Xhirafa do të vritet pavarësisht nga protestat më 9.2.2014

Ku hyjne shkencat ekzakte dhe ato natyrore duke filluar nga astrologjia,biologjia,matematika,fizika,kimia etj

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Xhirafa do të vritet pavarësisht nga protestat më 9.2.2014

Postby Laert » 09 Feb 2014, 10:45

Xhirafa do të vritet pavarësisht nga protestat më dt. 9.2.2014
Image
Kopshti Zoologjik i Kopenhages

Emni i tij ashtë Marius. Ai ka nji moshë prej nji vjeç e gjysëm dhe ashtë i aftë e i shëndetshme, por të djelën e datës 9 shkurt 2014 ashtë vendosë nga drejtoria e Kopshtit Zoologjik të Kopenhagës të vritet.
Vrasja e xhirafës Marius ka provokue 600 danezë për të protestue duke u bashkue me grupet në Facebook "kundër vrasjes së xhirafës në kopshtin zoologjik të Kopenhages."

Ne kemi të drejtë të vrasim xhirafën.
Pamvarsisht zhurmës protestuese të njerzve, Marius do të ekzekutohet të dielën e datës 9.2.2014.
Bengt Holst, drejtor shkencor në kopshtin zoologjik të Kopenhagës për televizionin danez tv2.dk. shprehet:
- Ne e dimë se ne jemi duke ba gjënë e duhur. Reagimet e shumta nuk do të ndryshojnë qëndrimin tonë për atë që ne bajmë, thotë Bengt Holst, prandaj nuk ka arsye të ndodhi trazina të mëdha të dielën e dt. 9.2.2014. Atje ashtë pikërisht një pozitivitetë i madh në sjelljen e lejuem ndaj kafshës për të lëvizun ma natyrshëm.

Shkaku i eliminimit të xhirafës mashkull 6 mujesh
Bengt Holst siguron se Marius nuk ashtë xhirafë e shëmtuem në kope, por se shkaku ashtë se prezenca e saj sjellë rrezikun ma të madh shqetësuese në pjesën tjetër të xhirafave.

- Ashtë shumë e randsishme për ne që kemi marrë përgjegjësinë në rritjen e kafshëve në të gjitha fazat. Ne duhet të kemi kafshë të shëndetshme sa të jetë e mundun.

Nuk ofrohen strehim për Marius
Xhirafët erdhën në kopshtin zoologjik të Kopenhagenit në mesin e viteve 1960. Që atëherë, 38 xhirafa u dërguen në kopshtet zoologjike të tjera në Europë. Me rastin aktual, drejtoria e kopshtit zoologjik të Kopenhages ka kontaktue me kopshtet zoologjike të tjera në Europë, të cilat janë përfshirë në programin bashkëpunues të mbarështimit për xhirafat dhe këta nuk kishin vend për Marius-in. Prandaj ishte i vetmi alternativë të asgjësohej xhirafa. Një kopsht zoologjik ashtë e angazhuem në programin ndërkombëtar të mbarështimit të xhirafës e ma konkretisht angazhohen edhe për planifikimin e përgjithshëm. Megjithatë nuk kemi ndonjë fitim me kafshët, që i shesim për cirk.
Vendimi për të vrarë Marius ashtë marrë disa muaj ma parë. Në praktikën e Kopshtit Zoo janë ndeshë me çeshtjen e asgjësimit të kafshët e tjera për shkak të problemeve shqetsuese. Por kjo ashtë hera e parë, që kopshti zoologjik vretë një xhirafë, i cili nuk ashtë i sëmurë.
Drejtoria e Kopshtit Zoologjik ashtë kontaktue me disa danezë të zemruem, të cilët kanë protestue për likujdimin e Marius-it. Disa kanë ofrue mundsi për ta transferue në nji vend tjetër.
- Disa njerëz që mbajnë lopë dhe derra kërkonin ta merrnin xhirafën për ta mbajtun në stallë. Por nji gja e tillë nuk ashtë e lejuem me ligj. Dhe njerzit duhet të protestojnë për çeshtje ma të mëdhaja të shoqërisë sesa kjo gja, thotë Bengt Holst.

Mënyra e asgjësimit
Image

Nuk ashtë befasues reagimet e njerëzve . Ai e di se kjo ashtë një çështje e diskutueshme, por kjo ashtë nji telashë. Ata që reagojnë në vrasjen e Marius-it duket se janë provokue nga një individ i vetëm. Pra, të dielën e datës 9.2.2014, Marius do të asgjësohet në stallën e xhirafave në kopshtin zoologjik. Aty aplikohet asgjësimi së pari me narkozë dhe pastaj me një të qëlluarit me pistoletë në krye . Më pas, mishi do t,u hidhet luanëve, tigrave dhe leopardve të kopshtit zoologjik. Pjesa tjetër e trupit të vramë të xhirafës përdoret për qëllime shkencore dhe ndër të tjera përdoret nga një studiues në Zvicër për hulumtimin e kordave të vokalit.

Autopsia në publikë
Kopshti Zoo ka zgjedhur autopsinë e Mariusit t’ja baji para publikut në mënyrë që njerëzit të arrijnë të shohin brendsinë anatomike të xhirafës. Nji praktikë të tillë e ka ba ma parë me zebrat dhe antilopat. Ajo e ka qafën dy metër të gjatë dhe ka të njëjtin numër rruaza vertebrash si të njeriut. Ashtë interesante, thotë Bengt Holst, që nuk mendoj se ka ndonjë kufizim moshe për të cilët duhet të lejohet për të parë proçesin e autopsisë të xhirafë të dielën e datës 9 shkurt të 2014 në orën 10.


"Pse vrasin një xhirafë të shëndetshme në Kopshtin Zoologjik?"

05. shkurt 2014

Informacion sipas specialistit të kopshtit zoologjik i Kopenhages
Më 9 shkurt të 2014, të dielën do të asgjësohet në kopshtin zoologjik një xhiraf mashkull të ri, nji vjeç e gjysëm. Eleminimi fizik i tij bahet si pjesë e programit të mbarështimit të xhirafës në nivelin europian, pasi nuk ashtë e mundun që të dërgohet në një kopsht zoologjik tjetër për të krijue probleme të mbarështimit. Vrasja me ligjë e xhirafës ka shkaktue në rritje një varg pyetjesh në adresë të Zoo.dk me drejtor shkencor të kopshtit zoologjik-së, Bengt Holst. Kjo ashtë ba gjithmonë duke sigurue normalitetin në mbarështrimin e racës të xhirafës. Kjo e banë që genet e xhirafës të jenë tashmë të përfaqësuem mirë në kolektivitetin e tyne. Si pjesë e këtij bashkëpunimi të mbarështimit, u ra dakord që një nga xhirafat mashkull të kopshtit zoologjik do të eleminohej për shkak se nuk i përmbushte asnji kriterë të programit, që të jetë pjesë e kopesë të kopshtit zoologjik. Kjo ashtë një situatë që ne e dimë nga shumë grupe të tjera të kafshëve. Dhe tani ka kenë suksesë mbarështrimi i racës të xhirafës, prandej ishte e nevojshme të eleminohej.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E shtunë më dt. 8.II.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Xhirafa do të vritet pavarësisht nga protestat më 9.2.2014

Postby Laert » 09 Feb 2014, 19:48

I kërcënohet jeta e drejtorit të Kopshtit Zoologjik i Kopenhages, Bengt Holst
Image
Foto: Jens Conrad-Petersen © DR


Çeshtja e vrasjes të xhirafës Marius në kopshtin zoo. në Kopenhagë ka provokue dhunshëm ndjenjat e një grupi danezësh. Xhirafën nji vjeç e gjysëm, Marius, këtë mëngjes u vra në kopshtin zoologjik të Kopenhagenit, gja që shumë njerëz u përpoqën për ta marrë për ta shpëtue.
- Kjo ashtë organizue me anë të një grupi në Facebook dhe hetimet në kopshtin zoologjik, dhe disa kreshtë ndjenjat e forta.
- Unë kam kenë i kërcënuem për vdekje shumë herë gjatë natës së fundit dhe sonte, thotë Bengt Holst, i cili ashtë drejtor shkencor në kopshtin zoologjik të Kopenhagës dhe shumë kërcënime me vdekje ka marrë në ditën e fundit.

Parku angleze do të marrë Marius
- Kërcënimet me vdekje vijnë nga njerëz të cilët janë të zemëruem nga vrasja e Marius-it, i cili ashtë i aftë dhe i shëndetshme. Vrasja ishte për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe ashtë në praktikën normale të institucionit. Puna ka shkue në një pikë të skajshme shprehet Bengt Holst. Një arsye për hidhnimin e zjarrtë ashtë që Yorkshire Park Wildlife e Britanisë Madhe thuhet se ka ofruar për të marrë Mariusin. Bengt Holst konfirmon, se gjenetika i Marius-it nuk ashtë në përputhje me xhirafat, të cilët janë tashmë në parkun angleze(kopshtin zoologjik), sepse ka nantë nën-raca xhirafet dhe ata nuk mund të ndërhyjnë.


Aktivistat: Ne duhet të bojkotojmë aktin e ekzekutimit të xhirafës
Image
Foto: Keld Navntoft © Scanpix

Aktivistët mendojnë se Kopshti Zoo i Kopenhages duhet të punojë ma shumë për të dërgue kafshët në kopshte të tjera homologe në vend të vrasjeve të tyne.
Af Sune Gudmann Christiani

Aktivistët e mbrojtes të kafshëve kërcënuen për të bojkotue në kopshtin zoologjik të Kopenhagenit, pasi kishte vra një gjirafë të shëndetshme.
- Ne nuk mund të shohim se ata trajtojnë kafshët si kjo, të cilën ne me kënaqësi të paguajnë për të. Nëse ata nuk mund ta kuptojnë atë tani, ne duhet të bojkotojnë kopshtin zoologjik, tha Linda Bettina Jørgensen, e cila sëbashku me aktivistë të tjerë u shfaqën para kopshtit zoologjik me pishtarë dhe parulla duke protestue tashmë kundër vrasjes të xhirafës të vramë të dielën në mëngjes në orën 10 në kopshtin zoologjik në Kopenhagë. Kjo ka ba që mediat sociale të shpërthejnë me aktivistët me ketë njoftim të cilët do të bojkotojnë kopsht.

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E shtunë më dt. 9.II.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Shkencat Natyrore

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron