Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SOT ASHT E PREMTJA E MADHE
Imazh

2 PRILL 2021… E PREMTJA E MADHE ISHTE… DIKUR...
Dita e “Pajtimit të Gjaqeve”… Sot e “harrueme”...
Por, fatkeqsisht Shqiptarët ishin “të gjithë bashkvuejtës e bashkfajtorë”!
Kështu i pat perkufizue Presidenti i parë i “pseudodemokracisë”!
Kujtoj sot klerikun At Dioniz Makaj, i cili mbas vitit 1991 shkonte nder Malësitë e Veriut, kryesisht nga Puka per me pajtue gjaqet...
Me çfarë forcet ju ngjiteshin Maleve dhe trokitëshin nder ata dyerë, që per sa e sa vite ishin ngujue të shkretat familje nga gjakmarrja... Vetem me mendue mbylljen e portareve të tyne me fëmijt’ e vegjel, nga një frikë kushedi sa vjeçare e shkrepjes s’ armëve gjakbase nder ata krahina...
E, bash kur duheshin ulë armët vrastare, atëherë u ngritën tjerat vetem sesi me harrue gjakderdhjen e vrasjet e barbarve t’ pashpirtë komunista.
E pushka vazhdonte me hapë vorre të reja... Sa shumë vite o Zot!..
E kur? – Atëherë, kur “pajtimi i gjaqeve ishte ma i nevojshem se kurr”!
Atëherë kur fjala “falje”, nuk u gjet as në gojen e gjarpijve të sigurimit të shtetit, që kushedi sa shtëpia i mbuluen me ruba e degermija tek na...
Kam shkrue dhe po e persëris: Pa pajtim kombtar nuk ka qetsi Atdheu!
Pa u dënue vrastarët e pashpirtë dhe gjakbasit e djeshem dhe të sotem, as mos të mendojnë njeri per qetsi e paqë në Tokat tona Shqiptare!
Shqiptarë! Atdheu ka nevojë per dënimin e vrastarëve e gjaksorve katila!
Pa dënimin e tyne asnjëherë nuk bahet Shqipnia e Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 2 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:

O ZOT ! PO T’ LUTEM,
HIQI MALLKIMIN TAND
POPULLIT SHQIPTAR
!


1997, Rinas, Tiranë… Ishte vizita e fundit e Nanë Terezës në Shqipni…
Atëherë, kur Ajo Nanë e Bekueme, u lut per Shqipninë dhe Shqiptarët…
Shqipnia asht i vetmi vend në Botë që të gjitha piramidat kufitare rreth saj i ka nder Trojet e veta, sepse kështu, i “pelqej” të mëdhajve në 1913...
Po bahen 100 vjet që kryetarët e qeverive shqiptare, tue fillue nga 1924, vetem “shesin e dhurojnë Tokat Shqiptare, per me sigurue kolltukun!”
Asnjeni per këte akt antiatdhetar nuk asht quejtë tradhëtar i Atdheut!
Tue fillue në 1913 dhe deri sot: Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri tek Edvin Rama, nuk i prekë askush me pupul emnat e tyne në tekstet e botueme nga Akademia e Tiranës, apo nga diaspora antishqiptare, që edhe po ua fshijnë nga arkivat dokumentat që tregojnë dhe vertetojnë tiraninë, despotizmin, barbarizmat, terrorin, hajninë, grabitjen, antiatdhetarizmin, diktaturen dhe gjenocidin që këta bisha t’egra kanë ushtrue mbi Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!
Drejtuesit e Shtetit Shqiptar gëzojnë vetem një titull “miljarder”... Nuk ka fare randsi se janë pashkolla apo të poshter, mjafton “a vjedhin arin?”
Europa rrin e veshtron, e ndonjë ditë... Besoj, do të zgjohet nga turpi !
Kur sot ajo do të lexojnë: “ Parlamenti grek voton zgjerimin me 12 milje në Jon, Mitsotakis: Rama na dha të drejtë, Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në gjykatën e Hagës... Jo shumë kohë me parë, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi me 12 milje përbën një të drejtë të pamohueshme të Greqisë duke shtuar edhe një argument tjetër në favorin tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkojnë dhe jo të ndajnë popujt.” (https://alb-spirit.com/2021/04/05/parla ... n-e-hages/)
Po e mbylli këte lajm me të vertetë të mallkuem anti Shqiptar, me Lutjen e Nanë Terezes:
O ZOT ! PO T’ LUTEM,
HIQI MALLKIMIN TAND
POPULLIT SHQIPTAR !

.........................
Melbourne, 6 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
6 PRILL 1911

Imazh

Burrat e Pavdekshem si Dedë Gjo’ Luli, kujtohen sa herë kujtojmë Shqipen me dy krena. Edhe pse po punohet me ia këputë njenen kokë Shqipes Gjergj Kastriotit, Ajo thotë se: “Edhe Dedë Gjo’ Luli, një kokë kishte atë ditë me 6 Prill 1911”...
Po, Hotnjanët kur Deda ishte në Maje të Deqiçit, Deden e kujtojnë me “Dy krena...” Kishte kohë që Deda kishte fillue lidhjet me Fretnit Shqiptarë At Mati Prennushi dhe At Buon Gjeçaj, me të cilët pa pikë frike Ai vendosi me ngritë Flamurin e Shqipnisë së Kastriotit...
Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjes në Prizren, aty nga 1908, At Matia shkon në Traboin, Deçiq dhe Greçë, aty ku kishte edhe damart e zemres.
Tue pa përditë me sy tiparët e malësorit të kulluem atje, ai preku me dorë gjanë ma të çmueshme që e karakterizon Shqiptarin dhe që e veçon nga kombët tjera, aty ishte burrnia, bujaria e besa!
Në çdo votër ndër ata male përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa mburrje. Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakut të malësorit fisnikinë me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.
Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbsej jeta si me lé së dyti.
Ishin Françeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male, mbasi me ndôre të këtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.
Ishte besa që në karakterin e atyne burrave ruente të forta dhe të freskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku që shpejt do të thërriste:
“Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!...”
E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!
Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DED GJO’ LULIT, që me ata dy sy zhgabë që i vezullojshin prej gëzimi, e buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e Të Parëve, në atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA E SHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuem rrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi, ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisun nga duert e bijave të Rozafës, po, në atë shkam ku asht daltue amaneti i GJERGJIT, që për pesë shekuj priti këte lumni: AGIMIN E LIRISË...
Po, po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!
Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentëve historike të botueme të asaj kohe, fotografive etj., në revistat “Leka”, “Hylli i Dritës”, etj., shkruen edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.”
Me daten 6 Prill 1911, Flamuri u ngrit nga Dedë Gjo’ Luli në Bratilë.
At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e Malëve mbasi atje liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë që ishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të Malëve tona, por kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin.
Asht kjo arësyeja që në qelën e At Matisë, në Greçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm: “Memorandumi i Greçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë.
Shqiptarët e vertetë i kujtojnë këto ngjarje, se në Hot filloi jeta e Atij Flamuri, që nder shekuj do të valvitet i Lirë në Shqipninë e të Madhit Hero Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Melbourne, 6 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?, Posted 08 Prill 2021, 13:50
Nga Fritz RADOVANI:
SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?

Imazh
KAPIDANI GJON MARKAGJONI
(1888 – 1966)

Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë...
Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit...
Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!
Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.
Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!” Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme...” Kapidani doli dhe shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’ armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera...
Nuk vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë...”
Po, Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa armatime.
E as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të Mirditës!..
E se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!
Melbourne, 8 Prill 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
25 PRILL 2021:VOTONI PER “RILINDJEN TIME, Posted 13 Prill 2021, 19:49
Nga Fritz RADOVANI:
25 PRILL 2021:VOTONI PER “RILINDJEN TIME !”


Imazh

E ARDHMJA…- NA PERKET “NEVE”… POROSI E GJARPNIT - R. ALIA:“E ardhmja i perket bijve tanë. Edhe gjak do bëjmë !” - “Prisni, prisni, ende nuk keni parë gjë !” - Rilindasi”Edvin Rama - KUSH GUXON E… “E, NUK VOTON PER NEVE ?!..”

E martë, 13.IV.2021
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 504 postime · Faqe 51 prej 51 · 1 ... 47, 48, 49, 50, 51
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Prill 2021, 09:52
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari