Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 505 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SOT ASHT E PREMTJA E MADHE
Imazh

2 PRILL 2021… E PREMTJA E MADHE ISHTE… DIKUR...
Dita e “Pajtimit të Gjaqeve”… Sot e “harrueme”...
Por, fatkeqsisht Shqiptarët ishin “të gjithë bashkvuejtës e bashkfajtorë”!
Kështu i pat perkufizue Presidenti i parë i “pseudodemokracisë”!
Kujtoj sot klerikun At Dioniz Makaj, i cili mbas vitit 1991 shkonte nder Malësitë e Veriut, kryesisht nga Puka per me pajtue gjaqet...
Me çfarë forcet ju ngjiteshin Maleve dhe trokitëshin nder ata dyerë, që per sa e sa vite ishin ngujue të shkretat familje nga gjakmarrja... Vetem me mendue mbylljen e portareve të tyne me fëmijt’ e vegjel, nga një frikë kushedi sa vjeçare e shkrepjes s’ armëve gjakbase nder ata krahina...
E, bash kur duheshin ulë armët vrastare, atëherë u ngritën tjerat vetem sesi me harrue gjakderdhjen e vrasjet e barbarve t’ pashpirtë komunista.
E pushka vazhdonte me hapë vorre të reja... Sa shumë vite o Zot!..
E kur? – Atëherë, kur “pajtimi i gjaqeve ishte ma i nevojshem se kurr”!
Atëherë kur fjala “falje”, nuk u gjet as në gojen e gjarpijve të sigurimit të shtetit, që kushedi sa shtëpia i mbuluen me ruba e degermija tek na...
Kam shkrue dhe po e persëris: Pa pajtim kombtar nuk ka qetsi Atdheu!
Pa u dënue vrastarët e pashpirtë dhe gjakbasit e djeshem dhe të sotem, as mos të mendojnë njeri per qetsi e paqë në Tokat tona Shqiptare!
Shqiptarë! Atdheu ka nevojë per dënimin e vrastarëve e gjaksorve katila!
Pa dënimin e tyne asnjëherë nuk bahet Shqipnia e Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 2 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

O ZOT ! PO T’ LUTEM,
HIQI MALLKIMIN TAND
POPULLIT SHQIPTAR
!


1997, Rinas, Tiranë… Ishte vizita e fundit e Nanë Terezës në Shqipni…
Atëherë, kur Ajo Nanë e Bekueme, u lut per Shqipninë dhe Shqiptarët…
Shqipnia asht i vetmi vend në Botë që të gjitha piramidat kufitare rreth saj i ka nder Trojet e veta, sepse kështu, i “pelqej” të mëdhajve në 1913...
Po bahen 100 vjet që kryetarët e qeverive shqiptare, tue fillue nga 1924, vetem “shesin e dhurojnë Tokat Shqiptare, per me sigurue kolltukun!”
Asnjeni per këte akt antiatdhetar nuk asht quejtë tradhëtar i Atdheut!
Tue fillue në 1913 dhe deri sot: Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri tek Edvin Rama, nuk i prekë askush me pupul emnat e tyne në tekstet e botueme nga Akademia e Tiranës, apo nga diaspora antishqiptare, që edhe po ua fshijnë nga arkivat dokumentat që tregojnë dhe vertetojnë tiraninë, despotizmin, barbarizmat, terrorin, hajninë, grabitjen, antiatdhetarizmin, diktaturen dhe gjenocidin që këta bisha t’egra kanë ushtrue mbi Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!
Drejtuesit e Shtetit Shqiptar gëzojnë vetem një titull “miljarder”... Nuk ka fare randsi se janë pashkolla apo të poshter, mjafton “a vjedhin arin?”
Europa rrin e veshtron, e ndonjë ditë... Besoj, do të zgjohet nga turpi !
Kur sot ajo do të lexojnë: “ Parlamenti grek voton zgjerimin me 12 milje në Jon, Mitsotakis: Rama na dha të drejtë, Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në gjykatën e Hagës... Jo shumë kohë me parë, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi me 12 milje përbën një të drejtë të pamohueshme të Greqisë duke shtuar edhe një argument tjetër në favorin tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkojnë dhe jo të ndajnë popujt.” (https://alb-spirit.com/2021/04/05/parla ... n-e-hages/)
Po e mbylli këte lajm me të vertetë të mallkuem anti Shqiptar, me Lutjen e Nanë Terezes:
O ZOT ! PO T’ LUTEM,
HIQI MALLKIMIN TAND
POPULLIT SHQIPTAR !

.........................
Melbourne, 6 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
6 PRILL 1911

Imazh

Burrat e Pavdekshem si Dedë Gjo’ Luli, kujtohen sa herë kujtojmë Shqipen me dy krena. Edhe pse po punohet me ia këputë njenen kokë Shqipes Gjergj Kastriotit, Ajo thotë se: “Edhe Dedë Gjo’ Luli, një kokë kishte atë ditë me 6 Prill 1911”...
Po, Hotnjanët kur Deda ishte në Maje të Deqiçit, Deden e kujtojnë me “Dy krena...” Kishte kohë që Deda kishte fillue lidhjet me Fretnit Shqiptarë At Mati Prennushi dhe At Buon Gjeçaj, me të cilët pa pikë frike Ai vendosi me ngritë Flamurin e Shqipnisë së Kastriotit...
Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjes në Prizren, aty nga 1908, At Matia shkon në Traboin, Deçiq dhe Greçë, aty ku kishte edhe damart e zemres.
Tue pa përditë me sy tiparët e malësorit të kulluem atje, ai preku me dorë gjanë ma të çmueshme që e karakterizon Shqiptarin dhe që e veçon nga kombët tjera, aty ishte burrnia, bujaria e besa!
Në çdo votër ndër ata male përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa mburrje. Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakut të malësorit fisnikinë me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.
Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbsej jeta si me lé së dyti.
Ishin Françeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male, mbasi me ndôre të këtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.
Ishte besa që në karakterin e atyne burrave ruente të forta dhe të freskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku që shpejt do të thërriste:
“Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!...”
E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!
Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DED GJO’ LULIT, që me ata dy sy zhgabë që i vezullojshin prej gëzimi, e buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e Të Parëve, në atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA E SHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuem rrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi, ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisun nga duert e bijave të Rozafës, po, në atë shkam ku asht daltue amaneti i GJERGJIT, që për pesë shekuj priti këte lumni: AGIMIN E LIRISË...
Po, po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!
Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentëve historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.”
Me daten 6 Prill 1911, Flamuri u ngrit nga Dedë Gjo’ Luli në Bratilë.
At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e Malëve mbasi atje liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë që ishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të Malëve tona, por kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin.
Asht kjo arësyeja që në qelën e At Matisë, në Greçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm: “Memorandumi i Greçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë.
Shqiptarët e vertetë i kujtojnë këto ngjarje, se në Hot filloi jeta e Atij Flamuri, që nder shekuj do të valvitet i Lirë në Shqipninë e të Madhit Hero Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Melbourne, 6 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?, Posted 08 Prill 2021, 13:50
Nga Fritz RADOVANI:
SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?

Imazh
KAPIDANI GJON MARKAGJONI
(1888 – 1966)

Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë...
Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit...
Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!
Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.
Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!” Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme...” Kapidani doli dhe shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’ armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera...
Nuk vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë...”
Po, Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa armatime.
E as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të Mirditës!..
E se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!
Melbourne, 8 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
25 PRILL 2021:VOTONI PER “RILINDJEN TIME, Posted 13 Prill 2021, 19:49
Nga Fritz RADOVANI:
25 PRILL 2021:VOTONI PER “RILINDJEN TIME !”


Imazh

E ARDHMJA…- NA PERKET “NEVE”… POROSI E GJARPNIT - R. ALIA:“E ardhmja i perket bijve tanë. Edhe gjak do bëjmë !” - “Prisni, prisni, ende nuk keni parë gjë !” - Rilindasi”Edvin Rama - KUSH GUXON E… “E, NUK VOTON PER NEVE ?!..”
E martë, 13.IV.2021


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI PYET PO KET A E DINI “KENGA E FITORIES”?

HYMNI I “RILINDJES” KOMUNISTE
Kuarteti vazhdon... Neeee pragun e zgjedhjee veee...
Veeeeeeeeeeee teeeeeeeeee m.....Neeeeeeeee vee...
Meeeeeeeee Eeeeeeeeeeeeeeee Veeeeeeeee rin...
Jeeeeeeeemi...Neeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee...
Iiiaaa iiiaaaaaaaaa Iiiaaaa Iiiiiaaaaaaaaaa
Eeeeeeeeeeeee Veeeeeee Riii Neeeeeeee
Eeeeeeeeeeeeeeee Keeeeeeeeeeee mi
Keemiiii Neeeeeeeeee e veeeteem
Eeeeeee veeeeeeeee Riiiiiiiiiii
Rron meeeeeeeeeee Neee
Iiiiiiiiiii aaaaa Iiaaaaa
Ooooooooooooooo
Teeee gjitheeeeeeeee
Kendojm peer tiiiiiiiiiii
Peeeeeeer Eee Veeeeeeeeer
Eeeeeee peeeeer partiiiiiiiiiii
Iiiiiiiiaaaaaaa Iiiiiii aaaaaaaaaa
Oooooooooooooooooo peeeeeeeer
Eeeeeeeeee VeeeeeR eeeeeeeee PeeeR
Partiiiiiiiaaaaaaaaaaaa iaaaa iiiiiiiiiaaaaa
25 priiiill 2021.............................iiiaaaaa iiiaaaaaa...



Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A E DINI: KUSH ASHT PRONARI TEK KOPSHTIJET E “RILINDJES”?

“PARIMET NUK I SHKELIM !..”
AFROHEN VOTIMET: KUJDES LUSTRACIONIN !
Të huejtë kerkojnë lustracion… Edhe BE até po kerkon…
“Edhe ne atë do bëjmë, nuk ia prishim atire”.., thonte Everi inë!
Po njerëz janë edhe të huajtë ore… Po edhe ata do shohin, bëjnë llafe dhe shkojnë ore, po kështu ishte edhe në 1945… Kështu qe dhe në 1989..., ata ikën dhe ne bëmë punën tonë… Ramizi e dinte këtë, ishte mjeshtër për të gjitha llafet e tyre… Gjithënjë përsëriste: “Le të llafosin ore, Partia është mbi të gjitha! Kurrë nuk ka gabuar ajo, gabonin vetëm individët, edhe ne atyre do i bëjmë vendin, do i dërgojmë në amballazhime të veprave…
Tani na ofrojnë dhe një ide tjatër të kundërt se gjoja, ne i paskemi thënë atyre: Se ish-komunistët nuk kanë përgjegjësi politike, as juridike, ishte sistemi ynë.., që i pelqente popullit, për krimet komuniste ishte sistemi…
Këtë e pranojnë dhe përfaqsuesit ndërkombëtarë që kemi në Tiranë…
Keni pyetur ndonjëherë vetën: Po, çfarë është ky “llustracioni ore…?!”
I shihni këto gjelbërimet? Po iu pyes për gjethët sipër… I njihni këto?... Kur të paketohën ato duhët të jenë të llustruara, të shndritura, pa pluhur fare, ashtu siç paketonim “Veprat e shokut Ever”, kur i dergonim atje…
Shoku Ramiz gjithnjë porosiste: “Për ti mbjellur dhe ujitur është populli.
Kur të vijë koha për ti mbledhur e shitur, atëherë, kemi njerëzit tanë…
Pasuria e tyre na përket neve sëpse, ne e bëmë... Ne dhe njerëzit tanë”...
Votoni lustracionin si na mëson Erdogani, Putini, Mao i Ri e komshijët!
Ja, po afrohet “dita ynë”... I kemi mbjellur per daten 25 Prill...
Do i korrim... Per t’i pirë lengun ditën e “fitorjes”.., së “rilindjes”...
Melbourne, 19 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
O VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË!
Imazh
GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
(1405 – 1468) (Skulptor O.PASKALI)

100 VJET perpara dy Burra Shqiptar dijtën me gjetë Ameriken…
Sot, mbas 100 vjetësh gjeni dy Burra Shqiptar dhe votoni per Ata, që nder gjurmët e zdathuna të Imzot Luigj Bumçit e At Gjergj Fishtës, të shkojnë dhe të gjejnë Permendoren e Presidentit të Nderuem Woodrow Wilson…
“Rilindja komuniste” asht gropa e zhdukjes së Trojeve t’ Atdhetarëve tanë!
Hiqni dorë nga qeverisja e “Rilindjes komuniste” antishqiptare, si dhe nga të perzgjedhunit prej sllavit, turkut, grekut apo rusit “modern” stalinist…

Sot veprimet tua o pushtetarë të papushtet, vetem përforcojnë thanjen e ambasadorëve të vitit 1913: “Shqipnia nuk duhet bashkue me Trojet e veta se janë anadollakë oriental..”
Deri kur me shitësit tradhëtarë të Trojeve Shqiptare, për interesa të kolltukut të tyne?
Deri kur o vëllazën e motra Shqiptarë, të namun e të mallkuem nga Atdhetarët e Herojtë tanë mjedis Qytetnimit Europjan dhe jashta saj?
Deri kur me drejtuesit përçarës hajdutë të Shtetit dhe të Popullit Shqiptarë?
Deri kur me adhuruesit e droguem të marksizëm leninizmit ateist e shkatrrimtarë?
Deri kur nën thundren e tradhëtarëve që na nxorrën nga Europa e Përparueme?
Deri kur me drejtuesit e shtetit komunist të zgjedhun dhe të ruejtun nga shovenistët serbë, ushtarë besnikë të bolshevikëve rusë?
Deri kur me politikanë që bredhin nepër Botë me ibrik në dorë, të kallaisun nëper labirintet e Stambollit dhe “Konferencën Islamike”..?

Deri kur me pasuesit injorantë të tiranve Ever Hoxha e Ramiz Alia me bedelat e sotem?
Deri kur, Ju pyes Ju, o Gurë të Zallit Kirit...e Ju, o shkambijë në Bjeshkët e Nemuna, që plot 78 vjet ma parë filluet të parët me u la me gjak nga dora tradhëtare e komunistve tonë, që për një kolltuk të qelbun i sherbyen dhe po i sherbejnë edhe sot, hasmit, anmikut shekullor e të pangopun me gjakun e Atdhetarve të Atyne Viseve krenare e të lavdishme, ku vdekja për Atdhe e Fe ishte si me le...
Po, Ju pyes Ju, o Malësore Burrnesha, Ju, që nën breshninë e plumbave bash të atyne gjaksorve katila, u çuet bukë e duhan Atyne Burrave që s’e njohtën tuten edhe pse ishin të ngujuem e të rrethuem ç’ prej shpellës Mëri Kokës, brinjë Cukalit, e deri ku Katrin Tomja me Shoqe rroku armët e luftoi për Liri, bash sikur në 1911, nën drejtimin e Burrit Malësisë që me Flamur në dorë, i tregoi Botës mbarë se kush janë Shqipet e Kastriotit, që po fluturojnë edhe njëherë nga vrimat e gjuejtjeve të gjyleve turke të mbetuna në Kështjellat e Krujes, Shkodres, Lezhës, Drishtit, Durrësit, Beratit e Shqipnisë Heroike Etnike ku, Trimat e Saj aty ku venë kambën në tokë, aty shpërthen vullkani i Lirisë!
Baballarët e këtyne tradhëtarve që po sundojnë janë ata që vranë Dedë Gjo Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën e Burrin me çakçirë të Kosovës Isa Boletinin... Fëmijët e tyne katila të lindun dhe të paligjshem ndër kaçuba mrinash e ferrkuqesh të mbjelluna nga dora e Everit, Titos, Stalinit, Ramizit e sa tradhëtarve vranë mizorisht e barbarisht edhe Bijtë e Bijat e Atyne Atdhetarve që atë ditë të bekueme të 28 Nandorit 1912 me pushkë në dorë e revole në brez, gjithnjë të përndjekun e të survejuem.., kanë ba e shpallë Shqipninë e Pavarun dhe të Pavdekshme!
Hapni veshtë e ndigjoni gjamën që sjellë Veriu nga shpella ku u tradhëtue Prek Cali me 118 Burra të Kelmendit, hapni veshtë e ndigjoni zanin e Tyne, që buçet nga krojet e proskat ku komunistët hodhën trupat e tyne.., me ngopë qejtë e serbit e të rusit t’uritun bolshevik me drapen e çekiç, bash si bishat e terbueme të Kaukazit...
Hapni sytë e shihni Burrneshat e veja të Malësisë Hotit ka psikamin me gjithë forcen e zanit të Tyne, ndër shpellat e cungat e Vrithit, ku Shqipja shitoi Trimin e vet të madhin dhe të Pavdekshmin Gjelosh Lulin...
Hapni parzmin e shihni ka zemra troket e çaperdisun kah kerkon me gjetë një “Shenjë” tek Ato gropa.., ku prehen edhe Sot Loçkat e Sajë, të këputuna në Lule të Rinisë që nga: Mark Çuni e Muzafer Pipa, Kol Prela, Gjelosh Lulashi e Qerim Sadiku, Paulin Pali, Caf Meti e Ndue Pali, Zef Kol Prela e Pjeter P.Pali, Fahri Rusi, Prenkë Kaçinari e Xhelal Hardolli, Kolec e Simon Deda, Mark e Llesh Gjomarkagjoni, Frano, Ndoc e Pëllumb Mirakaj, e deri ku Shkumbini u skuq nga Alush Lushanaku e “Çeta e Hekurt”, po, deri atje larg nga Kuçova prej Gjon Frano Lleshit e Pjetrit Gurakuqve tanë.., që Nana Shqipni, nuk di me i le e me i mkue pshesh e buk’ e djathë kurrma Shokve të Tyne.
Vrojtoni me sytë Tuej që s’njohin çka asht lodja o Nana Burrnesha e, nën ata çinar shekullor, kërkoni se nuk ka as Shenjë as Kryq ende tek koka e Atyne Martirve t’Atdheut! Aty do të gjeni në një skutë nën një pishë që rrjedhë ende sot lot rrëshine... “Fletët” e djeguna e të zharituna të “Ungjillit” të Maleve, bash atë “Lahutën e Malësisë”, që “kalbet”.., por nuk vdes se t’ jetë jeta!
E, pak ma andej.., asht rrashta e shporueme e Poetit Ambelsisë.., të Madhit Zadeja.., ende Sot e mbështjellun nga duertë e Heroit Demokrat Mark Çuni, me “Ruben e Kuqe”...
Ecni, ecni pa frikë, ecni kah Rozafa e shikoni aty ku njëditë Ajo, e zemrueme i ndryshoi rrjedhën edhe atyne lumejve të rrembyeshëm, ecni mbas asaj gjarpnushë të “pabesë” që thirret Buna e, shihni se Aty.., nën shelqe, ku, Shqiptari ka gropen që thirret “Vorr”, ashtu, si të gjithë Herojt e Martirët e Kombit tonë që nuk kanë Vorre as lapidare po, prehen nën degët e tyne të lidhuna e të thuruna me Ta’ Kunorë Lavdije, e, Aty do të gjeni Gjakun e djelmëve Bardhosh Dani, Mark Cacaj e Brahim Derguti.., se, ashtu, plumbat komuniste vorrosen anë e kand Trojeve tona Rininë Shqiptare nder piramida.
E, dikund atje në dalje të saj, ndaloni, ndaloni, se bash aty ku, gjarpnusha shkrryhet për stomije të veta që serbi zaptoi me dhunë, bash aty, ku vuni kambën i pabesi për me i marrë frymen Bunës e Qytetit Teutës, ndër gomna të saja janë Visaret e Kombit, Aty prehen në Paqë, si Vllazen të një Atdheu, Ata që Kastrioti me Shpaten e Tij i Pagëzoi me emnin Shqiptarë: Të gjithë sëbashku Katolikë, Muslimanë e Orthodoksë që dhanë jeten për Një Shqipni të Lirë e Europjane. Kujtoni atëherë, kur Adriatiku gufoi nga gjaku i derdhun mbrendë e me dallget e tija të harrlisuna tronditi Romen, Beogradin e Athinën e Stambollin... Bash prej atyne stuhive që u përplasën për Torren Ejfel e Sahatin e Madh të Londres, kur Imzot Luigj Bumçi i ra Kumonës së Vatikanit, po, po, atëherë kur, At Fishta, Don Ndre Mjedja e Gurakuqi ynë, si në të marrun goje për nën mustak, shkrepën porsi rrëfeja me Gjuhën e Gegëve e të Toskëve vëllazën, ashtu si i pat mësue Lokja plakë në shkollat e para të Pëllanës, Troshanit e Kush Micës.., dhe, pa ju tutë syni i thanë Vashingtonit: “ Këtu e ka cakun Shqipnia e Gjergj Kastriotit!”
***
Asht po, Shqiptari i lidhun për brez me konop të Sh’Françeskut, bash Ai Frati i Fishtës së Zadrimës.., dikund kah brigjet e Drinit, që në atë ujë të turbulluem ngjyni “penën” e Tij.., dhe, i tha serbit dhe gjithë Europës së pabesë:
... “E shef, po, vetë gjakbasi, se rob s’bahet/ Ai dhe, ku Flamuri kuq e zi valvitet.”
Por, tradhëtarët komunistë Ever Hoxha me Ramiz Alinë, e vranë edhe në “Vorr”...e, i thanë... “tradhëtarë”! E shkelën mbi Atë Vorr të gjithë ata “proletarë” që Botën vorfnuen e, mbi “gërmadhat” e luftës vëllavrasëse të pafund, “nacional – çlirimtare”, ndertuen “selinë” e “yllit të kuq” me drapen e çekanin e të pabesit... E, padronët e tyne aty... ku, qytetnimi i Europës dikur u le, ... “një Murë” mbi miljona rrashta vune, në shenjë “Lirije” e, edhe Europa plakë... por, shikonje si po shuhet perditë!..
U ngritën “madhshtorë” të derdhun në bronx e përmbi shkambij graniti të lustruem nga dora e skllavit të pranguem, të dhunuem e të burgosun, u ngulën si thika diktatorët e shekullit XX.., që me fatet e kombëve luejten “poker”... ndër tavolinat e Jaltës.
Me doren e vet Imzot Pal Engjulli, i tha: “Shqipni, Unë po të Pagëzoj...”
Aty kah e vona...kur, nën Dritën e Pishës së Malit të Kështjellit të Krujës, Donika me dorën e vet, me pejnat e zezë qendisi Një Shqipe... për Trimat Besnikë të Arbënisë, e heret, pa dalë kurrkund drita, Gjergjit për parzem ia ngjeshi bash si t’ ishte një mburojë.., që, as gjylja e topit nuk mund ta shpojë...E zemra e Burrit Kastriotve, filloi me rrah ma fuqishem, kur Ai, mbi Atë Flamur me shpaten e Vet u betue: “Për Shekuj të Shekujve, Shqiptari me Këte Shenjë ka me luftue për Fe e Atdhe e, ka me Fitue!”... E ashtu ngjau...për 25 vjet!
Ishte Flamuri me Shqipen Dykrenare...që, Europën mbrojti nga rrenimi anadollak...
Flamuri i Shqipnisë sonë...Flamuri i të gjithë Shqiptarve...kudo kjofshin!
Edhe Shqipnia e ngjeshi për parzem të vet.., e, mujti me vazhdue me kenë...
Ishte po, Ajo Shqipnia e Shqiptarve, që serbi e greku i pabesë thërriste ndër katedrat e mbarë Europës, “shqiptarët janë ende anadollakë”..., e bash me dorën e vet, ata tinzarë, në vitin 1941, gjetën një fanatik oriental nga Gjinokastra... Ishte dora e Titos që me spijunët sherbëtorë e tradhëtarë të shitun “shqiptarë”, formoi partinë komuniste që me “pushkë e kazem” dhe veglat e tija mizore një gropë të re Shqipnisë ata i hapne e sipër, për shenjë, mbi Shqipen Dykrenare, një “yll të kuq” i zhigatne... Një epitaf shkruen me shkronja cirilike mbi rrasen e saj gjashtkandshe:
“Këtu pushon Shqipnia Europjane”... “Kushtue nga komunistët Tito, Stalin, Ever ”.
Ai pallat aq i bukur i “kryeministrisë” që shkelqen mes Tiranës.., u mbush me “dezhurë e tavarish” nga Beogradi, Moska, Pekini...e vorrmihës të prëgatitun në universitetët e tyne me një kulturë maksiste–ateiste... Ishin “kuadrot e larta” me ibrikë të kallaisun nga miqtë oriental... E pak ma vonë të “Konferencës Islamike” që i “qarkulloi” partia, me të cilët na lidhi skilja Ramiz Alia.
E, po, nga Ai vorr ku shpresat humbën e Liria mêjti...Një za i mekun u ndigjue në 1946:
“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohet!..” E këto fjalë... mbetën të ruejtuna deri në Nandorin e 1990, kur në Rrëmaji të Shkodres, me 11 Nandor Don Simon Jubani, shpalli porosinë e Atdhetarve Shqiptarë!
Ushtoi Taraboshi Atë ditë të 13 Dhetorit 1991, e gjama e tij shkrepi porsi rrufeja e dalun nga zemra e zharitun dhe e ndezun flakë për Liri e Popullit Demokrat Shkodranë, që njëherë e përgjithmonë Rinia heroike zhguli nga Truelli i Rozafës edhe “bustin” e flliqun të diktatorit katil e mizor...
Shqipnia Rilindi! Ishte Shqipnia e Gjergj Kastriotit..., që u ngrit në kambë!
E Bija e Saj nga Shkupi, që u le po, 110 vjet ma parë,..Ajo Velbardhë e Lumnueshme me vija të Qiellit prej kah i Lumi e ndriti e Boten mbarë çuditi, Europës i diftoi se:
“Unë jam le në vitin 1910 kur Shkupi ishte Shqipni! Unë jam Shqiptare!..” E Kjo Nanë, nga Rinasi tha: “O Zot, po t’ lutem, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !”
Në këte 28 Nandor 2021...Porsi “Fleta e Ejllit t’ Zotit”...
Do të Shpalosin nga Qielli i pastër dhe i shndritshëm ku janë Ata, Një pelhurë të mëndafshtë, Flamur... Dy bojnash, me Shqipën e vet Dykrenare, të shkrueme me shkrojla t’ arta:
Shqipnia pra: “ Asht... e, do t’jetë!
Po, Ju, ku jeni, o Vllazen e Motra Shqiptarë !!?”

Melbourne, 20 Prill 2021.


Pergatiti Fritz RADOVANI:
A DI KUSH PER ME M’ DIFTUE - KUR KY LIBER KENKA SHKRUE?

NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M. - GOMARI I BABATASIT

Imazh


PROLOG

Pra, njiherë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin’e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Qi, qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bártë
E me ngrânë, t’thuesh, si Shqiptarët....
M’thotë, por, mêndja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi nd’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjásë
Sod për mue do t’kishte pásë
Ndo’i send tjetër po t’kish’ zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me drêdhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Qi ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis’ e i trimnis,
E qi sod në Shqiptarí
Besa ka nji t’madhe zí
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut,
Qi për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, por asht kot, besa, me u rrékë
Se po gjen fatos ndër né,
Se po gjen burra n’ketë dhé –
Burra fjalet e atdhetarë:
Kta veç, Zot! Kjoshin për farë;
Se, per tjetër, mbyti n’ujë:
Gja-ha’ i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë qi njadisa
Ndër né flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Qi shpëtue na kânë Atdhenë:
Sado qi, kur ishte puna
Me u shpëtue Shqipni kërcûna
E, për té n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
N’për Stambollë e np’r Anadoll,
A se villshin kund n’ndo’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Evropë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak lahej Shqipnija....
***
Ké janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’mârit
Do t’ tingllojë për veshë t’Shqiptarit
Nji poem mbi’i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue,
Mbasi ngeshëm paçë qillúe-
Mbi ‘i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqiptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mêndes s’eme shkundja blozën,
E m’ difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri ,
Qi njâ’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
-Qesin xhixha atdhédashtnije
Për lulzim të ksaj Shqipnije
E për ...kambë t’ndo’i sandalije,
Sado qi, mâ e shumta sish,
-Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë... nuk dij se shka....
Kush n’ “kapicë” kush në “qylah”,
Por qi sod, npër rroga arit,
Na janë bâ t’gjith frotë Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë – pa gramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë,
E, me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijnë gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahâna.
Veç se shka, mori lum Zâna,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Xiere ‘i vishkull n’pyllë t’Parnasit –
Vishkull t’hollë e t’gjatë zarânet,
Pse ksaj herë, besa, po m’kândet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për m’e bâ qi zâ’n t’a shuej,
Se t’jet’ gjallë. Due t’a marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
***
Se, për Zotin – kjoftë lëvdue! –
Me shka vetë po jam tue pá,
Gjâ Shqipnia n’dorë nuk ká
E, as përpara kjo s’do t’vetè,
***
Q’se Ministrat ndajnë dekrete,
Pa peshue nji herë ma s’parì
Se ç’zotsi mund t’ketë zyrtari,
E q’se fati i Atdheut të shkretë
Mûjtka aj sod edhe me mbetë
N’dorë t’do njerzve, për t’cillt vetë
E as kurrkush, kujtoj, s’di gjâ
Se ç’shirok a se ç’murrâ
Na i ka hjedhë e prû n’ketë dhé
E po kush di gjâ ndër né
Për nji palë, qi ktu n’Shqipni
Po rruejn petlla e “kabuni”,
E rrmejn rroga n’ar flori,
Kush di gjâ, po tham, zotni,
Se ku i kanë gjak e gjini,
Se ku i kanë kta plâng e shpi,
Stane, pleme, vathë e gji?
Pasaportat kush ua pau,
Për me thânë se kta s’janë Slav.
Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,
Por janë fjesht burra Shqiptarë?...
Shka punuen kta për Atdhé?...
Librat shqip qi kanë botue?...
Edhe ndihmët qi kanë kushtue
Për triumf të liris s’onë?
Për posë emnit se si u thonë,
Kurrkush gjâ nuk di, për tà:
***
-Qeni t’zo’n mâ kush s’po e njeh –
Na janë ngrefë si gjelat m’pleh,
E pedanta e “Don Kishjote”,
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajtë për liberala,
Për modern e oksidentala.
-Sidomos n’kto kohët e mbrame –
Pjellin ligjë, vjellin programe,
Apin urdhna edhe dekreta,
Sjellin gjinden poshtë-përpjeta,
E n’ketë mnyrë çdo përparim
Kanë pengue, e mbrendë n’sundim
Njerz e punë kaq kanë pshtjellue,
Kaq përzie e kaq ngatrrue,
Porsi flokët e atij harapit,
Sa qi mbrendë në krye t’nji krapit
Ka mâ shum, thom, harmoni
E tendencë për qytetni,
Se n’shtet t’onë. – Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji ditë ngusht
Ké me ra, e kryet në grusht
Ké m’e kapë, pa pasë pi musht,
Q’se do njerz, qi kush me i xanë
S’kisht’ për pêng as për dorzânë,
M’kurriz t’and po sjellin patën,
Edhe m’mjaltë po e mbajn sod spatën:
***
Me u përzie s’due n’gjak t’Atdhéut;
Pse edhe mjaft rodi i Shqiptarit
Sod me sod aj pare arit
Asht tue lá për shpirt t’gomarit.
***
Bini, Toskë, e bini, Gegë!
Shoqi-shojnë shkoni tue djegë!
Bini n’pshesh! Bini n’laknorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Shenim nga FR: Janë marrë pjesë ma aktuale per sot pa asnjë ndryshim.
Melbourne, 24 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pergatiti: Fritz RADOVANI:
KUSH FITOI ?! – “RILINDJA” ?
“Ne, Komunistët Reformatorë…” 1989 – 2021

Imazh

Fjala e Ramiz Alisë (në Byro Politike PPSh, me dyer të mbyllura më 1989)
“Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.
Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
2. Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin strategjinë tonë.
Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.
Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj.
Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do t’u japim nga një copë punë.
Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë.
Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.
Ditën e mirë dhe mirupafshim!”
=====================================
Shenim F.Radovani: Shqipni, “Pushofsh në Paqë”!!
Melbourne, 28 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
“Beteja për demokraci sapo ka filluar,” THA Lylzim BASHA
Imazh
https://www.youtube.com/watch?v=a01ILEc--z4

Basha tek Mullijt’ e erës: “Ne nuk dorëzohemi në luftën për demokraci!
Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë…
Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë…
U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia…Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpre çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi…
Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.
Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri… Ne u bëmë më të fortë.
Ne jemi më të vendosur se kurrë.
Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!
Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë.
Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.
Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë…
Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë...
Ne do luftojmë për ju! Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.
Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë.
Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.
Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë,për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për familjet tona për fëmijët tanë.
Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.
Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë deri në fund, deri në fitore!”
Po, po, deri në fund do ta çoni. Derisa ta shfarosni s’ e lëshoni postin!
U bane 8 vjet që luftojnë këta Mullij me Bashen në krye e, sapo filluen…
Betejen “për të fituar…”, pushoi era e fitoi prap “rilindja komuniste”…
Po, pasojat e katastrofës rrenuese, kush i paguen perveç Popullit fatzi ?!
Melbourne, 30 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 505 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 06 Maj 2021, 20:32
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari