Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
SHKODRA EDHE PA ARTISTIN TONIN TERSHANA- 22.IX.2015
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4431
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SHKODRA EDHE PA ARTISTIN TONIN TERSHANA
Imazh
TONIN TERSHANA
(1949 – 2015)

Tonin TERSHANA asht lé në Shkoder me 1 Qershor 1949, nga një familje me tradita qytetare. Banonte në rrugen Lekaj, vazhdimsi e rruges Luigj Gurakuqi. Gjendja ekonomike e familjes ishte ajo e shumicës së banorëve shkodranë pa asnjë perkrahje.
Ishte fare i rij per mos me thanë fëmijë, kur me dy ose tre shokë të vet vinte në orët e mbrambjes perballë dritareve të shtëpisë sime, hypnin mbi prakun e një dritares së shtëpisë Loro Boriçit, dhe me një za të ambel fillonte me këndue kangë shkodrane me të cilat, joshte vajzat e reja të atyne shtëpijave perrreth, që besoj nuk e kanë harrue kurrë!
Mbi prakun e asaj skene të vogel të asaj shtëpije filloi me lëshue trup një djalë per të cilin tue fillue nga Nana ime e me rradhë, në mengjes, pershëndetnin me knaqësi të gjitha gratë e asaj lagje, kur rreshtoheshin në rradhat e qumështit, Nanen e Toninit, per ato kangë aq të bukra që ndigjonin me aq mall, e u sillnin kujtime të sa viteve të shkueme.
Kujtoj të gjitha shtëpijat me grrila të afrueme, mbas të cilave kur Tonini mbaronte me këndue, ndizeshin dritat per ti urue djaloshit të rij të lagjes sonë gjumë t’ ambel... Djelmët iknin të qetë dhe tue vazhdue kangën e tyne nënza... Nuk vonoi dhe një tjeter moshatar i Toninit filloi me e shoqnue me kitarrë...
Tonin Tershana asht nder të parët kangtarë që ka perjetsue në qytetin e vjeter të Shkodres kangen e paharrueshme të kompozitorit Gac Çuni, “Kaçurrelat e tua”, një nder kryeveprat e muzikës së lehtë, që kompozitori i saj nuk e ka ndigjue kurrë të shoqnueme me vegla nga rinia shkodrane, mbasi Gaci vdiq në burg në moshë të re...Tonini me atë za aq të bukur filloi me u njoh edhe nga rrethet e muzikantëve të njohun, tue fillue nga i Madhi Prenkë Jakova, Leonard Deda, Pjeter Gaci, Gjon Kapidani, Mark Kaftalli, Luan Zhegu etj., që edhe pse ishte fëmijë, Tonini premtonte shumë me zanin e Tij.
Komshija i mirë të shpeton jeten! Dy djelmoça moshatarë të Toninit, komshijë të Tij, Paçi e Ndoc Martini ishin shoqnuesit e parë me kitarren e tyne, që bane të njohun nga artistet e mëdhej dhe mbarë Shkodra, artistin e rij Tonin Tershana...
Lulishta e bukur e Turizmit Shkodres filloi të mbushej plotë me simpatizantët e një kangtari që shpejtë do të bante emen, dhe do të lente gjurmë si artist i vertetë dhe kangtar i paharrueshem edhe nder Festivalet kombtare të kangës Shqiptare.
Perherë të parë në Tiranë filloi me këndue tek Lulishta e Sahatit, ku pat rasë me u njoh me Ferdinand Deden dhe me u miqsue me Tonin Harapin, të cilë e ndihmuene pa kursim si artist dhe shkodranë, zani i të cilit premtonte shumë...
Mori pjesë në Festivalin e katert të kangës, në vitin 1965 dhe fitoi çmimin e parë me kangen e kompozitorit Tonin Harapi, me tekst të Mark Gurakuqit: “Të dua o det!”
Tonin Tershana mori pjesë në njëzetë Festivale të kangës dhe fitoi kater herë çmimin e parë, tue mbetë nder kangtarët e paharrueshem të artit Shqiptar.
Një nder kompozitorët e preferuem të artistit Tonin Tershana asht kenë edhe kompozitori Pjeter Gaci, me kangën e të cilit “Kur vjen pranvera”, në Festivalin e 11 të Kangës, fitoi çmimin e parë. Po me kangen e Pjeter Gacit “Kthjelltësi, lumturi!”, në vitin 1985, Tonin Tershana mori prap çmimin e parë...
***
Shpesh persëriste nder biseda: “U bana burrë parakohe!...” dhe qeshej me zemer! Per natyrë ishte i çilter, i dashtun dhe mirënjohës ndaj të gjithë Atyne që e kishin ndihmue me u shkëputë nga gjendja e vështirë ekonomike per me ndjekë artin.
Pak muej perpara u lidhem me internet... Tonini ishte edhe sot Ai djali i rij që një gjysë shekulli perpara këndonte i ulun në prakun e çimentos së shtëpisë së vjeter të Loro Boriçit...në rrugen Ludovik Saraçi (dikur Badra), në Shkodren tonë... E ngacmova se ishte zbardhë...(bana sikur nuk e shoh veten)...U qeshem...
U qeshem... pa u kujtue fare se me 22 Shtator 2015, Tonin Tershana ndrroi jetë!
Artistët e Mëdhej në Shkoder, dij se mbesin të Pavdekshem...
Këta pak rreshta në shenjë kujtimi sot, kur Shkodra mbet edhe pa Toninin...
Po, Asht Kanga e ambel e zanit të Tij, që do të këndohet nder Gurt’ e Rozafës!..

Melbourne, E mërkurë, më 23 Shtator 2015.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Gusht 2019, 07:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari