Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Pashko Gjeçi(Gjecaj) perkthyesi i Dante Aligierit - PA TITUJ
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Po ju dergoj kete artikull shume domethenes qe tregon vlerat e shkrimtareve te burgosurve politike, te pamohueshme por te harruara!‏
Imazh

Te nderuar bashkatdhetare te albashences, dhe te tjere kudo jeni, si ne trojet etnike shqiptare ashtu te shperdame neper bote,
Me nje hidherim te madh morem vesh per vdekjen e intelektualit te shquem Prof. Pashko Gjeçit, qe kam pasun fatin te njoh para se te pesonte burgun, dhe pasi u lirue.
Ngushellimet tone ma te thella familjes se tij dhe gjithe kultures shqiptare.
Ky intelektuai me veti te larta , si dhe profesor me njohuni te gjana ne fushen e letersise e njohes i thelle i gjuheve te vjetra latino -greke, si dhe te italishtes, shprese e madhe e kultures dhe letersise shqiptare, u denue e u degdis ne burgun famekeq te Burrelit e kampet e shfarosjes te punes se detyrueshme. Pra, diktatura u versul mbi te me egersi kriminale. I vetmi ngushellim ishte se shpetoi gjalle, ndersa shume kolege e miq te tij shkodrane e te tjere, u pushkatuen.
Ishte ne ato kondita te tmerrshme te burgut ferr te Burrelit qe ai iu pervesh perkthimit te kryevepres se Dante Alighierit, dhe pikerisht Ferrit, qe simbolizonte sketerren komuniste ku ai vete kishte perfundue. C'far ndodhi ? U hap fjala, dhe ngjarja mori permasa te tilla, sa qe vete qeveria komuniste u detyrue te pranoje kete shprehje te guximeshme
si nje akt kulturor qe nuk mund te lihej ne heshtje. Pashko Gjeçi u lirue (plotesoi denimen) dhe iu lejue botimi i vellimit te pare qe ishte Ferri. Kjo bani qe ai te mos trazohet ma gjate, e keshtu arriti te perktheje vepren e plote "Komendine Hyjnore".
Jehona e ketij perkthimi i kaloi kufijte, e ne Itali u prit me kenaqesi e me admirim per perkthyesin qe rezultoi te kishte mbarue universitetin ne Itali me notat ma te larta te mundshme. Pashko Gjeçi i perkiste atij rrethit te diplomueve shkodrane qe ishin nje elite e tane intelektuale, permendim disa emna, si Mark Dema, Guljelm Deda, Henrik Lacaj, Gjon Shllaku, Lazer Radi, etj. etj. Duke pas fitue autoritet edhe ndaj regjimit komunist, ai organizoi perkthimn e kryeveprave te tjera te letersise botnore, keshtu me keshilin e tij dhe ne marreveshje me Prof. Mark Demen, disa nga keto vepra iu besuen per t'u perkthye, Eneida e Virgjilit - Mark Dema, drej nga latinishtja. Jeruzalemi i Liruem
e poetet latine, - Henrik Lacaj. Iliada - Gjon Shllaku. Per vepren e Ariostos, "Orlando Furioso", ku mjeshtria poetike dhe sasisa e madhe prej 40 vargjesh e banin te veshtire perkthimin, ishte vete Pashko Gjeçi qe ishte shprehun se ate mund ta perkthente vetem Guljelm Deda. Keshti siç dihet, Prof. Deda iu vu perkthimit po ne kondita denimi, burgjesh e internimesh, ne 17 vjet pune te pandalun, pavaresisht nga konditat e papershtatshme. U detyrova te shkruej keto njohuni te jetueme, per te theksue se si Prof. Pashko Gjeçi, nuk fjeti mbi dafina per lavdine e tij personale, por u mundue me ndihmue , edhe bashkeshoket e koleget e tij intelektuale letrare, qe si ai ishin neperkambun nga sistemi i terrorit dhe i asgjesimit te vlerave njerezore e kulturore. Me kete rast te trishte e pashe te nevojshme te permende disa rrethana qe nuk njihen, qe lidhen me emnin e Pashko Gjeçit, sepse ajo kohe e mynzyrte nuk lejonte perhapjen e njohunive dhe te vlerave te atyne qe vete sistemi i kishte denue e damkose, per te mos lejue qe ata te merreshin me pune kulturore, kur fare mire i detyronte te merreshin si bujk-rober me punet e randa bujqesore, gurore e enetore, etj., etj.
Ta perkujtojme kete Shkodran e shqiptar te shquem, qe tashma e ka te shkruem emnin ne librin e arte te letersise e kultures shqiptare, por edhe ma gjane, siç e deshmon dekorata e larte e dhanun nga Presidenti i Italise, pas shembjes se diktatures, kur ju dha mundesia te vizitone Italine. Nga ana tjeter del ne pah vlera e padiskutueshme e te burgosunve politike shqiptare, ku mes tyne kishte intelektuale te
ketyne permasave, perfaqesues te denje e te lavdishem te atyne qe pesuen terrori komunist, e qe konsideroheshin e konsiderohen se ishin e jane pa cilesi e aftesi intelektuale. Pashko Gjeç asht nje nder perfaqesuesit ma te denje e ma te lavdishem pikerisht te ish te perdjekunve politike (te burgosun e te internuem), dhe sot me hidherimin e madh qe i pushton gjithe ata qe e kane njohun e qe kane bashkejetue me te ne qelite e Burrelit e gjetke, ata ndjejne edhe nje krenari te ligjeshme per nje te tille figure madhore te kultures shqiptare qe u perket atyne. Kjo nuk duhet harrue.
Qofte i perhershem kujtimi yt, i ruejtun ne veprat madhore qe ke lane trashegim brezave te rij. Shpirti yt pushofte ne paqen e perjetshme. Lamtumire mik i shtrejte!
Lek Pervizi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lajmi për vdekjen e Pashko Gjeçit


Te nderuar kolegë

E mora me hidhërim lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Pashko Gjeçit. Filologjia shqiptare e ka humbur edhe njërin prej personaliteteve më të shquara të saj.
Shkodra e albanologjisë, pas shumë përfaqësuesve, viteve të fundit, radhazi, njërin pas tjetrit ka mbetur pa Profesor Jup Kastratin, Gjon Shllakun, Simon Pepën, dhe prej dje edhe pa njërin prej mjeshtërve klasik të shkollës albanologjike të saj Profesor Pashko Gjeçin.
Shkodra e profesor Jup Kastratit, prej veprës së të cilit më shumë se gjysmë shekulli kemi mësuar me krenari kështjellën e madhe të albanologjisë; Shkodra e Gjon Shllakut, prej veprës së të cilit kemi krijuar kultin dhe adhurimin për pasurinë e lashtë të leksikut të shqipes dhe kontributin e saj në poezinë homerike; tashmë mbeti edhe pa Pashko Gjeçin, prej veprës së të cilit qe gjysmë shekulli kemi parë, kemi lexuar dhe kemi kuptuar rrezatimin leksikor, semantik, stilistik dhe estetik të gjuhës shqipe.
Gjuhësia shqiptare dekada me radhë, madje edhe në vitet më të vështira të saj, ka provuar me sukses kontributin e Pashko Gjeçit në fushë të përkthimit nga italishtja, latinishtja, greqishtja e vjetër etj., të veprave më të rëndësishme të letërsisë botërore: Komedisë hyjnore të Dantes, poezisë së poetit italian, Xhakomo Leopardit, Faustit të Gëtes, Odisesë së Homerit dhe madje veprave në dorëshkrim: Andromakes dhe Atalias së Rasinit, Hamletit të Shekspirit etj.
Dhimbja për ndarjen e tij nga jeta jonë është e madhe dhe e veçantë edhe për faktin se me Pashko Gjeçin po e humbin përkthyesin, pedagogun dhe mjeshtrin e rrallë, e nga më të fundit të filologjisë dhe letërsisë shqipe, i cili nuk krijohet lehtë në letrat shqipe.
Me kontributin e tij Pashko Gjeçi, e ka bërë letërsinë, kulturën dhe qytetërimin botëror pjesë të letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe e ka bërë gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare peng të botës së lashtë e moderne botërore.
Le të jetë një prej arsyeve pse shuarja e tij do të krijoj një boshllëk të madh dhe një mungesë të rëndësishme të atyre mjeshtërve që me pasion dhe disiplinë po e ndërtojnë kështjellën e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të qytetërimit shqiptar.

Imazh
Begzad Baliu, prof. asc. dr.
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Edukimit
Prishtinë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 13 Maj 2021, 09:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari