Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 24 Tetor 2009, 21:29
Nejse... eshte kengetar i mire apo artist si i thone....familje artistet...me motren ne krye Riten...,por nuk eshte legjendar.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 24 Tetor 2009, 21:47
Henri!
Si nuk esht legjendar Riku qe ka fituar 10 cmime nderkombetare qe jane pak ne bote qe i kane keto cmime.
Esht aktor filmash, fitues i disa festivaleve, parodist i shkelqyer.

Nuk e din si i don legjendar ti Rikun? Me qene me dy brira ne koke eeee?
Pse e kemi te pamundur te pranojme nje shqiptar legjendar si Rikun? Ku esht ky problem qe nuk doni ta pranoni kete realitet. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 25 Tetor 2009, 03:52
Riku n'Shkoder asht thirr prej artdashsve edhe Kiki, pse KikiRiku :)
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 137
Antarësuar: 29 Janar 2009, 21:45
Re: FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 25 Tetor 2009, 10:31
asnje nuk i mohon aftesite artistike te Frederik Ndocit...une personalisht e kam pas pelqyer tmerresisht....por ta quash legjendar....booohh. ekzistojne personazhe qe kane dhuntine te ngjallin emocione.. fantazi...dhe nje nga keta eshte me siguri F.Ndoci. Per te kaluar ne fazen legjendare duhet te kesh lene nje trashegimi artistike (ne rradhe te pare ne vendin tend) te atille qe te jesh objekt diskutimi dhe admirimi per kedo dhe te mbetesh nder vite i paharruar....Mua me vjen nder mend nje emer qe do mbetet epik...Vace Zela...

p.s. Vdes per kengen "Syte e tu", me sjell nder mend momente te bukura...
OSARE SEMPRE
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FREDERIK NDOCI - ARTISTI - LEGJENDAR, Posted 07 Dhjetor 2009, 20:30
Frederik Ndoci dhe e dashura Alisa dalin hapur si çift
Imazh

Historia e tyre e dashurisë ka lindur duke kënduar. Filluan të këndonin të dy në lokalet e natës në Tiranë dhe plazhe të ndryshme. Por atëherë shumë pak persona kuptuan se ata i lidhte diçka më shumë se bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Vetëm disa javë më parë këngëtari i njohur deklaroi për herë të parë për “Panorama Plus”, se ai nuk ishte vetëm pas divorcit të dytë me Aidën. Ai pohoi se kishte një të dashur që quhet Alisa, me të cilën bashkëjetonte në apartamentin e tij në Tiranë. Alisa është një muzikante shumë e zonja dhe shumë e talentuar 37 vjeçe, e cila këndon pa problem “live”, edhe ndaj ata i marrin ftesat të dy, për të kënduar kudo i ftojnë. Tashmë ata këndojnë çdo fundjavë në një bar-restorant të një pronareje italiane në qendër të Tiranës, shumë afër apartamentit të tyre. Frederiku dhe Alisa ishin njohur para viteve ’90-të si dy artistë që kishin një përshëndetje, dhe u ritakuan dy vite më parë. Në muajin gusht ata festuam ritakimin, ndërsa janë duke jetuar një bashkëjetesë. Nuk dihet nëse do ketë martesë mes dy artistëve, pasi Frederiku e ka provuar dy herë martesën, ndërsa Alisa nuk ka qenë asnjëherë e martuar më parë.
05/12/2009 - 09:12
http://www.panorama.com.al/index.php?id=35907
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Maj 2021, 01:54
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari