Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 510 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- PARIS 20 QERSHOR 1919, Posted 02 Qershor 2021, 20:14
Nga Fritz RADOVANI:
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- PARIS 20 QERSHOR 1919


MELBOURNE 2021.
M U E J QERSHOR 2 0 2 1: K u j t o j m ë ...●FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:

“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”

PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.- SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR NË PARIS ...
U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR... NË PARIS 1919

KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË AS DET NGA TROJET TONA SHQIPTARE !
***
- 24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956). U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat e Kishës kriminelëve Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira.

- 13 Qershor 1913, Shkodra ishte e rrethueme... At Gjergj Fishta vendosë në kompanjelin e Kishës së Gjuhadolit Flamurin e Shqipnisë. Rinia e Shkodres këndon nder rruga e organizueme “Hymnin e Flamurit”...
26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare. Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve…Vdiq me 16 Gusht 1993 e u vorros në Rrëmaji Shkoder.

- ●Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar, i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u përgjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”

- 25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.

- 13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskane e Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.

- 5 Qershor 1945 arrestohet i tradhtuem në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At Anton Harapi…

- 15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj, me mujtë me i shpetue nga arrestimi…

- 21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…U arrestue tri herë i pafaj.

- •13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes organizue nga Mehmet Shehu vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit terrorist të Mirditës.

- 20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.

- 10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në 1951, perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.

- 5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.

- 13 Qershor 1967 arrestohet në Shkoder Alfons Radovani, pasojë e “Revolucionin Kultural”, dhe dënohet 10 vjet burg pse “beson në Zotin”.

- 29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.

- 11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.

- •9 Qershor 1973 Inaugurohet “Muzeu Ateist” në Shkoder: “I Vetmi në Botë”... Me porosi nga Komiteti Qendror i PPSh.

- 7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka, Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).

- 11 Qershor... Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder... (Kisha e Madhe). Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku si zakonisht me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder...

- 8 Qershor 1991 PAPA GJON PALI II, refuzon viziten e terroristit PPSh Ramiz Alia në Vatikan.

- 12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh...Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë...Loja e këthimit Partisë komuniste në Parti Socialiste.., nga Ramiz Alia dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”...
Melbourne 2 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
DON ALFONS TRACKI
Imazh
(1896 – 18 KORRIK 1946)
MISIONARI GJERMAN NGA BRESLAU QË U PUSHKATUE SE NDERHYNI ME SHPETUE JETEN E SA SHQIPTARËVE NDER KAMPET GJERMANE NAZISTE. NË DITËT E FUNDIT TË NANDORIT 1944, TRACKI KA SHPETUE EDHE 100 BURRA SHQIPTARË NË VELIPOJË, QË DO TË VRITESHIN NGA GJERMANËT ...NJË LOJË E KURDISUN NGA JUGOSLLAVËT.


M U E J KORRIK 2 0 2 1: K u j t o j m ë ...


●1 KORRIK 1946 Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot me 1 Korrik 2021. E besoj, do ta ketë sa të jetë gjallë “rilindja komuniste”!!
●2 KORRIK 1919: Memorandumi per Konferencen e Paqës në Paris i firmuem nga Imz. Jak Serreqi Argjipeshkëv i Shkodres, Imz. Gjergj Koleci Ipeshkev i Pultit, Don Zef Gjinali administrator i Abacisë Mirditës, At Bernardin Shllaku, Don Nikoll Kimza në Lezhë, nga familjarë të Veriut e bajraktari i Shkrelit Vatë Marashi me 100 kryefamiljarë.
●19 korrik 1900 Asht le At Çiprian NIKA O.F.M., U pushkatue me 11 Mars 1948.
●11 Korrik 1924 Bajram CURRI vjen në Shkoder. Populli i Shkodres i ban nderimet e rastit. Ndoshta, asht një nga pritjet ma të perzemerta e bame nga shkodranët.
■16 Korrik 1944 Vritet pabesisht në Tropojë At Lekë LULI (36 vjeç) Fillon me këte vrasje edhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar.
●14 Korrik 1945 dënohet me vdekje Ndue Pali e Caf Meti, në Kinema Rozafat Shkoder. Ekzekutohen në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder...
Korrik 1945 Vazhdojne ndjekjet dhe pushkatimet nga brigadat komuniste ne krahinat e Veriut. Krahas vrasjeve u digjen kullat dhe u plaçkiten bagtija... Vrasjet ishin fëtyra e vertetë e “çlirimtarëve” tanë...
●3 Korrik 1946 Ekzekutohen të dënuemit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Meniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e Tyne asht: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosoven...”.
Korrik 1946 Ridënohet në Tiranë Frano MIRAKAJ, dhe pushkatohet atje...Urdhni i vrasjes së Tij u lëshue nga Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.
●17 Korrik 1946 Dënohet grupi i Llesh MARASHIT, Kol ASHIKUT, Nikoll DEDAJ, e me këte grup ekzekutohet edhe Don Alfons TRACKI dhe Kel ABATI. Dënimi ju dha me 17 Korrik e, ekzekutimi u krye me daten 18 Korrik 1946 ora 5 nade, në Zallin e Kirit në Shkoder.
Dosja e të dënuemve as sot s’ ka vendimin e Gjykatës së Naltë e as të Kuvendit Popullor.
8 Korrik 1946 dënohet në Tiranë At Pashko Bardhi S.J. 6 vjet burg si “kriminel”,…
●31 korrik 1948 Dijetarët Don Aleksander SIRDANI e Don Pjeter ÇUNI mbyten në gropat e zeza të hetuesisë Koplikut, nga xhelatët e sigurimit të shtetit.
5 Korrik 1949 Arrestohet Don Loro NODAJ dhe bani 15 vjet burg nder kampe pune...
2 Korrik 1950 Vdiq Don Kolec PRENNUSHI, Famullitar në Dajç të Bregut të Bunës. Ishte i arrestuem në vitin 1948 – 49 dhe u torturue mizorisht nga sigurimi i shtetit, mbasi nuk u pajtue me aprovimin e “Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik.
30 korrik 1951 Aprovohet “Statuti i Kishës Katolike në Shqipni”…Dekreti u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me kryetar Dr. Omer Nishani dhe sekretar Sami Baholli.
●12 Korrik 1972 Vdes Nana e Nanë Terezes, Drande Bojaxhiu. Nanë Tereza nuk lejohet me ardhë per vorrimin e Nanës së vet në Tiranë...
●29 korrik 1982 Vdes i helmatisun pabesisht Don Lazer Jubani (1925 – 1982).
Korrik 1983 Vdes në Shkoder At David Pici, meshtar në Vermosh në vitin 1945.
17 Korrik 1985 vdes piktori shkodran Shtjefen PALUSHI (29 Qershor 1943 – 1985).
●28 Korrik 1988 vdes At Pjeter Meshkalla S.J., mbas 25 vjetësh burg në Shkoder.
20 Korrik 2000 vdes në Kuvendin e Fretenve At Konrrad Gjolaj O.F.M. Asht Autor i librit “Çinarët” botue në Shkoder në vitin 1997.
5 Korrik 2021 Vdes Rafaela Carrà, një Yll i vertetë i artisteve europjane...
***
●Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem Shqiptarve mbrenda e jashta Atdheut, të kujtojnë gjithnjë artisten e madhe Italiane Rafaela Carrá, e cila na bani me “harrue se ku jemi” per sa e sa vite para vitit 1990, kur gati kishim humbë shpresat e Lirisë.
Melbourne, 12 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI,
“SI SHKALLMOHET HISTORIA”?!


Imazh
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË
HASHASH

Deri kur do të vazhdojnë “Akademia e Shkencave e Shqipërisë” mos me na e tregue shifren e saktë t’ Atyne Shqiptarëve që janë vra, zhdukë me gjyq e pa gjyq nder hetuesi e burgje, kampe shfarosje dhe interrnimi, nder kufij dhe reparte ushtarake, dhe me qinda malsorë të zhdukun nder Malet e Veriut nder lumej e prroska, nga viti i zi 1944 e deri në 1991, nga tiranët e Tiranës komuniste Ever Hoxha dhe Ramiz Alia, dy të pashoq në histori si vrastar’ e terroristët barbarë e kriminela?
Sa mija Shqiptarë varrosi komunizmi pashenj te koka?
Deri kur Kuvendi Popullor do të vazhdojnë mos me ua prekë tituj e dekorata, prona dhe kapitale në banka të hueja si dhe, të drejten e trashigimtarve të tyne “me vazhdue me rjepë pasuninë e plaçkitun të Popullit”?
Historia e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk mund të njolloset nga penat e ndryshkuna dhe të thyeme të agjentave të sigurimit komunist,të tiranve të ndytë Ever Hoxha e Ramiz Alia me shokët sllavë dhe .., paraardhësit e tyne, që na nxorën nga Europa...
Melbourne, 11 Qershor 2021.

Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA DHE “BALTA” KOMUNISTE.

PAMJE NGA SHQIPNIA 2020…


2021 “RIKTHIMI” I QEVERISJES KOMUNISTE …
Mos e harroni kangën “Dalëngadalë po vjen behari…”, besoj ju kujtohet!
Rinia per’si e ka fillue, edhe ajo do ta mësojnë shumë shpejtë!
“Rilindja” komuniste na sjellë shumë kujtime! Nder ma të vjetrat e asaj kohë janë votimet e vitit 1945...Sejfullah Maleshova u pat kujdesë atëherë me porosi të tiranit Ever Hoxha, me formue edhe disa parti tjera, që nuk e besoj se i keni harrue? Ka ardhë edhe në Shkoder në Shkurt të 1945...
Edhe në Tiranë vuni disa rregulla... Me të cilat çoi në plumb shumicen nga organizatorët e atyne partive ashtusi në Shkoder, të gjithë Ata që u bashkuen me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, drejtue nga Mark Çuni.
Nuk ia uroj atë perfundim kryetarit PD Lulzim Basha, po tue dijtë se në asnjë vend të Botës “Partia komuniste”, nuk ka lejue as me u formue një Parti tjeter, ku mendojnë me dalë në dritë Shqiptarët me Ju o Lulzim?... Atëherë, a duhet të dyshojmë tek pilivanlleqet e fillueme nga Edi Rama, që në vitin 1990, kur me “divocionin” e pashoq u ndoll në Rrëmaji, me dt. 11 Nandor 1990, kur Don Simon Jubani, tha Meshen e Parë, dhe mbas pak vitesh “erdhi me formue edhe Parti Demokristjane”, besoj e kujton?!
Vertetë kanë ndryshue kohët, po jo “komunistët e rilindur”, të cilët nuk munden me lanë “tokat e mbulueme në baltë, pa kultivue drogen!!” dhe, aq ma keq me hjekë dorë nga korrupsioni, me të cilin po fitojnë miljona!!
Më vjen shumë keq per Rininë Shqiptare, që tue mendue me shpetue të pakten lëkuren, po lenë Atdheun e bahet skllave e vorfnisë perjetshme!
Shka bajnë Ata Europjan: A po vetem hanë fiq’ e kastraveca të freskët?!
Melbourne, 15 Qershor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET - A E DINI KET “KANGEN SHKODRANE”…
Imazh

1946…“Radio Posta” e Shkodres, sot transmeton per ju kangen e bukur:
“Oooooo shumë durojmë e s’po pelcasim !…”,

dhe vazhdonte muzika…
Një ngjarje e vertetë e viteve të para të vendosjes qeverisjes komuniste.
Pa kalue java, shkon letra tjeter dhe kerkohet prap në “Radio Posten” e Shkodres, kanga “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”
Letra poshtë kishte edhe emnin e kerkuesit kangës, po ec e gjeje ate!
Kur letra e kerkesës së asaj kangë persëritet per të treten here, atëherë sigurimi i shtetit vehet në gjurmim të kerkimit të personit që e porositë.
Jo vetem tek posta qendrore por, edhe tek kutijat postare që ishin nëper qytet ishin gjurmuesit e sigurimit per me vrojtue kush mundet me kenë ai, që e kerkonte kangen “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”.
Kur kaluene disa muej e nuk u gjet shkodrani, atëherë sigurimi filloi me shpernda agjentat e vet nder lagjet e qytetit, per me ndigjue kur vinte ora e “Radio Postës”, me përgjue kush ia çon radios zanin ma fort?.. –Po, per fat letershkruesi i kangës, kaloi viti 1946 dhe erdhi 1947, e ai nuk u gjet…
Atëherë, ju dha urdhni “Radio Postes”, mos me e transmetue ma kangen.
Po historia u ba e njohun… Aq mori dheun kjo ngjarje, sa shkodranët që e dinin ngjarjen filluene me e këndue edhe nder serenata kangen…
Në të vertetë kjo kangë ishte një moment që tregonte “durimin e popullit ndaj qeverisjes së eger komuniste në Shkodren e paknaqun…”
Dhe, me të vertetë ashtu po ngjante në Shkoder… Gati gati, si tashti !..
Nuk zehet me gojë ASNJË Atdhetarë, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Osman Kazazi, Prekë Cali e sa të tjerë që kujtohen vetem buldozierat tue sheshue shtëpijat e tyne...
Një turp! Turp i panjohun në Historinë e Shqipnisë, që në kohen e turkut kur ai si sot, sheshonte Kishat, ashtu si në 1969, kur u sheshue Kisha e Vaut të Dejes, e shek. XII – XIII, ku u pat kunorzue Gjergj Kastrioti Skenderbeu...
Pa më thoni Ju lutem, sot a asht prap koha me ia fillue ashtusi në 1946: Po, në Shkodren tonë: “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim !...”
Melbourne, 22 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
Emni Zot me “shkronjë z të vogel”,asht injorancë ose urrejtje komuniste…
Imazh

Per një Shqiptar të vertetë asht e pafalshme me shkrue sot Emnin e Zotit me “shkronjë të vogel”. Mundesh mos me besue, po jo me fye besimtarët!
Ju lutem, si e shkrueni emnin e babes s’ Uej ? Jam i sigurt se edhe emnin e nanës e shkrueni me shkronjë të madhe… E pse? – A po, nuk ju lejohet!
Atëherë, pse Emnin e Zotit e dhunoni tue e fillue me shkronjë z të vogel?
Ka pasë raste që kam pa në shtyp një titull vertetë interesant, dhe fillova me e lexue…Mbas disa rreshtash ishte Emni Zot me “shkronjë z të vogel”.
Nderpreva leximin, nga nderhymja e injorancës tek ai artikull, ose ai që e ka shkrue artikullin ka në boshllekun e vet “urrejtjen komuniste”, që nuk e lejon me kenë korrekt me lexuesit. Pikpamjet tua nuk më interesojnë!
E besoj se, edhe lexuesit tjerë, menjëherë kjartësohen per pikpamjet tua!
Pra, edhe kur dikush Ju drejtohet me “Ju”, duhet me shkronjë të madhe.
E kur Ju, shkrueni Emnin e Zotit apo të Perëndisë me shkronjë të vogel, unë prap duhet me Ju respektue Ju, që s’ respektoni as Zotin as lexuesit.
Shqiptarët nuk janë ateista, as komunista, që perqafojnë injorancën...
Të gjitha besimet kjofshin edhe të ndryshme, besonin Një Zot! Ky ishte një fat i madh per mos me pasë mes nesh perçamje, ose ma keq urrejtje.
Atëherë, pse Shqiptari të bahet skllav i injorancës, urrejtjes komuniste, perçamjes dhe, i të gjitha rrugëve e shtigjeve që shpartallojnë Atdheun?
A nuk jeni ngopë ende me “urrejtjen e perçamjen komuniste 80 vjeçare”?
Naim Frashëri per me tregue se asht Shqiptar i vertetë bani këte poezi:
PËRPARA KRISHTIT (1890)

Djalëth, njeriu i Perëndisë,
Fytyra jote mua më tregon,
Ah të këqiat e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.
Se kjo fytyrë
Është pasqyrë
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen;
Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’ e tinë e nga vëllaj,
Që kanë vrarë edhe kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.
Zot, ti ke vuar
Edhe s’ke pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.
Ti u përpoqe për njerëzinë
Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut i vure nom miqësinë,
Që kur të lindet, gjer sa të vdesë.
Për këtë fjalë
Të qofsha falë,
Se njerëzia
E Perëndia.
Asht mirë ta lexoni dy herë!.. Nuk besoj se ka nevojë per koment!
Melbourne, 25 Qershor 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI - KUJT I THONI “PORTOFOL” ?

Po kur nuk e dini kujt i thonë portofol pse nuk pyetni kryeministrin?!
I pari që e vuni “portofolin” në lëvizje me rrota drejtë rrugës së Ulqinit në drejtim të “bankave europjane” ishte Presidenti terrorist Ramiz Alia…
Pak ditë mbasi deklaroi “edhe bar do hajmë po, parimet nuk i shkelim”!!
Edhe e mbajti fjalen... Në saje të “lidhjeve të vjetra”, besoj ju kujtohet!?
Se ku i shkarkuen “portofolat” besoj, se pak kush e di... Ashtusi nuk din pak kush se, “ku, u shkarkuene portofolat edhe nga Lindja e Mesme...”
Mbas 1992 ky lloj “portofoli” hyni në perdorim nga shumë kryeministra e qeveritarë të “Shqipërisë”, kur udhtonin në Lindje dhe Perëndim. Duhej per perdorim xhepi... Kryesisht per qetsues nga lodhja e teprueme nëper shtete ku miqësia e vjeter duhej trashue... E sidomos, në Lindje, ku ishin edhe “vëllezërit e gjakut” të asaj kohës “moderne” të para vitit 1900...
Në Shkoder perdorej një shprehje: “Kjoftë per atëherë!”, ndonse, askujt nuk i shkonte mendja se me trashjen e “miqësisë” rritet edhe “portofoli”!
Po, sigurisht, edhe “portofoli” tue u mbushë me janxhë fryhet si lopa... Po, i asht gjetë dermani nga kryeministrat tanë me shkolla mos me plasë! Tashti, ata i fusin do barishte të tjera që kur fryhen fort i venë në gjum...
Ndoshta, kjo asht edhe arsyeja që tashti perdoren këta “portofola”!!
Lexova në shtyp dhe mu ba qejfi: “Shqipëria zë vendin e Parë!”... Nuk mu dha me e lexue deri në fund po, ishte fjala per “n’ Europë.” Nuk ka aspak randsi per shka?! Mjafton që e “zuni një vend të Parë” !! E randësishme per Shqiptarë asht se, “nuk asht vend fukaralleku”!! Këte e vertetojnë jo vetem veturat e qeveritarëve tanë po, edhe “portofolat e tire” të mbushun plot e përplot me të gjitha mjetet kriminale per “rilindjen komuniste”...
Kam pershtypjen se shtetet “fqinjë” nuk i shohin këto pislleqe, mbasi dhe Stambollit “nuk i ndihet zani”... Këte dishronte dikur Sulltan Mehmeti II, kur pat rrethue Shkodren... “Që mos të mbesin gjallë asnjë Shkodranë!!”
Gjurmët kriminale t’ “rilindjes” sot janë aktuale në Shqipni! Ma në fund:
“Ajo deshirë shekullore, po realizohet me krimin e organizuem vrastar të “rilindjes komuniste” barbare që, po zhdukë edhe të gjithë Shqiptarët”!
Ky asht mallkimi që ka parashikue Nanë Tereza në 1967 në Rinas, Tiranë!
Melbourne, 3 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
IMZOT ERNESTO KOCI(Cozzi)
Delegati i parë Apostolik i Vatikanit, Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në 1920.


IMZOT ERNESTO KOCI
(6 KORRIK 1870 – 23 SHKURT 1926)


Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me detyren e Kryetarit të Delegacinit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të cilen që në vitin 1900 Ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike të Shqipnisë së Veriut.
Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit.
Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot.
Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne.
Imz. Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham (1863-1944) e personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa Ambasador!
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”...

Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “... Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë KontinentitEvropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!.. Ekaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës…“Një demokraci pa vlera, - këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ” (25 Prill 1993) A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!..”
Melbourne, 6 Korrik 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
KOMUNIZMI ASHT : DHUNA,TERRORI E VLLAVRASJA

Imazh
Diktatori ma vrastar i Popullit të vet n’ Europë, ishte tirani Ever Hoxha!

Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë terroristët ma barbar e rubnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI...
Ai ishte “dija e pafund” e krimit!.. Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem mbasi janë takue me té. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte me kokë... Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin shtetas Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit!.. Kudo, në zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija.., jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej edhe krimi vrastar ma “njerzorë”!
Bustet e statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Drita që shpërndanë ai, mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij ishin absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra nënkuptohet të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”... Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshem të intelektualve tanë ose, ma mirë e ma sakt me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar stalinjano - enverjan”!.. Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos hezitoni!
Na ishim një laborator hermetik ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”... por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çiurçillin, komunizmi u shpernda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta... Lindja komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane pa konçesione. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Botës me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të pakundershtueshmet dhe se, “komunizmi asht nana e të gjitha të zezave”!
Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken!
Tek na Shqiptarët, në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij...” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek.XXI.
Terrorizmi e krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijti me këthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me thikë të shtërngueme fort e, që ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue shpërba edhe pamjen si njerëz.., pikrisht një prej popujve ma të vjetër të Globit toksor...
Kjo farë e keqe zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe false të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun borgjeze, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan.
Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit...Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue.., tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin dhe shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare. E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste dhe terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Enver Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme dhe shumë të organizueme në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit... Metodë që sot po aplikohet nga Edi Rama... I etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri...
Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Enver Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese komuniste.
Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun dhe edukue në kurset e analfabetizmit dhe, nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun...
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme per ata kapitale ndër bankat dhe shtetet Përendimore!
Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga komunizmi.
Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij Shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”.., por jashta Saj!.. E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se “Jam Shqiptar”?!
Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para Pallatit të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem”!
Në vitin 1946 një Murgeshë, që shërbente si infermjere në spitalin e burgut, në podrumet e Spitalit Civil të Shkodres, e quejtun nga të sëmurët e torturuem “Engjulli i birucave” (Gj.T.R.), ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue e, duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue e, pré gjuhët që mund të flasin e, shkurtue, krenat që mund të mendojnë”... Ky ishte dhe asht edhe sot parimi thëmelor i komunizmit!..
Sigurisht, këta parime i shtyne edhe komunistët shqiptarë me luftue per fitore në zgjedhjet e 25 Prillit 2021... Ashtusi fitonte gjithnjë edhe “shoku” Ever...
Partia “Demokratike” thotë se e filloi luften per fitore mbas dy a tri javësh që e persëriti humbjen e saj. Por me “humsin” ata thonë se do të “fitojnë”, ndoshta, mbas kater vjetësh kanë me ju tregue se sa “i kanë rritë kapitalet nder banka”?!
Fitoret e Shqiptarve janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofolin...
Perderisa nuk preken as tituj as dekorata te tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha dhe të bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue, edhe sot do të provoni thanjen time se:
“RILINDJA KOMUNISTE” ASHT VETEM VETVRASJE ROBNUESE !
Melbourne, 19 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
M U E J GUSHT 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ..., Posted 02 Gusht 2021, 22:59
Nga Fritz RADOVANI:
M U E J GUSHT 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...

27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE
1979, 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë. Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”
M U E J GUSHT 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...
●2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani t’a due Kombin Shqiptar.
Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

●Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË NË
GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !”
1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen e shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve, kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.
***
●3 Gusht 1859 U le shkrimtari Shkodranë Filip SHIROKA...
8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949...
2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) Mbas sa vuejtjesh mbytet në hetuesi të Shkodres.
1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje, vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989...
15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:
●“Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:
Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”
●Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, një kurthë per pushkatimin e At Gjonit.
At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder... Refuzimi i At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.
●20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin e At Gjergj Vata, t’ arrestuem në Janar e Shkurt 1945.
●Avokat Paulin Pali U le në Shkodër në 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma zanin e Tyne!
25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme...
31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe pune...
31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme...
10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm në Vjenë.
22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët “jo simbas urdhnit tij”. ...Denohet 20 vjet burg dhe punë të detyrueme...
15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vatës S.J., i cili vuejti shumë vite hetuesi e burgje...
●Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë. Asnjëherë Figura e Tij nuk u vlersue ashtusi duhej.
17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.
●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun. Vuejti dënimet nder kampe pune...
***
●1992; 22 Gusht: Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.
●2000; 15 Gusht: Hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë, me ma shumë se 2 miljon të rinjë e të reja nga gjithë Bota…
●2001; 1 Gusht: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan... Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra...
Melbourne, 2 Gusht 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
OPEN BALKAN - OPEN BAKAL, Posted 03 Gusht 2021, 15:24
Nga Fritz RADOVANI:
“OPEN BALKAN”
MERR VESHT O EUROPJAN SE,GJAN’e VET AS DREQI S’E HAN !

Imazh


Ne ishim dikur Europë Juglindore… Ashtu na njifte gjithë Bota e qytetnueme... Prej Atij Gjergjit të Madh e Nanës Tereze!..
Turqia prap tashti na bani Bal…Op…“OPEN BAKAL”…
Kryeministri Edi Kristaq Rama në fjalimin e tij tha se, “kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe …”
“Ne jemi këtu për të ardhmen…”


At Gjergj Fishta ka pyet 100 vjet para “Gomarin e Babatasit”:
“Pasaportat kush ua pau,
Për me thânë se kta s’janë Slav.
Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,
Por janë fjesht burra shqiptarë?...
Shka punuen kta për Atdhé?...
Librat shqip qi kanë botue?...
Edhe ndihmët qi kanë kushtue
Për triumf të liris s’onë?
Për posë emnit se si u thonë,
Kurrkush gjâ nuk di, për tà:...”

***
“Komunizmi në Shekullin XXI asht një burim tmerresh: Dhune, terrori, vllavrasjesh e vujtjesh! Thesari i tij janë spijunët e sigurimit të shtetit!”
Melbourne, 3 Gusht 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SOT… A BESON SHQIPTARI ? IMzot Jul Bonatti., Posted 07 Gusht 2021, 13:19
Nga Fritz RADOVANI:
SOT… A BESON SHQIPTARI ?
Imazh
IMZOT JUL BONATTI
(1874 – 1951)

Pasojat e ateizmit komunist janë të pabesueshme dhe të pariparueshme!
Asht shumë e vështirë me e besue legjenden e Rozafës per të vertetë, bash ashtu, si asht e vështirë me besue “mirkuptimin vllaznor Shqiptar”!
Komunizmi në Shqipni holli faren e spijunimit dhe të vllavrasjes… Dy nga shemtimet ma të mnershme të shoqnisë dhe të familjes Shqiptare.
Kujtojmë në këte 70 vjetor masakren ndaj Atdhetarit Imz. Jul Bonatti!
Me 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, nga sigurimi i shtetit në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij nga Italia.
Dosja nr. 3616... “Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, e aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.”
Imz. Bonatti deklaron në hetuesinë e Vlonës dhe asht fat i madh se në disa fletë që ruhen në shpjegimet biografike janë detaje që me siguri nuk do të ishin dijtë kurrë, p.sh.: “Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.” Tregon me shka asht marrë gjithashtu edhe në vitet e fundit në Itali.
Një opinjon që vazhdoi mbi 47 vjet në hetuesitë e sigurimit shqiptar:
“...Përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.” (dt. 10 qershor 1946).
Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar...”
Namik Cakrani shënon: “... Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.”
Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç sa e sa deklaratave të sipërme, akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “... Agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin (kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi...”
Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”
Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vendimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie”.
A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?
Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né.
Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit nga e cila nuk mund të shkëputej asnjë çast atëherë,., po edhe sot.
***
Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mbesa i Tij me té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”.
Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë... Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i “Lahutës së Malcisë” (një mëkat me peshë të madhe edhe sot), meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni.., dhe çohet në manikomjo...
Fantazia e kriminelit asht e pafund...
Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë!
“Ndrroi jetë...”, një fjalë goje!
U gjet në një dhomë të manikomjos copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!!
Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e.., ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të fundit të Shekullit XX, që nuk u ngop kurr me andjen e saj me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij.
***
A thue pasojë e sllavokomunizmit ishte kjo, apo dishka ma shumë..?!
Imz. Jul Bonatti deklaron: “Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i vllaznojmë në çdo anë të Botës!” Kjo thanje e Profesorit më ka terhjekë vemendjen që atëherë kur e kam lexue.
Kam shkrue dhe mendoj mos me u ndalue këtu!
I baj thirrje të gjitha Besimeve e Komuniteteve në Trojet Shqiptare!
Imz. Prof. Jul Bonatti ishte Klerik Katolik Shkodranë, teolog, filozof, studjues dhe perkthyes i njohun i letersisë dhe i gjuhës shqipe, një humanist i persosun, poliglot dhe mbi të gjitha një Klerik me pikpamje Europjane, në vizionin e të cilit qendronte një nga perpjekjet e vazhdueshme të Atdhetarëve tanë: Unifikimi i Kishave Shqiptare!
Përgatitja e Tij n’ Austri, Itali, dhe sherbimi në Stamboll mbi 16 vjet, si dhe në Durrës, Vlonë, Siçili, dhe njohja atje e Kishave Unite Shqiptare prej Tij, duhet të bahet piknisje per një studim të plotë të perpjekjeve të të gjitha palëve; katolikë, mysliman dhe ortodoksë per unifikim.

E ky unifikim nenkupton Unitetin e Trojeve të Shtetit Shqiptar!
Një veper e tillë Atdhetare, ishte fillue me kohë nga Imz. Kristofor Kissi.
Kjo etapë e re fillon me kohë, madje vite perpara At Shtjefen Gjeçovi kur ishte në Vlonë, flet per perpjekje të dy kishave per Bashkim, dhe per ate që sot asht urgjente: Bashkpunimi. Kam parasyshë edhe vlersimet.
Nga studjuesi z. Nelson Qiriaku, kam mujtë me u sigurue per fillimet e Kishës Ortodokse Autoçefale Shqiptare KOASH, e cila me disa nga drejtuesit e saj të nderuem filloi aso kohe marrveshjet per unifikim dhe bashkpunim me Kishen Katolike Shqiptare, që në vitin 1920. Menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë në 1912 shihen dokumentat. Perpjekjet e Hirsisë së Visarion Xhuvanit, Kristofor Kissit, Irene Banushit, etj., dhe lidhjet e Tyne me Famullitarët e Vlonës, Durrësit dhe së fundi të Tiranës, dhe ato lidhje janë një prej episodeve ma të lavdishme të mardhanjeve mes Kishave tona Shqiptare shumë të nderueme.
Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga kishat sllave e greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, edhe perdorimin e gjuhës Shqipe nder Kisha.
Patriarku i Konstantinopojës emnoi në Shqipni Hierotheos A. Jahon (Peshkop i Miletupolisit) si zevendsin e Tij të plotfuqishem, i cili, i shoqnuem nga Imz. Kristofor Kissi, Peshkop i Sinadonit, mërriti në Korçë në vjeshten e vitit 1923, dhe shuguruen Fan Nolin, me 21 Nandor 1923, në katedralen e Shen Gjergjit.
Hierotheosi emeroi Imz. Kristofor Kissin, Peshkop të dioqezës së Beratit, e cila permblidhte edhe Vlonen; Fan Noli në 1924 u largue nga Shqipnia. Vjen koha kur Peshkopët e KOASH Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi (u burgos në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (u pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli (u pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse kanë vazhduen me punue per Unifikimin e Kishave, njëherit me persekucionin e Tyne të vazhdueshem mbas 1944.
Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu dhe, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe tirani Enver Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim dhe mirkuptimin mes Fesë dhe besimtarve!
Kryepeshkopi metropolit Kristofor Kissi drejtoi KOASH derisa dha doreheqjen me 1949. Ai jetoi në pension pak kohë në manastirin e Ardenicës e me vonë në manastirin e Shën Prokopit afer Tiranës. Thohej se vdiq papritmas nga hemoragjia cerebrale (po, ma shumë mendohet se aty u helmuem nga Sigurimi komunist) me 16 qershor 1958.
Patrikana e Konstantinopojës e njohu Kishen e Shqipnisë si autoqefale vetem nga autoriteti i Imz. Kristofor Kissit. Ai ishte personi ma i respektuem per të gjitha palët e interesueme, kryesisht per patrikanën e Konstantinopojës, per Popullin Shqiptar, per Klerin Ortodoks dhe per lidhjet e KOASH me Kishen Katolike Shqiptare. Ndersa, Martiri At Josif Papamihali.., asht mbulue me baltë i gjallë në kampin e shfarosjes, në këneten e Maliqit të Korçës, me 26 Tetor 1948 vetem, per lidhjet fetare me Klerin Katolik Shqiptar. Kjo ishte Kisha e vertetë Ortodokse KOASH, per të cilen unë ruej respekt sot e gjithmonë, ashtusi per Hoxhallarët Martir të Besimit Mysliman, nga të cilët kam njoh disa prej familjeve të nderueme prej Tyne në Shkoder!
Ishte pikrisht koha kur në Shkoder Hafiz Derguti torturohej në 1947, dhe po i tregonte një bashkvuejtësit në hetuesi tek Kisha e Fretenve: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani shka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”
Cili kje qendrimi Europjan i Hafiz Ibrahim Dalliut në gjyqin e Tij në vitin 1946 ? Studjoni preceset e Tyne e shifni ku jemi sot!
Kush mundet me mohue veprat e Hafiz Ali Tarit, ndaj Klerit Katolik në Burrel? Apo, qendrimin e Tij ndaj At Meshkallës para se Ai të vdesin! Kush asht Ai që sot mendon e vepron ndaj një Prifti Katolik si Hafizi?!
Ndersa, vrasjet e masakrat e sllavokomunistëve të sigurimit shtetit ndaj Bektashijve të Nderuem, vazhdonin me korrë koka njerzish, vetem per qendresen e Tyne në perkrahje të katolikëve Shqiptarë. Sa vrau Everi?!
Ashtusi mbyten At Papamihalin, ashtu shkyene dhe Imz. Jul Bonattin...
Historia pa të vertetat e Saja, nga Populli Shqiptar quhet “rrenë”!
Predikuesit e Parë të së Vertetes Historike të Trojeve tona, SOT duhet të jenë Komunitetet Fetare Shqiptare, pa dallime krahinash si dikur...
***
Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, ashtusikur paraardhësit e tyne anadollakë e filo turq’e grek, gjithnjë, kudo ku kanë sundue kanë perdorë metoden “Perçaj e sundo!”, jo “pa rezultat”. Shikoni Shqipninë SOT!!
Ngjarjet e ditve të fundit të kryeministrit Rama, më shtyjnë me rikujtue:
Në Sheshin Skenderbe, Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë...
Por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.”
Pajtimi i vertetë arrihet vetem me hapjen e dosjeve të deputetëve...
Dënimi i diktatorëve që kanë ushtrue Gjenocid kunder Atdhetarëve dhe Klerit Katolik Shqiptar asht detyrë! Kerkoni largimin e tyne nga detyra!
Shqiptarët duhet gjithnjë ti bajnë vetes një pyetje: Kush po qeverisë sot?
Deri kur do të vazhdojë me u mashtrue Populli Shqiptar nga sigurimsat?!
Sot a duhet të pajtohet Ai me veprimet antikombtare të qeverisë Rama?
Tradhëtarët e Atdheut ditë e natë mendojnë e punojnë me ju perça ashtu si kanë veprue në 1944 Ever – Tito – Stalin! Ajo vazhdimsi asht edhe SOT.
Shka tha Nana Tereze kur mori çmimin Nobel per prejardhjen e Saj?
Shqiptarë! Bashkonju rreth Flamurit Kastriotit sa nuk asht vonë!..
Shqiptarët e të gjitha Trojeve janë Europjan dhe i perkasin VETEM ASAJ!
Melbourne, 7 Gusht 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHKODRA NUK DON HISTORI FALLCO !, Posted 08 Shtator 2021, 17:47
Nga Fritz RADOVANI:
HARRESA ASHT THEMELI I “RILINDJES”
DERI KUR KY TURP ?!

DR. FEDERIK SHIROKA
(1907 – 1955)
EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”.
M U E J SHTATOR 2 0 2 1 : K u j t o j m ë ...
●4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr. Letrar me vlera të mëdha...
25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).Nder Figurat ma të Nderueme per qendrim Burrnor antikomunist.
29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste per 38 vjet i pafaj. 26 Nandor 1994 u ba Kardinali i I.
3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”. Shkrimtar i njoftun per frazeologjinë Shqipe.
21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...
27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Ka vdekë me 15 Dhjetor 1955 dhe, asht vorrosë në Shkoder me porosinë e Tij.
10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh… Nder penat e nderueme të letersisë Shqipe (1941).
2 – 9 Shtator 1909: U mbajt Kongresi i Elbasanit per hapjen e shkollave Shqipe.
23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948, tue e zhytë të gjallë nder balta...
7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe një nga organizatorët e korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
24 Shtator 1915 U vra tradhtisht Ded Gjo Luli (1840–24 September 1915)
30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër).Asht pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946. Asht në të parët Demokrat Shqiptar...
16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, i shkruen Mikut të vet Provincialit At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue tradhtisht nder Bjeshkët e Nemuna me 4 Mars 1946.
15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk pranoi me bashkpunue me komunista.
Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt nga sigurimi i shtetit pabesisht...
9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.
9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916. Urdhni i pushkatimit lëshohet nga tirani E. Hoxha.
30 Shtator 1946, Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946), në sigurimin e Shkodrës.
20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...
12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...
5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij. Nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik.
17 Shtator 1976 Arrestohet Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun... Predikatar i njohun i Klerit Katolik.
13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI, (1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).
15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Asht Shugurue Meshtarë në ShBA.
28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M., Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...
10 Shtator 1988 Vritet pabesisht Don Lazer SHELDIJA nga agjenta të sigurimit komunist shqiptar në ShBA.
5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI me ceremoni madhshtore...
12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).
●7 Shtator 1991 Rivendosen mbas 1945 mardhanjet diplomatike në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris. Kaluen prap tashti 9 vite pa Ambasador në Vatikan...
7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë per zanin e Tij.
3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.
Melbourne, Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

SHKODRA NUK DON HISTORI FALLCO !

●Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt!
Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.
Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.
“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.
Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!
Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.
Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë, deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?
Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.
Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.
●Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
●Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
●Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...”
●Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
●Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”
***
Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y:
“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit”
Melbourne, 14 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
QENI DHE HANA…

Në një mbrame vonë një qen po shikonte hanen. Nuk po i besonte syve të vet! I dukej ma afer se kurr! Ndoshta, i ishte krijue idea se hana edhe mundet me ra…
Ai po e priste nga minuti në minut ramjen e saj, mbasi kishte kuptue lëvizjen e saj në rrotullim, po nuk po kuptonte se a po lëvizë toka ku ishte ulë, dhe po shikonte naltë...
Pema ishte aty ku e gjeti porsa erdhi me vrojtue hanen... As ajo nuk duket se lëvizë...
Porsa perqendrohej me sy nga hana, i prishej pamja e saj nga shkelqimi i yjeve. Edhe ata nuk i merrte vesht a lëvizin apo edhe ata rrotullohen me hanen në drejtim të tokës, gja që edhe e frigonte ramja e tyne si copa zjarri...
Nuk vonoi dhe iu afrue një deputet i PS që kishte në dorë një foto, që qeni porsa e pau filloi me leh... Prap ju me kete ujk në dorë!?... As qenit nuk ju besue se ai, kishte në dorë foton e everit... Vertetë u tmerrue i shkreti qen kur pau foton e atij krimineli që kishte masakrue Popullin Shqiptar per ma shumë se një gjysem shekulli... Filluen me i rrjell lotët qenit shkretë...
U bane sa e sa vite që ai ujk na pat shkye edhe klyshët tonë...
E ju vazhdoni me na e sjellë per me na frigue me foton e tij...! Filloi i shkreti qen me u topitë nga frika...
Nuk ishte i zoti as me leh... Kishte harrue qeni se ishte data 29 nandor... Priste kot kur, po del drita... Ashtu, si po presin edhe ... Shqiptarët tash 30 vjet kur po del ajo.., dritë...
Melbourne, 29 Nandor 2021.


– Nga Fritz RADOVANI
VETEM SHQIPNIA KA TERRORISTA ME DEKORATA
Imazh

A ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!?
Po si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!
Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946:
“Enver Hoxha me Nishan…
Gjan’ e vet dreqi s’e han…”


Dhe, me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne! Prof. I Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë…” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve…

E sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne asht: “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!” Veteranët i gjenë ditë e natë tue kullotë te livadhet e maruanës…I lagun me lotët e partisë ngordhur.

Shumë interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë partie, tue u modifikue si kryeministra…”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”… E po mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh të Shqiptarëve.

Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.

Terroristët komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumë se 50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!
Këto janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa…
Të gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Spiro Koleka, Bedri Spahiu, me shokë?!
Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj…
Paturpsisht “dr. prof., akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!
Dosjet nuk hapen…Vetem premtime e rrena…Nuk tregohet per asnjë person “pastertia” e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as baba”.., veç per ke asht i martuem. Nuk tregohet prejardhja e as origjina e qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem bijtë e terroristve vrasës hajdutë. Kjo asht “Rilindja”!
Knaqësi… Rinia po ikë… Pleqnia po vdes…
Mbas kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?!
I pari Kryeministri, Kryetari i Kuvendit Popullor, Gjykatat e dikasteret… Deri tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës. Që, me siguri duhen pague se, nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut që ka nen dhe…

E mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton…
Kush ua lanë surretnit e tyne?..
Melbourne, 2 Dhjetor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
M’U KUJTUE AT KONRRAD GJOLAJ…, Posted 03 Tetor 2021, 23:15
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI:
KUSH ASHT KY…Kryekuq ME AMEBA?

Kryeminister me drita të kuqe ka vetem Shqipnia! Ai sheh vetem kuq!!
Thonin se ka pasë edhe parardhës të tij që shikonin vetem këte ngjyrë...
Duket dishka e pakuptueshme, por kjo nuk asht aspak e pabesueshme...
Edhe po kje se historia nuk e dishmon dishka kësi soji, e tregon kulltuku!
Edhe pse Ever Hoxhës i pat premtue Dushani “drejtimin e PKSh”, pak ma parë e vuni në kulltukun e kryeministrit, per me pa ngjyren si shikon, e kur u sigurue se Everi “shifte vetem kuq”.., i tha Tito: “Besoja PKSh”, që domethanë: “Besoja Partinë e Kuqaloshve Shqiptarë”... E, per me e vertetue këte, shikoni listat e kryeministrave, presidentave dhe pasuesit e Everit, e keni me kenë të bindun se të gjithë shikonin kuq, se ata ashtu kishin trunin e veshun me ameben e kuqe të Stalinit, që ai tru ushqehet vetem me gjak të freskët Atdhetarësh dhe intelektualë të vendit vet...
Kokat me tru të kuqe nuk i kanë mungue asnjëherë Popullit Shqiptar!
Edhe po të studjohet historia prej kohës së shpalljes së Pamvarsisë, edhe atëherë doli një “kryeminister” që kerkonte ngjyren e kuqe...Dhe realizoi vrasjen e Luigj Gurakuqit në 1925 në Bari t’ Italisë... Kush dreqi e di shka i kishte dhanë me hanger daja Esad Pashë Toptani, nipit vogel Zoglushit e, këtij (të shkretit) ia lypte syni ngjyren e kuqe, sa u kthye në Shqipni...
Disa thonë se kjo “ameba në tru” trashigohet, ata dishka dijnë se kot nuk e thonë këte. Nder kryeministra tjerë, mbas 1944, të gjithë kanë pa kuq... Mbas 1990 dishka ju kjartësue disave pamja... Kishin të drejtë ata që e shpresonin ndryshimin e pamjes së kuqe prej kryeministrave që vinin, por, se po e han dreqi Shqipninë, me “rilindjen kuqaloshe”, e po vrapon me hy nen mrrelen e Anadollit, e nder brakeshat e kuqaloshave serb, bash si t’ ishte nipçe i Ahmet zogolloviqit... Shka t’ ban “ameba kuqe”!!
Per disa asht e vështirë me e kuptue “ameben në tru”, kryesisht ndikimin që ka ajo në jeten e lirë, mbasi asnjëherë Shqipnisë së shkretë, nuk po ju hiqen rreziqet sllavoruse – anadollake, qysh se doli shtet në vedi...
Asnjëherë fotokopjo e Esat Pashës nuk ishte kaq prezent si sot në Tiranë!
Edhe vrasja e Avni Rrustemit ishte mallkim i madh per Shqiptarët!..
Nanë Tereze sigurisht lutet që “Zoti t’ ja heqin mallkimin Shqiptarve!..”
Melbourne, 23 Shtator 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
SE, KOMUNIZMI ASHT DHUNA E DIKTATURA MA BARBARE ?!


Dy rrugët pa krye të qeveritarve “antishqiptarë” SOT !!
Kujtoj një thanje të Pleqve tanë në Shkoder: “Zot bane mirë !” …
Dhe, me të vertetë Zoti ua ndigjonte lutjen e Tyne, Ua plotsonte shka Ata i kerkonin, që ne të rinjëve na dukeshin “andrra” të parealizueshme. Pra, shumica e Tyne vdiqën me zemer të pacoptueme e, shka asht ajo që Ata i mbuloi në Dheun e Bekuem të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeu, “Një Shenjë tek koka”, Ua vune fëmijtë e Tyne, pra trashigimtarët e vet!
Ku po e çojnë sot Popullin Shqiptar rrugët e pafund të “shperbamjes” që nën parullat e “ikjes jashta Atdheut” apo, “Open Balkan”... Po zhdukun me rranjë e me farë Rininë Shqiptare, gjanë ma të shtrenjtë t’ Atdheut?..
E bash ata piramida të lame me Gjakun e Heronjve tanë, mendojnë me i kthye në “shenja turpi” që kufizojnë kopshtijet e shkatrrimit Rinisë sonë.
E, po kje se dikur syni knaqej tue shikue hapsinen e pafund t’ Alpeve tona kreshnike, ku çobajtë me fyellin e tyne këndonin “Hymnin e Flamurit” të ndaluem nga PPSh, po, që shperthente prej zemrave të njoma të tyne me ata tinguj Hyjnor “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit, Po rreh Flamuri i Shqipnisë” e, bash prej Atyne djelmoçave me çakçir e kmisha të zberthyeme, ku një fresk i pashoq ua mbante atë kafaz krahnori, si t’ ishte akull Alpesh, bash Ata lisa sot, i shohim të shkaperdamë nder skutat ma t’ errta të Botës!
Sigurisht, “Ata do t’ikin, se...” “rilindja komuniste”, njëditë do të rilindin edhe njëherë “kampet e shfarosjes, s’ Atyre që kerkojnë me ua marrë atë pushtet komunist, të mbrojtur me gjak e sakrifica, siç thonte Ramizi ynë” e, po kje nevoja: “Prap gjak do bëjmë! Pa gjak nuk e lëshojmë kulltukun!”
Bijtë e vrastarëve e terroristëve të djeshem, sot kanë në dorë qeverisjen!
Shqiptarë, kudo që jeni! Po nuk zhduket nga Trojet tona surretnit e atyne bishave që vazhdojnë me kafshue edhe persë vdekuni, tue fillue nga koka e qelbun e Ever Hoxhës me pasuesit e tij sot, si dhe të gjithë ata që ishin t’ angazhuem me sigurimin e shtetit komunist, me risjellë në pushtet prap sot “diktaturen komuniste ma barbare që ka njohë Lindja Europjane”, që drejtonin kriminelët vrastarë, baballarët katila të pushtetarve të sotem, as mos mendoni se do të keni prap Atdhe, Shqipni e Flamur! Jo! Kurr!..
Shqipninë nuk e bajnë kurrma bijt’e terroristave kriminelë e vllavrasës!
Melbourne, 28 Shtator 2021.

[color=#004000]Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET A E DINI PSE: POPULLI SHQIPTAR S’KA KURR DEMOKRACI?!

Pa fshij nga e kaluemja dhe e sotmja e zezë diktatorët terrorista e vrastarë, e tiranët barbar dhe masakruesit e pashoq të Sigurimit të gjakosun të shtetit komunist, që kanë mbi 80 vjet që vrasin e zhdukun të pafajshem, e që me masken e “rilindjes komuniste”, po vorfnojnë Popullin; e po e shfarosin edhe Rininë Shqiptare nga Atdheu! Shqipnia asht kthye në një vend skami dhe korrupsioni nder ma të mbrapambetunit e Europës. Pastroni pusat e zezë të qeverisjes neokomuniste, të presidencës dhe parlamentit dhe, të asaj që thirret padrejtësisht “drejtësi”... Asnjë agjent i Sigurimit të shtetit nuk duhet me kenë në asnjë detyrë shtetnore.., por, as roje apo ujitës i kopshtijeve të drogës!..
Mendoni pak se kudo që veni kamben, shkelni mbi një n’ ato qinda e mija gropa pa Emen, që vrau diktatori!
Janë mbi 45.000 të vramë e t’ zhdukun të Pafajshem!
Zhdukni nga fletët e së kaluemes së historisë emnat e diktatorëve t' asaj kohe barbare e vrastare të pashoqe e, mos njollosni faqet e lavdishme të Historisë së të Madhit GJERGJ KASTRIOTIT - SKENDERBEUT!
Pa dënue t’ kaluemen komuniste S’KA DEMOKRACI!
Melbourn


Nga Fritz RADOVANI:
M’U KUJTUE AT KONRRAD GJOLAJ…
Imazh
AT KONRRAD GJOLAJ O.F.M.

Lexova se kishte ngordhë krimineli Aranit Çela…
Mu kujtue i Ndjemi At Konrrad Gjolaj, kur më pat tregue:
Ishte viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imz. Ivan Dias… Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolik Shqiptar n’ Argjipeshkvi të Shkodres, dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrrad, po ba me të ngja Ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e Parrizit, aty ke me gjetë Shen Pjetrin dhe, Ai ka me të tregue se para se me vdekë Everi, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba Ju At Konrrad?”
– At Konrradi, e shikon Delegatin në sy dhe i pergjegjet atyperaty: “Pa i thanë as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të ferrit dhe jam ma rahat aty, se të pakten nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës…”
Edhe unë mendova me vete: Sa Shkodranë sot nga Ata dymijë vetë që janë pushkatue vetem në Shkoder, me firmen e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ikë në ferrin e pafund... Vetem mos me pa vrasësin e tyne?!
E tmershme me e mendue?...
Nuk besoj se ka edhe një shtet në Botë, me vrasës katila “të pafajshem”.., si Shqipnia! E deri kur kështu, o Shqiptar?!
Melbourne, 22 Tetor 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:

KAM ME PASË NEVOJË PER ZEQIRIN !

Imazh

Me 22 Dhjetor 2013…
I dashtun Zeqir!
Me daten 25 Dhjetor do të shperndaj këte Thirrje. Po pate vrejtje i mirëpres!
Shumë shndet Fritzi.

Përgjegje:
Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>
Dec 22, 2013, 1:05 PM

E mrekullueshme, zotni Fritz.
Të falenderoj per konsideraten (që don mendimin tim).
Shpërndaje në të gjitha gazetat e portalet on-line shqiptare.
Pa perjashtim.
Është ajo që Kombi ka nevojë ma shumë se kurrr sot.
Miku yt,Z. L.

Nga Fritz RADOVANI:

AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.

KA Lé 140 Vjet MaparË (1873)

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT
ASHT BOTUE 80 VJET MA PARË (1933)

Imazh

At SHTJEFEN GJEÇOvi
NË vitin 2014 ban 85 vjet qË e vranË TraDhËTarËT...

■Vllazen e Motra ShqiptarË !
■NË prag TË 85 vjetorit Të vrasjes së kËtij martiri i baj thirrje tË gjithË BashkatdhetarËve qË kanË humbË njerzit e tyne tË dashtun...
TË Falin gjaksorËt ...
■tË ulen pranË atyne oxhaqeve TË nderuem dhe rreth sofrave si vllazen...
■Ju lutem, Duejeni Flamurin e Gjergj Kastriotit!
■Nder Male janË Çerdhet e shqipeve !
Mos i ngujoni brè, burrat e atyne bjeshkëve...
■Shqipnia nuk mund tË rindertohet pa Faljen
dhe pajtimin tuej!
■Ja, çka tha At mati prennushi para pushkatimit:
“jam i pafajshem, po vdes nË krye tË detyrËs s’eme.
rrnoftË krishti mbret, rrnoftË papa, rrnofshin katolikËt, rrnoftË shqipnia !
ua baj hallallË gjyqit dhe ata qË do tË shtijnË mbi trupat tonË tË pafajshem.” (Arkivi MPM, Dosja 1302)
■KlerikË tË tË gjitha besimeve !
Drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet
qË punojnË per faljen dhe pajtimin e gjaqeve !
■Ju lutem, nana e motra me futa të zeza...
■Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula...
■fëmijët kanë nevojë me mësue dhe me luejtë !
■Banje këTe veper Atdhetare e fetare në vitin e
85 të vrasjes së MARTIRIT at shtjefen gjeçovi !
Me respekt e shpresë...
Melbourne, dhjetor 2013...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 510 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 7 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 03 Dhjetor 2021, 14:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari