol Idromeno, që ishte dhe daja i nanës së Imzot Çobës, vepër e cila kompletonte edhe tavanin e mbrekullueshëm të Kathedralës që ishte punue nga vetë Kola. Njëkohësisht sfondi i Elterit i punuem nga piktori At Leon Kabashi, ndersa kuadri i madh i vendosjes së gurit të parë nga piktori Simon Rrota plotsojnë anen estetike. Punimi i katekizmit në shtyllat e Kishës, në mungesë të teksteve se nuk mund të botohej asgja për me mësue besimin fëmijët, janë vepra që meritojnë me u quejtë dinjitoze po, edhe shumë të guximshme tue dijtë luftën e madhe që i bahej Kishës dhe Klerit nga shteti fanatik antikatolik komunist i Tiranës.
Por Imzot Çoba nuk mjaftohet me kaq, Ai njëkohësisht pregatitë në kushte private, përndjekjet dhe survejimi disa klerikë të rijë, në një kohë rekord që nuk ka as seminar, as profesora dhe as tekstet e nevojshme që duhen për atë qellim, megjithate ia arrinë me shugurue: Don Simon Jubani, Don Matish Lisna, Don Martin Trushi, Don Ernest Troshani, Don Zef Simoni, Don Ndoc Nogaj, Don Luigj Kçira, Don Ndoc Volaj, Don Kolec Toni etj., si dhe dy Martirët e Kishës Don Marin Shkurti e Don Mikel Beltoja, që u pushkatuen nga komunistët barbar, tue lanë vetën e Tyne të perjetshëm në Historinë e persekucionit të Kishës Katolike në Shqipni.
Imzot Ernesto Çoba vazhdon hapjen e rrugës së ipeshkvijve të rijë, mbasi parasheh edhe përmbytjen e vendit nga diktatura. Nuk ka një familje në Shkoder katolike apo muslimane që ia ka mësye derës së Argjipeshkvisë dhe nuk e ka ndihmue Imzot Çoba, kur ishte fjala për me i çue dishka të nevojshme një të burgosunit apo të interrnuemit, në burgje e kampe të shfarosjes. Porsa u mbyllën Kishat, sigurimi kerkoi me gjetë shpifës në Shkoder, kundër Imz. Çobës. Besoj se shkodranët nuk e harrojnë fjalën e Burrneshës muslimane Adile Ashikja, në mbledhjen e lagjes së saj, kur i kërkohej me shpifë kundër Imz. Çobës: “Unë kam shkue me lypë tek Ai paret e bukës dhe Ai, më dha ma shumë se i kerkova. Ju sot, kerkoni që Buken që Imz. Çoba më fali, unë me ia shperblye me shpifje!
Ai asht kenë dhe mbetët për mue gjithë jeten, një Meshtar i Nderuem i Fesë Katolike në Shkoder!”
Përpjekjet e Imz. Çobes janë të vazhdueshme për gjallnimin e besimit, forcimin dhe përhapjen e Tij, kryesisht me fëmijët dhe të rinjtë. Imzot Çoba thonte meshë e sakramend, rrëfente, predikonte fenë dhe gjindëj kudo në rrugicat e qytetit tue shkue me kungue të sëmurët apo, të pamujtunit me shkue ndër Kisha që survejoheshin, ndonse, Ai luftohej pa pikë mëshire. Kjo luftë sa vjen dhe bahet ma e rrebtë me “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, që merr edhe pamjen e plotë të diktaturës barbare komuniste me 19 Mars 1967, ku shteti i merr edhe çelsat e Kishës Kathedrale të Shkodres, tue i mbyllë të gjitha Kishat e vendit me dhunë nga Ever Hoxha.
Kjo ditë asht fundi tragjik edhe i Imzot Çobës, i cili ndodhët përballë Sigurimit të shtetit që përfaqsohet me komunistin servil dhe hipokrit Angjelin Kumrija, që shkon në kontrollin që ushtrohet në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres. Ky komunist dallkauk e spijun arrinë deri aty sa kur kontrollon dhomën e punës së Imzot Çobës, kërkon me ushtrue në mënyrë të paturpëshme kontroll në trupin e Imzotit të Nderuem Çoba, tue e detyrue me çveshë pantollonat, se mos ka mshef gja dhe, me të drejtë Don Mark Hasi i ka thanë ato ditë Nanës seme: “Ate që na ka ba atë ditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i shtetit!” Por, kjo nuk ishte vepra e parë e Angjelinit që tregonte “besnikrinë” e tij ndaj Sigurimit të shtetit.
Po komunistët a u mjaftuen me kaq? – Jo, jo, se porositë e skiles tjetër Ramis Alisë në Shkoder, duheshin çue deri në fund e sidomos, kur bahej fjalë për katoliçizmin kuptohet që nuk kishte asnjë lëshim deri në zhdukje të plotë dhe të dhunshëm të Klerit dhe të Kishës Katolike në Shqipni.
Organizohet një mbledhje në vitin 1967, mbas arrestimit të Sekretarit të Kishës, Don Mark Hasit me 7 Prill 1967, tek shkolla Pyjore për demaskimin e Imzot Çobës. Si kudo ndër ato mbledhje nuk mungojnë as shpifsit, as llafazanët dhe as spijunët ordiner që, ishin altoparlantët e PPSH në ato salla, ku mbas “duertrokitjeve” të tyne, klerikve iu venin prangat xhelatët e Sigurimit të shtetit. Por, krejt ndryshej ndodhë me Imz. Çoben, ku asht pregatitë terreni për arrestim në atë mbledhje, çohet në kambë shoferi trim Dedë Gjushi dhe deklaron: “Sot njëkëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!” dhe, me të vërtetë “nuk guxoi askush!”. Akti i Dedës tronditi edhe ideatorët e arrestimëve, ndonse “ky emën Hero!”, asnjëherë nuk zehet me gojë. (F.R. “Një Monument nën dhé”, fq. 304, v. 2004)
Në shfletimet e proceseve të viteve 1957, 1958 e prap ma vonë, nga deponimet false të At Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë etj., dhe një letrës së shkrueme nga Ndoc Nogaj e Gjon Shllaku, në vitin 1958, kur këta dy largohen nga Argjipeshkvia, (letër e cila ruhet në Arkivin e Shtetit Tiranë e jepet lirisht për me u lexue për “përmbajtjen e saj”), mbi këta akte të turpëshme Sigurimi i shtetit krijon mundësinë e arrestimit të Imzot Çobës, dhe “fajsia e Tij” formulohet mbi bazën e sa shpifjeve e trillimeve, kështu, edhe flet arresti lëshohet me datën 3 Prill 1976, por arrestimi bahet me datën 24 Prill, tue u akuzue për “trathti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.” Bashkë me Ate ato ditë arrestohen edhe disa priftën tjerë.
Një ndër to asht Don Lec Sahatçija, ish Sekretar i Imz. Frano Gjinit dhe ruejtës i dy letrave të Tija, të cilat me këte rasë zhduken, mbasi Don Leci nuk doli ma nga burgu, vdiq i dënuem 25 vjet, por duhet theksue se Ky prift mbajti një qendrim burrnor edhe ndaj Imzot Çobës, gja të cilën meshtarët të tjerë edhe pse ishin shugurue nga duert e Tija, në gjyq nuk e bane, madje, gjatë zhvillimit të gjyqit me dyer të mbylluna edhe e randuene Imzot Çoben me akuza false, për të cilat Ai u dënue 25 vjet burg të randë, por edhe vdiq i pafajshëm i shtrimë ndër çimentot e birucave të qelive të Sigurimit të shtetit. Të tjerët pa përjashtim edhe pse dolën nga burgu endè sot nuk kanë ba asnjë rrëfim publik dhe as, nuk kanë kërkue asnjë falje për ata vepra ndaj Imzot Çobës, tue u nisë ndoshta, se ishim nën tortura dhe nuk mujtëm me qëndrue. Ndonse pesha e shpifjeve asht shumë e randë.
Ata duhet me dijtë se ma shumë nën tortura asht kënë Imzot Çoba, për me e detyrue me pranue akuzat e tyne falso, por Ai e ka pasë burrninë sa me qendrue dhe me deklarue edhe para gjyqit fals se: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!” (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998).
Ky ishte Imzot Ernesto Çoba përballë disa hetuesve kriminel si Ali Xhunga, Xheudet Miloti, etj., dhe, me po aq Burrni asht i patundun në bankën e t’akuzuemve para Kryetarit Sheuqet Muçi, anëtarit Xhemal Gramshi dhe prokurorit të “Revolucionit Kultural 1967”, të njohtunit Faik Minarolli.
Ja qendrimi i vërtetë i Martirit Ernesto Çoba, i cili nuk akuzon asnjë njeri, nuk fyen me asnjë fjalë asnjë nga shpifsit, nuk randon asnjë qytetar nga dëshmitarët e rremë dhe nuk denoncon asnjë nga veprimet jo të mira ose të dobta të shokve të vet klerikë, për të cilët akuzohet se “ka heshtë ose nuk ka marrë masa ndeshkimore.” Asnjë qytetar apo fshatar i Shkodres nuk asht viktimë e Tij, sëpse Ai gjenë forca me rezistue dhe mos me folë për asnjë njeri e, mos harroni se zyra e Tij asht kenë e hapun për katolik e musliman të të gjitha monstrave e modeleve të Shkodres, që nuk i kanë mungue.
Ai asht i vetdijshëm se ndodhët në atë bankë i akuzuem vetem pse asht Klerik Katolik dhe armik i vëndosun i komunizmit, me të cilin asnjëherë nuk ka ba asnjë kompromis në asnjë kohë. Ai asht i pastër moralisht dhe shpirtnisht para shokve, miqve, armiqve dhe mbarë Popullit Shqiptar, të cilve iu ka sherbye si fetar dhe Shqiptar, prandej edhe me gjakftohtësi pret vendimin e “pafajsisë së Tij”, tue Ju nënshtrue vullnetit të Zotit, me 25 vjet heqje lirie, tue kenë edhe me një gjendje shëndetsore shumë të randë.
Terroristët e sigurimit shtetit si gjithnjë, edhe pse e dinin gjendjen e Tij, si pasojë e vuejtjeve të randa me datën 8 Janar 1980, e mbytën edhe Këte Martir si shumë të tjerë, në një nga repartet e Spitalit Civil të Tiranës.
Në vitin 1992, më ka tregue oficeri i zjarrfiksave Augustin Sheshi: “Njëditë më tha një shok se do të shkonte në gjyqin e mbyllun të Imzot Ernesto Çobës, ku, më ftoi edhe mue. Shkova. Porsa e pashë më bani një përshtypje të madhe pergjysmimi i trupit të Tij të shkurtë dhe lodhja e madhe nga hetuesia. Përnjëheresh mu kujtue kur ishim fëmijë në rrugë të Luigj Gurakuqit, dhe kur luenim me topa leckash që porsa kalonte Imzot Çoba, ndalonim lojen dhe vraponim me i puthë unazën.
Ai na bekonte dhe mandej kalonte në punën e Tij. Ndaj Atij Kleriku që i donte aq shumë fëmijët e shokët e Tij, disa dëshmitarë nuk lane gja pa thanë për Tè por, që më ka ba ma shumë përshtypje sesi u shpreh ashtu kundër Tij, asht kenë Gac Cepi, që as sot nuk dij me e kuptue atë sjellje. Ai më ka mbetë në mend n’atë kohë!”
Në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj shkruen: “Tregonte radiologu i spitalit të Shkodres, sesi njëditë erdhën dy oficera me një thes në radiologji. I kishin thanë me ba një radiografi. Kishte pregatitë aparatin e po priste radiologu se cili don me e ba prej tyne. Kur i ka thanë: “Jam gati”, ata kanë hapë thesin e kanë nxjerrë një fëmijë me fytyrë të plakun. E kanë vue ate tek aparati dhe, mbasi asht krye radiografia, e kanë futë prap në thes. Mbasi i kanë lidhë grykën, kanë kërkue filmin për me e çue në Tiranë. Radiologu e ka pregatitë filmin shpejtë e ka kërkue me i shkrue emnin e të sëmurit, edhe pse filmi ishte i lagun. Oficerat kanë ngurrue me i diftue emnin radiologut.
Ky ka kambëngulë, mbasi, simbas rregullit, nuk lejohej që filmi me u dorëzue pa emen. Ata tue pa kambënguljen e këtij, i kanë thanë emnin: “Imzot Ernesto Çoba”. E shkrova, thonte radiologu, e kishte njohtë ma përpara, por kurrë nuk do ta kishte besue se asht Ai, po të mos ia kishin thanë vetë ata emnin e Tij. Për sa kohë nuk m’asht hjekë nga mendja sesi e kishin ba gjatë hetuesisë Imzot Çoben.”
Në vitin 1998, kur ishe tue dalë nga Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë takova një oficer që kishe njohtë para disa vitësh në Shkoder, YH, por as sot nuk jam i sigurt për emnin e tij. I tregova se po shoh disa dosje në Arkiv dhe se, ato ditë kishe lexue dosjen e Imzot Çobes. Më ndërpreu dhe, më tregoi: “Një natë dimri të ftohtë isha dezhur në degën e mbrendshme në Shkoder. Aty nga ora 11.00 e natës, një polic i birucave më njoftoi se Imzot Çoba dridhet shumë dhe duket sikur nuk po e arrinë mengjezin. Shkova tek biruca ku ishte Imzot Çoba, po, Ai, nuk po jepte as merrte nga të ftohtit, i shtrirë në çimento pa asnjë mbuloje as shtroje, veç me rrobat që kishte veshur. Mora një batani në dhomen time dhe ia çova, hapa deren dhe ia holla sipër. Shkova aty nga ora 3 e mengjezit, por dukej se ishte i gjallë nga frymëmarrja e thellë. Në ora 5.30’ shkova e mora bataninë që i kisha çuar dhe, e pashë, Ai me mirënjohje më buzqeshi, e pyeta se, a kishte fjetur dhe m’u përgjigjë, se po. I thashë: “Imzot, ti je i dënuar, pse të mbajnë këtu? – Nuk e di, m’u përgjigjë. – Po, ke bërë kërkesë për arësyen e mbajtjes këtu? – Jo, më tha, – jam tue pritë çdo ditë me pa fytyrën e Përendisë, Ai vetëm asht Shpëtimtari im. E pyeta: Po, këto vuatje nuk të largojnë nga Perëndia? – Jo, jo, Ate jam i sigurt se do ta shoh shpejtë, perkundrazi vuajtjet m’ afrojnë!
E mbylla derën dhe ika në dhomën time. Kanë kaluar sa vite dhe nuk e harroj kurrë sigurinë e Atij Njeriu të shtrirë në çimento, duke pritur për të parë Përendinë! Ata Klerikë kishin një forcë të pakuptueshme për të përballuar vuajtjet më ekstreme të atyre vitëve!”. Ishte per t’u çuditur sesa besim të palëkundur kishin tek Perëndia!
Fjala e fundit e Tij në gjyq ishte: “Do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje”, sigurisht, kjo thanje ishte tiposë në kokat e katilave që vazhdonin me e torturue e masakrue si pak njerzë nder ata kushte të mnershme:
Ja, pra, kjo asht arësyeja pse Imzot Ernesto Çoba, Ipeshkvi i Shkodres, që nga data e arrestimit u mbajt pa asnjë batani i shtrimë për 3 vjet e 8 muej në çimento, derisa një ditë me të vërtetë Ai e pau Fëtyren e Zotit!
Fatkeqsisht, vuejtjet dhe torturat ishin pafund, po asnjë shkaktarë i tyne nuk e gjeti asnjë moment kjoftë edhe mbas 1991, të pakten me na dhanë me kuptue se, asht pendue per shpifjet e bame kunder Imzot Çobës. E kurr mos harroni se, “ato shpifje” i moren edhe jeten në vuejtje e mjerim të pashoq.
Jeta gjithmonë ka një cak të padijtun. Mos harroni se mbas atij cakut vjen edhe një Gjyq tjeter, që nuk ju lejon ndoshta pergjithmonë, me u pendue per të gjitha ato që i keni sjellë tjerve në këte jetë me shpifjet tueja!
Po më kujtohet tashti: Një prift i rinj i shuguruem nga Imzot Çoba aty nga viti 1962, që takon në rrugë At Pjetër Mëshkallen dhe, i tregon se ato ditë do të hynte përherë të parë me ba Ushtrimet e Shpirtit me Imzot Çoben, i cili i kishte mësue priftit edhe gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë.
At Mëshkalla i thotë atij priftit të rinj: “Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se, s’asht koha me heshtë ma!”
Kur e pata ndigjue këte ngjarje aty nga viti 1964, njëditë unë ia kujtova At Mëshkallës në një bisedë që po banim me Té, sigurisht qeshëm pak dhe vazhdueme bisedën tonë. At Pjetër Mëshkalla më ka thanë këto fjalë: “Ai e përfundonte bisedën me respektin ma të madh për Imzot Ernesto Çoben, e kryesisht për mos tolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe, e mbyllte bisedën me mendimin se: “Vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, se asnjë tjetër nuk do të kishte dijtë as muejtë me veprue si Ai, në kushtet që janë kenë në Shqipni nga shtypja e diktatura komuniste!”
***
Lexues i nderuem! Labirintet e Sigurimit të shtetit terrorist komunist, janë kudo plot me mistere dhe procese që ndoshta, edhe nuk besohen! Tek na në Shqipni ata ia kalojnë edhe fantazisë së terroristit, sepse vrastari asht i paknaqun me vdekjen e viktimës mbasi e ka torturue. Ai kerkon me i zgjatë vuejtjet e masakrat e tij derisa, njeriu i shkrryem pertokë të dishprohet.
Fatmirsisht, kur Klerikët tanë, nuk mujshin as me u ngritë ma nga vuejtja e as nga torturat e bame mbi trupin e Tij, Ata forcoheshin Shpirtnisht, gja që edhe sot mbetet një mister i madh ajo forcë e pathyeshme e Shpirtit Tyne.
Ma mirë se kudo, mosdorzimin e viktimës në tortura ju, do ta kuptoni këtu:
Në mbyllje po persërisë fjalët e daltueme në gurt e Kishës së Vaut të Dejës, daltue nga vet Martiri Imzot Ernesto Çoba, kur ishte pa u rrenue në 1969:
“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”. (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme, 1998). Vetëm Ky ishte Imzot Ernesto Çoba, Zamak i vertetë i Flamurit Kastriotit!
Melbourne, 22 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:


“Do të vijnë dita dhe Emnat e Martirve të Fesë Katolike, do të daltohen në gur, per mos me u harrue kurrma !” Don Mark HASI (1968)
(Grafikë simbas tregimit Don Markut, nga hetuesia e viteve 1947 – 48 me kriminelin e njohun në Sigurimin e shtetit të Shkodres kap. Nesti Kopali).
Punue nga F.Radovani 1991.


Don Mark Hasi asht le në Malin Kolaj pranë Shkodres në vitin 1917. Kur Ai ishte 7 vjeç mbeti jetim pa Nanen, dhe më që i ati ishte i rij dhe do të martohej, e mori nenkujdes Famullitari Don Kolec Prennushi, i cili e pat vendosë në dhomë me nanen e vet Ninen, dhe flente e çohej me ate. Mbas një viti shkoi me vazhdue shkollen në Velipojë, tek Don Alfons Tracki. Ishte nder nxanësit ma të zellshem dhe ma të perkushtuemit t’ asaj shkollë.
Vazhdoi studimet në Kolegjin Saverian të Shkodres, ku nën kujdesin e Fratel Salës, ishte nder aktorët e dalluem të Teatrit të Jezuitve. Kujtohej per rolin e Tij tek drama “Juda Makabe”, ku zani i Tij nuk u harrue ma.Vazhdoi studimet e nalta në Padova, po per arsye lufte i perfundoi në Shkoder.
Dashunia per rrethin e Don Kolecit tek Don Marku kje e perjetshme. Dhe, Meshen e Parë Ai e tha me 24 Shkurt 1945, me Don Kolec Prennushin. Asht emnue menjëherë zv.Famullitar i Shkodres e ma vonë, Sekretar i Kishës Kathedrale të Shkodres, ku ka vazhdue deri në kohen kur asht arrestue. U arrestue në vitin 1947, dhe asht dënue 7 vjet burg, që i ka krye në kampe pune. Asht lirue në vitin 1953, kohë në të cilen ka ardhë e ka banue në një dhomë me ne tre vllaznit. Deri mbas dy vjetësh që shkoi në Argjipeshkvi sekretar i Ipeshkvit Imzot Ernesto Çoba, e deri në vitin 1967, që u arrestue edhe njëherë me rastin e “Revolucionit Ideologjik”. Me 7 Prill u arrestue dhe u dënue mbas një viti tortura barbare në hetuesi, ndonse nuk pranoi asgja dhe u dënue me vdekje, denim që Ju kthye në 25 vjet burg, që do ti kalonte në kampe shfarosje e pune. Dënim që i kushtoi edhe me jetën.
Në kampin e Ballshit Don Marku u keqsue me shndet dhe, mbas plot 14 vjetësh e disa muej, në 11 Shtator 1981, thirri urgjent Don Mikel Koliqin e mbasi i la një porosi per mue, mbylli sytë dhe shkoi në Jeten e Pasosun.
Asht vorrosë në Ballsh dhe me 22 Janar 1992, u rivorros me nderime në Vorret e Rrëmajit në Shkoder, i percjellun nga Populli i Shkodres.
Don Mark Hasi ishte nder Klerikët e nderuem jo vetem per qendrimin e Tij në hetuesitë terroriste komuniste, po edhe per respektin që Ai gëzonte si predikatar i shkelqyeshem dhe kangtar i paharrueshem.
Ishim njëditë në sofer të një feste fetare në shtëpinë tonë aty nga viti 1958. Don Marku po këndonte me pasionin e Tij të madh si zakonisht, kangen e kompozitorit Gac Çuni, ”Kaçurrelat e tua”, i cili fatkeqësisht, pat vdekë në burg pak kohë para lirimit. Po ata që e kanë ndigjue atë kangë tue këndue me pasionin e Tij Don Mark Hasi, jam i sigurt se atë kangë nuk e harrojnë kurrma! Gjatë kohës që po kndonte më ra në sy një shenjë horizontal në gjuhen e Tij dhe, tham të verteten nuk e kuptova si kishte mbetë ajo vizë rreth 3-4 cm... Kurioziteti më shtyni me e pyet: “Si të ka mbetë ajo vizë tek gjuha Don Mark mbasi, një shenjë asisojtë nuk ia kam pa askujt?” Më shikoj në sy dhe, më tha: “Do ta shpjegoj kur të mbarojmë me ngranë bukë!”, e ashtu e lame. Kur pothuej ikën të gjithë, Don Marku më shpjegoi: “Kur ishe në hetuesi në vitin 1947 me një hetues kriminel i quejtun Nesti Kopali, as nuk më shkoj mendja se, tue mos pranue akuzen e tij, ai thirri dy polic dhe i tha me më mbajtë pranë tavolines, të lidhun duersh mbas shpine. Më tha që me hapë gojen dhe me nxjerrë gjuhen. As nuk më shkoj mendja pse? Ashtu unë veprova. Ai më kapi gjuhen me doren e tij dhe mbasi e mështeti mirë në tavolinë, ndjeva një dhimbje të fortë dhe nga goja më shperthei gjaku mbi tavolinë. Ai më kishte ngulë në gjuhë një thikë të madhe me maje t’mprehtë. Dhimbja kje aq e fortë sa mbas një ose dy minutash, unë nuk kam dijtë ku jam ma dhe kam humbë ndjenjat. Kur erdha në vedi, kam pa se ishe shtrij në infermjeri dhe nga goja vazhdonte me rrjedh gjaku rrkajë. Kaq shumë kishe humbë gjak sa, gati dy javë nuk kam mujtë me u ngritë në kambët e mija. Ndoshta, ma shumë se një muej nuk kam hanger bukë vetem langje.
Ndersa, dhimbja e gjuhës më ka vazhdue ditë e natë ma shumë se dy muej.
Mos e thashtë Zoti me e provue kush atë tmer që kam provue unë!
Don Mark Hasi do të kujtohet nga Populli Shqiptar jo vetem, per thiken që hetuesi kriminel Nesti Kopali i nguli Atij në gjuhë, dhe ka vazhdue jeten si Burrat, po në 1967 pak kush asht torturue një vit në hetuesi të Tiranës, tue u masakrue nga terroristët katila Elham Xhika dhe Dhimiter Shkodrani. Më ka tregue em vlla Alfonsi, që hetuesi Elham Xhika i kerkonte me pranue se, “ka dashtë me formue parti demokristjane”, që nuk ishte e vertetë. Mbas sa ditësh i ka sjellë një burrë per dishmitar. Alfonsi nuk ka pranue. Hetuesi i ka thanë atij burrit: Fol, dhe thuaj ato që më ke thënë mua! Ai ka fillue me i tregue Alfonsit sesi ka pranue akuzen. Alfonsi asht tmerrue dhe asht sjellë e ka pyet ate: Po, pse mor po Don Marku je Ti? Pranoi të gjitha shka të thonë, sesi të paskan ba që nuk njifesh, Ti nuk jeton kështu, nenshkruej procesin, e mos rri me u torturue, se as nuk të shkon mendja si të kanë ba Ty torturat!
Edhe vdekja në Ballsh asht kenë pasojë e torturave barbare e shnjerzore.
Po, Don Mark Hasi ishte dhe mbetet, nder Figurat ma të Nderueme të Klerit Katolik Shqiptar sidoemos, per ata që e njoftën afer per karakterin e Tij.
Ai asht Martir i Pavdekshem i Kishës Katolike dhe, i Nderuem n’ Shekuj si, Zamak i panjolla i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 26 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:




Perherë të parë emnin e Imzot Nikoll Tushës (Noga), (1895 – 1946), Klerik katolik Shqiptar e kam ndigjue nga një mik dhe bashkpuntor’ i Tij, nga Cafo Beg Ulqinit, kur fliste per ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940 n’ Ulqin. Per këte akt Atdhetar, Imzot Nikoll Tusha asht pushkatue nga malazezët me 14 Nanor 1946. Doemos se, Ai i hoqi një copë tokë të bukur “miqve tanë”!
Asht le në fshatin Shirokë pranë qytetit Shkodres në vitin 1895. Mbasi kryen shkollën fillore në vendlindje, shkon në Sarzana, Itali, ku kryen gjimnazin dhe fakultetin e filozofisë, ndersa, ma vonë në Gjenova Ai ka perfundue teologjinë. Shugurohet meshtar në vitin 1919. Në shenjë nderimi ndaj “Zojës së Këshillit të Mirë“, e cila njihet si Pajtorja dhe mprojtsja e gjithë Shkodranve, Meshën e parë e tha në Gjenacan t’Italisë tek Fuguria e Zojës.
U kthye në Shqipni e emrohet Famullitar në Dush të Pukës, ndersa ma vonë në Qelëz. Këtu, sëbashkut me Dom Gjon Gazullin, organizojnë Opozitën popullore për Pukën. I ndjekun nga xhendarmaria e Zogut la vendin e vet dhe strehohet në Mal të Zi, në Argjipeshkvinë e Tivarit, tek Imz. Nikoll Dobreci, (1912- 1955), i cili në vitin 1927 e emnon famullitar në Këllezën, që qendron deri në vitin 1933. (Ndersa Don Gjon Gazulli, bashkepuntori i tij, kapet nga xhandarmëria e Zogut dhe varet në pazarin e Shkodres.)
Imz Tusha sherben si famullitar në Këllezën, Shën Gjergj, Selcë e së fundi, në Ulqin. Në vitet 1931-1934, administron edhe famullinë e Shën Gjergjit, buzë lumit Buna. Per kontributin e Tij si meshtar i zellshëm, në vitin 1933, Selia e Shenjtë e nderon me titullin “Imzot“ që do të thotë, kapelan i Papës së Rromës. Në kohën kur rreth e përqark përgatitej zjarri i luftës së Dytë Botnore, Imz. Nikoll Tusha sherben me perkushtim në Salc.
Në vitet 1940-1945, kur gjithkah lufta shperthyei, Ai sherben në Kishen e Ulqinit. Njëherit kur del në skenë Partia komuniste, e cila si ideologji njihej per ateizmin, apo zhdukjen e popujve të vegjel dhe per internacionalizmin proletar, në 1940, në krye të mateper se pesë mijë malësorve të krahinave të Ulqinit, sëbashku me Cafo Beg Ulqinin, merr pjesë në luftime dhe bashkë me Popin vetshpallin autonominë e Ulqinit dhe të Tivarit nga Jugosllavia, tue ngritë Flamurin Shqiptar mbi kompanjelin e Kishës së Ulqinit.
Në atë kohë Imz. Tusha asht pastor i pjesës katolike Shqiptare të mbetun përtej kufinit, që administronte Malin e Zi mbas Traktatit të Paqës. Ma vonë, mbas 24 nandorit 1944, aktivistët u shperndane dhe mbas qinda e qinda kërcënimesh me vdekje nga komunistët malazez, detyrohet me ikë prej Ulqinit dhe me u strehue tek kushrini i tij Don Pjeter Tusha në Juban, si dhe me drejtue qelen e Gajtanit, afer Shkodres. Tradhëtisht arrestohet në pabesi nga sigurimi i shtetit komunist shqiptar dhe i dorzohet komunisteve serbë, të cilët e nxjerrin në “gjyqin e popullit” atje në Ulqin, sëbashku me Kryemyftiun dhe Popin e vendit, me Vaso Filipin nga Pistulli, Ali Beqirin nga Krytha, Lekë Macin etj. Me 4 nandor 1946, në Bijelashka (Fier Bardh), i bahet ekzekutimi i Tij sëbashku me të tjerët, tue i dhanë tjera fakte që flasin kjartë per bashkëpunimin e diktaturës mes shqiptarve dhe malazezve, si dhe provat që flitshin per besnikrinë ndaj mësusit, padronit e mikut të Ever Hoxhës dhe Josif Broz Tito, ku merrshin udhëzimet si me veprue.
Kjo do të vazhdonte gjatë, mjerisht në pafundsi krimesh edhe mbas prishjes së mardhanjeve mes dy Sigurimeve kriminale të shteteve komuniste.
Eshtrat e Tij, humbën megjithë kerkimet e vazhdueshme të familjarëve.
Imz. Tusha asht vorrosë në një gropë të perbashkët, si e kanë vra me 17 a 18 të dënuem të tjerë në Bjeloska, brij malit Lovcen. Identifikimi nuk ishte i mundun se nuk lejohej me u afrue njeri aty. Thohet se per arësye që Ai ka dashtë per me mërrijtë me ngritë Flamurin Shqiptar mbi kompanjelin e kishes s’ Ulqinit, atdhetari Dom Nikoll Tusha (Noga) asht konsiderue patriot i Nderuem i Popullit Shqiptar. Qendrimi i tij në fund të jetës, mund të konsiderohet si virtyt i vertetë i Tij dhe i vepres së madhe heroike.
Ndersa në fshatin Bogë kleriku antifashist At Lekë Luli në shenjë proteste kunder pushtuesit fashist në prani të 300 malsorëve me 5 prill 1941, ngriti Flamurin kombëtar Shqiptar. Me 12 maj të vitit 1941 (rreth një muej mbas pushtimit të Jugosllavisë nga fashizmi) nga trojet e Malësisë së Madhe të mbetuna nën pushtimin e Malit të Zi, përgatitet një Memorandum, që kerkonte bashkimin e këtyne trojeve me Shqipninë. Malësia e Madhe, ndonse vuente pasojat e pushtimit fashist si pjesa tjeter e Shqipnisë, ju krijuen disa premisa të favorshme per bashkëpunimin e trevave të saja të ndame në vitin 1913. Fashizmi per qellime edhe propogandistike me dekretin e 7 gushtit të 1941 shpalli ribashkimin e Trojeve Shqiptare.
Ato i mbanin të pushtueme para tyne edhe Serbo-Malazezët. U bashkuen me Shqipninë shumica e trojeve të Kosovës, Dibres, Tetovës, Gostivarit dhe u rikthye Malesia e Madhe Etnike. Por megjithë ketë fakt që solli ribashkimi i Trojeve Shqiptare, Malësia dhe gjithë Shqipnia e urrente fashizmin si ideologji dhe si pushtues, që si per çudi solli kushtet e favorshme që emisaret jugosllavë nën kujdesin e Titos me agjentët Mugosha e Popoviç, të krijojnë Partinë Komuniste Shqiptare (8 nentor 1941), për të cilen B. Jovanoviqi, i deleguemi i Titos në një takim me partizanet malazez në Kopilaj të Piperit me 23 maj 1942, do të dekleronte: “Partinë Komuniste të Shqipërisë e kemi në dorë ne malazezët dhe atje kemi dhe organizatorët tanë, që i drejtojnë dhe i komandojnë, poashtu si edhe në Kosovë. Të mos harrojmë se na janë vra në luften Ballkanike njëmbëdhjetë mijë malazezë në rrethinat e Shkodres, atë çfarë nuk e perfituen etrit tanë atëherë me luftë, jemi duke e fituar ne!” Në këto kushte per me ruejtë Malësinë e Shkodren, lindi nevoja e rikthimit të Kuvendeve dhe Beslidhjeve historike, të cilat ato vertetojnë se kryengritja e parë antikomuniste në Shqipni dhe në të gjithë Europen, që e kishte zanë kjo lengatë, nuk ka kenë një revoltë e rastësishme, por e mendueme dhe e organizueme nga Malësorët Shqiptar, që ishin nga ma nacionalistët, që e dinin se shka do të thotë me sundue komunizmi, apo ma saktë u percaktue me fortunë e stuhi Sllave të druzhe Josif Broz Titos. Me 30 maj 1943, në Tuz u zhvillue Beslidhja e parë që kishte si synim e që kerkonte zbatimin e Beslidhjes. U dalluen si veprimtar; Mul Deli Bajraktari, Gjelosh Luli, Anton Përdoda, Prek Cali, Llesh Marashi, Dodë Nikolla, Nik Gjelosh Gjoka. Me 26 korrik (1943) në Çesme të Koplikut u organizue një Kuvend që në histori njihet me emrin Lidhja e Çesmës, që kishte si qellim ruejtjen e qetsisë së Malësisë me Rrnxat. Në këte kuvend ranë në sy edhe dy klerikët atdhetarë At Çiril Cani dhe At Gjon Shllaku. Malësia e Madhe nuk kishte kenë gjatë pushtimit fashist e izolueme. At Lekë Luli nga Kastrati kishte marrë pjesë si nacionalist e antifashist në takimin përgaditor të datës 26 korrik, ku pranohet si një konsulent i këshillit të përgjithshëm nacional-çlirimtar. Ndersa në konferencen e Mukjes së 1-2 gusht 1943, At Lekë Luli merrë pjesë si vezhgues me vote konsultative.
Kjo marrveshje e përbashkët e nacionalistave dhe partisë komuniste nuk ju pelqeu Popoviçit, Mugoshes e Stojniçit, mbasi Mukja kishte pasë program edhe “pika” të bashkimit të Kosovës me Shqipninë dhe trojet të tjera shqiptare që ishin nën pushtimin serbo-jugosllav, ndaj Popoviçi jo vetem e grisi marrveshjen dhe ja holli në fëtyrë Everit dhe, kështu sllavet u rebeluen se Serbia, mund të humbte Kosovën. Ketë fakt e pohon vet E. Hoxha shumë vite ma vonë në librin e tij “Titistët” ku shkruen sesi: “Stoiniçi e kritikoi qëndrimin sektarist ndaj Mukjes, ndërsa Miladini tha gjithë zemërim Kurrë! Kjo do të ishte tradhëti ndaj partisë, mbasi nuk luftuem të ndanim pushtetin me “reaksionin”.
Mbas kapitullimit të Italisë fashiste me 8 shtator 1943, hyni në vendin tonë Gjermania Naziste, e cila megjithse konsiderohej kalimtare njihej si shumë ma e egër prandej, per t’ ju shmang ndonjë reprezalje të mundëshme lindi nevoja e një Beslidhje tjetër. Edhe ajo u realizue me 12 nandor (1943) në oborrin e Xhamisë së Koplikut.
Kjo beslidhje në histori njihet me emnin BESLIDHJA E MALËSISË MADHE, RRANXAVE DHE POSTRIBËS. Në krye të burrave të mbledhun qendronin si gjithnjë Mul Delia, Llesh Marashi, Dodë Nikolla, Gjelosh Luli, Prekë Cali, Gjon Martin Lulati, Mirot Palok Kokaj, Gjok Dode Broqi, Pjeter Gjokë Bajraktari, Nikollë Preka etj,, të cilët u betuen të parët me dorë në Flamurin Shqiptar që ishte vendosë mbi një tavolinë, sëbashku me dy armë të kryqzueme, mandej u betuen të gjithë përfaqsuesit tjerë të Hotit, Grudës, Shkrelit, Kastratit, Kelmendit Selcës, Vukel, Nikç e Bogë, të Trieshit, Kojës, Tuzit, Vranës, Vllanës, Reçit, Lohes, Rrjollit, Grizhës, Gruemirës, Koplikut, Buzë Ujit, Postribës (Drisht, Boks, Sumë), Hotit Ri, Grudës së Re dhe Vrakës. Vendimet ma të rendësishme duken ato që ndalojne trevat e Beslidhjes që të bahen strehë e komunistave, si dhe ndalimin e gjakmarrjes dhe të tjera vepra që prishin bashkjetesën e popullsisë. Per me ndjekë e zbatue vendimet e Beslidhjes u miratua Këshilli i Pergjithshëm. Ky Këshill mështetej edhe nga disa forca vullnetare. Simbas disa dokumentave të kohës mësohet se në trojet e Malësisë ishin mbledhë 2164 forca vullnetare të “ndame” në dy komanda; e para ishte nën komanden e Major Mul Deli Bajraktarit, që kishte 1664 forca vullnetare, ndërsa tjetra nën komanden e Prekë Calit me 500 forca vullnetare, ku banin pjesë edhe Paria lokale.
Vlen të kujtohet se diten e Beslidhjes (me 12 nandor) banoret e fshatrave të Luharit, Fundnave e Kojës zhvilluen një betejë të përgjakshme me Çetnikët dhe forcat partizane Jugosllave, të cilat kerkonin të friksonin keto troje Shqiptare. Kjo Beslidhje në Pranverën e vitit 1944 ishte perkrahë edhe nga Trevat e Dukagjinit, Gurit Zi, Anës së Malit, Malit të Kolajve dhe thuejse nga e gjithë Nënshkodra me në krye Berdicën dhe Trushin. Shkodra me 13 maj 1944 shpallë Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet LIDHJA E SHKODRËS.
Kohëzgjatja e pushtimit sllavokomunist nder Trojet tona Shqiptare tregon se historia e atyne krahinave aq të randsishme dhe aq të organizueme, asht errsue dhe transformue gati gati krejtësisht, sa mos me u njoftë prej nesh.
Ka disa shenime dhe fakte të lanuna të shkrueme nga Imz. Pjeter Perkoliq e Don Jakob Vresk, të cilët tregojnë gjendjen e mjerueshme të Imzot Nikoll Tushës (Noga), i cili jo vetem, nuk kishte bukë per me ngranë, po as cingare me mbytë kohen e merzitëshme që e kishte robnue deri në palcë n’ at burg.
Ajo që më ka ba pershtypje të madhe asht kenë dita e fundit e Tyne!
Don Jakob Vresk tregon në letren e vet se i kanë tregue edhe oren e vrasjes së Imz. Nikoll Tushës, po vendin nuk e di njeri mbasi vrasja asht ba sekret e papjesmarrje të ndonjë personi që mundet me ju tregue vendvorrosjen.
Po mbushen plot 80 vjetë që komunistët shqiptarë dhe jugosllavë, i kanë mbushë disa qindra e mija “Gropa pa Emna” me të mbytun e të pushkatuem dhe, mesa duket as nuk e kanë nder mend me tregue vendvorrimet e Atyne fatzezëve që, “u zhdukën nga kjo jetë pse deshtne aq shumë Shqipninë”!
E bijtë e vrastarëve t’ Atyne Atdhetarve, që ngriten Flamurin e Shqipnisë, po, me andje pranojnë se “u takon me mbajtë frenat e diktaturës barbare komuniste”. E shka asht ma e keqja, tue i duertrokitë ambasadat e hueja!!
Le ti nderojmë me respekt Zamakët e Flamurit të Kastriotit – Skenderbe!
Melbourne, 28 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

“Nanë! Mos kjaj per até që po shef tashti!
Kjaj per até që vjen ma mbrapa!”
Imz. Gjergj VOLAJ

Porsa kalon Uren e Bunës brij Kështjellës Rozafat dhe nisesh per në rrugen brijë Liqenit të Shkodres, plot mbas 7 km, gjindesh në fshatin Shirokë. Asht nder fshatet ma t’ aferta të Shkodres, ku prifti i Shirokës Don Zef Ashta, në vitin 1874 ka hapë shkollen e parë shqipe. Ajo shkollë u hap pranë Kishës në
krahun e djathtë, në ndertesen e Tom Mark Radovanit, të Parvet të mij. Bana ket hymje mbasi Shiroka asht qendra ma e permendun pranë Shkodres, per njerzit e mëdhaj që i ka dhanë Shqipnisë tue fillue nga i njoftuni Kardinali i Parë Shqiptar Imzot Mikel Koliqi, doktor Federik Shiroka, At Anton Harapi e deri tek mësues e profesora të njohun në gjithë Shqipninë e ditve të shkueme e të sotme.
Aty asht le edhe Imzot Gjergj Volaj me 21 Shtator 1904. Mbasi perfundoi shkollen fillore në vendlindje, vazhdoi seminarin Papnuer në Shkoder e, mbas tij vazhdoi n’ Itali në Padova, universitetin e filozofisë si dhe Seminarin Minor, ku ra në sy per një pergatitje të mrekullueshme dhe sjelljen e Tij shembullore.
Pak vjet mbas Tij u pat le edhe djali i dytë Kola, që ma vonë edhe Ky ju kushtue me andje të madhe, Urdhnit Françeskan dhe mori emnin At Viktor Volaj O.F.M.
Dy vllazen dijetar dhe klerikë shumë të nderuem të Klerit Katolik në Shqipni.
Me 28 Qershor 1930, Gjergj Volaj shugurohet Meshtar nga Argjipeshkvi i njohun Metropolitan i Shkodres, Imz. Lazer Mjedja. Emnohet famullitar i Malit Jushit. Në Shkrel ka sherbye deri në vitin 1936, që ishte zonë e thellë malore e njohun. Aty emnohet Ipeshkëv i Sapës, me qender në Nenshat, ku me 26 Qershor 1940, në moshen 36 vjeçare, tue kenë ipeshkëv i Sapës, gzon titujt ma të naltë fatarë e kjo ishte një knaqësi shumë e madhe per Katolikët e Shqipnisë së Veriut. Imz. Gjergj Volaj ishte shumë i rij kur Kardinali della Costa, Ipeshkëv i Padovës, e prezantoi me përgjegjësin, Delegatin Apostolik në Shqipni della Pietra, tue i paraqit studentin Gjergj Volaj, si ekzemplar të veçantë. Prej asaj kohë Imz. Volaj u dallue edhe si predikatar.
Ishte ma i riu ipeshkëv, por me aftësi dhe me një kulturë të naltë. Krahas me kryeipeshkvin Imzot Gaspër Thaçi, Imzot Nikollë Deda, Dom Ndre Zadeja. Mbahet mend, në Shkodër më 26 maj 1946 kur ndrroi jetë Imzot Gaspër Thaçi. Procesioni i përmortshëm nëpër rrugët e qytetit, megjithëse ishin marrë masa tepër të rrepta nga shteti komunist që të pengonte në çdo mënyrë procesionin, ai u ba aq madhështor dhe me pjesmarrje të gjithë jo vetem të qytetarve të Shkodres por, edhe të studentave të Gjimnazit shtetit, saqë u vlerësue si manifestim i papërsëritshëm kundër komunizmit.
Në meshën e përshpirtshme ceremoniale, fjalën e rastit ia caktuene dhe e mbajti Imzot Gjergj Volaj. Një ligjeratë e mbetun në kujtesen tonë, si fjalim i paharrueshëm historik, madje edhe i guximshëm, nga podi predikatar në Katedrale ku populli e mbushi si asnjëherë, mbrenda e jashta me popull besimtar të Shkodrës mbarë. Paraqitja e Imzot Volaj si prijës me shkopin baritor në dorë, me gojtarinë e rrjellshme të predikatarit me forcë fjale, i prekun thellë nga dhimbja dhe trazimet e kohës, ka mbetë shprehja gojore e një fjalimi ma të fuqishëm i predikatarit, ku respektohej figura e njohun fetare e nderueme e Imz. Gasper Thaçit, ku Imz. Volaj thirri me za të naltë:
I paharrueshmi Kryeipeshkëv Imzot Thaçi! Ti përgjithmonë Shqiptar!
Ti përgjithmonë meshtar, katolik, apostolik romak! Ishte ky fillimi i fjalës plot za e forcë që ushtoi edhe jashtë Katedrales dhe u përhap kudo, si një definicion paralajmërues i një vije të palëkundshme i të gjithë klerit katolik që do të vazhdonte rrugën e mundimeve në Kalvarin e madh e deri në martirizim. Nuk harrohet edhe jehona e fjalës në shpatin e kështjellës Rozafat në ditën e festës së Zojës së Këshillit të Mirë më 25 prill 1946. Shtegtim i vërtetë masiv i një populli besimtar në këtë Shejtore, të ardhun nga qyteti e të gjitha katundet rreth Shkodrës për festën e Zojës.
Mesha e kremtue nga Imzot Gjergj Volaj. Predikatari i njohun Volaj, me aftësi foli për devocionin e Zojës, për besën e shpresën e qëndrueshme tek Mbrojtësja e Shkodrës dhe e Kishës Katolike në këto kohë aq të vështira.
Ishte predikimi i fundit i Imz Volaj: Porosi dhe thirrje për Besim në Zotin.
Ky fjalim paralajmërues i fundit nuk ishte jo i papritun. Ata që e njohën dhe ia ndigjuen zanin, kanë shka të flasin për Imzot Gjergj Volaj, por edhe të lotojnë sepse, komunistët ia morën jetën krejt të pafajshëm. Ishte koha e luftës së Ever Hoxhës kundër Krishtit. Në rrethana poshtnimi u arrestue Imzot Gjergj Volaj. Për akuza të pavërteta u torturue mizorisht dhe kujtohet nder ma të masakruemit klerikë katolik nga Sigurimi i shtetit komunist.
Mbas arrestimit u mbajt në hetuesinë ma të mnershme të Sigurimit shtetit në Shkoder, në hetuesinë e Kuvendit të Fretenve pranë Kishës së tyne, ku pak kohë perpara sigurimi komunist kishte futë edhe armët nën elterë. Aty Imz. Volaj provoi tmeret e panjoftuna ndonjëherë nga Atdhetarët dhe kleri katolik paperjashtim, po disa nga drejtuesit e Atij kleri janë masakrue aqsa nder shtetet e Europës Lindore komuniste as nuk njiheshin ato tortura.
Vetë mbyllja e procesit Imz. Gjergj Volaj me firmen e Tij, verteton paasnjë kundershtim se Ai, jo vetem ishte i pafajshem po, edhe i pamujtun mos me i pranue akuzat që as nuk i shkonte mendja se do të firmonte në jeten e Tij.
U dënue me vdekje. Për çudi Ju lejue një takim special me Nanën e tij njëditë para pushkatimit të Imz. Gjergjit. U duk ky takim si ndonjë nga ndalesat në rrugën e mundimshme të Kalvarit: Dukej si ndalesa e Katërt ku Jezu Krishti i dënuem me vdekje takon Nanën e vet. Jo pa qellim të keq: E takuene vetem me e demoralizue Djalin para Nanës së vet të shkretë!
Sa dhimbje të mëdha kanë provue këto dy zemra të pasterta e të dashtuna!
I dhimshëm po edhe i paimagjinueshem takimi me Nanën e vet Tone, i të dënuemit me vdekje Imzot Gjergj Volaj njëditë përpara pushkatimit. Ai e ngushëlloi Nanën e vet kur e pau aq të rrënueme. “Nanë, mos vajto atë që tashti sheh tek unë. Kjajë ditët ma të vështira që do të vijnë!” Ia shtrini dorën mbi kokë dhe i tha: “Kjofsh e Bekueme o Nanë!” Të theruna zemre, mjerim e lot, por bekim për amshim. “Kjofsh i bekuem o Biri i Nanës!” Iu përgjegj Nana. Vetem Ato Nana mund të flasin edhe sot nga gropat e Rrmajt mbasi asnjëherë, nuk harrohen krismat në orët e para të mëngjeseve të atyne kohëve të zeza, që vijshin gjithnjë nga Penda e Kirit mbas Rrëmajit.
Me 3 shkurt 1948 mbas vorreve, aty tek Zalli i Kirit, u pushkatuen disa vetë të hjedhun në një gropë. Por nuk u mbyll këtu dhimbja për Nanën e vujtun. Edhe djali tjeter At Viktor Volaj, atdhetar, gjuhëtar dhe studiues, etnograf, përkthyes e autor i sa e sa shkrimeve e studimeve, bashkëpunëtor i ngushtë i At Justin Rrotës e At Gjergj Fishtës, që ishte edhe komentator i të gjitha veprave të poetit të madh kombtar, nuk i shpëtoi dënimit për shumë vite në internime komuniste kur nana e vet krejtësisht e vetmueme, kalonte jetën pranë një familjes bamirse. E pra kjo asht e verteta e Familjes Volaj, që u shfaros nga Sigurimi i shtetit komunist i diktatorit terrorist pa asnjë shkak vetem, pse dy djelmët ishin thirrë me i sherbye Kishës Katolike në Shqipni.
E sa familje si kjo ka sot Shqipnia e “rilindur socialiste”?! – As nuk bahet e dijtun kurr masakra e madhe e diktaturës barbare komuniste në Shqipni!
Dihet vetem një fakt: Shqipnia jo vetem nuk i dënon krimet e komunizmit, po perditë mendon per kthimin mbrapa të shtetit, tue ringjallë diktaturen, fanatizmin anadollak dhe shthurjen e ligjve e të ecjes drejtë Europës.
A ka sot Nanë Shqiptare që i këndon Djalit si Nana e Imzot Gjergj Volaj:
“Flej qetësisht n'at djep moj njome,
pusho n'paqë me ej’ e zana,
si ma t'mirin nder gjithë kombe
për Shqipni tash t'rritë ty Nana.” (Shkrue nga Don Ndre Zadeja).
Melbourne, 2 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:

At Daniel DAJANI S.J., asht nder Jezuitët Shqiptar që ka lanë kujtime të pashlyeshme në kujtesen e nxanësve të Tij dhe të Popullit Shqiptar. Asht le në Blinisht me 2 Dhjetor 1906. Ka studjue në Seminarin e njohun Papnuer të Shkodres e ma vonë në Goricia t’ Italisë. Në Kieri perfundoi filozofinë.
Në vitin 1935 asht kthye n’ Atdhe e asht emnue mësues në shkollen që kishte studjue Ai vetë. Asht kenë shumë i përgatitun në gjuhen latinishte. Ngjarjet e vitit 1944 sollën ndryshime edhe në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku At Dajani u emnue Rektor i Kolegjes e Seminarit Papnor të Shkodres, i cili në fillim të vitit 1946, u mbyll perfundimisht mbas arrestimit Jezuitve. Dhe kujtohen të pranguem gjoja si antarë të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, At Dajani e At Giovani Fausti, jezuit të pafajshem të dy, me 31 Dhjetor 1945.
Arrestimi i Rrektorit dhe i Zv. Rrektorit Jezuitve të Shkodres, i lidhun nga vet Sigurimi i shtetit me xhakonin Mark Çuni dhe At Gjon Shllakun OFM, ishte i urdhnuem direkt nga tirani Ever Hoxha, i cili me këte rasë, sigurisht po zbatonte urdhnin e diktatorit Tito, dhanë Tiranës prej ambasadorit të tij.
Të shohim edhe deponimet e faktet e t’ akuzuemve para trupit gjykues:
At Daniel Dajani S.J.:
“Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit. Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa. Nuk dij që Pader Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste. Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë.
Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë.
Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë.
Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë.
Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.”(Dosja 1068 Arkivi Mbrendshme Tiranë)

Mark Çuni:
“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë.”

Gjergj Vat Bici:
“Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë.”

Luigj Kçira:
“At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte.”

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,
(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,

Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë diktatori Ever Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më daten 4 mars 1946, ata u ekzekutuan pranë varrezave të Rrëmajit në Shkodër.

2. Patër Danjel Dajani tha para pushkatimit: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), Pader Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.”

Populli i Shkodres ka tregue gjithnjë një nderim e vlerësim për Atë Daniel Dajanin S.J., nga Blinishti, jezuit i madh dhe i thjeshtë, njëni nga martirët e mëdhaj të Kishës katolike të Shqipnisë së Martirizueme.
At Daniel Dajani u pushkatue tue tregue Atdhedashuninë e Tij në mbrojtje të Fesë Katolike në Shqipni, pikrisht atëherë, kur shpata e komunizmit ateist ishte ma e pamëshirshme se kurr kunder Klerit Katolik Shqiptar.
At Daniel Dajani S.J., do të mbesin i pashlyeshem e shembull i nderuem i meshtarëve të kësaj treve, bijve të denjë të Zadrimës, që dhane jeten per Fe e Atdhe në Shqipni. Ai shpesh do të kujtonte me shumë mall ceremoninë aq të bukur të krezmimit të vet, ku mori pjesë Imzot Vinçenc Prennushi, të cilin populli i Zadrimës, e nderoi shumë në ditën e shkumjes së tij, e rrugën që eci në kambë deri te famullia e Zadrimës, ia shtroi me lule. Këte pritje kaq të përzemert dhe të paharrueshme, shkrimtari Imz. Vinçenc Prennushi do ta përjetësojnë me librin e bukur poetik, "Gjeth’ e lule".
At Daniel Dajani thotë Meshën e parë në fshatin e tij, në atë vend për të cilin ruente aq shumë kujtime. Ndër njerëzit ma të dashtun të Dajanit, Meshën e tij të parë do ta ndiqte me zemër që i dridhej Nana e Tij e vuejtun, Ajo grue aq fisnike që do t'i rrjedhnin lotët rrëkaj përfaqe.
Për aftësi shkencore Jezuitët e emnojnë At Danielin profesor në Kolegjin Saverian, një gja kjo jo e zakontë për atë kohë. Ai do të jepje mësim në atë shkollë me aq tradita shumë të vjetra, pranë atyne profesorave-dijetarë, që për një student të rij si At Danieli, në një moshë relativisht të re, nuk ishte gja e vogël. At Daniel Dajani e meritonte këtë vlersim. Ai dha për shumë vite landë të rëndësishme, si: Gjuhë shqipe, latinisht, filozofi etj. Kryesisht, ishte shumë i talentuem në matematikë dhe veçohej në oratori.
Shkolla e vjeter e Jezuitve të Shkodres ishte vatër të rëndësishme dijet dhe shumë e njohun edhe n’ Europë. At Danieli mërrijti vetem me zotsi të bahet Rektor i Seminarit Papnor të Shkodres. Kjo ishte dishka aq e madhe sa edhe sot, edhe pse kanë kalue shumë vite, në kujtimet e atyne studentave që e njohën për së afërmi, mbetet e Perjetëshme figura e Nderueme e At Daniel Dajanit, At Danieli ishte jo vetem një profesor i dijtun dhe shumë i dashtun, aqsa i matun dhe gojambël e terhjekës, në ambjentet shkollore e shoqnore.
At Daniel Dajani ishte njeri i mrekullueshëm në të gjitha drejtimet.
At Dajani nuk ishte vetëm profesor dhe edukator i zoti dhe i nderuem, po Ai ishte edhe dijetar i shquem dhe i saktë nder studimet e Tija. Për disa vite At Danieli drejtoi revistën "Lajmëtari i Zemrës së Jezu Krishtit", një revistë që kishte ba emën në atë kohë dhe ishte mjaft e perhapun edhe n’ Europë.
Në periudhën që At Dajani drejtonte revista u ngrit në një shkallë edhe ma të naltë, tue plotsue dhe zgjanue revistat me rubrika të reja edhe shumë ma interesante dhe të pelqyeshme per lexuesit e shumtë kryesisht në Shkoder.
Sigurisht kjo veti e njoftun tek At Daniel Dajani, tue kenë edhe Shqiptar me shumë veti Shpirtnore e qytetare të lakmueshme, nuk mund të kalohej pa ra në sy të injorantave vrastarë të sistemit porsa vendosun diktatorial.
Interesimi i vetë diktatorit tiran e vrastar i plotson të gjitha të mësheftat e atij sistemi gjakatar e shkatrrues i gjithshkafes së mirë Europjane. Kjo per fatin e keq të Popullit Shqiptar, sot asht edhe e trashigueshme nga pasuesit.
Mbetet vetem me hjellë mbas Murit Vorreve të Rrëmajit, një tubë me lule!
I perjetshem kjoftë kujtimi Yt o, Zamak i Pafajshëm: At Daniel Dajani!
Melbourne, 9 Prill 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Imzot Nikoll Deda u arrestua më 13 dhjetor 1946,
Gjatë kohës që ishte në hetuesi, i çuen në dhomë një të arrestuem ato ditë. Mbas pak minutash ky e shikoi personin e lidhun me litar per shpatullash e të varun në tra dhe e pyeti: Po kush je ti bre Burrë? – I varuni edhe pse e njifte mirë ju pergjegj: Kam pasë kenë Dom Nikoll Deda! Ai uli kryet e u zhyt nder mendime... Mbrenda një kohe të shkurtë Ai ishte ba që nuk njifej fare. Kishte ndryshue krejtësisht nga torturat. Kështu ishin ndryshue pothuej të gjithë të torturuemit e hetuesisë së Burgut Kishës.
Në Janarin e 1948, mbas një viti tortura Imz. Deda u sjell para gjyqit.
Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci, Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi, anëtar N/Toger Xhemal Bejtja, duke qenë gati prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari i Gjykatës Shaban Qamil Dautaj.
Me 2 Janar 1948 u suallën të pandehurit nga burgu. U pyet identiteti i tyre dhe thanë se quhën:
2. Don Nikoll Zef Deda, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, famullitar, ka vëllaun në burg, një vëlla të ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues në Hajmel, i rreshtuar me datën 13 tetor 1946.
U pyet i pandehuri Don Nikoll Deda dhe tha: Në atë formë që asht trajtue akuza nuk asht e vërtetë. Nuk asht asgja e vërtetë, qysh në 1930 jam kenë famullitar në Hajmel. Meshtar jam qysh në vitin 1914., kleri ka marrë subvencione nga Austria, nga Zogu dhe Italia, unë kam marrë nga Zogu, por spijun nuk kam qenë por zogist kam qenë.
Nuk kam qenë agjent i imperializmit jugosllav dhe as kam punuar për ardhjen e fashizmit. Me Zogun më mori rryma se desht me më zanë Mustafa Kruja, Kur u ba lëvizja e Dukagjinit organizator ishte Don Loro Caka. Ardhjen e fashizmit e kam quejt si akrobaci të Musolinit dhe m’u duk i keq, në karabinjeri shkoja se hajnat filluan me vjellë famullitë.
Unë nuk dij se ka punuar për fashizmin kleri katolik. 30 e sa armë i janë dhanë popullit për me i përdorë kundër hajnave, por jo kundër Lëvizjes N.Çl. Armët ia kam dorëzue Bib Rrokut, më kanë ardhë në qelë oficera gjerman e italian, por i kam pritë e përcjellë si shqiptar. Kam takue Padër Antonin në Regjencë për sulmin që më bëri Myslim Bejgora me kosovarë. Padër Antoni nuk dij në se ka qenë kriminel i popullit. Pëlqimi i Padër Antonit për në Regjencë ka ardhur nga Selia Shenjte dhe eprorët e tij, me ndërmjetësinë e Gjermanit dhe të Mehdi Frashërit.
Mbas çlirimit takime përsonale nuk kam bërë me njeri, nuk kam kenë fashist këmishzi. Kam kenë shumë herë tek Pjetër Deda, i cili asht arratisë. Kam qenë dy herë në mbledhje, ka qenë Simon Darragjati, Karlo Pistulli dhe ca Vukatanas, e Pjetri fliste me i ra burgut e me nxjerrë të burgosunit. Në mbledhjen e dytë që asht ba në shtëpinë e Cin Serreqit kanë ndodhur Gjoni e Cin Serreqi, Caf Dragusha, Guljelm Suma, dhe do elementa të tjerë që nuk i njoha. Unë kam marrë pjesë rastësisht në këto mbledhje mbasi shkova në shtëpi të Pjetrit dhe, familja më tha se asht tek Cin Serreqi dhe kështu shkova fill atje, nuk dij për sektor pune dhe për të arratisur. Për sulmin e 9 shtatorit nuk kam bisedue as kam qenë i deleguem nga kleri për të marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë qenë në mbledhje. Unë nuk e dija se asht formuar demokristjania dhe kam shkue vetë tek Pjetri e Cini, pa më thirrë njeri. Unë këto mbledhje i quaja fantazira dhe se janë me rrezik se nuk bahët kurrgja, nuk ma priste mendja. Nuk lajmërova qeverinë se nuk kam qenë hafieja e kurrkujt, se mejtova se nuk bëhët gjë. Për përpjekjen e 9 shtatorit nuk kam dijt kurrgja, por kur u ba e mora vesh se e kish bërë Kazazi. Unë veprimtarinë teme nuk e quaj trathti, nuk kam qenë armik i popullit, as vegël e të huajt.

Pretenca e Prokurorit: 8 janar 1946, ditë e enjte, në ora 9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj. Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve si vijon:
Për Monsinjor Frano Gjinin, Don Nikoll Dedën, Padër Mati Prennushin dhe Don Tom Lacën, me vdekje.
I pandehuri Don Nikoll Deda tha: Më duket mue ndëshkimi i prokurorit i rëndë, përveç mbledhjes rastësisht tek Pjetër Deda e Cin Serreqi tjetër nuk kam bërë, thashë këto kanë qenë të rastit. Subvencionët i kam marrë me titullin “Ndihmë”. Pregatitja e terrenit për ardhjen e Italisë nga unë ose nga kleri nuk është e vërtetë, as për fashistizimin e popullit.
Unë kam shkue me lyp ndihma për ngritjen e Kishës. Nuk kam qenë i lidhur me gjermanë, por u kam dhënë bukë e streh njerëzve të Lëvizjës N.Çl., por edhe gjermanëve për hospitalitet si shqiptar. Unë nuk e konsideroj vetën fajtor. Rroftë Shqipëria. Me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe shokun si vedin.

Gjykata Vendosi dënimin e tyre si vijon:
3. DON NIKOLL ZEF DEDA, nga Shkodra, ME VDEKJE, me humbje të drejtave civile e politike të përherëshme, si dhe konfiskimin e pasurisë së tyre të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
Ky vendim është i p r e m ë.
Tiranë më 6 mars 1948.
KRYESEKRETARI: d.v. ANTARI: d.v. ANTARI: d.v. KRYETARI: d.v.” (vetëm firmat)

3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
P. Kryetar i Gjykatës
67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Nga kujtimet e zj. Lili Zef Prela (Ndoci):
Lili Prela Ndoci, vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte dënuar me vdekje, atë vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot më torturat, një natë përpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut të qelisë Z. Pikolinit: “A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unë me ato burra që do të vriten nesër”? Dhe lutja e tij u bë realitet. Të nesërmen me 11 mars të vitit 1948, ai u pushkatua së bashku me 15 burra që ishin të dënuar me vdekje dhe mbaheshin të izoluar aty në Burgun e Fretënve. Unë asokohe isha shumë e vogë, por kam dëgjuar nga njerzit e familjes, se baba, Zefi, atë natë përpara se ta merrnin për ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani që t’i dërgonte nanës dy tre copa letre në shenjë amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrë për ta çuar para pushkatimit, me një fije shkrepse të djegur të cilën e ka ngjyer në gjakun e tij që i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nanë, Unë po nisem për në Lumni të Parrajzës. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalën dhe letrat e babës ai i solli në shtëpi. Disa muaj pas pushkatimit të babës, lindi motra, por në shtëpinë tonë nuk ndihej asgjë.”
Fatkeqsi që pak njerëz kanë ruejtë kujtime aq me vlerë nga vuejtjet e Tyne!
Po, sa kujtime të këtilla ruhen në familjet e Nderueme Shqiptare?
Nderim per Herojt tonë që dhanë jeten per Atdhe, Fe e Perparim!
Melbourne, 11.4.2022


Nga Fritz RADOVANI:
28 MARS 1947, FJALA E FUNDIT PARA GJYQIT:
“JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT KA ME MË PRITË, DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK SE URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO TË MË PUSHKATOJNË!
RRNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË!
RRNOFTË PAPA! RRNOFTË SHQIPNIA!”
Kjo dishmi asht e një ushtari që u lidh ndër pranga perdore ato ditë bashkë me Martirin Don Dedë Maçaj, porsa ishte kthye n’ Atdhe nga Italia.
Dishmia e z. Aleksander Nokaj u botue vite ma parë nga Prof Gjon Sinishta në Buletinin Katolik Shqiptar, në San Françisko, ShBA. Vlera e këtyne pak rreshtave qendron në një dukje të kjartë të vrasjeve që janë ba per një gjysë shekulli në Shqipni, mbas vitit 1944, per një motiv nga PKSh, vegël e sllavokomunistëve jugosllavë, me anen e fanatikut anadollak Ever Hoxha dhe pasuesit tij poaq vrastar, Ramiz Alia. Si njeni si tjetri besoj e kanë lexue atë ditë, me 28 Mars 1947, radiogramin nga komandanti i repartit ushtarak të Permetit, i cili, njofton edhe “komandantin e përgjithshëm”, terroristin Ever Hoxha, se “e vramë një Prift Katolik Shqiptar, e hoqёm dhe njё Kryq!” Don Dedë Maçaj ishte nga Mali i Jushit, prej familjes së Gjeto e Tringë Maçaj. Asht lé me 5 Shkurt 1920, perfundon studimet në Romë, shugurohet Meshtar me 19 Mars 1944 atje dhe mbas tri vjetësh, kur thirret me krye sherbimin ushtarak, pushkatohet n’ Atdhe!
Dishmitë e z.z. Aleksander Nokaj dhe Nikollë Koleci, që ishin prezent në çastin e ekzekutimit tregojnë se plumbat e parë të brigades së pushkatimit, që perbahej nga 8 vetë, nuk e vranё. E në sa Don Deda, po vazhdonte Lutjen e vet ndër gjunjë, ushtarët thirren: “Është i pafaj, faleni!”, po aktivistët e PKSh n’ ushtri urdhnuen: “Plumbin ballit, plumbin ballit!”
“Një breshni e tretë e skuadres së pushkatimit e bani Don Maçen të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet”, flasin dishmitarët e ngjarjes së pergjakëshme.
Lexues i nderuem!
Shumë herë kam marrë në dorë jeten Heroit Don Dedë Maçajt.
Ua them me zemer të hapun: Tue shikue foton e Tij, rrij e mendoj me vete: Si mund të kurdisej me u vra Ky djalë i pafajshem, pse ishte Katolik!? Një brezni e tanë e Shqiptarëve tue u vra, tue u masakrue, tue u pergjakë, sa mos me u njohë as nga shokët e njerëzit e vet, që pak orë përpara kanë pi çajen e mjesit, lidhen ndër pranga e vargoj, akuzohen, dhunohen, shpifen, torturohen, dhe humbin nder gropa pa Shenj tek koka, aq sa edhe Nanat e Tyne, ishin ma tё knaquna me ua vra djelmёt, se me i lanё me jetue ashtu tue vujtë e tue u torturue, nder qelitё e podrumet e pista tё sigurimit shtetit.
E pse? Pse? Deri kur: Pse? Çka asht kjo urrejtje? Iku një brez, iku i dyti dhe po ikim edhe né, e urrejtja vazhdon me u mbjellё nё trojet tona Shqiptare!
Ishim fëmijë kur njohëm krizmat e armëve partizane, që shkrepeshin në Zallin e Kirit të Shkodres, nder Bardhej, tek kallamat brijë Drinit e brijë Bunës, nga Urrejtja! E Nana, zgjohej tremshem! Ké do të kenë vra sot?!
Kanë pa kufomen e Muzafer Pipës e Kolë Prelës, me Ta edhe Paulin Pali. Nën shelqe të Samrishit në breg të Bunës, tradhëtarët vrasin pabesisht Lulen e Rinisë sonë Shkodrane Bardhosh Danin me Mark Cacaj e Brahim Dergutin. E lotët i shkonin rrëkajë! Të shkretat Ato Nana, pershpërisnin me vete! E, zemra u plaste! Vetem nga Dhimbja! Vetem nga Dashunia per Motrat e veta. Sytë e Nanave tona Shqiptare një gjysë shekulli veç tue lotue! Shfarosej Rinia Shkodrane e Shqiptare, varrosej zallishtave e brij prrojeve, e tash kah e vona u lane gjak dhe kufijtë, shetiteshin nder pjaca Djelmënia Shqiptare e shporueme n’pluma, nder kamjonat e thurun në tela me ferra.
E Nanat tona thonin të brengosuna me zemer të plasun nga shkrepjet e armëve: “O Zot! Deri kur kështu, tue u vra Vllau me Vllanë per Urrejtje!?”
Motra e Vllazen Shqiptarë!
“Urrejtja ju ka lodhë kujtesen! Ndue Pali e Caf Meti janë në Një Vorr!” “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!” Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme tash sa shekuj ! Po vazhdon me vra edhe sot dhe me pre n’ besë Shqiptarët! Urrejtje ishte edhe viti 1945 !
Lexoni dhe shifni të verteten: Nga një dëshmi mbi Dom Dedë Maçaj!
“E larguan nga salla e gjyqit. Gjykata mori një vendim pa apelim. Dënim me vdekje dhe ekzekutim të menjëhershëm, po në atë vend.
I kërkuan të shprehte dëshirën e fundit.” Ai tha: – “S’kam asgjë për të thënë përveç asaj që e dini edhe ju, që jeni duke më dënuar pa faj” -.
“E çuan jashtë zonës ushtarake në një lëndinë pranë Vjosës. I hoqën petkat, siç bënë me Jezusin në Golgotë, dhe një skuadër qitësish qëlloi mbi të.
Por Ai nuk ra përtokë. Qëlluan përsëri mbi të dhe përsëri Dom Deda nuk ra po, qëndroi në këmbë.
Xhelati, i tërbuar nga inati, prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte për tokë me një të goditur të vetme atë vigan, dha urdhër që të qëllonin për të tretën herë. Por këtë herë Ai nuk arriti të qëndronte! U rrëzue dhe përshëndeti tokën Nënë, e cila u skuq me Gjakun e Tij”.

A thue kjo vrasje ishte e para që po bahej e këtij lloji dhe per këte qellim?!
Kjo asht një ngjarje e gjysës së parë të Shekullit XX. Sot kur kujtojmë varjen e Don Gjon Gazullit(1927) nga Ahmet Zogolli, njeriu vertetë dishprohet.
Si asht e mujtun me ngja këto vepra të shemtueme pa asnjë shkak, mbrenda një shteti me ma pak se njëmiljon popullsi në 1947, kur vrasjet, varjet dhe pushkatimet pa asnjë arsye bindse, i trokitshin dyerve si t’ ishin kafshë.
E tiranët të pangopun me gjak Klerikësh, të shtrimë nder shilte pinin raki e venë, derisa marrakoteshin e binin me fjetë të ngopun me gjak me putanat e tyne të cilat, edhe sot kujtohen nder presidiumet e Kuvendit Popullor.
Dikur kujtohen edhe nder lozhet e kinemave dhe të teatrove tue brohoritë si kafshët “plumbin ballit, plumbin ballit,” po, nuk zgjati shumë e tirani, ua ka plotsue deshiren me plumbat e shprazun në gjoksat e burrave t’ tyne.
Shqipnia dhe Shqiptarët kanë aq shumë kujtime per komunizmin barbar e gjakatarë, sa ndoshta as vitet e ardhshme të Shek. XXI, nuk i mjaftojnë per me u shkrue dhe me u ruejtë nder kujtime ajo epokë kriminale. E sot, nuk i mjaftojnë brezit të pasuesve e trashigimtarve të vrasjeve të djeshme krimet dhe gropat pa emna që ua lane baballarët vrastarë, po me paturpësi bijtë dhe bijat e tyne sot, po “rilindin” në Tiranë edhe bustet e tyne barbare.
Po nuk duhet të çuditemi aspak, perderisa terroristët dhe kriminelët që der dje vritshin dhe lanin në Gjak Popullin Shqiptar, sot vazhdojnë me mendue se si duhet të vjedhim dhe të pasunohemi tue i pi Gjakun këtij Populli?!
Shpesh mendoj: “A thue këta kafshë, s’ i lidhë asgja me këte Tokë Shenjte?” Me siguri ata bisha janë shpellarë t’ egjer të pyjeve të maleve t’ Kaukazit! Shqipnia asht kenë e do të vazhdojnë me kenë, po jo me komunista e tiran! Asht Gjaku i Martirve të Atdheut që vazhdon me vlue per Shqipninë e Re!
Melbourne, 14 prill 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Diktatura Komuniste

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron