Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 17 Mars 2009, 18:28
FREDERIK NDOCI
JETESHKRIMI

I shkruar nga F.Ndoci
Imazh

U diplomua ne 1977, në shkollën e mesme artistike "Prekë Jakova", për instrumentin Oboe. Gjthashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë: fizarmonikën, pianon e kitarën.
Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për dramaturgji.

Qysh në fëmijeri ka marë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale:

1967 -çmimi i tretë në interpretimin e këngës "Rrugëve të fshatit" (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit.
1966 -çmimi i tretë në interpretimin e këngës "Si gjeologët"
1971 -çmimi i dytë në interpretimin e këngës "Vëllai aksionist" te Leonard Dedes
1972 -çmimi i parë në interpretimin e këngës "Beni, Mira dhe receli" te Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze).1973 -çmimi i dytë në interpretimin e këngës "Tornitorit" te Nexhmedin Dokos.

Gjate periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe me pas, të Klubit të Rinisë 'Heronjtë e Vigut' duke marre pjese ne shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës.
Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin "Nga mesi i erresires", në kinostudion "Shqipëria e re!... por për shkak të biografisë politike nuk pranohet.

Gjatë viteve te shkollës së mesme artistike "Prekë Jakova", u aktivizua me orkestren e Estrades se Shkodrës dhe ne orkestren Simfonike (Filarmonike) te Shkodres, duke marre pjese ne te gjithe koncertet e organizuara. Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare te qytetareve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane, në veçanti dhe të asaj shqiptare në përgjithësi.

Pas përfundimit të shkollës së mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drurit, pastaj në ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatur në ngritjen e grupit artistik të saj. Me këtë grup fiton flamurin e konkurrimit midis grupeve artistike të ndërmarrjve të qytetit të Shkodrës.

Gjatë studimeve në Akademine e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit si u aktivizua me grupin "Na bashkoi Kenga Popullore", si solist dhe instrumentist, duke debutuar në skenat e gjithë Shqipërisë.
Për publikun shqiptar, kanë mbetur të pashlyera interpretimet duet me Irma Libohoven "Në fushë", me Valdete Hoxhën "Korrim grurë", me Zeliha Sinën "Potpouri Dibrane", si dhe kënga "Kjo Kosova e ka adet, kah një Pashe me e mbytë për vjet'" etj.

Në vitet 1978-1982 fiton dy çmime në "Dekadat e Majit". Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin "Në çdo stinë" të regjizorit Viktor Gjoka (për rolin e kitaristit).
Mbas këtyre interpretimeve të suksesëshme, vjen një periudhë e zymtë dhe e dhimbëshme për jetën e aktorit, këngëtarit dhe instrumentistit Frederik Ndoci.
Një letër anonime e akuzonte si "agjent i CIA-s, të KGB-se, të UDB-se, të Vatikanit etj." dhe si pasojë dënohet nga ligjet e dikaturës në fuqi. TV shqiptar ndalon çdo trasmetim të interpretimeve te tij, filmike e muzikore.

Pas kryerjes së dënimit, rinis punën në Burrel për disa muaj dhe më pas transferohet si aktor në Estradën e Shkodrës, ku menjehere spikat cilesia e larte e interpretimeve, duke patur vlerësime pozitive edhe nga shtypi i kohës.

Vitet 1983-84 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit. Ai merr pjesë në filmin "Fundi i një gjakmarrjeje" të regjizorit Rikard Ljarja. Filmi fiton çmim dhe roli i luajtur nga Frederiku aktor, vlerësohet nga shtypi dhe publiku i kinemasë. Shkëputja për një kohë nga veprimtaria artistike e estradës së Shkodrës, për shkak të filmit i shkaton sërish probleme me "hijen e persekutimit" që e ndjek dhe për këtë arsye dënohet sërish me gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim.

Ndërkohë role të reja në filmat shqiptarë pasurojnë biografinë e tij artistike:

"Fundi i një gjakmarrje" e regjizorit Rikard Ljarja
"Tagrambledhësi", ne filmin "Dasma e shtyre" të regjizorit Mark Topallai;
"Leka", në filmin " Flutura në kabinën time" të regjizorit Vangjel Prifti;
"Mësuesi", në filmin " Kur hapen dyert e jetes" të regjizorit Rikard Ljarja;
"Andi Bega" (protagonist) në filmin "Edhe ashtu edhe keshtu" të regjizorit Bujar Kapexhiut.
"Kitaristi" në filmin "Në çdo stinë" të regjizorit Viktor Gjoka.
Në fundin e viteve '80, një takim me kantautorin e mirënjohur Ardit Gjebrea (shok i festivaleve të pionerit) bëhet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV-shqiptare, në Festivalin e Pranverës 1986, me këngën " Pranvera do lule shumë" të prezantuar nga Rita Ndoci.

Në vitet '90 trasferohet në Itali dhe pas disa muajve i paraqitet publikut në një koncert me grupin e studentëve, të cilëve u mësonte kitarën. Sukses ishte i padiskutueshem dhe më pas vjen nje koncert prej 5 orësh, para qytetarëve të provincës. Aktivizohet me grupet e ndryshme si "Le rose Rosse" (Piacenza), "La pagina d'album" (Bergamo), me të cilët regjistron kasetën dhe CD-në e parë: "Di tutto di piu'"
Kjo paraqitje i dha mundësi të përgatiste shumë shpejt Albumin CD të dytë "Sono Gitano", kënëgët "Malaguegna" dhe "Caminito", të të cilit qëndruan si sigla të programit TV "Canta Italia", për më se gjashtë muaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, debutoi me sukses në mjaft skena, diskoteka, nëpër festa në sheshet e provincës së Piacenza (Bergamo), por edhe ne skenat e veriut dhe te qendrs së Italise. Dha mbi 26 koncerte çdo muaj edhe në Zvicer (Lugano), në Francë (Nicë), në Montekarlo, me një numer total në rreth 300 koncerte në vit.

Në fund të viteve '90 trasferohet në Amerike, ku realizon Albumin CD: "Frederik & Friends". Në 2005, në New York, ku jeton me këngëtaren Aida Caci, realizon në studion diskografike "Blue November Records" albumin "Canterina".

Çmimi i Parë në Festivalin ei 45-të i Këngës në RTVSH, për këngën "Balada e gurit" nën shoqërimin e zërit melodioz të Aida Cacaj (Ndoci). Me këtë këngë, prezantoi Shqipërinë në festivalin evropian të kënëgës "Eurovision song Contest 2007" në Helsinki, Finlandë.

Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, me tekst të poetit Pandi Laço dhe me orkestrim të Ardian Hilës.

Aktualisht është duke përgatitur sëbashku me humoristin dhe gazetarin Ismet Drishti spektaklin "Tefa Show", nën kujdesin dhe produksionin e 24 NEWS TV.

Ndër projektet e shumta të Frederik Ndocit është edhe botimi i një përmbledhje me poezi, me titulin provizor "Zërat e shpirtit", me rreth 100 poezi, të gjitha të shkruara në emigrimin e gjatë të këngëtarit nëpër botë. Kjo është hera e parë, që këngëtari Ndoci, del para publikut edhe në një profil tjetër, në atë të poetit. Në poezitë e tij, ai flet për tematika që shtrihen në fusha dhe prekin probleme të ndryshme, që nga politika, problemet sociale, braktisja, dashuria etj. Është mendimi dhe reflektimi, që e ka shoqëruar nëpër rrugët e tij në botë, që nga toka e parë e huaj ku emigroi - Spanja - deri tek "Toka e Premtuar e Lirisë- Amerika. Gjithashtu, përshkruan mbresa udhëtimesh në vende të tjera evropiane, ku dha koncerte apo vizitoi mrekullitë e natyrës së tyre.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Tirane
Antarësuar: 18 Shkurt 2009, 21:07
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 18 Mars 2009, 01:27
Me ka pelqyer timbri i zerit te Ketij kengetari. Shpresoj ta rishohim serish ne skene.
The world of my own
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 18 Mars 2009, 20:53
Komplimente per temen Laert

Ke gjet kengetarin qe preferoj me shume dhe qe na ben te ndihemi krenar per muziken shqiptare, pasi muziken shqiptare sot nuk e quaj muzik por thjesht tregeti notash muzikore e shpifur.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Tirane
Antarësuar: 18 Shkurt 2009, 21:07
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 18 Mars 2009, 23:09
Nder me te miret do vecoja dhe Bashkim Alibalin. Vertete nje kengetar shkodran i paharrueshem.
The world of my own
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 30 Mars 2009, 00:58
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 31 Mars 2009, 10:53
Une te them te drejten kete se mbaja shume mend .Kur vajti ne eurovision degjova per te .Ajo kenge sme pelqeu fare.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 04 Prill 2009, 21:33
Frederik Ndoci kangtari ma i mire i Shqipnise.

Veshtire se mund ti vijne nji kangtar i tille ma Shqipnise.

...e sa per Bashkim Alibalin ka knu smund te them qe jo, jan munu me e nxjerr ne pah, por ai kerkund, as kerkund nuk duket ne horizont ne krahasim me Frederikun, asht turp me ba nji krahasim te tille iher, ma mir po e la.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 05 Prill 2009, 00:41
Ksanthipi!

Nuk dua te nderhyj ne shijet e tua. Me pelqen kur thua: ''s'dua te vendose kush per mua.'' Por duke qene e vendosur shkrimi ketu po shprehem:
Por ajo qe mua me bie ne sy esht jo ajo qe ti nuk te pelqeu kenga ne Festivalin europian, por si ta kuptoj kur thua: ''ate s'e mbaje mend apo e degjova ne eurovizion....nuk me pelqeu.
Me ka be pershtypje mendimet e tua per Frederik Ndocin dhe miqesisht po te shkruaj. Te jesh i sigurt se ate nuk e kam gje dhe kurre nuk kam qene prane tij, por e adhuroj shume si kengetar. Jeten private nuk e njohe.
Me duket si ne tym ato fjale. Do thoja Ksanthi, qe ti nuk ke simpati dhe nuk ka asgje per debat, por nuk shkon jo nuk e njoh dhe e ndegjova....
Kisha qejf me e dite arsyen e mos simpatise si kengetar. Ku te ka mbeti hatri me te?
Vecse mos me thuaj qe nuk e njohe se aty delte se ti kishe njohuri.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 24 Tetor 2009, 14:24
Frederik Ndoci ne programin OXYGEN me dt.23 tetor 2009 sebashku me bashkeshorten soprane Alisa Baraku(korcare-gjakovare)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 24 Tetor 2009, 16:36
Laert sinqerisht se mbaja mend.Por tani e kujtova qe ka luajtur dhe tek filmi edhe ashtu edhe keshtu.Per ne qe jetojme jashte llogjike eshte te harrojme disa persona.Ose ndoshta une kam memorie te dobet.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Maj 2021, 02:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari