Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 361 postime · Faqe 35 prej 37 · 1 ... 32, 33, 34, 35, 36, 37
120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI I MBETI N’ FYT KOCI I SKENDERBEGUT, Posted 15 Janar 2019, 13:29
Nga Fritz RADOVANI:
SI I MBETI N’ FYT KOCI I SKENDERBEGUT
Imazh

1908 Shoqnia “BASHKIMI” drejtue nga Imz Prend DOÇI, me At Gjergj FISHTEN krijon, paraqet në Kongresin e Manastirit e, aprovon ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE
1911 Ded GJO’ LULI tha: “Po shpellat a mi prêt kush !?”
1912 LUIGJ GURAKUQI tha: “Sot po nuk u shpall PAMVARSIA e Shqipnisë, asnji prej nesh nuk del i gjallë nga kjo dhomë!!..” (VLONË, 28 NANDOR 1912)
1913 At GjERGJ FISHTA: HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR:
Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit Po rrehe flamuri i Shqpnis, E thrret bijt e Kastriotit …
8 JANAR 1948 AT MATI PRENNUSHI tha në “Fjalen e fundit”: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit.
Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Europa e mos me u dallue për keq prej të tjervet.
Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.”


JALTA 1945 KUJTOJMË NGA Libri “DIPLOMACIA” e H. KISSINGER:
1945 SHQIPNIA KISHTE 1.122.044 banorë
Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste… Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë…” faqe 443.
“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” faqe 441.
Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” fq. 396.
***
Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador… Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane…
Gjatë vitit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk u vue në skenë Opera e Prenkë Jakovës per “Skenderbeun” krijue në vitin 1968… Nuk dij se u hap ndonje Ekspozitë Arti…
Apo u ndertue ndonjë Monument i plotë i Pavarsisë Kombtare të 1912…
Për 70 vjetë në historinë tonë nuk u zunë në gojë kurrë Këta Burra, tue mohue bashkë me Ta edhe ngjarjën e madhe të Memorandumit të Gerçës! Edhe në kjoftë se vitet e fundit ndonjë “prof. Dr... apo akademik” që i thotë vetës “shqiptar”, arrinë, sa pa pikë turpi boton disa faqe ku nuk zehen me gojë asnjë nga Klerikët Katolik Shqiptarë, që e kanë marrë persiper barren e madhe të Luftës per Liri dhe Pavarësi, por arrihet deri aty sa, nuk permendet prej tyne as i zoti i shtëpisë në Gerçë, At Mati Prennushi, të cilit, Krajl Nikolla i premtoi edhe “litarin perfyt”, dhe në qelen e të cilit, u mblodhën Ata Shqipe malesh që nuk njohën kurrë friken. Këta ishin: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.
Madhështia e çakçirëve të Burrave të Hotit, Grudës, Kelmendit e Dukagjinit dhe bukuria e randë e xhubletës Tring Smajlës e Norës së Kelmendit me shoqe...mbërthye në armët e Lirisë, frigojnë çallmat e pashallarëve të pabesë drejtues të ushtrisë turke, e trumhasin njëherë e përgjithmonë kuajt e Azisë, që ikin vrap ndër brrakat e lamijeve tue u zhytë ndër gropat e vorreve aziatike të mbytuna prej shiut të pranverës së 1911-ës. Nuk ndihet tjetër veç, brima e ndonjë ushtari turk rrezikzi, që shânë dhe humbet në gropën e baltës së ndonjë shokut të vet deri në nënbarkse të kalit, krizmat e thymjes së drrasave të kalbuna të vueme tërthuer e nuk shihët tjetër veç, thundra e ndonjë kali që merr me vete zharg ngatrrue për gozhdat e patkonit... ndonjë zhele gjysëmhanë të jargitun me llom e pisllek. Gjimuen malët e ushtoi deti! Dita e 28 Nandorit të 1912-tës, në Vlonën heroike. Asht Plaku i Vlonës, Ismail Qemali që u prinë në shtëpinë e vet Burrave: Don Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Qazim Kokoshit, Eljaz Vrionit, Qemal Elbasanit, Murat Toptanit, Thanas V. Floqit, Lef Nosit, Mustafa A. Krujës, Mid-hat Frashërit, J. Karbunarës, Zihni A. Kaninës, etj. Trimave që shpallën një Shqipni të Pavarun! Shtetët e mbledhuna në Nandor të 1912 në Kongresin e Londrës, treguen se qendrimi i tyne nuk kjé aspak dashamirës si bije fjala në çeshtjen e Shkodres.
Letersia Shqipe e Gegnisë edhe pse nuk studjohet nder shkolla mbetë Kryeveper...
Po, kockat e Skenderbeut nuk kaperdihen aq lehtë sa kujtojnë disa...
■JA DHE PASUESIT E SKENDERBEGUT ...
1944...PARA ARMËVE TË PABESË ANADOLLAKE E SLLAVOKOMUNISTE:
“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE... NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT.
Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

●Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik
në Trojet tona Shqiptare:

●TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)
1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.
2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4 Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
5. At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948) Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948) Guardian i Françeskanve të Shkodres.
7. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
8. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
9. Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
11. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
12. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
13. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
14. At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
15. At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
16. At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
17. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
18. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
19. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
20. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
21. At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
22. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
23. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
24. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
25. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
26. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
27. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
28. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
29. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
30. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
31. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
●TË VDEKUN NË TORTURA:
33. At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
34. At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
35. At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
36. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
37. Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
38. Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
39. Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
40. Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
41. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
42. Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)

●TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:
43. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
44. Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
45. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
46. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)

●TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:
47 Imz. VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
48. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
49. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
50. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
51. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
52. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
53. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
54. At PAL DODAJ (1880 – 1951)
55. At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
56. At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
57. At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
58. Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
59. Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
60. Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
61. Don MARK HASI (1920 – 1981)
62. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
63. Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
64. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)
●VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:
65. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
66. Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
67. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
68. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
69. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
70. Fra NDUE VILA OFM (1879 – 1956)
71. At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
72. At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
73. At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
74. Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
75. Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
76. Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
77. At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
78. Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
79. At LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
80. Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
81. At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
82. Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
83. Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
84. Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
85. Don NDRE LUFI (1878 – 1969)
86. At FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
87. At MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
88. At MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
89. At GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
90. Don PAL GJINI (1905 – 1975)
91. At ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
92. Don NDUE SOKU (1922 – 1976)
93. Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
94. At MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
95. Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)
96. At GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
97. At DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
98. At MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
99. At SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
100. At FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
101. At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
102. At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
103. Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
104. At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
105. At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
106. Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
107. Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
108. At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
109. Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

●KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:
110. Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
111. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
112. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

●VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:
113.Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
114. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
115. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
116. Imzot MIKEL KOLIQI ●KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
117. At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
118. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
119. At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
120. Don ZEF GILA (1916 – 2000)
121. At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
122. Don SIMON JUBANI (1928 – 2011)
123. At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
124. Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
125. Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
126. At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
127. At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
128. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
129. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
130. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
131. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
132. Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
133. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
134. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
135. Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
136. At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
137. At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
138. Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)

●MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:
139. Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
140. Moter LILJANA RADOVANI (1925 – ?
***
AT PJETER MËSHKALLA S.J. KA THANË:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (1964)

●25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.
“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...
"Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.

●Shenim (FR):
Këtu përfshihen vetem Ata Klerikë që kanë vuejtë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje ose vra nga Sigurimi i Shtetit komunist nga viti 1943 – 1991.
Melbourne, 15 Janar 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
11 E 14 JANARI 1990 SHKODRA E DEMOKRACIA, Posted 20 Janar 2019, 12:42
Nga Fritz RADOVANI:
11 E 14 JANARI 1990
SHKODRA E DEMOKRACIA

Imazh

TRADHTARËT E ATDHEUT NEN MASKEN E “HARRESËS” PO SHESIN TROJET SHQIPTARE DHE PO SHFAROSIN POPULLIN SHQIPTAR.
SHKODRA ISHTE QË NË 1911 DJEPI I LIRISË DHE I DEMOKRACISË !
TRADHTARËT PO “HARROJNË” DEMOKRATIN E MADH SHKODRANË QË PUNOI GJITHË JETEN PER PAMVARSINË, LIRINË E KULTUREN TONË, TË PAVDEKSHMIN LUIGJ GURAKUQI.
PO “HARROHET” DEMOKRATI I PARË SHQIPTAR MARK ÇUNI, QË PA U PERFUNDUE ENDE LUFTA E DYTË BOTNORE, FORMOI ORGANIZATEN E PARË ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” PER ZGJEDHJE TË LIRA DHE SHQIPNI DEMOKRATIKE, PA NDASI FETARE E DIKTATURË.
PO PUNOHET ME U SHUE EMNI I RIN MONAJKËS (DUKAGJINI), FIGURË E PASTER DHE BURRNORE, PASQYRË E KULTURËS DEMOKRATIKE PER TË GJITHË RININË E TROJEVE SHQIPTARE, PA ASNJË NJOLLË GJAKU SI TË GJITHË PARAARDHËSIT DHE MBASARDHËSIT FISNIKË E TRIMA.
VETEM TRADHTARËT E POPULLIT SHQIPTAR, POPULLIT BESNIK DHE PASUES I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, KERKOJNË ME I FSHIJ ME TË GJITHA MJETET FIGURA AQ TË MËDHA DHE ME VIRTYTE SHPIRTNORE E ATDHETARE SI KËTA BURRA QË DHANE JETEN PER FLAMURIN HEROIK KUQ’ ZI QË, VALVITET TASH SA SHEKUJ NË KËSHTJELLEN ROZAFAT, HOT E GRUDË E DERI NË KULLAT E VERMOSHIT E KELMENDIT BURRAVE...
NJË PERPJEKJE SHEKULLORE EDHE KJO... PA FRYT E ME TURP...
Melbourne, 20 Janar 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
TENISTI NOVAK GJOKOVIÇ FITUES I KUPËS
PER TË SHTATEN HERË NË MELBOURNE

Imazh

27 JANAR 2019 “AUSTRALIA OPEN”

MELBOURNE, DITA E AUSTRALISË… DITË FESTE !
Në fushen modern të tenisit në qytetin Melbourne janë 15000 qytetarë që presin me fillue loja finale e kampionatit të vitit 2019, mes tenistave të njohun numur 1 dhe 2 të botës, Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal, mbas disa ditësh ndeshje në temperaturat e nalta të Australisë, ku rekordi i këtij viti asht kenë edhe 44 gradë celcius.
Dita e 27 Janarit që do të zhvillohet finalja asht ma e freskët, tek 25 gradët. Megjithate, perveç atyne që kanë hy në stadjum, janë edhe disa mija tifoz që i ndjekun lojnat në ekranet jashta fushës pa pyet fare per të nxehtin pervlues t’ Australisë. Nën tingujt e një muzike të zgjedhun fillon pergatitja per fillimin e finales. Mbretnon rregulli !
Loja fillon me gjuejtjen e parë nga Novak Gjokoviç, dhe vazhdon me disa pikë të fitueme prej Tij. Asht superior që në gjuejtjet e forta të para dhe të sakta. Fillon me rezultatin e një lojtari që nuk i tutet syni, 3 me 0 dhe vazhdon fitues i setit të parë 6 me 3... Setin e dytë duket sikur Nadali po e merr veten, po Gjokoviç nuk lëshon jashta kontrolli asnjë cep të fushës, tue mposhtë Nadalin me rezultatin 6 me 2. Ndersa, setin e tretë lojtari i madh Gjokoviç, që në sherbimet e para tregon se do të vazhdoj me kenë Nr. 1... i Botës !
Loja perfundon me rezultatin 6 – 3, 6 – 2, 6 – 3. Brohoritjet per fitore vazhdojnë...
Bahet edhe ceremonia e mbylljes ku marrin pjesë organizatorët dhe sponsorizuesit, që per mbarvajtjen dhe sigurinë e kampionatit nuk kanë kursye asgja. Pjesmarrja dhe vetë ecunia e ndeshjeve dhe e programeve argëtuese të kampionatit e vertetojnë këte.
Lojtarët ma të mirë nga gjithë Bota tregojnë me sjelljen e vet qytetarinë, mjeshtrinë, një kulturë të persosun dhe mbi të gjitha respektin dhe dashuninë vllaznore mes kombeve, që marrin pjesë në disa ndeshje nga qytetet e zhvillueme të Australisë.
Nga kampionati i Tenisit në Australi gjithë Bota e qytetnueme duhet të mësojnë sesi me sigurue Dashuninë dhe Vllaznimin mes Rinisë dhe Pleqnisë së mbledhun, per me u knaqë me fillimin e një viti të mbarë dhe plot vepra në sherbim të Paqës në Botë...
Dita e Australisë dhe Populli dashamirës i Këtij Kontinenti, duhet të merren si shembull nga të gjithë Popujt tjerë që, në disa momente dalin nga shinat e qytetnimit e vllaznimit!
Melbourne, asht Atdheu i Dytë i imi!
Melbourne, 28 Janar 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
“JALTA 1945” KANCERI EUROPJAN

Imazh

Pa kulturen e vjeter Europjane Përendimore, Botës i mungon Dielli...
Diplomati i nderuem amerikan Henrry Kissinger asht i pari historian që tek libri i Tij “Diplomacia”, ka shkrue të verteten e mnershme të Teheranit dhe Jaltes së 1945, tue i tregue rinisë botnore diagnozen e saktë të “Kancerit Europjan”, që perjetsisht e ka shkatrrue kontinentin ma të kulturuem dhe të vjeter të njerzimit perparimtarë: Europen!
Asnjë Shqiptar Atdhetar nuk u pajtue me vendimet e Jaltës, perveç tradhtarëve dhe atyne tregtarëve të vjeter të pakteve të Pashiqit, Titos, grekofonëve e sllavokomunistëve të formuem nder podrumet e homoseksualëve të Beogradit e Moskës stalinjane të 1927.
Kush e shiti Shkodren në 1913, kush e shiti Vermoshin e Ohrin në 1924, kush e shiti një Shqipni të tanë në 1941 – 44, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore, kur fashizmi e nazizmi kishin falimentue plotsisht n’ Itali dhe Gjermani... E në të gjithë Europen?!
Bash atëherë kur Ballkani po coptohej diten per diell e naten per hanë...?! Shqipnia si per qejfin e sllavëve rrethues, në zonat Jugore ishte zhytë në gjak e vllavrasje nga lufta civile.
H. Kissinger shkruen: “Si rezultat, Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” Diplomacia, faqe 441.
“Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.” “...Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” H. Kissinger “Diplomacia” faqe 443.
Shka ngjau në këta shtete per 50 vjetë, ju tregon “Historia e pastudjueme”! Bazat e “Historisë së Vertetë të Shqipnisë” i keni tek “Vetvrasja e Një Kombi” Kol B. MIRAKAJ!

1945 KRIJOHET “PËRANDORIA E SË KEQES” ME MILJONA SKLLAVË...
■ 9 NANDOR 1989 MBI PLLAKAT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES... REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT...DHE TEHERANIT E JALTËS I ERDHI FUNDI ...NË SHQIPNI JO!
Edhe sot zani burrnor i Presidentit Ronald Reagan vazhdon me ushtue në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov ... Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!”...
Kishte kalue një gjysë shekulli që miljona e miljona njerëz e kishin harrue fjalen “LIRI” !
Ajo trokiste nder dyertë e Europës, e barbarët në Shqipni kerkonin “prangat e reja”!
Harruene sa miljon njerëz binin me fjetë pa frikë se i troket dera natën... Sa miljon qej ujq nuk shkyejnë ma njerëz... Sa miljon ml. tel me ferra nuk rrethojnë ma njerëzimin...
Sa miljon vetë nuk mendojnë ma veç me ngranë ... Miljona e miljona vetë ndër shekuj...do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës, gjymtues, rrenues, varrmihës. e gjakatar në gjithë Botën!
Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”... Sa piramida nuk lahën ma me gjak Rinije... Në kërkim të Lirisë... Sa kampe pune shfarosje e interrnimi u shpërthyen njëherë e përgjithmonë... Sa burgje mbetën vetëm qendra muzeale vuejtjesh, urije e mjerimi...
Sa qendra torturash nuk u lejuen ma me vazhdue shfarosjen.... Sa kriminelë mbetën pa vra njerëz për kënaqësi ...e terror... Sa familje u çveshën nga rrobat dalluese të “luftës së kllasave”... Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi... Sa miljon vetë nuk kanë frikë me lutë Zotin... Sa miljon njerëz nuk janë ma të interrnuem... E sa mija e mija fëmijë e pleq nuk vdesin urije e t’ etshem per ujë në kampet e shfarosjes...
Kur stafeten e qeverisjes shqiptare e mori diktatori anadollak Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje e shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador... Vneshta droge, trafikanta e terroristë në pakte e antarsime në “Konferencat Islamike”, me votime të hapta antiamerikane... Dhe në favor të turpit “Rilindjes komuniste”!
Narkotrafikantët e qeverisë “shqiptare” të pasuesve sllav, vazhdojnë mos me i shkelë “parimet e drogës dhe të homoseksualëve” antishqiptarë të Pazarit të vjeter të Tiranës!
Mbas 75 vjetësh terrorizem e imoralitet Moskës i kujtohet agjenti Ramiz Alia...Francesve Ahmet Muhtar Beg Zogolli, mik i Pashiqit, Grekëve Edi Rama...
Ndersa, vend të parë pranë Millosheviqit ka vrastari Enver Hoxha, që nder 1 miljon e 200000 Shqiptarë ka vra e zhdukë ma shumë se Stalini e kushdotjeter... në Shekullin e “Kancerit Europjan 1945”.
■Mos e harroni thanjen: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.” HISTORIA PO PERSËRITET !..
Melbourne, 2 Shkurt 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
1945 SHKA THA JALTA
PER 118 BURRAT E KELMENDIT ?!


Imazh
SHPELLA E PREK CALIT (TARTACITES)

“PA MALET E VERIUT: SHQIPNISË DO T’I MUNGONTE TRUNI GURT’ I SAJ !”
Kur Konferenca e Jaltës nga 4 Shkurti 1945 e deri me 11 Shkurt, po tradhtonte Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Dedë Gjo’ Lulit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, të Çun Mules, Marash Ucit, Prek Calit dhe Gjelosh Lulit, gjithshka e organizueme nga ma të njohunit terrorista në sherbim të sllavokomunistave të Titos dhe Stalinit mbas shpine, si ishte dhe vazhdon me kenë edhe sot zakoni e tradita nga trashigimtarët e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Ferid Radovickës, Ndreko Rinos, Abaz Fejzos e sa antiatdhetarve të tjerë, në bashkpunim me forcat jugosllave ata, ushtruen Gjenocid të mnershëm ndaj Popullit Shqiptar të Maleve të Veriut, vetem se ishin Atdhetarë, Trima dhe të betuem me dhanë edhe jeten per Flamurin Kuq’ e Zi.
118 Burrave t’ Atyne Bjeshkëve t’ Nemuna Ju zhduken trupat, u hollen në prroska dhe lumej në dy operacionet antinjerzore kunder Tyne. Në janar 1945 dhe me 1 deri 16 shkurt 1945 Ju plaçkitën pronat, ju shemben kullat, ju vodhën gjanë e gjallë, ju dogjën shka ju erdhi perdore, dhe vetem Prek Calit i grabitën mall me vlerë mbi 20.000 napolona ar…
Operacionet antikombtare kunder Veriut të drejtueme nga Mehmet Shehu, flasin haptë per qellimin e tyne shfarosës në Shkoder dhe rreth saj, ku shtetrrethimi ndihmoi në vrasjet pa gjyq të bame ndaj intelektualëve, ishoficerave, klerikve, antikomunistave dhe madje, kur Mehmeti i tha Prekës:
“Të thafshin krahët Prek Cali, po të ishe me ne, historia jote do të shkruhej me shkronja të arta”,
Ai u pergjegj:
“Ndigjo Mehmet Shehu, edhe njiqind jetë po t’i kishe, nuk më dhimben me luftue kundër Trobojnices dhe bolshevizmit. Mos u ngut me thanë se kush do jetë tradhtar e hero i kombit. Jeta e Shqipnisë vazhdon edhe kur të desim na”.

- Vllazen Trima t’ Atyne Alpeve kreshnike!
Merni nga një gur tek Kullat e prishuna të Prek Calit e venje tek praku i dyerve Tueja, vetem me ruejtë Kujtimin e Tij Atdhetar e Burrnor, nder sofrat Tua bujare!

Melbourne, 6 Shkurt 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
REVOLUCIONI I PAHARRUESHEM KULTURAL

Imazh
INSTITUTI PEDAGOGJIK SHKODER

1967: EDHE MURET E INSTITUTIT FLASIN… PYETNI !
■6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez.
Shqipnia shpejt shpallet me Kushtetutë “Shteti i Parë ateist në Botë” !
■Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”...
■Në Shkoder vjen per zbatimin e këtij “revolucionit” terroristi Ramiz Alia dhe, bashkë me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja, Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e këtyne vrasësve agjenta të sigurimit, ishte direkte me Byronë Politike në Tiranë. Veprimet ua aprovonte krimineli E.Hoxha.
Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj...Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime e zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” pergjakë barbarisht qytetin e Shkodres!
Zhduken nga sigurimi i shtetit: Ernesto Çoba Kryetar i Kishës Katolike, Don Zef Bici, Don Mark Dushi, Don Marin Shkurti, Don Shtjefen Kurti, Don Anton Doçi, Don Mikel Beltoja, Don Prek Nikçi, Don Mark Hasi, Don Lazer Jubani, Don Lec Sahatçija, Don Nikoll Gjini, Imzot Lazer Sheldija, Don Pjeter Gruda, dhe kështu plotsohet numri i 65 Klerikve të vramë... Po me perkthyes e intelektual shka u ba... Apo, janë zhdukë “dosjet”?
Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj... Percaktimi sot i perket
Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”...
Shumë veprime dhe dokumenta po punohet me i zhdukë ose me i harrue, e Kishen e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti–Skenderbeu, nuk do ta fshijnë as shekujt që vijnë në Historinë e Popullit Shqiptar!
Ashtu si ju, edhe Historia nuk do të ketë mëshirë ndaj krimeve tua!
Melbourne, 9 Shkurt 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
DIKTATURA DHE SHKOMBTARIZIMI

Imazh

■EDHE “RILINDJA” ASHT VETVRASJE !
“Rilindja” asht fjala ma mashtruese sllavokomuniste ballkanike dhe anadollake!
Të gjitha recetat i gjeni tek libri i Kol Bib Mirakaj “VETVRASJA E NJË KOMBI”!
Rusia po eksperimenton me injoranta pasanikë komunizmin kapitalist të shek. XXI...
Shqipnia gjithmonë laboratori i qeverisjes së të droguemve me “marksizem” aziatik!
Një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë e vrasje!
Shkëlqen deri në marramendje e çmendi vetëm një pallat, “pallati i diktatorit”.
Drita që shpërndanë ai, mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe fjalës së tij janë absolute, të pagabueshme, të sakta e të pandryshueshme, pra nënkuptohet të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”.
Ai asht “dija e pafund”!... Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën janë ba të dijshëm, të mendshëm, të mprehtë mbasi janë takue me até. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “donte” ai, kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte me kokë...Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, pra në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, por duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat për të ardhmen, mbasi vetëm ata mendime ishin “udhërrëfyese” për secilin shtetas kjoftë dhe “ prof. akademik”.
Fotografia e tij ishte në krye të vendit!.. Kudo, në zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija...jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë...
Bustet e statujat e tij mbizotnonin qytetet e vendit! “Veprat” e tij kudo, po po kudo!
Komunizmi në Europë asht kenë në disa “tonacione” të tij, po të flasim me gjuhën e piktorve... Rusia e kishte të kuq në të verdhë, ...Italia rozë, Franca pak ma të mbylltë se Italia, Gjermania lindore ma të çiltë se e kuqja e vendëve tjera Lindore, Vendët Baltike e kishin të kuqen mjaftë të fortë...Vendët ballkanike edhe ma të fortë se të tjerët... ndërsa, na në Shqipni e kishim ngjyren e kuqe të gjakut të freskët... që lante pa kursim zallishtat pra: “Të një komunizmit real totalitar stalinjano - enverjan”!..
Na ishim një laborator hermetik ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer” ..., por kurr i quejtun as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me Stalinin dhe me “vezhgues” Çiurçillin, komunizmi u nda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta...
Rusia, Kina dhe Shqipnia nuk kanë ndryshue ngjyrë fare njeni nga tjetri, mbasi duhej ruejtë “tansia tokësore” me armë në dorë, për vetë faktin e përbamjes etnike të tyne.
Rusia ishte shumëkombesh e besimesh shumë ma kontradiktore se Kina. Kina shumë e pakuptueshme... Tibeti, Mongolia, Tajvani, Shangai, Hongkong...si t’ishin instalue nga kontinente të ndryshme në atë vend aq të largët, por me baza kulture mijra vjeçare. Shqipnia, me tre besime që u mbështetëshin nga fqinjtë për të sigurue sundimin e tyne...si orthodoksët nga sllavët dhe myslimanët nga lindorët, për të zhdukë çdo element Shqiptar Europjan Katolik! Pra, përveç kenjes “pakicë” popullsia Katolike, ishte përballë një “bishës së përgjumun” anadollake, shumë e egërsueme dhe që përkonte dhe përputhej me cilësitë komuniste sllave në të gjitha mendimet dhe veprimet e përbashkëta të tyne, për çkombëtarizimin total. Ajo që përdorej si argument “sulmi” ishte lufta kundër inteligjencës me pikëpamje të shëndoshta Europjano Përendimore, ku pjesa Katolike kishte krye universitetet dhe shkollat e nevojshme dhe ku ishte përgatitë e formue edhe Kleri Katolik Shqiptar, që i hapi, i formoi dhe i konsolidoi në Shqipni, vetëm me punën e palodhun dhe sakrifica të pashkrueme asnjëherë nga askush shkollat e kulturës Europjane që në vitet 1460... Kjo bahej vetëm nga zilia apo smira dhe kenja inferior ndaj këtyne shkollave si nga ana e shumë Myslimanve, si nga ana e Orthodoksve, që mbizotnonin pjesën jugore të vendit tonë si dhe Kryeqytetin e saj, ndonse ishte i ndodhun në Veri formalisht... dhe, që asht qendra politike, sociale dhe ekonomiko “kulturore” e vendit, aty ku ka qytetnim.
Ja pra, pse Shkodra nuk u ba Kryeqyteti i Shqipnisë!
Asnjëherë nuk duhej prekë interesi sllav që sundonte tokat tona, si Kosoven, Hotin, Gruden dhe zonat e Tivarit e Ulqinit nga Mali i Zi... mbasi bashkimi i Tyne me trojet Shqiptare do të fuqizonte edhe katoliçizmin, gja e cila nuk i ka interesue kurr as Serbisë, as Greqisë, as edhe Rusisë dhe as Turqisë, ndërsa mbas Luftës së Dytë Botnore as protestantizmit Europjan e, kjo vërtetohet nga lanja e Evropës Lindore, nën thundrën Ruse. Për këte arësye unë në librin “Një Monument nën dhé” kam shkrue:
“Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij....” (“Yjet e Kombit” faqe 61.)
Kjo asht arësyeja e vërtetë e masakrave të bame që në Janarin e vitit 1945, mbi trupin e Atdhetarit Shkodranë, Klerikut, publiçistit, shkrimtarit, poetit dhe disave nga të parët Demokrat t’ Opozitës Shqiptare të vitit 1924,.. E, kjo vazhdoi jo një e dy dekada, por 47 vjet pandërpremje me të gjithë Ata Atdhetarë Shqiptarë që guxuen me thanë se “jam Demokrat” ose edhe jam “vëlla me Katolikët” si, Muzafer Pipa, Qemal Draçini, Fahri Rusi, Xhevat Korça, Myfit Q.Bushati, Arshi Pipa, Ragip Meta, Bardhosh Dani, Elez Troshani, Sami Repishti etj., që vuejtën me vite e vite të tana nder burgjet komuniste.
Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra.
Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX dhe XXI.
Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrinë me këthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shohin një dorë naltë, të gjakosun me thikë të shtërngueme fort e, që asht dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz... Sa Shqiptar sot kanë harrue se ka vdekë Ramiz Alia?!
Kjo farë e keqe zhvillohet në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”.
Ndersa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij, me kopshtijet e drogës, që asht praku i kapercyllit për vetshfarosjen me zhdukje, me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe false të “popullit” , tue shfarosë krejt brezin e vjetër të kulturuem dhe përparimtar dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe pa kurrfarë tradite për me organizue shtet. Shembulli ma i sakti sot asht “Rilindja”
Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue...tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin dhe shkeljen e të drejtave e Lirive të njeriut, gjoja “të mbrojtuna” vetëm ndër letra nga shumë institucione ndërkombëtare. E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë marksiste – leniniste terroriste, që u realizue në Shqipni nga jugosllavët me kriminelin anadollak Enver Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme dhe shumë të organizueme në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit...Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. E kjo qeverisje po vazhdohet edhe sot nga bijt’ e tyne, që nuk i lanë asgja mangut baballarve.
Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit agjenta dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne vrasësve, të gjithë të lindun, të rritun dhe edukue nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun...
Populli Shqiptar sundohej nga Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres.
Ata ishin zagar qe hanin njerzit e shtëpisë, prandej edhe duheshin vra tha “njeni”. Fakti asht se sot ka mjaft Burra që u distancuen nga kjo kolerë antikombtare...
Me shkatrrimin e Kullave të Veriut, të Prek Calit, Luigj Gurakuqit, At Fishtës, Osman Kazazit...Shqiptari humbi tiparët e Tij Shekullore, Burrni, Besë e Bujari.
Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mija e mija vjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste e ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare.
Rruga që po ecë Populli Shqiptar asht rruga e shperbamjes perfundimtare Atdhetare!
Paturpsisht “Rilindasit” dëbuet nga Alpet tona “Lahuten e Maleve”...
Dhunuet Gjuhen Gegënishte Shqipe të folun nga shumica e Popullit Shqiptar!
Zhdukët nga faqet e lavdishme të Historisë së Shqipnisë, Burrat që bane Historinë:
Dedë Gjo Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Imzot Luigj Bumçin, At Fishten...
Fshijtë nga fletët e Letersisë Shqipe të Veriut mbi 60 pena t’ arta... Atdhetarësh!
***
Populli Shqiptar i njohun në Europë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së Atdheut si dhe, të Drejtave njerzore: Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “Në mes të Europës”... por jashta Saj!..
Melbourne, 14 Shkurt 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
20 SHKURT 1946: TEK LUMI LANA - F.Radovani, Posted 17 Shkurt 2019, 09:21
Nga Fritz RADOVANI:
TREGONTE OSMAN KAZAZI
Imazh
OSMAN KAZAZI (1917 – 1999)

PAK BURRA KISHTE SHQIPNIA SI OSMAN KAZAZIN!
Ka perfundue Gjimnazin e Shkodres mbasi ka studjue nder Freten, në vitin 1940. Mbasi vazhdoi studimet në Itali, erdhi në Tiranë në vitin 1942. U arrestue si nacionalist në 1944, tri ditë para 17 Nandorit dhe u dënue 15 vjetë burg. Në dokumentin e Arkivit Ministrisë shenohet: “Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushi. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” … Arrestohet për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, Gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua prap gjatë burgimit. Doli nga burgu më 13.1.1986.”
Asht nder burgosjet ma të gjata dhe me shumë vuejtje të panjohuna! E njoha vonë!
18 SHKURT 1946: Ishte bashkvuejtës i Profesorit vet At Anton Harapit, në hetuesinë e Tiranës. Tregonte se At Antoni asht mbajtë nën një shkallë si në një kafaz me hekra. Ai nuk asht ngritë në kambë asnjëherë, ishte tek pjesa ku fillonte shkalla e betonit dhe qendronte gjithnjë nder gjunjë i germuçuem mbi një batanije në çimento. I hidhnin bukë të thatë dhe një teneqe me ujë. Dy ditë para pushkatimit, At Antoni i kishte dhanë Osmanit një pustull, që Ky kur ka humbë shpresen e lirimit nga burgu, ia ka dhanë një kushrinit Lef Nosit.., që nuk e kishte pa ma asnjëherë. Fati i saj nuk dihet!
Martiri i gjallë Osman Kazazi besonte në Shejtnimin e At Anton Harapit nga Vatikani!

Kur Osmani tregonte qendrimin e Mësuesit të vet, gjithnjë nder gjunjë dhe tue thanë në çdo kohë uratë, gjithmonë optimist... Vetem, kur Osmanit i pritej fjala e i rrillnin lotët...
Sa me shpejtësi Shqiptarët po rikthehen në barbarizem dhe terror! Mjerim i madh!
Melbourne, 17 Shkurt 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
20 SHKURT 1946: TEK LUMI LANA
Imazh

TIRANË
20 SHKURT 1946, ORA 5.00 TEK BREGU I LUMIT LANA...
Tregonte një polic shoqnues i Grupit Rregjentave Shqiptar, per diten e pushkatimit të AT ANTON HARAPIT O.F.M., brij lumit Lana: “Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë... Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëri nga ekzekutuesit e shikoi me vrejtje dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...
Shkoi pranë gropës, dhe pa frikë tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.
Breshnia e plumave i rrëxoi në gropen paemen: Maliq Bushati, Lef Nosi e At Antonin.
DOSJA 1086 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë (1998 nga FR.)At Antoni u arrestue në Dukagjin i tradhtuem me 5 qershor 1945. Mbas shtatë muejsh Gjyqi u hap në Kino “Kosova” në Tiranë, me 1 Shkurt 1946. Kryetar major Irakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) e Gjon Banushi. Sekretar Thoma Rino. Me daten 14 shkurt 1946 u dha vendimi me PUSHKATIM. Gjykata e Naltë aprovoi Vendimin me pushkatim me daten 19 Shkurt 1945. Vendimi u zbatue me 20 SHKURT 1946...Në Tiranë... Brij lumit Lana...
Vrasësi Enver Hoxha njoftoi menjëherë shokun Tito nepërmjet ambasadorit jugosllav:
“Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet - vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).
Në fjalen e fundit At Antoni tha: “Jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft...” (Dosja 1086, Fjala e At A. Harapit 19 Shkurt 1946).
– E kush ta dijti o At Anton, as Ty e as Vllazenve Tuej ?! As atëherë, as sot !..
Melbourne, 19 Shkurt 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
KOKALARI – MBIEMNI I PERGJAKUN I FAMILJES GJINOKASTRITE

SHTËPIA E DJEGUN KOKALARI

NGA GURT’ E THEMELIT TË KËSAJ BINA, NJË SHKAMB…
E PRA, NJË SHKAMB… NA LA TË DALTUEME NË GUR HUMNEREN KU PO ZHYTEJ SHQIPNIA PER 47 VITE SLLAVOKOMUNIZEM NGA NJË TERRORIST.
KY TESTAMENT ASHT VETEM PAK RRESHTA NË LIBRIN E MJERIMIT…
9 NANDOR 1944; MUNTAZ KOKALARI një nga intelektualët e njohun Gjinokastrit ka shkrue këto rreshta tri ditë para pushkatimit pa gjyq në Tiranë:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë.”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)
12 NANDOR 1944 Terroristi Enver Hoxha pushkatoi Muntaz KOKALARIN dhe vazhdoi vrasjet me Vesim KOKALARIN, Syrja KOKALARIN… Arrestoi Musinen dhe Hamid KOKALARIN…Edhe këta, vetem pse kanë vue gurë të pakrahasueshëm në thëmelet e kulturës sonë kombtare me prioritet Europjan Perëndimor.
E gjakosja e Këtyne themeleve vazhdoi derisa një ditë barbarët vrastarë i vune zjarrin.
Po gjurmët e Gjakut t’ Atdhetarëve tanë nuk i shuen as “Rilindja e tiranve tradhtarë”!
Melbourne, 23 Shkurt 2019


Fjala e z. Julian Çefa:
Në Kishen e Shën Palit Michigan, me rastin e vorrimit të Kolec Pikolinit


ImazhImazh
KOLEC PIKOLINI
(1923 – 2019)

Zonja dhe Zotnijë, miq dhe dashamirë të Familjes Pikolini !
N’ emen të vllaut Ernestit, djalit Tonit, bashkshortes zonjës File dhe bijave të dashtuna Liljanës dhe Kristinës me familje, Ju falnderojmë përzemersisht per ngushllimet Tueja të sinqerta me rastin e vdekjes së Vllaut, bashkshortit, babës, gjyshit e stergjyshit tonë Kolecit, që aq shumë e deshti jeten, familjen dhe vendlindjen e Tij, të dashtun dhe të paharrueshmen Shkoder Locen tonë.
Ishte viti 1923, pikrisht me 23 Dhjetor kur Nana loke Luçija, leu djalin e dytë Kolecin, I cili bashkë me vllaznit Paloken, Ernestin , motrat Gjyljana e Madalena u rritën me nji edukatë e kulturë katolike qytetare të qytetit vjeter të Shkodres.
Ngjarjet ecnin me shpejtsi të jashtzakonshme: Me 1939 Shqipnia okupohet nga Italia fashiste e mbas saj, nga Gjermania naziste. Ndersa në 1944, Shqipnia e Gencit e Teutës dhe e të Madhit Gjergj Kastrioti, pushtohet nga kthetrat gjakatare komuniste, që mbrenda pak kohe e ktheu Atdheun tonë aq të dashtun në nji kamp perqendrimi të rrethuem me tela me ferra e perde të hekurta tue, i mohue Popullit Shqiptar liridashës lirinë e Atdheut dhe të Fesë, e tue e shpallë Shqipninë tonë: “Shteti i parë ateist në Botë”. Komunizmi shkatrroi Kisha, Xhamija e Teqe, burgosi klerikë të tre besimeve dhe pushkatoi nji numur të madh Klerikësh Katolik, të cilët punuen aq shumë per Fe e Atdhe, dhe mbushi kampet e shfarosjes dhe të perqendrimit me qinda e mija Atdhetarë të pafajshem.
Qeveria komuniste filloi vrasjet dhe arrestimet në masë. Familja e Kolecit si shumë familje të tjera shkodrane e perjetoi kalvarin komunist. Në vitin 1945 i arrestojnë vllaun e madh Paloken, dhe e pushkatojnë vet’ i teti para Bashkisë së qytetit të Shkodres. Nji plagë e pasherueshme u hap në zemren e Nanës Luçia… Baba Marku, vdiq në spitalin e burgut, ndersa vllau i vogel Ernesti, u dënue me 10 vjet burg i pafajshem. Koleci u dënue edhe Ky me 20 vjet burg dhe, mbas pak kohe u dergue në burgun e mnershem të Tiranës komuniste.
Vetvetiu vjen pyetja, pse gjithë kjo urrejtje kunder Popullit të pafajshem?! – Pergjegja asht e thjeshtë: Sepse, Populli Shqiptar kerkonte liri dhe demokraci, të cilen nuk e gëzoi asnjëherë per njigjysë shekulli robni.
Fati I Kolecit ishte i lidhun ngusht me gjithë Shpirtë e me gjithë zemer me Kishen e famshme të Zojës së Shkodres, brij Kështjellës së lashtë Rozafat, e cila e udhëheqë në rrugen drejtë Lirisë në shpetimin e jetës së Tij… Gjatë gjithë kohës, Koleci bante plane dhe mendonte si me ikë nga burgu. Njiditë para se të zbardhte drita shef nji anderr shumë interesante dhe domethanëse të cilen dishroj t’a ndaj me Ju: “Shef anderr se dikush po e ndiqte prej mbrapa dhe, Ky po vraponte neper disa livadhe të pambarim. Ma në fund Koleci mërrijti në disa kodra shkambore të papyllzueme, dhe tue kalue neper nji shteg ku kishte nji kapercyell, pau se toka ishte mbushë me qinda gjarpijsh. Nuk shikonte mbrapa se per Te nuk kishte kthim… Në këte moment Koleci bertiti me za të naltë: “O Zoja e Bekueme, ku je sot per mue?!” Pertej gardhit disa metra mbi tokë, Ju duk nji Grue me t’ bardha tue buzqeshë… “Kaloje gardhin !” I thotë Ajo, dhe Koleci i trishtuem mendonte se mos po e kafshojnë gjarpijtë… “Nuk të hanë, kalo!” I thotë, Ajo persëri… Kur kaloi pertej Koleci, shkeli mbi gjarpij sepse kishte besim tek Ajo Nanë. Kaloi pertej gardhit dhe shikoi mbrapa, gjarpijtë ishin zhdukë!.. Kjau me za sepse Nana Loke, gjithë jeten i kishte folë per Zojen e Bekueme!”
Shpjegimi i “andrres” asht shumë i lehtë: Kur Koleci iku prej burgut, focat e ndjekjes apo gjarpijtë që kemi permendë ma naltë, n’ atë anderr, e ndoqën gjatë gjithë rrugës prej Tirane në Shkoder, derisa ata i humben gjurmët. Mbas shumë vuejtjesh gjatë udhtimit, prej mungesës ushqimit, ujit dhe netëve pagjum, Ai vazhdoi rrugen drejtë Urës së Bahçallekut. Drini kishte shterrë dhe tri shtyllat e urës ishin në zall.
Nepermjet mrinave mërrijti tek shtylla e tretë. Ajo Ju duk shumë e naltë dhe capi nuk mërrinte as sesi në platformen e urës. Vuni kamben mbi dru dhe capi mërrijti tek hekuri mbi shtyllen e urës.
U mundue me gjithë fuqinë që i kishte mbetë, po nji zhurmë misterioze u ndigjue bum, bum, bum…
Në këte moment u ul shpejt perdhe dhe, shikoi rretherrotull po, nuk pau njeri… Në fakt ishte zemra e Kolecit që rrahte aqsa e ndigjonte me veshët e vet. Në këte moment solli kryet nga qielli dhe me za t’ ultë filloi lutjen: “O Zoja e Shkodres, që je pertej kësaj urë n’ Atë Kishë të Kalasë, o më merr n’ atë anë, ose më mbyt në Dri, e vullneti i Yt u baftë!...”
Mbas pak kohe u ngrit dhe afrohet e holli capin mbi hekurin e shtyllës dhe u mundue që të kacaviret, por kot… Koleci kishte dy javë pa bukë as ujë, pra nuk kishte ma forcë… Në këte moment, sjelli sytë nga Kalaja e Shkodres me thirrë në ndihmë Zojen e Bekueme, por Ai.., kishte mërrijtë mbi shtyllen e urës…”
Në librin e Tij “Rregjimi I Hijenave” Koleci, shkruen: “Lexuesi mund të komentojë si të duen, por per mue ishte nji mbrekulli! Ishte pikrisht Zoja e Shkodres që më dha doren per me u ngjitë mbi shtyllë të Urës…” Me vështirsi Koleci mërrijti tek Kisha e Zojës, ku nepermjet nji grues shkodrane e Motra, i pruni teshat e Nanës së vet, brandavekët dhe çarqafin shkodranë dhe me ata hyni në Shkoder i veshun si grue, po i armatosun me livore dhe dinamit. Mbas 31 ditëve udhtim nder male e shkrepa ma në fund e kaloi kufinin dhe doli në Mal të Zi…
Prej natyre Koleci ishte puntor i fortë, dhe punoi elektriçist. Mbas pak kohe mori veten nga arratisja e tij legjendare dhe u njoh me arsimtaren e parë në Malësi, Zonjen File, me të cilen lidhi Kunoren Shenjte. Prej Jugosllavije emigruen bashkë në Belgjikë, mandej në Kanada dhe ma në fund në vitin 1967 në SHBA, në qytetin e njohun Firmington Hills të Michiganit ku, u njohëm bashkë perherë të parë me Kolecin familjarisht… Fëmijët tonë që nga mosha e brishtë u rritën bashkë me nji dashni dhe harmoni të jashtzakonshme, derisa krijuen familjet e veta. Sot Ata janë gjysha e gjyshe me nipa e mesa…
Gjatë kohës që jetoi në Michigan Koleci, ishte shumë aktiv në Komunitetin Shqiptar, e sidomos, Ai kje nji nder nisiatorët e parë per ndertimin e Kishës Katolike Shqiptare të Shën Palit, në Michigan që u ngrit në vitin 1981.
Koleci jetoi jetë të gjatë e të shndetëshme aqsa, të lumtun dhe në mesin e Familjes vet. Bijat e Tij Liljana dhe Kristina i sherbyen me dinjitet Babës së vet të dashtun deri në momentet e fundit të jetës.
Kjofsh mirë n’ Atë jetë të Pasosun, Shok e Mik i dashtun!
Shpirti Yt o Shkodran i Nderuem, pushoftë në Paqen e Perjetëshme dhe të kjoftë i lehtë Dheu i Amerikës!
22 Shkurt 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MOS E HARRONI GJYSHIN TUEJ STALIN-ENVERIN!, Posted 03 Mars 2019, 12:52
Nga Fritz RADOVANI:
HISTORIA PO FLET HAPTAS

Imazh

L.G. B.C.

1925 – 2019: ATDHETARI SHQIPTAR... DREJT ZHDUKJES
●BURRI ATDHETAR E HERO DUHET ZHDUKË NGA HISTORIA SHQIPNISË !
Sot “historianët, dr...prof...e akademikët tanë...” mendojnë se, Historia e Shqipnisë nuk duhet me pasë “asnjë nga Ata Burra” që punuen dhe dhane jeten per Atdhe e Pamvarsi !
Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa në çeshtjet e Atdheut? – Asnjeni! Ishin sikur t’i kishte ba një Nanë!
Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Asaj Nane, Nanës së Madhe Shqipni!
Mu në Parlamentin e 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”...Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?
Bash vrasësve e tradhëtarve që në vend të shpirtit kishin “thesarin e arit”!..

SOT TRADHTARI VRASTAR ASHT “HERO”
Imazh

●“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari i Madh Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).
ASHT FAT I MADH QË TRADHTARËT VRASTARË NA LANE DOKUMENTA !
●LUIGJ GURAKUQI E BAJRAM CURRI u gurzuen si lisat shekullor.., në Trojet tona!
... MBAS VRASJES SË TYNE NUK VONOI DHE ERDHI EDHE “VETVRASJA”!
Melbourne, 2 Mars 2019
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MOS E HARRONI GJYSHIN TUEJ STALIN!, Posted 04 Mars 2019, 09:10
Nga Fritz RADOVANI:
MOS E HARRONI GJYSHIN TUEJ STALIN!

Imazh


SHEKULLI I XX – SHEKULLI I TMERRIT DHE TERRORIT !
1941 – 1944 – 1948 – 1953 – 1967 – 1985 …1990 …
A ju kujtohen këta vite? – Besoj se po! Në se jo, pyetni të moshuemit... E ju tregojnë...
Në vitin 1941 ju vue fillimisht dinamiti Shtetit Shqiptar nga barbarët e shekullit...
Në vitin 1944 deri nalt nder Alpe këndonte qyqja: “Bijt’ e Stalinit jemi ne !”...
E në Zallin e Kirit të Shkodres vazhdonte pa pushue mitralozi shfarosës...
Kaçubat e ferrave per tëgjatë lumit Kir, ishin me qirinjë të ndezun...
Degermijat e futat e zeza mbi kokat e Nanave tona shtoheshin...
Shtoheshin bashkë me lotët që rridhnin me lumejt e Gjakut...
Nder 28.000 banorë të Shkodres kishte 26 burgje torture...
E disa qinda vrasës tonë me jugosllav’ e rus bolshevikë...
Perzi si çimrrat gjakpirse mbi trupat e Atdhetarve...
Pritej se vdes diktatori sovjetik Stalini i “Math”...
E veshtë tonë u ngjitën per radio të hueja...
Nenza: “O Zot, bane mrekullinë Tande!”
Pershpëriste gjithë Europa Lindore...
“5 minuta zij...Ka vdekë Stalini!”
“Stalini nuk ngjallet kurrma!”
Na thonin pleqtë tanë...
Na qeshnim me lot!
Edhe Leonardi...
Qeshi, po, po...
Nder pranga,
Tortura e...
Burgje...
Një jetë...
Shkodrani ynë!..
E sot bijt’ e zagarve që kanë shkye Njeriun e Pafaj per gjymtyrësh të varun në litar...
Me dhambë të gjakosun qyshë bebe nga gjiu i helmatisun i kobrave të veta vrastare...
Prap thrrasin: “Rilindje”, vllavrasje e tradhti kombtare... Hapni kufijt! Të vijnë sllavi, greku e turku... Shqiptarët duhen zhdukë nga Ballkani... Kështu donte Enveri, Tito e kështu, na thonte Stalini e Mao Ce Duni... Vrisni e zhdukni pasuesit e Kastriotit !..
E një za i mekun prap lutet per ne: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...
Melbourne, 4 Mars 2019...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4416
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
VETVRASJA KULTURORE
ANTIATDHETARE

Imazh
IMZOT PAL ENGJULLI…1462

SHQIPTARËT DUHET T’I PËRSHTATEN KUR’ANIT tha ENVER HOXHA…
●E thaftë vera, bashkë me librin e tij “Shenime për Lindjen e Mesme”… Tiranë me 1977.
Mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte asht një “Epitaf” me këto fjalë: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste – leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombtare.” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 510, Tiranë 1985).
1945 – 2019 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë vazhdon në shkollat shqipe “Revolucionin Kultural të 1967”, nga “Ballkani Përendimor”, Amerika e Australia e kudo...,ku ka mundësi me ju pershtatë “shkollave sllave, greke e turke” antishqiptare, tue perjashtue nga programet e veta Shkrimtarët Shqiptarë: Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Zef M. HARAPI, Sami REPISHTI, Vangjel KOÇA, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...
●Një Dijetar tha: “Frati i këndoi më Lahutë Kangët e Kreshnikëve, Besën e Burrninë, i ruejti “Kanunin e Lek Dukagjinit”. Prrallat e lojët komtare, gojëdhanen e Skenderbegut. Pse e pat gjithmonë per zêmer Visarin Kombtar. Françeskanët i falen Shqipnísë Poetin e fisit, të rracës...” Prandej e zhduken nga faqja e dheut!.. Ate, “Lahuten”, Historinë e Shqipnisë dhe Herojtë e saj, tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli, Kaçorri, Gurakuqi, Curri...
Melbourne, 6 Mars 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
11 MARS 1948
PUSHKATIME TEK ZALLI I KIRIT


Imazh
BURGU I MNERSHEM I LINDJES KOMUNISTE

DOSJET RUHEN NË SEKSIONIN KATOLIK TË DEGËS SË MBRENDSHME NË QYTETIN E MASAKRUEM TË SHKODRES, NGA THEMELIMI NË VITIN 1946...
Burgu i torturave ma shnjerzore, ku perveç 26 llojeve të njohuna, më ka tregue i Ndjeri Ragip Meta dhe dy tjera që nuk mund të shkruhen, mbasi mund të lexohen nga të rijtë...
Ishte e tmershme thonte z. Ragipi, kur nuk të merrnin me të pushkatue, tue mendue se shka të priste mbas ikjes Atyne që të lidhun kambësh e duersh, t’ uritun e t’ etshem per sa kohë, shkonin në Jeten e Pasosun pa pikë frike, veç me shpetue nga torturat e pafund.
Vetem ai blini që shihni në oborrin e burgut, sot asht dishmitari i vetem i masakrave që baheshin mbi trupat e 800 Burrave e Grave në këte burg e që i lypnin Zotit “plumbin”...
■11 MARS 1948: Rreth orës 4.30 në mengjez, xhelatët e sigurimit të shtetit morën 16 vetë të dënuem me vdekje dhe nder dy kamjona ku ishte edhe skuadra e pushkatimit u nisën nga rruga e Gurakuqit, drejtë e në Zall të Kirit, në token e Zef Sylës... Mbasi i zbritën aty, dhe u rreshtuen tek gropa e hapun, gjykatësi i njohun kapiten Misto Bllaci ua mori të gjithve edhe “Fjalen e Fundit”, tue fillue me Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar.
Per rreshtimin dhe qendrimin e “Atyre Lisave në atë stom të asaj grope që do i perpinte dhe që nuk arrijta ti shoh, se u mbuluan në Gjakun e Tyre...”, më tregonte në Shkoder, në vitin 1993 mjeku ligjor Dr. Papavrami, i cili ishte prezent në pushkatimin e tyne, po që “nuk më harrohet kurrë qendrimi i Tyre para shprazjes s’ armëve mbi Trupat e Tyre...”
U pushkatuene atëditë: 1. Imzot Frano Gjini, 2. At Mati Prennushi, 3. Don Nikoll Deda, 4. At Çiprian Nika, 5. Cin Serreqi, 6. Dulo Kali, 7. Caf Dragusha, 8. Guljelm Suma, 9. Ing. Fahri Rusi, 10. Murat Hysen Haxhija, 11. Bilbil Hajmi, 12. Pjetër Prendush Pali, 13. Gaspër Simon Gaspri, 14. Xhelal Hardolli, 15. Zef Kol Prela, 16. Rasim Gjyrezi...
■TË GJITHË KËTA BURRA EDHE SOT PA VORRE E PA NJË SHENJË KUJTIMI !
■Mos harroni! Të gjitha këto vrasje e zhdukje Atdhetarësh per Enver Hoxhen e pasuesit e tij kriminelët e “Rilindjes” së sotme, ishin një siguri e perjetshme kolltuku, pushteti e grabitje e pasunisë së Shqipnisë së robnueme, që po vazhdon edhe sot në përgatitjet e “Hartës Ballkanit Perëndimor”, kufijve me sllav, grek e turq.., dhe vllavrasjeve!..
Melbourne, 10 Mars 2019.


Nga Fritz RADOVANI:
19 Mars 1949 – 70 VJETORI I VDEKJES
IMZOT V.PRENNUSHIT O.F.M.

Imazh
IMZOT VINÇENC PRENNUSHI O.F.M.

Argjipeshkvi i Durrsit dhe i Tiranës Imzot Vinçenc PRENNUSHI O.F.M.(1885–1949) në 1946 ka thanë: “Në këte kohë në Shqipni, asht turp i madh me kenë jashta burgut!..”
Gjurmët e kudondodhuna të sandaleve të mathuna nder kambët e zbathuna të Fratit të Shqipnisë, shkelën nder male e fusha ku kanë grrye gurin dhe kanë lanë të shkrueme me gjakun e stigmave të Tyne të Shenjta, veprat ma të mëdhaja të Lirisë, Drejtësisë dhe të Demokracisë Europjane, themelet e të cilave, janë t’ lidhuna per ahët e lisat shekullor në shkamijtë e Bjeshkëve të Nêmuna, bash me konopin e vllazenve tê Shen’ Françeskut t’ Asizit, Urdhnit të Françeskanve të Vegjel Shqiptar, që i perket edhe Imz. Prennushi.
Në Shekullin e XX Fisi Prennushi i dha Atdheut dhe Fesë klerikët e njohun: Don Mati Prennushi, At Mati Prennushi, Imz. Vinçenc Prennushi, At Karlo Prennushi dhe Don Kolec Prennushi, që studjuen në Austri. Asnjëherë nuk u pajtuen me sunduesit e huej...
Imzot Vinçenci u le në Shkoder nga Prindët Gjon e Drande Prennushi me 4 Shtator 1885 dhe, para Shugurimit Meshtar kishte emnin Kolë. Studimet e nalta i perfundoi në Tirol t’ Austrisë dhe u Shugurue me 25 Mars 1908. Asht njohës i luftës së malazezëve të 1913, kur rrethuen Shkodren dhe, pikrisht Ky At Vinçenc me 14 Mars 1914, u tregoi pushtuesve se:
“Sot, në Kështjellen Rozafat do të valvitet i Lumnueshmi Flamur Komtar i Kastriotit!..”
Ai ishte letrar i “Hyllit të Dritës”, politikan i “Orës së Maleve 1924”, letrar i njohun dhe antisllav, antifashist dhe antikomunist deri në diten e vdekjes me 19 Mars 1949.
Ishte Argjipeshkëv i Durrësit e Tiranës, dhe mbas vdekjes së Imzot Thaçit (1946) ishte Primat Katolik i Shqipnisë, detyrë që e ven perballë me qeverinë komuniste të Tiranës.
Dosja 1245 Arkivi Min. M. Tiranë, zbulon plotsisht qendrimin dhe pikpamjet Atdhetare të Imzot Prennushit, perballë diktatorit dhe pushtuesve sllav të Shqipnisë Europjane...
Në vitin 1945 u takue me diktatorin E. Hoxha, dhe rezultati besoj i kujtohet shkodranve nga fjalimi i Enverit, në Prefekturen e Shkodres me 16 Shtator 1949...Kur Argjipeshkvi kalbej mbas vdekjes në torturat e sigurimit të shtetit komunist në burgubn e Durrsit...
19 MARS 1949: “Pak Dritë!.. Mehr Licht!”... Dishmon bashkvuejtësi i Tij, i Madhi Prof. Arshi Pipa... Dhe gjithshka u shue.., e u fik... E bashkë me Ata Kolosë t’ Atdheut u shue edhe ajo “pak dritë”, per të cilen shpresuem aq shumë në vitet 1990...
Melbourne, 18 Mars 2019.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 361 postime · Faqe 35 prej 37 · 1 ... 32, 33, 34, 35, 36, 37
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Maj 2019, 18:56
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari