"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Puthja, aktë i shëndetshëm, social dhe seksual!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4515
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kultura e të puthunit asht sjellje e denjë për partnerët

Puthja, aktë i shëndetshëm
Imazh

Puthja një aktë i shndetshëm

Studim i ri: Danezët duan të puthin

Peter Kristian Nielsen
Nga gazeta “metroXpress”
10.XII.2012
Nëntë nga dhjetë danezë puthin partnerin e tyre çdo ditë. Por më e rëndësishme midis njerzve është prania e puthjeve, thotë seksologia.
Danezët nuk janë të ftohtë në puthje. Këtë e tregon një sondazh nga instituti analitik hulumtues ’’YouGov’’, e cila i përket gazetës “Metro”. Studimi është i bazuar në 713 burra dhe gra të cilët janë në një marrëdhënie dashurie në grupmoshën 18-74 vjeç. 89 për qind e të anketuarve puthnin një ose më shumë herë në ditë. Vetëm 11 për qind thanë se nuk e puthin partnerin asnjë herë në ditë.
Shumica e njerëzve e puth partnerin e tyre 1-5 herë në ditë. Kjo shpreh një popull me një qasje të shëndetshme për intimitet, thotë Martin Hese, seksolog i njohur dhe tantraterapeut.
"Kjo tingëllon pozitive. Puthja është e shëndetshme, gja që është e konfirmuem plotsishtë. Ajo është ushqyese e trupit. "
Seksologia e njohur beson se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis puthjeve.
Seksologia Katrine Berling nuk arrin në përfundimin se danezët duhen domosdoshmërisht të puthen si shërbim profilaksie e shëndetshme.
"Unë besoj se shumë i japin puthje njeni-tjetrit si mënyrë komunikimi, si diçka të parandsishme . Unë besoj atë se ka shumë pak njerëz, që e puthin vërtetë partnerin apo partneren përditë. Koha e gjatë e një puthje është gjithashtu i rëndësishëm. "
11 për qind e të cilëve, që nuk puthin çdo ditë është një numër pothuajse e barabartë e burrave dhe e grave që nuk puthin partnerin apo partneren e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se puthja ka një ndikim shumë të ndryshme për burrat dhe gratë mendonë Katrine Berling.
"Në përgjithsi gratë nuk duen të puthen se e dinë se meshkujt duan, miratimin e një sinjale po-i për marrëdhanie intimiteti gjatë puthjes. Prandaj zgjedhin disa gra mënyrën e refuzimit gjatë puthjes, në mënyrë që meshkujt të kuptojnë refuzimin e propozimit për seks. Kjo sjellje i përket 90 për qind e njerëzve me të cilën unë merren me këtë lloj problemi.
"Të moshuarit kanë më shumë gjasa për të ndaluar puthjen se sa të rinjtë, e cila është shumë e natyrshme, thotë Martin Heese." Puthja bahet e zakonshme kur ju keni kenë në një marrëdhanie kohë të gjatë. Në qoftë se ju ende e duani njëri-tjetrin ashtë e randësishme që të përqëndrohet dashnia te puthja dhe kjo asht po aq e randësishme si instrumentë komunikimi, gja që adhurohet nga njerzit puthja. "

Në shifra ditore puthjet të partnerve

Asnjëherë - 11 %
1 deri në 2 herë – 35 %
3 deri në 5 herë - 31 %
6 deri në 10 herë – 14 %
Ma shpesh - 9 %

Në shqipë Bep Martin Pjetri
E enjte, më datën 13.XII.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4515
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përse puthin njerzit?
Puthja ka karakter social, por edhe seksual

Imazh

Puthja nuk ka funksion biologjik, dhe shumë njerëz nuk puthen në gojë. Por kjo ka arsye të mira për të puthur. Buzët tona kanë mbaresa nervore shumë të ndjeshme(receptorë nervorë centrifugalë e centripetal/lëvizor/transmetues) shumë, kështu që puthjet rezultojnë shumë seksualisht stimuluese. Puthja ka gjithashtu një funksion të rëndësishëm shoqëror midis miqve dhe të afërmve. Sidomos puthje në faqe asht përdorë për të shprehë intimitet dhe për të forcue lidhjet mes njerëzve dhe midis majmunëve. Një shimpanze që ndjen dashni prekë me duart e saj dhe i fryn qimet në gojën e majmunit. Studjuesi i sjelljes të majmunve, Desmond Morris mendon se ajo asht një mbetje nga mosha e hershme në të cilën majmunët dhe njerëzit i hollohen buzët gjatë jetës deri sa vdesin. Hulumtuesit e tjerë besojnë se puthja është një zhvillim i mëtejshëm nuhatës i kafshëve me njëri-tjetrin. Ky konstatim shkencor verifikohet saktë me eskimezët(banorët aktualë të Groenlandës) dhe polinezianët(banorët autentikë e tre ishujve të oqeanit Atllantik si Zelanda e Re, Ishulli Pashkë dhe ishulli Havai.), të cilët ende vazhdojnë të përshëndeten me njeni-tjetrin duke shtypur hundët e tyre kundër njëri-tjetrit.

Si puthin njerzit?
Vijnë disa pyetje rreth ksaj teme:
Interesi për të ditur se si puthet ashtë një njohuri e nevojshme. Ka këshilla se si mësohet të puthen mirë. Ç’ka ashtë një puthje? Dhe çfarë saktësisht është ma e bukura se sa një puthje me gjuhë me afshë të gjatë dhe të nxehtë?

Përdorimi i gjuhës


Kjo lloj puthjesh me bashkim gjuhësh quhet puthje franceze
Imazh

Përdorimi i gjuhës kuptohet si një lloj puthje e lehtë ose me gojën e hapun duke luajtur me gjuhën e partnerit. Kjo është një ndjesi tepër intime nëse ju jeni në dashuri, ajo është pothuajse gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Kjo ndodhë kryesisht te njerëz të rinj të cilët e quajnë atë të mirë.
E pra, kjo soj puthje me shkambim gjuhësh midis partnerve ashtë e vështirë për të dhënë një përcaktim të saktë. Ndeshja e gjuhës në kandin e gojës tjetrit drejt futjes në gojë butësisht ashtë prirje për të ndjerë epshin. Të mbahet pak pauzë në çastin e vetëm kur ju shkëmbeni shikimet sy më sy me vajzën apo me djalin. Përndryshe, kjo është vetëm gjetja e stilit të vet.

Puthja franceze
Puthja me anë të gjuhës është e rezervuar për njerëzit që e dashurojnë njëri-tjetrin ose që kanë marrëdhënie seksuale - dhe kjo e fundit bëhet jashtë asaj të parës. Fillimisht puthja me gjuhë ashtë quhejtun puthje franceze ose kissing në frengjisht. Një puthje është një prekje e buzëve midis dy personave. Përveç kësaj për të puthur buzët i ndajmë në këto grupe:
- Puthje me dorë
- Puthje me cepë të gojës, pra puthje e lehtë, gati formale
- Puthje në faqe.
- Puthje me gjuhë(e quajtur "puthje franceze").
Një puthje mund të jetë një shenjë;
- Një ndjenjë respekti(kur tejkalohet masa e puthjes quhet provokim seksual)
- Dashnie
- Një shkakë për stimulim seksual.
Shpesh, puthja sidomos në faqe shprehë një formë përshëndetje ritualit miqësie e sjellshme.

Puthje flutur
Një puthje flutur quhet një puthje me një shkelje të syrit, zakonisht ndaj fytyrës të një personi tjetër. Kur dy rreshtat e qerpikëve lëvizin shpejtë në mënyrë të përsëritur shumë herë e prek lëkurën, ai i transmetonë një ndjesi të lehtë gudulisje partnerit. Një puthje fluture është zakonisht një shenjë e dashurisë dhe intimitetit. Kjo zakonisht ndodh në mesin e të dashuruar dhe në mes të të rriturve dhe fëmijëve të vegjël.

Puthja me gjuhë ashtë ma shumë intimitet se sa seksi
Përdorimi i gjuhëve është një formë e depërtimit të ndërsjellë, e cila stimulon të gjitha shqisat.
Shpesh puthjet e thellë ashtë ma shumë sesa seksi i vërtetë, thotë seksolog i njohur Vivi Holandezi. Kjo është pjesërisht arsyeja pse punëtorët e seksit puthin rrallë klientët e tyre.

Puthja me gjuhë është depërtimi i ndërsjellë


- Kur partnerët puthin me gjuhë, jo vetëm shijojnë depërtimin e gjuhëve fizikisht, por edhe ndjejnë puthjen. Njerzit në të njëjtën kohë provojnë një aspektë tejet intime, ku të gjitha shqisat aktivizohen si; ndjenja e erës, e shijes, e prekjes dhe e pamjes. Kur buzët ndeshen me buzët ekspozohen sinjale tjera, prej të puthurit thellë dhe intensive, kur partnerët shikojnë thellë në sytë e njëri-tjetrit, shijojnë njëri tjetrin dhe ndodhë shkëmbimi i lëngjeve trupore, thotë Holandezi.

Çfarë do të thotë puthja për një marrëdhënie?


Puthja

Puthja është ndoshta më intime. Shpesh më shumë intimitet sesa seksin. Por me puthje njëriu ndjenë përfektë emocionet e tij. Prandaj, ajo është gjithashtu një nga të parët që zhduken kur marrëdhënia është e ekspozuar puthja e thellë. Kur ju puthni fort ... pak ose shumë me gjuhë dhe më shumë se 1 sekondë ... ju mund të ndjeni përmbajtjen e lidhjeve me njëri-tjetrin. Disa e quajnë puthjen marrëdhënien e ujit. Puthja i jepë jetë dhe ushqim marrëdhënies midis palëve. Nëse aty nuk ka aq shumë jetë, energji e ban të vështirë puthjen,që ashtë më e nevojshme.

Gjashtë arsye pozitive për të puthur më shumë
Imazh

1. Një puthje e vockël djegë tre kalori. Për të humbur gjysëm kg të trupit duhet të puthin një mijë herë..
2. Sekretimi i shtesës të pështymës nga puthjet nxitë; të lajë dhëmbët, të ul nivelet e acidit në gojë, dhe ndalon ndërtimin e shtresës që ofron prishjen e zmaltit duke hapë bira të vockla të dhëmbëve.
3 Duke puthë ma shumë forcohen marrëdhaniet tuaj të dashurisë dhe krijon një kohezion më të afërt.
4 Kur ju puthni, çlirohen substanca gjysëm kimike që stimulojnë dëshirën tuaj seksuale.
5 Puthja asht prova ma e mirë për t’i tregue partnerit tuaj që ju pëlqen atij ose asaj.
6 Puthja largon tensionin dhe kacafytjet, konfliktet në marrëdhanien tuaj. Edhe një puthje e rrufeshme në sallë, mund të bajë mrekulli.

Në shqip Bep Martin Pjetri
E enjte, më dt. 13.XII.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4515
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Zona erogjene në trupin e njeriut
Imazh

A ka recetë për dashninë?
Nuk mund të ketë recetë që të përcaktoji se sa e vështirë apo e butë duhet të dijë shenjat e dashnisë të partnerit të vet. Zonat erotike apo erogjene në meshkuj dhe në femra janë shumë të ngjashme. Kjo gjendet në vendet e trupit ku lëkura është e hollë, dhe ku ka një përqendrim të lartë të qelizave nervore. Dallimi i vetëm në mes të burrave dhe grave është se shumica e meshkujve janë më të ndjeshme në duart, sidomos në majë të gishtave se sa gratë.

Faqet
Puthni ngadalë dhe tërësisht. Është shumë më tepër intimitet se një llapë gjuhet në mes gojës.

Truri
Truri është shumë e rëndësishme. Gjysma e hemisferës të djathtë, që është aktive, imagjinative dhe krijuese, është tepër e rëndësishme kur është fjala për seksin.

Goja
Goja ashtë një organ shumë i ndjeshëm, të cilat ne i përdorim gjatë gjithë ditës për objekt shumë të rrallë: Kur ne hamë, puthim, etj. Goja është shumë e ndjeshme në prekje. Një prekje e lehtë e buzëve banë një mrekulli. Sigurishtë që me rritjen e njeriut rritet dhe afshi i shijes të puthjes, në puthje thellë me pickime dhe kafshime të lehta.

Duart dhe gishtat
Përpiquni të prekni duart e njëri-tjetrit, thurni gishtat, përkëdhelni pëllëmbët e duarve dhe pjesën e brendshme të parakrahut, që ashtë zonë e duhun shumë përkëdhelse. Sidomos gishtat. Provoni për shembull, të çoni dorën partnerit butësisht nëpër fytyrë, në gjoksin tuaj ose shkoni në një zonë të trupit që ju joshë. Fakti ashtë që ju vendosni se ku partneri juaj zgjedhë t’ju preku për t’u ndjerë shumë emocionues.

Krahët dhe sqetullat
Përkëdheljet e butë dhe puthjet në sqetull është argtuese. Era e djersës ashtë shumë eksituese. Sqetulla është një nga zonat tona "private", që duke u ledhatue me një prekje të dorës të partnerit ngacmon një përjetim sensual të rrallë.
Krahu i sipërm e ka lëkurën shumë të hollë dhe ashtë kënaqësi të ledhatohet edhe sqetulla.

Gjoksi
Si te burrat ashtu dhe te gratë majat e cicave(thithat) dhe zona përreth tyre janë ndër zonat absolute erotike. Një dorë e lehtë fërkimi sipër cicave shpesh është më e mirë se një prekje e fortë. Gjoksi nuk është një organ seksual/gjenital, por një zonë ku janë të mbledhur një masë receptorësh nervorë, të cilën e banë tepër të ndjeshëm. Të vë në dukje gjoksin dhe ta ledhatoji atë tjetrit është një veprim vlersues.

Barku
Mbështetja e kryetit mbi barkë dallon frymëmarrjen e thellë të partnerit, kur ndjehet plotësisht i qetë dhe i gatshëm për aventurë. Mbështetja mbi barkun sjellë një efekt qetësues, por edhe eksitues, sepse është aq afër me organet gjenitale. Ky pozicion mundson zgjatjen e kohës të ledhatimit në mënyrë për të siguruar në të njejtin kohë afshin e nxehtë dhe eksitimin.

Organet gjenitale
Në zonën e organit gjenital bashkohen efektet e të gjitha zonave erotike, të cilat aktivizohen duke përfshirë mendimet dhe fantazitë seksuale. Ngacmimi seksual është momenti ma ideale për gjithë trupin në një zonë të madhe erotike, ku vetëm pritet eksplodimi seksual. Shpërthimi ndizet nga shkrepsja e organit gjenital, kështu loja seksuale duhet të ruejtun për në fund.

Gishtat e kambve

Gishtat dhe lëkura e butë në mes të këmbëve përmban zona erogjene, të cilat disa mund t’i bajnë masazh gjatë ledhatimit. Partneri lyen me voj masazhit kambtë e partneres dhe i fërkon gishtat, midisin e tyne, shputën dhe shpinën e kambës për t'u çlodhur dhe për t’u ndjerë mirë. Për shembull, një rrëshqitje e ngadalshëm të gishtit poshtë në brendësi të çdo këmbë duke vazhdue gjatë "membranës" të ndjeshme deri në anën e shputës përreth. Në fund stimulon gishtin e madh nga fundi deri në majë të gishtit tuaj dhe gishtit tregues.

Veshët

Përdorin gjuhën tuaj në veshin dhe kafshojini butë në cepin e veshit të partnerit.

Faqet e vitheve
Nuk banë me mbetë duert në vithe. Shtrihini duert nga ana prapa butsishtë në dy rrafshet e vitheve.

Tamthat
Tamthat ashtë një vend i mirë për të filluar joshjen. Bahet masazh rrethor me lëvizje radiale, rrethore të butë nëpër tamtha.

Çantë shpinë
Çanta e shpinës ashtë mirë të vehet në shpinë a për t’u ba pak tërheqës. Shëtitja me bel të dukshëm duhet të zgjasë të paktën një minutë.

Kërthiza
Në filmat e vjetra të Hollivudit kërthiza mbulohej për shkak se ajo ishte shumë vulgare për të treguar. Ndërsa në artin oriental seksual kërthiza shihet si një hapje vaginale. Braktisni teorinë me gjuhën apo me gishtat tuaj.

Ana e brendshme e kofshës(shalët)

Alternoni gishtat dhe gjuhën nëpër kofshët si qendër erotike.

Nyjet e këmbëve

Masazhoni të dy anët e kyçit të këmbës me dy duar. Ky lloj prekje do të ngjalli energji seksuale.

Gjunjët
Në lëkurën e butë prapa kupës së gjunit është një pikë shumë e ndjeshme. Përdorni kohë të gjatë masazhimi me butësi dhe do të ndjeni një valë knaqsie.

Gjoksi
Jo, jo gjinjtë. Masazhi në lëkurën e pjesës të sipërme të gjoksit me të dy duart mund ta prekni duke lëvizun nga pak nëpër të.

Qafa dhe gusha

Qafa dhe gusha ashtë një zonë shumë e ndjeshme. Duke përdorur gishtat, buzët ose gjuhën për të kënaqur veten, dallohet se sa i ndjeshëm është me të vërtetë. Thith butësisht mbi buzën e sipërme të partnerit tuaj!

I pregatiti në shqip redaksia e kulturës http://www.proletari.com
E enjte, më dt. 13.XII.2012

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4515
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Puthje liderësh komunistë, kapitalistë e islamikë
ImazhImazh
Puthje me epsh bole-shevik - Sekretari i Përgjithshëm i ish PK të BRSS - shokët Leonid Brezhnjevi dhe Mihail Gorbaçov(majtas) me shokun - Erik Honeker(Erich Honecker) Sekretari i I-rë i KQ të PK të Gjermanisë Demokratike


ImazhImazh
Xhorxh Bushi i Ri president i USa me mbretin e Arabisë tuj u shmallë me zjarmin e puthjes në buzë etipit amerikano-arabë


ImazhImazhImazh


Imazh
Ku i lejohet nji presidenti si Vladimir Putin të shfaqi epshe të tilla në barkun e nji fmije djalë? Ku asht etika morale dhe shtetnore? A ka vend për etiketim amoral?

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4515
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ja si putheshin partizanët shqiptar gjatë vjetve 1944
- Modeli i sllavëve bolshevik

Imazh

1944/Puthja e burrave


Kastriot Dervishi
24.XI.2017
https://www.facebook.com/photo.php?fbid ... =3&theater

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit. Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.


Neveri/ Erion Veliaj puth fëmijët në buzë

Imazh
Erjon Veliaj(Lali Eri) - Kryetar i Bashkis së Tiranës(Albania) puthë foshnjen në gojë!

18:27, 05/01/2020
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Alban Vokshi reagon lidhur me një situatë tejet skandaloze të publikuar në një prej emisioneve më të ndjekur në TV Klan.
Aty shfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa puth në buzë një vajzë të vogël.Sipas Vokshit, ky gjest, përveçse skandaloz, do duhej të sillte edhe reagimin e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve. Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Kjo është #skandaloze!

Cili prind lejon fëmijën të puthet në buzë nga një i rritur, qoftë ky Kryetar Bashkie apo jo?!
Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.
https://www.syri.net/politike/306060/ne ... t-ne-buze/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 12 Gusht 2020, 08:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari