[phpBB Debug] PHP Warning: in file [ROOT]/includes/bbcode.php on line 384: preg_replace(): The /e modifier is no longer supported, use preg_replace_callback instead
Proletari Forum & Italia Forum • View topic - 120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?

Postby Laert » 08 Apr 2021, 13:50

Nga Fritz RADOVANI:

Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë...
Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit...
Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!
Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.
Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!” Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme...” Kapidani doli dhe shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’ armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera...
Nuk vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë...”
Po, Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa armatime.
E as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të Mirditës!..
E se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!
Melbourne, 8 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:


Profesori i madh i matematikës Petro Fundo, nga Korça, ka pasë krye studimet universitare në Francë, dhe në vitin 1946 e sollën në Shkoder…
E larguen nga Shkodra, ku erdhi prap në vitin 1954. Në vitin 1956 kur unë kam dhanë provimet e maturës në shkollen Pedagogjike, Prof. Fundo, kje perfaqsues i ministrisë nder provime... Nga martesa e Tij në Shkoder, mu dha rasa me u njohtë afer dhe, me kuptue se Prof. Fundo jo vetem, që ishte Profesor i madh i matematikës, po ishte edhe Filozof i perkryem.
Tregonte njëherë i nderuemi Prof. Fundo: “Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor. Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”!
Edhe sot nuk e di sësi më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë.., e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!!..”
Dhe e plotsonte mendimin e Tij Profesor Fundo, se “me të vertetë Enver Hoxha ishte një terrorist i lindur aqsa edhe imoral...”
Ndersa, nga pikpamja filozofike persëriste shpesh mendimin e saktë se: “Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjës!”. Kjo asht një thanje e Profesor Petro Fundos, që koha e ka vertetue plotsisht sot në Shqipni! Kanë kalue 36 vjetë që diktatori ka ngordhë, dhe Shqiptarët po vazhdojnë me votue per te, si në vitet e diktaturës së pashoqe komuniste!
Votimet e 25 Prillit 2021, janë votimet e shperbamjes së Shqipnisë!
Shqiptarët e Gjergj Kastriotit nuk duhet të pranojnë asnjëherë skllavninë komuniste, mbasi per me mërrijtë në 2021... Asht derdhë shumë gjak!
O sot o kurr, emnat e sundimtarve terrorist fshini nga faqja e Dheut! “Ata do të vazhdojnë për të sunduar Shqiptarët!”, thonte Prof. Fundo...
Melbourne, 8 Maji 2021
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

25 PRILL 2021:VOTONI PER “RILINDJEN TIME

Postby Laert » 13 Apr 2021, 19:49

Nga Fritz RADOVANI:


E ARDHMJA…- NA PERKET “NEVE”… POROSI E GJARPNIT - R. ALIA:“E ardhmja i perket bijve tanë. Edhe gjak do bëjmë !” - “Prisni, prisni, ende nuk keni parë gjë !” - Rilindasi”Edvin Rama - KUSH GUXON E… “E, NUK VOTON PER NEVE ?!..”
E martë, 13.IV.2021


Nga Fritz RADOVANI:
HYMNI I “RILINDJES” KOMUNISTE
Kuarteti vazhdon... Neeee pragun e zgjedhjee veee...
Veeeeeeeeeeee teeeeeeeeee m.....Neeeeeeeee vee...
Meeeeeeeee Eeeeeeeeeeeeeeee Veeeeeeeee rin...
Jeeeeeeeemi...Neeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee...
Iiiaaa iiiaaaaaaaaa Iiiaaaa Iiiiiaaaaaaaaaa
Eeeeeeeeeeeee Veeeeeee Riii Neeeeeeee
Eeeeeeeeeeeeeeee Keeeeeeeeeeee mi
Keemiiii Neeeeeeeeee e veeeteem
Eeeeeee veeeeeeeee Riiiiiiiiiii
Rron meeeeeeeeeee Neee
Iiiiiiiiiii aaaaa Iiaaaaa
Ooooooooooooooo
Teeee gjitheeeeeeeee
Kendojm peer tiiiiiiiiiii
Peeeeeeer Eee Veeeeeeeeer
Eeeeeee peeeeer partiiiiiiiiiii
Iiiiiiiiaaaaaaa Iiiiiii aaaaaaaaaa
Oooooooooooooooooo peeeeeeeer
Eeeeeeeeee VeeeeeR eeeeeeeee PeeeR
Partiiiiiiiaaaaaaaaaaaa iaaaa iiiiiiiiiaaaaa
25 priiiill 2021.............................iiiaaaaa iiiaaaaaa...



Nga Fritz RADOVANI:
“PARIMET NUK I SHKELIM !..”
AFROHEN VOTIMET: KUJDES LUSTRACIONIN !
Të huejtë kerkojnë lustracion… Edhe BE até po kerkon…
“Edhe ne atë do bëjmë, nuk ia prishim atire”.., thonte Everi inë!
Po njerëz janë edhe të huajtë ore… Po edhe ata do shohin, bëjnë llafe dhe shkojnë ore, po kështu ishte edhe në 1945… Kështu qe dhe në 1989..., ata ikën dhe ne bëmë punën tonë… Ramizi e dinte këtë, ishte mjeshtër për të gjitha llafet e tyre… Gjithënjë përsëriste: “Le të llafosin ore, Partia është mbi të gjitha! Kurrë nuk ka gabuar ajo, gabonin vetëm individët, edhe ne atyre do i bëjmë vendin, do i dërgojmë në amballazhime të veprave…
Tani na ofrojnë dhe një ide tjatër të kundërt se gjoja, ne i paskemi thënë atyre: Se ish-komunistët nuk kanë përgjegjësi politike, as juridike, ishte sistemi ynë.., që i pelqente popullit, për krimet komuniste ishte sistemi…
Këtë e pranojnë dhe përfaqsuesit ndërkombëtarë që kemi në Tiranë…
Keni pyetur ndonjëherë vetën: Po, çfarë është ky “llustracioni ore…?!”
I shihni këto gjelbërimet? Po iu pyes për gjethët sipër… I njihni këto?... Kur të paketohën ato duhët të jenë të llustruara, të shndritura, pa pluhur fare, ashtu siç paketonim “Veprat e shokut Ever”, kur i dergonim atje…
Shoku Ramiz gjithnjë porosiste: “Për ti mbjellur dhe ujitur është populli.
Kur të vijë koha për ti mbledhur e shitur, atëherë, kemi njerëzit tanë…
Pasuria e tyre na përket neve sëpse, ne e bëmë... Ne dhe njerëzit tanë”...
Votoni lustracionin si na mëson Erdogani, Putini, Mao i Ri e komshijët!
Ja, po afrohet “dita ynë”... I kemi mbjellur per daten 25 Prill...
Do i korrim... Per t’i pirë lengun ditën e “fitorjes”.., së “rilindjes”...
Melbourne, 19 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
100 VJET perpara dy Burra Shqiptar dijtën me gjetë Ameriken…
Sot, mbas 100 vjetësh gjeni dy Burra Shqiptar dhe votoni per Ata, që nder gjurmët e zdathuna të Imzot Luigj Bumçit e At Gjergj Fishtës, të shkojnë dhe të gjejnë Permendoren e Presidentit të Nderuem Woodrow Wilson…
“Rilindja komuniste” asht gropa e zhdukjes së Trojeve t’ Atdhetarëve tanë!
Hiqni dorë nga qeverisja e “Rilindjes komuniste” antishqiptare, si dhe nga të perzgjedhunit prej sllavit, turkut, grekut apo rusit “modern” stalinist…

Sot veprimet tua o pushtetarë të papushtet, vetem përforcojnë thanjen e ambasadorëve të vitit 1913: “Shqipnia nuk duhet bashkue me Trojet e veta se janë anadollakë oriental..”
Deri kur me shitësit tradhëtarë të Trojeve Shqiptare, për interesa të kolltukut të tyne?
Deri kur o vëllazën e motra Shqiptarë, të namun e të mallkuem nga Atdhetarët e Herojtë tanë mjedis Qytetnimit Europjan dhe jashta saj?
Deri kur me drejtuesit përçarës hajdutë të Shtetit dhe të Popullit Shqiptarë?
Deri kur me adhuruesit e droguem të marksizëm leninizmit ateist e shkatrrimtarë?
Deri kur nën thundren e tradhëtarëve që na nxorrën nga Europa e Përparueme?
Deri kur me drejtuesit e shtetit komunist të zgjedhun dhe të ruejtun nga shovenistët serbë, ushtarë besnikë të bolshevikëve rusë?
Deri kur me politikanë që bredhin nepër Botë me ibrik në dorë, të kallaisun nëper labirintet e Stambollit dhe “Konferencën Islamike”..?

Deri kur me pasuesit injorantë të tiranve Ever Hoxha e Ramiz Alia me bedelat e sotem?
Deri kur, Ju pyes Ju, o Gurë të Zallit Kirit...e Ju, o shkambijë në Bjeshkët e Nemuna, që plot 78 vjet ma parë filluet të parët me u la me gjak nga dora tradhëtare e komunistve tonë, që për një kolltuk të qelbun i sherbyen dhe po i sherbejnë edhe sot, hasmit, anmikut shekullor e të pangopun me gjakun e Atdhetarve të Atyne Viseve krenare e të lavdishme, ku vdekja për Atdhe e Fe ishte si me le...
Po, Ju pyes Ju, o Malësore Burrnesha, Ju, që nën breshninë e plumbave bash të atyne gjaksorve katila, u çuet bukë e duhan Atyne Burrave që s’e njohtën tuten edhe pse ishin të ngujuem e të rrethuem ç’ prej shpellës Mëri Kokës, brinjë Cukalit, e deri ku Katrin Tomja me Shoqe rroku armët e luftoi për Liri, bash sikur në 1911, nën drejtimin e Burrit Malësisë që me Flamur në dorë, i tregoi Botës mbarë se kush janë Shqipet e Kastriotit, që po fluturojnë edhe njëherë nga vrimat e gjuejtjeve të gjyleve turke të mbetuna në Kështjellat e Krujes, Shkodres, Lezhës, Drishtit, Durrësit, Beratit e Shqipnisë Heroike Etnike ku, Trimat e Saj aty ku venë kambën në tokë, aty shpërthen vullkani i Lirisë!
Baballarët e këtyne tradhëtarve që po sundojnë janë ata që vranë Dedë Gjo Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën e Burrin me çakçirë të Kosovës Isa Boletinin... Fëmijët e tyne katila të lindun dhe të paligjshem ndër kaçuba mrinash e ferrkuqesh të mbjelluna nga dora e Everit, Titos, Stalinit, Ramizit e sa tradhëtarve vranë mizorisht e barbarisht edhe Bijtë e Bijat e Atyne Atdhetarve që atë ditë të bekueme të 28 Nandorit 1912 me pushkë në dorë e revole në brez, gjithnjë të përndjekun e të survejuem.., kanë ba e shpallë Shqipninë e Pavarun dhe të Pavdekshme!
Hapni veshtë e ndigjoni gjamën që sjellë Veriu nga shpella ku u tradhëtue Prek Cali me 118 Burra të Kelmendit, hapni veshtë e ndigjoni zanin e Tyne, që buçet nga krojet e proskat ku komunistët hodhën trupat e tyne.., me ngopë qejtë e serbit e të rusit t’uritun bolshevik me drapen e çekiç, bash si bishat e terbueme të Kaukazit...
Hapni sytë e shihni Burrneshat e veja të Malësisë Hotit ka psikamin me gjithë forcen e zanit të Tyne, ndër shpellat e cungat e Vrithit, ku Shqipja shitoi Trimin e vet të madhin dhe të Pavdekshmin Gjelosh Lulin...
Hapni parzmin e shihni ka zemra troket e çaperdisun kah kerkon me gjetë një “Shenjë” tek Ato gropa.., ku prehen edhe Sot Loçkat e Sajë, të këputuna në Lule të Rinisë që nga: Mark Çuni e Muzafer Pipa, Kol Prela, Gjelosh Lulashi e Qerim Sadiku, Paulin Pali, Caf Meti e Ndue Pali, Zef Kol Prela e Pjeter P.Pali, Fahri Rusi, Prenkë Kaçinari e Xhelal Hardolli, Kolec e Simon Deda, Mark e Llesh Gjomarkagjoni, Frano, Ndoc e Pëllumb Mirakaj, e deri ku Shkumbini u skuq nga Alush Lushanaku e “Çeta e Hekurt”, po, deri atje larg nga Kuçova prej Gjon Frano Lleshit e Pjetrit Gurakuqve tanë.., që Nana Shqipni, nuk di me i le e me i mkue pshesh e buk’ e djathë kurrma Shokve të Tyne.
Vrojtoni me sytë Tuej që s’njohin çka asht lodja o Nana Burrnesha e, nën ata çinar shekullor, kërkoni se nuk ka as Shenjë as Kryq ende tek koka e Atyne Martirve t’Atdheut! Aty do të gjeni në një skutë nën një pishë që rrjedhë ende sot lot rrëshine... “Fletët” e djeguna e të zharituna të “Ungjillit” të Maleve, bash atë “Lahutën e Malësisë”, që “kalbet”.., por nuk vdes se t’ jetë jeta!
E, pak ma andej.., asht rrashta e shporueme e Poetit Ambelsisë.., të Madhit Zadeja.., ende Sot e mbështjellun nga duertë e Heroit Demokrat Mark Çuni, me “Ruben e Kuqe”...
Ecni, ecni pa frikë, ecni kah Rozafa e shikoni aty ku njëditë Ajo, e zemrueme i ndryshoi rrjedhën edhe atyne lumejve të rrembyeshëm, ecni mbas asaj gjarpnushë të “pabesë” që thirret Buna e, shihni se Aty.., nën shelqe, ku, Shqiptari ka gropen që thirret “Vorr”, ashtu, si të gjithë Herojt e Martirët e Kombit tonë që nuk kanë Vorre as lapidare po, prehen nën degët e tyne të lidhuna e të thuruna me Ta’ Kunorë Lavdije, e, Aty do të gjeni Gjakun e djelmëve Bardhosh Dani, Mark Cacaj e Brahim Derguti.., se, ashtu, plumbat komuniste vorrosen anë e kand Trojeve tona Rininë Shqiptare nder piramida.
E, dikund atje në dalje të saj, ndaloni, ndaloni, se bash aty ku, gjarpnusha shkrryhet për stomije të veta që serbi zaptoi me dhunë, bash aty, ku vuni kambën i pabesi për me i marrë frymen Bunës e Qytetit Teutës, ndër gomna të saja janë Visaret e Kombit, Aty prehen në Paqë, si Vllazen të një Atdheu, Ata që Kastrioti me Shpaten e Tij i Pagëzoi me emnin Shqiptarë: Të gjithë sëbashku Katolikë, Muslimanë e Orthodoksë që dhanë jeten për Një Shqipni të Lirë e Europjane. Kujtoni atëherë, kur Adriatiku gufoi nga gjaku i derdhun mbrendë e me dallget e tija të harrlisuna tronditi Romen, Beogradin e Athinën e Stambollin... Bash prej atyne stuhive që u përplasën për Torren Ejfel e Sahatin e Madh të Londres, kur Imzot Luigj Bumçi i ra Kumonës së Vatikanit, po, po, atëherë kur, At Fishta, Don Ndre Mjedja e Gurakuqi ynë, si në të marrun goje për nën mustak, shkrepën porsi rrëfeja me Gjuhën e Gegëve e të Toskëve vëllazën, ashtu si i pat mësue Lokja plakë në shkollat e para të Pëllanës, Troshanit e Kush Micës.., dhe, pa ju tutë syni i thanë Vashingtonit: “ Këtu e ka cakun Shqipnia e Gjergj Kastriotit!”
***
Asht po, Shqiptari i lidhun për brez me konop të Sh’Françeskut, bash Ai Frati i Fishtës së Zadrimës.., dikund kah brigjet e Drinit, që në atë ujë të turbulluem ngjyni “penën” e Tij.., dhe, i tha serbit dhe gjithë Europës së pabesë:
... “E shef, po, vetë gjakbasi, se rob s’bahet/ Ai dhe, ku Flamuri kuq e zi valvitet.”
Por, tradhëtarët komunistë Ever Hoxha me Ramiz Alinë, e vranë edhe në “Vorr”...e, i thanë... “tradhëtarë”! E shkelën mbi Atë Vorr të gjithë ata “proletarë” që Botën vorfnuen e, mbi “gërmadhat” e luftës vëllavrasëse të pafund, “nacional – çlirimtare”, ndertuen “selinë” e “yllit të kuq” me drapen e çekanin e të pabesit... E, padronët e tyne aty... ku, qytetnimi i Europës dikur u le, ... “një Murë” mbi miljona rrashta vune, në shenjë “Lirije” e, edhe Europa plakë... por, shikonje si po shuhet perditë!..
U ngritën “madhshtorë” të derdhun në bronx e përmbi shkambij graniti të lustruem nga dora e skllavit të pranguem, të dhunuem e të burgosun, u ngulën si thika diktatorët e shekullit XX.., që me fatet e kombëve luejten “poker”... ndër tavolinat e Jaltës.
Me doren e vet Imzot Pal Engjulli, i tha: “Shqipni, Unë po të Pagëzoj...”
Aty kah e vona...kur, nën Dritën e Pishës së Malit të Kështjellit të Krujës, Donika me dorën e vet, me pejnat e zezë qendisi Një Shqipe... për Trimat Besnikë të Arbënisë, e heret, pa dalë kurrkund drita, Gjergjit për parzem ia ngjeshi bash si t’ ishte një mburojë.., që, as gjylja e topit nuk mund ta shpojë...E zemra e Burrit Kastriotve, filloi me rrah ma fuqishem, kur Ai, mbi Atë Flamur me shpaten e Vet u betue: “Për Shekuj të Shekujve, Shqiptari me Këte Shenjë ka me luftue për Fe e Atdhe e, ka me Fitue!”... E ashtu ngjau...për 25 vjet!
Ishte Flamuri me Shqipen Dykrenare...që, Europën mbrojti nga rrenimi anadollak...
Flamuri i Shqipnisë sonë...Flamuri i të gjithë Shqiptarve...kudo kjofshin!
Edhe Shqipnia e ngjeshi për parzem të vet.., e, mujti me vazhdue me kenë...
Ishte po, Ajo Shqipnia e Shqiptarve, që serbi e greku i pabesë thërriste ndër katedrat e mbarë Europës, “shqiptarët janë ende anadollakë”..., e bash me dorën e vet, ata tinzarë, në vitin 1941, gjetën një fanatik oriental nga Gjinokastra... Ishte dora e Titos që me spijunët sherbëtorë e tradhëtarë të shitun “shqiptarë”, formoi partinë komuniste që me “pushkë e kazem” dhe veglat e tija mizore një gropë të re Shqipnisë ata i hapne e sipër, për shenjë, mbi Shqipen Dykrenare, një “yll të kuq” i zhigatne... Një epitaf shkruen me shkronja cirilike mbi rrasen e saj gjashtkandshe:
“Këtu pushon Shqipnia Europjane”... “Kushtue nga komunistët Tito, Stalin, Ever ”.
Ai pallat aq i bukur i “kryeministrisë” që shkelqen mes Tiranës.., u mbush me “dezhurë e tavarish” nga Beogradi, Moska, Pekini...e vorrmihës të prëgatitun në universitetët e tyne me një kulturë maksiste–ateiste... Ishin “kuadrot e larta” me ibrikë të kallaisun nga miqtë oriental... E pak ma vonë të “Konferencës Islamike” që i “qarkulloi” partia, me të cilët na lidhi skilja Ramiz Alia.
E, po, nga Ai vorr ku shpresat humbën e Liria mêjti...Një za i mekun u ndigjue në 1946:
“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohet!..” E këto fjalë... mbetën të ruejtuna deri në Nandorin e 1990, kur në Rrëmaji të Shkodres, me 11 Nandor Don Simon Jubani, shpalli porosinë e Atdhetarve Shqiptarë!
Ushtoi Taraboshi Atë ditë të 13 Dhetorit 1991, e gjama e tij shkrepi porsi rrufeja e dalun nga zemra e zharitun dhe e ndezun flakë për Liri e Popullit Demokrat Shkodranë, që njëherë e përgjithmonë Rinia heroike zhguli nga Truelli i Rozafës edhe “bustin” e flliqun të diktatorit katil e mizor...
Shqipnia Rilindi! Ishte Shqipnia e Gjergj Kastriotit..., që u ngrit në kambë!
E Bija e Saj nga Shkupi, që u le po, 110 vjet ma parë,..Ajo Velbardhë e Lumnueshme me vija të Qiellit prej kah i Lumi e ndriti e Boten mbarë çuditi, Europës i diftoi se:
“Unë jam le në vitin 1910 kur Shkupi ishte Shqipni! Unë jam Shqiptare!..” E Kjo Nanë, nga Rinasi tha: “O Zot, po t’ lutem, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !”
Në këte 28 Nandor 2021...Porsi “Fleta e Ejllit t’ Zotit”...
Do të Shpalosin nga Qielli i pastër dhe i shndritshëm ku janë Ata, Një pelhurë të mëndafshtë, Flamur... Dy bojnash, me Shqipën e vet Dykrenare, të shkrueme me shkrojla t’ arta:
Shqipnia pra: “ Asht... e, do t’jetë!
Po, Ju, ku jeni, o Vllazen e Motra Shqiptarë !!?”

Melbourne, 20 Prill 2021.


Pergatiti Fritz RADOVANI:

PROLOG

Pra, njiherë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin’e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Qi, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bártë
E me ngrânë, t’thuesh, si Shqiptarët....
M’thotë, por, mêndja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi nd’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjásë
Sod për mue do t’kishte pásë
Ndo’i send tjetër po t’kish’ zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me drêdhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Qi ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis’ e i trimnis,
E qi sod në Shqiptarí
Besa ka nji t’madhe zí
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut,
Qi për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, por asht kot, besa, me u rrékë
Se po gjen fatos ndër né,
Se po gjen burra n’ketë dhé –
Burra fjalet e atdhetarë:
Kta veç, Zot! Kjoshin për farë;
Se, per tjetër, mbyti n’ujë:
Gja-ha’ i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë qi njadisa
Ndër né flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Qi shpëtue na kânë Atdhenë:
Sado qi, kur ishte puna
Me u shpëtue Shqipni kërcûna
E, për té n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
N’për Stambollë e np’r Anadoll,
A se villshin kund n’ndo’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Evropë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak lahej Shqipnija....
***
Ké janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’mârit
Do t’ tingllojë për veshë t’Shqiptarit
Nji poem mbi’i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue,
Mbasi ngeshëm paçë qillúe-
Mbi ‘i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqiptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mêndes s’eme shkundja blozën,
E m’ difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri ,
Qi njâ’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
-Qesin xhixha atdhédashtnije
Për lulzim të ksaj Shqipnije
E për ...kambë t’ndo’i sandalije,
Sado qi, mâ e shumta sish,
-Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë... nuk dij se shka....
Kush n’ “kapicë” kush në “qylah”,
Por qi sod, npër rroga arit,
Na janë bâ t’gjith frotë Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë – pa gramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë,
E, me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijnë gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahâna.
Veç se shka, mori lum Zâna,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Xiere ‘i vishkull n’pyllë t’Parnasit –
Vishkull t’hollë e t’gjatë zarânet,
Pse ksaj herë, besa, po m’kândet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për m’e bâ qi zâ’n t’a shuej,
Se t’jet’ gjallë. Due t’a marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
***
Se, për Zotin – kjoftë lëvdue! –
Me shka vetë po jam tue pá,
Gjâ Shqipnia n’dorë nuk ká
E, as përpara kjo s’do t’vetè,
***
Q’se Ministrat ndajnë dekrete,
Pa peshue nji herë ma s’parì
Se ç’zotsi mund t’ketë zyrtari,
E q’se fati i Atdheut të shkretë
Mûjtka aj sod edhe me mbetë
N’dorë t’do njerzve, për t’cillt vetë
E as kurrkush, kujtoj, s’di gjâ
Se ç’shirok a se ç’murrâ
Na i ka hjedhë e prû n’ketë dhé
E po kush di gjâ ndër né
Për nji palë, qi ktu n’Shqipni
Po rruejn petlla e “kabuni”,
E rrmejn rroga n’ar flori,
Kush di gjâ, po tham, zotni,
Se ku i kanë gjak e gjini,
Se ku i kanë kta plâng e shpi,
Stane, pleme, vathë e gji?
Pasaportat kush ua pau,
Për me thânë se kta s’janë Slav.
Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,
Por janë fjesht burra Shqiptarë?...
Shka punuen kta për Atdhé?...
Librat shqip qi kanë botue?...
Edhe ndihmët qi kanë kushtue
Për triumf të liris s’onë?
Për posë emnit se si u thonë,
Kurrkush gjâ nuk di, për tà:
***
-Qeni t’zo’n mâ kush s’po e njeh –
Na janë ngrefë si gjelat m’pleh,
E pedanta e “Don Kishjote”,
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajtë për liberala,
Për modern e oksidentala.
-Sidomos n’kto kohët e mbrame –
Pjellin ligjë, vjellin programe,
Apin urdhna edhe dekreta,
Sjellin gjinden poshtë-përpjeta,
E n’ketë mnyrë çdo përparim
Kanë pengue, e mbrendë n’sundim
Njerz e punë kaq kanë pshtjellue,
Kaq përzie e kaq ngatrrue,
Porsi flokët e atij harapit,
Sa qi mbrendë në krye t’nji krapit
Ka mâ shum, thom, harmoni
E tendencë për qytetni,
Se n’shtet t’onë. – Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji ditë ngusht
Ké me ra, e kryet në grusht
Ké m’e kapë, pa pasë pi musht,
Q’se do njerz, qi kush me i xanë
S’kisht’ për pêng as për dorzânë,
M’kurriz t’and po sjellin patën,
Edhe m’mjaltë po e mbajn sod spatën:
***
Me u përzie s’due n’gjak t’Atdhéut;
Pse edhe mjaft rodi i Shqiptarit
Sod me sod aj pare arit
Asht tue lá për shpirt t’gomarit.
***
Bini, Toskë, e bini, Gegë!
Shoqi-shojnë shkoni tue djegë!
Bini n’pshesh! Bini n’laknorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Shenim nga FR: Janë marrë pjesë ma aktuale per sot pa asnjë ndryshim.
Melbourne, 24 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

“Beteja për demokraci sapo ka filluar,” THA Lylzim BASHA

Postby Laert » 28 Apr 2021, 19:53

Pergatiti: Fritz RADOVANI:
Fjala e Ramiz Alisë (në Byro Politike PPSh, me dyer të mbyllura më 1989)
“Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.
Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
2. Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin strategjinë tonë.
Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.
Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj.
Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do t’u japim nga një copë punë.
Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë.
Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.
Ditën e mirë dhe mirupafshim!”
=====================================
Shenim F.Radovani: Shqipni, “Pushofsh në Paqë”!!
Melbourne, 28 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Basha tek Mullijt’ e erës: “Ne nuk dorëzohemi në luftën për demokraci!
Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë…
Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë…
U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia…Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpre çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi…
Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.
Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri… Ne u bëmë më të fortë.
Ne jemi më të vendosur se kurrë.
Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!
Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë.
Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.
Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë…
Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë...
Ne do luftojmë për ju! Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.
Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë.
Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.
Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë,për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për familjet tona për fëmijët tanë.
Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.
Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë deri në fund, deri në fitore!”
Po, po, deri në fund do ta çoni. Derisa ta shfarosni s’ e lëshoni postin!
U bane 8 vjet që luftojnë këta Mullij me Bashen në krye e, sapo filluen…
Betejen “për të fituar…”, pushoi era e fitoi prap “rilindja komuniste”…
Po, pasojat e katastrofës rrenuese, kush i paguen perveç Popullit fatzi ?!
Melbourne, 30 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PJETER GJINI Pjesa e II

Postby Laert » 14 May 2021, 20:55

Nga Fritz RADOVANI:
“E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tê mbarojê komunizmi!” Don D. MALAJ, 24 Prill 1959, kur asht hap gjyqi komunist kunder Tij në Shkoder.

6 Maji 1405 – U le Gjergj Gjon Kastrioti – Skenderbeu, Princ i Shqipnisë.
4 Maji 1874 U le Imzot Jul BONATTI, U dënue 5 vjet burg pa dijtë asnjë shkak. Ishte dijetar dhe perkthyes i njohun i disa gjuhve... E sollen nga Italia... Vdiq në një çmendi i shkymë copa copa...
5 Maji 1877 U le At Pashko PRELA (1877 – 1966) Në 1945 Rektor i Kishës së Tiranës.
17 Maji 1896 Asht le At Gjon Karma. Mbas 17 vjetësh burg u interrnue ... Vdes në 1975.
12 Maji 1904 u le At Mëhill TROSHANI. Arrestohet në Tiranë me 28 Tetor 1947. Prap në 1967 arrestohet per Pagzim të një fëmije...Dënohet 8 vjet, dhe në fjalen e fundit tha: “Nuk kerkoj asgja prej jush, po idenë teme do ta mbroj deri në vdekje!”
31 Maji 1915 U le Don Pashko Muzhani. Asht dënue me akuza fallco 15 vjet burg... Vuejti dënimin në kampet e shfarosjes komuniste.
6 Maji 1916 U le At Gjergj VATA S.J. Fillon Kalvarin në 1945. I arrestuem tri herë... Por, i pathyeshem deri në fundin e jetës !
21 Maji 1916 U le At Sebastian DEDA. Në vitin 1946 u dënue 5 vjet...
Vdiq në 1984. E mbylli jeten tue punue në ngarkim shkarkim.
19 Maji 1919 U le Don Zef BICI, I pushkatuem me 10 Maji 1968 me “Revolucionin kultural të 1967”.
15 Maji 1921 U le në Kosovë Don Anton Muzaj, në hetuesi tek kuvendi i fretenve u smue nga torturat dhe vdiq në vitin 1948.
8 Maji 1924 At Gjergj FISHTA: Fjalim mbi vorrin e Avni Rrustemit në Vlonë.
30 Maji 1940 Asht le në Shkoder piktori Ferdinand PACI. Vdiq me 13 Shtator 1969 aksidentalisht në Dukagjin...
6 Maji 1942 Vdes tragjikisht Norbert JOKLI (25 Shkurt 1877) Dijetar i madh dhe albanolog.
●Në gjysmen e muejt Maji 1945 fillojnë interrnimet në gjithë Shqipninë e Veriut, kryesisht në Qarkun Shkoder. Nder të parat asht Familja Mirakaj në Pukë, Familja e Ndoc Jakoves, etj...
25 Maji 1945 Mbasi u largue nga komunistët Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone Nigris, Ai ngarkoi Imz. Frano Gjinin Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, të cilin Enver Hoxha e pushkatoi si të gjithë tjerët me 11 Mars 1948 në Shkoder.
26 Maji 1946 Vdiq në vetizolim Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper THAÇI.
11 Maji 1947 Mbytet me tortura i zhytun n’ ujë në hetuesinë e Lezhës At Serafin KODA (54 vjeç)...
12 Maji 1947 arrestohet At Paskal Filip GJADRI në Tiranë dhe ban 6 vjet burg të randë...
15 Maji 1948 Don Nikoll LASKAJ (1898) Mbytet në kampin e shfarosjes së Bedenit Kavajë...
10 Maji 1950 Arrestohen në Shkoder studentat e Gjimnazit “29 Nandori” ... Perjashtohen nga ai Gjimnaz edhe 70 studenta tjerë vetem per arsye biografije e “Luftë Kllasash”...
9 Maji 1956 Don Ndue SOKU Shugurohet Meshtar. Nuk pajtohet me kurr “Revolucionin kultural të 1967”.
4 Maji 1958 Don Simon JUBANI Shugurohet Meshtar nga Imz. E. Çoba... Bani 26 vjet burg në Burrel, tue lanë kujtimet ma të mira. Me 4 Nandor 1989 tha Meshen në Rrmaji, mbas mbylljes së Kishave.
11 Maji 1959 Pushkatohet Don Dedë MALAJ (1920 – 1959) Gjyqtari i madh i komunizmit.
1 Maji 1960 lirohet nga burgu At Petraq Isak (1914 - 1997) mbasi bani 15 vjet bug.
10 Maji 1968 Pushkatohet Don Mark DUSHI me “Revolucionin kultural 1967”.
5 Maji 1969 Vdes Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Klerik i njohun me një qendrim burrnor në burg.
Maji 1973 Vdes në burgun Ballsh Don Anton DOÇi (1915 – 1973) . Bani 13 vjet burg...
21 Maji 1973 Revolta e Burgut Spaçit ku pushkatohen: Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj. Ndersa 78 të burgosunve tjerë u shtohen vitet e dënimit.
13 Maji 1981 Papës GJON PALI II i bahet atentat në oborrin e Kishës Shen Pjetrit... Papa Gjon Pali II shpetoi, po me Ate shpetoi Qytetnimi e Shpresa! E nuk vonoi e, Bota e qytetnueme dermoi prangat e robnisë vllavrasëse...
19 Maji 1992 Vdes Don Kolec TONI (1932 – 1992), vuejti 11 vjet burg nga 1976...
8 Maji 1995 Vdes Gjon Sinishta, Drejtues i “Buletinit Katolik Shqiptar” Kaliforni USA.
15 Maji 1999 Shugurohet Meshtar Don Nikolin PERGJINI, mbas disa vitesh interrnim.
Asht Famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.
***
20 MAJI 1997 PAPA GJON PALI II PRET NË VATIKAN NË NJË VIZITË PRIVATE NANË TEREZEN ... PAPA KA THANË PER NANË TEREZEN:
●“NANË TEREZA ASHT GRUEJA QË I DHA FORMË SHEKULLIT XX.”
E ndoshta, Shqiptarët e Trojeve tona ose nuk e dijnë këte thanje ose, e kanë “harrue”!
Sot ma fort se kurr asht mirë me “i thirrë kujtesës”..!
Melbourne, Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:


Njëditë na shpjegoi një ngjarje të ndodhun në një nga dhomat e burgut Burrelit, aty nga viti 1954, me dy të burgosun gjerman të luftës, njeni kapiten i I “SS” dhe, tjetri toger “SS”. Ata flisnin gjuhën shqipe me nëndialektin e Dukagjinit, mbasi atje kishin shërbye disa kohë. Nuk trazonin asnjë të burgosun edhe pse ndonjeni mund ti randonte me fjalë. Nuk pranonin asnjë dhuratë përveç cigarës dhe, në raste ngushllimi për vdekje pranonin me pi një kafe. Nuk mund të kuptonte njeriu ndër fëtyrat e tyne asnjë shenjë merzije nga humbja ndoshta e përjetëshme në Shqipni dhe, aq ma shumë nga moslidhja prej 9 vjetësh me familjet e tyne. I vetmi njeri që komunikonin me té ishte Bajraktari i Dukagjinit, që ngryste vitët e fundit të pleqnisë në atë burg i dënuem përjetë. Kur gratë e familjes i vinin Bajraktarit (se Burrat i ishin vra të gjithë nga komunistët), ato i sillnin duhan të mjaftueshëm për llullën e Tij, që nuk shuhej kurr, vetëm kur flente dhe, Ai Burrë, dy grushta ua jepte dy gjermanve. Ruente miqësinë me ta që në kohën e luftës, madje edhe kishte deklarue në gjyq se i njihtë dhe se asnjeni nuk kanë shprazë një pushkë ndër banorët dukagjinas. Kur prokurori e kishte pyet po kundër komunistëve a kanë shti? – Bajraktari asht përgjegjë, nuk e di!.. Prokurori e ka pyet prap se pse nuk e di ti nëse kanë shti apo jo kundër komunistëve?.. Bajraktari i asht përgjegjë: “Nuk kam ku me e ditë se në Dukagjin nuk kemi pasë asnjë komunist derisa unë kam ra në burg!”.
Kjo i kishte lidhë edhe ma shumë, ndonse të dy ishin dënue si “kriminelë të luftës”, kapiteni 25 vjet dhe togeri 20 vjetë heqje lirije.
Një diversant i ramë ato ditë të vitit 1954, dhe i kapun nga forcat e sigurimit, ju kishte tregue se në Gjermani Demokratike, tashti mbas vdekjes së Stalinit, ka pasë demostrata...
Të dy gjermanët kishin ndryshue pamje, dukeshin disi ma ndryshej, tregonte daja Pjetër, daja madje, kishte qeshë me ta, tue i thanë: “Nuk e keni mësue mirë gjuhën shqipe, atje ku keni kenë ju dy, fshatarët thonë: Sa asht fryma asht uzdaja (shpresa)!..”. Mbas pak ditësh të ardhjes së këtij lajmi nga diversanti, një natë kah e vona, të dy gjermanët i kishin kërkue policit një letër dhe lapsë. Ishin ulë në dyshekun e tyne dhe krye në krye kishin shkrue atë letër, që heret në mengjes e kanë dorzue tek polici i dhomës. Askush nuk dinte asgja rreth përmbajtjes së asaj letrës së tyne.
Mbas pesë gjashtë javësh, një polic në mengjez i njofton të dy gjermanët, se në ora 10 duhët me kenë të veshun, të rrumë dhe të pastër. Filloi diskutimi dhe hamendjet, por gjithmonë për mirë mbasi për të keqe nuk të lajmëronin por, të merrnin si shtatëqind dreqen pa ditë njeri i gjallë ku perfundojshe. Erdhi ora 10, i mori polici dhe mbas 15 minutash të dy u këthyen. Filluen me qeshë. Treguen: “Na njoftoj një nëpunës i Ambasadës së R.D. Gjermane, se Presidenti e ka marrë letrën Tuej. Kaq për njoftim dhe iku.”.
Pa kalue as dy muej, në një mbasdreke, drejtori i burgut i thrret të dy dhe i kërkon mendim: “A doni me ikë sande apo nesër, se do të vijë ambasadori gjerman me ju marrë. Pjesën tjetër të dënimit do ta kryeni në Republikën Demokratike Gjermane?” Të dy kishin kërkue atënatë me fjetë në burg me shokët e dhomës së 9 vjetve. Një gëzim i madh për të gjithë. Askush nuk kishte mbyllë sy atënatë tue pi kafe e tue ndrrue cigare ndoshta, per të fundit herë...
Në një kohë kapiteni gjerman ka lanë një porosi: “Kini kujdes, këtu ka politikan dhe Burra të mendshëm, por dinje një gja që asnjë nga këta Burra nuk e di. Komunistët për 50 vjet do ta mbajnë pushtetin, se kështu asht vëndosë nga Aleatët në Jalta. Edhe nëse ju do të keni shëndetin e delni, ruenju mos me ra prap në burg sesa, t’ju dënojnë do ti bani kokërr në kokërr. Këte porosi jepjani edhe fëmijve të tuej. Mos pritni as ma të voglen mëshirë nga këta. E keqja ma e madhe ka me kenë mbas 50 vjetve, kur trashigimtarët tuej do të sundohën nga fëmijët e këtyne kriminelave, mbasi pushtetin këta nuk e dorzojnë pa dhunë, ashtu si e morën kur ua dhurune!”
Të nesërmen ora 11.00 paradite janë përshëndetë me të gjithë dhe janë largue përgjithmonë nga burgu i Burrelit.
Pak ditë mbas vitit të ri 1955, kanë mërrijtë dy kartolina: “Mos harroni miq të dashtun: Sa asht fryma asht uzdaja!”...nga kapiteni me banim tashti në Këln, ndërsa togeri me banim në Drezden, të dy pranë familjeve të veta të riatdhesueme mbas sa vitësh nga Siberia.
Ky tregim i dajës Pjetër ishte një leksion i plotë universitar për gjithë jetën... Porosia e dajës lidhej me shpresen po jo me budallallekun.
Ishte viti 1959... Gjithë Shqipnia ishte çue në kambë per me pritë udhëheqsin e kampit komunist Nikita Hrushovin... Ndersa sigurimi i shtetit punonte edhe naten... Një muej perpara daja Pjeter kishte shkue me ble buken. Sa ka hy me strajca të rruga e Kafes së Madhe ka ndigjue një za: Pjeter, Pjeter, dhe asht kthye: I asht afrue shefi i sigurimit Hilmi Seiti dhe i ka thanë: “Nuk dua të shoh as në Kafe të Madhe as, në rrugë per një muaj, degjove?... Dhe ka ikë në punen e vet. Edhe daja Pjeter ka shkue në shtëpi e asht ndrye mbrendë...
Qeshej, sa keq, më duket se po mes pa e pa Hrushovin?!..
Në vitin 1988, pikërisht në kryqzim të Perashit, aty e takova dajën me biçikletë perdore si gjithmonë. U përshëndetëm dhe ndrrueme pak bisedë, ku, unë i kujtova atë “porosinë” e dikurshme. Po, më tha, po kam frikë se po e kalojnë stafetën në duert e trashigimtarve të vet, mbasi orta e jonë nuk ka intelektual të pregatitun tash 50 vjet për me drejtue Shtetin Shqiptar në rrugë demokratike... Jam optimist, më tha, se me ramjen e Murit Berlinit e bashkimin e Gjermanisë, besoj se mori fund njëherë e përgjithmonë ai dreq traktatit i Jaltës. E bashkë me ate don Zoti, po ha dreqi edhe ate të Varshavës, mbasi edhe komunizmit i erdhi fundi, ndonse né na xuni të plakun... Le të shpetojnë rinia... Me gjithate, ma mirë vonë se kurr!
Unë e pyeta se nuk e dij as sot sesi mu dha, i cilës datlindje jè ti dajë? – Ai mu përgjegjë, i vitit 1908!
Fillova me qeshë dhe u afrova afer: Edhe asnjëherë nuk ke diftue se ti paske pasë datlindjen me shokun Enver!..
Ai qeshi e atypëraty, e më tha: “Po, por me një ndryshim, se ai ka shkue.... n’ate të s’amës, (po nuk mund ta shkruej si e tha daja)... E, unë jam këtu shyqyr, tue i pa si po e ha dreqi komunizmin e tij!..”
Nuk mund ti harroj kurr fjalët e të Ndjerit Ndoc Naraçi, bashkvuejtes në burgun e Burrelit, ish minister i telekomunikacionit para vitit 1944, tue u kthye mbas funeralit të dajës Pjetër, u ndalue për një çast dhe, i zhytun në merzi më tha: “Asnjëherë nuk ka me ju ditë vlera e fjalës Këtij Burri që humbi Shkodra sot! Rinia shqiptare duhet me kenë mirënjohse e madhe ndaj Tij. Se sa vlerë kishte fjala e Tij e dëshmonë ajo brezni që ishte ndër burgje e vuejtje me Té në Burrel, ku sa e sa vetë kanë shpetue nga vetvrasja e ramja në telat rrethues të burgut nga mërzia e dishprimi prej jetës nder kthetra të siguriit.”
Ishte po, Ky Burrë, që me gaz e optimizëm i ngrinte nalt moralin tue i ringjallë në zemër shpresën, shpresën për ditë ma të mira që do të vijnë, pikërisht, atëherë, kur as në horizont nuk shihej asnjë shenjë shpetimi se jo ma shprese apo lirije.
Duhet t’jeni Optimista, jeni të rij. Optimizmin mendoni, ai asht jeta!
Optimizmi ishte gjithmonë porosia e të Madhit Pjetër Gjini!
Këta pak rreshta në shenjë nderimi per të paharrueshmin Pjeter Gjini. Shkodres shokët e Tij do ti mungojnë pergjithmonë!
Gjithnjë e kujtoj thanjen e Burrave të vjeter per Dajen Pjeter:
“Sot Shqipnia ka humbë një nder Njerzit ma të mëdhaj të Saj...”
Kujtimi i Tij kjoftë i Perjetshem!
Melbourne, 26 Maji 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

KUSH JANË “RILINDJA” DHE “DEMOKRATËT” Sot?

Postby Laert » 29 May 2021, 00:12

Nga Fritz RADOVANI
Vetvrasja asht e dënueshme aty ku asht qytetnimi. Shqipnia ka mashumë se 100 vjet që po e sundojnë disa injoranta anadollakë të shartueme me hajdutë. Rraja e familjeve drejtuese të shtetit tonë asht kenë Stambolli!
Fatkeqsisht edhe nanat e tyne i pollen me faren turke, tue fillue tek sejcili të doni ju prej asaj ditë që: “Shqiptarët kerkonin me qenë në vete, po në varësinë e Perandorisë turke!”–Bash si sot me nipin e Haxhi Qamilit!
Shqiptarët sot janë populli ma i korruptuemi dhe ma i mbrapambetuni në të gjithë Europen, “votojnë” per kasten kriminale komuniste, tue na tregue drejtuesi i saj se: “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë!”
Dhe, Akademia Antinjerzore e Tiranës, po fillon “rishikimin e historisë”!
E shka pritni prej “akademikut, terrorist, komunist.., e fallsifikator?”
A guxon kush prej tyne me prekë një guralec të ateistit Ever Hoxha, që la porosi: “Shqiptarët duhet ti referohen Kuranit!”? – Nuk besoj, pa u ba “50 vjetori i Shqipërisë, antare e Konferencës Islamike”, mbasi kjo po na përputhet tashti edhe “me programet dhe kulturen e anti-komunizmit”, të “demokratve të rinjë”, monstrat e partisë “demokratike të rilindur”!!
“Sa poshtë ka ra katundi...”, thonin të vjetrit dikur. Po me kenë gjallë ata që formuene NATO-n, shka thonë sot per “kulturen anti-komuniste”, që do të bajnë pjesë në një prej antarve të Saj, madje me një kryeminister që e sheh “Komunizmin në anen e duhur të historisë”!!? E mos të harrojmë se të gjitha këto ngjarje mbrenda Shqipnisë, tue fillue nga korrupsioni, e deri tek rikthimi i brezit të rij të tiranve të sigurimit shtetit në të gjitha ata poste ku, ishin prindët e tyne vrastarë e kriminela, ata janë në NATO.
Hapni sytë, shikoni të gjitha këto veprime të palejueshme antiligjore po mbrohen nga e ashtuquejtuna “drejtësi”... Bash nga ajo “drejtësi” që deri dje ka la me gjakun e të pafajshemve Martir, të gjithë Popullin Shqiptar!
Zgjedhjet e 25 Prillit, nuk kanë asgja të perbashkët me Demokracinë!
Europa dhe NATO, duhet ta shpetojnë Popullin Shqiptar nga vetvrasja!
Melbourne, 28 Maji 2021.


Nga Fritz RADOVANI:



(Pjesë nga fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989)

....
Por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.
Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë….
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim.... Çdo gjë e kemi të programuar….“Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.
Nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.
Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen.
Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.”

***
Shenim F.R.: A kjo asht Demokracia e sotme?
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri… Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen…. Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë….
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë. Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.

….
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë…., për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri…
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

….
Kurr mos i harroni këta rreshta të “tiranve terroristë, që do të vazhdojnë për t’ju sunduar edhe pas vdekjes…”, ashtusi ka thanë i Ndjeri Prof. Petro Fundo !!
Melbourne, 4 Qershor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- PARIS 20 QERSHOR 1919

Postby Laert » 02 Jun 2021, 20:14

Nga Fritz RADOVANI:

MELBOURNE 2021.
M U E J QERSHOR 2 0 2 1: K u j t o j m ë ...●FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:

“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”

PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR NË PARIS ...
U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR... NË PARIS 1919

KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË AS DET NGA TROJET TONA SHQIPTARE !
***
- 24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956). U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat e Kishës kriminelëve Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira.

- 13 Qershor 1913, Shkodra ishte e rrethueme... At Gjergj Fishta vendosë në kompanjelin e Kishës së Gjuhadolit Flamurin e Shqipnisë. Rinia e Shkodres këndon nder rruga e organizueme “Hymnin e Flamurit”...
26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare. Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve…Vdiq me 16 Gusht 1993 e u vorros në Rrëmaji Shkoder.

- ●Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar, i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u përgjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”

- 25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.

- 13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskane e Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.

- 5 Qershor 1945 arrestohet i tradhtuem në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At Anton Harapi…

- 15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj, me mujtë me i shpetue nga arrestimi…

- 21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…U arrestue tri herë i pafaj.

- •13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes organizue nga Mehmet Shehu vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit terrorist të Mirditës.

- 20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.

- 10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në 1951, perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.

- 5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.

- 13 Qershor 1967 arrestohet në Shkoder Alfons Radovani, pasojë e “Revolucionin Kultural”, dhe dënohet 10 vjet burg pse “beson në Zotin”.

- 29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.

- 11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.

- •9 Qershor 1973 Inaugurohet “Muzeu Ateist” në Shkoder: “I Vetmi në Botë”... Me porosi nga Komiteti Qendror i PPSh.

- 7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka, Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).

- 11 Qershor... Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder... (Kisha e Madhe). Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku si zakonisht me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder...

- 8 Qershor 1991 PAPA GJON PALI II, refuzon viziten e terroristit PPSh Ramiz Alia në Vatikan.

- 12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh...Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë...Loja e këthimit Partisë komuniste në Parti Socialiste.., nga Ramiz Alia dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”...
Melbourne 2 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:



●1 KORRIK 1946 Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot me 1 Korrik 2021. E besoj, do ta ketë sa të jetë gjallë “rilindja komuniste”!!
●2 KORRIK 1919: Memorandumi per Konferencen e Paqës në Paris i firmuem nga Imz. Jak Serreqi Argjipeshkëv i Shkodres, Imz. Gjergj Koleci Ipeshkev i Pultit, Don Zef Gjinali administrator i Abacisë Mirditës, At Bernardin Shllaku, Don Nikoll Kimza në Lezhë, nga familjarë të Veriut e bajraktari i Shkrelit Vatë Marashi me 100 kryefamiljarë.
●19 korrik 1900 Asht le At Çiprian NIKA O.F.M., U pushkatue me 11 Mars 1948.
●11 Korrik 1924 Bajram CURRI vjen në Shkoder. Populli i Shkodres i ban nderimet e rastit. Ndoshta, asht një nga pritjet ma të perzemerta e bame nga shkodranët.
■16 Korrik 1944 Vritet pabesisht në Tropojë At Lekë LULI (36 vjeç) Fillon me këte vrasje edhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar.
●14 Korrik 1945 dënohet me vdekje Ndue Pali e Caf Meti, në Kinema Rozafat Shkoder. Ekzekutohen në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder...
Korrik 1945 Vazhdojne ndjekjet dhe pushkatimet nga brigadat komuniste ne krahinat e Veriut. Krahas vrasjeve u digjen kullat dhe u plaçkiten bagtija... Vrasjet ishin fëtyra e vertetë e “çlirimtarëve” tanë...
●3 Korrik 1946 Ekzekutohen të dënuemit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Meniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e Tyne asht: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosoven...”.
Korrik 1946 Ridënohet në Tiranë Frano MIRAKAJ, dhe pushkatohet atje...Urdhni i vrasjes së Tij u lëshue nga Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.
●17 Korrik 1946 Dënohet grupi i Llesh MARASHIT, Kol ASHIKUT, Nikoll DEDAJ, e me këte grup ekzekutohet edhe Don Alfons TRACKI dhe Kel ABATI. Dënimi ju dha me 17 Korrik e, ekzekutimi u krye me daten 18 Korrik 1946 ora 5 nade, në Zallin e Kirit në Shkoder.
Dosja e të dënuemve as sot s’ ka vendimin e Gjykatës së Naltë e as të Kuvendit Popullor.
8 Korrik 1946 dënohet në Tiranë At Pashko Bardhi S.J. 6 vjet burg si “kriminel”,…
●31 korrik 1948 Dijetarët Don Aleksander SIRDANI e Don Pjeter ÇUNI mbyten në gropat e zeza të hetuesisë Koplikut, nga xhelatët e sigurimit të shtetit.
5 Korrik 1949 Arrestohet Don Loro NODAJ dhe bani 15 vjet burg nder kampe pune...
2 Korrik 1950 Vdiq Don Kolec PRENNUSHI, Famullitar në Dajç të Bregut të Bunës. Ishte i arrestuem në vitin 1948 – 49 dhe u torturue mizorisht nga sigurimi i shtetit, mbasi nuk u pajtue me aprovimin e “Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik.
30 korrik 1951 Aprovohet “Statuti i Kishës Katolike në Shqipni”…Dekreti u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me kryetar Dr. Omer Nishani dhe sekretar Sami Baholli.
●12 Korrik 1972 Vdes Nana e Nanë Terezes, Drande Bojaxhiu. Nanë Tereza nuk lejohet me ardhë per vorrimin e Nanës së vet në Tiranë...
●29 korrik 1982 Vdes i helmatisun pabesisht Don Lazer Jubani (1925 – 1982).
Korrik 1983 Vdes në Shkoder At David Pici, meshtar në Vermosh në vitin 1945.
17 Korrik 1985 vdes piktori shkodran Shtjefen PALUSHI (29 Qershor 1943 – 1985).
●28 Korrik 1988 vdes At Pjeter Meshkalla S.J., mbas 25 vjetësh burg në Shkoder.
20 Korrik 2000 vdes në Kuvendin e Fretenve At Konrrad Gjolaj O.F.M. Asht Autor i librit “Çinarët” botue në Shkoder në vitin 1997.
5 Korrik 2021 Vdes Rafaela Carrà, një Yll i vertetë i artisteve europjane...
***
●Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem Shqiptarve mbrenda e jashta Atdheut, të kujtojnë gjithnjë artisten e madhe Italiane Rafaela Carrá, e cila na bani me “harrue se ku jemi” per sa e sa vite para vitit 1990, kur gati kishim humbë shpresat e Lirisë.
Melbourne, 12 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPNIA DHE “BALTA” KOMUNISTE - Fritz Radovani

Postby Laert » 11 Jun 2021, 09:04

Nga Fritz RADOVANI:
Deri kur do të vazhdojnë “Akademia e Shkencave e Shqipërisë” mos me na e tregue shifren e saktë t’ Atyne Shqiptarëve që janë vra, zhdukë me gjyq e pa gjyq nder hetuesi e burgje, kampe shfarosje dhe interrnimi, nder kufij dhe reparte ushtarake, dhe me qinda malsorë të zhdukun nder Malet e Veriut nder lumej e prroska, nga viti i zi 1944 e deri në 1991, nga tiranët e Tiranës komuniste Ever Hoxha dhe Ramiz Alia, dy të pashoq në histori si vrastar’ e terroristët barbarë e kriminela?
Sa mija Shqiptarë varrosi komunizmi pashenj te koka?
Deri kur Kuvendi Popullor do të vazhdojnë mos me ua prekë tituj e dekorata, prona dhe kapitale në banka të hueja si dhe, të drejten e trashigimtarve të tyne “me vazhdue me rjepë pasuninë e plaçkitun të Popullit”?
Historia e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk mund të njolloset nga penat e ndryshkuna dhe të thyeme të agjentave të sigurimit komunist,të tiranve të ndytë Ever Hoxha e Ramiz Alia me shokët sllavë dhe .., paraardhësit e tyne, që na nxorën nga Europa...
Melbourne, 11 Qershor 2021.

Nga Fritz RADOVANI:

2021 “RIKTHIMI” I QEVERISJES KOMUNISTE …
Mos e harroni kangën “Dalëngadalë po vjen behari…”, besoj ju kujtohet!
Rinia per’si e ka fillue, edhe ajo do ta mësojnë shumë shpejtë!
“Rilindja” komuniste na sjellë shumë kujtime! Nder ma të vjetrat e asaj kohë janë votimet e vitit 1945...Sejfullah Maleshova u pat kujdesë atëherë me porosi të tiranit Ever Hoxha, me formue edhe disa parti tjera, që nuk e besoj se i keni harrue? Ka ardhë edhe në Shkoder në Shkurt të 1945...
Edhe në Tiranë vuni disa rregulla... Me të cilat çoi në plumb shumicen nga organizatorët e atyne partive ashtusi në Shkoder, të gjithë Ata që u bashkuen me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, drejtue nga Mark Çuni.
Nuk ia uroj atë perfundim kryetarit PD Lulzim Basha, po tue dijtë se në asnjë vend të Botës “Partia komuniste”, nuk ka lejue as me u formue një Parti tjeter, ku mendojnë me dalë në dritë Shqiptarët me Ju o Lulzim?... Atëherë, a duhet të dyshojmë tek pilivanlleqet e fillueme nga Edi Rama, që në vitin 1990, kur me “divocionin” e pashoq u ndoll në Rrëmaji, me dt. 11 Nandor 1990, kur Don Simon Jubani, tha Meshen e Parë, dhe mbas pak vitesh “erdhi me formue edhe Parti Demokristjane”, besoj e kujton?!
Vertetë kanë ndryshue kohët, po jo “komunistët e rilindur”, të cilët nuk munden me lanë “tokat e mbulueme në baltë, pa kultivue drogen!!” dhe, aq ma keq me hjekë dorë nga korrupsioni, me të cilin po fitojnë miljona!!
Më vjen shumë keq per Rininë Shqiptare, që tue mendue me shpetue të pakten lëkuren, po lenë Atdheun e bahet skllave e vorfnisë perjetshme!
Shka bajnë Ata Europjan: A po vetem hanë fiq’ e kastraveca të freskët?!
Melbourne, 15 Qershor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

VIRUSI PYET PO KET A E DINI - KUJT I THONI “PORTOFO

Postby Laert » 22 Jun 2021, 15:40

Nga Fritz RADOVANI:
1946…“Radio Posta” e Shkodres, sot transmeton per ju kangen e bukur:
“Oooooo shumë durojmë e s’po pelcasim !…”,

dhe vazhdonte muzika…
Një ngjarje e vertetë e viteve të para të vendosjes qeverisjes komuniste.
Pa kalue java, shkon letra tjeter dhe kerkohet prap në “Radio Posten” e Shkodres, kanga “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”
Letra poshtë kishte edhe emnin e kerkuesit kangës, po ec e gjeje ate!
Kur letra e kerkesës së asaj kangë persëritet per të treten here, atëherë sigurimi i shtetit vehet në gjurmim të kerkimit të personit që e porositë.
Jo vetem tek posta qendrore por, edhe tek kutijat postare që ishin nëper qytet ishin gjurmuesit e sigurimit per me vrojtue kush mundet me kenë ai, që e kerkonte kangen “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”.
Kur kaluene disa muej e nuk u gjet shkodrani, atëherë sigurimi filloi me shpernda agjentat e vet nder lagjet e qytetit, per me ndigjue kur vinte ora e “Radio Postës”, me përgjue kush ia çon radios zanin ma fort?.. –Po, per fat letershkruesi i kangës, kaloi viti 1946 dhe erdhi 1947, e ai nuk u gjet…
Atëherë, ju dha urdhni “Radio Postes”, mos me e transmetue ma kangen.
Po historia u ba e njohun… Aq mori dheun kjo ngjarje, sa shkodranët që e dinin ngjarjen filluene me e këndue edhe nder serenata kangen…
Në të vertetë kjo kangë ishte një moment që tregonte “durimin e popullit ndaj qeverisjes së eger komuniste në Shkodren e paknaqun…”
Dhe, me të vertetë ashtu po ngjante në Shkoder… Gati gati, si tashti !..
Nuk zehet me gojë ASNJË Atdhetarë, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Osman Kazazi, Prekë Cali e sa të tjerë që kujtohen vetem buldozierat tue sheshue shtëpijat e tyne...
Një turp! Turp i panjohun në Historinë e Shqipnisë, që në kohen e turkut kur ai si sot, sheshonte Kishat, ashtu si në 1969, kur u sheshue Kisha e Vaut të Dejes, e shek. XII – XIII, ku u pat kunorzue Gjergj Kastrioti Skenderbeu...
Pa më thoni Ju lutem, sot a asht prap koha me ia fillue ashtusi në 1946: Po, në Shkodren tonë: “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim !...”
Melbourne, 22 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Per një Shqiptar të vertetë asht e pafalshme me shkrue sot Emnin e Zotit me “shkronjë të vogel”. Mundesh mos me besue, po jo me fye besimtarët!
Ju lutem, si e shkrueni emnin e babes s’ Uej ? Jam i sigurt se edhe emnin e nanës e shkrueni me shkronjë të madhe… E pse? – A po, nuk ju lejohet!
Atëherë, pse Emnin e Zotit e dhunoni tue e fillue me shkronjë z të vogel?
Ka pasë raste që kam pa në shtyp një titull vertetë interesant, dhe fillova me e lexue…Mbas disa rreshtash ishte Emni Zot me “shkronjë z të vogel”.
Nderpreva leximin, nga nderhymja e injorancës tek ai artikull, ose ai që e ka shkrue artikullin ka në boshllekun e vet “urrejtjen komuniste”, që nuk e lejon me kenë korrekt me lexuesit. Pikpamjet tua nuk më interesojnë!
E besoj se, edhe lexuesit tjerë, menjëherë kjartësohen per pikpamjet tua!
Pra, edhe kur dikush Ju drejtohet me “Ju”, duhet me shkronjë të madhe.
E kur Ju, shkrueni Emnin e Zotit apo të Perëndisë me shkronjë të vogel, unë prap duhet me Ju respektue Ju, që s’ respektoni as Zotin as lexuesit.
Shqiptarët nuk janë ateista, as komunista, që perqafojnë injorancën...
Të gjitha besimet kjofshin edhe të ndryshme, besonin Një Zot! Ky ishte një fat i madh per mos me pasë mes nesh perçamje, ose ma keq urrejtje.
Atëherë, pse Shqiptari të bahet skllav i injorancës, urrejtjes komuniste, perçamjes dhe, i të gjitha rrugëve e shtigjeve që shpartallojnë Atdheun?
A nuk jeni ngopë ende me “urrejtjen e perçamjen komuniste 80 vjeçare”?
Naim Frashëri per me tregue se asht Shqiptar i vertetë bani këte poezi:

Djalëth, njeriu i Perëndisë,
Fytyra jote mua më tregon,
Ah të këqiat e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.
Se kjo fytyrë
Është pasqyrë
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen;
Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’ e tinë e nga vëllaj,
Që kanë vrarë edhe kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.
Zot, ti ke vuar
Edhe s’ke pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.
Ti u përpoqe për njerëzinë
Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut i vure nom miqësinë,
Që kur të lindet, gjer sa të vdesë.
Për këtë fjalë
Të qofsha falë,
Se njerëzia
E Perëndia.
Asht mirë ta lexoni dy herë!.. Nuk besoj se ka nevojë per koment!
Melbourne, 25 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Po kur nuk e dini kujt i thonë portofol pse nuk pyetni kryeministrin?!
I pari që e vuni “portofolin” në lëvizje me rrota drejtë rrugës së Ulqinit në drejtim të “bankave europjane” ishte Presidenti terrorist Ramiz Alia…
Pak ditë mbasi deklaroi “edhe bar do hajmë po, parimet nuk i shkelim”!!
Edhe e mbajti fjalen... Në saje të “lidhjeve të vjetra”, besoj ju kujtohet!?
Se ku i shkarkuen “portofolat” besoj, se pak kush e di... Ashtusi nuk din pak kush se, “ku, u shkarkuene portofolat edhe nga Lindja e Mesme...”
Mbas 1992 ky lloj “portofoli” hyni në perdorim nga shumë kryeministra e qeveritarë të “Shqipërisë”, kur udhtonin në Lindje dhe Perëndim. Duhej per perdorim xhepi... Kryesisht per qetsues nga lodhja e teprueme nëper shtete ku miqësia e vjeter duhej trashue... E sidomos, në Lindje, ku ishin edhe “vëllezërit e gjakut” të asaj kohës “moderne” të para vitit 1900...
Në Shkoder perdorej një shprehje: “Kjoftë per atëherë!”, ndonse, askujt nuk i shkonte mendja se me trashjen e “miqësisë” rritet edhe “portofoli”!
Po, sigurisht, edhe “portofoli” tue u mbushë me janxhë fryhet si lopa... Po, i asht gjetë dermani nga kryeministrat tanë me shkolla mos me plasë! Tashti, ata i fusin do barishte të tjera që kur fryhen fort i venë në gjum...
Ndoshta, kjo asht edhe arsyeja që tashti perdoren këta “portofola”!!
Lexova në shtyp dhe mu ba qejfi: “Shqipëria zë vendin e Parë!”... Nuk mu dha me e lexue deri në fund po, ishte fjala per “n’ Europë.” Nuk ka aspak randsi per shka?! Mjafton që e “zuni një vend të Parë” !! E randësishme per Shqiptarë asht se, “nuk asht vend fukaralleku”!! Këte e vertetojnë jo vetem veturat e qeveritarëve tanë po, edhe “portofolat e tire” të mbushun plot e përplot me të gjitha mjetet kriminale per “rilindjen komuniste”...
Kam pershtypjen se shtetet “fqinjë” nuk i shohin këto pislleqe, mbasi dhe Stambollit “nuk i ndihet zani”... Këte dishronte dikur Sulltan Mehmeti II, kur pat rrethue Shkodren... “Që mos të mbesin gjallë asnjë Shkodranë!!”
Gjurmët kriminale t’ “rilindjes” sot janë aktuale në Shqipni! Ma në fund:
“Ajo deshirë shekullore, po realizohet me krimin e organizuem vrastar të “rilindjes komuniste” barbare që, po zhdukë edhe të gjithë Shqiptarët”!
Ky asht mallkimi që ka parashikue Nanë Tereza në 1967 në Rinas, Tiranë!
Melbourne, 3 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

IMz. ERNESTO KOCI Delegati i parë Apostolik i Vatikanit, në

Postby Laert » 06 Jul 2021, 21:42

Nga Fritz RADOVANI:



Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me detyren e Kryetarit të Delegacinit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të cilen që në vitin 1900 Ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike të Shqipnisë së Veriut.
Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit.
Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot.
Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne.
Imz. Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham (1863-1944) e personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa Ambasador!
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”...

Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “... Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë KontinentitEvropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!.. Ekaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës…“Një demokraci pa vlera, - këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ” (25 Prill 1993) A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!..”
Melbourne, 6 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë terroristët ma barbar e rubnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI...
Ai ishte “dija e pafund” e krimit!.. Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem mbasi janë takue me té. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte me kokë... Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin shtetas Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit!.. Kudo, në zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija.., jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej edhe krimi vrastar ma “njerzorë”!
Bustet e statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Drita që shpërndanë ai, mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij ishin absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra nënkuptohet të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”... Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshem të intelektualve tanë ose, ma mirë e ma sakt me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar stalinjano - enverjan”!.. Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos hezitoni!
Na ishim një laborator hermetik ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”... por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çiurçillin, komunizmi u shpernda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta... Lindja komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane pa konçesione. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Botës me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të pakundershtueshmet dhe se, “komunizmi asht nana e të gjitha të zezave”!
Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken!
Tek na Shqiptarët, në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij...” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek.XXI.
Terrorizmi e krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijti me këthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me thikë të shtërngueme fort e, që ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue shpërba edhe pamjen si njerëz.., pikrisht një prej popujve ma të vjetër të Globit toksor...
Kjo farë e keqe zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe false të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun borgjeze, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan.
Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit...Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue.., tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin dhe shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare. E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste dhe terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Enver Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme dhe shumë të organizueme në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit... Metodë që sot po aplikohet nga Edi Rama... I etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri...
Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Enver Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese komuniste.
Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun dhe edukue në kurset e analfabetizmit dhe, nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun...
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme per ata kapitale ndër bankat dhe shtetet Përendimore!
Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga komunizmi.
Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij Shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”.., por jashta Saj!.. E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se “Jam Shqiptar”?!
Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para Pallatit të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem”!
Në vitin 1946 një Murgeshë, që shërbente si infermjere në spitalin e burgut, në podrumet e Spitalit Civil të Shkodres, e quejtun nga të sëmurët e torturuem “Engjulli i birucave” (Gj.T.R.), ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue e, duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue e, pré gjuhët që mund të flasin e, shkurtue, krenat që mund të mendojnë”... Ky ishte dhe asht edhe sot parimi thëmelor i komunizmit!..
Sigurisht, këta parime i shtyne edhe komunistët shqiptarë me luftue per fitore në zgjedhjet e 25 Prillit 2021... Ashtusi fitonte gjithnjë edhe “shoku” Ever...
Partia “Demokratike” thotë se e filloi luften per fitore mbas dy a tri javësh që e persëriti humbjen e saj. Por me “humsin” ata thonë se do të “fitojnë”, ndoshta, mbas kater vjetësh kanë me ju tregue se sa “i kanë rritë kapitalet nder banka”?!
Fitoret e Shqiptarve janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofolin...
Perderisa nuk preken as tituj as dekorata te tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha dhe të bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue, edhe sot do të provoni thanjen time se:
“RILINDJA KOMUNISTE” ASHT VETEM VETVRASJE ROBNUESE !
Melbourne, 19 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

M U E J GUSHT 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...

Postby Laert » 02 Aug 2021, 22:59

Nga Fritz RADOVANI:
27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE
1979, 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë. Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”
M U E J GUSHT 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...
●2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani t’a due Kombin Shqiptar.
Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

●Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË NË
GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !”
1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen e shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve, kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.
***
●3 Gusht 1859 U le shkrimtari Shkodranë Filip SHIROKA...
8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949...
2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) Mbas sa vuejtjesh mbytet në hetuesi të Shkodres.
1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje, vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989...
15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:
●“Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:
Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”
●Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, një kurthë per pushkatimin e At Gjonit.
At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder... Refuzimi i At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.
●20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin e At Gjergj Vata, t’ arrestuem në Janar e Shkurt 1945.
●Avokat Paulin Pali U le në Shkodër në 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma zanin e Tyne!
25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme...
31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe pune...
31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme...
10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm në Vjenë.
22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët “jo simbas urdhnit tij”. ...Denohet 20 vjet burg dhe punë të detyrueme...
15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vatës S.J., i cili vuejti shumë vite hetuesi e burgje...
●Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë. Asnjëherë Figura e Tij nuk u vlersue ashtusi duhej.
17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.
●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun. Vuejti dënimet nder kampe pune...
***
●1992; 22 Gusht: Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.
●2000; 15 Gusht: Hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë, me ma shumë se 2 miljon të rinjë e të reja nga gjithë Bota…
●2001; 1 Gusht: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan... Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra...
Melbourne, 2 Gusht 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Diktatura Komuniste

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron