Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 5 prej 51 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 ... 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA, Posted 07 Dhjetor 2009, 20:56
Nga Fritz RADOVANI:
“PONSI PILAT” NË GJYKATORËN E STRASBURGUT…

Imazh
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut:
“Prania e kryqit, që është i pamundur të mos vihet re nëpër klasat e shkollave, mund të interpretohet lehtësisht nga nxënësit e të gjitha moshave si një simbol fetar. Në këtë mënyrë ata ndjejnë se po edukohen në një ambient shkollor që ka shenjën e një feje të caktuar”, - thuhet në vendimin e gjykatësve të Strasburgut. “E gjithë kjo, - vazhdojnë ata, - mund të jetë inkurajuese për nxënësit besimtarë, por e bezdisshme për fëmijët që praktikojnë fe të tjera, veçanërisht nëse u përkasin minorancave fetare apo janë ateistë”. Reagimet ndaj këtij vendimi kanë qenë të shumta nga thuajse i gjithë spektri politik italian. Ndërsa Adel Smith, kreu i Unionit Mysliman të Italisë tha se një gjë e tillë ishte e pritshme herët a vonë. “Mbështetësit e kryqit nëpër shkolla duhej ta prisnin një gjë të tillë. Një shtet që përkufizohet si laik nuk mund të shtypë të gjitha fetë e tjera, duke shfaqur vetëm një simbol të një feje të caktuar”.

Maska:
Ka kohë që Kryqi i Jezu Krishtit diskutohet në shtetet e Evropës “me kenë a mos me kenë ndër shkolla..?”. Ka njerëz që e kerkojnë Kryqin të vendosun në shkolla e, ata, simbas vendimit na kenkan “besimtarët”.... Ma poshtë shenohet: “por, e bezdisëshme për fëmijë që praktikojnë fe të tjera, veçanërisht nëse u përkasin minorancave fetare,,”, sigurisht, këtu asht fjala për “pakica”, të cilat ma vonë kanë me kërkue edhe heqjen e flamurit kombëtar të Italisë, edhe fotografinë e Presidentit të Republikës Italiane, etj. mbasi edhe ata simbole janë të “bezdisëshme”, për vetë faktin se nuk i përkasin “besimit” të tyne. Deri këtu, asht përdorë emni i finlandezës protestante Soile Lautsi Albertin, e cila e fillon këte fushatë në Padova t’Italisë. Ndersa, ma poshtë Adel Smith, kreu i Unionit Musliman t’Italisë, shton: “Një shtet që përkufizohet si laik, nuk mund të shtypë të gjitha fetë tjera”...Shumë interesante kjo shprehje...Po, pse, atëherë, ju, qendroni në një shtet ku shtypet feja e juej..? Apo, sakrifikoni për një ideal tjetër ma të lartë se Besimi...? Njeriu ka dy ideale: Atdhe e Fe. Ju, në Itali nuk keni asnjenin, as Atdheun as Fenë, madje, nga vetë goja e kreut tuej del se “nga ana fetare ju kenkeni të shtypun”, sigurisht, edhe nga ana Atdhetare jeni po ashtu të “diskriminuem” se, nuk keni Flamurin tuej, as Presidentin tuej, po edhe të tjera “liri” si, bie fjala, me i detyrue italianët “me u ba synet” apo “mos me hangër mishin e derrit” etj.
Të gjitha këta ide janë vetëm “maska” e së vertetës, mbasi arësyetime të tilla për shtetin italian jo, vetëm, janë të papranueshme por janë edhe banale.

E verteta:
Mendoj, se, e vërteta, mëshefët në fjalën e fundit: “...apo janë ateistë.”.
Sigurisht, edhe Gjykatësit e Strasburgut janë pjellë e shteteve ateiste të Evropës, ose ma saktë e “drejtësisë” së shteteve socialiste evropjane ku, fatkeqësisht në shumicën e tyne sot dominon ideologjia materialiste, ateiste marksiste leniniste, së cilës, na shqiptarët ia kemi pi langun nga tri herë në ditë, “para buke e mbas buke” dhe sot, po vazhdojmë me pasojat e saja që, jo, fort larg në këte pellg katastrofik do të ndodhën edhe “ata” shtete, që na e sollën ne dhe e kanë mbështetë që me 29 nandor 1944 e deri me Ramjen e Murit të Berlinit, në vitin 1989.

Konkluzioni:
Sot “Ponsi Pilat” asht gjykatës mu në qender t’Evropës, në Strasburg..! Turp!

Imazh
Strasburg, 2009...


Melbourne, Nandor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA, Posted 13 Dhjetor 2009, 11:48
Nga Fritz RADOVANI:
LENI NANË TEREZËN TË PUSHOJË NË PAQË ..!

Imazh

Papa Gjon Pali II, kërkoi Shejtnimin e Nanë Terezës së Kalkutës, pak ditë mbasi Ajo pushoi në Paqë, e Nderueme dhe e mbulueme me Flamurin e Indisë...
Qeveria shqiptare do me kenë “ma e Krishtenë se Papa”..!
Pa i hjekë ende një leskër kultit të diktatorit dhe të gjithë pasuesve apo trashigimtarve të tij, që në vitin 1961 akuzonin pikërisht Nanë Terezën Shqiptare të Kalkutës, me epitetët që as sot nuk mund ti shkruej për Te në shkrimin tem, aq sa banale aq të turpëshme për gojën e flliqtë të një qeveritari dhe drejtuesi të shtetit shqiptar, mbasardhësit e tij të sotëm kërkojnë “Eshtnat e Saja, me u preh n’Atdhe..!”. Dyert e shtetit shqiptar ishin të mbylluna për te si nga Enver Hoxha ashtu edhe nga Ramiz Alia, i cili pat deklarue në vitin 1991 se, “kërkesa për hapje të shtëpijave e saja të bamirësisë asht shkelje ligji” e, nga kush shkelej ligji...? Pikërisht, nga një pasues i denjë i mësuesit të vet që i ka fillue krimet në 1944, me 12.000 kosovarët e premë në besë në Kukës, Tivar e Ulqin dhe, i ka vazhdue me sa e sa vrasje të djemve të rinjë në piramidat kufitare me Pëllumb Pëllumbaj etj. në vitin 1990, me të cilët nuk mjaftohej tue i këputë jetën në lule të rinisë, por edhe donte të kënaqej tue i shetitë në pjacat e qyteteve ndër kamjona të lidhun me tela me ferra e të shemtuem në fëtyrë nga plumbat e këtij krimineli gjakatar. Nuk do të hyj fare me shpjegue veprat antikombëtare të tij në vitin 1967 me të ashtuquejtunin “Revolucion Kultural”, të cilin ky hipokrit e drejtonte në Shkoder, dhe epte udhëzime nga shtëpia e drejtorit Institutit Pedagogjik Mihajl Priftit, sesi me akuzue, me vra dhe me krye vepra tjera kriminale kundër Klerit Katolik Shqiptar, tue arrijtë me pushkatue Priftin e Kosovës Martire, Don Shtjefën Kurtin vetëm e vetëm se “kishte Pagëzue një fëmijë...”e, prap, i pangopun arrinë me ndertue mu në zemër të qytetit të Shkodres fëtyren e vet amorale “Muzeun Ateist”... i Shqipnisë “Ateiste”..!
Në vitin 1985, dy javë mbas Ditës së Lumnueshme të Popullit të Shkodres, dhe mbarë Shqipnisë 11 Prillit, vjen po në Shkoder, ky Ramiz Ali dhe jep udhëzime për terror e vrasje:
Në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve të Shkodres ka porositë: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë për të prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohe, si gjithënjë, do kërkojnë për të gjetë mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë... por, kudo.., që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).
Gati dy vjet mbas shembjes së Murit Berlinit, asht prap ky kasap që vret me 2 Prill 1991, Martirin Arben Broci me shokë, tue la me gjakun e Rinësë Shkodrane, Sheshin e Shkodres para komitetitit PPSH, vetëm me zhdukë çdo thirrje për Demokraci...
Atëherë, si mendohet me u ba nesër “rivorrimi i Nanë Terezëz”, kur Presidenti B.Topi nuk ka as dy jave që asht fotografue me paraardhësin e vet pikërisht, pranë këtij Ramiz Ali e, tash do me u fotografue edhe pranë Nanë Terezës..?!
Qeveria shqiptare ma parë të bajnë rivorrimin e thesit me Eshtnat e At Fishtës, Dedë Gjo’Lulit, At Mati Prennushit, e mijra e mijra Martirve të vramë nga këta diktatorë terroristë, të cilve, paturpësisht u jep edhe shpërblime mijra euro për krimet e kryeme...në vend të prangave!
Pak kohë ma parë kam lexue një tregim të shkruem me pseudonimin Y (D. L. Shantoja), i cili shpjegon se, atëherë, kur e ka shkrue, nuk e dinte a asht ndollje e vërtetë apo përrallë...:
“Ujët e budallës...
Motit në një qytet kishte kalue shumë kohë pa ra shi e thatësina e madhe kishte kapë atë vend. Astronomët e atëhershëm çonin papushue turbinat e veta ka qielli për me mujtë me lexue në shkelqimin e yjëve ndonjë shenj shiu të afërm. Mbas sa vrojtimesh e studimesh të bame, kishin mujtë me lajmue popullin se shi do të binte, por kush të pinte nga ai ujë do ti lonte mendja e kokës...
Si me ia ba..? Me luejt mendsh të gjithë njëheri ishte një punë e pabukur dhe e damëshme. Menduen me i nda në vedi disa njerëz ma në shenjë e të dashtun dhe me i rezervue atyne atë pak ujë që kishte teprue. Në atë qytet njerëzit ma në shenjë e të dashtun për popullin e tyne ishin njerëzit e Qeverisë, kështu, populli mbushi fuqia, vozga e mastela me ujë e ia çoi përsonelit qeveritar...
Qielli u vra. Re të zeza e mbulojnë anë e kand; ndigjohet krizma e bumbullimës, shiu nisi me cikrrue e, në fund një shtërgatë e madhe bie me furi mbi atë qytet. Mbas pak orësh mbushën pusa e vija e, populli i etshëm vrapon pa farë kujdesi me pi nga ai ujë. Por qe! Parafolja e astronomve po vërtetohët! Nuk mbet kush pa pi nga ai ujë përveç përsonelit qeveritar por, as nuk mbet kush pa luejtë mendsh...
Qyteti u ndrrue menjëherë në një çmendi! Kur qeveritarët dolën nga zyret e veta dhe shikuen gjithë popullin tue dhanë shenja marrije dhe po konstatonin se vetëm ata kishin mbetë të urtë, nuk kishin çka të banin me një popull të dalun mendësh, atëherë, thanë: “A e bajmë një gja..? A pimë edhe na nga ai ujë i shiut që ra sot? Nuk kemi si rrimë kështu! Të marrët janë ba shumicë...e, shumica, na e dimë, se fiton gjithmonë! Po, bahemi pra, edhe na me ta..!”
Si thanë ashtu vepruen...Edhe Qeveria, piu nga ai ujë dhe Qeverisë mbarë i pat luejtë çëkerku...
Përralla në Lesh, shëndetja prej nesh..!
Ndiç, po, due me thanë...”

Edhe, unë, mbas 86 vjetësh që asht shkrue ky tregim... po, sot..., i vërtetë...
“Ndiç, po, due me thanë..!”.


Melbuorne, Dhetor 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FRITZ RADOVANI DHE PUBLIÇISTIKA, Posted 23 Janar 2010, 15:11
Nga Fritz RADOVANI:
FILLIMI I PAFUND I GENOCIDIT KOMUNIST
KUNDËR POPULLSISË KATOLIKE SHQIPTARE
65 VJET MA PARË...

ImazhImazh
D.L.Shantoja dhe D.Nd. Zadeja...


Kur në sallahanën e Jaltës, ndigjohej vetem krizma verrcakut që coptonte mbi cung disa prej shteteve të Evropës, në disa nga kasaphanet e posa krijueme në të gjitha skutat e qytetet e Shqipnisë nga sllavo – komunistët “çlirimtarë”, ndigjohej sharra primitive e druevarit që ditë e natë sharronte gjymtyrë e kocka njerëzish bashatdhetarë... “Ishim primitiv në një vend primitiv!” Ende nuk kishim asgja elektrike përveç elektroshokut...që, nuk mungonte ndër këto kasaphane mu në zemër të Evropës...Edhe vetë përdoruesit e këtyne sharrave e spatave apo verrcakve ishin kasapë e bijë kasapësh dhe, shpesh, mbathtarë kuajsh apo druevarë e çobaj kafshësh të egra që nga gjaku ia kalonin edhe egersisë së kafshve të tyne, që hallakateshin malesh e kënetash... Regjimet “antipopullore” i kishin lanë pa shkollë. Analfabet në mendje dhe në zemër. Nuk kishin pasë kurr mundësi me mësue një vjerrshë apo kangë “dashunije” as për kafshët as për shpendët, përveç, atyne, që mësuen ndër male nga shokët e vet kriminela, si: “Hakmarrje rini...!” apo kangën e njohtun labe: “...luaje, luaje, goce këmbëneeee / t’ ia (bëjmë...) Gegës, mëmëneeee...”
Nëse kjo kangë ishte vërtetë “hymni i çetave partizane”...atëherë, Gegët, që bashpunuen me ta kush ishin..? Sigurisht, “shoku gjenë shokun”, thotë populli... “Më difto me ke rrin e po të tregoj se kush je..!”. Në shtetin shqiptar drejtonte një aventurier i kabareve të Parisit, i njohtun nga tregtarët e pazarit vjetër të Tiranës për homoseksual...i zgjedhun nga dy serb të atij tarikati, për me drejtue partinë komuniste shqiptare dhe mbas vitit 1944 në Berat e Permet, iu besue edhe “Qeveria provizore” kukull e Shqipnisë, që “njihej” edhe nga “druzhe” Tito në Beograd...
“Kuku për ta, çka na gjet ne..!”, thonte, një plak në Tiranë, që e kujtonte dikur Enver Hoxhën, të mbështetun për prakun e dyqanit të Dem Xhepës, në Pazar...kur vinte nga Franca...
Gjatë luftës vëllavrasëse “nacional – çlirimtare” në Jug të Shqipnisë, gjoja tue eleminue disa nga “bashpuntorët e fashizmit”, ishin qitë fare fise të tana e mijra Atdhetarë që banin pjesë me Ballin Kombëtar, Legalitetin si dhe shumë intelektual të njohtun dhe të prëgatitun në disa nga universitetët e Evropës. Menjëherë, mbas 29 nandorit 1944, brigadat terroriste komuniste u drejtuen nga Veriu, gjoja me shtypë Kryengritjet e Berdicës, Anës së Malit, Malësisë së Madhe e, kështu me radhë, me qitë fare edhe Veriun, për me i krijue mundësi sllavo – komunistëve të Jugosllavisë me u ulë kambëturqisht në votren shqiptare, e cila, deri atë ditë ndër shekuj asht kenë ruejtë e mbrojtë nga Malësorët trima të Dedë Gjo’Lulit e Bajram Currit me shokë...
Mbasardhësi i Tyne Prenkë Cali, trathtisht u pushkatue bashkë me 118 Burra të Malësisë.
Koçi Xoxe deklaron në dosjen e tij nr. 1623, se: “Kur ishim në Shkoder, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj. ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur edhe vëndim Byroje për këtë... Në operacionin e Veriut, kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit...” (Arkivi M.Mbrendshme). Aso kohe në Malësitë e Veriut vëpronte edhe baba i Kastriot Islamit, për të cilin më ka tregue në vitin 1993, një komunist musliman nga Shkodra, (MD, nuk jam i autorizuem me shkrue emnin), i cili, në 1945 ishte i angazhuem si ushtar me brigadat partizane dhe, kur, takonin në malësorë, kjofshin ata edhe çobaj me një strajcë të varun në shkop, “komandanti” Islami, që mbante mbas vedit rreth 10 – 15 kriminela të zgjedhun nga Jugu, i urdhnonte: “Bini kaurrit..!” dhe, ata shpraznin armët mbi ta... dhe, MD shtonte: “Kur i tregova babës këte posa u ktheva në shtëpi në Shkoder, i ati i kishte thanë: Biro, ky... Islami a ishte komandant i ushtrisë turke a malazeze..?”
Me datën 26 janar 1945, në orën 4.00 të mjesit, po trathtisht arrestohet në Sheldi Don Lazër Shantoja, i cili ishte strehue tek Kol Sheldija, një mik i veti. Posa shpërthehen dyert dhe forcat e ndjekjes hyjnë në dhomen e Don Lazrit, Ai menjëherë e kupton trathtinë dhe, u thotë: “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam ditë me kohë, se komunistët janë veç trathtarë!..”
Me atë rast ata arrestuen edhe strehuesin e tij, Kolë Nuri Sheldinë. Kola ishte i datëlindjes 16 Dhetor 1900, nga Erseka e Kolonjes së Korçës me besim musliman. Posa vjen në Shkoder, asht njohtë me Don Lazrin dhe asht punsue tek qela e tij. Don Lazri i ndjekun nga qeveria e Zogut si Opozitar, largohet nga Shqipnia dhe zen vend në Zvicerr, ku, vazhdon me qendrue për shumë vite atje, mbasi njihej si një nga përsonalitetët ma të rrebtë të klerit katolik opozitar.
Në vendin e Tij shkon famullitar Don Nikoll Dragusha, të cilit, Kola i kërkon me u kthye në besimin katolik, kështu, pagëzohet dhe mbasi këthehet në kristjan, në vitin 1937 martohet me Drandën e Jakë Zef Tushit, bijë Sheldije, tue krijue një familje modeste. Në pak rreshta të dosjes kuptohet se pse u pushkatue, madje, edhe pa u aprovue nga asnjë gjykatë ma naltë apo tjetër firmë, përveç, aprovimit të Gjen. Kol. E. Hoxhës, një fanatik anadollak, i cili, pak ditë ma parë pat fillue genocidin komunist në Malësinë e Madhe kundër popullsisë katolike të Veriut.
Dhe, ja, si zhdukej njeriu: KOL NURI SHELDIJA, vjeç 45, nga Sheldija e Shkodrës, deklaron: “Jam arrestue kur asht kapë Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush se Don Lazri asht tek unë, vetëm Lush Hila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në shtëpi të Don Lazrit. Në ditën e vjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don Lazër Shantoja, dhe e kam mbajtë në shtëpi deri atë ditë që erdhën dhe e zunë partizanët në shtëpi, dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka pritë me u dorzue.” (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945.)
Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra dy ditë mbas arrestimit, dhe trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë, Mustafa Iljazi dhe Hysni Lame, prokuror, Sotir Dodona, japin vendimin me datën 31 janar 1945: “Me vdekje, me pushkatim.”
Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100):
“...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”.
Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se mori në shqyrtim aktet e të paditurit Kol Sheldija, i cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945, Kryetari Gaqo Floqi d.v., antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli d.v., prokuror Myftar Tare d.v.
26 ditë mbas pushkatimit të Kol Sheldisë, gjykata aprovon ekzekutimin e tij...
Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër Shantojës.
Të gjitha veprimet kryhen për 7 (shtatë) ditë...(tue besue se nuk janë false..!).

DON LAZËR SHANTOJA: (Dosja nr. 174, Arkivi MMTiranë, 1998) vjeç 52, nga Shkodra, asht i biri i Kelit dhe i Luçes, ka krye shkollën e lartë teologjike për prift.
Në një faqe proçes-verbal shënohet: “Kur kam ikë, një natë kam fjetë tek Don Nikoll Gazulli, në Dedaj kam ndejë 22 ditë tek Mark Tom Prela, ndërsa Sheuqet Çelkupa ka ardhë në Shkodër dhe ka bisedue me Cuf Lohën me u dorzue, e të dy bashkë, më duket janë takue me Riza Danin. Sheuqeti, me anë të mbesës seme Siles, e shoqja e Zef Prenkës, në rrugën Marvukej, e kjo nëpërmjet të malësorit Lekë Lulashi nga Grizhja, më ka çue lajm të pres edhe një javë, se Sheuqeti kishte folë me Rizanë e Cuf Lohën. Riza Danin e Dan Hasanin i kam pasë miqë me kohë. Si korrier për shpurje e ardhje lajmesh nuk kam pasë kurrë... Kur po pritsha përgjigje nga mbesa e ime Silja, nuk dij sesi u zbulova nga forcat e Ndjekjës.
Miku ma i ngushtë i emi ka kenë Beqir Valteri.”(Proces- verbal dt. 31 janar 1945).
Akt-akuza e bame nga prokurori Jonuz Mersini, ka dt. 28, 29 janar 1945, ku shënohet një faqe e daktilografueme me të gjitha vëprimet e bame prej gjyqit e deri tek pushkatimi.
Mbas prokurorit u pyet i pandehuri dhe kërkoi pafajsinë, mbasi nuk ka bërë ndonjë faj.
Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi:
“I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.”
Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër:
“Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje - me pushkatim”.
Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën... Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme.
Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J. Alibali d.v.
“Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”
Don Lazër Shantoja u pushkatue me një Atdhetar të njohtun të Tij që në 1924, kur të dy bashkë ishin me Opozitën. Ky ishte Sulçe Beg Bushati, për të cilin Prof. Ernest Koliqi, shkruen:
“Po, në të njajtën gropë, pranë trupit të Don Lazrit u hodh kufoma e Sulçe Beg Bushatit, një fisnikut tetëdhetëvjeçar musliman, mbasardhës i një familjeje princore që sunduen në Veri të Shqipnisë, gati të pavarun nga Porta e Naltë e Konstantinopolit, në shekullin e XVIII.”
Si do t’i përgjigjej historisë Jusuf Alibali kur hetonte Don Lazër Shantojën të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem përdhé në qeli mes ndytsinës e, Nana e tij tek dera e hekrave tue u thanë katilëve: “Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi... mos e leni kështu djalin!”... Me të vertetë Nanat Shkodrane janë daltue nga Gurtë e Rozafës..!
Po, sikur, të xhiroheshin autorët e krimeve: Aranit Çela, Fadil Paçrami, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba, Shyqyri Çoku, Dhimitër Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Nevzat Haznedari, etj. që “zbatonin” ligjin e genocidit, a thue, mund të besojnë kush se shumë nga këto bisha gjindën të lira tue shetitë në Evropë...?
Cili evropian beson se këtyne katilave shteti “demokratik” i paguen edhe pensione..?
Shkenctarët vetëm pse ishin priftën katolik i kanë mbytë përsëgjalli në gropë gjirizi....
At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi gabzherrin me thonjë....
Imzot Jul Bonatin e fusin në një manikomjo ku e shkyjnë të çmendunit....
Papà Josif Papamihajlin e mbysin, tue e zhytë përsëgjalli në baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të Korçës....
Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një cung me kokë të këputun me spatë....
At Frano Kirin e lidhin tri ditë fëtyrë për fëtyrë nën një të vdekun....
Don Mikel Beltojën në vitin 1974, para pushkatimit, Shyqyri Çoku me shokët e tij katilë e shkyejnë për gjymtyrësh vetëm, se, prifti thërriste: “Rrnoftë Krishti!”
Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Vetëm, kështu, shpjegohët ajo që u ba mbi Don Lazër Shantojën, të parin, e mbas Tij mbi të gjithë klerin katolik shqiptar e, Ata besimtarë Atdhetarë, që nuk e deshtën komunizmin.
E, si, mos të pushkatohej Ky prift që, në vitin 1924, me 28 Nandor, shkruen në gazetën “Ora e Maleve”: “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.
Pra, njëzet vjet ma parë Shantoja, profetizon, se:
“...Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit...”

DON NDRE ZADEJA: Kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjes.
Don Mikel Koliqi, më tregonte në vitin 1993, se me datën 2 Shkurt 1945, kishte shkue në mengjes heret, mbas meshës tek Kisha e Madhe Maria, zonja e Nush Topallit, e cila kishte gjetë në rrugë tek dera e shtëpisë së saj një letër, ku shënoheshin emnat e At Jakë Gardinit, Don Mikel Koliqit dhe xhakoni Gjergj Vata, të cilët, atë ditë deri në drekë janë arrestue. Posa ka hy në koridor të hetuesisë Don Mikeli, thonte: “Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin, Ai asht torturue shumë dhe, ju, thonte atyne katilave : Mohni bre, kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”
Don Ndreu mohonte akuzën që i bahet por, burrnisht pranonte:
“Mësova se punohët për shuemjen e partisë komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, deklarue më 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.).
Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.
“I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.”
Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër. Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte:
“Ah, moj Shqipni, moj mizore e, çka të baj ma shumë për ty?!”.
Atë ditë, një afishe e madhe u vue ndër murët e qytetit të Shkodrës:
“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË E POPULLIT:
1.Prenkë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”
Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”
Genocidi komunist në Shqipni filloi me Klerin, inteligjencën dhe popullsinë katolike, sëpse, kudo, që ishin të shpërndame këto mendje të ndrituna, në fshat e në malësi, Ato, ishin Kështjella të pathyeshme, gjuha e Tyne ishte Shpatë e, pena, një Heshtë,..përballë çdo anmiku!

Melbourne, Janar 2010.



Imazh
Melbourne, Janar 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
NJË ZA “USHTON” EDHE SOT: “A KA SHQIPNI EDHE PER MUE..?!”

DON LAZER SHANTOJA
Imazh
65 VJET MA PARË... Askush nuk ia njohti zanin predikatarit të vet në Tiranë!.. Askush nuk e njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht, kërkoi: “Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu djalin..!”, u tha, Bija e Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen “dëshirën...”, plot 65 vjet maparë...
Me datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë Lanës. Ja, kush ishte Ky “armik i popullit” që, “zani i Tij” ushton...edhe sot, që prej vitit 1924:
Zani i të vdekunit!
Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi revolucionin e Francës së vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: “Lum ai Popull që ka një histori të mërzitëshme!” Po kje, se, qetësia e monotonia e ndolljëve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë, Shqiptarët e sotëm do të ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatërresash, trathëtinash, ambicionesh, partishë kaq të mëdha, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk ia gjenë askund shoqën në botë. Sot me hapjën e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të re e ngulë një cak të rinj, që ka me shënue një epokë në historinë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na Shqiptarët dëshrojmë dhe prëtëndojmë me ditë tek e fundit se ku jemi! Do të flasim me letra të hapuna! Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndolljëve të vjetëve të shkueme: lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbassodi jo, ma, era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme. Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të filloi me u ba ma monotone! Do ta dimë edhe na njëherë atë “ubi cosistam” t’Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, pasiguri të vazhdueshme ekzistenca e jonë nuk mund të vazhdohet ma. Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bame dyqan për fitimin ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: mjaft ma qëndroi livall kulloset ku, rend mbas rendit u lëshuan politikanët e improvizuem; mjaft duruam porsi fushë eksperimentale për aventurierët kozmopolitë; mjaft pësoi e bame skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft! Sot Popullit i ka ardhë shpirti në fyt: sot Populli do me ditë kategorikisht: A ka a nuk ka Shqipni?
Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i janë përgjigjë endè! Se ka Shqipni sot e beson, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangarpaguemi, por Populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik....nuk mund ta besojë kurrë! Janë disa vite që Shteti ynë i rinj valëzon nëpër udhën e haptë të lirisë. Si lexohët në një prej vjershave ma të bukura e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja “një anijës që udhton me një të vdekun mbrendë”. Në barkën e Shtetit tonë të rrënuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër, përveç, një trup të vdekun. Ky i vdekun asht Populli! Qeveritarët tonë deri sot, u kujtuan me mbajtë Shqipninë e..., mbytne Popullin! Por, ky Popull, sot flet! Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë, por edhe me guxim e kërcënim, pyet: A ka Shqipni edhe për mue? Po, kje se, Misët e Kuvendit Kushtetues, me ligjët që do të bajnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me iu përgjigjë kësaj pyetje, atëherë, ajo Mbledhje, nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farsës dhe fillesa e një tragjedisë!
Hyu mos e prëmtoftë! Y. (Don Lazër Shantoja).
Nga gazeta “Ora e Maleve”, Viti II. Shkoder, e Shtunë, 19 Janar 1924. Nr. 4.
■“...Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë por, edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A ka Shqipni edhe për mue?...”

■Përgjigje nga Fritz Radovani:
E di mirë Don Lazër, se çka jé tue më pvetë,
E di mirë Don Lazër, se ku Ty t’kanë tretë,
E di mirë Don Lazër, se çka pret prej meje,
E di mirë Don Lazër, se çka t’ndriste mendja,
E di mirë Don Lazër, se çka priste gjuha,
E di mirë Don Lazër, se çka asht fjalëshpata,
E di mirë Don Lazër, se çka të gufoi zemra.
E di mirë Don Lazër, se çka të thante buzën,
E di mirë Don Lazër, se çka t’prishë buzëqeshjën.
E di mirë Don Lazër, se kush t’ vërboi sytë,
E di mirë Don Lazër, se kush desht me t’mbytë.
E di mirë Don Lazër, se kush t’ theu dy krahtë,
E di mirë Don Lazër, se kush s’ desht gojëmjaltë,
E di mirë Don Lazër, se kush ti sharroi kambët,
E di mirë Don Lazër, se kush ti theu dhambët,
E di mirë Don Lazër, kush desht me t’ zhigatë...
E di mirë Don Lazër, se n’ç’kjamet të pau Nana,
E di mirë Don Lazër, se çka i lypi hasmit ....
E di mirë Don Lazër, se çka i the’ Asaj...
E di mirë Don Lazër, si t’ngushlloi Nanë-locja,
E di mirë Don Lazër, si s’e lanë me të prekë...
E di mirë Don Lazër, edhe ku, Ajo...ka vdekë...
E di mirë Don Lazër, si shunglloi Rozafa,
E di mirë Don Lazër, si n’për gji t’mkoi tamth...
E di mirë Don Lazër, si t’vajtoi me ankth,
E di mirë Don Lazër, si belbzoi Tirana,
E di mirë Don Lazër, sesi ushtoi Dajti,
E di mirë Don Lazër, sesi u skuq Lana...
E di mirë Don Lazër, se kush të trathtoi Ty,
E di mirë Don Lazër, sesi kryet pat thye...
E di mirë Don Lazër, kush t’shporoi Ty n’parzëm,
E di mirë Don Lazër, Zemërshqipja,...u shue.
E di mirë Don Lazër, kush armët desht me t’fye,
E di mirë Don Lazër, se n’ Kryq mori shenjë...
E di mirë Don Lazër, ...Flut’rove me Enjë...
E di mirë Don Lazër, pse, pat Shqipni për Ty
E di mirë Don Lazër, ata ujq t’kanë shkye!
E di mirë Don Lazër, se Ajo,... asht barka Yte...
E di mirë Don Lazër, se bash brinj Rozafës...
Ti, s’ don ma t’ vajtojmë...
Rreth e rrotull Saj Ti, do, të vallzojmë...
Ti, po, m’ fton të këndojmë...
Në liqe t’ Shkodres s’Ate...
“Mbi të bukrat vala...Eni të lundrojmë...”.

Melbourne, Mars 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PAPA GJON PALI II, MBYLLI VETËM SYTË..!
Imazh

Dishka po ngjante në botë... Ishte e pabesueshme për të gjithë shqiptarët se në një kohë aq të shkurtë historia e mbetun pezull përsa shekuj kur Papa donte me ardhë në Shqipni, në kohën e Skenderbeut, do të rrokullisej si ortek i fuqishëm tue sjellë me vete zhvillime që askuj në botë nuk kishte si me ia marrë mendja. Në Vatikan, me datën 16 Tetor 1978, në ora 17.15’, “tymi i bardhë” i oxhakut do të lajmonte ardhjen e Papës polak Karol Vojtila, i 284 Papë i parë i Kishës Katolike Polake. Ardhja e Gjon Palit II solli edhe lajmin e papritun për shtetin ma të afert që kishte Vatikani, për Shqipninë e mbyllun hermetikisht nga perdja e hekurt komuniste, e cila, nuk dinte me mendue sesi një Papë, madje, edhe i ardhun nga larg, kur vizitoi Grotta Ferrata pranë Romës, në 1979, deklaroi se: “Unë lutem përditë për Shqipninë dhe, e due shumë ate..!”.
Nga ndonjë rasë e prishjes së zhurmuesve tv, mujshim me pa momente të vizitave të Tij në katër anët e globit. Aqsa ishim afer në distancë km. me Vatikanin, aq larg ishim në të gjitha mardhanjet që mund të kishim me Te, mbasi çdo ecje e jona kushtëzohej me politikën e vendeve shoveniste sllavo – komuniste të Lindjes afërme e të largët, që nga viti 1944.
Më tregonte aty nga vitët 1980, Prof. Nush Radovani, kur ishte në hetuesi në 1946, një ditë para se të delte në gjyq e kishte marrë në zyre oficeri Kadri Hazbiu dhe, i kishte thanë: “Tani do dënohesh dhe do shkosh në Burrel...kujdes, mos u shoqëro me klerikë, mbasi edhe po u lirove do vishë prap në duart tona. Ne nuk kemi frikë nga asnjë grup politik dhe shtet armik i yni. I vetmi shtet që mund të përmbysi pushtetin tonë popullor, është Vatikani. Vetëm Papa i Romës është armiku më i rrezikshëm për komunizmin, të tjerët as nuk i kemi frikë fare...” – Tashti, më thonte Nushi, më asht kujtue kjo thanje e atij “injoranti” që, koha, më duket se po e vërteton..!
Natën e Shen’Federikut, me 17 Korrik 1989, Polonia lidhi mardhanje diplomatike me Shtetin e Vatikanit. Evropa Lindore ishte zgjue nga gjumi gjysëm shekullor. Shqipnia si gjithnjë, vazhdonte me hapa “të sigurta” rrugën e saj drejtë “socializmit”...me në “krye” Rmiz Alinë.
Me datën 9 Nandor 1989, Muri i Berlinit ra! Gjon Pali II, Regan dhe Gorbaçov hapin faqen e ndritun të historisë botnore, me paqë, vllaznim dhe demokraci pa gjakderdhje, pikërisht, ate që, në vitin 1946, para trupit gjykues profetizonte frati shirokas At Anton Harapi OFM.,:
“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme.
Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”.

Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II viziton Shqipninë!
Ishte viti 1974, kur, Enver Hoxha del për të fundit herë nga “Pallati i sportit”, ku, po, zhvillohej Kongresi...i BGSH, për mos me u kthye kurrma n’ atë vend...ashtu, si, me 11 Prill 1985, që vdiq përgjithmonë, për mos me u kthye kurrma në “burgun” e Popullit Shqiptar...
Ndërsa, me 25 Prill, kur, Karol Vojtila hynte triumfues në Kathedralen e rindertueme të Shkodres, dhe ishte Papa i Parë që kishte puthë Tokën Shqiptare, Atë Tokë të lame me Gjakun e Shenjtë të Mijra Martirve Shqiptarë, të ramë nën diktaturën ma të mënershme komuniste që ka mujtë me pa njerzimi në Shekullin XX, atëditë, na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sytë tonë Zëvendsin e Krishtit në Tokë, tue i dhanë Bekimin e Tij Apostolik mbarë Popullit Shqiptar, e, po, Atëditë, në balkonin e Pallatit të Argjipeshkvisë Metropolitane të Shkodres, Papa Gjon Pali II, tue Bekue Shkodranët e Tij besnikë, mes dy Flamurve Miq, Atij Shqiptar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me Shqipen Dykrenare e, Atij të Miqve të Përjetshëm të Shqiptarve, të Vatikanit...
Zani i Tij Burrnor po trandte Tokën Ilire e, Rozafa, e mahnitun veshtronte:
“...Ajo që ka ngja në Shqipni, Vëllazën e Motra s’ ishte pa kurr në historinë e njerëzimit. ..Kurse, këtu, shteti asht përpjekë të shuej çdo shprehje fetare në emen të një ateizmi radikal të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues...
E gjithë kjo, ngjante në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve, të cilve, u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzoria”, liria e tyne. Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ju harrojë. Dhe, në fakt ky duhet të jetë piksynimi sot, të kthejë shpejt fletën, tue harrue ate që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikpamje kjo që në një prizem vështrimi asht e drejtë e madje, e domosdoshme, por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.” (Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV, fq. 172, 1993, San Francisco USA.
Melbourne (me 3 Prill, ora 05,37’ ora këtu...), pra, me 2 Prill 2005...në Vatikan, ishe tue ndjekë në tv gjendjen e randë shndetsore të Papës, dy rrëkajë lotësh më bane me kuptue se, Gjon Pali II, kishte mbyllë vetëm sytë...Po, Zemra e Madhe e Tij vazhdonte me rrah në të gjitha Kontinentët e Botës, në të gjitha skajet e Saj, ku, vazhdon edhe sot me ushtue Zani i Tij... E, në atë moment aq të dhimbshëm për mue...mu duk, sikur, po thonte: “Shqipni, qendro në lartësinë e kësaj beteje të madhe! Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja le të shërbejë si mësim, por kurr mos të të shtyjnë në hakmarrje mllefesh. Tashti asht koha me shkue me besim drejtë s’ardhmes.
Le t’ ushqejë guximin tand feja e besimtarve të tu në një Zot të vetëm, të Cilit, së bashku me çdo njeri vullnetmirë, do ti përkushtohën sherbimit ndaj drejtësisë dhe paqës...
Vëllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun! Zoti e ruejt Atdheun Tuej. Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën! Në Emen të Zotit Ju përqafoj dhe Ju bekoj të gjithve!
Mirupafshim. Ju uroj me gjithë zemër : Gjithë të mirat!”
Dhe,...vazhdoi rrugën e Tij...
Po, persëris një frazë që Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurr:
Ai ishte Papa Gjon Pali II, Papa ma i Madh që ka njohtë njerëzimi me veprat e Tij, me guximin dhe matuninë e Tij prej Burri Polak, që mposhti me armët e Tij të Pathyeshme: Me Kryq dhe Ungjillë, mbretninë komuniste të djallit në tokë, tue ringjallë Fenë Katolike, në të gjitha ata vende ku, dyertë e ferrit kishin ndërtue perden e hekurt të sistemit ateist komunist, të cilën, Ai e rrëzoi me tri fjalë:
“NON ABBIATE PAURA!”, “MOS KENI FRIKË!”...

Melbourne, Prill 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VATIKANI E KA NJOHTË ME KOHË KOSOVËN…
POR, KOSOVA, NUK NJEH VETVETËN..!

Imazh

Në vitin 1996 kam njohtë z. Sheuqet Kelmendi në Shkoder. Fatkeqsisht u njohta vonë me atë Burrë, fatkeqsisht, se, në 1997 unë u largova nga Shqipnia. Njohta një Shqiptar kosovar, që, do ta kishte për fyemje me i thanë “kosovar” pa emnin Shqiptar ma parë. Ishte kenë antarë i një grupi të quejtun nga serbët “Katoliçeskaja banda”…e, që dallgët e kishin sjellë në Tokën Nanë, pra, jo “nënë”…ku, mbasi kishte përfundue “fakultetin” e parë në burgjet e Titos, kishte provue edhe ferrin komunist të Enver Hoxhës, ku, edhe këtu, kishte krye “fakultetin” e dytë në kampet e shfarosjes së Nanës Shqipni. Ishte Burrë i matun, korrekt, i dashtun, i prëgatitun e mbi të gjitha Atdhetar i vërtetë. Prej njohjes me te mësova për Kosovën ma shumë se kishe mësue gjithë jetën në Shqipni… mbasi, Ai, më hapi një dritare që për ne ka kenë gjithmonë e mbyllun nga 1944.
Nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i 1945, flitej se rreth 2500 ose 3000 kosovarë i kanë sjellë nga rruga e Kuksit dhe i kanë dorëzue në Tivar e Ulqin, ku, të gjithë kanë gjetë vdekjen dhe, mbasi i kanë pushkatue kufomat e Tyne i kanë tretë në detë. Në vitin 1993 pata lexue një artikull që tregonte se “shokët komandant shqiptarë” Haxhi Lleshi, Sheuqet Peçi, Fadil Hoxha, Ramiz Alia, Rahman Perllaku…kishin ra dakord me 13.000 kosovarë të armatosun në Kukës, me ardhë në Shqipni dhe mbasi të organizohen, me shkue me “çlirue” Kosovën. Mbasi i kanë çarmatosë, janë nisë për Shkoder. Rrugës ka pasë edhe nga “ata” që kanë dashtë me “dezertue”, kështu, janë “detyrue” shokët komandantë shumicën me i pushkatue…ndërsa, pjesën që ka teprue për me humbë gjurmët e vrasjeve rrugës ia kanë dorëzue “serbëve” në Tivar, për me i ba kurban si “miq dhe shokë partizan” që na kishte vllaznue lufta kundër armikut të “përbashkët” Shqiptarë…
Dhe, ja, si e shpjegon fundin e Tyne z. Lekë Harapi në librin e Tij “50 vjet kujtime” në faqën 108, Dan Hasani tregon: “Riza Dani (aso kohë Kryetari i Komitetit të Shkodrës), i kërkon mendim dr. Omer Nishanit, si President për me shpëtue ata kosovarë që kanë kalue në tokat tona, nga Velipoja dhe bregu i Bunës,... Dr. O. Nishani, mbasi konsultohët me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen, i përgjigjet: - Ata janë të gjithë kriminela dhe duhët t’ia kthejmë sa ma parë Jugosllavisë, që, të mos na zemrohet Tito”. Këto ishin fjalët e Presidentit dr. Omer Nishanit që u dekorue në vitin 1993 nga Tirana “demokratike”.
Në vitin 1946, me 1 Korrik “shoku” Enver dekorohet “Heroi Popujve të Jugosllavisë” (se për cilët popuj bahet fjalë...atë e di Kuvendi Popullor i yni, që edhe sot nuk i prekë dekoratat e tija) dhe, mbas pak ditësh në Konferencën e Paqës në Paris, deklaron: “....me qeverinë jugosllave nuk kemi mosmarrveshje.”
Do t’ ishte e pafund lista e Atdhetarve Shqiptarë kosovarë që në kërkim të “lirisë” nga dhuna serbe, kanë kërkue “strehë” tek Nana Shqipni dhe, janë vra pa pikë mëshire ose zhdukë ndër kampet e shfarosjes komuniste nga E. Hoxha dhe Ramiz Alia, tue u akuzue si spijun të UDB jugosllave krejtë të pafajshëm...
Djallëzia dhe pafëtyrsia janë dy motra “që ka kultivuar mësë miri ndër Shqiptarë “nëna parti” komuniste, socialiste, demokratike…” e, si të duesh veni emnin se: “të bijat e s’ëmës janë që të gjitha”…, “më trego se bija e kujt je, e po të tregoj kush je..?”, thotë populli shqiptar…
Mos shkoni aspak ma gjatë, po, tregoni haptas “bijtë e cilve kosovarë jeni ju, që me 16 tetor 2009, me paturpësi pritni në Prishtinën e Lirë, pasardhësit atyne gjaksorve, që shitën tokën tuej dhe vranë mijra e mijra Shqiptarë kosovarë për me sigurue kolltukun e flliqun të kriminelave Enver Hoxha e Ramiz Alia..?
Në vitin 1972 pa kërkue pelqimin e Popullit Kosovës, një grup “spijunësh" të Ministrisë Punve të Mbrendshme të Tiranës vijnë nga Prishtina, dhe pa pikë turpi nënshkruejnë “aktin e varrosjes së gjuhës së Nanës”…tue u shpërfëtyrue për një grusht pare të flliqta, e në pleqni me thinja të turpëshme mësojnë fëmijët e nipat me thirrë Nanën “nënë”…
E pse ngjajnë këta akte të shemtueme o vëllazën, Shqiptarë..!
Sa shpejtë keni harrue Gjakun e Atyne Shqiptarve të shkuem rrëkajë për Atdhe të Lirë e Përparim ndër shekuj..? Po, a kujtoni se flejnë të qetë në shpellat, gropat e prroskat shqiptare Eshtnat e tretuna të Bajram Currit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, At Gjeçovit, At Bernardin Llupit, Ndue Perlleshit, Marie Shllakut, mulla Idrizit Gjilanit, Prof. Ymer Berishës, Kol Margjinit, Shaban Polluzhes, Uk Sadikut, Kol Parubit, Shaban Sadikut, Gjergj Martinit e sa e sa trimave të tjerë, që kanë dhanë jetën për liri të Kosovës..?
Keni harrue fjalët e At Llupit: “Vdakja si kjo, vdekja për Shqiptarizëm asht kup’e artë!”
Kur fati i Shqipnisë ishte mu në fije të penit nga qendrimi armiqsor i fqinjve tonë që, të pakten njëditë nuk na kanë lanë të qetë, se për ndihmë as nuk bahet fjalë, pikërisht, ishte Ai Isa Boletin që me 300 Burra të armatosun u gjet në Sheshin e Flamurit, në Vlonë, atë ditë të Madhe të Kombit Shqiptar kur Atdhetarët tonë Shpallën Pavarsinë dhe ngritën Flamurin e përgjakun të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me Shqipën Dykrenare mbas sa shekujsh robni turke.
Mo’ Zot ma keq ku kem vojtë..? Me harrue për shka asht luftue ndër shekuj të tanë!
Po, si bre Burra, Parzmoren e të Madhit Skenderbe, me e ndrrue me një “bucë” dhé…?
Po, ku, jeni bre At Fishtë, Kristoforidh, Naim e Çajup, e, ti o Mjedja i jonë, ju, bespremë shkue mbas sa vaje e gjamësh që kanë ushtue nga Maja e Hekrave e deri në shkrepat ma të larta të Tomorrit plak, po, ku, shkrepi kjo rrfe mizore, mbi shtizë të Flamurit Kastriotit tonë…?!
Bash njëky Ramiz Ali që pritni e qitni ju, o vllazën Shqiptarë të Kosovës dhe Amerikës, kur pat të gjitha shanset nga gjermanopërendimori Shtraus, me shpetue Popullin Shqiptar të nëpërkamun nga Evropa kje ai që zgjodhi rrugën e mbetjes së përhershme “udhëheqës komunist” dhe, me paturpësi djallëzore, kërkoi “anëtarsimin e Shqipnisë në Konferencën Islamike” edhe pse me dorën e tij kishte shembë Xhamijat e Shkodres, kërkonte si e si rrugën e Lindjës…
Kur mbarë Populli Shqiptar thërriste “E duem Shqipninë si gjithë Evropa..!”, ky kriminel mendonte dhe projektonte plane vrasjesh e tmeri në kufi, tue shpikë: “Shqipnia s’ asht as Lindje as Përendim..!”, mbasi kështu shpallte botnisht se: “Na nuk i përkasim ndryshimeve të Evropës së Lirë dhe Demokratike” ashtu, si, po vepronte gjithë Evropa Lindore e deri në Sheshin Tien An Men, tek Kina e largët komuniste…prej së cilës, pikërisht, ky hipokrit anadollak fanatik mësoi sesi me zhvillue në kushtet tona “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, turpin e Shek. XX.
E, njëditë papritë e pa u kujtue, “heqimat” e universitetit “Enver Hoxha”, realizuen edhe idenë e tij. Ishte “heqim” Alfred Serreqi, Minister i Jashtëm i Qeverisë “Demokratike” të 1992, ai, të cilit, i përshtatët ma së miri thanja e At Konrrad Gjolaj: “Një musliman i pa bamë synet”, që, tue zbatue urdhnin e “Presidentave” dhe të “heqimit” Sali Berisha, me datën 2 dhetor 1992, shpallin “Shqipninë Evropjane të Skenderbeut”, anëtare të “Konferencës Islamike”…
E, çka mujshin me ba ma shumë këta në damin e Popullit Shqiptar e Kosovës Martire, kur pushtuesës së Saj, bash Serbisë gjakatare komuniste po i vinte fundi..? E, si ndihmohej Serbia ndryshej?! Me të drejtë i Ndjeri Prof. Nikoll Daka, thonte për “heqim” A.Serreqin: “Unë kujtojshe se asht nipi i Dr. Federik Shirokës, po, ai,… ishte kenë nipi i Zef Serreqit…”.
Po të njajtin veprim ban “diplomacia kosovare” posa fiton Pavarsinë…Me delegacionin shqiptar që shkon në një seancë të “Konferencës Islamike”, shkon edhe një grup nga Kosova..!!
Pa kalue as një muej nga nënshkrimi i anëtarsimit në “Konferencën Islamike” nga Shqipnia “demokratike” me 2 dhetor 1992, Papa Gjon Pali II, me 9 Janar 1993 thërret në Asizi “një takim lutjesh për Paqën në Ballkan”, ku, marrin pjesë tre besimet, të krishtenët, muslimanët dhe hebrejtë. Aty mban pranë Shqiptarin Hafiz Sabri Koçi, gjatë gjithë kohës…Mendimin e Tij për Shqipninë dhe Popullin tonë, Papa e kishte shpallë që në vitin 1980 në Otranto t’ Italisë, por nuk do të kalojnë as dy muej kur në Prill të vitit 1993, z. Villy Gjon Kamsi do të paraqesin letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte, dhe Shqipnia lidhë mardhanje diplomatike me Vatikanin.
Vdekja e Pesidentit largpamës Ibrahim Rrugova, asht ndër fatkeqësitë ma të mëdha jo, vetëm, për Popullin Shqiptar të krahinës së Kosovës, po, për të gjithë Trojet e robnueme të Tokës Shqiptare, për të cilat Ai shkrini jetën e Tij prej Martiri dhe Heroi…Prandej, në vitin 1999, Ai nuk asht lanë në labirintet e Beogradit dhe duert e gjakosuna të Millosheviqit, por me një guxim dhe veprim të pa pamë në Historinë e Lavdishme të Vatikanit, ndaj Popullit Shqiptar dhe Shqipnisë Evropjane të Skenderbeut, Burri i Madh Polak, Papa Gjon Pali II, e tërhoq me shpejtsi pranë vetës në Vatikan, tue i sigurue jetën Mikut të Madh Shqiptar Presidentit Rrugova.
Si mendoni, ju, o vëllazën Shqiptarë, se NATO dhe ShBA, kanë ndërhy ushtarakisht për çlirimin e Kosovës pa pelqimin e Vatikanit dhe të Papës Gjon Pali II..?!

Erdhi edhe Ajo ditë aq shumë e pritun për Shqiptarët, nyja e pazgjidhun pesëqind vjeçare mes Vatikanit e Shqipnisë u zgjidh nga Papa Gjon Pali II me 25 Prill 1993, ora 08.30’, Ai puthi Tokën Shqiptare. Lexoni me vemendje pjesët e fjalimit të Tij në Sheshin Skenderbe në Tiranë:
“...Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tem Vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt...Kam ardhë për me i shfaqë çdo shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore...
Të dashtun Vëllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuaj... Ju keni vuajtë për Kombin Tuaj. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë....Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...
Drama e Juaj Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian e asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë.
Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë...Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vëllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vëllaznim human. Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv...
Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast, - asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vëllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuaj dhe në krejt zonën e shumëvuajtun të Ballkanit. Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm...Megjithatë, dashnia për Atdheun të cilën Ju e ndjeni të fortë ndër këta çaste, nuk duhët të degjenerojë në nacionalizem intolerant dhe agresiv që sot e kësaj dite, po shkakton viktima dhe po ndezë urrejtje të papërmbajtuna në vende të ndryshme të Botës, madje, dhe, jo, fort larg nga këtu tek Ju...
Përkundrazi, u shtoftë gjithënjë e ma shumë harmonia në bashjetesë tek Ju. Shqipni, qëndro në lartësine e kësaj beteje të madhe!..
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.
Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.
Kësaj Shqipnie të posalindun Kisha nuk do t’ ja kursejë kontributin e Sajë....Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit! Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës. Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë...
Lé ti ndrisë hapat e Tu dashunia për familjën, shpirti i vëllazënimit, mikëpritja ndaj të huajt dhe vetitë që e dallojnë Popullin Tuaj, veti këto që përbajnë pasuninë ma të çmueme të traditave shekullore shqiptare...
Lé të ushqejë guximin Tand Feja e besimtarëve të Tu në një Zot të vetëm, të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë do ti përkushtohën shërbimit ndaj drejtësisë dhe paqës. E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare...
Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu edhe Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim... Vëllazën e Motra Shqiptare fort të dashtun!
Zoti e ruajtë Atdheun Tuaj! Zoti e mbrojtë Popullin Shqiptar në mbarë Botën! Në Emën të Zotit Ju përqafoj e Ju Bekoj të gjithëve!
Mirupafshim! Ju uroj me gjithë zemër: Gjithë të mirat!” 25 Prill 1993.

Vëllazën e Motra Shqiptarë!
Jo, bre, jo, Populli Shqiptar asht Një dhe Shqiptari i Skenderbeut ka vetëm Një Atdhe, ka Një Zot, ka Një Gjuhë, po, ka edhe Një Flamur me Një Shqipe Dykrenare, që e ka la me Një Gjak Shqiptari, me Gjakun e Herojve të Tij, tash ma shumë se pesë shekuj..!
Rrnoftë Shqipnia e Flamuri i Saj ndër shekuj e Lirë dhe, përparoftë si gjithë Evropa!
Melbourne, 25 Prill 2010.
Fritz Radovani

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
PLOT 65 VJET
QË QEVERIA KOMUNISTE SHQIPTARE.., THOTË: “MIRË U PAFSHIM… EVROPË..!”

Imazh
Ja, sesi digjet nga deputetët socialistë Flamuri i NATO-s në 2009 në Tiranë


Ishin ditët e para të Janarit të ftohtë të vitit 1945, kur krimineli i Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu, i ardhun në Shkoder me spaleta gjenerali komunist, i asht drejtue Kuvendit Françeskan të Gjuhadolit, pak ditë mbas vizitës po aty të terroristit njohtun Sheuqet Peçi. Vizitojnë gjimnazin “Illyricum”, u flasin me shumë “dashamirsi” studentave dhe kalojnë edhe ndër ambjentet tjera aty si, në muze, bibliotekë, etj. Pak minuta vizitojnë edhe zyren e Provinçialit Fretenve At Mati Prennushit, ku, shprehin mendimet e tyne “për një shkëputje të mundshme të Klerit Katolik Shqiptar nga Papa i Romës Piu XII dhe Vatikani..!”. Sigurisht aty marrin edhe përgjigjen e Provinçialit Prennushi me vete, për me ia dergue korrierit qeverisë jugosllave dhe “mikut” Titos, Enver Hoxhës, që: “I ban të ditun se me ateista e komunista Kleri nuk gjenë asgja të përbashkët dhe, në lidhje me rrugën e veprimëve me Vatikanin, gjithshka asht e përcaktueme në mënyrë të pandryshueshme. Sesi me veprue me Papën nuk ndryshohet prej nesh, ate e ka në dorë Papa si me veprue me ne. Ndryshimet i ban vetëm Ai.” (At K. Gjolaj OFM. Në librin “Çinarët” fq. 74. Shkoder 1996.)
Ndër ato ditë u shpall “shtetrrethimi” i Shkodres dhe urdhni i dorëzimit të armëve, ku, me këte rasë u zblue edhe fëtyra e gjaksorit kriminel M. Shehu dhe, kryesisht në Malësi të Veriut, kur Atdhetari Prekë Cali, priti me armë në dorë trathtarët e Atdheut të shitun tek Jugosllavia komuniste. Arrestimi i dy klerikve At Gegë Lumës dhe At Dioniz Makës, në gjysmën e Janarit nxori në shesh hipokrizinë e vizitorve të paskrupull në Kuvendin e Fretenve të Shkodres.
Sigurimi i shtetit komunist kryesohej në Shkoder nga Ndrekë Nallbani, i cili vendqendrimin e kishte kryesisht në shtëpinë e Vuksanve tek Dugajt’ e Reja. Aty, kryesisht përshkohej rrjeti informativ i krijuem gjatë luftës, i cili e kishte tregue vetën që ditët e para, kur Qamil Gavoçi kishte shprazë “armët trofe” mbi kokat e “trathtarve” përballë Bashkisë së qytetit. Pra, terrori kishte fillue…
Shumë shpejtë, mbas pushkatimeve të para mbas vorrezave të Rëmajit, nga Tirana komuniste njoftohet nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Mihajl Prifti, i cili, me shkresen nr. 5 dt. 12 Prill 1945, “mbi vendimin e shtetizimit të të gjitha shkollave private në Shqipëri”, ven në dijeni kryetarin e komitetit ekzekutiv të Shkodres Riza Danin, “se shkollat fetare do të mbyllën”…dhe, kjo “reformë” fillonte me shkollë të Motrave Stigmatine, Servite dhe vazhdonte me të tjerat…deri tek seminaret e Fretenve dhe Jezuitve.
Rreth vitëve ’70, zonja e Nderueme e mikut tem Pavli Gushi, nga Jugu, që, kishte përfundue shkollën në Shkoder, para vitit 1944, më shpjegonte: “Kur mora vesh mbylljen e shkollës së Motrave Stigmatine në Shkoder, ku, unë gocë e re nga Jugu kisha studjuar, i pata thënë një kushriri komunist se, fëtyrën e ateistëve ju e kishit zbuluar me kohë, po, me veprimin e kryer ndaj shkollës murgeshave në Shkoder, ju i kini treguar gjithë Shqipërisë se jeni kundër edukimit Atdhetar dhe atij moral që i bënte gocave të gjithë Shqipërisë, ajo shkollë e nderuar…”.
At Çiprian Nika, Rektor i Fretenve të Shkodres, shkoi me u interesue në Tiranë, për këte vendim të qeverisë, por nuk pat asnjë rezultat pozitiv. Posa erdhi në Shkoder, njoftoi edhe Drejtorin e shkollës At Donat Kurtin, i cili, menjëherë mori masen e zhdukjes së vulës metalike të shkollës Françeskane, tue e thye copë copë me çekiç publikisht në oborrin e shkollës në prani të nxanësve, për “mos me lejue lëshimin e dokumentave false mbas mbylljes së shkollës”.
Bahen përpjekje për shkëputje nga Vatikani edhe në kryeqytetin Tirana, me Imz. Vinçenc Prennushin, Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Don Shtjefën Kurtin e At Pjetër Mëshkallën S.J., por, pa sukses…edhe pse “premtimet” ishin të mëdha, por asnjeni nuk i besoj fjalës komunistave nëpërmjet gojës Tuk Jakovës.
Me datën 5 Maji 1945, mbas pak ditësh që Imz. Leone G. B. De Nigris, Delegat Apostolik i Vatikanit në Shqipni, që nga viti 1938, posa arriti në Tiranë, u njoftue se, “Qeveria shqiptare, nuk e lejon me qendrue në Shqipni si ‘persona non grata”, (vendimi ka dt. 24 Prill 1945) pra, do të këthehej nga ka ardhë pa shkue as në Shkoder. Ai menjëherë njoftoi Argjipeshkvin e Shkodres Imz. Gaspër Thaçin, i cili, në pamundësi shëndetsore për me udhtue, posa mori njoftimin e Delegatit dergoi në Tiranë sekretarin e vet, kancelarin Don Mark Hasi.
Imz. De Nigris i la porosi Don Markut, që detyrën e Tij do ta vazhdonte në Shqipni Imzot Frano Gjini, Abat i Mirditës, tue u quejtë Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, pra, kjo detyrë e lartë Ju caktue në rrethanat e krijueme të parit Ipeshkëv shqiptar në historinë e Kishës Katolike Shqiptare dhe, me datën 20 Nandor 1945, i vjen emnimi zyrtar nga Vatikani, nëpërmjet të ambasadës italiane në Tiranë, e cila, dokumentin ia dorëzon At Giovani Faustit SJ, që e përcjellë për Shkoder. Qeveria shqiptare nuk njeh as detyrën as zyrën e Regjentit në Shqipni.
Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin e Amerikës, Anglisë dhe Italisë. Ai posa u emnue zyrtarisht në detyren ë re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohe kryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue. Kishe me thanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Enver Hoxhës, por sidukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmën. Ai kishte qëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave, për lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa masa ekonomike që qeveria kishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike. Gjithmonë masat ekonomike në sistemin komunist paralajmërojnë masat politike. Kryesisht takimi u kërkue nga Imzot Gjini, se Ai nuk mund të qëndronte indiferent ndaj vëprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit, inteligjencës dhe katolikëve në veçansi. Në këtë takim Imzot Gjini kërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Imzot Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte mueji dhetor 1945 kur u ba kërkesa zyrtare për takim, por nuk u realizue se gjoja sa kishin përfundue zgjedhjet e dhetorit. Në muejn mars të 1946-ës, në qelën e Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën edhe njëherë të gjithë personat e sipërpërmendun ku, përveç, tyne ishte Don Shtjefni dhe At Meshkalla. Aty u vendos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’i dorëzohej nga Don Shtjefni. Letra u përpilue nga At Meshkalla me sugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata përfaqësonin vullnetin e klerit në përgjithësi. Një kopje u vëndos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan, për dijeni nga ana e tyne si dhe me vue në dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre korrespondencat nga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qëllim që të vehej në dijeni Selia Shenjte se Kleri Katolik Shqiptar nuk i ndërpret lidhjet me Té, dhe, se, kjo çështje asht vetëm kërkesë kambëngulëse e qeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga E. Hoxha. Letra nuk u dërgue me dorë. Një jezuit italian mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjën e letrës, si dhe kërkesën e Imzot Gjinit për zëvendsimin e tij, mbasi Ai nuk njihët nga qeveria e Tiranës. Flitët, se letrat deri vonë i ka pasë të ruejtuna Don Lec Sahatçija që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendim tjetër se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit, në hetuesi, tue mos pasë ma mundësi me u dijtë ku mund të jenë mëshehë prej tij. Letra asht shkrue mbasi e pranon edhe At Meshkalla, por fatin e saj nuk e di as ai. Takimin me Misionet e hueja e mori përsipër Imzot Vinçenc Prennushi, i cili u takue me z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqiti me gojë përmbajtjën e letrës me prezencën e Don Shtjefën Kurtit, i cili fliste shumë mirë frengjishtën. Z. Hudgson u tregue shumë pesimist mbasi sidukët ishte koha kur marrëdhanjët e qeverisë sonë me anglezët ishin ftohë, të paktën në dukje. Kam përshtypjen, se, klerikët komunikonin me të huejt vetëm gojarisht mbasi nuk duhet ti kenë besue as atyne, me dhanë e me marrë letra, gjithmonë një dishka me rrezik.
Në vitin 1946 Imzot Gjini, bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita, mbasi nuk kishte mundësi zëvendsimi me ipeshkëv tjetër në atë zonë. Sigurisht, Ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male. Koha ishte shumë e vështirë në të gjitha anët. Malët ishin mbushë me të arratisun që nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist në mal), që thirrej Lleshi i zi, i ban një kërkesë Imzot Gjinit tue i krijue mundësinë me u largue nga Shqipnia, me anën e një avioni anglez që sillte ndihma për çetat e malëve, mbasi ishte hapë fjala se mund të arrestohej shpejt. Imzot Frano Gjini, iu përgjigjë: “Unë edhe po iku, po kujt t’ia la besimtarët e Sh’ Lleshdrit? - Kjo punë nuk bahet kurrë prej meje!”. Sigurisht, kjo temë nuk u hap ma ndërmjet tyne.
Përgjigja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon shpirtin e klerikut të vërtetë që asht gati me u flijue, por, jo, me lanë popullin pa drejtues të fesë në atë kohë aq të mnerëshme. Kështu vepruen edhe shumë priftën të tjerë që edhe ata nuk u arratisën, por pranuen Kalvarin e pafund edhe pse e dinin mirë fundin...
Dosja nr. 1302/II - A, viti 1948, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, asht dokumenti ma i saktë që tregon se kush ishte Ky, Imzot Frano Pjetër Gjini? Pse u zgjodh Regjent’i Delegacionit Apostolik në Shqipni? Çfarë qëndrimit mbajti në torturar e mnershme që provoi për 16 muej mbi trupin e Tij? Cili ishte faji i Tij? Kush e akuzoi dhe pse? Cila ishte arsyeja që e pushkatoi terroristi kriminel E. Hoxha? Dhe, do të bindeni se arsyeja e vetme asht kjo:
Imz. Frano Gjini ishte Atdhetar i vendosun Shqiptar, ishte klerik Katolik me pikëpamje demokratike evropjane Përendimore. Ishte i pafajshem politikisht dhe moralisht në të gjitha drejtimet. Ai ishte Regjent i Delegacionit Apostolik, dhe asht Ai që nuk pranoi me u ba agjent i komunistave, tue shpallë botnisht se: “Kisha Katolike Shqiptare nuk shkëputët asnjëherë nga Papa as nga Vatikani. Ajo nuk lidhet me Kishën e Lindjes komuniste ortodokse dhe as me shtetet që kanë pikëpamje shoveniste, sllave e aziatike në dam të Atdheut dhe Popullit Shqiptar.” Ai për Idealin e lartë “Atdhe, Fe, Përparim” asht gati me u flijue!
Vatikani në të gjitha kohët asht kenë dhe vazhdon me kenë lidhja e jonë e pazgjidhshme me pikëpamjet Përparimtare të Evropës Përendimore.
Të gjithë këta klerikë që punuen për Shqipninë Evropjane, deri në vitin 1951, u arrestuen, torturuen dhe u pushkatuen ose vdiqen ndër burgje...shumë pak arritën me mbijetue mbas 20 ose 25 vjetve burgje e vuejtje ndër kampe. Po këte fat pësuen edhe klerikët, Bektashinjë, Ortodoks dhe Sunit, të cilët, guxuen me shfaqë pikëpamjet e tyne Evropjano Përendimore ose pro Katolike Shqiptare.
Qeveria komuniste shqiptare e drejtueme nga fanatiku anadollak E. Hoxha jo vetëm kishte piksynimet e saja për shkëputje nga Evropa Përendimore, që asht kenë dhe vazhdon me mbasardhësit e saj me kenë edhe sot, po, me mentalitet anadollak, por për fatin e keq të Popullit Shqiptar, politika e qeveritarve tonë, në të gjitha kohët, pra, politika e kolltukut tyne asht përputhë plotsisht me interesat e flliqta të shteteve fqinjë, të cilat, gjithnjë kanë pasë qellime shoveniste grabitçare me shvatë Tokat e Trojeve tona, edhe pse pjesa ma e madhe e ma e mira e Shqipnisë asht edhe sot jashta kufinjve tonë shtetnor nën sundimin e tyne.
Ishte data 2 Dhetor 1992. Nuk e kishe fare idenë e “Konferencës Islamike” dhe, për këte shkova e pyeta At Giakomo Gardin, jezuit italian në Shkoder. Unë i tregova se radio “Tirana” ka njoftue që Shqipnia ka hy në Konferencën Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i ynë i jashtëm “heqim” Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, vetëm, më tha këto fjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ia mërrijtën qëllimit”.... Kishte ardhë radha me u çuditë unë dhe jo ai. Unë i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta: “Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin e mbramshëm?”... Atëherë, Ai më shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisë Ahmet Zogu, ka pas thirrë Delegatin Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në Konferencën Islamike, mbas një kërkese që i ishte ba nga ana e tyne ato ditë? Delegati tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Mbretit i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Mbreti asht kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kërkesën e Mbretit. Papa i asht përgjigjë Mbretit nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni dhe i ka tregue Mbretit përgjigjën e Papës. Zogu asht kenë i squtë dhe s’ ka hy në asnjë lidhje me shtetët e Lindjës”.
Mesa shoh e lexoj, shpesh mendoj me vete: “Pse qeveritarët Shqiptarë me kenë kaq armiq të Popullit të vet dhe t’ Atij Atdheu që, nuk besoj të ketë një pëllambë tokë të pa lame me Gjakun e Atdhetarve të vet..!?
Shqipnia asht Tokë Evropjane dhe i përket Asaj e, vetëm, Asaj!
Populli Shqiptar do të rrnojë vetëm në gjiun e Evropës Përparimtare!”

Melbourne, Maji 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KOMUNIZMI DHE TERRORIZMI
PA GJAKDERDHJE DHE KRIME… ASFIKSOHEN..!

Imazh
Pa pushue mirë ulurimat e terroristëve në rrugët e Athinës, fillojnë virrmat e homoseksualve komunistë të Tiranës së kuqe që kërkojnë përsëritjen e skenarit të turpshëm të vitit 1997 në Vlonë, me djegëje njerëzish të pafajshëm dhe vrasje makabre të përbindshve kriminel të droguem të fundit të shekullit të XX, e, ku, mu në zemër të Evropës civilizueme, ku, diktaturat ma të flligta nuk zhgulën!
Komunizmi dhe terrorizmi janë dy vllazën të paskrupullt që fatkeqsisht kanë shpërfëtyrue popujt ma të vjetër por, edhe po i tjetërsojnë në kulturën dhe arritjet e mëdha në të gjitha fushat e edukimit moral dhe shpirtnuer të tyne, tue sjellë në katedrat e universitetëve evropjane “majmun dijetarët” dhe “pseudo heqim profesorët” e vendëve ma të komprometueme të terrorit…korrupsionit dhe drogës, mëshef e maskue me të gjitha llojet e trafiqeve që për fatin e keq të Shqiptarve, komunistët hajdutë e kriminel të Shqipnisë këto cilësi i kanë tipare të vetat thëmelore të “njeriut të rinj”, të edukuem nga partia komuniste me dy drejtuesit e saj amoral Enver Hoxha e Ramiz Alia, si dhe të gjithë pasuesit e tyne të pakarakter që vazhdojnë me sundue Popullin Shqiptar.
Që nga viti 1945 me presidentin e parë vëllavrasës të Shqiptarve kosovar të Tivarit, Omer Nishani e tue i marrë me rradhë si saragat në tel deri tek servili hipokrit Bamir Topi, që para pak ditësh kaloi darka e dreka me kriminelët e rinj dhe të vjetër spijun të sigurimit shtetit komunist, shokët dhe bashpuntorët e vet nga të cilët nuk mund të shkëputët, sëpse, i lidhë gjaku i pistë dhe vesi i ndytë i trashiguem nga stergjyshët anadollakë, prej të cilve ruejnë paturpësinë, urrejtjen dhe vëllavrasjen si mjete qeverisje, plaçkitje, pasunimi personal dhe skllavnimi të të gjithë Popullit shumvuejtun Shqiptar. Kriminelët e pangopun me viktimat e veta që kalojnë shifren e 45.000 Shqiptarve të vramë, të mbytun në hetuesi, të zhdukun në kampe shfarosje, pune, ushtrije dhe internimi, sot edhe kapërdisën të lirë në Evropë, USA e gjetkë, madje, edhe tue dhanë leksione për “demokracinë” e deshtueme në të katër anët e Botës, përderisa, këta përbindsh vazhdojnë me pasë në gjokset e tyne të qelbuna dekoratat e krimëve të shemtueme që kanë ba dhe po vazhdojnë me ba edhe sot, mbi rranojat e Shqipnisë masakrueme!
Hetues, oficerët torturues, kriminelët e brigadave të pushkatimit, gjykatës e prokuror terroristë, komunistë trafikantë armësh e motoskafësh që ushqejnë pa pushue peshqit e Adriatikut me mish njeriu, tregtarët qeveritarë të Tokave dhe trojeve detare e toksore të Shqipnisë, sot, jo, vetëm vazhdojnë pasunimin e tyne në shifra marramendse, por me “dëshirën dhe vullnetin” e presidentit Topi, ata, tue përfitue nga “zemerbutësia” e tij, mbas dekorimit të “klerikve” të besimeve të ndryshme që, me siguri edhe ata e kanë “bekue” presidentin nga ana e tyne, kanë arrijtë me “hapë me çelsin e tyne magjik” në zemrën e Presidentit edhe dyertë e burgjeve për kriminelët, tue i lirue vrasës e hajdutë, në bazë të dekretit për falje dënimi nr. 6516 dt.22-IV-2010. Me metodën e dekorimit të disa matufëve spijun të sigurimit, tue iu vue në gjoks nga një copë baker mbrenda 10 minutash, mbasi asnjeni prej tyne nuk mund të qendrojnë ma gjatë nga “prostati” pa shkue në…, sot, krenohën tue i konsiderue arritje të “demokracisë” kur, shumica e Popullit Shqiptar vuen për kafshatën e bukës dhe jeton në vorfni të pashoqe me skllavrimin e Bijve të vet të shitun në tregtorët e vendëve t’ Evropës
Komunistët ndër ditë të vështira e tregojnë “vetvetën”…!
“Edhe gjak do derdhim, këtu, e më tej nuk shkojmë” ka thanë Ramiz Alia!
Dhe, ja “Gjak Shqiptarësh” dje kërkuen grekët, sot po kërkojnë komunistët shqiptarë..! Doni gjak…Gati jemi, thërrasin “komunistët demokrat” të Tiranës…
“Me gjak e kanë fituar baballarët tanë, me gjak do fitojmë dhe ne!”
Me gjak fitoi Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe, Adil Çarçani, Sheuqet Peçi, Xhelil Gjoni e Simon Stefani…Petrit Dume, Fadil Paçrami, Zoji Themeli, Aranit Çela e qindra tjerë…
Me gjak u la Shqipnia nga Ramizi, Fatos Nano e Gramoz Ruçi…kur, në Shkoder u vra Dëshmori Arben Broci me shokë, në 2 Prillin e 1991…
Me gjak po vazhdojnë me “fitue” miljona euro trashigimtarët vrasës dhe trathtarë të tyne, të cilët, për fat nuk e njohin veten trashigimtarë të Skenderbeut dhe Shqiptarë, ndonse, ende nuk e kanë lëvizë Monumentin e Tij nga Sheshi i Tiranës, por me emna të “sllavizuem” tashma, mbasi u mbushën 65 vjet që po i shërbejnë fiset e fara e tyne bastardhe brez mbas brezi fqinjve si: Hoxhaviqët e Gjinokastres, Aliagoviqët e Beqoviqët e Shkodres, Xhuglinova, Xhelilogjoviqët e Lleshoviqët e Dibres, Ediramoviqët e Durrësit, Klosiqët e Godoviqet e dreqit mallkuem me Pezoviqët e Topiçët e Tiranës së shitun për kolltukë…
Me gjak dhe hekur “të skuqur” do fitojnë kufomat somnabul të Ramizit, Nexhmijes e sa e sa gjaksorve të Shqipnisë…që vazhdojnë me pi ndër “sofrat” e Evropës “Gjakun e Shqiptarve Atdhetarë”, tue ngritë “kupat” me fitimet e gjakut të Popullit që vazhdon me la Tokën Shqiptare me metodat e flliqta “komuniste dhe terroriste”, të ruejtuna në bankat ndërkombëtare, të “sigurueme” nga vetë Evropa që, për dy pare të ndyta njollosë qytetnimin dhe kulturën Përparimtare!
Ndeshkimi i krimit dhe i kriminelve asht një e drejtë thëmelore njerzore që nuk ka pse parashkruhet, o zotrrote, president Topi! Këte tregoi “Brukselit”..!
H.W.Tilman, thotë: “Ka disa qen që thonë kanë prejardhje prej ujku dhe, siduket, nuk janë në gjendje të harrojnë ate që trashigojnë.” Për këte nuk jeni ju fajtorë, por faji do të bijë njëditë mbi kullat e selitë e larta t’ Evropës, e cila, me siguri sheh ashtu si gjithë globi “tue u djegë në Tiranë nga komunistët vagabond Flamuri i NATO – s”, dhe, rri e ban sehirë…tue, ju vulosë edhe pasaportat…
Duhet të bindeni njëherë e përgjithmonë se, njëditë…do të merrni vesh se:
“Ju nuk jeni demokratët e parë të Shqipnisë “demokratike”, po, jeni dhe keni me kenë në histori: diktatorët e fundit të Shqipnisë komuniste!”
Vazhdoni, vazhdoni, me djegë Shqipninë..!
Ja, dhe foto tue djegë Flamurin e NATO –s në Tiranë, me 1-V-2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
EUROPË, KE “HARRUE”..:

Imazh
PA DREJTËSI NUK KA PAQË, LIRI AS DEMOKRACI..!


Ramiz Alia mbështet grevën e urisë…“Ja, mos shko larg. Ti shiko greva që po bëhët sot e rinisë, ata djem dhe vajza janë për t’u admiruar, që për një ideal të tyre, për votën e lirë, kërkuan, bënë protesta, shkruan, bënë demonstrata, pasi nuk i dëgjoi njeri vëndosën të futën në grevë… Ata janë për t’u admiruar për vullnetin e tyre të madh, për vëndosmërinë e tyre të madhe, nuk po kërkojne para për vetën e tyre, bukë për vetën e tyre, po kërkojnë një të mirë për të gjithë shoqërine dhe unë mendoj se kushdo duhët ta shikojë me një sy optimist këte…”

Edhe “babai i tyre” Enver Hoxha, (“dreqi ia pastë marrë shpirtin”, siç, thotë gjithë Populli Shqiptar), ka pasë thënë: “Unë do bëhëm terrorist..!”…

Ja, çka thotë At Gjergj Fishta për…: GJAKSORËT

Ndalnju! Ku véni burra?...
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun zani...
Medet, o qiellë, medet!...
2. A thue nuk jemi vllazen
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen (ngatrrohen)
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
3. Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
4 Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
5 Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
6 Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak...
7 Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr...
8 E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr...
9 Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
10 I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
11 Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
12 Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
13 U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bije
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
14 O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau ?

I nderuem lexues! Nuk besoj se ka nevojë për koment...
Me siguri një pyetje do t’ më kishit drejtue: Po, kur, do të ngjasë kjo?
-Këte pyetje do ti kishe drejtue edhe unë Evropës..!

Melbourne, 8 Maji 2010.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
XHAKONI MARK ÇUNI
(30 Shtator 1919 – 4 Mars 1946)

Imazh

I PARI HERO DEMOKRAT
PËRBALLË DIKTATURËS GJAKATARE KOMUNISTE
NË KREJT LINDJËN EVROPJANE…

ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” ASHT ORGANIZATA E PARË ME PARIME DEMOKRATIKE PËRENDIMORE NË VENDET E LINDJËS KOMUNISTE.
THEMELUESI I SAJ ASHT MARK ÇUNI
HERO I FESË DHE I ATDHEUT.

Nga Fritz RADOVANI:

Që me 29 nandor 1944 Shqipnia e kishte mbyllë kapitullin e Luftës së Dytë Botnore. Forcat Aleate i dhanë të gjitha shanset e qeverisjes së vendit tonë forcave partizane që drejtoheshin nga partia komuniste shqiptare e themelueme nga jugosllavët e Titos, e udhëhiqeshin nga vegla besnike e tyne Enver Hoxha.
Kudo bahej fjalë për “çlirimin” e vendit nga nazi–fashistët e huej dhe “trathtarët”. Pothuej të gjithë shqiptarët përdornin fjalën “çlirim” në vend të fjalës “liri”, mbasi kjo me të vërtetë ishte ma domethanse se ajo. Që n’atë kohë i madhi Pjetër Gjini, i pat ba shpjegimin gjuhsor kësaj fjalë që për Veriorët ishte e panjohtun: me vleftësue – me çvleftësue, me lirue – me çlirue…
Me datën 24 Mars 1945, Argjipeshkvia e Shkodres u njoftue nga gjykata ushtarake se, në mengjezin e datës 25, në ora 05.00 duhet t’ishte pranë vorrezave të Rëmajit, në Zallin e Kirit një prift, me krye sherbimet e fundit fetare mbasi aty do të ekzekutoheshin disa vetë, ndër të cilët ishte edhe Don Ndre Zadeja. Në orët e fundit të datës 24, Don Tomë Laca, me cilësitë e famullitarit të Shkodres, bashkë me Don Mark Hasin kancelar i Argjipeshkvit Imz. Gaspër Thaçi, shkojnë tek shtëpia e z. Tefë Curani për me takue komandantin e forcave partizane aso kohe gjeneral Sheuqet Peçin. I kërkojnë mbas ekzekutimit mundësinë me marrë trupin e vdekun të Don Ndreut e me e varrosë pa ceremoni mbrenda vorrezave. Ai ua dha këte të drejtë dhe, për këte do të njoftonte prokurorin që do të ishte në ekzekutim të tyne të nesërmen. Posa u ba pushkatimi i krejt grupit Prekë Calit, me të cilët ishte edhe Don Ndreu, simbas marrveshjes një nate ma parë, Don Toma, afrohet dhe merr mbi sup të djathtë kufomen e Don Ndreut dhe, drejtohet nga dera e hymjes ndër vorre të Rëmajit. Aty e pret xhakoni Mark Çuni, me një shok tjetër (emni i të cilit nuk më kujtohet), që posa Don Toma me Don Ndreun e rrokun hynë ndër vorre Marku, hjellë sipër kufomës Flamurin e Shqipnisë të pa zhigatun me yllin partizan. Bashkë me Prekën e vorreve, hapin gropën tek toka e Zadejëjve dhe, kryejnë vorrimin. Kur mërrinë Don Toma në Argjipeshkvi, më tregonte Don Mark Hasi që priste tek dera, Ai ishte i lamë deri në fund të kambëve me gjakun e Martirit Don Ndre Zadeja, dhe dridhej nga një stres i mënershëm që për Don Tomën ka kenë i përjetshëm dhe i pasherueshëm.
Mark Çuni bashkë me kufomen varrosi edhe Flamurin, Atë “Rubë të kuqe” për të cilën Don Ndreu dha jetën, por që, për Markun kje një betim, një vepër heroizmi mbi të cilin, jo larg, Ky, do të vente gurin e parë të demokracisë së vërtetë, tue kërkue me guxim der n’ vetflijim, “zgjedhje të lira e demokratike” për rindërtimin e Shqipnisë së Lirë, dhe realizimin e aspiratave të Atdhetarve të vërtetë Shqiptar, pa dallime feje dhe krahinore, tue unifikue mendimet dhe idetë e Tyne përparimtare mbi parimet demokratike të Evropës Përendimore, në një Organizatë antikomuniste e quejtun “Bashkimi Shqiptar”.

ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” ASHT ORGANIZATA E PARË,
ME PARIME DEMOKRATIKE PËRENDIMORE NË VENDET E LINDJËS KOMUNISTE.
Po kush ishte Ky djalë trim që guxoi me kundershtue vendimet e Jaltës..?
Mark Çuni asht le në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Mbas shkollës fillore që ka krye në fshatin e vet shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Në moshen 18 vjeçare vazhdoi studimet në Seminarin Papnor për meshtar po në Shkodër. Në muejn Maji 1945, delegati apostolik Imzot Leone G.B. Nigris u largue nga Shqipnia prej qeverisë komuniste shqiptare. Mbas disa përpjekjeve pa sukse të qeverisë për shkëputje të Kishës Katolike nga Vatikani, ajo mendoi me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me udhzimet e Beogradit. Në muejn Prill një grup të rinjësh shkodranë, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut në Rus, mendojnë me formue një parti demokristjane, e cila mbeti vetëm ide, siç, më ka shpjegue z. Nino Kurti, në vitin 1998 i pranishem në atë rast aty. Kjo ide nuk u aprovue as nga Kleri Katolik, mbasi u konsiderue grackë komuniste për me shpartallue Klerin dhe inteligjencën katolike në Shqipni. Atëherë qeveria dergoi në Shkoder ish sekretarin e Fan S. Nolit, nëpunës besnik pranë E.Hoxhës, “shokun” e njohtun në rrethin e klerit Sejfullah Maleshoven, i cili, u takue me Imzot Thaçin, At Gjon Shllakun dhe klerikë të tjerë, për me formue partinë demokristjane, që do të përfaqsonte elementin katolik shqiptar në zgjedhjet e dhetorit 1945. Përgjigja e klerikve katolik vazhdoi me kenë negative dhe e preme pa asnjë lëshim, kështu, plani mashtrues i qeverisë deshtoi përfundimisht.
Seminaristi Mark Çuni në bashpunim me Prof. Gjelosh Lulashin dhe Gjergj Bicin, në mënyrë të mësheftë mendojnë se nuk duhet me u pajtue me zgjedhjet e dhetorit pa asnjë përpjekje por, duhet me gjetë mundësi me zgjue opinjonin shkodranë për “zgjedhje të lira dhe demokratike”, kështu, në gjysmën e muejt maji formojnë Organizaten “Bashkimi Shqiptar” dhe, menjëherë, fillojnë organizimin e saj dhe shtypjen e trakteve me të cilat bajnë thirrje për zgjedhjet. Mbas pak kohe qeveria komuniste ban shpalljen e deputetve të Shkodres, ku, paraqiten listat me përfaqsues të frontit, organizatave të masave, pra as nuk bahet fjalë për parti opozitare. Ata ishin vetëm komunistë të mëshefun nën frontin.
Kur në Shkoder filloi me u ndigjue “fjala demokraci”, qeveria komuniste u kujtue se aty ishte edhe “çerdhja” e vitit 1924, kështu, ajo filloi gjurmimin e Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, me anën e disa spijunve si Zef Kuçi ( anëtar i Organizatës), Gjon Prennushi, Kol Shytani etj. dhe bie në gjurmat e Organizatës. Po, këte kohë xhakoni Gjon Shllaku, i dorëzon Tuk Jakovës një vjershë me të cilën tallej “deputeti i popullit”, ndonse gjysa e gazit Tukut, i doli ma vonë si thonte vjersha po, në atë kohë, ajo vjershë bahet shkak me u zbulue grupi. Dy anëtarë tjerë Gjovalin Zezaj dhe Luigj Kçira, me datën 27 nandor 1945 kapen tue shpërnda trakte nga spijunët Gjon Prennushi dhe Kol Shytani. Fillojnë arrestimet dhe mbrenda dy muejve Organizata asht e shpartallueme nga Sigurimi i shtetit, i cili, përveç anëtarve të saj akuzon edhe klerikët e pafajshëm por, edhe të pa ditun për vepren e kryeme nga xhakojt e tyne në Seminarin Papnuer të Jezuitve.
Përveç At Giovani Faustit SJ, At Daniel Dajanit SJ, që ishin edhe eprorë të Seminarit por edhe profesorë aty, sigurimi implikon me këte Organizatë edhe At Gjon Shllakun OFM, ishprofesor françeskan në gjimnazin e fretenve “Illyricum” që nuk kishte të bante fare me Seminarin Papnuer, madje, ndodhej në malësi.
Me datën 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, e përbame nga ky trup gjykues: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin Miloti dhe prokuror: Aranit Çela.
Në bankën e të akuzuemve ishin:
1. At Giovani Antonio Fausti S.J. vjeç 46, nga Breshia, Itali.
2. At Daniel Llesh Dajani S.J. vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
3. Mark Ndoc Çuni vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
5. Gjergj Vat Bici vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
6. Gjon Prenk Shllaku vjeç 22, nga Shkodra.
7. Ndoc Gjelosh Vata vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
8. Preng Llesh Lezaj vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
9. Pjetër Gjok Ejlli vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.
10. Andro Lubo Petroviq vjeç 32, nga Shkodra.
11. Ernest Gjok Dema vjeç 26, nga Shkodra.
12. Gjelosh Lulash Bajraktari vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.
13. Luigj Ndoc Kçira vjeç 20, nga Shkodra.
14. Prof. Gjelosh Lul Marku vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
15. Zef Gjin Mirdita (Buka) vjeç 19, nga Shkodra.
16. Gjovalin Kol Zezaj vjeç 17, nga Shkodra.
17. Nino Zef Kurti vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
18. Myfit Qamil Bushati vjeç 18, nga Shkodra.
19. Qerim Sadik Myftari vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
20. Luigj Sokol Shoshi vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
21. Frano Pjetër Mark Mirakaj vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
22. Pjetër Palok Berisha vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
23. Osman Brahim Plaka vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
24. Pjetër Sali Pjetërnikaj vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
25. Pjetër Mark Delija vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
26. Dedë Mëhill Deda vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
27. Jakë Vas Çunaj vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
28. Pashuk Kol Matia vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
29. Pjetër Kokërr Gjoka vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
30. Nik Deli Lekbibaj vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
31. Rrok Martin Lacaj vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
32. Çesk Zef Gjeluci vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
33. Ndoc Rrok Jaku vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
34. Tonin Nush Bianku vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
35. Lazër Simon Kodheli vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
36. Ndue Bib Doda vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

Hapet gjyqi :
Flasin të akuzuemit:
Mark Çuni:
“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë... Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë... Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim, por unë e kam ba... Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue... Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë. Faji bie mbi mue...
Prof. Gjelosh Lul Marku (Lulashi):
Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemi organizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2 dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këto zgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë force tjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate... Unë nuk kam bisedue asnjëherë me Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë të ndalueme me marrë pjesë në organizata politike... Dij se At Gjon Shllaku ka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka çfaqë me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se ka formue parti e organizata...
Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu...
Gjergj Vat Bici:
Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë...
Andro Petroviq:
Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me të cilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur asht formue... Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku, asht i përzimë në këtë punë... Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!
Mark Gjon Shllaku:
Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë “Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike.
Pjetër Gjoka:
E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo:
“Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”.
Luigj Kçira:
At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi të Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi, dhe jemi arrestue atë natë, më 27 nandor 1945. Kush na paditi s’e dij...
Xhakoni Gjon Shllaku:
Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë raport P. Dajanit. Kur u kapën hjellsit e trakteve na u trembëm shumë, deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë P. Dajani, i cili asht këshillue me Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të 1945....Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet Qerim Sadikut e Gjelosh Lulashit.... Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë mue nga 200 copë trakte, neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirdita e Luigj Kçira me i shpërnda.

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
1. P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,
2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,
3. P. Gjon Shllaku nga Shkodra,
4. Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
5. Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,
6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.
Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.
Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për tu shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.
Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

“Sot ditën e hënë, datë 4 Mars 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
1. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!
2. Patër Danjel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.
3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!
4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.

Me datën 3 Korrik 1946, Gjykata e Shkodres njoftohet:
“..Aprovohet ndeshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit. Frederik Nosi d.v.”
Si duket, përpjekjet e Sigurimit me e ba spijun kishin deshtue…
Edhe Frano Mirakaj u ekzekutue, por dosja nuk përmban asnjë shenim.

Për me vertetue mendimin tem në lidhje me madhështinë e Këtij Heroi që guxoi me iu kundervue diktaturës komuniste, i pari në Lindjen Evropjane, kur ende nuk kishte përfundue Lufta e Dytë Botnore…nuk do të nisem fare nga ide të krijueme prej shkrimeve apo mendimeve gojore që kam pasë fatin me ndigjue nga njerëz të ditun apo filozof e teolog…po, këte herë, do të citoj ata mendime që asnjëherë nuk i kemi ditë të sigurta nga vetizolimi i Shqipnisë po, edhe, nga një “hapje” e vonueme e arkivave të Luftës së Dytë…:
Papa Gjon Pali II, ka thanë: “Katolikët në politikë janë në shtëpinë e vet!”.
Henry Kissinger, në librin “Diplomacia”, Tiranë 1999, shkruen:
Në Jalta, Shkurt 1945: “Britania e Madhe duhet të mbronte Evropën pa asnjë ndihmë nga Amerika. Ruzvelti nuk pranoi asnjë përgjegjësi të Amerikës për rimëkembjen ekonomike të Evropës: ‘Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit. Kjo nuk është detyrë e natyrshme për ne’ … Ai vuri në lojë qëllimin e Çërçillit…” (fq 396).
“Ruzvelti e pranonte një pjesë të mirë të strategjisë së Çërçillit, por nuk mund të pranonte zbarkimin në Ballkan.” (fq. 404)
“Ai (Ruzvelti) parapelqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sesa një diktator totalitar.” (fq. 412).
“Lëshimi i Stalinit ndaj aleatve të tij ishte një Deklaratë e Përbashkët për Evropën e Çliruar, e cila premtonte zgjedhje të lira dhe krijimin e qeverive demokratike në Evropën Lindore. “ (fq. 415).
Xhorxh Kenan tha: “Proçedura demokratike gjethe fiku mbi lakuriqësinë e diktaturës staliniste”. (fq. 437). “Stalini e kishte shtyrë kufinin sovjetik 600 milje në Përëndim deri në Elba…” (fq. 426).
“Dy vitët e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vende tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë – Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania, patën qeveri kualicioni.”
“Zhdanov quajti ‘demokraci të reja” Jugosllavi, Poloni, Çekosllovaki dhe Shqipëri.” (fq. 443). “Bashkimi Sovjetik pat mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet rregjimesh satelite.” (fq. 443).

Me fakte dhe dokumenta Ju vërtetova kush ishte xhakoni MARK ÇUNI !
Shqipnia asht e para që ka vendosë në Elterin e Demokracisë Evropjane: Heroin e Sajë të Pavdekshëm MARK ÇUNIN..!
Melbourne, Prill 2010.


Në shenjë nderimi në këte 65 vjetor, Ia kushton:
Melbourne, Prill 2010. Fritz RADOVANI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 5 prej 51 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 ... 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Prill 2021, 10:14
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari