Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
At GJON GÀZULLI - Astronom -Diplomat i vitit 1430 në Raguzë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Daniel GAZULLI:
GJON GÀZULLI

Imazh
GJON GAZULLI
Ambasador i Skënderbeut në Raguzë
.

Mendohet të jetë nga Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës.

Autori i shkrimit
Daniel Gàzulli

Imazh
Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat ma të shqueme të shkencës europiane të shekullit të XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidhë dy prej epokave ma në shej të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Tue marrë parasyshë shtrimjen e veprimtarisë së tij: astronomi, matematikë, fizikë, filozofi, diplomaci, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet.
Padyshim, dy lamijet ky ai shkelqeu ma shumë janë astronomia dhe diplomacia.
Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe vepren e tij, asht e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecies, e sidomos të Raguzës (Dubrovniku i sotem – ku ai jetoi e punoi ma gjatë). Janë veçanarisht me vlerë seritë e maposhtme arkivore: Diversa Notarie; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj.
Por edhe arkivat private (nëse ruhen ende e nuk i kanë rrënue dallgët e kolerës së kuqe) kanë vlerë të madhe. Ndër ta do të kujtoja: Arkivin e Fondeve Private Bassegli-Gozze.
Tue qenë se Gàzulli ushtroi veprimtarinë e tij si në Itali, në Raguzë, ashtu edhe në shumë vende të tjera europiane ku e çoi detyra e tij diplomatike e shkencore, të dhana të vlefshme jep edhe leteratura e kohës mbi këte enciklopedi shqiptare.
Rreth veprimtarisë së tij shkencore gjendemi në një vështirësi tash për tash të pakapërcyeshme: duhet të kënaqemi sa na japin autorë të tjerë për te, veçanarisht Grmek, Boshkoviç, Juriç, Musantius, Appendini (sidomos ky), Johannsis de Monte Regio, Brotto – Zonta, etj; pse libri i tij për të cilin Jan Pannoni, oborrtar i mbretit të Hungarisë Matia Korvini i shkruen: “……ai libri i Juej ku do mendime të kapërthyeshme të astrologëve të vjetër …i gjetem të shtjellueme në dritë të diellit”, fatkeqësisht nuk më ka ra në dorë e duhen kërkime të posaçme, ndoshta në Budapest.

A S T R O N O M I

Gàzulli, simbas autorëve të ndryshëm, gjuhësh e kombsishë të ndryshme, na sillet herë me emnin Gjon e herë Gjin (natyrisht edhe Joanis, Giovanni etj., por që asht e njejta gja), ashtu edhe me mbiemen të pakristalizuem, si Gàzulli, Gazulis, Gaxuli, Gazzolo etj., por që asht fjala gjithmonë për të njëjten figurë historike e shkencore. Që të mos e endim tepër lexuesin në këto hulumtime, format Gjon e Gjin janë një ngatrrim i thjeshtë pse Gjin quhej i ati.
Nëse Gjoni lindi në tokën amë, apo në Raguzë ku ishin strehue shumë familje shqiptare mbas trazinave tronditëse të invazioneve turke, sidomos aty nga fundi i shekullit XIV e fillimi i shekullit XV, autorë të ndryshëm e ngatrrojnë keqas këte temë, por një gja asht e sigurtë: familja e tij i përkiste atij trungu fatlum të Gazullorëve që i la emen të pashlyeshem vetes në historinë kombtare përgjate gjashtë shekujsh.
Aso kohe në Raguzë u ngulen shumë familje shqiptare, si Gjon Durrsaku (Johannes de Durachio), i biri Domenik Durrsaku, piktor i përmendun, Marin Beçikemi, e sa të tjerë, ndër ta arkitektë të famëshëm, që lane vepra monumentale, e simbas G. Gelcich, “janë vepra të gjenisë e mjeshtrisë shqiptare”.
Po nga kishte ardhë familja Gàzulli në Raguzë?
Për këte na ndihmojnë vepra autentike arkivore: Regjistri i Kadastres dhe i shitblemjeve për krahinën e Shkodres i viteve 1416-1417, që ruhet në Arkivin e Shtetit në Venedik (Archivio di Stato di Venezia) (Shih edhe: Giuseppe Valentini “Acta Albaniae Veneta”, pjesa II, vëllimi VIII, ku zihen në gojë si pronarë në Zadrimë, veç të tjerësh, edhe Bardh Gàzulli, Dedë Gàzulli, Klamada Gàzulli e Mankez Gàzulli).
Gjyshi i Gjonit quhej Pal, një emen që sot e kësaj dite, bashkë me atë Gjon, përsëriten prej brezi në brez në këte familjhe, si asht zakon në Veri të Shqipnisë. Ndërkohë axha i tij, Matia, që cilësohet shumë i pasun, ndeshet qoftë në Raguzë, ashtu edhe si prift në Barbullush.
Pra, edhe nëse familja Gàzulli, ose një pjesë e saj, lëvizi, apo jetoi edhe në Raguzë, për shkaqe historike që i përmendem, ajo rrajët i ka pasë përherë në trojet tona Veriore.
Mbiemni Gazulli, apo Gazullorë, që gjendet në Veri qysh në krye të kohës (si në Sapë –pra Zadrimë-, Kashnjet, por edhe në Fan e Kabash), duhet të ketë edhe një shpjegim të thjeshtë etimologjik: gazullor në atë kohë e ma heret do të thonte gazmor i të sotmes. Bie fjala, te Zef Serembe ndeshim: Kangjelë gazullore, qe në shqipen e sotme do të ishte “Kangë gazmore”. Asht gjasa pra, të mendohet se ndonjë i parë i fisit të ketë qenë njeri i gëzueshem, i hareshem, hokatar – si i thonë popullorçe - , e të jetë thirrë pikërisht për këte, bie fajla, Pal Gazullori, që sot do të ishte Pal Gazmori. Por ndërsa mbiemni cilësor “gazullor” ndër shekuj asht shndrrue në “gazmor”, mbiemni i familjes, siç asht e natyrëshme, ka mbetë i ngurrtësuem, Gàzulli. Kaq sa për të thanë se toponamistika nuk mund të na ndihmojë shumë për prejardhjen e kësaj familje për shkak të dyndjeve të shpeshta si rrjedhojë e mizorive të kohës. Gjithësesi, si Gjoni, ashtu edhe Gazullorë të tjerë në shekuj, mbesin pinjoj të shquem të një trungu të padyshimtë shqiptar e ma ngusht të Shqipnisë Veripërendimore.
Duhet shënue se dokumentat ma të besueshëm mbi prejardhjen e Gàzullit duhet të mbahen një Testament Noterial i Mati Gàzullit (Arkivi Historik i Dubrovnikut) i datës 24 shtator 1426, ku caktohet si trashigimtar (pse vetë Matia ishte prift) nipi i tij Gjoni, i biri i Gjinit, nipi i Palit. Po ashtu, nga një prokurë noteriale e datës 02.06.1428 Gjon Gàzulli deklaron se gjatë studimeve në Padova ka lanë një arkë me libra dhe sende të veta, e se cakton si të plotfuqishëm të tij Anton Vuçetën nga Raguza për tërheqjen e arkës.
Nga këto dy akte gjejmë të dhana që dëshmojnë se Pali (gjyshi i Gjonit) ishte nga Zadrima (de Sapa), ashtu si ishin prej asaj ane edhe smumë të tjerë që përmenden në këto dokumenta të ardhun prej Deje (Vau i Dejes), Pultit, Ulqinit e Tivarit, të gjitha treva shqiptare.
Këto dokumenta kaq të vlefshëm kanë një mangësi keqardhëse: asnjeni nuk ban fjalë për datëlindjen e Gjonit apo për kohën kur filloi shkollimin.
Pse kjo mangësi, kur dihet sa e zhvillueme ishte Raguza aso kohe e se ruhen sot e kësaj dite të gjithë rregjistrat i lindjeve?
Përgjigjen mund ta gjejmë tek një dokument tjetër, protokollin e dhanjes së gradës doktor shkence në Universitetin e Padovës (shih Brotto-Zonta, Acta graduum Academicorum Gymnasii Patavini”, ku Gjoni quhet Johannis q. Gini GaxoliI de Aalbania (Gjoni, i të ndjerit Gjin prej Shqipnie), çka dëshmon jo vetëm përkatësinë e tij etnike, por edhe faktin që (bashkë me mungesën në regjistrat e lindjeve në Raguzë) Gàzulli kishte lindë në Shqipni e në Raguzë ishte i ardhun, ndoshta te axha i tij prift e i pasun, Mati Gàzulli. Pra mungesa e regjistrimit të lindjes së tij në regjistrat e lindjes në Raguzë dhe cilësimi “DE ALBANIA” e bajnë të padyshimtë vednlindjen e tij në tokën amë. (Kujtojmë edhe se qytetarët e Raguzës në dokumenta të viseve të tjera cilësohehshin “DE RAGUSA” tue qenë kjo, ashtu si Venediku, Republikë më vete).
Atëherë, ku duhet ta vendosim datëlindjen e Gàzullit ? Sigurisht aty nga fillimi i shekullit XV, derisa më 1428 ai kishte krye studimet në Universitetin e Padovës.

Ndriçimi i veprimtarisë së Gàzullit si shkenctar, fatkeqësisht, mund të bahet vetem nëpërmjet referimeve të tërthorta, pse nuk kemi arrijtë me gjetë asnjë vepër të tij.
Atëherë le t’u referohemi atyne.
Historiani i madh Francesco Maria Appendini, në veprën e tij “Notizie istorico-critiche sulla antichità, storia e letteratura de Ragusa”, II, Raguzë 1803, shkruen për një letër të J. Çesmiçkit ku thuhet: “Libri, për të cilin flitet në këte letër, duket të ketë qenë botue dhe ndoshta nuk asht vepra e vetme e shkrueme nga Gjon Gàzulli. Ky hamendësim fiton një gjasë ma të madhe pse në tabelën kronologjike të Musantio-s, Gàzullin e ndeshim ndër matematikanët ma të mëdhej të shekullit XV”. (Shih edhe: Giovanni Domenico Musantio, “Tabulae chronologichae”, 1740). Atë e përmendë edhe një bashkëkohës i tij i shekullit XV, astronomi Johan Myler nga Kënigsbergu. Poashtu astronomi Georg Peurbach në veprën e tij «Theoricae novae planetarum» sjell edhe një vizatim të Gàzullit. Ndërkaq historiani rus i shkencave egzakte V. Zubobi thotë se veprën e tij të madhe mbi astronominë Gàzulli e botoi më 1438.
Pra, gjithësesi, këto janë një pjesë e vogël e dëshmive të tërthorta që flasin për Gàzullin astronom me famë europiane.

Si arrijti ai deri këtu?
Simbas gjithë gjasave Gàzulli studjoi në Raguzë, e mandej, në vitin 1422 shkon në Padova ky kryen studimet universitare më 1428, kurse më 31 janar 1430 mbron doktoraten në një atmosferë me ngjyra të theksueme atdhetare pse aty moren pjesë shumë arbneshë të Italisë ashtu edhe shqiptarë të tjerë të ardhun kryesisht nga Raguza (permendin pjesmarrjen e tyne në këte datë të shënueme Gjergj Gaspri, Andrea Durrsaku etj.).
Mbas doktoratës Gàzulli niset « me mision » në Itali e Francë (do të ishin misione të natyrës diplomatike pse mbi Ballkan po bante gjamën gjysëhana) e mandej kalon disa vite në Raguzë, deri më 1439 kur mori Katedren e Matematikës po në Padova.
Në Raguzë ai thellon kërkimet e tij në lamë të astronomisë. Sot e kësaj dite në Bibliotekën e Raguzës (Dubrovnikut) ruhen disa shenime kritike mbi vepren ma të shqueme të asaj kohe Theorica novae planetaruum të astronomit vjenez G. Purbah.
Pa dyshim që përmasat e Gàzullit astronom, sadoqë përsëri tërthoras, dalin në lidhjet e vlersësimin e tij në oborrin e mbretit hungarez Matia Korvini.
Shumë studjues kroatë, marrëdhanjet aq të mira në mes Raguzës dhe mbretnisë ma të fuqishme e ma të lulzueme të kohës, Hungarisë, i shohin të kushtëzueme edhe nga personaliteti i Gàzullit e te fama e tij në atë kohë.
Siç thamë, një pjesë të mirë të jetës ai e kaloi në Raguzë, qoftë në mes viteve 1433-1439 (pra se të shkonte rishtas në Padova), ashtu edhe në vitet e moshës së shtyeme. Këtu ai u emnue nga Këshilli i të Urtëve (kujtojmë se Raguza ishte Republikë e pavarun) Rektor i Shkollave të Raguzës. Këtu edhe u ba astronom në za në mbarë Europën, sa, mbreti i Hungarisë, nëpërmjet një letre dergue Këshillit të të Urtëve të Republikës, i lutet atij që Gàzulli të shkonte në oborrin e tij e të udhëhiqte studimet astronomike. Në një letër të dytë datë 26.06.1459 Këshilli i Republikës njoftonte rishtas nalmadhninë e tij Korvini se po përpiqeshin me i mbushë mendjen Gàzullit të shkonte atje, po ky gjente si shkak kundërshtimi moshen e tij. Teoria e tij e “yjësive qiellore” tashma ishte ba mbizotnuese në botën shkencore që do të printe Kopernikun. Ja një fragment nga letra e Çesmiçkit, edhe ky shkencatar i shquem kroat e ishnxanës i Gazullit, tashti në oborrin e Matia Korvinit, drejtue pikërisht Gjonit tonë:
“Ju jo vetëm keni plotësue shpresën tonë, por keni ba edhe ma shumë. Libri, të cilin na keni dhurue, na pelqen pa masë. Ai asht aq i mbushun me dijeni e risi, sa që leximi i tij na ka sjellë kënaqësi sikur edhe studimi me interes të jashtëzakonshem. Pranojmë se aty kemi gjetë sqarime për disa thanje të ngatrrueme të astronomëve të lashtë, që prej moti kemi dashtë me i kuptue. Për këte arësye Ju porosisim me gjithë shpirt që të mos përtoni të vazhdoni me shkrue e t’i jepni fund veprës së fillueme, e cila do të ketë randësi të madhe për shkenctarët dhe për famën Tuej ………….. Angazhohuni të punoni për llogari tonë e me shpenzimet tona sferat armilare të Ptolomeut, për arësye se këtu, në Mbretninë e Hungarisë, nuk kemi një mjeshtër, i cili të dijë t’i punojë ato … “
Mbas vdekjes së Gàzullit më 1465, këte vend, pra të astronomit në Oborrin Mbretnor të Hungarisë, e zuni Johan Myler, ma i famshmi i astronomëve të kohës, që, në vepren e tij ma të randësishme botue pikërisht aty (Budapest) përmend shpesh Gàzullin, edhe tue iu kundërvue atij mbi disa trajtesa mbi yllësitë qiellore, çka dëshmon se Myler në Hungari u përball jo vetëm me famën e Gàzullit, por padyshim edhe me librin e tij, që na sot nuk e kemi në dorë. Asht pikërisht kjo kundërshti – më një anë fama e tij, më anë tjetër mungesa e librave të tij – që na kthen gjithçka në një enigmë që sot nuk jemi në gjendje ta zgjidhim. Kjo nuk ulë aspak vlerat e tij mbarë europiane, siç e dëshmon një bibliografi e pafund që gjendet anë e kand Europës: në Krakovë (Poloni), në Karlsrue (Gjermani), në Bibliotekën e Vatikanit ku Johan Fisher na sjell tabelat astronomike të Gàzullit, e referimet e shumë e shumë astronomëve të famshëm edhe në shekujt vijues (Jo që teoria mbizotnuese e ndamjes së yllësive të qiellit për ma se një shekull mbas vdekjes së tij mbeti ajo e qujtun e Campanum dhe Gàzulli, kurse emni i tij vazhdoi të përmendet në shumë studime të shekujve XVI-XVII. Vetëm në shekullin XVII, kur astronomia gjet mjete të reja studimi e ishte shty shumë përpara drejt asaj që njohim sot, Gàzulli fillon e përmendet ma rrallë, edhe pse autorë të shquem si Musanti ende i referohen atij si fillesë e një kandvështrimi të ri astronomik (dmth shkëputja nga astrologjia e mesjetës së herëshme).
Vërtetë Eskilit i humbën tragjeditë, por jo të gjitha (Ka që thonë se ma mirë që i humbën, se tragjedi kjo Botë po ka mjaft edhe pa Eskilin). Kurse humbja (shpresojmë mosgjetja deri më sot) e veprës së Gàzullit për historiografinë e shkencave shqiptare asht vërtetë një humbje e madhe.
Në Arkivin e Raguzës ruhen 11 faqe dorëshkrim i Gjon Gàzullit, por ato nuk janë një vepër e mirëfilltë, por thjeshtë udhëzues për përdorimin e astrolabit. Edhe pse vetëm një udhëzues, autori shfaq aty një kthjelltësi të tillë, që ka ba t’u kthehen studimit të atyne faqeve të pakta shumë e shumë studius të ditëve tona.
Me që jemi ende në lamë të shkencës, simbas dokumentave arkivore të kohës, del se Gjon Gàzulli kishte një prej bibliotekave ma të pasuna për kohën jo vetëm në Raguzë, por edhe ma gjanë.

D I P L O M A T I

Aftësitë e rralla të Gjon Gàzullit janë shpalosë jo vetëm në lamë të shkencave të përpikta, por edhe si një prej diplomatëve ma të shquem të kohës.
Siç dihet, popujt ballkanikë po përpiqeshin me i ba ballë pushtimit osman. Ishin kohë të vështira jo vetëm për Gadishullin, por rrezikoheshin edhe pjesë të tjera të Europës, e këta, ma shumë se me mbështetë luftën e popujve ballkanikë, për interesa të veta, u banë aktivë në mbështetjen e këtyne përpjekjeve. Qendrat kryesore të një diplomacie aktive ishin aso kohe Roma e Budapesti.
Mision i parë diplomatik i dokumentuem i Gàzullit asht udhëtimi i tij për në Romë që të takonte mbretin e Hungarisë Sigmundin (parardhësin e Korvinit) me rastin e kunorzimit të tij mbret prej Papës. Ky mision, simbas vetë dokumentave raguziane, i ishte besue ma të shquemit të asaj Republike e me autoritet edhe ndër hungarezë.
Misioni i tij i dytë asht ai i vitit 1435 në Italinë e Jugut e fill mbas pak në Slloveni.
Në ato vite bashkpunimi në mes princave shqiptarë e Sigmundit të Hungarisë ishin dendësue shumë. Ka qenë pikërisht Gàzulli ai që lehtësoi rikthimin e shumë shqiptarëve në Atdhe me qellim forcimin e rezistencës antiosmane, e kjo veprimtari vazhdoi me udhëtime të shpeshta në Romë, Firence, Sienë, Lubjanë etj.
Tue qenë i përpimë në këto veprimtari të denduna diplomatike, Republika e Raguzës e liron atë nga detyra e Rektorit dhe emnon në vend të tij Pal Gàzullin të vëllajn, që cilësohet ndër dokumenta “magister, prudens et literatus vir”, çka do të thotë se kishte krye edhe ai studime universitare, sidhe identifikohet si vëlla i “magister Johannis Gaxuli”. (Kujtojmë se, si Pali, ashtu edhe vëllaj tjetër Andrea, do të përmenden ma vonë si bashkëpunëtorë të afërt të Kastriotit).
Po afrohej “Stina e madhe e Kastriotit” e vëllaznit Gàzulli, Pali, Andrea, Dhimitri, e mbi të gjithë Gjoni, do të kishin një vend të randësishëm në atë “stinë”.
Nga viti 1443 Raguza sherbeu si qendër informacioni për Europën e krishtenë mbi sa po ndodhte në Shqipni ku kishin fillue në masë kryengritjet antiosmane me në krye Gjergj Kastriotin. Gàzulli, si diplomat i sprovuem, u angazhue pothuej tanësisht në çashtjen shqiptare. Në vitet e para ai bani sa askush tjetër për tërheqjen e vëmendjes për çka po ndodhte në Shqipni tue shfrytëzue udhëtimet e tij të shumta diplomatike për llogari të Raguzës.
I gjendun nën trysninë e rrethimeve të njëpasnjëshmme turke, Kastrioti u kërkoi ndihmë si Raguzës, ashtu edhe Venedikut, Romës, Napolit e Hungarisë. Me përjashtim të kësaj të fundit, të parët u mjaftuen me ndihma financiare apo edhe me ndonjë armatim, por jo me një bashkpunim konkret, pse nuk donin të hynin në luftë të drejtpërdrejtë me Turqinë.
Në gjithë këte veprimtari diplomatike, dy ishin “ambasadorët” shëtitës ma të randësishëm të Kastriotit, vëllaznit Gjon e Pal Gàzulli, ky i fundit sidomos me përfaqësimin e Kryezotit të Shqipnisë pranë Papatit, por edhe si “këshilltar” i Gjergjit tonë, aq sa qé quejtë “mendja e Kastriotit”.
Por Gjoni, si do ta tregonte fundi jo i largët e jetës së tij, pak e nga pak u tërhoq nga diplomacia për arësye shëndetësore e moshe, por shumë historianë janë të mandjes se u tërhoq edhe nga dëshira e zjarrtë t’i çonte deri në fund studimet e tij shkencore.
Ishte pikërisht në këte periudhë që doli ma në dukje roli i Pal Gàzullit si diplomat.
Duhet thanë se aty nga fillimi i viteve ’50 e deri sa u shue Fatosi i Kombit tonë, Pal Gàzulli ishte ai që mbajti lidhjet e Shqipnisë me Hungarinë, Raguzën, e me mbarë Gadishullin Apenin. Për këte ka dokumenta të pafund, por nuk asht rasti me i sjellë këtu. Po kujtoj vertëm një frazë të Barletit ”.. e ishte ky Pal Gàzulli mendja e Gjergjit tonë e që ia mbushte zemren me guxim me vazhdue luftën kundër të pafeve ..”.

Autori Daniel Gàzulli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
At GJON GÀZULLI - Astronom - Diplomat, Posted 19 Prill 2010, 14:37

IMZOT GJON GAZULLI, ARQIPESHKËV I SHKUPIT


Në shkrimet për klerikët Gazulli përmenden dy me këtë emër. Këta i përkasin shekujve XIX e XX. Gjon Gazulli i parë (që e kemi cilësuar i vjetri) ishte nip i Dom Zef Gazullit nga Dajçi. Kur ky i fundit vdes në vitin 1872 i shkruan një epitaf mbi rrasën e varrit xhaxhait, teksa ishte nxënës-xhakue në kolegjin Loteran. Më vonë do të kemi Gjon Gazullin e dytë (i riu) i cili ekzkutohet më 1927 për motive politike. Kurse Gjon Gazulli (1702-1753), Arqipeshkëv i Shkupit në shek. XVIII është përmendur ndër ne vetëm tash së voni, “kosovar nga Gjakova”, “doktor në teologji e filozofi” që ka botuar në Romë në vitin 1743 librin e tij shqip në dialektin e Gjakovës.

Ky pasardhës i denjë i Budit, Bogdanit, Hasit e të tjerë del të ketë qenë njëherësh dhe një njeri i spikatur i dijes e letrave. Shkrimi më i plotë për Gazullorët, ai i Dom Gaspër Gurakuqit, kufizohet vetëm në ata me prejardhje nga Dajçi i Zadrimës- “kjenë dhe janë të gjithë Gazullorë të Dajçit” – dhe vetëm për periudhën 1783-1938, duke mos përmendur jo vetëm Dom Mate Gazullin, por as Dom Pal Gazullin e shek. XVII le pastaj Imzot Gjon Gazullin, Arqipeshkëv i Shkupit, me të cilin gjeografia Gazullore shtrihet dhe në një hapësirë tjetër shqiptare në Gjakovë e në Shkup. Për origjinën e tij mund të thuhet ose ai ishte nga Gazullorët e shpërngulur në Zadrimë dhe për nevojat e shërbimit fetar ishte dërguar në Kosovë, ose (çka ka më tepër gjasë), një degëzim i Gazullorëve të Mirditës ishte vendosur me banim në Gjakovë e prej tij kishte rrjedhur edhe Imzot Gjon Gazulli, gjë që e përforcon edhe libri i tij i shkruar në “dialektin e Gjakovës”
“Sikur ta kuptonim mirë se çka është prifti mbi tokë do të vdisnim:
jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shën Gjoni Vianej).
© Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

Imazh
U more nga linku; http://209.85.129.132/search?q=cache:44 ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
At GJON GÀZULLI - Astronom - Diplomat, Posted 19 Prill 2010, 14:39

Rrëshen, përurohet biblioteka “Gjon Gazulli”


Në prag të festës së Vitit të Ri bashkia ka bërë përurimin e rikonstruksionit total të bibliotekës së Rrëshenit. Bibliotekës, - u hap 30 vjet më parë me një fond deri në 70 mijë ekzemplarë - i shtohen dy salla ekspozimi të librit me fond të hapur, kryesisht të librit për fëmijë,

Gjergj Marku
Marte, 30 Dhjetor 2008 07:04:00

“Mirdita-Art 2008”
Në prag të festës së Vitit të Ri bashkia ka bërë përurimin e rikonstruksionit total të bibliotekës së Rrëshenit. Bibliotekës, - u hap 30 vjet më parë me një fond deri në 70 mijë ekzemplarë - i shtohen dy salla ekspozimi të librit me fond të hapur, kryesisht të librit për fëmijë, si dhe një sallë komode për lexim dhe ekspozim.

Kanë qenë dy mjedise krejt të braktisura prej 10 vitesh që janë kthyer në funksion të qytetarëve, po ashtu duke përftuar një sallë të re nga ana e portalit anësor të skenës, gjë që ka sjellë dhe modelimin e tërë kësaj hapësire me dy mjedise të tjera po funksionale për anekset e skenës së madhe të pallatit.

Ndërhyrje janë bërë edhe në fasadë dhe tarracë dhe janë krijuar dy lulishte të reja para bibliotekës, e cila këtej e tutje do të mbajë emrin “Gjon Gazulli”, vendosur nga këshilli i bashkisë pas propozimit të bërë nga ana e një grupi studiuesish, shkrimtarë dhe gazetarë mirditorë. Investimi rikonstruktues u bë i mundur në sajë të financimit që dha Ministria e Kulturës në shumën 2 milionë lekë.

Me ndihmën edhe të donatorëve privatë, u bë e mundur që projekti të mos lihej në mes, madje u përftua dhe një sallë tjetër në pallatin e kulturës, një galeri arti që do të shërbejë edhe si sallë mbledhjesh minimalisht me 40 karrike.

Prerja e shiritit për “Gjon Gazullin” u bë nga n/prefekti Gjon Pjetri dhe drejtuesja e CANGO-s Anduena Shkurti.


U more nga linku; http://209.85.129.132 /search?q=cache:ytpF4VHV11UJ:www.shekulli.com.al/news/53/ARTICLE/38813/2008-12-30.html+gjon+gazulli&cd=19&hl=da&ct=clnk&gl=dk

Daniel Gàzulli:
“Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896” (tregim)
Imazh

Me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pamvarsise se Shqipnise nga pushtuesi turk-osman

Ishte Pashkë, pothuej fundi i vitit të parë në shkollën fillore.
Si gjithë fëmijtë kurreshtarë, ndalesha e lexoja çdo gja.
Edhe kur shkoja në Kishë me gjyshin, lexoja shkrimet mbi varre.
Gjyshi ndalej pothuej gjithmonë tek varri i familjes, një varr i naltë prej guri të gdhendun, gjithë ornamente, me dy dhoma varrimi; nxirte kutinë e duhanit dhe dridhte një cigare, duhan Sheldie, ai ma i miri. Mandej e linte cigaren pranë Kryqit të madh, po prej guri, në krye të varrit, dhe futeshim në Kishë të shihnim Meshë.
Shpesh herë, kur mbaronte Mesha, shkëputesha nga dora e gjyshit dhe vrapoja për tek varri të shikoja nëse ishte përsëri cigarja aty. Rrallë ndodhte që ta gjeja përsëri.
Pyesja gjyshin kujt ia kishte lanë atë cigare dhe kush mund ta kishte marrë, po ai më përgjigjej gjithmonë: “Do ta kuptosh kur të rritesh.”
Atë të Djelë Pashke kishim shkue ma heret dhe gjyshi po pastronte disa barna të këqija rreth varrit.
Unë, shumë kurreshtar, përpiqesha të lexoja çfarë ishte shkrue mbi rrasë të varrit. Nuk e kisha aspak të lehtë, se shkronjat ndryshonin mjaft nga ato që kisha mësue në abetare.
Vetëm fjalinë e fundit arrija ta lexoja qartë: “Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896”.
“Kujt ia ka goditë këtë varr e motra, gjysh?”- e kisha pyetë një ditë.
“Gjyshit tim” – më ishte përgjegjë ai.
Nuk e zgjata ma, edhe pse kurreshtje më shtynte të pyesja, përse pikërisht e motra, e jo vëllaznit apo të bijtë, sepse e dija që stërgjyshi im kishte pasë edhe një vëlla tjetër.
Në vjeshtë të atij viti na e lamë Krythën dhe u vendosëm në Shkodër.
Gjyshi kishte shumë mall të kthehej në Sapë, të shëtiste nga një fashat tek tjetri, të takonte motrat e tij, të takonte miq të vjetër, por sidomos të vinte këtu, në Varreza, e të ndalej gjatë, të dridhte cigare e ta linte mbi varr, të bisedonte me za të ultë diçka që unë nuk e kuptoja e nuk e merrja me mend me cilin fliste. Nganjëherë rrinte shumë gjatë në varrezë, dridhte disa cigare dhe i rreshtonte pranë Kryqit të varrit.
Tashma isha rritë e kishte ardhë koha ta pyesja:
“Përse ia goditi pikërisht e motra varrin gjyshit tand e jo vëllaznit apo bijtë?”.
Gjyshi më shikoi gjatë. Me vështrimin e tij sikur më mati shtatin, që tashma dilte ndonjë cantim mbi të, edhe pse porsa kisha mbushë pesëmbëdhjetë vjeç.
***
“Kur vdiq gjyshi, nisi rrëfimin e tij të ngadalëshëm gjyshi im, kam qenë 25 vjeç e i martuem me gruen e parë. Ti e di se mue më kanë vdekë dy gratë e para, mandej u martova me gjyshen tande.”
E dija sigurisht që gjyshi kishte qenë i martuem tri herë e se gruen e parë, me të cilen kishte jetue vetëm gjashtë muej, e kujtonte shpesh e me dhimbje.
“Ishte i vetmi burrë që kishte mbetë në shtëpi. Ku të shkonte, ishte 83 vjeç dhe vuente nga bulçimi. Kush ishte për pushkë, në shtatë e shtatëdhjetë vjeç, kishte dalë kaçak, se Valiu i Shkodres kishte nda mendjen me na shue të gjithëve.
A i shikon, m’u drejtue gjyshi tue hedhë shikimin varreve përreth, janë të gjithë varre të reja. Ma i vjetri asht i familjes sonë. Po kjo Kishë e këto varre kanë sa nuk mbahet mend. Kishte ardhë, pra, vetë valia prej Shkodre me dy taborre. Ishte betue me na nxjerrë fare të gjithë sa ishim.
Nisi atje ku e dinte se na dhimbte ma shumë. Shkatrroi varret. Kishte sjellë me vete do magjypë prej Jemenit e për një natë tanë natën shkatrruen varret, theyn Kryqa, deri eshtnat e të shuemëve i nxorën përjashta. Ishin edhe dy burra katundi, Përgjinësh u kanë pasë thanë, që nuk kishin dalë kaçakë, e që mihen në varre me jemenët. Nuk ka ma Përgjin tash, kanë dalë fare. Jo që të dalun fare kanë qenë gjithmonë. Gratë që e kanë pa atë mënxyrë thonë se nuk ka gja ma të shëmtueme në këte botë. Gjithë ky vend mbushë me kocka njerëzish”.
U ndal e drodhi një cigare tjetër. Ngadalë, shumë ngadalë. E uli po shumë ngadalë në rranxë të Kryqit.
“Kur e moren vesht njerëzit, u sulen turr e vrap për në varreza. Sa kishte dalë drita. Njerëzit po them unë, po vetëm gra ishin, sa na kishim dalë kaçakë.
Gra dhe babë Ejëlli. Tetëdhjetëetre vjeç e me bulçim, mezi merrte frymë.
I doli para xhabia me nizamë. “Ju do të hyni këtu të pastroni vendin kur të mbarojmë na!” – , i tha ai babë Ejëllit.
“Këta janë varret tona”, ia ktheu babë Ejëlli.
“Ktheu ti qen plak në shtëpi, se po i ve jemenët me të varrosë për së gjalli!” – iu kërcënue xhabia.
“Nuk asht punë që s’bahet, por mbasi t’i kam mbarue edhe unë do punë” – ia ktheu qetë babë Ejëlli.
Mandej nxori dy alltitë me mulli dhe filloi prej xhabisë. Një me shtatë e lau veten.
Jemenët moren ograjat.
Nizamët, që shoqnonin xhabinë, u sulen mbi gra. Me bajoneta. Katrinën, due me thanë gruen teme të parë, e shpuen tej përtej me bajonetë. Ishte gjashtë muejsh shtatëzanë.
Krisi pushka prej Lezhet e në Shkodër, po në Krythë nuk mundi me hy asnjë. Valia kishte sjellë nizam të madh dhe e kishte rrethue Krythen në katër anët.
Hallëmadhja ime, motra e gjyshit, vendosi mos me i varrosë të vëllanë e të renë pa u goditë varrin. Pagoi pare të madhe, solli mjeshtra e për një ditë e një natë goditi varrin me dy dhoma, për babë Ejllin dhe gruen time, Katrinen.“
U ktheva e lexevo edhe një herë mbi rrasë të varrit: “Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896”.
Ndërkohë gjyshi kishte dredhë një cigare tjetër dhe e uli mbi varr, rrazë Kryqit.
“Këndej asht varrosë babë Ejlli?” – e pyeta, tue vu ore se cigarja nuk ishte në mes të varrit, po djathtas Kryqit.
“Po, foli ai si me vete, nga ana e detit asht varrosë Katrina, kurse nga ana e malit babë Ejlli”.
Ka kalue gjysëm shekulli qysh atëherë.
Kur shkoi në Krythë, ndalem gjithmonë tek varret. E nuk harroi të la një cigare mbi varr, djathtas Kryqit, nga ana e malit, andej nga asht varrosë babë Ejëlli. Janë cigare të gatshme, nuk janë duhan Sheldie, nuk e di a do t’i pëlqejë babë Ejëlli, po kot e kam marak, se më duket sikur më buzëqeshë atje prej Qiellit, i kënaqun që po i la një cigare.

E diel, më dt. 11.XI. 2012 dhe vdiq Daniel Gàzulli pas dy orë botimit të shkrimit tij nga proletari.com

Shenim
Sipas Fritz Kolë Radovanit: "Sot ka vdekë nga një infarkt Daniel Gazulli…”! Ishte ora 12.20’ e mesnatës, pra, me oren e Melbourne, kishe hy tek data 13 Nandor 2012"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DANIEL GÀZULLI:
PUSHKATIMI I FUNDIT
- Dom Mikel Beltoja – (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974)
Martir i Atdheut dhe i Fesë

Imazh

Viti 1966, Kongresi V famëkeq i PPSH, do të shënonte një ndër periudhat ma të zeza të jetës politike e shoqnore të Shqipnisë, thuejse si në vitet e përgjakëshme 1944-1949. Mbas tij erdhën si fortunë shkatrrimtare lufta kundër fesë, shkatrrimi barbar i Kishave e i Xhamive dhe kthimi i tyne në depo armatimesh apo prodhimesh bujqësore; kundër kulturës e artit ma të mirë kombtar e ndërkombtar; denigrimi i çdo tradite të shëndoshë shqiptare; militarizimi politik i shkollës; kthimi i grues në një robot sfilitës nëpër aksione (punë pa pagesë), stërvitje ushtarake e shpërfytyrime të tjera në emën të të ashtuquejtunit emancipim; tjetërsimi i rinisë; kallja e frikës tek të gjithë nëpërmjet riakutizimit të luftës së klasave, e sa e sa shëmtimeve të tjera.
Nuk kanë qenë të shumtë ata që mundën t’i banin ballë një presioni të tillë politik, social, ekonomik, psikologjik, e deri thjeshtë policesk. Ata që i rrezistuen pa u lëkundë një çast në udhën e një jete kalvar, ishin thjeshtë heroj. Mjaft të kujtojmë dy prej tyne: Të madhin At Pjetër Mëshkalla dhe stoikun Dom Mikel Beltoja.
Për njenin prej tyne, për të thjeshtin, por madhështorin, të paharrueshmin Dom Mikel Beltoja do të përpiqem të them dy fjalë.
Me pushkatimin e legjendarit Dom Dedë Malajt e të Dom Ejëll Kovaçit, sidhe dënimin me 20 vjet burg të At Kondrad Gjolajt, si të thuesh, ishte mbyllë cikli edhe i eliminmit fizik të Klerit Katolik Shqiptar. Tashma kundërshtari ma i vendosun e i nivelit ma të naltë të komunizmit ishte eliminue thuejse krejtësisht. Terrori psikologjik ndërkohë kishte ba punën e vet: Ata të paktë meshtarë që kishin ngelë ende gjallë, dhe ende “të lirë”, duhej të mësoheshin të heshtnin.
Në këto rrethana, e mbas izolimit të plotë nga bota perëndimore, veçanarisht nga Vatikani, Imzot Çoba u përpoq të zëvendësonte numurin e reduktuem të meshtarëve pothuejse në zero tue hapë pranë Arqipeshkvisë në Shkodër një kurs teologjik e filozofik të drejtuem prej atij vetë, që të mund të përgatiste edhe ndonjë meshtar të ri. Në atë kurs morën pjesë kryesisht ish studentë të Seminarit Papnor të Shkodrës, mbyllë në vitin 1946. Përjashtim bante vetëm një djalë i thjeshtë nga Beltoja, Hilë Gjergji, i njohun ma vonë me emnin Dom Mikel Beltoja.
Ata që ndiqnin atë kurs ishin të vetëdijshëm çfarë mund t’i priste: si paraardhësit e tyne –burgjet, pushkatimet, persekutimi i gjithëfarëllojshëm.
Por ndërsa të tjerët, në fund të fundit, e kishin pasë me kohë vokacionin drejt meshtarisë, ishin pra të përgatitun edhe shpirtnisht e psikologjikisht me përballë çfarëdo rreziku, çfarë e kishte shty atë djaloshin fshatar nga Beltoja me marrë në sy ashtu rrezikun?
Hilë Gjergji kishte le me 17 prill 1935 në një familje të thjeshtë fshatare, por të devotëshme ndaj fesë. U rrit në një mjedis ku thjeshtësia e një jete gati biblike dhe atdhetarizmi kishin rrajë të lashta: në ato treva historia shqiptare ishte shkrue me shkronja të arta, ashtu siedhe ruente në kujtesën e vet historike tradita të shqueme të katoliçizmit.
Një ndikim të veçantë në edukimin e djaloshit të ri pat edhe ishseminaristi Pjeter Gjoka, një prej studentëve të fundit të Semianrit Papnor të Shkodrës, i cili ishte dënue me 10 vjet burg në gjyqin famëkqe kundër At Gjon Shllakut, At Giovanni Faustit, At Daniel Dajanit e themeluesit të së parës organizatë demokratike dhe antrikomuniste në Shqipni, semianristit Mark Çuni, të katërt të dënuem me vdekje.
Vitet e para të jetës së Hilës së vogël nuk kanë asgja të veçantë për t’u shënue. Ai kreu shkollen e detyrueshme, 7-vjeçaren, si i thonin atëherë, punoi në kooperativë bujqësore ndër punët ma të randa për moshën e tij të njomë, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Asgja për t’u shënue në jetën e tij të përvuejtë, por me një devotshmëni shembullore ndaj fesë.
Paraqitja e Hilë Gjergjit në Arqipeshkvi për t’u regjistrue në kursin e meshtarisë ishte befasuese për të gjithë: për bashkfshatarët, që pyesnin, “po ky, a e di se çfarë do ta gjejë”; për vetë Imzot Çobën, i vetëdijshëm për nivelin e ultë arsimor të djaloshit, por i befasuem për kthjelltësinë dhe vendosmëninë e tij për të marrë rrugën e meshtarisë. Sa fillonte pyetjen Imzot Çoba për ta paralajmrue se çka mund ta priste e nëse ai ishte i përgatitun me i përballue vështirësitë, Hila i ri i përgjigjej pa mbarue: “Po, e di. Edhe Jezusi e dinte se do të shkonte në Kryq. Çka jam unë para Tij?!”
Mbas tre vjetësh përgatitje intensive, ditë e natë mbi libra të shejta, Hilë Gjergji u shugurue meshtar me datë 08/12/1961. Andërra e tij me u ba shërbëtor i fesë së Krishtit e mos me lanë të krishtenët pa bari, ishte ba realitet.
Ata që e njohën nga afër do të kujtojnë se Dom Mikel Beltoja nuk dallohej për ndonjë gja të veçantë: Nuk ishte erudit si paraardhësit e tij; nuk shfaqte ndonjë mprehtësi të jashtëzakonëshme as në shtjellimin e predikimeve; nuk ishte ndonjë orator i shquem si përmendeshin At Anton Harapi, Dom Ndre Zadeja, Dom Kolec Prennushi etj.; por në vendosmëni e përkushtim ai nuk i lëshonte radhë askujt.
Po në fund të fundit edhe ato vite të pakta meshtarie, pse më 1967 u mbyllen Kishat, nuk asht që lanë ndonjë gjurmë të veçantë ndër besimtarë gjatë shërbimit të tij në Dajç të Bregut të Bunës, Shllak e Barbullush.
Kur famëkeqi revolucion kulturor çoi në mbylljen e Kishave, Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë pranë familjes. Kishte fillue arrestimi në masë i atyne pak meshtarëve që ishin ende në shërbim (shumica e të cilëve e kishin provue burgun të paktën edhe një herë ma parë). Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë, por nuk u tërhoq për anjë çast nga shërbimet fetare që ia kërkonin besimtarët. Ndërsa meshtarët tjerë, ende “të lirë”, ishin strukë të tmerruem në ndonjë barakë apo pranë ndonjë të afërmi, ai shkonte kudo e thërriste detyra: prej Barbullushit deri në Shllak, atje ku njerëzit kishin nevojë ma shumë të besonin se ky nuk mund të ishte fundi. Ai vinte kunora martese (tinëz, natyrisht), pagëzonte e krezmonte fëmijë, pa pyetë se cilat do të ishin rrjedhojat.
Prifti fshatar, i heshtun, por edhe i ambël, i thjeshtë deri aty, por edhe trim deri aty, nuk desht t’ia dinte si e ndiqte rrjeta e merimangës së zezë, Sigurimit të Shtetit. Kur ndokush e paralajmronte se çka po i përgatiste vetes, ai i përgjegjej buzëgaz: “Mirë, kështu thanka partia? Po ligji? A asht kund e ndalueme me ligj me pagëzue fëmijtë?”
Prangat e zeza, të trashëgueme pa numur qysh kur punët me Jugosllavinë ishin grunë, e“dhurue” me zemërgjansi për duer të shqipatrëve, ranë edhe mbi duert e ndershme të priftit fshatar. Ishte data 19 prill 1973.
Motivi? Agjitacion e propagandë kundër partisë. Ia dëshmuen dhe ai e pranoi se kishte thanë: “Dashnia e Zotit asht e përjetëshme, drejtësia (padrejtësia)e njerëzve asht e përkohëshme... Bashkë me bukën e përditëshme duhet t’u jepni fëmijëve edhe virtytin. Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.”
Ja, pra, “agjitacioni e propaganda”, për të cilat dënohej deri në 10 vjet burg: “Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.”
Prokurori kërkoi shtatë vjet burg e poaq i dha edhe trupi gjykues.
Por pikërisht atëherë, në fjalën e tij të fundit, aty në sallën mjerane të Kandit të Kuq (si quheshin atëherë disa godina gjoja për “edukim e argëtim”), para bashkëfshatarëve të tij, Ai, i thjeshti Dom Mikel Beltoja, u ngrit me tanë madhështinë e tij dhe tha: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”
A mund të parafytyrohet sot si iu hodhën bishat sipër, si ia shpunë trupin me biza, aty në sallë, para trupit gjykues e bashkëfshatarëve, a mund të parafytyroni se si gjaku i të pafajshmit Dom Mikel Beltoja shndriti mbi rrobat e tij e deri mbi dyshemenë e pistë të sallës, ndërsa Ai, kafshonte dhimbjet dhe lutej: “Fali o Zot, vëllaznit e mi, se nuk dinë çka bajnë!”.
Kanë kalue shumё vjet nga ajo ditë. Janë ende gjallë mjaft ata që u gjenden të pranishëm para atij masakrimi.
Gjykata vetë (jo Prokuroria) iu drejtue Gjykatës së Naltë të ”lejonte” zhvillimin e një gjyqi tjetër“plotësues”. Bashkë me kërkesën e saj, Aranit Çelës i arrinte edhe një relacioni Degës së Punëve të Mbrendëshme të Shkodres nga kryetari i saj Tomas Beqari dhe një shënim nga katili FeqorShehu, ku kerkohej ndryshimi i denimit "për ta pushkatuar".
Aranit Çela, që kishte firmosë pushkatimin e sa e sa klerikëve, nuk kishte si të mos e pranonte këte kërkesë.
Nuk vonoi edhe gjyqi i dytë. Me datë 04 shtator 1973 Dom Mikel Beltoja dënohet me vdekje me pushkatim.
Ç’fakte të reja u sollën në gjyq, që të përligjte ndryshimin nga shtatë vjet burg në pushkatim? Asnjë. Nëse “e re” nuk do të konsiderohej fjala e tij e fundit në gjyqin e parë: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”
E Ai nuk pranoi as të bante ankesë, as kerkese për falje jete dhe as të shprehte pendim. Për çfarë pendim? Po, “jam i penduem se nuk kam mundë ma ba gja nga ajo qe duhej me ba po, jo se kam krye ndonjë vepër”.
Në pritje të “miratimit” të pushkatimit, Dom Mikeli provoi një ndër kalvaret ma ngjethëse në burgun e Degës së Mbrendëshme në Shkodër.
Ato ditë ishte arrestue edhe gjashtëmbëdhjetëvjeçarja shkodrane Laura Keçi, që do të ishte fqinje qelie me Dom Mikelin e që ka shkrue në një letër të Saj këte dëshmi . Ja disa fragmente nga kujtimet e saj:
“Kur isha ende pa u arrestue, kisha ndigjue se një prift i ri predikonte pa frikë për Jezu Krishtin dhe bante shërbime fetare ......... prandej edhe e dënuan me vdekje.
Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm, që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë.
Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi, ishte: “Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë, do ta pushkatoja pa mëshirë me priftin që sonte...” - dhe, më futën në një birucë aty afër tij.
Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me zingjir në birucën e tij tue pritë vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët, mbasi nga djegëja e saj ndigjohej britma e Priftit, që nuk mund ta kapërdinte. Kur mbyllte gojën, dëgjohej krisma e tasit të aluminit, që rrokullisej nëpër çimento, mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë, ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, e veç kur ndigjohej krisma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta, sa që, betohem, se kam ndigjue me veshët e mi kockat e Don Mikelit tue u thye...
Një ditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne... E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna, si fëtyra të vdekunish, që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime, që shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçare... mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme, e u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!... Shihni si jeni ba!... Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli ...... Ai ka fitue mbi ju, edhe pse fizikisht ndoshta Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej, mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dishmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit, përmes dyshepullit të tij Don Mikelit ............
Përgjigja e tyne kje vetëm kjo: “Prandej asht tue ju ndihmue...”
Kur pashë gjunjëzimin e tyne, mora edhe njëherë zemër dhe u thashë: “Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej ....... Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?...
Veç një virrëm qeni ndigjova: “Dil jashtë!... Jashtë!...”Aq shumë ishte torollosë, sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrige. Kur u kujtue komandanti, më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht, por e kënaqun ... fjeta ...
Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikuesit të Ungjillit. Dom Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: “Mos torturoni vëllaun tuej... Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se, Ai asht aq i mëshirëshëm, sa ka me i falë mëkatet tueja...........
Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba, sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue ....... Tregoni atyne që me krimet që kanë ba, kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue kombin tonë... Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos vishni në zi nanat, motrat e gratë shqiptare, që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë.............
Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma, mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne ............
................
Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me të edhe unë, që ndigjojsha me veshë dhe shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë, ku vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë...por gjithmone zharg...
................
Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një inxheksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.
..............
Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit!
Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija!
Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.

Dosja e Dom Mikel Beltojës, edhe pse ishim në vitin 1974, asht ndër ma të paplotat. Duket se fashikuj të tanë janë heqë prej saj.
Asgja nuk shënohet për rrethanat e pushkatimit të tij, nuk thuhet cili ishte prokurori që mori pjesë (nëse u pushkatue, apo u shkye gjymtyrësh, apo u vra gjatë rrugës për në Tiranë, ku ua kishin kërkue trupin e tij për studentët e mjeksisë).
Mjeku S. Rr. deklaron: “Na shumicën e herës as e dinim i kujt ishte trupi … Na thonin që ishte i një të pushkatuemi …. E mbaj mend mirë atë trup të gjymtuem para se të na e sillnin ne …. Por nuk e dinim i kujt ishte”.
Ku përfundoi trupi i masakruem i Martirit Dom Mikel Beltoja? Ku?!
Pa varr, si sa e sa Martirë të tjerë. Vetëm pse kishte thanë “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”
Pa varr. Por në Pavdeksi.

Lezhё, 7 Shkurt 2012.
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli:
MARTIRI I ATDHEUT
DOM GJON GÀZULLI
Në 85 vjetorin e varjes


“… fatosat që desin nuk kanë ç’ të bajnë në nji vend që i harron e i përbuzë”.
At Gjon Shllaku O.F.M.


Një hymje e deturueme:

Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin pë nevojen e rishikimit të figurës së “mbretit”.
Për t’u ardhë në “ndihmë”, para shkrimit për një prej veprave të tij “të lavdishme”, mendova ta ilustroj me këte faqosje:

“LAVDIA” E MBRETIT AHMET ZOGU I –rë...

ImazhImazh
Ahmet Zogolli terrorist dhe antishqiptar------------------ Dom Gjon Gàzulli
5 MARS 1927


NIPI SI DAJA…
Imazh Imazh Imazh Imazh
ESAD PASHË TOPTANI ---- BRISTOL, Gusht 1924.... NIKOLLA PASHIQ AHMET ZOGU E CENO BEJ KRYEZIU

MARRËVESHJA Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu; Gusht, 1924...(Nga libri Sh.Hysit)
"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".


“Busullat” e Mbretit Ahmet Zogu I

Mbreti Zog nuk u mjaftue me miljonat e depozitueme me kohë në bankat e hueja, por vjedhi edhe shufrat e fundit të arit që kishte Thesari i Shtetit. Simbas një relacioni të hartuem me 6 Qershor 1939 nga drejtori i Thesarit Kel Naraçi, në mbasdreken e datës 6 Prill 1939, me linje telefonike, drejtori asht urdhnue nga kryeministri Kostaq Kotta që t’i jepte togerit të gardës së mbretit Selim Gjoçi të gjithë sasinë e arit që gjendej në kasaforten e Thesarit të Shtetit Shqiptar.
7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939…7 PRILL 1939..7 PRILL 1939…

Punimi grafik nga Fritz RADOVANI (2012).
■5 MARS 1927 – 5 MARS 2012■85 VJETORI I VARJES MARTIRIT■5 MARS 1927
DOM GJON GÀZULLI (26 Mars 1893 – 5 Mars 1927)

Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)
Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin Dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen:
- Të duesh Atdheun deri në flijim për të;
- Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand;
- Të shkrihesh për përparimin e tij;
- Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike.
Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa Dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem Dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944 e mbas.
Varja e Dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli, kurse vrasja e gjuhëtarit Dom Nikollë Gàzulli mbas marrëveshjes Tito/Enver Hoxha për ta kthye Shqipninë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Dy vëllazen, dy viktima të asit tradhëtar Tiranë/Beograd.
(Në foto: Gjuhëtari dom Nikollë Gàzulli me atdhetarin legjendar Prekë Cali, të dy të pushkatuem nga diktatura komuniste).
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”.

Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë Dom Ndre Mjeda.
Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla.
Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës.
Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer…hasëm të kulturës…”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
Jo rastësisht një ndër votuesit e Tij kryesorë, se zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé”.
Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?!
Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e Tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.
Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me shumë boshibozukë të Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.


Urrejtja e anglezve ndaj katolikve u shpreh me diktatorët Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha


Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.
Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!
Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!
Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e Tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekretari i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij.

DOM NIKOLLË GÀZULLI
Imazh

Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926.
Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e Tij se: 1) Kishte organizue kryengritjen; 2) Kishte shpërnda armë ndër male; 3) Kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!

Vendimi i gjyqit:


Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.
Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.
Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “
Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti!
Ja një fragmente nga intervista dhanë revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra:
“Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin endè të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte.
Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës... Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më Rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, Rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjegjet Gàzulli, të mbramin Rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu Ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret.
Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time.
Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.
Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft!
Atëherë Ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”.
Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”
...Ishte dita e 5 marsit 1927!
Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën.
Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i Tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e Tij lapidare:
“I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për té”.
Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin:
“Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”.
Po jo, nuk do të harrojë Populli i Shkodrës, i Krishten apo Musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek Ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për né, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !…

Këshillime:
At Gjergj Fishta O.F.M. – Trazimet e qershorit 1924 (Hylli i Dritës, Nr. 5, 6, 1924)
At Gjon Shllaku O.F.M.– Të vramë dy herë …. (Hylli i Dritës, 1942)
At Konrad Gjolaj O.F.M. – Libri “Çinarët”, Shkoder 1996.
Dom Nikollë Gazulli – Fjalori toponomastik (Gazullorët), Hylli i Dritës, 1941
Fritz Radovani – Vllaznit Gazulli dhe “Peshorja e drejtësisë” shqiptare. 2010.
La Croix, Francë, 28.06.1933
Imazh

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Maj 2021, 01:37
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari