Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Pashko Gjeçi(Gjecaj) perkthyesi i Dante Aligierit - PA TITUJ
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pashko Gjeçi - perkthyesi i Dante Aligierit
Imazh

Pashko Gjeçi, një vizitë heremitit nga Dante Alighieri

Përkthyesit Pashko Gjeçi i është akorduar një udhër nderi në emër të Komitetit të Padovës nga Shoqata “Dante Alighieri” për sjelljen në shqip para 30 vjetësh të “Komedisë hyjnore”. Profesor Giorgio Segato kurator i koleksionit të grafikave me imazhe danteske ka qenë iniciator i homazhit për përkthyesin shqiptar.
Një mënyrë për të njohur dashurinë e përjetshme në një udhëtim të përjetshëm imagjinar, si ai poetik, psikologjik, kulturor e politik i veprës së shkruar 700 vjet më parë nga Dante Alighieri, pikë së pari për ne është vetë vepra danteske që erdhi në shqip rreth 30 vjet më parë nga përkthyesi Pashko Gjeçi. Pa këtë trashëgimi në gjuhën që flasim do të ishte e kotë të komentohej sot në Galerinë Kombëtare të Arteve mbi një koleksion grafikash, interpretime të Ferrit, Purgatorit e Parajsës që dalin nga ajo “bibël” e quajtur “Komedi Hyjnore”. Iniciatorët e kësaj ekspozite, bënë atë që asnjë institucion apo shoqatë kulturore tek ne nuk e ka bërë deri tani në nderim të një përkthyesi të gjuhëve të vjetra si Pashko Gjeçi. Profesor Giorgio Segato kurator i koleksionit të grafikave me imazhe danteske që vjen nga Shoqata “Dante Alighieri” në Padova, i ka dorëzuar një urdhër nderi përkthyesit shqiptar të “Komedisë Hyjnore” duke e quajtur këtë ceremonial homazh për kontributin e Gjeçit.
Në moshën 85-vjeçare, i ulur në një karrige, i rrethuar dhe hutuar nga një mori njerëzish të pavëmendshëm, siç ndodh rëndom në ceremoni si këto tek ne, Pashko Gjeçi i cili shoqërohej nga e shoqja ka qëndruar deri në fund të fjalës së rastit të studiuesit Bardhyl Kosova, për t’u larguar në heshtje, ashtu siç ka bërë për vite me radhë në vetmi me përkthimin e Dantes dhe Homerit.
Njohjen dhe angazhimin me poezinë e Alighier-it, Pashko Gjeçi e pati në moshën 17- vjeçare në bankat e Liceut të Shkodrës. Do ta quante veten me fat që pat një profesor si Pashko Geci i cili i qëndroi mbi kokë punës me gjuhët e vjetra të të riut Gjeçi, greqishten e vjetër dhe latinishten.
Pas mbarimit të gjimnazit klasik të Shkodrës, në vitin 1938 Pashko Gjeçi fiton të drejtën e studimit për në Itali, në Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Universitetin e Romës. Bashkë me të ishte dhe Kol Ashta. Këtu rinis të përkthejë nga latinishtja. Përfundon studimet në vitin ‘43 dhe merr gradën Doktor për Letërsi. Ishte student i shkëlqyer dhe për këtë i ofruan të qëndronte asistent profesor pranë atij Fakulteti, por Gjeçi u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emëron profesor të letërsisë dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës, ku ai kishte qenë nxënës.
Transferohet në Durrës dhe arrestohet si i implikuar në një organizatë që kishte për qëllim të përmbyste më dhunë pushtetin komunist në Shqipëri. Para se të ndodhte ky absurditet kishin arrestuar dhe Arshi Pipën. Dënohet me pesë vjet burg.
Pas kryerjes së dënimit ish- i burgosuri politik, njohësi i shkëlqyer i gjuhëve italisht, greqishte e vjetër e latinisht, emërohet mësues në shkollën shtatëvjeçare në Fushë-Krujë. Aty vendos të përkthejë poetin e famshëm italian, poezitë e të cilit kishte nisur t\'i përkthente që kur ishte 17-vjeç në bankat e Liceut të Shkodrës, kur adhuronte poezinë e Leopardit dhe Safon. Këtu punon për përkthimin e “Purgatorit dhe Parajsës”.
Në një intervistë Pashko Gjeçi do rrëfente se arsyeja që mori përsipër përkthimin e \"Komedisë Hyjnore\" nxitej dhe nga fakti se kjo vepër ishte e përkthyer edhe në Bashkimin Sovjetik, përkthyesit të të së cilës i ishte dhënë çmimi \"Stalin\". Gjeçi tregon se për përkthimin e saj ai shfrytëzonte orët e para të mëgjesit para se të fillonte mësimi dhe çdo ditë hidhte në letër nga katër vargje në gjuhën shqipe. Disa prej vargjeve nga \"Ferri\" botohen në revistën \"Nëntori\". Kritika e asaj kohe heshti.
Ajo se ç’do të provonte ky vetmitar i madh pasi kishte përfunduar mijëra vargje përkthim, ishte si një dënim: “Kur i mbarova vargjet e fundit aty rreth orës katër të mëgjesit, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e më la vetëm.\"
Këtë provoi Gjeçi pas jetës surreale që kishte bërë për vite me këtë emblemë universale të udhëtimit njohës përreth dhe brenda njeriut, në fatin e njeriut mesjetar por edhe atij bashkëkohor, i cili koinçidon me Pashkën e vitit 1300, vit i jubileut të parë kristian në histori. Shtëpia Botuese \"Naim Frashëri\" e botoi të plotë përkthimin e tij, \"Komedia Hyjnore\" në vitet ’70.

Ajo se ç’do të provonte ky vetmitar i madh pasi kishte përfunduar mijëra vargje përkthim, ishte si një dënim: “Kur i mbarova vargjet e fundit aty rreth orës katër të mëgjesit, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e më la vetëm.\"

Shekulli
30/10/2003
Elsa Demo
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PASHKO GJECI - JETA DHE VEPRIMTARIA
Imazh

Pashko Gjeçi u lind në vitin 1918 në qytetin e Shkodrës dhe familja e tij në atë kohë banonte tek "Arra e madhe". Babai i Pashkos quhej Gaspër dhe në atë kohë ai kishte hapur një dyqan të vogël fare pranë shtëpisë së tij, me të cilin siguronte jetesën. Pas vdekjes së babait dhe një motre të vogël të quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetëm me nënën e tij dhe motrën tjetër Margaritën. Pasi mbaroi shkollën fillore me rezultate shumë të mira, ai u regjistrua në Kolegjin e Jezuitëve, të cilën nuk arriti ta mbaronte pasi në atë kohë u mbyllën shkollat fetare. Lidhur me këtë, Pashko Gjeçi dëshmon: "Pas mbylljes së Kolegjit të Jezuitëve të gjithë ne vazhduam mësimet në gjimnazin klasik të shtetit po në qytetin tonë të Shkodrës. Në atë kohë unë kisha shok të ngushtë Qemal Stafën me të cilin rrinim në një bankë. Po kështu përveç Qemalit, në klasën tonë kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojën, Kol Ashtën, Arshi Pipën dhe Lazër Radin, me të cilët gjithashtu kam pasur një shoqëri të madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga të gjithë ne shokët e klasës për zgjuarsi dhe inteligjencë, e Qemali ka qenë nxënësi më i mirë që kam njohur në jetën time. Ndërsa unë shkëlqeja kryesisht në lëndën e letërsisë pasi që i vogël isha i dhënë pas sajë, isha shumë i dobët në vizatim të cilat m'i bënin të tjerët e unë i dorzoja si të miat. Në atë kohë mësuesi që kishim më përzemër unë dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte greqishten e vjetër dhe latinishten. Në fillim ai më kishte në patronazh vetëm mua për të më mësuar greqishten e vjetër, por më duke më pasur mua shok të ngushtë, dolën vullnetarë dhe Qemali me Nikolla Shurbanin e të tre arritëm ta mësonim atë gjuhë. Profesor Pashko Geci, m'i blinte librat dhe për të mos më ofenduar se nuk kisha lekë t'ia paguaja, m'i fiste në bankë. Pak kohë para mbarimit të Liceut, Qemali u largua nga klasa jonë se familja e tij u transferua në Tiranë", kujton Pashko Gjeçi vitet e gjimnazit klasik të Shkodrës ku mësonte së bashku me Qemal Stafën.

Student i Filozofisë në Romë

Pas mbarimit të gjimnazit klasik të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938 Pashko Gjeçi fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larata në Itali. Lidhur me këtë ai kujton: " E drejta e studimit për në Itali m'u dha vetëm në sajë të rezultateve që kisha arritur në gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit më akordoi vetëm një bursë shumë të vogël që mezi mund t'i përballoje nevojat e jetesës. Por unë nuk kisha rrugë tjetër dhe isha mjaft i kënaqur që do të shkoja të studjoja në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Romës. Këtë kënaqësi ma shtonte më tepër fakti se bashkë me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazër Radi e Luigj Ljarja. Gjatë asaj periudhe që vazhdoja studimet në Romë, unë fillova përsëri të përktheja nga latinishtja apo të shkruaja ndonjë poezi të vogël. Poezinë dhe përkthimet i kisha pasion që nga bankat e Liceut të Shkodrës dhe ato që shkruaja i botoja në revistën "Cirka" apo "Shkëndia". Më kujtohet se asokohe unë pata shkruar dhe një artikull për Padër Gjergj Fishtën lidhur me "Lahutën e Malsisë", të cilën ma botuan në "Hylli i Dritës". Pasi doli revista unë së bashku me disa shokë të tjerë shkuam dhe ia çuam Padër Gjergjit në studion e tij. Pasi e pa artikullin, Padër Gjergji pyeti: "Kush është ky që paska shkruar për mua?" Ndërsa unë qëndroja pa folur dhe i turpshëm në fund të dhomës e shokët i treguan se isha unë, ai tha: "Ajo grimca atje paska shkruar gjithë këtë artikull?" Kështu dëshira dhe pasioni që kisha për poezinë e përkthimet, nuk mu shua as në Itali dhe ato që shkruaja i nisja për t'i botuar në Shqipëri. Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë e përfundova në vitin 1943 me rezultate të larta dhe mora gradën Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate mua më ofruan që të qëndroja si asistent profesor pranë atij Fakulteti, por unë refuzova dhe u ktheva në Shqipëri. Dëshirën për t'u kthyer në Shqipëri ma nxiti akoma dhe më shumë ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili në atë kohë kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e dorzimit të diplomave tona. Koliqi më tha: "Kthehu në Shqipëri të japësh kontributin tënd", kujton Pashko Gjeçi lidhur me diplomimin e tij në fakultetin e Filozofisë në Romë, ku i ofruan të qëndronte si asistent-profesor.

II - Kthimi në Shqipëri e burgosja


Pas diplomimit në Itali, në vitin 1943 Pashko Gjeçi u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emëroi si profesor të letërsisë dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës, ku ai kishte qenë vetë nxënës pak vite më parë. Edhe gjatë kësaj periudhe e deri në mbarimin e luftës, përveç mësimdhënies në atë gjimnaz, Pashko u muar përsëri me përkthime të cilat i sillte dhe i botonte në Tiranë në revistën "Shkëndia". Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Pashko vazhdoi të jepte mësim pranë atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe më pas ai u transferua në qytetin e Durrësit, ku do të fillonte dhe kalvari i vuajtjeve të tij. Lidhur me këtë, Pashko Gjeçi dëshmon: "Gjatë asaj kohe që punoja si mësues i letërsisë në qytetin e Durrësit, unë kisha miqësi të ngushtë vetëm me familjen e Jusuf Vrionit, të cilët si shumë familje të tjera nga Tirana i kishin internuar atje. Në atë kohë përveç mësimdhënies, isha zgjedhur dhe kryeja edhe funksionin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për degën e Durrësit. Nuk e di se si ndodhi, por mbaj mënd se atje më arrestuan, gjoja si i implikuar në një organizatë e cila kishte për qëllim të përmbyste më dhunë pushtetin komunist në Shqipëri. Kjo gjë ishte e gjitha e sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ashtu si dhe ajo organizatë për të cilën akuzohesha se bëja pjesë, pasi unë nuk isha marrë asnjëherë me politikë. Në atë kohë përpara meje arrestuan dhe Arshi Pipën po me të njëjtën akuzë siç më kishin arrestuar mua. Gjyqi më dënoi me pesë vjet burg të cilat i bëra kryesisht në Durrës dhe në kënetën e Maliqit ku na dërgonin muajt e verës. Puna atje ishte tepër e rëndë dhe cfilitëse, por unë munda ta përballoja atë dhe gjithë burgun, pasi isha i ri", dëshmon Pashko Gjeçi, lidhur me arrestimin e tij dhe dënimin me pesë vjet burg, akuzë e cila ishte krejtësisht e sajuar nga Sigurimi i Shtetit.

Përkthimi i Dantes e Homerit

Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeçi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, ku e priste nëna dhe motra. Lidhur me këtë periudhë ai dëshmon: "Si ish i burgosur politik e kisha të pamundur që të filloja punë si mësues dhe në atë kohë mezi u rregullova në një punë krahu. Pas dy tre vjetëve në atë punë, më lejuan që të largohesha nga vëndlindja ime dhe më sollën në qytezën e vogël të Fushë-Krujës, ku u emërova si mësues në shkollën shtatëvjeçare. Në atë shkollë ku unë dhashë mësim për tre vjet me rradhë, ishim gjithsej katër mësues dhe aty unë vendosa që të përktheja poetin e famshëm italian Dante Aligerin, poezitë e të cilit unë kisha filluar që t'i përktheja që kur isha 17-vjeç në bankat e Liceut të Shkodrës. Që nga ajo kohë përveç Dantes, unë kisha dobësi edhe për Leopradin dhe Safon, poezitë e të cilëve i mbaja gjithnjë me vete. Përkthimin e "Komedisë Hyjnore" të Dantes, unë e mora përsipër për arsye se ai ishte përkthyer edhe në Bashkimin Sovjetik, e përkthyesit të saj i ishte dhënë çmimi "Stalin". Për përkthimin e saj unë shfrytëzoja orët e para të mëgjezit para se të fillonte mësimi dhe çdo ditë hidhja në letër nga katër vargje në gjuhën shqipe. Disa prej këtyre vargjeve, në mos gaboj ato të "Ferrit", unë ia tregova mikut tim të ngushtë Llazar Siliqit, i cili i botoi menjëherë në revistën "Nëntori". Ndonëse ato u pëlqyen mjaft dhe u vlersuan nga shumë njerëz dashamirë, kritika e asaj kohe heshti, sepse nuk mund të shkruante për një ish të burgosur politik. Meqënse i kisha vënë detyrë vetes që ta përktheja me çdo kusht Danten, vazhdoja të punoja çdo ditë dhe kishte raste që për një varg më duhej tre katër ditë punë. Pasi kisha përkthyer mijra vargje në ato tre vjet, katër vargjet e fundit i kam përkthyer një ditë të shtunë kur tre kolegët e mi kishin shkuar në Tiranë. Ato i mbarova aty rreth orës katër të mëgjezit dhe kur i mbarova, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e më la vetëm", kujton Pashko Gjeçi atë çast kur mbaroi së shkruari në shqip një nga kryeveprat e letërsisë botërore, "Komedinë Hyjnore" të Dante Aligerit.

Vlerësimi nga Enver Hoxha


Pasi e mbaroi së përkthyeri poetin e famshëm italian, Pashko Gjeçi u konsultua me mikun e tij të ngushtë Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi që t'i bënte një letër Enver Hoxhës, ku t'i parashtronte të gjitha problemet që kishte. Për këtë Pashko Gjeçi kujton: "Në atë kohë i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i bëja të ditur se kisha në dorë përkthimin e "Komedisë Hyjnore" të Dante Aligerit dhe se për përfundimin e saj kisha nevojë që të studjoja në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe të konsultohesha me kolegë e studjues, për t'u marrë mendimet. Pas asaj letre Enver Hoxha dha urdhër që unë të transferohesha në Tiranë, ku të më bëhej dhe pashaportizimi. Kur erdha në Tiranë, në fillim qëndrova tek familja e djalit të xhaxhait, Ernest Gjeçit dhe më pas mora një dyqan të vogël me qera aty prapa Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilin e adaptova për banesë. Në atë kohë me ndihmën e Llazar Siliqit, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" e botoi të plotë përkthimin tim "Komedia Hyjnore". Pas asaj pata përgëzime të shumta nga miq e shokë, siç ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem Çabej, i cili më vinte shpesh në shtëpi", kujton Pashko Gjeçi lidhur me peripecitë që kaloi për të botuar përkthimin e Dantes, që u bë i mundur vetëm në sajë të ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Pasi "Komedia Hyjnore" pa dritën e botimit në gjuhën shqipe, Pashkon e sistemuan me punë si profesor në Universitetin e Tiranës, ku ai dha lëndën e latinishtes deri sa ajo u hoq nga programi mësimor në fillimin e viteve 70-të. Në atë kohë Pashkon e dërguan si redaktor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, ku ai dhe doli në pension në vitin 1977. Nga ajo kohë ai kujton me respekt miqësinë me kolegun Llazar Siliqi, por dhe atë me nxënësin e tij Pëllumb Xhufi, për të cilin shprehet: "Ka kenë një nga nxënësit më të mirë dhe më të sjellshëm që kam pasur". Për kontributin që Pashko Gjeçi kishte dhënë në përkthimin në gjuhën shqipe të dy prej kryeveprave të letërsisë botërore, në vitin 1979 me porosoi nga lart u urdhërua Komiteti Ekzekutiv, që t'i jepte atij një apartament banimi. Por gabimisht autorizimi i shtëpisë iu dërgua Pashko Gecit, i cili hyri në shtëpinë e re. Kur shkuan për t'i kërkua falje Pashkos për gabimin e bërë, ai iu tha: "Le ta gëzojë Pashko Geci atë shtëpi dhe nuk bën me ia marrë, sepse ai ka kenë profesori im ma i mirë". Që nga ajo kohë, kur Pashko Gjeçi refuzoi të merrte shtëpinë, që gabimisht ia kishin dhënë ish-profesorit të tij, ai banon aty në atë apartament të vogël, (tip bodrumi) tek "Shallvaret" dhe pret që të shohin dritën e botimit disa nga përkthimet e tij, si "Fausti" i Gëtes, "Hamleti" i Shekspirit, "Andromaka" e "Atalia" të Rasinit, të cilat ai nuk i kujton se kujt ia ka dhënë për botim. r

[color=#800000]III


PERKTHYESI I RRETHUAR NGA HARRESA

Pashko Gjeçi, të sfidosh duke heshtur

Tamtamet e mediave nuk ranë dy javë më parë, edhe pse përkthyesi më i madh i gjallë i gjuhës shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti në apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditët Pashko Gjeçi. Për të bota e këtushme ka perënduar prej kohësh, rron vetëm në kujtesën e tij. Prej vitesh nuk e kujton më askush, as shoqëria e as miqtë e dikurshëm. E harruan që kur ra në burg, e gjithnjë i venin rrallë e më rrallë. I vetmi që grishte harresën ishte Eqerem Çabej.
Sot shumkush e di në anën tjetër të vdekjes. Në këtë harresë më 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithëse kurrë tamtamet nuk kanë rënë për të, Pashko Gjeçi bën pjesë ndër ata intelektualë që nuk e la veten të rrëmbehej nga ai pesëdhjetëvjetësh ndeshjesh të fëlliquara në emër të pushtetit.
I rrethuar me heshtje endi shkronjë pas shkronje udhën drejt përjetësisë. Ndryshe nga shumë njerëz që rreken të ecin duke u zvarritur në emër të karierës, Pashko Gjeçi kurrë nuk e bëri këtë. Vepra që ai krijoi e ngjiti në majën e Olimpit të letërsisë shqiptare, edhe pse nuk është zvenitur kurrë me lavde dhe çmime. Përgjatë dyzet vjetëve ka jetuar në një dhomë shumë të ngushtë, sipër apartamentit të tanishëm. Aty ka përjetësuar emrin e tij, megjthëse në ngrysje të kësaj jete nuk ndihet mirë me shëndet. Këtë askush nuk e di. Ashtu siç pak vetë e dinë që "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeçi.

Ferr - parajsa e Pashko Gjeçit

Përkthimi ka qënë kurdoherë ai i thjeshti, që s'i gjendej muzë në Parnas që t'i bëhej krah. Në këtë formë ka ardhur dhe Dantia në gjuhën shqipe. Me sa duket çdo njeri që pas lë një emër të mirë ka një fat të çiditshëm. Kur e arrestuan më 4 shtator të vitit 1947, " për fajin pjesëmarrje në grup kundër pushteti", Pashko Gjeçin e kyçën për tre muaj në një dhomë izolimi. Me tu mbyllur porta metalike, pas shpinës së tij drita mbeti përjashta. Në ditët e para, i mbështjellë nga kundërmimi i lagështirës nuk arrinte të përceptonte hapësirën. Kurr terri nisi ta mbështjellë, endi me emër shpirtërat e ferrit. Edhe pse jo plotësisht e botur, vepra e përkthyer e Pashko Gjeçit nuk shkohet lehtë nëpër duar. Madje edhe vetë Noli nuk mori përsipër të përkthente Danten. Nasho Jorgaqi thotë se "i bërë propozim Nolit por ai nuk e mori përsipër". E ndërsa Pashko Gjeçi e shqipëroi nga qelitë e ferrit të diktaturës komuniste.

Kush është Pashko Gjeçi?

Lindi në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918. Mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Nga pedagogët kujton me nderim të madh Eqerm Çabejn, Pashko Gecin. Që në moshë të re, aty nga viti 1934, përktheu disa poezi të poetit italian, Xhakomo Leopardi. Në shkollë mëson mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë kujton me kënaqësi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do të kushtonte në atëdhe 5 vjet burg . Me 15 korrik të viti 1942 diplomohet Doktor në Letërsi. Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947, ndalohet me akuzën "Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit". Në lirim e trasferojnë në Fushë Krujë ku punoi shumë gjatë për përkthimin e "Purgatorit" dhe të "Parajsës". Kur Noli nuk e mori përsipër përkthimin e Dates në prag të 700-vjetorit të poetit të madh, ata të shtëpisë botuese iu drejtuan sërish Pashko Gjeçit. Kështu që në vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesë e parë e komedisë "Ferri". Veprës nuk u bë ndonjë jehonë e madhe. Por ish-drejtori i shtëpisë botuese në atë kohë, Nasho Jorgaqi, thotë se shqipërim të tillë mund të bënte vetëm Pashko Gjeçi. Menjëherë pas botimit të "Komedisë hyjnore" nisi të përkthente "Odisenë". Të gjitha honorarët e "Komedisë" i harxhoi në ato ece-jakjet Tiranë-Durrës. A thua se ishte në ndjekje të Homerit për të krijuar "Odisenë" në shqip.

Nasho Jorgaqi: Jemi të padrejtë ndaj Pashko Gjeçit


Përkthimi i Dantes ishte një ngjarje jo vetëm për letersinë, por edhe për kulturën tonë kombëtare. Duhet t'i jemi mirënjohës këtij përkthyesi shumë të zotin, por tepër modest. Megjithëse ka sjellë në shqip kryeveprat e letërsisë botërore, kurrë nuk u kujdes për emerin e tij. Në heshtje të plotë, ashtu në vetmi përktheu veprën më të vështirë të letërsisë, që edhe Noli nuk e mori përsipër. Ashtu në vetmi të plotë e gjeje shpesh Pashkun tek përsëriste trecinat e Dantes. Duhet t'i jemi mirënjohës Pashko Gjeçit, madje prej vitesh jemi treguar të padrejtë me të. Është në nderin e Ministrisë së Kulturës të nderojë Pashko Gjeçin, tani që është ende gjallë.

Edmond Tupja, Pashkun do ta krahasoja me Nolin

Pashko Gjeçi ka sjellë në shqip mrekullirat e greqishtes së vjetër. Këtë nuk e ka bërë dhe s'ka për ta bërë njeri tjetër. Pashku me përkthimet që u ka bërë kryeveprave të letërsisë botërore ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqiptare. Në fushën e përkthimeve është ndër më të mirët, unë do ta krahasoja me Nolin. Për atë çfarë i ka lënë letërsisë shqiptare mendoj se do të ishte në nderin e Ministrisë së Kulturës dekorimi i Pashko Gjeçit. Mendoj se këtë duhet ta bëjë tani në mënyrë që Pashko Gjeçi të mos ketë fatin e Vedat Kokonës dhe Isuf Vrionit të cilët u dekoruan pas vdekjes. Në fakt ky është një paradoks shqiptar, sepse më shumë janë të huajt që njohin vlerat tona se sa ne vetë. Përshembull, të dy përkthyesit që përmenda janë vlerësuar më parë nga të huajt e më pas nga ne. Kështu që them se është në nderin e Ministrisë së Kulturës të respektojë figura të njohura të letrave shqipe. Megjithesë edhe pa këtë respekt të istitucioeve, Pashko Gjeçi ka endur në vetminë e tij emrin që i siguron përjetësinë.[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pashk Gjeçi, “Ylli i Solidaritetit Italian” Nga Shpëtim Çuçka
Imazh

– Përkthyesi i Dantes, Pashko Gjeçi, nderohet me medaljen “Ylli Solidaritetit Italian”, në javën e gjuhës italiane që zhvillohet në Shkodër. Përkthyesi i kryeveprave botërore është kujtuar e nderuar dje nga shteti italian, kur për çudi shteti ynë e kishte harruar.

Presidenti i Republikës Italiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme Italianie i japin medaljen “Ylli i Solidaritetit Italian”, profesor Pashko Gjeçit, që përkthehu në shqip në periudhën e regjimit komunist “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit, botimi shqip i së cilës arriti në 10 mijë kopje. Ceremonia për dhënien e këtij titulli u organizua dje në ambientet e qarkut të Shkodrës dhe merrnin pjesë pushtetarë lokalë dhe intelektualë të qytetit.
Gjeçi është përzgjedhur nga Ministria e Jashtme italiane mbi bazën e sugjerimeve të konsullatës italiane dhe me dekret të Presidentit të Republikës Italiane, atij iu dha edhe medalja e lartë. Ky titull jepet për qytetarët italianë në botë ose dhe për qytetarët e huaj që kanë dhënë një ndihmesë në përhapjen e kulturës dhe gjuhës italiane.
Në fjalën e tij, konsulli italian në Shkodër, Roberto Orlando u shpreh se, “nuk më përket mua të prezantoj profesor Gjeçin përpara qytetit të Shkodrës, i cili është i pari përkthyes i Dantes në Shqipëri, që e ka paguar dhe personalisht afërsinë me kulturën italiane dhe perëndimore. Puna e tij do të mbetet një simbol mes dy vendeve, sidomos mes Shkodrës dhe Italisë, që historikisht kanë pasur një lidhje të hershme historike e kulturore”.
Urdhri “Ylli i Solidaritetit Italian” iu dorëzua profesor Gjeçit nga konsulli italian me motivacionin “Për kontribute të shquara në përhapjen e kulturës italiane në gjuhën shqipe”.
Puna mjaft e mirë e Pashko Gjeçit është vlerësuar më parë edhe nga njerëz me vlerë në kulturë si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi e Martin Camaj.
Në emër të profesor Gjeçit falenderuan të afërmit, pasi profesori nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
ARDIAN MEHMETI
18/10/2004 SHKODËR
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pashko Gjeçi-ky monument i gjallë kuture.

Imazh
Perparim Hysi
Kur marr të shkruaj për Profesorin e Madh, Pashko Gjeçi,s'ka si mos më shkoj mendja tek një tjetër Profesor i Madh(vëlla siamez-do të thosha) tek i ndjeri dhe i paharruari, Gjon Shllaku që është ndarë nga jeta në vitin 2003. Portretit të Profesor Gjeçit nuk ke se çfarë t'i shtosh jo vetëm si poliglot, por dhe si një njeri që, kur flitet për Profesor Pashko Gjeçin,edhe kjo njeri duhet të shkruhet me të madhe. Se, po veprove ndryshe, bën jo gabim,por faj.As që ia del një artikull për Atë,për formimin e Tij kulturor: për këtë flasin veprat e përkthyera që na ka lënë ku,padyshim, prin "Komedia Hyjnore". Por, Profesor Pashko Gjeçi, është i madh dhe unik dhe si Njeri.Vetëm qëndrimi që ka mbajtur në lidhje me Profesorin e tij, Pashko Geci, për shtëpinë e bën Profesorin si një rast unikal dhe të papërsëritshëm.Për shtëpi(siodomos në kohën e Enverit,por dhe sot)nuk të falte kush.As vëllai. Dhe Ai si Fisnik(pema pa tjetër nën pemë bie)sakrifikoi dhe vuan kalvarin e një sakrifice dhe sublime. S'të mbetet gjë tjetër veç t'i bësh apel shtetit(mjerisht,shteti është shurdh?!) që këtij monumenti të gjallë kuture dhe diturie t'i japë një strehë ku të ngopet me frymë.Por s'ke si mos mbushesh me morrnica(të ha trupi nga inati) që anashkalohen këto figura të pakompensueshme që në shekuj numërohen me gishta. Dhe Shkodra(e harruar nga të gjitha qeveritë) ka, si të thuash, presidiumin e këtyre Njerëzve të Ditur dhe, pikërisht këta të ditur, janë burgosur, persekutura dhe janë marr nëpërkëmbë. I ndjeri Gjon Shllaku(vëllai siamez i Monumentit të gjallë, Pashko Gjeçi)në moshën 22 vjeç u arrestua(më sakt:më 19 dhjetor 1945)dhe u dënua me 101(njëqind enjë?-mos hapni sytë nga habia!E kish të mprehur mirë hanxharin Enveri CO?!) dhe,kur doli nga burgu,ishte 34 vjeç(kuptohet i bëri kot ato 12-vjet burg,por vini re: Në moshën 34-vjeç zotëronte plot 18 gjuhë të huaja.Ju lutem,ma gjeni të ngjajshmin?
Në vitet e burgut përktheu: "Punët e Apostujve" dhe,mandej, për 63 vjet vetëm përktheu.Në 1965 "Iliadën". Më vonë fjalorin"Helenik" me 20-mijë fjalë duke lënë, veç tjerash,përkthime nga latinishtja e greqishtja("magazina "-në mund të shprehem kështu, ka mbi 50 vepra të përkthyera me një kulmanicion brilant të "Gjeorgjikave" të Virgjilit, vepër për të cilën, mori dhe Pena e artë. Vetëm për fjalorin diakronik latinisht-shqip me 65 mijë fjalë punoi 16-vjet. Dhe këta Deimurg të vërtetë diturie regjimi komunist i ndoqi dhe masakroi.Mesjeta nuk e duronte dot dritën.Nderim për këta Kollosë që rrezatojnë në plotninë e
tyre!
Përparim Hysi, 26 maj 2007
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pashko Gjeçi, Përkthyesi i Madh i Vargut

Imazh
SHPETIM CUCKA

Në nderim të Njeriut, Mësuesit, Përkthyesit-poet


Çdo portret buron nga këndvështrimi. Portreti i Pashko Gjeçit i skicuar nga unë mban vulën e një nxënësi të tij. Në historinë e njerëzimit portretet e mësuesve kryer nga nxënësit, thënë ndryshe me një fjalë latine, nga dishepujt, vlerësohen si vepra të subjektivizmit, për të mirë a për të keq qofshin, pra jo fort të pranueshme.

Shpresoj të jem aq objektiv në portretizimin e njeriut të nderuar dhe mësuesit tim të rrallë, sa askush të mos ndihet qoftë edhe lehtësisht i shtënë në dyshime mosbesimi.

Mësuesi

Në vitin 1965 në Tiranë u hap, për herë të parë në periudhën e pasçlirimit, një shkollë e veçantë, ajo e mësimit intensiv të gjuhëve të huaja. Shkolla, e cila njihej thjesht si Shkolla e Gjuhëve të Huaja (vetëm më vonë ajo do të merrte edhe emrin "Asim Vokshi"), sillte bashkë me lindjen e vet edhe një risi për arsimin shqiptar të pasçlirimit: hapjen e një dege të veçantë, klasike, për mësimin e gjuhëve kryesore të antikitetit, greqishtes së vjetër dhe latinishtes.
Ende sot e kësaj dite nuk më ka qëlluar (dhe as jam interesuar) të mësoj se në cilën instancë të administratës shtetërore lindi ideja, disi e çuditshme për atë kohë, e hapjes së një dege të tillë. Asokohe në Tiranë latinishtja mësohej, me orar të zakonshëm, vetëm në gjimnazin "Sami Frashëri", ndërkohë që në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë përgatitej për studimin e mëvonshëm të historisë së Shqipërisë dhe të gjuhës shqipe një grup tejet i vogël prej 5 studentësh, të cilët mësonin në mënyrë të veçantë greqishten e vjetër dhe latinishten.
Këto janë pak a shumë rrethanat mësimore të hapjes së degës së greqishtes së vjetër dhe latinishtes në Shkollën e Gjuhëve të Huaja këtu e 40 vjet më parë.
Prekja e rrethanave të tjera do të ishte diçka që do të kërkonte shumë kohë dhe do të ishte jashtë kornizave të një gazete. Por le të kujtojmë kalimthi që gjuhët klasike, sidomos latinishtja, lidheshin së paku me dy përfytyrime në mendësinë e njeriut të kohës: së pari, me disiplina shumë të vështira dhe, ndoshta ndoshta të panevojshme; së dyti, me klerin katolik dhe rolin e tij në historinë e vendit.
Hapja e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja u shoqërua me një vërshim lutjesh të nxënësve, që kishin mbaruar klasën e shtatë (asokohe arsim i parë ishte shtatëvjeçar). Nuk besoj të ketë pasur shumë kërkesa për të hyrë në degën klasike. Ndërsa nxënësit e pranuar në të ishin dhe mbetën 20. Në vitet e mëpasme dega nuk pati vijimësi.
Dhe ja, ora e parë e mësimit të latinishtes (kjo ishte gjuha, me mësimin e të cilës hapej dega klasike. Greqishtja e vjetër do të fillonte dy vjet më vonë). Mund të përfytyrohet emocioni i katërmbëdhjetëvjeçarëve në ballafaqimin e parë me një lëndë aq të largët për realitetin tonë, pothuaj të panjohur. Dhe në klasë hynte mësuesi i saj, mësuesi i lëndës dhe i klasës. I dinim vetëm emrin. Asgjë më shumë. Kishte ndonjë që dinte se mësuesi ynë kishte përkthyer "Komedinë hyjnore" të Dante Aligierit, por përveç portretit zymtan të këtij poeti të madh që ndodhej në kopertinën e të tre vëllimeve të "Komedisë hyjnore" asgjë tjetër askush nuk dinte.
Mësuesi vinte i shkurtër, paksa i kërrusur supesh. Kishte një fytyrë të bardhë, dy sy shumë të vëmendshëm dhe cilësinë e rrallë për mësuesit e kohës që të mos ulej kurrë. Ai lëvizte ndërmjet rreshtave, nuk i drejtohej askujt në mënyrë të veçantë dhe u drejtohej të gjithëve njëherësh. Shkodranishtja e këndshme e shkrirë me zërin e butë dhe çuditërisht të gjallë, kumbues, mjaftonte për të tërhequr vëmendjen e një klase gjithsesi mjaft euforike. Mësuesi ynë nuk e ngrinte zërin kurrë, por ashtu si pa e kuptuar as ne vetë, në klasë vendosej shumë shpejt heshtja dhe vëmendja përqëndrohej tek fjalët që dora vogëlane e mësuesit rendiste në dërrasën e zezë. Mësuesi ynë nuk dallohej për një metodikë të ngurtë. Bashkë me rregullat e leximit dhe fjalët e fjalitë e para rutinore, ja tek erdhi edhe diçka e veçantë, një fjali, e cila na u duk si pa lidhje koherente me mësimin e ditës, por që dëshmonte se cili ishte këndvështrimi i mësuesit tonë ndaj botës së mësimit në përgjithësi, ndaj latinishtes në veçanti. Kjo fjali, në të cilën mësuesi ynë u ndal paksa më gjatë, tingëllonte "Aurora amica Musis". Ne sapo kishim filluar të njiheshim me lakimin e parë të emrave në gjuhën latine (më pas do të mësonim se të tillë ishin plot 5), ndërsa mësuesi na jepte një fjali, që kishte gjithsejt tre fjalë, tre emra, të tre të lakimit të parë, dhe… asnjë folje. Ai u ndal diku përbri radhës së fundit të bankave tona dhe zëri i ti na erdhi si melodi që prapa krahëve. Lexonte me ngadalë e me zë të plotë fjalinë që sapo kishte shkruar në dërrasën e zezë. Dhe na tërhoqi vëmendjen tek disa elemente të kësaj fjalie: së pari, tek numri i madh i zanoreve, duke na shpjeguar se kjo i jepte gjuhës tingëllimë, melodi. Së dyti, te denduria e zanores a në këtë fjali të thjeshtë, duke nënvizuar hapësirën që i shtonte kjo zanore frymëmarrjes. Së treti, te mungesa e nyjave, parafjalëve, shkurt te karakteri monolitik i fjalëve, i fjalisë, i gjuhës latine. Së katërti, te bukuria e përgjithshme e fjalëve "aurora", "amica", "Musis": të treja të shtira, të qeta, të thjeshta, e njëkohësisht madhështore, plot bukuri.

Ishte një këndvështrim tërësisht estetik, ndonëse i mbështetur në tipare rreptësisht gjuhësore. Ishte kjo pjesa qëndrore e teknikës mësimdhënëse të mësuesit tonë: "Nxënësit mësimi duhet t'i bëhet i këndshëm, i pëlqyeshëm, tërheqës". Kjo rregull nuk na kishte rënë pothuaj fare në sy në tërë vitet paraardhëse (këtu do të veçoja për një teknikë të ngjashme edhe mësuesin tjetër të talentuar e të apasionuar, atë të fizikës, Besim Turdiu) dhe pothuaj nuk do ta hasnim as në të ardhmen (edhe këtu një përjashtim do ta bëja me dëshirë për latinistin tjetër të shquar Henrik Lacaj, pedagogun tonë të periudhës universitare). Ndërsa te mësuesi ynë Pashko kjo, siç do ta tregonte koha, ishte baza.

Krahas mësimit estetik na erdhi, me të njëjtën fjali, edhe mësimi moral, edukata: "Shkolla, mësimi duhet të zhvillojë te nxënësi qetësinë, natyrën e shtruar, të vëmendshme". Për ne, djem e vajza me botë ende të paçelur e me edukatë larg së qeni në lartësinë e një jete të vërtetë qytetare, këto mësime ishin mjaft të thella, pothuaj të parrokshme mendërisht. Por ishin aq të drejtëpërdrejtë në të njëjtën kohë, aq depërtues e mbresues në natyrat tona të buta.
Dhe, së treti, mësimi pedagogjik: "Mësuesi nuk është antitezë e nxënësit. Ai është udhëheqës i tij". Ne për herë të parë mësonim të bindeshim pa një frikësim, pa një britmë, pa një dackë. Për herë të parë ne thjesht mësonim dhe jo shtrëngoheshim të mësonim. Për herë të parë ne gjenim te mësuesi mësuesin dhe jo urdhërdhënësin, gjenim autoritetin e dijes dhe jo atë të mbivendosjes së dhunshme, pavarësisht se e ç'natyre mund të ishte kjo dhunë: psikologjike, nervore, pseudokulturore etj. etj.

Kur kujtoj sot ato vite ndjej sa pak ua ditëm asokohe vlerën këtyre gurëve të vyer të pedagogjisë së mësuesit tonë të thjeshtë si vetë e mira dhe e vërteta.
Dhe të mendosh se sa orë të tilla të rralla për nga bota e pafund e dijes dhe e ndjenjave kaluam për plot katër vjet me mësuesin tonë.
Dhe sa e gjerë, sa jashtë pedantizmit të programit të ngushtë dilte ajo që mësuesi ynë na komunikonte. Po rendis këtu disa shembuj.
Fakti i parë. në katër vjet me radhë në mënyrë periodike ne iu nënshtruam kontrollit me shkrim të dijes. Ishte një formë e veçantë, që nuk e kryenim në asnjë lëndë tjetër: këtu nuk kishte kufizime tematike, kufizime të mirëfillta kohore. Vetë gjuha, gjuha e huaj veçanërisht, nuk përmban kësi caqesh metodike sikurse i kanë lëndët e tjera duke nisur nga historia e duke mbaruar me shkencat e sakta. Në latinisht forma e vetme e kontrollit të dijes ishte përkthimi. Dhe në katër vjet e tërë klasa jonë e marrë së bashku mezi arriti të merrte vetëm një 10 të vetme. Dhe jo ngaqë ishim nxënës të dobët. Përgjithësisht grupi i gjuhëve klasike, që i zhvillonte lëndët e tjera të përbashkëta së bashku me grupin e frëngjishtes, kishte lulen e nxënësve të klasës së madhe. Prej radhëve tona dolën dy nxënës maturantë me 16 dhjeta nga 17 të mundshme. E në atë kohë nota nuk falej për meritokraci. Por ja që latinishtja ishte diçka fare e veçantë dhe mësuesi ynë - po ashtu. Ai nuk u tregua asnjëherë i rreptë, i ngurtë. Për të qe e huaj mbajtja në sirtar e notës më të lartë. Por njëkohësisht ai nuk e vinte lehtë notën e lartë dhe na edukoi dora-dorës të kërkonim së pari nga vetja, së fundi po nga vetja, dhe gjatë gjithë kohës vetëm nga vetja. Mësimi tjetër i madh i pedagogjisë së tij, pra ishte: "Nxënës quhet vetëm ai që nxë. Pa nxënë nuk bëhesh dot i ditur. Ndërsa pa njerëz të ditur një shoqëri nuk ecën përpara". Mësuesi sikur na tregonte rrugën e punës së ndershme, ashtu siç kishte përkthyer ai vetë në "Komedinë hyjnore": "Nuk fitohet gja tue ndejë mbështetë. E po s'le nam të mirë çka duhet jeta?"

Fakti i dytë.


Diku nga viti i tretë, pasi ne patëm filluar mësimin e greqishtes së vjetër me mësuesin tonë aq të vyer e gjuhëtarin e njohur Seit Mansaku, mësues Pashko një ditë të bukur merr dhe shkruan në dërrasën e zezë 4-5 hekzametra nga "Iliada". Për ne ishte ende herët të nxirrnim kuptimin e tyre me forcat tona, ende nuk ishim larguar mirë nga bregu i detit të gramatikës greke dhe problemet ishin tejet të mëdha, të panjohurat - të panumërta. Por mësuesi shkroi vargjet dhe si kaloi, sipas zakonit, diku prapa nesh, nisi të lexonte metrikisht vargjet. Në klasë kishte rënë heshtja. Nuk kishte rëndësi që ende nuk dinim ç'donin të thoshin ato vargje. Hë për hë na magjepse rrjedha e shtruar dhe madhështore e deklamimit të mësuesit, kadencimi i bukur i hekzametrit. Pastaj mësuesi na sqaroi se ato vargje ishin shkëputur nga skena e dyluftimit të Akilit me Hektorin, dhe ishin pikërisht lutjet e Hektorit drejtuar triumfuesit të pashpirt që të mos ia linte kufomën jashtë që t'ia shqyenin qentë e kampit grek, por t'ia dorëzonte baba Priamit. Kaq. Mësuesi na vuri në dukje gërshetimin e bashkëtingëlloreve të shumta h me grupbashkëtingëlloret e përbëra nga s-ja (ks, ps) dhe shtoi: "Hektori është në grahmat e fundit. Ai po jep shpirt dhe duket sikur Homeri ka zgjedhur fjalët që të tingëllojnë si rënkimi i njeriut që po shuhet. Ndërsa atë që trojani parasheh se e pret kufomën e tij në kampin grek, shqyerjen nga qentë e uritur, e japin tërë ato fjalë ku mbizotëron s-ja fërshëllyese dhe kërcëlluese". Ne kishim shtangur: misteri i moskuptimit të tekstit befas ishte shpalosur tërësisht dhe ne shijonim madhështinë e tragjedisë, ashtu si nxënësit që mezi lëçisin në solfezh dhe rrinë të nemitur përpara partiturës së një kryevepre, kur befas vjen mjeshtri i instrumentit dhe gjithçka e errët davaritet, mrekullia del nga format e padeshifrueshme të notave dhe depërton në shpirtin e secilit!
Dhe, mbase në mënyrë ende të turbullt, por prapë mësuam se sa e fuqishme është letërsia e vërtetë, se sa të gërshetuara janë në letërsi si edhe në jetë e bukura me të mirën. Dhe për herë të parë ndoshta ndjemë se ishte vërtet e rrallë të ishte njeriu një trim i çartur, një Akil, por ishte edhe më e shtrenjtë të ishte mbrojtës i atdheut, Hektor. Ishte ky një tjetër mësim i madh i mësuesit tonë.

Fakti i tretë.


Vitin e maturës mësuesi na shtyu të zgjidhnim sikush nga një vepër autori klasik latin dhe ta përkthenim deri në fund duke përgatitur edhe një referat rreth autorit e veprës në fjalë. Ishte diçka e paprogramuar, e papërfunduar nga të gjithë me sukses. Por ishte një shtysë e madhe përpara drejt punës së pavarur, drejt kërkimit në lëmin e dijes. Asnjë klasë tjetër paralele me ne nuk ndërmori diçka të tillë, askush nuk u vu në punë në mënyrë kaq të veçantë, kaq të pavarur, dhe kaq frytdhënëse. Ishte një tjetër mësim i madh i mësuesit tonë. "Nuk vlen dija pa punën". Si do të mësonim më vonë nga "Fausti".

E hirtë ësht', or mik, çdo teori;
veç pem'e jetës gjelbëron.


Nuk po ndalem këtu në nismën e mësuesit tonë që ne të përkthenim në latinisht himnin e punëtorëve, "Internacionalen" (gjë që u realizua dhe u këndua në një veprimtari të gjithë shkollës), nuk po ndalem në leximet e citimet që ai na bënte nga "Odiseja", "Hamleti" ose pjesa e parë e "Faustit", nga sonetet e Dantes, Karduçit. Në çdo rast mund të kuptohej se si ai na merrte pa e kuptuar, si të na kishte zënë për dore, dhe na shpinte drejt shkollës së lartë, asaj të jetës. Me urti, me largpamësi, me thjeshtësi, e njëkohësisht me një kulturë që te rrallëkush tjetër e kam ndeshur në jetë.
Nuk po ndalem as në rastet kur ne e kandisnim mësuesin tonë të urtë e të mirë të na merrte e të na nxirrte për shëtitje (kjo në pranverë) nga parku i liqenit. As kjo nuk qe e huaj për të: të përmbushurit e një dëshire të natyrshme për diell e ajër te nxënës në moshë djalërie dhe vashërie.

Ky ishte Mësuesi dhe prapa tij ky ishte Njeriu. Ashtu si ky ishte, siç do të kuptonim më vonë, edhe Artisti.

Përkthyesi i "Komedisë Hyjnore"

Pashko Gjeçi si përkthyes i paarritshëm mund të cilësohet edhe vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike siç është kryevepra e Dante Aligierit, e letërsisë italiane dhe e gjithë letërsisë botërore, "Komedia Hyjnore", pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tij tjera, disa të njohura nga lexuesi si "Odiseja" e Homerit e disa të panjohura si "Hamleti", "Fausti" (pjesa e parë), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, gjithmonë në mënyrë mjeshtërore!
Ç'përfaqëson "Komedia Hyjnore" dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeçi, për të na bërë ta nderojmë përkthyesin-poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjitha kohëve?
Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qendrore, gjithëpërfaqësuese: letërsia e vjetër greke - Homerin, letërsia latine - Virgjilin, letërsia spanjolle - Servantesin, letërsia angleze - Shekspirin, letërsia gjermane - Gëten, letërsia ruse - Pushkinin, letërsia franceze - Balzakun, në letërsinë tonë - Naimi. Në letërsinë italiane kjo figurë qendrore është Dante Aligieri. Në radhë të parë dhe pothuaj vetëm e vetëm për "Komedinë Hyjnore". Madje aq simbolike është figura e tij sa ashtu si në rastin e Naimit tonë, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Për më tepër kështu mund të gjesh referencën për të edhe nëpër fjalorët enciklopedikë, jo vetëm ata italianë, ndonëse dihet mirë që fjalorët e mbështetin renditjen e zërave sipas kriterit alfabetik të mbiemrit. Dante është ndër të rrallat përjashtime.

1. Parë si tërësi vlerash jashtartistike "Komedia hyjnore":


1) në rrafshin politik, parashtron luftën e brendshme në Firence, me të gjitha implikimet dhe ashpërsinë e saj që nuk ndalej përpara asgjëje. Dante në të vërtetë ishte qytetar aktiv. Ai u përfshi në këtë luftë politike në krahun më të drejtë (për sa mund të gjykohet) ndonëse jo fitimtar, humbi, u përndoq dhe i shtyrë nga dhembja e humbjes ashtu si dhe nga natyra e tij tërësisht e paepur, e panënshtruar kur ishte fjala për lumturinë e qytetit amtar, Firences, sikurse edhe për dinjitetin e tij njerëzor, vendosi të luftonte poetikisht për idealin e tij qytetar. Kështu lindi "Komedia Hyjnore" si një rivendikim në art i synimeve të parealizuara politike.
Me një dallim: që në vepër Dante i tha botës se ç'mendonte për të gjithë të mëdhenjtë e saj, klerikë a laikë qofshin, pra e çoi luftën politike deri në fund. Dhe nga kjo fitoi jo vetëm arti por edhe historia.

Dhe me një domethënie të re: lufta politike e poetizuar mori ngjyresa fetare, pasi në fund të fundit njerëzit shohin në të përleshjen e së mirës, të parë si hyjnore, me të keqen, të parë si skëterrore. Në këtë mënyrë lufta politike nga çështje individuale kthehet në çështje që tejkalon individin dhe kohën konkrete duke arritur të ndikojë të ardhmen e brezave. Ajo merr karakter tejkalimar, transcendental. Kështu mëria e Dantes merr përmasa hyjnore. Dhe bashkë me Karduçin mund të thuhet në këtë rast: Muor Giove e l'inno del Poeta resta (Vdesin perënditë, himni i Poetit mbetet!).

b) në rrafshin e besimit, përbën himnin njerëzor të botës hyjnore me ferrin, purgatorin dhe parajsën si përfaqësuese të kozmosit fetar katolik dhe simbole të ëndrrës njerëzore për të parë ndëshkimin e së keqes dhe triumfin e së mirës, që është njëkohësisht edhe e drejta. Në këtë himn megjithatë dallohet qartë zëri i besimtarit të rrallë, i cili nuk shkrihet me grigjën e besimtarëve të tjerë, pasi veç besimit te hyjnorja si dogmë ai ka vënë në poemë edhe besimin e tij të patundur te parime jashtëfetare që mund të përmblidhen si më tej: "Ashtu si pandershmëria, degradimi moral nuk kursen as botën e fesë, edhe ndëshkimi është i pashmangshëm për keqbërësit me veladon, sikurse është me pasoja për institucionet klerikale. Të shërbyerit ndaj fesë nuk mund të jetë indulgjencë mëkatesh, as për vetë të parët e Kishës, papët. Vetëm një jetë e ndershme, e virtytshme është shpëtimi për njerëzit, për mbarë shoqërinë njerëzore".

c) në rrafshin moral, i cili del si pjesë përbërëse e të gjitha aspekteve të tjerë duke dëshmuar jo vetëm sa rëndësi i jepte Poeti këtij aspekti, por edhe sa i rëndësishëm ishte ai në jetën e përditshme, pohon parimin: nuk ka politikë dhe as besim jashtë moralit. Ky mbetet norma, metri matës më i përgjithshëm dhe më i parë i të gjithë veprimtarisë së qytetarit dhe institucionit.

E moralshme është ajo që u shërben përparimit dhe lumturimit të shumicës së popullsisë. E pamoralshme është ajo që u shërben interesave të një pakice, qoftë edhe elitare, në dëm të gjithë të tjerëve.
E moralshme është të veprosh në emër të së mirës së përgjithshme. E pamoralshme është të mjaftohesh me lutje, predikime e llafe, ndërkohë që me vepra bën të kundërtën.
E moralshme është të mundësosh realizimin e njerëzve me anë të punës, pasi puna, aq më tepër puna e çliruar nga skllavëria, është forma më e lartë e veprimit. Përtacët, dembelët, të mefshtit e kanë vendin në ferr. Ata janë në thelb kundërshtarë të përparimit, të lumturisë.
Dhe ky ngulmim i Poetit te vlerat e mirëfillta, jo të rreme morale nuk mund të mos na sjellë ndër mend, për shoqërim idesh, plagën e madhe e, me sa duket, të pashërueshme në këtë sistem shoqëror, të korrupsionit, plagë që buron nga mbivendosja e individuales mbi të përgjithshmen.
Kemi të drejtë të themi se Dante me të tilël qëndrim mbajtur në "Komedinë Hyjnore" ka kapërcyer moralin jo vetëm të kohës së tij, por edhe të kohës sonë.

d) në rrafshin human duke kaluar përmes kuptimit të jetës dhe luftës politike, përmes kuptimit të hyjnores, përmes kuptimit të së moralshmes, vë në qendër të vëmendjes dhe afirmon qendërsinë e njeriut. Kryevepra e Dantes, e lexuar pa spekulime e sofizma, shpall tezën se: "Njeriu nuk mund të kthehet në qenie të manipulueshme, nga askush. Njeriu dhe triumfi i botës së tij të ndjenjave, në radhë të parë i dashurisë si simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, është e vetmja rrugë drejt lumturisë. Nuk ka politikë, nuk ka besim, nuk ka moral që mund të shpërfillë njeriun. Jeta pa njeriun është apolitike (le të sqarojmë këtu për lexuesin se politika, që në Greqinë e Aristotelit, ishte dija e njerëzve për të jetuar në kolektiv, ishte tipari që dallon njeriun si qenie shoqërore nga bota e kafshëve si gjallesa në thelb individualiste), afetare (e kuptuar feja jo si besim te diçka mbinjerëzore por thjesht si besim te përparimi dhe triumfi i tij mbi reaksionaren, sepse pa këtë besim jeta njerëzore është e pakuptimtë dhe e pashpresë), amorale (parë morali si normë e veprimit njerëzor në të mirë të përparimit për të gjithë e jo ngushtësisht për disa). Jeta që drejtohet në thelb kundër thelbit të njeriut është, pra, kundërpolitike, kundërfetare, e kundërmoralshme.

e) në rrafshin shkencor pohon tezën e madhe se njeriu ka për prirje ta njohë botën dhe se njohja e botës nga ana e tij nuk mund të jetë veçse e saktë, jo e përafërt, jo gjysmake. Njeriu ka për mision të arrijë përmes të vërtetash relative tek të vërtetat absolute (ku ndër të parat është vetë vendi dhe misioni i tij në gjithësi) qofshin këto edhe të pjesshme e jo ende globale.
Dhe kjo tezë vjen si një vijim dhe plotësim i domosdoshëm i gjithë parimeve të mëdha të përmbajtura në kryeveprën e Dantes: politika, besimi, morali, humanizmi nuk realizohen dot pa pjesëmarrjen e shkencës, pra të dijes së saktë të çliruar nga shtresëzimet parahistorike dhe historike të paragjykimeve. Të dish do të thotë pikërisht të kuptosh se përse lufton, përse beson, ku qëndron e mira dhe e drejta, ç'është shoqëria njerëzore dhe cila është trajektorja e përpjekjeve njerëzore.

f) në rrafshin sentimental shpall kredon se nuk ka lumturi të njeriut, nuk ka përparim të shoqërisë njerëzore pa çlirim fizik e shpirtëror të vetë njeriut, kësaj qendre të botës që na rrethon, i cili në rast se zhvishet nga ndjenjat e tij kthehet në qenie të vdekur. e gjithë historia e njerëzimit është një luftë e pareshtur e forcave që mbajnë të robëruara ndjenjat njerëzore dhe e përpjekjeve të këtyre ndjenjave për t'u çliruar.
Dhe si qenie e gjallë njeriu ekziston për sa kohë dashuron: dashuron gruan, dashuron jetën, vendlindjen, të gjithë të tjerët që janë si ai. Pa këtë kozmos ndjenjash njeriu është i paplotë, në të vërtetë nuk është ende njeri. nuk ka politikë, nuk ka besim, moral, shkencë që nuk i nënshtrohet këtij parimi. Për Danten dashuria arrin deri atje sa të vërë në lëvizje edhe qiellin dhe yjet. Vetë lumturia e njeriut nuk është tjetër veçse lumturia e njeriut që ndjen.

2. "Komedia hyjnore" në profilin artistiko-gjuhësor:


Shquhet nga ana stilistikore për renditjen e qartë dhe konsekuente si dhe për shpalosjen e guximshme të pikëpamjeve, ideve, mendimeve, vlerësimeve dhe gjykimeve. Dante si njeri në kuptimin më të plotë të fjalës jo vetëm ose jo thjesht synoi të vinte në qendër të mekanizmit të veprës së tij elementët kryesorë të botëkuptimit të vet thelbësisht humanist, por i zbatoi vetë të gjitha ato që mund të quhen mësime dhe parime të tij botëkuptimore. Ai qe njeri dhe u shpalos si i tillë jo vetëm duke zbuluar përpara lexuesit të kohës së vet realitetin siç ishte, për çka meriton mirënjohjen më të thellë, por edhe duke e shoqëruar zbulimin e së vërtetës me kritikën e pamëshirshme të gjithçkaje që mendja e tij realiste dhe gjeniale e vlerësoi si të keqe për historinë e njerëzimit. Ai mund të konsiderohet kështu jo thjesht në mënyrë të figurshme si një Promete i gjallë, por në të vërtetë si pararendës i zbuluesve të mëdhenj të shekujve të mëvonshëm, heronjve të tillë të historisë njerëzore si Nikolla Koperniku, Xhordano Bruno, Galileo Galilei, Johan Kepleri, Isak Njutoni, etj.

Përbën nga ana gjuhësore një revolucion të vërtetë në kulturë, pasi për trajtimin e një lënde aq të madhe, pothuaj enciklopedike për kohën, thirri në ndihmë gjuhën e folur popullore, italishten fiorentine në vend të latinishtes, kësaj gjuhe jetë e mot elitare, e cila gjithnjë e më tepër po kthehej në monopol të klasave të sipërme, klerit dhe administratës shtetërore, në mermer pa zhvillim. Ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë sot karakterin vigan të një veprimi të tillë, i cili guxonte në mënyrë të pashoqe të përballej me të gjithë sferën e shtrirjes jo vetëm të kulturës, por edhe të latinishtes. Ishte një sfidë ndaj frymës së shoqërisë së konsoliduar në shekuj, sfidë ndaj Romës vatikane, një sfidë titanike, përpara së cilës trimëritë e Herakliut duken lodra fantazie. Ajo sfidë përmblidhte të gjitha përpjekjet shekullore për shëndoshjen dhe zyrtarizimin e gjuhës italiane si gjuhë e ligjshme e një populli që nuk ishte më latin dhe u jepte fund atyre duke i realizuar ato: gjuha e Dantes u bë gjuhë e një kombi të tërë.
Realizon nga ana metrike një risi të vërtetë duke formalizuar në artin e vargëzimit shenjtërinë e treshit, të trinisë. Nuk kishte më poema me vargje që rendin pas njëri-tjetrit pa kufizim numri ("Iliada", "Odiseja", "Eneida"). Kudo në "Komedinë Hyjnore" u shfaq baza organizuese unike e tercinës, e cila për nga vetë natyra saj është gërsheti i vargëzimit. Ashtu si u shpalos edhe ndarja e madhe e veprës në 3 kantika me 33 këngë secila. Mendja njerëzore kërkonte disiplinimin e gjithçkaje, sepse vetëm kështu mund të realizonte misionin e saj të madh, udhëheqjen e shoqërisë në rrugën e vështirë të përparimit.
Përveç tercinës lidhëse, gërshetuese, çimentuese, kryevepra danteske konfirmoi përfundimisht triumfin e njëmbëdhjetërrokshit, këtij vargu mendimplotë dhe njëkohësisht elegant e relativisht të shkathët në krahasim me metrat antikë.
Së fundmi, kryevepra danteske përbën triumfin përfundimtar të rimës si element organizativ, stilistik por sidomos estetik në teknikën e poezisë. Që nga ajo kohë metrika antike shkoi në rënie të shpejtë dhe në rrafshin e estetikës së vargëzimit mund të thuhet se e hijshmja fitoi mbi hijerëndën, të zymtën.

3. Përkthimi në shqip i "Komedisë hyjnore"

Dhënia e të gjitha veçorive ideoartistike të një kryevepre si "Komedia Hyjnore" përbën një problem në të vërtetë të pakapërcyeshëm për të gjitha gjuhët e kultivuara. Por tejet e vështirë mbetet detyra edhe e përcjelljes së vlerave të saj më të qenësishme. Kaq e ngjeshur artistikisht dhe e pasur në ide është ajo! Vetëm nisur nga kjo premisë kemi të drejtë të mendojmë se përkthimi i "Komedisë Hyjnore" në gjuhën shqipe jo vetëm ka qenë një ndërmarrje tejet e vështirë, por edhe një arritje e pakrahasueshme kulturore në disa drejtime themelore.
Kjo qëndron e duhet nënvizuar aq më tepër në kushtet tona, kur lexuesve, qoftë edhe atyre me arsim të lartë, u mungojnë konceptet dhe kriteret e qarta rreth asaj se cili mund të quhet përkthim i mirë, i arritur.
Në cilat drejtime përkthimi i "Komedisë Hyjnore" nga ana e Pashko Gjeçit përbën arritje të pakrahasueshme për kulturën tonë?
Së pari, në kriterin kryesor që dallon përkthimin e mirë nga ai i parealizuar: besnikërinë ideo-artistike. Mjaftojnë të përqasen tercinat e para të gjithë veprës, ku Dante flet për shtegtinë e jetës që e sjell në mes të një pylli plot errësi.

Ja italisht kjo pjesë:

Nel mezzo del cammin di nostra vita
mi ritrovai per una selva oscura,
che la diritta via era smarrita.

Dhe shqip:

Në mes të shtegëtisë së kësaj jete
u gjeta në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë rrugën e vërtetë.

Asgjë nuk mungon, vargjet 2 dhe 3 janë identikë, dhe të duket se përkthimi i kësaj tercine mund të ketë qenë gjëja më e lehtë në botë! Shenjë dalluese e artistit të madh, kur ta jep të lehtë atë që mund të jetë aq e vështirë.

Ose fillimi i këngës 33 të "Ferrit":

(italisht)

La bocca sollevo dal fiero pasto
quel peccator forbendola ai capelli
del capo che avea di retro guasto


(shqip)

Dhe gojën fill e çoi nga e zeza gjellë
ai mëkatar, me flokët tue e fshi
të kokës q'ia kish grrye nga mbrapa shpellë


Të krijohet e njëjta mbresë: sikur nuk ka gjuhë më të afërta në botë se shqipja dhe italishtja, përderisa vargu i dytë është identik, ndërsa dy vargjet e tjera mezi mund të thuash që nuk janë identikë. Dhe njëkohësisht ritmi ritëm, njëmbëdhjetërrokshi njëmbëdhjetërrokësh, rima rimë! Të tillë shembuj gjen në çdo faqe, në të gjithë veprën. Dhe shpjegimi është i thjeshë: puna këmbëngulëse e mjeshtrit Pashko Gjeçi, talenti i tij i rrallë poetik dhe kultura e gjerë, që e bënin të gjente gjithçka të vyer që kishte origjinali dhe pastaj, me përkujdesin e një arkeologu, ta sillnin nga thellësia e shtatë shekujve në tryezat tona të leximit.

Së dyti,

mjeshtëria e vargëzimit. Është pothuaj e pamundur të gjesh në tërë shtrirjen "e frikshme" prej 14 233 vargjesh të "Komedisë Hyjnore" të përkthyer nga mjeshtri Gjeçi një varg të lënë pa punuar, një varg pa ritmin dhe kumbimin e cilësisë standarde, një varg që nuk është varg. E në të njëjtën kohë vështirë të gjenden vargje monotone teknikisht. Kudo të befason aftësia krijuese e vargëzimit, kur togfjalëshat marrin një lirshmëri zhvendosjeje të papritur, ndonëse të zakonshme për sintaksën poetike, dhe në të njëjtën kohë nuk humb ritmi e nuk zbehet kuptimi. Po sa herë të tjera pikërisht nëpërmjet "përmbysjeve" të tilla mjeshtri Gjeçi ka arritur të nxjerrë në vendin më të dukshëm të vargut, zonën e rimës, fjalën më të rëndësishme kuptimisht ose më të bukur estetikisht!

Ne që kemi lexuar e dëgjuar aq herë thirrje e deri anatema kundër "robërisë" së rimës, lexojmë në mënyrë të pandalshme artistikisht vargjet e mjeshtrit Gjeçi dhe jo që nuk ndjejmë kund ndonjë "skllavëri", por as nuk arrijmë të përfytyrojmë dot se çfarë do të kishte qenë gjithë kjo ndërtesë monumentale pa "betonimin" e rimës, të një rime që është disiplinë, ritëm, muzikalitet, të një rime që është tanimë shpirti i poezisë moderne. Atij që do të tundte kokën me dyshim, i këshilloj të ndjekë me vëmendje tekstet e këngëve të grupit të njohur "Bitëlls": nuk ka asnjë këngë me tekst të parimuar!

Dhe po sjell këtu argumentin e mjeshtrit Gjeçi në të mirë të fuqisë organizative dhe estetike të rimës. Kur e pyetëm Mësuesin tonë se ç'mendonte për rimën dhe për vargjet e lirshme, ai na recitoi vetëm dy vargje, që nuk ka shqiptar të mos i dijë:

Dhe mos shikjoni kisha e xhamija
feja e shqiptarit asht shqiptarija.
"Dhe tani hajde t'i heqim rimën këtij dyvargëshi", shtoi Mësuesi.
Dhe mos shikjoni kisha e xhamija,
shqiptarija asht feja e shqiptarit.

"Kuptimi asht, - vazhdoi mësuesi, - por poezia ka mbarue".


Së treti, gjuha e pasur. Parafytyroj shumë e shumë lexues që mund të jenë gati të kundërshtojnë në këtë pikë, të shtyrë nga ngatërrimi që bëjnë midis dialektit shkodran të mjeshtrit Gjeçi dhe fjalorit të përdorur prej tij. Por do t'i këshilloja të mos nguteshin dhe të vinin në provë nëpërmjet leximit të "Komedisë Hyjnore" njohjen e shqipes nga ana e tyre. Gjuha e mjeshtrit është e tillë që i qëndron më së miri fjalorit tejet të pasur të origjinalit dantesk dhe për më tepër është një gjuhë tërësisht e përvetësuar nga mjeshtri, tërësisht e shkrirë në farkën e tij, e gatshme për të derdhur lingotat e arit poetik.
Sigurisht që do të duhej një hulumtim statistikor që të nxirrte në pah se sa i pasur është realisht fjalori i përdorur nga mjeshtri Gjeçi, por jam i bindur se ai nuk bie poshtë fjalorit të fiorentinit të madh.

Mjeshtri i punës


Këti portreti të Mësuesit dhe Përkthyesit Pashko Gjeçi po i vjen dalëngadalë fundi. Ka mbetur në mendjen time edhe ndonjë penelatë e fundit. Nga ato që nuk shtojnë shumë, por shtojnë shpirt.
Një nga gjërat më të bukura që mbaj mend nga Mësuesi im është edhe renditja që u bënte ai në parapëlqim veprave, të cilave u kishte kushtuar energjitë krijuese dhe vitet e jetës. Kështu ndonëse kishte përkthyer edhe Homerin, edhe Shekspirin, edhe Gëten, Mjeshtri vinte të parin në parapëlqim Danten. E vinte të parin në vlerë artistike, të parin në gjerësi të kozmosit që rrokte, të ideve që shpaloste. Nuk e tha kurrë që e vinte të parin në lodhjen që i kishte shkaktuar. Përkundrazi njëherë duke më treguar lidhur me përfundimin e përkthimit të "Komedisë Hyjnore" më tha, ndër të tjera edhe këtë fakt kuptimplotë:

"Punoja arsimtar në Fushë-Krujë, ndërsa me banim isha në Tiranë. Dhe në shtëpi vija çdo fund jave, ndërsa ditët e punës qëndroja atje. kur arrita në përfundim të përkthimit dhe më kishin mbetur dy tercinat e fundit, qëlloi fundi i javës. E dija se po të kthehesha në Tiranë, nuk do ta përfundoja dot punën. Ndaj ndenja atë fund jave në Fushë Krujë për ta mbyllur përkthimin. Dikur, natën vonë shkrova edhe vargun e fundit dhe lëshova pendën. Por tek psherëtiva i lehtësuar, atë çast m'u bë sikur Dante, që kishte qenë gjithë ato vjet me mua, doli jashtë dhomës sime dhe u largua përgjithmonë". Mbaj mend që pikërisht këtë episod ai e ka përmendur edhe në një takim të zhvilluar në Shtëpinë botuese "Naim Frashëri", ku ishin të pranishëm edhe Henrik Lacaj, Engjëll Sejdaj si dhe drejtori i kësaj shtëpie botuese Thanas Leci.

Lexuesi le të përfytyrojë pak që përkthimi i "Komedisë Hyjnore" i mori Mjeshtrit mbi 22 vjet, që nga koha e botimit të disa këngëve të para në vitin 1937 e deri aty nga viti 1959.
Vite të rënda, me luftën e dytë botërore në mes, me privacionet e mëdha pas çlirimit të vendit, ku duhen llogaritur edhe vitet e heqjes së lirisë!
E megjithatë ky mjeshtër i madh i punës punoi pareshtur për të sjellë në tryezat tona të leximit një ndër veprat më të mëdha të të gjitha kohërave.
Më vonë më rastisi jo vetëm të lexoj prej tij përkthimin e "Odisejës", aq e rrjedhshme në njëmbëdhjetërrokshat e qetë, aq e qartë, por edhe të mahnitem me përkthimin e pjesës së parë të "Faustit" kryer në një shkodranishte elegante e melodioze, botimi i së cilës do t'i bënte nder kulturës së shqipes e jo thjesht fondit të artë të përkthimit.

Mjeshtri mbetet mjeshtër në të gjitha veprat, që mori në dorë për të na i dhënë në gjuhë amtare. Ai mbetet simbol i një vullneti të pashoq, i një talenti poetik gjithë po aq të pashoq dhe i një kulture letrare e jo vetëm letrare ndër më të thellat.
Ne nuk do të arrijmë dot kurrë ta vlerësojmë këtë njeri të madh në tërë poliedricitetin e tij njerëzor, artistik, kulturor, arsimor. Për fat të keq!

Në vend të përfundimit

Në kulturën e kombeve përkthimi është ndër veprimtaritë më të nevojshme, më të domosdoshme. Si për ironi të fatit, zbatuesit e kësaj mjeshtërie janë pak, shpesh edhe aspak të njohur, parë në krahasim me krijuesit e tjerë, prozatorët, poetët, dramaturgët. Duhet theksuar me një dozë të fortë kritike shprehja "si për ironi të fatit", pasi në të vërtetë këtu fati nuk ka gisht fare. Përkthyesit, të cilët në rastet më të mira nuk bien aspak më poshtë për nga dhuntitë artistike nga prozatorët, poetët e dramaturgët më të mirë, janë njerëz që jetojnë përditë në gjirin e shoqërisë, bile edhe më në brendësi të jetës së përditshme nga ç'janë krijuesit e tjerë, shpesh të veçuar nga prania e masës së gjerë të lexuesve dhe adhuruesve. Pra, thënë më shkoqur, përkthyesit nuk dallohen për ndonjë farë elitarizmit të vetëzgjedhur apo të imponuar. E megjithatë ata nuk gëzojnë as një të dhjetën e nderimit shoqëror në krahasim me krijuesit e tjerë, të cilëve shoqëria u blaton tituj e privilegje jo të vogla.
Po të ndalemi te fati shoqëror i përkthyesit-poet Pashko Gjeçi ne, e kam fjalën jo për individë të veçantë, por për shoqërinë shqiptare të disa dekadave marrë në tërësi, do të duhej të ndiheshim fajtorë për shpërfilljen e pafalshme, mëkatare, ndaj gjenisë së tij krijuese. Ne, dhe këtu e kam fjalën për të gjithë themeluesit a sponsorizuesit e çmimeve në fushën e artit, do të duhej të ndiheshim më faqenxirë, kur shpërndajmë çmime e shpërblime të ndryshme, lloj-lloj pendash të arta, të argjendta a në daç të bronzta, në një kohë që nuk i kemi gjetur kohën, vendin dhe rastin t'ia bëjmë një nder të veçantë këtij krijuesi të rrallë. Ne, dhe këtu e kam fjalën për laureatët e ndryshëm të çmimeve në fushën e përkthimit, do të duhej të kishim pranuar më kokulur, pa ngazëllim mendjelhetë të suksesit njimtar, këtë simbol të suksesit të rastit, kur Pashko Gjeçi është gjallë dhe nuk ka ende asnjë mirënjohje të simbolizuar nga ana e shoqërisë, qoftë asaj të organizuar si shtet e qoftë asaj të organizuar si jofitimprurëse, por me të ardhura e dividende jo të papërfillshme. Ne, dhe këtu e kam fjalën sidomos për të gjithë "fatlumët" me apartamente luksoze e autovetura të markës së fundit, do të duhej të turpëroheshim në komoditetin tonë gjithnjë e më të kohës, kur Pashko Gjeçi, ende i gjallë, ngrys pleqërinë në një apartament të vogël të Shallvareve, që pothuaj i ka kaluar si banesë të gjashtëdhjetë vjetët, ndërkohë që jo më larg se disa dhjetëra metra më tej ngrihen gjigandët frymëmarrës të parisë më të lartë të vendit. Zyrtarët tanë, qendrorë e bashkiakë, që aq shumë janë kujdesur për të pozuar përpara kamerave televizive duke përkëdhelur ndonjë jetim a duke mbjellë ndonjë dru, do të duhej të turpëroheshin që nuk e kanë shkuar as në paradhomën e mendjes së tyre sovrane figurën madhështore të Pashko Gjeçit, pa le më t'i blatonin nderimet dhe të drejtat e merituara njerëzore e shoqërore.

Po, Pashko Gjeçi mbetet një krijues i gjallë e i rrallë që i bën nder kulturës sonë, ndërkohë që kjo nuk mund të pohojë se e ka nderuar atë qoftë edhe në mënyrën më të thjeshtë.
Pashko Gjeçi mbetet një mësues që i bën nder arsimit tonë, ndërkohë që ky arsim nuk mund të pohojë se e ka nderuar atë qoftë edhe në mënyrën më të thjeshtë.
Pashko Gjeçi mbetet simboli i njeriut që e nderon kombin, ashtu si nuk mund të thuhet që kombi e ka nderuar atë qoftë edhe në mënyrën më të thjeshtë.

Nderim që në gjallje Mësuesit, Artistit dhe Njeriut të madh Pashko Gjeçi!

Nxënës i Mësuesit dhe përkthyes
MAJ 2007 KRITIKET.BLOG
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
U NDA NGA JETA METEORI - PASHKO GJECAJ
Imazh

Imazh
Berisha: Me shuarjen e Pashko Gjeçit, bota e letrave humbi një korife të punës intelektuale
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në homazhet e mbajtura në Teatrin e Kombëtar, në nder të përkthyesit Prof. Dr. Pashko Gjeçi, ku edhe ngushëlloi familjarët për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Në fjalën e tij para mediave, duke lartësuar figurën dhe punën e përkthyesit të shquar, kryeministri Berisha u shpreh: "Përkthimi, bota e letrave dhe mendimit të kombit shqiptar, ndahet sot me njërin prej figurave më të shquara, me një korife të vërtetë të punës intelektuale, me burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike që përbëjnë dhe bazën e letrave të qytetërimit të sotëm perëndimor. Pashko Gjeçi u nda nga jeta duke lënë prapa një trashëgimi të ndritur, një emër të madhe, emrin e një shqiptari, ndër më të shquarit, e një gjeniu të vërtetë në shqipërimin e veprave kryesore të letërsisë klasike, antike, greke, romake; lë prapa shembullin e ndritur të përkushtimit të njeriut ndaj vlerave, familjes, shoqërisë dhe kombit".
Imazh
Edhe Jozefina Topalli - Kryetarja e Kuvendit mori pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nderim Pashko Gjeçit. Duke shprehur keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të Pashko Gjeçit, ajo e vlerësoi atë si gjeniun shqipërues që bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore si “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligierit, “Odisenë” e Homerit, “Faustin” e Gëtes, “Hamletin” e Shekspirit, poezitë e Leopardit, e për fat të keq si shpërblim mori në vitin ’47 ndëshkimin më të madh, privimin e lirisë. Duke vlerësuar Pashko Gjeçin si njeriun me talent të rrallë dhe me zemër të madhe shqiptare, zonja Jozefina Topalli tha se shoqëria jo vetëm i mbetet mirënjohëse përjetë, por ka ndaj tij një borxh të pashlyeshëm. Kryetarja Jozefina Topalli tha se Kuvendi do të nderojë këtë figurë të rëndësishme të kulturës shqiptare.

21-01-2010 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Krerë të lartë të shtetit, homazhe në nderim të përkthyesit të njohur të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe
Berisha: Pashko Gjeçi bëri të flasin shqip kryeveprat e letërsisë klasike

Krerë të lartë të shtetit kanë nderuar paraditen e djeshme, figurën e përkthyesit të njohur të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe, Pashko Gjeçin. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë bërë homazhe mbi trupin e pajetë të njeriut që bëri të fliste shqip Dante Aligierin, Homerin e Gëten. Kryeministri Berisha vlerësoi veprën e Pashko Gjeçit dhe tha në mesazhin e tij për mediat se, "Gjuha shqipe, përkthimi, bota e letrave dhe e mendimit të kombit shqiptar ndahet sot, me njërin prej figurave më të shquara, me një korife të vërtetë të punës intelektuale, me burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike. Pashko Gjeçi u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të ndritur, një emër të madh, emrin e një prej shqiptarëve më të shquar, një gjeniu të vërtetë në shqipërimin e veprave kryesore antike greke e romake. Ai lë mbrapa shembullin e ndritur të përkushtimit të njeriut ndaj vlerave të familjes, shoqërisë dhe kombit". Gjatë homazheve dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nderoi përkthyesin e madh të letrave. Gjithashtu dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka shprehur sot ngushëllimet familjes Gjeçi për ndarjen nga jeta të përkthyesit dhe linguistit të shquar Pashko Gjeçi.

Pashko Gjeçi, përkthyesi i kryeveprave botërore

Përkthyesi i njohur, Pashko Gjeçi, i cili ka sjellë në shqip kryevepra të letërsisë botëror, si Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit apo mrekullitë e greqishtes së vjetër, është ndarë nga jeta të mërkurën në mbrëmje në moshën 92-vjeçare. Homazhet në nderim të Pashko Gjeçit u zhvilluan dje, në hollin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Pashko Gjeçi u lind në Shkodër, në 7 shtator të vitit 1918. Ai mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Fillimisht mësoi mirë italisht e më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë, në të cilat përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Fare i ri në moshë, kur ishte 16 vjeç, Gjeçi përktheu disa poezi të poetit italian Xhakomo Leopardi.

Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asaj kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë kujtonte me kënaqësi leksionet e Prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do t'i kushtonte 5 vjet burg. Më 15 korrik të vitit 1942 diplomohet Doktor në Letërsi.

Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën 'pjesëmarrje në grup kundër pushtetit'. Pas lirimit nga burgu e transferuan në Fushë-Krujë, ku punoi shumë gjatë për përkthimin e Komedisë Hyjnore, një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tri mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Në vitin 1960, u botua pjesa e parë e Komedisë, Ferri. Veprës nuk iu bë ndonjë jehonë e madhe në atë kohë, por ish-drejtori i Shtëpisë Botuese, Nasho Jorgaqi, thotë se, një shqipërim të tillë mund ta bënte vetëm Pashko Gjeçi.

Menjëherë pas botimit të Komedisë Hyjnore, ai nisi të përkthente Odisenë, një punë që e përfundoi me sukses. Por, një tjetër kulm për përkthyesin ishte dhe "Fausti" i Gëtes, një vepër me një histori të gjatë që nga koha e komunizmit.

Gjithashtu, Pashko Gjeçi ka sjellë në shqip mrekullitë e greqishtes së vjetër, madje mund të thuhet se është i vetmi që e ka realizuar këtë gjë deri më sot.

Njeriu i urtë që shqipëroi Danten, Homerin, Gëten

Trupit të pajetë të njeriut të urtë e të ditur, Pashko Gjeçit, i dhanë zë dje miqtë dhe kolegët e tij. Nuk ka folur kurrë për veten, ndonëse ka përkthyer mjeshtrat botërorë të fjalës. Njeriu i mirë nuk mori nga kjo botë atë që meritonte, dhe ky do të mbetet një peng i pashlyeshëm në zemrat e miqve dhe të të afërmve të tij.

Pashko Gjeçi është një ndër përkthyesit më të shquar të letërsisë botërore në gjuhën shqipe, pasi siç e vlerësojnë studiuesit, ai ka ngritur një shkollë krahasimi mes letërsisë botërore dhe asaj shqiptare.

Mark Marku: Sot, Pashko Gjeçi ka përmasat e një akademie

Pashko Gjeçi ishte një nga personalitetet më të mëdha të kulturës shqiptare. Ai ka përkthyer autorët më të njohur të letërsisë botërore. Ai duhet të vlerësohet për kontributin e rëndësishëm që i ka dhënë letërsisë, pasi përkthimi i Homerit, Dantes dhe Gëtes, janë akte të rëndësishme, të cilat e kanë afruar letërsinë shqipe me letërsinë botërore, pasi falë kontributit të tij këto vepra janë bërë pjesë e kulturës shqiptare. Sot, Pashko Gjeçi ka përmasat e një akademie.

Kolec Topalli: Ai ka lënë pas dhe shumë përkthime të tjera të pabotuara

Pashko Gjeçi është një nga intelektualët e shquar të vendit tonë, që ka punuar gjithë jetën dhe trashëgimia e tij mjerisht është ende e panjohur. Ai është përkthyesi i shkëlqyer i "Komedisë hyjnore", por ashtu si përktheu "Ferrin" e Dantes provoi dhe vet mbi kurrizin e tij ferrin komunist, njësoj siç ka shkruar në hyrje të Ferrit se, "këndej kalohet në qytetin e dhimbjes, këndej kalohet në dhimbjen pa kufi". Ai mbetet një figurë e dashur për të gjithë intelektualët dhe të gjithë popullin tonë, pasi ka lënë pas dhe shumë përkthime të tjera të pabotuara ende.

Moikom Zeqo: Pashko Gjeçi krijoi një shkollë të përkthimit

Pashko Gjeçi mund të quhet përkthyesi, që pati ndoshta arritjen më të madhe të një kryevepre të vështirë, që u bë emblema e jetës dhe e krijimtarisë, siç është "Komedia Hyjnore" e Dantes. Ai ishte një poliglot, një prej njerëzve më të mrekullueshëm që ka patur Shqipëria. Dhe sot ka mbyllur sytë ndoshta njeriu më i mirë, më i ndershëm, më modest, që quhet Pashko Gjeçi. Ai krijoi një shkollë të përkthimit. Ishte në njeri që pati një jetë në heshtje e disi të harruar. Por respekti ndaj tij duhet të ishte më i gjërë në rrafshin shtetëror, pasi figura si ai vijnë shumë rrallë në kulturën shqiptare. Sot, mund të them se me humbjen e tij u mbyll një epokë e rëndësishme, ajo e përkthyesve të mëdhenj të Shqipërisë.

Shpëtim Çuçka: Një figurë që mbi të gjitha vuri punën dhe detyrën qytetare

Sot, me ndarjen nga jeta të Pashko Gjeçit, kulturës shqiptare i mungon një figurë që mbi të gjitha vuri punën dhe detyrën qytetare. Për formimin e karakterit të tij të plotë, si një njeri i urtë dhe i dashur, ai deri vonë ia dedikonte dhe kohës ku jetoi. Pasi, siç më pat thënë, ishte ajo që e ndrydhi dhe e bëri fjalëpak, e punë shumë. Ai gjithçka donte ta shprehte e tregonte me vepra, me modesti e me punë cilësore të paarritshme. Por fatkeqësisht, Pashko nuk arriti të vlerësohej siç duhej, ky nuk ishte mëkat i tij, por i kohës. Ai ishte një figurë e lënë pas dore, që nuk shijoi frytet e meritave të tij.

Ita SEMI
Data 21 janar 2010
Gazeta ''Rilindja Demokratike''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shuhet Pashko Gjeçi, shqipëruesi i Dantes, Homerit, Gëtes
Imazh

Krerë të lartë të shtetit kanë nderuar paraditen e sotme figurën e përkthyesit të njohur të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe, Pashko Gjeçin.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë bërë homazhe mbi trupin e pajetë të njeriut që bëri të fliste shqip Dante Aligierin, Homerin e Gëten. Kryeministri Berisha vlerësoi veprën e Pashko Gjeçit dhe tha në mesazhin e tij për mediat se gjuha shqipe, përkthimi, bota e letrave dhe e mendimit të kombit shqiptar ndahet sot me një prej figurave më të shquara, me një korife të vërtetë të punës intelektuale, me burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike.

“Pashko Gjeçi u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të ndritur, një emër të madh, emrin e një prej shqiptarëve më të shquar, një gjeniu të vërtetë në shqipërimin e veprave kryesore antike greke e romake. Ai lë mbrapa shembullin e ndritur të përkushtimit të njeriut ndaj vlerave të familjes, shoqërisë dhe kombit”, theksoi kryeministri.

Gjatë homazheve, edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nderoi përkthyesin e madh të letrave. Gjithashtu Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka shprehur sot ngushëllimet familjes Gjeçi për ndarjen nga jeta të përkthyesit dhe linguistit të shquar, Pashko Gjeçi.

Gazeta ''Star''
2010-01-21 16:47
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A njimend ike, Pashk?
Imazh

Pashk Gjeçi u largua nesh. Dje, në të thyeme të ditës, ajo çka kish mbetë prej landës së vet tokësore, u përcoll për në banesë të mbrame. Në këso rasash, gjatë përshpirtjes, thuhet se ai u kthye në Shtëpinë e Atit.

Njimend ike, Pashk? Krejt?

Mos më merr mëni pse po them se sot nuk po më dhimbesh ti, që besoj të pret amshimi e drita; më dhimbet më fort Qenia Shqiptare, të cilën e vorfnove me këtë ikje. E duket sikur sot gjuhës shqipe, kujtesës saj, iu shkërmoq një tjetër rriskë.
Shqipërimet e tua më kanë magjepsë e më kanë kënaqë, Pashk, deri në galdim. Ato të trandin. Sa i kobshëm duket n'shqipen tënde, në shqipen tonë, Kont Ugolini - banor i Ferrit - kur "gojën fill e çoi nga e zeza gjellë / tuj e mshi me flokt e kresë që mbrapa ja kish grrye shpellë"!
Çmojën e madhe për Danten e kam sa prej artit tij të mirënjohur, aq edhe falë shqipes tate, mjerisht sot pak të njohur. Ky përkim i rrallë fryme mes Dantes e teje, nuk kaloi pa rënë në sy të grupimit "Dante Alighieri", i cili këtu e dyzetë vjetë më parë e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin tënd si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të "Divina Commedia".

Ky fakt aherë mjaftonte me e zhdavaritë legjendën urbane (që sot ka nisë sërish të ndërmlytet posht-e-lart) se shqipja nuk paskësh fuqi të matet me lisat e letërsisë botnore; me e zhdavaritë posikur dielli mjegullën në agshand. E sa për sot, nuk është shqipja në vetvete e pafuqishme, por është flashkë pa-hiri dija e shqipfolësve mbi gjuhën amtare.

Prandaj kishim me t'u lutë tash me na marrë gjithsecilin përdore e me na udhëheqë si Virgjili drejt fuqisë së gjuhës që ti njohe. Ndaj thashë parit se na vorfnove sot, Pashk!

Jam e bindur se po të kish qenë gjallë Volfgangu Gëte, kur ti ja eptove me aq mjeshtrì shqipen tënde gjermanishtes së vet poetike, kishe me ndi prej tij po ato fjalë shendi që Edgar Allan Poe i pat thënë Baudelaire-it: "Përkthimi yt tingëllon po aq bukur sa krijimi im, e ndoshta edhe më bukur".
A e mban mend sa herë e ke grishë nadjeve at'inxhinjerin gjerman, me t'cilin në vitet e plumbta ndaje kthinën e vocërr të konviktit, që të ta recitonte Faustin në gjuhën e Gëtes? Deshe me i rrokë tingëllimën, Pashk? Ja dole, o mjeshtër i prunjtë, se Gita, Mefistofeli e Fausti yt duket sikur kanë folë shqip qysh në zanafillë.
"Të bajmë edhe nji hap der te njai gur / Atje le të pushojmë mbas ksaj shetìje / Sa herë jam ulë vetar, koken nder duer / Lodhë lutjesh, agjinimi dhe urije". Ndoshta kishe vedin parasysh kur i dhe frymë kësaj strofe. Besoj se mundem me e hamendë për çka i je lutë Qiellës në vetminë tande: për më shumë dinjitet.
Por m'u shtyp zemra kur erdha me t'pa tash vonë në shtëpi, diku në rruginat mes Shallvareve. Ndonëse "u pate lodhë lutjesh", banesa jote e ngushtë, e vobektë e në gjysëm terr, ajo banesë e shkretë prej të cilës të bartën dje, nuk ndryshonte fort nga kthina e vocërr ndrydhëse e konviktit.
M'u shtyp zemra e u shkreha n'vaj sapo dola s'andejmi, se pashë që shteti i demokracisë të kish harruar, edhe më keq se pushteti i diktaturës.
I vetmi send që zbardhullonte në muret e hijesinës ku vijoje me rrojtë ishte diploma "Cavaliere della Repubblica", e 1995-ës dhënë nga presidenti Ciampi, në shenjë mirënjohjeje t'epërme ndaj kontributit tënd në kulturën italiane, si përkthyes i Dantes! Pashk, po shtetarët e këtij vendit tonë, Pashk? Ti rrojte e prite gjatë, plot 92 vjet, e sot u çove e ike. "Anì, - do të kesh murmuritë me vete i paqtë e me sytë nalt, - të fundit kanë më qenë të parët...".
E dij, thuajse e shof si kanë me u shpupurisë në ngarendin për me të thurë lavde të skajme e për me të varë kush e kush medaljen që feks më fort. Druaj se ti nuk e hosh këtë bujë zullumqare, o kujdestar i Shqipes; me kast, Gëtja, e ti bashkë me të, vargënuat se "çka furfurit, pa lindun mirë ka vdekun / E thjeshta u shkon breznive e paprekun".
E dij se sot Shqipja u gdhi pa ty, ndaj kam në shpirt një hon që s'po don të mbushet as me kujtime, ngaqë kujtimet janë edhe ato vetë zgavruese... Murmuroj zë-mpakur copëza rimash nga Dantja në shqip, si me dashtë mos me të lanë me ikë; por rimat më shndrrohen në kurthe përjetimesh, dhe ndërmend çka më diftonte për ty padër Zef Pllumi, shoku yt i qelisë, se: "Pashku ka nisë me e përkthye me mend Ferrin e Dantes bash-e n'burg, padër.

N'at terrinë të ftoftë qelie hyjshin për nen-derë do shtiza rrezesh djelli, e u përplasshen për mur, pa mujtë me zdritë kurrnjisend, por veç krijojshin do rrathë nëpër ajrì e n'tavan. Pashkut t'burguem ju dukshin njilloj si rrathët e Ferrit t'Dantes, padër. E m'tha: A din Zef, m'bahet sikur Alighieri e ka shkrue nj'at Ferr për ne t'ndrymunit këtu, n'ket terr!".
Suvalë të tilla idhnimi vijnë e më përplasen tash nëpër brinjët që rreken me ma mbajtë mbërthyer zemrën e cila përpëlitet duke e dijtë se ti nuk pe dritë ndezur rreth teje as n'atë kohë e as në këtë kohë.
Kujtoj e tkurrem; kujtoj se para dyzet vjetësh, personalitetet italiane të "D. Alighierit" patën ardhë enkas në Lidhjen e Shkrimtarëve për çmimin e lartë vlerësues. Ti ishe në atë sallë, por krerët e Lidhjes t'u avitën e me ton kërcënues të urdhëruan të largoheshe.
Dyzet vjet më pas, në po atë godinë të Lidhjes, t'u akordua... një gjysëm çmimi; një gjysëm çmimi për përkthimin magjik të Faustit! Eh, ky vend, Pashk, vijon me qenë jashtë kohe, shkllapitet gjithnjë në post-mortumin e vlerave të veta! Një çast, një ditë, e mandej bie sërish në kllapi.
Nuk dua të ikësh, ndaj çohem e marr "Odiseun" e Homerit që ti e ktheve në epikë të ligjërimit shqip. Këto dreq kujtimesh, sa turrshëm mësyjnë e nuk i lënë ajrit shteg për në kraharor!
Kujtoj që më pate rrëfyer përhumbshëm se gjatë kohës që e përktheje këtë vepër të antikitetit, uleshe çdo ditë në breg të detit e ngulje vështrimin në perpetumin e valëve. "Prisja me m'u shfaqë shtegtari i Itakës, dhe më vijte me i pvetë ato valë çka i mërziti aq fort sa me e shty aq larg shpijet at mbret lundërthyem?".
E lashë librin, nuk marr më tjetër. Sot mendja nuk më bindet në këtë kuvendim të mbramë. A e di, po ta diftoj edhe çka më ngjau para dy-tri orësh. Më telefonoi Simoni nga Shkodra, djalë i ri i shituem nga magjia e kësaj gjuhe; e i mpakun prej vendimit tënd të beftë për me ikë më tha: "Na pastë lanë nafakën!". Ju gjegja: "Ja pastë lanë nafakën kësaj shqipes sonë, or mik! Ajo sot ka nevojë për Pashkun shumë më shumë se ne".
Mbaje në hatër këtë fjalë timen të fundit, Pashk, s'andejmi nga do gjallojë këtej e tutje shpirti yt! Mbaje në hatër shqipen tonë, se është e brishtë e hatri yt i duhet posikur ajri i qashtër.
Tash po tumirem me ty, o mjeshtër i përhirshëm. Po tumirem, e nuk po lamtumirem se shpresoj fort se do takohemi sërish e kemi me e lidhë fjalën aty ku e lamë, te perpetumi i kahmotshëm i valëve...

PASHK GJEÇI 1918 - 2010

Pashk Gjeçi u shua mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e tij në në Tiranë, në moshën 91-vjeçare. Dje në mesditë i janë bërë homazhe në Teatrin Kombëtar. Para tij kanë kaluar politikanë e njerëz të kulturës dhe arteve për të nderuar helenistin, latinistin, përkthyesin e rrallë.
Pashk Gjeçi lindi në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918. Mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Që në moshë të re, aty rreth vitit 1934, përktheu disa poezi të poetit italian, Xhakomo Leopardi. Në shkollë nisë të mësojë mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu thesaret e letërsisë botërore.
Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asaj kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë do të kujtojë më pas me nostalgji leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do t'i kushtonte 5 vjet heqje lirie. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor shkencash në letërsi.

Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën "Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit". Në lirim e transferojnë në Fushë Krujë ku punoi gjatë për përkthimin e Komedisë Hyjnore të Dante Aligerit. Menjëherë pas botimit të "Komedisë..." nisi të përkthente një tjetër vepër të madhe të letërsisë botërore "Odisenë" e Homerit.
Por Përkthimi i Dantes do të përbënte një ngjarje jo vetëm për letërsinë, por edhe për kulturën tonë kombëtare. Ai u dekorua nga Presidenti Italian Çampi më 2004 me "Ordine della stella, della solidarieta italiana".

Po ashtu Pashko Gjeçi është laureant edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare Në 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit "Fan Noli", për përkthimin mjeshtëror të veprës "Fausti" të Gëtes.

Ledi Shamku
Gaz. ''Shekulli''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Me te thene te drejten me esht dhimbe ma shume prof. gjenial Pashko Gjecaj, jo se ka vdeke, sepse vdekjes nuk mund t'i shmanget asnje gjenial, por se u ndeshkua nga klasa xheloze e veriut dhe e jugut me nje urrejtje te pashoqe derisa mbylli syte. Ketij grupi arrivistash, te cmendur nuk u mjaftuen me 5 vjet burg qe i bani, por se donin ta ndeshkonin me, per te vetmen shkak se ishte nje perle i lindun, nje fenomen intelektual dhe moral.
Si shpjegohet, qe nuk u dekorue kurre si nga sistemi komuniste ashtu dhe pas saj? Si nuk u cua kush nga Shkodra per me e propozua per ndonje ''mut'' cmimit per te apo per nje dekorate per te presidenti?
Prej kujt do te pritej propozimi per dekorate?
Me dhimbset shume qe vdiq sepse ashte njeri dhe asht nje fenomen gjenial i kultures se kombit. Di te them se Veriu e braktisi, pra Shkodra me njerezit e vet qe erdhen ne Tirane dhe moren pushtet dhe kane ndikim akoma i kthyen shpinen sikurse klasa komuniste.
Esht shume kollaj per Ledi shamku, qe tallet me te edhe pas vdekjes dhe pa pike turpi arrin deri aty te shprehet se e nderoi kombi. Ne fakt e nderoi presidenti italian dhe ministria e jashtme italiane. Mua nuk me pergjeron shprehjet e shtiruna te saj, qe edhe ne arkivol manifeston tallje per profesorin.
A e vute re se si u tallen ne arkivol kryeministri Berisha me kryetaren e parlamentit Topalli, qe e ngriten ne qiell me lavderata dhe sa ishte gjalle nuk ja dhane nje nderim moral, nje shtepi per banese. Hipokrizia kishte arrite kulmin ne patetizmin e tyre jargites para ekranit.
E zotri Bamir Topi - presidenti i vendit vetem dergoi telegram ngushellimi, nuk i erdhi te arkivoli sepse e urrente ne kulm. Kujt nuk i dha dekorata sa qe e degjeneroi ket simbol moral. Ndersa ket gjeni te kultures nuk kishte dekorata per Pashkon sepse ishte i ndeshkuar nga baballaret e Bamirit. Amaneti duhet cuar deri ne arkivoli dhe ket e beri presidenti yne i nderuar.
Vetem presidenti itallian dhe Ministria Italiane e dekoroi shqiptarin prof. Pashkon.
Me mire qe nuk i dhane dekorate profesor kesi njerezish me pushtet, se vetem dem do ti benin. Veprat e tija jane mbi dekoratat e tyre.
Turpe te kene qeveritaret shqiptare!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 16 Maj 2021, 01:15
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari