Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 6 prej 51 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 ... 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KAROL VOJTILA – PAPA GJON PALI II…
Imazh
PAPA QË SHPARTALLOI KOMUNIZMIN..!


Karol Vojtila u le me 18 Maji 1920 në Vadovice, pranë Krakovit në Poloni. Kur vazhdon studimet në universitetin e Krakovit në vitin 1938, filloi me vizitue mësheftas fakultetin e Teologjisë. Atëherë, kur, Lufta e Dytë Botnore kishte plasë, Karol Vojtila rregjistrohet në rrethin teatral “Studio 38”, me të cilët jep edhe disa çfaqje teatrale për banorët e Krakovit. Mbas vitit 1942 fillon studimet teologjike dhe në vitin 1946 Shugurohet Meshtar nga Argjipeshkvi i Krakovit A. Sapieha. Atë vit shkon në Romë dhe vazhdon pak kohë studime plotësuese teologjike. Në vitin 1948 rikthehet në Poloni dhe në 1949 asht përsëri në Krakov, ku, në vitin 1958 u Shugurue Ipeshkëv. Në vitin 1962 merr pjesë në Koncilin Vatikani II. Në 1963 emnohet Argjipeshkëv Metropolit i Krakovit. Në vitin 1967 emnohet Kardinal nga Papa Pali VI dhe, mbas dy vjetësh, në vitin 1969 emnohet Zv. President i Konferencës Ipeshkvnore të Polonisë.
Kardinal Karol Vojtila, me datë 16 Tetor 1978 asht Papa Gjon Pali II, që zgjidhet në Vatikan. Ky asht Papa i 284 dhe i pari Papë sllav i ardhun nga një vend komunist që ka njohtë edhe diktaturën naziste dhe ate komuniste stalinjane.
Me datën 24 Qershor 1938 Don Kolec Prennushi, në librin “Për Krishtin o kundër Krishtit”, shkruen: “Jezu Krishti asht mbrekullia ma e madhe e shekujve. Qendra e historisë. Problemi i madh i përhershëm i njerzimit …Rreth vehtjes së Tij asht ndezë lufta ma e madhe e shpirtënve. Lufta që racionalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rruga në rreshta të popullit e u ba komunizëm, bolshevizëm gjithrranues. Sulmi i tij nuk qellon vetëm hyjninë e Krishtit por, edhe kullat mbrojtëse të tyne: Doktrinën e revelacionit o të zbulimit; të mëshefsive, të mbrekullive të dokumentave të krishtenimit.” (Parathanje fq. 1).
Po, ndaj zëvendsit të Krishtit në tokë çka bahët… atëherë?
Shekulli XIX i solli njerzimit politikanët ma të pamëshirshëm, katilë dhe gjaksorë që do të cilësojë historia, sëpse mbi vuejtjet e popujve të robnuem nga idetë e materializmit dialektik ata vendosën pushtetin diktatorial, tue i mjerue me dhunë, shtypje, tortura, mbrapambetje, padije, gjakderdhje, urrejtje, uri, izolim, shkatrrim ekonomik e kulturor dhe varrosje kombëtare. Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini, janë ideatorët dhe zbatuesit ma mizorë të ideve ma rregresive me pasojat ma katastrofike të historisë, që kanë vra dhe vazhdojnë me vra miljona e miljona njerëz në rruzullin toksor. Kundër ideve të tyne po me diktaturë luftoi Musolini dhe Hitleri pa mujtë me iu shmangë çmendisë së pushtimit të Botës.
Komunizmi, bolshevizmi, fashizmi, nazizmi janë diktaturat e provueme mbi kurrizin e popujve të pafajshëm dhe liridashës, që gjatë shekullit XX, kanë arrijtë me tjetërsue kombe e shtete që për mijra vjet i dhane dritën e kulturës dhe të qytetnimit mbarë njerzimit përparimtarë tue fillue nga Rusia, Italia, Gjermania dhe deri tek Shqipnia e mjerë që, diktatorët terroristë e të paturp Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, e shpallën me kushtetutë: “Shteti i parë në botë pa Fe!”.
Nuk duhet harrue se Evropa gjatë shekullit XX provoi lufta e barbarizma të panjoftuna nga njerzimi. Luftat Botnore sollën me vete skllavrimin e miljona njerzve dhe zhdukjen e miljona të tjerve gjoja në kushte lufte e “paqe, lirije dhe demokracie” e, madje, ndër shumë shtete edhe shfarosje për ide apo pikëpamje fetare e nacionale, një “genocid” i vërtetë, bazue në ideologjinë e materializmit dialektik. Bota mbas Luftës së Dytë u nda në dy kampe, ku, mjerimi i njenës palë të dukej se pasunon palën tjetër, mbasi dollari i qeveritarve komunistë rrezervohej ndër bankat përendimore…ndërsa, populli i vorfën i kampit socialist vazhdonte me u vorfnue edhe ma shumë…Rusia kishte shty kufinin e saj edhe 600 milje ma në Përendim deri n’ Elba.., tue krijue kështu, disa shtete “satelit”, të cilat, nën skllavrimin e saj shkallmoheshin përditë e ma shumë.
Një ndër këta shtete ku diktatura komuniste kishte robnue popullin e saj liridashës ishte edhe Polonia. Polonia provoi pushtimin nazist e mbas tij edhe ate komunist nga Bashkimi Sovjetik të udhëhequn prej diktatorit sadist Stalin.
Në Luftën e Dytë Botnore Polonia asht ndër shtetet e para që u sulmue nga Gjermania që me 1 Shtator 1939, ditë prej së cilës s’ dinte ma çka asht liria.
Mbas pushtimit nazist, Polonia provoi diktaturën terroriste stalinjane.
Nga kjo Poloni e robnueme për një gjysëm shekulli, erdhi Karol Vojtila, Gjon Pali II, Papa i Parë që puthi Tokën Shqiptare, Papa i Parë që bekoi dhe i uroi Popullit Shqiptar Paqë, Liri, Vllaznim dhe Demokraci, në sheshin e Tiranës me emnin Skenderbe! Papa i Parë që na tregoi sesa afër Vatikanit asht Shqipnia! Papa i Parë që tha: “Evropa duhet me ditë për Ju..!” Po, Ai ishte edhe Papa i Parë që dinte edhe sa ka vuejtë Shqipnia… Ishte Papa i Parë që njihte historinë tonë të Martirizimit dhe të salvimit të Kishës sonë Katolike, si Ajo i bani ballë në sa e sa shekuj barbarve turq, serb, malazez, italian, e të tjerë, e deri sa shkoi në pragun e shfarosjes nga shovenistët sllavo – aziatikë mbas vitit 1944, kur në krye të shtetit ishin anadollakët komunist, terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia.
Ky Burrë i Madh që njohti edhe shtetin ma të vogel t’ Evropës Shqipninë, mërriti me njohtë edhe virtytet me të cilat asht i paisun Populli Shqiptar, tipare me të cilat na dallohemi në popujt e Evropës, tue fillue tek toleranca fetare, një cilësi e jona vërtetë për me u krenue në Ballkan. Papa Gjon Pali II ven në dukje: “Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjeve të solidaritetit…Le ti ndrisë hapat e tu dashnia për familjen, shpirti i vëllaznimit, mikpritja ndaj të huejt dhe vetitë që e dallojnë Popullin tuej, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore shqiptare” (Marrë nga fjalimi në sheshin “Skenderbeu” Tiranë, me 25 Prill 1993.)
Papa Gjon Pali II në simbolin e Nanës së shumë të vorfënve ndër ma të vorfnit e Botës, Nanë Terezës së Kalkutës, Ai cilëson: “Me zjarrin e Fesë në krahnorë, Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjellë dhe ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare.” (Po aty).
Por, Karol Vojtila ashtu si njohti historinë e lavdishme të Popullit të vet, ashtu njohti edhe vuejtjet, martirizimin, qendresën dhe natën shnjerzore të gjatë të komunizmit në të gjitha ata vende ku, Feja dhe Kisha Katolike në veçansi, kanë pësue luftën ma të ashpër “…simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, të mbështetun nga ideologjia komuniste”.
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën e Motra, nuk ishte pa kurr në historinë e njerzimit.” (Po aty).
Pra, kjo njohje e Gjon Palit II, për një vend të vogël si asht vendi ynë, na ban me mendue shumë për Këte Figurë të Madhe të Vatikanit, i cili, vjen nga një Poloni komuniste, madje, të masakrueme nga nazizmi dhe stalinizmi, dhe sjellë me vete një Epokë të Re, një Rilindje të vendëve të skllavnueme, një shpartallim të “perdes së hekurt” gjysëm shekullore, një Ringjallje të njerzimit të përdhosun nga diktaturat ma antinjerzore që ka njohtë Bota e qytetnueme, që mbështetej në atë ideologji komuniste që kishte varrosë që në 1917 në Rusinë bolshevike “të drejtat ma elementare të njeriut”, tue e kthye njeriun në skllav dhe rob pa përsonalitet dhe dinjitet njerzor, për mos me thanë ma keq se turmat e kafshve…
Ardhja e Këtij Burri në Vatikan, tue u pasue me ardhjen e Presidentit të ShBA Ronald Regan, Gjorgj Bushit, apo Mihail Gorbaçovit në BRSS dhe, Helmut Kohl në Gjermani, ende nuk asht zbulue nga historia moderne që prej veprave të Tyne njerzimi me mërrijtë me kuptue, çka asht “AJO e Re” që i sollën Ata Burra njerzimit në fundin e shek. XX –të..!?
Po, kur, me 9 Nandor 1989, Muri i Berlinit ra…
Atëherë, Bota besoi, se: “Perdia e hekurt” u rrëzue…
Komunizmi u shpartallue…Kufinjtë u shpërthyen…
Telat me ferra u këputën bashkë me prangat e të burgosunve politik…
Demokracia triumfoi mbi diktaturën komuniste…
Njerzimi i robnuem i Evropës Lindore, Fitoi Lirinë!
PAPA GJON PALI II vetëm me tri fjalë: “NON ABBIATE PAURA !” “MOS KENI FRIKË!”, shkatrroi përfundimisht mbretninë e ferrit komunist!
Papa Gjon Pali II u le tri vjet mbas fitores Revolucionit Socialist të Tetorit në Rusi…dhe, jetoi derisa pau njerzit tue ecë të lirë mbi rranojat e tij, pa pranga dhe vargoj, po, tue vrapue për ndertimin e godinës së re të quejtun Demokraci, thëmelin e së cilës, Ai, e vuni me duert e veta të Shugurueme tue predikue Paqën mu në zemër të kontinentit Evropjan, pikërisht në Berlinin e përgjakun, ku, u ndërthurën tri diktaturat ma të rrebta të shekullit të shkuem!
Papa Gjon Pali II asht Papa që na solli Lirinë, na predikoi Drejtësinë, na shpjegoi Vëllaznimin e Popujve të të gjithë Botës dhe, i tregoi Rinisë, rrugën e sigurt si duhet ndertue e Ardhmja e saj paqsore dhe e lumtun …mbi thëmelet e palëkundshme tue u bazue në Mësimet e Vërteta të Besimit në Fjalën e Zotit!
Ai erdhi në Shqipni për me i tregue Botës sesi këtu u shpartalluen “dyert e ferrit komunist”, sëpse Populli Shqiptar ka besue e beson në Zotin!
PAPA GJON PALI II asht Papa që Historia do të shkruej emnin e Tij me shkronja të arta: “Ai asht Papa ma i madh i njëzet shekujve mbas Krishtit!”.
Papa Gjon Pali i II-të duke bekue Ringritjen e Kishës së Zojës në kambë të Kalas Shkodrës në prillin e 1993
Imazh
ImazhImazh


90 VJETORI I LINDJES PAPËS GJON PALI II – të,
18 MAJI 1920 – 2010.

Melbourne, Maji 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“O TË QITEN JASHTË VAGABONDAT E AVENTURIRËT..,
O E MORI LUMI SHQIPNINË!” At Gj. Fishta (1921)

Imazh

Nga Fritz RADOVANI:

Ishte organizue një ceremoni e 80 vjetorit të revistës “Hylli i Dritës” në teatrin “Migjeni” të Shkodres, ku, përveç të ftuemve të tjerë, në tavolinën drejtuese ishte edhe një nga françeskanët e vjetër At Konrrad Gjolaj O.F.M. E kam njohtë që në vitin 1955 po nuk kam pasë asnjë lidhje me Te edhe pse halla eme moter Gjyzepina Radovani, mbas daljes së saj në pension ka sherbye në çelen e Tij, kur At Gjolaj ishte në Pëdhanë. Mbas referuesit kryesor për revisten e mori fjalën edhe At Konrradi, i cili tha: “Hylli i Dritës ka le në vitin 1913, viti ma kaotik për Shqipninë, viti i përpjekjeve, i xhonturqve, i Esad Pashë tradhtarit, Ismail Qemal frikacakut dhe i Princ Vidit pa pushtet...” dhe, vazhdoi me shpjegue veprimtarinë letrare dhe atdhetare të asaj reviste që u pat thëmelue nga i madhi At Gjergj Fishta. Posa At Konrradi zuni në gojë Ismail Qemalin, në sallën e teatrit pat reagime...ndonjë person qeveritar doli nga salla. Mbasi u mbyll mbledhja posa dola në Fushen e Çelës, më ndaloi në rrugë Marian Skanjeti dhe Lec Gjeka, të cilët kerkonin me ditë mendimin tem për epitetin që At Konrradi i vuni në diskutimin e Tij, Ismail Qemalit. Unë tue ditë arsyen për të cilën At Konrradi e tha publikisht ate që ndoshta pak kush e dinte për ditën e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlonë në 1912, i thashë dy zotnive që prisnin përgjigjen teme: “Asht koha me folë haptas dhe me shkrue historinë e vërtetë ashtu si janë zhvillue ngjarjet. Po të kishe thanë unë ate shka tha At Konrradi, gjithë Shkodra do të thonte se asht çmendë Fritzi, por kur e thotë një frat i moshuem dhe i kulturuem si At Gjolaj, ndokush do ta quejn matuf, ndersa ata që e njohin Ate, kanë me kerkue arsyen e thanjes së Tij, gja e cila lidhet me faktin historik të ditës së 28 Nandorit 1912, por fakt i paditun dhe i panjohtun nga shumica e popullit tonë... Mendoj, se asht ma mirë me u mësue e vërteta se me vazhdue historina me rrena e shpifje.”
Fjala ka kambë. Kështu e kam titullue këte ngjarje...para disa vitesh.
Ishe tue pi një kafe në shtëpinë teme, kur shoh në oborr një Burrë...të cilin, mbasi e njohta dola dhe e ftova me hy edhe Ai për kafe. Ishte At Konrrad Gjolaj, të cilit i kishte mërritë në vesh fjala eme për Te. Më përshëndeti dhe hyni mbrendë. Mbasi më tregoi sesi ishin zhvillue ngjarjet më ftoi me shkue tek Ai me pa disa shenime historike të cilat mendonte me i botue në një liber, mendim i cili u realizue prej Tij në librin “Çinarët”, në vitin 1997. Mosha dhe vuejtjet e kishin ba punën e vet vetëm në një dridhje duersh që vështirsonte shkrimin me dorë, ndërsa, mendja, truni, kujtesa dhe saktësia e fakteve e datave më ka lanë mbresa të veçanta. Ai më diktonte dhe unë vetem shkruejshe në makinë shkrimi shka Ai fliste, po, kur përsëritshe leximin e frazës që kishe shkrue, shumë rrallë ka ba korigjime të vogla nga ana e Tij, se mendimet ishin të sakta dhe të kjarta për lexuesin në të gjitha drejtimet. Nuk diskutoj fare vërtetsinë e tyne, mbasi Ai nuk dinte me folë ndryshej, vetem të vërtetën. Librin Ai ia kushtonte Mësuesit të vet Don Alfons Trackit, misionar nga Breslau i Polonisë dhe i ardhun me u martirizue në Velipojë, dhe shokut e mikut të vet të përjetshëm Don Dedë Malaj, me të cilin u bashkuen në bankat e shkollës së Don Alfonsit në Velipojë, për mos me u nda ma kurr as në seminar për priften, as në sherbim të fesë ndër balta e skam të fshatrave të bregut Bunës, as në ditën e arrestimit, as në vuejtje e tortura të mnershme të sigurimit komunist, as në bankat e gjyqit të paharrueshëm në kinema “Republika” të Shkodres e, deri me 10 Maji 1959, kur në orët e para të asaj dite të zezë, xhelatët komunist e morën Don Dedën dhe At Konrradi nuk e pau me sy e as nuk i ndigjoi zanin kurrma...Histori, e cila përsëritej prej Tij me lot përfaqe... dhe, shpesh më thonte se, “malësori nuk duhet me kja kurr...por, kjo më ngjet nga dhimbja e madhe që kam për Te, mbasi Ai ishte krejt i pafajshem e torturohej barbarisht ma keq se kafshët nga kriminelët Nevzat Haznedari e Xheudet Miloti vetem se ishte prift, aqsa edhe pse i epnin medikamente me e topitë kur e sillnin në qeli, kur Ai binte me fjetë në çimento ndigjohej tue vrritë nga dhimbjet e kockave dhe të trupit që ishte si azgan...”
Nuk do të hyj fare në komentin e ngjarjeve të shkrueme në liber, mbasi tashma lexuesit e kanë formue idenë e plotë të përmbajtjes së tij. Edhe pse kanë kalue mashumë se 15 vjet nga ajo kohë kur unë ndigjojshe me vemendje nga goja e Tij, zhvillimin a atyne ngjarjeve që Ai jo vetem i kishte jetue, por i shpjegonte me aq saktësi sa, kur, mbas katër vjetësh unë i kam lexue në arkiv dhe pikërisht në dosjen e Tij ato ngjarje kam mendue me vete: “Si mundet me ndodhë, që mbas 35 vjetësh njeriu me ruejtë në kujtesë saktësi të imta dhe në dukje krejt “të parandsishme”, por shumë me kuptim dhe domethanse, që koha nuk i venitë kurr...ndonse, interesi për ato ngjarje asht mjaft i paktë nga shumica e fatkeqsisht nga rinia...e cila, nuk do me ditë (sigurisht me perjashtime), por gjithmonë tue mos u kujtue se rruga që po ecë Populli Shqiptar, do ta çojë pa asnjë dyshim në një përsëritje të asaj fatkeqsije 50 e sa vjeçare, që “na u duk se kaloi”...
Kur i kam tregue se edhe unë do të shkruej një liber për Shkodren e masakrueme dhe se do ta titulloj “Një Monument nën dhe”, At Konrradi më dha dy porosi, “shkruej, po shkruej të vërteten dhe shkrueje Gegënisht”. Të dy porositë e Tija unë i kam mbajtë. Ai ngulte kambë se Gjuha e jonë e Gegënisë, do të vijë dita dhe do të “rikthehet” në shkollat tona, mbasi “Shqipnia pa At Fishten asht si Greqia pa Homerin, Anglia pa Shekspirin, Italia pa Danten...” dhe, qeshej e i bahej qejfi kur unë plotsojshe në thanjen e Tij: “Skenderbeu i hokati Shqipnisë e Ajo u ba Shtet ndersa, At Fishta, i hokati Shtetit Shqiptar e Ai filloi me folë...”
Një ditë kujtoj se kishim harrue se kanë kalue mase kater orë që po bisedonim për një nga ngjarjet ma të shemtueme të kohës komunizmit, kur edhe vetë sigurimi nuk kishte ma “variante” anmiqsore me akuzue klerikët dhe filloi me krijue ngjarje me imoralitete aty nga viti 1957 – 58. Kujtoj si tashti një rasë për të cilin e pyeta dhe ishe i sigurt se At Konrradi, di saktsisht me më tregue të vërteten për një prft tjeter. Posa mbarova pyetjen më tha: “I janë shpifë, nuk asht e vërtetë asgja për atë prift!” po, ishte aq i premë në fjalë sa nuk lente shteg diskutimi, mbasi ky foli me siguri të madhe për te. Unë përsërita se ka pasë shumë thashetheme për te në lidhje me një grue që pat ardhë nga Tirana dhe i shërbente atij, dhe shtova se po të besoj, por nuk po mund të kuptoj sigurinë e përgjigjes Tande në këte çeshtje, mbasi po më dukesh shumë i sigurt në thanjen Tande. Ai shtoi: “Ashtu si tham unë asht, se prifti X asht kenë i paaftë, impoten-te (ital.) gjithmonë!..” ose anglisht: ‘man who is sexually impotent’(shen.em) E, pra, aq shumë asht përgojue Ai prift sa pak kush mund të kenë mbetë pa folë dikur për moralin e Tij...Ndersa, mbas arrestimit sa për të gjithë ata që kanë shpifë për te, ka shkrue në dosje krimineli Xheudet Miloti. Kjo bisedë më bani me besue pa pikë dyshimi At Konrradin, mbasi thanjen e vet e dokumentonte edhe me bisedat përsonale që kishte zhvillue me atë prift Ai vetë... atëherë, kur flitej për te.
Prej At Konrradit kam mësue një veprim që shpesh kur shkruhet dishka që nuk pelqehet nga shumë njerzë, autori i librit vetem me një kundershtim të lehtë e fshinë nga libri mendimin e tij, ndersa, At Konrradi në librin e vet nuk pranonte me fshi apo me zevendsue një fjalë të ashper me një tjetër ma të butë kur ishte e verteta ashtu si e kishte shkrue Ai, ndersa, kur bahej fjalë për njerzë në poste shtetnore apo fetare nuk pranonte as me diskutue ndryshimet.
Mbetë e paharrueshme per mue një drekë në shtëpinë e At Konrradit, aty nga fillimi i janarit të 1997, posa libri i Tij doli nga shtypi. Atë ditë u njohta edhe me At Daniel Gjeçaj që kishte ardhë nga Roma. Në 24 orë panderpremje At Danieli kishte lexue librin “Çinarët” dhe, i kishte kerkue At Konrradit me njohtë autorin e parathanjes së librit. At Konrradi për kete gja kishte organizue dreken... Aty u hap biseda sesi na u lidhëm sëbashku dhe sesi doli nga salla një autoritet i lartë i shtetit, kur At Konrradi tregoi vlerat e “Hyllit të Dritës”...dhe, shtoi: “Per pak kam kenë tue persëritë thanjen e At Fishtës në 1921: “O të qiten jashtë vagabondat e aventurët.., o e mori lumi Shqipninë!”...dhe, shtoi: “Ata që janë shkaktarë të gjendjes së sotme dhe fajtorë, në vend që të japin llogari, duen me marrë frenat drejtuese të lame me gjak, tue u mbrojtë prej padronve të djeshem, që po tregohen përherë e ma aktivë nder afarizma të flliqta...”
Nuk mora vesh a kje drekë apo darkë ajo ditë e 4 janarit, kur unë ishe në një tavolinë të thjeshtë me dy nga Françeskanët e fundit kolos që janë shugurue Meshtarë në Shkoder, në prag të robnisë komuniste dhe kemi dalë nga ajo shtëpi nga ora 18 e darkës. At Danieli ishte Ai që posa Qeveria Demokratike Shqiptare fitoi në vitin 1992, i pat ba thirrje nga Vatikani me ndjekë një Program me disa pika (nuk gaboj rreth 20 pika), që Qeveria e re e Presidentit S.Berisha, me u tregue vertetë demokratike tue hapë të gjitha rrugët me shkue drejtë Europës së qytetnueme. Pra, ndonse kishin kalue 5 vjet unë e pyeta At Danielin, sesa nga ato pika që i keni tregue Ju atëherë janë realizue... Ai u habit sesi unë i kujtojshe ato pika po, përgjigja “vetkuptohej”...
Të nesërmen Ai u takue me Presidentin Berisha, por nga ai takim kishte kuptue vetëm ate që sollën muejt pasues... I kishte mbetë në mend një veprim i Presidentit: “...Gjatë gjithë kohës që kemi bisedue vetem për Shqipni, për mase një orë, rrinte tue i tretë sytë sa andej këndej por asnjëherë ai njeri nuk më shikoi drejtë në sy...”
Kujtoj një mbyllje bisede të Atyne dy Burrave, kur ishim çue në kambë e po delshim...
At Konrradi i tha At Danielit: “Asht koha që duhet ta dinë ata dhe të gjithë të tjerët që mendojnë për ne si komunistët, se françeskanët ashtu si pjesa ma e shëndoshët e Popullit Shqiptar, përkohsisht u thyen kur pushtetin e kishin në dorë komunistët, por kurr nuk u përkulën.” At Danieli e shikoi në sy dhe e rroku tue tokë kokën me Te, i tha:
“Qe besa Ty, as nuk të paskan thye as nuk të paskan perkulë...”
Me datën 20 Korrik 2000, At Konrrad Gjolaj në moshen 82 vjeçare ndrroi jetë.
Kujtimet e Tija të pashlyeshme me kohën erdhën tue u ba edhe ma të vlefshme per mue.
At Konrrad Gjolaj vazhdon me jetue në mendjen teme...e, besoj, se edhe ata që e njohën Atë Burrë, nuk do të harrojnë kurr Modelin e Fratit t’Asizit, të zbathun me zhgunin e Tij...
Por, gjithmonë At Gjolaj do të kujtohet nga të gjithë Shqiptarët...
Edhe përsa shekuj të tjerë që do të rrojnë “Çinarët” e Rrëmajit...


Fritz Radovani Melbourne, 27.X. 2010.
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI - FAKTE HISTORIKE NE PUBLIÇISTIKE, Posted 11 Nëntor 2010, 09:55
I “MBYTUNI” RAMIZ ALIA...
KERKON ME U KAPË PËR VELADON...TË DON SIMONIT!

Imazh
Don Simon Jubani në Kishën e Madhe të Shkodrës - 2010

Nga Fritz RADOVANI:

Mbas ngjarjeve të Krishtlindjes në Rumani, në vitin 1989, shpresat e Shqiptarve dita e ditës filluen me u ringjallë...Në darkë para se me shkue me fjetë hapshim kanalin jugosllav të TV dhe shihnim të shkrryem përdhe “shokun” Çausheusku me shoqen e vet të armëve... Ajo figurë e “meritushme” për diktatorët vazhdonte me qendrue gjithë natën... Koha po punonte edhe për ne!
Anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PPSh, mbanin mend qyshë fëmijë vjerrshën e Vaso Pashë Shkodranit “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria...”, të cilën me leje të “shokut” Ramiz filluen me e recitue në Kuvendin Popullor. Një i njohtun i emi që dikur andrronte fitorën e komunizmit në botë më thonte se, mund të bahen ndryshime sigurisht, edhe lëshime me këto ngjarje që po ndodhin në sistemin komunist, kryesisht në mardhanjet tregtare, po “kurrë në lirinë e Fesë, mbasi Feja asht Ajo që shpartallon për vdekje socializmin dhe komunizmin...”. Unë, i thashë ate që ishte e ndryeme në menden e zemren teme prej sa vitesh: “Po, më gëzon mendimi i yt, mbasi jo vetëm tregëtia e lirë, por hapja e kufinjve dhe liria e Fesë janë të pashmangshme në Shqipni... Ky sistem përfundimisht ka deshtue në gjithë botën. Papa Gjon Pali II, Regani dhe Gorbaçovi nuk kanë sesi me pranue një çerdhe komunizmit në Shqipni, mbasi ajo do të qelbin Europën!”...
E di se edhe sot ai përson vazhdon me më shikue ndryshej nga ajo ditë... po, koha solli ata ndryshime që për komunista ishin të pavullnetshme e që me shumë djallëzi, Ramiz Alia pat kenë mundue me ia lanë “meritat” vedit, ndër të cilat, nuk mund ti hamë hakun, se vrasjet në kufi me të vërtetë u bane me urdhën të tij, por edhe thesaret e Shqipnisë u vodhën dhe u bajtën po me urdhën të tij... kështu, u mundue me veprue edhe me “lirinë e Fesë”....
Dhe, me të vërtetë data 4 Nandor 1990 solli të papritunen e madhe për të gjithë Shqiptarët ndonse, Ramiz Alia, e kishte parashikue ate që mbas dy javësh, kur pat ngordhë “Enveri ynë” në prill të 1985, pat lanë porosi në Shkoder: “...shoku Enver na la...armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë...do kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë,...prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit...”.
Kjo porosi sot vërtetohet edhe me mbledhjet e plenumet e bame po prej tij, ku si ai dhe Nexhmija gjithnjë kanë porositë “partinë dhe sigurimin për rrezikshmëninë e Vatikanit dhe veprimet e tija në Shkoder, tue dhanë me kuptue se nuk duhet kursye plumbi edhe për ata klerikë apo pak katolik të mbetun, mbasi rreziku i tyne për partinë e socializmin asht i përhershëm...”.
Nga data e 4 Nandorit, sigurisht, “vigjilenca” u rrit jo vetëm në Shkoder, ku, vazhdonte me kenë “qendra e reaksionit” po në gjithë Veriun dhe deri me 10 Nandor në darkë, mund të thohet se në disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit u futën aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta, po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sampista e ushtarë të mbërthyem ndër armë...gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00... Më ka tregue pak ditë mbrapa dezhurni i asaj mbasdreke në komitetin e partisë, se një urdhën pasonte tjetrin e secili ma i zi se tjetri vazhdonin me organizue të gjitha forcat e sigurimit tue përfshi edhe pensionistët e lagjeve, për me ba gjakderdhje në Shkoder.
Nga ora 23.30, asht ba një nderhymje nga jashtë direkt nga Peres de Kuelar...dhe, ka detyrue vrasësin terrorist Ramiz Alia me zmbrapsë të gjitha urdhnat e vendimet e marruna prej tij deri në atë orë... Të gjithë ata komunistë që ishin të besueshem të komitetit partisë, janë shpërnda anë e kand Shkodres dhe fshatrave përrreth me anulue urdhnat e dhanuna për datën 11 Nandor...
Kujtoj një fakt ndër vorreza, posa Don Simoni filloi Meshën...sillej ndër vorre edhe Don Ndoc Ndoja, i veshun nën pallton e zezë me këmishë të bardhë kleriku...u afrue dhe unë, i bana urimet...Ai më tha: “Nuk dihet a po mund ta përfundojmë këte Meshë, por unë jam tue ndejë gati që po ngjau gja nga sigurimi, me mujtë me shpëtue të Shejtnueshmin Sakramend nga dhunimi!”
Pra, si Don Simoni, si Don Ndoci, ishin të pregatitun për ate që mund të vepronte aty atë ditë sigurimi, i cili, deri në fund ka vazhdue me lanë në gatishmëni tytat e mitralozave mbi kokat e Popullit Katolik e Mysliman, që ishin dyndë në ate ceremoni madhshtore e të lavdishme!
Na u shpërndame por asnjeni nuk i besonte vetvetës: “A me të vërtetë ‘prifti i pabindun’ i birucave të Burrelit, varrosi njëherë e përgjithmonë komunizmin gjakatar në Shqipni!?..”
Ishte prova ma e madhe e dishmisë së triumfit Fesë mbi ateizmin komunist të realizuem me Revolucionin Kultural që dikur projektoi dhe punoi pikërisht ai Ramiz Ali, që vazhdonte me kenë në krye të atij shteti terrorist e dhunues i të gjitha Lirive dhe të Drejtave njerzore!...
Posa ka ra terri i darkës së datës 11, sigurimi i shtetit ka fillue genjeshtrat dhe mashtrimet e veta si zakonisht, tue hapë fjalën në Shkoder, se Don Simon Jubani asht spijun i sigurimit dhe, se, Meshen e ka thanë me “autorizim” të Ramiz Alisë. Këte atë natë ma ka thanë një nip i një oficerit të sigurimit të shtetit...Kjo shpifje ndaj Don Simonit, bie poshtë vetem me një fakt të pakundershtueshëm: “Sikur, Don Simon Jubani, të ishte spijun e sigurimit të shtetit, kjo do të shpallej botnisht posa Pjeter Arbnori u ba Kryetar i Kuvendit Popullor, mbasi Pjetri në ate post mund të ekspozonte edhe fotokopjet e “dokumentave” të ruejtuna (po t’ishin) ndër arkivat e shtetit, gja që do ta kishte pranue edhe opinjoni i të gjithë popullit, mbasi Don Simoni, kudo e gjithmonë e ka paraqitë në biseda, intervista, artikuj apo libra Pjetrin si spijun... i burgut Burrelit”
Imazh
Kisha e Madhe - Katedralja e Shkodrës

Unë jam takue disa herë me Don Simonin dhe do ta tham pa frikë se tue fillue nga dita e parë e 13 Nandorit 1990, tue vazhdue ma vonë me krijimin e BSPSh dhe veprime të tjera të mijat antikomuniste, jam konsultue me të Nderuemin Don Simon Jubani, dhe kurrë nuk më ka dalë një fjalë goje nga Ai Prift model, por gjithmonë më ka udhëzue dhe këshillue: “Fritz, kujdes, se Ramiz Alia me sigurimin e tij, të vrasin me doren e spijunve që na rrethojnë...”
Posa Don Simoni, me datën 13 Nandor shpalli thirrjen për pluralizem politik, tue kerkue nga Prof. Nush Radovani, formimin e një Partisë Demokristjane, Ramiz Alia i friguem në palc nga ai emen formoi “partitë” e daluna nga gjiu i partisë komuniste, në krye të të cilave, ku nuk vuni komunista ai vuni agjentat e sigurimit të shtetit, të cilve, kur iu doli boja i hoqen se gjoja nuk i kanë tregue partisë së re, se kanë pasë dosje informatorësh e se kanë sherbye në sigurimin e shtetit komunist. Ndonse, programet dhe rregjistrimet për Parti Demokristjane u bane konform ligjit të Ministrisë së Drejtësisë, ajo nuk u thëmelue asnjëherë... Ishte qeveria Italiane ajo që me përpjekjet e saja, u mundue me shpetue “komunizmin shqiptar” si moter e partisë tyne komuniste dhe, këte e vërteton takimi i Venecies, ku ishte De Mikelis i Italisë, Mentor Qoku, Fatos Nano dhe Sali Berisha...të cilët, nënshkruene “akte” të cilave po i qendrojnë “besnikë” edhe sot!
E, cili tjetër do t’ishte qendrimi i socialistëve e komunistëve italian ndaj komunistëve tonë terrorist e “besnikë”, tek të cilët deri në vitin 2005, ata kishin ma të sigurt se në Romë, në blokun e udhëheqësve kriminelë shqiptarë në kryeqytetin e Shqipnisë, në Tiranë, të ruejtun dhe të mbajtun sekret revolverin me të cilin kishin vra Musolinin? Po kleri katolik i Italisë së Jugut, çfarë qendrimi mbajti ndaj “pseudo profesorve” të Enver Hoxhës, që nuk lane gja pa shpifë e sajue kundër Klerit Katolik Shqiptarë...si Jup Kastratit, Shefik Osmanit e sa bedelave tjerë, që në “qelat” e tyne në Itali gjetën dyert e hapuna dhe sofrat e shtrueme si për “miqë spijun”?
Në vitin 1958, N.Hrushovi shkruen në kujtimet e veta, se nuk ishte dakord me “mbyllë të gjitha Kishat në Rusi...mbasi ashtu do të forcohet rezistenca e Fesë, prandej, jo vetem mos të mbyllen ato, por edhe të lejohen me u ba klerikë të rinjë por me kusht që ata të pregatitën dhe të studjojnë në shkollat komuniste, sigurisht tue u mbikqyrë nga KGB sovjetike, sepse, ata që kanë studjue filozofinë tonë marksiste – leniniste, do ti shkatrrojnë e do ti mbyllin Kishat e faltoret ma me sukses se na sot me dhunë...” Ky vendim hyni në zbatim në të gjitha vendet komuniste, tue përfshi edhe Shqipninë... Nëse në vendet tjera u lejuen me u shugurue shumë meshtarë, edhë në Shqipni u shuguruen disa, por me një ndryshim nga të tjerët, mbasi Shqipnia komuniste nuk lejoi as seminare dhe as botimin e një libri fetar mbas vitit 1944. Nëse meshtarët e shuguruem në ato vende kjoftë në Rusi apo Jugosllavinë e Titos, i aprovonte KGB – ja apo UDB – ja edhe tek ne, i aprovonte sigurimi i shtetit, kështu, shteti kontrollonte elementin e rinjë klerik si të gjithë tjerët.
Nëse të gjitha vendet tjera sot nuk kanë mese krenohen me Klerin e tyne të formuem nga shkollat komuniste mbas vitit 1956 – 58, edhe këtu, Populli Shqiptarë ka mese krenohet, madje edhe me Martirë të Mëdhaj e të Pakrahasueshëm me të gjithë Ata që mund të kenë vuejtë ndër burgje në vendet tjera komuniste e, këta zanë një vend të posaçem në Historinë e Lavdishme të Kishës Katolike në mbarë Botën, ndonse ishin me saruqe dhe të dalun nga baltat e Samrishit apo Beltojes, si Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Tish Lisna e Don Simon Jubani...
Krimet e shemtueme të bame mbi trupat e Tyne, janë veprat e kriminelit Ramiz Alia që sot, mundohet me notue në shkumen e brrakave të komunizmit shqiptar tue u kacavarë me durt e tija të lame me gjak për me mujtë me njollosë edhe “veladonin” e Don Simon Jubanit!
Gjithë kleri katolik i ardhun në Shqipni, as nuk njeh kolosët e Historisë së Vertetë të Popullit dhe të Klerit Katolik Shqiptar, po as kolosët e Letrsisë Shqiptare, Arkeologjisë e pse jo të Visareve të Kombit Shqiptar...apo publiçistiken e Shantojës, sepse, nuk kishin ku me i mësue as në shkollat e Jugosllavisë, as edhe të viseve tjera Shqiptare të zaptueme padrejtësisht nga ata.
Atëherë, cila do t’ishte dhurata e Tyne për Vëllaznit Katolik të Shqipnisë Martire?
Një “Ungjill Shenjtë”, më falët Zoti, i përkthyem nga priftnit e shkollave komuniste të Malit të Zi, nën kujdesin e UDB – së jugosllave, ku përjashtohet Gjuha Shqipe e Gegënisë, e masakrueme nga komunistët shqiptarë, nën kujdesin dhe orjentimet e jugosllavisë shoveniste e komuniste, ashtu si u veprue që në vitin 1945 tue fillue nga At Gjergj Fishta, Don Ndre Zadeja, Don Nikoll Gazulli, At Donat Kurti, Vëllaznit Sirdani, e deri tek Don Nikoll Mazrreku e Don Mikel Koliqi që kanë vuejtë nga 37 e 38 vjet burgje e interrnime në kampet komuniste të shfarosjes, e sot jeta e veprat e mëdha të Këtyne Martirve nuk studjohen as në shkollat fetare...
E çka do të presim nga Rinia Shqiptare...që vazhdon me studjue me botimet e asaj kohë historinë, letersinë dhe shumë landë tjera ku kolosët tonë vazhdojnë me kenë “të përjashtuem”?
Ajo di vetëm ate që asht tue u mbjellë e kultivue në parcelat e mëshefta, prej nga vjen terrorizmi krimi i organizuem, korrupsioni, trafiqet dhe të gjitha vetitë e dishrueme nga komunistët që në Nandorin e vitit 1944, apo nga “shkolla e re socialiste” me programet jugosllave të hapuna në Shqipni plot 65 vjet ma parë, e që vazhdon pa asnjë ndryshim edhe sot!
Mjaft, mjaft kështu, e mos harroni se Sandalet e At Fishtës, At Shtjefen Gjeçovit, At Donat Kurtit, Sirdanve apo të Justin Rrotës, të ruejtuna në librat e At Zef Valentinit apo At Daniel Gjeçaj, Karl Gurakuqit, Faik Konicës, Ernest Koliqit, Namik Resulit, Arshi Pipës...e sa e sa Dijetarve të tjerë, kanë me ju ndjekë edhe në jeten përtej vorri nëse “e besoni” edhe Ate!
Jam i sigurt se ate çka jeni tue mbjellë një ditë, keni me korrë...
Melbourne, 11 Nandor 2010.


Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI - FAKTE HISTORIKE NE PUBLIÇISTIKE, Posted 13 Nëntor 2010, 11:16
Nga Fritz RadovaniI:
94 VJET JETË E AT DIONIZ MAKËS,
NË 100 VJETORIN E LINDJËS SË TIJ…

At Dioniz Makaj -majtas i pari.jpg

Ndoshta, tham ndoshta, mbasi besoj se askush nuk e kujton pa zhgun dhe konopin e Shën Françeskut fratin e thinjun që në moshen e Tij të re, me tipare të theksueme burrnore e gjithnjë i zbathun me sandale që shkonte në drejtim të rrugës së vjeter shkodrane Rus. Ishte i familjes së njohtun Maka që banonin në rrugicën Pogej.
At Dioniz Maka O.F.M. asht le me 10 Qershor 1910 në Shkoder nga prindët Dodë e Çile Maka, ku mori mësimet fillestare në shkollen françeskane, per me vazhdue të lartat teologjike në Romë dhe me u shugurue Meshtar në vitin 1936, me 15 korrik. Posa kthehet në Shqipni, pa ma të voglen kreni, i formuem me një kulturë të gjanë dhe i përvujtë si vllaznit e vet, merr rrugat e malësive tona dhe fillon me përkushtim të veçantë detyren e famullitarit në Nikaj – Merturë. Gjurmët e Tija janë edhe sot në ato male e bjeshkë, ku, Ai punoi si famullitar dhe pajtoi sa gjaqe të trashigueme brez mbas brezi, një plagë aq e mnershme e rranuese e atyne viseve me tradita aq të mbrekullueshme që ka Shqipnia. Edhe pse ishte i ri fjala e At Dionizit ze vend në votrat e malësorve, aqsa koha kurr nuk veniti dhe as nuk i ndryshoi vendimet e veprat e Tij bamirse. Jeta dhe veprat e Tij janë një vazhdim dinjitoz i Formulës “Fe e Atdhe”.
Me datën 17 Janar 1945, bashkë me At Gegë Lumen, janë klerikët e parë që arrestohen nga komunistët që posa kanë marrë pushtetin me 29 nandor 1944, me urdhën të komandantit të pergjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxhës, për me fillue Kalvarin e pafund të Genocidit të tij barbar e të pashembullt në histori. Me 2 Shkurt 1945 edhe në Shkoder arrestohet famullitari i Shkodres Don Mikel Koliqi, At Giacomo Gardin SJ. dhe xhakoni Gjergj Vata, të cilët, të gjithë bashkë vazhdojnë hetuesinë në organet e ndjekjes në Shkoder. Nga ky grup kur zhvillohet gjyqi me 20 korrik 1945, me kryetar Mustafa Iljazin, anëtarë Namik Qemalin e Pjeter Darragjatin dhe prokuror Aranit Çelen, u veçue Don Mikel Koliqi, per me e dënue pak ma vonë e mos me dalë ma deri në vitin 1987. Grupi përbahej nga 16 vetë, ku klerikët zenin kryet e vendit...
At Dionizi nuk pranon asgja nga akt akuza, madje, edhe mbron qendrimin atdhetar të At Anton Harapit si dhe të provinçialit At Mati Prennushi, të cilit gjatë kontrollit të bamë në ditët e para të janarit 1945 nga komandanti Sheuqet Peçi, i asht gjetë një leter që At Dionizi i ka dergue pak ditë para 29 nandorit 1944, në të cilen At Dionizi pyet At Matinë, çfarë me ba me armen personale që At Dionizi mbante gjatë udhtimeve të gjata e të frikshme nder male e pyje. Në gjyq Ai deklaron burrnisht se “Kisha ne na ndalon me vra njeriun” dhe, se akuza asht ndertue nga të dhana të hafijeve (spijunve) që ishin në Sigurimin e shtetit komunist por, jo, mbi fakte.
At Dionizi u dënue me 8 vjet heqje lirije, të cilat i bani ditë në ditë të gjitha. Mbas daljes nga burgu vazhdoi detyren e famullitarit në Iballe të Pukës, Berishë, Fierzë e Pukë deri në vitin 1967, kur “Revolucioni Kultural” mbylli të gjitha Kishat dhe shkatrroi pothuej të gjitha veprat e kultit. Rikthehet në Shkoder dhe jeton pranë nipit vet në rrugen Pogej.
Asht edhe Ky nga ata klerikë që survejohet nga sigurimi i shtetit, ndonse, në dukje ishte pothuej i “heshtun”, gja e cila e ka mbrojtë nga arrestimi i asaj periudhe aq të rrezikshme për kler e çdo njeri që besonte në Zotin. Po, duhet theksue e vërteta se At Dionizi, ka krye çdo sherbim fetar pa iu ndigjue zani dhe, asnjëherë nuk ka refuzue me krye detyren e Meshtarit nga frika. Ajo që ngritë figuren e Tij asht Burrnia dhe Fisnikia e Tij ndaj shokve të vet klerikë dhe të gjithë të njohtunve ndër fshatrat ku ka sherbye, të cilët, edhe sot e kujtojnë At Dionizin si një Meshtar i vertetë që çdo fjalë apo bisedë delikate me Te ishte “Rrëfim” dhe, humbte përgjithmonë...
Para vitit 1991 pothuej nuk kam pasë rasen me u njohtë afer me At Dionizin, ndonse, kur kam pasë ndigjue emnin e Tij, gjithmonë e kujtoj për mirë. Ai respekt i ruejtun prej meje më ka shtye që në vitin 1993 me u takue me Te, mbasi më interesonte mendimi i Tij në lidhje me atë ngjarje aq shumë të përfolun në Shkoder në vitin 1958, kur u zhvillue gjyqi i priftit Don Ejëll Kovaçi, sepse At Dionizi ishte ndër të paktit klerikë që vazhdonte me shetitë dhe me sherbye prap mbas vitit 1991, ndër ata fshatra të Pukës ku asht zhvillue ngjarja e veshun nga sigurimi i shtetit për veladon e paster të Don Ejëllit. Sigurisht, kishe bindje se At Dionizi e ka gjurmue të vërtetën e asaj ngjarje të sajueme nga komunistë dhe po aq tragjike sa veprat e tyne kriminale.
Në vitin 1993 jam takue me Te dhe mbasi u hap biseda e gjyqit Don Ejëllit, At Dionizi më ka tregue se skenari asht pregatitë nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë në bashpunim me terroristin Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme në Shkoder në vitin 1958. Ishte koha kur kleri kishte nënshkrue Statutin e Kishës që në vitin 1951. Ndër të paktit klerikë që nuk e ka nënshkrue atë Statut, ishte edhe Don Ejëll Kovaçi me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, që edhe Ata pasojnë shumë shpejt Don Ejëllin. Ato ditë ka ardhë nga Tirana në Shkoder koloneli i ministrisë Mehdi Bylbyli dhe bashkë me Hilmi Seitin kanë shkue në Pukë, dhe prej atje kolonel Bylbyli ka shkue dhe asht lidhë me Markun, kryetarin e këshillit popullor, gjoja me ndjekë disa të arratisun të cilët, kur po ecshin bashkë, tue kalue pranë bregut të lumit, koloneli aty e ka vra Markun dhe prej atje e ka çue tek çela e priftit, kohë në të cilen Don Ejëlli nuk ishte fare aty.
Imazh
Imazh

Te kjo Kisha-Françeskane dha Meshë derisa mbylli sytë Dijetari, Martiri, At Dionizi


Kjo ngjarje e zhvillueme naten u ba objekt i gjyqit që naten e “bante” ditë e të kunderten. Hetimet e zhvillueme në Shkoder nën kujdesin e Hilmi Seitit, sollën dramen e Priftit, i cili, pa pikë faji u pushkatue tue u njollosë nga sigurimi i shtetit me akuzat ma të pabesueshmet prej Popullit të Shkodres, të cilat, i denoncoi aty në prani të Hilmi Seitit, motra trime e Don Ejëllit, Angjelina, tue ia përplasë të vërteten per surrat në sallë të gjyqit kur gjithë Shkodra ndigjonte në altoparlanta fjalen e Saj. Angjelina tregoi sesi Hilmia gjatë hetimeve firmat e Don Ejëllit në proces ia ka marrë me revolver në gojë: “O firmo, ose të holla trutë në erë...”. E ky episod i atij gjyqi bani që Angjelina fitoi mbi shpifjet e kurdisuna kunder Priftit, Vëllaut të Saj pafaj nga sigurimi i shtetit, edhe pse Ai u pushkatue e Kjo vuejti shumë e shumë vite burg!
At Dionizi, për disa kohë kishte shkue ndër shtëpijat ku sigurimi dhe Hilmi Seiti aso kohe kishin ba presion me publikue ngjarjen e sajueme prej tyne si të vërtetë, madje, At Dionizi kishte takue dhe familjar të Markut, të cilët, i kanë tregue emnin e kolonel Mehdi Bylbylit, që ka vra Markun atë natë kur ishte me te tue shkue bregut të lumit. Një fshatar i kishte tregue mënyren sesi kufomen e Markut e kanë bajtë e çue tek çela, por At Dionizi atë fshatarë nuk e tregonte, mbasi ai ishte pendue per shpifjet ndaj Don Ejëllit, po të vërtetën ai ia kishte tregue në rrëfim.
Po kështu, ka ngja edhe me At Leonard Shajakun në sallen e gjyqit po per këte çeshtje. At Leonardi dinte zhvillimin e vërtetë të ngjarjes që në kohen e vrasjes së kryetarit të këshillit, por as Ai nuk mund të thonte asnjë fjalë mbasi “tregohej” sekreti i rrëfimit, gja për të cilen Ai u denue me 5 vjet heqje lirije dhe u interrnue kur deklaroi në gjyq, se: “Duhet ta dini se Kisha nuk njeh asnjë Meshtar që ka kallxue Rrëfimin, prandej, mos e kërkoni këte, se nuk do ta gjeni as ju tek unë!” (Dosja 2229 Arkivi M.Mbrendshme, Tiranë).
Asht pikërisht ajo kohë kur Hilmi Seiti, tue pa deshtimin e vet dhe të sigurimit të shtetit e PPSh që drejtonte sigurimin përballë klerikve katolik, që vetsakrifikohen heroikisht po nuk tregojnë sekretin e sakramendit të rrëfimit, interrnoi edhe françeskanin At Marjan Prela, një tjeter figurë e një Meshtari Atdhetar, edhe Ky figurë shumë e njohtun në Shkoder.
Po kështu i ka ngja edhe Don Kolec Prennushit kur asht arrestue në vitin 1948. Sigurimi i kerkonte me ditë se “pse para se të arratisej mësuesi i Samrishit Ndue Prendushi, ka ardhë e asht takue me Don Kolecin?”, po, Don Koleci pranon se ai i ka kthye “një borxh” që Ndou i kishte gjoja Atij, ndërsa, e vërteta ishte se Ndou kishte ardhë me u rrëfye para se të arratisej, tue pasë frikë se edhe mund të vritet kur mendonte me kalue në Jugosllavi, tue pre me not lumin Buna.
Sakramendi i rrëfimit asht një temë tjeter e veçantë ku sakrificat e klerikve perballë atyne torturave të mnershme që ka ushtrue sigurimi i shtetit mbi trupat e priftenve ishin pa rezultat, se në 46 vjet të sistemit komunist në Shqipni, ASNJË klerik nuk ka nxjerrë një sekret rrëfimi, madje kjo nuk ka ngja as edhe prej atyne pak klerikve që edhe i kanë sherbye sigurimit. Ata kanë pranue me “shpifë” por jo me nxjerrë sekretin kjoftë edhe të një rrëfimi, gja që e ngritë edhe ma lart vleren e Klerit Katolik Shqiptar, përballë genocidit komunist të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë.
At Dionizi kishte një memorie të shëndoshtë dhe shumë të saktë. Më tregonte aty nga viti 1994, gati mbas 50 vjetësh se gjyqi ndaj Tij në 1945 po zhvillohej i rrebtë, mbasi mendohëj nga Sigurimi me hjedhë thëmelët e një “Partisë Demokristjane”, që as nuk i kishte ndigjue zanin se asht formue në Shqipni. Flitëj për vitët 1943-44. At Gega vazhdonte me mohue para gjyqit akuzat false në drejtim të tij. At Gardini, në krahun tjetër nuk pranonte se ka ardhë në Shqipni për qëllime spijunazhi ndërsa, At Dionizi, qëndronte në të tijën, se nuk asht marrë me politikë. Njëfarë Nuri Llazanit spijun i sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se ky i kishte ndjekë me kalë, kur ai ishte kenë me një grup partizanësh... At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Por, Nuriu, jo vetëm ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkon nga trupi gjykues që At Gega me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, jo vetem të dënohen por të marrin dënimin ma të randë nga gjykata. At Gega aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë: “Po më vjen marre mue, sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”. Fadil Kapisyzi që do të dëshmonte për At Dionizin, e zbutë “dëshminë” e tij, tue pasë frikë se edhe ai po merr një përgjigje si Nuriu, prej At Dionizit. Kjo thanje e At Gegës, më tregonte At Dionizi u ba shkak që na me marrë dënime të lehta, mbasi fjala e At Gegës mori dheun... Nder bishat e vërteta të sigurimit At Dionizi, kujtonte edhe kriminelin kolonel Merkur Çelo...
At Dionizi asht i paharrueshem edhe pse me gurët e thëmeleve të sa e sa Kishave të reja të rindertueme mbas vitit 1991 që, Ai ka vendosë anë e kand Shqipnisë, Ai ishte një Misionar i Madh që punoi me zellë për forcimin e Besimit në Zotin, pikërisht aty ku Feja Katolike pothuej ishte tue u shue nga genocidi komunist i pashembullt që ka provue Populli besimtar Shqiptar.
Edhe At Dionizi ishte një galeri e pafund ngjarjesh...vertetë tragjike, po të lavdishme!
Ai vdiq me 30 Dhetor 2004, në moshen 94 vjeçare po, për ne që e njohtëm fjala e Tij dhe gjykimi i freskët na bajnë “me dyshue” nëse ishte apo jo Ai Burrë, që u arrestue i pari me At Gegë Lumen në 1945 dhe, vdiq po thuej, ndër të fundit françeskan në Mijvjeçarin e tretë?
Vepra e tyne per Fe e Atdhe, Ata i i bani të Pavdekshem ...

Melbourne, Gusht 2010.

Imazh
Fritz Radovani

Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VITI 1946...
VIT TERRORI DHE PËRGJAKJE SLLAVOKOMUNISTE !

65 vjet ma parë... Shkodren...
Viti 1946 e gjenë me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste...

Imazh


Zgjedhjet e 2 Dhetorit 1945 zbuluen surratin e vertetë të sherbtorit dhe agjentit jugosllav në krye të qeverisë kukull të Tiranës, terroristit dhe amoralit të kabareve masone të Parisit, atij që do të mbesin në fletët ma të zeza dhe ma të gjakosuna të Historisë së Popullit Shqiptar, kriminelit të pashoq e tradhëtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezë e tij e maskueme me sigurimin e shtetit të drejtuem nga klika e spijunve gjaksorë Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., të pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe të vrasësve të pashoq që kishin pushtue anë e kand Shqipninë, mbas shpalljes së “republikës” komuniste nën mbikqyrjen Jugosllavisë së Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do të fillojë qeverisjen diktatoriale me mjetet ma të dhunshme që ka njohtë historia, me të cilat do t’i shërbehet nga Enver Hoxha dhe të gjithë bashkpuntorët e tij për nënshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ata ishin vrasjet pagjyq, masakrimi masiv i popullsisë së pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet false të mëshefta dhe të montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe të punës, interrnimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e të gjitha të drejtave elementare të njeriut, dhunimi dhe masakrimi në masë, përsekutimi dhe lufta antinjerzore e “kllasave” ndaj çdo elementi të konsideruem “armik” kjoftë ky edhe i palindun ende, e këte e dokumentojnë thanjet e terroristëve të pashpirtë, se: “Kur të përmendet emri ‘komunist’ ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”, një e vertetë që ndodhi atëherë e prap sot në Shqipni, për Ata që nuk mund të harrojnë kurrë ata tradhëtarë!
Komunistët “shqiptarë” ishin të njohtun mjaft mirë në Jug të Shqipnisë që në luftën e tyne civile, të ashtuquejtun “nacional – çlirimtare” në vitet 1943 - 44, kur mizoritë dhe vrasjet u kryen gjoja nën masken e luftës kundër armiqve të mbrendshëm vegla të okupatorëve, “Ballit Kombëtar” dhe Legalitetit apo dezertorëve etj. Kjo u vazhdue në Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue përfshi edhe masakren kundër kosovarëve nga Kukësi e deri në Tivar e Ulqin, ku humbën jetën mbi 12.000 shqiptarë kosovarë të çarmatosun nga tradhëtarët Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Sheuqet Peçi etj. në bashkpunim me forcat komuniste të Titos në Kosovë e Malin e Zi. Në janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koçi Xoxe të lidhun me forcat jugosllave, arrijnë me thye mbas shpine Prek Calin dhe malësorët e Kelmendit, ku vrasin mbi 118 malësorë pagjyq, i hudhin kufomat e tyne ndër prroje e prroska, i djegun kullat dhe i plaçkisin gjanë e gjallë...vetem me një qellim: “Për hirë të kolltukut personal të tradhëtarëve, Populli Shqiptar duhej skllavrue nga armiku shekullor i tij; sllavokomunistët jugosllavë të Titos!”
Shqiptari i Alpeve i brumosun me idealin e Atdheut e të Fesë duhej shkombtarizue!
Mbas betejës së Kelmendit, në gjysen e Janarit 1945, arrestohen nga komunistët dy klerikët e parë At Gegë Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtë armë pa leje...
Para Bashkisë së Shkodres, vriten Atdhetarë në prani të Popullit. Kjo ishte “Liria”!
Me daten 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe në Shkoder me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodres, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.
Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazër Shantoja, tue i sharrue kambët me sharrë druevari e pushkaton me Sulçe Beg Bushatin, bri lumit Lana në Tiranë e, poatë kohë Don Ndre Zadejen e vrasin pranë vorrezave të Rëmajit në Shkoder, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nënshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit për me mërritë në arrestimet e anëtarve të Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në fundin e nandorit, e thëmelueme nga Mark Çuni në muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parë antikomuniste në krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte përfundue ende.
Në Qershorin e vitit 1945, i tradhëtuem nga një kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, ish Regjent i Qeverisë Shqiptare që ndodhej i mëshefun tek një mik i veti në malet e Dukagjinit. Sillet në Shkoder dhe mbas pak ditësh dergohet në hetuesi në Tiranë.
Në shtator të 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani në Mirditë, tue u kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue në muejn Maji 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit Imz. Leone G.B. Nigris, nga Shqipnia, i dëbuem nga qeveria komuniste e Tiranës si zëvendës i Tij në Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit të posa emnuem Imz. Gjinit.
Imazh
Kryeterroristi mirditor - Bardhok Biba
Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambët me hekur të skuqun, ia sharroi me sharrë dhe mbasi i vdiq ndër duer e vari me e pa ashtu të gjymtuem populli i Sh’Palit...mandej, e hodh në breg të prronit me e ngranë qentë e fshatit...
Në muejn dhetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite në Tiranë, të cilat shpejt pasohen edhe në Shkoder, mbas zbulimit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” tue u mbyllë edhe seminaret dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve në Shkoder dhe, tue u nxjerrë jashta Shqipnie edhe jezuitët italian që nuk ishin të arrestuem me atë rast.
Nësa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e “Republikës”, në Shkoder punohet për me mbushë burgjet e podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanve etj. me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste...
Vetem qyteti Verior i Shqipnisë Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist...të cilat, në një kohë të shkurtë do të mbushen plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti që, atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Pra, gati për 1000 banorë një qender torturash.
Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodres nga të cilët Enver Hoxha kerkon thesaret e arit, të diamanteve e brilantave që grabiten nga oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne ...të cilëve, u shtetizohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetem tregtarit Man Tepelia më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vojit gurit me napolona ari. Në Shkoder janë shtetizue mbi 40.000 napolona ari, të cilat dokumentohen nga fletoria zyrtare e asaj kohë...Posa, nuk u dëshmuen kurrë?
Me datën 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anëtarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, në breg të lumit Lana në Tiranën “demokratike”...
Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi 30 vjeç, Frano Mirakaj 29 vjeç dhe Qerim Sadikut 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza false edhe klerikët At Giovani Fausti 44 vjeç, At Daniel Dajani 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktor shkencash përveç laurimit në teologji. Me këte rasë shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbyten në tortura. Hetuesia plotson proces – verbal fals të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali. Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari [b]Don Nikoll Gazulli.
Në malet e Mirditës me 13 qershor vritet Mark Gjon Markagjoni, [/b]i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike, e cila, vazhdoi përpjekjet për Liri deri në vitin 1954.
Mbas vdekjes së Imz. Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodres. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, dhe Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjetër Deden, nga forcat e ndjekjes.
Në mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe tek Dugajt’ e Reja varet Llesh Marashi...
Këta pushkatime shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë shkollës së jezuitëve e mandej me gra e fëmijë janë interrnue ndër kampet e shfarosjes komuniste.
Në muejn gusht 1946, në Pukë dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe posa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet edhe Don Pjeter Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani...që i paraprinë ngjarjeve të montueme të shtatorit 1946.
Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, që sjellin skenarët e zi të asaj Lëvizje të Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafajshem...të gjithë, të lidhun gjoja me këte ngjarje që mbetët ndër plagët e pambylluna të historisë. Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afersi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë fabrikës së venës, dhe i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, të cilin mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetitën mbi një gomar në rrugët e Shkodres...
Në Lëvizjen e Postribës u bane shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete.
Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodren me arrestime e internime nga intelektualët Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini që do të pushkatohet etj. Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vllaznit Palë e Mark Thani dhe në Gjinokaster vriten ushtarët Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani.
Vazhdojnë arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe në Tiranë, At Pjeter Mëshkalla, Don Shtjefën Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri në Korçë ku arrestohet Papa Josif Papamihali...
që do të gjejnë edhe një nga vdekjet ma të shemtueme të organizueme nga sigurimi kur po punonte në kënetën e Maliqit, Atij i bie të fikët dhe për së gjalli policët e mbulojnë me baltë ku, Ai, jep edhe Shpirtë...
Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, kater ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin e Pal Mëlyshin vrasjen pagjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të Koplikut të Shkodres.
Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak...i cili dënohet me 15 vjet burg.
Në Shkoder, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi sekretar i Argjipeshkvisë, At Donat Kurti drejtor i Gjimnazit Fretenve dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj...
Në Tuz të Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolik ma aktiv që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit të Trojeve tona...bashkluftar me Cafo Beg Ulqinin.

Me 15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan këthehet në burg....
Arrestohet Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi dhe Rektori At Çiprian Nika...
Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Palë Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra.
Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, veper e cila u krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllav, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore satelit të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga Stalini dhe Beria.
Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet në burgun e Tiranës, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhëtisht...
Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohtun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë për Këta Shqiptarë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit!
Në fillim të Dhetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj...i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë ish konvikti “Malet tona”.
Vazhdojnë arrestimet e Françeskanëve At Alfons Çuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë arrestohet Imzot Jul Bonatti, i posa sjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dergohet në një çmendi ku e shkyjnë të “sëmurët”.
Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska stalinjane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroristë të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xheudet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi, Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino, Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë që nuk harrohen kurrë nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave ...derisa, një ditë u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit!
Në këte 65 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, të flejmë në gjumin e randë të narkozës që komunistët kerkojnë me i vue Popullit Shqiptar!
Në këte 65 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejtë do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste!
Në këte 65 vjetor të këtij viti të mnershëm të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata që ishin roje dere në hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt në krejt Lindjen Europjane...
Autori - Fritz Radovani
Imazh
Melbourne, 5 Janar 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRRMAT E HOMOSEKSUALEVE NE TIRANË - 30.4.2010
Imazh
KOMUNIZMI DHE TERRORIZMI
PA GJAKDERDHJE DHE KRIME… ASFIKSOHEN..!

Pa pushue mirë ulurimat e terroristëve në rrugët e Athinës, fillojnë virrmat e homoseksualve komunistë të Tiranës së kuqe që kërkojnë përsëritjen e skenarit të turpshëm të vitit 1997 në Vlonë, me djegëje njerëzish të pafajshëm dhe vrasje makabre të përbindshve kriminel të droguem të fundit të shekullit të XX, e, ku, mu në zemër të Evropës civilizueme, ku, diktaturat ma të flligta nuk zhgulën!
Imazh

Komunizmi dhe terrorizmi janë dy vllazën të paskrupullt që fatkeqsisht kanë shpërfëtyrue popujt ma të vjetër por, edhe po i tjetërsojnë në kulturën dhe arritjet e mëdha në të gjitha fushat e edukimit moral dhe shpirtnuer të tyne, tue sjellë në katedrat e universitetëve evropjane “majmun dijetarët” dhe “pseudo heqim profesorët” e vendëve ma të komprometueme të terrorit…korrupsionit dhe drogës, mëshef e maskue me të gjitha llojet e trafiqeve që për fatin e keq të Shqiptarve, komunistët hajdutë e kriminel të Shqipnisë këto cilësi i kanë tipare të vetat thëmelore të “njeriut të rinj”, të edukuem nga partia komuniste me dy drejtuesit e saj amoral Enver Hoxha e Ramiz Alia, si dhe të gjithë pasuesit e tyne të pakarakter që vazhdojnë me sundue Popullin Shqiptar.
Që nga viti 1945 me presidentin e parë vëllavrasës të Shqiptarve kosovar të Tivarit, Omer Nishani e tue i marrë me rradhë si saragat në tel deri tek servili hipokrit Bamir Topi, që para pak ditësh kaloi darka e dreka me kriminelët e rinj dhe të vjetër spijun të sigurimit shtetit komunist, shokët dhe bashpuntorët e vet nga të cilët nuk mund të shkëputët, sëpse, i lidhë gjaku i pistë dhe vesi i ndytë i trashiguem nga stergjyshët anadollakë, prej të cilve ruejnë paturpësinë, urrejtjen dhe vëllavrasjen si mjete qeverisje, plaçkitje, pasunimi personal dhe skllavnimi të të gjithë Popullit shumvuejtun Shqiptar. Kriminelët e pangopun me viktimat e veta që kalojnë shifren e 45.000 Shqiptarve të vramë, të mbytun në hetuesi, të zhdukun në kampe shfarosje, pune, ushtrije dhe internimi, sot edhe kapërdisën të lirë në Evropë, USA e gjetkë, madje, edhe tue dhanë leksione për “demokracinë” e deshtueme në të katër anët e Botës, përderisa, këta përbindsh vazhdojnë me pasë në gjokset e tyne të qelbuna dekoratat e krimëve të shemtueme që kanë ba dhe po vazhdojnë me ba edhe sot, mbi rranojat e Shqipnisë masakrueme!
Hetues, oficerët torturues, kriminelët e brigadave të pushkatimit, gjykatës e prokuror terroristë, komunistë trafikantë armësh e motoskafësh që ushqejnë pa pushue peshqit e Adriatikut me mish njeriu, tregtarët qeveritarë të Tokave dhe trojeve detare e toksore të Shqipnisë, sot, jo, vetëm vazhdojnë pasunimin e tyne në shifra marramendse, por me “dëshirën dhe vullnetin” e presidentit Topi, ata, tue përfitue nga “zemerbutësia” e tij, mbas dekorimit të “klerikve” të besimeve të ndryshme që, me siguri edhe ata e kanë “bekue” presidentin nga ana e tyne, kanë arrijtë me “hapë me çelsin e tyne magjik” në zemrën e Presidentit edhe dyertë e burgjeve për kriminelët, tue i lirue vrasës e hajdutë, në bazë të dekretit për falje dënimi nr. 6516 dt.22-IV-2010. Me metodën e dekorimit të disa matufëve spijun të sigurimit, tue iu vue në gjoks nga një copë baker mbrenda 10 minutash, mbasi asnjeni prej tyne nuk mund të qendrojnë ma gjatë nga “prostati” pa shkue në…, sot, krenohën tue i konsiderue arritje të “demokracisë” kur, shumica e Popullit Shqiptar vuen për kafshatën e bukës dhe jeton në vorfni të pashoqe me skllavrimin e Bijve të vet të shitun në tregtorët e vendëve t’ Evropës
Komunistët ndër ditë të vështira e tregojnë “vetvetën”…!
“Edhe gjak do derdhim, këtu, e më tej nuk shkojmë” ka thanë Ramiz Alia!
Dhe, ja “Gjak Shqiptarësh” dje kërkuen grekët, sot po kërkojnë komunistët shqiptarë..! Doni gjak…Gati jemi, thërrasin “komunistët demokrat” të Tiranës…
“Me gjak e kanë fituar baballarët tanë, me gjak do fitojmë dhe ne!”
Me gjak fitoi Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe, Adil Çarçani, Sheuqet Peçi, Xhelil Gjoni e Simon Stefani…Petrit Dume, Fadil Paçrami, Zoji Themeli, Aranit Çela e qindra tjerë…
Me gjak u la Shqipnia nga Ramizi, Fatos Nano e Gramoz Ruçi…kur, në Shkoder u vra Dëshmori Arben Broci me shokë, në 2 Prillin e 1991…
Me gjak po vazhdojnë me “fitue” miljona euro trashigimtarët vrasës dhe trathtarë të tyne, të cilët, për fat nuk e njohin veten trashigimtarë të Skenderbeut dhe Shqiptarë, ndonse, ende nuk e kanë lëvizë Monumentin e Tij nga Sheshi i Tiranës, por me emna të “sllavizuem” tashma, mbasi u mbushën 65 vjet që po i shërbejnë fiset e fara e tyne bastardhe brez mbas brezi fqinjve si: Hoxhaviqët e Gjinokastres, Aliagoviqët e Beqoviqët e Shkodres, Xhuglinova, Xhelilogjoviqët e Lleshoviqët e Dibres, Ediramoviqët e Durrësit, Klosiqët e Godoviqet e dreqit mallkuem me Pezoviqët e Topiçët e Tiranës së shitun për kolltukë…
Me gjak dhe hekur “të skuqur” do fitojnë kufomat somnabul të Ramizit, Nexhmijes e sa e sa gjaksorve të Shqipnisë…që vazhdojnë me pi ndër “sofrat” e Evropës “Gjakun e Shqiptarve Atdhetarë”, tue ngritë “kupat” me fitimet e gjakut të Popullit që vazhdon me la Tokën Shqiptare me metodat e flliqta “komuniste dhe terroriste”, të ruejtuna në bankat ndërkombëtare, të “sigurueme” nga vetë Evropa që, për dy pare të ndyta njollosë qytetnimin dhe kulturën Përparimtare!
Ndeshkimi i krimit dhe i kriminelve asht një e drejtë thëmelore njerzore që nuk ka pse parashkruhet, o zotrrote, president Topi! Këte tregoi “Brukselit”..!
H.W.Tilman, thotë: “Ka disa qen që thonë kanë prejardhje prej ujku dhe, siduket, nuk janë në gjendje të harrojnë ate që trashigojnë.” Për këte nuk jeni ju fajtorë, por faji do të bijë njëditë mbi kullat e selitë e larta t’ Evropës, e cila, me siguri sheh ashtu si gjithë globi “tue u djegë në Tiranë nga komunistët vagabond Flamuri i NATO – s”, dhe, rri e ban sehirë…tue, ju vulosë edhe pasaportat…
Duhet të bindeni njëherë e përgjithmonë se, njëditë…do të merrni vesh se:
“Ju nuk jeni demokratët e parë të Shqipnisë “demokratike”, po, jeni dhe keni me kenë në histori: diktatorët e fundit të Shqipnisë komuniste!”
Vazhdoni, vazhdoni, me djegë Shqipninë..!
Ja, dhe foto tue djegë Flamurin e NATO –s në Tiranë, me 1-V-2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI
GJURMËT TË ÇOJNË NË...
SIGURIMIN E SHTETIT KOMUNIST

Imazh

MELBOURNE 2010
DON EJËLL KOVAÇI
(5 Prill 1920 – 10 Dhetor 1958)
“Një Zambakut të Bardhë...
që sigurimi komunist...
shtypi me thundra!”

Ja kushton Autori.
Melbourne, Nandor 2010.
FRITZ RADOVANI

GJURMËT
TË ÇOJNË NË...
SIGURIMIN E
SHTETIT KOMUNIST


KOHA KALON...

Nuk e kuptonim thanjen se, “Koha kalon e me te kalojmë edhe na...”, mbasi na dukej se hagrepët e sahatit kishin mbetë në një vend, të dy kishin ra tek nr. 6...Mbasi njerzit çoheshin në mengjez në oren 02.00 dhe vraponin me shishe në dorë në rradhat e qumështit, dhe vetëm atëherë, kur vlohej kilja e qumështit, na dukej se u krye detyra e madhe me fëmijë ...po kur vinte dreka prap hapej kapitulli i pafund i telasheve të darkës ...Monotonia na kishte pushtue të gjithve, mendja vetem rrinte tek grazhdi, si kafshve...se, secili mendonte vetëm “çka do të hamë..!?”
Ecjet, shkuemjet në punë e kthimi në shtëpi, na kishin kthye në kenje të kota dhe të pakuptueshme, tue persëritë të njajten thanje me ata që përshëndeteshim sa herë na qitte rruga përballë njenitjetrit. Edhe pse kishte rasë që një fëtyrë për disa kohë zhdukej, as kjo nuk na binte në sy, aqsa, shpeshë mund të na e kujtonte “mungesen” vetëm ndonjë leter me shirita të zezë që vendosej ndër shtylla të rrugave kryesore apo të kryqzimeve të tyne... E, mbyllej fleta e asaj kohë, vetem tue kujtue ato buzqeshje apo shikime të ambla të mjesit apo të drekës, që sa vinin e na zhdukeshin me kohen pa lanë asnjë mbresë kujtimesh në trunin tonë të moçatun e të përçudnuem nga telashet e jetës...
Fusha e Çelës u kishte mbetë shkodranve vetëm sa me u kujtue se kush asht tue vazhdue me kenë gjallë...Aty merreshin vesh edhe fejesat apo martesat, lindjet e vdekjet, ndonjë e re në veshje e shpesh, kah e vona ndihej nën za, se, “këto ditë” asht arrestue filani ase do të dalë në gjyq një grup rrezikzezësh...nga të cilët, njeni apo tjetri edhe mund të pushkatohen ...madje, gjyqi do ti bahej në teatrin e jezuitve e ma vonë u vazhdue në kinema “Republika” të qytetit...Unë ishe fëmijë kur një natë u dogj kinema “Rozafat”, ku kujtimet e atyne ma të moshuemve ishin të pafund për virrmat e prokurorve komunistë të viteve 1945 – 46, dhe për grupet e “shoqeve” partizane që brohorisnin nga lozhet e tyne me gjithë forcen e zanit “plumbin ballit” apo, për të burgosunit që delnin të lidhun përdore e pështyheshin në fëtyrë nga shumë vetë që asnjëherë nuk janë harrue turinjtë e tyne të mbledhun për me i hjedhë sa ma shumë pështymë ndonjë kleriku apo deputeti të lidhun me pranga dhe të vumë në rreshtin e Atyne Burrave, që kalonin tue ecë para Kafes së Madhe, e që mbas pak ditësh... do të shihej i rrëzuem përdhe ngjitë me murin e Vorreve të Rrëmajit...
Ishin të gjithë Ata që mendoheshin nga partia komuniste si “armiqë të Popullit, kriminelë apo njerëz të malit” dhe, mbasi ishin grumbullue edhe “informatat dhe faktet” ndër “dosjet” e fryme me qindra faqe nga spijunët e sigurimit të shtetit komunist, tashti po i bahej e ditun edhe Popullit “veprimtaria e tyne armiqsore...” të cilën do ta paguejnë shtrenjtë.
Deri në vitin 1950 pothuej ishin fshi nga faqja e dheut të gjithë ata që u mendonin si “armiq të betuar të pushtetit popullor”, tue fillue me qeveritarët e vjetër apo klerikët e “pabindur” të të gjitha besimeve të Popullit Shqiptar, fillue me Katolik, Bektashijë, Ortodoks e Muslimanë e deri tek diversantët që sillte Përendimi me i vra me doren e sigurimit komunist të Enver Hoxhës, i cili çdo minut rriste “vigjilencen” e tij, të kolltukut personal, partisë dhe shtetit, që rjepte përditë e përnatë...
Në Malet e Veriut, mbas ardhjes së njëfarë krimineli të quejtun Ndreko Rino dhe të një gjaksori Xhemal Selimi, të pasuem nga qindra të tjerë halabakë nga malet e Mallakastres apo kënetat e Myzeqesë dhe të Vlonës, kuadrue ndër brigadat e ndjekjes, posa u prishën mardhanjet “miqësore” mes dy partive tona komuniste “nënë e bijë” të druzhe Titos dhe Enver Hoxhës, aty nga viti 1948 pothuej, u shue fare rezistenca e tyne antikomuniste, mbasi UDB – ja jugosllave me politiken e saj të njohtun të tradhëtisë arriti me vra shumë nga drejtuesit shqiptarë ndër male tue fillue nga Gjelosh Luli, Gjergj Vata etj. Ndërsa, në Mirditë e Pukë, ajo ka vazhdue deri në vitin 1954...kur, terroristi Mehmet Shehu zhvilloi aksionet e tij të shfarosjes së disa fshatrave që edhe i zhbini tue i qitë fare sa fise të pafajshme të Mirditës bashkë me trojet ku Ata jetonin në vorfni...
Shifrat vazhdojnë me kenë të pabesueshme dhe të cungueme mbasi ato shifra që janë në statistikat e pasakta e që shpallen edhe nga Shoqata e të Persekutuemve politik të Tiranës, të gjithë papërjashtim vazhdojnë me shkrue po me ato “shifra” false, të cilat i dikton e thotë nën za edhe tashti “sufleri” i ministrisë së mbrendshme të qeverisë “demokratike”!
Në fakt terrori i ushtruem nga partia komuniste shqiptare ndaj Popullit Shqiptar, i filluem që në vitët e luftës nacional – çlirimtare në krahinat e Shqipnisë Jugut, nën masken e luftës kundër Legalitetit dhe Ballit Kombëtar, i filluem që në Vlonë me Atdhetarët Lepenica, tue u përsëritë në të gjitha qytetet dhe fshatrat ku venin kambë “çlirimtarët” e vendit, kur merrnin vesh se gjermanët janë largue dhe i pasuem në Veri me terrorin kundër Maleve të Veriut, gjithmonë të panënshtrueme ndaj politikës shoveniste serbe apo jugosllave, ku një rol shumë të rendsishëm në formimin e Tyne Atdhetarë ka luejt Kleri Katolik Shqiptar, ka tregue fëtyren e vërtetë të komunistëve tonë të shitun tek jugosllavët me në krye xhelatin anadollak Enver Hoxha, të pasuem me masakren e Tivarit kundër vëllazenve kosovarë nga bedeli i serbëve Ramiz Alia.
Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Rahman Perdhaku, Gjin Marku, Tuk Jakova, Qazim Kapisyzi, Sheuqet Peçi, Aranit Çela, etj. kriminela vijnë në qytetin e Shkodres, dhe “konfirmojnë” spaletat e tyne të gjeneralëve me veprat ma terroriste që ushtrojnë kundër Popullsisë së Veriut, tue dhanë kështu provat e tyne me brigadat e ndjekjes që nuk lanë gja pa ba, vetëm me sigurue partinë komuniste dhe “druzhe” Titon, për qendrimin e tyne kundër kujtdo që guxon me çue krye kundër pushtimit jugosllav të cilit, i shërbenin atëherë e sot komunistët shqiptarë.
Shkodra aso kohe kishte katër sahata të vendosun në kompanjela të Kishave të qytetit, por me siguri tingujt e rrahjeve të çakiçave të tyne, vinin tue iu prishë nervat atyne që i shikonin nga poshtë ku ishin ata vetë me formimin shpirtnuer e kulturorë, kështu nuk do të vonojë dhe qyteti i lashtë Verior, edhe ai do të ecin si gjithë Populli Shqiptar paditë sesa asht ora nga mjesi e deri në darkë kur errej natë... Shpesh herë kishte rasë kur ndihej trokitje e ndonjë dere që shpërthehej nga sigurimi i shtetit, që mbasi prangonin ndonjë njeri fatzi, vazhdonin me kontrollet e tyne të pafund... e, vetëm ditën e nesërme në mengjez heret kur fillonin me u rreshtue njerëzit ndër rradhat e bukës apo të qumështit, merrej vesht nga gjithë ajo lagje se kush u përfshi në listën e pafund të “reaksionarëve” që, ma vonë do t’ iu vente emni marksist – leninst nga vetë Enver Hoxha “lufta e kllasave”.
Kujtoj një rasë shumë prekës...
Në darkë kur mërrita tek dera e oborrit përshndeta “natën e mirë” një vajzë e një djalë, motër e vëlla...i vëllai ishte shumë i ri...Ditën e nesërme posa u këtheva në drekë në shtëpi, Nana më tregoi se kishte ndigjue që në mengjez herët pa dalë drita..., se kishin interrnue familjen e Gj D, e cila mbeti sa vite ndër ferma e këneta nga Shqipnia e Jugut...
Edhe sot vazhdoj me pasë dhimbje për shkatrrimin pa asnjë shkak të jetës dhe t’ardhmes së atij djali model në gjithë lagjen...e besoj se edhe sot që Nikolin Destanishta, asht në moshë të thyeme, këte përshtypje i ka lanë të gjithë atyne përsonave që e kanë njohtë qyshë fëmijë... Gjithë jeta i kaloi ndër punë të randa e të rëndomta se Baba i tij Gjoni, njihej si një nga Burrat Trima e Atdhetarë që kishte marrë malet për Liri...
Po sa, nga këta episode kishte vazhdimisht në Shkodër?

KALUEN 5 VJET TERROR KOMUNIST...


Deri në vitin 1951 edhe Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani, gja që do të sillte si pasojë edhe shkëputjen shpirtnore nga Europa, mbasi Kisha Katolike Shqiptare ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Mardhanjet me Anglinë e Shtetet e Bashkueme ishin ndërpre që në 1946. Italia dhe Franca ishin ma shumë të lidhuna me interesat e komunistëve sesa me prirjen që të ruenin lidhjet tona me Europën Përendimore, aqsa fëtyrën e vërtetë të tyne e kanë tregue në vitin 1961 – 62, kur Shqipnia u prish me Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1950, Kleri Katolik Shqiptar asht i vetmi në Shqipni që ka kundërshtue Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e Enver Hoxhës, simbas udhzimeve të qeverisë sovjetike të drejtueme nga diktatori Stalin. Besimet tjera janë pajtue me Statutet e tyne që i afronin edhe ma shumë me Lindjen. Nga Kisha Orthodokse Shqiptare, ishte i vetmi Peshkopi Kristofor Kissi, që kundërshtoi humbjen e Pavarsisë së Kishës Orthodokse, të shpallun nga Peshkopi Fan S. Noli, prandej, për këte Peshkopi Kissi, u pushkatue mbasi Ai nuk ishte dakord që Shqipnia me u shkëputë përfundimisht nga Europa. Por, duhet theksue se Peshkopi Kissi ishte shumë ma afer me Kishen Katolike Shqiptare se me Kishen Orthodokse Sllave Ruse dhe, pikërisht, ky fakt asht ai që Peshkopin Kissi e çoi në plumb!
Burimet e sigurta për ngjarjet e atyne viteve koha pothuej i mori me vete. Deri vonë unë kam njohtë pak nga ata që ishin pjestarë vetë në zhvillimin e tyne, mbasi rrethi ishte shumë i kufizuem nga vetë Kleri Katolik, i cili kishte vue kusht për diskutimin e Projekt Statutit të Kishës Katolike, mos lejimin e pjesmarrësve që nuk ishin klerikë, tue u përjashtue kështu edhe ata që ishin xhakoj të njohtun e që kishin krye edhe vitet e katerta të seminareve të fretenve apo jezuitëve, por nuk ishin shugurue nga ndërpremja e mbylljes së seminareve në vitin 1946, nga vendimet arbitrare të marruna prej qeverisë komuniste. I vetmi laik që ka kenë pjesmarrës në dy mbledhjet e para të zhvillueme në fund të vitit 1949 dhe në fillimin e vitit 1950, i kerkuem nga vetë kleri për me ba të kjarta nenet e Projektit nga ana judike asht kenë Dr. Avokat Emid Tedeschini, i cili, ka kenë edhe mik i ngushtë i Don Kolec Prennushit, që ishte i ngarkuem nga vetë kleri për shqyrtimin nen për nen të atyne problemeve dogmatike, që për asnjë arësye nuk duhet ti binin ndesh direkt as indirekt asnjënit prej ligjve të Kishës Katolike. Mbledhjet janë zhvillue në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres, tue u zbatue me shumë rigorozitet rregullat e parashikueme nga kleri, të cilin aso kohe e drejtonte Ipeshkvi i Pultit, i vetmi i mbetun në Shqipni mbas zhdukjes së Prelatve të tjerë, tue përfshi me ta edhe Regjentin e Delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Frano Gjinin, ish Abat i Mirditës, pushkatue me 11 Mars 1948. Sherbimet e Famullitarit të Shkodres i kryente Don Ernesto Çoba.
Nga Dr. Tedeschini di pak gjana, mbasi mbas vdekjes së Don Kolecit me 2 korrik 1950, as avokati nuk ka marrë pjesë ma në ato pak mbledhje që janë ba deri në vitin 1951, kur asht firmue Statuti. Se çka asht ba deri me 2 korrik 1950, dinte nga vetë goja e Don Kolecit, miku i Tij, Prof. Gasper Ugashi, që fatkeqsisht edhe Ky vdiq në vitin 1985 tue mos mujtë me lanë të shkruem asnjë rresht nga frika e kontrollit që mund ti bahej nga sigurimi i shtetit, prej lidhjes së Tij martesore me familjen e Pjetër Prennushit, që ishte edhe baba i Don Kolecit. Ndërsa, mbas vitit 1995, ma i sakti që kam bisedue me Te, asht kenë një nga protagonistët kryesor të atyne ngjarjeve At Konrrad Gjolaj OFM., që jo vetëm ka kenë prezent në dy mbledhjet e para deri në korrikun e 1950, po, edhe dinte edhe ngjarjet pasuese me imtësi e saktësi, të cilat Ai i ka shkrue në librin e Tij “Çinarët”, por, edhe ishte pikërisht një nga Ata pak klerikë të nderuem që nuk ka pranue me vue firmen e Tij në atë dokument që të tjerët kanë aprovue me 26 qershor 1951. Tjerë përsona që kanë shkrue e vazhdojnë me shkrue edhe sot, tue mos pasë kenë fare prezent në zhvillimin e atyne ngjarjeve, shpesh tue i transformue e pse jo, edhe tue i deformue me ndonjë qellim jo të mirë, ka me ardhë ajo kohë që ashtu si ka ardhë koha sot e paparaandrrueme kurr nga të gjithë komunistat e spijunët e sigurimit, që për 50 vjet as nuk e kanë mendue ndonjëherë se unë do të shoh në vitin 1998 “dosjen” e Babës tem, Kol Radovanit, i vdekun nga bombardimi i Tiranës në vitin 1943 dhe, që sigurimi komunist vazhdonte me plotsue të dhana për Te, deri në vitin 1981, me ngjarje e “shpifje” të cilat, i vlenin sigurimit për me zhvillue “luftën e kllasave” me trashigimtarët e Tij edhe mbas 35 vjetësh që, Ai vetë nuk jetonte ma. E, kështu, si mue mos harroni se i ka ngja shumë e shumë përsonave, tue përfshi edhe Ata Atdhetarë të Nderuem, për të cilët kanë shkrue spijunët e sigurimit, pseudoshkrimtarët servil, Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci e deri tek spijuni ordiner i sherbimeve komunale të Shkodres, “shkrimtari” Gjon Jaku... një nga analfabetët imoral që asht marrë me “projektin e shpifjeve” që i janë ba Martirit Kishës Katolike Don Dedë Malaj, të cilin, Çesk Shoshi, Asim Halili, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Ali Halili, Mark Dodani, Faik Kapllani, instruktori i partisë Luigj Shala me Hoxhen e Kuçit dhe Don Nikoll Troshanin... në vitin 1959 e çuen në pushkatim...
At Gjolaj, françeskan i njohtun në Shkoder, me një kujtesë për t’u admirue shpjegonte me fakte zhvillimin dramatik të atyne ngjarjeve të vitëve 1950 që, ma vonë u bane shkak pushkatimi të klerikve që nuk ishin dakord me nënshkrimin e Statuti të paraqitun nga qeveria.
Asht fakt se Don Kolec Prennushi nuk iu frigue vdekjes nga komunistët. Për këte fakt në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj, i pranishëm vetëm ndër dy mbledhjet e para të bame në Argjipeshkvinë e Shkodres, shkruen në faqe 125:
“Don Koleci tha: Këta do të na kërcënojnë se do të mbyllim Kishat tueja, në kjoftë se nuk e aprovoni këte Projekt Statut, kështu si asht këtu. Ky Projekt nuk duhet aprovue prej nesh, se edhe mbas aprovimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i sigurt se do t’ na thonë se, do t’ ju vrasim, por asht ma mirë me e ba shka kanë ndër mend sot, se ma vonë. Le të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, se me firmue dhe, nesër, prap kanë me na mbytë, por na do të vdesim me faqe të zezë. E, nuk duhet me harrue se me këta, na jemi hupë se hupë. Komunistat kështu kanë ba ku kanë marrë pushtetin, në Rusi, Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që po i njohim se kush janë.
Këta janë gjithkund njësoj..!
Unë do të qendroj në këta mendime, fjalë tjetër s’ kam!
…Zgjedhja e ipeshkvijve nga qeveria, asht shkatrrim i Kishës.”
Ndërsa, për ata që shkruejnë pa baza për atë kohë dhe ngjarjet e atyne vitëve At Konrradi, thonte: “Shkruejn për Statutin e Kishës, ashtu si për Pjerin Kçirën, që gjoja ka kerkue prift, si me pas kenë aty me te, kur, asnjeni nga ata që shkruejn për këte punë jo, vetëm, nuk janë kenë të arrestuem në hetuesi me Pjerinin, po, njeni prej tyne aso kohe as nuk ka kenë fare në burg…”.
Çeshtja thëmelore mbi të cilën bazohej ky kundërshtim i “Projekt Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik Shqiptar ishte siç, më ka shpjegue At Konrradi, nga argumentët e paraqituna prej Don Kolec Prennushit, se: “Kisha Katolike nuk mund të jetë kurr nacionale, ndonse, Ajo nuk asht kundër nacionalizmit. Ajo s’ pranon asnjëherë identifikimin e Fesë me Kombin. Në pamjen e tyne kristjane dhe teologjike ky identifikim asht i papranueshem dhe jashta kohe, sëpse, Feja do të shndrrohej në ideologji, që nuk asht tjetër veçse tjetërsim i Dogmave të Vërteta të Kishës sonë Katolike dhe Apostolike, Dogma të cilat, asnjëherë nuk janë kundër dashnisë që besimtarët Shqiptarë kanë për nacionalen e tyne.”.
Qendrimi i Tij u mbështet edhe nga Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi dhe At Konrrad Gjolaj, të cilët, me 26 qershor 1951, kur të gjithë Klerikët tjerë shkuen e nënshkruen Statutin e Kishës Katolike Shqiptare, emnat e nderuem të tre klerikve të sipërpërmendun nuk shkuen fare në mbledhje dhe, as ma vonë nuk pranuen me e nënshkrue atë Statut...
Në faqe 127, At Gjolaj shenon: “Fjala e Don Dedë Malaj ra si të binte rrfeja, kur nguli kambë që as mos të pranojmë me diskutue ma për shkëputje me Papën dhe emnime ipeshkvijsh nga Qeveria e Tiranës. Po të pranojmë këte, tha Don Deda, na kemi mbarue si mos ma keq. Kush mendon ndryshej le të flasë...
Don Zef Bici, kërkoi që të mendojmë me gjetë një rrugë të mesme, pa i ra ndesh Qeverisë, mbasi rrezikojmë shumë.
Don Ndoc Sahatçija shtoi se dyshon se çeshtja e Ipeshkvijve nuk duhet të jetë kërkue prej Shtetit, si e tha Don Koleci.
Don Koleci, përsëriti leximin e tekstit, tue i ba të kjartë Don Ndocit se ti e kupton mirë, po kërkon me i dhanë rrugë tjetër diskutimit.
Ndërhyni Don Jakë Gazulli, i cili mbështeti Don Kolecin, por i tha Don Ndocit dishka, që ky nuk e çili ma gojën.
Në sa flitej, At Rrok Vata mbante shënime. Më bani përshtypje ky veprim, dhe i kërkova Imzot Shllakut nëse e ka ngarkue Ai, apo qeveria At Rrokun me mbajtë shenime shka flitët?
Imzot Bernardini e shikoi rrebtë, dhe e urdhnoi mos me vazhdue.
....U përpilue një leter në katër kopje, e u firmue prej të gjithve:
“Na nuk aprovojmë as Projekt as Statut, ku shkëputemi prej Vatikanit dhe ku shkelen Dogmat e Fesë dhe të Kishës Katolike.”
Kjo iu drejtue Degës së Punëve të Mbrendshme Shkoder, Kryeministrisë Tiranë, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, dhe një Argjipeshkvija Shkoder. U ngarkuen me dorzue letrat: Don Zef Bici, At Filip Mazrreku, Don Mark Dushi dhe At Rrok Gurashi.
Pritej përgjigja e kësaj letre që nuk erdhi asnjëherë.”
Ma vonë më ka tregue At Konrradi edhe fjalët që Don Jaku i kishte thanë Don Ndoc Sahatçisë, ditën e fundit në mbledhje: “More Ndoc Sahatçija, që nuk je prift e kam ditë me kohë, po, sot po bindem se ti nuk je as katolik...” dhe, qeshej kur e kujtonte thanjen e Tij...
Në vitin 1952 arratiset nga Shqipnia Don Zef Oroshi... Ikja e Tij jashta kufinit s’ kje e lehtë as edhe e shpejtë. Në vitin 1968 kur u zhvillue gjyqi i grupit të klerikve të Tiranës, Don Mark Hasi nuk pranoi se ka kenë spijun i sigurimit të shtetit dhe as i ndonjë shteti fqinjë, por me shumë zemrim zbuloi para gjyqit publik që po zhvillohej në Kishën e Motrave Stigmatine të quejtun aso kohe klubi “Rinia”, se, kur, sigurimi kerkoi me arrestue Don Zef Oroshin pa dalë në Jugosllavi, vuni në ndjekje të tij edhe dy klerikë të Tiranës, Don Zef Bicin e Don Mark Dushin, që nën petkun e tyne të klerikut, terroristi Mehmet Shehu, një nga fanatikët ma anadollakë komunistë kishte mendue me zbulue nga populli i atyne krahinave ku ishte i mëshefun dhe i strehuem Don Zef Oroshi.
Vuna në dukje këte fakt që kam ndigjue me veshtë e mij mbasi sot në Arkivin e Shtetit në Tiranë, mund të lexohen pavështirësi edhe dy letra që Don Zef Bici dhe Don Mark Dushi, i drejtojnë në vitët 1952 – 54 Ministrisë së Mbrendshme për “bashkpunim” me ata organe. Këta fakte nuk duhen mëshefë, mbasi këto vepra u kryen kur asnjeni as tjetri nuk dinte çka asht hetuesia apo qelitë e sigurimit të shtetit, madje, ishte ajo kohë kur njeni edhe tjetri as nuk merrshin me mend se sigurimi i shtetit, ka me i shtryllë mirë e mirë si limonat e, mandej, ka me i ngja ashtu si shumë spijunve tjerë, që njëditë në mengjez heret...u ndodhën para plutoneve të pushkatimit, pranë gropave të viktimave të veta si spijuni Pjerin Kçira.
Po, përsërisë edhe njëherë, se nuk jam aspak dakord me vue në kandarin e këtyne përsonave “asnjë” nga ata që kanë ba kjoftë edhe tri ditë hetime në sigurimin komunist, ku, njerzit kanë mërritë me pranue akuza të paimagjinueshme prej nesh që, nuk e kemi provue dajakun apo torturen deri në shpërbamjen e plotë si “njeri”, mbasi nuk duhet harrue se mbrenda rrobave të një oficeri të sigurimit ishte e ndryeme: Urrejtja klasore, urrejtja fetare, urrejtja krahinore, smira e kulturës, smira e edukatës familjare, ishte inferioriteti i njohtun i çobanit të dhenve ndaj një profesori apo kleriku universitar, ishte padija shekullore e një fshatari lab përballë një profesori deputet që edhe kishte luftue kundër fashizmit me pushkë në dorë, siç ishte i Ndjeri Prof. Kolë Prela apo Prof. Prenkë Kaçinari e Arshi Pipa...që vinin me një bagazhë kulture nga universitetet ma të njohtuna të Europës Përendimore... Ishte një “gjeneral” injorant si Enver Hoxha, që donte me zhdukë të gjithë oficerat që kishin mbarue Akademitë ushtarake ndër vende të njohtuna t’Europës por, që duheshin pushkatue se nuk u bane spijunët e tij...E, mos harroni se edhe kishte nga ata oficerë sigurimi që arrestonin një qytetar shkodranë, për me shkue në darkë dhe me i plaçkitë kostumin që kishte pasë të veshun paradreke apo butonat e arit, kur spijuni po i priste fletë – arrestin, siç kanë veprue vagabondët e sigurimit me të ndjerin Kolë Kurti, një të djelë të zezë tek Kafja e Madhe në Shkoder. Nuk po hyjmë fare ndër qellimet imorale të spijunve ordinerë apo tek shpifjet që i baheshin djalit një tregtarit, që për me e “shpetue” nga burgu duhej të jepte familja e viktimës një pagesë të majme, e kjo pagesë deri nga vitët 1952 – 54 shpesh ishte edhe me monella ari, apo dhurata me diamante e brilante të grave fatzeza që kerkonin me shpetue burrat apo djelmët e tyne nga thonjtë e këtyne bishave të pyllit...
Bana një shkëputje, mbasi për fatin e keq këta njerëz u ndodhën edhe në gjiun e klerit katolik, të cilët, u ndanë si shapi nga sheqeri me rastin e diskutimit të Projektit të Statutit, dhe përfundimisht mbetën në ata pozita deri në vdekjen e tyne...Siç, thonte At Gjolaj: “Kush u thye u thye po, nuk u përkul, ndërsa, kush u përkul e pagoi ma shtrejtë se ai që u thye, mbasi vërtetë vonuen me e pague përkuljen...por, kur e paguen shkuene me krye si Ata që u thyen, po, këta shkuen me faqe të zezë...”
Do të shpjegoj një fakt me të cilin u njohta në vitin 1996.
Në vitin 1996 At Gjergj Vata, tashti i shuguruem në vitin 1955, më ka thirrë në kuvendin e jezuitve në Shkoder dhe, më tha: “Vërej, se, je në dijeni për nënshkrimin e Statutit të Kishës në vitin 1951, ke ba disa shkrime dhe gjithnjë len çeshtjet pa i shpjegue deri në fund... këte e ban se nuk i di ngjarjet plotësisht apo do mos me tregue si janë kenë?”
Unë e dijshe me kohë qendrimin e klerikve të Tiranës, mbasi ata e kanë tregue këte qyshë në mbledhjet kur ishte gjallë Don Koleci, dhe në një rasë Ai kishte pasë mosmarrveshje të fortë me Don Zef Bicin, i cili, i ka thanë: “Ti Don Kolec, do që të mos nënshkruhet Statuti, për këte as nuk do me lanë me folë ata, që ndoshta mendojnë me e firmue!” Aty për aty Don Koleci, i asht përgjigjë: “Don Zef të njoh mirë, ti me veprat tueja je një gjarpen në gjiun e Klerit Katolik Shqiptar!”... dhe, për mos me vazhdue debati ka ndërhy Imzot Bernardin Shllaku dhe mbledhja asht mbyllë për me u vazhdue mbas disa ditësh, por mbledhja nuk asht ba as mbas disa ditësh sëpse Don Koleci, që ishte i ngarkuem për me studjue dhe me analizue nga ana teologjike Projekt Statutin, me 2 korrik 1950 vdiq papritmas nga zemra...
Këte ngjarje aty nga viti 1958 ma ka konfirmue edhe dr. avokat Emid Tedeschini, i cili merrte pjesë deri atëherë. Edhe Dr. Tedeschini pranonte se protagonistët kryesor të nënshkrimit të Statutit ishin Don Zef Bici, Don Mark Dushi, At Rrok Gurashi, At David Pici, Don Ndoc Sahatçija, e ndonjë tjetër, të cilët, kishin pregatitë një leter pak kohë mbas vdekjes së Don Kolec Prennushit në korrikun e 1950 dhe, i kerkonin qeverisë komuniste që të organizonte një mbledhje sa ma parë, mbasi “tashti”... kleri asht gati me nënshkrue Statutin. Në atë kohë Avokat Tedeschini asht shkëputë përfundimisht nga kjo çeshtje, mbasi nuk donte me kenë në rrjedhen e papelqyeshme prej Tij, të ngjarjeve që parashikonte se po ngjasin në lidhje me klerin.
At Gjergj Vata tregoi sesi e kishin thirrë një grup klerikësh në qelen e Tiranës, ku administronte Don Zef Bici kur ishte xhakue jezuit dhe ndodhej në Tiranë bashkë me Pjeter Topallin, në veren e vitit 1950. Aty ishin edhe Don Ndoc Sahatçija, At Rrok Gurashi, Don Mark Dushi dhe At David Pici, të cilët kerkonin prej Gjergjit me përfaqsue klerikët jezuit që pothuej nuk kishin mbetë asnjë, mbasi pak ishin ndër burgje me At Mëshkallën, ndërsa italianët ishin dëbue nga Shqipnia prej qeverisë komuniste kur mbyllën edhe seminarin e tyne me 6 mars 1946, dy ditë mbas pushkatimit At Giovani Faustit e At Daniel Dajanit jezuitë, dhe xhakonit Mark Çuni, tue lidhë me grupin e Tyne edhe At Gjon Shllakun OFM. frat, si organizator i Grupit Antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, të cilët u ekzekutuen me datën 4 Mars 1946, në Zallin e Kirit.
Gjergji, tue mos kenë i shuguruem prift aso kohe nuk ka pranue me nënshkrue atë leter të pregatitun prej tyne. Gjergji këte pretekst e ngriti se nuk donte as Ai vetë që të nënshkruhej Statuti i pregatitun nga shteti .
Sigurisht, ky qendrim At Gjergj Vatës i ka kushtue shumë shtrenjtë, mbasi ka kalue tri herë arrestime e hetuesi të vështira dhe asht lirue herën e fundit në vitin 1987 ndër të fundit klerikë.
At Gjergji, lidhi me ngjarjet e Tiranës edhe pasojat që patne At Marin Sirdani, i cili, u arrestue në mars të 1950, sepse edhe At Marini, nuk ishte dakord me nënshkrimin e Statutit. Nuk duhet harrue se ishte edhe vëlla me Don Aleksander Sirdanin, dijetari i madh që sigurimi e mbyti në gropat e zeza të hetuesisë së Koplikut në vitin 1948...
At Gaspër Suma arrestohet në prill të vitit 1950, dhe vdes në tortura. At Viktor Volaj, At Ferdinand Pali dhe Don Zef Gila, interrnohen në Tepelenë në maji të vitit 1950, mbasi paraqesin mendimet e veta në kundërshtim me disa nga nenet e Statutit, i cili, bie ndesh kryesisht në lidhje me zgjedhjen e ipeshkvijve, që simbas Statutit mendohej zgjedhja e tyne nga shteti shqiptar.
Don Zef Gila, ishte një nga klerikët e veçuem për natyren dhe prirjen letrare të Tij nga Don Koleci, aqsa kur vinte për mbledhje në Shkoder, edhe Don Zefi vinte dhe “flente” në shtëpinë tonë, me Don Kolecin.., e vuna ndër thojza fjalën “flente”, se shpesh i xente ora 02.00 e mengjezit tue diskutue njeni me tjetrin çeshtjet e pafund të Statutit...
Me At Gjergjin u hap edhe biseda e arrestimit Don Ndre Lufit.
Në të paktit klerikë që ka ardhë me u pjekë për vdekjen e Don Kolecit, (mbasi pjesa ma e madhe kishin frikë me ardhë tue përjashtue Imzot Errnesto Çoben, që nuk asht shkëputë kurr nga familja ynë) ishte edhe Don Ndre Lufi...për të cilin mbas pak ditësh morëm vesht se ishte arrestue. Prift trim, por edhe i vendosun në fjalët e veprat e veta aqsa, kur ishte thirrë nga sigurimi mbas “padisë” bame nga Don Prekë Nikçi, Ky vazhdoi me qendrue në vendimin e vet. Arrestohet në gusht 1950 dhe mbasi kalon në duertë e Dul Rrjollit e Nevzat Haznedarit, dënohet 20 vjet burg... Bani 10 vjet, të cilat, i kaloi në kampet e shfarosjes dhe në burgun famkeq të Burrelit, ku Ai ka lanë respekt të veçantë si klerik që nuk asht përkulë asnjëherë përballë bishave të sigurimit komunist.
Me datën 31 korrik 1951, “....u shpall nga Qeveria e Tiranës në gazetat kryesore se, Kleri Katolik ka aprovue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” të cilin, e ka aprovue edhe Kuvendi Popullor....
Në librin “Çinarët”, At Gjolaj shkruen: “Desht me më ra pika kur doli njëditë në gazetë, se u aprovue Statuti i Kishës Katolike Shqiptare. Në të vërtetë Qeveria bani lëshime të mëdha po, as unë, as Don Deda, nuk kishim besim tek ajo Qeveri, prandej edhe nuk e firmueme asnjeni. Nuk e kishte firmue as Don Ejëll Kovaçi...” (fq. 127)


VITËT PO ECNIN SI DONIN “ATA” ..!


Asht ba shprehi në të folun dhe në të shkrueme tek disa edhe sot se: “Kleri Katolik apo inteligjenca katolike me të vërtetë ka vuejtë nga pushteti komunist i Enver Hoxhës!..” Kjo shprehje që qarkullon për fat të keq edhe ndër mjaft nga ata që ishin bashkvuejtës me ta edhe në hetuesi, burgje apo kampe shfarosje. Ky asht një “komplement” që i bahet krejt asaj periudhë kur komunistët fanatikë shqiptarë me pikpamje anadollake të kryesuem nga Enver Hoxha dhe klani i tij bashkë me trashigimtarët e sotëm, i kanë sherbye dhe i shërbejnë edhe tashti shovenistëve serb dhe klikave të tyne deri tek padroni i madh i Bashkimit Sovjetik, që kanë kenë gjithënjë okupator të Tokave tona dhe i Popullit Shqiptar, që nga viti 1944, kur Enver Hoxha me paturpësi deklaron zyrtarisht se: “Populli dhe qeveria shqiptare nuk kanë asnjë mosmarrveshje me shokun Tito... edhe përsa i përket çeshtjeve territoriale, duke përfshirë edhe Kosovën.”
Unë nuk do të përsëris materialet që kam botue në lidhje me atë periudhë të zezë historike të Shtetit dhe Popullit Shqiptarë që, nga viti 1941 kur u thëmelue Partia Komuniste Shqiptare nga emisarët jugosllav të “druzhe” Titos, dhe as të vëndosjes së diktaturës komuniste sllave nga sherbëtorët e sajë në sigurimin e shtetit shqiptarë, që kanë zbatue çdo ide, mendim, projekt, apo “pllan” të atyne okupatorëve, në çdo qeli apo birucë të diktaturës e dhunës së ushtrueme ndaj Atdhetarëve, Klerit Katolik apo inteligjencës katolike, por do të shtoj se Atdhetarët e vërtetë Shqiptarë dhe inteligjenca përparimtare e Popullit Shqiptar e prëgatitun kudo në universitetet e Europës Përendimore, asht trajtue dhe trajtohen edhe sot me pasardhësit e tyne, ashtu si kanë trajtue gjithënjë popullin katolik dhe krahinat e Veriut, tue përfshi edhe të gjitha Trojet Shqiptare që nuk janë pajtue asnjëherë me okupacionin sllav ndër Ata Troje.
Pa hy në komente të gjata, Genocidin komunist të Enver Hoxhës dhe sherbëtorit tij “safi” anadollak Ramiz Alisë, unë do ta paraqes në pak rreshta me emnat e Atyne që u përfshinë në këte vepër kriminale që nga 1944 dhe deri në vitin 1950, ku, janë pushkatue, mbytë në hetuesi, kampe shfarosje dhe burgje vetëm nga Kleri Katolik Shqiptar:
Imz. Frano Gjini, Imz.Gjergj Volaj, Imz. Nikoll Tusha, Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda, Imz. Vinçenc Prennushi, Imz. Gjergj Haberi, At Lorenc Mitroviq, Don Lazër Shantoja, At Leonard Tagaj, Don Ndre Zadeja, Don Mark Xhani, At Giovani Fausti, At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Zef Maksen, Don Alfons Tracki, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Anton Zogaj, Don Nikoll Gazulli, At Bernardin Llupi, Don Luigj Pici, At Bernardin Palaj, At Serafin Koda, Don Dedë Plani, Papa Pandi (Korçë), Papa Josif Papamihali, At Lekë Luli, Don Dedë Maçaj, Don Luigj Prendushi, Don Pjeter Çuni, Don Aleksander Sirdani, Don Anton Muzaj, Don Mark Bicaj, Don Vlash Muçaj, Don Nikoll Shelqeti, Don Ejëll Deda, Don Jakë Bushati, Don Nikoll Laskaj, Don Kolec Prennushi. I kësaj periudhë asht edhe Seminaristi Mark Çuni dhe Fratel Gjon Pantalia.
Nuk vuna numur rendorë, mbasi edhe i 44-ti asht numur 1, n’Elter të Martirve të Fesë e t’Atdheut!
Janë arrestue dhe kanë vuajtë në kampet e shfarosjës komuniste edhe 59 Klerikë Katolik të tjerë. Këto shifra i përkasin vitit 1944 – 1950.
Në vitin 1950, qeveria komuniste e Tiranës, ban përpjekjën e dytë për shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani. Këte herë asht Don Kolec Prennushi, Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi, Don Jakë Gazulli, At Marin Sirdani, At Konrrad Gjolaj, Don Ndre Lufi dhe të tjerë, që kundërshtojnë “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, i cili, u aprovue vetëm në vitin 1951.
Të gjitha “legjendat” apo përrallat që janë shkrue nga komunistët apo falsifikatorët tjerë të historisë së vërtetë të Klerit Katolik, ku kanë ba përpjekje të vazhdueshme dhe vazhdojnë edhe sot me “bedelat” e vet për me reabilitue agjentët e sigurimit të shtetit dhe veglat besnike deri në zhdukjen e tyne përsonalisht nga Enver Hoxha, tue fillue nga Tuk Jakova, Pjerin Kçira, Bardhok Biba etj., asnjëherë asnjëni, jo vetëm, nuk kanë pasë lidhje me Klerin Katolik apo inteligjencën katolike, por janë kenë dhe kanë vazhdue me kenë deri sa kanë ngordhë dora e djathë e sigurimit të tij dhe e të gjitha poshtersive të mendueme prej tij, prandej, edhe fundi i tyne asht ai që kanë kerkue vetë e që kanë gjetë të gjithë papërjashtim ata që i kanë sherbye Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut që nga Koçi Xoxe, Nako Spiro e me rradhë...tue i urue, madje, edhe ditlindjën si gjeneral Gjin Marku nga burgu i Burrelit.
Sigurimi i shtetit për me sigurue rrugen e nënshkrimit të Statutit pa probleme nga të papritunat që mund të ngjasin, filloi me kercnue me arrestime dhe interrnime të disa klerikve që dyshoheshin se mund të sillnin telashe për mos me firmue Statutin e paraqitun prej tyne.
Don Nikoll Gjinaj u arrestue një javë para se të firmohej Statuti dhe, mungon firma e Tij, ndonse në hetuesi deklaron se nuk do ta firmonte po të ishte jashtë. Kjo thanje i kushtoi aq shumë, sa në vitin 1987, dy muej para lirimit nga burgu vdiq në kampe shfarosje...
Don Nikoll Sheldija nuk shkon as Ky në mbledhje për shkak të gjendjes së randë shndetsore, gja që solli në Marsin e 1952 vdekjen e Tij...edhe Ky nuk firmoi Statutin, as kur ia derguen në shtëpi. Për këte veper “armiqsore” me që ishte varrosë në Kishen Monumentale të Vaut të Dejës, kur anadollaku Fadil Ymeri i vuni dinamitin asaj Kishë dhe e holli në erë në 1967, shkatrroi edhe vorrin e Don Nikollit, i cili humbi...
Don Marjan Arta asht ndër Martirët e Mëdhaj që propagandoi mos firmimin e Statutit, për këte sigurimi i friguem se mos pengon të tjerët me firmue, e arreston me datën 26 mars 1951 dhe si gjithnjë përpilon akuza false dhe, e dënon me 15 vjet burg e punë të detyrueme.
Mbas lirimit nga burgu, një mik i Tij, i besimit Musliman në Vlonë, e mbajti Don Marjanin në shtëpi derisa vdiq në vitin 1986. Ky qendrim i Atij Burri vlonjat duhet njohtë dhe respektue, mbasi po në Vlonë, në vitin 1967 nuk u mbyll as kuvendi i Motrave Stigmatine, e kjo vepër e Popullit Vlonës pason shumë të tjera...që ndokush do me i harrue kur në gjithë anët e Shqipnisë, Motrat u nxoren jashta kuvendeve që në vitin 1946 dhe u shkatrruen me thëmel edhe shkollat e Tyne.

Imzot Bernardin Shllaku, me datën 26 qershor 1951 mblodhi gjithë klerin dhe tue kenë i pafuqishem ndaj presionit të qeverisë dhe kryesisht ndaj makinacioneve të Mehmet Shehut, me anën e disa klerikve me qender në Tiranë, por që në mbledhje për diskutimin e Statutit, mbas arrestimit të At Marin Sirdanit në marsin e vitit 1950 dhe vdekjes së papritun të Don Kolec Prennushit po në korrikun e 1950, ata kishin marrë edhe “frenat” për drejtimin e atyne mbledhjeve, ku tashma rezistenca e kundershtarve po thuej ishte thye, sigurisht me disa përjashtime. Imzot Shllaku porositi: “Për shka kam pa me sy, për aq pak sa më mbajtën në sigurim, eni nën mrrelen teme, dhe bani kështu si tham unë...firmosni Statutin” (fq. 128 “Çinarët”). Për At Justin Rroten, Don Ejëll Kovaçin e ndonjë tjetër ka firmue Don Gjon Kovaçi, kështu, dokumenti ka 64 firma. Mungojnë aty edhe firmat e atyne klerikve që pak kohë ma përpara u arrestuen ose u interrnuen, tue mos përjashtue edhe të gjithë ata që ishin ndër burgje apo kampe pune të shfarosjes komuniste prej kohësh.
Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj dhe Don Ejëll Kovaçi janë konsiderue si kundërshtarë të nënshkrimit të Statutit që në ditën e parë të firmosjes nga pjesa e tjetër e klerit me datën 26 qershor 1951.
Publikimi i firmosjes së Statutit u ba vetëm mbas dekretit për aprovimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, nga Presidiumi i Kuvendi Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, në Tiranë, me datën 30 korrik 1951, dekretligji nr. 743, i nënshkruem nga Kryetari Dr. Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli (d.v.).
Gazeta “Zeri i Popullit” ishte e para që botoi njoftimin dhe vuni në fletët e saja tekstin e plotë të Statuti, ku nuk mungonin as komentet e gazetarve për këte “fitore” të arritun nga partia komuniste e kryesisht nga antikatoliku i “betuar” E. Hoxha me pasuesit e tij anadollakë.
I vetmi kundërshtim i klerit deri në fund ka kenë “aprovimi i ipeshkvijve të rij nga Vatikani”, ndonse qeveria ra dakord me këte pikë, po gjithmonë letrat dhe propozimet e klerit katolik shqiptar, duheshin kalue nën kontrollin e një zyres që ishte e ngarkueme për atë qellim, në selinë e kryeministrisë së qeverisë shqiptare. Ndoshta, kjo fije e hollë si fija e flokut mund t’ ishte e vetmja “lidhje” e klerit tonë me Vatikanin.
Shteti premtoi edhe disa privilegje tjera si, botimet e revistave e librave fetar, hapje seminaresh për klerikë, fonde për ndertime dhe për riparime objektesh të kultit, rishqyrtim të disa dosjeve të klerikëve që ishin të arrestuem dhe të dënuem prej disa vitesh dhe korespondencën “e lirë” me Vatikanin por, të kontrollueme nga shteti për probleme kyçe.
Asnjë nga premtimet e saj qeveria nuk i ka mbajtë. Ajo pak ditë mbas shpalljes në gazetë ka dergue edhe letra me adresen e shkrueme sipër “Kisha Katolike Autoçefale Shkoder”, gjoja një “gabim” i bamë nga një nëpunës i zyres kryeministrisë, i quejtun Koço, që mbas ankimit të bamë nga Imzot Shllaku, nuk asht përsëritë ma.
Ky “gabim” u ba me qellim që shteti me i hapë rrugën edhe “gabimeve” tjera që do të pasonin veprimet e mavonëshme, si bie fjala, ndryshimet e emnave që propozoheshin për ipeshkvijë, organizatorët e dioçezeve etj. Sigurisht këto veprime patne edhe reagimet e disa klerikve që nuk u pajtuen me qeverinë, por rezultatet kjene katastrofike mbasi në të gjitha çeshtjet komunistët mbetën të pandryshueshem ndaj parimeve të tyne që mbështeteshin mbi diktaturën e proletariatit, e cila për parim kryesor kishte dhunën dhe terrorin e vazhdueshëm dhe të pandërpremë.
Pak kohë mbas aprovimit të statutit ppat shkue në Burrel për me pa reagimin e disa klerikëve të burgosun që në 1946 – 47 vetë Hilmi Seiti me një gjeneral të ministrisë së mbrendshme, dhe u takue me At Donat Kurtin At Pjeter Mëshkallën dhe At Frano Kirin, të tre me dënime me shumë vite.
Si duket Hilmia mendoi se koha e gjatë e burgut e ka ba punën e vet dhe, i pyeti se ç’ mendim kishin ata në lidhje me aprovimin e Statutit edhe nga ana e Tyne, tue ju dhanë me kuptue për mundësi “dalje” nga ai burg i njohtun sigurisht, para kohe... At Donati iu përgjgjë i pari: “Statutin e Kishës ne na e ka lanë Krishti dhe me Ate na do të vazhdojmë. Këte që keni ba ju, vazhdoni me ata që e keni ba...”. Mbas Tij, vazhdoi At Pjetër Mëshkalla: “Nuk kam shka i shtoj as mungoj fjalës At Donatit!”, ndërsa, At Frano Kiri i tha: “Besoj e morët përgjigjën nga këta që folën para meje”
Hilmia i nervozuem nga përgjgjet e Tyne dhe deshtimi i “vizitës” së tij, para Atyne kolosve të Klerit Katolik, kapi përkrahu shokun e vet gjeneral dhe iku tue turfullue..: “As mos mejtoni se do të dilni ndonjëherë nga ky vend, ...këtu, keni për të ngordhur...”
Por, ngjau krejt ndryshej...Të tre dolën nga ai vend, madje, edhe me faqe të bardhë kur vetë Hilmia kishte “ngordhë” me faqe të zezë...
Ndër të gjitha burgjet dhe kampet e shfarosjes u patën shpërnda spijunët e regjun të Enver Hoxhës, me mujtë me marrë të pakten “një firmë” të një kleriku katolik, që mund të firmonte Statutin për me u lirue para kohe, por asnjë nuk ka pranue me vue firmën e vet në atë dokument.
Edhe Ata që plotsuen dënimin, kur i ofruen mundësinë me krye sherbime mbasi të firmoni Statutin, kanë vazhdue me thanë Meshë ndër jerevia dhe kësolla drrase, ashtu si At Donat Kurti në një barakë në Zallin e Kirit, i cili thonte: “Jam shumë i kënaqun, se jetoi pranë shokve të mijë”, mbasi baraka e Tij ishte mbi Zallin ku preheshin pjesa ma e madhe e të gjithë Atyne Atdhetarëve, që vdiqën për Fe, Atdhe e Shqipni Europjane!
Besoj, nuk e harrojnë dhomën ku thonte Meshë Martiri At Pjetër Mëshkalla, ata që kanë shkue në banesen e Tij në Ballabane...një dhomë e ultë e një shtëpije të vjetër, e shpërthyeme në të katër anët, e gjysma e asaj dyshemje pa drrasa, por me dhe...Aty, njeriu e ndinte vetën në një nga ata “pallate”, që bota sot i rreklamon ndër ma luksozet! Ishte prania e Tij...
Ky ishte qendrimi i vërtetë i Klerit Katolik para bishave komuniste si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Hulusi Hako, Hilmi Seiti, Dilaver Sadiku apo ndonjë katil tjetër, që shkonte “vizitor” i derguem nga anadollaku i njohtun antikatolik e antishqiptar Enver Hoxha!
Me 8 e 9 korrik 1952, organizohët nga qeveria komuniste në Tiranë, “Konferenca e Paqës” në Pallatin e Kuturës “Ali Kelmendi”.
Ajo kje një tribunë e vërtetë e veglave të sigurimit të shtetit, ku klerikët e të gjitha besimeve papërjashtim nuk lanë gja pa thanë për Papën dhe Vatikanin. Pat pak nga ata që kanë pranue me ba kompromis me komunista, por jo shumë larg nga kjo kohë, papritmas u ndodhën “njëditë” para plutonëve të pushkatimit, të akuzuem si “spijun”, po as ata vetë që nga torturat e sigurimit e pranuen veprimtarinë e spijunazhit, nuk e ditën se spijunët e kujt ishin kur u ndodhën para grykave të automatikve!
Pikërisht, mbas nënshkrimit të “Statutit” kur mendohej se vdekja e Stalinit në 1953, mori me vetë edhe terrorin komunist dhe frikën, shohim nga dokumentacioni i ruejtun në arkivat e vetë sigurimit të shtetit, se lufta merr formën e zhdukjes me burgime, kampe e interrnime të gjata.
Masat politike të shtetit janë pasue gjithnjë me “pllanet” ekonomike. Kisha nuk kishte ma asnjë pronë, tokat u kooperativizuan. Shtëpijat i dhurohën oficerave të sigurimit, prona të cilat i gëzojnë edhe sot. Fshatari “kooperativist” nuk kishte të drejtë me mbajtë as pula...
Sovjetikët, tashma padron të kampit socialist, “demaskojnë” Stalinin, po në kursin e politikës social – ekonomike nuk ka ndryshime të theksueme, me përjashtim të “luftës së kllasave”, e cila fillon me përfshi në gomnën e sajë edhe “shokët e armëve”, ata komunistë që tashma e kanë krye funksionin demagogjik të Partisë. Reklami i pranisë “katolikut” vetëm për emen Tuk Jakova në sferat e larta të Partisë, griset dhe zhdukët përgjithmonë nga Komiteti Qendror i PPSh...
Bahën disa meshtarë të rinjë, që në prëgatitjen filozofike të tyne kanë përfundue kurse dhe shkolla të ideologjisë marksiste – leniniste, sigurisht, të “moderueme”, mbasi në tekstët e shkollave shtetnore marksizmi nuk përfshinë ma “haptas” diktaturën stalinjane. Kurset teologjike nuk ekzistojnë dhe as nuk bahët fjalë për shkolla fetare. Pregatitja e tyne bahët privatisht nga klerikë të vjetër. Por, duhët theksue se edhe nga Këta Meshtarë dolën Martirë, si: Don Mikel Beltoja e Don Marin Shkurti, që u torturuan dhe u pushkatuan, tue thirrë: “Rrnoftë Kisha Katolike Shqiptare, rrnoftë Krishti Mbret”.
Shteti komunist gjenë shkak me arrestue Don Simon Jubanin, por në të njajtën kohë helmatisë dhe zhdukë vëllaun e tij Don Lazrin, edhe Ai klerik i Nderuem...e, kështu, vepron me klerikun e nderuem Don Matish Lisna, të cilin e mbyti në moshën 34 vjeçare, vetëm se fjala e Tij nga predikatoria arriti me joshë dhe me afrue pranë Kishës së Madhe, qindra e mijra të rijë t’etshem me mësue të vërteten e Ungjillit.
Njëkohsisht me veprimet e tyne të mëshfta e djallëzore, sigurimi zbulon edhe fëtyren e vet të vërtetë terroriste, të cilën, e tregon simbas rastit dhe momentit politik që i dikton si gjithnjë byroja politike e PPSh.
Në vitin 1956, sigurimi komunist arreston At Rrok Gurashin, i përfoluni për “proceset false të futjes së armëve në Kishën Françeskane dhe Partinë Demokristjane”. Janë plot 57 faqe të shkrueme para shefit Seksionit Katolik (i vetmi në kampin komunist), në degën e punëve të mbrendshme të Shkodres, me katilin e pacipë Xheudet Miloti, fanatik i specializuem me torturue intelektualët e Klerin Katolik. Ky proces që vazhdon deri në 1000 faqe, asht me të vërtetë një dokument i platformës së Ministrisë së Mbrendshme, dhe shpjegon me saktësi detaje të terrorit që do të sjellin vitët që pasojnë për Klerin Katolik. Janë parashikue imtësisht akuzat false për çdo klerik dhe grupe klerikësh, deri tek masakra kundrejt Martirit Imz. Ernesto Çoba, në vitin 1980. Do të theksoj se asnjë nga këta veprime nuk janë ba jo, vetëm, pa dijenin e komitetit qendror të PPSh, por të gjitha këto vepra terroriste që pasojnë çdo minut njenatjetrën, janë ide nga fantazia e çmendia kriminale e mendjes çthurun të gjaksorit katil Enver Hoxha. Të gjithë çka i kanë sherbye atij tue fillue prej bushtres plakë Nexhmijes e skiles serbe, trashigimtarit të fronit flliqun të partisë Ramiz Alisë, të gjithë papërjashtim janë “bashkfajtorë” e kriminelë të pashoq në krejtë Lindjen Europjane...ku, komunizmi asht instruktue nga bolshevikët stalinistë, mosdënimi i të cilit, sot ka sjellë edhe “dyshime” në të gjitha ata vende për mbarvajtjen e demokracisë.
Të gjithë Martirët e Fesë që do të shënoj këtu, përfshihën në shpifjet e trillimet e këtij procesi, autori zyrtar i të cilit sot bredhë sa në një shtet në tjetrin, madje, edhe i mirëpritun nga “shokët” e tij europjan...dhe, besoj i kujtohen edhe emnat e shkruem aty, tue fillue nga Imz. E. Çoba, Don Rrok Frisku, Don Anton Doçi, Don Ejëll Kovaçi, Don Dedë Malaj, Don Nikoll Gjini, At Karlo Serreqi, At Gegë Luma, Don Mark Hasi, Don Lec Sahatçija, At Marjan Prela, At Leonard Shajaku etj., dhe, tue mos përjashtue edhe vetë autorin e këtyne recitimeve dhe trillimeve, shpifsin At Rrok Gurashi.

A NGOPEJ KATILI ANADOLLAK...
ME GJAK E KRIME..?


Ma parë se me kalue në tjera fakte për katilin mizor e anadollak “shokun” Enver Hoxha, mendoj me ba një skjarim të fjalës së shpallun nga ai vet, se: “jam anadollak!”, pra, jo, e vume me qellim të keq ose e krijueme apo e sajueme nga të tjerët, në emnin e tij..., emen i cili, siç, thotë Populli: “Mos kjoftë përmendë ma..!”
Ai asht i pari “drejtues” i shtetit shqiptar që mbas vitit 1912, i ka qendrue besnik parimeve të Haxhi Qamilit, të cilin e kemi edhe sot në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuem nga Akademia e Shkencave në Tiranë në vitin 1985...nën kujdesin e Ramiz Alisë...edhe ky, mbasardhës i denjë i Haxhi Qamilit dhe Haxhi Lleshit...
Me rasën e festës së 28 Nandorit 1912, që po përkujtohej në Vlonë, në vitin 1962, me paturpësinë ma të madhe në banketin e madh të shtruem për nderë të Luftarve të Lirisë dhe të Pavarsisë në Vlonë, ku kishte gjallë ende edhe nga Luftarët Trima të Malësisë së Veriut, si zonja e nderueme e Malësisë së Hotit Norë Kolja, e reja Dedë Gjo’Lulit, e cila më ka tregue vetë Ajo, kur po punonim portretin e Saj në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, pak ditë mbasi ishte kthye nga Vlona, se “i madhi” atje kishte thanë tue kenë në krye të sofres se “ne jemi vëllezër gjaku me turqit”, shprehje e cila u pasue edhe nga trashigimtarët e fronit tij deri tek “demokratët”, kur burrnisht dhe pa ndrojtje zotni Mark Bregu nga Shkodra, u dha këtyne anadollakve përgjigjen e meritueme në shtyp...
Asht e vertetë se turqit edhe kanë dhunue gra e vajza shqiptare, asht e vërtetë se kanë lanë edhe trashigmtarë këtu, por me dhunë e me mjete tjera të njohtuna, aqsa fëmijët e tyne e kishin për turp me tregue se janë bij apo bija anadollakësh...Asht e vërtetë se edhe Enver Hoxha asht djali i bylykbashit të Gjinokastres, dhe jo i burrit të nanës së tij, por si duket në 1908 kur e ka lindë e ama, bylykbashi paska kenë turk anadollit e, kjo gja, vërtetohet nga vetë Enver Hoxha, që “vëllezërit e vet” i ka turq nga Anadolli, ashtu si Ramiz Alia etj...që e kanë për “nder” me kenë në krye të shtetit shqiptar, si pasues të turqve anadollakë...me “vëllazen dhe motra” në Turqi e gjithkah deri në Bosnje, përveç se Shqiptarë, jo!
Bana këte shpjegim mbasi në Shqipni, ky “epitet” i vumë nga vetë anadollakët që e kanë pasë për “nder” se ishin turq shpesh edhe keq kuptohet me dashje, mbasi tue fillue nga Hoxhallarët e Nderuem të Shkodres, Repishti, Ali Kraja, Derguti, Najpi, e deri tek Hafiz Ibrahim Dalliu që ka deklarue në gjyqin e Tij, në Tiranë në vitin 1946, se: “nga Turqia ne kemi marrë besimin, po, për tjera s’ka ç’na duhet Anadolli...se ne jemi në Europë...” të gjithë papërjashtim, janë kenë Shqiptarë, kanë punue dhe luftue për Përparimin Europjan të Shqipnisë dhe kanë trashigue me gjakun e tyne edhe ndër pasardhës, vetitë dhe traditat veta të njohtuna Atdhetare Shqiptare...tue fillue që nga viti 1912, 1924 e deri sot.
Keqkuptimi i përket vetem atyne muslimanve që e kanë për turp me quejt vetën Shqiptarë, kur as nga gjaku as nga traditat nuk kanë asgja të përbashkët me të gjithë ne, që e kemi për nderë që jemi ndër shekuj mbasardhës të Gjergj Kastriotit dhe, të të gjithë Atyne Atdhetarëve që me Gjakun e Tyne kanë la Token Shqiptare për Liri e Drejtësi...
Në këte shpjegim nuk përfshihet asnjë nga ata musliman që nga padija e tyne kulturore kanë ngatrrue besimin me kombësinë, tue quejtë vetën “jemi turq” se i perkasin besimit të shumicës popullsisë turke e, nga këta ka mjaft edhe sot në Trojet Shqiptare, ku vazhdojnë mos me pasë as shkolla as tekste të historisë së vërtetë të Shqipnisë...dhe, janë pikërisht edhe ata “universitete” ku kanë studjue “presidentat” tonë...me të gjithë qeveritarët anadollakë, që na i ka lanë trashigim “shoku” Tito...
Të ishin të tillë vetem për emen gjysma e së keqes, po për fatin e keq të tonin, këta anadollakë sot nuk janë të tillë vetëm se i përkasin besimit musliman, (se, besimin këta nuk e njohin) por janë pasues të pandreqshëm të trashigimisë së gjakut, zakoneve, veseve dhe fanatizmit të pushtuesve dhe robnuesve turq të Anadollit.
I tillë ishte Enver Hoxha me të gjithë pasuesit e tij...Prandej edhe emisaret jugosllav Dushan Mugosha e Miladin Popoviq e zgjodhën këte “monster” si drejtues të partisë komuniste shqiptare, mbasi qellimi kryesor i atyne shovenistëve jugosllav të udhëhequn nga Josif Broz Tito, ishte shpartallimi i Atdhetarëve e intelektualëve Shqiptarë të paisun me kulturë Europjane Përendimore, zhdukja e çoroditja të gjitha vetive e virtuteve Atdhetare ndër Malet e Veriut, ku “vdekja për Fe e Atdhe ishte si me le” dhe, aplikimi i Genocidit tyne kundër Klerit Katolik Shqiptar, që ishte edukatori dhe frymzuesi i ndjesive Shqiptare e Atdhetare...
Prandej, lufta e Enver Hoxhes kundër Atdhetarëve, Klerit Katolik dhe popullsisë së Shqipnisë Veriut, asht kenë e pandërpreme asnjëherë, po ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë vetëm ndryshime “maskash”... nga sigurimi i shtetit që realizonte planet djallzore të tyne me veprat e veta.
I kishte kalue koha agjitacionit e propagandës kundër pushtetit.
Neni që përfshinte këta “fajtorë” nuk i çonte ma në plumb!
Edhe agjitacionit për mos me hy në kooperativë i kishte dalë tafti aqsa, nuk mund të pranohej se ka ndonjë prift budallë që i thotë fshatarit “mos hyni në kooperativë!” se, diheshin pasojat për kedo.
Nuk mund të besohej se amerikanët e anglezët do të zbarkojnë!!
Nuk delte ma kush ndër male e shpella me luftue komunizmin, kur shumica e tyne pothuej ishin vra tradhëtisht pa sjellë asnjë rezultat!
Burgjet tona vazhdonin me kenë plot e përplot me “armiqtë e popullit”, që ma shumë vdisnin aty nga lodhja, sëmundjet dhe urija, sesa liroheshin kur plotësonin dënimet e randa e të pafund...
Ndër kampet e të interrnuemve nuk kishte asnjë “lëvizje” gja, që, ua kishte fshi përgjithmonë Atyne familjeve shpresën se ndonjëherë mund të rikthehën ndër votrat apo kullat e shkretnueme të vetat.
Edhe Mirdita e Puka e njohtun “antikomuniste” po qitej fare nga raprezaljet e sigurimit të shtetit që drejtohej nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, që me veprat e tyne terroriste kishin arritë me zhdukë nga faqja e dheut edhe fshatra të tana tue u vra burra, gra, pleq e fëmijë dhe, tue i dhanë flakën fshatrave të Atyne krahinave, tue lanë në atë vend vetëm mure të rrenueme e të braktisuna, kafshë t’ egra t’urituna që kriminelave të pabesë i përngjanin me vetën e tyne, prandej edhe nuk i vrisnin.
Atëherë, mendja e çthurun duhet të mendonte tjera variante për luftën kundër Klerit Katolik, që kishte mbetë tashma e vetmja “opozitë” e ditun që nuk pranonte shkëputjen përfundimtare të Shqipnisë nga Europa, por trillimet e sigurimit duhet të ishin të “besueshme” edhe nga populli.
Kur shumica e klerikve të mbetun gjallë deri në vitin 1952 kishin mujtë me rezistue kundër furisë shfrenueme të sigurimit kundër Tyne, ishte tue u përdorë ende shpifja dhe dhuna e atyne organeve me thye me të gjitha mjetet edhe “fortifikatat” Europjane, të ngujueme në qelat e Tyne që edhe ata ishin tashma të vorfnueme dhe të mbetuna gjysma e tyne pa Meshtarë, mbasi duhet ditë se deri në vitin 1950 nga afro 200 klerikë katolik që kishte gjithë Shqipnia në 1944, ma shumë se gjysma e Tyne ishin pushkatue bashkë me Ata që mbijetonin ndër kampe shfarosje.
A ishte i knaqun katili Enver Hoxha me 64 firma të dhunueme të Klerit Katolik, kur dihej se edhe ma shumë se 35 vetë prej tyne kishin firmue Statutin e Kishës nga frika se jo, nga bindja e tyne? Sigurimi i shtetit nuk e kishte krye “si duhet” detyren e vet që i kishte ngarkue partia!

PA STALININ... POR, ME STALININ...


Tashma, asht e njohtun nga të gjithë “miqësia vëllazërore” që na kishim me Bashkimin e “lavdishem” Sovjetik dhe Stalinin e “math”, se kjo ishte “përkrahë” edhe nga klerikët e besimeve të ndryshme në ditët e “gëzueshme” të konferencës së “paqës” në Tiranë, organizue nga qeveria komuniste dhe partia e punës me sigurimin e shtetit...në vitin 1952!
Edhe pse Titos ia kishim plotsue dëshirat, ai nuk mbet i knaqun dhe në dukje i prishi mardhanjet me ne, ndonse sigurimi dhe UDB – ja, kur ishte rasti banin “këmbime” simbas nevojës së qeverive tona motra.
Shqipnia ishte edhe ajo një “republikë popullore” jo në nivelin e shteteve tjera të Europës Lindore, por “aty afër”, mbasi këte e pat shpreh pasardhësi i tij Nikita S. Hrushovi, kur erdhi në Tiranë, në 1959 dhe, tha në aeroportin e Rinasit, se: “Këtu, mund të flitet me kapelë në kokë...se ju, jeni popull musliman ...” E, udhëheqsit tonë u “gajasën së qeshuri”.
Edhe pse ishim mbrenda “kampit socialit” të shfarosjes, na nuk kishim fare ide se shka bahet ndër vendet tjera me Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Edhe komunikimet tona ishin ma shumë tregtare dhe me disa bursa studimi që, edhe ata e dinin se studentët që mund të shkonin me studjue atje, shumica ishin agjenta të sigurimit të shtetit ose bijtë e tyne.
Flitej, se vetëm në R. D. Gjermane, ishte disi ndryshej gjendja ekonomike mbasi ndonjë student kishte tregue se atje ka pa ndër dyqane disa lloje djathi tue u tregtue...dhe, se “arratisjet” vazhdojnë papushim...
Propaganda komuniste kishte përfshi çdo skutë në Shqipni, ku çdo ditë shtypja plandoste edhe mijra e mijra fshatarë në vorfninë e skamin e kooperativës bujqësore, që nuk siguronte as bukën thatë për anëtaret e saj dhe, që kishin fillue me trokitë ndër dyertë e qytetarve për me ble bukë.
Po, me çka me e pague atë bukë kur ai vetë i shkreti nuk merrte ma shumë se 30 lekë (të vjetra) në ditë...tue punue nga 14 orë në kooperativë?
Kështu filloi edhe arratisja e tyne masive...ose ma mirë me thanë shpartallimi i Malësive tona në të gjitha drejtimet...sëpse, Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo ishte “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar!
Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malësorët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane!
Ishte pikërisht ajo ide shoveniste sllave për të cilën ata kanë punue ndër shekuj, gja e cila, tue u përkrah edhe nga vetë Europa, solli ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, që ajo vepër antishqiptare u realizue nga tradhëtarët e Atdheut Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët vazhdojnë me kenë edhe sot me “dekorata” të kësaj tradhëtije të madhe në gjokset e kalbuna të tyne, tue fillue nga dekorata e dhanun nga komunisti Tito, me 1 korrik 1946 Enver Hoxhës, “hero i popujve të jugosllavisë” vetem, se shiti Tokat Shqiptare tue përfshi edhe Kosoven. A ka turp ma të madh sot për Shqiptarët, Presidentin e Shqipnisë, Kryeministrin e saj dhe Kuvendin Popullor, që vazhdon të drejtohet ende nga një “Haxhi Llesh” me fustan modern...nga Shkodra që vazhdojnë me ua lanë ata llamarina, tue i lanë me drejtue shtetin ende trashigimtarët e tyne spijun e “demokratë”..?
Me 5 mars 1953, “shyqyr” Stalini vdiq, por gëzimin e madh të mbarë Popullit Shqiptar e pagoi shumë randë studenti i Nderuem i gjimnazit Shkodres Leonard Ljarja, që tue mos mujtë “me kja” qeshi...e, ajo e qeshun, i kushtoi sa vuejtje e tortura në hetuesi e kampe shfarosje që i ka vazhdue me punët e randa në të gjithë jeten, ndonse Leonardi ishte një nga Ata Heroi, që sot Ai duhet të njihej nga gjithë Europa Demokratike!
Mbas kësaj ngjarje të madhe filloi në gjithë Europen plasaritja e krejt sistemit komunist, që nga Gjermania e Polonia, e ma vonë në 1956 në Hungari me ngjarjet e Budapestit, të pasueme nga Çekosllovakia në 1958, kur në dy vendet e fundit mbi kryeqytetet e tyne heroike marrshuen pa pikë mëshire tanket sovjetike...pasue me sa vrasje e internime të pafund në akujt e ngricat e Siberisë sovjetike, qendra botnore e shfarosjes...
Edhe në Shqipni filloi një “lëvizje” që u shue shpejt nga sigurimi i shtetit nga studentët e Liceut Artistik në Tiranë, shkodranët Nik Pavaci, Ndrekë Bazhdari dhe Karlo Çefa, të cilët vuejten sa vite të rinisë së tyne ndër burgje e kampe pune...
Në vitët 1957 – 58 edhe na si majmunat e “kampit” socialist, e dënueme kultin e Stalinit...madje, zbutëm edhe qendrimin ndaj fqinjve, tue mos vue gojë në politiken e Titos, mikut të vjeter të komunistëve tonë!
Disa monumente të atij tirani kishin pushtue sheshet tona ndër ma kryesoret tue fillue nga Sheshi i Skenderbeut në Tiranë,...në Shkoder...etj. ku populli i atyne qyteteve priste çdo ditë “ramjen e tij”...me fitue Lirinë.

KOMUNIZMI PA GJAK KLERIKËSH... NGORDHË!


Mungesa e gjyqeve politike kundër Klerit Katolik në Shqipni aty nga vitët 1952 e deri kah vitët 1957, filloi me krijue në popull idenë e njëfarë ndryshimi të kursit diktatorial të komunizmit edhe tek na, si në vendet tjera të Europës Lindore. Ata bane ndryshime në mjaft udhëheqje të shumë vendeve “socialiste”, por të gjitha tashti ishin në një vathë të përbashkët nën kolonizatorin sovjetik rus që quhej Traktati i Varshavës.
Një vend aty formalisht e kishte edhe Shqipnia “socialiste”...
Në Bashkimin Sovjetik, mbas diktatorit Stalin, ardhja e Nikita Hrushovit, jepte pamjen e ardhjes një “reformatori” në krye të krejt kampit komunist, gja që ngjallte shpresat edhe tek na për ndryshime e zbutje!
Heqja e monumenteve te Stalinit, jo vetëm ndër shtetet e Europës Lindore, por edhe në Moskë, nxjerrja e Stalinit nga maozoleumi mu në Sheshin e Kuq të Moskës dhe varrosja e tij pranë carit Ivani i Tmershëm në murin e Kremlinit, na dukej se po jetojmë në një epokë krejt tjetër... kjo ishte një anderr e paimagjinueshme nga të gjithë ata që kishin provue se çka do me thanë diktaturë komuniste staliniste!
Me këta ndryshime a mund të pajtohej diktatori Enver Hoxha?
Me pranue ky ata ndryshime që po banin të tjerët, a i mbushej këtij rradakja, se njëditë... edhe mundet me humbë postin e bashkë me te edhe kolltukun përsonal, për të cilin ky vriste edhe djalin e vet..?
Platforma e sigurimit të shtetit ishte gati që në vitin 1956, kur kje në hetuesi At Rrok Gurashi. Disa klerikë katolik kishin fillue me “harrue” nga “ku janë?” nga privilegjet që u dha shteti atyne mbas nënshkrimit të Statutit ...disa të tjerë patën fillue me shkue edhe në plazh të Durrësit...
Në Shkoder po prëgatitej me u festue edhe 100 vjetori i Kishës Kathedrale me të vërtetë me madhështi...Nga njena Kishë në tjetren veç kur shihej populli jashta dyerve tue ndigjue predikatarët në të katër anët e vendit, qytet e fshat tue u dyndë ndër ceremoni fetare, martesa, kungime e krezmime...deri, edhe disa komunista që as nuk i shkonte kujt mendja se besonin në Zotin...Vdes ndonjë prift plak, por Imzot Errnesto Çoba “urt’e butë” me atë natyren e Tij filloi me shugurue disa meshtarë të ri...
Në periudhën e Revolucionit hungarez, kardinali Minzenti kur në Budapest patne hy tanket sovjetike dhe kur ambasada jugosllave nxori jashtë nga godina e saj dhe ia dorzoi sovjetikve Imbre Nagin, që kje një nga drejtuesit kryesor Trima të atij Revolucioni heroik dhe u pushkatue... Kardinali, pat deklarue në radio: “Po rashë në duertë e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot...”
At Anton Luli në kujtimet e Tija të burgut shkruen se nga urija e madhe, njerzit në qelitë e sigurimit kanë mërritë me hangër nevojën që kryenin ndër biruca...
At Frano Kiri më ka tregue me gojen e Tij, se një polic i mirë e lejoi me pi urinen që kishte mbetë në rrasat e nevojtores...”
Ragip Meta më ka shpjegue se kur ishte i dënuem me vdekje dhe hapej dera e dhomës, u çonte i pari me shkue me u pushkatue për me shpetue nga vuejtjet...E sa nga këta episode ka Shqipnia?
Po, cili Shqiptar më beson sot mue, se kam pa me sytë e mi ndër disa dosje të Arkivit të Ministrisë së Mbrendshme në vitin 1998, dhe nuk i kam besue syve për çka po shihshe të shkrueme...e kam rilexue dhe kam shkue prap të nesërmen me verifikue “vetvetën”, mbasi kushdo me ma pasë thanë nuk do ta kishe besue se disa Atdhetarë, që duhen kujtue me respekt për qendrimin e tyne antikomunist kanë mërritë nga torturat e sigurimit tue kenë mbi stomin e gropës ku do të rrotullohej mbas breshnisë automatikve, kur i asht kerkue fjala e fundit e tyne kanë thanë: “Rroftë shoku Enver Hoxha..!” Atëherë, çfarë duhet të mendojmë na që nuk i kemi provue ato tortura e masakra mbi trupat tonë, kur disa nga ma të shquemit Atdhetarë kanë pësue deformime të tilla në trunin e Tyne, pikërisht, kur çdo shpresë ase premtim për faljen e jetës ishte shue, veç pritej plumbi i pushkëve e automatikve mbi gjokset e tyne...
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Zoji Themeli, Hilmi Seiti, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Nevzat Haznedari, Hamdi Ulqinaku, Zija Dibra, Çesk Shoshi, Asim Halili, Idriz Seiti, Kasem Troshani, Fadil Kraja (oficer), Shyqyri Çoku, Gjon Prennushi, Aranit Çela, Misto Bllaci, Namik Qemali, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Dhimiter Shkodrani, El-ham Xhika, spijunët Gjon Jaku, Loro Beltoja e deri tek rojet e dyerve të birucave e të burgjeve apo të kampeve të shfarosjes të interrnimeve rrethue me tela me gjemba, të gjithë ishin me një formim dhe me të njajtat vese antinjerzore, që shpërthenin me mllef kur të pranguem përballë kishin një Klerik Katolik! Mund të mendohet se këto bisha që nuk mund të jetonin pa pi gjak klerikësh të pajtoheshin me ata “ndryshime” që po ngjanin në vendet tjera të Europës Lindore, që as nuk mund të krahasohet diktatura komuniste e tyne me ate që bante tek ne sigurimi i shtetit i Enver Hoxhës? Sikur të ngjante kjo, komunizmi do të ishte në grahmat e fundit, ai do të vdiste që në vitin 1953, njëheresh me Stalinin... Po kjo nuk mund të ngjante se diktatura ishte e pashoqe edhe pa Stalinin.
Kishte ardhë koha e zbatimit të projekteve të reja të komitetit qendror të PPSh, që ishin sajue në ministrinë e mbrendshme nga ma xhelatët që njeh historia të provueme nga seksioni katolik i degës së mbrendshme të Shkodres, prej terroristëve Hilmi Seiti, Xheudet Miloti dhe të aprovueme nga planifikimi i këtyne veprave nga forumet ma të larta të partisë dhe qeverisë shqiptare, sigurisht nën kujdesin e sovjetikëve.
Platforma e procesit të At Rrok Gurashit, i cili ridënohet në 1956 si “tradhëtar i organeve të sigurimit”, tue vazhdue me kenë i tillë derisa ka vdekë, fillon me një proces krejtsisht të paimagjinueshëm aqsa dhe të pabesueshem nga gjithë Shqiptarët që njohin veprat terroriste e barbare të sigurimit, që nga krijimi i tij nga emisarët e UDB – së jugosllave, dhe që vazhdonin me u instruktue nga KGB – ja sovjetike e Beries...ku, posa po vazhdonte specializimin atje edhe spijuni jugosllav Ramiz Alia.
Nuk mund të fillohej me “agjentura” titiste, se nuk përkonte në kohë me “zbutjen e politikes sovjetike kundrejt jugosllavëve, mbasi vetë Tito, para pak kohe kishte kalue pushimet në Krime me Hrushovin...”, as nuk mund të rifillonte hapja e proceseve me “agjenturat e Vatikanit”, mbasi duhej ndërthurë ngjarja me ambasadat Përendimore, gja që do të kishte konsumue para kohe zhdukjen e Imzot Errnesto Çobës, të Don Dedë Malaj e At Gjolaj. Nuk mund të krijoheshin lidhje me ambasaden franceze, mbasi do të mbetej pa u pushkatue Don Shtjefen Kurti... Nëse, do të rifillonte “historia” e konsumueme e “Partisë demokristjane”, ishte ba aq bajate sa askush nuk do të tregonte interes për ngjarje imagjinare. Nuk mund të çvendosej Veriu me krijue lidhjet e Klerit Katolik me një nga shtetet që nuk mund të besohej as nga vetë komunistët, me Greqinë. Ndër male pothuej nuk kishte fare diversanta, mbasi ishte shue fare çdo shpresë për me vazhdue rezistencën antikomuniste atje... që, i kushtoi aq shumë gjak e sakrifica Popullit Shqiptar pa asnjë rezultat.
Mbas vdekjes së Imzot Bernardin Shllakut në nandor të 1956, dhe largimit nga Argjipeshkvia e Shkodres, e dy nëpunësve Ndoc Nogës e Gjon Shllakut, sekretari i Argjipeshkvisë Don Mark Hasi, nuk ka besue kurrma se komunistët nuk janë tue u prëgatitë për veprime tjera kriminale kundër Klerit Katolik dhe më ka porositë përsonalisht mue, që mos me shkue as për vizita kortezie tek Don Marku, mbasi rrezikohej që njerëzit e sigurimit përrreth do të më implikonin me shpifje e gjana të pakenuna.
Imzot Errnesto Çoba për me më ruejtë nga rreziku, nuk më ka ngarkue fare me punue piktura katekizmi në shtyllat e Kishës së Madhe. Papritmas vdes Don Matish Lisna, pak kohë mbas shugurimit të Don Simon Jubanit Meshtar në vitin 1958...i helmatisun.
Në ditët e para të Nandorit 1958, kur ishim tue rregullue vorret në Rrëmaji, më tregon Don Mark Hasi, se ato ditë asht ba një arrestim që nuk pritej... Një nga jezuitët e mbetun gjallë nga masakrimi në hetuesi të Koplikut, në vitin 1948. Çudia e madhe ishte si shpetoi pa iu mbetë në dorë e, ndoshta, kjo kje arësyeja që nuk e mbajtën shumë atëherë. Në një bisedë i ka shpreh Don Markut, se po të më mbanin edhe dy ditë ma shumë, “me siguri sot ishe i tretun në plehun e Zallit të Kirit.” Torturohej shumë se, Ai nuk pranonte me akuzue asnjë njeri. Forca e karakterit dhe e Burrnisë tek Ai nuk mateshin me shndetin dhe as me pamjen e Tij...
Ndër klerikët besnikë të Don Mark Hasit ishte edhe shoku i Tij i vjetër, që në seminarin e jezuitve Don Pjetër Gruda. Vetëm njëherë e kam takue tek Don Marku, po e njihshe se banonte në rrugën Gurakuqi. Kur Don Marku më tregoi për arrestimin e At Berishës, më tha se, i kishte tregue Don Pjetri, disa ditë ma parë se, “dikujt ia kanë vue synin ndër ne...po se kujt nuk e di...mbasi Hilmia asht dhelpën e pabesë dhe nuk i besova kur po pinim kafe në Kafe të Madhe, që më porositi gjoja se po më tregonte “sekret” se një klerik imoral do të arrestohet...po, me siguri, ky nuk mundet me kenë At Berisha...Ndoshta më ka provokue se mos unë po tregoj interes për emnin e priftit. Unë i thashë se po bani mirë që po hiqni një imoral nëse asht i tillë, mbasi edhe Vatikani “i izolon” kur ata japin shkangull. Mos keni fillue nëpërmjet rusve me u afrue me Papën? Ai qeshi, dhe i kishte përsëritë ‘ke për të dëgjuar..!”
Don Pjeter Gruda ishte frigue fort kur kishte ndigjue këte gja nga Hilmi Seiti, po me siguri kjo ishte një djallëzi i Hilmisë, që tue dashtë me krijue dyshime për Don Pjetrin, se gjoja asht spijun i yni dhe se do të fliste ndër miqë se do të arrestohet një prift, kishte mendue se Don Pjetri do të binte në kurthën e poshtersive të tij. Mprehtësia dhe aftësia me ruejtë Burrninë tek Don Pjeter Gruda ishin të jashtzakonshme dhe, këte e tregoi koha që erdhi ma vonë, kur Don Pjetri me vetmohim zgjolli pa Ju tutë syni rrugën e Martirizimit ashtu si shokët e Tij...

DOSJA E NJË PRIFTI 38 VJEÇAR... NR. 2229.


Qelëz Pukë...1958.
Asht një fshat që komunistët në vitin 1958 kanë mendue si e si me e shnderue, me ia marrë fëtyrën atyne fshatarve të vorfën për nga pasunia ndër kooperativat e tipit stalinist të kolkozeve sovjetike por, që kurr nuk u mposhtën për nga burrnia dhe bujaria, një pasuni e çmueshme e Tyne dhe e paprekshme nga sigurimi komunist i Enver Hoxhës!
Toka e vjeter e Atyne Burrave të Pukës, që kanë mujtë me pasue Fisin e Madh të Mirakajve, asht një Tokë e Bekueme nga vetë Dora e Zotit, mbasi po t’ishin të mallkuem, me sa qindra vetë janë vra, interrnue e masakrue nga komunistët në ato krahina, apo vetëm në Fisin e Mirakajve ...sot, Shqipnia nga Ai fis i Nderuem nuk do të kishte asnjë trashigimtarë të Tyne që vazhdon me ruejtë në Gjakun e vet traditat e të Parëve...
Edhe Meshtari i ri Don Ejëll Kovaçi, asht një i njohtun i Tyne, madje, edhe i “lidhun” me kohë, me Ata të Atij Fisi, që kanë marrë malet.
Kështu sigurimi mendonte me zhdukë edhe Meshtarin e ri...
Ky motivacion asht fillimi i Kalvarit për Don Ejëllin.
Don Ejëlli asht nga Hajmeli i Zadrimës, u le me 5 Prill 1920 nga prindët Pjeter e Shaqe Kovaçi. Ishte edhe Ky i brezit të vitit 1946, kur u mbyllën seminaret në Shkoder, ku kishte përfundue studimet teologjike me vazhden e Atyne klerikëve të cilët pjesa ma e madhe u shfarosen, se guxuen me u Shugurue Ushtarë të Krishtit, kur në pushtet ishin ata që kishin deklarue se ne jemi bashkpunëtorët e dreqit... Posa asht Shugurue, asht emnue në Koman. E marrin ushtar dhe mbasi kthehet nga ushtria emnohet në Qelëz të Pukës. Kishte guxue me deklarue se “Kisha Katolike Shqiptare po u shkëput nga Vatikani, tue pranue kerkesat e qeverisë automatikisht bahet Orthodokse, prandej edhe Statuti i qeverisë nuk mund të aprovohet nga Kleri Katolik Shqiptar.” (dosja 2229, viti 1998 Tiranë)
Arrestohet në 1949 dhe lirohet me shpresë nga shteti komunist se ka “ndrrue” mendim... e, do të firmojë edhe Ky me të tjerët e asaj kohë.
Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon fare dokumentin e aprovimit të Statutit.
Në vitin 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit...” tue, i premtue se do të lirohet nëse do të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ato male Pal Bibë Mirakaj...dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.
Këtu në Australi kam njohtë një nga anëtarët e atij grup ku ishte edhe Pal Bibë Mirakaj, në malet e Pukës 92 vjeçarin Pjeter Gjoni. E kam pyetë për ndonjë lidhje me klerikët katolik të atyne krahinave dhe në fund i kam zanë në gojë edhe emnin e Don Ejëll Kovaçit. Më ka thanë se, as pjestarët e familjes së Palit nuk i ka takue kurrë, mbasi nuk kemi guxue me iu afrue kullave e banesave të tyne, se ditë e natë ata ishin të rrethueme e të ruejtuna nga ndjekja (apo sigurimi), ndersa, për klerikë as nuk bahet fjalë, mbasi ata ishin edhe ma të ruejtun se familjarët e atyne që ishin ndër male. Të vetmit njerëz vendali me të cilët janë takue janë kenë çobajt e bagëtive që njiheshin me familjet e tyne se prej atyne, të arratisunit blenin kafshë ose bylmet e miell me pare ari në dorë... Emnin e Don Ejëll Kovaçit, as nuk e kishte ndigjue kurrë, as s’ asht zanë në gojë ndonjëherë nga Pali, Pashuku e të tjerë përsona që janë kenë në mal me Pjetrin, që asht largue ndër të fundit të arratisun nga malet e Pukës.
Unë tregova një bisedë me Pjetrin, mbasi edhe sot Ky Burrë, asht ndër ma të nderuemit që asht largue i dënuem me vdekje nga Shqipnia...
Me datën 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, të cilit këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.
Ai ka pregatitë edhe akuzen për të cilën e ka arrestue, tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark...Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim...
Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola....” (po aty, Dosja 2229 Arkivi i Min Mbrend.)
Ndër 600 faqe proces të bame nën kujdesin e vetë terroristit dhe vegles besnike të Enver Hoxhës, gjeneral Hilmi Seitit, vazhdon torturat ma të mnershme aqsa, bie në sy menjëherë sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue edhe një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer dhe mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet...Një rasë të tillë e di unë, nga goja e njenës nga vajzat shkodrane që asht përdhunue nga xhelati Ahmet Suji...
Kjo vepër terroriste e sigurimit e kryeme me kafshët e veta ka çue në plumb kushedi sa Burra të Nderuem, që nuk kanë mujtë me pranue dhunimin e vajzave të tyne por, kanë firmue çka i asht kërkue dhe kanë mbyllë kapitullin e jetës, tue u konsiderue “të dobët, pa karakter ose edhe të poshter që i janë shpifë dikujt”...vetëm mos me pa me sytë e Tyne atë akt poshtersije, që sigurimi donte me krye në praninë e viktimës...
Para një fakti të tillë e vuni edhe krimineli Hilmi Seiti, Priftin e pafaj...tue e detyrue me pranue edhe akuzat morale që i kishte mendue në zyret e ministrisë së mbrendshme, me të cilat donte me fitue edhe spaletat e gjeneral “kolonelit” si spijun i sprovuem i Enver Hoxhës, ndër ma të besueshmit “dikur” kur, me Stefan Destanin, drejtorin e arkës së kursimit në Shkoder, hynin e delnin në Jugosllavi nëpërmjet lumit Buna, për me akordue të gjitha veprimet e poshtra për “mbarvajtjen” e marrveshjeve të sigurimit shqiptar me UDB – në jugosllave...
Pikërisht, në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohtuna shumë prej këtyne fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit të vet me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, posa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyret e tyne, ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë: “ Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove...”. Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, 25 vjet heqje lirije...

PO SOT, KU NA ÇOJNË GJURMËT..?!


Deri këtu jemi në mbrendinë e Dosjes Nr. 2229 që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, të cilën unë e kam pa në vitin 1998. Shkrimtaruci Ilo Bodeci, ish spijun i sigurimit të shtetit dhe, që emni i tij asht i njohtun edhe nga Mirdita, në vitin 1969, dy vjet mbas shpalljes së luftës pamëshirshme kundër Fesë, më shemtimin e shekullit “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, që drejtohej nga pasuesi i Enver Hoxhës skilja e njohtun Ramiz Alia, Ilo nxori në qarkullim një liber shumë “të njohtun” nga rreth 12.000 lexues shqiptarë, mbasi kaq ishte tirazhi i tij, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”, me autor vetë Ilon. Për këte vepër që me siguri asht “lexue” edhe nga ideatori i atij libri Enver Hoxha, nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë fenë”...Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa e sa të tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse...” Vërtetë një “çudi”..! E, pra edhe “kumbonët”e Kishave tona kanë kenë ndalue disa vite para 1967...
Fakti asht se Ilo Bodeci, ngjarjen e shkruen në përputhje të plotë me dosjen 2229 dhe gjyqin e zhvilluem për atë çeshtje... kështu, shkruen studjuesi Prof. Simon Pepa, i cili për mue asht i besueshëm, mbasi unë, me thanë të drejten, as nuk kam marrë mundimin me lexue librin e Ilos, mbasi kam ndigjue gjyqin e Don Ejëllit që nga dita e parë. Sigurisht, Ilo, nëse ka kenë në sallen e gjyqit “i ftuar” me spijunët tjerë, do të kujtojnë edhe Fëtyrat e të akuzuemve, flas për Don Ejëllin dhe Motren Angjelina, që me siguri i ka mbetë Fëtyra e Saj ende sot në mendje, kur Ajo arriti me ia përplasë për surrat shpifjet e trillimet e poshtra terroristit Hilmi Seiti, në sallën e gjyqit...gja, që, “nuk e kuptoj” pse mungon sot edhe në shenimet e Dosjes së cungueme të Tyne nr. 2229, që ruhet nga Arkivi i Ministrisë prej nga varej edhe vetë shkrimtaruci Ilo...Në liber nuk di nëse agjenti Ilo ka shpjegue të pakten në vija të përgjithshme ngjarjen tragjike të datës 10 dhetor 1958, kur në koridorin e sigurimit u ndigjue një gjamë e mënershme brimet e Don Ejëllit, që pat tronditë të gjithë të arrestuemit ndër ata qeli kur Priftin 38 vjeçar, xhelatët e moren me e me e pushkatue...
Autori i librit asaj piskamë duhet ti kishte dhanë një shpjegim!!
Sigurisht, ai shpjegim nuk do ti interesonte sigurimit, por duhej ba për hirë të së vërtetës, ashtu si e bani Motra Trimneshë e Priftit, mu në sallen e gjyqit ku ndodheshin edhe autorët tjerë të sajimit ngjarjes.
Studimi i dosjeve të Arkivit të Ministrisë Mbrendshme apo edhe atij të Shtetit në Tiranë, asht një punë shumë e vështirë, shumë e me përgjegjësi, shumë e lodhshme nga ana psiqike edhe fizike... mbasi do të përballosh një “stres” deri në vuejtje të mbrendshme shpirtnore, nëse në dosjen që ke në dorë ke të bash me ndonjë njeri të tandin, të njohtun apo që ke pasë rasën me ndigjue për “pafajsinë” e Tij...kur ngjarjet edhe vazhdojnë me ditë e muej të tana ndër ato labirinte të pafund vuejtjesh, e kjo gja nuk mund të kalohet thjeshtë sikur në leximin e një rromani...
Besoj se ndonjë lexues i këtij “libreti” që kam shkrue, ose studjues, nëse ka pasë rasën me kalue ndër duertë e tija ndonjë dosje, besoj do të rikujtojnë në kujtesën e vet, vështirsinë e frymëmarrjes kur kanë mërrijtë tek akti i fundit final i gjithë vuejtjeve, torturave, dhunimeve, shpifjeve, rrahjeve, paaftësisë me qindrue Burrë, ballafaqimeve apo sajimeve të pakenuna, të Atyne fatzezve, që me doren e Tyne edhe kanë shenue aty: “E nënshkruej këte proces verbal pa ma të voglin shterngim...dhe një shkarravinë... e quejtun “firmë” asht ajo që e mbyllë përfundimisht jetën e “një kenjes njerzore” me “fjalën e fundit” para plutonit të ekzekutimit...ku, prokurori ka shenue datën, oren e mërritjes në vendin e caktuem dhe saktësisht thanjen e Tij, mbasi nuk mund të ndryshonte as “dialektin” e viktimës, sëpse ai dokument kerkohej direkt me u pa nga Enver Hoxha, i cili shpesh shenon me dorën e vet: “Të pushkatohet. Njoftoni dëshiren e tij të fundit...gjen. kol. Enver Hoxha” dhe, në fund data e nënshkrimit të tij.
“Fjala e fundit” pra asht i vetmi dokument i vërtetë dhe i saktë i gjithë dosjes së të pushkatuemit...Këte unë e kam verifikue pothuej në të gjitha aktet e ruejtuna në Arkiv...Ai asht dokumenti bazë mbi të cilin duhet të mbështeten studjuesit tonë, mbasi aty asht “Rrëfimi, Pendimi, Pendesa e Falja...” Aty dhe vetëm Aty, Kenja Njerzore fillon hapat e Para me shkue drejtë rrugës së panjohtun me u takue me Krijuesin e Vet, aty cilido kjoftë, nuk ka ma asnjë lidhje as me fisin, të afermit apo armiqtë që ka përballë, dhe kjo që tham unë, vërtetohet tek dokumentat e klerikve që Besojnë pa asnjë mëdyshje jeten e Pavdekshme drejtë së ciles po shkojnë.
Ky asht një fakt që provohet vetëm nga “Fjala e fundit” ku, të gjithë papërjashtim thonë: “Jam i pafajshëm, po, i fali ata që më kanë dënue dhe ata,.. që do të shtijnë mbi trupat tonë!”
Kjo asht vdekja ma heroike dhe Burrnore, ndonse komunistët asnjëherë nuk kanë me mujtë me e rrokë këte frazë në menden e tyne të çapërdisun nga ateizmi materialist...apo shpirti i mbytun në llomin e krimit, ku vetëm kanë shkue tue u thithë përmbrenda, po kurrë me dalë!
Nuk kanë me mujtë kurrë me kuptue faktin se “ateistët komunistë”, kur mbyllin sytë, ata vdesin përgjithmonë...sëpse janë kufoma të pajetë që nga ai moment që janë pushtue nga idetë marksiste e leninste, nga tesërat e PPSh...apo enveriane! Kjo asht edhe arësyeja që punojnë në fshehtësi të plotë, nga frika e së vëretës, prandej edhe gjyqet e tyne u zhvillonin ndër dhomat e errta e padritë, me të “ftuar”mbasi Drita e së Vërtetes i vërbonte.
Ndërsa Ata Martirë, që sot shumë vetë nga këta xhelat i kujtojnë të vdekun, pse njëditë i kanë vra me dorën e vet, madje edhe i janë afrue dhe i kanë ra edhe mbas kokës së gjakosun...me i shkapernda trutë e Tyne përtokë, shumë prej vrasësve katilë ende as sot nuk kujtohen se Ata, prap vazhdojnë me jetue...sëpse Ata Heronjë, që në momentin e pushkatimit bahen të Pavdekshëm...Mbasi drejtimi Shpirtnuer i Tyne ecën nga Drita!
Këtu qendron misteri!
Atëherë, tue iu referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun, për cilën arësye aty sot mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel...vrasës ordiner...e imoral..?”
Kush e zhduku këte dokument nga dosja?
Pse nuk dimë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij...?
Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?!
Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”.
Mos ndoshta Enver Hoxha e ka të “palosun” ndër “veprat” e veta?
Sikur, lexuesi i dosjes të shihte këte rresht të thanun nga goja e Tij në momentin e fundit, cila do t’ ishte vlera e 600 faqeve të shkrueme nga Hilmi Seiti e shokët e tij..? Po, vlera e librave që spijunët si Ilo me shokë “Gjurmat na çojnë në qelë” ku, do të qendronte atëherë..?
Edhe kjo ka shpjegimin e vet...
Pavdeksia e të Pafajshmit...fillon me të vërtetën...
Unë besoj vetëm tek e vërteta!
Aty më çojnë gjithnjë... gjurmët e Don Ejëll Kovaçit!

“GJURMËT E TIJ”... MBAS VDEKJES...


Don Ejëll Kovaçin nuk e kam njohtë kurr! As Motren e Tij...
Mbas dënimit të tij me vdekje, u fol se “një firmë” që nuk kishte pranue me nënshkrue në dokumentin e Statutit të Kishës Katolike e kishte çue në pushkatim. Mosha 38 vjeçare e Tij ishte mjaft prekse...
Koha shumë njerëz i kalbë! Ashtu, mbas tri vjetësh në vitin 1961 kalbi edhe vetë autorin e procesit të tij, bashkë me spaletat e gjeneralit! Pushka e futun në gojen e Priftit e çoi “me nderime” në vorrin e vdekjes së tij të turpëshme dhe të përjetshme, bashkë me urimin prej zemre të mbi 50.000 familjeve të Veriut: “Dreqi ia pastë marrë shpirtin atij katil!” Nuk merret askush me vdekjen e Hilmi Seitit, mbasi të gjithë mendojnë njësoj sot në Shkoder: “I bani hysmetin dhe i ndjeu lezetin...”
Shumë të tjerë edhe të tretun ndër zallishta apo skuta pa asnjë Shenjë tek koka janë që vazhdojnë me jetue... Toka që i ka mbulue nuk ka mujtë me i kalbë...nuk i tretë kurrë, ndonse, për 50 vjet u punue për me fshi nga kujtesa Emnat e Tyne, e Aty secili ka të shkrueme mbi stomin e atij dheu të lamë me gjakun e Tyne të kulluem fjalët e At Anton Harapit para pushkatimit: “Lumninë e jep vdekja, kunoren ia ven vorri!”
Vallë, ku u pushkatue Meshtari i salvuem Don Ejëll Kovaçi?
Mu në qender të qytetit të Shkodres, në kinema “Republika”, ku Motra e vet Angjelina, i vuni mbi “vorr” kunoren e Pafajsisë..!
Aty, bani “Rrëfimin e fundit” me At Leonard Shajakun, i cili, nuk pranoi me folë fare...mbasi edhe Ai i tregoi kriminelëve se: “Duhet ta dini se Kisha nuk njeh asnjë Meshtar që ka kallxue Rrëfimin, prandej mos e kërkoni këte, se nuk do ta gjeni as ju tek unë!”....
Aty e vojoi At Marjan Prela me fjalët e Krishtit..dhe u interrnue.
Aty e pasoi edhe Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj mbas një viti...tue ndjekë rrugen e vetflijimit, por jo “shkëputjen nga Vatikani e Papa. Asnjëni Asnjëherë!”...deri në momentin e fundit me 11 Maji 1959, që edhe Don Deda nuk ka në dosjen e Tij “Fjalen e fundit” si Don Ejëlli.
Ata që do ta dishmojnë të vërtetën jetojnë, vuejnë... por, njëditë do të gjejnë momentin me ba të ditun Atë të vërtetë ashtu si dikur... 2000 vjet ma parë paraardhësit e Martirëve Tonë...Apostujt e Krishtit, që na kanë lanë të shkrueme fjalët e Tija: “Kerkoni se keni me gjetë!”.
Kishe ndigjue nga një mik i emi, se mbasi doli Motra e priftit nga burgu, kur po fejohej me Tefen, që banonte në rrugen e Gurazezve pranë meje, Tefa ishte interesue për të vërtetën e burgosjes së Angjelinës sidhe, për zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë. Për me u sigurue, kishte pyet një njeri të vetin, oficerin e sigurimit të shtetit në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë, një nga ma të njohtunit për masakrimin e klerikëve, Çesk Shoshin.
Çesku në vitin 1958 ishte në kooperativen e Dajçit të Bregut të Bunës dhe merrej me pregatitjen e skenarit tjetër të sigurimit, për vrasjen e Don Dedë Malaj...prandej, edhe ishte në dijeni për gjyqin e Don Ejëllit.
Çesk Shoshi i ka thanë Tefës: “Sa për çka asht thanë në gjyqin e Don Ejëllit, ti preju mbas meje dhe martoju qyshë nesër me Angjelinën Motren e Tij, mbasi të gjitha janë kenë trillime të Hilmisë, vetëm e vetëm me vra Don Ejëllin me një akuzë që me e urrejtë populli i Pukës...”
Po sot, Populli i Pukës, Qelëzes dhe Hajmelit, vendlindjes së Don Ejëllit, çka do të thonë për atë turp që Enver Hoxha sajoi me sigurimin me ua lanë në derë... me Bariun shpirtnuer? Lé të flasë 90 vjeçari Gjergj Zef Pashuku (Zadeja) që sot rron në Hajmel...“Ishe anëtar i atij gjyqi, po s’ na pyeti kush as për osh as për balosh! Na merrshin sa për numur. E dijshim mirë se gjithçka ishte e sajueme, po kush guxonte me folë, se të ikte kryet. Ishte caktue prej naltë me u vra Prifti. Ky ka kenë dhe denimi em, se unë e Don Ejëlli ishim prej një katundi e moshatarë." (Nandor 2010).
Besoj, kjo thanje e anëtarit të atij gjyqi asht një provë e madhe e Pafajsisë së Don Ejëll Kovaçit, për ata që donë me kuptue të vërtetën!
Gjurmët e pashlyeme të Don Ejëllit, aty nga viti 1993, më çuen tek At Dioniz Maka...Françeskan i vjetër që i kishte kalue të 80- tat.
Para vitit 1991 pothuej nuk kam pasë rasen me u njohtë afer me At Dionizin, ndonse kur kam pasë ndigjue emnin e Tij, gjithmonë e kujtojshe për mirë. Ai respekt i ruejtun prej meje më ka shtye që në vitin 1993 me u takue me Te, mbasi më interesonte mendimi i Tij në lidhje me atë ngjarje aq shumë të përfolun në Shkoder në vitin 1958, kur u zhvillue gjyqi i priftit Don Ejëll Kovaçi, sepse At Dionizi ishte ndër të paktit klerikë që vazhdonte me shetitë dhe me sherbye prap mbas vitit 1991, ndër ata fshatra të Pukës ku asht zhvillue ngjarja e veshun nga sigurimi i shtetit për veladonin e paster të Don Ejëllit. Sigurisht, kishe bindje se At Dionizi e ka gjurmue të vërtetën e asaj ngjarje të sajueme nga komunistë dhe po aq tragjike sa veprat e tyne kriminale.
Në vitin 1993 jam takue me Te dhe mbasi u hap biseda e gjyqit Don Ejëllit, At Dionizi më ka shpjegue rrethanat historike dhe sesi asht pregatitë nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë, skenar i ngjarjes në bashpunim me terroristin Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme në Shkoder në vitin 1958. Ishte koha kur kleri kishte nënshkrue Statutin e Kishës që në vitin 1951. Ndër të paktit klerikë që nuk e ka nënshkrue atë Statut, ishte edhe Don Ejëll Kovaçi me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, që edhe Ata pasojnë shumë shpejt Don Ejëllin. Ato ditë ka ardhë nga Tirana në Shkoder koloneli i ministrisë Mehdi Bylbyli dhe bashkë me Hilmi Seitin kanë shkue në Pukë, dhe prej atje kolonel Bylbyli ka shkue dhe asht lidhë me Markun, kryetarin e këshillit popullor apo operativ sigurimi, gjoja me ndjekë disa të arratisun të cilët, kur ishin bashkë pranë bregut të lumit, aty kolonel Bylbyli e ka vra Markun dhe prej atje e ka çue tek çela e priftit, kohë në të cilen Don Ejëlli nuk ishte fare aty.
Kjo ngjarje e zhvillueme naten u ba objekt i gjyqit që naten e “bante” ditë e të kunderten. Hetimet e zhvillueme në Shkoder nën kujdesin e Hilmi Seitit, sollën dramen e Priftit, i cili, pa pikë faji, u pushkatue tue u njollosë nga sigurimi i shtetit me akuzat ma të pabesueshmet prej Popullit të Shkodres, të cilat i denoncoi aty në prani të Hilmi Seitit motra trime e Don Ejëllit, Angjelina. Angjelina tregoi sesi Hilmia gjatë hetimeve firmat e Don Ejëllit në proces ia ka marrë me revolver në gojë...: “O firmo, ose të holla trutë në erë...”. E ky episod i atij gjyqi bani që Angjelina fitoi mbi shpifjet e kurdisuna kunder Priftit, Vëllaut të Saj të pafaj që u pushkatue.
At Dionizi, për disa kohë kishte shkue ndër shtëpijat ku sigurimi dhe Hilmi Seiti aso kohe kishin ba presion me publikue ngjarjen e sajueme prej tyne si të vërtetë, madje, At Dionizi kishte takue dhe familjar të Markut, të cilët, i kanë tregue emnin e kolonel Mehdi Bylbylit, që e ka vra Markun atë natë kur ishte me te tue shkue bregut të lumit. Një fshatar i kishte tregue mënyren sesi kufomen e Markut e kanë bajtë e çue tek qela, por At Dionizi atë fshatarë nuk e tregonte, mbasi ai ishte pendue për shpifjet ndaj Don Ejëllit, dhe të vërtetën ai ia kishte tregue në Rrëfim.
Po kështu ka ngja edhe me At Leonard Shajakun në sallen e gjyqit po per këte çeshtje. Ata dinin shumë ma tepër se flasin, por nuk mund të publikojnë shumë të vërteta që i kanë sekrete Rrëfimi. Asht pikërisht ajo kohë kur Hilmi Seiti, tue pa deshtimin e vet dhe të sigurimit të shtetit e PPSh që drejtonte sigurimin përballë klerikve katolikë, që vetsakrifikohen heroikisht, po nuk flasin për këta sekrete të Rrëfimit, kanë interrnue edhe françeskanin At Marjan Prela, një tjeter figurë e një Meshtari Atdhetar, edhe Ky figurë shumë e njohtun në Shkoder.
Në vitin 1996 kam bisedue gjatë për këte temë të Rrëfimit, që asht ndër Mbrekullitë e Krishtënimit Botnor me At Konrrad Gjolaj, i cili dinte edhe Ai një ndër shumë vrasje të kurdisuna dhe të kryeme nga spijunët që jugosllavët kishin rrekrutue që në vitët e fundit të Luftës së Dytë Botnore, të ndodhun ndër male të Veriut të Shqipnisë. Ky vrasës për një grusht pare të flliqta, kishte ardhë me u Rrëfye me At Konrradin, që atëherë ishte në Kuvendin e Françeskanëve në Shkoder. Edhe kur fliste për te, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçem e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot. Me beso, thonte At Konrradi, ishte e para herë që mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete...mbasi po mos t’ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi”...sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fleten e zezë të kriminelave të saj...
Sakramendi i Rrëfimit asht një temë tjeter e veçantë ku sakrificat e klerikëve përballë atyne torturave të mnershme që ka ushtrue sigurimi i shtetit mbi trupat e priftënve, ishin pa rezultat, mbasi në 46 vjet të sistemit komunist në Shqipni, ASNJË klerik nuk ka nxjerrë një sekret Rrëfimi, madje, kjo nuk ka ngja as edhe prej atyne pak klerikve që edhe i kanë sherbye sigurimit. Ata kanë pranue me “shpifë” por jo, me nxjerrë sekretin kjoftë edhe të një rasti, gja që ka e ngritë edhe ma naltë vlerën e të gjithë Klerit përballë genocidit të pashembullt komunist të Enver Hoxhës.
At Dionizi kishte një memorie të shëndoshtë e shumë të saktë. Shpjegimi i At Dionizit në saktësimin e ngjarjes së Qelzës, të krijueme nga vetë sigurimi i shtetit komunist, gjithmonë i drejtuem nga Enver Hoxha, ka një vlerë që asht aq e madhe jo, vetëm, për nxjerrjen e Pafajsisë së Martirit Don Ejëll Kovaçi, por edhe për kuptimin e së vërtetës sesi asht luftue dhe punue për 50 vjet, me njollosë me të gjitha llojet e shpifjeve, intrigave, poshtërsinave e makinacioneve Kishen Katolike Shqiptare.
Kur kam pyet At Mëshkallën për këte ngjarje, më ka thanë:
-“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijë vjeçare të Krishtit...Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Engjullin e ndonjë tjetër, nuk duhët me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956...e, sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.” (F.R. “At P.Mëshkalla SJ, fq. 32, 2007).
DERI KUR, TUE NGRANË..“TURP E BUKË”..?

52 vjet, Meshtari Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi i vramë Pafaj...
Veladoni i Tij i njollosun me shpifje dhe i mbuluem me llom!
Deri kur, o Vëllazen e Motra, tue ngranë “turp e bukë”..?
Kush nuk thotë publikisht të vërtetën për Don Ejëll Kovaçin,
Vazhdon me hangër në grazhd: “Turp e bukë”... me vetdije!
Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriut që pranon se asht Shqiptar!
Kudo kjoftë e, kushdo... kjoftë!
Kjo pyetje i drejtohet çdo qeveritari, prej ma të naltit, Presidentit e deri tek ma i largëti nga zyra e tij...kudo kjoftë në sherbim të shtetit tonë!
Kjo pyetje i drejtohet të gjitha komuniteteve Fetare që mund të përfaqsojnë kjoftë edhe një besimtar të tyne Shqiptar!
Kjo pyetje i drejtohet çdo Shqiptari me Fe e pafe, që ka një Atdhe!
Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriu, që sot e vret ndërgjegja sado pak ndaj vrasjes së të Pafajshmit Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi...
Kjo pyetje i drejtohet kujdo që holli një “gurë”... kundër Tij...
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne që janë të veshun me petkun e Tij, por “të njollosun” pafaj...e që vazhdojnë me heshtë...
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Shqiptarve, që vazhdojnë me jetue pa “shlye” shpifjet e bame kundër Tij, kudo kjofshin ata!
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Fshatarëve të Hajmelit e të Qelëzes së Pukës, që dinë pafajsinë e Priftit të vet, dhe...nuk “flasin” me zanin e Drejtësisë për viktimen e vrame të Gjakut Tyne!
Kjo pyetje i drejtohet cilitdo Shqiptar, që Enver Hoxha i dhunoi...
“Motren e Tij” të prangueme... Atyne Shqiptarve, që Vajzat, Gratë e arrestueme, t’ izolueme, t’ interrnueme apo të dëbueme, i kanë njohtë
“Motra të vërteta” të Truellit Shqiptarë, kudo kjofshin Ato...

Shqiptarë! Pajtimi Kombëtar, nuk arrihet kurrë pa Paqë e Drejtësi!
Viktimat e Pafajshme nuk kalben pa u shpallë “E Vërteta”
E Vërteta qé ku asht e shkrueme!
Don Ejëll Kovaçit dhe Motres së Tij Angjelina,
Nga Tribuna e Drejtësisë Shqiptare:
Këtheni nderën e marrun!


Leteratura:


At Konrrad Gjolaj OFM., “Çinarët” Shkoder, 1996.
“Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944–1990” Tiranë 1993.
Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, (Dosja 2229).
At Gjergj Vata SJ., “Kujtime” (dorëshkrim, 1996.) Shkoder.
Fritz Radovani – de Angjeliis, “Një Monument nën dhé”,
Zagreb, 2004.
Fritz Radovani – de Angjeliis, “At Pjetër Mëshkalla SJ.”
Botim i dytë. Zagreb, 2007.
Gazeta “Zëri i Popullit” Korrik 1951, Nandor 1958, Maj1959.

Melbourne, 29 Nandor 2010.

[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPTARË!
DERI KUR, ME QEVERISJE ANADOLLAKE TË ZGJEDHUN NGA
“SHOKU” TITO..?

ImazhImazh

Nga Fritz RADOVANI:
Imazh
Deri kur me drejtuesit e shtetit komunist të zgjedhun dhe të ruejtun nga shovenistët serb?
Deri kur me drejtuesit përçarës të Shtetit dhe të Popullit Shqiptarë?
Deri kur me adhuruesit e marksizëm leninizmit ateist e shkatrrimtarë?
Deri kur me shitësit tradhëtarë të Trojeve Shqiptare, për interesa të kolltukut të tyne?
Deri kur nën thundren e tradhëtarëve që na nxorrën nga Europa e Përparueme?
Deri kur me politikanë që bredhin me ibrik të kallaisun në “Konferencën Islamike”..?
Deri kur me pasuesit injorantë të terroristëve Enver Hoxha e Ramiz Alia?
Deri kur o vëllazën Shqiptarë, të namun e të mallkuem mjedis Qytetnimit Europjan?
Deri kur, Ju pyes Ju, o Gurë të Zallit Kirit...e Ju, o shkambijë në Bjeshkët e Nemuna, që plot 65 vjet ma parë filluet të parët me u la me gjak nga dora tradhëtare e komunistve tonë, që për një kolltuk të qelbun i sherbyen dhe po i sherbejnë edhe sot, hasmit, anmikut shekullor e të pangopun me gjakun e Atdhetarve të Atyne Viseve krenare e të lavdishme, ku vdekja për Atdhe e Fe ishte si me le...Po, Ju pyes Ju, o Malësore Burrnesha, Ju, që nën breshninë e plumbave bash të atyne gjaksorve katila, u çuet bukë e duhan Atyne Burrave që s’e njohtën tuten edhe pse ishin të ngujuem e të rrethuem ç’ prej shpellës Mëri Kokës, brinjë Cukalit, e deri ku Katrin Tomja me Shoqe rroku armët e luftoi për Liri, bash sikur...në 1911, nën drejtimin e Burrit Malësisë që me Flamur në dorë, i tregoi Botës mbarë se kush janë Shqipet e Kastriotit, që po fluturojnë edhe njëherë nga vrimat e gjuejtjeve të gjyleve turke të mbetuna në Kështjellat e Krujes, Shkodres e Shqipnisë Heroike, ku, Trimat e Saj, aty ku venë kambën në tokë, aty shpërthen vullkani i Lirisë!
Baballarët e këtyne tradhëtarve që po sundojnë janë ata që vranë Dedë Gjo Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën e Burrin me çakçirë të Kosovës Isa Boletinin... Fëmijët e tyne katila të lindun të paligjshem ndër kaçuba mrinash e ferrkuqesh të mbjelluna nga dora e Titos, vranë mizorisht e barbarisht edhe Bijtë e Bijat e Atyne Atdhetarve që me 28 Nandor 1912 me pushkë në dorë e revole mbas shpinës, gjithnjë të përndjekun e të survejuem... kanë ba e shpallë Shqipninë e Pavdekshme!
Hapni veshtë e ndigjoni gjamën që sjellë Veriu nga shpella ku u tradhëtue Prek Cali me 118 Burra të Kelmendit, hapni veshtë e ndigjoni zanin e Tyne, që buçet nga krojet e proskat ku komunistët hodhën trupat e tyne...me ngopë qejtë e serbit, t’uritun si bishat e terbueme...
Hapni sytë e shihni Burrneshat e veja të Malësisë Hotit ka psikamin me gjithë forcen e zanit të Tyne, ndër shpellat e cungat e Vrithit, ku Shqipja shitoi Trimin e vet Gjelosh Lulin...
Hapni parzmin e shihni ka zemra troket e çaperdisun kur kerkon me gjetë një “Shenjë” tek Ato gropa... ku prehen edhe Sot Loçkat e Sajë, të këputuna në Lule të Rinisë që nga: Mark Çuni e Muzafer Pipa, Kol Prela, Gjelosh Lulashi e Qerim Sadiku, Paulin Pali, Caf Meti e Ndue Pali, Zef Kol Prela e Pjeter P.Pali, Fahri Rusi, Prenkë Kaçinari e Xhelal Hardolli, Kolec e Simon Deda, Mark e Llesh Gjomarkagjoni, Frano, Ndoc e Pëllumb Mirakaj, e deri ku Shkumbini u skuq nga Alush Lushanaku e “Çeta e Hekurt”, po, deri atje larg nga Kuçova prej Gjon Frano Lleshit e Pjetrit Gurakuqve,.. që Nana Shqipni, nuk di me i le e me i mkue pshesh kurrma Shokve të Tyne.
Vrojtoni me sytë Tuej që s’njohin çka asht lodja o Nana Burrnesha e, nën ata çinar shekullor, kërkoni se nuk ka as Shenjë as Kryq ende tek koka e Atyne Martirve t’Atdheut! Aty do të gjeni në një skutë nën një pishë që rrjedhë ende sot lot rrëshine... “fletët” e djeguna e të zharituna të “Ungjillit” të Maleve ,“Lahutën e Malësisë”, që “kalbet”...por nuk vdes!
E, pak ma andej...asht rrashta e shporueme e Poetit Ambelsisë...të Madhit Zadeja...ende Sot e mbështjellun nga duertë e Heroit Demokrat Mark Çuni, me “Ruben e Kuqe”...
Ecni, ecni pa frikë, ecni kah Rozafa e shikoni aty ku njëditë Ajo, e zemrueme i ndryshoi rrjedhën edhe atyne lumejve të rrembyeshëm, ecni mbas asaj gjarpnushë të “pabesë” që thirret Buna e, shihni se Aty... nën shelqe, ku, Shqiptari ka gropen që thirret “Vorr”, ashtu, si të gjithë Herojt e Martirët e Kombit tonë që nuk kanë Vorre as lapidarë po, prehen nën degët e tyne të lidhuna e të thuruna me Ta Kunorë Lavdije, e, Aty do të gjeni Eshtnat e Bardhosh Danit, Mark Cacës e Brahim Dergutit... se, ashtu, plumbat komuniste vorrosen anë e kand Rininë Shqiptare.
E, dikund atje në dalje të saj, ndaloni, ndaloni, se bash aty ku, gjarpnusha shkrryhet për stomije të veta që serbi zaptoi me dhunë, bash aty, ku vuni kambën dhunuesi për me i marrë frymen Bunës e Qytetit Teutës, ndër gomna të saja janë Visaret e Kombit, Aty prehen në Paqë, si Vllazen të një Atdheu, Ata që Kastrioti me Shpaten e Tij i pagëzoi me emnin Shqiptarë: Të gjithë sëbashku Katolikë, Muslimanë e Orthodoksë që dhanë jeten për Një Shqipni të Lirë e Europjane. Kujtoni atëherë, kur Adriatiku gufoi nga gjaku i derdhun mbrendë e me dallget e tija të harrlisuna tronditi Romen, Beogradin e Athinën...Bash prej atyne stuhive që u përplasën për Torren Ejfel e Sahatin e Madh të Londres, kur Imzot Bumçi i ra Kumonës së Vatikanit, po, po, atëherë kur, Fishta, Mjedja e Gurakuqi ynë, si në të marrun goje për nën mustak, shkrepën porsi rrëfeja me Gjuhën e Gegëve e të Toskëve vëllazën, ashtu si i pat mësue Lokja plakë në shkollat e para të Pëllanës, Troshanit e Kush Micës.... e, pa ju tutë syni i thanë Vashingtonit:
“ Këtu e ka cakun Shqipnia e Gjergj Kastriotit!”
Asht po, Shqiptari i lidhun për brez me konop të Sh’Françeskut, bash Ai Frati i Fishtës së Zadrimës... dikund kah brigjet e Drinit, në atë ujë të turbulluem ngjyni “penën” e Tij... dhe, i tha serbit dhe gjithë Europës së pabesë:
... “E sheh, po, vetë gjakbasi, se rob s’bahet/ Ai dhe, ku Flamuri kuq e zi valvitet.”
Por, tradhëtarët komunistë Enver Hoxha me Ramiz Alinë, e vranë edhe në “Vorr”...e, i thanë... “tradhëtarë”! E shkelën mbi Atë Vorr të gjithë ata “proletarë” që Botën vorfnuen...e, mbi “gërmadhat” e luftës vëllavrasëse të pafund, “nacional – çlirimtare”, ndertuen “selinë” e “yllit të kuq” me drapen e çekanin e Leninit... E, padronët e tyne aty... ku, qytetnimi i Europës dikur u le, ... “një Murë” mbi miljona rrashta vune, në shenjë “Lirije” e, edhe Berlini... u shue!
U ngritën “madhshtorë” të derdhun në bronx e përmbi shkambij graniti të lustruem nga dora e skllavit të pranguem, të dhunuem e të burgosun, u ngulën si thika diktatorët e shekullit XX.., që me fatet e kombëve luejten “poker”... ndër tavolinat e Jaltës dhe të Moskës...
Harroi Ruzvelti, Stalini...edhe Çërçilli, se, kur Toka e Lirë pushtohet, robnohet, dhunohet, digjet, plaçkitet, vidhet, pështyhet, përmbytet... Njëditë, Aty nga lymi e balta u pat krijue Adami!
Ai, që me Doren e Tij caktoi Parrizin e Tokës, Ai i Madhnueshmi krijoi Arbërinë...
Ai asht që i hokati Popullit Shqiptar...e Populli ynë, e adhuroi ndër Njëzet Shekuj...
Me doren e shugurueme të Pal Engjullit, Ai, i tha: “Shqipni, Unë po të Pagëzoj...”
Aty kah e vona...kur, Dielli ra me fjetë.., nën Dritën e Pishës së Malit të Kështjellit të Krujës, Donika me dorën e vet, me pejnat e zezë qendisi Një Shqipe... për Trimat Besnikë të Arbënisë, e heret, pa dalë kurrkund drita, Gjergjit për parzem ia ngjeshi bash si t’ ishte një mburojë...që, as gjylja e topit nuk mund ta shpojë...E zemra e Burrit Kastriotve, filloi me rrah ma fuqishem, kur Ai, mbi Atë Flamur me shpaten e Vet u betue: “Për Shekuj të Shekujve, Shqiptari me Këte Shenjë ka me luftue për Fe e Atdhe e, ka me Fitue!”... E ashtu ngjau...për 25 vjet!
Ishte Flamuri me Shqipen Dykrenare...që, Europën mbrojti nga rrenimi anadollak...
Flamuri i Shqipnisë sonë...Flamuri i të gjithë Shqiptarve...kudo kjofshin!
Edhe Shqipnia e ngjeshi për parzem të vet...e, mujti me vazhdue me kenë...
Ishte, po, Ajo Shqipni, e vetme në Botë që në 1924, n’atë Tokën e zaptueme për 500 vjet nga Anadolli pat krijue Shtetin e Saj Demokratik, e në krye të Tij një Peshkop Orthodoks, pat vue me drejtue me vullnetin e të gjithë Shqiptarve, pa dallim Feje...
Ishte po, Ajo Shqipnia e Shqiptarve, që serbi e greku i pabesë thërriste ndër katedrat e mbarë Europës, “shqiptarët janë ende anadollakë”... e bash me dorën e vet, ata tinzarë, në vitin 1941, gjetën një fanatik oriental nga Gjinokastra... Ishte dora e Titos që me spijunët sherbëtorë e tradhëtarë të shitun “shqiptarë”, formoi partinë komuniste që me “pushkë e kazem” dhe veglat e tija mizore një gropë të re Shqipnisë ata i hapne e sipër për shenjë, mbi Shqipen Dykrenare, një “yll të kuq” zhigatne... Një epitaf shkruen me shkronja cirilike mbi rrasen e saj gjashtkandshe:
“Këtu pushon Shqipnia Europjane”... “Kushtue nga komunistët Tito, Stalin, Enver ”.
Ai pallat aq i bukur i “kryeministrisë” që shkelqen mes Tiranës.., u mbush me “dezhurë e tavarish” nga Beogradi, Moska, Pekini...e vorrmihës të prëgatitun në universitetët e tyne me një kulturë maksiste–ateiste...Ishin “kuadrot e larta” me ibrikë të kallaisun nga miqtë oriental... e pak ma vonë të “Konferencës Islamike” që “qarkulloi” partia, me të cilët na lidhi skilja Ramiz Alia.
E, po, nga Ai vorr ku shpresat humbën e Liria mêjti...Një za i mekun u ndigjue në 1946:
“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohet!..” E këto fjalë... mbetën të ruejtuna deri në Nandorin e 1990, kur në Rrëmaji të Shkodres, me 11 Nandor Don Simon Jubani, shpalli porosinë e Atdhetarve Shqiptarë!
Ushtoi Taraboshi Atë ditë të 13 Dhetorit 1991, e gjama e tij shkrepi porsi rrufeja e dalun nga zemra e zharitun dhe e ndezun flakë për Liri e Popullit Demokrat Shkodranë, që njëherë e përgjithmonë zhguli nga Truelli i Rozafës edhe “bustin” e flliqun të diktatorit katil e mizor...
Shqipnia Rilindi! Ishte Shqipnia e Gjergj Kastriotit...që u ngrit në kambë!
E Bija e Saj nga Shkupi, që u le po, 100 vjet ma parë,..Ajo Velbardhë e Lumnueshme me vija të Qiellit prej kah i Lumi e ndriti e Boten mbarë çuditi, Europës i diftoi se:
“Unë jam le në vitin 1910 kur Shkupi ishte Shqipni! Unë jam Shqiptare!..”
Edhe Nanë Tereza, si Vëllau i Saj, dikur... At Gjergji...
Në këte 28 Nandor 2010...Porsi “Fleta e Ejllit t’ Zotit”...
Shpalosin nga Qielli i pastër dhe i shndritshëm ku janë Ata, Një pelhurë të mëndafshtë, Flamur...dy bojnash, me Shqipën e vet Dykrenare, të shkrueme me shkrojla t’ arta:
“Kurr Shqipni s’ kam me t’ harrue
Edhe n’ vorr me t’ përmendë kam...”


Shqipnia pra, Asht... e, do t’jetë!
Po, Ju, ku jeni, o Shqiptarë!!?


Melbourne, 19 Nandor 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PËRÇAMJA FETARE DHE ATDHETARE, DETYRË E PËRJETËSHME E SIGURIMIT KOMUNIST SHQIPTAR.


O Zot! Po, të lutem, mos e premto që Shkodra eme, me u kthye në një Beirut të dytë!
I madhi Luigj Gurakuqi porositë: “Letrat pa emen e kanë vendin në kosh..!”. Vetëm tue pasë parasyshë damin moral, fetar e atdhetar me pasojat e tij rrenuese që i ka sjellë dhe vazhdon me i sjellë përditë Popullit Shqiptar, sigurimi i shtetit komunist me metastazat e tij të përhapuna në të gjithë globin dhe, tue vërejtë djallzinë e mënershme të tij, këte herë të futun nën fletët e Ungjillit, për me përça Rininë Shqiptare, aq debul për kah Feja e Atdhetarizmi, dhe mbarë Popullin Shqiptar, mendja më imponoj të ulem dhe mbasi të kryej detyren teme si Shkodranë, artikullin tuej që kam marrë para pak ditësh, ta çoj “aty ku ka vendin”... simbas porosisë së Atdhetarit Gurakuqi...
As nuk e kishe ndër mend me u marrë me njerëz “pa emen”, mbasi kur i ke thanë dikur në Shkoder “kujtdo” kjoftë, “i paemen”, ia ke thanë të gjitha... Mungesa e emnit apo prezentimi i rremë apo i mësheftë etj. ka vetëm një shpjegim: Mungesen e karakterit ose të thanun ma shqip: paburrninë me tregue kush je... e prej ka rrjedhë dhe kujt i shërben?!..Ndoshta, ke edhe turp me tregue!
Aspak me u çuditë!
Respekti për të vdekunit që prehën në Rëmaj dhe Ata Burra që kanë Eshtnat pranë Tyne në Zallin e Kirit të Shkodres Martire, më detyrojnë pa asnjë kusht, mos me heshtë!
Vetë titulli “Injoranca fetare katolike” më shtynë me mendue se autori nuk ka fare ide kush asht kenë dhe asht edhe sot Kleri Katolik Shqiptar, inteligjenca shkodrane, atdhetarët e përkushtuem dhe të gjithë Ata Burra, që mbas vitit 1944 Enver Hoxha, me veglen terroriste të tij, sigurimin e shtetit komunist, të formuem nga shovenistët serbo-sllav dhe aziatikë, vetëm për me ia arrijtë qellimit të shkombtarizimit dhe shkatrrimit me thëmel të Shqipnisë Evropjane, i pushkatuen, i dhunuen vorret, i vodhën edhe veprat, i plaçkitën, i shitën edhe Atdheun e lamë me Gjakun e Shenjtë të Tyne dhe, tashti, pa pikë turpi si gjithmonë, donë me ua marrë edhe Fëtyrën... tue fillue nga syzhgaba i Hotit Dedë Gjo’ Luli i Maleve tona...e deri tek ma i fundit që i këndon At Gjergj Fishta OFM., tek “Lahuta e Malcis” apo, Bariu i Alpeve të ashpra me fyellin e tij shekullor.
Më tregonte Prof. Nush Radovani sesi në një bashbisedim me z. Nut Dragusha, kur Nushi po i shpjegonte mbi rranimet që kishte ba bombja atomike në Hiroshima, ngjarje e cila ato ditë kishte një përvjetor, Nuti mbasi e ndigjon një copë kohë me vemendje , e ndërpret: “Po lene o z. Nush, damin që paska ba para sa vjetësh në Japoni bombja atomike…ai dam nuk asht kurrgja sot me damin që asht tue ba përditë injoranca...ajo ka pushtue miljona njerëz, të cilët janë çue e po rrënojnë botën..!”
Don Kolec Prennushi tek parathanja e librit “Për Krishtin o kundër Krishtit”, botue në vitin 1938, në Shkoder, shkruen: “Lufta që racionalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rreshta të popullit e u ba komunizëm, bolshevizëm gjithrranues. Sulmi i tij nuk qëllon vetëm Hyjninë e Krishtit e Hyjnueshmeninë e Kishës por, edhe kullat mbrojtse të tyne...Por, armët kundra vërsuljeve të anmiqve, sidomos në këte kohë, kur mortaja e komunizmit ka pra atmosferën e përgjithshme, i duhet popullit me i pasë përdoresh e kundra të zakonshmëve e, kundra atyne ma të hollave që kanë hijen e ditunisë, të cilat, edhe në mos paçin mërritë ndër ne, do të vijnë si mbeturina rranojash që hjedhë dallka e detit në bregore tona.”
Dhe, ja...me sa meskinitet fillon shkrimi i juej: “Në fillim kam pasur dëshiren të shkruaj në gegërisht, gjuha e lavdishme e katolikëve të Veriut, por jam tërhequr nga ky projekt për arsye se jo të gjithë shqiptarët e kuptojnë këte variant të gjuhës shqipe, dhe, se aktualisht nuk jam në dijeni të existencës së një varianti standard të gegërishtës.”
Këte të vërtetë që me siguri “padashje”e tregoni që në rreshtin e parë: … “deshta me e shkrue gegërisht….por,” jeni “terhequr” gabimisht apo me dashje nuk e di, por ju, nuk keni ditë se 70 % e të gjithë popullit masakruem shqiptar flasin Gegënisht, së cilës, simbas jush edhe i mungon “varianti standard”….kur, për ma tepër mbi 70 % e shkrimtarve shqiptar janë shkrimtarët Gegë, që bashkë me popullin e tyne heroik janë përfshi në genocidin e ushtruem nga Enver Hoxha (udhëheqes i juej) me Partine e tij komuniste dhe të aplikuem në “Kongresin e drejtëshkrimit të vitit 1972”. E, si do të shkruejshe ti në gjuhën e lavdishme të katolikve të Veriut, popullsi mbi të cilën per 47 vjet Enver Hoxha me pasuesin e tij Ramiz Alinë, ka zhduke inteligjencën, kulturën, gjuhën, besimin, doket e zakonet burrnore të të gjithe Shqiptarve dhe, tue krijue me çerdhet e tija të spijunazhit shemtimin e bastardhuem të shqiptarit “njeriun e ri komunist”, një prej të cilve pa diskutim mund të jenë cilido ai i paemen, i pa mbiemen, që perfaqson vetëm një demagog…siç ishte edhe ai vetë, të mëshefun ende sot ndër formacionet e budigardve të Ramiz Alisë me shokë, të cilin, kur e merr malli për Shkodër, ashtu si ju në faqën e fundit: “ Ashtu bre o Shkoder, qendro...”(fq. 38), shkoni e vizitoni kalanë e Gjinokastrës…dhe rrotulloheni tri herë rreth shtëpisë së përbindshit të Atdheut, tue i shërbye me të gjitha mjetët edhe për së vdekuni!
Një shqiptar që nuk kupton gjuhën që flet 70% e popullit të tij, ai i thotë vedit gabim se asht shqiptar dhe se di me folë shqip. Ndonse, djallzia e juej vazhdon tue e quejtë Gjuhën Gegënishte Shqipe, “gjuha e lavdishme e katolikve të Veriut”, pikërisht, ajo gja, që e shtyni E.Hoxhen me shpikë “gjuhën e njësuar”, që asht vetëm gjuha e tij ose “gjuha e dreqit”, që për fat të keq edhe “perkthyesit” e Ungjillit, e justifikojnë atë veprim që kanë ba pikërisht, kështu, si ju!
Gjuha Gegënishte asht Gjuha e Shqiptarve pra, që jetojnë në 70 % të Trojeve tona dhe, jo, vetëm, e Popullit Katolik ndër Ato Troje, por e të gjithë Shqiptarve pa dallim Feje.
Për ma sakt, ju, jepni porosi “fryti” i së cilës, më lejon me mendue edhe për ju, në fq. 21: “(Ruajuni nga profetët e rremë që vijnë te ju me veshjen e qengjit por përbrenda janë ujqër të uritur. Nga frytet e tyre do t'i njihni. Mateu 7:15-16).”
Ju shkrueni në faqe 29: “Mjerisht, kundër mësimëve të Papës dhe Kishës Katolike, klerikë katolikë shqiptarë kanë njohur dhe përkrahur qeverinë e Vlorës të 1912, qeveri e cila nuk është thëmeluar mbi ligjët e Fesë shenjte Katolike, ashtu siç mëson e porositë Selia e Shenjtë. Kjo vërtetohet edhe me praninë e 5 katolikëve dhe 5 myslimanëve në këtë qeveri. Pra, janë vëndosur interesat e kombit para interesave të Zotit.”
Atëherë, me kenë kështu si thoni ju, pse vetë Papa Benedikti XV ka veprue kundër “mësimeve të veta dhe Kishës Katolike” apo edhe Ai ishte “injorant” simbas jush, kur Imz. Bumçi, mbasi vërenë një mungesë të madhe sinqeriteti nga delegati italian në Paris Ministër i Jashtëm i Italisë, me të cilin u takue me datën 26 tetor 1919, për marrveshjen “Titoni – Venizellos” mes Italisë dhe Greqisë, në dam të tokave Shqiptare, Imz. Bumçi u takue edhe me delegatin francez dhe amerikan, tue nxjerrë nga këta bisedime një aksiomë filozofike që mund të shpikej vetëm nga koka e Imz. Bumçit: Me datën 29 Dhetor 1919 Ai arrinë në Vatikan dhe në ditët e para të Janarit 1920, u takue me Papen Benedikti XV, të cilit, i tha: “Tash pra Shejtni, të gjithë Misat e Dergatës Shqiptare që janë në Paris e që shumica asht myslimane, më kanë çue këtu përpara Shejtnisë s’Uej e të gjithë për një goje U lutën që, me fuqinë Tuej morale e me influencën e madhe që keni në Botën mbarë, të na jepni ndihmën Tuej të vlefshme si kur dini Ju vetë, që na të pështojmë dy provincat shqiptare, Korça e Gjinokastra, të cilat, janë në rrezik prej akordit Titoni – Venizellos.”
Papa i shpjegoi Imz. Bumçit se Vatikani nuk kishte marrdhanje të mira me Francën dhe Italinë por, do të takohej urgjentisht me ambasadorët anglez dhe amerikan në Vatikan, të cilve, Ai, do Ti kërkonte me qendrue në përkrahje të Popullit Shqiptar...dhe, e mbajti premtimin! Në të njajtën kohë Imzot Bumçi porositë Qeverinë Shqiptare dhe Popullin tonë:
“Pikë së pari duhet pra, të kemi bashkim të plotë, urtësi të madhe, durim e nderim për njenitjetrin. Duhet të shuejmë hidhënimet e mënitë që na ndajnë, të respektojmë mendimet e shokve tonë e të mos ftohim e të ashpërsojmë mardhanjet në mes të Shqiptarve prej çdo krahinash e prej çdo Fenash që të jenë. Për të mirën e Atdheut, duhet sot, që ma i madhi të bahet ma i vogël përpara të tjerve.” (“Krishtërimi ndër Shqiptarë”, viti 2000, fq. 300).
Ju paraqiteni edhe si “përkthyes” i disa gjuhëve, nga të cilat keni marrë këte material. Po, si mund t’ ju besoj unë ju, kur, ju, nga Gjuha Shqipe, nëse asht gjuha e nanës suej, ju keni marrë disa fraza dhe i keni interpretue gabim, ndoshta, me dashje, por ata nuk janë shkrue as nga At Gjergj Fishta OFM., as nga Don Lazër Shantoja, ashtu si i keni interpretue ju! Kjo më bindë për dashakeqjen tuej, por edhe për “injorancen fetare” të tuejen, me të cilën ke dashtë me njollosë kolosët e Klerit dhe shkrimtarët e Veriut e, bashkë me Ata, edhe të gjithë Ata Atdhetarë Shqiptarë që janë edhe Gurt’e Parë të thëmelëve të Shtetit Shqiptar, ideator dhe ndertues të Tij, por, që fatkeqësisht, pothuej, asnjeni nuk e gzoi! Ja, dhe keqinterpretimet tueja, të cilat zbulojnë “fëtyrën e mësheftë” të përçmuesit dhe të shpifsit “modern” fq. 33:
“Si është e mundur atëherë që vetë At Fishta, në fjalimin e tij në Konferencën e Parisit në 1919 të citojë revolucionarin anti-katolik Jan-Jacques Rousseau : « Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!».
Mos “ndoshta” At Fishta, “nuk e ka ditë” kush asht Rousseau, ose “nuk e ka kuptue” aq mirë sa ju frengjishtën..?! Po të njajtin “gabim” ju, përsëritni me Don Lazër Shantojën, tue ba edhe një hap ma mbrapa në fushën e injorancës suej fq. 21, 22: “Biles skandali i rëndë kundër Fesë shenjte katolike ka arritur deri aty, sa që një meshtar i njohur shqiptar, Dom Lazër Shantoja, përkrahës i Qeverisë së Nolit, në një poezi të botuar në gazetën Ora e Malëve, no. 31, ka shkruar se ai nuk do më as Zot e as Fe katolike, por, Republikë, ashtu siç kanë dashur gjithmonë Ndërtuesit e Lirë (Freemasonry), një prej shoqërive të fshehta me armiqsore kundër Papës dhe Kishës shenjte Katolike. [Radovani F., 3 Nandor 1923 (plot 23vjet para 11 Janar 1946)]” dhe, vazhdoni tue dhanë edhe vendimin mbi bazën e mendimit tuej që ka vetëm karakter shpifës, mbasi në dy rastët e sipërme si tek At Fishta, ashtu tek Don Lazër Shantoja, që asht jo vetëm “meshtar i njohur shqiptar” por, asht Martiri i Parë i Klerit Katolik Shqiptar, i pushkatuem me 5 Mars 1945 dhe, që Gjaku i Tij asht në Thëmelet mbi të cilat asht Rinngjallë Feja dhe Kisha Katolike Shqiptare, ju, merrni fragmente për qellime të tueja të kqija kur, të dy rastët janë “sarkazma” me të cilat, Ata tallën 87 vjet përpara me ju atestët dhe flamurtarët e revolucionit francez...apo, marksistë leninistët e deshtuem të revolucionit proletar..?
Dhe, ja, verdikti i juej në fq. 37: “Nga shembujt e mësipërm shihët qartë se injoranca fetare ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e rëndë e shoqërise shqiptare, injorancë për të cilën kleri katolik shqiptar është përgjegjës para Zotit.”
Dhe, përnjëherë mu kujtuen vargjet e At Fishtës, me 28 Nandor 1913:
“Oj Zanë, t’këndojmë ... t’ vajtojmë, deshta me thanë;
Pse sot ditë kange s’ asht për mue e ty....”.
Kleri Katolik Shqiptar, atëherë dhe sot, nuk asht pregatitë nga Universiteti i Tiranës, as nga shkolla e PPSh në Laprakë ku prëgatiteshin anëtaret e byrosë politike, po asht frut i 24 Universitetëve ma të njohtuna të Evropës, ku, teologjia dhe filozofia kanë rranjët e tyne shekullore.
Nuk mjaftoheni me kaq, por vazhdoni me At Anton Harapin OFM., edhe Ky një tjetër “injorant” i Klerit Katolik Shqiptar, që tue pasë mundësinë me “ikë me forcat gjermane” rrinë e martirizohet e pushkatohet nga komunistët, që sot, edhe e përgojojnë kështu si ju!
Ju, shkrueni fq. 24: “ Janë lehjet e qenit ato që zgjojnë bariun. Të njejtën gjë thotë edhe don Félix Sarda y Salvany në librin e tij të mirënjohur e shumë aktual Le Libéralisme est un péché (Liberalizmi është mëkat).”
Dhe, pikërisht, në fq. 22, kur flitni për Republikë, ju, thoni: “... ashtu, siç kanë dashur gjithmonë Ndërtuesit e Lirë (Freemasonry), një prej shoqërive të fshehta më armiqsore kundër Papës dhe Kishës shenjte Katolike.”
Këto “lehje qeni” kundër At Fishtës, At Anton Harapit dhe Don Lazër Shantojës, më zgjojnë një mendim: Mos ndoshta edhe autori i mësheftë i artikullit “Injoranca fetare katolike...” asht me parimin që me luftue Klerin Katolik Shqiptar dhe, jo Fenë, pikërisht ai parim i masonve, të cilin, me datën 4 Dhetor 1923, të tre Autorët e sipërm e kanë zbulue lakuriq idenë tuej, në gazetën “Ora e Maleve”, me artikullin “Masoneria kundër parimeve fetare e kombëtare”..!?” ku, shkruhet: “masonve u pelqen me i dhanë vendimet e me i ba ritet e veta, që na kujtojnë kohën e mesme, mbrenda mureve t’errta e simbolike të lozheve misterioze...Ata thonë: Na nuk jemi kundër fesë por, kundër klerit, që e përdorë fenë për vegel. Masonët e dinë mirë se njeriu i ushqyem me idetë e tyne, ka me kenë gati në rastin ma të parë, me lëshue përpara të huejve, armët e veta morale e materiale që të kenë.”
I pari që aplikoi këto ide haptas në shtetin shqiptar ishte Enver Hoxha, i cili, nuk la gja pa shpifë për Klerin Katolik Shqiptar, me mendimin se “shpif e shpif se, diçka mbetë!”. E vetmja gja që nuk ka pasë kurr guxim me e thanë asht kenë ajo që kërkoni ju me plotësue në “veprat” e tija, të lanuna mangut: Se kleri katolik asht kenë edhe injorant!
Por, mos harroni, se artikulli i juej nuk asht tjetër veç një “gjethe fiku”...që, edhe këte, vjeshta e ardhëshme do ta kalbin ashtu si parardhësin tuej, (për të cilin ju nuk flitni asnjë fjalë në shkrimin tuej), po, të ardhun nga kabarët e Francës e, që, u fik atëherë, kur donte të bahej “fanar ndriçues” i ateizmit marksist leninist në gjithë botën e qytetnueme, pikërisht aty ndër ata shtete, ku, qytetnimi modern mori hov nga Katoliçizmi! Mos edhe ky ishte frut i injorancës së shkollave të klerit..?!

Për me ditë se kush ishte dhe asht Shqipnia e Populli i Saj besimtar e Atdhetar, po, kaloj vetëm nëpër disa data kryesore të historisë së fundit shek. XX, që, ju, me siguri nuk doni me e njohtë, përderisa nuk e zeni me gojë e, që, asht ma domethanse se krejt ajo që shkrueni ju:
Shteti Shqiptar i të gjithë Atdhetarve lindi me 28 Nandor 1912, nën kryesinë e Plakut të Vlonës Ismail Qemal Bej Vlona dhe, përbrinjë Tij, Don Nikoll Kaçorri e Luigj Gurakuqi...
1913. Asht Nata e Festës së Flamurit. At Gjergj Fishta OFM., vendosë Flamurin tonë kombëtar në kompanjelin e Kishës Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder, të cilin, e lidhë me kandila dritash me Xhaminë e Fushës së Çelës në shenjë vllaznimi... Kur konsulli francez De Philipps, i kërkon Fretënve uljen e Flamurit tue i kërcnue.., At Fishta, i përgjigjet: “Jo, gjueni me top se, Flamuri ynë e ka për nderë me u gjuejtë me top”...(“Mrizi i Zanave” botim i vitit 1941, Shkoder)
Mëllefi i shprehun nga ju kundër At Fishtës, asht vazhdimsi e Rexhep Qosës, Rakip Beqes, Viron Kokës e Jup Kastratit me shokë, që kerkoni me të gjitha mjetet e vume në dispozicionin tuej nga komunistët, me shue jo, vetëm, Emnin e Tij, por edhe “Lahutën” me të cilën këndoi Ai, për të cilën vepër, mbasi e lexoi shkenctari i madh gjinokastrit Eqrem Çabej, tha: “Mbasi lexova ‘Lahuten e Malësisë’, që sot jam gati të bëhëm katolik...”.
1944. Nandor, At Anton Harapi OFM., Rregjent i Shtetit Shqiptar, tue u kthye nga Berlini ndalon në Podgoricë, ku, takon Cafo Beg Ulqinin edhe Ky Rregjent, i cili, e fton me u strehue në miqtë e Tij në Ulqin, për mos me ra në dorë të komunistave, ndonse, kur takoi gjeneralin gjerman që sapo kishte lanë Shqipninë, edhe ai e ftoi me shkue me forcat gjermane, por At Antoni, i kerkoi atij largimin nga Shqipnia me 29 Nandor e, jo, me 28 dhe, pranoi me andje vdekjen e dhunëshme të komunistave në Tokën Shqiptare por, jo, ate, me kunora e fjalime jashta Shqipnisë Nanë...
1945. I pari Klerik Katolik Shqiptar që pushkatohet nga komunistët asht Don Lazer Shantoja, që torturohet në mënyrë shtazore nga sigurimi i shtetit komunist shqiptar, tue i sharrue kambët me sharrë druevari. U pushkatue me 5 Mars, bashkë me Atdhetarin Sulçe Beg Bushati.
1945, 25 Mars, ora 5 e mengjezit...Pushkatohet Prek Cali me grupin e Atdhetarve të Malësisë e, bashkë me Te edhe Don Ndre Zadeja, autor i pavdekshëm i “Rubës së Kuqe”...
1945. Plot 65 vjet ma parë, Ndue Pali para pushkatimit në Zallin e Kirit, i lidhun përdore me Caf Metin, ka deklarue simbas proces verbalit të mbajtun nga terroristi Aranit Çela:
“Proçes- verbal. I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve!
Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
1945, Maji. Asht seminaristi Mark Çuni, që i tregon Evropës, se në Shqipni, nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike dhe, për pasojë zbulon fëtyrën terroriste të Pushtetit shitun tek Jugosllavia e Titos, tue pranue burrnisht se ka punue për një Shqipni të lirë e demokratike.
1945, Organizata e Parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” e thëmelueme nga Mark Çuni, në përbamjen e Saj ka edhe elementa besnikë muslimanë si Myfit Q. Bushati etj.
1946. Studentja Drita Sokoli ua përplasë ndër sy komunistave: “Turp për ju, se, as në Mesjetë nuk janë pështy të burgosunit rrugave si tashti!..” pikërisht, për Klerikët Katolik At Fausti, Dajani e Shllaku që komunistët “katolik” i pështynin tek Kafja e Madhe në Shkoder.
Pra, simbas jush Këta shkodranë, nuk janë Shqiptarë Atdhetarë, pse janë muslimanë?
1946. Mbytet në tortura në hetuesinë e Shkodres, Av. Muzafer Pipa, nga Libohova, prej torturuesve komunistë Zoji Themeli e Vaskë Koleci, vetëm pse guxon me mbrojtë në gjyq Françeskanin e pafajshëm, dijetarin dhe filozofin At Gjon Shllaku OFM...
1946 Profetsia e At Anton Harapit OFM.,: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”.
1946 Hafiz Ibrahim Dalliu, afër të 80-tave, dënohët mbasi deklaron në hetuesinë e Tiranës: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri ... Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën, as të afërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka çka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket vetëm Evropës. Me Evropën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë ...” (Dosja hetimore. Arkivi i Min. Mbrend. 1998).
1947. Organizata e studentave të Gjimnazit Shtetit Shkoder, në muejn gusht 1948 vriten trathtisht në kufi, në fshatin Samrish, Bardhosh Dani, Mark Cacaj e Brahim Derguti.
1947 Drita Kosturi...në hetuesinë e burgut të Kishës së Fretënve, quhet nga At Palë Dodaj, “motra e Fretënve” për shërbimin e Saj ndaj tyne, kur i kthenin ne qeli pandjenja...
1947 Arrestohet në Tiranë Friada Sadetini...kalon gjithë jetën burgjesh e ndër kampe të internimit, deri në vitin 1992, vetëm pse nuk deponon ndër gjyqe kundër Klerit Katolik...
1948 Dr. Papavrami, më shpjegonte në vitin 1993 se, atëditë më 11 mars 1948, i thirrun si mjek ligjor, “...rreth orës 04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për me i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit ishte ingj. Fahri Rusi, 28 vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjes sate!” - Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhanë jetën mjedis dy shejtënve, për çfarë me u tremb?”
1947 – 48: E pyetën Hafiz Dërgutin, se cila asht arësyeja që e torturonin aq shumë, Ai i përgjigjet: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça, e nesër me thanë se, u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani çka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”...
10 Maji 1959 – Tetor 1991, Don Dede Malaj i pushkatuem brinjë Liqenit të Shkodres, ruhet në kopështin e një muslimani deri ditën e rivarrosjes së Eshtnave në Suka të Dajçit.
1967 Bedrije Ashikja interrnohet se nuk pranon me akuzue Imz. Ernesto Çobën....
1985, Prill, Ramiz Alia kur ka ngordhë mësuesi i tij Enver Hoxha (e, ndoshta, dishka ma shumë ...), Ramiz Alia ka ardhë në Shkodër mbas 10-12 ditësh dhe ka ba një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit, me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve. Aty ka porositë: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë për të prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohe, si gjithënjë, do të kërkojnë për të gjetur mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).
Pa kalue 10 orë nga dhanja e kësaj porosie, ajo ra në veshin tem nga njeni prej të shtatëve që ishte kenë në atë mbledhje. Pra, ky ishte Mysliman (KE), po, sidukët më donte mue ma shumë se Partinë dhe Ramizin!... Kishte harrue i shkreti Ramiz, se në Shkodër kishin lindë e vdekë bashkë: Ndue Pali e Caf Meta, Paulin Pali e Muzafer Pipa, Kol Prela e Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e, sa e sa SHKODRANË, vëllazën të vërtetë, që derdhën gjakun bashkë për truellin shqiptar.
1990, 11 Nandor, ora 10.45 Të gjithë drejtë vorrëve të Rëmajit... të gjithë të zhytun ndër mendime... të gjithë të duket se me vedi thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din a këthehët në shtëpi... të gjithë me fëmijë e pleq përdore, të gjithë përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje ... Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme... Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera e vorrëve. Njeni më tregon se, na do të qëndrojmë këtu, mbasi po kje se ndodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup... Ju, rrini të qetë ashtu si jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi na këtu! Ndër katët e nalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga na...vagonat në Zallin e Kirit ishin plot me sampista...
1991. Një mik dhe vëlla Musliman i quejtun Mit-hat Myftia, banues pranë Xhamisë së Plumbit në Ajasem, më ftoi me shkue në shtëpinë e Tij. Shkova dhe më tregoi një arkë me libra “Kurani” të ardhun nga Egjipti. Më tregoi Ai një rresht të shkruem në faqe të parë kundër ne katolikve...nga përkthyesi në gjuhën shqipe. Unë u habita! E pyeta Mit-hatin: Si shpjegohet kjo? Ai nuk dinte fare si asht shkrue ashtu por, më tha: “Pyeta Hafiz Sabri Koçin dhe, ai më tha, që ke me i shkye të gjitha fletët e para, mbasi ne Shqiptarët jemi vëllazen me katolikët. Ne jemi këtu në Shqipni dhe jo në Egjipt!” Dhe, Mit-hati i kishte shkye të gjitha ato fletë.
As ky veprim nuk asht i një Muslimani Atdhetar e Shqiptar i vërtetë?
Dhe, ja, si shkruen përsonalisht për ju, 86 vjet ma përpara “injoranti” Don Lazër Shantoja në fletorën “Ora e Maleve”, me 22 Nandor 1924, në artikullin “Nëvoja e kulturës në popull”: “Ata që kërkojnë shkuemjen mbrapa, përçamjen dhe shkatrrimin e tipareve të qytetnimit, ata punojnë për asorbimin e Shqipnisë nga vendet fqinjë.”
At Pjetër Meshkalla më ka thanë “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me përcaktue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merrët historikisht prej vitit 1912 kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë me një anë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjetë mundësi për me formue një kler shqiptar e, për 30 vjetë me nxjerrë aq heronj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në botë.”
Ju shkrueni tue shtrembnue faktin, mbasi At Mëshkalla nuk ishte thirrë për fjalim por, për me u arrestue. Ja fjalët tueja dhe shkrimi i em nga origjinali me shkronja të forta:
“Sipas librit të Fritz Radovanit, Nje Monument nen Dhé, faqe 303, At Pjetër Mëshkalla në një fjalim mbajtur me 29 Prill 1967 në Institutin Pedagogjik të Shkodres, shprehët kështu :
«[...] Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po më nepët rasa me folë prej një vendi, ku kam mundësi me iu drejtue popullit tem që më ka nderue, më ka respektue, më ka ndigjue fjalën teme dhe më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qëllimi i em ka kenë gjithmonë i mirë... me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!... Këtë kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue ndër Katolikë dhe Myslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojme në nji Zot, jemi të nji gjaku, sëpse jemi të gjithë Shqiptarë...» dhe, vazhdon fjalën:
........ Shqiptarë... Ka shumë njerëz që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë nji rini sërvile e hipokrite, që nesër nuk do të ju durojnë ma, do të ju shporrin qafët e, njëditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni...Unë po ju tham këtu, Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojnë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi i juej para gjithë vendëve të Evropës, mbasi kjo që bani ju sot bahët në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këtë mendoni, shka do të thonë Evropa nesër për ju!
Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e din se ka 2000 vjet që ndjekë Fenë e Krishtit”
Pa mbarue mirë fjalën, xhelati Xheudet Miloti e kapë për krahu, i ven prangat, del nga salla dhe kur i afrohët gjipsit të Sigurimit, i bie me shtjelm dhe e shtynë për me e futë mbrendë ...
...[..]Fjala e fundit e At Meshkallës në gjyq ishte: “Po të shprehin mendimet e tyne (njerëzit), ky pushtet nuk ka për të zgjatë shumë. Ju, më dënoni sa të dueni mbasi mue nuk keni shka më bani. Unë, prap se prap do të dal, sepse, ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hangër e aty asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë! (19 korrik 1967).” (Nga libri “Një Monument nën dhe” F.Radovani, 2004).
Kush tjetër në krejtë Lindjen komuniste i ka thanë këto fjalë botnisht..?
Ja dhe mendimi i juej denigrues për Martirin At Pjetër Mëshkalla S.J.:
“Myslimanët nuk besojnë në Zotin tonë Jezu-Krishtin, Birin e Zotit, Përsonen e Dytë Hyjnore të Shenjterueshmës Trini, i Cili për shelbimin e mekatëve tona zbriti nga Qielli dhe mori Natyrën njerzore duke u bërë në të njejtën kohë Zot dhe Njeri. Si mund të thojë At Mëshkalla se katolikët dhe myslimanët besojnë në një Zot?”
Përgjigjën do ta jap nga teksti i përshëndetjes së Papës Gjon Pali II, drejtue Popullit Shqiptar, në sheshin Skenderbeg të Tiranës, 25 Prill 1993:
“Zotni President,...Vëllazën e Motra shqiptarë!...(përforcimet janë të mijat FR)
...Erdha në mes jush për me përmbushë misionin tem si Pasardhës i apostullit Pjetër në sherbim të Kishës Universale...
...Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tem vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare, të cilat bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Musliman, të cilve u sjelli një përshëndetje të përzemert.
Kam ardhë me i shfaqë çdo shqiptari admirimin dhe mbështetjen në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të shumë dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore.
Të dashtun Vëllazen e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e lartë e të krishtenit Gjergj Kastrioti Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar.
Ju keni vuejt për Kombin Tuej. Prandej, dhe keni të drejtë ta doni aq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare... A ka gja ma të randë se mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe a nuk u dënuen deri me vdekje priftnit vetëm pse guxuen të ushtronin ritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë, ose tue u fye në të gjitha mënyrat?
Në vendin tuej...Kje një luftë e ashpër kundër fesë, simbas një vije dogmatike e një programi shoqnor e politik, të mbështetun nga ideologjia komuniste...
Ajo që ka ngja në Shqipni, Vëllazën e Motra s’ ishte pa kurr në historinë e njerëzimit. ..Kurse, këtu, shteti asht përpjekë të shuej çdo shprehje fetare në emen të një ateizmi radikal të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues....
Siç na mëson edhe feja, nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllazën. Kështu që feja asht Kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vendimtar për një vëllaznim human. Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimeve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv.
Populli Shqiptar, - dhe po më pelqen që po e kujtoj këte çast, - asht për tu marrë si shembull në këte pikpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti reciprok e të një bashpunimi të njerëzishëm. Qendroni në këte pikpamje Vëllazen e Motra të dashtuna! Ju do të keni merita për solidaritetin dhe për paqen në Atdheun tuej dhe në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit. Këtu, ju, mund të ndertoni një bashkim kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm. Megjiate, dashnia për Atdheun, të cilën ju e ndieni të fortë në këta çaste, nuk duhet të degjenerojë në nacionalizmin intolerant dhe agresiv që sot e kësaj ditë, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajyuna në vende të ndryshme të botës, madje dhe jo fort larg nga këtu.
Përkundrazi, u shtoftë gjithnjë e ma shumë harmonia në bashjetesën tuej...
Shqipni, qendro në lartësinë e kësaj beteje të madhe! Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja le të shërbejë si mësim, por kurr mos të të shtyjnë në hakmarrje mllefesh. Tashti asht koha me shkue me besim drejtë s’ ardhmes...
Le t’ ushqejë guximin tand feja e besimtarve të tu në një Zot të vetëm, të Cilit së bashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën sherbimit ndaj drejtësisë dhe paqës...
Vëllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun! Zoti e ruejt Atdheun Tuej. Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën! Në Emen të Zotit Ju përqafoj dhe Ju bekoj të gjithve!
Mirupafshim. Ju uroj me gjithë zemër : Gjithë të mirat!
(Buletini Katolik Shqiptar, Vol. XIV, 1993, faqe 171 – 173.)
Këto janë fjalët e Papës Gjon Pali II, Papës ma të madh që ka pasë njerëzimi, sëpse me Kryq dhe Ungjillë ka shpartallue mbretninë komuniste të djallit në tokë dhe ka Ringjallë Fenë Katolike në të gjitha ata vende ku, dyert e ferrit kishin ndertue perden e hekurt të sistemit ateist komunist, të cilën Ai, e rrëzoi me tri fjalë: “NON ABBIATE PAURA!”, “MOS KENI FRIKË!”....
Imazh
Melbourne, 21 Mars 2010.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NË SHQIPNI… ÇKA ASHT MA E VËSHTIRË:
ME KENË KATOLIK APO SHQIPTAR I VERTETË ?

Imazh
FRITZ RADOVANI
Një pyetje për Shqiptarë në pragun e Festës së Madhe të Pashkëve!
Shumë ngjarje të ndodhuna në periudhen e pushtimit komunist në Shqipni kanë marrë ngjyrën e barceletave, kur në të vertetë ato kanë ngja, e mjaft prej tyne edhe i kemi jetue.
Një mik në Tiranë, Bedri S..., aty nga vitet ‘80 po më tregonte një ngjarje, për të cilen do të ketë edhe nga ata që ndoshta do të dyshojnë se si ka muejtë me ngja në kryeqytetin tonë një gja e tillë. Ishte lirue nga burgu mbas 15 vjetësh Nika, malësor nga Malet e Veriut. Nuk kishte ma asnjë njeri të familjes në fshatin e vet, ishin arratisë pothuej të gjithë. Një kushri në periferi të Tiranës, i martuem me një grue muslimane, e pranon me e strehue në shtëpinë e vet. Grueja e kushrinit pothuej nuk e njihte fare besimin, as të vetin, as të burrit të vet, se ishte e re dhe e rritun si të gjithë shqiptarët krejt afetarë; flas kryesisht për ata që u rriten mbas vitit 1967... Ajo kishte një shef kuadri të njohun në një ndërmarrje ndërtimi dhe bisedon me të, me mujtë dhe me i sigurue Nikës një punë në ndertim sa me nxjerrë bukën e gojës. Një ditë, bashkë me Nikën, shkojnë në ndërmarrjen e tij dhe Nika njihet me të, sigurisht edhe hapet biseda për me mujtë me xanë vend në atë ndermarrje. Shefi e pyet Nikën rreth biografisë së tij, tue u mundue me errësue problemet politike në maksimum... Nika për çdo gja përgjigjet kjartë dhe pa shtremnue asnjë fakt. Ai vazhdimisht e thrriste “Nik”, tue i dhanë theksin ortodoks për me i dhanë me kuptue se jam tue të kuptue, si besimtar nga ortodoksët e Jugut.. Mbasi shefi pothuej i asht ba e kjartë biografia e “Nik-ut”, e pyet: “Më fal, po cilit besim i përket ti, Nik”? Nika, pa farë të keqjet i thotë: “Unë jam katolik!”...Shefi ban aaaaa, sa keq!...
“Që ke qenë në burg e dija, se ishe i dënuar politik edhe këte e dija nga kunata jote, se ishe nga Shkodra apo rrethet e saj, e dija, se kishe familjen e arratisur e dija, dhe se në vitët 1946 të kanë pushkatuar xhaxhajn e dija, se nuk kanë hyrë në kooperativë po kanë tradhëtuar Atdheun edhe këte e dija, se flet ashtu nga qendrimi me femijët e bajraktarëve dhe priftërijtë e Shkodres atje ku ishe...po, dhe emrin “Nik” mund ta kujtonin nga ata fshatrat e humbura të Korçës, po, po ti qenke edhe katolik o dërzi, jo, jo, më vjen keq, se sikur të marr unë ty në pune dhe të informohet partia se kam sjellur në kolektiv një katolik...gjëja më lehtë për mua do t’ishte të vija të shtyja karrocën me juve...e, shumë shpejt do më çonin edhe atje ku ishe ti deri tani...Këte, besoj, nuk e do as ti?!”...

E kështu si Nikës u ka ngja shumë vetëve...që ndokush e kujton për me ba humor...
Në librin e “Relacioneve të klerit...”, me datën 27 mars 1638, plot katër vjet mbas ardhjes së Misionarëve Françeskan (1634), fra Kerubini, misionarë shkruen: “Ata që bahen muslimanë janë shumë ma të këqijë se ata që lindin myslimanë....” Kjo asht një e vërtetë që koha e ka provue që në ditët e para të vitit 1944...Kultivimi i urrejtjes fetare dhe i përçamjes kombëtare filloi nga shovenistët sllavokomunistë që në vitin 1941 me formimin e partisë komuniste shqiptare, tue gjetë edhe drejtuesin e saj anadollak me gjak e vese “turkoshaku”, Enver Hoxhen, bashkë me pasuesin e vet Ramiz Alinë. Kjo parti, ashtu si u themelue nga komunistët jugosllavë, ashtu i ka shërbye bashkë me trashigimtarë tash 70 vjet të gjitha interesave antikombëtare të Shqiptarëve. Të gjithë ata felëshues nga besimtarët shqiptarë që u vune në shërbim të Titos dhe Stalinit, me masken “komuniste”, çka ishin të vendosun me shpartallue Shqipninë dhe Trojet Shqiptare, e kanë tregue veten si tradhëtarë të shitun porsa erdhën në pushtet, tue fillue nga drejtuesit e partisë, nga të gjithë komandantët e brigadave sulmuese, pra nga Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Shevqet Peçi, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, e deri tek shërbëtorët e tyne “katolikë” Tuk Jakova, Gjin Marku me shokë, të cilëve dy ortakët e çiflikut, Enver Hoxha e Ramiz Alia, ua kanë tregue “rrugën e shegertit”, ashtu si i kanë ba shërbimin e tyne antifetar e antiatdhetar! Të gjitha veprimet e tyne, që në fillim, me vrasjen e Qemal Stafës, Vasil Shantos e deri në një nga tradhëtitë ma të njohuna në Mukje, në Masakren e Kelmendit, në Masakren e Tivarit, dhe në luftën civile në të gjitha krahinat tona shqiptare, andej e këndej kufinit, janë fëtyra e vërtetë e “komunistit” shqiptar në të gjitha kohët deri në ditët tona. U vranë në Jug drejtues të “Ballit Kombëtar”, që nga Lepenicejt e Vlonës, u pushkatuen atdhetarët e Gjirokastres dhe të Sheperit, u zhdukën antikomunistët e Korçës e Permetit, u quajtën “shovenistë” himariotët e sarandiotët antigrekë, u vra Alush Lushanaku e Hamit Matjani se rrokën armët me djelmët e Markagjonit të Mirditës, nuk pranoi kompromis as Muharrem Bajraktari as Maliq Bajrami, as Hasan Isufi e as Llesh Marashi me sigurimin komunist, nuk dorëzoi armët as Dedë Coku...as Jup Kazazi me Dedë Jakupët...e u zhduken si Atdhetarë!
Po Prekë Cali, me 118 Burra të Kelmendit, çka u bani komunistëve shqiptarë, që si burrat ia tha ndër sy kriminelit Mehmet Shehu: “Faji asht i juej, që u bashkuet me anmikun tonë shekullor, serbin”. Pra, ishin komunistët që vranë, i tretën trupat e tyne ndër prroje, dogjën kullat e kësollat, ua plaçkitën gjanë e gjallë, u vranë trashigimtarët pa lëshue shtat, tue i akuzue antikomunistë, vetem se ishin Atdhetarë dhe katolikë...antishovenistsllavë e antishkja!
Kjo politikë komuniste u vazhdue për 46 vjet pa ndërpremje. Jo vetem asht luftue vetë elementi katolik, po u vranë edhe ata që guxuen me shprehë një paknaqësi për ata që po ngjanin nga fanatikët anadollakë, të mëshehun nën teserat e PPSh... nën drejtimin dhe zbatimin e politikës së saj me termin e mnershëm marksist-leninist “lufta e kllasave”.
Me 18 korrik 1946 u pushkatue misionari Don Alfons Tracki. Ja relacioni që iu dergue “turkoshakut” E. Hoxha: “...Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë. Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.” (Dosja 1885 Arkivi Mmbrendshme. Tiranë)
Enver Hoxha, shkruan: “...mëqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri, ishin pëngesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”(Enver Hoxha: Selected Works, Vellimi i I-rë, fq.438, Tiranë 1974.)
Mbas dy javësh që ngordhi E. Hoxha, trashigimtari i tij në të gjitha poshtersitë, Ramiz Alia, deklaroi në komitetin e partisë komuniste të Shkodres: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do punojnë për të prishur unitetin tonë. Ata në këte kohe, si gjithënjë, do kërkojnë për të gjetur mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqia ndaj Partisë... Prandaj të jemi shumë vigjilentë, sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni, por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).

Zotni Ajet Shahu shkruen:“Shteti komunist në përputhje me kushtët konkrete përpunoi platforma politike e zbatoi metoda e mjete antikatolike tepër të sofistikuara.”
Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Partia komuniste shqiptare, me veglen tradhëtare të veten, sigurimin e shtetit, tue zbatue politikën e vet fanatike, terroriste e përçarëse në këta vite robnije të Popullit Shqiptar, i kanë sherbye një objektivi dhe punojnë prap edhe sot për atë qellim pa pushue: “Zhdukjen e intelektualëve dhe Atdhetarëve që kanë punue për zgjimin e pavarësisë së mendimit njerëzor, shoqnor e politik, që janë parime bazë të të drejtave të njeriut në shoqninë demokratike dhe aspirata të Atyne Sshqiptarëve, që luftuen e punuen për to që në vitin 1912.” Nuk hyna në komente të citateve po në fund besoj ua bana të kjartë se cili ka kenë qellimi i vërtetë i të gjithë atyne që në një formë apo një tjetër luftuen për zhdukjen e elementit katolik.
Mbas vitit 1991 Populli Shqiptar ka përkrahë të gjitha reformat, programet dhe mundësitë për realizimin e demokracisë në Shqipni. Hapat e para drejt rrugës demokratike janë ata që u ka parapri Don Simon Jubani dhe klerikët tjerë të besimeve të tjera të Popullit tonë. Liria e Fesë erdhi e imponueme nga forca e Popullit Shqiptar dhe aspak me dashje të komunistëve që ishin në pushtet. Asnjë grupim politik nuk kishte dalë në skenë kur me 11 Nandor 1990, ora 11.00 u tha Mesha e Parë, mbas vitit 1967 në Vorrezat e Rrëmajit të qytetit të Shkodres.
Po klasat politike cilat ishin...!? – Asnjë! Terrori dhe vrasjet e komunistëve kishin zhdukë çdo shpresë për ringjallje, jo ma me mendue kush për organizim...Kishte në 1991 nga ata që mendonin për një “parti demokristjane”...po Ramiz Alia vuni barrikadë kundër çdo mendimi politik jo në përputhje me komunistët “ministrinë e drejtësisë”, derisa i erdh fundi i gënjeshtrave të tija dhe shperndau komunistët e besueshëm në filjalet e PPSh, tue u mbështetë fort në spijunët “veteranë” të sigurimit të shtetit. Pamundsia me shpetue asnjë nga “nenet” vrasëse të “Kushtetutës RPSShqipnisë” dhe të Kodit Penal, solli ate që nuk priste as PPSh, as Ministria e Mbrendshme, as Kuvendi Popullor, ku shpresat nuk ishin të vogla, mbasi porsa Ramiz Alia e pa se i doli “tymi” në Komitetin qendror të PPSH, i dha të shtyme Haxhi Lleshit, e u vetshpall President i Shqipnisë. Tashma nuk kishte punë vetëm me një qendër reaksioni, që ishte Shkodra, po kishte punë me Kavajen, Vlonën e gjithë Shqipninë, që ishte çue në kambë e kërkonte pa u frikue nga askush ma: “Liri Demokraci...E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Deri në vitin 1993 Populli i besoi Sali Berishës, tue mendue se ruente karakterin e një Malësori Shqiptar, i ardhun nga Trojet e Bajram Currit. Kur nga anëtarët e kryesisë së PD filluen me deklarue: “Se e kemi për nder që kemi pasë baballarët komunista!”, aty asht kenë fundi i mashtrimit të Popullit, i cili edhe humbi drejtimin, po edhe optimizmin. Klasa e vuejtun, deri atëherë përkrahëse e PD-së, u çorientue, tue u coptue nga Pjeter Arbnori edhe vetë “Shoqata e të Përndjekunve Politikë Shqiptarë” në “antikomunistë” e ...ku, në drejtim të saj erdhën ishspijunët e burgjeve, që u banë ma të neveritshëm se oficerat e sigurimit, që aso kohe kishin hjekë edhe etiketat me emnat e vet nga dyert e apartamenteve. Partia, se cila “parti” kuptohet, nuk i braktisi ish agjentët e saj. U fol për shumë objektiva, po aktuale pat mbetë “vendosja e tyne” me kostumin demokrat të pardysyve uniforme...në zyrat shtetnore nga Bashkitë e deri në Prefektura...kishte “ndonjë” që arriti të drejtonte edhe PD si në Shkoder...
Nuk ndihej fare era e fanatizmit në asnjë qytet të Shqipnisë. Asht e vertetë që Ata Klerikë që kishin mbetë nga burgjet e diktaturës, kanë kenë model i Atdhetarizmit, tue ba një punë të palodhun për vllaznimin e dashninë në gjiun e Popullit Shqiptar, që asht kenë një model në krejt popujt e Europës dhe Azisë, pa zanë me gojë fare Ballkanin.
Loja tradhëtare e vitit 1997 nxori në shesh “fëtyren” e vërtetë të komunistëve shqiptarë të konvertuem në demokratë, që tradhëtuen Popullin dhe sakrificat e Tij të bame në 46 vjet diktaturë komuniste. Jo vetëm zbuluen surratin e vet, por edhe të trashigimtarëve të tyne, që morën stafeten e të gjitha poshtërsive të baballarëve tue fillue nga krimi i organizuem, vrasjet pa gjyqe mbas kaçubash, korrupsionin, trafiqet, vjedhjet e firmave piramidale, grabitje e plaçkitje pronash me dokumenta fallse, organizimin e mëshehtë të partisë komuniste dhe sigurimit të shtetit me veteranët dhe elementin e ri, tue mjellë frikë, ankth, terror, por edhe tue luftue çdo shfaqje Atdhetarizmi me parullën e njohun nga vetë rrethi i korruptuem i drejtuesve të Shtetit, nga Kuvendi Popullor, Qeveria e deri tek Presidenti i Republikës:
“Çkado që kemi bërë ose mund të bëjmë, na kemi të drejtë ta bëjmë prap!”.
Po luftë fetare antikatolike a ka sot në Shqipni? Dikush thotë jo! Në fakt kleri sot asht, si thotë një fjalë e vjeter: “Në kater rrota...”. Gjokset u shndrisin nga “dekoratat” dhe janë frye si gjela detit nga “pasaportat” shqiptare, malazeze, serbe, italiane...shyqyr, ka dashtë Zoti edhe “pa viza” e pa veladona..!

Lufta kundër katolikëve sot vazhdon vetem me të vdekun, kundër Gjergj Kastriotit, Nanë Terezës, At Gjergj Fishtës, Dedë Gjo’ Lulit, Don Nikoll Kaçorrit, At Anton Harapit, At Mati Prennushit etj. Atdhetarë, që as “formalisht” nuk kujtohen as nuk zihen me gojë...
Pra sot, me të vertetë asht ma vështirë me kenë Atdhetar i vërtetë në Shqipni...
Por asht shumë ma e vështirë me kenë “katolik i vdekun”! Mbetë edhe pa vorr!

Melbourne, Prill 2011.


Më vjen keq, por Bolshevizmi Sllavo-komunist i montuar në luftën për Çlirimn nga Jugosllavet, nuk ka te beje fare me ndonje fe Lindore apo Perëndimore, pavarsisht se në veprimet antifetare të luftës se kllasave, klerikët katolikë janë presekutuar ma shumë se ishin ma të qytetruar. Enver Hoxha dhe klika e tij merakun e kishin të sundonin duke derdhur gjak shqiptari dhe tu dukej Shqiptareve sikur do tu shembej qielli, po te mos kishin keta kriminele mbi koke si mburoj.

Respekt Vedat Shehu
21.4.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 6 prej 51 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 ... 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 5 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Prill 2021, 11:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari