Gjuha Shqipe e shkruar e folur, dialekte krahinore. Toskerishtja dhe Gegenishtja.Evolimi dhe gjithcka rreth gjuhes sone hyjnore.
Moderators: Laert, I-AMESHUAR
by Laert » 25 Feb 2014, 11:27
Gegnishtja s´asht pronë, vetëm e Shkodranve dhe e Klerikve Katolikë!
Gegnishtja - Gjuhë -Pasuni e kulturës shqiptare!
Atdheu, Feja, Populli, Dija, Liria, Pavarsia dhe Drejtsia ishin Pronë edhe e Klerit Katolik
"Shqipnia - Kombi i Biblës" Nanë Tereza

Amik Kasoruho, MAPO, 8.I.2013 te shkrimi: "Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe"
"...të parët që e shkruan shqipen kanë qenë priftërinjtë katolikë.
... këta klerikë kishin një kulturë të madhe, të cilën donin ta vinin në dispozicion të vendit.
Tërësia e veprave të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazit, Lekë Matrangës, Nikollë Ketas
dhe të tjerëve që i ndoqën,
tregon dukshëm lidhjen me vlerat e kombit të këtyre të mëdhenjve të kulturës shqiptare.
Vlen për të gjithë pohimi i Buzukut që, në parathënien e “Mesharit†të tij thotë se e ka shkruar këtë vepër në shqip “nga dashuria për gjuhën tonëâ€.
Pjesa e I-rë
“Katolicizmi ashtë një dukuri e kulluem gege.
Stalinizmi e konsideron katolicizmin gegë, si kryeanmikun e vet.“ Prof. Arshi Pipa: “Si e zhdukën Fishtën në diktaturëâ€
Harta e dialekteve shqiptareGjuha Shqipe me dialektet ashtë temeli i një kombi, nuk ashtë plaçkë e asnji religjionit, shtetit, ndonjë partie apo bande sllave-osmane! Dialekti ashtë përkatsisht pasuni i shumicës gjeografike të kombit shqiptar duke çmue atë pakicën si pjesë integrale organike të saj.
Shpërdorimi i njenës prej dialekteve shkakton degjenerim të folmes dhe të shkruemit të shqipes me pasoja shkencore e kulturale-politike të randa të një vendit. Shpërdorimi i saj vjen si rezultat i një agresioni të dhunshëm fizik ndaj shumicës folëse sikurse i ndodhi Shqipnisë në shtatorin e 1972. Shembuj ku absurdi, nji pakicë me pushtetë komunistë sundoi me dhunë shumicën sikurse ndodhi në sisteme komuniste si në Irak, në Libi etj. që u shpartalluen deri në asgjësim nga proçeset historike në fillimin dekadës dytë të mijvjeçarit të tretë. Në Shqipni sundoi dhe vazhdon absurdi i sundimit të dhunshëm ndaj gjuhës shqipe, ku pakica tosknishtja si 1/5 e gjeografisë të folësve të saj dominon edhe sot në kulturën shqiptare me padrejtsinë e vendosun me hu e me terror-burgjesh. Qellimi i shkrimit ashtë ta bisedojmë paqsisht e me racionalitet pa armë e burgje sepse nuk duhet të vazhdoj kjo lloj agresioni i heshtun që vazhdon, ku herë pas here shfaqen revolta, urrejtje krahinore. Pa drejtsi nuk sjellë paqe edhe në të folmen e gjuhës shqipe.
E folmja e gjuhës shqipe me dy standartet
Para vitit 1991 u zbatue në shkrime dhe në ekranin e vetme të televizionit shqiptar drejtshkrimi i gjuhës dhe i të folmes sipas një standartit të shtatorit 1972 të miratuem me dhunë sipas shijeve të një pakice toskësh nga pjesa e poshtme e lumit Shkumbin, pra nga Jugu i Shqipnisë, që uzurpuen me barbari, me ndihmën e vllaznve bollshevike sllavë dhe të mazonve anglo-amerikanë. Pra ma çiltas ishte akti i ligjërimit shtetnor e partiak i përdorimi të tosknishtes dhe asgjësimi i të folmes të gegnishtes si 4/5 e gjeografisë e të folunit për qindra e qindra vjetësh.
Ajo që i bie njeriut në sy në kontaktë të njeriut me mjetet televizive dhe grafike ashtë përdorimi i gjuhës shqipe në mënyra të ndryshme, pra zbatohen dy standarte; njena në shtëpi e jashtë institucioneve sipas dialektit dhe tjetra para mediave vizive dhe asaj grafike përpiqen aq sa dijnë sipas standartit të 1972. Kjo lloj mënyret ashtë ba një modë, një sjellje snobe e intelektualve, zyrtarve e të gjitha niveleve. Ma të theksuem fotografohet ky ilustrimi klasik i të folmes të shqipes nga qeveritarët e Kosovës sipas standartit të 1972, që bahen shumë qesharak. Përdorimi i dy lugëve, njena me i hy në qejfë Tiranës enveriste e tjetra asaj natyrale – gegnishte ashtë një komedi majmunësh që i fundosë këta mjeranë në karikaturë keqardhje të mungesës të identitetit tyne shqiptar.
Ku ashtë brengosja e ksaj histerizmit të folmes të dyfishtë?
Shqiptarët brengosën faktit se pse vazhdojnë ta flasin gjuhën e 1972 klasa intelektuale, zyrtare e Prishtinës dhe e Tiranës, duke e ditë se u vendosë padrejtsisht nën diktaturën komuniste edhe sot në 2013. Jo për çudi të gjithë këta gegë që flasin ndryshe në restoranta japrakës e në shtëpi e ndryshe në ekran të televizorit i përkasin bindjeve politike komuniste. Pse gjithë ky histerizëm ndaj shpërfilljes edhe pas 1992 Gegnishten si e folme e shumicës gjeografike e shqiptarve në Ballkan e nëpër botë?
Përgjigja ashtë kjo: Këndej më dhemb e andej më djegë. Këta soj jeniçerësh ishin dhe mbetën ekzemplarë fanatikë të fosileve të formimit, bindjeve ideologjike komuniste osmane-sllave – enveriste kundër gjuhës shqipe të bukur të Gegnishtes.
Në kontekstin e ksaj pamje të shëmtuem rezulton në thelbë përfundimi se klasa sunduese e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë përposë asaj që i ashtë damtue psiqika nga sindromi i urrejtjes religjioze ndaj klerikve dhe besimit katolikë u ka depërtue në fiziologjinë e konservimit e shtresimit të thellë, Geni i urrejtjes me breza e injektuem në shekuj nga shpata osmane, sllave dhe ajo komuniste.
Për fatin e mirë të kombit shqiptar ishin klerikët katolikë të Shqipnisë që e kuptuen të parët thirrjen historike të epokës të paditurisë rolin e përhapjes përposë dashnisë ndaj Zotit dhe Atdheut të diturisë. 1972 ishte viti i shpalljes të urrejtjes në shkallën ekstreme sipërore pas djegies e likujdimit të kishave dhe meshtarve ndaj dijetarët e Klerit katolik meqenëse ishin libra të pare në gjuhën shqipe në gegnishte. Me të drejtë Daniel Gà zulli, studjuesi zadrimor i fisit të Gà zullorve të vjerun në litar e të torturuem në burgje nga dyshja Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha i thoshte këto fjalë ndaj jeniçerve të anti gjuhës shqipe:
„Këto bastardha, që u lodron barku prej hallvet, flasin kështu përçudshem edhe pse janë injorantë, mirëpo, tue qenë shumica të pasun a të lidhun me botën e politikës e me pushtetin e pushtave, po bahen një model rrënues veçan për brezin e ri. Këta nuk marrin vesh ndrysh veçse me kamxhik – sanksione ligjore të rrepta.“ Daniel Gà zulli – „Shqipja e dhunueme“ Hymje e Trishtë.
Dialekti dhe nëndialekti i gjuhës shqipe
I nxitun nga ky ngacmim nga të folmet të shqipes sipas bindjeve politike e liderve dhe klasës intelektuale të Prishtinës e të Tiranës m’u deshë të sjellë në faqet e këtij shkrimi pak njohuni që duhet ditë dhe ngulë në mendje, pasi shkenca gjuhësore ashtë shkencë si të tjera e nuk ashtë produktë i pjellave ideologjike komuniste sikurse ajo e ashtuquejtuna ish Kongresi i Gjuhës Shqipe të shtatorit 1972. Përsëri D.Gà zulli thekson: “Bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mija vite ma parë.“
Gjuha shqipe flitet, që në kohën që u shfaqë si e folme në disa mënyra, që u quejtë dialektë e nëndialektë. Për natyrën e të përdorunit të saj u grupue gjuha shqipe në dy dialekte:
- Gegnishte
- Tosknishtë
Dialekti e Gjeografia;
I. Gegënishtja
Historia e shkrimit të gegnishtes:
Dokumentat e para e si e tillë ma të vjetra të shqipes janë shkrue në gegnishte. Këto përfshijnë “Formulën e pagëzimit†të Meshtarve të mëdhenjë si; Pal Engjëllit, “Mesharin†e Gjon Buzukut, “Çetën e profetëve†nga Pjetër Bogdani, veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit etj. Në gegnisht u shkruen edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si “Lahuta e MalcÃs†e At Gjergj Fishtës, si dhe u kodifikue Kanuni i Lekë Dukagjinit nga At Shtjefën Gjeçovi, At Justin Rrota me veprën e parë në fushën e stilistikës †Literatyra Shqype†1925.
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegnishtja ka kenë dialekt zyrtar në Shqipni para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1972. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipni kanë vazhdue ta përdorin gegnishten në letrat e tyne. Edhe sot në vjetin 2013 shumë shkrimtarë, dijetarë, aktorë përdorin dialektin Gegë në tanë hartën gjeografike të Gegnishtes.
Ata që vazhdojnë edhe sot në 2013 e mëtej me ngulë kambë si skizofrena antiveri, antigegë e antikatolik të rrugëtojnë sipas dëshirës tyne antishqiptare me synim; të shfarosin gegnishten e kanë betejën e humbun. „Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin, veçse e përçan….Gegnishtja asht trashiguesja ma besnike e vazhdimësisë gjuhësore të shqipes, që ka ruejt elemente të vjetra e të vlerta, shumë prej të cilave e pasunojnë e do t’i jepnin edhe ma shije gjuhës së sotme shqipe.“ Marian Zef Shestani.
Gjeografia e Dialektit Gegë
Dialekti gegë ose gegnishtja ashtë nje nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në lindje në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. “Kufini natyror†në mes të gegnishtes dhe tosknishtes ashtë Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipninë e mesme nga lindja në perëndim.
- Gegnishtja në jugë të Shqipnisë; Durrës, Elbasan, Tiranë dhe në perëndim Maqedonia
Gegnishtja në qendër të Shqipnisë; në nëndialektë të gegnishtes të jugut si Tirana, Krujë, Burrel
Gegnishtja në veri
- Gegnishtja veri-perëndim; – Shkodër, Shllakë, Dushman – Temal, Dukagjinë, Vermosh,
Selcë, Vukël, Lëpushë, Nikshiq, Podgoricë, Tamarë, Tuzi, Ulqinj, Bar, Plavë, Gucinje, Peç, Kosova.
- Gegnishtja në lindje; – Peshkopi, Dibra, Tetova, Kërçova, Gostivari, Veleshnja, Prilepi
- Gegnishtja në verilindje; – Shkup, Kumanovo, Kaçanik, Dragash, Gjilani, Preshevë dhe Bujanoc
-Gegnishtja në veri;Prishtina, Mitrovica, Podujevë, Medvedë dhe ish territore shqiptare me popullsi shqiptare të Nish e Sanxhak; Nish, Vranje dhe krahina Toplicë.
Toskë ose toskërisht ashtë nje nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në jug të Shqipnisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi nga arvanitasit, në Italinë jugore nga arbëreshët dhe në pakicat shqiptare në Turqi, në Ukrainë, Egjyptë dhe komunitete emigrantësh nëpër botë. Kufiri në mes të gegnishtes dhe tosknishtes ashtë Lumi Shkumbin që përshkon Shqipninë e Mesme nga lindja në perëndim.
- Tosknishtja në vetvete ka 3 nëndialekte;
-tosknishtja veriore
- labërishtja
- çamërishtja.
Gjuha e çdo kombi ashtë dhunti e Zotit. Duke kenë gjuhë e Perëndisë nuk duhet lejue të preket sikur të ishte një grue e përdalë nga duartë e pista sikurse ndodhi në Tiranë me Gjuhën Shqipe në 1972.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fmis;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; At Gjergj Fishta
Mos harroni: “Po humbem gjuhën, thotë At Gjergj Fishta, humbem kombsinë.â€
Pra të nxjerrësh të papërdorshme gegnishten do të thotë të cënosh Gjuhën Shqipe. E tuj damtue gjuhën randë do të thotë të synosh gradualishtë të realizohet projekti i Humbjes të Gjuhës Shqipe si andër e ardhacakve nga stepat aziatike të sllavëve në Ballkan dhe aleatve të tyne.
Shënim
U përpoqa të vendosë me kujdesë pak nga kultura dialektore si substancë e gjuhës shqipe me synim që të nisim udhën e mirëkuptimit me liderët dhe klasën intelektuale që përdhosën me urdhën ideologjik komunist të Tiranës pasi e kanë paragjykue.
Me varrosni me Flamurin Kuq e Zi, dhe mbi gurët e vorrit t'em të shkrueni shqyp, vetem kur shqypnia të dalë e lirë ne vedi. Ka hapur shkollat e para Shqipe ne Diber Peje Shengjin Golloborde Lume Mitrovic Reke etj
Hoxhë (Voka) Said Najdeni Mbasi vuen nper burgjët turke, per perhapjën e abetarëve dhe mesimin e gjuhes shqype, me ndihmën e deputetëve shqyptar ne turqi, Hoxhë Voka Del nga burgu, por detyrohet të jetoje malevet si kaçak malesh sepse turqit kishin vnue nji çmim të majmë per kryet e ktij atdhetari trim.
Vdeku n' Itali nga nji sëmundje, por vdeku me abetare ne gji.Kur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër, Ministër i Brendshëm) iu drejtue Myftiut të Hasit:
"Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!",
Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë:
"Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé".
Musa Juka Proturk-Zogist fanatik
Kryeredaktor i â€Zëri të Popullitâ€(Sadai Millet)
Kur në Shkodrën e teatrove, e pjanove, e koncerteve, e bandave muzikore, e kopshteve të bukura me lule të shumllojta, e kishave dhe e xhamive, e shkrimtarve dhe muzikantve, e humorit, e romanve, me revista fetare katolike â€LEKAâ€, …..dhe të tjera rradhitej në dam të atdheut shqyptar , për rikthimin e perandorisë mizore-kanibale e perandoris tashmë të shporrun më 28 nanduer 1912 si: â€â€¦..gazeta: …2) â€Sadai Milletâ€(â€Zëri i Popullitâ€), i botuar në gjuhën turqishte, organ i shumicës myslymane, që propogandonte për një mbret mohamendan, e drejtuar prej një komisioni të posaçëm ku figuronin edhe Musa Juka e Ymer Lutfia;…†e librit me autor Sejfi Vllamasi(i arsimuem n'Turqi, mikë i ngushtë edhe I.Qemalit) - â€Ballafaqime Politike në Shqipëri†(1897-1942), bot. i dytë, â€NERAIDAâ€, Tiranë 2000.
Autori - Bep Martin Pjetri
E diel, më dt. 17.II.2013
Vazhdon Pjesa e II-të
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
-

Laert
- Drejtues
-
- Posts: 4430
- Joined: 28 Jan 2009, 13:10
by Laert » 25 Feb 2014, 11:36
Gegnishtja s´asht pronë vetëm e Shkodranve dhe e Klerikve Katolikë
Gegnishtja – Gjuhë - Kulturë ShqiptareAtdheu, Feja, Populli, Dija, Liria, Pavarsia dhe Drejtsia ishin Pronë edhe e Klerit Katolik
"Shqipnia - Kombi i Biblës" Nanë Tereza[qender]
Pjesa e II-të
Pasqyra e kontributit shkencor dhe politik për Shqipninë
Prej vjetit 59 mbas Krishtit deri në 6 shkurt 1967(1908 vjetë)
"Klerikët Katolik sollën ma parë qytetnimin se fenë si dhe kontribuen ma shumë për Atdhe se për fe."Bep Martin Pjetri
“Gjuha shqipe “lingua albanesesca†përmendet qartë për herë të parë në vitin 1285 jashtë tokës shqiptare në Raguzëâ€. Milan Shuflaj
"Nuk ka veprimtari kryesore kombëtare ku elementi katolik të mos ketë qenë në qendër të punës per Shqipninë…. ". Prof.Sami Repishti, "Nju Jork, 1997.
Papa Gjon Pali II në Fjalimin e Tij Historik gjatë vizitës në vendin tonë, më 25 prill 1993 tha: “Historia nuk e ka njohë ende atë që ka ngjarë në Shqipni. Kështu, të dashtun shqiptarë, drama juej duhet t’i interesojë gjithë kontinentit europian ! Ashtë e domosdoshme që Europa të mos harrojë!â€.
Konteksti i porosisë ndaj Europës që ndodhi në Shqipni, ku e hodhi një popull në ferrin e gjenocidit sllavo-komunistë. Porosia e Papës duhet kuptue në planin e brendshëm, që sëpari shoqnia shqiptare me superstrukturën e saj të filloi nga vetvetja, ta njohi zyrtarishtë gjenocidin të ushtruem prej 47 vjetësh (1944-1991), që ende nuk dëshiron ta njohi de jure. Shteti me partitë e saj nuk ashtë e interesuem të shëndoshi viktimat shqiptare nga tmerri sllavo-amerikano-angleze-komuniste nëpërmjet venies së drejtsisë në vendin e saj. Atëhere vjen pyetja në planin e jashtëm; Kur do të vijë ajo kohë fatlume, që anglo-amerikanët ta njohin gjenocidin 50 vjeçar që ja ligjëruen Stalinit, vrasësit të miliona qytetarve rusë, kundra popullit shqiptar e në veçanti ndaj klerit katolik, në Jaltën e zezë të shkurtit 4-11 shkurtit 1945?
Meshtarët katolike vunë bazat e kulturës në shekuj të kombit shqiptar etnikë
Idea e trajtimit temës ashtë me evidentue punën e madhe e të pakursyem të klerikve katolikë dhe njerzve me besim katolik tuj u torturue egërsishtë nga sllavë-osmanë, prej ish jugosllavëve dhe Vendimeve të Jaltës 1945 të anglo-amerikanve-ruse deri në dhanien edhe të jetës për kulturën, për me e ba nuse Shqipninë sikur thoshte prof. Ernest Koliqi. Tema që trajtohet nuk e lejon të përmend klerikët islamo-ortodoksë e për këtë u kërkoj mirëkuptim dhe ndjesë për faktin se pesha ma e pabesë dhe e pashpirtë ra mbi klerikët katolikë!
Mbas 1908 vjetësh u masakrue Kultura Gege
Dokumentat në gjuhën shqipe dhe të hueja janë të shumta që dëshmojnë se bazat dhe formimin e kulturës shqiptare i vunë klerikë të fesë katolike dhe jo regjimet despotike të Ahmet Zogut dhe të komunizmit. Ky faktë real përban krenarinë e kombit shqiptar pa dallim feje sepse kultura e identifikoi Shqipninë si vend i qytetruem në familjen europiane. Ajo i shërbeu kombit të shqiptarve etnikë padallim feje në përparimin e vetëdijes së kombit për liri, pamvarsi, dinjitetë dhe demokraci, por nuk ndodhi kështu.
Xhelozia, urrejtja, smira, ligësia ndaj fesë dhe kulturës që dhuroi me bujari meshtarët katolike me kontributin e tyne prej një periudhe prej vitit 59 mbas Krishtit deri në 6 shkurt 1967(1908 vjet) një kombi të lashtë dhe nga të parët në Europë ishte shkaku nga ku drejtoi mësymjen barbare përmes ferrit të pushtuesve barbarë të shpellave aziatike; sllavë e osmanë edhe komunizmi nga ku shifnin rrezikun e identitetit frymëzues shqiptar e europianë. A mundet një shtetë i shprishun keqas nga osmanët dhe sllavët të zhbaji malin e kontributit 1908 vjeçare të klerikve katolikë në Shqipni? Vetëm mendjet skizofrenike të dehuna nga krimi i gjenocidit gjaksor mund ta mohojnë dhe ta mënjanojnë Malin 1908 vjeçar. Një kombë i ndritun nga vetëdija kombtare prej Besimit në Zot dhe Dijes përballon çdo stuhi pushtuesash nga zhdukja e kombësisë shqiptare sikurse i ndodhi historisë kombit shqiptar me reflektimin e saj. Ishte vetëdija katolike, ajo që e shpëtoi vendin e shqiponjave nga kthetrat e asimilimit, e shfarosjes nga harta e botës. Ende edhe sot në vjetin 2013 nuk e pranojnë kontributin e saj dhe nuk kërkojnë ndjesë shteti, akademia, klasa politike dhe organet e policisë e të sigurimit për gjenocidin fizik, djegien e kishave, dorëshkrimeve, grabitjen e bibliotekave nga profesorët dhe sllavët rusë e serbë. Mllefi i verbët i urrejtjes ndaj kolosëve të parë të dijes të kohës së pas Krishtit dhe kryeveprave botnore të meshtarve katolikë u konservue dhe u trashëgue në breza njerzish me fanatizëm të dhunshëm në të gjithë poret për afro 50 vjetë nga regjimi i komunizmit me në krye hoxhët, shehlerët, aliat, kapot, hazbiat, myftinjtë,....që për fatin e keq vazhdon duhma e saj edhe në vitin 2013 e nuk dihet se kur do të shfaroset kjo mortajë epidemike e kulturës antikatolike në trevat etnike shqiptare. Pasojat e barbarizmave komuniste u reflektuen kjartë prej vitit 1944 e deri në vjetin 1992. Për afro 50 vjet rrejshtë u krijue një sistemë i tanë politik-ideologjik-arsimor marksiste-staliniste në thelbë për ta çfarosë ketë vetëdije kombtare të arkitektve të Klerit Katolik, që kishte rrezatue në shekuj edhe në veprat e rilindasve tanë të mëdhenjë.
Arritjet kolosale të kulturës shqiptare nga Kleri katolik në shekuj
Vjeti 525 mbas Krishtit - Muzikanti Ipeshkvi, Imzot, Niketë Dardani/Shen Jeronimi iliro-arbnor kompozoi Himnin - "Te Deum Laudamos" 
Muzikanti i parë shqiptar ashtë Niket Dardani, i njohun ndryshe si Niketa i Ramesianës apo She Jeronimi.
Ai ishte personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason. Imzot N. Dardani emnohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij ma e njohun ashtë himni "Te Deum Laudamos" ("Ty, o Zot, të lëvdojmë"), i përhapun në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkrue muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Sot pothuajse të gjithë studiuesit janë të një mendjeje se autori i tekstit dhe i muzikës së këtij himni të famshëm, që u bani ballë shekujve, asht Shenjti ilir, Niketa. Shën Niketa leu rreth vitit 335 dhe vdiq pas vitit 414, ipeshkëv i Remesianës (sot Bela Palanka, pranë Nishit) nga viti 366. Ai jetoi në shekullin IV, pak a shumë në të njëjtën kohë me Shën Jeronimin. I njohun edhe me emnin "Shën Niketa i Dardanisë", qe teolog, autor homelish, shkrimesh katekistike (me randsi, vepra De explanatione symboli), traktatesh e ka shumë mundësi, edhe i himnores së mirënjohun "Te Deum, laudeamus" - "Ty, o Zot, të lëvdojmë". Të paktën që nga fillimi i shekullit të kaluem, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë "Niceta of Remessiana", dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare.
Vetë Shën Niketa shkruan me dorën e tij: "Dardanus sum" - jam Dardan.
Gjaku dhe dokumentat shndrisin n' shekuj
Kleri katolikë në trevat ku u folë shqipë punoi për arsimimin e fëmijve, për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës botnore duke rrezikue jetën para bizantve, osmanve, serbve, malazezve, maqedonsve dhe regjimit terrorist komunist. Ky kontributë nuk u njohë kurrë nga asnjë regjim prej 1912 e deri më sot 2013 dhe ende vazhdon kjo heshtje anmiqsore. Në kushte të tilla duhet prezantue shpesh listën e madhe të veprimtarisë të meshtarve katolikë të palodhun, të torturuem, të varun, të groposun në gropa gëlqeresh e kënetash e pa vorre për brezin e ri e të ardhshëm. Pa kontributin e tyne nuk do të ishte kjo Shqipni me besim në Zot, me ndërgjegjsim për kulturën e lirinë e kombit sotëm nën mvetësinë e saj si kombë i barabartë me të tjera në Europë.
Për të pandreqshmit nihilista, paragjykuesa, ekstremista fetarë, akademika, ish kryeministra, ish presidenta, ish ministrat, të çmendun nga psikoza e urrejtjes ndaj dijetarve, atdhetarve, martirve me tesha meshtari katolikë, ishat që ishin hiçat, edhe pse u asgjësue historia e kulturës gege duhet theksue se gjaku dhe dokumentat shndrisin në shekuj. Nji pyetje duhet ta mojmë; Po sikur të mos ishin kleri katolik shqiptar - Si do të ishte Shqipnia sot????
Monumenti me kryevepra shkencore i lamë në gjak të klerikve katolikë ndodhen të regjistrueme në arshivat e botës:
"Klerikët Katolik sollën ma parë qytetnimin se fenë si dhe kontribuen ma shumë për Atdhe se për fe."Bep Martin Pjetri
- Të parët që e shkruan shqipen ishin priftërinjtë katolikë.
Asht një faktë kjo që të parët që shkruen shqipen ishin priftërinjtë katolikë meqë kishin një kulturë të madhe perëndimore, të cilët i vunë në dispozicion të Shqipnisë.
Kontribute në gjuhësinë shqipe
Roli i Kishës Katolike në Shqipni ishte dhe mbeti n' errsinën e shekujve, në egërsinë e marrdhanieve njerzore. Roli i Kishës Ndriste me Dituri për me kenë ma pranë Zotit, që do të thotë me Dritën e Hyjit, me kuptue gjithshka, me lexue natyrën, fizikën, kangën e njerzimit me dashni për ta ba jeten ma të bukur dhe jo si sot u shplajnë trutë me MASHTRIME. Nji mision që ja dha Perëndia me bujari e me besë Meshtarve të saj, që e mbajtën me deshminë kët privilegj nga Zoti me Veprat dhe Gjakun e zemrës tyne përmes kalvarit të gjatë nga barbarët bizantë, osman-turk, diktatura sllavo-osmane dhe nga anglo-amerikanët.
Dorëshkrimi NË SHQIP I PARI asht i 9 marsit të vjetit 1210 i autorit Teodor Shkodrani
- Nga Arkivat e Vatikanit shkrimi ma i hershëm në SHQIP asht i vjetit 1210.
I gjithë dorëshkrimi asht autograf, i shkruem nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në fq. 208, autori ka firmosë vetë emnin e tij: Teodor Shkodrani (Priest Theodor Shkodrani writes the first book in Albanian by adapting Roman letters to the Albanian vernacular - Prifti Theodor Shkodrani shkruen librin e parë në gjuhën shqipe duke iu përshtatun shkronjat romake në gjuhën e folun shqipe.
Merita e gjetjes së ktij dokumenti në Vatikan i përket Prof. Dr. Musa Ahmeti në vjetin 1998.
- Vjeti 1462 asht “Formula e Pagëzimitâ€, Dokumenti i Dytë i shkruem në gjuhën shqipe, në gegnishte dhe latinisht me këto fjalë: [size=150]“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senitâ€[/size], e shkruem nga Imzot Pal Engjëlli, Kryepeshkopi i Durrësit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit Skënderbe.
Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me ju dashtë shtypshkronja nji populli që nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend. - Daniel Gà zulli ": Dhunimi i Gjuhës Shqipe - Shqipja e Dhunueme - Hymje e Trishtë"
- Në vjetin 1504 u shkruejt "Rrethimi i Shkodrës" (De obsidione Scodrensi) në latinishtë nga Dom Marin Barleti dhe në anglisht për herë të parë në vitin 2012 si The Siege of Shkodra.
- Midis viteve 1508 dhe 1510 u shkruejt kryevepra â€Historia e Skandërbeut†nga Dom M.Barleti në latinisht dhe u përkthye në shqipë në vitin 1964.
- Më 5 janar të 1555 u shkruejtë Libri i Tretë shqyp "Meshari" nga Imzot Gjon Buzuku, ku në parathanien e “Mesharit†thotë se e ka shkrue këtë vepër në shqip “nga dashnia për gjuhën tonëâ€.
-Vjeti 1635“Fjalori i parë Latinisht – Shqyp†e Imzot Frang Bardhit.
Fjalori i parë në llojin e vet "Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe" i Imzot Pjetër Mazrekut.
- (1584-16.. në italisht: Pietro Massarecchi, në latinisht: Petrus Massarecchius).
- Në vitin1636 u shkruejtë "Apologjia e Skënderbeut†i Imzot Frang Bardhit, themelues i leksikografisë e folkloristikës e si etnograf shqiptar.
Imzot Pjetër Bogdani (1622-1689), shkrimtari më origjinali i letërsisë së hershme në Shqipëri, i njohun si autor i “Cuneus prophetarum†(Çeta e Profetëve),
- në 1685, proza e e parë e shkruem në gjuhën shqipe.
- Në vitin 1743 u shkruejtë nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi(Mons. Giov. Battista Niccolovich Casasi) kryevepra “ Doktrina e kërshtenâ€.
- Më 1746 janë Pesë letra shqip të Jozefi Skiroit, 'Arqipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik i Himarës në Arbëri' .
- Viti 1836 shënon Fjalorin Onomastik të Dom Nikollë Gazullit, si themelues i Onomastikes shqiptare.
- Në vjetin 1891 kemi të parën gazetë shqiptare - Nga shtypshkronjat e para të ngritura nga Jezuitët në Shkodër që me 1870.
Veprat e klerikve katolike të mëdhenjë si Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazi, Lekë Matranga, Nikollë Keta dhe të tjerëve që i ndoqën, dëshmuen dukshëm lidhjen me vlerat e kombit shqiptar.
- Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një "Libër për me 'u mësue shqyp".
- Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa. Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
- Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin"Gramatika shqyp" e një rend librash tjerë edukativ.
- Prej vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla. Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52.
- Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni në 1224 dhe 1258:
Deshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n'Shkodër
Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n'shkollat klerikale katolike n'Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigand:
Faik Konica
Faik Konica: “...Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to...â€
- Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni†pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“...Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez...â€
- Vjeti 1224 shenon themelimin e Universitetit të I-rë në Shqypni, Ballkan madje edhe në Europë nga dominikanët durrsakë, që vepronin që prej vitit 1224 në Kuvendin e Shën Maurit në Durrës. - Prof. Gjon Durrsaku ishte Rektori i I-rë i Universitetit të Zarës (1396). Ndërsa,
- Prof. Ndre Durrsaku (mesi shek. XIV-13.VI.1393), i Universitetit të Durrësit, i njohun edhe si doktor i shkencave teologjike (Universiteti i Bolonjës, 1380)…
Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë 
“Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me
- shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim
- nё Durrёs (1278), dy shkolla
- nё Shkodёr (1345 dhe 1395),
- Tivar (1349),
- Pult (1367),
- Në 1367, në Kishën e Shën Palit në territorin e sotëm të Pukës, ka qënë e hapur një shkollë në nivelin e sotëm të shkollës së mesme. (simbas Mark Palnikaj 10.XI.2022-Me rastin 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, ...për gjuhën shqipe të publikuar nga unë kohë më parë. - "PROBLEME TË GJUHËS SHQIPE").
- Drisht (1396), duke vazhduar
- nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё,
- Stubёl (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj.
KÑ‘to tÑ‘ dhÑ‘na dÑ‘shmojnÑ‘ se nÑ‘ ato shekuj tÑ‘ shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanÑ‘t nÑ‘ vijÑ‘n e parÑ‘, i zhvillonin tÑ‘ gjitha ritet fetare nÑ‘ gjuhÑ‘n albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dÑ‘shirÑ‘, duke marrÑ‘ pjesÑ‘ aktive nÑ‘ meshat, pagÑ‘zimet, katekizmat, kresmat, nÑ‘ celebrimin e martesave etj. Jo vetÑ‘m kaq, por françeskanÑ‘t kontribuan dhe nÑ‘ hapjen e shkollave nÑ‘ gjuhÑ‘n albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI â€â€“ 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA
- 1416 shkolla në Shkodër.
“ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të â€Shen Barbaraâ€; shkolla e vllaznve të â€Shen Merkuritâ€; shkolla e vllaznve †Kryqi i Shenjtë†- e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas â€KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES†NGA DR. ETLEVA LALA
- Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
- Në vitin 1632 - Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.
- Në vitin 1638 - Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
- Në vitin 1639 - Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
Me - 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tanë Malesisë - Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) Besëlidhjen në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës.
- 1698 - Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.
- 1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
- Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
- 10.1874 - Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Në- vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
- Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
- në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m' u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t'Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
- Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
- N' at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.
- Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
- Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.
- Në vjetin 1893 - Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
- Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.
- Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.
- Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
- Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,
- Në 1898 hapët një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.
- Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
- Në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.
- Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
- Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.
- Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n' Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
- Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër.
- Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.
- Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë
- pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s' mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve. Kjo u - realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t'i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n' atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.
- Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja.
- Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe - në 1927, në Nënshat.
Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe
në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me toâ€.
Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s' kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit…..
Ahmet Zogu kundër shkollave tradicionale të Kishës Katolike
Ahmet Zogu nuk e kishte zbutë ndjenjën e anmiqsisë ndaj besimit katolik edhe pse kishte gruen me besim katolike për shkakun se Kisha ishte fund e krye kundër vetë Zogut për mnyrën se si erdhi me ndihmën dhe ,,bujarinë,, e serbve në pushtet, tuj la me gjak tokën me bijë patriotë shqiptarë. Shkolla katolike kishte dyert e hapuna për tanë shqiptarët pa dallim feje e ideje e rrace e kombi sepse ishte shkollë kombtare. Për studentët që delnin prej shkollave françeskane e jezuite dishmuen shkencëtarët, muzikantët, përkthyesit dhe shkrimtarë që i shërbyen kombit shqiptar me aq pasion, ku shumica e tyne përfunduen në duart e terroristave anadollakë-sllavë me urdhnin e agjentit të anglezve dhe i serbve, kryediktatori Enver Hoxha. Shkolla e tillë ashtë çmue nga atdhetarët dhe dijetarët e kombit shqiptar.
"Mbreti Zog ishte në marrëdhënie mjaft të këqija me Klerin Katolik, që e shikonte si një goditje ndaj kulturës katolike, reformën arsimore të Zogut, që kishte për synim laicizimin e arsimit në Shqipëri. Kleri katolik arriti deri atje sa ta paditë shtetin shqiptar pranë gjykatës ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve (ekuivalenti i OKB). Atëherë kleri katolik përdorte kundër reformës së Zogut edhe kartën antikomuniste, do të thotë se në shkollat laike nxënësit e ikur nga shkollat katolike do të infektoheshin nga komunizmi. Se për klerikët katolike shkollat laike, duke predikuar praktikisht ateizmin ishin mjedisi i përshtatshëm për kultivimin e ideve komuniste." Kastriot Myftaraj - "5. maj • Kush ishte Qemal Stafaâ€
- Personalitet e Kishës Katolike që dhanë mësim në Shkollat Shqiptare
Sipas Amik Kasaruhos â€Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe†ishin;
At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet;
At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë:
At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare;
Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;
At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;
At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore:
At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;
At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;
At Justin Rrota (1889-1964), linguist;
At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;
At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;
At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;
At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;
At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist;
At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;
At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.
Shtypshkronjat
Mjafton me thanë, se qyshë ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në Shqypni. Përmendët ajo e Obotit në vj.1493. Një mjegull aziatike na ndanë prej atyne kohve e gjatë robnisë kje shue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë që ia sollën të parat shtypshkronja vendit tonë.
Në vj. 1871 Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana.
Pesë vjet mbrapa botohët me te libri shqip i Don Engjëll Radojës "Dotrina e Kerscten"; në vj. 1881 "Gramatika për gjuhë shqype" e P. J. Jungg S. J., e në vj. 1892, "Vakinat e ligs herscme e t' ligs ree", të Don Pashko Babit. Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue ma shumë se 320 vepra të ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja.
Në vj. 1909 Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një shtypshkronjë të re "Nikaj", që botoi deri në vj. 1922 afër 52 vepra në gjuhë shqipe. Po me këte të Shkodrës me makina ma moderne çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vj. 2012 F.R).
Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën 'Taraboshi".
Në vj. 1916 Françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u botuen afer 112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim.
Shkrimtarët e librat
Për me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha zhvillimit të gjuhës e të kulturës, të shikohën librat e shkrimët e botueme e dorëshkrimet e ruejtuna nëpër biblioteka.
Në ketë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra: Besimi, Morali, Gramatologjije, Letërature, Historie, Socjologjie, Didaktike, Filozofije,Shkencash positive, etj. Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se ndahën në shenjë për zotësi, janë edhe të lodhëshëm, pse, për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të kulturës e t'Atdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëm e gjuhët e hueja; kështu, që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të saktë e të plotësuem vëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat ma të njohtuna e me caktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ.
Prej këtej mund të shihët se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s' kishte me pasë asnjë shqipe, po t'u hiqëshin shkrimtarët katolikë deri n' atë kohë d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani 1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbi shkolla, Kuvendi i Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po t'u hiqëshin edhe autorët jashta Shqipnije d.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. të cillët i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë.
Leteratura e jonë mandej, s' kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt pa gja, të materialit e të përparimit që ka sot, po t' u hiqëshin 460 vepra të numërueme deri tashti, pa marrë parasyshë të përkohëshmet, e po t'u përjashtonin 136 shkrimtarë katolikë, prej të cillëve kjenë që morën pjesë në Kongres të Manastirit e në Komisjonin letrar të vj. 1916.
Prej vj. 1555 deri në vj. 1700 njohim 12 vepra, e 9 autorë, Imzotë Buzuku, Imzot Bardhi, Imzot Budi, Imzot Bogdani, Dom Barleti, Tivarasi etj.
Prej vj. 1700 deri në vj. 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër këta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. Gjon Kazazi etj.
Prej vj. 1800 deri në vj. 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4 dorëshkrime.
Ndahën në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM, që, i pari nisë e lëmon vjerrshat shqipe mbas metrikës moderne e, mundohët me shpirtë me interesue botën e qytetnueme për çeshtje shqiptare.
Monografia e parë shqiptare asht ajo e Pashko Vasës "Shqypnia dhe Shqyptarët" 1879.
Zef Jubani (i Ndok Hilës), i cilli n' anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë shqipe e i përkthei në italisht.
Pashko Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi me shkrue që ndër vjetët e para e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dije punoi, sa, mërrijti me ia mbushë mendën Abdull Hamidit t'i epte lejën me ngritë në vj. 1879, një shoqni letrare shqiptarësh mbrendë në Stambollë. Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me të tjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai ka parasyshë unitetin e kombit, dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi në kangën, që këndojmë edhe sot në poemën “E mjera Shqipniâ€: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni..........â€
D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vj. 1888 me i dhanë kombit libra shqip. Shkroi shumë ndër të përkohëshme e fletore; deri sot ka shkrue 12 vepra.
Në vitin 1889 u shkruejt romani i parë: "Marçia" nga Dom Ndoc Nikaj,
Mandej, janë për t'u përmendë: D. Engjëll Radoja, D. Pjetër Zarishi, P. Françesk Rossi da Montalto O. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tomë Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e tjerë shkrimtarë të rinjë, të cillëve u del zani në shekullin e XX.
Duhët pasë parasyshë, se edhe andej detit, n'Itali, katolikët italo-shqiptarë tregojnë një dashni të posaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës e idesë kombëtare. Dallohën në shenjë ndër ata të herëshmitt: Lukë Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimësh të panumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e çashtje kombëtare; P. Anton Santori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë vjerrsha satirike;
Zef Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët; Zef Camarda etj.
Në vitin 1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare "Bashkimi".
Prej vj. 1900 deri në vj. 1912, pra, mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16 autorë. Dallohën, sidomos: P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen:"Lahuta e MaIcis" 1905; "Anxat e Parnasit" 1907; "Pika voeset" 1909 etj. deri në ditë të sotme gjithsejtë 17 vepra, të gjitha shqip e plot ndjesi kombëtare.
Luigi Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le të përkohëshme pa e mbushë me artikuj të vet, s' len shoqëni shqiptarësh pa marrë pjesë edhe ai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme.
P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe, shkroi mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime.
Ashtë poema "Sintezë" e At Bernardin Palajt( i Palajve të Shllakut),
Në vitin 1925 ashtë vepra e parë në fushën e stilistikës " Literatyra Shqype" e At Justin Rrotës.
Në Shkodër u botua e para vepër albanologjike, e para Histori e Letërsise Shqype, e para vepër Enciklopedike.
P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej gojës së popullit shka asht ma e bukur në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në tëpërkohëshmën "Albania" e, na la 7 vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe "Kanuni i Lekë Dukagjinit".
Përveç këtyne, dallohën në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore:
P. Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi, Kolë Thaçi etj.
Prej vj. 1912 deri në vj. 1933 shkrimtarët shtohën e punojnë përherë e ma me zell.
Kemi mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë. Kanë një randësi të posaçme:
Dr. Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton;
P. Vinçenc Prennushi O. F. M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme.
P. Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra.
P. Ndoc Saraçi S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle.
Karl Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkëthen mirë 8 vepra.
Ernest Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mërrinë me fitue një stil të rrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejtë tri vepra.
Ma shumë dallohën gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi:
P. Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, P. Anton Harapi O.F.M., Gaspër Beltoja, D. Lazër Shantoja, P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, P. Justin Rrota O.F.M., Kolë Kamsi, D. Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj.
Disa dijetarë klerikë katolikë dhe ish studenta të shkollave jezuite dhe françeskane të pas Luftës Dytë Botnore
.....disa nga intelektualet e sotëm shkodranë të periudhës së mbas Luftës së Dytë Botnore e deri në ditët e sotme. Po fillojmë me perkthyesit e mëdhenj, prof. Gjon Shllaku, prof. Henrik Laca, prof.Pashko Gjeci, Frano Alkaj, prof. Ernest Koliqi, akademik, Injac Zamputti(nanën prej Shllakut e babën italian), Nikolle Daka, Mark Dema, Ferdinand Leka, Zef Simoni e te tjere ma të ri që banë aq bukur me folë shqip Homerin e Danten, Gëten e mjaft kryevepra të letërsise botnore., personalitete keto që i blatuen kultures kombetare aq shumë vlera shkencore albanologjike, gjuhesore, etnografike, arkeologjike, historike, bibliografike, muzeale e çfarë jo tjeter............ At Marin Beçikemit, At Donat Kurti, Luigj Gurakuqi, Marin Sirdani, At Justin Rrota, Gjon Sinishta, Vitor Vola, Stefë Curani, Rrok Zojzi, prof.Kolë Ashta, Nikollë Mazrreku, Gasper Gurakuqi, Anton Logoreci, Luigj Marleka, Injac Zamputi, prof. Luigj Benusi, prof. Pjetër Radovani,....
Në letërsi
Disa prej personaliteteve shkodrane te letersise e arteve, të së shkuemes pa të cilet nuk mund të kishte histori shqiptare letersie, arti e kulture ; shkrimtaret At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Dom Ndoc Nikaj, Dom Ndre Zadeja, At Anton Harapi, Imzot Vinçens Prennushi, Hilë Mosi, Gasper Pali, profesor Benedikt Dema, Dom Lazer Shantoja, Zef Zorba,.. “Imzot Lazër Mjedën, meshtar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqërive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe;
- Imzot Prengë Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdheâ€, politikan e diplomat, themelues i shoqërisë “Bashkimi†e autor krijimesh artistike;
Mosnjohja e letërsisë shqipe në gegnishte
“.....sot 70% e letërsisë shqipe e shkrueme në Gjuhën Gegënishte, nuk njihet fare nga intelektualët dhe brezi i ri, ndonse gjoja kanë mbarue edhe shkolla të nalta, por tue mos harrue se këto shkolla i kanë përfundue me librat e botuem nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të mbytun fund e krye me rrena, mashtrime dhe me ideologjinë antiatdhetare marksiste – leniniste.... Fritz Radovani “Kur Gegët do të ndiejnë veten N’Atdheun e vet?!†Pershndetje Konferencёs shkencore me temё “Gegnishtja sot...†Melbourne, 19 Dhjetor 2011.
Pjetër Bogdani(1625-1689), ipeshkvi i Shkodrës dhe arqipeshkvi i Shkupit më 1667 vdiq i sëmurë në Prizren dhe dëshira e tij e shprehun dikur u ba realitet. ''Ah, sikur të kisha një kandil të ndezun e të ndriçoja atë tokë të vorfën të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip''.
Të Përkohëshmët e Fletorët:
Një mjet tjetër për me botue e me e përhapë kulturën shqiptare e sidomos, për me edukue popullin dhe me e ba t' aftë për indipëndencë, kjenë të përkohëshmët e fletorët e asaj kohe.
Në vj. 1891 nisi me u botue në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme†prej Jezuitëve e përkohëshmja fetare "Elçia e Zemërs së Krishtit", që njihët ma e vjetra.
Në vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, në të cillën punoi ma shumë P. Anton M. Xanoni S. J.
Në vj. 1912 xu fillë ndër Françeskanë një e përkohëshme tjetër fetare "Zani i Shna Ndout", që përmban edhe shumë shkrime të bukura letrare.
Në vj. 1913, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O.  F. M. fillon me u botue e përkohëshmja letrare-kulturore "Hylli i Dritës", që mbas sa vuejtjesh ende vijon i pelqyem e i çmuem prej mbarë popullit shqiptar si edhe prej të huejsh. Nëpër te ju lëshue kushtrimi gjithë shqiptarëve për lavrim të gjuhës e për kërkim të drejtave të veta.
Në vj 1917, nën drejtim të D. Ndre Zadejës doli në Shkodër, për tri vjet e përkohëshmja fetare "Zoja e Shkodrës".
Ne vj. 1921 nën drejtim të Z. Gaspër Mikelit doli në Shkodër e përkohëshmja arësimore "Shkolla e re", që ma vonë nën tjerë emna, kje ba gati si organ i Ministrisë s' Arsimit.
Në vj. 1929, si organ i Shoqnisë L. E. K. A. të drejtueme prej Jezuitësh doli e përkohëshmja letrare- kulturore "L. E. K. A.", fort e çmueme prej popullit.Katolikët s' kjenë kursye me e çue zanin edhe jashta Shqipnije. Janë për t'u përmendë kryesisht Italo-Shqiptarët, si edhe shkrimtarët tonë ma të mirë, që bashpunuen në "Albania" të Bruxellës.
Në vj. 1887, drejtue prej Jeronimde Radës, doli e përkohëshmja "Fiamuri i Arbërit", 4 vjetë.
Në vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e përkohëshmja mujore "Arbëri i rii".Në vj. 1896, nën drejtim t' Antonio Argondizzo doli fletoria "YIli i Arbëreshëvet".
Në vj. 1907 në Trieste, u botue e përkohëshmja “Dashamiri", nën drejtim të Mati Logorecit.
Përveç të përkohëshmëve janë edhe fletorët, që në mënyrë ma të shpejtë e ma popullore influencojnë me fuqi magnetike n' opinjonin publik. Në vj. 1910, doli në Shkodër fletorja "Bashkimi", kje thirrë edhe "Koha " , deri në vj. 1913; mandej ndërroi emën e kje quejtë "Besa shqiptare", deri në vj. 1924, nën drejtim të Don Ndoc Nikaj. Pat kundërshtime të mëdha kjo fletore edhe prej shqiptarëve, por trimnisht luftoi për indipëndencën tonë. Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, botoi fletorën “Taraboshi" në dy periudha të ndryshme. Kah mbarimi i vj. 1916, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. doli fletoria "Posta e Shqypnis", përveç pjesës politike, ka shumë pjesë të bukura leterature shqipe.
Në vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nën drejtim të grupit me atë emën.
Dorëshkrimet dhe arkivat e vjetit 1504 
922 vjet robëri sllave + 432 vjet robëri osmane + 50 vjet robëri e Vendimeve të Jaltës anglo-amerikane-ruse.
Dorëshkrimet janë vepra të kryeme të dijetarve meshtarë, që i shkruenin nëpër streha malesh e shpellash prej përndjekjeve sllavo-osmane. Bizantët që e pushtuen Shqipninë për 922 vjetve nuk lejuen të shkruenin dhe as të mbanin në kishat e tyne asnjë dorëshkrim, përndryshe ushtrohej tortura deri në ekzekutim. Por nuk mund të pranohet absolutisht se penda e klerikve pushoi. Ata fshehurazi shkruenin në gjuhën latine mbi jetën dhe ngjarjet që ndodhnin në rrethinat e kishave ku shërbenin. E njejta gja ndodhi me Osmanët për afro 432 vjetësh pushtim, por pas afro 300 vjetësh pushtim e liberalizuen sadopak punën me shkrim të klerikve katolikë falë ndërhyrjes të Austrisë.
Pas pushtimit komunist nga firma e Jaltës të 4-11 shkurt 1945 u kthye vendi i Arbërve një vend antidemokratik dhe shumë terrorist, i ndaluem për klerin katolik të vazhdonte punën e zellshme të dijetarve klerikë me ligjë e kushtetutë. shumica e dorëshkrimeve pas 1944 u grabitën nga ajo pjesë e intelektualëve shkodranë muslimanë pro komunizmit, që ma vonë morën tituj profesoralë dhe sot fëmijtë e tyne gëzojnë katedra universitetesh, tituj shkencorë dhe vazhdojnë si lektorë të urrejtjes ndaj klerit katolikë para studentve dhe ekraneve të televizorve edhe sot në 2013. në këtë plaçkitje u vërsdulëm me tërbim edhe serbët, malazezët dhe rusët, që me kamjona të mbushun me arkivat e dorëshkrimeve, librave, dokumentave kishtare shekullore të regjistrimit të banorve, ku pasqyrohej në shekuj veprimtaria shoqnore, demografike, kulturore, studimore, historike, shkencore etj. të klerit katolik të Shkodrës, që u panë nga shkodranët dhe banorët tuj kalue drejt Han i Hotit për në Podgoricë, Beogradë dhe duhet të kenë përfundue në Moskë. Kur i mbledhë vitet në bazë të kronikave historike duken të pabesueshm, por historia ashtë landa ma e saktë e njerzimit se i plasë hundve profesorve, doktorve, akademikve spekullatorë e manipuluesë antishqiptarë vetëm Fakte.
Shoqënitë letrare:
Idealistët e kombit, katolikët e njëmendtë, kuptonin mirëfillit, se asnjë hap i organizuem s'mund të bahëj, se asnjë program s' mund të zbatohej pa dashni e pa lidhni me njani-tjetrin, prandej nisën me u bashkue si civila, si kler, përrreth ndonjë njeriut ma në shenj e ma me autoritet, kështu, dora-dorës, u formuen edhe shoqënitë në vendin tonë.Tue kenë se kultura merr zhvillim e s' mund të përshihët veç me një program, shoqënitë kjenë formue me programe të ndryshme për një qellim të vetëm, që kje kultura e përparimi i vendit.
Në vj. 1899 Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës,thëmeloi Shoqëninë "Bashkimi", me program letrar. Në atë përfshihën njerëzit ma të zotët në lamën letrare e asajë do ti dihët alfabeti i sotëm. Botoi shumë vepra shqip, si "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti tjerët shqiptarë, me shprehë ndër shkrime të ndryshme dashninë për Atdhe e indipëndencë. Që prej vj. 1904, pat gati të thuesh si organ të vetin një kalendar të përvjetëshëm fort të bukur, me emën "Shqyptari", për tri vjet. Kje çmue prej të gjithë atdhetarëve të vërtetë e kje përfaqësue në Kongres të Manastirit.
Në vj. 1901 shumica e Ipeshkvijve, në bashkëpunim me Don Ndre Mjedjën, ngritën Shoqëninë "Agimi", edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet në vedi e shtypi disa libra. U dha shkas shumë dikutimëve të çeshtjëve gjuhësore. Kje përfaqësue edhe kjo në Kongres të Manastirit.
- 1902 SHKOLLA E FRETENVE ME DREJTOR AT GJ FISHTEN VEN GJUHEN SHQIPE
Në vj. 1907 kje ngritë ndër Jezuit një shoqëni "Vepra Pijore", me gjetë mjetët për botim të librave shqip. I vjefti shumë leteraturës shqipe me ma shumë se 40 vepra të ndryshme .
- 1908 NE MANASTIR AT GJ FISHTA SHPALLE ALFABETIN SHQIP TE KRIJUEM PREJ TIJ. Aty ishte edhe Dom Ndre Mjeda me Variantin e vet të Alfabetit Shqipë.
- Në vj. 1911, me 22 Kallnor, kje formue një shoqëni letrare me emën "Klubi Gjuha Shqipe".
- NE 1913 HYLLI I DRITES REVISTA MA PRESTIGJOZE SHQIPTARE ME DREJTOR AFISHTEN...
- Në vj. 1924, për me shue sidomos analfabetizmin në vendin tonë kje formue shoqënija "Lidhja e Mësuesave Katolikë". Në 1929 prej ish-nxanësve të Jezuitëve kje ngritë Shoqënia L. E. K. A. me program letrar-kulturor, që vijon në botim t' organit të përmuejshëm "Leka".
Banda e Parë;
Në vj. 1918 thëmelohët në Shkodër shoqnija "Rozafat", me program muzikor-artistik; mërrijti me trajtue një orkestër e, në
1923, organizoi ma të parën ekspozitë pikturash kombëtare.
Në vj. 1919 prej disa djelmoçave idealistë kje thëmelue shoqënija "Bogdani", me
program muzikor-dramatik. Formoi një ndër bandat muzikore ma të plotësuemët e Shkodrës e çfaqi me zotësi të rrallë drama të ndryshme. Në salon të shoqënisë kjenë mbajtë edhe disa konferenca çeshtjësh shoqënore si edhe akademi. Mbasi ra rasa me folë përmbi shoqënitë, që u morën me muzikë, nuk asht jashta vendit me cekë, se ky art mori shkas në Shqipni të Veriut dhe u zhvillue vetëm prej elementit katolik.
P. Tomë Marcozzi de Rapino O.F.M. kje i pari që formoi në Shkodër një bandë Muzikore private. Në vj. 1882 n'oborr të Kishës Kathedrale ushtuan për të parën herë burijat, që kjenë lajmëtaret e kohve ma të mira, që do të vinin në Shqipni. Kush mundët me ia paraqitë vedit gëzimin, që ndjeu n'at rasë populli katolik, që ndrydhë nën robni, s' kishte pse këndonte? Ajo bandë për çdo të dielë e për të gjitha të kremtët, filloi me kënaqë gjithkendin e, kje një fuqi e re, qi e shtyni popullin kah lavrimi i artit të muzikës.
Në vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mërrijti me formue në Shkodër ma të plotësuemën orkestër e ma të mirin kor në vj. 1922. Me nëxanësa të vogjël shkollët ngriti një bandë të kompletueme me 42 vegla e me uniformë, një punë kjo që mbrekulloi mbarë popullin e Shkodrës, që e shikonte me simpati. Kjo bandë vijoi deri në vj.1924.
Rishtas kje ngritë në vj. 1930, e në konkurs bandistik-teatral, që kje ba në Tiranë prej Ministrisë s' Arësimit me 8 X-1930, fitoi çmimin e parë.
Të parët ishin Frano Ndoja, At Martin Gjoka e At Filip Mazrreku, Zef Kurti, Prenkë Jakova etj.
Vepra tjera kulturore
Të huejtë, sa herë kanë pasë rasë me ardhë në Shqipni, jo vetëm në kohë të pushtimit otoman, por edhe ndër ditët tona, kanë vu re me andje ndër katolikë ndërtesa e Kisha të ndërtueme mbas arkitekture. Të thuesh vetëm këto kanë tregue të prirunit kah bukuria e kah estetika dhe, i kanë lanë nderë vendit. Mjeshtritë e ndryshme, prej të cillave, gjithkush e di se rrjedhë përparimi ekonomik i vendit, kjenë përftue e lavrue prej elementit katolik. Ndër ta ke gjetë farmacistë, rrobaqepës të mirë, këpuctarë, marangoza, farkëtarë, argjentarë, llastërtarë, tregëtarë e sa të tjera.
Ndër ne u mësue me çmue arkeologjinë e me ia ruejtë Atdheut vjetërsitë e mijra vjetëve. Jezuitët për zhvillimin e mësimëve që ndër vjetët e para të shkollave të veta patën formue një kabinet fizike e sidomos një muze, që për sasi të sendëve të mledhuna mund të njehët ende ma i bukri e ma i rregulluemi në Shqipni. Françeskanët në tjetrën anë, përveç muzeut të vogël, në këto vjetët e fundit mërrijtën me thëmelue njëfarë pinakoteke të bukur me disa piktura të vjetra.
Por, ai që e pat ma për zemër arkeologjinë e vendit tonë, kje padyshim P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M., i cilli, që ndër vjetët e para të zyrës se vet, kje mundue me kërkue vetë e me nxitë edhe tjerët, për me i ruejtë e me i mbledhë vjetërsitë e vendit. Shkroi sa herësh mbi këte subjekt e shtyni deri edhe funksjonarët e naltë të Shtetit, me formue komisjone të ndryshme për ketë qellim; punë kjo që tregon një ndjesi fort delikate për përparim të vendit.
Muzeu i Françeskanve:
(At Gj Fishta e At Shtjefen Gjecovi) dhe Muzeu i Jezuiteve (at Zef Valentini, Fra Sala): Qe u grabiten mbas 1946 nga komunistet...
Teatri i Jezuitve dhe i Fretenve...
Janë po kështu të parat shfaqja e parë teatrore brenda në Kishë që hapi të parin sipar të teatrit shqiptare " Nata e Këshnellave" e Leonardo De Martino në 24 dhjetor 1880 në gjuhën shqipe, një dramë baritore. Fillojnë me luejtë teatrin me vepra të shkrimtareve me za europian. dhe vazhdojnë me At Fishten, Dom Ndre Zadejen, Dom Ndre Mjeden...
Në vj. 1890 Jezuitët ndreqën një salon të madh e të bukur, ku çfaqën drama të ndryshme, u ndanë çmime me ma të madhin lulëzim, mbajtën disa here konferenca për dobi shoqnore.
Që në vitët ma të para çfaqëshin prej bijave shkodrane drame e argëtime, rrëthue prej dritës së ndritëshme të nderës e të njerëzisë. Simbas kohët edhe shkol1at femnore u përmirësuen.
Kontributi i meshtarve dhe murgeshave në fushën e humanizmit
Në vj. 1885 Jezuitët për me u vjeftë edhe atyne qi s'mujshin me ndjekë shkollën, thëmeluen një "Oratorium", ku, përveç argëtimit kishin edhe mësim fetar.
Në vj. 1889 kje thëmelue ndër Jezuitë shoqënia bamirëse "Rrethi i Sh'Jozefit", e kishte për program me mbledhë lëmoshë per me u pague qiranë e shtëpisë të vorfënve. Deri në 1916, u ndau lëmoshë afër 50.000 Krs.
Më 28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.
Flija n'ideal të katolikut mërrinë deri në heroizëm. Për të mirë të vendit, simbas fuqive e mjetëve, s' u kursye asgja. Durimi e dashtnija, pasqyrohën fort bukur ndër fëmijë të njomë, të mledhun ndër azile a strehë foshnjore.¨
Në vj. 1897, në kuvend të françeskanëve kje thëmelue "Buka e Shna Ndout", një vepër bamirësije, që mund të thirrët ma e frytëshmja në vendin tonë. Për çdo të Marte u ndahët buka pa ndryshim besimi ma shumë se 200 vetëve; u epet lëmoshë mujore sa familjëve të vorfna e thahën sa lot. Lëmosha, që shpërndahët çdo vjetë, asht përnjëmend e bindëshme, pse mërrinë deri në 24-25.000 Krs. Jashta kësajë shume, prej vj. 1902 e deri në vj. 1912, u kje dhanë ndër shkolla të fretënve ma shumë se 60 të vorfënve bukë, supë e tesha.
Në vj. 1898, me 3 Tetor, Motrat Servite hapin dyertë e kuvendit të vet në Shkodër për një azil; e kaq mirë e rregullojnë dhe e mbajnë, sa me u çuditë të huejtë për té.
Në vj. 1898 ase ndonjë vjetë përpara, gjejmë në Kallmet një "Ambulatorium", të mbajtun prej Motrave të Mëshirës, ku, mjekohej katundarija e merrëshin ilaçët pa pare.
Hapja e Strehimore së jetimve në Shkodër në vitin 1903 nga Austriakët. â€
Ne vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i suellen syt kah ma te mjeruemt e popullit, kah pleqt e plakat e metuna e te vorfna e me nji durim e me nji dashtni heroike i mlodhen ne nji shpi, qi kje thirre "Streha e pleqve". E mbajten ket veper te mshirshme deri ne vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine.
Ne vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndime t' ItaIis nji orfanatrof per varza jetime, tuj i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanatrof vijoi deli me 24 Prill te ksaje vjete.
Shi ne ket vjete (1907) edhe Schulbriider-t me ndime t' Austro- H ungeris hapen nji orfanotrof per djelm, te cillin e mbajten fort mire deri ne vj. 1916.
Në vj. 1914 Motrat Salezjane, i gjejmë se shërbejnë në spitalin "Iolanda",i hapun prej Italisë. Mbas një kohe e vijojnë këte në vj. 1928 e tektej.
1916 atehere d. m.th. kur per rrethana politike ju u desht me e lane Shkodern e vijuen at veper per tri vjet rresht Motrat Stigmatine.
Ne vj. 1920 kje hape prej Etenve Jezuit "Orfanatrofi i zemers se Krishtit" per djelm, veper qi gzoi deri ne Prill te ksaje vjete afer 40 jetimash. E mbajtën këtë deri në vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine.
Edhe me 1920 Motrat Stigmatine nisin me i afrue fëmijët e lagjëve të largëta të qytetit në një azil, që e çilën në Rus.
Në vj. 1921 Motrat Stigmatine hapën në Shkodër një konvikt për vajza me afër 72 vende. Kje levdue e çmue prej të gjitha anëve të Shqipnisë, deri prindët me besime të ndryshme çuen bijat e veta n' at vend plot shpresë, madje, edhe me bursa të veta.
Ajo ndjesi e ambël, qi zhdukë egoizmin, tue na përkulë para mjerimëve të vëllazënve tonë pandryshim besimi, nuk asht thjeshtë prej natyrët, por prej besimit kristjan, që shprehët me fjalën Charitas. Ky virtyt na nalton para mbarë njerëzimit porsi idealista të vërtetë. Bota liberale e ndien influksin e kësaj vepre vigane, por s'do me e njohtë kavinë, prandej e pagëzon me f]alën filantropi. Katoliçizmi diti me përftue në mënyrë të ndryshme vepra filantropike.
Në vj. 1924 nisi një tjetër vepër bamirësije. N' at vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th. në burg të Shkodrës, kje një rreze drite, një shkas paqe e dashnije. Françeskanët e kanë marrë mbi vedi me i sherbye atyne të shkretëve, e përveç kujdesit fetar, ndër të kremte ma të mëdha, nëpër të nxitun të tyne mblidhën lëmoshë, që shpesh kapën deri në 3.000 Krs. E, të burgosunve pa ndryshim besimi u bahët bukë, djathë, vezë, duhan, rroba etj.
Meshtarë me armë në dorë në mbrojtje të lirisë të Atdheut në shekuj
Kur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër) iu drejtue Myftiut të Hasit: "Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!", Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: "Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé".
Kleri Katolik Shqiptar që ishte ndër Ato Malësi kishte arrijtë deri aty sa me deklarue se: “Në kjoftë se turqit përpiqeshin me depertue ndër rrethet kishtare malore, ata do të kryesonin rezistencën me Kryq në dorë.†(The Times, Wednesday, May 10, 1911.) Libri i Dede Gjo' Lulit – Fritz Radovani.
Dy meshtarë, prijës fitimtarë të Rrethimit të I-rë të Shkodrës 1474
Në vjetin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pamuejtë me e shtie në dorë. Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e përgjithshëme nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte pru nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë që thuhet se qysh atëherë i mbet ky emën. Më 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, tue pa madhninë, bukurinë dhe qendresën heroike të të qarkuemve, tha këto fjalë: "Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet". Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Imzot Ernest M. Çoba (Historia e Shkodrës)
Imzot Pjetër Budi
1621-Imzot Pjetër Budi organizon një kryengritje kundër Turqisë ku marrin pjesë 300.000 vetë.
â€Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, nësa Turqia ishte e xanë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin tue përcaktue edhe numrin e luftarëve që përmblidheshin në 30.000 vet, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se asht marrë vesh me krenët e vendit, myslimanë e të krishtenë. Pesë herë shkoi në Romë, për t'i kja hallin Shqipënisë dhe me kërkue ndihmë, po t'mos ishte vdekja e papritun, qe mbytë në Dri në vitin 1623, ndoshta Shqipnia do të ishte shkëputë që asokohe nga zgjedha turke.†Imzot Ernest M. Çoba (Historia e Shkodrës).
At Matéa(Mati) Prennushi O.F.M.
â€At Dioniz Maka më tregonte më 14 prill 1995: “Kur turqit, në agoninë e tatpjetës, mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrje për përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, një ditë të dielë mbas meshet, At Matéa çveshi teshat e meshës e u tha besimtarëve me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe iu drejtue të pranishëmëve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: - Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhë mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmit turk, që don me zharitë vëllaznit tonë!..... Mbas rrethimit të Shkodrës, në 1913, kapet nga forcat e Malit të Zi dhe dënohet me varje në litar. Ai nuk i frigohet vdekjes dhe kur gjykatësi i thotë se “do të varim në litarin që ké në brez, At Matéa i pergjegjet: “Ua dij për nder me më varë në konopin tem, mbasi me siguri litari em ka me ma falë jetën!†Edhe aty gjenë rasen me tregue besimin tek litari i Fratit...I falet jeta nga Krajl Nikolla mbasi  nderhyn miku i Tij At Gjergj Fishta. Kthehet në Shqipni, po asht kundershtar i shitjes së Trojeve Shqiptare nga Ahmet Zogu. Në vitin 1927 asht në burg dhe e pret pushkatimi me kryengritësit e Veriut. I falet jeta nga Zogu, me nderhymje të Provinçialit At Pal Dodaj, që kishte shpetue Zogun në Rubik…. Një ditë erdhi i lamë në gjak, se i kishte ra ballit me një hekur krimineli Nesti Kopali...Për këte arsye këtij grupi gjyqi i asht ba me dyer të mbylluna në janarin 1948, ku gjykatësi Misto Bllaci i dha “dënimin me vdekje me pushkatimâ€. Asht ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 5, në Zallin e Kirit në Shkodër e as sot nuk dihet vorri me Eshtnat e Tij.†Fritz Rdovani
- At Çiprian Nika
â€Në mendimet politike asht i kjartë dhe i vëndosun aqsa, në vitin 1926 merr pjesë në kryengritjen kundër monarkisë me fshatarët e krahinës së vet, tue u rreshtue ndër male me malësorë.
Vendimi u ekzekutue me 11 Mars 1948, ora 05.00 në mëngjez pranë vorreve të Rëmajit, në Zallin e Kirit në Shkoder.†Fritz Radovani
Mori pjesë në kryengritjen e Malsisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911 ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar.
Meshtarë të dënuem për Dashninë e Kosovës nga komunizmi
Meshtarët katolikë dashruen atdhenë dhe fenë, por atdheu ishte tokat etnike, aty ku flitej shqip. Ata që e deklaruen hapun nëpër hetuesina u ndëshkuen me vdekje. E pabesueshme ashtë për kosovarët, por faktet kryeforta dëshmojnë ketë të vërtetë. E për ketë duhet me e ditë edhe Kosova se si flijuen jetën për Kosovën e shtypun, e tradhtuem nga serbë-malazeze dhe nga diktatori i Shqipnisë edhe italiani meshtar që e deshti aq fortë Kosovën.
AT Bernard Llupi VRITET NE PRIZREN ME GRUPIN E QUEJTUN “KATOLICKESKAJA BANDA†me 15 Nandor 1946...
Padër Giovani Fausti ishte nga Breschia e Italisë
Në hetuesinë pohon Pjetër Gjoka: E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo:“Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!â€. Bash për ketë deklarim u ndëshkue për vdekje meshtari italian. Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë): “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për: Padër Giovani Fausti ishte nga Breschia e Italisë,..Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.
Kontributi diplomatik i meshtarve për Moslejimin e Coptimit të Shqipnisë në Korçë e Gjinokastër
Imzot Luigj Bumçi porsa filloi detyrën e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Paris, ishte i pari që protestoi tek Presidenti Willson për krimet që po kryenin serbët mbi popullsinë Shqiptare të Pejës, Gjakovës, Plavës, Gucisë dhe i dorëzoi Atij listën me emnat e viktimave në krahinën e Rugovës. Ai ishte i pari politikan Shqiptar që mendoi se trupat amerikane janë ata që mundën me shpejtue çlirimin e Tokave Shqiptare të Kosovës nga Serbia, prandej edhe i kërkoi Willson hymjen e trupave amerikane në këte zonë.
Imzot Bumçi ishte i pari strateg “profetâ€, që parashikoi pikërisht até që do të ngjante në Kosovë gati 80 vjet ma vonë, në vitin 1999.†Fritz Radovani
- Imzot Luigj Bumçi shpëtoi me Papën duke ndërhy tek presidenti amerikan Uillson për Korçën dhe Gjinokastrën që deshti me i pushtue Greqia.
Padrejtsishtë u akuzue dhe ende vazhdon kjo kulturë vlersimi komunistë, ateistë ndaj Kishës Katolike sikur ishte shërbtorja e fashizmit. Gja që s’ashtë e vërtetë pasi e dëshmon nji faktë si kjo:
â€Fashistët nuk përkrahën Klerin Katolik se ishte kundër pushtimit fashist.
Fashizmi u përkrahë nga krenët islamik të Shkodrës dhe investoi në ndërtimin e vetëm të një xhamia dhe asnji Kishe Katolike.â€
VEPRA TE BAZAVE TE DREJTESISE SHQIPTARE ...
Ku kemi vlera të tjera unike shqiptare si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ai organizim i përkryem i shoqënisë së kohës, Eposin madhështor të Kreshnikëve.
Faik Konica dhe Prof. Sami Repishti për shkollën katolike të Shkodrës - Ekuivalente me Shkollat Perëndimore
Arsyeja kryesore, qi ju versulën si çakej shpellash diktatura komuniste edhe me urdhën të beogradit-moskës SHKOLLAVE KLERIKALE KATOLIKE TË SHKODRËS ishte se ishin në nivele të europës perëndimore.
Arsimimi në shkollat klerikale katolike të nivelit europjan perëndimor:
- Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…â€
– Prof. Sami Repishti
Një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxanës i kësaj shkolle, dhanë në teatrin “Migjeni†pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit deklaroi:
- Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i Kolegjit Saverian:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlersuem njësoj me Liceun Klasik francez…â€
Autori - Bep Martin Pjetri - E diel, më dt. 17.II.2013
Vazhdon Pjesa e III-të
[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
-

Laert
- Drejtues
-
- Posts: 4430
- Joined: 28 Jan 2009, 13:10
by Laert » 25 Feb 2014, 11:41
Pjesa e III-të
Gegnishtja s´asht pronë vetëm e Shkodranve dhe Klerikve Katolikë
Gegnishtja asht Gjuhë - Kulturë ShqiptareAtdheu, Feja, Populli, Dija, Liria, Pavarsia dhe Drejtsia ishin Pronë e vetmja edhe e Klerit Katolik
"Katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë." Faik Konica
“Gjuha e njëhsuar, e 1972†ishte kundër Gegnishtes, tërthorazi kundër Kishës Katolikeâ€
Gjuha Shqipe ashtë apartiake, pra një çështje kombtare. E si e tillë nuk ashtë e drejtë kulturale e një partie komuniste, e një pakice specialistësh pasi flitet prej mbi 15 milion shqiptarve. Një pakicë gjuhëtarësh të indoktrinuem nga urrejtja ndaj kulturës gjigande dhe fondamentale Gege e saj me vendimet e kongresit të 1972 e rrënuen në themel gjuhën, prandaj lypset të zgjerohet rrethi i debatimit si të rivendoset gjuha shqipe në bërthamën e saj. Diktatura komuniste e përbamë fund e krye nga Jugu i Shqipnisë pasi vranë e prenë, torturuen dijetarët e mëdhenjë, atdhetarë njikohsishtë dhe meshtarë katolik derisa rrëzuen përdhe ndërtesat, këmbanaret, kultet fetare me traktora në 6 shkurtin e 1967 dhe në shtatorin e 1972 u lshuen me urrejtje të papamë ndaj Gjuhës Shqipe. Të etun për gjak e shkatrrime shqyen si çakenjë në copa gjuhën e 15 milionve shqiptarë veçse siç thoshte Antonio Baldaçi, një antropolog autodidakt italian, njohës i mirë i Shqipnisë, në tezën e mbrojtun se Shqiptarët e njëmendtë e të pastër duhen kërkue mes Gegëve.
Të prekësh zojën e randë me aq barbari ishte një tërmet rrënimtarë i ndjeshëm edhe për gjuhën shqipe. Shqetsimi i gjithkujt ashtë sepse i ashtë cenue randë gjuha e nanës nga e ashtuquejtuna “Gjuha Standarte e 1972â€.
Me ndrrimin e perdes e kuqes në atë rozë-mavi në vitin 1992 u rihapë tashmë kjo plagë e shoqnisë shqiptare dhe mollë sherri midis gjuhëtarve, e cila po mbahet me thonjë e me dhunë nga trashëgimtarët e diktaturës. Ky trashëgim gjuhësor, që ndaloi me dhunë thesarin shumë shekullor të gegnishtes si themelues të kulturës dhe alfabetit të kombit shqiptar ishte në thelbë të ndërtonte një murë të përçamjes të harmonisë shekullorë midis 4/5 të gegëve dhe 1/5 të toskëve në trevat etnike shqiptare me prapavijë injorimin e gjithë arshivës, bibliotekës gjigande të studimeve, dorëshkrimeve të plejadave të ndrituna të meshtarve katolikë prej sëpaku prej 622 vjetësh në gjuhën shqipe. Natyrishtë pasojat e saj dallohen midis gjuhëtarve, intelektualve në fusha shkencore të ndryshme me formime paragjykimesh fetare,.... ndaj Veriut të shprehuna në debate mediatike e në vazhdimsinë grafike të saj. Janë edhe një kampë tjetër intelektualësh që falë formimit të tyne pozitiv, të ekuilibruem në ndjenja e logjikë të shëndoshë shqiptare e fetare përpiqen të shëndoshin plagën sociale të kulturës shqiptare e njohun me ‘’standartin gjuhësor të 1972,, duke ofrue tryezën e çeshtjeve të tyne me të gjithë gjuhëtarët e trevave etnike. Në betejën e rivendosjes të folmes të shqipes janë ndërmjet tyne tre grupe; Grupi i I-rë i Veriut, Grupi i II-të i Shqipnisë Mesme dhe Grupi i III-të apo ai i Minorancës i Jugut. Pakica e të folmes të shqipes ende sundon në të gjitha sektorët e jetës shoqnore dhe atë politike-kulturale për shkakë të lenies si pronësi nga diktatura komuniste. Me të drejtë gjuhëtari, Stavri Trako larg urrejtjes fetare e krahinore shprehet: “.....mendoj se qëndrime e mbrojtje ekstreme që i bëhet të ashtuquajturës†gjuhë standarde të shqipes ‘do të ishte një gabim me pasoja të pariparueshme.â€.
Roli Kishës Katolike prej vitit 59 mbas Krishtit deri në 6 shkurt 1967
Qysh me nisjen e udhtimit të ardhjes në Shqipni të Apostullit, Shën Pali prej Jeruzalemit mbas Krishtit përshkon në vitin 59 Ilirinë dhe Epirin me Maqedoni dhe Shën Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri(Gjush Sheldija). Veprimtaria e meshtarve katolikë nisi me përsekucionin nga romakët, ku;
- i pari vdiq i martirizuem Shën Asti, ipeshkëv i Durrësit në vitin 98 mbas Krishtit
- Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Izaurit dhe i Inoçentit athinas në Pojan së
bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
- 3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Vlashit në Sebaste t'Arbënit.
- III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirëve në Sebaste t´Arbënit.
- 1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës.
- 1648-P.Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulun mbi
huj për fe në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallë tri ditë tue predikue.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkëvi i Shkodres, vjerrë në konop për fe në pazar -Teqe.
1718 - P. Antoni nga Sora, françeskan, varë në konop për fe, afër Shkodre.
1929-Vritet në Zymb, Pader Shtjefën Gjeçovi arkeolog dhe përpilues i "Kanunit të Lekë Dukagjinit".
- e deri te i fundit martiri i pashoq i Don Pjetër Gruda, që dha Shpirtë në burgë më 13 Janar
1989 dhe Don Lazer Sheldija i vramë nga sigurimi shqiptar ne Amerikë në shtator 1998.
Në vitin 313 pas Krishtit u ndalue me ligjë nga perandori i Romës, iliri Konstandini i Madh me Ediktin e Milanos, përsekucionin ndaj fesë kristiane nga paganët. Përsekucioni i meshtarve katolikë gjatë pushtimit barbarë sllavë zgjati prej viteve 395 deri në vitin 1347(9 shekuj e gjysëm). Shpellaxhinjtë aziatikë barbar të hordhive osmane asgjësuen objektetet e kulturës dhe ndaj fesë parë shqiptare katolike, që njihet në vitin 1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës, në vitin 1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkëvi i Shkodres, vjerrë në konop për fe në pazar –Teqe, në vitin 1718 - Padër Antoni nga Sora, françeskan, varë në konop për fe, afër Shkodre. Kisha Katolike nuk qe kurrë e qetë të kryeji misionin e saj shpirtnor ndaj Zotit me besimtarët edhe kur nisi ta qeverisin shqiptarët. Varjet vazhduen edhe ma zi nën diktatorin Ahmet Zogu me varjen e Dom Gjon Gà zullin më 5 mars 1927. Vandalizmi ndaj Kishës për 48 vjet nën thundrën komuniste solli gogolizimin si institutë i mashtrimit, i spekullimit shpirtnor për të justifikue para popullit dhe të huejve persekucionin, asgjësimin fizik dhe institucional deri në nivelin e gjenocidit. Në mes rebeshit anmiqsor e gjakderdhës punuen shërbtorët e Kishës për të përhapë fenë, dijet dhe dashninë ndaj Atdheut.
Kultura shqipe nisi nga dyertë e kishave katolike
Prof. Namik Resuli10.IX.1908 – 12.IX.1985
Prof. Namik Ressuli, në kritikën e tij tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë†Tiranë, 1941, shënon: “Padyshim ky prodhim verior është më i rëndësishmi i prodhimëve të pjesës se parë të leteraturës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe e gjerësisë si dhe nga pikëpamja e lendës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të veriut nuk janë vetëm të parët që filluan njëfarë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë e punojnë për Atdhenë e gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë. Madje, nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas Lidhjës së Prizrenit, po t’ishte më e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.†(fq. 12).
Viti 1492 shënoi të parin libër shqip me “Formulën e Pagëzimit†të Kryeipeshkvit të Durrësit Pal Engjëlli apo Radovani, më 5 janar të 1555, Imzot Gjon Buzuku botoi librin shqip "Meshari", në vitin 1635 u botue Fjalori i parë Latinisht - Shqyp i Imzot Frang Bardhit,
“Institucionet Fetare janë ato që kanë formue për herë të parë në Historinë e Njerëzimit alfabetet, shkrimin, jurisprudencën, shkollat. Kanë konsolidue familjen monogame kundrejt familjes patriarkale, pronën private kundrejt pronës fisnore†(Studjuesi, Genc Kolë Hoti).
At Gjon Buzuku që, në parathënien e “Mesharit†të tij thotë se e ka shkrue këtë vepër në shqip “nga dashnia për gjuhën tonëâ€. Shembuj të shkëlqyer i daltoi historia shqiptare bashkimin e trojeve shqiptare herët, ku ashtë hera e parë, që një kryekomandantë si Gjergj Kastrioti bashkoi përfaqsuesit e Veriut me të Jugut për të shporrë hordhitë mizore shpellare të osmanve turkë – aziatike nga Arbëria me Lidhjen apo Kuvendin e Lezhës ku marrin pjesë edhe Dukagjinët, Shpatët, Dushmanët, Altisferët e Dejës, Arianitët, etj më 1.III.1444.
Nuk mund të mos përmenden damet të pakrahasueshme midis pushtuesve romak, sllavë dhe osmanve turqë në Shqipni. Duket si e parandsishme ky pohim, por për kulturën shqiptare ashtë tej e randsishme sepse sllavët e sidomos osmanët grabitën e çfarosën prej tokës shqiptare gjithshka që kishte të bante me artin me synim të tjetërsimit të identitet. Parrulla shkatrro kulturën ishte ajo që udhëhoqi hordhite shpellare, mizore të osmanve turqë kundra vendit me kulturë të madhe arti e sot heshtet para ktij fakti nga historianë manipulator. Kjo i solli pasoja në shekuj kulturës të gjuhës shqipe vendit tonë, ku spekullatorët me tituj profesoral qysh prej komunizmit edhe sot shkruejnë sipas shijeve islamike-ortodokse dhe jo sipas objektivitetit shkencor. Shembull të mirë ka historia e pushtimeve nga të huejt me romakët, që sollën lulzimin në Shqipni: “Në kohën e vonë antike, kur fuqia e Perandorisë Romake kaloi në provincat, jeta qytetare vazhdoi të lulëzonte në disa prej tyre. Dyrrahu ishte një nga qytetet më të mëdha të kohës së vonë antike dhe të qytetërimit të hershëm bizantin. Nga provincat e Ilirikut dolën personalitete të shquara të Perandorisë Romake e Bizantine si gojtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorët e shek.III-IV të e.sonë Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksim Daza, Kostanci, Kostandini I, Justini, Justiniani etj (Historia e Popullit Shqiptar, 111-185). Prof. M.Korkuti vepra “Parailirëtâ€.
Gegët e deshtën Epirin me vepra
Gegët e kanë sprovue historikishtë lidhjet me Epirin, Shqipninë e Jugut dhe ja
- në shkurtë të 1878 protestojnë Malet e Veriut kundër qeverisë së Athinës për çështjen e
Epirit.
- Ekziston një letër e vitit 1919, që hedh dritë mbi ndërhymjen që bani Papa Benedikti XV
pranë ambasadorve të Anglisë e të Amerikës, duke i shpëtue nga aneksimi që deshi t’i baj Greqia dy krahinave shqiptare: Korçës dhe Gjinokastrës. Ndërhymja e Papës Benedikti i XV për mbrojtjen e Korçës dhe Gjinokastrës nga rreziku i aneksimit grek nuk u ba për arsye fetare, pse sikurse dihet këto dy krahina ishin me shumicë myslimane e ortodoksë, por u nisë nga e drejta natyrore që çdo kombë ka për kufijtë e vet. Imzot Luigj Bumçit në Vatikan për ket çeshtje pasi i dorzoi Memorandumin Papës Benedikti i XV shprehet: “Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Parisit(1919 – shën. im B.M.P.) mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë.â€
Përhapja e ditunisë me hapjen e shkollave
Kontributi i elitës kishtare katolike në hapjen dhe mirëmbajtjen e shkollave shqipe në fshatrat e thella të Veriut ishte prezente si dhe lufta kundër shkollave të ngritun nga meshtarët katolikë aty-këtu e shqiptarve muslimanë të dalldisun nga dovleti osman, ja se si shkruen Kolë Bibë Mirakaj, mësuesi i shkollës në Iballë të Pukës, kolonel dhe ministër në librin “Vetvrasja e kombit; “Me 1906, Ipeshkvi i Sapës, nga i cili varej fetarisht Zadrima e Shtatë Bajrakët e Pukës, Imzot Lazër Mjedja, kishte ngritë një ndertesë moderne tetë dhomash per shkollë e banesë mësuesish. Në këte nderkohë, dy iballas; Haxhi Brahimi e Lim Sokoli, i kishin dhanë zjarrin ndërtesës natën. Mbas do kohe kur ata dy u zbuluen moren dënimin e kanunit; djegëje shtëpijet e u konfiskuen bagëtia. Ata deklaruen se kishin djegë shkollen pse ajo, do të sillte "kaurrin". Nuk u çel shkollë ma aty deri në 1917.â€
Alfabeti shqip dhe kontributi i klerikëve katolikë
Në Manastir me 1908, prej priftërinjve katolikë Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishtës asht ba një luftë e madhe që gjuha shqipe me përdor germa latine. Kjo u arrit dhe do ta ndante përfundimisht gjuhën shqipe dhe Shqipninë prej ndikimeve turke, greke apo cirilike. Po me 1917 Komisja gjuhësore e Shkodrës e drejtueme prej Luigj Gurakuqit, i la të hapuna të dy variantet tue theksue se e folmja e Elbasanit, ishte edhe shtrati ku takoheshin dy të folmet, e të ishte gjuha drejt së cilës do te shkohej.
Bashkëpunimi i klerikve katolikë me dijetarët shqiptarë
Dëshmitë janë të bollshme për kontributin e Gegve dhe Klerikve Katolikë pa interesë fetarë të dashnisë të asaj pjese të tosknisë të cunguem sepse i bashkonte trinomi: gjaku, gjuha e kombi. Faik Konica, Prof. Namik Resuli, politikani, gjuhëtari Mustafa Kruja, Lasgush Poradeci, Asdreni, profesor Aleksandër Xhuvani, prof. Eqrem Çabej etj. ishin dhe mbetën shembulli klasik i dashnisë ndaj Veriut të Shqipnisë për brezin e shqiptarve pas vitit 1944 sepse e ndjenin me shpirt kombin pa dallime fetare e krahinore.
Shumë kjartë e sjellë mendimi i I.Kadaresë për padrejtsitë që shekujt ndëshkuen dhe vazhdon edhe në 2013 ....atë pjesë të popullsisë me besimin katolik si në planin e brendshëm dhe atë ballkanik duke e përndjekur, torturue, vra, burgosë dhe coptue Shqipninë, që mos të kishin komunitetin katolik shqiptarët se shqetsonin mazonët, të pafetë pushtetarë rusë-osmanë turqë dhe anglezë-francezë.
“Po ndodhte e kundërta. Shqiptarët, të ndarë më dysh, me kryq e pa kryq, do të vazhdonin jetën e tyre. Ata të kryqit, do të mbartnin, siç thuhej, kryqin, e të tjerët do të gëzonin postet e premtuara. Shqipëria i ngjante një teatri, ku në të njëjtën skenë luhej herë drama e robërisë e herë ajo e lirisë, pa u qartësuar asnjëherë se cila ishte e vërteta dhe cila e rremja.†Ismail Kadare komenton deklaratat e 3 kryeministrave(Tahiyp Erdogani- Edvin Rama – Hashim Thaçi) në Prishtinë. Panorama, “Një nga turpet e mendimit shqiptar, që qenia e Shqipërisë u detyrohet dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunistâ€Tiranë-Paris, Verë dhe dimër 2010-2012
Shkëlqimi dhe rrënimi i Gjuhës Shqipe
E foluna e Elbasanit, që i përket gegnishtes jugore, u përcaktue më 1916 e u rikonfirmue më 1923, si bazë e gjuhës s'administratës së shtetit shqiptar. Pas Luftës së Dytë Botnore, regjimi komunist vendosi përdorimin e tosknishtes si gjuhë zyrtare të shtetit dhe prej 1951-ës ndaloi edhe mësimin e gegnishtes nëpër shkolla dhe ma vonë edhe botimet në kët dialekt. Shum vepra të shkrueme gegnisht, kryesisht prej priftave katolikë, u ndaluen për shkaqe ideologjike dhe vetëm ndonji autor aty-këtu, si Migjeni, u përfshi në planprogramin mësimor të letërsisë. Gegnishtja jugore përbante bazën e gjuhës letrare të kultivueme në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi deri më 1969, kur u vendos që për hir të ruejtjes së unitetit kombtar të përdorej gjuha e përcaktueme prej Tiranës. Rregullat e drejtshkrimit u përcaktuen dhe u plotsuen disa herë: në Shkodër më 1917 dhe në Prishtinë 1957 dhe 1964 dhe në 1972 u shembë Gjuha Shqipe përdhe e shqelmuem me tërbim nga qeveria komuniste antiveri, antiklerikale katolike, antikulturë e antishqiptare.
Viti 1944 ashtë viti historik i shpartallimit të ksaj harmonie brenda Shqipnisë, ku edhe sot në 2013 ka shembuj të mjaftueshme të vazhdimit të ruejtjes të monumentit të rrënimit të harmonisë brenda kombit shqiptar me në krye akademinë shqiptare.
Identiteti kombtar i qytetarit nuk vlersohet nga dialekti i gjuhës, por nga kombi. Me lindjen apo formimin e një kombi natyrshëm shoqnohet me gjuhën dhe sipas rrethanave gjeografike dhe historike seleksionohet mënyra e të folmes, që në gjuhësi quhen dialekte. Dikur ishte kombi shqiptar perandori pellazge, tuj fillue prej gadishullit Iberik, tuj vazhdue përtej Greqisë sotme, në veri prej Dardanisë-Kroacisë sotme, në jugë deri në Pellgun Mesdhe e në perëndim deri në thellsitë e Indisë sipas pelazgologut, helenistit gjenial, profesor Spiro Konda. Kohnat me padrejtsitë e faktorit të jashtëm dhe të faktorit të brendshëm përfunduem të coptuem në pesë pjesë nga ujqërit shovinistë grekë e sllavë.
“Kurrë nuk janë matë njerëzit me sa dijnë, por me atë se në sherbim të kujt i vejnë dijet e tyne, progresit prosperues, apo regresit kriminal.â€Marian Zef Shestani(i dtl.20.5.1937).
Si Gjuhë Shqipe përdorë dialektin Toskë
Gjuhëtarja dhe pedagogia zj. Kristina Stavri Miti/Jorgaqi(Dtl. 20.12.1967 në Korçë) na sqaron: “....shqipja standarde (alias letrare /zyrtare/ kombëtare) – d.m.th. ai variant i shqipes i kodifikuar në manualë drejtshkrimorë e gramatika dhe që përdoret kryesisht si mjet i shkruar komunikimi mbarëkombëtar në shkollë, administratë publike, shtyp a mjedise të ndryshme zyrtare - ka në bazat e veta njërin prej dy dialekteve të shqipes, toskërishten.â€
Gjuha shqipe quhet e tillë sepse ka dy dialektet e saj. Dy dialektë gegë dhe toskë janë si dy gjymtyra të një trungë që quhet Gjuha Shqipe. Gjeografia na difton pa hile se ku flitet Gegnishtja tuj nisë rrugëtimin prej Veriut të krahinave shqiptare etnike në Mal të Zi, në pjesën veri-lindore nga Kosova, në lindje shqiptarë etnikë të Maqedonisë e tuj zbritë poshtë jugut të Shqipnisë deri në buzë të Shkumbinimit të Shqipnisë së mbetun. Gegnishtja ashtë një shpend gjigand që flutron krenar në shekuj gati në gjithë trojet shqiptare etnike. Tosknishtja flitet gjeografikishtë në një territor shumë të vogël, sa ¼ e Shqipnisë Etnike. Tosknishtja nuk ashtë përdorë në Shqipninë Etnike para 1972, por vetëm Gegnishtja dhe nuk i ndodhi asgja Gjuhës të Folme të Shqipes me qindra shekuj. Mospërdorimi i Gegnishtes si gjuhë e folun ashtë pema e rrzume, që nuk mund të shtrihet aq lehtë përdhe sepse e ka gatue populli shqiptar në megjen e vet me aq përpjekje, dashni, me luftra të rrepta për asimilim prej pushtuesve helenë, romakë, sllave, osmanë turkë, prej shovinistve barbarë sllavë - grekë.
Në 1923 u standartizue gjuha shqipe me bazë gegnishte si gjuha zyrtare në kohën e Zogut. Në shtypin e asaj kohet, në të folme e ma ndej, kurrë nuk u vue asnjë pengesë për tosknishten e cila atëherë nuk ishte e standardizueme.
Gjuhës shqipe prej shtatorit 1972 i ka ndodhun një tragjedi nga ma të madhe qysh pas shporrjes të hordhive shpellare osmane-turke. Si do t’i bahet halli ktij gazepit që e la trashëgim qeveria komuniste? Klasa intelektuale e Kosovës nuk pranojnë të ulen me studjuesit gjuhëtar të Shqipnisë të cunguem të bisedojnë rreth ksaj gjame, rrfeje që i ka ra gjuhës shqipe pas 1992 e në vazhdim – 2013.
Absurditeti kosovar ashtë një sjellje me sfond aspak njerzor, shkencor dhe shqiptar sepse flejnë me fotot dhe veprat e Enver Hoxhës. Paragjykimi ndaj gegnishtes mbeti turpi i moralit dhe tregues i urrejtjes ndaj Klerit Katolik, që themeloi kulturën shqiptare, luftoi me pendë, me pushke dhe me Bibël, për Atdhe e Fe. Urrejtja u ushqye nga ish komunistët jugosllavë në Kosovë për afro 50 vjetë.
“Do pohuar, për hir të së vërtetës, se kultura e lëvruar prej klerit katolik në gegërishte, më saktë, në variantin letrar shkodran, mori, për arsye ideologjike dhe politike, goditje të rënda aq sa brenda dy dekadash ajo thuajse u asgjësua krejt. Në kushte të tilla edhe lëvrimi letrar i gegërishtes, merret vesh, u reduktua e u kufizua së tepërmi.†Kristina Jorgaqi
Si mundet ende të pranohet që të mbetet në fuqi ligji i Luftës Antikatolike në Gjuhën Gege, kur gjuhëtari, Mustafa Kruja i shkruen mikut tij gjuhëtar në mërgim Anton Palucës(baba i sopranes Marije Lucës/Kraja) ndër të tjera:
a) Dý të tretat e mâ të popullit shqiptar flasin gegnisht e pra themel'i gjuhës kombtare duhet të jetë ky djalekt.
b) Tosknishtja, jo vetëm qi âsht gjuh'e nji të trete të popullit, por në shumë rasa i ka ruejtun mâ të plota se gegnishtja format e vjetra; prandej, pa e cenuem themelin e gegnishtes, duhet të ketë në gjuhën letrare pjesën e vet me gjithë ç'ka ruejtun mâ të shëndoshë se ajo. â€Gjuha që duhet të shkruajnë gegë e toskë†Letër e bisedës Anton Paluca me Mustafa Krujën
Pse gjithë kjo urrejtje gjaksore vazhdon edhe pas 1991 ndaj shkrimtarve Meshtarë Katolikë të Veriut?
“Katolicizmi ashtë një dukuri e kulluem gege.
Stalinizmi e konsideron katolicizmin gegë, si kryeanmikun e vet.“ Prof. Arshi Pipa: “Si e zhdukën Fishtën në diktaturëâ€
Urrejtja ndaj gegve ashtë historike sepse përcaktohej përkatsia fetare. Gegë do të thoshte katolik për qeverinë ish komuniste dhe një pjesë popullsie me besim dhe mendsi islamike. Shkenca gjuhësore e spjegon pa e paragjykue fjalën gegë nga greqishtja do të thotë shtatnaltë, viganë.
Prej 432 vjetësh u përsekutue populli shqiptar i besimit katolik, kryesishtë veriu i Shqipnisë. Kjo urrejtje vazhdoi me egërsi edhe ndaj ministrit, mbretit Ahmet Zogut. Po sjellë dy shembuj;
E para kur ishte ministër i brendshëm, A. Zogu i qeverisë shqiptare në vitin 1920 shpalosi shpirtzinë e tij si 25 vjeçar ndaj katolikve në një bisedë me një besnik të tij Sejfi Vllamasi në Kujtimet me titullin “Ballafaqime politike në Shqipëri (1899-1942)â€:
Sejfi Vllamasi bën fjalë në kujtimet e veta edhe për një bisedë me ministrin(e brendshëm) Ahmet Zogu, pas Kongresit të Lushnjës(viti 1920). Zogu kërkon ta takojë, dhe i bën një propozim. Ngjan e pabesueshme ajo që i thotë Zogu (n’daçi besojeni, n’daçi jo; burim tjetër, të dytë, përveç Vllamasit, nuk ka): “Të ftojmë gjithë parinë e Shqipërisë në një Kongres, gjoja për të biseduar lidhur me forcimin e shtetit. Në të njëjtën kohë, njerëzit e mi do kenë vendosur do bomba në vendin, ku do mbahet Kongresi. Në çastin e fundit, ne me njerëzit tanë gjejmë një pretekst e dalim jashtë para se gjithçka të hidhet në erë. Anëtarët e parisë shkojnë në botën tjetër, e Shqipëria vetvetiu stabilizohet.†Sejfiu tronditet, dhe afërmendsh nuk bie dakord. Por Zogu nuk është se tërhiqet. Përkundrazi, zë dhe e përligj planin e vet me mendimin që ai ka për krerët e veriut, të cilët, për t’i nxjerrë në një dritë sa më të keqe, i vë përballë … përmetarëve: “More Sejfi, Shqipëria nuk është Përmeti. Të gjithë krerët e Shqipërisë, sidomos ata të veriut, duan të bëhen ministra, kryeministra, kryetarë shteti. [Prandaj, nëse ne biem në një mendje për t’i shkuar deri në fund planit tim], të huajt do bëjnë ca propagandë kundër nesh, por një javë do zgjasë zhurma. Ama shpëton një popullâ€. Mund të thoshte që “Shqipëria nuk është Zvicraâ€. Por jo. Tha: “Shqipëria nuk është Përmetiâ€. Mustafa Nano: â€Me gegët bën komb, me toskët bën shtete†e Martë, 8 Tetor, 2013 gazeta Panorama
- Pas ardhjes në pushtet të A.Zogut me ndihmën e bandave serbe-ruse në dhjetorin e 1924 e
- shndrroi Shkodrën në një kryeqendër terrori të gjyqeve politike kundër Klerit Katolik dhe intelektualve patriot shkodran.
- Kur e pyeti një funksionar i naltë i Inteligjent Servicit të Britanisë se a don të kthehesh në Shqipni A.Zogut. Menjiherë ju përgjegjë: “ Kisha ardhë me nji kushtë – Më çfarosni Katolikët e Veriut.†Dëshirën ja plotsuen A.Zogut anglo-amerikanët në firmosjen e akteve të Konferencës të Potsdamit në 1945 për të shkatrrue çerdhet e katolicizmit nën ombrellën e instalimit të komunizmit në Shqipni e kudo.
- Banda e kuqe duke pa në themel atavizmin barbar ndaj gjuhës shqipe, që gjithë botimet, studimet dhe dorëshkrimet ishin në gegnishten e meshtarve martirë katolikë nga klasa përfaqsuese komuniste - islamike e Shqipnisë Jugut me në krye Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Kadri Hazbiun, Manush Myftiu, etj. Ju deshë të ndërmerrnin kalanë e dytë ,,de jure,,(,,de fakto,, u likujdue qysh në 1944 feja katolike) pas asaj të likujdimit të fesë katolike në Shqipni në shkurtin e 1968, që ishte Shfarosja zyrtare e Gegnishtes nga Gjuha e bukur e Shqipes në shtatorin famkeq të 1972 në Tiranë. Ja si e trajton në mënyrën klasike, tërbimin komunistë islamike - sllave e bandës të paligjshme të Tiranës kundër Dijeve të Meshtarve Martirë të Kishës katolike prof. Pipa nëpërmjet një skice:
Prof. Arshi Pipa shkruan:“Shkrimtari ka qenë prift.
- E po, ja përse nuk i merrja vesh shumë fjalë. Priftërinjtë duhet të kenë pasur një gjuhë të ndryshme, një lloj zhargoni, ndoshta një kod sekret. Se ku kam lexuar, që ata, ditë e natë, rrinin duke komplotuar kundër Partisë.
- Kjo është arsyeja, biri im, përse udhëheqësit tanë mendjendritur i kanë dënuar shkrimet e tyre.
- E drejtë. Ato nuk shkruheshin për popullin, por për priftërinjtë dhe pasuesit e tyre. Atë libër do ta fus në stufë.
- Më mirë ma jep mua. E rregulloj unë.
Pa dyshim, lexuesi duhet ta ketë marrë vesh se At Fishta është me gjithë zemër i neverituri i stalinizmit shqiptar. Mund të pyetet me të drejtë se pse. At Fishta konsiderohet "armik i popullit", para së gjithash, sepse kryevepra e tij poetike, “Lahuta e MalcÃsâ€, është idhtësisht antijugosllave. Veçanërisht për këtë arsye, ai u nxor jashtë prej letërsisë shqiptare, si dhe prej shkollave shqipe që me ardhjen e pushtetit stalinist. Ishin ditët kur PKSH, faktikisht, ishte shtojcë e PKJ-së, më saktë e degës serbe të saj. Ishte koha kur nëpër rrugë brohoritej "Enver-Tito" e ky çift emrash shkruhej me të mëdha nëpër mure e banderola. Nënshtrimi i PKSH-së ndaj Partisë Komuniste Serbe ishte i tillë saqë shtypi shqiptar kopjonte mënyrën serbe të të shkruarit të emrave të huaj gjeografikë e të përveçëm. Ai i shtypte, jo si shkruheshin në vendet e veta të prejardhjes (sikurse ishte praktika në Shqipërinë parasocialiste), por sipas mënyrës që i shqiptonin serbët, kur i shkruanin me shkronja cirilike. Ky zakon, i filluar në Rusi shumë përpara se të vinte komunizmi, arsyetohej me vështirësinë e përdorimit të shkrimit cirilik rus në dhënien e tingujve latinë, grekë e arabë. Meqë Shqipëria zgjodhi alfabetin latin, pozita e saj në ketë pikëpamje është e njëjtë me vendet e tjera të Lindjes komuniste, si Polonia, Çekosllovakia e Hungaria, të cilat gjithashtu kanë në përdorim shkrimin latin. Por ndërsa këto vende vazhduan të shkruanin emrat gjeografikë si dhe të përveçmit, ashtu siç shkruhen në vendet e prejardhjes, udhëheqja komuniste zgjodhi mënyrën serbe (dhe ruse) të të shkruarit të tyre. Kështu, Chateaubriand shkruhet "Shatobrian", Chigi "Kigji", Shakespeare’s Julius Ceasar Jul Çezari i Shekspirit speare (heshtë) bëhet "shpirt", meqë ra fjala "në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën librin", është parullë e mirënjohur stalinisto-shqiptare, por edhe italo-fashiste.â€
Ku ishte në thelbë dhuna mbi Gjuhën Shqipe?
Albert Ramaj e thotë haptas: “Gjuha e njësuar†siç quhet edhe sot, pra gjuha zyrtare, nuk ishte gja tjetër veçse një luftë kundër gegnishtes e në këtë mënyrë, tërthorazi, edhe kundër Kishës Katolike."
Etapat e vërsuljes mbi dialektin Gegë nga qeveria komuniste;
1. Arrestoi personalitetet e hierarkisë dhe ndaloi shkollat e seminaret e Kishës Katolike në fillimet e viteve 1945.
2. Grabiti gjithë arshivën me vepra, dorëshkrime shkencore të fushave albanalogjike, letrare,
historike, teologjike,.....të Kishës Katolike, ku një pjesë u transportuen në Beogradë nga ambasada jugosllave dhe vodhën intelektualë shkodranë e të Jugut. Mendohet se nji pjesë e arshivave të Klerikve Katolikë ndodhen në Moskë.
3. Ndaloi të drejtën e besimit fetar, duke shkatrrue Kishat dhe pak xhamiat. Ushtroi gjenocid fizik sistematikishtë ndaj meshtarve katolikë prej 1945 deri në 1991.
4. Në shtator të 1972 ju vërsulën si ujqër gjuhës shqipe, duke e asgjësue me ligjë përdorimin e saj, për të përdorë gjuhën e njehsuem, që ishte në substancë dialekti toskë.
Synimi i asgjësimit të Gegnishtes
Gjithmonë flitet se kishte një mllefë, një anmiqsi kundër Kishës Katolike nga Ahmet Zogu dhe diktatori Enver Hoxha me çetën e tij, si vetë hoxha, shehlerët, myftinjtë, kapot, hazbitë, alia,.... .që urrejtjen patologjike të trashëguem e banën realitetë me shpërdorimin e pushtetit. Ata filluen sipas nji projekti të hartuem në guzhinat e Beogradit dhe Moskës kundër klerit katolik me likujdimin, gjenocidin fizik sistematik si fazë e parë, e në fazën tjetër ishte kundër kulturës katolike. Goditja përfundimtare ishte në zhbamjen e rranjve të saj, kundër shfarosjes kundër Gegnishtes, mbretneshës të Gjuhës Shqipe. Lufta kundër gegnishtes ishte produktë i luftës së klasave, ishte kulmi i saj si fazë përfundimtare e rrënimit të shbamjes të kulturës gege, që konsiderohej si kultura e fesë katolike, që ishte në faktë kulturë europiane perëndimore.
Ky tërbim xhunglash aziatikë ishte një shfaqje e diktatorit dhe diktatorve tjerë me besim islam dhe ortodoksë (jo të gjithë)kundër Veriut nga ku synonte;
1.Të mos përdornin dialektin gegë e 2/3 e shqiptarve të Shqipnisë Etnike. Asgjësimi i gegnishtes u zbatue me urdhër të qeverisë jugosllave falë vullnetit e dëshirës të klasës enveriste intelektuale si në Kosovë, në Malit të Zi dhe në Maqedoni.
2. Të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin vepra e panumërta që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej At Gjon Buzukut,...... te At Gjergj Fishtës,...... shkëputjen, që përfaqsonin kulturën europiane pjesë e së ciles jemi që në fillesën e historisë njerëzore.
3. Duke eleminue Kulturën e dijetarve Gegë, që për fatin e historisë të kombit ishin klerikë katolikë, një krenari shekullore dhe një dhuratë e Zotit, e cila kombin shqiptar e renditi me kombet e familjes europiane, do t’i hapnin rrugën instalimit të kulturës jugosllave - sovjetike, që sunduen sistemin arsimor të Shqipnisë të cunguem prej 1945 deri në 1993 dhe akoma ndihet duhma sllave në tekstet shkollore edhe sot në vitin 2013.
“Përderisa në Koncilin e II-të të Vatikanit flitej për përparësinë e gjuhës së popullit në liturgji, në Shqipëri dëshironin të shkatërronin gjuhën e popullit, pasi e dimë mirë se sa përqind e popullatës fliste gjuhën gege. Dhe e dyta ishte që brezave që vinin pas t`ua bënin pengesë kuptimin e shkrimeve dhe librave kulturore të botuara nga Kisha në dialektin geg, që paraqiste kulturën perëndimore tek populli shqiptar. Albert Ramaj, “Me rastin e 40-vjetorit të Koncilit të II-të Ekumenik të Vatikanit (1962-1965)†19.02.2013
4. Gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rranjve pellazgo-iliro-shqipe.
5.Përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.â€
Gjuha shkodrane u shpall reaksionare sikurse ndaj njerzve të besimit katolik
Ja se si e përcaktoi studjuesi, Daniel Gà zulli†Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasavaâ€, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, ...â€
E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall†“gjuhë e klerit reaksionarâ€. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuarâ€. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionarâ€, apo “e deklasuarâ€, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin).
Ma së miri e dëshmon ish, komunisti, ish Antari i KQ të PPSH dhe ish Sekretari i I-rë i KQ të Rinisë(BRPSH), aktualishtë pas komunizmit ambasador në Zvicër edhe sot në vitin 2013, profesor, Mehmet Elezi konstatoi:
“Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetjaâ€.
“Gegërishtja është gjuha e një kulture të tërë shkrimore, që vijoi pandërprerë përgjatë qindra vjetësh, e njohur tashmë si kultura gege katolike. “ - "Mistifikimet mbi standardin dhe rolin e gegërishtes" Kristina Stavri Miti/Jorgaqi e dtl. 20-12-1967 në KorçëKur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër, Ministër i Brendshëm) iu drejtue Myftiut të Hasit:
"Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!",
Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë:
"Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé".
Musa Juka Proturk-Zogist fanatik
Kryeredaktor i â€Zëri të Popullitâ€(Sadai Millet)
Kur në Shkodrën e teatrove, e pjanove, e koncerteve, e bandave muzikore, e kopshteve të bukura me lule të shumllojta, e kishave dhe e xhamive, e shkrimtarve dhe muzikantve, e humorit, e romanve, me revista fetare katolike â€LEKAâ€, …..dhe të tjera rradhitej në dam të atdheut shqyptar , për rikthimin e perandorisë mizore-kanibale e perandoris tashmë të shporrun më 28 nanduer 1912 si: â€â€¦..gazeta: …2) â€Sadai Milletâ€(â€Zëri i Popullitâ€), i botuar në gjuhën turqishte, organ i shumicës myslymane, që propogandonte për një mbret mohamendan, e drejtuar prej një komisioni të posaçëm ku figuronin edhe Musa Juka e Ymer Lutfia;…†e librit me autor Sejfi Vllamasi(i arsimuem n'Turqi, mikë i ngushtë edhe I.Qemalit) - â€Ballafaqime Politike në Shqipëri†(1897-1942), bot. i dytë, â€NERAIDAâ€, Tiranë 2000.
Autori - Bep Martin Pjetri
E diel, më dt. 17.II.2013
Vazhdon Pjesa e IV-të
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
-

Laert
- Drejtues
-
- Posts: 4430
- Joined: 28 Jan 2009, 13:10
by Laert » 27 Dec 2018, 10:47
Pjesa e IV-të
Karikatura e së folmes të asaj pjese të klasës intelektuale të Kosovës!
U plaçin trutë, O robërit e Otomanve Turq - Sllavëve dhe Ateistve
se
Gegnishtja veç bashkon me dashni dhe e ban Nuse Shqipninë Etnike!
Lexojeni se sa bukur e ka thanë At Fishta me fjalë Zemre të Hapun për vllaznit e dy besimeve shqiptar!
E folmja dialektore e tosknishtes e politikanve dhe klasës intelektuale e Kosovës me nji sforcim tej deri sa bahen qesharak prej ngatrrimit të ndërtimit të fjalëve të ban të mendosh sfondin e saj, pse-in e saj në institucione dhe para ekranit televiziv. “.... gjendja e randë, tejet kërcënuese për të ardhmen, e një shqipeje bastardhe që përdorin sot veçan stacionet radiotelivizive,..†Daniel Gazulli
“Gjuha e standartes ashtë kthye në një gjuhë katundi. Kjo gjuhë e shpifun, e sajuem për injorancën ashtë e bjerrun nga leksiku, prandej mosfolja e gegnishtes nga cilido shqiptarë në krahinën e gegnisë e përjashton veten të flasë dialektin e bukur e të pasun gegnishte si gjuhën shqipe.†D.Gazulli
Gjuha shqipe si shkencë e krijuem nga njerzimi nuk duhet paragjikue sepse damtohet në thelbë si shkencë deri në paralizë sikurse ndodhi në vitin 1972 me zhbamjen e gjuhës shqipe, që kishte si bazë të folunit shumicën gjeografike etnike shqiptare sa në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Shqipni. Prandej nuk duhet folë sipas bindjeve fetare islamo-ortodokse, ideologjike komuniste sikur ende vazhdojnë ta bajnë mediat televizive komuniste servile, të shkrueme si në Shkodër, Lezhë, Koplik, Kosovë, Maqedon e në Mal të Zi etj. Nëse vazhdohet kjo sjellje e verbët antishkencore ndaj Gjuhës të popullit shqiptar kaq me dëshirë e me ndërgjegje të mykun sikurse vazhdon edhe sot nën drejtimin e krerve të shtetit, të partive e të akademisë shqiptare, atëhere me rrenjë ka me ja mbyll dyertë kulturës shqiptare që u themelue nga Kleri Katolikë me aq vuejtje e përsekutim prej sllavëve, osmanve, grekërve dhe komunistave të brezave shqiptare të ardhshëm.
Gjuhë e kombë janë nji për shqiptarinë
“Intelektualët Gegë ma parë ishin Shqiptarë!†Fritz Kolë Radovani.
Të jenë të sigurtë mendjet dhe shpirtrat e tyne të sëmura të anadollakve osmano-sllavë të Shqipnisë se kurrë nuk mund ta paralizojnë Gjuhën e Gegve sepse e gjithë trashëgimia e kulturës ashtë në gjuhën e dijetarve gegë, pa anashkalue dijetarët e mëdhenjë të Jugut të Shqipnisë. Qëllimi i Kongresit të 1972 për të shkatrrue gegnishten, ose të pakten me dobsue nuk ju realizue me keqardhje sepse Kultura e meshtarve Katolike ka rranjë të spërkatuna me lumenjë gjaku për Atdhe dhe Fe, për Dituni dhe Liri. Barbaria sllave-osmane nuk mundi të rrëzoji malin e bibliotekave gjigande të librave me shkrime gegnishte. Sikurse e dëshmon biologjia dhe psiqika e kombit pellazgë se intelektualët gegë ishin maparë shqiptarë. Çmenduria, absurditeti i ideatorve të Kongresit famëkeq e regresiv ishte se në themel të saj kishte urrejtjen fetare ndaj katolikve dhe dijetarve meshtarë katolikë paralel të përçanin me spatë 4/5 të trevave etnike gegë-folse shqiptare me atë ¼ toskë-folse. Projekti i përçarjes u dështoi komunistave sllavë-osmanë sepse populli shqiptar vazhdon të jetojë si në shekuj me harmoni fetare dhe krahinore. Me urrejtje asnji kombë nuk mundet të reflektoji për fajet e saj.
Mos harroni thanien e At Gjergj Fishtës: “Po humbem gjuhën, humbem kombsinë.â€
Këshillë për qyqarët që i tmerron Gegnishtja!
Mos urreni o mjeranë intelektualë Gegnishten se urreni 4/5 të trojeve shqiptare në Ballkan, që e flasin dhe e trashëgojnë në breza! Gegnishtja nuk asht pronë as e fetarve; katolikë, as e muslimanve dhe as e ortodoksve! Meshtarët Katolikë ishin dijetarët e parë të kombit shqiptarë, që kulturën europiane e prunë me bujari e me dashni prej vjetit 1210 e dokumentueme dhe ma herët se kaq, që vunë bazat e gjuhësisë shqipe në gegnishte, pasi tosknishtja nuk u trajtue nga asnji dijetarë. Kjo nuk ishte fajë i Klerikve Katolikë, që u përsekutuen tre herë;
- Nji herë për Besimin e tyne fetar në Zot.
- Dytën herë për Kontribute vigane në Fushën e Kulturës Shqiptare.
- Të tretën herë për Dashuninë për Shqipninë dhe Demokracinë.
Nuk ju ndihmon edhe nga shëndeti psiqik, që fiziologjikisht ju damton edhe aspektin patologjik o shqiptarë nëse jeni!
Sikur të mos ishin kleri katolik shqiptar - Si do të ishte Shqipnia sot????
Pyetja ashtë unike dhe tepër e goditun.Rrethanat historike-gjeografike e Shqipnisë etnike e quejtun atëhere Iliria, Epiri e Maqedonia ishte shndrrue në arenë luftrash nga pushtues romakë, bizantë, serbë, bullgarë, osmanë turkë, italianë, grekë, prapë bullgarë, serbë, malazezë, austriakë, gjermanë. Me vendosjen e besimit të parë fetar katolik në Iliri prej vitit 59 Pas Krishtit e deri në shkurt të vjetit 1967(viti i mbylljes të kishave dhe xhamive në Shqipni deri në meshën e parë të Vorrezat e Rrmajit në Shkodër më 11 nandor të 1991 nga martiri Dom Simon Jubani, që edhe vllau i tij martir meshtar vdiq në tortura në burgun komunist) krahas ushtrimit të fesë në popullin shqiptar u morë drejtpësëdrejti urgjentisht daljes për Zot fateve të kombit shqiptar.
Roli i Kishës Katolike - Dashuria në Hyjin - Dashuria në Atdheun - Dashuria për Dituri e Përparim
Detyra imperative e kohës ishte të çlironin kombin shqiptarë nga pushtuesit e huej. Historia thirri në skenë institucionin fetar katolik, që nuk bani sehir, por si institucion feje nuk ishte dhe nuk ashtë institucion militar, me ushtri të armatosun, por përbahet nga një mori meshtarësh me Kryq të organizuem ndër kisha sipas krahinave e qyteteve. Vepra e tyne ishte krahas hapjes të Fjalës të Hyjit edhe të përhapnin Dritën e Ditunisë dhe Dashnisë të Atdheut në çdo cep të kombit shqiptar. Hija e pushtimeve shekullore e zhyti Shqipninë në errsina e në prapambetje, në mungesë të dijeve, e të kutpuemit të drejtës për liri, për arsimim, për të drejta njerzore, e tjera të drejta sociale. Nuk ishte rrugë e lehtë për misionarët dhe institucionin e Kishës Katolike sepse pushtuesit me armë e kisha pa armë, luftonin midis tyne; e para për ta mbajtun të pushtuem Shqipninë e dyta për ta çlirue nga robnia prej trevave shqiptare.
Ishte një natë e egër dhe shumë e pabesë, e pashpirtë dhe shumë me halle ndaj popullit shqiptar. Ishte e vetmja institucion në Shqipni i besimit fetar Kleri Katolik që me ndikimin drejtpërsëdrejti dhe indirektë të tij arriti me suksesë të ndërgjegjsoi mendjet e popullit për të rrokë armët e mbrojtë vendin e tyne nga agresorët. Çmimi i betejës të Kishës Katolike për përfshirjen e saj ishte tragjik sepse u goditë pamëshirë nga sllavët për afro 10 shekuj e mandej prej shpatës osmane, varjet dhe djegiet për së gjalli e tjera krime. Por Meshtarët nuk e ndalën kurrë rolin historik që ja kishin ngarkue vedit. Krahas Kryqit, rrokën armët sëbashku me popullin shqiptar. Hapën shkolla në gjuhën shqipe në kundërshtim me pushtuesit turk, grekë e serbë.
Heshtja e kontributit të Kishës Katolike - Një sjellje aspak e denjë për shoqninë dhe institucionet politike e shkencore
Kujtoni o Vllazën e motra kosovarë shqiptar nji thanie të publicistit Mustafa Nano prej Skraparit: â€Me gegët bën komb, me toskët bën shtete†e Martë, 8 Tetor, 2013 gazeta Panorama
E në fund nuk mund të anashkalohet si sot në vitin 2013 mospërmendja, fshimja nga kujtesa e shtetit dhe e shoqnisë e Gjenocidit, që u ushtrue mbi Klerin Katolik prej 1944 deri në vitin 1967 ku u finalizue me shkatrrimin e djegien e ndërtesave të Kishës dhe të librave fetarë si dhe të besimeve tjera nga diktatura komuniste. Terrori nisi prej 1944 e zgjati pas 1967 deri në vitin 1991 nga diktatura komuniste nën drejtimin personal të diktatorit Ramiz Alia. Roli i Ramiz Alisë në ish Byronë Politike të KQ të PPSH ishte zgjedhë me dëshirën e tij të merrej me Veprimtarinë e Klerit Katolik. Bash për këtë rolë antikatolik të pashpirtë gëzoi karierën e tij pranë diktatorit Hoxha, pasi ja plotsonte shijet makabra të njeni-tjetrit.
Përmes 1908 vjetve kontribuen në gegnishtë në fushën e dijes, që ato janë monumente të përjetshme. Aty ndrisin vetëm falë për atdheun, kombin, popullin, lirinë, dashninë për fe e kombë e të bashkuem. Me krenari duhet të pranojmë klerin katolik që në 19 shekuj e mbrojti vendin e shqiponjave nga pushtimet. Prezenca e saj aktive ishte dhe mbeti faktor i ruejtjes nga asimilimi i kombit shqiptar si shumë popuj të tjerë. Përndryshe ishte zhdukë apo ma mirë me u shprehë shkencërishtë ishte transformue shqiptarët në asimilim e sot nuk do flisnim shqipë, por sllavishtë, ose turqishtë apo greqishtë,........
Tjetër kush nga populli nuk e mori këtë mision kaq të madhë. Kisha Katolike fletë vetëm me fakte dhe jo me trillime e fantazina. Na, brezat e kemi për detyrën ma të vogël t'i kujtojmë sepse e ardhmja nuk kuptohet pa hapa e maparshme. Përndryshe harresa, neglizhenca paragjykuese do t'i kushtoji shumë rand fatet e lirisë e të besimit tyne në Zot. 47 vjet diktaturë shpalli kulturën e antivlerave, që pas 1991 për inerci po ndeshet shoqnia dhe shteti shqiptar me përmasa të dukshme e shqetsues Vazhdimësia e antivlervae. Kontributi i Klerit Katolik ishte dhe mbeti Vlerë e kombit shqiptar e nëse vazhdon antivlera atëhere kombi i Arbërit re e mjegulla do të kaloji.
Shenim
Lista e veprave fetare katolike në shumë fusha të jetës u morën nga autorët; Ãt Donat Kurtit, ''Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni†dhe â€110 Vjet ma parë ka lè dijetari At Donat Kurti O.F.M.â€, Imzot Ernest M.Çobaj, Nga Fritz Radovani, "Një monument nën dhe", At Konrad Gjolaj “Çinarëtâ€, Gjush Sheldija e autorë të tjerë.
E folmja e Gegnishtes, e shkodranishtes - Prof. Primo Lec Shllaku
"Në radhë të parë due të them me siguri të patundun se shkodranët në ket vend janë në shtëpinë e vet, janë në atdheun e vet jetik dhe historik. Ata nuk janë minoritet, por pjesë konstituive e kombit me histori të gjatë dhe me kontribute të jashtëzakonshme në shestimet e kombit, në krijimin e traditave si dhe në kontribute qytetnimformuese. Shkodra ka qenë, mund dhe duhet të jetë prap qendra e madhe diakronike-sinkronike e nji letërsie që në pjesën mâ të madhe të fazave të letërsisë kombëtare ka sjellë pragjet e risive dhe spirale inovative. Shkodra flet dhe shkruen me ekcelencë njenin prej të folmeve urbane metropolitane mâ shprehëse e ma endemike të të gjithë arealit shqiptar. E folmja e Shkodrës âsht gjuha e kangëve, e melosit të kënduem, e dashunisë dhe e poezisë, e humorit që pshtetet mbi kalamburin dhe mbi kombinimet e hatashme fonetike. E folmja e Shkodrës si e tillë i shpëtoi për mrekulli të ndotjes dhe përlyemjes me shqipen totalitare, të cilës aq me spikamë ia ka evidentue anatominë studiuesi Ardian Vehbiu. Ajo âsht e folmja e delikatesës, e politesës, e aristokratizmit dhe e borgjezisë me stampë europiane latine dhe teutone. Dhe, përfund, e folmja e Shkodrës âsht literalisht gjuha ime amtare, gjuha e tamblit ose gjuha e qumshtit, nëse zotni Çuçka ka pasë ndonjiherë rastin me marrë vesht se ç’âsht ajo."
Shpërfytyrimi nën Frenat e tosknishtes në gojët antigegeve kosovarë dhe disave të Shqipnisë
Si mundet të tjetërsohet gjuha e nanës për hirë të Urrejtjes ndaj Gjuhës së Gegve? Ja si shndrrohen në klloun kuajsh të zgjebosun!
" Po pse ajo âsht tosknishtja, ajo që flasin kosovarët dhe disa krahina tona të mbrendshme? Pse nuk shqetsohet zotni Çuçka kur nji kosovari bukur të shkolluem e me prestigj intelektual i duhet të mbaj nji patkue kali në gojë që të shqiptojë disi standardin që u âsht imponue? A e ndigjoni akademik Rexhep Qosjen sesi i gërmëzon i pasigurtë fjalët para kamerave a thue se po flet nji gjuhë të huej që e di sapak? Po filmat ne TV e Kosovës a i ndiqni? A e shifni se ku âsht katandisë standardi e tosknishtja? Pse ajo âsht tosknishtja, ajo e lehta, e zhdërvjellta, ajrorja, akrobatja?" Primo Shllaku: Standarti dështoi, Gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve
"Klerikët Katolik sollën në Shqipni ma parë qytetnimin se fenë si dhe kontribuen ma shumë për Atdhe se për fe.
Gja që u ndëshkuen me Braktisjen e Shtetit Italjan dhe ai Vatikan e Mjerisht ka ra Kisha nën sundimin e majtistve të vatikanit, italjanve dhe bollshevikve të tiranës pas 1992."
Bep Martin Pjetri
Kur ishte i ri Ahmet Zogu i tha grues së Vet Geraldinës 22 vjeçare ndër tjera rreth besimit fetar të ndryshëm midis tyne:Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluem të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire(nepër Kuvende e Kisha Katolike e ka fjalën A. Zogu sepse ortodoksët ishin kundër kulturës dhe Gjuhës Shqype si sherbtorë të Kishës ortodokse greke! - shen. jem B.M.P.) ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyne një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë shqype." Kur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër, Ministër i Brendshëm) iu drejtue Myftiut të Hasit:
"Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!",
Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë:
"Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé".
Musa Juka Proturk-Zogist fanatik
Kryeredaktor i â€Zëri të Popullitâ€(Sadai Millet)
Kur në Shkodrën e teatrove, e pjanove, e koncerteve, e bandave muzikore, e kopshteve të bukura me lule të shumllojta, e kishave dhe e xhamive, e shkrimtarve dhe muzikantve, e humorit, e romanve, me revista fetare katolike â€LEKAâ€, …..dhe të tjera rradhitej në dam të atdheut shqyptar , për rikthimin e perandorisë mizore-kanibale e perandoris tashmë të shporrun më 28 nanduer 1912 si: â€â€¦..gazeta: …2) â€Sadai Milletâ€(â€Zëri i Popullitâ€), i botuar në gjuhën turqishte, organ i shumicës myslymane, që propogandonte për një mbret mohamendan, e drejtuar prej një komisioni të posaçëm ku figuronin edhe Musa Juka e Ymer Lutfia;…†e librit me autor Sejfi Vllamasi(i arsimuem n'Turqi, mikë i ngushtë edhe I.Qemalit) - â€Ballafaqime Politike në Shqipëri†(1897-1942), bot. i dytë, â€NERAIDAâ€, Tiranë 2000. Ja" Pse e shkruejta kët shkrim të gjatë?;
Shumë urrejtje asht shprazë mbi Shkodrën, mbi popullin, mbi kulturën dhe dijetarët e saj, mbi historinë e saj të lavdishme, mbi arkeologjinë, arkitekturën, mbi patriotët dhe klerit katolik! U lshuen Krenët e politikës, nji çetë e ligshtë e shpellave të beogradit, me qendër në tiranë prej 1944, qi vazhdon edhe sot në 2022, qi sunduen me mizori, me burgje, ndëshkime, përgjime, përndjekje, përsekucione, burgosje, pushkatime, tortura, hedhje eshtnash, trupat e përfaqsuesve të ndritun të kulturës, të luftës, të klerit katolik,..!
Prej kohës 433 vjeçare të pushtimit kanibal të otomanve-turk u derdhë predha mbi shpatullat e Kalasë "Rozafa", mbi popull të Shkodrës! Po ashtu edhe serbo-malazezët shprazën predha gjatë Lufës Ballkanike kundër Shkodrës dhe Kishës Katolike!
Pse?????!!!!!!! A duhet me u ndal kjp dilema satanike pse?
" ... shkodranishtja u “çpall†“gjuhë e klerit reaksionarâ€. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuarâ€. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionarâ€, apo “e deklasuarâ€, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin). Daniel Gazulli - "Dhunimi i Gjuhes Shqipe" (2012). U shkrue në 40 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit.
Prof. Mehmet Elezi:
"ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. " (Burimi i shkrimit: Pasqyra, VITI V - 24 DHJETOR 2003).
“Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetjaâ€.
Autori - Bep Martin Pjetri
E diel, më dt. 17.II.20131602 - dt. 15.X.2017
11.11.2022 - Nr.10397
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
-

Laert
- Drejtues
-
- Posts: 4430
- Joined: 28 Jan 2009, 13:10
Return to Gjuha Shqipe ne Shekuj
Who is online
Users browsing this forum: No registered users and 1 guest