Gjuha Shqipe e shkruar e folur, dialekte krahinore. Toskerishtja dhe Gegenishtja.Evolimi dhe gjithcka rreth gjuhes sone hyjnore.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
FOLJA -
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FOLJA -, Posted 18 Shkurt 2009, 17:47
FOLJA


FOLJA
- KOHËT E FOLJEVE
- MËNYRAT E FOLJEVE
- VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,

Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet.
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :
Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten).

- Kohët e Foljeve
- FOLJA
- KOHËT E FOLJEVE
- MËNYRAT E FOLJEVE
- VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.
E ardhmja ka dy kohë të ardhmen
dhe të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen:
Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.

Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera,
e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e
Kohët e përbëra janë:
e kryera ( kam mësuar ),
më se e kryera ( kisha mësuar ),
e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ),
e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ).
Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.

- Menyrat e Foljeve
- FOLJA
- KOHËT E FOLJEVE
- MËNYRAT E FOLJEVE
- VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:

- si diçka e realizuar : Ne punuam.
- si diçka e dëshirueshme, e pritshme: Të punojmë apo të mos punojmë.
- si urdhër: Punoni!
- si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra:
dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.
Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
• Iliri po mëson.
• Iliri nuk po mëson.
• A po mëson Iliri ?
Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë
• Po të punosh do të fitosh.
Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
• Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.
Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi:
• Sa qënka rritur !
• Ju mësokeni shumë !
Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
• Shkofsh e ardhsh shëndosh !
• U bëfsh njëqind vjeç !
• Të raftë pika !
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
• Punoni më mirë.
• Mësoni më shumë.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.

Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër.
Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:
- pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur) - gjet
thën(ë) - thën.

- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.

- Vetat dhe Numrat e Foljeve
- FOLJA
- KOHËT E FOLJEVE

- MËNYRAT E FOLJEVE
- VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
(unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):

Veta I njëjës: unë punoj
Veta II njëjës ti punon
Veta III njëjës ai punon
Veta I shumës: ne punojmë
Veta II shumës: ju punoni
Veta III shumës: ato punojnë
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:
Unë punoj (Veta I njëjës)
Ne punojmë (Veta I shumës)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FOLJA -, Posted 08 Prill 2009, 13:39
Zgjedhimi i Foljes "Me Pasë"

(Folja Kam – shenimi im)
Nik Leshai

Malcisht Gegnisht '64 Tosknisht '72
Format Nominale
pjesore = pase
paskajore = me pase
percjellore = to pase
lidhore = t'kesh

1. MENYRA DIFTORE
Koha e tashme
unë kam
ti ke
ai/ajo ka
na kem
ju kini
ata/ato kanë

Koha e pakryeme
unë kishëm
ti kishe
ai/ajo kishte
na kishim
ju kishi
ata/ato kishin

E kryeme e thjeshtë
unë pata
ti pate
ai/ajo pat(i)
na patëm
ju patët
ata/ato patën

Koha e kryeme
unë kam pasë
ti ke pasë
ai/ajo ka pasë
na kem pasë
ju kini pasë
ata/ato kanë

Koha e kryeme e plotë
unë kishem pasë
ti kishe pasë
ai kishte pasë
na kishim pasë
ju kishi pasë
ata kishin pasë

Koha mâ se e kryeme
unë pata pasë
ti pate pasë
ai pat pasë
na patëm pasë
ju patët pasë
ata patën pasë

Koha e ardhme
unë do të kem
ti do të kesh
ai do të ketë
ne do të kena
ju do të kini
ata do të kenë

Koha e ardhme e përparme
unë do të kem pasë
ti do të kesh pasë
ai do të ketë pase
na do të kena pase
ju do të kini pase
ata do të kenë pase

2. MENYRA LIDHORE

Koha e tashme
unë të kem
ti të kesh
ai të ketë
na të kena
ju të kini
ata të kenë

Koha e pakryeme
unë të kisha
ti të kishe
ai të kishte
na të kishim
ju të kishi
ata të kishin

Koha e kryeme
unë të kem pasë
ti të kesh pasë
ai të ketë pasë
na të kena pasë
ju të kini pasë
ata të kenë pasë

E kryeme e plotë
unë të kisha pasë
ti të kishe pasë
ai të kishte pasë
na të kishim pasë
ju të kishi pasë
ata të kishin pasë

3. MENYRA KUSHTORE

Koha e Tashme
Unë do të kisha
ti do të kishe
ai do të kishte
na do të kishim
ju do të kishi
ata do të kishin

Koha e Kryeme
unë do të kisha pasë
ti do të kishe pasë
ai do të kishte pasë
na do të kishim pasë
ju do të kishi pasë
ata do të kishin pasë

4. MENYRA HABITORE

Koha e tashme
Unë paskam
ti paske
ai paska
na paskena
ju paski
ata paskan

Koha e pakryeme
unë po paskam
ti po paske
ai po paska
na po paskena
ju po paski
ata po poskan

Koha e kryeme
unë paskam pasë
ti paske pasë
ai paska pasë
na paskena pasë
ju paski pasë
ata paskan pasë

Koha e kryeme e plotë
unë po paskam pasë
ti po paske pasë
ai po paska pasë
na po paskena pasë
ju po paski pasë
ata po poskan pasë

5 MËNYRA DËSHIRORE

Koha e kryeme
un paça
ti paç
ai pastë
na paçim
ju paçi
ata paçin

MENYRA URDHNORE
ij ti / ti! ij!
ini ju / ju! ini! Format Nominale
pjesore = pase
paskajore = me pase
percjellore = tue pase
lidhore = te keshë


1. MENYRA DIFTORE
Koha e tashme
unë kam
ti ke
ai/ajo ka
ne kemi
ju keni
ata/ato kanë

Koha e pakryeme
unë kisha
ti kishe
ai/ajo kishte
ne kishim
ju kishi
ata/ato kishin

E kryeme e thjeshtë
unë pata
ti pate
ai/ajo pat(i)
ne patëm
ju patët
ata/ato patën

Koha e kryeme
unë kam pasë
ti ke pasë
ai/ajo ka pasë
ne kemi pase
ju keni pase
ata/ato kanë

Koha e kryeme e plotë
unë kisha pasë
ti kishe pasë
ai kishte pasë
ne kishim pasë
ju kishi pasë
ata kishin pasë

Koha mâ se e kryeme
unë pata pasë
ti pate pasë
ai pat pasë
ne patëm pasë
ju patët pasë
ata patën pasë

Koha e ardhme
unë do të kem
ti do të kesh
ai do të ketë
ne do të kena
ju do të keni
ata do të kenë

Koha e ardhme e përparme
unë do të kem pasë
ti do të kesh pasë
ai do të ketë pase
ne do të kena pase
ju do të keni pase
ata do të kenë pase

2. MENYRA LIDHORE

Koha e tashme
unë të kem
ti të kesh
ai të ketë
ne të kena
ju të keni
ata të kenë

Koha e pakryeme
unë të kisha
ti të kishe
ai të kishte
ne të kishim
ju të kishi
ata të kishin

Koha e kryeme
unë të kem pasë
ti të kesh pasë
ai të ketë pasë
ne të kena pasë
ju të keni pasë
ata të kenë pasë

E kryeme e plotë
unë të kisha pasë
ti të kishe pasë
ai të kishte pasë
ne të kishim pasë
ju të kishi pasë
ata të kishin pasë

3. MENYRA KUSHTORE

Koha e Tashme
Unë do të kisha
ti do të kishe
ai do të kishte
ne do të kishim
ju do të kishi
ata do të kishin

Koha e Kryeme
unë do të kisha pasë
ti do të kishe pasë
ai do të kishte pasë
ne do të kishim pasë
ju do të kishi pasë
ata do të kishin pasë

4. MENYRA HABITORE

Koha e tashme
Unë paskam
ti paske
ai paska
ne paskemi
ju paskeni
ata paskan

Koha e pakryeme
unë po paskam
ti po paske
ai po paska
ne po paskemi
ju po paskeni
ata po poskan

Koha e kryeme
unë paskam pasë
ti paske pasë
ai paska pasë
ne paskemi pasë
ju paskeni pasë
ata paskan pasë

Koha e kryeme e plotë
unë po paskam pasë
ti po paske pasë
ai po paska pasë
ne po paskemi pasë
ju po paskeni pasë
ata po poskan pasë


5 MËNYRA DËSHIRORE

Koha e kryeme
un paça
ti paç
ai pastë
ne paçim
ju paçi
ata paçin

MENYRA URDHNORE
ij ti / ti! Ij!
ini ju / ju! Ini! Format Nominale
pjesore = pasur
paskajore = xxx (nuk ka)
percjellore = duke pasë
lidhore = te keshë

1. MENYRA DIFTORE
Koha e tashme
unë kam
ti ke
ai/ajo ka
ne kemi
ju kini
ata/ato kanë

Koha e pakryer
unë kisha
ti kishe
ai/ajo kishte
ne kishim
ju kishit
ata/ato kishin

E kryer e thjeshtë
unë pata
ti pate
ai/ajo pat(i)
ne patëm
ju patët
ata/ato patën

Koha e kryer
unë kam pasur
ti ke pasur
ai/ajo ka pasur
ne kemi pasur
ju kini pasur
ata/ato kanë

Koha e kryer e plotë
unë kisha pasur
ti kishe pasur
ai kishte pasur
ne kishim pasur
ju kishit pasur
ata kishin pasur

Koha më se e kryer
unë pata pasur
ti pate pasur
ai pat pasur
ne patëm pasur
ju patët pasur
ata patën pasur

Koha e ardhme
unë do të kem
ti do të kesh
ai do të ketë
ne do të kemi
ju do të keni
ata do të kenë

Koha e ardhme e përparme
unë do të kem pasur
ti do të kesh pasur
ai do të ketë pasur
ne do të kemi pasur
ju do të keni pasur
ata do të kenë pasur

2. MENYRA LIDHORE

Koha e tashme
unë të kem
ti të kesh
ai të ketë
ne të kemi
ju të keni
ata të kenë

Koha e pakryer
unë të kisha
ti të kishe
ai të kishte
ne të kishim
ju të kishi
ata të kishin

Koha e kryer
unë të kem pasur
ti të kesh pasur
ai të ketë pasur
ne të kemi pasur
ju të keni pasur
ata të kenë pasur

E kryer e plotë
unë të kisha pasur
ti të kishe pasur
ai të kishte pasur
ne të kishim pasur
ju të kishi pasur
ata të kishin pasur

3. MENYRA KUSHTORE

Koha e Tashme
Unë do të kisha
ti do të kishe
ai do të kishte
ne do të kishim
ju do të kishi
ata do të kishin

Koha e Kryer
unë do të kisha pasur
ti do të kishe pasur
ai do të kishte pasur
ne do të kishim pasur
ju do të kishi pasur
ata do të kishin pasur

4. MENYRA HABITORE

Koha e tashme
Unë paskam
ti paske
ai paska
ne paskemi
ju paskeni
ata paskan

Koha e pakryer
unë paskesha
ti paskeshe
ai paskesh
ne paskeshim
ju paskeshit
ata paskeshin

Koha e kryer
unë paskam pasur
ti paske pasur
ai paska pasur
ne paskemi pasur
ju paskeni pasur
ata paskan pasur

Koha e kryer e plotë
unë paskesha pasur
ti paskeshe pasur
ai paskesh pasur
ne paskeshim pasur
ju paskeshit pasur
ata paskeshin pasur

5 MËNYRA DËSHIRORE

Koha e kryer
un paça
ti paç
ai pastë
ne paçim
ju paçi
ata paçin

MENYRA URDHNORE
ij ti / ti! Ij!
ini ju / ju! Ini!

Zgjedhimi i Foljes "Me Qenë "

(folja – Jam shen.im)

Nik Leshai

Malcisht Gegnisht '64 Tosknisht '72

Format Nominale
pjesore = kene
paskajore = me kene
percjellore = to kene
lidhore = te jesh

1. MENYRA DIFTORE | Indicative
E tashme/ Present
unë jam
ti ie
ai âsht
na jiem
ju jini
ata janë

1.2 E Vazhdueshme

Un jam to ...
Ti je to ...
Ai âsht to...
Na jemi jemi to...
Ju jeni to...
Ata janë to

E pakryeme/ Imperfect
unë ishem
ti ishe
ai ishte
na ishim
ju ishi
ata ishin

E kalueme /Past
unë kjeshë
ti kje
ai kje
na kjemë
ju kjetë
ata kjenë

E ardhme/ Future
unë do të jem
ti do të jesh
ai do të jetë
na do të jena
ju do të jeni
ata do të jenë

2. LIDHORE | Conjunctive

E tashme/Present
un të jem
ti të jesh
ai të jetë
na të jena
ju të jini
ata të jenë

E kalueme/Past
unë të ishem
ti të ishe
ai të ishte
na të ishim
ju të ishi
ata të ishin

3. KUSHTORE | Conditional

E Tashme/ Present
unë do të ishem
ti do të ishe
ai do të ishte
na do të ishim
ju do të ishi
ata do të ishin

4. DESHIRORI | Optative

E Tashme/Present
unë kjosha
ti kjosh
ai kjoftë
na kjoshim
ju kjoshi
ata kjoshin

5. HABITORE | Admirative
E Tashme /Present
unë kenkam
ti kenke
ai kenka
ne kenkena
ju kenki
ata kenkan

E Pakryeme/ Imperfect
unë po kenkam
ti po kenke
ai po kenka
ne po kenkena
ju po kenki
ata po kenkan
6. URDHNOR | Imperative
(ti) ij

(ju) ini Format Nominale
pjesore = qene
paskajore = me qene
percjellore = tue qene
lidhore = te jesh

1. MENYRA DIFTORE | Indicative

E tashme/ Present
unë jam
ti je
ai âsht
ne jemi
ju jeni
ata janë

1.2 E Vazhdueshme

Un jam tue ...
Ti je tue ...
Ai âsht tue ...
Ne jemi jemi tue ...
Ju jeni tue ...
Ata janë tue ...

E pakryeme/ Imperfect
unë isha
ti ishe
ai ishte
ne ishim
ju ishit
ata ishin

E kalueme /Past
unë qeshë
ti qe
ai qe
ne qemë
ju qetë
ata qenë

E ardhme/ Future
unë do të jem
ti do të jesh
ai do të jetë
ne do të jemi
ju do të jeni
ata do të jenë

2. LIDHORE | Conjunctive

E tashme/Present
unë të jem
ti të jesh
ai të jetë
ne të jemi
ju të jeni
ata të jenë

E kalueme/Past
unë të isha
ti të ishe
ai të ishte
ne të ishim
ju të ishit
ata të ishin

3. KUSHTORE | Conditional
E Tashme/ Present
unë do të isha
ti do të ishe
ai do të ishte
ne do të ishim
ju do të ishit
ata do të ishin

4. DESHIRORI | Optative
E Tashme/Present
unë qofsha
ti qofsh
ai qoftë
ne qofshim
ju qofshi
ata qofshin

5. HABITORE | Admirative
E Tashme /Present
unë qenkam
ti qenke
ai qenka
ne qenkemi
ju qenkeni
ata qenkan

E Pakryeme/ Imperfect
unë po qenkam
ti po qenke
ai po qenka
ne po qenkemi
ju po qenki
ata po qenkan

6. URDHNOR | Imperative
(ti) ji
(ju) jini

Format Nominale
pjesore = qene
paskajore = xxx (nuk ka)
percjellore = duke qene
lidhore = te jesh

1. MENYRA DIFTORE | Indicative
E tashme/ Present
unë jam
ti je
ai është
ne jemi
ju jeni
ata janë

1.2 E Vazhdueshme

Un jam duke
Ti je duke
Ai âsht duke
Ne jemi jemi duke
Ju jeni duke
Ata janë duke

E pakryeme/ Imperfect
unë isha
ti ishe
ai ishte
ne ishim
ju ishit
ata ishin

E kalueme /Past
unë qeshë
ti qe
ai qe
ne qemë
ju qetë
ata qenë

E ardhme/ Future
unë do të jem
ti do të jesh
ai do të jetë
ne do të jemi
ju do të jeni
ata do të jenë

2. LIDHORE | Conjunctive

E tashme/Present
unë të jem
ti të jesh
ai të jetë
ne të jemi
ju të jeni
ata të jenë

E kalueme/Past
unë të isha
ti të ishe
ai të ishte
ne të ishim
ju të ishit
ata të ishin

3. KUSHTORE | Conditional
E Tashme/ Present
unë do të isha
ti do të ishe
ai do të ishte
ne do të ishim
ju do të ishit
ata do të ishin

4. DESHIRORI | Optative
E Tashme/Present
unë qofsha
ti qofsh
ai qoftë
ne qofshim
ju qofshi
ata qofshin

5. HABITORE | Admirative

E Tashme /Present
unë qenkam
ti qenke
ai qenka
ne qenkemi
ju qenkeni
ata qenkan

E Pakryeme/ Imperfect
unë qenkësha
ti qenkëshe
ai qenkësh
ne qenkëshim
ju qenkëshit
ata qenkëshin

6. URDHNOR | Imperative
(ti) ji (ju) jini
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 212
Vendodhja: ferr
Antarësuar: 08 Shkurt 2009, 14:33
Re: FOLJA -, Posted 08 Prill 2009, 17:27
...Me falni pernderhyrjen ! Tema plot nuk ka ? Si serioze si chit chat... Kjo teme me duket pa vend ne nje forum pasi ska kuptim ne nje forum te ket zgjedhim filjesh ! Dikush qe do te mesoj gjuhen ta ne google plot dhe ka libra etj ku mund te gjenden keto !
Gjithsesi mbetet vendimi im

Respekte
to SeX mazI sou Htan toso Kalo pou aKoma kai oi Geitones vghkan na Kanoun Tsigaro
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: FOLJA -, Posted 08 Prill 2009, 17:38
summer spell shkroi:...Me falni pernderhyrjen ! Tema plot nuk ka ? Si serioze si chit chat... Kjo teme me duket pa vend ne nje forum pasi ska kuptim ne nje forum te ket zgjedhim filjesh ! Dikush qe do te mesoj gjuhen ta ne google plot dhe ka libra etj ku mund te gjenden keto !
Gjithsesi mbetet vendimi im

Respekte

Me fal summer po nuk eshte tema per sygjerime, megjithate duke qene se jemi ne forumin e gjuhes shqipe do deshiroja te theksoja qe ky forum eshte pikerisht per shqiptaret jashte atdheut pasi gjuha shqipe kane nevoje te jete prezente ne cdo forum sit apo blog shqiptar ne menyre qe te mbaje ne jete dhe te rezistoje ndaj asimilimit te huaj. Keshtu qe e dashura summer mos ki merak se ka vend per tema argetuese por edhe per ato qe duhet te jemi te obliguar ti kemi pasi jane per ceshtjen shqiptare.
Faleminderit per mirkuptimin
Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 212
Vendodhja: ferr
Antarësuar: 08 Shkurt 2009, 14:33
Re: FOLJA -, Posted 08 Prill 2009, 17:49
I dashur ameshuar mua nuk me prish shume pune nese kjo teme ekziston apo jo thjeshte doja te jepja mendimin tim qe me duket qesharake ekz e saj !! Gjithsesi mbetet mendimi im .
Kur flitet per sektorin e gjuhes shqipe sic the dhe vete eshte historia, kultura dhe tradita e saj me sa kuptoj une nga kjo fjale dhe jo zgjedhimi i foljes psh. Kam ... Nejse


Respekte :lepirse:
to SeX mazI sou Htan toso Kalo pou aKoma kai oi Geitones vghkan na Kanoun Tsigaro
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FOLJA -, Posted 09 Prill 2009, 00:38
:yes:
Me pelqen mendimi qe shtron sinqerisht Summer.
Por nese te shqeteson zgjedhimi i foljeve Kam dhe Jam atehere e fshijme. Por me duket me mire te mos fshihet se i duhet femijve tane qe bota shpenzon miliarda per asimilim total. Pra peshoji Sumer secila duhet.
Ti e din se jasht ka mungesa totale per libra gjuhe shqipe apo te tjera. Shpresoj ne mirekuptim!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 212
Vendodhja: ferr
Antarësuar: 08 Shkurt 2009, 14:33
Re: FOLJA -, Posted 09 Prill 2009, 18:13
Laert...kush eshte ai femije qe do hapi nje forum dhe do lex ca eshte folja??
Nuk ja humb vlerat temes mendoj se eshte shume e mire, pasi dhe une vete se di pothuajse fare morfologjine shqipe...! Nejse... e di qe tema do ngelet kshu qe kot flas

respekte
to SeX mazI sou Htan toso Kalo pou aKoma kai oi Geitones vghkan na Kanoun Tsigaro
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4454
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FOLJA - Jam dhe Kam, Posted 09 Prill 2009, 18:36
Summer spell!

Ruaje mendimin tend!
Por dua te theksoj se nuk me duket gabim qe te vendoset ne site te rubrika - Gjuha Shqipe - nje nga pjeset me kryesore te Morfologjise qe eshte Folja.
Ti e din se jane dy folje baze per shqiptaret Jam dhe Kam.
Une dua ti falenderoj shume nga zemra ata shqiptare qe djersisin per te shkruar ne Internet pjese te gramatikes tone. Te kisha kohe une do e kisha bere me qejf dhe do ndjehesha krenar te hidhja ne Internet tere permbajtjen e Gjuhes Shqipe. Kjo esht fat dhe shume i madhe.
Te cohesh dhe te ngulesh kembe se esht bere gabim qe u hodhe Zgjedhimi i Foljes - Jam dhe Kam ne rubriken e Gjuhes Shqipe me duket teper e pakendshem....
Ti e din Summer se femijte shqiptare ne bote po studjojne kompjutrin me pare se gjuhen shqipe, por kur e pervetesojne heret PC nisin te orientojne nga gjuha e prinderve per arsye te shumta qe ti i din dhe e di une se femijte jane te interesuar per te mesuar me pare ne kompjuter se ne libra. Kompjutri sot eshte mbreti i shtepive ne bote.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 212
Vendodhja: ferr
Antarësuar: 08 Shkurt 2009, 14:33
Re: FOLJA -, Posted 09 Prill 2009, 18:57
Laert ..


Une normal qe i ruaj mendimet e mia kudo dhe si ndroj per gje ne bote!! Nuk po them qe eshte gabim sic e cileson ti hapja e nje teme te tille sepse nese do e quaja te tille do ishte injoranca nga ana ime por jo une mendoj sic thash qe seshte e frekuentueshme dhe qe kushdo qe do te mesoje morfologjine eshte sh e thjehste si jashte dhe brenda vendit ekz libra te posacem... Nejse pasi sme duket e sakte vazhdimi i ketij "debati" te kjo teme... Vazhdo posto se me sa shof do ekz ky postim dhe shq ane e mbane botes do mesojne folje "Jam" dhe " Kam" ketu ne net !


Respekte :lepirse:
to SeX mazI sou Htan toso Kalo pou aKoma kai oi Geitones vghkan na Kanoun Tsigaro
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 9 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 28 Maj 2022, 09:34
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari