Kafja ma e shtrenjtë e bame prej feçes-700 dollar/kg

Ku hyjne shkencat ekzakte dhe ato natyrore duke filluar nga astrologjia,biologjia,matematika,fizika,kimia etj

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Kafja ma e shtrenjtë e bame prej feçes-700 dollar/kg

Postby Laert » 07 Feb 2014, 22:58

Kafja ma e shtrenjtë e bame prej feçes(nevojës trashë)

Autori - Anders Stoustrup,
Të gjitha Figurat janë të Anders Stoustrup
- 06/02-14 21:15

Speicherstadt Kafferösterei në Hamburg ashtë një nga vendet ku njerzit shijojnë kafen e rrallë në botë. (Figura: Anders Stoustrup)
Image

Kafja prej kokrrave të vogla nga feçe e kafshësh me lëkurë si pelushi(pelsdyr). Njerzit nuk mund të përdorin çdo lloj feçe për kafe.
Kafe në Hamburg
Image

Në Bar kafe të Speicherstadt Kafferösterei në lagjen historike të Hamburgut i shërbehet qytetarve një kafe shumë të veçantë në sajë të vetëm të një kafshë të vogël, e cila në danisht quhet palmeruller.
Palmerullere(Viverridae në italishtë) ashtë një kafshë gjitare, që i ngjanë një përzierje e maces me një rakun dhe ashtë një specie e kafshëve të ardhun nga Indonezia dhe nga Filipinet, që zhvillohet, jeton prej kafe në formë kokrre me një shije të veçantë. Por Kafsha ashtë jashtëzakonisht nazelie, delikate sepse hanë vetëm kokrra kafe të mira, kur ato janë të pjekur maksimalishtë.

Një kultivues kafe paraqet feçen e kafshës, që përmban kokrra të kafes.
Image

Kokrrat nuk mund të treten, pra të shpërbahen, të coptohet, të granulohet në barkun e kafshës dhe për këtë arsye kalonë nëpërmjet sistemit të tretjes e del me anë të jashtëqitjes. Por gjatë rrugës, nëpërmjet trupit i nënshtrohet një reaksion apo përpunim kimik që sjellë një aromë të veçantë.
Në plantacionet e kafeve mbledhin kultivuesit e kafes ekstremitetet(feçen) e kafshës nëpër tokë. Pastaj lahen feçe, nga ku merren kokrrat e kafes para se të jenë të pjekur dhe shiten nën emnin Kopi Luvak(Copy Luwak). Kafsha jeton në Filipine dhe në Indonezi.
Në fillim ju mund të mos e besoni atë, por Kopi Luwak ashtë jashtëzakonisht popullor, dhe çmimi arrin deri në 700 dollarë për kilogram, që ashtë diçka e paparë.

Kështuqë, njerzit kafepirës nuk do të gjejnë këtë lloj kafe në bar-kafet; Baresso apo Starbucks. Kjo lloj kafe blihet në dyqane speciale, që kanë shumë pak kafe të tillë në menynë e tyne. Një prej bar-kafet ashtë Speicherstadt Kafferösterei në Hamburgë.

Fazat e kokrrës të kafes: 1. E papërpunueme, 2. E lame, 3. E pjekun dhe dhe 4. E blueme.
Image

Para se të porositni një filxhan kafe të llojit Kopi Luwak në bar-kafe, ia vlen të kërkoni pak kokrra kafe origjinale. Ma përpara mblidhnin kultivuesit fshatarë kokrrat nga feçet e Viverridae-s të egra në pyll dhe shihnin njerzit gjithmonë e ma shumë te stallat se si rriteshin kafshët në kushte shumë të këqija.
Grupet e Mbrojtjeve të të Drejtave të Kafshëve bajnë thirrje për shmangien e pirjes të ksaj lloj kafe nga këto ferma. Por kur kokrrat e kafes të mbledhuna në kushte të duhura ashtë e vlefshme për t'u angazhue në pirejn e një filxhan 'kafe muti' - nëse njerzit guxoj ...

Tre aspekte të historisë të kafes
Image
Ushqehet vetëm me kafe - njashtu si e hanë e njashtu e nxjerrë si kokërr, por ja heqë hidhnimin e kafes

• Legjendat tregojnë se kafeja ashtë zbulue nga një bari dhish, etiopian në shekullin e IX-të.
• Përshkrimet ma të vjetra të pirjes të kafes ashtë nga Jemeni në vjetin 1400.
• Kafeja u përshkrue për herën e parë nga një europian në vjetin 1573.

U pregatitë në shqip Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 7.II.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Shkencat Natyrore

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron